❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkurte Haxhiu akoma e revoltuar nga Big Brother: Ishte një padrejtësi e madhe për mua



Shkurta Haxhiu u eliminua të premtën nga Big Brother VIP Kosova 4.

Kjo pasi dolën në nominim pesë banorë nga 'zarfi i zi' që erdhi në shtëpinë e famshme pas një incidenti që ndodhi në BBVK.

Aktivistja po vazhdon të shpreh pakënaqësi në lidhje me këtë, duke e quajtur të padrejtë.

E njëjta në një postim në rrjete sociale theksoi se nuk doli nga publiku, por nga produksioni.

"Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën", u shpreh ajo.

Tutje tha: "Por nuk i shpëtova 'zarfit të zi' nga produksioni. Atë e mbajtën brenda, ndërsa një njëri që nuk ka lënduar asnjëherë askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua".

Sidoqoftë, po atë mbrëmje nga Big Brother u eliminua edhe Jasmin Kadriu. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Supervetura Alpine dhe edicione speciale ‘ekstreme’ nĂ« prag tĂ« njĂ« plani tĂ« guximshĂ«m ndĂ«rtimi tĂ« markĂ«s



Alpine la gojëhapur botën e automobilave kur prezantoi konceptin mahnitës të hipermakinës Alpenglow në panairin në Paris në vitin 2022.

Më pas, në vitin 2024, pas makinës së ekspozitës, ajo paraqiti modelin Alpenglow Hy4, plotësisht funksional dhe me hidrogjen.

Në atë pikë, mund të falesh nëse prisje që një supermakinë Alpine në prodhim të ishte shumë afër, transmeton Telegrafi.

Në fakt, një supermakinë ose hipermakinë mbetet shumë në listën e dëshirave të CEO-së së Alpine, Philippe Krief.

Ish-inxhinieri i Ferrari-t ka punuar në modele duke përfshirë Ferrari 458 Speciale që solli motorin V8 të montuar në mes, dhe 296 GTB, i cili solli teknologjinë hibride plug-in V6, dhe ai beson në vlerën e një modeli halo - nëse bëhet siç duhet.

"Qëllimi i një supermakine është të ndërtojë ndërgjegjësim për një markë, të eksplorojë teknologji të reja që mund të ndikojnë në markë dhe të fitojë para", tha ai për Auto Express në lansimin e SUV-it kupe A390 të Alpine në Spanjën jugore.

“NĂ«se mĂ« pyetni nĂ«se mund tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« supermakinĂ« me ekipin tonĂ« tĂ« vogĂ«l, ndoshta do tĂ« thosha po. NĂ«se mĂ« pyetni nĂ«se do tĂ« sillte fitime, ndoshta jo. Teknikisht mund tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« supermakinĂ« relativisht shpejt, por nuk jemi gati si organizatĂ«â€, shtoi ai.

“Do ta pĂ«rdorim Alpenglow pĂ«r komunikime, si njĂ« laborator inovacioni dhe teknologjie, por para hapit tĂ« fundit duhet tĂ« rritemi si markĂ« pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« mund tĂ« ofrojmĂ« llojin e pĂ«rvojĂ«s sĂ« klientit me tĂ« cilĂ«n janĂ« mĂ«suar blerĂ«sit e supermakinave”, theksoi ndĂ«r tjera.

Alpenglow përfundimisht mund të ketë një ndikim të madh në një supermakinë Alpine, por para kësaj sigurisht që do të ndikojë në mënyrën se si do të duken modelet e ardhshme kryesore të Alpine.

A110 dhe A310 kupe dhe kabrioleti elektrik i ardhshëm do të huazojnë nga dizajni i konceptit, veçanërisht rreth pjesës së përparme ku hunda në formë V dhe trajtimet e ndërlikuara të ndriçimit janë referuar tashmë në A390.

Platforma modulare dhe e lehtë e Performancës Alpine (APP) do të mbështesë makinat e ardhshme sportive të markës, por ka fleksibilitetin për t'u përdorur për modele më të mëdha dhe më të gjera.

Ndërsa e ardhmja e menjëhershme e Alpine është shumë e fokusuar sa i përket fuqisë elektrike, APP është gjithashtu i aftë të mbështesë motorët hibridë dhe Krief ka një histori pune në një supermakinë hibride, në formën e Ferrari 296 GTB.

Në maj të vitit 2025, Krief i tregoi Auto Express preferencën e tij për fuqinë hibride V6 në projektin e supermakinës së markës: "Makina nuk do të jetë një EV e pastër", shpjegoi ai në zbulimin origjinal të A390.

"Do të jetë një hibrid me një motor V6. Nuk do të jetë plug-in, por do të jetë hibrid sepse na duhet më shumë fuqi", shtoi ai.

Ai gjithashtu tha se ndĂ«rsa njĂ« rival i plotĂ« i 296 mund tĂ« jetĂ« njĂ« hap shumĂ« larg, ai do tĂ« donte tĂ« shikonte nĂ« tĂ« kaluarĂ«n e Ferrarit pĂ«r frymĂ«zim: "Ëndrra ime Ă«shtĂ« mĂ« tepĂ«r njĂ« interpretim modern Alpine i Dino-s. NjĂ« makinĂ« e lehtĂ«, jo aq e fuqishme. Pse? Sepse Ă«shtĂ« pikĂ«risht ADN-ja e Alpine".

Ka shumë mundësi dhe Krief po përpiqet shumë të theksojë se nuk janë marrë vendime të prera përtej ciklit të ngjeshur katërvjeçar të lansimeve të produkteve që Alpine ka hartuar.

Ajo që ai me siguri do të donte të bënte është të "përdorte platformën APP për të bërë gjëra ekstreme": modele speciale, me botim të kufizuar që nuk janë vetëm ushtrime dizajni, por sjellin vlerë të vërtetë shtesë inxhinierike për klientët.

Makina të tilla do të ishin në modelin e versionit Ultime të Alpine A110 R aktual, i cili u lançua në vitin 2024 me një çmim prej 300,000 euro që e vendosi atë në ligën e supermakinave financiarisht.

"Nuk është një treg prej 100,000 makinash, por mund të shesë më shumë nga modelet tona të tjera", tha Krief.

"Një model halo për Alpine është një model për të gjithë organizatën. Ne duam që ai të sjellë teknologji të re, inovacion, një përvojë krejtësisht të re për klientin - të paktën për ne. Dhe gjithashtu, të ngrejë të gjithë ekipin e Alpine në aspektin e ekzekutimit dhe përsosmërisë", shtoi ai. /Telegrafi/

Kadrie Canolli: Ekrani të jep zë, por autenticiteti ta ruan shpirtin



Një portret profesional dhe estetik i një zëri televiziv që bashkon kulturën, elegancën dhe autenticitetin, shoqëruar me foto të punuara enkas për këtë intervistë nga fotografi i njohur Arton Humolli

NĂ« njĂ« kohĂ« kur mediat shpesh vrapojnĂ« pas sensacionit, Kadrie Canolli mbetet shembull i njĂ« pranie tĂ« pĂ«rmbajtur, por plot dritĂ«. E diplomuar nĂ« Komunikim Masiv dhe Gazetari, ajo Ă«shtĂ« njĂ« nga figurat mĂ« tĂ« spikatura tĂ« ekranit nĂ« TV Dukagjini, ku moderon emisionin “Dueli Sportiv”, njĂ« arenĂ« debatesh ku pĂ«rballen ide, pasione dhe personalitete nga bota e sportit.

E njohur për elegancën, kulturën dhe finesën e komunikimit, Kadria ndërton një prani televizive që gërsheton profesionalizmin me feminitetin, seriozitetin me buzëqeshjen dhe qetësinë me energjinë e hareshme.

Kadrie Canolli mbetet shembull i balancës mes formës dhe përmbajtjes. Në një televizion ku shpejtësia shpesh mbizotëron mbi mendimin, ajo rikthen vlerat e komunikimit të qetë, të matur dhe inteligjent.

Në këtë intervistë për Telegrafi.com, ajo flet për profesionalizmin në media, modën si formë komunikimi, feminitetin e ndjeshëm por të fortë dhe sekretet e saj jashtë kamerës.

Kadrie Canolli, Foto: Arton Humolli

Nga arti në gazetari

Kadrie, vjen nga arti i skenës, por je formuar profesionalisht në gazetari. Si ndërthuren sot ndjeshmëria artistike dhe disiplina gazetareske në mënyrën se si komunikon me publikun?

Arti më ka mësuar ta ndiej publikun, ndërsa gazetaria më ka mësuar ta dëgjoj. Në skenë kam mësuar si të shpreh emocionin, ndërsa në moderim, si ta përçoj me maturi. Në fakt, këto dy botë janë si dy hemisfera të së njëjtës ndërgjegje: njëra ndien, tjetra artikulon.

Në moderim televiziv, sa të ndihmon formimi yt artistik për ta ndjerë ritmin, emocionin dhe gjuhën e pashprehur të debatit?

Shumë. Gazetaria kërkon logjikë dhe vëmendje ndaj fjalës; arti i skenës kërkon ndjeshmëri ndaj gjuhës së trupit dhe ndjenjës. Së bashku, të dyja më ndihmojnë ta ruaj ekuilibrin midis mendimit dhe emocionit, midis profesionalizmit dhe njerëzores.

“Dueli Sportiv” – arena e pasioneve dhe e mendimit

Emisioni qĂ« udhĂ«heq “Dueli Sportiv” Ă«shtĂ« njĂ« arenĂ« pĂ«rplasjesh idesh dhe pasionesh. Si arrin tĂ« ruash qetĂ«sinĂ« dhe elegancĂ«n pĂ«rballĂ« diskutimeve tĂ« nxehta?

Qetësia nuk është mungesë reagimi, është mënyra më e fortë për të kontrolluar dinamikën. Në emision ndodh që debatet të nxehen, por detyra ime nuk është të inskenoj qetësi, por ta transmetoj atë. E kam mësuar se moderatori i mirë nuk e fiton përplasjen, ai e mban atë në balancë.

Në një emision ku pasioni shpesh kalon në debat të zjarrtë, ndodh që ndonjë mysafir të të vërë në situata të sikletshme? Si e menaxhon?

Sigurisht qĂ« po. Por nuk e lejoj tĂ« mĂ« kthehet nĂ« duel personal. MĂ« pĂ«lqen t’i kthej situatat e tensionuara nĂ« momente tĂ« qeshura, pa humbur thelbin profesional. NĂ« fund tĂ« ditĂ«s, Ă«shtĂ« sport, jo gjyq dhe detyra ime Ă«shtĂ« tĂ« ruaj frymĂ«n e respektit.

Si e ndien raportin me mysafirët, veçanërisht kur përballë ke figura të forta, shpesh me ego të mëdha publike?

Egoja Ă«shtĂ« pjesĂ« e suksesit, por kur bie nĂ« pĂ«rplasje me argumentin, duhet menaxhuar. Sekreti Ă«shtĂ« tĂ« dĂ«gjosh me respekt, edhe kur nuk pajtohesh. MysafirĂ«t mĂ« respektojnĂ« pikĂ«risht sepse unĂ« nuk garoj me ta – unĂ« krijoj hapĂ«sirĂ« pĂ«r dialog.

“Dueli Sportiv” ka fituar audiencĂ« tĂ« gjerĂ«. Si e shpjegon kĂ«tĂ« sukses dhe a mbetet sporti ende njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« folur pĂ«r shoqĂ«rinĂ«?

Sporti Ă«shtĂ« pasqyrĂ« e karakterit kolektiv. PĂ«rmes tij, kupton disiplinĂ«n, ndershmĂ«rinĂ« dhe pasionin. “Dueli Sportiv” nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«r rezultate, Ă«shtĂ« pĂ«r njerĂ«zit qĂ« i japin kuptim sportit. Ne flasim pĂ«r fitore, por edhe pĂ«r mund, sakrificĂ« dhe respekt. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse publiku e ndien si tĂ« vetin.

Kadrie Canolli, Foto: Arton Humolli

Moda, imazhi dhe eleganca e natyrshme

Përveç televizionit, je ende aktive në botën e modës. Si e sheh sot raportin mes modës dhe medias?

Sot ato janĂ« tĂ« pandashme. Media Ă«shtĂ« pasqyra ku moda shfaq frymĂ«n e kohĂ«s, ndĂ«rsa moda Ă«shtĂ« mĂ«nyra si media e pĂ«rkthen estetikĂ«n nĂ« identitet. Nuk e shoh modĂ«n vetĂ«m si veshje, por si komunikim – si gjuhĂ« qĂ« flet pĂ«r kulturĂ«n, shijen dhe vetĂ«besimin e njĂ« brezi.

Je imazh i disa prej markave më të njohura të tregut. Si i zgjedh bashkëpunimet?

Jam selektive, sepse çdo bashkëpunim është edhe një reflektim i personalitetit tim. Nuk pranoj çdo ofertë, edhe nëse është e leverdishme ekonomikisht. Për mua ka rëndësi që brendi të përfaqësojë cilësi, kulturë dhe vlera.

Fotosesioni me fotografin Arton Humolli ka tërhequr vëmendje për stilin dhe elegancën e tij. Si e përjeton një bashkëpunim të tillë artistik?

Kur punon me profesionistĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, çdo foto bĂ«het histori. Artoni ka aftĂ«sinĂ« ta kapĂ« shpirtin pĂ«rtej imazhit, momentin pĂ«rtej pozĂ«s. BashkĂ«punimi me tĂ« ka qenĂ« shumĂ« i natyrshĂ«m, sepse ndan tĂ« njĂ«jtin vizion – ta tregosh estetikĂ«n pĂ«rmes thjeshtĂ«sisĂ«.

ÇfarĂ« doje tĂ« pĂ«rcillje pĂ«rmes kĂ«tij seti fotografik – mĂ« shumĂ« stil, ndjesi apo identitet?

MĂ« shumĂ« ndjesi. Nuk doja tĂ« ishin vetĂ«m foto tĂ« bukura, por tĂ« kishin frymĂ«, dritĂ« dhe emocione tĂ« vĂ«rteta. Secila foto Ă«shtĂ« si njĂ« kapitull i vogĂ«l i rrugĂ«timit tim profesional – e sinqertĂ«, e pastĂ«r dhe pa filtra tĂ« tepĂ«rt.

Je konsideruar si një nga moderatoret më të bukura dhe më tërheqëse në ekranet tona. Si e përjeton këtë vlerësim?

E marr si kompliment, por jo si përkufizim. Bukuria është diçka që të jepet, por mënyra si e mbart është zgjedhje. Për mua, më e rëndësishme se të jesh e bukur, është të jesh e ndershme me publikun dhe e kujdesshme me mesazhin që përcjell. Nuk e përdor pamjen për të provokuar, por për të komunikuar me respekt dhe dinjitet.

Të jesh atraktive në media shpesh është privilegj, por edhe sfidë. Si ruan balancën midis estetikës dhe profesionalizmit?

Atraktiviteti nuk është qëllim, por pasojë e mënyrës si e jeton punën. Nuk ke pse të provokosh për të të vënë re. Mund të jesh e dukshme për shkak të qetësisë, për shkak të përmbajtjes, për shkak të respektit që i jep ekranit. Mendoj se eleganca është kur di ta ndalësh vështrimin e dikujt, pa pasur nevojë të bësh zhurmë.

Jashtë kamerës me Kadrie Canollin

Të shohim gjithmonë plot energji dhe pozitivitet. A është kjo mënyra jote për ta përballuar jetën?

Po, Ă«shtĂ« natyra ime. MĂ« pĂ«lqen tĂ« pĂ«rhap njĂ« atmosferĂ« tĂ« mirĂ«, pa shtirje. Pozitiviteti Ă«shtĂ« zgjedhje, jo pozĂ«. Edhe kur jam e lodhur, pĂ«rpiqem ta ruaj atĂ« ndjenjĂ« tĂ« brendshme qĂ« mĂ« shtyn pĂ«rpara – gĂ«zimin pĂ«r jetĂ«n.

Cila është arma jote më e fortë jashtë studios?

Humori dhe mirĂ«sia. Nuk mĂ« pĂ«lqejnĂ« pĂ«rballjet e ftohta. NjĂ« shaka e butĂ«, njĂ« buzĂ«qeshje nĂ« momentin e duhur, shpesh bĂ«jnĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« argument i gjatĂ«. MĂ« pĂ«lqen t’i shoh njerĂ«zit duke qeshur, sepse aty fillon sinqeriteti.

ÇfarĂ« tĂ« bĂ«n tĂ« qeshĂ«sh mĂ« shumĂ«?

Situatat e papritura. Kam shumë momente kur diçka e vogël, spontane, më shpërthen në të qeshura të sinqerta, sidomos në studio. Dhe njerëzit me humor inteligjent, ata që dinë të qeshin edhe me veten.

Si do ta përshkruaje veten me tri fjalë?

E hareshme, e përmbajtur dhe shumë kërkuese ndaj vetes.

Kadrie Canolli, Foto: Arton Humolli

Reflektime dhe ndjesi

Cila është fjala ose shprehja që e përdorni më shpesh, ndonjëherë edhe pa vetëdije?

Besoj se është fjala... E përdor për çdo gjë, si miratim, si qetësim, si mënyrë për ta përmbyllur një situatë. Ndonjëherë është mënyra ime për të mos e rënduar fjalën, për ta mbajtur jetën të lehtë.

ÇfarĂ« kuptimi ka pĂ«r ju fjala ‘liri’ nĂ« jetĂ«n personale, jo nĂ« profesion?

Liria Ă«shtĂ« me qenĂ« vetvetja pa frikĂ«. Jo vetĂ«m tĂ« thuash çfarĂ« mendon, por tĂ« ndihesh rehat me veten edhe kur je nĂ« heshtje. PĂ«r mua, liria Ă«shtĂ« gjendje e brendshme – njĂ« qetĂ«si qĂ« nuk ka nevojĂ« tĂ« shpjegohet.

Cili ka qenë momenti më i heshtur i jetës suaj që ju ka mësuar më shumë?

Ka pasur momente kur duhej të heshtja, edhe kur doja të flisja. Pikërisht ato më kanë mësuar durimin, forcën dhe respektin për kohën. Heshtja është mësuesja më e sinqertë e jetës.

Shumë thonë se bukuria hap dyer, por ndonjëherë mbyll zemra. A e keni ndjerë edhe ju këtë?

Po, ndonjĂ«herĂ« po. Bukuria mund tĂ« tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« dukshme, por jo tĂ« kuptuar. Ka raste kur njerĂ«zit ndalen te pamja dhe nuk shohin mĂ« thellĂ«. Por kjo Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia jote – ta tregosh thelbin tĂ«nd me sjellje, me qĂ«ndrime, me respekt. VetĂ«m atĂ«herĂ« bukuria merr kuptim.

Bukuria shpesh sjell pritshmĂ«ri tĂ« pafundme
 po ju, dini çfarĂ« doni apo humbisni mes kĂ«rkesave?

E di çfarĂ« dua. Por ndonjĂ«herĂ« zgjedh tĂ« mos e them me zĂ«. Jam mĂ«suar tĂ« mos i ndjek pritshmĂ«ritĂ« e tĂ« tjerĂ«ve, por tĂ« dĂ«gjoj ritmin tim. Bukuria kalon, karakteri mbetet – dhe nĂ« kĂ«tĂ« jam e sigurt.

Dhe për fund: çfarë do të doje që publiku të kuptojë përtej ekranit tënd?

Që çdo buzëqeshje ka një përpjekje pas saj. Që çdo fjali është menduar para se të thuhet. Dhe që për mua, suksesi nuk matet me shikueshmëri, por me respektin që mbetet pasi programi mbaron. /Telegrafi/

Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?



Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se Millosh Steviq ka ndikuar te qytetarët për të votuar, si dhe ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që ata të asistohen gjatë procesit të votimit.

Sipas njoftimit, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Prokuroria bën të ditur se gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa Steviq është intervistuar nga organet kompetente.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të plotë mes Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.

Autoritetet kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në ruajtjen e rendit dhe ligjshmërisë, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik.

Kush është Millosh Steviq?

Millosh Steviq, i cili është arrestuar nën dyshimet për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit, është i afërt me kryetarin e Komunës së Graçanicës, Novak Ziviq.

Ai ishte bërë i njohur edhe më herët, pasi në vitin 2021 kishte publikuar një fotografi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Telegrafi.





Cristiano Ronaldo nuk ndalet: Jam ende i motivuar, do ta arrij shënimin e 1 mijë golave



Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se nuk po e mendon pensionimin dhe e ka bërë objektiv që të bëhet lojtari i parë në histori që shënon 1 mijë gola në karrierë.

Ylli portugez e fitoi çmimin “Lojtari mĂ« i mirĂ« nĂ« Lindjen e Mesme” gatĂ« “Globe Soccer Awards”, ku ndĂ«r tĂ« tjera konfirmoi se nuk po e mendon pensionimin.

“ËshtĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r mua qĂ« tĂ« vazhdoj tĂ« luaj, por pasioni mbetet shumĂ« i lartĂ« pĂ«r mua. Jam ende shumĂ« i motivuar... pĂ«r kĂ«tĂ« arsye edhe po luaj”.

“GjithmonĂ« dua tĂ« luaj futboll, tĂ« fitoj trofe, tĂ« shĂ«noj gola. Dua tĂ« vazhdoj tutje”.

“Ju e dini cili Ă«shtĂ« synimi im. Dua tĂ« fitoj mĂ« shumĂ« trofe dhe tĂ« arrij numrin qĂ« tĂ« gjithĂ« e dini”.

“Do ta arrij atĂ« numĂ«r sigurisht... nĂ«se nuk kam lĂ«ndime, inshallah”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Ronaldo pritet të merr ftesë edhe nga Portugalia për Kupën e Botës 2026, trofeu i vetëm që pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka shijuar./Telegrafi/

Targat e personalizuara të refuzuara nga Illinois



Zyrtarët e Illinois zbuluan disa nga aplikimet për targa të personalizuara që u refuzuan në vitin 2025, duke përfshirë targat që shkruanin "IBPOOPN" dhe "ICUP".

Sekretari i Shtetit, Alexi Giannoulias u shfaq në një video të postuar në kanalin zyrtar të zyrës së tij në YouTube për të ndarë disa nga targat e makinave të refuzuara gjatë vitit, transmeton Telegrafi.

Giannoulias tha se shteti pranoi gati 56,000 aplikime për targa makinash gjatë vitit, dhe më shumë se 550 u refuzuan për shkak se ishin "inflamatore, profane, ofenduese ose shumë të vështira për t'u lexuar".

"Disa nga targat e refuzuara përfshinin 'BBL', që me sa duket qëndron për 'ngritje të vitheve braziliane', gjë që duhej të më shpjegohej", thotë Giannoulias në video.

Targa të tjera të refuzuara përfshinin "BLUBALN", "IBPOOPN", "BRICKED", "ICUP", "SNDNUSZ" dhe "BDASMOM".

Një tjetër targë e refuzuar shkruan: "PRIUSSY".

"Nëse kështu i referoheni Prius-it tuaj, ka një shfaqje në TLC për ju", tha Giannoulias.

Sekretari i shtetit e mbylli videon me këshilla për këdo që kërkon një targë të personalizuar.

"Vazhdoni dhe bëhuni krijues, por mbajeni të pastër dhe shmangni përfundimin në listën e të pabindurve", tha Giannoulias. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

DnV: Vështirësi në gjetjen e vendvotimeve dhe raste të votimit me asistencë



Më pak se një orë nga mbyllja e vendvotimeve, po vërehet një interesim i shtuar i qytetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, ndërsa procesi në përgjithësi po rrjedhë i qetë.

Sipas vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), deri në orën 17:00 dalja në votime ka arritur në rreth 38.9%.

Për krahasim, në zgjedhjet e 9 shkurtit, dalja në votime në të njëjtin interval kohor kishte qenë përafërsisht e njëjtë, rreth 39%.

Rajonet me pjesëmarrjen më të lartë në votime janë komunat me shumicë serbe, me 47%, të pasuara nga rajoni i Prishtinës me 43% dalje në votime.

Sipas DnV, edhe gjatë pjesës së dytë të ditës janë raportuar raste të shumta kur votuesit kanë pasur vështirësi në gjetjen e vendvotimit të tyre përkatës.

Nga hapja e vendvotimeve deri në orën 17:00, këto probleme janë evidentuar në 70% të vendvotimeve, ndërsa në 15% të tyre janë regjistruar deri në 30 raste të tilla.

Ndërkohë, komisionerët në 75% të vendvotimeve kanë vazhduar të kërkojnë dokumente mjekësore nga të gjithë qytetarët që kanë kërkuar të votojnë me asistencë. Po ashtu, në 55% të vendvotimeve nuk është lejuar votimi me asistencë pa dokumente mjekësore, pavarësisht insistimit të votuesve.

Deri në orën 17:00, në 30% të vendvotimeve janë hasur raste të votimit me dokumente me afat të skaduar, deri në 5 raste. Gjithashtu, në 10% të vendvotimeve janë raportuar deri në 4 raste kur votuesit janë identifikuar me dokumente jo valide.

Edhe pse në përmasa të vogla, fenomeni i fotografimit të votës, i cili cenon fshehtësinë e saj, vazhdon të shfaqet. Ky veprim dyshohet se lidhet me blerjen e votës, frikësimin e votuesve dhe shtrembërimin e vullnetit të tyre. Deri në orën 17:00 janë raportuar gjithsej 21 raste të izoluara të fotografimit të votës, të evidentuara në 3% të vendvotimeve.

Dy orë para përmbylljes së procesit të votimit, është raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike në të paktën dy qendra të votimit. Po ashtu, në një vendvotim është raportuar se kodet në fletëvotime nuk po përputhen.


Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegale nga Serbia



Procesi i votimit në komunat veriore deri në këto momente ka kaluar pa incidente, derisa janë ndaluar hyrjet ilegale nga Serbia për të votuar.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i rajonit të veriut i ka thënë KosovaPress-it, se që nga orët e hershme të mëngjesit, kur është bërë hapja e vendvotimeve në veri të vendit, nuk kemi iniciuar asnjë rast për hetim deri në këtë moment.

“Kemi pasur disa raste tĂ« verifikimeve tĂ« ndryshme qĂ« i kemi bĂ«rĂ«, si nĂ« Zubin Potok, Leposaviq, SoçanicĂ« dhe nĂ« qytete tĂ« tjera, mirĂ«po nuk kemi ndonjĂ« rast pĂ«r ta theksuar. Jemi nĂ« kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m me KQZ-nĂ« dhe me ProkurorinĂ« e Shtetit”, tha ai, derisa ka treguar pĂ«r masat qĂ« kanĂ« marrĂ« pĂ«r tĂ« mos hyrĂ« ilegalisht nga Serbia pĂ«r tĂ« votuar.

“MĂ« herĂ«t, gjatĂ« zgjedhjeve tĂ« kaluara, kemi pasur informacione se njerĂ«zit po vinin pĂ«rmes rrugĂ«ve ilegale, konkretisht nga ura e BĂ«rnjakut, kalonin tek ne dhe mĂ« pas vazhdonin nĂ« veri tĂ« vendit. KĂ«tĂ« e kemi ndaluar edhe atĂ«herĂ«, por e kemi ndaluar edhe tani paraprakisht. Kjo ka qenĂ« arsyeja pse janĂ« marrĂ« kĂ«to masa. Po ashtu, kemi pasur koordinim me PolicinĂ« Kufitare, pasi aty janĂ« edhe barkat, si dhe me KFOR-in. Nuk kemi pasur raste pĂ«r tĂ« ndaluar dikĂ«, pasi ata persona janĂ« kthyer nga ajo rrugĂ«â€, tha ai.

Elshani komentoi edhe votimin e organizuar të Listës Serbe.

“NĂ« orĂ«t e mĂ«ngjesit kemi pasur edhe njĂ« votim tĂ« organizuar, tĂ« ashtuquajtur, nga sheshi “Car Lazari” e mĂ« pas drejt qendrave tĂ« votimit. Kjo ka ndodhur edhe nĂ« komunat e tjera tĂ« veriut tĂ« vendit dhe ka qenĂ« njĂ« praktikĂ« e pĂ«rsĂ«ritur edhe herĂ«ve tĂ« kaluara. PĂ«r kĂ«tĂ« e kemi njoftuar KQZ-nĂ« dhe ProkurorinĂ« e Shtetit, por nuk kemi pasur rast pĂ«r tĂ« hapur”, tha ai.

Ai shtoi se ekziston një plan i përgjithshëm në nivel të Kosovës lidhur me zgjedhjet që po mbahen sot dhe se ata janë pjesë e atij plani, por me disa specifika për shkak se janë zonë kufitare me Serbinë.

Ai shtoi se në veri ka shumë rrugë ilegale dhe të gjitha janë të mbuluara nga ana e Policisë Kufitare, ndërsa dje edhe nga njësitë e KFOR-it, në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët që kemi.

Sipas tij, deri tani nuk ka ndodhur asnjë incident në veri. /kp/

ISHP: Për një muaj, numri i personave që vuajnë nga sëmundje akute infektive u rrit me 29.2 përqind



Në nëntor, numri i rasteve të raportuara të sëmundjeve akute infektive arriti në 1,242 raste, që është 29.2 përqind më shumë se në tetor, sipas buletinit të sëmundjeve akute infektive të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Siç u tha, më shumë se gjysma e rasteve, 808 raste, ishin varicella, duke e bërë këtë sëmundje më të përhapurën në nëntor. Enterokoliti vjen më pas me 257 raste.

U regjistruan edhe grupe më të vogla pacientësh me infeksione të tjera akute si infeksione bakteriale ushqimore, salmoneloza, mononukleoza infektive, sëmundja e legjionarëve, ethet e kuqe dhe të tjera.

Lidhur me HIV/AIDS dhe sëmundjet e parandalueshme nga vaksina, u morën dy raporte të reja për HIV/AIDS në nëntor, dhe u regjistrua një vdekje e lidhur me AIDS. Në fushën e sëmundjeve të parandalueshme nga vaksina, janë regjistruar disa raste të hepatitit viral B, shytave dhe kollës së keqe.

JanĂ« raportuar gjithashtu 12 raste me COVID, ndĂ«rsa nĂ« tetor ky numĂ«r ishte 70. ËshtĂ« vĂ«rejtur edhe qarkullimi i viruseve tĂ« frymĂ«marrjes, pĂ«rfshirĂ« gripin, me njĂ« shfaqje tĂ« konsiderueshme tĂ« rasteve tĂ« ngjashme me gripin.

Muajin e kaluar, ISHP mori 829 raporte për agjentë shkaktarë të izoluar të provuar të sëmundjeve infektive dhe rezistencë ndaj antibiotikëve. Raportet u morën nga laboratorët mikrobiologjikë nga territoret e të dhjetë qendrave të shëndetit publik. Agjentët shkaktarë më të raportuar shpesh në nëntor janë: MRSA (33.5%), HPV (20.1%) dhe rotavirus (4.5%).

Rezistenca ndaj antibiotikĂ«ve Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« njĂ« total prej 284 mikroorganizmash tĂ« provuar, pĂ«rkatĂ«sisht: Acinetobacter spp., E.coli, E.coli ESBL, Klebsiella spp., Klebsiella pneumoniae, Salmonella spp., Staphylococcus aureus – rezistent ndaj meticilinĂ«s (MRSA). PatogjenĂ«t mĂ« tĂ« izoluar nĂ« laboratorĂ« ishin MRSA (Staphylococcus aureus rezistent ndaj meticilinĂ«s), HPV (papillomavirusi njerĂ«zor) dhe rotavirusi. ËshtĂ« raportuar gjithashtu rezistenca e baktereve tĂ« ndryshme ndaj terapisĂ« me antibiotikĂ«.

Më 11 nëntor, Qendra e Shëndetit Publik në Shkup raportoi një epidemi të Toxoinfectio alimentaris me 6 persona të sëmurë, të lidhur me një mbledhje familjare. Nuk u regjistrua asnjë shtrim në spital.

“U dhanĂ« rekomandime pĂ«r respektim tĂ« rreptĂ« tĂ« masave sanitare dhe higjienike gjatĂ« pĂ«rgatitjes dhe trajtimit tĂ« ushqimit, me qĂ«llim parandalimin e kontaminimit dhe shfaqjes sĂ« helmimit nga ushqimi, si dhe pĂ«r tĂ« shmangur konsumimin e ushqimit nga prodhues tĂ« paregjistruar dhe tĂ« pakontrolluar. Epidemia u shpall e pĂ«rfunduar mĂ« 14 nĂ«ntor”, thuhet nĂ« buletinin e ISHP-sĂ«.

Më 27 nëntor, Qendra e Shëndetit Publik në Shkup raportoi një epidemi të helmimit nga ushqimi/gastroenterokolitit midis nxënësve në një shkollë fillore në Shkup. Si pjesë e epidemisë, u regjistruan 34 persona të sëmurë, nga të cilët 9 persona u hospitalizuan.

Trump flet për një telefonatë 'shumë produktive' me Putinin përpara bisedimeve me Zelenskyn



Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkruar në Truth Social për të thënë se ka folur me presidentin rus Vladimir Putin përpara takimit të tij me Zelenskyn.

"Sapo pata një telefonatë të mirë dhe shumë produktive me Presidentin Putin të Rusisë", ka shkruar Trump, përcjell Telegrafi.

Ai shton se takimi me Zelenskyn do të zhvillohet në sallën kryesore të ngrënies në Mar-a-Lago dhe se gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë.

Kremlini gjithashtu ka konfirmuar se është zhvilluar një telefonatë midis dy udhëheqësve.

Veçmas, në një postim të mëparshëm, Trump vlerësoi rolin e administratës së tij si një paqebërës global, duke iu referuar një armëpushimi të sapo dakordësuar midis Kamboxhias dhe Tajlandës, dhe duke sugjeruar se Kombet e Bashkuara kanë qenë "pak të dobishme" në zgjidhjen e konflikteve, përfshirë Ukrainën.

"Ndoshta Shtetet e Bashkuara janĂ« bĂ«rĂ« Kombet e Bashkuara tĂ« VËRTETA", thotĂ« ai.

Telefonata e Trump me Putin vjen pak orë pasi ata të takohen ku Zelensky thuhet se do të kërkojë të sigurojë vulën e miratimit të presidentit amerikan për një propozim të ri për t'i dhënë fund konfliktit gati katërvjeçar me Rusinë.

Plani 20-pikësh, i cili doli nga javë të tëra negociatash intensive SHBA-Ukrainë, nuk ka miratimin e Moskës, dhe takimi ballë për ballë në Florida vjen pas një sulmi masiv rus me raketa dhe dronë ndaj Kievit, shkruajnë mediat e huaja.

Takimi, që do të organizohet nga Trump në rezidencën e tij Mar-a-Lago, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të jetë takimi i tyre i parë ballë për ballë që nga tetori, kur presidenti amerikan refuzoi të miratonte kërkesën e Zelenskyt për raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi. /Telegrafi/

Një orë para mbylljes së vendvotimeve, mbi 770 mijë qytetarë kanë votuar



Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 18:00 ka arritur në 38.52%.

Nga gjithsej 1,999,204 votues të regjistruar në listën e votuesve, kanë votuar 770,079 qytetarë.

Vendvotimet e përpunuara deri tani janë 2,526 nga gjithsej 2,557, që përbën 98.79% të totalit, duke treguar se procesi i numërimit po ecën me shpejtësi.

Kjo shifër e pjesëmarrjes tregon një interes të shtuar të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të përcaktuar të ardhmen politike të vendit.

Vlen të theksohet se këto të dhëna përfshijnë vetëm votimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votimet me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta, apo votimin jashtë Kosovës.

Zgjedhjet po zhvillohen në kushte të qeta dhe procesi po monitorohet nga autoritetet përkatëse për të garantuar transparencën dhe legjitimitetin e tyre.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00. /Telegrafi/

Sateliti i parë malazez lëshohet me sukses në orbitë



Sateliti i parĂ« malazez "Luča" Ă«shtĂ« lansuar me sukses nĂ« orbitĂ«n e ulĂ«t tĂ« TokĂ«s (LEO).

Kështu ka bërë të ditur drejtori i organizatës së Kërkimeve Hapësinore të Malit të Zi (MSR), Filip Joviçeviq, shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi.

Mali i Zi, thekson ai, shkroi një kapitull të ri në historinë e tij teknologjike dhe shkencore me këtë akt.

Më parë, u njoftua se sateliti do të lansohet nga një raketë Soyuz, nga Kozmodromi Vostochny, pranë kufirit të Rusisë dhe Kinës.

"Ky sukses historik është rezultat i dëshirës, këmbënguljes, njohurive dhe punës së madhe, por mbi të gjitha i përpjekjes kolektive të njerëzve që besuan se edhe një vend i vogël mund të arrijë ëndrra të mëdha", ka thënë Joviçeviq.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që ishin pjesë e projektit, që nga vetë ideja deri në realizimin e tij.

Ai gjithashtu thotë se lansimi i satelitit nuk është fundi, por fillimi, dhe se Kërkimet Hapësinore të Malit të Zi po kthehen drejt një qëllimi edhe më ambicioz - zhvillimit të raketës së parë malazeze, së pari suborbitale dhe më pas orbitale.

Joviçeviq bëri të ditur se delegacioni i MSR do të kthehet në Mal të Zi më 30 dhjetor, në mbrëmje. /Telegrafi/

Brikena: Meshkujt që kanë para shumë tradhtojnë, dua një të thjeshtë 'bukë kripë e zemër'



Modelja nga Kosova, Brikena Selmani, e cila është një nga banoret e Big Brother VIP Albania 5, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.

Gjatë bisedave me banorët e tjerë, Brikena u shpreh se beson se shumica e meshkujve të pasur kanë tendencë të tradhtojnë.

“UnĂ« mendoj qĂ« meshkujt qĂ« kanĂ« shumĂ« para, shumica mendoj qĂ« tradhtojnĂ«", tha ajo.

Foto: TikTok

Ajo gjithashtu shtoi se dĂ«shiron njĂ« partner tĂ« thjeshtĂ«, “bukĂ« e kripĂ« e zemĂ«r”, njĂ« person me tĂ« cilin tĂ« ndihet mirĂ« dhe tĂ« ketĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« sinqertĂ«.

Brikena, e cila është e njohur në Kosovë për karrierën e saj si modele, po e shfrytëzon pjesëmarrjen në Big Brother për të treguar më shumë nga personaliteti i saj dhe për të hapur diskutime mbi tematikat që lidhen me marrëdhëniet dhe jetën personale.

Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime të ndryshme nga fansat, të cilët komentojnë mbi preferencat dhe bindjet e saj për dashurinë dhe partneritetin.

E njëjta ka treguar se është e hapur për të diskutuar çështje personale dhe preferenca të saj, duke i bërë momentet e saj në shtëpi më tërheqëse për audiencën. /Telegrafi/

“Te Real Madridi mund tĂ« fitosh ndeshje dhe askush tĂ« mos jetĂ« i kĂ«naqur”, Kroos kĂ«rkon qĂ« Alonsos t’i jepet mĂ« shumĂ« kohë​



Mesfushori Toni Kroos ka kĂ«rkuar qĂ« Real Madridi t’i japĂ« kohĂ« Xabi Alonsos, duke shprehur mirĂ«kuptim pĂ«r situatĂ«n e tij dhe duke theksuar se nĂ« klubin mbretĂ«ror “askush nuk Ă«shtĂ« i kĂ«naqur”, madje as kur skuadra fiton.

Xabi Alonso ka pasur një fillim të trazuar në krye të Real Madridit, me ekipin që ndodhet në vendin e dytë në La Liga në pushimin dimëror, katër pikë pas Barcelonës. Trajneri spanjoll e mori drejtimin e skuadrës para Botërorit të Klubeve, ku Reali arriti deri në gjysmëfinale, por u eliminua nga Paris Saint-Germain.

NĂ« kampionat, pas gjashtĂ« fitoreve radhazi nĂ« start, “Los Blancos” pĂ«suan rĂ«nie nĂ« vazhdimĂ«si, duke regjistruar formĂ« tĂ« paqĂ«ndrueshme nĂ« 12 ndeshjet pasuese, me shtatĂ« fitore, tri barazime dhe dy humbje.

Ka pasur edhe raportime për tensione mes Alonsos dhe disa lojtarëve, veçanërisht me Vinicius Junior, situatë që sipas burimeve duket se është qetësuar.

Megjithatë, Toni Kroos mbetet i bindur se Xabi Alonso është njeriu i duhur për të udhëhequr Real Madridin në të ardhmen.

“GjĂ«ja mĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r njĂ« trajner Ă«shtĂ« tĂ« menaxhojĂ« nĂ« Madrid. ËshtĂ« njĂ« lloj tjetĂ«r presioni. KĂ«tu mund tĂ« fitosh ndeshje dhe prapĂ« askush nuk Ă«shtĂ« i kĂ«naqur. Ka shumĂ« pak klube tĂ« tilla”.

“Edhe kur barazon ose humbet, siç ka ndodhur sĂ« fundmi, reagimet janĂ« ndryshe, sepse klubi nuk Ă«shtĂ« mĂ«suar me kĂ«tĂ« dhe kritikat shtohen”.

“GjithmonĂ« tĂ« duhen rezultate, por unĂ« jam i bindur se Xabi Ă«shtĂ« njĂ« trajner shumĂ« i mirĂ« dhe ka cilĂ«sinĂ« pĂ«r ta menaxhuar Real Madridin; thjesht duhet t’i jepet kohĂ«â€.

“Por tĂ« gjithĂ« e dimĂ« se çfarĂ« do tĂ« thotĂ« Real Madridi, mbi tĂ« gjitha e di vetĂ« Xabi, dhe ai e dinte çfarĂ« mund tĂ« ndodhte para se tĂ« firmoste”, deklaroi ai.

Real Madridi rikthehet në aksion në La Liga më 4 janar, kur do të përballet me Real Betisin.

Aktualisht, Real Madridi konsiderohet favoriti i dytë për titull, me vetëm 19.5 për qind gjasa sipas superkompjuterit të Opta-s, ndërsa Barcelona kryeson bindshëm me 76.8 për qind.

Në Ligën e Kampionëve, madrilenët gjenden në zonën e kualifikimit direkt në një tabelë shumë të ngjeshur, por presioni mbi Alonson është rritur ndjeshëm, pavarësisht një përqindjeje fitoreje prej 71 për qind, për shkak të mungesës së stabilitetit në të gjitha garat./Telegrafi

UBO-Consulting publikon në orën 19:00 EXIT POLL-in për zgjedhjet parlamentare



Radio Televizioni Dukagjini ka bërë të ditur se sonte do të publikojë rezultatet e EXIT POLL-it për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të realizuar nga kompania UBO-Consulting.

Sipas njoftimit, rezultatet e EXIT POLL-it do të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, në orën 19:00, dhe do të përfshijnë të dhëna nga komunat e mëdha të Kosovës.

Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë.

Procesi i votimit po zhvillohet në 910 qendra të votimit me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Zgjedhjet po monitorohen nga Policia e Kosovës, Prokuroria, si dhe nga vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ndërkohë, rezultatet e para zyrtare nga KQZ pritet të publikohen para orës 20:00.

Spanja në "alarm të kuq" ndërsa zonat turistike goditen nga moti ekstrem dhe reshje të forta



Spanja e goditur nga përmbytjet ka lëshuar një 'alarm të kuq moti' të rrallë pasi vendi i njohur turistik u la i goditur nga një stuhi e fuqishme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një shi i rrëmbyeshëm goditi Costa del Sol të Spanjës me pamje dramatike që kanë përfshirë rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe automjete të shkatërruara, ndërsa rajoni përgatitet për më shumë mot të keq.

Byroja kombëtare e motit e Spanjës lëshoi një reagim të paparë emergjence gjatë natës pasi ujërat e përmbytjeve arritën nivele shqetësuese.

Flooding in Marbella, Costa del Sol in Spain tonight...🌊👀 pic.twitter.com/RWwzEGLizw
— faiyaz brohi (@FaiyazB) December 28, 2025

Alarme të kuqe moti për 'rrezik ekstrem' u lëshuan në 27 komuna në rajonin e Malagas. Shërbimet e emergjencës morën qindra raporte.

Sol dhe Guadalhorce janë ndër zonat më të goditura dhe autoritetet po u bëjnë thirrje vendasve dhe turistëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet thanë se ujërat e përmbytjeve në disa vende ishin 'disa metra të larta'.

Reshjet e shiut filluan të binin në zonat perëndimore pak pas mesditës së të shtunës dhe përfshiu gjithashtu provincën e Malagas nga perëndimi në lindje, duke rënë sasi të konsiderueshme reshjesh dhe duke lënë pas një sërë incidentesh të tilla si rrugë, shtëpi dhe garazhe të përmbytura.

En España, la Agencia Estatal de Meteorología activó la alerta roja en la Costa del Sol y el valle del Guadalhorce, en Målaga, ante la previsión de hasta 120 litros de lluvia por metro cuadrado en doce horas.

El temporal ha provocado inundaciones, daños materiales y accidentes
 pic.twitter.com/MlNHCmmFso
— Noticiero El Salvador đŸ‡žđŸ‡» (@NoticieroSLV) December 28, 2025

Moti i keq ndikoi gjithashtu në trafikun ajror, pasi më shumë se 20 fluturime të destinuara për në Aeroportin e Malagas u devijuan në qytete të tjera.

Shumica e tyre u dërguan në aeroportet e Seviljes, Almerias dhe Granadës, megjithëse dy u devijuan në Alicante dhe një në Madrid.

Vendasve dhe turistëve u është këshilluar të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të kërkojnë vende më të larta nëse ndodhen në një zonë të prirur ndaj përmbytjeve.

Çrregullimi i motit vjen disa javĂ« pasi Stuhia Alice shkaktoi pĂ«rmbytje shkatĂ«rruese tĂ« menjĂ«hershme nĂ« SpanjĂ«, ndĂ«rsa vendi Ă«shtĂ« ende duke u rikuperuar nga pĂ«rmbytjet vdekjeprurĂ«se qĂ« lanĂ« disa tĂ« vdekur. /Telegrafi/

VLEN: Përfaqësimi i shqiptarëve është rritur nga 21.7 për qind nga koha e BDI-së, në 22.3 për qind me qeverisjen aktuale



Koalicioni VLEN ka akuzuar sërish Bashkimin Demokratik për Integrim për deklarata jo të vërteta dhe tendencioze.

“Edhe PR-trukun e “referendumit”, qĂ« e pĂ«rdori si mashtrim, realiteti ia pĂ«rplasi pĂ«r fytyrĂ« me dhjetĂ« komuna tĂ« humbura. MĂ« herĂ«t bĂ«rtiste pĂ«r “deshqiptarizim”. Jo sepse i dhimbeshin shqiptarĂ«t, por sepse humbi kontrollin mbi institucionet. BDI nuk ka pasur hallin e shqiptarĂ«ve. GjithmonĂ« e ka pasur hallin si t’i mbajĂ« institucionet peng pĂ«r veten dhe pĂ«r klikĂ«n e saj. Raporti zyrtar pĂ«r vitin 2024 ua mbyll gojĂ«n edhe njĂ« herĂ«â€, thonĂ« nga VLEN.

Sipas tyre, përfaqësimi i shqiptarëve jo që nuk ka rënë, por është rritur nga 21.7 përqind në vitin kur ata ishin në pushtet, në 22.3 përqind tani kur VLEN është në Qeveri.

“Faktet e zhveshin BDI-nĂ« lakuriq. Paniku ishte i rremĂ«, ndĂ«rsa narativa ishte propagandĂ« e ulĂ«t. Kur BDI humbi pushtetin mbi institucionet, filloi tĂ« shesĂ« gĂ«njeshtrĂ«n se po humbnin shqiptarĂ«t. Kjo ishte mashtrimi mĂ« i madh. E vĂ«rteta Ă«shtĂ« kjo. BDI kishte hallin si t’i frikĂ«sonte shqiptarĂ«t, si t’i mbante vazhdimisht tĂ« tensionuar, si t’i manipulonte emocionalisht dhe si t’i pĂ«rdorte si mburojĂ« pĂ«r pazaret dhe aferat e veta. Me VLEN nĂ« qeveri ky cikĂ«l po merr fund. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas 23 vitesh po sjellim Ligjin pĂ«r pĂ«rfaqĂ«sim tĂ« drejtĂ« dhe adekuat, i cili do tĂ« vlejĂ« pĂ«r çdo institucion nĂ« kĂ«tĂ« shtet, edhe pĂ«r ato institucione ku deri mĂ« sot, “falĂ«â€ balancuesit, shqiptarĂ«t nuk kishin qasje. NjĂ« ligj i qartĂ«, i detyrueshĂ«m, i mbikĂ«qyrshĂ«m dhe i pakapshĂ«m pĂ«r pazare politike”, shtojnĂ« nga VLEN.

Një ilaç kundër dhimbjeve që përdoret gjerësisht mund të sjellë më shumë dëm sesa dobi



Studimi i ri shkencor analizon efektet reale, rreziqet e fshehura dhe arsyen pse përfitimi shpesh mbetet minimal

Tramadoli, njĂ« nga barnat mĂ« shpesh tĂ« pĂ«rshkruara pĂ«r dhimbjen kronike, prej vitesh Ă«shtĂ« konsideruar si njĂ« alternativĂ« “mĂ« e sigurt” mes opioidĂ«ve. MegjithatĂ«, njĂ« studim i ri dhe i gjerĂ« tregon se ky reputacion nuk Ă«shtĂ« plotĂ«sisht i merituar. Edhe pse tramadoli mund ta lehtĂ«sojĂ« dhimbjen kronike nĂ« njĂ« masĂ« tĂ« vogĂ«l, efekti shpesh Ă«shtĂ« aq i kufizuar sa shumĂ« pacientĂ« mezi e vĂ«rejnĂ« ndonjĂ« pĂ«rmirĂ«sim nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, rreziku pĂ«r efekte anĂ«sore serioze, veçanĂ«risht ato qĂ« lidhen me zemrĂ«n – rritet ndjeshĂ«m.

Këto përfundime vijnë nga një analizë e madhe e studimeve klinike, e publikuar në revistën shkencore BMJ Evidence Based Medicine. Mesazhi i autorëve është i qartë: për shumicën e pacientëve, dëmi i mundshëm nga ky ilaç ka gjasa të tejkalojë përfitimin e tij të kufizuar.

Pse përdoret kaq shpesh tramadoli

Tramadoli është një opioid me të ashtuquajturin veprim të dyfishtë, dhe mjekët e përshkruajnë shpesh për dhimbje akute dhe kronike të intensitetit mesatar deri të fortë. Pikërisht për këtë arsye, ai është përfshirë në shumë udhëzime klinike për trajtimin e dhimbjes.

Gjatë viteve të fundit, numri i recetave për tramadol është rritur ndjeshëm, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku është shndërruar në një nga opioidët më të përdorur. Sipas studiuesve, arsyeja kryesore është bindja e përhapur se tramadoli është më i sigurt, shkakton më pak efekte anësore dhe ka rrezik më të ulët varësie krahasuar me opioidët e tjerë me veprim të shkurtër, transmeton Telegrafi.

ÇfarĂ« mungonte deri tani nĂ« kĂ«rkime

Megjithëse tramadoli është studiuar edhe më parë, asnjë analizë e mëparshme nuk kishte shqyrtuar njëkohësisht efikasitetin dhe sigurinë e tij për lloje të ndryshme të dhimbjes kronike. Si pasojë, shumë pyetje të rëndësishme kishin mbetur pa përgjigje të qarta.

Për ta mbushur këtë boshllëk, autorët analizuan studime klinike të randomizuara, të publikuara deri në shkurt të vitit 2025, ku tramadoli ishte krahasuar me placebo te pacientë me dhimbje kronike, përfshirë edhe dhimbjen e lidhur me sëmundje malinje.

telegrafi.com

Kush mori pjesë në studime

Analiza përfshiu 19 studime klinike me gjithsej 6.506 pjesëmarrës. Pesë studime u fokusuan në dhimbjen neuropatike, nëntë në osteoartrit, katër në dhimbjen kronike të shpinës së poshtme, ndërsa një studim përfshinte pacientë me fibromialgji.

Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 58 vjeç. Në shumicën e studimeve, tramadoli u administrua në formë tabletash, ndërsa vetëm një studim shqyrtoi përdorimin lokal në formë kremi. Kohëzgjatja e trajtimit varionte nga dy deri në 16 javë, me ndjekje të pacientëve deri në 15 javë.

Lehtësim minimal, rrezik i madh

Kur u bashkuan të gjitha rezultatet, u vu re se tramadoli vërtet e ul intensitetin e dhimbjes, por vetëm në një masë shumë të vogël. Ky ulje nuk e arriti pragun që në mjekësi konsiderohet klinikisht i rëndësishëm, pra i mjaftueshëm për të përmirësuar ndjeshëm funksionimin e përditshëm të pacientit.

Në të njëjtën kohë, tetë studime që monitoruan efektet anësore serioze treguan se rreziku për probleme të rënda shëndetësore te pacientët që merrnin tramadol ishte pothuajse dy herë më i lartë krahasuar me ata që merrnin placebo. Më të shpeshtat ishin problemet kardiake, si dhimbjet në gjoks, sëmundja koronare e zemrës dhe dështimi i zemrës.

U vu re gjithashtu një rritje e rrezikut për disa lloje kanceri, por studiuesit theksojnë se për shkak të periudhës së shkurtër të ndjekjes, ky rezultat duhet interpretuar me kujdes dhe kërkon studime shtesë.

Efekte anësore të shpeshta dhe kufizime të studimeve

Përveç komplikimeve serioze, tramadoli u shoqërua edhe me efekte anësore më të lehta, por të shpeshta, si të përziera, marramendje, kapsllëk dhe përgjumje.

Autorët theksojnë se shumë nga rezultatet e analizuara kishin rrezik të lartë paragjykimi, çka do të thotë se përfitimet e tramadolit ka gjasa të jenë mbivlerësuar, ndërsa dëmet e tij të jenë nënvlerësuar.

Pamja më e gjerë e problemit me opioidët

Studiuesit rikujtojnë se gjetjet e tyre përputhen me një problem shumë më të gjerë global të lidhur me abuzimin e opioidëve. Vlerësohet se rreth 60 milionë njerëz në mbarë botën kanë probleme me varësinë nga këto barna. Vetëm në vitin 2019, përdorimi i drogave u lidh me rreth 600.000 vdekje, nga të cilat pothuajse 80 për qind ishin të lidhura me opioidët.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i vdekjeve nga mbidozimi me opioidë u rrit nga rreth 50.000 në vitin 2019 në më shumë se 81.000 në vitin 2022. Për këto arsye, autorët theksojnë se përdorimi i tramadolit, ashtu si i të gjithë opioidëve, duhet të kufizohet në minimumin e domosdoshëm.

ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« kjo pĂ«r pacientĂ«t

Sipas përfundimit të studimit, tramadoli ka vetëm një efekt të lehtë në uljen e dhimbjes kronike, ndërkohë që rrit rrezikun për efekte anësore serioze dhe të lehta. Kur të gjitha këto peshohen së bashku, dëmi i mundshëm shpesh tejkalon përfitimin e kufizuar.

Për pacientët, kjo nënkupton se është thelbësore të bisedojnë hapur me mjekun për pritshmëritë reale nga terapia, rreziqet e mundshme dhe alternativat e tjera për trajtimin e dhimbjes kronike, veçanërisht kur bëhet fjalë për përdorimin afatgjatë të barnave opioidë. /Telegrafi/

Real Madridit i ofrohet shansi për të nënshkruar me yllin e Al Hilalit



Gjigantit të La Ligës, Real Madrid i është ofruar mundësia për të transferuar një mesfushor nga skuadra saudite Al-Hilal për sezonin e ardhshëm.

Kjo vjen në një kohë kur është mësuar se Ruben Neves po synon një rikthim në kryeqytetin spanjoll, duke pasur dëshirë të largohet nga futbolli arab dhe të rikthehet në skenën kryesore të futbollit në Evropë.

Mesfushori portugez aktualisht ka kontratë me Al-Hilal deri në verën e vitit 2026, por e ardhmja e tij duket gjithnjë e më e paqartë, teksa afati i marrëveshjes po shkon drejt fundit.

Drejtuesit e klubit saudit i kanë vendosur në tavolinë një ofertë rinovimi, megjithatë Neves nuk duket i bindur për të vazhduar aventurën e tij në Arabinë Saudite.

Sipas raportimeve, 28-vjeçari e ka tĂ« qartĂ« synimin pĂ«r t’u rikthyer nĂ« EvropĂ« dhe beson se ende ka nivelin dhe pĂ«rvojĂ«n e nevojshme pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e njĂ« prej klubeve mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« kontinentit. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ai Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« shqyrtojĂ« vetĂ«m projekte tĂ« nivelit mĂ« tĂ« lartĂ«.

Sipas njĂ« raporti tĂ« “Diario AS”, pĂ«rfaqĂ«suesit e Ruben Neves ia kanĂ« ofruar atĂ« Real Madridit, duke shpresuar se mesfushori mund tĂ« pĂ«rshtatet nĂ« projektin sportiv tĂ« klubit mbretĂ«ror.

Megjithatë, Florentino Perez dhe stafi drejtues e kanë refuzuar këtë mundësi, duke mos e konsideruar Neves si një profil të domosdoshëm për skuadrën e ndërtuar nën drejtimin e Xabi Alonso.

NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, edhe pse dĂ«shira e lojtarit pĂ«r t’u rikthyer nĂ« EvropĂ« mbetet e fortĂ«, Real Madridi nuk duket se do tĂ« jetĂ« destinacioni i tij i radhĂ«s, tĂ« paktĂ«n pĂ«r momentin./Telegrafi

"Ndikim dhe presion ndaj votuesve", policia jep detaje rreth intervistimit të kryetares së Ranillugut



Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar kryetaren e Komunës së Ranillugut, Tanja Antiq, nën dyshimin se përmes anëtarëve të komisionit komunal zgjedhor të Listës Serbe ka ushtruar ndikim dhe presion ndaj votuesve të papërcaktuar apo atyre që mbështesin subjekte të tjera politike.

Sipas njoftimit të Policisë, më 28 dhjetor 2025, përmes rrugëve operative janë pranuar informacione se Antiq, e cila është edhe anëtare e Kryesisë së forumit të gruas të Listës Serbe, dyshohet se ka ndikuar tek votuesit përmes strukturave partiake në komunën e Ranillugut.

“TĂ« njĂ«jtit dyshohet se janĂ« kanosur pĂ«r ndĂ«rprerje tĂ« benefiteve qĂ« kĂ«ta qytetarĂ« i pĂ«rfitojnĂ« nga shteti i SerbisĂ«, nĂ« rast tĂ« mosvotimit sipas udhĂ«zimeve”, ka thĂ«nĂ« policia.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është shoqëruar në ambientet e hetimeve rajonale, ku është intervistuar në prani të avokatit, me qëllim të verifikimit të informacioneve dhe sqarimit të rrethanave të rastit.

“Pas intervistimit, me vendim tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, e dyshuara Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt”, ka njoftuar Policia, duke shtuar se rasti i cilĂ«suar si “Cenim i fshehtĂ«sisĂ« sĂ« votimit” do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« hetohet nga NjĂ«siti i Hetimeve Rajonale nĂ« Gjilan, nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me ProkurorinĂ« Themelore.

Në Kosovë sot, më 28 dhjetor 2025, po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi.

❌