Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dashuri apo status? E vërteta pas hipergamisë moderne

Nga historia e Carrie Bradshaw dhe Mr. Big, deri te pothuajse të gjitha dramat e Real Housewives, martesa për interes ka qenë gjithmonë një temë e pranishme në letërsi dhe televizion. Edhe seriale të suksesshme si Bridgerton e rikthejnë këtë koncept në qendër të vëmendjes, duke treguar familje që përpiqen të ngjiten në hierarkinë shoqërore përmes lidhjeve martesore me njerëz me status më të lartë.

Ky fenomen njihet me termin “hipergami”, një koncept që, sipas ekspertëve, është po aq i vjetër sa vetë shoqëria njerëzore. Trajnerja e takimeve dhe prezantuesja e podkastit Dates & Mates, Damona Hoffman, shpjegon se ideja e martesës për dashuri është relativisht moderne.

“Martesa tradicionalisht bëhej për të siguruar stabilitet financiar dhe mbijetesë për familjen e gruas”, shprehet ajo, duke theksuar se për shekuj me radhë, dashuria nuk ishte kriteri kryesor.

Çfarë është hipergamia?

Sipas Alysha Jeney, trajnere e certifikuar për martesën dhe familjen, hipergamia përkufizohet si zgjedhja për t’u martuar ose për të krijuar lidhje romantike me dikë që perceptohet si më i suksesshëm, më i fuqishëm ose më i sigurt financiarisht.

“Kjo zgjedhje shpesh lidhet me dëshirën për siguri ekonomike, përmirësim të statusit shoqëror apo rritje të vetëvlerësimit dhe identitetit personal”, shpjegon Jeney.

Edhe pse termi është bërë më popullor vitet e fundit, praktika ekziston prej mijëra vitesh. Punonjësja sociale klinike Shamyra Howard thekson se hipergamia mund të gjurmohet që në sistemin e kastave hindu, duke e bërë atë të paktën 3 mijë vjeçare.

“Në thelb, është një model partneriteti i ndërtuar në një shoqëri patriarkale, kur gratë nuk kishin arsim, të drejtë pune apo pavarësi financiare dhe vareshin nga partneri për të mbijetuar”, shprehet ajo.

Pse vazhdon edhe sot?

Edhe pse sot shumica e njerëzve deklarojnë se martohen për dashuri, martesat për interes apo avancim shoqëror vazhdojnë të ekzistojnë. Në disa vende, si India, Kina, Irani apo Indonezia, martesat me mblesëri janë ende të pranishme, edhe pse në disa raste formalisht të ndaluara.

Megjithatë, hipergamia nuk kufizohet vetëm në vende me vështirësi ekonomike. Një sondazh i fundit në SHBA tregoi se mbi 39% e të rinjve besojnë se është e rëndësishme që partneri të paguajë gjithçka në takimin e parë. Po ashtu, shumica e të anketuarve e konsiderojnë tërheqëse vetëbesimin, suksesin personal dhe gjendjen e mirë financiare.

Sipas studimit të porositur nga faqja luksoze e takimeve Seeking.com dhe realizuar nga Talker Research, 31% e amerikanëve pranojnë se suksesi financiar ndikon drejtpërdrejt në atraktivitetin e një personi, ndërsa 39% besojnë se një partner me status më të lartë mund të kontribuojë në rritjen e tyre personale.

Sa i shëndetshëm është ky model marrëdhënieje?

Ekspertët paralajmërojnë se marrëdhëniet e ndërtuara vetëm mbi përfitime financiare apo shoqërore mund të jenë problematike. Sipas tyre, hipergamia mund të krijojë dinamika të pabarabarta pushteti, mungesë intimiteti dhe keqkuptime të thella.

“Kjo lloj marrëdhënieje mund të çojë në manipulim, kontroll dhe shpërndarje të pabarabartë të përgjegjësive”, thotë Jeney, duke shtuar se personi me status më të ulët shpesh ndjen mungesë fuqie në raport.

Nga ana tjetër, Howard vëren se hipogamia – kur një partner e mban tjetrin në pozicion inferior – praktikohet më shpesh nga burrat për të ruajtur kontrollin në marrëdhënie.

Ekspertët bien dakord se, pavarësisht motivit fillestar, çdo marrëdhënie ka nevojë për komunikim të hapur, kufij të qartë dhe pritshmëri të ndërsjella, në mënyrë që të funksionojë në mënyrë të shëndetshme dhe të barabartë.

The post Dashuri apo status? E vërteta pas hipergamisë moderne appeared first on iconstyle.al.

Halle Berry thyen heshtjen, konfirmon fejesën e shumëpërfolur

Halle Berry konfirmoi fejesën e saj me Van Hand, duke treguar unazën solitare që mori nga partneri i saj. Aktorja, përmes paraqitjes së saj në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, i dha fund konfuzionit që ishte krijuar nëse ajo e kishte refuzuar propozimin për martesë të partnerit të saj, pas gati gjashtë vitesh lidhje.

Halle Berry sqaroi se çështja nuk ishte nëse ai e pranoi propozimin, por fakti që nuk ishte caktuar ende një datë dasme.

Siç tha ajo: “Ka njëfarë konfuzioni që ai më kërkoi të martohesha me të dhe unë thashë ‘jo’”, për të shtuar menjëherë më pas: “Nuk është kështu. Unë nuk thashë ‘jo’, thjesht nuk kemi caktuar një datë. Sigurisht që thashë ‘po, do të martohesha me të’”. Gjatë shfaqjes, aktorja tregoi unazën e saj të fejesës, duke komentuar me shaka për Van Hand: “Ai më dha një unazë të vogël”, me Jimmy Fallon që reagoi dukshëm i habitur nga madhësia e diamantit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Tonight Show (@fallontonight)

Konfirmimi publik i fejesës vjen pasi Van Hunt zbuloi në qershor se ai tashmë i kishte propozuar, por nuk kishte marrë një përgjigje pozitive. Në atë kohë, Berry shpjegoi se martesat e saj të mëparshme të dështuara e kishin bërë më të kujdesshme. Aktorja është martuar tre herë më parë: me ish-lojtarin e bejsbollit David Justice (1993–1997), këngëtarin dhe aktorin Eric Benét (2001–2005) dhe Olivier Martinez (2013–2016). Hunt, nga ana e tij, është martuar një herë më parë. Çifti u takua në vitin 2020 dhe fillimisht u afruan nga distanca, gjatë pandemisë, përpara se ta bënin publike lidhjen e tyre. Berry njoftoi lidhjen e tyre nëpërmjet Instagram në shtator 2020, dhe të dy u shfaqën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq të Oscarëve në vitin 2021.

The post Halle Berry thyen heshtjen, konfirmon fejesën e shumëpërfolur appeared first on iconstyle.al.

Daja i Elijonës: Dhuna që babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd, çoi te divorci

Gjatë mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Kosova, Elijona ndau me publikun një histori personale që, sipas saj, nuk e kishte bërë publike më parë. Rrëfimi i saj preku banorët dhe shikuesit, ndërsa ajo foli për një periudhë të vështirë të fëmijërisë dhe ndarjen nga familja. Elijona tregoi se problemet nisën kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke theksuar ndryshimet mes rregullave shkollore dhe ligjore në Gjermani, ku jetonte atë kohë, dhe Kosovës.

Ajo përmendi raste kur nëna e saj ishte vonuar ta merrte nga shkolla apo e kishte harruar për shkak të angazhimeve me motrën e saj, duke sqaruar se, ndonëse shkolla ishte afër shtëpisë, në Gjermani nuk lejohet që fëmijët e ciklit fillor të kthehen vetëm në shtëpi. Po ashtu, Elijona shtoi se edhe detyrat e papërfunduara u konsideruan nga mësuesja dhe shërbimet sociale si një problem serioz.

Ndërkohë, jashtë shtëpisë së BBVIP, rrëfimi i Elijonës ka nxitur reagime dhe polemika. Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e një komenti, që pretendohet të jetë i dajës së saj, i cili e ka quajtur versionin e saj të pavërtetë.

Sipas këtij reagimi, largimi i Elijonës dhe vëllait të saj nga familja nuk kishte lidhje me situatat e përmendura në shkollë, por, sipas tij, ishte pasojë e dhunës së ushtruar nga babai ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes, çka më pas çoi edhe në divorc.

The post Daja i Elijonës: Dhuna që babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd, çoi te divorci appeared first on iconstyle.al.

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Baby G ka ndarë me banorët dhe publikun një rrëfim të ndjerë, që preku thellë ndjekësit e formatit. E përlotur, këngëtarja foli për një nga plagët më të mëdha të familjes së saj, humbjen e vëllait, fëmijës së parë të prindërve të saj, i cili ndërroi jetë menjëherë pas lindjes.

Pas kësaj tragjedie, familja u bekua me tri vajza, por dhimbja nuk mbeti e vetmja sfidë. Baby G zbuloi se prindërit e saj u përballën për vite me radhë me paragjykime dhe presion të fortë shoqëror, veçanërisht babai i saj, i cili, sipas këngëtares, ishte shpesh objekt i komenteve fyese për faktin që nuk kishte djalë.

“Njerëzit i thoshin babait tim: ‘Lëre gruan se nuk po të bën djalë’”, rrëfeu ajo, duke e cilësuar këtë si një nga përvojat më të rënda dhe më të padrejta që ka kaluar familja e saj, si pasojë e një mentaliteti të vjetruar dhe diskriminues.

Megjithatë, Baby G theksoi se babai i saj nuk u dorëzua asnjëherë përballë këtyre presioneve, duke qëndruar pranë familjes dhe duke mos lejuar që zërat paragjykues të cenonin dashurinë dhe unitetin e tyre.

Rrëfimin e saj, këngëtarja e përmbylli me fjalë mirënjohjeje, duke e cilësuar të atin si një simbol force, dinjiteti dhe dashurie të pakushtëzuar.

The post “Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme appeared first on iconstyle.al.

Genardi publikoi Sonidën gjysmë zhveshur, Ministria e Shëndetësisë: Vëlla e motër shtrohen në Psikiatri

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga Genard Hajdini, ku shfaqej motra e tij Sonida gjysmë e zhveshur, shkaktuan reagime të forta në opinionin publik dhe ngritën shqetësime serioze për gjendjen e saj. Videoja, e cila u përhap me shpejtësi në rrjet, nxiti thirrje të menjëhershme për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.

Pas publikimit të pamjeve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reagoi zyrtarisht, duke bërë të ditur se strukturat sociale të Njësisë Administrative nr. 2, në bashkëpunim me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe Policinë e Shtetit, ndërhynë për të vlerësuar nga afër gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të Sonida Hajdinit.

Autoritetet shëndetësore konfirmuan gjithashtu se Sonida Hajdini ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, duke sqaruar se ajo kishte qenë më parë e shtruar në Spitalin e Shëndetit Mendor dhe më pas ishte lënë për trajtim ambulator.

Aktualisht, si Sonida ashtu edhe vëllai i saj, Genard Hajdini, ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës, ku po marrin trajtim më të specializuar. Ndërkohë, institucionet përkatëse pritet të hartojnë një plan masash për monitorimin e vazhdueshëm të të dyve, me qëllim garantimin e kujdesit dhe mbrojtjes së tyre.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Pas publikimit në faqen e Instagram-it të shtetasit G.H., ku shfaqej në mënyrë të papërshtatshme motra e tij, shtetasja S.H., menjëherë nga strukturat sociale vendore të Njësisë Administrative nr. 2, së bashku me stafin mjekësor të Qendrës Shëndetësore nr. 1 dhe oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1, u bë vlerësimi i gjendjes së shtetases S.H.

Gjatë intervistimit, u shpreh se videoja kishte si qëllim ndjekjen virale të vetë personazhit dhe jo elementë dhune apo qëllime dashakeqësie. Videoja është fshirë nga vetë G.H., pas urdhrit të menjëhershëm të policisë.

Strukturat shëndetësore bënë gjithashtu të mundur edhe injektimin e medikamenteve shëndetësore, pasi nga qëndrimi para dy javësh në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë, ishte lënë përgjegjësi për trajtim ambulator, i cili ofrohej nga një kujdestare e vendosur nga të afërmit e dy personave.

Aktualisht, ata ndodhen të shtruar për një shërbim më të specializuar mjekësor në spitalin psikiatrik të Tiranës, ndërsa nga ana e organeve kompetente materialet janë referuar në prokurori, sipas edhe rekomandimit tonë.

Struktura e NJNVR-së së Njësisë nr. 2, së bashku me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut Tiranë, do të mblidhen për hartimin e planit të masave për monitorimin e vazhdueshëm të dy personave me lidhje gjaku (motër dhe vëlla), ku do të kërkohet edhe mbështetje nga organet kompetente për hetime të mëtejshme, për shkak të dyshimit për konsumimin e veprës penale të shfrytëzimit të një personi me aftësi ndryshe.

The post Genardi publikoi Sonidën gjysmë zhveshur, Ministria e Shëndetësisë: Vëlla e motër shtrohen në Psikiatri appeared first on iconstyle.al.

Humb jetën 4 vjeçari në Vlorë, prej një jave ishte i sëmurë me temperaturë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qarkun e Vlorës, ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e premte, pasi është paraqitur pa shenja jete në spital. Sipas burimeve zyrtare, i mituri ishte banor i zonës së Palasës dhe ishte transportuar me urgjencë nga familjarët drejt Orikumit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Mësohet se gjatë transportimit, fëmija ka humbur shenjat e jetës, ndërsa ambulanca e Orikumit e ka marrë në gjendje kritike, pa puls dhe pa frymëmarrje. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, është konstatuar vdekja e të miturit. Ekzaminimi paraprak nga mjekët nuk ka evidentuar shenja dhune apo dëmtime të jashtme në trupin e fëmijës i cili fatkeqesisht nderroi jete.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat, 4-vjeçari kishte rreth një javë që shfaqte simptoma shqetësuese shëndetësore, si temperaturë e lartë, të vjella dhe diarre, çka dyshohet se mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij.

Autoritetet shëndetësore dhe ato ligjzbatuese ne vendin tone kanë nisur procedurat përkatëse, ndërsa trupi i pajetë i fëmijës i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet raporti përfundimtar i ekspertizës per te mesuar shkakun e vdekjes se te miturit.

The post Humb jetën 4 vjeçari në Vlorë, prej një jave ishte i sëmurë me temperaturë appeared first on iconstyle.al.

“Informator” i Epsteinit/ Britania në mes të skandalit ‘Mandelson’, policia bastis shtëpitë e ish-ministrit

Zbulimi i komunikimeve sekrete elektronike midis Peter Mandelson dhe miliarderit të dënuar për pedofili Jeffrey Epstein po shkakton tronditje të madhe politike në Britani. Ish-kryeministri Gordon Brown e cilësoi situatën si “krim financiar” dhe “tradhti ndaj gjithçkaje që përfaqësojmë si vend”.

Mesazhet tregojnë se Mandelson, gjatë kohës që mbante poste të larta në qeverinë e Partisë Laburiste, i ka rrjedhur Epsteinit informacione të ndjeshme qeveritare dhe financiare, përfshirë planet e Thesarit për një taksë mbi bonuset e bankierëve gjatë krizës financiare të vitit 2008. Dokumentet sugjerojnë se ai mund të ketë ndikuar në tregjet financiare, duke vendosur Britaninë në rrezik. Hetimi policor, i zhvilluar nga Policia Metropolitane e Londrës, përfshiu dy prona të Mandelson në Londër dhe Wilshire, të cilat u kontrolluan, ndërsa aktualisht nuk janë bërë arrestime. Materialet do të analizohen për të përcaktuar nëse ai ka shkelur ligjin dhe ka dhënë informacion të klasifikuar një personi jashtë institucioneve shtetërore.

Mandelson dha dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe Partia Laburiste pas publikimit të zbulimeve, duke kërkuar falje për marrëdhënien me Epsteinin dhe për çdo ndikim të mundshëm mbi viktimat. Megjithatë, fakti që Kryeministri aktual Keir Starmer e emëroi atë ambasador në SHBA në vitin 2024, pavarësisht historikut të njohur me Epsteinin, ka ngjallur kritika dhe presion të madh brenda Partisë Laburiste.

Gordon Brown, i cili ka qenë rival politik i Mandelson për dekada, theksoi për BBC Radio 4 se: “Ky është informacion financiar i klasifikuar. Ai e vuri Britaninë në rrezik. Mund të kishte shkaktuar dëme të mëdha tregtare.” Ish-kryeministri kërkoi gjithashtu reforma të menjëhershme kushtetuese për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur transparencën në politikë dhe në Dhoma e Lordëve. Sipas dokumenteve të rrjedhura, Mandelson gjithashtu ofroi një shtëpi pushimi për Epsteinin në Toskanë dhe diskutoi marrëveshje financiare të ndjeshme. Policia po vazhdon hetimet e thelluara mbi këtë çështje, që ka përçarë politikën britanike dhe ka rikthyer vëmendjen mbi lidhjet e zyrtarëve të lartë me financierë të dyshuar për krime të rënda.

The post “Informator” i Epsteinit/ Britania në mes të skandalit ‘Mandelson’, policia bastis shtëpitë e ish-ministrit appeared first on Albeu.com.

Publikoi në rrjetet sociale pamje të papërshtatshme të së motrës, Genardi dhe Sonida shtrohen në Psikiatri

Publikimi në rrjetet sociale i një videoje nga personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, ku shfaqej motra e tij Sonida Hajdini në gjendje të rënduar, ka vënë në lëvizje Ministrinë e Shëndetësisë dhe strukturat përgjegjëse shtetërore.

Menjëherë pas përhapjes së pamjeve, shërbimet sociale të Njësisë Administrative nr. 2, së bashku me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe efektivët e policisë, ndërhynë për të verifikuar situatën dhe për të vlerësuar kushtet shëndetësore dhe sociale të gruas. Sipas verifikimeve të kryera në terren, nuk janë konstatuar elementë të ushtrimit të dhunës, ndërsa u sqarua se videoja ishte postuar për të tërhequr vëmendje në rrjetet sociale. Pamjet u hoqën menjëherë pas ndërhyrjes së policisë.

Sonida Hajdini ka qenë më parë e shtruar në Spitalin e Shëndetit Mendor dhe ishte në ndjekje ambulatore. Aktualisht, ajo dhe vëllai i saj janë shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës, ku po marrin trajtim më të specializuar nën mbikëqyrje mjekësore.

Ndërkohë, rasti është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa institucionet sociale pritet të hartojnë një plan monitorimi dhe mbështetjeje afatgjatë për të dy personat, për shkak të dyshimeve për shfrytëzim të një personi me aftësi të kufizuara.

REAGIMI I MINISTRISE
Pas publikimit në faqen e Instagram-it të shtetasit G.H., ku shfaqej në mënyrë të papërshtatshme motra e tij, shtetasja S.H., menjëherë nga strukturat sociale vendore të Njësisë Administrative nr. 2, së bashku me stafin mjekësor të Qendrës Shëndetësore nr. 1 dhe oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1, u bë vlerësimi i gjendjes së shtetases S.H. Gjatë intervistimit, u shpreh se videoja kishte si qëllim ndjekjen virale të vetë personazhit dhe jo elementë dhune apo qëllime dashakeqësie. Videoja është fshirë nga vetë G.H., pas urdhrit të menjëhershëm të policisë. Strukturat shëndetësore bënë gjithashtu të mundur edhe injektimin e medikamenteve shëndetësore, pasi nga qëndrimi para dy javësh në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë, ishte lënë përgjegjësi për trajtim ambulator, i cili ofrohej nga një kujdestare e vendosur nga të afërmit e dy personave.

Aktualisht, ata ndodhen të shtruar për një shërbim më të specializuar mjekësor në spitalin psikiatrik të Tiranës, ndërsa nga ana e organeve kompetente materialet janë referuar në prokurori, sipas edhe rekomandimit tonë. Struktura e NJNVR-së së Njësisë nr. 2, së bashku me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut Tiranë, do të mblidhen për hartimin e planit të masave për monitorimin e vazhdueshëm të dy personave me lidhje gjaku (motër dhe vëlla), ku do të kërkohet edhe mbështetje nga organet kompetente për hetime të mëtejshme, për shkak të dyshimit për konsumimin e veprës penale të shfrytëzimit të një personi me aftësi ndryshe.

The post Publikoi në rrjetet sociale pamje të papërshtatshme të së motrës, Genardi dhe Sonida shtrohen në Psikiatri appeared first on Albeu.com.

“Voto Sarën”/ Skema mashtruese që po përhapet me link në WhatsApp, mund të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka prekur edhe përdorues në Shqipëri.

Mesazhi, i njohur si “mashtrimi i balerinës”, fton qytetarët të klikojnë një link për të votuar në një konkurs vallëzimi për fëmijë, zakonisht me tekstin: “Përshëndetje! A mund të ndani pak kohë për të votuar Sarën? Ajo është vajza e shoqes sime dhe fituesi merr një vit mësime vallëzimi pa pagesë.”

Sipas raportimeve ky mesazh në dukje aspak i rrezikshëm, ka për qëllim të vjedhë të dhënat e përdoruesve.

Si funksionon mashtrimi?

Pasi përdoruesi klikon linkun, ai ridrejtohet në një faqe që imiton një platformë votimi për një konkurs vallëzimi për fëmijë. Në realitet, faqja shërben për vjedhjen e të dhënave dhe infektimin e llogarisë WhatsApp.

Me vetëm një klikim, hakerët arrijnë të:

– marrin akses në profilin WhatsApp të viktimës

– shohin kontaktet dhe bisedat

– përdorin llogarinë e infektuar për të dërguar mesazhe të tjera mashtruese

Më pas, nga profili i komprometuar nisin të dërgohen linke të reja drejt kontakteve, shpesh të maskuara si lojëra online apo oferta të rreme, të cilat mund të çojnë edhe në akses në aplikacione bankare apo financiare.

Për shkak se mesazhi dërgohet nga numra realë dhe kontakte të njohura, vigjilenca e përdoruesve ulet ndjeshëm, duke e bërë skemën të përhapet me shpejtësi dhe të krijojë një zinxhir viktimash.

VENDIMI I GJYKATËS/ Kur u largua Endri Shabani nga “Nisma Thurje”? Pikëpyetje mbi mandatin e Avokatit të Popullit
Ekspertët e sigurisë kibernetike këshillojnë:

– të mos klikohen linke të dyshimta, edhe kur vijnë nga kontakte të njohura

– të verifikohet gjithmonë përmbajtja e mesazheve

– të aktivizohet verifikimi me dy hapa (two-step verification) në WhatsApp

– të kontrollohet rregullisht në sa pajisje është e hapur llogaria personale.

The post “Voto Sarën”/ Skema mashtruese që po përhapet me link në WhatsApp, mund të vjedhë të dhënat appeared first on Albeu.com.

Operacioni “i lirë” që i kushtoi jetën/ Sipërmarrësi italian vdes në QSUT pas ngushtimit të stomakut në “Trita Hospital”

Një sipërmarrës italian 54-vjeçar nga Camposampiero humbi jetën në muajin dhjetor në QSUT në Tiranë, pasi kishte kryer një ndërhyrjeje për ngushtimin e stomakut në “Trita Hospital”.

Sipas mediave italiane, fillimisht 54-vjeçari Massimo Ferro kishte kontaktuar një klinikë në Milano, ku i propozuan një udhëtim për në Tiranë, për të kryer ndërhyrjen me një të tretën e çmimit që do të duhej të paguante në Itali.

Pas ndërhyrjes në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë, 54-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare, ku ndërroi jetë më 22 dhjetor.

Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, mori si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga, i cili punon për “Trita Hospital”, dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Hetimet zbuluan se në muajin dhjetor 54-vjeçari Massimo Ferro kishte kontaktuar me kirurgun përmes WhatsApp, ku ishin dhënë informacionet, kostot dhe udhëzimet logjistike.

Çmimi i operacionit në Tiranë ishte 4 400 euro, shumë më i ulët krahasuar me rreth 15 mijë eurot që kërkoheshin në Itali.

Sipas denoncimit të familjarëve të viktimës, asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk ishte respektuar: nuk kishte trajnim dietik paraprak, as vlerësim multidisiplinar, as përgatitje specifike para operacionit. I vetmi udhëzim ishte që natën para operacionit të mos konsumonte asgjë.

Pavarësisht se 54-vjeçari ishte me diabet tip 2 dhe peshonte 108 kilogramë, testet para-operatore u kryen vetëm një ditë para ndërhyrjes në Tiranë.

Kirurgu italian Andrea Formiga, i cili operoi sipërmarrësin 54-vjeçar, bashkëpunon me Qendrën Shëndetësore “Trita Hospital” në Shqipëri prej disa vitesh. Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Trita Hospital, shkruhet se “Pacientët e quajnë doktori i mrekullive”.

Përveç Shqipërisë, kirurgu Formiga është aktiv edhe në Liguria dhe në pjesë të tjera të Italisë. Ai vinte në Tiranë një ose dy herë në muaj, për të kryer ndërhyrje në qendrën shëndetësore “Trita Hospital”.

The post Operacioni “i lirë” që i kushtoi jetën/ Sipërmarrësi italian vdes në QSUT pas ngushtimit të stomakut në “Trita Hospital” appeared first on Albeu.com.

Berisha: Reforma territoriale, PS synon shpopullimin! Kushtetuesja rrëzoi një kërkesë që ishte si një grusht shteti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se opozita nuk do të vijë në pushtet me dhunë po vetëm me votën e shqiptarëve. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se opozita do të vijojë rrugën e kryengritjes paqësore.

“Ne i qëndrojmë parimit të kryengritjes paqësore. Sepse i dashur ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, ne jemi Parti Demokratike dhe vijmë në pushtet vetëm me votën e shqiptarëve. Kjo rrugë është pak më e mundimshme, por është më e sigurtë dhe më është më fitimtare”, tha Berisha.

Duke ju përgjigjur qytetarëve, Berisha u pyet edhe për Reformën Territoriale. Sipas tij propozimet e qeverisë synojnë shpopullimin e vendit.

“Ju duhet ta dini se ai tani parashikon nga 62 bashki të kalojë në 36 bashki. Kjo është praktika e nxitjes së largimit masiv nga periferitë të shqiptarëve”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha bëri të ditur se ekipi i Partisë Demokratike do të zhvillojë takime në të gjitha qarqet e vendit për të mbledhur mendimet dhe sugjerimet e qytetarëve, përpara se të hartohet projekti përfundimtar i reformës territoriale.

“Meqenëse ky është një problem shumë themelor me vendin, ne do bashkëpunojmë ngushtë me ekspertët më të mirë shqiptarë. Ekipi ynë do të bëjë takime në të gjitha qarqet për të marrë mendimet e qytetarëve. Do të hartojë projektin tonë.”

“Nuk mund të them se sa do jetë, por u rikujtoj se Sllovakia me një popullsi pak më të madhe se ne, ka 210 komuna dhe bashki. Sllovakia, dy herë më e zhvilluar, ka 210 komuna dhe bashki. Pra, ne do bëjmë një projekt në përputhje me interesat e plota të qytetarëve dhe të zhvillimit të komuniteteve. Këtë projekt do e diskutojmë me ju, me qytetarët.”

“Këtë projekt do e paraqesim në komisionin e reformës territoriale. Këtë projekt do ta diskutojmë me Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës që është institucioni numër një me ekspertizën më të madhe për reformën territoriale”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha gjithashtu se mazhoranca nuk do të votojë për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ai deklaroi gjithashtu se disa qeveri evropiane dhe vetë Komisioni Evropian po e ndjekin me seriozitet situatën në Shqipëri.
“Në opsionet që kanë përpunuar, kanë përpunuar dhe opsionin e padëgjuar ndonjëherë në historinë e BE-së të zhbërjes së plotë të procesit të integrimit të Shqipërisë. E di çdo të thotë zhbërje e plotë? Do të thotë anullim i të gjitha marrëveshjeve, vizave, stabilizim-asocimit, pranimit të kërkesës për anëtarësim, statusit të kandidatit”, tha Berisha.

Sa i përket emërimit të Dashnor Sulës në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm, Berisha tha se ai u bë “patericë e Ramës dhe se PD ndahet nga këta njerëz”.

Berisha: Gjykata Kushtetuese rrëzoi një kërkesë që ishte si një grusht shteti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pas 10 orësh diskutime nuk arriti të marrë një vendim mbi kërkesën e Kryeministrit për heqjen e pezullimit të zëvendëskryeministres, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha vlerësoi qëndrimin e disa prej gjyqtarëve dhe theksoi se rrëzuan një kërkesë që ishte baras me një grusht shteti kundër shqiptarëve.

“Pas 9 orësh, të ndryrë në një sallë, Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës. Në këtë kuadër, unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve, të cilët me guximin e tyre rrëzuan një kërkesë që ishte baras me grusht shteti kundër shqiptarëve”, tha Berisha.

Megjithatë, Berisha tha se gjykata i dha kohë mbi dy muaj Ballukut që “të fabrikojë dhe të falsifikojë çdo dokument”.

Ai theksoi se ndarja katër me katër në Kushtetuese bëri që kërkesa e Ramës të mos miratohej.

“Të paktën vendimi ishte që kërkesa e Edi Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në kosh të plehrave”, deklaroi Berisha.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për mobilizim të opozitës, duke kërkuar që “populli opozitar të shumëfishojë energjitë dhe forcat” deri në largimin e qeverisë.

Berisha u shpreh i bindur se reagimi qytetar do të sjellë ndryshim.

“Jam i bindur se kryengritja paqësore e juaj, e guximtarëve shqiptarë, do të rikthejë Kushtetutën, ligjin. Do të rikthejë votën shqiptarëve, qeverinë teknike, zgjedhjet e lira, fitoren e opozitës”, u shpreh Berisha

The post Berisha: Reforma territoriale, PS synon shpopullimin! Kushtetuesja rrëzoi një kërkesë që ishte si një grusht shteti appeared first on Albeu.com.

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

Në një komunikim me qytetarët online, kreu I PD Sali Berisha është pyetur edhe për emërimin e ish-deputetit demokrat Dashnor Sula, si Kryeinspektor.

Berisha e cilësoi atë patericë të Ramës në ditën e tij më të zezë! “Nuk humbasim ne nga këta, përkundrazi u them ju se ne do ndahemi me këta”, tha Berisha ndër të tjera.

Pjesë nga komunikimi:

Aured Aured: Doktor, përshëndetje, pa e hequr vëmendjen nga çështja Ballukut, si e shikoni emërimin e ish-deputetit të PD, Dashnor Sula në postin e kryeinspektorit të përgjithshëm?

 

Sali Berisha: Unë njëherë në radhë të parë shpreh mirëkuptimin tuaj të plotë për indinjatën tuaj.

Dhe do të them një gjë këtu, e kam menduar shpeshherë këto kohë.

Në qoftë se tradhtia ndaj atdheut, quhet tradhti e lartë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë, nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë.

Të tradhtosh ti ata, të cilët burra dhe gra fisnikë, kanë 12 vite që nuk të kthejnë shpinën, por të mbështesin me të gjithë gabimet që mund të kesh bërë, me të gjithë të tjerat, por të mbështesin si dritë, si shpresë për ta, dhe të dalësh në kohën më të zezë të Edi Ramës, dhe të kapësh flamurin e Edi Ramës, ke kryer aktin më të lartë të tradhtisë.

Po, por nga ana tjetër, ju garantoj se PD, me largimin… dhe unë në rast se e keni vënë re në diskutimet e mia, në mënyrë të përsëritur kam ngritur që ne duhet të ndahemi nga këta njerëz. Kam arritur në një përfundim.

Kam konstatuar se një nga drejtimet më themelore të Edi Ramës ka qenë korruptimi i eksponentëve të opozitës. Një veprimtari e ulët.

Një veprimtari e turpshme, kriminale, kur një qeveri përdor mjetet e saj për të blerë, për të korruptuar përfaqësuesit e opozitës vetëm në funksion të pushtetit të vet.

Ndaj dhe ne, çfarë e shtyu atë në një moment kaq kritik t’i gjendet Edi Ramës në krah?

E kuptoni vetë se ç’mollë e kalbur ka qenë ai.

Çfarë e shtyn, e thashë edhe para disa ditësh, doktorin 32 vjet mjek, thotë jam anëtar PD-je, të dalë në krah të Salianjit të krimit, të bandave, dhe të përcjellë mesazhet e Subashit, i cili në pallatin e tij ka vendosur KESH-in.

Nuk humbasim ne nga këta, përkundrazi u them ju se ne do ndahemi me këta.

Ne nuk duam më kurrë në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës.

Po një gjë, këta dallojnë nga ata që e kanë ndjekë nga partia e vet. Këta gëlltisin tradhtinë, jo ndaj meje, nuk ka lidhje me mua fare, ndaj teje si qytetar në radhë të parë që i ke besuar dhe i ke ndjekur.

Dhe del tani në ditën më të zezë, kur po i dridhen këmbët, shkon dhe i bëhesh patericë.

Kjo është histori turpi

Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

Duke folur për Al Jazeera Arabic lidhur me bisedimet me Shtetet e Bashkuara, ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi bëri të ditur se Teherani dhe Uashingtoni kanë rënë dakord për zhvillimin e një raundi të dytë negociatash, pa u përcaktuar ende një datë konkrete.

Sipas tij, të dyja palët vlerësojnë se raundi i ri i bisedimeve duhet të zhvillohet “së shpejti”, duke lënë të hapur mundësinë e rifillimit të menjëhershëm të kontakteve diplomatike.

I pyetur për mundësinë e një përplasjeje ushtarake me Shtetet e Bashkuara, Aragçi tha se një skenar i tillë ekziston gjithmonë, por theksoi se Irani është i përgatitur si për një zgjidhje paqësore, ashtu edhe për luftë.

Ai vuri theks të veçantë te garancitë ndaj vendeve të rajonit, duke sqaruar se Teherani ua ka bërë të qartë si palës amerikane ashtu edhe shteteve fqinje se, në rast të një sulmi nga SHBA, forcat iraniane do të godasin vetëm bazat amerikane në rajon dhe jo vendet që i strehojnë ato.

“Ne nuk do të sulmojmë vendet fqinje. Do të synojmë bazat amerikane që ndodhen në territorin e tyre. Ka një dallim të madh mes këtyre dy gjërave,” theksoi ai.

Ndërsa të dyja palët kanë shfaqur gatishmëri për të ringjallur diplomacinë lidhur me mosmarrëveshjen e gjatë bërthamore të Iranit me Perëndimin, Aragçi u shpreh i rezervuar për zgjerimin e axhendës së bisedimeve. “Çdo dialog kërkon heqjen dorë nga kërcënimet dhe presionet. Teherani diskuton vetëm çështjen e tij bërthamore… Nuk diskutojmë asnjë çështje tjetër me SHBA-në,” deklaroi ai.

Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

Juristi i njohur Bledi Dervishaj thotë se vendimin e djeshëm, për të mos marrë vendim, Gjykata Kushtetuese ka dështuar në misionin e saj sublim, sepse nuk e zgjidhi në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjen e lindur mes Qeverisë dhe Drejtësisë për rastin “Balluku”.

Sipas tij, duke e lënë çështjen pa zgjidhje dhe në konflikt të hapur midis pushteteve, atëherë kjo çështje tashmë ligjërisht, rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në tryezën e një gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për shkak se ende nuk është shqyrtuar ankimi individual, ndaj masës së sigurimit “pezullim nga detyra”.

“Efektet që sjell dhe pasojat që krijohen nga lënia pa zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese, e një çështje me kaq rëndësi të lartë shtetërore, mbi një mosmarrëveshje të kësaj natyre midis tre degëve kryesore të pushteteve në Republikën tonë Parlamentare, janë shumë herë më të rënda, se sa ato pasoja me karakter individual”, shkruan Bledi Dervishaj.

Juristi sqaron se në këtë situatë të përkohshme pa zgjidhje, pra pa vendim të Gjykatës Kushtetuese, struktura e posaçme (gjyqësori dhe prokuroria), në kushtet kur nuk ka një zgjidhje përfundimtare të vendosjes së qartë të kufijve, balancës, dhe kompetencave midis pushteteve (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor), ka në dorë praktikisht të zgjedhë, që rast pas rasti, ta luajë ose jo, një rol me karakter politik, kryesisht, për shkarkimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave, duke diktuar, rast pas rasti, se kush dhe me kë do të qeverisë.

“Kjo qasje, nuk ka lidhje me emra individë lsh, apo fatin e tyre, politik apo ligjor. Jo”, thekson ai.

Sipas Bledi Dervishaj, Shqipëria po përjeton një situatë të paqartë dhe kaos organizativ e ligjor, që nuk e ka asnjë vend tjetër me standarde europiane, sepse të gjithë bëjnë siç ju thotë mendja dhe Gjykata Kushtetuese, si arbitër, nuk ka kurajo që të përmbushë detyrimet e tij për ta zgjidhur çështjen në themel.

“Kjo është e papranueshme”, thekson ai.

SHENIMI I PLOTE

Në Kushtet, kur Gjykata Kushtetuese ditën e djeshme në datë 06.02.2026, nuk e përmbushi misionin e saj sublim, pra nuk e zgjidhi në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjen e lindur, duke e lënë çështjen pa zgjidhje dhe në konflikt të hapur midis pushteteve, atëherë kjo çështje tashmë ligjërisht, rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në tryezën e një gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për shkak se ende nuk është shqyrtuar ankimi individual, ndaj masës së sigurimit “pezullim nga detyra”.

Kujtoj që, Gjykata e Posaçme e Apelit, në datën 18 dhjetor 2025, ka vendosur:

Pezullimin e shqyrtimit gjyqësor të çështjes nr.86 (61007-00414-87-2025), datë regjistrimi 11.12.2025, përsa i përket shqyrtimit të ankimit të ankueses B.B. ndaj vendimeve 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që ajo ka kundërshtuar caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, deri në zgjidhjen me vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese të çështjes së regjistruar për gjykim në atë gjykatë, me kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt:

“(i) zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit e Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë;

(ii) shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka vendosur masën ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases B.B. dhe pezullimin e këtij vendimi;

(iii) interpretimin e pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës”, çështje për të cilën Gjykata Kushtetuese ka disponuar me vendimin datë 12.12.2025: “Pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases B.B., sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës”.

Efektet që sjell dhe pasojat që krijohen nga lënia pa zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese, e një çështje me kaq rëndësi të lartë shtetërore, mbi një mosmarrëveshje të kësaj natyre midis tre degëve kryesore të pushteteve në Republikën tonë Parlamentare, janë shumë herë më të rënda, se sa ato pasoja me karakter individual.

Praktikisht, në këtë situatë amorfe, edhe pse e përkohshne pa zgjidhje, pra pa vendim të Gjykatës Kushtetuese, struktura e posaçme (gjyqësori dhe prokuroria), në kushtet kur nuk ka një zgjidhje përfundimtare të vendosjes së qartë të kufijve, balancës, dhe kompetencave midis pushteteve (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor), ka në dorë praktikisht të zgjedhë, që rast pas rasti, ta luajë ose jo, një rol me karakter politik, kryesisht, për shkarkimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave, duke diktuar, rast pas rasti, se kush dhe me kë do të qeverisë. Kjo qasje, nuk ka lidhje me emra individë lsh, apo fatin e tyre, politik apo ligjor. Jo.

Por Shqipëria, si vend i çudirave, po përjeton pikërisht një situatë të paqartë, dhe kaosi organiziativ dhe ligjor, që nuk e ka asnjë vend tjetër me standarte europiane, e krijuar apo e përkeqësuar pikërisht për shkak se, secili bën si i thotë mendja, ndërsa arbitri kushtetues, nuk ka kurajo, që të përmbushë detyrimet e tij për ta zgjidhur çështjen në themel.

Kjo është e papranueshme.

Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

Ministria e Jashtme e Greqisë po punon me ritme intensive për të përgatitur pikat e diskutimit dhe delegacionin qeveritar, i cili do të shoqërojë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis në Ankara të mërkurën e 11 shkurtit.

Delegacioni pritet të përbëhet nga të paktën 10 ministra, ndërsa gjithçka varet edhe nga pala turke dhe nga marrëveshjet dhe kontaktet që ajo do të dëshirojë të ndjekë.

Tashmë, disa ministrave u ka ardhur “sinjal” nga Ministria e Jashtme që të përgatiten për Ankaranë, të përditësojnë dosjet e tyre dhe, mbi të gjitha, të evidentojnë se si po ecin marrëveshjet që tashmë janë arritur me palën përballë.

Delegacioni grek deri tani duket se do të përfshijë të gjitha ministritë kyçe, ashtu siç ndodhi edhe në Këshillin e fundit të Lartë të Bashkëpunimit, i cili u zhvillua në Athinë në dhjetor të vitit 2023.

Përfaqësim i trefishtë nga Ministria e Jashtme

Delegacioni mund të jetë ende në formësim, por e sigurt është se z. Mitsotakis do të shoqërohet nga ministri i Jashtme Giorgos Gerapetritis, zëvendësministrja e Jashtme Aleksandra Papadopoulou, e cila merret me Dialogun Politik, si dhe zëvendësministri i Jashtme Haris Theocharis, në portofolin e të cilit përfshihet e ashtuquajtura “agjendë pozitive”.

Në bërthamën e delegacionit, rol qendror ka Kreu i Zyrës Diplomatike të Kryeministrit, Ambasadori Mílton Nikoláïdis. Diplomati me përvojë, i rritur në Stamboll, ka qenë i pranishëm në të gjitha takimet e mbyllura tête-à-tête të dy liderëve që nga viti 2023 (Vilnius, fillimi i ujërave të qeta) deri më sot, duke ndihmuar më parë edhe në përkthimin mes Mitsotakis dhe Erdoğan.

Ai ka qenë në këtë rol gjithsej 6 herë deri më sot dhe e kupton plotësisht mënyrën se si mendon presidenti turk, prandaj edhe u zgjodh të jetë pasardhësi i Anna-Maria Boura. Duhet theksuar se z. Nikoláïdis ka qenë i pranishëm edhe në të gjitha takimet që kishte në të kaluarën ish-kryeministri Antonis Samaras me Erdoğan. Me fjalë të tjera, ai e di saktësisht se çfarë është diskutuar pas dyerve të mbyllura mes Athinës dhe Ankarasë prej shumë vitesh, ndërsa më parë shërbente në NATO kur shpërtheu edhe lufta ruso-ukrainase.

Në nivel ministrash, pritet që të kenë përfaqësim ministritë që lidhen me çështjet e Migracionit, Mbrojtjes së Qytetarit, Kulturës, Transporteve dhe Zhvillimit.

Marrëveshjet pritet të lidhen me çështje të politikës së ulët dhe nuk pritet diçka e ngjashme me “Deklaratën e Athinës”, me të cilën të dyja palët angazhohen të përmbahen nga çdo deklaratë, nismë apo veprim që mund të rrezikojë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e tyre, dhe e cila natyrisht mbetet ende në fuqi.

Në realitet, pavarësisht shpërthimeve retorike turke të ditëve të fundit, duket se të dyja palët e kërkojnë këtë takim dhe duan të mbajnë kanalin e komunikimit të hapur.

Informacione të CNN Greece thonë se edhe në çështjen e migracionit Turqia, larg vëmendjes së publikut, bashkëpunon. Flukset nga brigjet kanë rënë ndjeshëm krahasuar me janarin e vitit 2025 (3.000 vitin e kaluar, 800 këtë vit), ndërsa sa herë që njoftohet roja bregdetare turke të ndërhyjë, kur zbulohen varka migrantësh pranë brigjeve të tyre, ajo vepron. Athina, sigurisht, këmbëngul se Ankaraja duhet të zbatojë marrëveshjen për kthimet, për të cilën bën sikur nuk sheh.

“Marrëdhëniet greko-turke janë në një fazë qetësie relative”, theksonte një ministër që do të shoqërojë kryeministrin në Ankara, duke shtuar se “do të bëhen marrëveshje për çështje që lidhen kryesisht me përditshmërinë e dy popujve, për punën, kulturën etj.”

Ai theksonte gjithashtu se “nuk presim që të zgjidhen tani çështjet e mëdha; e pranojmë se ekzistojnë dallime të caktuara”.

Athina hyn në këtë dialog me synimin për ruajtjen dhe forcimin e kanaleve të hapura të komunikimit dhe konsolidimin e një marrëdhënieje funksionale me Turqinë, në një kontekst ndërkombëtar të mbushur me pasiguri dhe paqëndrueshmëri.

Dy liderët pritet të takohen mesditën e së mërkurës në Pallatin Presidencial në qendër të Ankarasë dhe të japin deklarata pasditen e së njëjtës ditë.

Ata do të theksojnë domosdoshmërinë e kanaleve të hapura për shmangien e krizave dhe uljen e tensioneve.

Athina dhe Ankaraja ndajnë pikëpamjen se çështjet që kanë të bëjnë me të dyja vendet duhet të diskutohen në nivel dypalësh dhe se përmirësimi i klimës në marrëdhëniet dypalëshe është në dobi të stabilitetit në rajonin më të gjerë.

Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

Nga Fatos Çoçoli

Ndryshe nga ajo që ndodh zakonisht tek ne, ku rrëshqitjet e dheut dhe bllokimet e rrugëve shoqërohen menjëherë me akuza të forta ndaj institucioneve shtetërore dhe veçanërisht ndaj Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në Greqi një ngjarje e ngjashme është trajtuar pa polemika dhe pa ngarkesë politike.

Sipas gazetës së njohur greke Kathimerini (https://www.ekathimerini.com/news/1294084/landslide-blocks-traffic-on-the-ionian-motorway-in-western-greece/), më 2 shkurt 2026, një rrëshqitje e madhe dheu ka shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor në Greqinë Perëndimore, duke bllokuar plotësisht autostradën Joniane (Ionian Motorway) në segmentin midis Artës dhe Amfilochias.

Ngjarja ka ndodhur pas reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë zbutur strukturën e tokës, duke shkaktuar shembjen e një sasie të madhe dheu dhe gurësh mbi të dyja korsitë e autostradës moderne, megjithë sistemet e duhura mbrojtëse të ndërtuara buzë rrugës.

Pamjet filmike nga ajri tregojnë një masë të konsiderueshme toke që ka mbuluar autostradën, duke e bërë kalimin e automjeteve të pamundur. Autoritetet greke kanë mbyllur menjëherë qarkullimin për arsye sigurie, ndërsa trafiku është devijuar në rrugë alternative. Në zonë kanë mbërritur inxhinierë dhe specialistë gjeologë, për të vlerësuar situatën dhe rrezikun e rrëshqitjeve të tjera të mundshme.

Rrëshqitjet e dheut në akset rrugore janë një fenomen gjithnjë e më i pranishëm në rajonin tonë, sidomos në zonat malore dhe në korridoret ku ndërhyrja njerëzore ka qenë intensive. Reshjet e dendura, ndryshimet klimatike, shpyllëzimi dhe ndërtimet pa studime të plota gjeologjike po e rrisin ndjeshëm rrezikun. Por mënyra si reagojnë shtetet ndaj këtyre ngjarjeve shpesh tregon shumë për kulturën institucionale dhe qasjen ndaj përgjegjësisë publike.

Greqia kërkon parandalim, ne kërkojmë fajtorë!

Në vendin fqinj, Greqinë, kur ndodhin rrëshqitje dherash në autostrada apo rrugë kombëtare, fokusi kryesor zakonisht vendoset tek rreziku natyror dhe menaxhimi i tij. Ndryshimet klimatike po bëjnë që një sasi rreshjesh që më parë binte në muaj, tani bie në pak ditë.

Specialistët, strukturat shtetërore, madje edhe opozita në Parlament, diskutojnë për hartat gjeologjike, për sistemet e paralajmërimit të hershëm, investimet në infrastrukturë mbrojtëse dhe standardet e sigurisë. Vëmendja përqëndrohet natyrshëm tek parandalimi dhe minimizimi i rrezikut, duke e konsideruar natyrën si faktor dominues, që kërkon menaxhim shkencor dhe institucional.

Tek ne, për fat të keq, narrativa merr një tjetër drejtim. Në vend që diskutimi të fokusohet te analizat teknike dhe planifikimi afatgjatë, debati publik, i nxitur nga opozita që kërkon pikë politike, kthehet shpejt në kërkim fajtorësh: kush e projektoi rrugën, kush e ndërtoi, kush nuk bëri mirëmbajtjen.

Sigurisht, përgjegjësia institucionale është thelbësore dhe nuk duhet shmangur. Por kur diskutimi për dëmet nga fatkeqësitë natyre, i përmbledhur vetëm tek fajësia individuale e drejtuesve shtetërorë, me etiketime nga më të vrazhdëtat e banalet, rrezikon të anashkalojë përmasën reale të dukurisë natyrore dhe nevojën ulëritëse për politika dhe masa urgjente parandaluese.

Ky ndryshim qasjeje nuk është thjesht çështje komunikimi. Ai ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si planifikohen investimet dhe si ndërtohen politikat e sigurisë infrastrukturore. Nëse rrëshqitjet shihen vetëm si pasojë e gabimeve njerëzore, zgjidhja mbetet shpesh ndëshkimi administrativ. Nëse shihen edhe si rrezik natyror kompleks, atëherë kërkohen studime më të thella gjeologjike, monitorim i vazhdueshëm, teknologji mbrojtëse dhe fonde të qëndrueshme mirëmbajtjeje.

Shqipëria, për shkak të relievit malor dhe ndryshimeve të shpeshta klimatike, është veçanërisht e ekspozuar ndaj rrëshqitjeve të dheut. Projekte infrastrukturore të mëdha, si autostrada, tunele dhe rrugë turistike kërkojnë analiza shumë të detajuara dhe investime të vazhdueshme pas ndërtimit. Ndryshe, rreziku nuk zhduket. Ai vetëm shtyhet në kohë.

Të vendosim kulturën e diskutimit mbi parandalimin dhe përshtatjen

Një tjetër element është transparenca. Informimi i publikut mbi rrezikun, mbi studimet paraprake dhe mbi planet e mirëmbajtjes krijon besim dhe shmang politizimin e çdo incidenti. Në vend të debatit të nxehtë pas çdo rrëshqitjeje, do të ishte më produktive një kulturë diskutimi mbi parandalimin dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Natyra nuk njeh kufij politikë dhe as debate televizive. Ajo kërkon respekt, njohje shkencore dhe menaxhim serioz. Shqipëria nuk ka luksin të zgjedhë mes “fajtorëve” dhe “rrezikut natyror”. Ne duhet të merremi me të dyja njëkohësisht. Vetëm kështu infrastruktura bëhet më e sigurt dhe reagimi institucional më i besueshëm.

Kur natyra godet, pyetja më e rëndësishme nuk është vetëm “kush e ka fajin?”, por “çfarë kemi bërë për ta parandaluar?”. Ky rast nxjerr edhe një herë në pah dallimin në mënyrën se si trajtohen ngjarje të tilla në Greqi dhe në Shqipëri. Në Greqi, bllokimi i autostradës nuk u shoqërua me akuza publike ndaj strukturave shtetërore, por u trajtua si pasojë e drejtpërdrejtë e kushteve natyrore ekstreme.

Tek ne, përkundrazi, raste të ngjashme shpesh shndërrohen menjëherë në debate politike, me akuza të ashpra ndaj institucioneve përgjegjëse për infrastrukturën rrugore, duke e zhvendosur vëmendjen nga thelbi i problemit.

Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike të viteve të fundit po sjellin pasoja gjithnjë e më të rënda dhe të paimagjinueshme më parë, si përmbytje masive, rrëshqitje të shpeshta të tokës dhe bllokime të papritura të akseve rrugore, jo vetëm në Shqipëri apo Greqi, por në të gjithë rajonin. Këto fenomene po vënë në provë infrastrukturën ekzistuese dhe kërkojnë qasje më serioze, planifikim afatgjatë dhe reagim profesional, përtej akuzave dhe retorikës politike.

Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

Mbi 120 pacientë paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Fierit, si pasojë e virozave sezonale dhe gripit. Mjekja Ilva Çuni flet për një fluks të lartë të prekurish mes grup-moshave 15–25 vjeç dhe 70–80 vjeç, ndërkohë që fatkeqësisht nuk kanë munguar as rastet me pasoja fatale.

Sipas mjekes Çuni, piku i gripit është shënuar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, ku numri i vizitave ditore në urgjencë ka arritur deri në 160 pacientë në 24 orë. Ajo thekson se muaji janar ka regjistruar një rekord qytetarësh që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, me rreth 4 mijë raste të trajtuara vetëm në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.

Mjekja nënvizon se gripi i këtij viti, krahasuar me një vit më parë, është karakterizuar nga një kohëzgjatje më e madhe e simptomave, si edhe nga rikthimi i tyre pas disa ditësh përmirësimi.

Më të prekur nga gjendjet virale kanë qenë pacientët me sëmundje kronike, një pjesë e të cilëve janë hospitalizuar. Në këtë kuadër, mjekja Çuni bën thirrje për kujdes të shtuar në përdorimin e antibiotikëve, të cilët duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut të familjes.

Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Shtetet e Bashkuara synojnë që konflikti me Rusinë të përfundojë deri në qershor. Ai shtoi se të dyja palët janë ftuar për bisedime në SHBA javën e ardhshme.

“Amerika propozoi për herë të parë që ekipet negociuese të Ukrainës dhe Rusisë të takohen në Shtetet e Bashkuara, ndoshta në Miami, javën tjetër. Ne konfirmuam pjesëmarrjen”, tha Zelensky.

Ndërkohë, Rusia vazhdoi sulmet mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë gjatë temperaturave të ulëta. Ministri i Energjisë, Denys Shmyhal, raportoi për një sulm masiv që përfshinte mbi 400 dronë dhe 40 raketa, duke goditur substacionet dhe linjat kryesore të energjisë, si dhe centralet elektrike.

Operatori shtetëror Ukrenergo konfirmoi se deficiti energjetik në sistemin elektrik u rrit ndjeshëm pas sulmeve, ndërsa Polonia është kontaktuar për furnizim emergjent me energji. Në rajonin perëndimor të Lvivit, centrali Dobrotvir mbeti pa energji, duke lënë mijëra banorë pa drita. Po ashtu, centrali Burshtyn në rajonin Ivano-Frankivsk u godit për herë të 10-të që nga tetori 2025.

Sulmet shkaktuan edhe viktima: një person humbi jetën në rajonin Rivne dhe disa të tjerë u plagosën në Zaporizhzhia. Në Kiev, banorët u detyruan të strehoheshin përsëri në stacionet e metrosë për shkak të mungesës së ngrohjes dhe energjisë elektrike.

Ukraina ka kryer gjithashtu sulme ndaj Rusisë, duke goditur një fabrikë që prodhon komponentë për karburantin e raketave në rajonin Tver. Rusia nuk ka komentuar sulmet e fundit, ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi Ukrainën për vrasjen e një gjenerali të lartë, duke pretenduar se synonte pengimin e procesit të negociatave.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, rreth 55 mijë ushtarë ukrainas kanë humbur jetën, ndërsa raportime të pavarura konfirmojnë rreth 160 mijë të vdekur nga ana ruse.

BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

Pas një hetimi dyvjeçar ndaj TikTok, Komisioni Evropian gjeti se platforma e shpërndarjes së videove është në shkelje të rregulloreve të përmbajtjes online, duke e paralajmëruar kompaninë të ndryshojë veçoritë që krijojnë varësi në mënyrë që të mbrojë përdoruesit, veçanërisht fëmijët.

“Për disa veçori TikTok duhet të ndërmarrë veprime dhe duhet të ndryshojë modelin e shërbimit të tyre në Evropë për të mbrojtur të miturit tanë”- u tha gazetarëve shefja e teknologjisë së BE-së, Henna Virkkunen.

Komisioni Evropian tha se masat që ka marrë TikTok thjesht nuk janë të mjaftueshme. “Kompania nuk e vlerësoi siç duhet se si veçoritë e saj që krijojnë varësi që mund të dëmtojnë përdoruesit dhe nuk zbatoi masa efektive për të zbutur rreziqe të tilla”- tha zëdhënësi Thomas Regnier duke deklaruar se aplikacioni ka kryer shkelje të Aktit të Shërbimeve Digjitale.

Ai sugjeroi që TikTok- të çaktivizojë të ashtuquajturën “lëvizje të pafundme”, e cila u lejon përodoruesve të kalojnë shpejt nëpër mijëra video në platformë. Zyrtari evropian bëri me dije se TikTok është platforma më e përdorur e mediave sociale pas mesnatës nga fëmijët e moshës 13 deri në 18 vjeç dhe se 7 përqind e moshave 12 deri në 15 vjeç kalojnë katër deri në pesë orë çdo ditë në aplikacion.

Rregullatori i BE-së e ka kërcënuar TikTok-un me një gjobë deri në 6 përqind të xhiros globale të ByteDance, pronarit kinez të platformës.

TikTok kritikoi gjetjet, duke thënë se ato janë të pabaza. “Gjetjet paraprake të Komisionit Evropian paraqesin një përshkrim kategorikisht të rremë dhe tërësisht të pavlera rreth platformës sonë. Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të sfiduar këto gjetje”- tha kompania.

Hetimi vjen në një kohë kur vendet e BE-së po kërkojnë kufizime më të mëdha mbi kompanitë e fuqishme të teknologjisë dhe mediave sociale, ku qëllim kryesor është mbrojtja e përdoruesve në moshë të re.

❌