Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Torino triumfon në Olimpico ndaj Romës, kualifikohet në Kupë

Në “Olimpico” zhvillohet një ndeshje e çmendur dhe plot emocione: Torino mposht Romën 3-2 në minutat e fundit dhe siguron kualifikimin në çerekfinale, ku do të përballet me Interin. Roma nis mirë dhe krijon raste me Pisilli dhe El Shaarawy, por Paleari ruan portën. Miqtë mbrohen me rregull dhe në minutën e 35-të kalojnë në avantazh: asist i Vlasic dhe goditje e fortë nga jashtë zone e Che Adams…

Source

Hasimja: PD ditën negocion me partitë e vogla, natën marrëveshje me Ramën

Analisti Ermal Hasimja ka kritikuar strategjinë e Partisë Demokratike ndaj partive të vogla opozitare, duke e cilësuar të paqëndrueshme dhe kontradiktore. Për të PD ka më shumë nevojë se kushdo tjetër për bashkëpunim opozitar, pasi është forca më e madhe, por nuk është e gatshme të bëjë lëshime apo sakrifica reale. “Nuk ka kuptim të kërkosh bashkëpunim me partitë e vogla dhe, në të njëjtën kohë…

Source

Befason Alketa Vejsiu: Po të kisha qëndruar në Top Channel

Opinionisti Arbër Hajdari nuk është sot prezent në studio, dhe vendin e tij e ka zëvendësuar moderatorja Alketa Vejsiu. Në studion e ”Big Brother Albania Vip 5”, Alketa ka kujtuar kohët e saj të fëmijërisë, ku në moshën 14-vjeçare i janë hapur dyert në Top Channel. Më të qeshura, ajo është shprehur se nëse do e kishte vazhduar rrugëtimin e saj në Top Channel, sot mund të ishte në vendin e Ledionit…

Source

Gjunkshi: Në 113-vjetorin e Policisë Shqiptare, arratiset i arrestuari për 4 vr*sje

Në ditën kur Policia e Shtetit shënonte 113-vjetorin e krijimit të saj, Altin Ndoci u arratis nga spitali rajonal i Durrësit, ku ndodhej për një vizitë mjekësore. Këshilltari për Çështjet e Sigurisë në Partinë Demokratike, Xhemal Gjunkshi e ka cilësuar ngjarjen si dëshmi të qartë të dështimit të sistemit të sigurisë, duke theksuar se në ditën e propagandës, sipas tij, “bie maska e sigurisë”.

Source

Shehi: Po presim nga SPAK, Berisha nuk inspiron më

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi thotë se protestat e PD-së nuk e kanë më peshën dhe efektin e nevojshëm politik. ”S’po protestojmë si në Teheran. Këto nuk janë protesta qytetare masive, por tubime militantesh që po lodhen javë pas jave”, deklaroi Shehi. Ai theksoi se pjesëmarrja e kufizuar tregon mungesën e një mesazhi të fortë politik dhe të figurave frymëzuese. Sipas tij, Sali Berisha nuk arrin më…

Source

Alketa Vejsiu si opinioniste në ”BBVA5” dhe hyrje të reja dhe emocione të forta

Sonte në ”Big Brother Albania Vip 5” është në rolin e opinionistes, Alketa Vejsiu. Në “Big Brother”, të gjithë kundër të gjithëve. Një deklaratë e pazaktontë që mund të trondisë shtëpinë do të transmetohet sot në Big Brother. Banorët nuk i janë bindur zarfit të zi, ndërsa Vëllai i Madh do të marrë masa.

Source

Kapri: Rama i frikësuar nga drejtësia, Shqipëria nuk është në shitje

Deputeti i Partisë ”Mundësia”, Erald Kapri ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama, të bërë në prani të përfaqësueses më të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, duke e cilësuar atë si një sinjal të rrezikshëm për orientimin strategjik të vendit. Për të Rama është kaq i trembur nga drejtësia, sa ka shkuar deri në kërcënimin e Perëndimit…

Source

Artan Hoxha zbardh dinamikën e arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit

Gazetari Artan Hoxha ka folur këtë të martë për dinamikën e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme, lidhur me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit. Hoxha hedh dyshime mbi ngjarjen, duke thënë se një person i tillë nuk duhej të lihej në shoqërimin e dy policëve. Nga ana tjetër, Hoxha shton se i arratisuri e ka studiuar vendin e arratisjes, duke qenë disa herë në ambientin nga i…

Source

Rama poston pamjet nga takimet në Emiratet e Bashkuara

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili organizohet nën kujdesin e veçantë të presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Kreu i qeverisë ndau pamjet në rrjetet sociale nga pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed”, të cilat nderojnë iniciativat humanitare të atyre që kontribuojnë në vendet në zhvillim.

Source

Foto e makinës që dyshohet se ndihmoi Altin Ndocin në arratisje

Janë publikuar pamje të makinës që dyshohet se ndihmoi Altin Ndocin në arratisje këtë të martë nga spitali i Durrësit, ku ishte shtruar në repartin infektiv. Ndoci, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi akuzohet ndër të tjera edhe për vrasje. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, “pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e…

Source

Berisha: Nuk do të lë pasardhës në PD. As djali e as vajza ime nuk e marrin PD!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me demokratët e Lezhës, njëri prej të cilëve “guxoi” dhe e pyeti se “përse nuk dorëzon stafetën”. “Doktor, kaq e vështirë është të dorëzosh stafetën?”, ishte pyetja e demokratit, për të cilin Berisha e pati një përgjigje. Ai tha se pasardhësi i tij nuk do jetë kurrë djali apo vajza, por lideri i Partisë Demokratike do të…

Source

Trump u bën thirrje iranianëve të protestojnë dhe premton ndihmë

Donald Trump u ka bërë thirrje iranianëve të vazhdojnë protestat, duke deklaruar se “ndihma është rrugës” dhe duke i nxitur të “marrin në dorë institucionet e tyre”. Kjo sinjalizon qartë se presidenti amerikan mund të jetë duke u përgatitur për veprime ushtarake kundër Teheranit. Një ditë pasi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë theksoi se sulmet ajrore ishin ndër “shumë…

Source

Shqipëria në “top 10” shtetet me çmimin më të lartë të naftës në botë

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Europë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës. Në pikat e karburanteve një litër naftë kushton mesatarisht 170 lekë, me kursin aktual të këmbimit 2.09 dollarë. Në Ballkanin Perëndimor, në vendin e dytë renditet Serbia me një litër naftë që shitet për rreth 1.92 dollarë në pikat e karburanteve. Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën…

Source

Metën dhe Veliajn i shoqerojnë si terroristë, kurse supërkriminelët sikur shkojnë në disko!

Në këtë vend ndodh diçka absurde, por tashmë e zakonshme: politikanët i shoqërojnë me dhjetëra policë, kurse kriminelët me rekorde të rënda i nxjerrin nga burgu sikur po shkojnë në disko. Arratisja e Altin Ndoci nga spitali i Durrësit është turp shtetëror. Jo thjesht dështim sigurie, por shpërfaqje brutale e një shteti që e ka kthyer sigurinë publike në farsë. Një person i akuzuar për vrasje…

Source

Policia: Nuk u kërkua mbështetje nga ne për të shoqeruar të rrezikshmin Altin Ndoci

I paraburgosuri Altin Ndoci u arratis sot nga spitali i Durrësit, ku ishte shoqëruar nga Policia e Burgjeve për të kryer një vizitë mjekësore të planifikuar, konkretisht në repartin e Infektivit. Sipas burimeve, Ndoci kishte paraqitur shqetësime shëndetësore në veshka dhe ishte dërguar për kontroll mjekësor nën shoqërim. Gjatë qëndrimit në ambientet e spitalit, ai ka mundur të largohet…

Source

Berisha me demokratët në Lezhë: PD ka treguar besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave

35-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në qarkun Lezhë, kreu Sali Berisha zhvilloi një takim atje, ku vlerësoi kontributin historik të demokratëve të këtij qarku dhe rolin e PD-së në përmbysjen e komunizmit dhe ndërtimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Berisha shprehu mirënjohje për mbështetjen që qytetarët e Lezhës i kanë dhënë ndër vite PD, duke e cilësuar një mbështetje të…

Source

Kedhi: Lëvizja Salianji është zgjedhje personale, PD ruan marrëdhënie të mira me SHBA

Çfarë po ndodh me aksionet e opozitës dhe lëvizja e ish-deputetit Ervin Salianji, si edhe marrëdhëniet e PD-së me Shtetet e Bashkuara. Nikola Kedhi, këshilltar pranë Grupit Parlamentar të PD-së nga departamenti “Brain Gain”, thotë se aksioni opozitar do të vijojë dhe se shoqëria shqiptare duhet të reagojë ndaj situatës aktuale në vend. Në lidhje me lëvizjen e ish-deputetit Ervin Salianji…

Source

BIRN: Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit

Qeveria është duke finalizuar shtetëzimin e koncesionit famëkeq të sterilizimit, dhjetë vjet pas nënshkrimit të kontratës që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 114 milionë euro dhe një proces gjyqësor kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për veprat penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Source

Getinjo zbulon “sekretin” e Mozzik

Getinjo ka hedhur dritë mbi atë që fansat e hip-hopit shqiptar e kanë pritur prej vitesh: “Cari i mahallës” po rikthehet jo thjesht si referencë nostalgjike, por si album i plotë. Zbulimi vjen përmes një sinjali familjar dhe publik, me një mesazh të drejtpërdrejtë që ndezi rrjetet sociale. Në Instagram Story, Getinjo shkroi: Reni yt me fol valla! Qe plot vjet jom tu i prit kto lyricsa!

Source

Kurti fitoi zgjedhjet, ambasada e Amerikës: Gati të forcojmë partneritetin, të rifillojë dialogu strategjik mes dy vendeve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet…

Source

❌