❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkarkimet e aplikacioneve ranë sërish në vitin 2025

Por shpenzimet e përdoruesve arritën thuajse 156 miliardë dollarë

 

Sipas raportit vjetor të shoqërisë së analizave Appfigures, në vitin 2025, ekonomia e abonimeve ndihmoi në rritjen e të ardhurave të aplikacioneve mobile, pavarësisht se shkarkimet (download) e aplikacioneve ranë për të pestin vit me radhë.

Në vitin 2025, shkarkimet globale të të gjitha aplikacioneve mobile dhe të lojërave mobile nëpërmjet App Store dhe Google Play arritën rreth 106.9 miliardë, 2.7% më pak krahasuar me vitin e mëparshëm. Shpenzimet e konsumatorëve, ndërkohë, u rritën me 21.6%, duke arritur rreth 155.8 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë.

Të dhënat tregojnë se zhvilluesit e aplikacioneve, profesionistët e marketingut dhe editorët ia kanë dalë mbanë të bindin përdoruesit të bëjnë blerje brenda aplikacionit ose  të aktivizojnë abonimet, edhe pse numri i përdoruesve të rinj që shkarkojnë aplikacione ka qenë në rënie.

Raporti pasqyron edhe largimin e vazhdueshëm nga lojërat mobile, si burimin kryesor të të ardhurave për ekonominë e aplikacioneve. Në vitin 2025, përdoruesit shpenzuan 72.2 miliardë dollarë për lojëra në pajisje mobile, ose rreth 46% të shpenzimeve totale për aplikacione mobile.

Ndërsa kjo shifër është rritur me 10% krahasuar me vitin e mëparshëm, shpenzimet për aplikacionet mobile që nuk lidhen me lojërat u rritën gjithashtu.

Sipas Appfigures, shpenzimet për aplikacionet që nuk lidhen me lojërat u rritën me 33.9% krahasuar me një vit më parë, duke arritur 82.6 miliardë dollarë në vitin 2025.

Edhe pse përdoruesve mund të mos u pëlqejë fakti që thuajse të gjithë aplikacionet tani përfshijnë blerje in-app (brenda aplikacionit) ose një model abonimi të integruar, kjo ka ofruar një rrugë më të qëndrueshme për zhvilluesit e aplikacioneve.

Ndër të tjera, kalimi te pagesat e vazhdueshme për aplikacionet ka ndihmuar në nxitjen e një ekosistemi biznesesh që i shërbejnë ekosistemit të aplikacioneve mobile.

Me rritjen e të ardhurave, shkarkimet u tkurrën sërish në vitin 2025.

Pasi arritën një rekord historik prej 135 miliardësh në vitin 2020 gjatë pandemisë, shkarkimet regjistruan rënie. Shifra e  këtij viti, 106.9 instalime,  është në rënie krahasuar me 109.8 miliardë në vitin 2024 dhe vjen pas rritjes më të ngadaltë të shkarkimeve midis viteve 2023 dhe 2024, kur instalimet ranë me 3.3%.

Shkarkimet e lojërave për pajisje mobile regjistruan rënien më të madhe këtë vit. Në vitin 2025, lojërat për pajisjet mobile u shkarkuan 39.4 miliardë herë, me rënie 8.6% me bazë vjetore, pas një rënie prej 6.6% nga viti 2023 në 2024.

Shkarkimet e aplikacioneve jo lojëra mbetën të pandryshuara, duke regjistruar një rritje të lehtë prej 1.1% me bazë vjetore, dhe duke arritur 67.4 miliardë. / TechCrunch

 

 

 

 

 

The post Shkarkimet e aplikacioneve ranë sërish në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Plani sektorial i ndërtimit: Nga 15 janari, kontrolle në terren për nëndeklarimin e pagave

Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, përmes deklarimit të pagave reale sipas profesioneve në sektorin e ndërtimit, Administrata Tatimore njofton se, pas rreth 30 ditësh nga publikimi i listës së pagave indikative për këtë sektor, konkretisht duke filluar nga data 15 janar, do të nisin kontrollet në terren.

Kontrollet do të zhvillohen kryesisht në subjektet e vlerësuara me risk për nëndeklarim të pagave, të cilat janë njoftuar më parë nga Administrata Tatimore, por nuk kanë reflektuar ndryshime në listëpagesa, pavarësisht njoftimit elektronik të dërguar në llogaritë e tyre në sistemin tatimor, e-Filing.

Fokus i kontrolleve do të jetë verifikimi i pagave të deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse, listë e  përcjellë në llogaritë elektronike të tatimpaguesve, si dhe e publikuar në faqen zyrtare të Administratës Tatimore.

Bëjmë me dije se çdo tatimpagues, që deklaron paga nën nivelin e pagave indikative, apo që ndryshon profesionin e punonjësve me qëllim shmangien e deklarimit real të pagave, duke rrezikuar pagesën e kontributeve shoqërore dhe pensionin do të konsiderohet me risk dhe si i tillë do i nënshtrohet kontrollit nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të marrin masat e nevojshme ligjore për deklarimin e saktë të pagave të punonjësve, me qëllim shmangien e masave administrative dhe ligjore.

 

Më poshtë mesazhi elektronik, që u është dërguar tatimpaguesve të identifikuar me risk në sektorin e Ndërtimit, datë 15.12.2025

 

Administrata Tatimore ka filluar zbatimin e planit  në Sektorin e Ndërtimit (Procesi i ndërtimit dhe aktiviteteve ndihmëse të tij), me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve, por edhe masat për deklarim real dhe në kohë të detyrimeve tatimore.

Administrata Tatimore disponon të dhëna për Ju, të marra nga APT, Organet e qeverisjes vendore, Agjencitë imobilare, deklaratat tatimore, listëpagesat mujore,  faturat e fiskalizuara të vetëdeklaruara, ajo që furnitorët tuaj deklarojnë për furnizime mallrash dhe shërbimesh ndaj jush, etj.

Administrata Tatimore ju nxit të përmbushni detyrimin në lidhje me:

  • Deklarimin e çdo punonjĂ«si tĂ« punĂ«suar
  • Deklarimin real tĂ« pagave mbi bazĂ«n e profesionit dhe tregut tĂ« PunĂ«s *
  • PĂ«r cdo shitje/transaksion tĂ« kryer nga ana juaj lĂ«shimin e faturave te fiskalizuara me NIVF/ NSLF (pĂ«rfshirĂ« edhe parapagimet)
  • Blerjen e çdo malli/shĂ«rbimi me faturĂ« tĂ« rregullt tatimore
  • Deklarimin me saktĂ«si e tĂ« dhĂ«nave nĂ« regjistrin e Tatimpaguesit
  • Deklarimin e saktĂ« tĂ« kontratave tĂ« qiramarrjes sĂ« ambjenteve
  • PĂ«rdorimin vetĂ«m tĂ« softĂ«are-ve tĂ« çertifikuara tĂ« fiskalizimit

 

Mospërmbushja e pikave të mësipërme dhe çdo sjellje mospërmbushëse me qëllim shmangien tatimore që vihet re në analizat e Administratës Tatimore, Ju kategorizon si subjekt me risk, ndaj do të ndërmerren veprime verifikuese dhe monitoruese nga ana e strukturave te Aministratës Tatimore.

Ndërsa mosdeklarimi i punonjësve dhe nëndeklarimi i pagave të tyre konsiderohet një shkelje e rëndë pasi cënon garantimin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Për këtë qëllim ndaj çdo tatimpaguesi të vlerësuar me këtë risk do ndërmerren hetime dhe kontrolle të thelluara për çdo proces të aktivitetit të tyre, duke përfshirë edhe transaksionet me burime të ardhurash të dyshimta në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese.

Mbetemi me besimin se Ju do ta vlerësoni dhe mirëkuptoni këtë thirrje, e cila ka si qëllim jo vetëm uljen e informalitetit në ekonomi, por gjithashtu për të vendosur drejtësinë sociale ndaj punonjësve tuaj.

 

Tatimet publikojnë pagat referencë për sektorin e ndërtimit, jo më pak se


 

 

 

 

 

The post Plani sektorial i ndërtimit: Nga 15 janari, kontrolle në terren për nëndeklarimin e pagave appeared first on Revista Monitor.

Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

Sistemi bonus-malus penalizon drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme, ndërsa nxit ata që nuk kanë shkaktuar dëme. Bonusi do të jetë rreth 3% dhe llogaritet se prej tij do të përfitojnë rreth 96% e drejtuesve. Ndërkohë, malusi për shkaktarët e dëmeve fillon nga 18%. Siguruesit e cilësojnë si një hap të rëndësishëm, sepse për herë të parë, shkaktarët e dëmeve do të penalizohen në primin e sigurimit.

 

Ersuin Shehu

Nga 1 janari 2026, nisi aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimet e detyrueshme motorike.

Sistemi bonus-malus parashikon që drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme do të paguajnë një prim sigurimi më të lartë në vitin pasardhës, ndërsa ata që nuk shkaktojnë dëme, një prim më të ulët.

Për drejtuesit që kanë shkaktuar një dëm të vetëm do të llogaritet një koeficient 1.18 mbi primin bazë, ndërsa për ata që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme do të aplikohet një koeficient 1.39.

E thënë ndryshe, drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar një dëm vitin e kaluar do të penalizohen me një malus në masën 18%, ndërsa ata që kanë shkaktuar dy dëme ose më shumë, do të penalizohen me një malus në masën 39%.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme gjatë vitit 2025 do të përfitojnë një bonus prej 3% në çmimin e sigurimit të detyrueshëm TPL.

Aplikimi i sistemit bonus-malus Ă«shtĂ« i parashikuar nĂ« ligjin “PĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”, qĂ« ka hyrĂ« nĂ« fuqi nĂ« vitin 2021. MegjithatĂ«, ligji e parashikon si tĂ« drejtĂ« tĂ« kompanive tĂ« sigurimit, por jo si njĂ« detyrim.

Zbatimi i parimit bonus-malus u bĂ« i mundur vetĂ«m pas miratimit tĂ« rregullores “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”.

Kjo rregullore hyri në fuqi në fillim të vitit 2025, por pa përfshirë elementin bonus-malus, që ka nisur të aplikohet prej 1 janarit të këtij viti.

 

 

Siguruesit: 96% e shoferëve me sigurim më të ulët në 2026

Siguruesit parashikojnë që fillimi i aplikimit të sistemit bonus-malus do të ketë një efekt negativ në nivelin 4.5-5 milionë euro mbi primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik.

Drejtues tĂ« kompanive shprehen pĂ«r “Monitor” se llogaritet qĂ« nga 100 drejtues mjetesh qĂ« kanĂ« kryer sigurimin e detyrueshĂ«m TPL vitin e kaluar, rreth 4% e tyre kanĂ« shkaktuar dĂ«me.

Kjo kategori e drejtuesve do të paguajë një prim sigurimi më të lartë për vitin 2026 (rreth 18% më shumë). Ndërkohë, pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve, rreth 96% e tyre do të përfitojnë një bonus ose ulje të çmimit të sigurimit të detyrueshëm motorik me afërsisht 3% për vitin 2026.

Duke qenë se numri i drejtuesve të mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme është shumë më i lartë se ai që kanë shkaktuar dëme, efekti në vlerën totale të primeve që do të arkëtojnë kompanitë këtë vit pritet të jetë negativ. Sipas përllogaritjeve të siguruesve, ky efekt pritet të jetë rreth 4.5-5 milionë euro.

TĂ« dhĂ«nat zyrtare tĂ« Autoritetit tĂ« MbikĂ«qyrjes Financiare (AMF) tregojnĂ« se pĂ«r 12 muajt e fundit statistikorĂ« (dhjetor 2024 – nĂ«ntor 2025) kompanitĂ« e sigurimit kanĂ« lidhur gjithsej afĂ«rsisht 747 mijĂ« kontrata sigurimi.

Mbi këtë shifër, mund të vlerësohet se rreth 30 mijë drejtues mjetesh do të paguajnë një prim më të lartë gjatë vitit 2026. Pjesa e mbetur, rreth 717 mijë drejtues mjetesh, do të paguajnë një prim sigurimi më të ulët.

 

Sigurimi TPL ngelet kolona kryesore e tregut

Sigurimi i brendshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta ngelet produkti dominues në tregun shqiptar të sigurimeve.

Të dhënat e AMF-së tregojnë se për 11 muajt e vitit 2025, primet e sigurimit TPL përbënin 57.6% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e Jo-Jetës.

Pesha e këtij produkti është rritur më tej nga niveli prej 57.6% i një viti më parë.

 

Burimi: AMF

 

Volumi i primeve në këtë produkt është në rritje me 18.5% krahasuar me një vit më parë. Pjesërisht, kjo rritje i detyrohet edhe sistemit të ri të llogaritjes së primeve mbi bazën e faktorëve të rrezikut, që vlerësohet se ka sjellë një rritje të primit mesatar të sigurimit TPL me afërsisht 7%.

Volumi vjetor i primeve të shkruara bruto pritet të arrijë në afërsisht 145 milionë euro për të gjithë vitin 2025.

Nëse shtojmë edhe produktet e tjera të sigurimit të detyrueshëm motorik, Kartonin Jeshil dhe Policën Kufitare, pesha e sigurimeve të detyrueshme motorike arrin në 68.2% të tregut.

Këto shifra tregojnë qartë se tregu i sigurimeve ngelet i varur në masën më të madhe prej produkteve të detyrueshme motorike.

Pesha e këtyre produkteve është edhe pak më e lartë në strukturën totale të dëmeve. Për 11 muajt e vitit 2025, dëmet në sigurimet TPL përbënin 70.4% të dëmeve bruto të paguara nga kompanitë e sigurimit në vend.

Prej tyre, pothuajse 60% i takonin sigurimit të brendshëm TPL. Për 11 muajt e vitit 2025, kompanitë e sigurimit paguan 4.1 miliardë lekë dëme bruto të lidhura me sigurimin e brendshëm motorik TPL, ndërsa për të gjithë vitin 2024, dëmet e paguara kishin vlerën e pothuajse 4.3 miliardë lekë.

 

Aksidentet, 88% për faj të shoferëve

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për 11 muajt e vitit të kaluar në Shqipëri u regjistruan zyrtarisht 1245 aksidente rregullore. Tendenca e aksidenteve është në rënie me 17.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të dëmtuar në aksidente arriti në 1737, 15.7% më pak krahasuar me një vit më parë. Por, pavarësisht se numri i aksidenteve të ndodhura gjatë periudhës dhe i personave të dëmtuar ka pësuar rënie, dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit janë në rritje të ndjeshme.

Për 11 muaj, dëmet bruto të paguara në sigurimin TPL arritën në 4.1 miliardë lekë, me një rritje prej 6.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ekspertiza ka konkluduar se në 88% të aksidenteve të ndodhura gjatë vitit të kaluar, përgjegjësia ka rezultuar e drejtuesit të mjetit. Sistemi bonus-malus synon të ndëshkojë pikërisht këtë kategori të drejtuesve të mjeteve, të cilësuar fajtorë për aksidentet.

Për të gjithë vitin 2024 ishin raportuar gjithsej 1666 aksidente rrugore, në rritje vjetore me 29.6%.

Ndërsa numri i të dëmtuarve në aksidente arriti në 2255, 30% më shumë krahasuar me një vit më parë. Vlera e dëmeve të paguara në sigurimin TPL arriti në afërsisht 4.3 miliardë lekë, në rritje vjetore me 26%.

 

Burimi: AMF

 

Lexoni edhe:

Siguruesit: Aplikimi i bonus-malus, i drejtë dhe i domosdoshëm

The post Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve appeared first on Revista Monitor.

Siguruesit: Aplikimi i bonus-malus, i drejtë dhe i domosdoshëm

Xhevdet Kopani, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i Eurosig, shprehet se tregu i sigurimeve Ă«shtĂ« i pĂ«rgatitur pĂ«r aplikimin korrekt tĂ« sistemit bonus-malus, – i cili diferencon primet e sigurimit tĂ« automjeteve bazuar nĂ« historikun e dĂ«meve -, sipas kĂ«rkesave tĂ« rregullores sĂ« miratuar nga rregullatori i tregut.

NĂ« zbatim tĂ« Rregullores “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”, miratuar me Vendim Bordi tĂ« AMF nr. 156, datĂ« 19.09.2024 janĂ« marrĂ« tĂ« gjitha masat qĂ« gjatĂ« vitit 2025, zbatimi i kĂ«saj pjese tĂ« Rregullores qĂ« do tĂ« hynte nĂ« fuqi me 01 janar 2026 tĂ« fillonte zbatimin nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n datĂ« tĂ« pĂ«rcaktuar.

U ndërtua nga AMF sistemi i marrjes së informacionit për dëmet në kohë reale nga kompanitë e sigurimit dhe u popullua me të dhënat e nevojshme.

Kompanitë e sigurimit përcaktuan koeficientët për historikun e dëmeve për të siguruarin për sistemin bonus-malus, duke i ndarë koeficientët për të siguruarit pa dëme, me një dëm dhe me mbi një dëm gjatë tre viteve të fundit.

Këta koeficientë u depozituan në AMF.

U publikuan në faqen zyrtare të kompanive të sigurimit koeficientët e përcaktuar për bonus-malusin, kalkulatori i përllogaritjes si dhe shembuj praktikë të zbatimit. Këto publikime u realizuan dhe në ambientet ku shiten policat e sigurimit.

Kompanitë e sigurimit në muajin dhjetor zhvilluan trajnime lidhur me zbatimin e plotë të sistemit bonus-malus dhe në mënyrë të veçantë për sqarimin e klientëve.

Në momentin që klienti kërkon të pajiset me sigurimin TPL sapo në sistem futet targa dhe shasia e mjetit në kohë reale merren ndër të tjera të dhënat për dëmet nga AMF dhe realizohen përllogaritjet përkatëse.

Sipas z. Kopani, aplikimi i kĂ«tij sistemi ka efekte nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« ndĂ«rgjegjĂ«suese pĂ«r pĂ«rdoruesit e mjeteve, pĂ«r t’i pĂ«rdorur sipas kĂ«rkesave tĂ« Kodit Rrugor, me qĂ«llim qĂ« tĂ« eliminohen aksidentet.

“ËshtĂ« njĂ« masĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nisur edhe nga ditĂ«t e para tĂ« kĂ«tij viti pĂ«r numrin e aksidenteve tĂ« ndodhura. Natyrisht, zbatimi gjithĂ«vjetor (nga data e prerjes sĂ« TPL) do tĂ« shtrijĂ« nĂ« kohĂ« kuptueshmĂ«rinĂ« dhe ndĂ«rgjegjĂ«simin mĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« klientĂ«ve pĂ«r dobinĂ« e kĂ«tij sistemi dhe kujdesin qĂ« duhet tĂ« tregojnĂ« nĂ« rrugĂ«.

Mbi 93% e atyre që pajisen me policën e sigurimit TPL për autoveturat përfitojnë bonus, që vërtitet në një zbritje 3-4% nga primi i publikuar, gjë që ka efekte pozitive për klientët, por efekte në uljen e të ardhurave për kompanitë e sigurimit në vlera të konsiderueshme.

Malusi aplikohet te rreth 6-7% të klientëve që pajisen me TPL për autoveturat, duke variuar në varësi të numrit të dëmeve 20-40% rritje të primit të sigurimit.

Aplikimi i malusit Ă«shtĂ« njĂ« masĂ« qĂ« i shĂ«rben ndĂ«rgjegjĂ«simit tĂ« klientĂ«ve pĂ«r kujdesin qĂ« duhet tĂ« tregojnĂ« nĂ« pĂ«rdorimin e rrugĂ«s. ShpresojmĂ« tĂ« kuptohet qartĂ« dhe nĂ« kohĂ« kjo masĂ« nga klientĂ«t me synimin e mirĂ« pĂ«r tĂ« pasur sa mĂ« pak aksidente, veçanĂ«risht humbje jetĂ«sh njerĂ«zore apo lĂ«ndime trupore”, thotĂ« z. Kopani.

Avni Ponari, drejtor i përgjithshëm i Sigal Insurance Group, thotë se aplikimi i sistemit bonus-malus ishte një masë e nevojshme, madje e vonuar në kohë.

“Ka 35 vjet qĂ« asnjĂ« shofer shqiptar nuk Ă«shtĂ« ndĂ«shkuar me rritje primi pĂ«r shkak tĂ« dĂ«meve tĂ« shkaktuara. Mendoj se vendosja e sistemit bonus-malus Ă«shtĂ« madje e vonuar. Sot bonusin e pĂ«rfitojnĂ« rreth 700 mijĂ« drejtues mjetesh, qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« shumicĂ«n dĂ«rrmuese.

Ndërkohë, janë vetëm 30 mijë klientë që kanë shkaktuar dëm vitin e kaluar, të cilët do të paguajnë një malus, që, mendoj se nuk është aq i lartë dhe besoj se AMF ka qenë në mbrojtje të tyre, sepse ne mendojmë se duhet të ishte marrë gjithë historiku i dëmeve dhe të ishte vendosur në sistem.

Askush nuk ndëshkohet pa faj, por sepse kanë shkaktuar aksident për shkak të shpejtësisë tej normave, përdorimit të alkoolit apo shkeljeve të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kjo sjellje ka shkaktuar një numër të madh vdekjesh, nga 250-300 vdekje në vit, për shkak të aksidenteve.

Kjo është një nismë shumë e mirë, sepse u kujton qytetarëve se vitin e ardhshëm do të paguajnë më shumë nëse shkaktojnë dëme, ndërsa ata që nuk kanë shkaktuar aksident, do të kenë një përfitim të vogël.

NĂ« fund tĂ« fundit, pjesa dĂ«rrmuese e drejtuesve tĂ« mjeteve nuk shkaktojnĂ« aksidente dhe pĂ«rfitojnĂ« nga sistemi bonus-malus”, shprehet ai.

Sipas tij, logjika e këtij sistemi është penalizimi i drejtuesve problematikë të cilët paraqesin një rrezik më të lartë.

Nga ana tjetër, sipas tij, bonusi është i kufizuar, sepse ai aplikohet për pjesën dërrmuese të të siguruarve dhe për faktin se në sigurime ka një vlerë primi minimale, poshtë të cilit nuk mund të shkohet, ose në të kundërt do të rrezikohej pagesa e dëmeve në të ardhmen.

 

Lexoni edhe:

Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

The post Siguruesit: Aplikimi i bonus-malus, i drejtë dhe i domosdoshëm appeared first on Revista Monitor.

Tregu i energjisë, liberalizimi mbyll fazën finale  

Procesi i liberalizimit në sektorin e energjisë që nisi në vitin 2018 është finalizuar me fazën e tij të katërt dhe të fundit, më 1 janar të këtij viti. Të paktën 2600 subjekte të lidhur në tension 6 kilovat kanë detyrimin që ta sigurojnë tashmë të vetëm energjinë. Pjesa më e madhe e tyre i janë bashkuar furnizimit nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, ku bëjnë pjesë rreth 2300 subjekte, ndërsa për 300 të tjerë kjo pritet të bëhet në një moment tjetër, kur ata të kenë shlyer detyrimet e prapambetura që kanë ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal. Më herët, në treg të lirë dolën bizneset në tension 35 kv, 20 kv dhe 10 kv. Por çfarë shënon mbyllja e këtij procesi për tregun?

 

Nertila Maho

Nga 1 janari i kĂ«tij viti, nĂ« treg tĂ« lirĂ« dolĂ«n 2300 biznese tĂ« lidhur nĂ« tension 6 kilovolt dhe kĂ«tij grupi pritet t’i shtohen edhe 300 tĂ« tjerĂ« qĂ« fillimisht duhet tĂ« shlyejnĂ« detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit tĂ« ShĂ«rbimit Universal.

Ky hap shĂ«noi hallkĂ«n e fundit tĂ« liberalizimit, njĂ« proces i parashikuar nĂ« vitin 2015 nĂ« ligjin “PĂ«r sektorin e energjisĂ«â€. Gjithsesi, zbatimi i fazĂ«s sĂ« parĂ« e nisi nĂ« vitin 2018 kur dolĂ«n nĂ« treg tĂ« lirĂ« mbi 70 subjekte tĂ« lidhura nĂ« tension 35 kv.

Në vitin 2022, pati tentativë për të nxjerrë në treg të lirë një grup më të madh biznesesh në tensionin 20 dhe 10 kv.

Por kriza e energjisĂ«, qĂ« solli çmime tĂ« larta nĂ« tregje, “ngriu” reformĂ«n  dhe shteti mori pĂ«rsipĂ«r sigurimin e energjisĂ« pĂ«rmes pĂ«rfshirjes sĂ« prodhimit tĂ« KorporatĂ«s Elektroenergjetike Shqiptare.

Kjo bëri që deri në fund të vitit 2023, grupi i bizneseve në 20 kv të kishte si opsion Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, që është pjesë e Furnizuesit të Shërbimit Universal dhe nga 1 janari 2024 të ishte në tregun e lirë.

Në 1 janar 2025 këtij grupi iu bashkuan edhe 2600 subjekte të tjera të lidhura në tension 10 kv dhe së fundmi 1 janari 2026 shënoi mbylljen e procesit.

Tashmë këto mijëra biznese sigurojnë të vetëm energjinë nga furnizues privatë apo ai publik që është FTL, ku janë të lidhur shumica me një çmim prej 18.34 lekë/kWh.

Albi Gjenerali, administrator i FTL, pohon se tashmë janë mbyllur hallkat e liberalizimit dhe ndikimet e këtij procesi janë vetëm pozitive dhe se fokusi tashmë zhvendoset tek eficienca.

“SĂ« pari, liberalizimi ka ulur ndjeshĂ«m barrĂ«n financiare dhe ekspozimin ndaj riskut tĂ« ‘Furnizuesit tĂ« ShĂ«rbimit Universal’  SH.A, i cili mĂ« parĂ« ishte i detyruar tĂ« furnizonte konsumatorĂ«t me çmime tĂ« rregulluara nga Enti Rregullator i EnergjisĂ« (ERE).

Së dyti, liberalizimi ka përmirësuar disiplinën financiare të konsumatorëve jofamiljarë, përmes vendosjes së afateve më të shkurtra të pagesës (30 ditë), duke eliminuar praktikat e mëparshme që lejonin vijimin e furnizimit edhe në kushtet e vonesave të zgjatura në pagesa.

SĂ« treti, tregu i energjisĂ« elektrike po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« konsolidimi, ku pas pĂ«rmbylljes sĂ« fazave tĂ« liberalizimit, fokusi zhvendoset drejt stabilizimit tĂ« mekanizmave tĂ« tregut, rritjes sĂ« transparencĂ«s dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« eficiencĂ«s operacionale”, – shprehet z. Gjenerali.

 

 

Në treg të lirë janë 40 furnizues të licencuar nga ERE

Vit pas viti, numri i furnizuesve privatë është rritur si një efekt zinxhir i liberalizimit që ka nxjerrë në treg të lirë disa mijëra biznese. Enti Rregullator i Energjisë njoftoi në fund të dhjetorit se bizneset mund të zgjidhnin një prej furnizuesve të licencuar, të cilët aktualisht janë në total 40, ku përfshihen ata  privatë por edhe publikë, siç është Furnizuesi i Tregut të Lirë apo ai Universal, pjesë e OSHEE Group.

Këta furnizues ku shumica janë privatë, por edhe FTL, janë në dispozicion të subjekteve që duan të lidhin kontrata për të siguruar energjinë në kushtet kur nuk janë më pjesë e tregut të rregulluar.

Sipas rregullores së Entit Rregullator të Energjisë bizneset duhet të deklarojnë  brenda datës 15 dhjetor të çdo viti pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes furnizuesin që kanë zgjedhur.

Kjo bëhet për të alternuar proceset e tjera të nevojshme që kanë të bëjnë me menaxhimin e rrjetit, si dhe faturimet të cilat edhe për furnizuesit privatë i bën OSSH, që është pjesë e OSHEE. Në vitin 2023, në treg ishin 22 furnizues, ndërsa në fund të vitit 2024 rezultonin 36 të tillë.

Kjo rritje e vazhdueshme edhe gjatë 2025-s, kur në dhjetor rezultonin 40 të tillë tregon për një rritje të përgjithshme të tregut. Liberalizimi është cilësuar vazhdimisht, si një nga proceset që do të nxiste tregun e energjisë në disa aspekte si për sa u takon furnizueseve ashtu edhe investimeve qoftë për qëllime tregtimi të energjisë dhe qoftë për autokonsum, siç ka ndodhur masivisht te fotovoltaikët.

 

Lexoni edhe:

Albi Gjenerali: Mbi 2300 biznese të lidhur në 6 kv po furnizohen nga FTL, përfitimet që vijnë nga liberalizimi

The post Tregu i energjisë, liberalizimi mbyll fazën finale   appeared first on Revista Monitor.

“Mbi 2300 biznese tĂ« lidhur nĂ« 6 kv po furnizohen nga FTL, pĂ«rfitimet qĂ« vijnĂ« nga liberalizimi”

Intervistë / Albi Gjenerali, Administrator i Furnizuesit të Tregut të Lirë

 

Bizneset e lidhur në tension 6 kilovolt prej 1 janarit janë në tregun e lirë dhe pjesa më e madhe e tyre po furnizohen nga Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL).

Albi Gjenerali, administrator i kompanisĂ«, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor” sqaron hapat qĂ« u ndoqĂ«n pĂ«r tranzicionin e kĂ«tyre subjekteve nga tregu i rregulluar nĂ« atĂ« tĂ« liberalizuar.

Kjo është faza e katërt dhe e fundit për këtë proces të parashikuar në legjislacion një dekadë më parë.

 

Tashmë është mbyllur faza përfundimtare e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, ku janë përfshirë subjektet e lidhura në nivelin e tensionit 6 kV. A mund të japim disa detaje për këtë grup klientësh?

Rreth 2,600 subjekte jofamiljare u përfshinë më herët në proces verifikimi, nga të cilat afërsisht 2,300 janë identifikuar dhe konfirmuar si konsumatorë të lidhur në tension 6 kV.

NdĂ«rkohĂ«, rreth 300 subjekte mbeten pĂ«rkohĂ«sisht jashtĂ« kĂ«tij procesi pĂ«r shkak tĂ« detyrimeve financiare tĂ« papaguara ndaj “Furnizuesit tĂ« ShĂ«rbimit Universal” SH.A.

Në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, këta konsumatorë nuk mund të ndryshojnë furnizuesin pa shlyer më parë detyrimet kontraktuale ndaj furnizuesit aktual.

 

Cilat janë karakteristikat kryesore të këtyre konsumatorëve për sa i përket nivelit të tensionit dhe shpërndarjes territoriale?

Konsumatorët e lidhur në rrjetin e tensionit 6 kV janë kryesisht subjekte të vendosura në zona rurale, periferike ose informale. Nuk evidentohet një profil sektorial i unifikuar, pasi këta konsumatorë ushtrojnë veprimtari në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Faktori përcaktues për përfshirjen e tyre në këtë fazë të liberalizimit është niveli i tensionit dhe jo natyra e aktivitetit ekonomik. Zonat urbane kryesore furnizohen kryesisht në tension 20 kV, ndërsa zonat rurale dhe periferike në nivelet 10 kV dhe 6 kV.

Konsumatorët e lidhur në 10 kV kanë kaluar tashmë në tregun e lirë gjatë vitit 2025, duke e bërë këtë fazë përfundimtare të procesit të liberalizimit për konsumatorët e mbetur në nivelin 6 kV.

Këto zona përfshijnë kryesisht territore bregdetare ose malore dhe nuk përfshijnë qendrat urbane kryesore.

 

Si ka funksionuar procedura institucionale e njoftimit për kalimin në tregun e lirë?

Procedura është realizuar përmes një koordinimi të strukturuar ndërmjet shoqërive të OSHEE Group, në përputhje me detyrimet ligjore dhe rregullatore në fuqi.

Furnizuesi aktual (FSHU/FMF) ka njoftuar konsumatorët se, duke filluar nga data 1 janar 2026, nuk kishte më detyrimin për furnizim në kuadër të shërbimit si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe se konsumatorët duhet të lidhnin kontratë me një furnizues në tregun e lirë.

NĂ« vijim, “Operatori i Sistemit tĂ« ShpĂ«rndarjes” SH.A  ka informuar konsumatorĂ«t se, nĂ« rast se deri mĂ« 31 dhjetor 2025 nuk deklaronin njĂ« furnizues tĂ« ri, furnizimi me energji elektrike do tu ndĂ«rpritej, me qĂ«llim shmangien e konsumit pa subjekt faturues.

Paralelisht, “Furnizuesi i Tregut tĂ« LirĂ«â€ SH.A paraqiti ofertĂ«n e tij komerciale, duke informuar konsumatorĂ«t mbi kushtet e furnizimit dhe çmimin pĂ«rkatĂ«s prej 18.34 lekĂ«/kWh pa TVSH.

Në praktikë, konsumatorët kanë marrë njoftime nga tre burime të ndryshme: furnizuesi që kishin, operatori i rrjetit dhe furnizuesi potencial që ishim ne. Kjo qasje është zbatuar në mënyrë të njëtrajtshme për të gjitha kategoritë e konsumatorëve të përfshirë në procesin e liberalizimit.

 

Cilat janë efektet kryesore strukturore dhe financiare të liberalizimit të tregut të energjisë?

SĂ« pari, liberalizimi ka ulur ndjeshĂ«m barrĂ«n financiare dhe ekspozimin ndaj riskut tĂ« “Furnizuesit tĂ« ShĂ«rbimit Universal”  SH.A, i cili mĂ« parĂ« ishte i detyruar tĂ« furnizonte konsumatorĂ«t me çmime tĂ« rregulluara nga Enti Rregullator i EnergjisĂ« (ERE).

Së dyti, liberalizimi ka përmirësuar disiplinën financiare të konsumatorëve jofamiljarë, përmes vendosjes së afateve më të shkurtra të pagesës (30 ditë), duke eliminuar praktikat e mëparshme që lejonin vijimin e furnizimit edhe në kushtet e vonesave të zgjatura në pagesa.

Së treti, tregu i energjisë elektrike po hyn në një fazë konsolidimi, ku pas përmbylljes së fazave të liberalizimit, fokusi zhvendoset drejt stabilizimit të mekanizmave të tregut, rritjes së transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të eficiencës operacionale.

 

FTL ushtron funksionin e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme (OER). Si zbatohet kjo skemë në praktikë?

ShoqĂ«ria “Furnizuesi i Tregut tĂ« LirĂ«â€ SH.A ushtron funksionin e Operatorit tĂ« EnergjisĂ« sĂ« Rinovueshme (OER), deri nĂ« momentin kur kjo strukturĂ« do tĂ« funksionojĂ« si njĂ« entitet i pavarur.

Procesi i ndarjes institucionale Ă«shtĂ« i ndĂ«rlidhur ngushtĂ« me funksionimin e plotĂ« dhe likuid tĂ« BursĂ«s Shqiptare tĂ« EnergjisĂ« Elektrike (ALPEX), e cila pĂ«rbĂ«n njĂ« parakusht thelbĂ«sor pĂ«r zbatimin e skemĂ«s sĂ« kontratave pĂ«r diferencĂ« (Contracts for Difference – CfD).

Në kuadër të kësaj skeme, prodhuesit e energjisë elektrike zgjedhin të tregtojnë energjinë e prodhuar në bursë, me çmimin që rezulton nga tregu.

NĂ« rastet kur çmimi nĂ« BursĂ«n Shqiptare tĂ« EnergjisĂ« Elektrike (ALPEX) rezulton mĂ« i lartĂ« se çmimi i mbĂ«shtetjes, diferenca regjistrohet si kredit pĂ«r t’u kompensuar nĂ« transaksionet pasuese; nĂ« tĂ« kundĂ«rt, Operatorit tĂ« EnergjisĂ« sĂ« Rinovueshme i lind detyrimi pĂ«r tĂ« mbuluar diferencĂ«n pĂ«rkatĂ«se, nĂ«pĂ«rmjet tarifĂ«s sĂ« burimeve tĂ« rinovueshme, e cila mblidhet nga konsumatorĂ«t pĂ«rmes furnizuesve tĂ« energjisĂ« elektrike.

Aktualisht, deri nĂ« njĂ« vlerĂ«sim pozitiv tĂ« (ALPEX), zbatohet njĂ« skemĂ« kalimtare, sipas sĂ« cilĂ«s sasia e energjisĂ« sĂ« prodhuar nga hidrocentralet dhe impiantet fotovoltaike qĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga skema e mbĂ«shtetjes pĂ«rdoret fillimisht pĂ«r mbulimin e humbjeve nĂ« rrjetin e shpĂ«rndarjes, mĂ« pas pĂ«r nevojat e furnizimit tĂ« klientĂ«ve tĂ« “FTL” SH.A., ndĂ«rsa tepricat depozitohen pranĂ« shoqĂ«risĂ« publike tĂ« prodhimit “KESH” SH.A.

 

Cili është kapaciteti i instaluar i Prodhuesve me Përparësi të Energjisë Elektrike (PPEE)?

Kapaciteti total i instaluar i impianteve fotovoltaike me status Prodhues me PĂ«rparĂ«si tĂ« EnergjisĂ« Elektrike (PPEE) Ă«shtĂ« rreth 70 MË, ndĂ«rsa kapaciteti i instaluar i hidrocentraleve me kĂ«tĂ« status arrin nĂ« afĂ«rsisht 694 MË.

 

A ka pasur subjekte PPE që kanë dalë në tregun e lirë dhe si adresohen disbalancat?

“Furnizuesi i Tregut tĂ« LirĂ«â€ SH.A. Ă«shtĂ« i ngarkuar me detyrimin e shĂ«rbimit publik pĂ«r blerjen e energjisĂ« elektrike nga Prodhuesit me PĂ«rparĂ«si tĂ« EnergjisĂ« Elektrike (PPEE), nĂ« kuadĂ«r tĂ« skemĂ«s sĂ« mbĂ«shtetjes, pĂ«r njĂ« periudhĂ« 15-vjeçare.

Pas përfundimit të këtij afati, prodhuesit me përparësi e tregtojnë energjinë e prodhuar në tregun e lirë, në përputhje me çmimet dhe rregullat e tregut.

Për sa u përket disbalancave, ato trajtohen në përputhje me parimin e përgjegjësisë individuale të palëve, sipas kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi.

Si “FTL” SH.A., kemi arritur tĂ« menaxhojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive disbalancat pĂ«rmes njĂ« portofoli tĂ« diversifikuar prodhimi, qĂ« pĂ«rfshin burime hidro dhe fotovoltaike, si dhe pĂ«rmes koordinimit dhe menaxhimit tĂ« subjekteve brenda OSHEE Group.

 

ÇfarĂ« peshe tĂ« konsumit nĂ« tregun e lirĂ« mbulohet nga energjia e marrĂ« nga PPEE?

Rreth 90% e konsumit tĂ« klientĂ«ve qĂ« furnizohen nĂ« tregun e lirĂ« nga “FTL” SH.A. mbulohet nga energjia elektrike e prodhuar nga Prodhuesit me PĂ«rparĂ«si tĂ« EnergjisĂ« Elektrike (PPEE).

Kjo ka kontribuar nĂ« njĂ« ulje tĂ« ndjeshme tĂ« sasive tĂ« depozituara pranĂ« shoqĂ«risĂ« “KESH” sh.a., nga rreth 990 TWh nĂ« vitin 2023, nĂ« rreth 405 TWh nĂ« vitin 2024, si dhe nĂ« rreth 200 TWh pĂ«r vitin 2025.

Kombinimi i burimeve hidrike dhe fotovoltaike mundëson optimizimin e portofolit energjetik dhe rritjen e eficiencës operacionale, ndërkohë që energjia e depozituar përdoret në mënyrë selektive, duke u akumuluar në periudha me tepricë prodhimi dhe duke u shfrytëzuar në periudha me rritje të konsumit.

 

Lexoni edhe:

Tregu i energjisë, liberalizimi mbyll fazën finale  

The post “Mbi 2300 biznese tĂ« lidhur nĂ« 6 kv po furnizohen nga FTL, pĂ«rfitimet qĂ« vijnĂ« nga liberalizimi” appeared first on Revista Monitor.

Viti 2026 është vendimtar për sektorin e ICT

Në Shqipëri, zhvillimi i sektorit të ICT (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit) për vitin 2026 pritet të jetë një periudhë ku transformimi digjital merr një karakter shumë më të gjerë, nga qeverisja dhe shërbimet publike deri te tregu i punës, edukimi dhe ekonomia rurale.

Pritet jo vetëm rritje e përdorimit të teknologjive, por edhe një fazë ku politikat publike, investimet e huaja dhe nisma të reja strategjike mund të ndryshojnë thelbësisht mënyrën se si teknologjia integrohet në shoqëri.

SĂ« pari, modernizimi i shĂ«rbimeve publike mbetet njĂ« fokus kryesor i qeverisĂ« dhe partnerĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. Programi “GovTech”, i mbĂ«shtetur nga Banka BotĂ«rore me fonde shtesĂ«, synon tĂ« rrisĂ« pĂ«rdorimin e shĂ«rbimeve digjitale dhe tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« transparencĂ«n dhe efikasitetin e administratĂ«s shtetĂ«rore.

Proceset e automatizuara për aplikime dhe shërbime online pritet të rriten ndjeshëm deri në vitin 2029, duke ulur kohën e procesimit dhe duke përfshirë më shumë kategori përdoruesish, përfshirë gratë, të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.

Një pjesë e këtij transformimi është edhe përmirësimi i platformës e-Albania, që synon të integrojë edhe më shumë shërbime publike në një pikë të vetme digjitale dhe të përdorë teknologji të avancuara për të thjeshtuar ndërveprimet me qeverinë.

NjĂ« dimension tjetĂ«r i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« arsimimi dhe zhvillimi i kapaciteteve digjitale mes brezave tĂ« rinj. Projekte si “Albania Digital Education Project” synojnĂ« tĂ« pajisin mbi 150,000 studentĂ« me qasje interneti dhe aftĂ«si digjitale pĂ«rmes laboratorĂ«ve SmartLabs nĂ« shkolla, duke pĂ«rfshirĂ« zonat rurale dhe duke promovuar aftĂ«sitĂ« themelore nĂ« kodim dhe pĂ«rdorim teknologjik.

Këto masa do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e kapitalit njerëzor, i cili është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e sektorit ICT në vendet në zhvillim.

Në planin ekonomik, skena e ICT-së shqiptare ka treguar rritje të qëndrueshme vitet e fundit, me rritje të rëndësishme të punësimit dhe të eksporteve të shërbimeve kompjuterike.

Tregu Ă«shtĂ« duke u “pjekur”, ku njĂ« pjesĂ« e madhe e kompanive janĂ« tĂ« reja, aktive nĂ« inovacion dhe orientohen drejt tregjeve jashtĂ« vendit. MegjithatĂ«, mbajtja e talentit lokal mbetet njĂ« sfidĂ« kryesore, njĂ« faktor ky qĂ« sipas komunikimeve me bizneset, do tĂ« ndikojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« vendimtare ritmet e rritjes sĂ« sektorit nĂ« vitet nĂ« vijim.

Një zhvillim me ndikim të madh në 2026 është ndryshimi i politikave fiskale për kompanitë ICT: nga 1 janari 2026, tatimi mbi fitimin për bizneset e teknologjisë së informacionit do të rritet nga norma preferenciale 5% në normën standarde prej 15%.

Ky ndryshim fiskal mund të ndikojë në pozicionin konkurrues të kompanive shqiptare, duke rishikuar strategjitë e investimit dhe operimit në tregun lokal dhe ndërkombëtar.

Një element që e shoqëron këtë zhvillim, por që rrallë artikulohet publikisht, është edhe klima e heshtjes mes një pjese të bizneseve të sektorit.

GjatĂ« pĂ«rgatitjes sĂ« kĂ«tij artikulli, shumĂ« kompani ICT nĂ« vend refuzuan tĂ« flasin pĂ«r “Monitor”, duke zgjedhur tĂ« mos japin komente as mbi ecurinĂ« e tregut dhe as mbi pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r vitin 2026.

Ky qëndrim lidhet drejtpërdrejt me ndjeshmërinë e shtuar pas ngjarjeve dhe skandaleve të fundit që kanë përfshirë institucionet publike, përfshirë AKSHI-n, si edhe me frikën e ekspozimit në një moment kur marrëdhëniet mes sektorit privat dhe shtetit perceptohen si të brishta.

Në thelb, 2026 pritet të jetë një vit ku transformimi digjital i Shqipërisë do të jetë më i lidhur me zhvillimin institucional, ekonomik dhe social.

Ndërsa rritja e shërbimeve digjitale dhe kapacitetet teknologjike forcohen, sfidat e politikave fiskale, mbajtjes së talentit dhe ofrimit të një ekosistemi inovacioni mbeten pika kyçe që do të përcaktojnë shpejtësinë dhe thellësinë e zhvillimit të sektorit ICT në vend.

 

 

“Nga sfidat te mundĂ«sitĂ«, nĂ« 2026 rritje kĂ«rkese pĂ«r partnerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«â€

Flet Gjergji Robo, drejtues i kompanisë Smartwork

Në një vit që ka sjellë ndryshime të mëdha në teknologji dhe struktura organizative, Smartwork ka konsoliduar pozicionin e saj si një nga kompanitë kryesore në ofrimin e shërbimeve SAP dhe ICT në Shqipëri.

Drejtuesi i kompanisë, Gjergji Robo, ndan përvojën e vitit 2025, sfidat e hasura dhe pritshmëritë për vitin 2026, duke theksuar rëndësinë e smart working, transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike për zhvillimin e qëndrueshëm të kompanisë dhe sektorit në vend.

 

Si e vlerësoni ecurinë e kompanisë suaj gjatë vitit 2025 dhe cilat janë pritshmëritë për vitin 2026?

Viti 2025 ka qenë një vit i fokusuar në përshtatje strategjike ndaj ndryshimeve strukturore dhe teknologjike që SAP po implementon globalisht.

Gjatë kësaj periudhe, kompania ka investuar në përditësimin e njohurive, rritjen e kompetencave të ekipeve dhe riorganizimin e shërbimeve, me synimin për të qenë plotësisht e përgatitur për fazën e ardhshme të zhvillimit.

Ky pozicionim na ka lejuar të ruajmë stabilitetin operativ dhe të ndërtojmë kapacitete të qëndrueshme për projektet. Për vitin 2026, synojmë të thellojmë më tej investimin në SAP, të zgjerojmë ekipet me profile senior dhe të forcojmë pozicionin si partner strategjik për klientët ndërkombëtarë.

Në të njëjtën kohë, presim një rritje të mëtejshme të kërkesës për zgjidhje ERP, smart working dhe transformim digjital në Shqipëri, duke krijuar një terren edhe më të favorshëm për zhvillim të qëndrueshëm.

 

Cilat janë shërbimet ICT më të kërkuara nga klientët tuaj?

Kërkesa më e lartë vjen për SAP Consulting dhe SAP Managed Services, veçanërisht për implementime, migrime dhe optimizime drejt SAP S/4HANA.

Klientët kërkojnë mbështetje funksionale dhe teknike në module kritike si financa, logjistikë dhe procese biznesi, si dhe ekipe të posaçme për suport dhe zhvillim të vazhdueshëm.

Ajo që vlerësohet më shumë është aftësia jonë për të kombinuar ekspertizën SAP me një kuptim praktik të proceseve reale të biznesit.

 

Si ka ndikuar transformimi digjital në kërkesën për zgjidhje teknologjike dhe smart working?

Sot, menaxhimi i proceseve, raportimi, bashkëpunimi dhe kontrolli i performancës realizohen kryesisht përmes zgjidhjeve teknologjike dhe sistemeve ERP.

Si rrjedhojë, smart working nuk perceptohet më si alternativë, por si pjesë integrale e modelit operativ modern, duke rritur kërkesën për zgjidhje të strukturuara, të sigurta dhe të shkallëzueshme.

 

ÇfarĂ« roli luan smart working nĂ« strategjinĂ« tuaj tĂ« zhvillimit?

Smart working është një komponent thelbësor i strategjisë së Smartwork, pasi na mundëson të ndërtojmë ekipe të specializuara SAP pa kufizime gjeografike dhe të mbështesim projekte ndërkombëtare me fleksibilitet të lartë.

Ky model ka ndikuar pozitivisht në produktivitet, në menaxhimin e kohës dhe në rritjen e përgjegjshmërisë individuale. Njëkohësisht, ka kontribuar në ndërtimin e një kulture pune të orientuar drejt rezultateve dhe bashkëpunimit profesional.

Cloud computing, veçanërisht zgjidhjet SAP Cloud, përbën bazën teknologjike të smart working.

Krahas tij, Inteligjenca Artificiale po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në automatizimin e proceseve dhe analizën e të dhënave, ndërsa siguria kibernetike është thelbësore për garantimin e vazhdimësisë dhe besueshmërisë së sistemeve.

Platforma të avancuara bashkëpunimi dhe integrimi i tyre me ERP-të do të jenë elemente përcaktuese në të ardhmen.

 

Sa konkurruese është Shqipëria si destinacion për shërbimet ICT dhe SAP?

Shqipëria po konsolidohet si një destinacion gjithnjë e më konkurrues për shërbimet ICT dhe SAP, falë rritjes së nivelit profesional dhe aftësisë së specialistëve për të punuar në modele smart working.

Kjo ka bërë që kompani ndërkombëtare ta shohin Shqipërinë si një burim të besueshëm për ekspertizë të specializuar, duke angazhuar gjithnjë e më shumë profesionistë shqiptarë në projekte strategjike dhe afatgjata.

 

Cilat janë sfidat kryesore me të cilat përballeni?

Sfidat kryesore lidhen me ndërtimin e profileve shumë të specializuara SAP në një treg që po përjeton ndryshime të vazhdueshme teknologjike.

Transformimet që SAP po ndërmerr për modernizimin e platformave kërkojnë trajnim të vazhdueshëm, përditësim të shpejtë dhe investim të strukturuar në zhvillimin e talenteve.

Këto sfida adresohen përmes ekspozimit të ekipeve në projekte ndërkombëtare dhe bashkëpunimeve afatgjata me partnerë strategjikë.

 

Si e vlerësoni mbështetjen institucionale për sektorin ICT?

Mbështetja institucionale ka shënuar hapa pozitivë, por ka ende nevojë për politika më të fokusuara në zhvillimin e aftësive të specializuara, certifikimeve profesionale dhe lidhjen më të fortë midis arsimit dhe industrisë.

Këto elemente janë veçanërisht të rëndësishme për sektorë të specializuar si SAP, ku kërkesat e tregut ndryshojnë me shpejtësi.

 

Sa e rëndësishme është siguria kibernetike në modelet smart working?

Siguria kibernetike është një komponent kritik i çdo modeli smart working, sidomos në ambientet SAP dhe cloud. Smartwork aplikon politika të qarta sigurie, duke përfshirë menaxhimin e aksesit, mbrojtjen e të dhënave dhe praktika të sigurta të punës në distancë.

Këto masa janë thelbësore për të garantuar besimin e klientëve dhe integritetin e sistemeve. / Deada Hyka

 

The post Viti 2026 është vendimtar për sektorin e ICT appeared first on Revista Monitor.

“Data Center” nĂ«nujor shfrytĂ«zon energjinĂ« e erĂ«s dhe ujin e detit

Projekti Lin Gang, Shangai, parashikon vendosjen e “Data Center” nĂ«n ujĂ« nĂ« kapsula tĂ« mbyllura hermetike. Serverat e instaluar do tĂ« ftohen nga uji i detit duke ulur ndjeshĂ«m konsumin e energjisĂ« elektrike, e cila do tĂ« sigurohet nga energjia e erĂ«s, duke ulur kĂ«shtu edhe emetimet e karbonit. Projekti synon rritjen e efikasitetit energjetik, kursimin e terrenit urban, si dhe zhvillimin e njĂ« infrastrukture tĂ« gjelbĂ«r. Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« ide krejt e re por shĂ«non njĂ« hap tĂ« avancuar drejt pĂ«rdorimit real dhe komercial tĂ« “Data Center” nĂ«nujorĂ«.

 

Nga MSc Roland Tashi, ekspert i çështjeve të sigurisë

NĂ« hyrje Ă«shtë e nevojshme tĂ« jepet pak informacion lidhur me “Data Center”, funksioni dhe roli i kĂ«saj infrastrukture nĂ« sistemet e teknologjisĂ« sĂ« informacionit.

NjĂ« “Data Center” (qendĂ«r tĂ« dhĂ«nash) Ă«shtĂ« njĂ« ambient i specializuar ku ruhen, pĂ«rpunohen dhe menaxhohen tĂ« dhĂ«nat digjitale dhe sistemet IT tĂ« njĂ« organizate (servera, routers, storage, aplikacione).

Këto objekte janë të pajisura me burimet e energjisë dhe sistemet e kondicionimit për ruajtjen e temperaturës optimale për funksionimin normal të pajisjeve elektronike që instalohen.

QĂ«llimi i ndĂ«rtimit tĂ« njĂ« “Data Center” Ă«shtĂ« tĂ« krijojĂ« njĂ« mjedis tĂ« sigurt, tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« kontrolluar pĂ«r funksionimin e sistemeve IT kritike.

Ato përdoren për të mbështetur, për të ruajtur dhe për të operuar shërbimet digjitale të një kompanie ose shërbime për klientë të jashtëm, ruajtje dhe përpunim intensiv i të dhënave, hostim i shërbimeve online, cloud computing, siguri dhe mbrojtje të sistemeve, vazhdimësi biznesi & disaster recovery, etj.

“Data Center” janĂ« objekte qĂ« konsumojnĂ« shumĂ« energji, pasi sistemet operojnĂ« pa ndĂ«rprerje, 24/7. PĂ«rveç furnizimit tĂ« pajisjeve aktive, nevojitet ventilimi dhe ftohja e ambienteve.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, ky projekt inovativ kĂ«rkon tĂ« shfrytĂ«zojĂ« erĂ«n pĂ«r furnizimin me energji elektrike dhe ujin e detit pĂ«r tĂ« mbajtur tĂ« ulĂ«t temperaturĂ«n, njĂ« eksperiment i efikasitetit energjetik qĂ« mund tĂ« ndryshojĂ« mĂ«nyrĂ«n e ndĂ«rtimit nĂ« tĂ« ardhmen tĂ« “Data Center” nĂ« mbarĂ« botĂ«n.

Kina ka pĂ«rfunduar fazĂ«n e konceptimit tĂ« asaj qĂ« e quan “Data Center”-in e parĂ« nĂ«nujor nĂ« botĂ« (Undersea “Data Center”).

I vendosur në zonën Lin Gang të Shangait dhe me një vlerë totale prej rreth 195 milionë eurosh, projekti shënon një hap të rëndësishëm në kërkimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për të përmbushur kërkesën e madhe për energji të infrastrukturës digjitale në rritje.

Sipas komitetit të menaxhimit, realizimi i tij përfaqëson një hap vendimtar përpara në integrimin e burimeve të rinovueshme në proceset e ruajtjes, përpunimit dhe shpërndarjes së të dhënave.

I furnizuar tërësisht me energji eolike (energjia e erës), projekti do të ketë një kapacitet total prej 24 megavatësh.

 

 

Siç u pĂ«rmend edhe mĂ« lart, “Data Center” tradicionalĂ« gjenerojnĂ« shumĂ« nxehtĂ«si dhe duhet tĂ« mbahen nĂ« temperatura tĂ« ulĂ«ta pĂ«r tĂ« funksionuar nĂ« mĂ«nyrĂ« efikase.

Kompania projektuese e pĂ«rballon problemin e mbinxehjes duke zhvendosur “Data Center” nĂ«n ujĂ«, ku uji i detit do tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« sistem ftohĂ«s natyror, zgjidhje e cila redukton nevojĂ«n pĂ«r energjinĂ« qĂ« kĂ«rkohet pĂ«r ftohjen e sistemeve nĂ«pĂ«rmjet kondicionimit.

Efikasiteti energjetik matet pĂ«rmes treguesit PUE (Power Usage Effectiveness), i cili tregon raportin midis energjisĂ« totale tĂ« konsumuar nĂ« “Data Center” dhe energjisĂ« qĂ« pĂ«rdoret realisht nga pajisjet IT tĂ« instaluara.

Faza e parë e projektit synon të arrijë një vlerë jo më të lartë se 1.15, një rezultat i jashtëzakonshëm po të merret parasysh se përsosmëria teorike është 1.0

Duke studiuar efikasitetin eloik si komponent i rëndësishëm i projektit, deti i Kinës Lindore ofron kushte ideale për turbina eolike që do të shfrytëzojnë energjinë e erës me më shumë se 3.000 orë prodhim në vit.

Përveç kësaj, instalimi i turbinave në det ul përdorimin e tokës me mbi 90%, një avantazh i rëndësishëm në zona me dendësi të lartë banimi, siç është Shangai, si dhe eliminon plotësisht përdorimin e ujit natyral për nevoja të sistemit.

Projekti nuk është një eksperiment i izoluar, ai është pjesë e një strategjie kombëtare më të gjerë, me të cilën Kina synon të bëhet një qendër botërore për inovacionin shkencor dhe teknologjik duke e çuar industrinë e përdorimit të shërbimeve kompjuterike përmes internetit, përtej 28,2 miliardë dollarë deri në vitin 2027.

Nisma Ă«shtĂ« pjesĂ« e megaprojektit kombĂ«tar “East Data, West Computing” i nisur nĂ« vitin 2022 pĂ«r tĂ« transferuar njĂ« pjesĂ« tĂ« ngarkesĂ«s sĂ« madhe tĂ« pĂ«rpunimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave nga qytetet e mbipopulluara tĂ« bregdetit lindor drejt rajoneve perĂ«ndimore, ku energjia kushton mĂ« pak dhe hapĂ«sira e kĂ«rkuar Ă«shtĂ« mĂ« e madhe.

Projekti ndjek gjithashtu njĂ« strategji inovative, nĂ« vend qĂ« t’i zhvendosĂ« tĂ« dhĂ«nat larg nga vendi i origjinĂ«s, ai i pĂ«rpunon ato drejtpĂ«rdrejt atje, duke shfrytĂ«zuar hapĂ«sirat detare pĂ«r tĂ« garantuar efikasitet energjetik dhe ndikim mĂ« tĂ« ulĂ«t mjedisor.

Kapaciteti prej 24 megavatësh përfaqëson vetëm pikën e nisjes, pasi gjatë prezantimit të projektit, kontraktorët kryesorë përfshirë; Shanghai Hicloud Technology, Shenergy Group, dega e China Telecom në Shangai dhe Inesa, nënshkruan një marrëveshje edhe për ndërtimin e një impianti të dytë nënujor të furnizuar me energji eolike me një objektiv shumë më ambicioz, arritjen e 500 megavatëve.

Sfida e vërtetë do të jetë kalimi nga një projekt eksperimental në një sistem operativ në shkallë të gjerë.

Presidenti i njĂ«rĂ«s prej kompanive tĂ« pĂ«rfshira theksoi se ndĂ«rtimi i kĂ«tyre objekteve nĂ«nujorĂ« Ă«shtĂ« ende nĂ« fazat fillestare, qĂ« ky model tĂ« jetĂ« rezultativ dhe eficient duhet t’i japĂ« zgjidhje edhe disa dilemave tĂ« tjera, siç Ă«shtĂ« e nevojshme tĂ« pĂ«rmirĂ«sohen dhe shpejtohen proceset e mirĂ«mbajtjes, tĂ« rritet besueshmĂ«ria, tĂ« ketĂ« siguri fizike dhe digjitale, kamera survejimi, mbrojtje nga aksidentet, dĂ«mtimet e qĂ«llimshme, si dhe emergjencat e ndryshme natyrore.

 

 

The post “Data Center” nĂ«nujor shfrytĂ«zon energjinĂ« e erĂ«s dhe ujin e detit appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia në vitin 2026

Prisni një rritje të vakët dhe, në SHBA, inflacion të lartë. Mund të bien goditje të tjera mbi ekonominë botërore, shkruan The Economist

 

Prej vitesh, ekonomia botërore i ka sfiduar pesimistët. Kur goditi pandemia e koronavirusit, shumë njerëz prisnin një stanjacion të gjatë; në vend të kësaj pati një rimëkëmbje të shpejtë dhe inflacioniste.

Kur më pas bankat qendrore rritën normat e interesit për të zbutur çmimet, recesioni i parashikuar gjerësisht nuk ndodhi kurrë.

Dhe pasi Presidenti Donald Trump vendosi tarifat e “DitĂ«s sĂ« Çlirimit” ndaj partnerĂ«ve tregtarĂ« nĂ« prill, tregjet ranĂ«. InvestitorĂ«t kishin frikĂ« nga njĂ« luftĂ« tregtare gjigante dhe njĂ« krizĂ« e thellĂ«.

Por tarifat u zbutën dhe bursat filluan një rritje të habitshme. Ndërkohë, ekonomia reale e SHBA-së është rritur me një ritëm që, megjithëse dukshëm më i ngadaltë se më parë, është larg recesionit. Edhe globalisht, rritja është ngadalësuar, por jo ndalur.

A do të vazhdojë kjo qëndrueshmëri në vitin 2026? Kërcënimet ndaj rritjes janë pothuajse të panumërta. Mësimi i viteve të fundit është se ato kanë më pak gjasa të shkaktojnë një kolaps se sa mund të druhen disa.

Megjithatë, ato mund të hedhin ende shumë rërë në ingranazhet e ekonomisë botërore.

Për të nisur, lufta tregtare e Trump është larg përfundimit. Tani, norma mesatare e tarifës mbi mallrat e importuara në SHBA, e llogaritur nga të ardhurat doganore, ishte vetëm 10.5% (kundrejt 28% të kërcënuara të llogaritura nga analistët në kulmin e panikut të prillit).

Por tarifat më të rënda ndaj Kinës, vendi i vetëm që i është kundërpërgjigjur seriozisht Trump, janë thjesht të pezulluara, pavarësisht retorikës së fundit pajtuese të të dyja palëve.

Dhe ndonĂ«se Gjykata e LartĂ« ka gjasa tĂ« kufizojĂ« fuqinĂ« e Trump pĂ«r tĂ« vendosur tarifa sipas dĂ«shirĂ«s sĂ« tij, administrata e tij po pĂ«rgatit çdo alternativĂ« ligjore nĂ« arsenalin e saj pĂ«r t’i mbajtur tarifat tĂ« larta. NjĂ« zhvendosje nga njĂ« mekanizĂ«m ligjor nĂ« njĂ« tjetĂ«r do tĂ« krijonte trazira dhe pasiguri.

Një rrezik i menjëhershëm nga tarifat është ndikimi i tyre në politikën monetare të Rezervës Federale. Deri në pranverën e vitit 2026, tarifat ka gjasa të rrisin normën bazë të inflacionit vjetor të SHBA-së me rreth një pikë përqindjeje.

Kjo mund ta bëjë Rezervën Federale (Fed) të hezitojë të ulë normat e interesit aq sa shpresojnë tregjet.

Të paktën në vitet 2022 dhe 2023, tregjet e punës po lulëzonin teksa inflacioni rritej. Por përderisa tarifat e dëmtojnë, në vend që ta nxisin, rritjen ekonomike, Fed mund të detyrohet të pranojë një treg pune më të butë nga sa do të ishte ideale, për të mbajtur nën kontroll çmimet.

Ana tjetër e këtij rreziku është mundësia që Trump ta ndryshojë politikën e Fed sipas vullnetit të tij në vitin 2026, duke hedhur hije mbi besueshmërinë afatgjatë të bankës qendrore në luftën kundër inflacionit.

Jerome Powell, kryetari i Fed, pritet të largohet në maj. Largimi i tij mund të hapë një dramë pasuese në këtë institucion.

Zëvendësuesi më i mundshëm është Chris Waller, një guvernator teknokrat që Trump e emëroi në mandatin e tij të parë. Nëse Trump zgjedh dikë më partizan, pritet që Powell të qëndrojë si një nga guvernatorët e Fed, një rol i veçantë për të cilin mandati i tij nuk përfundon deri në vitin 2028, në një përpjekje për të ruajtur pavarësinë e institucionit.

Kërcënimet ndaj pavarësisë së bankës qendrore përkeqësojnë një tjetër problem të ekonomisë botërore: gjendjen e rëndë të buxheteve qeveritare. Shpenzimet me deficit kontribuuan në qëndrueshmërinë e botës pas pandemisë.

Megjithatë, kriza e çoi borxhin publik të ekonomive të përparuara në nivele më të larta se çdo periudhë që nga pasojat e luftërave të epokës së Napoleonit.

Franca ka ndërruar pesë kryeministra në dy vjet teksa përpiqet të menaxhojë buxhetin e saj; qeveria e Britanisë pritet të vendosë taksat më të larta që nga vitet 1950, megjithatë ende ka mungesë fondesh; dhe edhe pasi llogariten të ardhurat nga tarifat, SHBA ka gjasa të ketë një deficit rreth 6% të PBB-së në vitin 2026.

ËshtĂ« njĂ« trajektore e habitshme. Dhe ajo sjell me vete rrezikun qĂ« qeveritĂ« t’i shtyjnĂ« bankat qendrore tĂ« mbajnĂ« normat e ulĂ«ta pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar barrĂ«n e borxhit, njĂ« faktor qĂ« Trump e ka pĂ«rdorur nĂ« fushatĂ«n e tij kundĂ«r Fed.

Rreziqet në rritje të politikave fiskale të papërgjegjshme dhe politikave monetare të komprometuara po rrisin gjasat për një krizë në tregjet e obligacioneve, si ajo që pësoi Britania në vitin 2022.

Një shitje e thellë obligacionesh në një ekonomi të madhe si Franca ose Japonia mund të shtrëngojë kushtet financiare globale; një kolaps i tregut të obligacioneve në SHBA do të ishte një ngjarje sizmike.

Rreziku i fundit serioz për ekonominë botërore është një rënie e besimit në tregjet e aksioneve.

Një nga shpjegimet për qëndrueshmërinë e këtij viti është se rritja është mbështetur nga bumi i Inteligjencës Artificiale (IA). Sa i përket ekonomisë reale të SHBA-së, ky argument shpesh mbivlerësohet, sepse pjesa dërrmuese e çipeve të IA-së, për shembull, importohen.

Por forca e jashtëzakonshme e bursave, e nxitur nga besimi në IA, me shumë gjasa po i bën amerikanët të ndihen më të pasur, duke mbështetur konsumin e tyre. Nëse ky bum do të ndalojë, do të ndodhte e kundërta.

Pa këtë zhvillim, nuk është e thënë se do të ketë recesion. Por, të kapluar nga tarifat, borxhi dhe ngadalësimi i rritjes, nuk do të mbetej shumë për të në ekonominë botërore.

The post Ekonomia në vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

Rumani/ Tregu i punës u karakterizua nga ruajtja e stafit dhe konkurrencë e lartë 

Tregu i punës në Rumani u shënua nga kontraste të forta në vitin 2025, sipas një analize të platformës së punësimit BestJobs. Në disa sektorë, punëkërkuesit diktonin rregullat, ndërsa në të tjerë ata konkurronin ashpër për një numër të kufizuar pozicionesh, duke u dhënë punëdhënësve avantazh të qartë.

Në sektorin e IT-së, numri i kufizuar i vendeve të punës çoi në një nivel rekord aplikimesh, duke arritur në mbi 160 aplikantë për një vend të vetëm pune.

“Procesi i rekrutimit u kthye nĂ« njĂ« maratonĂ« durimi, me kohĂ« pritjeje mĂ« tĂ« gjata, mĂ« shumĂ« faza intervistimi dhe pĂ«rzgjedhje shumĂ« mĂ« rigoroze. MegjithatĂ«, pagat nĂ« IT vijuan tĂ« rriten, jo si rezultat i kĂ«rkesĂ«s sĂ« lartĂ« nĂ« volum, por si pjesĂ« e strategjive pĂ«r mbajtjen e stafit, vjetĂ«rsinĂ« dhe specializimin”, thuhet nĂ« analizĂ«n e BestJobs, cituar nga Economedia.

Sa i përket volumit të aplikimeve, dy fusha të tjera shumë të kërkuara në vitin 2025 ishin Shërbimet e Biznesit, të cilat tejkaluan pragun e 1 milion aplikimeve, dhe industritë përpunuese, që tërhoqën mbi 700 mijë aplikime, duke konfirmuar presionin e lartë në tregun e punës dhe interesin e shtuar për sektorë të perceptuar si më të qëndrueshëm.

Në të njëjtën kohë, panorama ishte krejtësisht ndryshe në sektorë si Tregtia me Pakicë, Ndërtimi, Logjistika dhe Shëndetësia. Në këto fusha, mungesa e fuqisë punëtore krijoi më shumë mundësi punësimi, por edhe rriti presionin mbi punonjësit ekzistues. Kompanitë u detyruan të rregullonin pagat për të tërhequr dhe për të mbajtur staf, ndërsa kandidatët kishin më shumë fuqi negociuese, veçanërisht ata me përvojë përkatëse.

Në tërësi, pagat në Rumani u rritën në të gjitha industritë kryesore gjatë vitit 2025, por jo në mënyrë të njëtrajtshme. Rritjet më të ndjeshme të pagave për kandidatët u regjistruan në IT (+14%), Administratë (+13%), Bukuri dhe Mirëqenie (+12%) dhe Ndërtim (+11%).

Për shumë aplikantë, këto rregullime pagash shërbyen si një kompensim i pjesshëm për një kontekst më të vështirë: ose konkurrencë të lartë, ose ngarkesë të madhe pune në sektorë me mungesë stafi.

“Nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i kandidatĂ«ve, viti 2025 ishte njĂ« vit kontrastesh. Disa u pĂ«rballĂ«n me konkurrencĂ« tĂ« fortĂ« dhe procese rekrutimi mĂ« tĂ« ngadalta, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ« kishin mĂ« shumĂ« zgjedhje dhe pĂ«rfitime mĂ« tĂ« mĂ«dha nga punĂ«dhĂ«nĂ«sit. Specializimi u bĂ« njĂ« kriter vendimtar pĂ«r stabilitet dhe rritje”, tha Cristina Ceban, menaxhere e markĂ«s nĂ« BestJobs.

Sa i përket perspektivës për vitin 2026, vlerësimet tregojnë se këto dallime pritet të thellohen. Kandidatët me aftësi të specializuara do të kenë akses në paga më konkurruese dhe mundësi më të qëndrueshme, ndërsa profilet më të përgjithshme do të ndiejnë presion në rritje për rikualifikim, përmirësim aftësish ose fleksibilitet profesional.

 

 

The post Rumani/ Tregu i punës u karakterizua nga ruajtja e stafit dhe konkurrencë e lartë  appeared first on Revista Monitor.

425 euro nga janari dhe 500 nga korriku: Hyn në fuqi vendimi për pagën minimale në Kosovë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zyrtarizuar rritjen e pagës minimale për të gjithë punëtorët me orar të plotë, duke e ndarë procesin në dy faza gjatë vitit 2026. Me këtë vendim, pagat minimale përcaktohen në 425 euro bruto nga janari dhe 500 euro bruto nga korriku.

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pagës minimale ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shënuar një nga ndryshimet më të rëndësishme në politikat e punësimit të viteve të fundit.

Rritja do të zbatohet në dy faza gjatë vitit 2026, me qëllim që të lehtësohet përshtatja e sektorit publik dhe privat ndaj standardeve të reja të pagës.

Sipas vendimit zyrtar me numër 10/273, të datës 31 tetor 2025, e nënshkruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, paga minimale për punë me orar të plotë do të jetë 425 euro bruto duke filluar nga 1 janari 2026. Në fazën e dytë, që hyn në fuqi më 1 korrik 2026, paga minimale do të rritet në 500 euro bruto.

Vendimi detyron Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Inspektoratin e Punës të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij në kohë dhe mënyrë të plotë.

Ky ndryshim vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh dhe kërkesash nga sindikatat e punëtorëve për përshtatje të pagës minimale me inflacionin dhe koston e jetesës.

Qeveria ka deklaruar se synon që me këtë vendim të përmirësojë mirëqenien e punëtorëve dhe të forcojë standardet e tregut të punës në vend.

Paga minimale në Kosovë deri më tani ka qenë ndër më të ultat në rajon, prandaj rritja e saj pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në fuqinë blerëse të qytetarëve dhe në përmirësimin e kushteve të punës.

Megjithatë, disa përfaqësues të sektorit privat kanë kërkuar mbështetje shtesë nga Qeveria, duke paralajmëruar se bizneset e vogla dhe të mesme mund të përballen me vështirësi financiare në fazën e parë të zbatimit.

Nga ana tjetër, organizatat sindikale e kanë mirëpritur vendimin, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv drejt drejtësisë sociale dhe vlerësimit më të lartë të punës së ndershme.

Sipas tyre, ky vendim duhet të pasohet me masa shtesë për kontroll të çmimeve dhe për mbrojtjen e punëtorëve nga shkeljet e mundshme të ligjit të punës.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe zbatimi i tij do të monitorohet nga institucionet përkatëse.

 

The post 425 euro nga janari dhe 500 nga korriku: Hyn në fuqi vendimi për pagën minimale në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Kthimet e emigrantëve: Cilat vende të BE-së po rrisin riatdhesimet?

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, gjithnjë e më shumë emigrantë në Bashkimin Europian po dërgohen përsëri në vendet e tyre të origjinës ose po rikthehen në vende të tjera.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, gati 42 mijë shtetas jo të BE-së u dëbuan nga shtetet anëtare. Kjo përfaqëson një rritje prej 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur shtetet anëtare realizuan rreth 35 mijë riatdhesime.

Shumica dërrmuese (82%) u larguan nga Bashkimi Europian, ndërsa rreth 18% e këtyre kthimeve u bënë drejt vendeve të tjera të BE-së.

Ndër to, Gjermania ka zgjeruar ndjeshëm operacionet. Gjatë vitit të kaluar, Berlini e ka trefishuar numrin e kthimeve, duke arritur pothuajse në 12 mijë në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke lënë pas Francën (me gati 5 mijë) dhe pjesën tjetër të BE-së.

Edhe Belgjika fqinje duket se po ndjek të njëjtin drejtim, me kthimet e shtetasve jo të BE-së që pothuajse janë dyfishuar nga tremujori i tretë i vitit 2024 (730) në tremujorin e tretë të vitit 2025 (1,210).

Dëbimet e shtetasve jo të Bashkimit Europian
Tremujori III 2024 kundrejt Tremujorit III 2025 (përfshin edhe kthimet drejt vendeve të tjera të BE-së)

Burimi: Eurostat, Euronews

Cilat kombësi po riatdhesohen më shpesh?

Numrat më të lartë të riatdhesimeve në të gjithë BE-në në tremujorin e tretë të vitit 2025 u raportuan për shtetasit algjerianë (12,325) dhe marokenë (6,670).

Krahasuar me tremujorin paraardhës, rritjet më të mëdha u shënuan për shtetasit turq (+15%), sirianë (+9%), rusë (+7%), gjeorgjianë (+5%) dhe shqiptarë (+2%).

Eurostat njofton se 40% e tĂ« gjitha kthimeve u klasifikuan si “tĂ« detyruara”, qĂ« do tĂ« thotĂ« se njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e personave qĂ« morĂ«n urdhĂ«r pĂ«r t’u larguar nuk e zbatuan atĂ« vullnetarisht, por u detyruan nĂ« njĂ« formĂ« ose tjetĂ«r.

Megjithatë, këto shifra ndryshojnë ndjeshëm nga një vend i BE-së në tjetrin.

Danimarka ka përqindjen më të lartë të kthimeve të detyruara (91%), e ndjekur nga Rumania (82%) dhe Bullgaria (80%).

Në fakt, Italia raporton një përqindje edhe më të lartë, 100%. Megjithatë, një shifër kaq e rrumbullakosur mund të pasqyrojë dallime në praktikat e raportimit mes vendeve të BE-së, në kushtet e procedurave të fragmentuara të riatdhesimit.

Sipas Eurostat, rreth 77% e të gjitha kthimeve përfshijnë një formë asistence financiare, si ndihmë për blerjen e biletave ose pagesa në para në momentin e nisjes ose mbërritjes.

Shtetas jo të BE-së të riatdhesuar në tremujorin e tretë të vitit 2025

Burimi: Eurostat, Euronews

Pse po zbatohen kaq pak urdhra riatdhesimi?

Ekziston një hendek i madh mes numrit të urdhrave për riatdhesim të lëshuar nga shtetet anëtare dhe atyre që përfundojnë realisht: 41,890, ose rreth 36% e totalit.

Franca, për shembull, lëshoi numrin më të madh të urdhrave, gati 34 mijë në tremujorin e tretë të vitit 2025. Megjithatë, ajo zbatoi vetëm 14% të tyre, një normë e ngjashme me Greqinë (14%) dhe Spanjën (13%).

Ky hendek shpjegohet nga disa faktorë.

Në disa raste, autoritetet nuk arrijnë të përcaktojnë vendin e origjinës së emigrantit. Në raste të tjera, kthimet mund të vonohen ose të pezullohen për arsye shëndetësore, ose sepse personi është i mitur i pashoqëruar.

Në fillim të dhjetorit, vendet e BE-së miratuan projekt-legjislacion që synon të përshpejtojë kthimet. Sipas kuadrit të ri, shtetet anëtare do të lejohen të lidhin marrëveshje dypalëshe me vende të treta për të ngritur qendra pritjeje për emigrantët jashtë BE-së.

Këto qendra do të përdoren për të strehuar emigrantët ndërsa aplikimet e tyre shqyrtohen dhe statusi i tyre verifikohet.

Organizatat e të drejtave të njeriut, megjithatë, argumentojnë se zhvendosja e këtyre qendrave jashtë territorit të BE-së mund të çojë në kthime të paligjshme dhe ndalime arbitrare. / Euronews

The post Kthimet e emigrantëve: Cilat vende të BE-së po rrisin riatdhesimet? appeared first on Revista Monitor.

Pasaportat më të fuqishme në botë në 2026, kush kryeson dhe ku renditet Shqipëria

Pasaporta e një vendi është sot më shumë se një dokument udhëtimi: ajo pasqyron fuqinë diplomatike, stabilitetin politik dhe nivelin e besimit ndërkombëtar.

Sipas Henley Passport Index 2026, renditja globale që mat numrin e destinacioneve ku qytetarët mund të udhëtojnë pa vizë paraprake, në krye vazhdon të qëndrojë Singapori, me akses pa vizë në 192 destinacione .

Në vend të dytë renditet Japonia (188 destinacione), e ndjekur nga Koreja e Jugut dhe një grup vendesh europiane si Danimarka, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Në thelb, dominimi i Azisë Lindore dhe i BE-së lidhet me diplomaci aktive, marrëveshje reciproke për heqjen e vizave, stabilitet institucional dhe reputacion të ulët migracioni informal.

Europa vazhdon të jetë kontinenti me përqendrimin më të madh të pasaportave të forta. Austria, Gjermania, Franca, Italia, Holanda dhe Greqia janë të gjitha në top-5 global, me mbi 185 destinacione pa vizë.

Një zhvillim i rëndësishëm është pozicioni i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, që renditen në top-5, duke reflektuar strategjinë agresive të viteve të fundit për marrëveshje bilaterale dhe hapje globale.

Në Ballkan, dallimet janë të dukshme. Serbia kryeson rajonin me 136 destinacione pa vizë (vendi i 34-t në botë), ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndodhen në grupin e mesëm të renditjes me rreth 128 destinacione. Bosnjë-Hercegovina ka akses pa vizë në 122 destinacione.

Shqipëria renditet në vendin e 43-të, me 121 destinacione pa vizë, duke qëndruar shumë pranë Bosnjës dhe pak mbi Moldavinë.

Ky pozicion reflekton përfitimet nga liberalizimi i vizave me BE-në, por edhe kufijtë e ndikimit diplomatik shqiptar krahasuar me vendet e BE-së apo me Serbinë, e cila ka ndërtuar marrëdhënie më të gjera jashtë Europës.

Renditja e pasaportave tregon se liria e lëvizjes nuk është thjesht çështje udhëtimi, por rezultat i politikave afatgjata, stabilitetit dhe besueshmërisë ndërkombëtare.

Për Shqipërinë dhe rajonin, përmirësimi i mëtejshëm mbetet i lidhur ngushtë me integrimin europian dhe forcimin e diplomacisë ekonomike dhe politike.

10 pasaportat më të fuqishme në botë (2026)

  1. Singapori – 192 destinacione
  2. Japonia – 188 destinacione
  3. Koreja e Jugut – 188 destinacione
  4. Danimarka – 186 destinacione
  5. Spanja – 186 destinacione
  6. Suedia – 186 destinacione
  7. Zvicra – 186 destinacione
  8. Austria – 185 destinacione
  9. Gjermania – 185 destinacione
  10. Franca – 185 destinacione

(Vendet me të njëjtin numër destinacionesh ndajnë të njëjtin pozicion në renditje)

ÇfarĂ« i bashkon kĂ«to vende?

  • Diplomaci aktive dhe marrĂ«veshje tĂ« gjera bilaterale
  • Stabilitet politik dhe institucional
  • Nivel i ulĂ«t rreziku emigrator
  • Ekonomi tĂ« forta dhe besueshmĂ«ri ndĂ«rkombĂ«tare

/ Henley Passport  Index

The post Pasaportat më të fuqishme në botë në 2026, kush kryeson dhe ku renditet Shqipëria appeared first on Revista Monitor.

Transfertat kombëtare në Euro u rritën për të tretin vit radhazi në 2025

Transfertat kombëtare në Euro u rritën për të tretin vit radhazi në 2025.  Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar në sistemin kombëtar të pagesave në Euro, AIPS Euro, u kryen 399 mijë transferta në monedhën europiane.

Transfertat në euro janë rritur me 22.7% krahasuar me vitin 2024. Në vlerë, transfertat për vitin e kaluar arritën në pothuajse 6.33 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 21.3%.

Megjithëse transfertat ndërbankare në Lekë ngelen ende dominuese (veçanërisht pagesat në vlerë të vogël), ritmi i rritjes së tyre është më i ulët krahasuar me rritjen e transfertave në Euro.

Kështu, numri i veprimeve në sistemin e klerimit të pagesave me vlerë të vogël në Lekë (AECH) vitin e kaluar u rrit me 19.3% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i transaksioneve në sistemin e pagesave me vlerë të madhe në Lekë (AIPS) u rrit lehtë me 0.8% krahasuar me vitin 2024. Në vlerë, volumi i transaksioneve në sistemin AECH u rrit me 54.8%, ndërsa në sistemin AIPS në Lekë vlera e transaksioneve u rrit me 9.5%.

Rritja e shpejtë e numrit dhe volumit të transfertave në Euro duket të jetë një efekt i rritjes së prurjeve valutore në ekonomi dhe veçanërisht shtim në numrin e transaksioneve të lidhura me turizmin. Ky është gjithashtu tregues i një euroizimi të lartë të pagesave në ekonominë shqiptare.

Sistemi i pagesave AIPS Euro filloi funksionimin nĂ« janar tĂ« vitit 2022, me qĂ«llimin uljen e kostove tĂ« transfertave bankare nĂ« monedhĂ«n europiane. Para ngritjes sĂ« kĂ«tij sistemi, transfertat kombĂ«tare nĂ« Euro mund tĂ« bĂ«heshin vetĂ«m nĂ«pĂ«rmjet pĂ«rdorimit tĂ« llogarive qĂ« bankat shqiptare kanĂ« nĂ« banka korrespondente jashtĂ« vendit. Kjo rrugĂ« krijonte vonesa nĂ« kohĂ« dhe, mbi tĂ« gjitha, kosto shumĂ« mĂ« tĂ« larta krahasuar me transfertat nĂ« LekĂ«. Komisionet e larta bĂ«nin qĂ« shumĂ« shpesh klientĂ«t e sektorit bankar t’i zhvendosnin fondet nga njĂ«ra bankĂ« tek tjetra nĂ«pĂ«rmjet tĂ«rheqjeve dhe derdhjeve cash nĂ« arkĂ«.

Sistemi AIPS Euro solli një ulje të ndjeshme të komisioneve dhe një rritje të përdorimit të kanaleve bankare për transfertat kombëtare në Euro.

NĂ« veçanti, ndryshimet e miratuara vitin e kaluar nĂ« rregulloren “PĂ«r funksionimin e sistemit AIPS EURO pĂ«r shlyerjen e transfertave vendase pĂ«r klientĂ« nĂ« Euro”, parashikojnĂ« ulje tĂ« mĂ«tejshme nivelit tĂ« komisioneve qĂ« klientĂ«t e sektorit financiar do tĂ« paguajnĂ« pĂ«r kryerjen e transfertave nĂ« Euro.

Rregullorja e re ul nivelin e komisionit minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat në sistemin AIPS Euro, në 4 euro, nga 6 euro që ishte më parë.

Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.

Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.

Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro. Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Transfertat kombëtare në Euro u rritën për të tretin vit radhazi në 2025 appeared first on Revista Monitor.

AAPSK publikon katalogët e përditësuar të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për vitin 2025

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionet e përditësuara për vitin 2025 të Katalogut të Pasurive të Sekuestruara dhe Katalogut të Pasurive të Konfiskuara.

Këta katalogë janë publikuar fillimisht për herë të parë gjatë muajve shkurt dhe mars 2025 dhe tashmë janë përditësuar për të reflektuar të gjitha ndryshimet, zhvillimet dhe lëvizjet që kanë ndodhur gjatë vitit 2025 deri në fund të tij, në kuadër të administrimit të pasurive nga AAPSK.

Përditësimi i tyre përfaqëson vijimësinë e një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës inventarizimi të pasurive të vendosura nën administrimin e Agjencisë.

Publikimi dhe rifreskimi i katalogëve synon rritjen e transparencës, forcimin e llogaridhënies institucionale dhe garantimin e aksesit të hapur në informacion për qytetarët, institucionet dhe të gjitha palët e interesuara. Katalogët ofrojnë një pasqyrë të detajuar mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, statusin ligjor të tyre dhe mënyrën e administrimit nga AAPSK.

Në lidhje me këtë proces, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, u shpreh:

“Publikimi dhe pĂ«rditĂ«simi i vazhdueshĂ«m i katalogĂ«ve tĂ« pasurive tĂ« sekuestruara dhe tĂ« konfiskuara Ă«shtĂ« njĂ« angazhim konkret i AAPSK pĂ«r transparencĂ« dhe administrim tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, kĂ«to pasuri po dokumentohen dhe bĂ«hen publike nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« strukturuar, duke krijuar njĂ« standard tĂ« ri nĂ« administrimin e tyre dhe duke forcuar besimin e publikut dhe institucioneve nĂ« kĂ«tĂ« proces.”

AAPSK sqaron se vlerat e pasurive të pasqyruara në katalogë, të shoqëruara me pasaportat përkatëse, nuk përfaqësojnë vlerën e tyre të tregut. Këto vlera janë referuese dhe janë marrë në bazë të dokumentacionit zyrtar dhe dosjeve hetimore përkatëse. Publikimi i pasurive realizohet për qëllime transparence dhe informimi, dhe nuk ka si objektiv shitjen apo tjetërsimin e tyre.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara mbetet e angazhuar në zbatimin e parimeve të ligjshmërisë, eficiencës, transparencës dhe interesit publik, duke garantuar një administrim sa më të rregullt dhe profesional të pasurive që i janë besuar.

Katalogët e përditësuar për vitin 2025 janë tashmë të disponueshëm për konsultim në faqen zyrtare të AAPSK.

 

 

The post AAPSK publikon katalogët e përditësuar të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, rekord në Europë për rritjen e net-qëndrimeve në hotele në T3

Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë të net-qëndrimeve në Europë në tremujorin e tretë të vitit 2025, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat.

Nga veriu në jug të Shqipërisë, net-qëndrimet në njësi akomoduese në periudhën korrik-shtator u rritën me 30%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me ritme shumë më të larta se në Europë, që e kishte këtë tregues vetëm 1.7%.

Shteti i dytë me rritjen më të lartë vjetore të vizitorëve në tremujorin e tretë është Islanda, me 13%.

Në tremujorin e tretë, sipas Eurostat, në Shqipëri u shënuan gjithsej 5.3 milionë net-qëndrime. Numri më i lartë ishte në gusht, me 2.3 milionë, i ndjekur nga korriku me 1.8 milionë. Vizitorët e huaj zunë 75% të net-qëndrimeve. Ata kishin dhe rritjen më të fortë në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë, me 38.8%, kundrejt 9.5% të vendasve.

Në rajon, në Mal të Zi, rritja ishte minimale, vetëm 0.1%, në Maqedoninë e Veriut 1.8%, në Serbi ra me 0.5%. Kosova ishte shteti që pa një tendencë më pozitive, me +11.7%. Mungojnë të dhënat për Turqinë, që është një destinacion i madh turistik.

Europa

Sipas Eurostat, në tremujorin e tretë të vitit 2025, në strukturat akomoduese turistike të Bashkimit Europian u regjistruan 1.27 miliardë net- qëndrimi. Kjo përfaqëson 21.3 milionë net më shumë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024. Rritja prej 1.7% në tremujorin e tretë tregon një ecuri disi më të ngadaltë krahasuar me gjysmën e parë të vitit (+2.3%).

21 vende të BE-së raportuan një trend pozitiv, ndërsa 6 vende shënuan rënie krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024.

Rritjet më të larta u regjistruan në Luksemburg (+6.4%), Maltë (+5.9%) dhe Poloni (+5.9%). Në terma absolutë, kontributin më të madh në rritjen prej 21.3 milionë netësh e patën Franca (+6.0 milionë), Italia (+5.2 milionë) dhe Spanja (+3.2 milionë).

Gjatë tremujorit veror, numri më i lartë i netëve të qëndrimit në BE u regjistrua në gusht (501.2 milionë), i ndjekur nga korriku (460.3 milionë). Gushti ishte gjithashtu muaji kryesor në 20 nga 27 vendet e BE-së, ndërsa korriku regjistroi numrin më të lartë të qëndrimeve turistike në 7 vendet e tjera, përkatësisht në Belgjikë, vendet nordike Danimarkë, Suedi dhe Finlandë, si dhe vendet baltike Lituani, Letoni dhe Estoni.

Po ashtu, edhe në vendet e EFTA-s, Islandë dhe Norvegji, korriku rezultoi muaji me numrin më të lartë të netëve turistike.

 

The post Shqipëria, rekord në Europë për rritjen e net-qëndrimeve në hotele në T3 appeared first on Revista Monitor.

YouTube u jep prindĂ«rve kontroll total mbi kohĂ«n e pĂ«rdorimit tĂ« ‘shorts’ nga fĂ«mijĂ«t

YouTube do tĂ« lejojĂ« prindĂ«rit tĂ« vendosin limite tĂ« qarta se sa kohĂ« mund tĂ« shpenzojnĂ« fĂ«mijĂ«t ose adoleshentĂ«t duke “scroll-uar” nĂ« Shorts, ose edhe tĂ« bllokojnĂ« plotĂ«sisht kĂ«tĂ« funksion, si pjesĂ« e njĂ« serie mjetesh tĂ« reja tĂ« kontrollit prindĂ«ror qĂ« platforma njoftoi tĂ« mĂ«rkurĂ«n.

Këto limite, nga zero minuta deri në disa orë, mund të personalizohen direkt nga prindërit për të ndihmuar përdoruesit e moshës nën 18 vjeç të mos humbasin kohë në video të shkurtra që shpesh shkaktojnë varësi.

Gjithashtu, prindĂ«rit do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« vendosin kujtesa si “Koha pĂ«r tĂ« fjetur” dhe “BĂ«j njĂ« pushim” pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tyre, duke ndĂ«rtuar mbi mbrojtjet ekzistuese pĂ«r mirĂ«qenie qĂ« YouTube aplikon pĂ«r tĂ« rinjtĂ«.

Përveç kësaj, platforma po përmirëson përvojën e regjistrimit dhe kalimit mes llogarive të fëmijëve dhe të të rriturve përmes aplikacionit, duke e bërë më të lehtë menaxhimin e këtyre llogarive në pajisje të përbashkëta. Përditësimet vijnë ndërsa YouTube dhe platformat e tjera teknologjike përballen me presion në lidhje me sigurinë dhe shëndetin mendor të përdoruesve të rinj online.

YouTube po pĂ«rditĂ«son gjithashtu udhĂ«zimet pĂ«r llojin e pĂ«rmbajtjes qĂ« do t’u rekomandohet dhe do tĂ« jetĂ« e aksesueshme pĂ«r pĂ«rdoruesit adoleshentĂ«. Platforma thotĂ« se do tĂ« vĂ«rĂ« nĂ« plan tĂ« parĂ« videot qĂ« nxisin “kureshtjen dhe frymĂ«zimin”, ato qĂ« ndihmojnĂ« nĂ« “ndĂ«rtimin e aftĂ«sive jetĂ«sore dhe pĂ«rvojave”, si edhe pĂ«rmbajtje me “informacion tĂ« besueshĂ«m qĂ« mbĂ«shtet mirĂ«qenien”.

Paralelisht, YouTube thekson se adoleshentĂ«t tashmĂ« janĂ« tĂ« bllokuar nga shikimi i pĂ«rsĂ«ritur i videove qĂ« mund t’i çojnĂ« drejt pĂ«rmbajtjeve potencialisht tĂ« rrezikshme, pĂ«rfshirĂ« ato qĂ« idealizojnĂ« tipe tĂ« caktuara trupore.

KĂ«to ndryshime vijnĂ« pasi YouTube njoftoi vitin e kaluar se do tĂ« pĂ«rdorte inteligjencĂ«n artificiale pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar moshĂ«n e pĂ«rdoruesve dhe pĂ«r t’i futur automatikisht ata qĂ« dyshohen si adoleshentĂ« nĂ« cilĂ«simet mĂ« mbrojtĂ«se pĂ«r nĂ«n 18 vjeç, pavarĂ«sisht datĂ«lindjes qĂ« kanĂ« deklaruar gjatĂ« regjistrimit.

Platforma të tjera të mëdha online, si Instagram, ChatGPT dhe Character.AI, kanë ndërmarrë gjithashtu kohët e fundit masa shtesë për kontroll prindëror dhe kufizime për përmbajtjen e përdoruesve të rinj./ CNN

The post YouTube u jep prindĂ«rve kontroll total mbi kohĂ«n e pĂ«rdorimit tĂ« ‘shorts’ nga fĂ«mijĂ«t appeared first on Revista Monitor.

Turistët në hotele u rritën me 30% në nëntor, Italia kaloi Kosovën

Turistët që kanë qëndruar në struktura akomoduese gjatë muajit nëntor 2025 kanë shënuar rritje në raport me të njëjtin muaj të vitit paraardhës.

Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi strukturat akomoduese gjatë muajit të 11 të vitit të shkuar tregojnë se jo rezidentet u rritën me 31%.

“NĂ« muajin nĂ«ntor 2025, strukturat akomoduese shĂ«nuan njĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« vizitorĂ«ve dhe net qĂ«ndrimeve, krahasuar me tĂ« njĂ«jtin muaj tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Vizitorët gjithsej u rritën me 30,0%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 31,0% dhe rezidentë 28,0%.

Net-qĂ«ndrimet gjithsej u rritĂ«n me 29,8%, ku ato jo-rezidentĂ« u rritĂ«n me 32,5%, ndĂ«rsa ato nga rezidentĂ«t u rritĂ«n me 23,0%. VizitorĂ«t jo-rezidentĂ« shĂ«nuan rritje nĂ« zonat jo-bregdetare (+21,6%) dhe nĂ« hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+29,8%)” thuhet nĂ« publikimin e INSTAT.

Ajo që bie në sy gjatë nëntorit është një tejkalim e numrit të vizitorëve nga Italia në raport me Kosovën që mban peshën kryesore të turizmit gjithëvjetor në vend. E treta është Gjermania.

“NĂ« NĂ«ntor 2025, shumica e vizitorĂ«ve jo-rezidentĂ« tĂ« cilĂ«t u akomoduan nĂ« strukturat pritĂ«se nĂ« ShqipĂ«ri vijnĂ« nga Italia (19 %), Kosova (18 %) dhe Gjermania (9 %).

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kontribuuan përkatësisht me 6% dhe 5% të vizitorëve, ndërsa 43% e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Europës.

Norma e shfrytĂ«zimit tĂ« dhomave nĂ« hotele arriti nĂ« 22,2%, krahasuar me 19,5% nĂ« nĂ«ntor 2024” thuhet nĂ« publikim.

Teksa viti 2025 u mbyll me një shifër mbi 12 milionë të huaj që hynë në vendin tonë, edhe ky vit pritet të ndjekë të njëjtën tendencë rritjeje e cila do të jetë më e moderuar se vitet e mëparshme.

Ngadalësimi vjen si rrjedhojë e një sërë efekteve të lidhura qoftë me zhvillimet e brendshme si rritja e çmimeve në disa rajone, zhvlerësimi i euros që ka prekur kryesisht Kosovën, vlerësimet më të ulëta në forume dhe blogje nga vizitorët ndërkohë që ka një tendencë të tkurrjes së shpenzimeve për shkak të pasigurive gjeopolitike kryesisht në rrafshin global.

The post Turistët në hotele u rritën me 30% në nëntor, Italia kaloi Kosovën appeared first on Revista Monitor.

Banka Botërore rrit treguesin e varfërisë në 8.3 USD në ditë, vlen edhe për Shqipërinë

Nëse merr më pak se 8.3 USD në ditë në Shqipëri konsiderohesh i varfër. Banka Botërore përcaktoi një vijë më të lartë varfërie prej 8.30 dollarësh për të llogaritur standardet më të larta të jetesës në një botë në ndryshim. Deri në qershor 2025 vija e varfërisë ishte 6.85 USD në ditë.

Vlera prej 8.30 dollarësh është vija tipike e varfërisë së vendeve me të ardhura të larta-mesatare, e cila është shuma minimale e vlerësuar e parave që njerëzit në vendet me të ardhura të larta-mesatare, ku bën pjesë edhe Shqipëria kanë nevojë për të mbuluar nevojat e tyre themelore ditore, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, strehimin, kujdesin shëndetësor, arsimin e kështu me radhë.

Pjesa e popullsisë që jeton me më pak se 8.30 dollarë në ditë është treguesi i dytë që Banka Botërore ndjek në treguesit e saj të vizionit të zgjeruar për të krijuar një botë pa varfëri në një planet të jetueshëm.

“NjĂ« shumicĂ« nĂ« rritje e popullsisĂ« sĂ« botĂ«s jeton nĂ« vende me tĂ« ardhura tĂ« mesme (pĂ«r shembull, rreth tre tĂ« katĂ«rtat nĂ« vitin 2024 krahasuar me njĂ« tĂ« katĂ«rtĂ«n nĂ« vitin 1990), kĂ«shtu qĂ« njĂ« vijĂ« mĂ« e lartĂ« varfĂ«rie do tĂ« ishte mĂ« pĂ«rfaqĂ«suese e strukturĂ«s aktuale demografike tĂ« botĂ«s. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, njĂ« standard mĂ« i lartĂ« i varfĂ«risĂ« do tĂ« ishte i nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar qĂ«ndrueshmĂ«ri nĂ« njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« ndjeshme ndaj rreziqeve qĂ« lidhen me klimĂ«n” argumentoi Banka.

Shqipëria, si vend me të ardhura të mesme, përfshihet në këtë analizë, e cila synon të ofrojë një pasqyrë globale për pabarazitë dhe nevojën për politika që të reduktojnë varfërinë. Raporti shpjegon se standardi prej 8.30 dollarësh është më i lartë se linjat tradicionale të varfërisë, duke reflektuar nevojat minimale të jetesës në vendet me të ardhura të larta-mesatare dhe duke e bërë të mundur një krahasim më të drejtë të situatës në botë.

Banka Botërore nënvizon se përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 8.30 dollarë është një tregues i rëndësishëm për zhvillimin global dhe planifikimin e politikave për uljen e varfërisë dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale.

Të dhënat tregojnë se me nivelin mëparshëm me 6,85 USD në ditë Shqipëria kishte rreth 20 % të popullsisë në varfëri.

Banka Botërore rishikoi kufijtë e varfërisë dhe ngriti pragun e varfërisë për vendet e klasifikuara si upper middle income (atë të të ardhurave të mesme të larta) në 8.30 USD në ditë në qershor 2025.

Kjo rritje erdhi nga një përditësim i linjave të varfërisë globale bazuar në të dhënat më të fundit të pariteteve të fuqisë blerëse (PPPs) të publikuara në maj 2024 nga Programi Ndërkombëtar i Krahasimit, dhe u përfshi në azhurnimin e Bankës Botërore të kufijve të varfërisë që u njoftua zyrtarisht në qershor 2025.

Sipas këtij ndryshimi linjat e varfërisë tani janë përcaktuar 3 USD për ditë për vendet me të ardhura të ulëta (extreme poverty line), 4.20 USD ne ditë për vendet me të ardhura mesatare të ulëta dhe 8.3 USD në ditë për vendet me të ardhura mesatare të larta. / B.Hoxha

 

The post Banka Botërore rrit treguesin e varfërisë në 8.3 USD në ditë, vlen edhe për Shqipërinë appeared first on Revista Monitor.

Rrjeti telefonik Verizon kompenson klientët e prekur nga ndërprerja masive me 20 dollarë

Verizon do t’u ofrojĂ« klientĂ«ve tĂ« prekur nga njĂ« ndĂ«rprerje shtatĂ«orĂ«she e shĂ«rbimit kompensim prej 20 dollarĂ«sh, konfirmoi kompania pĂ«r USA TODAY

Ndërprerja më e madhe e rrjetit celular në SHBA Verizon, filloi rreth orës 12:30 pasdite të mërkurën, më 14 janar, dhe preku më shumë se 1.5 milionë klientë, sipas të dhënave nga shërbimi i monitorimit të ndërprerjeve Downdetector.

Nuk ka asnjë tregues se ndërprerja e shërbimit ishte rezultat i një sulmi kibernetik, por më tepër i një problemi softuerik që është ende nën hetim, sipas një deklarate të Verizon të publikuar të enjten, më 15 janar.

Klientët e Verizon të prekur nga ndërprerja e shërbimit do të marrin si kompensim 20 dollarë, i cili do të jetë i disponueshëm në aplikacionin celular myVerizon, konfirmoi kompania.

Verizon, deri më 15 janar, nuk kishte dhënë një datë apo orë specifike se kur shpërblimi monetar prej 20 dollarësh do të ishte i disponueshëm. Klientët që do të përfitojnë kreditë do të njoftohen me mesazh me tekst, sipas një deklarate të Verizon.

Ndërprerja ishte e përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara, me përqendrimet më të larta të raportimeve në New York City, Atlanta, Charlotte (Karolina e Veriut), Houston dhe Brooklyn, New York, sipas Downdetector.

NdĂ«rprerja e gjerĂ« e shĂ«rbimit u shkaktua nga njĂ« problem softuerik dhe kompania Ă«shtĂ« duke “kryer njĂ« rishikim tĂ« plotĂ« tĂ« asaj qĂ« ndodhi”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« Verizon.

Në shtator të vitit 2024, një ndërprerje e ngjashme dhe po aq e përhapur e Verizon preku më shumë se 100,000 persona dhe raportohet se u hetua nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC). / USA Today

The post Rrjeti telefonik Verizon kompenson klientët e prekur nga ndërprerja masive me 20 dollarë appeared first on Revista Monitor.

❌