Ceremonia zyrtare e hapjes sĂ« LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore MilanoâCortina 2026 ka nisur sonte (e premte) nĂ« Itali, duke shĂ«nuar fillimin e njĂ« prej ngjarjeve mĂ« tĂ« mĂ«dha sportive nĂ« botĂ«.
Lojërat do të zgjasin deri më 22 shkurt, ndërsa garat do të zhvillohen në dhjetë arena të shpërndara në tre rajone të Italisë veriore, me Milanon dhe Cortinën në qendër të vëmendjes.
Në këto Lojëra Olimpike Dimërore do të marrin pjesë 2,871 atletë nga 92 shtete, me një përfaqësim pothuajse të barabartë mes sportistëve dhe sportisteve. Programi përfshin 116 gara për medalje në 16 sporte dimërore.
Mes disiplinave që do të jenë pjesë e garave janë ski alpin, biatlon, hokej mbi akull, patinazh artistik dhe shpejtësie, skeleton, si dhe ski alpinizmi, i cili do të debutojë për herë të parë si disiplinë olimpike.
Kosova do tĂ« pĂ«rfaqĂ«sohet nĂ« MilanoâCortina 2026 me dy skitarĂ«, Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu.
Ata tashmĂ« kanĂ« parakaluar nĂ« ceremoninĂ« madhĂ«shtore tĂ« hapjes, e cila po mbahet nĂ« stadiumin legjendar âSan Siroâ nĂ« Milano.
Kjo është hera e tretë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Kiana Kryeziu do të garojë në tri disiplina: super sllallom të madh, sllallom të madh dhe sllallom, ndërsa Drin Kokaj do të debutojë në disiplinën e sllallomit./Telegrafi/
Familja e Nazar Daletskyit ishte e sigurt se djali i tyre ushtar ishte vrarë në betejë.
Në vitin 2023, ata e varrosën trupin e tij në varrezat e fshatit, në Ukrainën perëndimore.
Por Nazari sapo i ka telefonuar nënës së tij, i dobësuar dhe i rraskapitur - por i gjallë.
Ai është liruar nga robëria ruse në shkëmbimin e fundit të të burgosurve.
"Emocionet e mia ishin kaq të forta", tha nëna e ushtarit, Nataliya, ende e tronditur.
Gëzimi i të gjithë familjes në atë telefonatë të parë, të kapur në video, është i jashtëzakonshëm.
Nataliya e pyet tĂ« birin nĂ«se Ă«shtĂ« mirĂ«: "I ke krahĂ«t, kĂ«mbĂ«t, gjithçka?" â dĂ«shiron tĂ« dijĂ« ajo.
"Fëmija im i artë, të kam pritur kaq gjatë", shtoi Nataliya.
Kushërira e Nazarit, Roksolana, bërtiste dhe kërcente nga gëzimi në sfond.
"Ishte shumë e çuditshme, sepse djali im kishte vdekur, e varrosa, por ja zëri i tij. A mund t'i imagjinoni emocionet e një nëne? Lumturi. Lumturi e madhe. Nuk mund t'i mbaja lotët", tha Nataliya.
Amid yesterday's POW exchange, a Ukrainian mother gets a call from her son who was reportedly dead, even having had a funeral. pic.twitter.com/t57cJZLcgv â Jay in Kyiv (@JayinKyiv) February 6, 2026
Historia e plotë e kthimit të Nazarit nga varri është e jashtëzakonshme, veçanërisht në një vend në luftë ku lajmet e mira janë të çmuara.
Kur Rusia nisi agresionin në Ukrainë në 2022, Nazari - i cili atëherë ishte 42 vjeç - u kthye menjëherë në front: ai kishte luftuar tashmë në vitin 2014, kështu që ishte me përvojë.
"Ai nuk kishte asnjë dyshim. Ai shkoi menjëherë", tha kushëriri i tij.
Por në maj të atij viti të parë, Nazari u zhduk në betejë.
Nëna e tij mori një telefonatë nga një burrë që fliste rusisht, i cili tha se Nazari ishte kapur, por "gjithçka do të shkojë mirë".
Zëri misterioz nuk tha se ku ishte Nazari, apo nëse ishte i plagosur.
Familja nuk kishte ide nëse duhej ta besonte - dhe nuk morën asnjë lajm zyrtar.
Kjo ndodhi deri një vit më vonë, kur Nataliya u informua se një trup ishte identifikuar në një morg në Ukrainën juglindore, duke përdorur një mostër ADN-je që ajo kishte dhënë.
Kështu që familja mbajti një funeral. Pastaj shtatorin e kaluar ata pësuan tronditjen më të madhe nga të gjitha.
Një ushtar, i sapo liruar nga Rusia, i telefonoi për t'u thënë atyre se Nazari ishte gjallë.
Ai e kishte parë atë në burg. Megjithatë, pa folur me Nazarin ose pa e parë, ata nuk mund të ishin të sigurt.
Pastaj këtë javë, ai telefonoi - përsëri në tokën ukrainase.
Ai kishte qenë i zhdukur për tre vjet e nëntë muaj.
Ndërsa presin ribashkimin e tyre të madh, familja është përpjekur të heqë materialet në lidhje me funeralin e Nazarit nga rrjetet sociale, për të mos e mërzitur atë.
Ata gjithashtu duhej ta hiqnin fotografinë e tij nga një ekspozitë e heronjve të rënë në fshat.
Tani ka një hetim për të kuptuar se si është bërë një gabim kaq shqetësues. /Telegrafi/
Fabrika FASAL është vizituar sot nga shefi i Misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, nga Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e FASAL i prezantuan nga afër diplomatit nga Luksemburgu proceset e prodhimit, standardet e cilësisë që aplikohen në fabrikë, si dhe projektet aktuale që po zhvillohen për tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.
Vizita u cilësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim idesh dhe diskutime mbi potencialin e bashkëpunimit dhe zhvillimit të mëtejmë të sektorit të prodhimit dhe eksportit.
Nga FASAL u theksua rëndësia e investimeve në prodhim dhe rritjes së kapaciteteve eksportuese, duke vlerësuar interesimin e treguar nga përfaqësuesit diplomatikë për zhvillimin ekonomik dhe industrial në Kosovë.
Në fund të vizitës, drejtuesit e FASAL shprehën mirënjohje ndaj z. Eric Dietz për vizitën dhe interesimin e treguar për punën dhe investimet e kompanisë, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunime të ardhshme që do të kontribuonin në forcimin e sektorit prodhues dhe eksportues të vendit.
Ndryshe, kompania FASAL si veprimtari kryesore e ka prodhimin e dyerve, dritareve dhe fasadave të jashtme strukturale dhe gjysmë-strukturale.
Ka qenĂ« njĂ« sezon me ulje-ngritje pĂ«r Lamine Yamalin, i cili nĂ« javĂ«t e fundit ka filluar tâi rikthehet nivelit tĂ« tij mĂ« tĂ« mirĂ« te Barcelona.
Në fazën e hershme të edicionit, talenti i ri kishte probleme me pubalgjinë, gjë që ndikoi ndjeshëm në disa nga paraqitjet e tij.
Problemi u evidentua për herë të parë në muajin shtator dhe u përkeqësua gjatë angazhimeve me përfaqësuesen e Spanjës, çka bëri që Yamal të mungonte për disa javë.
Megjithatë, edhe pas rikuperimit fillestar, shqetësimi nuk u zhduk plotësisht.
Siç ka shpjeguar Santi Ovalle pĂ«r Cadena SER, Lamine Yamal ânuk e dinte pĂ«r dĂ«mtimin, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« normale, sepse Ă«shtĂ« i ri dhe pĂ«r tĂ« ishte diçka e re.
âKishte ditĂ« kur ishte perfekt dhe papritur njĂ« ditĂ« tjetĂ«r dhimbja kthehej⊠dhe kjo e frustronteâ, kanĂ« thĂ«nĂ« rrethi i ngushtĂ« i futbollistit.
Pikërisht për këtë arsye, ai e pati të vështirë ta tejkalonte problemin, por situata u përmirësua dukshëm që nga muaji nëntor.
Në atë periudhë, Yamal iu nënshtrua një ndërhyrjeje të lehtë me radiofrekuencë në Belgjikë, e cila pastroi zonën e prekur nga pubalgjia.
Në javët pas ndërhyrjes, ai ende ndiente dhimbje herë pas here, por stafi mjekësor i Barcelonës e këshilloi të vazhdonte punën specifike në atë zonë, edhe në ditët kur nuk kishte dhimbje.
Ky moment rezultoi vendimtar dhe tani problemi konsiderohet pothuajse i tejkaluar.
Lamine Yamal e ka përballuar situatën me bindjen se do të bënte gjithçka për ta kapërcyer pubalgjinë dhe, për fat të mirë për të dhe për Barcelonën, duket se ia ka dalë, edhe pse menaxhimi i ngarkesës do të vazhdojë me kujdes./Telegrafi/
Një juri e madhe në New Mexico ka ngritur padi ndaj aktorit dhe regjisorit Timothy Busfield për katër akuza për kontakt seksual me një fëmijë.
Prokurori i Qarkut Bernalillo, Sam Bregman, njoftoi aktakuzën të premten në një postim në rrjetet sociale.
Autoritetet më parë lëshuan një urdhër arresti për Busfield me akuza për sjellje të keqe ndërsa ai punonte si regjisor në sheshxhirimin e serialit televiziv "The Cleaning Lady".
Busfield i mohoi akuzat. Ai u dorëzua vetë te autoritetet dhe u lirua nga paraburgimi.
Ai njihet më së miri për rolet e tij në serialin "The West Wing" dhe filmat "Field of Dreams" dhe "Thirtysomething".
Avokati i Busfield, Larry Stein, nuk pranoi të komentojë mbi akuzën për kontakt seksual në aktakuzë, por tha se juria nuk i pranoi akuzat për ngacmim seksual të kërkuara nga prokurorët.
NĂ« njĂ« deklaratĂ«, ai deklaroi se seanca dĂ«gjimore pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit kishte âzbuluar dobĂ«si fatale nĂ« provat e shtetit, domethĂ«nĂ« boshllĂ«qe qĂ« asnjĂ« vendim aktakuze nuk mund tâi heqĂ«â. /Telegrafi/
Ekspertët paralajmërojnë se prirjet estetike të momentit mund të lënë pasoja të përhershme fizike dhe psikologjike
Cikli i pandĂ«rprerĂ« i modave Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r shumĂ« njerĂ«z i lodhshĂ«m, madje shterues. Nga mĂ«nyra e veshjes dhe ushqyerjes, te bukuria dhe pamja fizike, presioni pĂ«r tĂ« qenĂ« gjithmonĂ« ânĂ« hap me kohĂ«nâ shpesh krijon ndjenjĂ« pamjaftueshmĂ«rie dhe pasigurie personale.
Ky presion nuk ka kursyer as kirurgjinë estetike, ku muajt e fundit është vërejtur një rritje e madhe e kërkesave për një pamje shumë të stilizuar të hundës, e përshkruar si hundë në formë piste skish, një hundë e ngushtë, me shpinë të gropëzuar dhe majë të vogël, të ngritur artificialisht.
ĂfarĂ« nĂ«nkupton kjo formĂ« e hundĂ«s?
Bëhet fjalë për një pamje të arritur përmes operacionit estetik të hundës, e karakterizuar nga:
shpinë e lëmuar me gropëzim të theksuar,
ngushtim i tepërt i strukturës,
majë e vogël dhe e ngritur dukshëm.
Qëllimi është krijimi i tipareve të idealizuara të fytyrës, të cilat në hapësirat digjitale paraqiten shpesh si model i imponuar bukurie, ndonëse në realitet kjo formë u përshtatet vetëm një numri shumë të vogël fytyrash, transmeton Telegrafi.
Përvoja personale: pritshmëri të larta, zhgënjim i heshtur
Një grua e re, e cila iu nënshtrua këtij operacioni, ka treguar se kishte ëndërruar për ndryshimin e hundës që në adoleshencë, nën ndikimin e kulturës masive dhe imazheve të idealizuara të bukurisë.
Megjithëse ndërhyrja u krye në kushte mjekësore, rezultati për të ishte tepër i theksuar dhe jo në harmoni me tiparet e saj natyrore.
Ajo pranon se edhe sot, në momente pasigurie emocionale, mendimi për një ndërhyrje tjetër i kalon në mendje, ndonëse është e vetëdijshme se kjo do ta largonte edhe më shumë nga identiteti i saj natyror dhe familjar.
Paralajmërimet e specialistëve
Sipas specialistĂ«ve tĂ« shĂ«ndetit mendor dhe kirurgĂ«ve estetikĂ«, ndikuesit nĂ« rrjetet sociale qĂ« publikojnĂ« fotografi âpara dhe pas ndĂ«rhyrjesâ luajnĂ« njĂ« rol tĂ« madh nĂ« normalizimin e pritshmĂ«rive joreale.
Kirurgët raportojnë rritje të dukshme të kërkesave për këtë formë hunda, duke theksuar se, ndryshe nga moda apo stili i flokëve, ndërhyrjet kirurgjikale janë të përhershme.
Ajo që sot paraqitet si bukuri ideale, pas disa vitesh mund të perceptohet si e tepruar ose e panatyrshme.
shoqërohet me periudhë të vështirë rikuperimi, shpesh me dhimbje dhe parehati të theksuar.
Pacientët e përshkruajnë rikuperimin si një përvojë të rëndë fizike dhe emocionale, që nuk reflektohet në imazhet e bukura të shpërndara në hapësirat digjitale.
Pasojat psikologjike dhe humbja e identitetit
Një aspekt shqetësues i kësaj prirjeje është ndikimi në identitetin personal. Shumë persona pas operacionit shprehen se nuk i ngjajnë më askujt në familjen e tyre dhe ndihen të shkëputur nga tiparet që i kanë përkufizuar ndër breza.
SpecialistĂ«t theksojnĂ« se presioni pĂ«r tâu larguar nga tiparet natyrore ka ekzistuar prej kohĂ«sh, por sot Ă«shtĂ« pĂ«rforcuar ndjeshĂ«m nga krahasimet e vazhdueshme nĂ« rrjetet sociale.
Nga këndvështrimi mjekësor, një hundë e balancuar:
ka shpinë të drejtë ose me kontur shumë të lehtë,
kalim të butë drejt majës,
ruan raportet natyrore me pjesën tjetër të fytyrës.
Kur gropëzimi i shpinës është i tepruar dhe maja shumë e ngritur, krijohet forma e pistës së skive, e cila shpesh perceptohet si jo harmonike dhe artificiale.
Një prirje që në pamje të parë duket e padëmshme, në realitet mund të ketë pasoja afatgjata estetike, funksionale dhe psikologjike. Për këtë arsye, specialistët bëjnë thirrje për vetëdije, informim dhe respekt ndaj tipareve natyrore.
Bukuria që zgjat nuk është ajo që ndjek verbërisht modën e momentit, por ajo që ruan harmoninë, identitetin dhe shëndetin afatgjatë. /Telegrafi/
Politikani serb Nenad Ăanak foli nĂ« njĂ« lidhje live pĂ«r emisionin Balkan Talks nĂ« Euronews Albania, ku analizoi situatĂ«n politike nĂ« Serbi dhe ndikimin e saj nĂ« KosovĂ«.
Ai vlerësoi se tensionet aktuale dhe gjendja e brendshme në Serbi e bëjnë të pamundur një konflikt të ri mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ăanak theksoi gjithashtu rĂ«ndĂ«sinĂ« e normalizimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve midis Beogradit dhe PrishtinĂ«s dhe rolin e presionit ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« shmangien e pĂ«rplasjeve. Sipas tij, administrata amerikane dhe Bashkimi Evropian insistojnĂ« nĂ« pranimin e realitetit qĂ« Kosova Ă«shtĂ« shtet sovran, me tĂ« njĂ«jtat tĂ« drejta si çdo shtet tjetĂ«r nĂ« rajon dhe nĂ« botĂ«.
âNuk shoh se skenari pĂ«r luftĂ« mes SerbisĂ« dhe KosovĂ«s Ă«shtĂ« i mundur, sepse Serbia nuk ka potencialin pĂ«r tĂ« qenĂ« e angazhuar nĂ« mĂ«nyrĂ« aktiveâ, tha zoti Ăanak.
Ai shtoi se pushteti në Serbi është thellësisht i korruptuar dhe shumë vendime qeveritare diktohen nga rrjeti i inteligjencës ruse.
âKa disa njerĂ«z nĂ« qeveri si AleksandĂ«r Vulin apo Nikola Popovi qĂ« janĂ« spiun tĂ« Kremlinit brenda qeverisĂ« serbe. Por nĂ« kĂ«tĂ« moment, pĂ«r shkak tĂ« tensioneve mes PerĂ«ndimit dhe Lindjes, nuk do tĂ« ketĂ« luftĂ« nĂ« kĂ«ndvĂ«shtrimin tim, edhe pse provokimet janĂ« mĂ« se tĂ« mundshmeâ, shtoi ai.
NĂ« lidhje me raportimet pĂ«r njĂ« rezolutĂ« tĂ« mundshme tĂ« SHBA-sĂ« pĂ«r mbylljen e dialogut KosovĂ«-Serbi dhe njohjen reciproke, Ăanak tha se zoti Dushan Janjiç Ă«shtĂ« njĂ« burim shumĂ« i mirĂ«informuar dhe konsideron serioze atĂ« qĂ« ka deklaruar.
Kosova do të nisë zbatimin e rreptë të ligjeve për automjetet e regjistruara jashtë vendit dhe për shtetasit e huaj.
Vendimi synon të parandalojë përdorimin e veturave me targa të huaja në Kosovë dhe qytetarët që jetojnë në zona kufitare kanë frikë se do të përballen me vështirësi.
âUnĂ« pĂ«r shembull, hyj-dal brenda ditĂ«s, njĂ«herĂ«, dy herĂ«â, tha njĂ« qytetar.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se ligjet kanë qenë fuqi edhe më herët dhe se zbatimi i tyre është në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Jeta Tela, shefe e kabinetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha për RTK se këto nuk janë dy ligjet e reja.
Edhe Qëndrim Bytyqi, Drejtor i Zyrës Ligjore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, thotë se Ligji për automjetet parashikon që shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë territorit dhe që posedojnë një veturë që është e regjistruar në shtetin e huaj, kanë drejtë të qarkullojnë Kosovë deri në tre muaj.
âPo kjo nuk i ndalon tĂ« njĂ«jtit qĂ« pas daljes nga territorit i KosovĂ«s tĂ« kthehen prapĂ«, pra kufizimet vlejnĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« tre mujore qĂ« Ă«shtĂ« e pandĂ«rprerĂ«, por qĂ« nuk kufizohet qĂ« ata qĂ« kanĂ« vizita mĂ« tĂ« shpeshta atĂ« mund tĂ« hynĂ« prapĂ« me atĂ« veturĂ« nĂ« territorin e KosovĂ«sâ, tha ai.
Ndërkohë Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, vlerëson se qytetarët nuk kanë arsye të shqetësohen.
âQeveria e KosovĂ«s vazhdimisht Ă«shtĂ« nĂ« komunikim intensiv pĂ«r gjitha ato çështje qĂ« prekin edhe shqiptarĂ«t e LuginĂ«s e PreshevĂ«s dhe sigurisht edhe pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, andaj Ă«shtĂ« edhe kjo hapĂ«sira informuese, andaj i bĂ«j ftesĂ« edhe kĂ«tĂ« radhĂ« gjitha qytetarĂ«ve shqiptarĂ« tĂ« LuginĂ«s e PreshevĂ«s qĂ« janĂ« nĂ« KosovĂ« qĂ« tĂ« fillojnĂ« tĂ« rregullojnĂ« dokumentetâ, tha ai.
E banorët, megjithatë, kanë dilemat e tyre. Ndërsa institucionet sigurojnë se nuk do të ketë pengesa, banorët e zonave ndërkufitare mbeten në pritje të sqarimeve më të qarta për ndikimin konkret këtij vendimi në jetën e tyre të përditshme./RTK
AvokatĂ«t e Kylian Mbappes kanĂ« dĂ«rguar, sipas raportimeve tĂ« LâEquipe, njĂ« ekzekutor gjyqĂ«sor te PSG-ja pĂ«r bonuset e papaguara tĂ« pushimeve, nĂ« vlerĂ« 5.9 milionĂ« euro.
Ky veprim vjen pasi klubi parisien nuk ka paguar pjesën e kompensimit që ishte urdhëruar më parë nga një gjykatë.
Në një vendim të mëparshëm, PSG-ja u urdhërua të paguajë Mbappes 60.9 milionë euro për bonuset e papaguara, ku 55 milionë euro përfshijnë paga dhe bonuse të tjera.
Nëse klubi nuk përmbush detyrimin, sistemi i drejtësisë mund të shkojë deri te sekuestro e pronave të PSG-së për të rimarrë shumën e detyrueshme.
Mbappe nuk ka komentuar publikisht për veprimin e fundit ligjor, por ka mbajtur qëndrim të prerë për të marrë të gjithë të drejtën e tij të plotë.
Rasti shton tensionet e vazhdueshme mes PSG-së dhe ish-kapitenit të tyre, tashmë te Real Madrid, për çështje financiare dhe kontraktuale.
Ekspertët ligjorë sugjerojnë se sekuestrimi mund të ekzekutohet brenda javësh, nëse PSG-ja dështon të shlyejë borxhin./Telegrafi/
Gjykata Themelore nĂ« PejĂ«, Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda, ka caktuar masĂ«n e paraburgimit nĂ« kohĂ«zgjatje prej 30 ditĂ«sh ndaj tĂ« pandehurit K.M., i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale âVrasje e rĂ«ndĂ« e mbetur nĂ« tentativĂ«â.
Vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« nga gjyqtari i procedurĂ«s paraprake, MusĂ« Povataj, pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« parashtruar nga Prokuroria Themelore nĂ« PejĂ« â Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda. Sipas gjykatĂ«s, ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer veprĂ«n penale tĂ« paraparĂ« nĂ« nenin 173 paragrafi 1 nĂ«nparagrafi 1.3, nĂ« lidhje me nenin 28 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
Masa e paraburgimit është caktuar në bazë të kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe do të zbatohet nga data 6 shkurt 2026, në ora 04:00, deri më 6 mars 2026.
Sipas vendimit të gjykatës, paraburgimi do të mbahet fillimisht në Repartin e Psikiatrisë në Pejë, për aq kohë sa vlerësohet i nevojshëm trajtimi shëndetësor i të pandehurit, ndërsa pas përfundimit të trajtimit ai do të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit.
Ndryshe, dje është arrestuar një person nën dyshimin për veprën penale vrasje në tentativë, pas një incidenti të rëndë që ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit, ku një person dyshohet se është lënduar rëndë me sëpatë nga një familjar i tij.
Rastin fillimisht e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare rreth orës 15:35.
âRreth orĂ«s 15:35, Stacioni Policor Ă«shtĂ« njoftuar nga QMF se Ă«shtĂ« duke u trajtuar njĂ« person i lĂ«nduar me mjet tĂ« fortĂ«, sĂ«patĂ«, i cili dyshohet se Ă«shtĂ« lĂ«nduar nga njĂ« familjar. Ngjarja ka ndodhur nĂ« fshatin Isniq tĂ« Deçanit. Personi i lĂ«nduar Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« emergjencĂ«n e PejĂ«s pĂ«r shkak tĂ« lĂ«ndimeve qĂ« ka pĂ«suar. Prokurorja e shtetit Ă«shtĂ« njoftuar me rastin dhe ka autorizuar qĂ« me rastin tĂ« merret sektori i hetimeve rajonale pĂ«r shkak tĂ« peshĂ«s sĂ« veprĂ«sâ, ka deklaruar Gashi./Telegrafi/
Njerëzit në Korenë e Veriut po ekzekutohen sepse kanë parë Squid Game.
Qytetarët gjithashtu përballen me vrasjen për dëgjimin e K-pop, një zhanër muzikor i Koresë së Jugut që përfshin grupe si BTS.
Dëshmitë u zbuluan nga Amnesty International pas kryerjes së 25 intervistave të hollësishme me të arratisurit që kanë ikur nga shteti i drejtuar nga regjimi i Kim Jong-un .
TĂ« arratisurit thanĂ« se shikimi i dramave tĂ« njohura tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut si âSquid Gameâ, âCrash Landing on Youâ dhe âDescendants of the Sunâ, mund tĂ« çojĂ« nĂ« pasojat mĂ« ekstreme, pĂ«rfshirĂ« vdekjen.
Një i intervistuar tha se kishte dëgjuar nga një i arratisur me lidhje familjare se si njerëz, përfshirë nxënës të shkollës së mesme, ishin ekzekutuar për shkak se kishin parë Squid Game.
Një tjetër ekzekutim u dokumentua më parë nga Radio Free Asia në vitin 2021, shkruan skynews.
"Të marra së bashku, këto raporte sugjerojnë ekzekutime të shumta që lidhen me serialin", tha Amnesty në një deklaratë.
Të intervistuarit përshkruan gjithashtu rreziqet e dëgjimit të muzikës së huaj, veçanërisht K-pop nga Koreja e Jugut, ku në dëshminë e tyre u përmend edhe grupi i njohur BTS.
Në vitin 2021, The Korea Times raportoi se një grup adoleshentësh u kapën dhe u hetuan për dëgjimin e grupit.
Choi Suvin, i cili iku nga Koreja e Veriut në vitin 2019, tha se njerëzit shisnin shtëpitë e tyre për të shmangur ndëshkimin.
"Njerëzit kapen për të njëjtin akt, por dënimi varet tërësisht nga paratë", tha 39-vjeçari.
"Njerëzit pa para shesin shtëpitë e tyre për të mbledhur 5,000 ose 10,000 dollarë për të paguar për të dalë nga kampet e riedukimit", shtoi ai.
Kjo pabarazi u dëshmua më tej nga rasti i Kim Joonsik, i cili u kap tre herë duke parë drama të Koresë së Jugut, por i shpëtoi ndëshkimit sepse familja e tij kishte lidhje.
Në fund të viteve 2010, vajzat u dënuan me dënime me vite në kampet e punës së Koresë së Veriut, sepse familjet e tyre nuk mund të përballonin të paguanin.
Sarah Brooks, zĂ«vendĂ«sdrejtoreshĂ« rajonale nĂ« Amnesty, tha: âKĂ«to dĂ«shmi tregojnĂ« se si Koreja e Veriut po zbaton ligje distopike qĂ« nĂ«nkuptojnĂ« se shikimi i njĂ« shfaqjeje televizive tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut mund t'ju kushtojĂ« jetĂ«n - pĂ«rveç nĂ«se keni mundĂ«si tĂ« paguaniâ.
"NjerĂ«zit qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« mĂ«sojnĂ« mĂ« shumĂ« rreth botĂ«s jashtĂ« KoresĂ« sĂ« Veriut, ose kĂ«rkojnĂ« argĂ«tim tĂ« thjeshtĂ« nga jashtĂ« shtetit, pĂ«rballen me ndĂ«shkimet mĂ« tĂ« ashpraâ, shtoi ajo.
Sipas Aktit të Mendimit dhe Kulturës Anti-Reaksionare të Koresë së Veriut të vitit 2020, përmbajtja e Koresë së Jugut është "e quajtur ideologji e kalbur që paralizon ndjenjën revolucionare të popullit".
Ata që kapen duke konsumuar media të tilla përballen me pesë deri në 15 vjet punë të detyruar sipas këtij akti, me dënime më të rënda - përfshirë vdekjen - për shpërndarjen e tyre ose organizimin e shikimeve në grup.
Shumica e të intervistuarve ishin të moshës midis 15 dhe 25 vjeç kur u arratisën.
Largimi më i fundit kishte ndodhur në qershor 2020, me 11 të tjerë që ishin larguar midis viteve 2019 dhe 2020.
Arratisjet kanë qenë të rralla që nga viti 2020, kur mbylljet e kufijve për shkak të COVID-19 e izoluan vendin nga bota e jashtme. /Telegrafi/
Grupet parlamentare akoma nuk kanë një koordinim rreth draft ligjit për ndryshimin e ligjit për qeveri me të cilin rregullohet funksionimi i qeverisë teknike në zgjedhjet e ardhshme, pas riorganizimit të disa ministrive.
Sipas partisë në pushtet, për shfuqizimin e qeverisë teknike pas zgjedhjeve të ardhshme nevojitet marrëveshje më e gjerë.
âNuk kemi mĂ« Ministri pĂ«r PunĂ« dhe PolitikĂ« Sociale qĂ« tĂ« mund tĂ« zgjidhet ministĂ«r pĂ«r PunĂ« dhe PolitikĂ« Sociale. Nuk kemi mĂ« ministri pĂ«r ShoqĂ«ri Informatike dhe AdministratĂ«, kĂ«to dyja janĂ« ndarĂ« kĂ«shtu qĂ« nuk mund tĂ« zgjidhet ministĂ«r. KĂ«to ndryshimet janĂ« tĂ« patjetĂ«rsueshme pĂ«r tĂ« pasur qeveri teknike nĂ« zgjedhjet e ardhshme. QĂ«ndrimi ynĂ« tĂ« cilin duam ta harmonizojmĂ« me tĂ« gjitha partitĂ« politike Ă«shtĂ« qĂ« pas zgjedhjeve tĂ« ardhshme, ta shfuqizojmĂ« qeverinĂ« teknike sepse e ka tejkalu edhe afatin edhe mandatin e ekzistencĂ«sâ, deklaroi Brane Petrushevski, OBRM-PDUKM.
LSDM-ja mbetet kategorikisht kundër kurse VLEN-i është në të njëjtin qëndrim me partnerin e koalicionit, OBRM-PDUKM.
Për Frontin Evropian, disa nga ndryshimet e propozuara, posaçërisht neni që ka të bëjë me afatin e zbatimit të ndryshimeve, janë të paqarta. Megjithatë, ata thonë se shfuqizimi nuk mund të bëhet pa ndërmjetësimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë.
âNĂ« qoftĂ« se MarrĂ«veshja e PĂ«rzhinĂ«s Ă«shtĂ« arritur qĂ« tĂ« finalizohet dhe tĂ« nĂ«nshkruhet me prezencĂ«n e komunitetit ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, e njĂ«jta duhet edhe tĂ« shfuqizohet me prezencĂ«n e komunitetit ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. NĂ« qoftĂ« se do tĂ« jetĂ« kĂ«shtu siç qeveria aktuale e kĂ«rkon shfuqizimin e qeverisĂ« teknike, ato e bĂ«jmĂ« me tĂ« vetmin qĂ«llim qĂ« ta keqpĂ«rdorin nĂ« zgjedhjet e ardhshme parlamentare ose cilatdo qofshin ato, ta keqpĂ«rdorin pushtetin dhe pozitĂ«n e tyreâ, tha Rina Ajdari, Koordinatore e grupit parlamentar tĂ« Frontit Evropian.
Draft ndryshimet parashikojnë që ligji të hyjë në fuqi në ditën e tetë pas publikimit në Gazetën Zyrtare kurse dispozitat e tij do të zbatohen deri në ditën e publikimit të rezultateve përfundimtare dhe ndarjes së mandateve sipas njësive zgjedhore nga ana e KSHZ-së, për zgjedhjet e para me radhë për deputetë të mbajtura pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. /Alsat.mk
Zërat e fundit në Itali sugjerojnë se Thiago Motta mund të rikthehet te Bologna, në rast se klubi rossoblu vendos të ndahet nga trajneri aktual, Vincenzo Italiano. Një lëvizje e tillë nuk do të kishte rëndësi vetëm për Bolognën, por edhe për Juventusin, i cili do të përfitonte financiarisht nga largimi përfundimtar i Mottas.
Thiago Motta Ă«shtĂ« pa punĂ« qĂ« nga marsi i vitit tĂ« kaluar, kur u shkarkua nga posti i trajnerit tĂ« Juventusit. 43-vjeçari qĂ«ndroi mĂ« pak se njĂ« vit nĂ« krye tĂ« âZonjĂ«s sĂ« VjetĂ«râ, pasi ishte emĂ«ruar si pasues i Massimiliano Allegrit pĂ«r sezonin 2024/25.
QĂ« prej asaj kohe, Motta Ă«shtĂ« pĂ«rfolur pĂ«r disa vende tĂ« lira nĂ« stol, pĂ«rfshirĂ« Real Sociedadin, AS Monacon, Bayer Leverkusenin dhe Spartak MoskĂ«n. MegjithatĂ«, sipas âCalciomercato.comâ, ai nuk Ă«shtĂ« me nxitim pĂ«r tâu rikthyer nĂ« trajnim dhe dĂ«shiron tĂ« marrĂ« sa mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar hapin e radhĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« zgjedhja e tij e ardhshme tĂ« jetĂ« e duhura.
Ditët e fundit janë shtuar zërat se Motta mund të rikthehet te Bologna, klubi ku kishte lënë gjurmë pozitive, nëse drejtuesit vendosin të ndahen nga Vincenzo Italiano.
Ky i fundit e udhëhoqi Bolognën drejt triumfit historik në Kupën e Italisë sezonin e kaluar, trofeu i parë pas 51 vitesh, duke siguruar edhe kualifikimin në Ligën e Evropës. Megjithatë, këtë sezon skuadra po kalon një periudhë të vështirë, me vetëm një fitore në Serie A që nga fillimi i dhjetorit.
Aktualisht, Bologna renditet në vendin e 10-të në tabelë dhe rrezikon të bjerë në gjysmën e poshtme të renditjes nëse nuk arrin të mposhtë Parmën në fundjavë. Nëse klubi vendos të shkarkojë Italianon, Motta pritet të jetë një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar.
Edhe pse u largua nga Juventusi në mars, Motta nuk e ka ndërprerë ende kontratën me klubin torinez, çka do të thotë se ai vazhdon të përfitojë pagë deri në skadimin e marrëveshjes, në verën e vitit 2027.
Ai përfiton rreth 3 milionë euro neto në sezon nga Juventusi, një shifër që i kushton klubit rreth 5.5 milionë euro bruto në vit.
Në rast se Motta merr drejtimin e Bolognës, kjo pagë do të hiqej menjëherë nga bilanci i Juventusit, duke i kursyer klubit torinez një shpenzim të konsiderueshëm financiar për vitet e mbetura të kontratës./Telegrafi
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hequr një video nga rrjetet sociale që përfshinte një klip ku Barack dhe Michelle Obaman si majmunë.
Klipi - i lidhur me këngën The Lion Sleeps Tonight - ishte në fund të një videoje 62-sekondëshe që përmbante pretendime për mashtrim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, shkruan BBC.
Ndërsa presidenti nuk ofroi asnjë koment në postimin e tij, shpërndarja e videos shkaktoi reagime të ashpra.
Megjithatë, sipas Shtëpisë së Bardhë, ajo ishte thjesht një meme.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se klipi është nga "një video meme në internet që përshkruan presidentin Trump si Mbretin e Xhunglës dhe Demokratët si personazhe nga Mbreti Luan".
"Ju lutem ndaloni zemërimin e rremë dhe raportoni sot për diçka që ka vërtet rëndësi për publikun amerikan", shtoi ajo. /Telegrafi/
Filmi dokumentar "Melania" vendosi një rekord të ri në portalin e vlerësimit të filmave Rotten Tomatoes për diferencën më të madhe midis vlerësimeve të kritikëve të filmit dhe audiencës në historinë e faqes.
Kritikët i dhanë filmit një rezultat jashtëzakonisht të ulët prej pesë përqind (më vonë u rrit në shtatë përqind) në Tomatometer, ndërsa publiku i dha një rezultat pothuajse perfekt prej 99 përqind në Audience Popcornmeter, diferenca më e madhe midis kritikëve dhe audiencës e regjistruar ndonjëherë.
Ky dokumentar, i cili u drejtua nga Brett Ratner dhe për të cilin Amazon MGM pagoi një rekord prej 40 milionë dollarësh plus 35 milionë dollarë shtesë për promovim, mori pothuajse ekskluzivisht vlerësime negative nga recensentët e filmave, të cilët shpesh e përshkruanin atë si glorifikim dhe propagandë në vend të një filmi objektiv.
Megjithatë, pati rezultate më të mira komerciale se sa pritej në Shtetet e Bashkuara, ku fitoi rreth shtatë milionë dollarë në fundjavën e parë të premierës, duke e bërë atë një nga debutimet më të suksesshme dokumentare të dekadës së fundit, megjithëse qëndrueshmëria e tij e përgjithshme financiare mbetet e dyshimtë duke pasur parasysh kostot e larta të prodhimit dhe promovimit.
Shumë dyshuan gjithashtu se vlerësimet e audiencës prej 99 përqind ishin autentike, sepse ata që shkruan recensione për "Melania" kishin kryesisht vetëm atë recension, gjë që është e çuditshme, sepse përdoruesit që u pëlqejnë filmat kanë tendencë të shkruajnë më shumë recensione.
Dokumentari kontrovers i Amazon ndjek zonjën e parë në 20 ditët para inaugurimit të bashkëshortit të saj në vitin 2025. Ai u drejtua nga regjisori i turpëruar Brett Ratner, i cili në vitin 2017 u akuzua publikisht nga gjashtë gra për ngacmim dhe sulm seksual. Regjisori i "Rush Hour" ka mohuar çdo shkelje.
Regjisorit iu desh të mbronte kostot në premierë, duke theksuar se në prodhim ishin të përfshirë kameramanë të shkëlqyer dhe një ekip i madh xhirimi, duke pretenduar se një buxhet i tillë nuk ishte i pazakontë për një projekt me një standard kaq të lartë prodhimi.
Megjithatë, kjo nuk është e vetmja polemikë që lidhet me filmin. Sipas raportimeve, dy të tretat e anëtarëve të ekipit që punuan në film nuk duan që emrat e tyre të lidhen me projektin. /Telegrafi/
Ish-anĂ«tari i Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s, RamĂ« Buja, ka shpalosur detaje tĂ« panjohura mĂ« parĂ« rreth KonferencĂ«s sĂ« RambujesĂ«, 27 vjet pas zhvillimit tĂ« saj.
Duke e pĂ«rshkruar atĂ« periudhĂ« si njĂ« kthesĂ« vendimtare pĂ«r fatin e KosovĂ«s, Buja si ish-anĂ«tari delegacionit Kosovar, pĂ«r KosovaPress ka ofruar njĂ« vĂ«shtrim tĂ« thellĂ« mbi sfidat ushtarake, diplomatike dhe personale me tĂ« cilat u pĂ«rball delegacioni shqiptar nĂ« shkurtin e vitit 1999. RrĂ«fimi i BujĂ«s nis me situatĂ«n kritike nĂ« terren para nisjes pĂ«r nĂ« FrancĂ«. Ai zbulon se UĂK-ja ndodhej nĂ« njĂ« moment delikat, me mungesĂ« tĂ« theksuar municioni dhe me nevojĂ«n urgjente pĂ«r tĂ« fituar kohĂ« dhe mbĂ«shtetje ndĂ«rkombĂ«tare. Vendimi pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« Rambuje nuk ishte thjesht diplomatik, por njĂ« manovĂ«r ekzistenciale pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar bĂ«rthamĂ«n e rezistencĂ«s sĂ« armatosur dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rkombĂ«tarizuar çështjen e KosovĂ«s nĂ« nivelet mĂ« tĂ« larta botĂ«rore.
âĂĂ«shtja e njĂ« konference ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r KosovĂ«n Ă«shtĂ« nisur diku nĂ« qershor apo korrik tĂ« vitit â98. Kur trojka europiane vije nĂ« KleçkĂ« dhe na takon Jakup Krasniqin, Fatmir LimĂ«n dhe mua dhe aty filloi njĂ« farĂ« forme ai propozimi se a jeni tĂ« gatshĂ«m ju tĂ« shkoni nĂ« njĂ« konferencĂ« ndĂ«rkombĂ«tare kudo qĂ« do bĂ«het nĂ« nĂ« EvropĂ« apo botĂ« pĂ«r tĂ« realizuar atĂ« qĂ« ju mund tĂ« pretendoni pĂ«r tĂ« realizuar. Faktikisht, pastaj shkoi kohĂ« relativisht e gjatĂ« prej asaj kohe dhe Ă«h, ishte problem jo i voçkĂ«l apo jo i vogĂ«l kombinimi dhe strukturimi i delegacionit, sepse do duhej tĂ« ishin pjesĂ«tarĂ«t e delegacionit edhe ata tĂ« cilĂ«t ishin nĂ« PrishtinĂ« dhe nuk ishin pjesĂ« e luftĂ«s. Pastaj njĂ« pjesĂ« tjetĂ«r qĂ« ishte edhe andej edhe kĂ«ndej, dhe pastaj njĂ« pjesĂ« e delegacionit qĂ« ishin anĂ«tarĂ«t e Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s, e ata ishin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Ram Buja. KĂ«shtu qĂ« kĂ«ta ishim ne tĂ« UĂK-sĂ« dhe nuk ishte e lehtĂ« ajo qĂ« tĂ« pranonim pĂ«r tĂ« shkuar sepse 10 pikat nismĂ«tare pĂ«r ta pranuar konferencĂ«n si tĂ« tillĂ« çfarĂ« ishte, ishin tĂ« rĂ«nda. Por ne si delegacion i UĂK-sĂ«, i dinim pozicionet tona. Ishim nĂ« njĂ« pozicion shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« pĂ«r faktin qĂ« na u kishin, na kishin ardhur gati nĂ« fund municionet. Dhe e kishim hallin ta zgjasim jetĂ«n, ta zgjasim kohĂ«n qĂ« ushtarĂ«t tanĂ« tĂ« furnizoheshin me municione dhe me armatim qĂ« tĂ« vazhdohet lufta. Nuk e kishim iluzionin hiç tĂ« pĂ«rafĂ«rt qĂ« ne nĂ« Rambuje do tĂ« realizojmĂ« diçka qĂ« Ă«shtĂ« madhĂ«shtore pĂ«r KosovĂ«n. Por tĂ« fitojmĂ« kohĂ« dhe ta bĂ«jmĂ« UĂK-nĂ« mĂ« tĂ« njohur nĂ« botĂ«. Sepse njĂ« konferencĂ« e tillĂ«, padyshim qĂ« do pĂ«rcillej nga tĂ« gjithĂ« mediat e televizionet e botĂ«s dhe do tregojmĂ« se cila Ă«shtĂ« e vĂ«rteta e luftĂ«s sonĂ«â, tha ai.
NjĂ« nga momentet mĂ« dramatike tĂ« intervistĂ«s Ă«shtĂ« pĂ«rshkrimi i kĂ«rkesĂ«s sĂ« pazakontĂ« tĂ« delegacionit tĂ« UĂK-sĂ« pĂ«r t'u nisur tĂ« armatosur drejt aeroportit tĂ« PrishtinĂ«s, i cili kontrollohej nga forcat serbe. Buja tregon se si ata ishin tĂ« gatshĂ«m tĂ« vetĂ«vriteshin sesa tĂ« dorĂ«zoheshin tĂ« gjallĂ« nĂ« duart e regjimit tĂ« Milosheviqit, njĂ« detaj qĂ« dĂ«shmon vendosmĂ«rinĂ« sublime tĂ« luftĂ«tarĂ«ve tĂ« lirisĂ«.
âDhe Ă«shtĂ« njĂ« mik qĂ« akoma Ă«shtĂ« gjallĂ« dhe jemi pĂ«rshĂ«ndetur shpesh me tĂ«, Shawn Byrnes, qĂ« ka bĂ«rĂ« punĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme rreth delegacionit dhe pĂ«r delegacionin dhe pĂ«r KosovĂ«n pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, saqĂ« kemi pasur hallin se si do shkojmĂ« nĂ« Rambuje. Dhe kjo si do shkojmĂ« nĂ« Rambuje, kishim hallin ne qĂ« do tĂ« shkojmĂ« nĂ« aeroportin e PrishtinĂ«s, dhe nĂ« aeroport tĂ« PrishtinĂ«s dihej qĂ« ishin forcat serbe. Dhe ne bĂ«mĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« jo tĂ« zakonshme pĂ«r delegacionin amerikan dhe pĂ«r ShaĂ«n Byrnes-in, qĂ« ne kĂ«rkojmĂ« qĂ« nĂ« Rambuje tĂ« shkojmĂ« tĂ« armatosur. Ishte diçka qĂ« s'nuk ka ndodhur dhe s'i dihet, nuk mendonin dot se çfarĂ« kĂ«rkese Ă«shtĂ« kjo. Dhe na thanĂ« jo, s'Ă«shtĂ« e mundur kjo gjĂ« tĂ« bĂ«het. Po kur ua sqaruam se pĂ«rse duam tĂ« shkojmĂ« tĂ« armatosur me armĂ« tĂ« lehta, me armĂ« tĂ« vogla, Ă«h, nĂ« aeroportin e PrishtinĂ«s dhe i thamĂ«, ne nuk do bĂ«jmĂ« luftĂ« aty. As qĂ« s'e dihet kjo punĂ«. Por nuk dorĂ«zohemi tĂ« gjallĂ« nĂ« tek forcat serbe. E kemi hallin, nĂ«se na vije puna qĂ« ata vijnĂ« nĂ« pozicion aq tĂ« rĂ«ndĂ«, na vijnĂ« nĂ« pozicion aq tĂ« rĂ«ndĂ«, ne vrasim veten. Ky Ă«shtĂ« qĂ«llimi i marrjes sĂ« armĂ«s me vete. Nuk ka gjĂ« tjetĂ«r. Dhe atĂ«herĂ« menjĂ«herĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« po, do ta keni. Dhe kĂ«shtu domethĂ«nĂ« ne shkuam tĂ« armatosur me ato qĂ« armĂ« qĂ« kishim, armĂ« tĂ« lehta ose revole..
Udhëtimi që do të ndryshonte rrjedhën e historisë së Kosovës nuk filloi me bujë ushtarake, por me një kërkim të ethshëm për rroba civile.
Për ne, sepse s'kishim rroba civile. Dhe dikush na binte rroba të ndryshme dhe tash dikujt i binin të mëdha, dikujt të vogla. Dhe dikur na merr në telefon Shën Blozi dhe thotë, miqtë e mi, mos u brengosni për këtë punë, sepse disa miq tuaj janë të gatshëm t'ju furnizojnë, t'ju blejnë dhe t'ju sjellin... ne ju sjellim rrobat prej Prishtinës. Dhe na sollën, nuk e di sa valixhe, dy-tre valixhe, që të kemi mundësi edhe t'i ndërrojmë ato. Na erdhën në Shalë. Po tash u dashke ta kemi edhe një mjeshtër që i lidh kravatat. Dhe unë dikur që di t'i lidh kravatat. Nusja ime, Fatimja na i kthente këto rrethin e pantallonave, e lidhjen e kravatave, na i bëri ato gati dhe ne u nisëm të përgatitur. Por për të na marrë në Shalë erdhën dy makina të blinduara të KDOM-it amerikan atëherë dhe ishte interesant që ne shkonim për në aeroport të Prishtinës dhe ishte një ndjenjë e çuditshme e një gëzimi të veçantë. E dinim që mund të përfundonim në aeroport. E dinim atë, ne ishim të ndërgjegjshëm. Por, ishim të gëzuar se po shkojmë në një konferencë ndërkombëtare që do ta bëjmë vërtet ndërkombëtare krejt kërkesën tonë për liri.
Buja hedh dritĂ« gjithashtu mbi solidaritetin e brendshĂ«m dhe mbĂ«shtetjen popullore. NjĂ« njĂ«si speciale e UĂK-sĂ« nga Kleçksiguroi pĂ«rcjelljen e tyre nĂ« njĂ« zonĂ« me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ« afĂ«r aeroportit. Para nisjes, u bĂ« njĂ« pĂ«rcjellje formale ushtarake. Derisa popullsia e ShalĂ«s dhe fshatrave pĂ«rreth u mblodh pĂ«r t'i parĂ« me gĂ«zim dhe shpresĂ« tĂ« madhe.
Dhe për çudi, djemtë tanë, me gjithë sigurimin amerikan që kishim me ato mjetet e blinduara amerikane, një njësiti i veçantë, special i Kleçkës na ka përcjellur gjer afër aeroportit se ishte rrezik shumë i madh. Dhe me ta ishte edhe Adem Grabovci, domethënë, mes tjerash që janë të shtabit. Domethënë janë gjëra këto që kur t'i kujton njeriu janë të mira, goditëse domethënë për këtë kohë, kur e kujton se çfarë sakrifice është bërë dhe, a thua çmohet ajo sakrificë që kanë bërë djemtë tanë, kanë ardhur domethënë gjer afër aeroportit. Ne mos, nuk ishim të rëndësishëm. Ne e kishim vendosur.
E para gjë do ta them diçka që harrova dhe është mëkat po të harrohet, që Tahir Sinani i ndjerë, komandanti i njësisit special të Shtabit të Përgjithshëm, e bëri gardën rresht dhe na përcolli me të gjitha nderimet ushtarake për t'u nisur për në Rambuje. Ndërsa popullata e Shalës, e Krojmirit dhe fshatrave përreth, dolën aty për të na përcjellur me një gëzim se sikur diçka ne do merrnim, diçka të mirë për të realizuar atë që është më fisnikja, lirinë. Ne ishim të ndërgjegjshëm, ishim të kujdesshëm, e dinim se nuk mund të bëhet mrekullia, por megjithatë po shkojmë për të bërë një hap serioz drejt realizimit të qëllimit tonë.
Një nga dëshmitë më ekskluzive dhe historike që sjell Buja në këtë intervistë është rrëfimi mbi takimin me Komandantin Suprem të NATO-s, Gjeneralin Wesley Clark, në një lokacion tjetër jashtë Rambujesë.
Shkuam tek Klarku, u takuam me tĂ« dhe, siç e ka thĂ«nĂ« edhe vetĂ«, jo njĂ« herĂ« dhe nĂ« librin e tij, Na priti me katĂ«r ushtarakĂ« tĂ« tjerĂ«. S'ua dinim ne gradat. Ne ishim pesĂ« edhe ata ishin pesĂ«. Dhe na tha: âJu lutem, mĂ« hapni portat qĂ« ta godas Millosheviqin. Se tĂ« jeni i bindur se nuk e urreni ju mĂ« shumĂ« Millosheviqin se unĂ«â. Ishte e jashtĂ«zakonshme pĂ«r ne kjo.
SĂ« fundmi, profesori bĂ«n njĂ« lidhje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« mes ngjarjeve tĂ« vitit 1999 dhe procesit aktual gjyqĂ«sor nĂ« HagĂ«. Ai argumenton se dĂ«nimi i ish-krerĂ«ve tĂ« UĂK-sĂ« do tĂ« ishte njĂ« dĂ«nim pĂ«r vetĂ« historinĂ« e ndĂ«rhyrjes sĂ« NATO-s dhe vlerave demokratike perĂ«ndimore. Me tone tĂ« ashpra kritike ndaj GjykatĂ«s Speciale, Buja mbron pastĂ«rtinĂ« e luftĂ«s çlirimtare dhe bĂ«n thirrje pĂ«r njohjen e sakrificĂ«s sĂ« atyre qĂ« sot po gjykohen padrejtĂ«sisht, duke nĂ«nvizuar se pa UĂK-nĂ«, as ndihma e aleatĂ«ve nuk do tĂ« kishte qenĂ« e mundur.
Dhjetori i vitit të kaluar ka qenë mbi mesataren i ngrohtë dhe nën mesataren me shi, sipas matjeve dhe vëzhgimeve të temperaturave mesatare ditore dhe reshjeve në stacionet meteorologjike në Maqedoni.
Krahasuar me temperaturat mesatare mujore tĂ« dhjetorit pĂ«r periudhĂ«n tridhjetĂ«vjeçare 1991 â 2020, nĂ« vitin 2025 temperatura e dhjetorit ka qenĂ« 1,3 gradĂ« mĂ« e lartĂ« se mesatarja nĂ« nivel shtetĂ«ror, ndĂ«rsa sasia mujore e reshjeve ishte 50 pĂ«r qind e mesatares krahasuar me vlerĂ«n mesatare tĂ« dhjetorit nĂ« periudhĂ«n 1991 â 2020, e cila ka qenĂ« 65 mm.
âDhjetori karakterizohet si njĂ« muaj normal i ngrohtĂ« (me pĂ«rjashtim tĂ« MavrovĂ«s ku Ă«shtĂ« shumĂ« ngrohtĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« pjesĂ« tĂ« vitit) dhe njĂ« muaj mesatarisht me shira nĂ« juglindje, i thatĂ« nĂ« pjesĂ«n perĂ«ndimore dhe qendrore dhe shumĂ« i thatĂ« nĂ« Kriva PallankĂ« dhe OhĂ«r, krahasuar me mesataren e vitit 1991/20. Temperatura mesatare mujore varionte nga 1.8°C nĂ« MavrovĂ« deri nĂ« 6.9°C nĂ« Gjevgjeli. Temperatura maksimale mĂ« e lartĂ« u mat mĂ« 11 dhjetor nĂ« Gjevgjeli dhe ishte 16,7 gradĂ«. Temperatura minimale mĂ« e ulĂ«t gjatĂ« muajit u mat nĂ« MavrovĂ«, mĂ« 31 dhe ishte -11.,5 gradĂ«. NĂ« dhjetor 2025, sasia mujore e reshjeve nĂ« vend varionte nga 10 mm nĂ« OhĂ«r deri nĂ« 101 mm nĂ« Gjevgjeli. Reshjet ishin nga shiu dhe bora. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 36 mm u mat nĂ« Gjevgjeli mĂ« 25 tĂ« muajit. Reshjet maksimale ditore tĂ« borĂ«s prej 16 cm u mat mĂ« datĂ«n 8 nĂ« MavrovĂ«â, informoi DPHM.
Real Madrid ka konfirmuar se Rodrygo do të mungojë për një periudhë kohore pas një dëmtimi në kofshën e këmbës së djathtë.
Sulmuesi brazilian nuk stërviti të premten, pasi pësoi dëmtimin të enjten, dhe emri i tij është shtuar në listën e mungesave për udhëtimin drejt Valencias.
âLos Blancosâ kanĂ« lĂ«shuar njĂ« komunikatĂ« tĂ« premten nĂ« mbrĂ«mje, pas raportimeve se Rodrygo ishte nĂ« dyshim pĂ«r ndeshjen nĂ« âMestallaâ, duke konfirmuar kĂ«shtu dĂ«mtimin.
Sipas Cadena Cope, dëmtimi do ta mbajë Rodrygon jashtë fushës për rreth 10 ditë.
Kjo do të thotë se ai nuk do të luajë ndaj Valencias të dielën në mbrëmje, dhe është në dyshim për ndeshjen kundër Real Sociedad fundjavën tjetër.
NĂ« teori, ai do tĂ« ishte nĂ« dispozicion pĂ«r tĂ« luajtur ndaj Benficas nĂ« LisbonĂ«, por pĂ«r atĂ« ndeshje Ă«shtĂ« i pezulluar. QĂ«llimi kryesor Ă«shtĂ« qĂ« ai tĂ« jetĂ« i gatshĂ«m pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar Osasunan nĂ« âEl Sadarâ pas pak mĂ« shumĂ« se dy javĂ«sh.
Kjo i shton dhimbjet e kokës Alvaro Arbeloas, teksa përgatiten për ndeshjen ndaj skuadrës së Carlos Corberan. Rodrygo pritej të luante në krahun e majtë të sulmit, në vend të Vinicius Junior, i cili është i pezulluar.
Edhe Jude Bellingham është në rikuperim për shkak të një dëmtimi të kofshës, që do të thotë se Real Madrid do të jetë pa tre yjet e tij të sulmit./Telegrafi/
Inteligjenca ushtarake gjermane ka rritur vigjilencën pasi Irani i caktoi Bundeswehrin dhe forcat e tjera të armatosura të BE-së si " grupe terroriste " në përgjigje të vendosjes nga Bashkimi Evropian të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit në listën e saj të organizatave terroriste.
Lëvizja iraniane, të cilën Teherani e paraqiti si kundërmasë, krijon një mjedis të ri kërcënimi për objektet dhe personelin ushtarak gjerman, sipas ligjvënësve dhe ekspertëve që folën për Euronews.
Ndërkohë, Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak të Gjermanisë (MAD) vazhdon t'i shohë agjencitë iraniane të inteligjencës si "një nga aktorët kryesorë që kryejnë aktivitete spiunazhi kundër Bundeswehrit".
Një zëdhënës i MAD tha se, krahas kërcënimeve të botës reale, "duhet të supozohet edhe një rrezik i konsiderueshëm nga spiunazhi kibernetik".
Prandaj, agjencia po i kushton një rëndësi të madhe masave parandaluese.
Këto përfshijnë informime, seanca këshillimore dhe materiale informuese të hartuara për të rritur ndërgjegjësimin midis ushtarëve rreth rreziqeve të spiunazhit dhe metodave të përdorura nga shërbimet e inteligjencës së huaja.
Sipas zëdhënësit, qëllimi është të zbulohen dhe të zmbrapsen operacionet e inteligjencës "sa më shpejt të jetë e mundur".
Njësitë dhe zyrat që konsiderohen veçanërisht të ekspozuara ndaj aktivitetit të inteligjencës së huaj marrin mbështetje të synuar nga MAD.
Si rezultat, stafi ka tendencë të jetë më vigjilent dhe raporton më shpejt incidente të dyshimta. /Telegrafi/
Kriza brenda FC Shkupit po thellohet edhe më tej, ende pa filluar gjysmësezoni pranveror. Pas zhvillimeve të fundit lidhur me paqartësitë pronësore dhe organizative, klubi mbetet tashmë edhe pa trajner, njofton Telegrafi.
Trajneri kryesor, Erkan Murseli, ka bërë publike dorëheqjen e tij përmes një komunikate zyrtare, duke theksuar se vendimi vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit, mungesës së qartësisë institucionale dhe lëvizjeve të padëshiruara brenda klubit. Ai nënvizon se këtë detyrë e kishte pranuar vetëm nga dashuria dhe respekti për FC Shkupin, duke punuar pa siguri apo mbulim financiar, gjë që e ka bërë të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit në këto rrethana.
Largimi i trajnerit Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r goditje pĂ«r klubin nga Ăairi, i cili prej ditĂ«sh ndodhet nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« pas pĂ«rplasjeve dhe paqartĂ«sive rreth pronĂ«sisĂ«. Siç Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur mĂ« herĂ«t, kĂ«to zhvillime kanĂ« çuar edhe nĂ« vendimin e âKĂ«shillit pĂ«r shpĂ«tim dhe rikthim tĂ« ndershmĂ«risĂ«, dinjitetit dhe identitetit tĂ« KF Shkupiâ pĂ«r ngrirjen e tĂ« gjitha aktiviteteve, deri nĂ« arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« qartĂ« dhe tĂ« shkruar pĂ«r drejtimin e klubit. /Telegrafi/
Në prag të rifillimit të sezonit pranveror, FC Shkupi ndodhet në një nga momentet më delikate të historisë së tij, me pasiguri të madhe për të ardhmen sportive dhe institucionale.