Reading view

E lidhur me një celular, çaktivizohet lënda plasëse në Durrës duke eliminuar çdo rrezik

Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në lagjen nr. 3, Durrës, dhe gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, Policia ka njoftuar se është çaktivizuar lënda plasëse.

Policia nënvizon se kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve. Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit

The post E lidhur me një celular, çaktivizohet lënda plasëse në Durrës duke eliminuar çdo rrezik appeared first on Euronews Albania.

  •  

Policia u angazhua për kapjen e vëllait të tij, 41-vjeçari kanos me armë efektivët, vihet në pranga

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Policisë kanë arrestuar një 41-vjeçar me iniciale B. B.(Ç.), banues në Elbasan.

41-vjeçari, në lagjen “Visarion Xhuvani”, ka kanosur me armë të dyshuar manovër, 4 punonjës të Forcës Operacionale të policisë së Elbasanit, gjatë kryerjes së kontrolleve për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, shtetasit B. B.,. Vëllai i 41-vjeçarit është në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkaq, vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e shtetasit B. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. B.(Ç.), për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

The post Policia u angazhua për kapjen e vëllait të tij, 41-vjeçari kanos me armë efektivët, vihet në pranga appeared first on Euronews Albania.

  •  

Kongo nis vaksinimin kundër Ebolës, në përpjekje për të frenuar një shpërthimin më të madh të saj

Kongoja ka nisur të enjten fushatën e vaksinimit kundër Ebolës, në përpjekje për të frenuar shpërthimin më të shpejtë të sëmundjes në historinë e vendit.

Prioritet për vaksinën Ervebo kanë punonjësit e shëndetësisë dhe personeli tjetër i vijës së parë. Ndërkohë, po zhvillohen prova klinike për një vaksinë të licencuar posaçërisht për llojin e virusit që po shkakton shpërthimin aktual.

Ministri i Shëndetësisë, Roger Kamba, tha se vaksinimi do të nisë me mbrojtjen e personave që ndodhen në vijën e parë të përballjes me epideminë.

Sipas të dhënave qeveritare, deri të martën në vend janë regjistruar 5,713 raste të konfirmuara dhe 2,744 viktima. Epidemia është përqendruar kryesisht në provincën Ituri dhe tashmë konsiderohet më vdekjeprurësja nga shpërthimet e mëparshme të Ebolës në vend.

OBSH paralajmëron se situata mbetet jashtë kontrollit. Pasiguria, zhvendosjet e popullsisë, grevat e punonjësve shëndetësorë dhe lëvizjet intensive të njerëzve po e vështirësojnë përpjekjen për të frenuar përhapjen e virusit.

The post Kongo nis vaksinimin kundër Ebolës, në përpjekje për të frenuar një shpërthimin më të madh të saj appeared first on Euronews Albania.

  •  

(FOTO) Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në Durrës, gjendet një celular dhe një masë e dyshmitë

Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në Lagjen 4 të qytetit të Durrësit., në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, dhe forcat xheniere për çaktivizimin e saj.

Në vendngjarje u konstatua një celular dhe një masë e dyshimtë. Forcat e Policisë vendosën menjëherë perimetrin e sigurisë para mbërritjes së forcave xheniere për verifikimin e objektit.

Sipas të dhënave paraprake, masa e dyshimtë dyshohet se ishte e lidhur me celularin. Verifikimet në vendngjarje vijojnë nga forcat xheniere për të përcaktuar natyrën e objektit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat që mund të kenë lidhje me vendosjen e bombës.

The post (FOTO) Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në Durrës, gjendet një celular dhe një masë e dyshmitë appeared first on Euronews Albania.

  •  

Vidhet gjerdani i çmuar me 673 diamante në muzeun e Vjenës, dy persona në kërkim

Një gjerdan i çmuar me diamante është vjedhur nga një muze në Vjenë, njoftoi policia austriake të enjten.

Muzeu i Arteve të Aplikuara të Vjenës nuk dha detaje për objektin e vjedhur, por informacioni në faqen e tij të internetit tregon se mund të bëhet fjalë për një gjerdan mbretëror me 673 diamante, me një peshë totale prej më shumë se 200 karatësh.

Mbretëresha Nazli e mbajti gjerdanin në vitin 1939 në dasmën e vajzës së saj Fawzia me Princin e Kurorës iraniane, Shahun e ardhshëm Mohammad Reza Pahlavi.

Gjerdani i vjedhur ishte i ekspozuar në ekspozitën “Glanzstucke”, e cila po mbahet aktualisht në MAK. Ekspozita paraqet afërsisht 500 ekspozita, duke përfshirë më shumë se 300 bizhuteri nga shtëpia franceze Van Cleef & Arpels dhe mbi 200 artikuj nga koleksioni i vetë muzeut.

Muzeu konfirmoi vetëm se vjedhja kishte ndodhur gjatë ekspozitës së bizhuterive dhe se askush nuk ishte lënduar duke refuzuar dhënien e informacioneve të mëtejshme të hetimit.

MAK ka ekspozuar më shumë se 300 objekte nga koleksioni i Van Cleef & Arpels që nga fillimi i qershorit.

Sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby’s, gjerdani u shit për rreth 4.3 milionë dollarë në një ankand në Nju Jork në vitin 2015.

Policia tha se dy persona të paidentifikuar thyen vitrinën gjatë orarit të hapjes së muzeut, morën objektin dhe u larguan me vrap.

Fotografitë e publikuara nga policia tregojnë dy të dyshuar, të veshur me rroba të errëta, brenda muzeut.

The post Vidhet gjerdani i çmuar me 673 diamante në muzeun e Vjenës, dy persona në kërkim appeared first on Euronews Albania.

  •  

Stuhi dhe përmbytje të fuqishme në Francë, pezullohen shërbimet e trenave

Alarmi portokalli për stuhi vijon në 39 provinca të Francës, ndërsa reshjet e dendura, breshëri dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme dhe probleme në disa zona të vendit, përfshirë Parisin.

Shërbimet e trenave në linjat RER A, RER D dhe RER C janë pezulluar pasi pemët e rrëzuara kanë bllokuar shinat. Ndërkohë, përmbytje janë raportuar në disa qytete pranë kryeqytetit, përfshirë Antony dhe zona të Val-de-Marne, ku rrugët u mbuluan nga uji dhe pemët e rrëzuara penguan qarkullimin.

Në Chevilly-Larue, një person mbeti i plagosur në krah pasi u godit nga një degë e një peme të rrëzuar.

Situata ka shkaktuar dëme edhe në zona të tjera të Francës. Në Seine-et-Marne, erërat me shpejtësi deri në 142 km/h dëmtuan të mbjellat, ndërsa në Varetz, reshjet e rrëmbyeshme dhe një tornado dëmtuan disa automjete.

Në Creuzier-le-Vieux, pranë Vichy, u regjistrua gjithashtu breshër me diametër deri në 4 centimetra.

The post Stuhi dhe përmbytje të fuqishme në Francë, pezullohen shërbimet e trenave appeared first on Euronews Albania.

  •  

Nepali në tentativë për të shpëtuar 100 punëtorë të bllokuar në një tunel hidroenergjetik

Helikopterët e ushtrisë nepaleze po punojnë ende për të shpëtuar më shumë se 100 persona të bllokuar brenda një tuneli hidroenergjetik, pasi përmbytjet katastrofike shkatërruan rajonin kufitar verior të vendit.

Ushtria ka shpëtuar tashmë 350 punëtorë dhe banorë vendas nga tuneli në projektin e hidrocentralit Trishuli të Sipërm në Rasuwa, sipas zyrës së kryeministrit.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Nepalit, Raja Ram Basnet, tha se dy helikopterë ishin dërguar, por ekipet e shpëtimit po përballeshin me kushte të vështira, përfshirë probleme në gjetjen e hyrjeve në tunel.

“Fokusi ynë është në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve”, tha Basnet për AFP, duke shtuar se të mbijetuarve po u ofrohen edhe ndihma

Operacioni vjen dy ditë pasi një shembje akullnajash shkaktoi një rrjedhë të madhe akulli, shkëmbinjsh dhe mbeturinash përmes luginave të lumenjve pranë kufirit të Nepalit me rajonin e Tibetit të Kinës.

The post Nepali në tentativë për të shpëtuar 100 punëtorë të bllokuar në një tunel hidroenergjetik appeared first on Euronews Albania.

  •  

Trump: Irani është një vend në kolaps

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit me Iranin, duke kundërshtuar raportimet e një gazetari të Fox News, Jonathan Hunt.

Trump e akuzoi Hunt për “raportime të rreme” mbi Iranin dhe deklaroi se nuk është ai që kërkon negociata me Teheranin. Sipas tij, është Irani ai që po “lutet” për të arritur një marrëveshje.

Në një tjetër postim, Trump e përshkroi situatën në Iran me një deklaratë të shkurtër: “Irani është një vend në kolaps.”

The post Trump: Irani është një vend në kolaps appeared first on Euronews Albania.

  •  

Irani pro diplomacisë me SHBA-në, çfarë deklaroi ministri i jashtëm iranian

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi i cilësoi si “konstruktive” bisedimet e tij me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në një kohë kur po intensifikohen përpjekjet për uljen e tensioneve në rajon.

Në një postim në X, Araghchi argumentoi se Uashingtoni duhet të pranojë se strategjia e sanksioneve nuk ka dhënë rezultat dhe të ndryshojë qasjen ndaj Teheranit. Sipas tij, për të krijuar kushtet për një afrim të ri, pala amerikane duhet të ndërtojë besim, ta trajtojë Iranin me respekt, të njohë të drejtat e tij dhe të respektojë angazhimet e veta.

Kontaktet po zhvillohen ndërkohë që Katari po përpiqet të mbajë të hapura kanalet e komunikimit në rajon, me vëmendje të veçantë ndaj zhvillimeve rreth Ngushticës së Hormuzit.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Katarit, gjatë bisedimeve u shqyrtua një kuadër i propozuar gradual, i cili përfshin krijimin e një korridori të përkohshëm të përbashkët detar midis Iranit dhe Omanit.
Teherani dhe Maskati kanë zhvilluar gjatë javëve të fundit konsultime lidhur me lundrimin në këtë kalim me rëndësi strategjike, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për normalizimin e situatës.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit natyror, dhe zhvillimet në këtë zonë po ndiqen nga afër për shkak të ndikimeve të mundshme në tregun global të energjisë.

The post Irani pro diplomacisë me SHBA-në, çfarë deklaroi ministri i jashtëm iranian appeared first on Euronews Albania.

  •  

Axios: SHBA-të po negociojnë për të marrë një pjesë të naftës së Venezuelës

Platforma e lajmeve amerikane Axios, raportoi se është pretenduar se administrata e Donald Trump po negocion me qeverinë e përkohshme të Venezuelës me qëllim që të marrë një pjesë të pronësisë në burimet e naftës së vendit.

Sipas Axios, zyrtarët amerikanë pohuan se këto bisedime u zhvilluan nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio dhe Presidentja e Përkohshme e Venezuelës Delcy Rodriguez, dhe se Zëvendës Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Stephen Miller ishte gjithashtu i përfshirë në proces.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se negociatat për të blerë një pjesë të pronësisë në burimet e naftës së Venezuelës mbulojnë më shumë se 10 fusha aktive nafte me rezerva të vlerësuara prej rreth 90 miliardë fuçish, jo të gjithë rezervat totale të provuara të Karakasit prej afërsisht 300 miliardë fuçish.

Zyrtarët thanë se qasja e Uashingtonit në rezervat e Venezuelës mund të dyfishojë rezervat e naftës së SHBA-së, duke e përshkruar marrëveshjen si “historike dhe jashtëzakonisht gjithëpërfshirëse”.

Ata  pohuan se sipas marrëveshjes së planifikuar, SHBA-të do të fitonin një pjesëmarrje në fusha dhe kompanitë private, përfshirë firmat amerikane, do të operonin këto zona, duke gjeneruar të ardhura shtesë për qeverinë venezueliane.

The post Axios: SHBA-të po negociojnë për të marrë një pjesë të naftës së Venezuelës appeared first on Euronews Albania.

  •  

Shumë rekord, një anije që transportonte naftë paguan 5.3 milionë dollarë për të kaluar në Kanalin e Panamasë

Një anije cisternë që transportonte gaz të lëngshëm nafte ka paguar një shumë rekord prej 5.3 milionë dollarësh për të siguruar kalim prioritar përmes Kanalit të Panamasë.

Kompania koreano-jugore SK Gas pagoi këtë shumë për anijen G. Spirit, e cila kaloi kanalin më 1 shtator, vetëm dy ditë përpara se autoritetet të kufizonin numrin e tranziteve ditore për shkak të thatësirës së shkaktuar nga fenomeni El Niño, raportoi Bloomberg.

Panamaja shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të situatës, ndërsa mungesa e reshjeve ka prekur rëndë rezervat ujore të nevojshme për funksionimin e kanalit. Deficiti i reshjeve ka arritur deri në 60% në bregun e Paqësorit, ndërsa 11 pellgje ujëmbledhëse po përballen me mungesë uji

The post Shumë rekord, një anije që transportonte naftë paguan 5.3 milionë dollarë për të kaluar në Kanalin e Panamasë appeared first on Euronews Albania.

  •  

E rëndë në Prizren, humb jetën një 14-vjeçar i plagosur me thikë

Një i mitur, 14-vjeçar, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është plagosur me thikë në Prizren, gjatë natës së 27 gushtit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 23:45.

“Më datën 27 gusht 2026, rreth orës 23:45, Policia ka pranuar informatën për një incident në Prizren, ku një i mitur ishte plagosur me thikë”, ka deklaruar Bytyqi.

Sipas tij, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ekipi i Emergjencës i kishte dhënë ndihmën e parë viktimës.

Më pas, 14-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim më të specializuar, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Bytyqi.

Dyshohet se i mituri ka marrë plagë nga therja me thikë në pjesën e qafës

The post E rëndë në Prizren, humb jetën një 14-vjeçar i plagosur me thikë appeared first on Euronews Albania.

  •  

PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë, kërkojnë funksionalizimin e institucioneve

Asambleistë, drejtorë e aktivistë të PDK-së nga komuna e Ferizajt dhe Kaçanikut, janë ata që ju kanë bashkuar deputetëve të PDK-së dhe Aleancës në aksionin e sotëm para ndërtesës së qeverisë.

PDK-ja prej më shumë se dy javësh ka nisur këtë aksion para ndërtesës së Qeverisë duke kundërshtuar vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve

Këtij aksioni gjatë ditëve të ndryshme iu kanë bashkangjitur deputetë nga Aleanca, si dhe asambleistë, drejtorë e aktivistë të PDK-së nga komuna të ndryshme.

The post PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë, kërkojnë funksionalizimin e institucioneve appeared first on Euronews Albania.

  •  

Ish-prokurori i Hagës: Mlladiç vdiq, por pyetja kryesore për Srebrenicën mbeti pa përgjigje

Ish-prokurori i Hagës, Geoffrey Nice, thotë se nuk pati ndonjë mendim apo emocion veçanërisht të fortë pasi lexoi lajmin se ka vdekur Ratko Mlladiç, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte.

“Mlladiç sot i përket kryesisht historisë. Madje edhe në pjesë të ish-Jugosllavisë, përveç Serbisë, mund të gjeni të rinj në moshë studentore që nuk e dinë se kush është ai. Pra, bëhet fjalë për një figurë historike”, tha Nice në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të REL.

Nice thotë se gjykimi ndaj Mlladiçit, që në kohën e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, ishte komandant i ushtrisë së Republikës Sërpska, nuk ndryshonte në thelb nga gjykimet e tjera.

“Kjo nuk do të thotë se të gjitha ishin të drejta, por vetëm se nuk ishin ndryshe. Gjykimi paraqet historinë e ngjarjeve nga viti 1992 e tutje dhe më pas, sikurse shumë procese të tjera për përcaktimin e përgjegjësisë për ngjarjet në ish-Jugosllavi, përqendrohet te Srebrenica”, thotë Nice.

Ish-prokurori në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, i cili udhëhoqi çështjen kundër Sllobodan Millosheviçit, thotë se “bazuar në faktet e vërtetuara, është e mundur të shihet se sa lehtë armiqësia mes grupeve, në këtë rast mes republikave ose pjesëve të tyre që përpiqeshin të ndryshonin kufijtë, mund të shndërrohet në qëllim të keq, qëllim kriminal, madje edhe në qëllim gjenocidal të njerëzve, nga maja deri në fund të zinxhirit komandues ushtarak dhe politik”.

“Megjithatë, kjo nuk sjell në thelb asgjë të re në të drejtën ndërkombëtare humanitare, e cila veçse ishte mirë e konsoliduar”, vlerëson Nice.

The post Ish-prokurori i Hagës: Mlladiç vdiq, por pyetja kryesore për Srebrenicën mbeti pa përgjigje appeared first on Euronews Albania.

  •  

Gjendet një bombë e komanduar në Durrës, forcat xheniere ndërhyjnë për çaktivizimin e saj

Një bombë e komanduar raportohet të jetë gjetur mëngjesin e sotëm në rrugë, konkretisht në Lagjen 4 të qytetit të Durrësit.

Pas konstatimit të lëndës shpërthyese, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave xheniere për çaktivizimin e saj.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat që mund të kenë lidhje me vendosjen e bombës.

The post Gjendet një bombë e komanduar në Durrës, forcat xheniere ndërhyjnë për çaktivizimin e saj appeared first on Euronews Albania.

  •  

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e Pojskës, ndalohen tre rumunë

Tre shtetas rumunë, pjesëtarë të së njëjtës familje, janë ndaluar pasi dyshohet se tentuan të fusnin sende të ndaluara në IEVP Pojskë, ku vuan dënimin një familjare e tyre.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 14:00. Babai, nëna dhe vëllai i të dënuarës, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri prej rreth dy ditësh, ishin paraqitur në institucion për të takuar vajzën e tyre. Familjarët kishin me vete disa çanta me rroba dhe sende për të burgosurën.

Gjatë kontrollit të kryer nga efektivët e burgut, në njërën prej çantave u konstatuan një thikë dhe një aparat celular, sende që dyshohet se do t’i dorëzoheshin të dënuarës.

Pas konstatimit të sendeve të ndaluara, tre familjarët u ndaluan dhe u shoqëruan për procedurat përkatëse. Në vijim janë marrë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa shtetasit rumunë janë marrë në pyetje në prani të avokatit.

E dënuara rumune po vuan dënimin në IEVP Pojskë për veprën penale të mashtrimit. Sipas të dhënave paraprake, ende nuk është e qartë arsyeja se përse familjarët kanë tentuar të fusin në burg edhe thikën, krahas celularit.

Burime bëjnë me dije se e dënuara nuk njihet si person problematik dhe nuk rezulton të ketë pasur konflikte me të burgosurat e tjera në institucion.

Pas ngjarjes është ushtruar kontroll edhe në dhomën ku qëndron e dënuara, por nuk është konstatuar asnjë send tjetër i ndaluar.

The post Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e Pojskës, ndalohen tre rumunë appeared first on Euronews Albania.

  •  

Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra nga zjarri që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht.

E reja kishte pësuar djegie në rreth 85% të trupit. Pas trajtimit fillestar në Shqipëri, ajo u transferua në Turqi për të marrë mjekim të specializuar, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj vijoi të ishte kritike.

Ana jetonte me familjen në zonën e Shkozetit në Durrës. Ndarja e saj nga jeta ka rënduar edhe më tej dhimbjen e familjarëve, pas tragjedisë që fillimisht i mori shëndetin dhe tashmë edhe jetën.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit dhe si pasojë mbetën të plagosur gjashtë persona. Disa prej tyre u detyruan të largoheshin nga godina përmes ballkoneve, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve.

The post Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

  •  

Helikopteri përplaset me kabllot e teleferikut në Itali, dy persona humbin jetën në aksidentin tragjik

Një fluturim me helikopter në Itali përfundoi në tragjedi, pasi dy personat që ndodheshin në bord humbën jetën.

Aksidenti i rëndë ndodhi në rajonin e Piemontes, pranë digës Camplicioli, një rezervuar artificial i vendosur në rreth 1,360 metra lartësi. Sipas agjencisë ANSA, helikopteri goditi kabllot e teleferikut dhe më pas u rrëzua.

Viktimat janë identifikuar si Alessandro Angelo Muscinelli, 62 vjeç, banor i Premenos dhe pilot i helikopterit, si dhe Antonella Pagliarani, 63 vjeç, nga Milano, e cila ishte partnere e vëllait të Muscinellit.

Ngjarja ndodhi të mërkurën, më 26 korrik, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

The post Helikopteri përplaset me kabllot e teleferikut në Itali, dy persona humbin jetën në aksidentin tragjik appeared first on Euronews Albania.

  •  

Lezhë, arrestohet 41-vjeçari i armatosur dhe me makinë të blinduar

Një 41-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe ishte i armatosur.

Në kuadër të operacionit të koduar “Unaza”, strukturat për hetimin e krimeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, arrestuan shtetasin Arben Mhillaj, 41 vjeç, banues në fshatin Malecaj-Torovicë.

Sipas Policisë, 41-vjeçari u lokalizua në fshatin Torovicë, duke lëvizur me një automjet të blinduar. Pasi efektivët i dhanë shenjë ndalimi, ai nuk iu bind urdhrit dhe vijoi lëvizjen. Pas disa minutash ndjekjeje, shërbimet e Policisë arritën ta ndalonin në fshatin Malecaj.

Gjatë ndjekjes, i arrestuari dyshohet se hodhi në tokë një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, si dhe krehërin e saj me disa fishekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti i blinduar.

Sipas autoriteteve, 41-vjeçari rezulton me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Arben Mhillaj, është vëllai i shtetasit në kërkim Florin Mhillaj, 36 vjeç, i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më datë 26.04.2026, në rrugën “Balldren-Torovicë”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy personave, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

The post Lezhë, arrestohet 41-vjeçari i armatosur dhe me makinë të blinduar appeared first on Euronews Albania.

  •  

Vendosën eksploziv në një banesë në Lefkada të Greqisë, arrestohen 6 persona

Pesë burra dhe një grua, të gjithë shtetas grekë, janë arrestuar më 25 dhe 26 gusht 2026, në kuadër të një hetimi për formimin e një bande kriminale dhe shkelje të ligjeve për armët dhe eksplozivët.

Sipas policisë greke, operacioni për ekzekutimin e urdhër-arresteve u zhvillua në disa zona, përfshirë Pireun, Akarninë, Nikaian, Peramën, Aeginën dhe Agistrin.

Të arrestuarit dyshohet se, me role të ndryshme, kanë marrë pjesë më 23 janar 2026 në vendosjen dhe tentativën për shpërthimin e një pajisjeje shpërthyese të improvizuar në një banesë në Lefkadë. Pajisja nuk arriti të shpërthente.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu dy të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Malandrinos, një shtetas grek dhe një shtetas i huaj, të cilët dyshohet se kanë nxitur dhe organizuar këtë akt.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit kanë precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme, përfshirë trafikim droge, vjedhje, grabitje, dëmtim prone, dhunë në familje dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Të gjashtë të arrestuarit pritet t’u dorëzohen organeve kompetente të drejtësisë.

The post Vendosën eksploziv në një banesë në Lefkada të Greqisë, arrestohen 6 persona appeared first on Euronews Albania.

  •  
❌