❌

Reading view

Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

“Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë”, tha sot Presidenti francez Emmanuel Macron , duke komentuar incidentet e vazhdueshme në Paris dhe qytete të tjera të mëdha franceze.

“Ata që hynë me forcë, që sulmuan stacionet e policisë, komunat dhe dyqanet do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen”, tha presidenti francez.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për forcat policore, të cilat i përshkroi si “garantuese të së drejtës për të protestuar”.

“Ne do të qëndrojmë absolutisht kundër atyre që duan kaos, që nuk duan asgjë më shumë sesa të sulmojnë institucionet tona, ndërsa në të njëjtën kohë të parandalojnë ata që duan të protestojnë në mënyrë paqësore”, përfundoi ai.

Ndërkohë, kandidati i së majtës radikale për presidencën e Republikës, Jean-Luc Mélenchon, fajësoi autoritetet policore për incidentet, ndërsa në të njëjtën kohë u bëri thirrje demonstruesve të mos merrnin pjesë në vandalizëm dhe plaçkitje.

Duke iu përgjigjur Mélenchon, kryeministri francez Sébastien Le Corneille i bëri thirrje atij të tregonte përgjegjësi, duke thënë se fajësimi i autoriteteve policore përbën një zhvendosje cinike të përgjegjësisë. Kryeministri francez më në fund i bëri thirrje Mélenchon të emëronte ata që ishin të përfshirë në vandalizëm dhe plaçkitje.

The post Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë appeared first on Euronews Albania.

  •  

Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë

Një seri e re demonstratash u zhvillua sot në qytetet kryesore të Italisë , kryesisht në Milano, Torino, Bolonjë dhe Romë.

Në kryeqytetin italian, një marshim i madh u organizua nga sindikata Cgil me 4.5 milionë anëtarë. Sekretari i sindikatës, Maurizio Landini, njoftoi se Cgil do të hynte në një grevë të përgjithshme më 20 nëntor. Kjo është e njëjta ditë kur është planifikuar një grevë studentore në të gjithë Evropën.

Në një protestë në Bolonja, një numër i vogël protestuesish të rinj me fytyra të mbuluara u përleshën me policinë, duke hedhur gurë dhe shishe. Policia përdori shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Një mobilizim kundër rritjes së kostos së jetesës dhe rritjes së çmimeve të karburantit u mbajt edhe në Torino, me slogane kundër partisë së ekstremit të djathtë “E Ardhmja Kombëtare”, e udhëhequr nga ish-gjenerali Roberto Vanacci.

Në Milano, gjatë një demonstrate kundër saktësisë, ndodhën përleshje në sheshin qendror Duomo .

Një pakicë protestuesish hodhën bomba tymi dhe tavolina kafeje drejt policisë, e cila përdori shkopinj gome dhe uji. Sipas informacioneve të deritanishme, ka të plagosur dhe të paktën një vajzë e re dhe një oficer policie kanë lëndime në kokë. Deri më tani janë bërë 50 arrestime. Turistët dhe banorët që ishin në qendër të qytetit nxituan të gjenin strehim në dyqane dhe pallate përreth sheshit Duomo.

The post Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë appeared first on Euronews Albania.

  •  

Policia rrethon të riun në Tiranë, humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues (VIDEO)

Një tjetër incident është shënuar në rrugët e Tiranës, ku policët kanë rrethuar një të ri. Ai është ndier keq dhe u ka thënë efektivëve se nuk ishte protestues, ndërsa pak çaste më pas ka humbur ndjenjat.

Sipas informacioneve, policët i kanë marrë telefonin për të parë nëse kishte mesazhe që lidhen me pjesëmarrjen në protestë.

Ndërkohë, sipas burimeve, personi në fjalë është i njëjti që pati një incident me protestuesit disa ditë më parë, kur njëri prej tyre e goditi me grusht.

“Jam student, jo protestues”! I riu frikësohet para forcave të shumta të policisë https://t.co/L5ckT5JdpY

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026

The post Policia rrethon të riun në Tiranë, humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

  •  

Arqipeshkvi Peragine reagon për protestat: Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e së kaluarës

Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Giovanni Peragine, ka reaguar për protestat e ditëve të fundit në Shqipëri ndërsa thekson se Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës.

Përmes një deklarate, ai u bën thirrje autoriteteve të dëgjojnë qytetarët, të hapin rrugë dialogut dhe të marrin vendime konkrete për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.

Në reagimin e tij, arqipeshkvi thotë se në kushtet kur besimi te institucionet është tronditur dhe paqja shoqërore është vënë në rrezik, drejtuesit e vendit duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të veprojnë pa vonesë.

Mesazhi i plotë i arqipeshkvit Giovanni Peragine

“Protestat e këtyre ditëve dëshmojnë pa dyshim një pakënaqësi të thellë shoqërore, që nuk mund të shpërfillet. Për katër muaj, një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër një sistemi që favorizon disa dhe penalizon shumë të tjerë, por zëri i tyre nuk ka gjetur dëgjimin dhe përgjigjet e duhura. Kjo nuk e justifikon dhunën, e cila duhet dënuar qartë dhe pa asnjë rezervë, por nxjerr në pah përgjegjësinë e autoriteteve për të dëgjuar qytetarët, për të hapur rrugë dialogut dhe për të trajtuar me vendosmëri shkaqet e pakënaqësisë. Vetëm përmes drejtësisë, barazisë dhe dialogut të sinqertë mund të ndërtohet një shoqëri më e drejtë, ku askush të mos ndihet i përjashtuar dhe ku e mira e përbashkët të mbizotërojë mbi çdo interes personal. Përgjegjësia e autoriteteve nuk matet me deklarata, por me vendime konkrete. Asnjë interes privat nuk mund të vihet mbi të mirën e vendit dhe asnjë pushtet nuk mund ta zëvendësojë detyrimin për t’u dhënë përgjigje qytetarëve. Kur besimi te institucionet tronditet dhe paqja shoqërore vihet në rrezik, është detyrë e atyre që qeverisin të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të veprojnë pa vonesë, duke marrë me guxim edhe vendime të vështira, nëse këtë e kërkon e mira e vendit tonë. Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës së saj”, deklaroi arqipeshkvi Peragine.

The post Arqipeshkvi Peragine reagon për protestat: Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e së kaluarës appeared first on Euronews Albania.

  •  

Rinisin tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit qëllojnë me gurë, policia i shpërndan me ujë

Kanë rifilluar përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas raportimeve, policia u ka bërë thirrje protestuesve dhe të rinjëve të largohen, ndërsa këta të fundit kanë qëlluar me gurë dhe polica ka përdorur botët me ujë.

Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë, ndërsa numri i forcave të policisë në terren është i lartë.

The post Rinisin tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit qëllojnë me gurë, policia i shpërndan me ujë appeared first on Euronews Albania.

  •  

“Të gjithë në këmbë”, Berisha: Qytetarët në të gjitha rrethet të mobilizohen për mosbindje civile

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve në rrethe për mosbindje civile.

“Shpreh solidaritetin me të gjithë qytetarët, të rinjtë, studentët, demokratë, pa parti, socialistë, çfarëdo qofshin në këtë protestë. Ju bëj thirrje demokratëve, demokratëve dhe mbarë qytetarëve në të gjitha rrethet të mobilizohen me të gjithë potencialin e tyre për mosbindje civile. Mosbindja civile në çdo rreth është ndihma më e çmuar për studentët, luftëtarë të lirisë. Për studentët, për gjimnazistët, heronj të vërtetë. Këtij regjimi të urryer duhet t’i dridhet toka nën këmbë në çdo metër katror të territorit të këtij vendi. Ndërsa, për qytetarët që mund të vijnë në Tiranë nesër, të vërshojnë drejt kryeqytetit. Këtu është sheshi, ku fitorja do firmoset nga qytetarët shqiptarë. U bëj thirrje qytetarëve, edhe si një akt përgjegjësie të vonuar, edhe si një akt detyrimi prindëror ndaj këtyre të rinjve, edhe si një akt detyrimi qytetar për të rikthyer në këtë vend shpresën e ligjit, liritë, të drejtat e shqiptarëve, të solidarizohen me revoltën si rruga më e sigurt e zgjidhjes më të shkëlqyer, por dhe si rruga e drejtë e historisë. Edhe një herë, thirrja ime: të gjithë në këmbë, për t’i dhënë ndëshkimin e merituar këtij regjimi të urryer për shqiptarët”, tha Berisha.

Berisha: Mosbindje civile në çdo qytet. Kjo është ndihma më e çmuar për studentët https://t.co/PN985SGN48

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026

The post “Të gjithë në këmbë”, Berisha: Qytetarët në të gjitha rrethet të mobilizohen për mosbindje civile appeared first on Euronews Albania.

  •  

Protestues dhe policë të lënduar nga protesta, ministrja e Shëndetësisë shkon në Spitalin e Traumës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka shkuar këtë mbrëmje në Spitalin Universitar të Traumës, aty ku po marrin trajtim mjekësor dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit dhe protestues të lënduar gjatë protestave.

“Mirënjohje për të gjitha ekipet e mjekëve dhe infermierëve, që gjatë këtyre pesë ditëve kanë qenë pa ndërprerje në krye të detyrës, duke ofruar kujdes dhe ndihmë mjekësore për çdo të lënduar, pa asnjë dallim. Shëndeti dhe jeta e çdo qytetari janë mbi gjithçka!”, është shprehur Spahiu.

The post Protestues dhe policë të lënduar nga protesta, ministrja e Shëndetësisë shkon në Spitalin e Traumës appeared first on Euronews Albania.

  •  

Kaos në rrugën e Dibrës, policia tenton t’i largojë protestuesit, ata kundërpërgjigjen me gurë e flakadanë

Një kaos i madh ka përfshirë rrugën e Dibrës në Tiranë, ku protestuesit janë zhvendosur pasi policia i largoi nga bulevardi. Efektivët janë shfaqur edhe në këtë zonë, ndërsa protestuesit kanë qëlluar me flakadanë dhe gurë drejt automjeteve të policisë. Policët u janë kundërpërgjigjur me plumba gome.

Operacionalia për pak shtyp të riun me makinë në rrugët e Tiranës https://t.co/w7FSAdkVIu

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026

The post Kaos në rrugën e Dibrës, policia tenton t’i largojë protestuesit, ata kundërpërgjigjen me gurë e flakadanë appeared first on Euronews Albania.

  •  

Tensione në Rrugën e Dibrës, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe plumba gome

Ndërsa protestuesit u shpërndanë nga bulevardi, ata u vendosën në rrugën e Dibrës. Policia ka mbërritur në këtë zonë dhe u ka kërkuar të largohen, duke u bërë thirrje të shpërndahen. Më pas, efektivët kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Ndërkohë, në terren ndodhen forca të shumta policie, të cilat shoqërojnë lëvizjet e protestuesve. Një pjesë e efektivëve po lëviz drejt Parlamentit, ku ndodhet edhe një grup tjetër protestuesish.

The post Tensione në Rrugën e Dibrës, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe plumba gome appeared first on Euronews Albania.

  •  

Drejtori i Policisë së Tiranës paraqitet në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar, u lëndua gjatë protestës

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, është paraqitur në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar, pasi është lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet.

Drejtori i Policisë së Tiranës paraqitet te Trauma me krah të fashuar https://t.co/hHmBaOL86c

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026

The post Drejtori i Policisë së Tiranës paraqitet në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar, u lëndua gjatë protestës appeared first on Euronews Albania.

  •  

Gogu reagon pas zjarrit në Gjykatën e Lartë: Kush i vë flakën një gjykate, nuk godet qeverinë, por të drejtën e qytetarëve për drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas situatës, ku flakët prekën Gjykatën e Lartë, ndërsa sipas informacioneve të raportuara u dëmtua edhe hyrja e Bankës së Shqipërisë.

“Dy institucione të pavarura. Asnjëri nuk është zyrë e qeverisë. Të dy i shërbejnë vendit dhe qytetarëve”, theksoi Gogu.

Ministri dënoi aktet e dhunës, duke bërë një dallim të qartë mes protestës dhe dëmtimit të institucioneve.

“Edhe ata që protestojnë, edhe ata që janë të zemëruar me qeverinë, kanë të njëjtën të drejtë për drejtësi. Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk është protestë”, u shpreh ai.

Gogu falënderoi zjarrfikësit, shprehu solidaritetin me gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës së Lartë dhe konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për të ofruar mbështetje brenda kompetencave ligjore, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit.

“Njerëzit nuk duhet të paguajnë çmimin e dhunës. Dera e drejtësisë duhet të mbetet e hapur për të gjithë”, përfundoi ministri.

The post Gogu reagon pas zjarrit në Gjykatën e Lartë: Kush i vë flakën një gjykate, nuk godet qeverinë, por të drejtën e qytetarëve për drejtësi appeared first on Euronews Albania.

  •  

Protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave gjatë marshimit në kryeqytet, bllokojnë qarkullimin e makinave (VIDEO)

Protestuesit kanë lëvizur drejt rrugës “Myslym Shyri” dhe Unazës së Vogël, ku u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe i kanë vendosur në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Sipas raportimeve, protestuesit kanë arritur deri te sheshi “Willson”, ku kanë përmbysur reklamat në trotuare.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në terren për shuarjen e flakëve të koshave të mbeturinave.

The post Protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave gjatë marshimit në kryeqytet, bllokojnë qarkullimin e makinave (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

  •  

Përplasje mes policisë dhe deputetëve të Partisë Mundësia

Tensionet kanë vijuar pranë Kryeministrisë edhe pas shpërndarjes së turmës së protestuesve. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputeti Erald Kapri janë përfshirë në një debat me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe efektivët e policisë.

Dy deputetët kanë kërkuar shpjegime nga Hita lidhur me përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe daljen e forcave RENEA, por efektivët nuk i kanë lejuar t’i afrohen drejtuesit të policisë dhe të kalojnë përtej kordonit.

Situata është tensionuar më tej, ndërsa gjatë përplasjes fizike, Shehaj dhe Kapri janë shtyrë nga punonjësit e policisë. Në një moment, ndaj deputetit Erald Kapri është përdorur spraj me piper djegës, duke e goditur në fytyrë.

Policia hedh spraj ndaj deputetëve të Partisë Mundësia! Përplasje para Kryeministrisë https://t.co/VVtTc71dPW

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026

The post Përplasje mes policisë dhe deputetëve të Partisë Mundësia appeared first on Euronews Albania.

  •  

QSUT: 17 efektivë dhe 15 protestues të paraqitur nga protesta për ndihmë mjekësore

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës prej orës 17:00 deri tani.

Sipas njoftimit, në total janë paraqitur për ndihmë mjekësore 17 efektivë, 15 protestues

The post QSUT: 17 efektivë dhe 15 protestues të paraqitur nga protesta për ndihmë mjekësore appeared first on Euronews Albania.

  •  

Dita e pestë e protestës, RENEA rrethon Kryeministrinë (VIDEO)

Protesta në Tiranë vijon me tensione dhe përplasje, teksa sot ka hyrë në ditën e saj të pestë. Ndërkohë, sipas pamjeve nga terreni, në perimetrin e Kryeministrisë janë mobilizuar edhe forcat e RENEA-s.

Tre autoblinda të RENEA-s janë pozicionuar në perimetrin e Kryeministrisë për ruajtjen e saj në rast të ndonjë tensioni të mundshëm.

RENEA rrethon Kryeministrinë https://t.co/xAMA1PI8m5

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026

The post Dita e pestë e protestës, RENEA rrethon Kryeministrinë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

  •  

Policia largon protestuesit nga bulevardi, turma zhvendoset në rrugicat përreth

Policia ka ndërmarrë një tjetër mësymje ndaj protestuesve që ishin vendosur në bulevard, pranë Tajvanit, duke i larguar prej aty. Protestuesit janë zhvendosur në rrugicat pranë bulevardit.

The post Policia largon protestuesit nga bulevardi, turma zhvendoset në rrugicat përreth appeared first on Euronews Albania.

  •  

Protestuesit i vënë flakën njërës prej dyerve të ish-hotel “Dajtit”

Vijojnë incidentet në bulevard. Protestuesit i kanë vënë flakën njërës prej dyerve të ish-hotel “Dajtit”, godinë në pronësi të Bankës së Shqipërisë. Objekti ndodhet përballë parkut të Tajvanit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

The post Protestuesit i vënë flakën njërës prej dyerve të ish-hotel “Dajtit” appeared first on Euronews Albania.

  •  

Humbi ndjenjat gjatë protestës, qytetari në gjendje të mirë shëndetësore

Pas paraqitjes në QSUT, raportohet se qytetari që mbeti pa ndjenja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është në gjendje të mirë shëndetësore.

Spitali bën me dije gjithashtu se burri ka folur dhe është koshient.

Ngjarja u regjistrua disa minuta më parë, kur forca të shumta policie dhe autoboti me ujë u drejtuan kundër protestuesve. Dyshohet se burri, për shkak të gazit lotsjellës dhe vrapit, është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat.

The post Humbi ndjenjat gjatë protestës, qytetari në gjendje të mirë shëndetësore appeared first on Euronews Albania.

  •  

Flakë mbi uniformën e efektivit të policisë gjatë protestës, kolegët ndërhyjnë për ta ndihmuar (VIDEO)

Një tjetër incident serioz është shënuar gjatë protestës, ku rrobat e një efektivi policie kanë marrë flakë. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, efektivi, të cilit po i digjeshin rrobat, është marrë nga kolegët e tij për t’i ardhur në ndihmë.

Raportohet se efektivi ka pësuar djegie në dorë dhe është transportuar në spital.

The post Flakë mbi uniformën e efektivit të policisë gjatë protestës, kolegët ndërhyjnë për ta ndihmuar (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

  •  

Efektivi shfaq probleme shëndetësore pas tensioneve te Kryeministria, kolegu dhe protestuesja i japin ndihmën e parë

Një tjetër efektiv pranë Kryeministrisë ka shfaqur probleme shëndetësore. Sipas pamjeve, kolegu i tij po i ofron ndihmën e parë, ndërkohë që disa minuta më pas, një vajzë e re me maskë, që dyshohet të jetë protestuese, po i vjen në ndihmë efektivit.

Vetëm pak minuta më vonë, ambulanca ka mbërritur për t’i dhënë ndihmën e parë.

Kjo situatë vjen vetëm disa minuta pas përplasjes dhe përshkallëzimit të situatës mes forcave të rendit dhe protestuesve, ku një qytetar u dërgua pa ndjenja drejt QSUT-së, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

The post Efektivi shfaq probleme shëndetësore pas tensioneve te Kryeministria, kolegu dhe protestuesja i japin ndihmën e parë appeared first on Euronews Albania.

  •  
❌