❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“e-Albania”, si nĂ« “gjendje lufte”, sistemi i self-care nuk punon prej tre ditĂ«sh

Prej tre ditësh aktiviteti i bizneseve është i bllokuar, pasi sistemi self-care, që menaxhohet nga e-Albania nuk funksionon.

“Nuk mund tĂ« hysh fare nĂ« platformĂ«n e faturave”, thotĂ« njĂ« ekonomiste. “Bizneset e vogla, tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« vetĂ«punĂ«suar tĂ« vetĂ«m, pĂ«rdorin platformĂ«n qendrore tĂ« faturave pĂ«r tĂ« lĂ«shuar faturĂ« tatimore shitje pĂ«r shĂ«rbimet e tyre dhe prej tre ditĂ«sh nuk mund tĂ« lĂ«shojnĂ« fatura sepse platforma nuk punon”.

Problemet me sistemet kanë qenë të vazhdueshme që nga fundi i vitit të kaluar, por kjo është dita e tretë rresht, që bizneset nuk mund të aksesojnë sistemin.

Bizneset e vogla, me të vetëpunësuar të vetëm, nuk arrijnë të bëjnë dot bilancet sepse nuk nxjerrin dot faturat e blerjes dhe të shitjes dhe tabelën përmbledhëse të të ardhurave dhe shpenzimeve totale të vitit në bazë të së cilit bëhet bilanci. Shumë prej tyre përdorin këtë platformë që është falas.

Përmes këtij sistemi bëhet dhe ngarkimi i certifikatave të fiskalizimit. Nëse një subjekti i mbaron afati 1-vjetor i certifikatës këto ditë, biznesi mund të mbeten pa punë, pasi nuk e rinovon dot.

Agjencia KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit (AKSHI), qĂ« menaxhon sistemin e e-Albania nuk ka pranuar zyrtarisht qĂ« sistemi nuk funksion, por burime tĂ« “Monitor” thanĂ« se ata janĂ« nĂ« dijeni tĂ« problemit dhe po punojnĂ« pĂ«r ta zgjidhur.

“U bĂ«nĂ« si nĂ« kohĂ« tĂ« luftĂ«s kĂ«to sistemet tona”, thotĂ« me ironi njĂ« ekonomist.

Investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në vitin 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro. po në dekadën e fundit, administrata është shtuar me 20 mijë persona, për të arritur në 184 mijë punonjës, por sërish bizneset nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre!

 

Lexoni edhe:

500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!

The post “e-Albania”, si nĂ« “gjendje lufte”, sistemi i self-care nuk punon prej tre ditĂ«sh appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri grek: Shumica e vendeve europiane nuk mund t’i bashkohen ‘Bordit tĂ« Paqes’ tĂ« Trumpit

Shumica e EuropĂ«s nuk mund t’i bashkohet “Bordit tĂ« Paqes” tĂ« Donald Trumpit, sepse ai “shkon shumĂ« pĂ«rtej” mandatit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ«, deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit të Euronews, Europe Today, Mitsotakis kritikoi nismën e presidentit amerikan dhe shprehu gjithashtu lehtësim për uljen e tensioneve me SHBA-të lidhur me Groenlandën.

“Ekziston njĂ« konsensus se ajo qĂ« Ă«shtĂ« shpallur nga Donald Trump shkon shumĂ« pĂ«rtej mandatit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ«,” tha Mitsotakis, njĂ« ditĂ« pasi kishte marrĂ« pjesĂ« nĂ« njĂ« mbledhje urgjente tĂ« KĂ«shillit tĂ« fokusuar te marrĂ«dhĂ«niet transatlantike. “Mendoj se duhet ta pranojmĂ« se, duke parĂ« pĂ«rpara, ajo qĂ« Ă«shtĂ« krijuar Ă«shtĂ« diçka nĂ« tĂ« cilĂ«n shumica e vendeve Europiane nuk mund tĂ« marrin pjesĂ«.”

KĂ«to komente pasuan nisjen zyrtare nĂ« Davos tĂ« nismĂ«s “Bordi i Paqes” tĂ« Trumpit pĂ«r zgjidhjen e konflikteve nĂ« mbarĂ« botĂ«n.

Projekti buron nga plani i tij me 20 pika pĂ«r armĂ«pushimin nĂ« Gaza, i miratuar nga KĂ«shilli i Sigurimit i OKB-sĂ«, por Ă«shtĂ« zgjeruar shumĂ« pĂ«rtej mandatit fillestar. Ai Ă«shtĂ« kritikuar gjerĂ«sisht pĂ«r krijimin e njĂ« strukture paralele ndaj OKB-sĂ«, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« Trumpit kompetenca disproporcionale dhe pĂ«r ftesĂ«n ndaj RusisĂ«. ShumĂ« aleatĂ« EuropianĂ«, pĂ«rfshirĂ« NorvegjinĂ«, SuedinĂ« dhe FrancĂ«n, kanĂ« refuzuar pjesĂ«marrjen, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ«, si Italia, kanĂ« thĂ«nĂ« se pĂ«r momentin nuk do tĂ« bashkohen.

Mitsotakis tha se SHBA-ja duhet tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« rindĂ«rtimin e GazĂ«s, por plani duhet tĂ« jetĂ« “vetĂ«m pĂ«r GazĂ«n” dhe “vetĂ«m pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« kufizuar kohore.”

Më pak se 20 vende iu bashkuan nismës gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Davos të enjten, shumë më pak se rreth 35 vendet që ishin parashikuar më parë, sipas zyrtarëve të administratës Trump. Hungaria dhe Bullgaria ishin të vetmet vende Europiane që morën pjesë.

Lidhur me tensionet aktuale me SHBA-të për Groenlandën, Mitsotakis shprehu lehtësim pasi Trump u tërhoq papritur nga kërcënimi për të marrë nën kontroll territorin Arktik, duke zgjedhur në vend të kësaj një marrëveshje afatgjatë për sigurinë e Arktikut, të ndërmjetësuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“MarrĂ«dhĂ«nia transatlantike po bĂ«het mĂ« e ndĂ«rlikuar dhe duhet tĂ« menaxhohet nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tjetĂ«r,” tha ai. “BE-ja duhet tĂ« mbrojĂ« interesat e veta.”

Trump e zyrtarizoi ‘Bordin e Paqes’ pĂ«r GazĂ«n

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, ishte i rrethuar nga liderĂ« botĂ«rorĂ« kur deklaroi se lufta nĂ« Gaza po “i afrohet vĂ«rtet fundit” gjatĂ« ceremonisĂ« sĂ« nĂ«nshkrimit tĂ« “Bordit tĂ« Paqes” pĂ«r kĂ«tĂ« territor.

Por shumĂ« vende nuk ishin tĂ« pĂ«rfaqĂ«suara, ndĂ«rsa Trump veçoi SpanjĂ«n pĂ«r kritika nga podiumi pĂ«r shpenzimet e saj tĂ« mbrojtjes, duke thĂ«nĂ«: “Ata duan tĂ« pĂ«rfitojnĂ« falas.”

Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungaria dhe Pakistani ishin të përfaqësuara në ceremoninë e mbajtur të enjten në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Bordi synon të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës.

Ja kush është pjesë e bordit dhe mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit:

  • Isa bin Salman bin Hamad Al Khalifa, ministĂ«r i oborrit tĂ« kryeministrit, Bahrein
  • Nasser Bourita, ministĂ«r i punĂ«ve tĂ« jashtme, Marok
  • Javier Milei, president, ArgjentinĂ«
  • Nikol Pashinyan, kryeministĂ«r, Armeni
  • Ilham Aliyev, president, Azerbajxhan
  • Rosen Zhelyazkov, kryeministĂ«r, Bullgari
  • Viktor OrbĂĄn, kryeministĂ«r, Hungari
  • Prabowo Subianto, president, Indonezi
  • Ayman Al Safadi, ministĂ«r i punĂ«ve tĂ« jashtme, Jordani
  • Kassym-Jomart Tokayev, president, Kazakistan
  • Vjosa Osmani-Sadriu, presidente, KosovĂ«
  • Mian Muhammad Shehbaz Sharif, kryeministĂ«r, Pakistan
  • Santiago Peña, president, Paraguaj
  • Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, kryeministĂ«r/ministri i jashtĂ«m, Katar
  • Faisal bin Farhan Al Saud, ministĂ«r i punĂ«ve tĂ« jashtme, Arabia Saudite
  • Hakan Fidan, ministĂ«r i punĂ«ve tĂ« jashtme, Turqi
  • Khaldoon Khalifa Al Mubarak, i dĂ«rguar special nĂ« SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe
  • Shavkat Mirziyoyev, president, Uzbekistan
  • Gombojavyn Zandanshatar, kryeministĂ«r, Mongoli

Një listë e gjatë vendesh, përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe vende të tjera Europiane, munguan në ceremoninë e nënshkrimit dhe disa prej tyre e kanë refuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ftesën.

Sekretarja britanike e PunĂ«ve tĂ« Jashtme, Yvette Cooper, i tha BBC-sĂ« tĂ« enjten se MbretĂ«ria e Bashkuar “nuk do tĂ« jetĂ« njĂ« nga nĂ«nshkruesit sot”, duke pĂ«rmendur shqetĂ«simet pĂ«r ftesĂ«n e drejtuar presidentit rus Vladimir Putin pĂ«r t’iu bashkuar nismĂ«s.

Spanja nuk dĂ«rgoi pĂ«rfaqĂ«sues nĂ« ceremoninĂ« e nĂ«nshkrimit, ndĂ«rsa njĂ« ftesĂ« pĂ«r kryeministrin Pedro Sanchez pĂ«r t’iu bashkuar bordit Ă«shtĂ« “nĂ« shqyrtim”, sipas mediave spanjolle.

Putin mori tĂ« hĂ«nĂ«n njĂ« ftesĂ« pĂ«r t’iu bashkuar grupit tĂ« paqes tĂ« Trumpit dhe po “shqyrton tĂ« gjitha detajet e kĂ«tij propozimi”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit Dmitry Peskov, por asnjĂ« pĂ«rfaqĂ«sues rus nuk ishte i pranishĂ«m nĂ« ceremoninĂ« e nĂ«nshkrimit tĂ« enjten.

Franca, sipas raportimeve, e ka refuzuar ftesĂ«n pĂ«r t’iu bashkuar bordit, ashtu si edhe Gjermania, sipas revistĂ«s Spiegel, qĂ« citon njĂ« dokument tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Jashtme. “Na duhet mĂ« shumĂ« kohĂ«,” i tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni transmetuesit shtetĂ«ror RAI tĂ« mĂ«rkurĂ«n. “Ka punĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ«. MegjithatĂ«, qĂ«ndrimi im mbetet padyshim i hapur,” tha ajo, sipas njĂ« raportimi tĂ« Reuters.

Edhe Belgjika nuk Ă«shtĂ« regjistruar, tha ministrja e saj e PunĂ«ve tĂ« Jashtme, Maxime PrĂ©vot, nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« publikuar nĂ« X tĂ« enjten. “Ne dĂ«shirojmĂ« njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe tĂ« koordinuar Europiane. Ashtu si shumĂ« vende tĂ« tjera Europiane, kemi rezerva ndaj kĂ«tij propozimi,” tha ajo.

Suedia, Sllovenia dhe Norvegjia gjithashtu e kanë refuzuar ftesën, sipas raportimeve të mediave lokale.

“Bordi i Paqes” u miratua nga KĂ«shilli i Sigurimit i OKB-sĂ« nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit tĂ« kaluar. Fillimisht ai u krijua pĂ«r tĂ« mbikĂ«qyrur rindĂ«rtimin e GazĂ«s, por tani ka njĂ« mandat shumĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« promovimin e stabilitetit global dhe zgjidhjen e konflikteve nĂ« mbarĂ« botĂ«n.

Izraeli nuk ishte i pĂ«rfaqĂ«suar nĂ« ceremoninĂ« e nĂ«nshkrimit, por kryeministri i tij, Benjamin Netanyahu, pritet t’i bashkohet bordit, sipas raportimeve.

JavĂ«n e kaluar, ShtĂ«pia e BardhĂ« konfirmoi krijimin e njĂ« “Bordi Ekzekutiv” themelues, me qĂ«llim “operacionalizimin e vizionit tĂ« Bordit tĂ« Paqes.”/ Euronews, CNBC

 

 

The post Kryeministri grek: Shumica e vendeve europiane nuk mund t’i bashkohen ‘Bordit tĂ« Paqes’ tĂ« Trumpit appeared first on Revista Monitor.

Turizmi në 2025, të huajt shënuan 12.4 milionë hyrje, ngadalësohet ndjeshëm rritja

Turizmi në vitin 2025 ka shënuar një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes në raport me vitin paraardhës.

Pavarësisht se shifra shënoi 12.46 milionë hyrje të të huajve me një rritje prej 6.6 për qind krahasuar me vitin 2024 ajo që bie në sy është një ngadalësim i ritmit.

Në vitin 2024 kjo rritje ishte 15.2 për qind. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave mbi lëvizjen e Shtetasve për muajin dhjetor tregojnë tashmë qartë panoramën.

“GjatĂ« muajit Dhjetor 2025, rezultojnĂ« tĂ« kenĂ« hyrĂ«, nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, 1.542.889 shtetas shqiptarĂ« dhe tĂ« huaj.

Ky tregues ka pësuar një rritje me 7,0%, krahasuar me Dhjetor 2024. 1.353.137 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 8,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

NĂ« Dhjetor 2025, numri i shtetasve shqiptarĂ« qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« territorin shqiptar Ă«shtĂ« 844.147, duke pĂ«suar njĂ« rritje me 7,1%, krahasuar me Dhjetor 2024. Numri i shtetasve tĂ« huaj qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« territorin shqiptar Ă«shtĂ« 698.742. Ky numĂ«r Ă«shtĂ« rritur me 6,8%, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024”, thuhet nĂ« publikimin e INSTAT.

Daljet e shtetasve

Sipas INSTAT në muajin Dhjetor 2025, 714.457 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 10,6%, krahasuar me Dhjetor 2024.

“Daljet e shtetasve tĂ« huaj nga territori i ShqipĂ«risĂ« gjatĂ« muajit Dhjetor 2025 janĂ« 638.680. Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, ky tregues Ă«shtĂ« rritur me 5,5%

NĂ« Dhjetor 2025, 97% e hyrjeve tĂ« shtetasve tĂ« huaj nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« nga rajoni i EvropĂ«s. Evropa Jugore zĂ« 85% tĂ« hyrjeve tĂ« shtetasve tĂ« huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa PerĂ«ndimore me 6 % dhe Evropa Veriore me 4%”, vlerĂ«son INSTAT.

Turizmi në 2025 dhe pritshmëria

Viti 2025 nisi me një pritshmëri optimiste të turoperatorëve për një vit të suksesshëm por ato u zbehen muaj pas muaji duke u dukur qartë në fillim të verës.

Konkretisht në atë kohë operatorët theksuan se rritja e çmimeve në disa rajone, zhvlerësimi i euros kundrejt lekut si dhe problemet bazike që u shfaqën kryesisht gjatë verës po e bënin Shqipërinë më pak atraktive.

Italianët edhe pse prezentë gjatë verës e ulën ritmin e vizitave, Kosova gjithashtu duke u përqendruar kryesisht në pjesën Verioret ë vendit ndërkohë që mungesa e ujit në Golem apo energjisë dhe djegia e mbetjeve në pjesën e Jugut u bë një tjetër arsye për vlerësime negative.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve Shqipëria arriti të mbajë një rritje të moderuar si efekt i ecurisë së mirë të tureve kulturore gjatë pranverës dhe verës diçka që është nënvizuar si pozitive nga turoperatorët.

Për këtë vit ata janë treguar më të rezervuar në parashikime duke nënvizuar se tendenca e rritjes do të jetë e ngjashme me vitin që kemi lënë pas por ka nevojë për reflektim dhe për të marrë masa urgjente në përmirësim të infrastrukturës dhe shërbimit në mënyrë që kjo rritje edhe pse e moderuar të jetë e qëndrueshme.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Turizmi në 2025, të huajt shënuan 12.4 milionë hyrje, ngadalësohet ndjeshëm rritja appeared first on Revista Monitor.

Davos 2026: drejtuesit e biznesit kërkojnë një të ardhme të IA-së të përqendruar te njeriu

Ndërsa drejtuesit botërorë mblidhen në Davos për të diskutuar të ardhmen e IA-së, një gjë po bëhet gjithnjë e më e qartë: sfida nuk është thjesht sa shpejt mund të zhvillohet teknologjia, por sa me përgjegjësi do të përdoret.

Nga energjia dhe burimet natyrore te punësimi dhe pabarazitë, revolucioni i IA-së po prek çdo aspekt të shoqërisë.

Drejtues nga Dow Chemical Company, EY dhe NTT Data Inc. ndanë perspektivat e tyre mbi ndikimin e zgjerimit të teknologjive të reja si IA gjatë një paneli në Davos.

Paneli u zhvillua në kuadër të takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, i cili nisi më 19 janar në Davos, duke mbledhur rreth 3,000 pjesëmarrës të nivelit të lartë nga biznesi, qeveritë dhe fusha të tjera, si dhe shumë vëzhgues, gazetarë, aktivistë dhe të tjerë.

GjatĂ« panelit, me titull “Inovacioni nĂ« njĂ« epokĂ« shumĂ«polare”, pjesĂ«marrĂ«sit diskutuan pĂ«rfitimet e integrimit tĂ« IA-sĂ« dhe potencialin e saj nĂ« fusha si shĂ«ndetĂ«sia dhe arsimi, si edhe disa nga sfidat e zbatimit tĂ« kĂ«saj teknologjie nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« brenda bizneseve.

“Ne shohim pĂ«rfitime tĂ« jashtĂ«zakonshme, qoftĂ« nĂ« zbulimin e materialeve tĂ« reja, tĂ« barnave tĂ« reja apo nĂ« rritjen e produktivitetit pĂ«rmes teknologjisĂ«,” tha Abhijit Dubey, drejtor ekzekutiv dhe drejtor i inteligjencĂ«s artificiale nĂ« NTT Data. “Por, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, duhet tĂ« jemi shumĂ« tĂ« kujdesshĂ«m pĂ«r atĂ« qĂ« po bĂ«jmĂ«.”

Ai shtoi se, ndryshe nga tĂ« gjitha inovacionet e mĂ«parshme, IA Ă«shtĂ« “teknologjia e parĂ« qĂ« nuk do tĂ« drejtohet nga njerĂ«zit”.

Kjo jo vetëm që mund të çojë në rezultate të paparashikueshme, por kërkon gjithashtu sasi të mëdha energjie dhe uji, si dhe nxjerrjen e mineraleve të rralla, gjë që në disa raste po krijon tensione për burimet.

NjĂ« tjetĂ«r shqetĂ«sim Ă«shtĂ« “paradoksi i njĂ« bollĂ«ku masiv nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« me njĂ« zhvendosje masive tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore nĂ« treg”, tha Dubey, duke theksuar se kjo Ă«shtĂ« “diçka qĂ« duhet ta monitorojmĂ« nga afĂ«r”.

“Problemi nuk Ă«shtĂ« destinacioni, por faza e tranzicionit,” shtoi Debra Bauler, drejtoreshĂ« e informacionit dhe e transformimit dixhital nĂ« Dow, duke shpjeguar se si kompania po i qaset fuqisĂ« sĂ« saj punĂ«tore gjatĂ« tranzicionit drejt IA-sĂ«.

“Ne mendojmĂ« pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si punojmĂ« me anĂ«tarĂ«t e ekipit. Duam t’i kalojmĂ« ata nga zbatues tĂ« detyrave nĂ« drejtues tĂ« sistemeve. Do tĂ« ketĂ« ndikime nĂ« vende pune, por ne besojmĂ« se destinacioni ku po shkojmĂ« e justifikon kĂ«tĂ« periudhĂ« tranzicioni.”

NĂ« çdo tranzicion teknologjik, sa i pĂ«rket punĂ«simit, “kur humbet njĂ« vend pune, krijohen njĂ« deri nĂ« dy tĂ« tjerĂ«â€, vuri nĂ« dukje Dubey.

Mbrojtja e atyre qĂ« preken negativisht nuk mund t’i lihet tĂ«rĂ«sisht sektorit privat, argumentoi ai.

Përveç mekanizmave të mbështetur publikisht, si të ardhurat bazë universale, ai tha se një zgjidhje për të gjeneruar financime që po diskutohet është vendosja e një takse mbi agjentët e IA-së, njësoj siç tatohen njerëzit.

“Duhet tĂ« mendojmĂ« qĂ« tani pĂ«r mekanizma strukturorĂ«, sepse nuk mund ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« reaktive,” tha ai, duke shtuar: “Nuk ka asnjĂ« qeveri nĂ« botĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e pĂ«rgatitur pĂ«r kĂ«tĂ«.”

Raj Sharma, partner menaxhues global pĂ«r rritjen dhe inovacionin nĂ« EY, tha se qĂ« IA tĂ« sjellĂ« atĂ« qĂ« ai e ka quajtur njĂ« epokĂ« tĂ« “ndĂ«rmarrjeve super-fluide”, pĂ«rbĂ«rĂ«sit kyç janĂ« besimi, mjetet dhe talenti.

“Duhet tĂ« balancosh kĂ«ta tre elementĂ« pĂ«r t’u siguruar qĂ« IA tĂ« adoptohet,” tha ai.

Pyetja që mbetet nuk është nëse kjo teknologji do ta transformojë botën, por nëse institucionet, bizneset dhe qeveritë do të arrijnë ta drejtojnë atë në një mënyrë që vërtet vë njeriun në qendër. / Time

The post Davos 2026: drejtuesit e biznesit kërkojnë një të ardhme të IA-së të përqendruar te njeriu appeared first on Revista Monitor.

Drejtori i Hetimit Tatimor reagon ndaj përmendjes së emrit të tij në çështjen e hakerimit të SPAK

Në lidhje me një lajm të publikuar në një media online mbi rastin e hakerimit të sistemit elektronik të SPAK, ku flitet për një rrjet të strukturuar dhe ku mes emrave të dyshuar për shpërndarje materialesh të rrjedhura në media përmendet edhe drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini, ky i fundit ka reaguar duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe dashakeqe.

“NĂ« lidhje me pĂ«rmendjen dashakeqe tĂ« emrit tim nĂ« disa shkrime tĂ« publikuara sot, qĂ« mĂ« lidhin me çështjen e daljes sĂ« disa akteve nga email-i i ProkurorisĂ« sĂ« Posacme, sqaroj se nuk kam pasur dhe nuk kam asnjĂ« dijeni pĂ«r kĂ«tĂ« fakt, nĂ« asnjĂ« rrethanĂ«.

Për këtë arsye, kam kontaktuar edhe prokurorin e çështjes, të cilit i shpreha shqetësimin tim lidhur me këto shpifje të pabazuara.

Gjithashtu, si ish-koleg i tyre, shpreh mbĂ«shtetjen time tĂ« plotĂ« pĂ«r punĂ«n dhe integritetin e ProkurorisĂ« sĂ« Posacme”, sqaron nĂ« reagmin e tij drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini.

The post Drejtori i Hetimit Tatimor reagon ndaj përmendjes së emrit të tij në çështjen e hakerimit të SPAK appeared first on Revista Monitor.

Gati ndërtimi i një impianti për ujërat e ndotura në Berat, aktualisht derdhen në Osum

Berati do të jetë qyteti i radhës ku do të shtohet një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura.

Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve Berat-Kuçovë raportoi së fundmi pranë institucioneve koordinatat e sakta se ku do të zërë vend projekti sipas detyrimeve që lindin nga kuadri ligjor ndërkohë që dha detaje s ai takon kapacitetit dhe punimeve që do të kryhen në funksion të këtij Impianti.

Sipas dokumentit të vlerësimit të ndikimit në mjedis nënvizohet se ky projekt pjesë e Programit të Infrastrukturës Bashkiake V (horizonti i projektimit i të cilit është viti 2045) synon të përmirësojë ndjeshëm grumbullimin dhe depozitimin e ujërave të zeza në zonën e Beratit me disa masat prioritare.

Së pari ndërtimi i ITUN-it të ri ne Berat me një kapacitet trajtimi prej 45,000 PE (ekuivalent për banor, 1 PE është ngarkesa mesatarë ndotëse e prodhuar nga një banor në dite) i arritur nga trajtimi mekanik dhe biologjik (tretja aerobike e llumit), heqja e ujit të llumit, tharja diellore e llumit dhe gjenerimi i energjisë termike dhe elektrike nëpërmjet impianteve të kombinuara të nxehtësisë dhe energjisë (CHP) duke përdorur biogas i prodhuar nga tretësi.

Së dyti mbrojtja nga erozioni i lumit dhe mbrojtja nga përmbytjet për zonën e ITUN-it.

Së treti ndërtimi i 2,92 km i rrjetit të ri të kanalizimeve (që lidh zonën urbane te Beratit me ITUN-in e ri) nga një Pusete e Re Grumbullimi dhe Struktura e Kombinuar e Teperderdhjes të Kanalizimeve (CSO) në pikën ekzistuese të shkarkimit të sistemit pranë Rrugës Bostanet;

Së katërti ndërtimi i Stacionit te ri te Pompimit ne zonën e Gorricës së Re dhe një rrjet me presioni.

SĂ« pesti ndĂ«rtimi i 6 CSO-ve tĂ« tjera qĂ« kryqĂ«zojnĂ« pikat ekzistuese tĂ« shkarkimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« zeza nĂ« lokacionet “Kombit”, “Qyteti i VjetĂ«r”, “Monument”, “Biblioteka”, “Otoman” dhe “Stadium”, tĂ« cilat do tĂ« jenĂ« tĂ« lidhura nĂ« rrjetin ekzistues tĂ« kanalizimeve me kanalizimet e reja ose me kanalizimet e rindĂ«rtuara tĂ« mĂ«tejshme dhe/ose kanale pĂ«rcjellĂ«se dhe shkarkimet.

Sipas dokumentit problemi më i madh për sa i përket higjienës dhe mbrojtjes së mjedisit në Zonën e Projektit është mungesa e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza në Berat çka rrjedhimisht bën që ujërat e zeza derdhen të pa trajtuara nëpërmjet disa daljeve, direkt në lumin Osum./ N.Maho

 

The post Gati ndërtimi i një impianti për ujërat e ndotura në Berat, aktualisht derdhen në Osum appeared first on Revista Monitor.

Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

Nga data 22 Janar është hapur sistemi e-Tax për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Individuale.

Risia e këtij viti është plotësimi i DIVA-s edhe nga individë që nuk e kanë detyrim plotësimin, por që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç dhe do të përfitojnë kompensimin për arsimin nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjeve të shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë në vit (kjo përfitohet nga çdo individ pavarësisht nivelit të të ardhurave) dhe 100 mijë lekë në vit (vetëm nga individët me të ardhura deri 1.2 mln lekë në vit).

Monitor sqaron hap pas hapi të gjithë procedurat që duhet të ndjekin individët që kërkojnë të plotësojnë DIVA-n për herë të parë me qëllim përfitimin e kompensimit.

Vlera e kompesimit do të llogaritet automatikisht nga sistemi e-Tax dhe nuk do të ngarkohet asnjë dokumentacion. Dokumentacioni do të ruhet nëse do të kërkohet nga tatimet.

NĂ« fund tĂ« plotĂ«simit tĂ« deklaratĂ«s kush do tĂ« rezultojĂ« me tatim tĂ« mbipaguar, qĂ« Ă«shtĂ« kompensimi, do tĂ« duhet tĂ« dorĂ«zojĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« nĂ« DrejtoritĂ« Rajonale tĂ« Tatimeve pĂ«r t’iu kthyer mbrapsht. Procedurat pĂ«r plotĂ«simin e kĂ«rkesĂ«s pritet tĂ« sqarohen nĂ«pĂ«rmjet njĂ« udhĂ«zimi nga tatimet.

Si plotësohet për herë të parë DIVA

Për individët që do të deklarojnë DIVA për herë të parë fillimisht duhen të regjistrohen elektronikisht në https://www.tatime.gov.al

Për të dyja kategoritë si individët që plotësojnë për herë të parë DIVA dhe ata që e kanë plotësuar më parë në faqen e tatimeve do të zgjidhin moduli e-Shërbime.

Më do të logohet te rubrika INDIVID duke vendosur kredencialet, numrin personal të identifikimit dhe fjalëkalimin, nëpërmjet e-Albania.

Në menunë Deklarata do të përzgjidhet rubrika Tatimi mbi të ardhurat personale, ku do të klikohet mbi tab Krijo deklaratë, duke klikuar mbi periudhën 2025, janar-dhjetor.

Menjëherë pas kësaj do të shfaqet Deklarata Individuale e të Ardhurave.

Deklarata DIVA 2025, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Afati për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA është deri më 31 Mars 2026.

Detyrimin për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave e kanë individët me të ardhura mbi 1.2 mln lekë në vit, të dypunësuarit dhe ata që kanë krijuar të ardhura të padeklaruar mbi 50 mijë lekë në vit nga qiraja, honorarë etj.

Risi janë plotësimi i DIVA-s nga individët që kërkojnë të përfitojnë kompensimin e fëmijëve.

Pra me qëllim përfitimin e kompensimit për arsimin e fëmijëve DIVA mund të plotësohet edhe nëse nuk ke detyrimin, pra edhe nga individë me të ardhura nën 1.2 mln lekë në vit.

Kompensimi për fëmijët do të përfitohet nga individët që do të dalin me tatim të mbipaguar, pra nga rillogaritja e tatimit pas zbritjes së shpenzimeve nga baza e tatueshme.

Diferenca e tatimit vjetor të paguar gjatë 2025, nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjes së bazës së

tatueshme të shpenzimeve 48 mijë lekë në vit, pavarësisht nivelit të ardhurave dhe 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë deri në 1,2 mln lekë, do jepet si kompensim për fëmijët.

Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi. Sistemi e-Tax, e llogarit automatikisht vlerën e kompensimit, pasi bëhet deklarimi I të ardhurave, edhe për ata individë që se kanë detyrimin ta bëjnë.

Në total administrata tatimore llogarit se fondi për kompensimin do të jetë me vlerë 15 mln Euro.

 RUBRIKAT E PLOTA TË DIVA-S

SEKSIONI A: TË DHËNA IDENTIFIKUESE

(3/4) REZIDENT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË     Po Jo

TË DHËNA IDENTIFIKUESE PËR INDIVIDIN

(5) Emri

Atësia

Mbiemri

Gjinia: M, F

(6) Numri i identifikimit personal sipas letërnjoftimit të deklaruesit

(7) Adresa Kryesore:

(8) Qyteti/Komuna/Rrethi: Tirane

(9) Statusi i Deklaruesit

i/e martuari/e martuar me fëmijëbeqar/ei/e vei/e divorcuarkryefamiljar/e

TĂ« DHËNA PLOTËSUESE PËR INDIVIDIN

(10) Telefoni

Cel.

Posta Elektronike (e-mail)

(11) Të dhëna mbi pronësinë e banesës kryesore:  a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronarid) të tjera

(12) Emër/ Mbiemër i pronarit

Adresa

ADRESA E BANIMIT NËSE ËSHTË E NDRYSHME NGA ADRESA E TË DHËNAVE IDENTIFIKUESE

(13) Adresa

(14) Nr. Tel:

Cel.

Posta Elektronike (e-mail)

(15) Të dhëna mbi pronësinë e banesës ku jeton: a) në pronësi, b) me qira, c) falas nga pronari, d) të tjera

(16) Emri /Mbiemri i pronarit

Adresa

PERSONA NË KUJDESTARINË E DEKLARUESIT

(17) Persona nën kujdestarinë e deklaruesit gjithsej

Numri i personave brenda familjes në kujdestari

Të tjerë persona në kujdestari

FËMIJË NËN MOSHËN 18 VJEÇ

(18)Numri i fëmijëve në ngarkim të deklaruesit nën moshën 18 vjeç (Plotësohet nga prindi që ka të ardhurat vjetore me të larta në familje)

SEKSIONI B : TË DHËNA PËR LLOGARITJEN E TATIMIT

TE ARDHURAT BRUTO

(3) Të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e punësimit

(4) Të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e ngjashme me punësimin por që nuk konsiderohen nga marrëdhëniet e punësimit

(5) TĂ« ardhurat bruto nga dividendi

(6) TĂ« ardhurat bruto nga qiraja

(7) Kthimi i investimit nga skemat e sigurimit të jetës dhe/ose pensionit privat

(8) TĂ« ardhurat bruto nga interesat bankare

(9) Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj

(10) Fitimi kapital i tatueshëm i krijuar nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së luajtshme

(11) Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojra të tjera të fatit

(12) Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike

(13) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet shitjes

(14) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit tek trashëgimtarët ligjorë të përjashtuar nga tatimi ose deri në vlerën 5,000,000 lekë

(15) Fitime kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit

(16) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë tek trashëgimtarët ligjorë të përjashtuar nga tatimi ose deri në vlerën 5,000,000 lekë

(17) Fitime kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë

(18) Të ardhura nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale

(19) TĂ« ardhura nga transaksionet me mjetet virtuale

(20) Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart të realizuara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë

(21) Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart të realizuara jashte territorit të Republikës së Shqipërisë

(22) Të ardhura bruto të tjera përjashtuara nga tatimi

(23) SHUMA E TË ARDHURAVE BRUTO

SHPENZIME TË ZBRITSHME

(24) Zbritje nga te ardhurat nga punesimi sipas nenit 22, pika 1, gërmat a, b dhe c           

(25) Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç        

(26) Shpenzime për arsimin e fëmijëve

(27) Zbritje për kontributin ne skemën e pensionit privat nga te ardhurat e punësimit

(28) Zbritje për kontributin në skemën e pensioneve private nga të ardhurat e dividendit

(29) Zbritje për kontributin në skemën e pensioneve private nga të ardhurat tjera përveç të ardhurave nga dividendi

(30) SHUMA E SHPENZIMEVE TË ZBRITSHME DHE ZBRITJEVE TË TJERA (kutia 24 deri 29)

LLOGARITJA E TATIMIT PËR TU PAGUAR

(31) Të ardhurat e tatueshme nga marrëdhëniet e punësimit

(32) Tatimi i llogaritur mbi të ardhurat e tatueshme nga marrëdhëniet e punësimit

(33) TĂ« ardhurat e tatueshme nga dividendi

(34) Tatimi i llogaritur mbi te ardhurat e tatueshme nga dividendi

(35) Të ardhura të tatueshme pa të ardhurat nga dividendi dhe marrëdhëniet e punësimit

(36) Tatimi i llogaritur për të ardhurat e tatueshme pa të ardhurat nga punësimi dhe dividendi

(37) SHUMA E TATIMIT TË LLOGARITUR

TATIMET E PAGUARA GJATË PERIUDHËS TATIMORE

(38) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e punësimit

(39) Tatim mbi të ardhurat e ngjashme me marrëdhëniet e punësimit por që nuk konsiderohen nga marrëdhëniet e punësimit

(40) Tatimi mbi dividentin

(41) Tatimi mbi qiranë

(42) Tatimi mbi fitimet kapitale të realizuara nga skemat e sigurimit të jetës dhe/ose pensionit privat

(43) Tatimi mbi interesat bankare

(44) Tatimet mbi fitimet kapitale të krijuara nga investimet në tituj

(45) Tatimet mbi fitimet kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së luajtshme

(46) Tatimi mbi fitimet nga lotaritë apo lojrat e tjera të fatit

(47) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga të ardhurat nga pasuria intelektuale, liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike

(48) Tatimi mbi fitimet kapitale nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet shitjes

(49) Tatimi mbi fitimet kapitale të tatueshme nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit

(50) Tatimi mbi fitimet kapitale të tatueshme nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë

(51) Tatimi mbi të ardhurat nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale

(52) Tatimi mbi të ardhura nga transaksionet me mjetet virtuale

(53) Tatimi mbi të ardhura të tjera të pa përmenduara më lart të realizuara brenda territorit të R. Sh

(54) Tatimi i llogaritur dhe i paguar mbi të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

(55) Kreditimi i tatimit të huaj

(56) SHUMA E TATIMIT TË PAGUAR

(57) TATIMI I MBIPAGUAR           

(58) TATIMI I DETYRUAR PËR T’U PAGUAR

https://monitor.al/hapet-aplikimi-per-diva-e-tax-llogarit-automatikisht-kompensimin-e-arsimit/

https://monitor.al/arsimi-nuk-ka-kompensim-direkt-480-ose-1000-euro-do-kete-rillogaritje-tatimi-pas-plotesimit-diva/

 

 

The post Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin appeared first on Revista Monitor.

Programi i ri, qeveria investon më shumë në beton sesa në njerëz

Treguesit buxhetorĂ« tĂ« periudhĂ«s afatmesme 2025–2029 tregojnĂ« qartĂ« se modeli i qeverisjes mbetet i mbĂ«shtetur kryesisht te investimet kapitale, rrugĂ«, ndĂ«rtesa, vepra infrastrukturore dhe shumĂ« mĂ« pak te investimi nĂ« kapitalin njerĂ«zor, pra arsim dhe shĂ«ndetĂ«si.

Sipas Kuadrit tĂ« ri Makroekonomik 2027–2029, shpenzimet kapitale do tĂ« lĂ«vizin nĂ« njĂ« interval shumĂ« tĂ« lartĂ« prej 6–6.5% tĂ« PBB-sĂ« nĂ« vit gjatĂ« periudhĂ«s afatmesme. NĂ« vitin 2026, ato arrijnĂ« nĂ« 6.5% tĂ« PBB-sĂ«, njĂ« nivel qĂ« e vendos ShqipĂ«rinĂ« ndjeshĂ«m mbi mesataren e Bashkimit Europian, ku investimet publike zakonisht sillen rreth 3–3.5% tĂ« PBB-sĂ«.

Kjo e bën Shqipërinë një nga ekonomitë më të orientuara drejt investimeve publike në rajon dhe në Europë, duke reflektuar një strategji zhvillimi që mbështetet fort në ndërtim dhe infrastrukturë si motorë të rritjes ekonomike.

Në kontrast të fortë, financimi për arsimin dhe shëndetësinë mbetet dukshëm më i ulët.

Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«sinĂ«, tĂ« pĂ«rfaqĂ«suara kryesisht nga skema e sigurimeve shĂ«ndetĂ«sore, luhaten nga 2.4% e PBB-sĂ« nĂ« 2025–2026, pĂ«r tĂ« rĂ«nĂ« gradualisht nĂ« 2.1% nĂ« 2029. Kjo do tĂ« thotĂ« se, nĂ« terma relativĂ«, shĂ«ndetĂ«sia po humbet peshĂ« nĂ« ekonomi, edhe pse nevojat pĂ«r shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore rriten me plakjen e popullsisĂ« dhe emigracionin e personelit mjekĂ«sor.

Fondet pĂ«r arsimin do tĂ« vijnĂ« gjithashtu nĂ« ulje si nĂ« raport me PBB-nĂ«, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore, sipas parashikimeve nĂ« buxhetin afatmesĂ«m 2026–2028. Shpenzimet publike pĂ«r arsimin nĂ« vitin 2022 ishin vetĂ«m 2.9% e PBB-sĂ«, ndĂ«rsa kĂ«tĂ« vit pritet tĂ« arrijnĂ« nĂ« 2.4% tĂ« PBB-sĂ« dhe nĂ« vitin 2028 do tĂ« jenĂ« vetĂ«m 2.1% tĂ« PBB-sĂ«. Kjo tregon se teksa ekonomia rritet, ndahen mĂ« pak fonde pĂ«r arsimin.

Struktura e buxhetit tregon se rritja ekonomike po kërkohet përmes investimeve fizike dhe jo përmes përmirësimit të produktivitetit të punës, cilësisë së arsimit apo shëndetit të forcës punëtore.

Në afat të shkurtër, kjo qasje mund të mbështesë rritjen përmes ndërtimit dhe punësimit në sektorë të lidhur me infrastrukturën. Por në afat të gjatë do të kemi një ekonomi me shumë kantiere ndërtimi, por me mungesë gjithnjë e më të madhe mësuesish, mjekësh dhe profesionistësh të kualifikuar.

Megjithë këtë nivel të lartë shpenzimesh për investime publike nga buxheti i shtetit, vendi vazhdon të vuajë nga mungesa e infrastrukturës bazë aty ku është përqendruar popullsia, aktiviteti ekonomik dhe presioni urban, në qendrat e mëdha, sidomos në Tiranë dhe zonën metropolitane përreth saj.

Në vend që kapitali publik të drejtohet aty ku kthimi social dhe ekonomik është më i lartë, ai shpërndahet në qindra projekte të vogla, të shkëputura nga njëra-tjetra, pa sinergji dhe pa një vizion territorial të zhvillimit.

Kjo copĂ«zim e buxhetit ka njĂ« efekt tĂ« dyfishtĂ« negativ: nga njĂ«ra anĂ«, asnjĂ« projekt nuk merr financimin e mjaftueshĂ«m pĂ«r t’u bĂ«rĂ« realisht transformues dhe nga ana tjetĂ«r krijohet njĂ« terren ideal pĂ«r abuzime, ri-negocime kontratash, shtesa fondesh dhe zhvendosje tĂ« qĂ«llimshme tĂ« prioriteteve.

Pasojat tashmë janë të dukshme. Qendra e vendit, ku jeton dhe punon mbi gjysma e popullsisë dhe ku prodhohet pjesa dërrmuese e PBB-së, mbetet e nënfinancuar në infrastrukturë urbane, transport publik, ujësjellës, kanalizime, shkolla, spitale, hapësira publike, strehim./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Programi i ri, qeveria investon më shumë në beton sesa në njerëz appeared first on Revista Monitor.

Digjitalizimi i shërbimeve vendore, KI: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

Digjitalizimi i shërbimeve publike është pjesë e axhendës së vendorëve në përgjigje të një rruge të prirë më herët nga institucionet qendrore.

Sekretariati i Këshillit të Investimeve në këtë kontekst ka analizuar situatën aktuale me problemet por edhe sfidat që shfaqen para duke sugjeruar kështu edhe një sërë rekomandimesh që mund ta bëjnë këtë proces më të lehtë për të gjithë palët.

Sipas Sekretariatit transformimi digjital të shërbimeve administrative mbetet kompleks. Në nivel vendor, panorama kombëtare paraqitet e fragmentuar (kapacitete asimetrike/të limituara në burime njerëzore, teknologji, infrastrukturë dhe institucione).

Dokumenti verën se sektori privat si një partner i rëndësishëm në këtë proces nuk përfshihet në dokumentet strategjikë teksa biznesi mbetet rezervuar për përfitimet reale.

Shërbimet online kanë një eksperiencë pozitive për biznesin siç është platforma për lejet e ndërtimit por bashkitë hasin probleme sa i takon mirëmbajtjes apo konfuzionit të përgjegjësive që sjell kjo platformë. Sekretariati vërën se në nivel kombëtar, ofrimi i shërbimeve të digjitalizuara nga njësitë e qeverisjes vendore mbetet jo i barabartë dhe në disa zona mjaft i kufizuar.

Duke pasur parasysh këtë panoramë KI ka bërë të paktën 7 rekomandime sa i takon qasjes së pushtetit vendor drejt dixhitalizimit të shërbimeve të tij publike.

Rekomandim 1: Organet drejtuese të Qeverisjes Vendore, përtej angazhimit të qëndrueshëm politik dhe drejtimit të reformave për digjitalizimin, të hartojnë objektiva të qartë dhe tregues performance që konsiderojnë harmonizimin e interesave midis të gjithë aktoreve përfshirë edhe biznesin si dhe riformulimi i treguesve të performancës së shërbimeve ndaj biznesit dhe monitorimi i tyre, të jenë pjesë e planifikimit dhe raportimit periodik

Rekomandim 2: Mundësimi i një tranzicioni gradual dhe të matur nga zyrat fizike drejt digjitalizimit të shërbimeve vendore, i mirë koordinuar brenda bashkive (p.sh.task force me fokus digjitalizimin me përfaqësues nga seksione të ndryshme) me angazhimet buxhetore dhe upskilling do të rriste besimin dhe optimizmin e pritshmërive për cilësi të shërbimeve digjitale.

Rekomandim 3: Investimet publike lokale në infrastrukturë dhe sisteme digjitale duhet të jenë të harmonizuara strategjikisht me platformat dhe iniciativat kombëtare, për të garantuar një koordinim institucional të sigurt, të besueshëm dhe të qëndrueshëm, veçanërisht në aspektin e shkëmbimit të të dhënave midis administratës qendrore tatimore dhe njësive të qeverisjes vendore.

Rekomandim 4: Pushteti vendor duhet të sigurojë që procesi i digjitalizimit të zhvillohet në përputhje me një kornizë të qartë rregullatore që respekton parimet themelore etike dhe ligjore.

Rekomandim 5: Ekziston një nevojë e qartë për përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon taksat dhe tarifat vendore. Siç është evidentuar në mënyrë të përsëritur nga Këshilli i Investimeve, sistemi aktual është i vjetëruar dhe nuk pasqyron në mënyrë adekuate zhvillimet socio-ekonomike dhe reformat politike të viteve të fundit.

Rekomandim 6: Dhomat e tregtisĂ« dhe shoqatat e biznesit tĂ« luajnĂ« njĂ« rol aktiv nĂ« lehtĂ«simin e tranzicionit digjital. NĂ« partneritet me autoritetet lokale, ato duhet tĂ« investojnĂ« sĂ« bashku nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r ngritjen e kapaciteteve tĂ« aktorĂ«ve. KĂ«to pĂ«rpjekje duhet tĂ« synojnĂ« rritjen e pjesĂ«marrjes nĂ« hartimin dhe zbatimin e reformave lokale – veçanĂ«risht ato qĂ« synojnĂ« thjeshtimin e detyrimeve tatimore dhe uljen e barrierave burokratike.

Rekomandim 7: Hartimi dhe zbatimi i një metodologjie të qëndrueshme dhe transparente për vlerësimin e pasurive të paluajtshme nëpërmjet një procesi të gjerë konsultues më grupet e interesit. Rekomandohet hartimi i një metodologjie të qëndrueshme dhe të standardizuar për vlerësimin e tregut dhe çmimet e referencës, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe organizatat profesionale.

The post Digjitalizimi i shërbimeve vendore, KI: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks appeared first on Revista Monitor.

Dogana në forumin me biznesin francez, lehtësim procedurash doganore

KĂ«tĂ« tĂ« enjte u zhvillua njĂ« takim mes DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« Francë–ShqipĂ«ri (CCIFA) dhe DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Doganave, me synimin pĂ«r tĂ« forcuar dialogun institucional dhe pĂ«r tĂ« thelluar bashkĂ«punimin ndĂ«rmjet administratĂ«s doganore dhe komunitetit tĂ« biznesit, nĂ« funksion tĂ« lehtĂ«simit tĂ« tregtisĂ«, rritjes sĂ« transparencĂ«s dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« klimĂ«s sĂ« tĂ« bĂ«rit biznes nĂ« vend.

Takimi u hap nga Z. Julien Roche, President i CCIFA, i cili vlerësoi transparencën dhe profesionalizimin e Administratës Doganore si dhe rëndësinë e këtij komunikimi të drejtpërdrejtë dhe rolin e CCIFA në përfaqësimin e interesave të anëtarëve të saj.

Zoti Genti Gazheli Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m ne fjalĂ«n e tij theksoi se ky Ă«shtĂ« takimi i parĂ« zyrtar me CCIFA, i cili pritet tĂ« pasohet nga tĂ« tjerĂ«, duke shprehur bindjen se ky bashkĂ«punim do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« forcimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« partneritetit Doganë–Biznes.

Z.Gazheli solli nĂ« vĂ«mendje eksperiencat pozitive tĂ« mĂ«parshme me operatorĂ« tĂ« veçantĂ« ekonomikĂ« franceze, pĂ«rfshirĂ« dhĂ«nien e statusit “Operator Ekonomik i Autorizuar” subjektit MARLOTEX, nĂ« prani tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« lartĂ« tĂ« institucioneve shqiptare dhe franceze, si njĂ« shembull konkret i bashkĂ«punimit tĂ« suksesshĂ«m dhe ftoi bizneset e pranishme tĂ« aplikonin pranĂ« AdministratĂ«s Doganore pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga lehtĂ«sitĂ« qĂ« ofron ky status.

Gjithashtu, në këtë takim u theksuan marrëdhëniet historikisht shumë të mira mes Doganave Shqiptare dhe atyre Franceze, bashkëpunimi i vazhdueshëm me Atasheun Doganor Francez dhe Ambasadën Franceze në Tiranë.

Z.Gazheli shprehu entuziazmin për zgjerimin e këtyre marrëdhënieve edhe në kuadër të CCIFA, duke garantuar mbështetje dhe asistencë maksimale për anëtarët e saj në zhvillimin dhe prosperitetin e bizneseve te tyre në Shqipëri.

Në vijim, u prezantuan çështjet kryesore të ngritura nga bizneset anëtare, si dhe pritshmëritë e tyre në raport me procedurat dhe shërbimet doganore duke konkluduar për thellimin e bashkëpunimit në funksion të lehtësimit të tregtisë dhe zhvillimit ekonomik.

 

The post Dogana në forumin me biznesin francez, lehtësim procedurash doganore appeared first on Revista Monitor.

Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit   

ËshtĂ« hapur sot sistemi e-Tax, qĂ« mundĂ«son plotĂ«simin e DeklaratĂ«s Vjetore tĂ« tĂ« Ardhurave Personale (DIVA) pĂ«r tĂ« gjithĂ« individĂ«t qĂ« kanĂ« detyrimin pĂ«r ta plotĂ«suar, por edhe pĂ«r ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kompensimin pĂ«r arsimin e fĂ«mijĂ«ve.

Ashtu sikundĂ«r “Monitor” e ka shpjeguar disa herĂ«, kompensimi pĂ«r fĂ«mijĂ«t rezulton se do tĂ« pĂ«rfitohet nga individĂ«t qĂ« do tĂ« dalin me tatim tĂ« mbipaguar, pra nga rillogaritja e tatimit pas zbritjes sĂ« shpenzimeve nga baza e tatueshme.

Diferenca e tatimit vjetor të paguar gjatë 2025-s, nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjes së bazës së tatueshme të shpenzimeve 48 mijë lekë në vit, pavarësisht nivelit të ardhurave dhe 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë deri në 1,2 milionë lekë, do të jepet si kompensim për fëmijët.

Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi. Sistemi e-Tax, e llogarit automatikisht vlerën e kompensimit, pasi bëhet deklarimi i të ardhurave, edhe për ata individë që nuk e kanë detyrimin ta bëjnë.

Konkretisht në DIVA-n e sapoplotësuar dhe dorëzuar të një individi, rezulton se të ardhurat e tij vjetore për vitin 2025 ishin në vlerën e 1,470 mijë lekë. Tatimi i paguar gjatë vitit është 144,424 lekë.

Individit i janë zbritur të ardhurat nga punësimi:

– Zbritje nga tĂ« ardhurat nga punĂ«simi sipas nenit 22, pika 1, germat a, b dhe c me vlerĂ« 360 mijĂ« lekĂ« nĂ« vit (apo 30 mijĂ« lekĂ« nĂ« muaj).

– ShumĂ« kompensimi pĂ«r çdo fĂ«mijĂ« nĂ« ngarkim tĂ« tij mĂ« pak se 18 vjeç nĂ« vlerĂ«n 48 mijĂ« lekĂ«.

Në DIVA pasqyrohet se baza e të ardhurave të tatueshme pas zbritjes arrin në vlerën e 1 mln lekëve. Llogaritja e tatimit vjetor të paguar është 138,184 lekë.

Tatimi i mbipaguar rezulton në vlerën e 6,240 lekëve.

E llogaritur nga Vlera e Tatimit Vjetor të paguara  144,424 lekë- 138,184 lekë= 6,240 lekë.

Tatimi i mbipaguar është vlera e kompensimit.

Kjo vlerë do të tërhiqet pasi të bëhet kërkesë në tatimet rajonale brenda 3 muajve nga afati i plotësimit të DIVA.

Detyrimin për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave e kanë individët me të ardhura mbi 1.2 mln lekë në vit, të dypunësuarit dhe ata që kanë krijuar të ardhura të padeklaruar mbi 50 mijë lekë në vit nga qiraja, honorarë etj.

Risi janë plotësimi i DIVA-s nga individët që kërkojnë të përfitojnë kompensimin e fëmijëve.

Për të gjithë ata individë që e plotësojnë për herë të parë deklaratën vjetore të të ardhurave, lehtësisht mund të hyjnë nëpërmjet faqes së tatimeve në linkun e-Shërbime te rubrika për individët, duke futur të dhënat nëpërmjet e-Albania.

https://monitor.al/arsimi-nuk-ka-kompensim-direkt-480-ose-1000-euro-do-kete-rillogaritje-tatimi-pas-plotesimit-diva/

The post Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit    appeared first on Revista Monitor.

Kostot e tokës dhe të punës do të nxisin rritje të mëtejshme të çmimit të pronave në Kroaci

Tregu i pronave në Kroaci vijoi trendin e tij rritës edhe në vitin 2025, kryesisht për shkak të një çekuilibri të vazhdueshëm mes ofertës dhe kërkesës. Pavarësisht aktivitetit të qëndrueshëm të ndërtimit, numri i banesave të reja të ndërtuara mbetet shumë më poshtë nevojave reale të tregut, duke i mbajtur çmimet nën presion të vazhdueshëm rritës.

Në vitin 2024, në të gjithë vendin u ndërtuan rreth 16,500 apartamente. Për krahasim, në vitin rekord 2007, në Kroaci u përfunduan rreth 25,000 njësi të reja banimi, rreth 50% më shumë sesa sot.

Në të njëjtën kohë, kërkesa e përgjithshme dhe likuiditeti i tregut janë ndjeshëm më të larta sesa ishin gati dy dekada më parë.

Nga këndvështrimi i zhvilluesve, kostot e inputeve të ndërtimit u rritën me rreth 10% gjatë vitit 2025, rritje që u pasqyrua ngushtë edhe në një rritje mesatare vjetore prej rreth 12% të çmimeve të apartamenteve.

Për të kuptuar më mirë se çfarë pritet në vitin 2026, Croatia Week bisedoi me Saƥa Perko, i cili zotëron diplomë master në Inxhinieri Civile dhe është drejtor i grupit DOMinvest. Ai ndau vlerësimet e tij mbi faktorët kryesorë që po formësojnë çmimet e pronave, nga materialet e ndërtimit dhe toka, te puna dhe rregullimi shtetëror.

Sipas Perkos, aktualisht nuk ka shenja që tregojnë rritje drastike të çmimeve të materialeve të ndërtimit në vitin 2026.

“Prirjet aktuale tregojnĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« moderuar”, shpjegon ai. “Çmimet e materialeve po rriten nĂ« baza javore ose mujore, por me ritme relativisht tĂ« ulĂ«ta, gjerĂ«sisht nĂ« pĂ«rputhje me inflacionin e pĂ«rgjithshĂ«m prej rreth 4%”.

Kjo përbën një kontrast të qartë me rritjet e forta të çmimeve të vërejtura në vitet 2022 dhe 2023. Sot, thotë Perko, presioni real vjen nga kostot e punës, të cilat janë shndërruar në nxitësin kryesor të rritjes së shpenzimeve të ndërtimit.

Ndërsa kostot e materialeve mund të mbeten relativisht të qëndrueshme, çmimet e tokës, veçanërisht në zonat urbane, janë pothuajse të sigurta që do të rriten.

“Thjesht ka mungesĂ« hapĂ«sirash tĂ« reja ndĂ«rtimi”, thotĂ« Perko. “Kufizimet nĂ« planifikimin urban, Plani i PĂ«rgjithshĂ«m Urban mĂ« kufizues i Zagrebit, infrastruktura e kufizuar nĂ« zonat mĂ« tĂ« gjera tĂ« qyteteve dhe kĂ«rkesa e fortĂ« nga investitorĂ«t kontribuojnĂ« tĂ« gjitha nĂ« rritjen e çmimeve tĂ« tokĂ«s”.

Me pak fjalë, toka e disponueshme për ndërtim po pakësohet, ndërsa interesi për zhvillim vazhdon të rritet, një ekuacion që në mënyrë të pashmangshme çon në çmime më të larta.

Rritja e pagave është një tjetër faktor i rëndësishëm që po formëson tregun. Në të gjithë Kroacinë, punëdhënësit po konkurrojnë ashpër për punëtorë të kualifikuar dhe sektori i ndërtimit nuk bën përjashtim.

“Rritja vjetore e pagave prej 10 deri nĂ« 12% Ă«shtĂ« kthyer praktikisht nĂ« normĂ«n e re”, – shpjegon Perko. “Pagat po rriten shumĂ« mĂ« shpejt se inflacioni, gjĂ« qĂ« reflektohet drejtpĂ«rdrejt nĂ« kosto mĂ« tĂ« larta ndĂ«rtimi dhe, pĂ«rfundimisht, nĂ« çmime mĂ« tĂ« larta tĂ« pronave”.

Duke marrë parasysh të gjitha presionet e kostove, Perko është i qartë: një rënie e çmimeve të pronave është shumë pak e mundshme.

“PĂ«r sa kohĂ« qĂ« kĂ«rkesa tejkalon ofertĂ«n, kostot e inputeve do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« rriten, – thotĂ« ai. – TĂ« gjithĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ«t nĂ« ndĂ«rtim, nga projektuesit dhe inxhinierĂ«t te marangozĂ«t, shtruesit e pllakave dhe specialistĂ«t e fasadave, po pĂ«rballen me kosto mĂ« tĂ« larta”.

Edhe pse parashikimi i shifrave të sakta është i vështirë, Perko beson se një rritje vjetore më e qëndrueshme e çmimeve, prej 5 deri në 7%, do të ishte e shëndetshme për tregun.

 

The post Kostot e tokës dhe të punës do të nxisin rritje të mëtejshme të çmimit të pronave në Kroaci appeared first on Revista Monitor.

Rikthehet optimizmi për tregun e bimëve mjekësore

Eksportuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike janë optimistë për 2026 dhe presin rritje të volumit të eksporteve.

Kryetari i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Shqiptare, Filip Gjoka, thotë se trendi pozitiv i muajve të fundit të 2025 do të vijojë edhe gjatë 2026 me rritjen e volumit të eksporteve.

Shkak, sipas tij, është pritshmëria për rritjen e kërkesës në tregjet e huaja dhe rritja e çmimeve të shitjes në eksport.

“Sektori i eksporteve tĂ« bimĂ«ve mjekĂ«sore dhe aromatike hasi vĂ«shtirĂ«si dhe humbje tĂ« ardhurash pĂ«r gati 3 vjet nga zhvlerĂ«simi i monedhave tĂ« huaja. NĂ« muajt e fundit tĂ« vitit 2025, situata nisi tĂ« pĂ«rmirĂ«sohej, e ndikuar nga kĂ«rkesa nĂ« rritje pĂ«r bimĂ« mjekĂ«sore, nĂ« tregjet e vendeve tĂ« BE-sĂ«, SHBA-sĂ«, Singaporit apo AustralisĂ«, veçanĂ«risht pĂ«r bimĂ«t si rrĂ«nja e qumĂ«shtores, çaji i malit, boronica etj., dhe nga shtrenjtimi i çmimeve pĂ«r eksport. Rritja e çmimeve 4 deri nĂ« 10% arriti tĂ« kompensojĂ« humbjet e tĂ« ardhurave pĂ«r kompanitĂ« eksportuese, qĂ« vijnĂ« nga zhvlerĂ«simi i monedhave tĂ« huaja.

Edhe gjatĂ« vitit 2026, ne parashikojmĂ« tĂ« njĂ«jtin trend rritĂ«s tĂ« kĂ«rkesĂ«s jashtĂ«, por edhe çmimet do tĂ« vijojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« kĂ«naqshme. VeçanĂ«risht nĂ«se do tĂ« arrihet paqja mes UkrainĂ«s dhe RusisĂ«, kĂ«rkesa nĂ« tregje do tĂ« jetĂ« e lartĂ«. PĂ«r rrjedhojĂ«, presim qĂ« situata me eksportet tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet pĂ«r 2026”.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT, pĂ«r periudhĂ«n janar–tetor 2025, importet e grupit “Farat vajore, bimĂ«t industriale apo mjekĂ«sore, ushqim pĂ«r kafshĂ«t” u rritĂ«n me 8% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« 2024-s.

PavarĂ«sisht parashikimeve optimiste tĂ« eksportuesve pĂ«r rritje tĂ« volumit tĂ« eksporteve dhe pĂ«r t’u shtrirĂ« nĂ« tregje tĂ« reja, zoti Gjoka pĂ«rsĂ«rit se problem mbetet mungesa e investimeve pĂ«r shtimin e kapaciteteve pĂ«rpunuese pĂ«r produkt final tĂ« pĂ«rpunuar.

Vetëm 32% e operatorëve me potenciale grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese arrijnë të nxjerrin produkt final të përpunuar, kurse 75% e tyre u shitën si lëndë e parë pa u përpunuar duke humbur në pjesën të madhe të vlerës që mund të ngelej në ekonominë vendase.

Z. Gjoka thotë se nuk pret që për 2026 të rriten investimet për rritjen kapaciteteve përpunuese të sektorit. Ai thekson gjithashtu se kompanitë nuk kanë mundësi financiare për të investuar në shuma të larta dhe mbyllja e programit IPARD II mbetet një pengesë e pazgjidhur për zhvillimin e sektorit.

Riformatim i modelit të biznesit

Në vitin 2026, kryetari i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, thotë se eksportuesit do të riformatojnë modelin e biznesit dhe do të kalojnë në cikël të mbyllur të operimit. Ky ndryshim do të ndodhë kryesisht te kompanitë kryesore të sektorit fason të tekstileve dhe këpucëve.

Ndryshe nga sektori i tekstileve, z. Zusi thotë se sektori i bujqësisë dhe ushqimit nuk pritet të shënojë zhvillime të ndjeshme, për shkak të mosrespektimit të standardeve të sigurisë ushqimore, gjë që pritet të reflektohet edhe në rënien e prodhimit.

The post Rikthehet optimizmi për tregun e bimëve mjekësore appeared first on Revista Monitor.

Ankandet publike, APP autoriteteve kontraktore: Raportoni procedurat, ja të dhënat që duhen

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) u ka kujtuar autoriteteve kontraktore se çdo 6 muaj duhet të raportojnë procedurat që janë në formën e ankandit publik.

Kjo Agjenci ka nĂ«nvizuar se detyrimi rrjedh nga neni 7 i Ligjit Nr. 9874, datĂ« 14.02.2008 “PĂ«r ankandin publik”, tĂ« ndryshuar ku mbikĂ«qyrja e zbatimit tĂ« procedurave tĂ« shitjes me ankand bĂ«het nga Agjencia e Prokurimit Publik(APP).

Kjo e fundit verifikon zbatimin procedurave të ankandeve, pas nënshkrimit të kontratës në përputhje me këtë ligj dhe me akte të tjera të dala në zbatim të tij, duke u kërkuar autoriteteve shitëse të gjithë informacionin e nevojshëm.

“NĂ« pikĂ«n 4, tĂ« nenit 6 tĂ« LAP, parashikohet se: “Autoriteti shitĂ«s, çdo 6 muaj, duhet tĂ« dorĂ«zojĂ« nĂ« AgjencinĂ« e Prokurimit Publik njĂ« raport pĂ«r veprimtaritĂ« e tij tĂ« ankandit”.

Referuar përcaktimit në dispozitën e sipërcituar, APP sjell në vëmendje të autoriteteve shitëse detyrimin për të raportuar çdo 6 muaj, mbi veprimtarinë e ankandeve të zhvilluara.

NĂ« tĂ« Autoritetet shitĂ«se duhet tĂ« raportojnĂ« vetĂ«m pĂ«r procedura, objekti, i tĂ« cilave pĂ«rfshihet fushĂ«n e zbatimit tĂ« LAP, si dhe procedura objekti i tĂ« cilave Ă«shtĂ« i pĂ«rcaktuar me ligj veçantĂ«, por qĂ« procedura e ankandit zhvillohet sipas pĂ«rcaktimeve tĂ« LAP (neni 4, pika 1, gĂ«rma “d” e LAP)” thuhet nĂ« shkresĂ«n e APP.

Kjo e fundit nënvizon se cilat janë detajet që duhet të përmbajë raporimi standard që bëjnë institucionet për ankandet publike. Kështu ë dhënat duhet të kenë të përfshirë:

– objektin e procedurĂ«s sĂ« ankandit; llojin e procedurĂ«s sĂ« ankandit dhe pĂ«rcaktimin e numrit tĂ« loteve (nĂ« rastet kur procedura Ă«shtĂ« e ndarĂ« nĂ« lote);

– vlerĂ«n fillestare tĂ« ankandit;

– datĂ«n e zhvillimit tĂ« procedurĂ«s:

– datĂ«n e nĂ«nshkrimit tĂ« kontratĂ«s (pĂ«r rastet kur procedura Ă«shtĂ« finalizuar me kontratĂ« tĂ« nĂ«nshkruar);

–  vlerĂ«n e kontratĂ«s sĂ« nĂ«nshkruar (pĂ«r rastet kur procedura Ă«shtĂ« finalizuar me kontratĂ« nĂ«nshkruar);

– arsyen e anulimit tĂ« procedurĂ«s (pĂ«r rastet kur procedura anulohet).

 

The post Ankandet publike, APP autoriteteve kontraktore: Raportoni procedurat, ja të dhënat që duhen appeared first on Revista Monitor.

Studimi: Rritje e fortë e luhatjeve ekstreme ditore të temperaturës në mbarë botën

Kërkimi i Nature e lidh rritjen e paqëndrueshmërisë me ndryshimet klimatike dhe paralajmëron për rreziqe shëndetësore e ekonomike

Luhatjet ekstreme të temperaturës nga një ditë në tjetrën janë shtuar ndjeshëm në dekadat e fundit, veçanërisht në rajonet me gjerësi të ulëta dhe të mesme gjeografike, ku jeton shumica e popullsisë së botës, sipas një studimi të botuar në revistën Nature.

Studimi, i kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Nanjingut dhe Akademisë Kineze të Shkencave, analizoi të dhëna klimatike nga viti 1961 deri në 2020 dhe projeksione deri në vitin 2100.

Ai zbuloi se ndryshimet e papritura dhe të mëdha të temperaturës nga një ditë në tjetrën, një formë e nënvlerësuar e motit ekstrem, po bëhen më të shpeshta, më intensive dhe më të mëdha në amplitudë.

Studimi ia atribuon këtë prirje kryesisht emetimeve të gazeve serrë, duke identifikuar tokat më të thata dhe paqëndrueshmërinë e rritur të presionit të ajrit dhe lagështisë së tokës si faktorë kyç.

Ndërsa rajonet me gjerësi të larta gjeografike kanë përjetuar më pak këto luhatje, zonat me gjerësi të ulëta dhe të mesme në të dy hemisferat tregojnë një rritje të qartë dhe përshpejtuese.

Rritjet më të forta janë regjistruar në SHBA-në perëndimore, Kinën lindore, pjesë të Amerikës së Jugut dhe pellgun e Mesdheut.

Në periudha 10-vjeçare, intensiteti i rritjes arriti 11.1°C në SHBA-në perëndimore, 9.4°C në Kinën lindore, 12.4°C në Amerikën e Jugut dhe 7.1°C në Mesdhe.

Në vitin 2022 u shënuan rekorde, me Kinën lindore që përjetoi një ndryshim 22.9°C dhe SHBA-në perëndimore 20.3°C.

Deniz Demirhan nga Universiteti Teknik i Stambollit tha se ngrohja globale po rrit paqëndrueshmërinë ditore të temperaturave në gjerësi të mesme, ndërsa e ul atë në rajonet polare.

Kjo ndodh sepse ndryshimet klimatike alterojnë retë, lagështinë dhe qarkullimin atmosferik, duke krijuar kontraste më të forta mes ditës dhe natës në zonat më të ngrohta.

Ajo paralajmëroi se luhatjet e papritura të temperaturës mund të dobësojnë sistemin imunitar, të nxisin sëmundje kardiovaskulare e të frymëmarrjes dhe të rrisin vdekshmërinë.

Në ekonomi, ato shkaktojnë humbje në bujqësi, rritje të papritura të kërkesës për energji dhe ndërprerje të aktivitetit ekonomik.

Sipas projeksioneve pĂ«r periudhĂ«n 2050–2100, frekuenca e kĂ«tyre ngjarjeve mund tĂ« rritet me 17%, madhĂ«sia mesatare me 3% dhe ngarkesa vjetore e nxehtĂ«sisĂ« me 20%, duke i bĂ«rĂ« kĂ«to luhatje njĂ« tipar gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« zakonshĂ«m tĂ« motit ditor nĂ« shumĂ« rajone tĂ« populluara. / AA.com

The post Studimi: Rritje e fortë e luhatjeve ekstreme ditore të temperaturës në mbarë botën appeared first on Revista Monitor.

Trump hedh poshtë kërcënimin me tarifa ndaj BE-së, ndryshon kursin për Groenlandën

Presidenti amerikan tërhiqet nga një luftë e re tregtare pas bisedimeve me shefin e NATO-s, Mark Rutte

Donald Trump hodhi poshtĂ« kĂ«rcĂ«nimin e tij pĂ«r tĂ« goditur vendet europiane me tarifa tĂ« reja, pasi arriti “kornizĂ«n e njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« ardhshme” pĂ«r GroenlandĂ«n nĂ« bisedimet me sekretarin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« NATO-s, Mark Rutte.

Presidenti amerikan tha tĂ« mĂ«rkurĂ«n se kishte zhvilluar njĂ« takim “shumĂ« produktiv” me Rutte-n dhe se do tĂ« mbante bisedime tĂ« tjera nĂ« tĂ« ardhmen pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje qĂ«, “nĂ«se konkretizohet”, do tĂ« ishte “shumĂ« e mirĂ«â€ pĂ«r SHBA-nĂ« dhe vendet anĂ«tare tĂ« NATO-s.

“Bazuar nĂ« kĂ«tĂ« mirĂ«kuptim, nuk do tĂ« vendos tarifat qĂ« ishin planifikuar tĂ« hynin nĂ« fuqi mĂ« 1 shkurt,” shkroi Trump nĂ« Truth Social. “Po zhvillohen diskutime shtesĂ« lidhur me Golden Dome nĂ« raport me GroenlandĂ«n,” shtoi ai, duke iu referuar sistemit tĂ« tij tĂ« planifikuar tĂ« mbrojtjes raketore.

Trump shtoi se marrĂ«veshja mund tĂ« pĂ«rfshinte burimet natyrore tĂ« GroenlandĂ«s. “Ata do tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« tĂ« drejtat minerare dhe po ashtu edhe ne.”

ZĂ«vendĂ«spresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dĂ«rguari special i presidentit Steve Witkoff do tĂ« zhvillojnĂ« negociata tĂ« mĂ«tejshme. MarrĂ«veshja do tĂ« zgjaste “pĂ«rgjithmonĂ«â€, tha Trump.

Komentet e tij shënuan një tjetër tërheqje nga kërcënimet me tarifa dhe një zbutje të ndjeshme të qëndrimit të tij ndaj Groenlandës. Ato erdhën disa orë pasi ai i tha një audience në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se nuk do të përdorte forcë për të marrë territorin nga Danimarka, por i kërkoi Europës të mbështeste planin e tij.

EuropianĂ«t kishin mundĂ«si zgjedhje pĂ«r GroenlandĂ«n, tha ai: “Mund tĂ« thoni po dhe ne do tĂ« jemi shumĂ« mirĂ«njohĂ«s, ose mund tĂ« thoni jo dhe ne do ta mbajmĂ« mend.”

NATO tha: “Diskutimet mes aleatĂ«ve tĂ« NATO-s pĂ«r kornizĂ«n qĂ« pĂ«rmendi presidenti do tĂ« pĂ«rqendrohen nĂ« garantimin e sigurisĂ« nĂ« Arktik pĂ«rmes pĂ«rpjekjeve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« aleatĂ«ve, veçanĂ«risht tĂ« shtatĂ« aleatĂ«ve arktikĂ«.”

Aleanca ushtarake shtoi se “negociatat midis DanimarkĂ«s, GroenlandĂ«s dhe Shteteve tĂ« Bashkuara do tĂ« ecin pĂ«rpara me synimin qĂ« Rusia dhe Kina tĂ« mos fitojnĂ« kurrĂ« njĂ« bazĂ«, ekonomike apo ushtarake, nĂ« GroenlandĂ«â€.

Rutte tha se ai dhe Trump nuk kishin diskutuar nëse Groenlanda do të mbetej pjesë e Mbretërisë së Danimarkës sipas kësaj kornize.

Kërcënimet e Trumpit për të vendosur tarifa të reja ndaj vendeve europiane kishin tronditur marrëdhëniet transatlantike dhe kishin ngritur frikën e një lufte të re tregtare, duke alarmuar tregjet.

Kthesa e fundit e presidentit amerikan vjen pasi aksionet në Wall Street pësuan rënie të martën, kur ai kërcënoi të hapte një front të ri në luftën e tij tregtare globale. Indeksi i aksioneve S&P 500 regjistroi ditën e tij më të keqe që nga tetori, ndërsa obligacionet e qeverisë amerikane u vunë gjithashtu nën presion.

PaqĂ«ndrueshmĂ«ria e tregjeve e ka frenuar mĂ« parĂ« Trumpin, pĂ«rfshirĂ« pas shpalljes sĂ« tarifave nĂ« “ditĂ«n e çlirimit” nĂ« prill, qĂ« ndezi trazira serioze nĂ« aksione dhe nĂ« bonot e thesarit.

Aksionet u rritĂ«n tĂ« mĂ«rkurĂ«n pasi ai hoqi kĂ«rcĂ«nimin pĂ«r tarifa tĂ« reja, me S&P 500 qĂ« u rrit me 1.2%. Çmimi i borxhit tĂ« qeverisĂ« amerikane u rrit gjithashtu, duke ulur rendimentin e bonove 10-vjeçare tĂ« thesarit me 0.04 pikĂ« pĂ«rqindjeje, nĂ« 4.25%.

Trump e shpalli marrëveshjen e tij të re vetëm disa orë pasi mbajti një fjalim të gjatë dhe herë-herë të çrregullt në Davos.

Ai tha nĂ« atĂ« fjalim se po “kĂ«rkonte negociata tĂ« menjĂ«hershme” pĂ«r tĂ« diskutuar blerjen e GroenlandĂ«s nga Danimarka, “ashtu siç kemi blerĂ« shumĂ« territore tĂ« tjera gjatĂ« historisĂ« sonĂ«â€.

Ministri i JashtĂ«m i DanimarkĂ«s, Lars LĂžkke Rasmussen, e mirĂ«priti deklaratĂ«n e Trumpit nĂ« Truth Social, duke thĂ«nĂ« se “dita pĂ«rfundon mĂ« mirĂ« se sa nisi”.

Por ai shtoi: “Nuk do tĂ« ndodhĂ« qĂ« SHBA-ja tĂ« zotĂ«rojĂ« GroenlandĂ«n. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« vijĂ« e kuqe.”

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ka krijuar njĂ« lidhje tĂ« ngrohtĂ« personale me Trumpin, gjithashtu e pĂ«rshĂ«ndeti vendimin, por tha se â€œĂ«shtĂ« thelbĂ«sore tĂ« vazhdohet tĂ« kultivohet dialogu mes vendeve aleate”.

Danimarka dhe Groenlanda kanë këmbëngulur vazhdimisht se ishulli arktik nuk është në shitje që kur Trump shprehu interesin e tij për herë të parë në vitin 2019.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen për një samit urgjent në Bruksel të enjten për të diskutuar qasjen e tyre ndaj bisedimeve për Groenlandën, ndërsa shtohen shqetësimet për përkeqësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.

Trump e pĂ«rdori gjithashtu fjalimin pĂ«r tĂ« kritikuar njĂ« EuropĂ« qĂ«, sipas tij, ‘nuk njihet më’, e dobĂ«suar nga rĂ«nia ekonomike dhe nga emigracioni i pakontrolluar.

Presioni i tij ndaj Danimarkës dhe partnerëve të saj europianë ka zemëruar zyrtarët europianë, me shumë prej tyre që thonë se ai ka shkatërruar besimin në marrëdhëniet transatlantike.

Kryeministri kanadez Mark Carney tĂ« martĂ«n deklaroi njĂ« “çarje” nĂ« rendin ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r shkak tĂ« pohimit tĂ« pakufizuar tĂ« fuqisĂ« amerikane nga Trump.

Kryeministri i MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili vendosi tĂ« mos marrĂ« pjesĂ« nĂ« WEF, e akuzoi Trumpin se “po e ndan botĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« moment me pasoja reale” pĂ«rmes planeve tĂ« tij pĂ«r tĂ« marrĂ« nĂ«n kontroll GroenlandĂ«n.

Tensionet mes zyrtarëve europianë dhe amerikanë shpërthyen në Davos të martën në mbrëmje, kur sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, u prit me fishkëllima gjatë një darke pas komenteve përplasëse që çuan disa të ftuar të largoheshin.

Mes atyre që u larguan herët nga darka ishte edhe presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, sipas personave të njohur me çështjen.

MĂ« herĂ«t tĂ« mĂ«rkurĂ«n, menaxheri i fondeve spekulative Ken Griffin e kritikoi Trumpin, duke thĂ«nĂ« se SHBA-ja kishte “dĂ«mtuar marrĂ«dhĂ«nien tonĂ« me aleatĂ«t europianĂ« nĂ« mĂ«nyra qĂ« nuk i kuptoj ose nuk i vlerĂ«soj”. / FT

The post Trump hedh poshtë kërcënimin me tarifa ndaj BE-së, ndryshon kursin për Groenlandën appeared first on Revista Monitor.

Google forcon përdorimin e AI në universitet, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit

Google ka konfirmuar një bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit për të zgjeruar përdorimin e inteligjencës artificiale në arsimin e lartë. Përmes kësaj marrëveshjeje, studentët dhe stafi i Oksfordit do të kenë akses në Gemini for Education dhe NotebookLM, dy mjete AI të zhvilluara nga Google. Lajmi u bë publik gjatë panairit ndërkombëtar të teknologjisë arsimore Bett 2026 në Londër.

Sipas Google, vendimi për ta shtrirë këtë bashkëpunim erdhi pas një programi pilot të zhvilluar më herët në Oksford, ku u testuan mjetet Gemini. Rezultatet ishin pozitive: 85 për qind e pjesëmarrësve thanë se ishin më produktivë, ndërsa rreth 75 për qind pohuan se mjetet e AI i ndihmuan të punonin më mirë dhe më shpejt.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« marrĂ«veshjes, studentĂ«t, pedagogĂ«t dhe stafi administrativ do t’i pĂ«rdorin kĂ«to mjete pĂ«rmes platformĂ«s sĂ« sigurt Google for Education tĂ« universitetit. Licencat profesionale do tĂ« shpĂ«rndahen nga kolegjet dhe departamentet pĂ«rkatĂ«se.

Google shpjegon se Gemini for Education nuk jep thjesht përgjigje të gatshme, por ndihmon studentët të mësojnë përmes pyetjeve orientuese dhe hapave të strukturuar, duke nxitur të kuptuarit më të thellë të lëndës. Përdoruesit në Oksford do të kenë gjithashtu akses në Gemini 3, versioni më i fundit i modelit të Google, si edhe në funksionin Deep Research, i cili ndihmon në ndërtimin e planeve kërkimore, analizimin e shumë burimeve online dhe përmbledhjen e tyre në raporte me referenca.

Nga ana e Universitetit tĂ« Oksfordit, theksi vihet te siguria dhe pĂ«rdorimi i pĂ«rgjegjshĂ«m i AI. Sipas drejtuesve tĂ« universitetit, kĂ«to mjete do t’u ofrohen studentĂ«ve dhe stafit me trajnime dhe udhĂ«zime tĂ« qarta, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rdoren nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt pĂ«r studim, mĂ«simdhĂ«nie dhe kĂ«rkim shkencor. Pritet qĂ« ato tĂ« ndihmojnĂ« edhe nĂ« pĂ«rshpejtimin e projekteve kĂ«rkimore, aplikimeve pĂ«r grante dhe nĂ« rritjen e produktivitetit administrativ.

Ky bashkëpunim me Oksfordin është pjesë e një strategjie më të gjerë të Google për të zgjeruar përdorimin e inteligjencës artificiale në arsim, nga shkollat deri te universitetet, me fokus te akses i barabartë, kontroll institucional dhe përdorim i sigurt i teknologjisë./ EdTechInnovationHUB

The post Google forcon përdorimin e AI në universitet, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit appeared first on Revista Monitor.

Kurti në Davos: Ekonomia në Kosovë po rritet çdo vit, ndërmarrjet e huaja janë shtuar 55%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Davos ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror,  ka treguar se partnerëve ndërkombëtarë dhe atyre potencialë u kanë prezantuar mundësitë për investime në Kosovë.

Në Davos, aty ku takohen liderët dhe investitorët më të fuqishëm të botës, Kosova ka shfaqur fytyrën e saj të re, atë të një vendi të qëndrueshëm, me ekonomi në rritje dhe me të rinj plot energji e talent.

Nga Forumi Ekonomik Botëror, Albin Kurti ka prezantuar Kosovën si një partner të besueshëm dhe një destinacion tërheqës për investime, duke theksuar stabilitetin institucional dhe rritjen e vazhdueshme ekonomike që po e karakterizon vendin.

Kurt tha se partnerëve ndërkombëtarë dhe atyre potencialë u kanë prezantuar mundësitë për investime në Kosovë, duke theksuar rolin e qeverisë si partnere e besueshme, stabilitetin institucional dhe potencialin e të rinjve të vendit.

“Ne tĂ« gjithĂ« partnerĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe partnerĂ«ve tĂ« mundshĂ«m ndĂ«rkombĂ«tarĂ« u tregojmĂ« mundĂ«sitĂ« pĂ«r investime nĂ« KosovĂ«, prej faktit qĂ« atje do tĂ« kemi njĂ« qeveri qĂ« Ă«shtĂ« partnere – jo vetĂ«m njĂ« treg apo vetĂ«m njĂ« platformĂ« pĂ«r prodhimtari tĂ« lirĂ«, por edhe njĂ« shtet me politika fiskale tĂ« favorshme dhe me mundĂ«si pĂ«r tĂ« angazhuar tĂ« rinjtĂ« tanĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« energjikĂ«, tĂ« talentuar dhe shumĂ«gjuhĂ«sh”.

Ai theksoi se Kosova ofron mundësi unike për krijimin e degëve apo bizneseve të reja, duke qenë në zemër të rajonit EMEA.

“ËshtĂ« njĂ« mundĂ«si unike qĂ« tĂ« krijojnĂ« degĂ«t e tyre apo bizneset e tyre nĂ« vendin tonĂ«, i cili Ă«shtĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« kĂ«tij rajoni qĂ« njihet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« popullarizuar si EMEA – Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore”, u shpreh ai.

Kurti theksoi rëndësinë e besimit dhe stabilitetit institucional në kohë turbulencash gjeopolitike.

“KĂ«rkojmĂ« qĂ« sa mĂ« shumĂ«, pĂ«r shkak tĂ« miqĂ«sisĂ« dhe afĂ«rsisĂ« nĂ« kohĂ« turbulencash gjeopolitike dhe kur kemi çrregullim tĂ« linjave botĂ«rore tregtare, te Kosova ta kenĂ« edhe shtetin demokratik me sundim tĂ« ligjit dhe parashikueshmĂ«ri institucionale”.

Sipas tij, Kosova po shĂ«non rritje tĂ« vazhdueshme ekonomike. “ËshtĂ« njĂ« ekonomi qĂ« sa vjen e rritet çdo vit dhe ku ndĂ«rmarrjet me pronĂ«si tĂ« huaj, krahasuar me para katĂ«r viteve, janĂ« rritur pĂ«r plot 55%”, theksoi Kurti.

Duke folur për pjesëmarrjen në Davos, Kurti tha se këtë vit aktivitetet kanë qenë më intensive.

“Rregullisht, Qeveria e KosovĂ«s merr pjesĂ«, pĂ«rveç meje zakonisht edhe disa ministra. Por kĂ«saj radhe Ă«shtĂ« e veçantĂ«, aktivitetet qĂ« kemi zhvilluar nĂ« ShtĂ«pinĂ« e KosovĂ«s kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« dendura se kurrĂ« mĂ« parĂ«. Kemi pasur mĂ« shumĂ« panele se herĂ«n e kaluar, mĂ« shumĂ« takime bilaterale”.

Ai falĂ«nderoi edhe ndĂ«rmarrĂ«sit nga mĂ«rgata. “Dua tĂ« falĂ«nderoj ndĂ«rmarrĂ«sit nga mĂ«rgata, tĂ« cilĂ«t kanĂ« kontribuar kaq shumĂ« qĂ« nĂ« Davos, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kryeqendĂ«r e pĂ«rkohshme e globit, tĂ« ketĂ« kaq shumĂ« mysafirĂ« nga e gjithĂ« bota nĂ« ShtĂ«pinĂ« e KosovĂ«s, e cila kĂ«tĂ« herĂ« u quajt edhe ShtĂ«pia apo Vatra e Talentit”, u shpreh Kurti.

Kurti potencoi se nĂ« fjalimet e tij nĂ« “ShtĂ«pinĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s” nĂ« Davos, foli pĂ«r çështjen e besimit nĂ« politikĂ« dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e tij pĂ«r shoqĂ«rinĂ« dhe ekonominĂ«.

“Aty ishte çështja e besimit nĂ« politikĂ«. UnĂ« besoj se besimi nĂ« institucionet publike dhe besimi i qytetarĂ«ve nĂ« shoqĂ«ri tek njĂ«ri-tjetri kanĂ« edhe njĂ« aspekt tĂ« fuqishĂ«m, jo vetĂ«m pĂ«r kohezionin social dhe pĂ«r mbijetesĂ«n nĂ« kriza, por edhe pĂ«r hovin ekonomik edhe pĂ«r shanset mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r zhvillim dhe progres. Besimi Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, sa i pĂ«rket besimit tĂ« qytetarĂ«ve nĂ« udhĂ«heqĂ«si, por edhe vetĂ«besimit tĂ« udhĂ«heqĂ«sve kur ata ndodhen nĂ« kauza dhe ide fisnike qĂ« i shĂ«rbejnĂ« interesit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”.

Forumi Ekonomik Botëror po mbahet këtë javë në Davos të Zvicrës, duke mbledhur liderë politikë, përfaqësues biznesesh globale, ekspertë e figura të njohura nga mbarë bota. Tema qendrore e edicionit të sivjetmë fokusohet në bashkëpunimin ndërkombëtar përballë krizave ekonomike dhe sfidave gjeopolitike, me theks të veçantë në tranzicionin energjetik, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në ekonomi.

 

The post Kurti në Davos: Ekonomia në Kosovë po rritet çdo vit, ndërmarrjet e huaja janë shtuar 55% appeared first on Revista Monitor.

Fondi suedez i pensioneve ul bonot e thesarit amerikan për shkak të pasigurisë politike

Fondi i pensioneve i Suedisë Alecta ka shitur pjesën më të madhe të zotërimeve të tij në bono të thesarit të SHBA-së gjatë vitit të kaluar, për shkak të rritjes së rrezikut dhe paparashikueshmërisë së politikës amerikane, tha drejtori i investimeve i fondit.

“QĂ« nga fillimi i vitit 2025, ne i kemi ulur zotĂ«rimet tona nĂ« obligacione tĂ« qeverisĂ« amerikane nĂ« disa raunde dhe, sĂ« bashku, kĂ«to reduktime pĂ«rbĂ«jnĂ« shumicĂ«n e zotĂ«rimeve tona,” tha drejtori i investimeve tĂ« Alectas, Pablo Bernengo, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r Reuters.

“Mbi kĂ«tĂ«, ne kemi vazhduar tĂ« mbajmĂ« njĂ« raport tĂ« lartĂ« mbrojtjeje valutore kundĂ«r dollarit amerikan,” tha ai.

Bernengo, megjithatë, nuk pranoi të komentojë për sasinë e saktë të aseteve të shitura.

E pĂ«rditshmja suedeze e biznesit Dagens Industri raportoi, pa identifikuar burimet e saj, se Alecta kishte shitur bono tĂ« thesarit amerikan nĂ« vlerĂ« 70–80 miliardĂ« korona suedeze (7.7–8.8 miliardĂ« dollarĂ«) gjatĂ« vitit tĂ« kaluar, nga njĂ« portofol prej 100 miliardĂ«sh.

Në deklaratën e tij për Reuters, Bernengo nuk përmendi në mënyrë specifike shqetësimet e shtuara mbi politikën ndërkombëtare të SHBA-së që nga fillimi i këtij viti dhe kërcënimet për tarifa të tjera tregtare.

KĂ«to zhvillime kanĂ« ringjallur nĂ« tregje bisedat pĂ«r strategjinĂ« “Sell America”, e cila u shfaq pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« vitin e kaluar, kur Presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump nisi vendosjen e tarifave.

Dalja nga investimet u bazua nĂ« njĂ« vlerĂ«sim tĂ« rritjes sĂ« riskut nĂ« bonot e qeverisĂ« amerikane dhe nĂ« dollarĂ«, “tĂ« lidhur me uljen e parashikueshmĂ«risĂ« sĂ« politikave tĂ« ndjekura, nĂ« kombinim me deficite tĂ« mĂ«dha buxhetore dhe rritjen e borxhit publik,” shtoi deklarata e Bernengos.

Të martën, fondi danez i pensioneve AkademikerPension tha se do të shesë zotërimet e tij në bono të thesarit të SHBA-së, me vlerë rreth 100 milionë dollarë, deri në fund të këtij muaji, duke përmendur gjendjen e dobët të financave të qeverisë amerikane. / Reuters

 

The post Fondi suedez i pensioneve ul bonot e thesarit amerikan për shkak të pasigurisë politike appeared first on Revista Monitor.

Gaza PPP

Nga Laert Dogjani*

Bullgari 1999, në Universitetin Amerikan studentët jo-shqiptarë bënin shaka me filmin Wag the Dog dhe se si Presidenti Clinton zhvillonte luftëra nëpër botë dhe në Kosovë për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme.

Maastricht 2007 studentĂ«t jo-shqiptarĂ« bĂ«nin shaka me pamjet e pritjes entuziaste qĂ« ShqipĂ«ria i bĂ«nte Presidentit George W. Bush i cili nĂ« atĂ« kohĂ« bashkĂ« me Tony Blair ishte nĂ«n presion pĂ«r shkak tĂ« mos gjetjes sĂ« armĂ«ve tĂ« shkatĂ«rrimit nĂ« masĂ« nĂ« Irak. Tek tuk edhe ndonjĂ« shqiptar nĂ« ShqipĂ«ri bĂ«nte politikĂ« me “vjedhjen” e paqenĂ« tĂ« orĂ«s sĂ« Presidentit.

Janar 2026, Bordi i Paqes i Presidentit Trump ka ngjallur debate dhe habi të ngjashme me ato më lart, jashtë edhe brenda Shqipërisë.

Edhe mĂ« shumĂ« debate ka ngjallur “investimi” prej $1 miliard dollarĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«sim tĂ« pĂ«rhershĂ«m. NĂ« letra zyrtare ky 1 miliard dollarĂ« Ă«shtĂ« quajtur: “investim brilant nĂ« njĂ« tĂ« ardhme tĂ« sigurtĂ« dhe tĂ« begatĂ« pĂ«r gjeneratat qĂ« vijnĂ«â€ dhe “anĂ«tarĂ«sim i pĂ«rhershĂ«m” nĂ« njĂ« Bord tĂ« pashoq.

Informacionet për statutin e Bordit dhe mënyrës si do të shpenzohen paratë janë jo zyrtare por megjithatë janë publikuar nga media serioze ndërkombëtare.

Ndër to ai i raportuar nga Washington Post[i][ii] e kanë quajtur GREAT Trust Plan dhe financimin të formës Investime Publike & Private.

Po ashtu raportohet pjesëmarrje nga kompani të mëdha konsulence si Boston Consulting Group (BCG) dhe të disa anëtarëve të Institutit të Tony Blair[iii]  këta të fundit të përfshirë më herët në mega-projekte në Botën Arabe dhe me zyrë në Shqipëri. Tony Blair po ashtu është raportuar se ka kërkuar të jetë pjesë e Bordit të Paqes.

Kështu plani i investimeve (G.R.E.A.T) parashikon:

  • Zhvillime dhe ndĂ«rtime nĂ« fushĂ«n e turizmit
  • Qendra tĂ« dhĂ«nash
  • Zona industriale high-tech
  • Resorte buzĂ« detit
  • Smart cities
  • Ishuj artificialĂ«
  • Toka me model lease 99 vjet apo token digjital

Asgjë nuk është rastësi

Gabimisht raportohet se Bordi i Paqes nuk ka bazĂ« juridike ndĂ«rkohĂ« qĂ« ai bazohet nĂ« RezolutĂ«n 2803 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit dhe nĂ« Kuadrin e ArmĂ«pushimit mes Hamas dhe Izraelit. Po tĂ« ndĂ«rlidhĂ«sh informacionin nuk Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« argumentosh se nuk po ndodh ndonjĂ« veprim radikal dhe pa precedentĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, disa nga emrat e personave, modeli i financimit dhe mega-projektet e pĂ«rmendura nĂ« fakt janĂ« tĂ« dĂ«gjuara edhe pĂ«r shqiptarĂ«t. KĂ«shtu fillimisht u raportua se letra pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« bord ju Ă«shtĂ« dĂ«rguar 60 vendeve[iv]. KĂ«tu fillon “rastĂ«sia” e parĂ«. Shifra e rindĂ«rtimit tĂ« GazĂ«s po ashtu vlerĂ«sohet se Ă«shtĂ« rrotull 60 miliardĂ« dollarĂ«[v].

RastĂ«sia tjetĂ«r Ă«shtĂ« Tony Blair si anĂ«tar i Bordit tĂ« Paqes dhe si pjesĂ« e studimit tĂ« modelit tĂ« financimit tĂ« investimeve dhe administrimit. Tony Blair Ă«shtĂ« kryeministri i parĂ« i njĂ« shteti qĂ« shtriu modelin PPP nĂ« mes vitet ’90[vi] masivisht nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin e tij dhe pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« madh shĂ«rbimesh publike qĂ« deri atĂ«herĂ« kishin qĂ«ndruar jashtĂ« skemave tĂ« tilla. RastĂ«sia tjetĂ«r Ă«shtĂ« se KM. Rama ja njeh Tony Blair dhe modelit tĂ« tij “the middle way” apo “mes tĂ« majtĂ«s dhe tĂ« djathtĂ«s” meritĂ«n e ardhjes sĂ« tij nĂ« pushtet[vii]. Sipas raportimit nga Washington Post, investitorĂ«t do tĂ« kishin kthim tĂ« investimit te tyre.[viii]

Përmbledhja e ketyre më sipër na kthen te titulli i analizës, GAZA PPP.

Pra deri tani kemi:

– modelin e investimit, PPP

– modelin e administrimit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« njĂ« zone post-konflikti,

– tĂ« pĂ«rfshirĂ« persona me eksperiencĂ« nĂ« zbatim modelesh tĂ« tilla PPP dhe histori tĂ« ngjashme mega-projektesh tĂ« tilla nĂ« botĂ«n arabe sipas modelimit nga kompani tĂ« mĂ«dha tĂ« konsulencĂ«s si BCG,

– bord ekzekutiv

– monetizim tĂ« tokĂ«s, (lease do ishte me neutrale juridikisht) (ngjashĂ«m me modelin shqiptar dhe jo vetĂ«m: apartamente nĂ« kĂ«mbim tĂ« tokĂ«s)

– dhe institucionin financiar ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r kanalizim tĂ« fondeve, potencialisht DFC (BankĂ« Zhvillimi e themeluar nga Trump (supozim i autorit).

Pikat që nuk po lidh askush:

ÇfarĂ« nuk po shikohet nga askush deri mĂ« sot nĂ« botĂ« se ky model ka preçendent nĂ« botĂ«. NĂ« KosovĂ«, Presidenti Trump i vuri theksin “normalizimit ekonomik” tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« si masĂ« pĂ«r uljen e tensioneve politike. Po ashtu gjatĂ« vizitĂ«s nĂ« Kore tĂ« Veriut tha se po shikonte „beach front property“. PĂ«rveç kĂ«saj, modeli PPP nĂ« zona post-konflikti Ă«shtĂ« pĂ«rdorur mĂ« herĂ«t nĂ« disa raste si nĂ« tabelĂ«n mĂ« poshtĂ« nĂ« Bosnje, Kosove dhe Irak. NĂ« tĂ« tre kĂ«to konflikte Tony Blair ka qenĂ« nĂ« pushtet dhe me ndikim politik pĂ«rkatĂ«s:

Modelet post-konflikt me PPP – drejtim politik i huaj dhe ekzekutim lokal

Të dy partitë kryesore tanimë kanë deklaruar se do ta mbështesin pjesëmarrjen në Bordin e Paqes[i]. PD me siguri do të përforcojë mesazhin se kjo është mbështetje për Amerikën dhe do të theksojë se KM Rama është i vetmi që ka ndërhyrë në zgjedhje amerikane dhe se të njëjtin faj nuk ja ka falur Kryeministrit Kurti. Pjesëmarrja financiare deri tani është mohuar nga KM Rama[ii] por me siguri edhe kjo do të mbështetet në fund nga të dy partitë. Modeli i financimit siç argumentuam më lart është tepër i ngjashëm dhe i njohur për realitetet shqiptare, si rasti i ndërtimit të Stadiumit Air Albania me Kullë.

“PolitikĂ«â€ do tĂ« bĂ«het vetĂ«m me faktin se nga do tĂ« vijnĂ« paratĂ« pĂ«r njĂ« pjesĂ«marrje tĂ« tillĂ«. 1.1 miliard Eur janĂ« 1.287 miliard dollarĂ« $. Shpenzimet buxhetore tĂ« pa-realizuara nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« 2025 ishin njĂ« rekord prej 1.1miliard euro[iii]. PĂ«r shkak tĂ« Spak, emigracionit dhe kapacitetit tĂ« kufizuar zbatues tĂ« “oligarkĂ«ve” tanĂ« fondet e pashpenzuara pĂ«r investime kapitale janĂ« nĂ« rritje nga viti nĂ« vit. Ky problem do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i madh me shtimin e fondeve nga Plani i Rritjes dhe Axhenda e Reformave dhe nga fondet e shtuara nga procesi i integrimit nĂ« BE. Kjo meriton analizĂ« mĂ« vete.

 KM Rama ndoshta i paraprin debateve për dështim në zbatim të buxhetit brenda Shqipërisë dhe shpenzimin e tij në Gaza duke caktuar dje 150m Eur për pensionistët[iv] këta të fundit brezi me numrin më të madh në popullsi dhe si grup votuesish. Mbetet për tu parë nëse do bëhet politikë me argumentin se pse shqiptarët emigrojnë dhe përfitojnë rreth ~500m dollarë në vit asistencë në Amerikë[v], të cilat sipas analistëve nuk u takojnë atyre që janë atje nëpërmjet Llotarisë së Diversitetit[vi]. Edhe ky argument në mbështetje të pjesëmarrjes me fonde në Bordin e Paqes.

Bazuar nĂ« kĂ«tĂ« analizĂ«, Presidenti Trump, me siguri nĂ« Davos nesĂ«r do tĂ« paraqesĂ« detajet mĂ« lart pĂ«r Statutin e Bordit dhe Planin pĂ«r GazĂ«n. ThjeshtĂ« njĂ« formulĂ« e ngjashme me atĂ« tĂ« pĂ«rdorur nĂ« zona tĂ« tjera post-konflikt. Bordi i Paqes Ă«shtĂ« njĂ« tavolinĂ« e madhe. NĂ« tavolina tĂ« tilla shpesh nuk kemi qenĂ«, as nĂ« LondĂ«r as nĂ« JaltĂ«. Kur s’kemi qenĂ« nĂ« tavolinĂ«, kemi qenĂ« nĂ« menu shumĂ« pĂ«rpara se aforizma tĂ« behej e famshme. Kush shkon atje po ashtu Ă«shtĂ« nĂ« dorĂ«n tonĂ«. Siç thonĂ« partnerĂ«t tanĂ« strategjikĂ«, “hate the player, not the game.”

[i] https://www.youtube.com/watch?v=0RnP_1MQGdY

[ii] https://x.com/ediramaal/status/2012835231745597500

[iii] https://monitor.al/deri-ne-30-dhjetor-buxheti-me-11-miliarde-euro-pa-shpenzuar/

[iv] https://monitor.al/malaj-llogaria-per-pensionistet-ne-bsh-nis-me-150-mln-euro/

[v] https://www.linkedin.com/posts/activity-7417917337430917120-UjRV/

[vi] https://youtu.be/DndCKHTJqmg?t=751

[i] https://www.washingtonpost.com/national-security/2026/01/14/phase-2-gaza-peace-plan-trump/

[ii] https://www.washingtonpost.com/national-security/2025/08/31/trump-gaza-plan-riviera-relocation/

[iii] https://www.theguardian.com/politics/2025/jul/07/tony-blair-thinktank-worked-with-project-developing-trump-riviera-gaza-plan

[iv] https://english.elpais.com/international/2026-01-19/the-gaza-board-of-peace-60-countries-invited-for-a-fee-of-1-billion-each.html

[v] https://www.aa.com.tr/en/middle-east/palestinian-government-unveils-67-billion-five-year-plan-for-gaza-reconstruction/3719045?utm

[vi] https://www.bclplaw.com/a/wwb/186418/3WLGy9/united-kingdom.pdf

[vii] https://top-channel.tv/2024/02/13/samiti-boteror-i-qeverisjes-rama-i-drejtohet-tony-blair-ti-je-arsyeja-pse-u-bera-kryeminister1/

[viii] https://www.washingtonpost.com/national-security/2025/08/31/trump-gaza-plan-riviera-relocation/

 

*Opinionet janë personale të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrim të revistës

The post Gaza PPP appeared first on Revista Monitor.

❌