Reading view

“E luta për pesë vjet të largohej prej tij”, ish-bashkëshorti i influencueses së vrarë rrëfen dramën



Ish-bashkëshorti i influencueses amerikane, Sara Gilson, e cila u vra në Oklahoma, ka reaguar publikisht pas tragjedisë, duke zbuluar se për vite me radhë ishte përpjekur ta bindte të largohej nga partneri i saj, Jeremiah “Shawn” Duffey, i cili sipas policisë e vrau atë dhe më pas kreu vetëvrasje.

Në një deklaratë prekëse, Lyle Landers tha se për pesë vite me radhë i kishte ofruar ndihmë ish-bashkëshortes së tij për t’u larguar nga marrëdhënia që, sipas tij, ishte e mbushur me dhunë në familje.

“Ajo ishte e bllokuar në një lidhje ku dhuna dukej sikur ishte bërë normale. E luta për pesë vjet të largohej prej tij. I ofrova ndihmë në çdo mënyrë të mundshme, por dukej se ai kishte një lloj kontrolli mbi të dhe ajo nuk arrinte të shpëtonte”, u shpreh ai.

Landers tregoi se ai dhe Sara ishin divorcuar shtatë vjet më parë, por kishin ruajtur një marrëdhënie të mirë për hir të dy fëmijëve të tyre.

Ai e përshkroi ish-bashkëshorten si një nënë të jashtëzakonshme, duke thënë se përkushtimi i saj ndaj fëmijëve ishte i pakrahasueshëm.

“Sara ishte një nënë e mrekullueshme dhe do të jepte jetën për fëmijët e saj. Në fund, përpjekja e saj për t’i mbrojtur ata çoi në vdekjen e saj”, tha ai.

Shtoi se do ta kujtojë gjithmonë Sarën si një person plot dashuri dhe mirësi, që nuk i gjykonte të tjerët dhe që arritjen më të madhe të jetës e konsideronte rritjen e dy fëmijëve të saj.

Foto: Facebook

Tragjedia ndodhi më 23 qershor në një shtëpi në qarkun Tulsa të Oklahomës, ku policia gjeti të pajetë Sarën dhe partnerin e saj, Duffey.

Sipas hetimeve paraprake, ai e vrau influencuesen dhe më pas i dha fund jetës.

Vetëm dy javë para vdekjes, Sara kishte publikuar një video në rrjetet sociale, e cila u bë virale me mbi 21 milionë shikime, ku akuzonte publikisht partnerin e saj se ishte pedofil. /Telegrafi/

  •  

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit



Shqipëria hyri në sezonin veror me më shumë vizitorë sesa prona të reja për t’i akomoduar, të paktën në segmentin e apartamenteve me qira afatshkurtra.

Në qershor, kërkesa për qira afatshkurtra u rrit me një ritëm më shumë se dy herë më të shpejtë se oferta, duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e normës së zënies (prenotimeve) dhe të çmimeve.

Sipas të dhënave të AirDNA, në qershor 2026 u regjistruan 284 329 net-qëndrime në pronat e listuara në platformat e qirave ditore, ose 22,6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën periudhë, numri i pronave të disponueshme u rrit në 31 655, nga 28 972 që ishin në qershor të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 9,26%.

Me kërkesën që po ecën dukshëm më shpejt se oferta, norma e zënies apo e prenotimeve u rrit në 58,89%, nga 55,47% një vit më parë. Kjo rritje prej 3,42 pikësh përqindjeje konfirmon edhe një herë se tregu vazhdon të ketë kërkesë të lartë për këtë segment akomodimi, duke përthithur menjëherë kapacitetet e disponueshme.

Kjo lidhet veçanërisht me profilin e turistit individual që ka vizituar Shqipërinë gjatë tre viteve të fundit, ku apartamentet me qira ditore po fitojnë gjithnjë e më shumë terren përballë strukturave tradicionale hoteliere.

Edhe pronarët e këtyre njësive me qira ditore kanë përfituar nga ritmi i sezonit. Tarifa mesatare ditore arriti në 65,85 euro për natë, nga 62,43 euro në qershorin e vitit të kaluar, duke shënuar një rritje vjetore prej 5,48%.

Pamja e 12 muajve të fundit është po aq pozitive. Në periudhën e mbyllur në qershor, numri mesatar i listimeve arriti në 28 074, ose 15,34% më shumë se një vit më parë. Netët e rezervuara u rritën me 17,93%, duke arritur në 2,51 milionë, ndërsa të ardhurat e vlerësuara nga tregu arritën në 144,1 milionë euro, me një rritje prej 20,05%.

Tarifa mesatare për periudhën 12-mujore u rrit në 57,5 euro për natë, nga 56,5 euro më parë, ndërsa norma mesatare e zënies u përmirësua lehtë në 54,49%, nga 54,1%.

Shqipëria ruajti gjithashtu ritmin më të shpejtë të zgjerimit të ofertës në grupin e vendeve të rajonit të përfshira në të dhënat e AirDNA. Rritja prej 15,34% ishte më e lartë se në Malin e Zi, me 10,04%, Rumani, me 9,99%, Serbi, me 8,49%, Slloveni, me 6,61% dhe Bullgari, me 4,96%.

Për nga madhësia, tregu shqiptar mbetet i dyti në grup, pas Rumanisë.

Shqipëria kishte mesatarisht 28 074 listime mujore, kundrejt 34 384 në Rumani. Pas tyre renditeshin Mali i Zi me 21 902 listime, Bullgaria me 18 678, Serbia me 15 333 dhe Sllovenia me 10 826.

Panorama e qershorit konfirmon edhe një herë një tendencë të qartë: gjithnjë e më shumë persona po i drejtohen apartamenteve me qira ditore si një mundësi investimi në pasuri të paluajtshme, ndërsa rritja e rezervimeve tregon se kërkesa për këtë lloj akomodimi vijon të jetë e fortë./Tv Klan

  •  

Bruno Guimaraes me shumë gjasa do t'i bashkohet gjigantit anglez



Mesfushori brazilian Bruno Guimaraes mund të jetë një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, pasi gazetari i talkSPORT, Alex Crook, beson se kalimi i tij te Arsenali është shumë i mundshëm, pavarësisht se Newcastle United vazhdon të këmbëngulë se lojtari nuk është në shitje.

Sipas Crook, qëndrimi i klubit anglez mund të ndryshojë nëse në tavolinë mbërrin një ofertë e konsiderueshme.

"Mendoj se Bruno Guimarães do të transferohet te Arsenali. E di që qëndrimi i Newcastle është se ai nuk është në shitje, por besoj se në fund paratë do të bëjnë diferencën. Nëse vjen një ofertë rreth 80 milionë funte ose më e lartë, pres që marrëveshja të realizohet", deklaroi Crook.

Raportimet bëjnë të ditur se Arsenali ka arritur tashmë marrëveshje të plotë me Guimarães për kushtet personale, ndërsa reprezentuesi i Brazilit është i gatshëm të transferohet në Emirates Stadium.

Mesfushori 28-vjeçar thuhet se është i joshur nga mundësia për të punuar nën drejtimin e Mikel Artetës dhe për të luftuar për trofetë më të rëndësishëm në Angli dhe Evropë.

Megjithatë, deri në këtë moment Newcastle nuk ka dhënë dritën jeshile për largimin e kapitenit të saj, ndaj mbetet të shihet nëse Arsenali do të paraqesë ofertën që mund ta bindë klubin ta lejojë transferimin. /Telegrafi/

  •  

"Ai refuzoi 100 milionë euro në sezon për të qëndruar te Barcelona" - agjenti i Lewandowskit zbulon prapaskenat



Ish-sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, refuzoi një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite përpara se të largohej drejt Chicago Fire, ka zbuluar agjenti i tij, Pini Zahavi.

Në një intervistë për SportoweFakty, Zahavi tha se sulmuesi polak hodhi poshtë një kontratë dyvjeçare me vlerë 100 milionë euro në sezon, pasi dëshironte të vazhdonte karrierën te Barcelona.

"Në janar të vitit 2026, Roberti kishte në tavolinë një ofertë dyvjeçare me vlerë 100 milionë euro për sezon. Ai e refuzoi sepse donte të luante për Barcelonën", deklaroi Zahavi.

Laporta dhe Zahavi

Pas largimit nga klubi katalanas, për 37-vjeçarin shfaqën interes edhe Porto, Milani dhe Juventusi, por asnjëra prej këtyre lëvizjeve nuk u konkretizua.

Në fund, Lewandowski vendosi të vazhdojë karrierën te Chicago Fire, i bindur nga projekti i klubit dhe trajneri Gregg Berhalter. Ai firmosi një kontratë dyvjeçare, me vlerë rreth 40 milionë dollarë, duke u bërë futbollisti me pagën e dytë më të lartë në MLS, pas Lionel Messit.

Zahavi zbuloi edhe mesazhin prekës që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ia përcolli në momentin e largimit të sulmuesit polak.

Laporta, Zahavi dhe Lewandowski

"I thuaj Robertit se e duam. Ai është pjesë e historisë sonë, njeriu që e shpëtoi Barcelonën", ishte mesazhi i Laportës. /Telegrafi/

  •  

Drejtori i Bujqësisë në Rahovec: Dëmet nga vërshimet i kalojnë 400 mijë euro, Qeveria të ndihmojë fermerët



Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Behar Thaqi, ka deklaruar se reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe infrastrukturë, duke bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të ndërhyjë me mbështetje për fermerët.

Sipas Thaqit, dëmet më të mëdha janë regjistruar në sektorin e bujqësisë, veçanërisht te kulturat e specit, pjeprit dhe shalqirit.

“Dëmet janë të konsiderueshme, sidomos në sektorin e bujqësisë. Kemi dëme në kulturat e specave, pjeprit dhe shalqirit”, tha ai.

Ai bëri të ditur se vetëm erërat e forta të 27 korrikut kanë shkaktuar dëme që arrijnë në rreth 100 mijë euro.

“Fatkeqësisht, dëme kemi pasur më 27 korrik. Erërat e forta kanë shkaktuar dëme deri në 100 mijë euro”, u shpreh Thaqi.

Ndërkaq, ai rikujtoi se edhe vërshimet e 5, 6 dhe 7 janarit kishin lënë pasoja të mëdha financiare.

“Më 5, 6 dhe 7 janar ka pasur vërshime të mëdha. Sipas komisionit vlerësues, dëmet arrijnë deri në 167 mijë euro”, deklaroi ai.

Thaqi tha se edhe reshjet e mëngjesit të së hënës kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën rrugore, ndërsa vërshimet kanë shkaktuar humbje të reja për fermerët.

“Edhe infrastruktura rrugore ka dëme të konsiderueshme. Edhe mëngjesi i sotëm ka prishur infrastrukturën rrugore mbi 50 mijë euro, ndërsa vërshimet kanë shkaktuar dëme te fermerët mbi 100 mijë euro”, tha drejtori i Bujqësisë.

Ai theksoi se institucionet komunale mund të bëjnë vetëm evidentimin e dëmeve, ndërsa kompensimi i tyre është përgjegjësi e nivelit qendror.

“Ne si institucione komunale nuk mundemi të bëjmë asgjë, përveç evidentimit të tyre. Kjo i përket Qeverisë. Qeveria duhet të mendojë seriozisht dhe t’i ndihmojë fermerët dhe bujqit”, u shpreh Thaqi.

Sa i përket dëmtimeve në rrugë, ai tha se shkaku kryesor ishte sasia e jashtëzakonshme e reshjeve dhe jo cilësia e punimeve.

“Sot ka rënë aq shumë shi, sa nuk ka mundur ta përballojë toka. Nuk besoj se është keqpërdorim i punimeve apo se nuk janë bërë në mënyrë efikase, por ka rënë një sasi shumë e madhe shiu”, përfundoi ai.

  •  

Nga videot në YouTube, krahasimi me Messin te Real Madridi: Si u zbulua talenti i Yan Diomande



Ngritja e Yan Diomande ka qenë e jashtëzakonshme. Gjithçka nisi në javën e fundit të marsit 2025, kur 18-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, atëherë një futbollist pak i njohur i ekipit të dytë të Leganésit, debutoi me ekipin e parë vetëm tre ditë para përballjes me Real Madridin.

Ai kishte mbërritur në klub në janar, ndërsa ishte i dëmtuar, dhe askush nuk e kishte kuptuar ende potencialin e madh të talentit që shumë shpejt do të luante në “Santiago Bernabéu”.

Zbulimi në një ndeshje miqësore

Borja Jiménez, trajneri i atëhershëm i Leganésit dhe aktualisht në krye të Al-Ahli në Katar, ka rrëfyer se si e zbuloi Diomanden.

“Mora sinjalin e parë për Yan nga Jeff Luhnow, pronari i Leganésit. Ai më tregoi disa video amatore në YouTube. Djali ishte vetëm 16 vjeç dhe luante në një nga akademitë e klubit në SHBA. Jeff më tha: ‘Kemi një Messi të ri’. U befasova nga ajo që pashë, nga mënyra se si e kontrollonte topin”, kujton Jiménez.

Momenti vendimtar erdhi një javë para ndeshjes me Real Madridin, më 29 mars 2025.

“Luajtëm një ndeshje miqësore kundër ekipit tonë rezervë në Butarque. Yan kishte luajtur vetëm pak minuta me ekipin B javën e kaluar, por unë nuk e kisha parë ende nga afër. Atë ditë më la pa fjalë”.

Pesë minuta që ndryshuan gjithçka

Trajneri spanjoll përshkroi me detaje atë që pa në fushë, duke treguar se si Diomande kalonte kundërshtarët.

“Në aksionin e parë, mendoj se kundërshtari i tij ishte Altimira. E kaloi me një driblim fantastik dhe më pas krosoi. Në aksionin e dytë bëri pothuajse të njëjtën gjë. Në të tretin mori një pasim në hapësirë, tregoi forcën fizike dhe një prekje të parë perfekte".

"Në të katërtin mori topin në zonë, e kaloi në këmbën tjetër dhe goditi në mënyrë perfekte drejt portës. Edhe aksionet e pestë dhe të gjashtë ishin po aq mbresëlënëse”.

Pas asaj paraqitjeje, Jiménez reagoi menjëherë.

“E thirra Capdevilan, trajnerin e ekipit B, dhe i thashë: ‘Hiqe Yanin nga loja, sepse dikush mund ta lëndojë në ndeshjen tjetër. Nxirre menjëherë dhe le të stërvitet me ekipin e parë nesër’”.

Ai shpjegoi edhe arsyen e vendimit. “Ai luajti vetëm 45 minuta sepse po rikthehej nga dëmtimi dhe nuk doja të merrja rreziqe. Përveç kësaj, ishte aq dominues ndaj lojtarëve të ekipit të parë, sa ndonjëherë edhe më shqetësonte. Kisha frikë se mund të pësonte ndonjë goditje të rëndë, prandaj vendosëm ta largonim nga fusha”.

Këshillat e para në ekipin e parë

Në stërvitjen e parë me ekipin e parë, Jiménez vendosi të mos i fliste për futbollin.

“Nuk folëm për aspektin teknik. I tregova se si duhej të sillej në dhomën e zhveshjes. I thashë të vazhdonte të bënte të njëjtat gjëra që kishte bërë një ditë më parë, por gjithmonë duke respektuar shokët e skuadrës".

"Të ishte i pari që mbërrinte, i pari që dilte në stërvitje, i fundit që largohej, të ndihmonte të gjithë dhe të kishte parasysh se ishte lojtari më i ri i ekipit”, tregon ai.

Sipas trajnerit, Diomande i pranoi menjëherë të gjitha këshillat.

“Ishte hera e parë që stërvitej me ekipin e parë dhe ndjeva se duhej ta udhëzoja. Doja t'ia bëja sa më të lehtë kalimin në futbollin profesionist, duke i shpjeguar rregullat e respektit dhe detyrimet e përditshme. Ai i kuptoi menjëherë të gjitha”.

Jimenez kujtoi edhe një moment domethënës pas përfundimit të stërvitjes.

“Teksa po shkonim drejt dhomës së zhveshjes, Dani Raba m'u afrua dhe më tha: ‘Ky djalë është shumë i mirë’. Unë vetëm buzëqesha dhe iu përgjigja: ‘Po, është vërtet shumë i mirë’”, tregon trajneri që ia dha mundësinë e parë. /Telegrafi/

  •  

A guxon vetura e kaltër të kthehet majtas? Shumica gabojnë pikërisht te ky detaj



Drita e gjelbër dhe veturat që presin mund t’ju çojnë te përgjigjja e gabuar – zgjidhja fshihet diku tjetër

Situatat në trafikun urban shpesh duken të thjeshta derisa t’i shikojmë me më shumë vëmendje. Semafori tregon dritën e gjelbër, automjetet presin, ka kolonë dhe shoferi përpiqet vetëm të kalojë e të vazhdojë rrugën.

Pikërisht në këto momente ndodhin gabimet, sepse shumë njerëz mbështeten te përshtypja e parë dhe jo te rregullat e trafikut.

Kjo enigmë është shembull i mirë se si një detaj që mund të kalojë pa u vënë re e ndryshon të gjithë situatën. Në shikim të parë duket si një pyetje klasike për përparësinë e kalimit, ndaj shumëkush mund të mendojë se gjithçka varet nga rregulli i krahut të djathtë.

Por thelbi i situatës është tjetër, transmeton Telegrafi.

Çfarë po ndodh në kryqëzim?

Në kryqëzimin e paraqitur, semafori tregon dritën e gjelbër, por në pjesën e poshtme të rrugës është krijuar kolonë.

Për këtë arsye, automjetet që vijnë nga ana e sipërme e kryqëzimit nuk futen brenda tij, sepse rruga përtej kryqëzimit është e bllokuar dhe nuk do të mund ta vazhdonin lëvizjen.

Në pjesën e poshtme ndodhet vetura e kaltër. Edhe shoferit të saj semafori i tregon dritën e gjelbër dhe ai dëshiron të kthehet majtas.

Automjetet që vijnë nga ana e sipërme e kryqëzimit ndodhen në të djathtë të veturës së kaltër. Pikërisht ky detaj i huton më së shumti shoferët.


Pyetja

A guxon vetura e kaltër të kthehet majtas para se t’u japë përparësi automjeteve që i vijnë nga e djathta?

  1. Po, guxon
  2. Jo, nuk guxon
  3. Guxon, sepse automjetet nga e djathta aktualisht nuk po lëvizin
  4. Në asnjë mënyrë nuk guxon pa kaluar të gjitha automjetet nga e djathta

Përgjigjja e saktë

Në situatën e paraqitur, vetura e kaltër nuk guxon të kthehet majtas. Përgjigjja e saktë është numri 2.

Ku qëndron “kurthi”?

Shumë njerëz mendojnë menjëherë për rregullin e përparësisë së automjeteve që vijnë nga e djathta. Të tjerë përqendrohen te drita e gjelbër ose te fakti që automjetet e tjera nuk po lëvizin.

Por asnjëra prej këtyre nuk është arsyeja kryesore.

Vetura e kaltër nuk guxon të kthehet majtas sepse nuk ndodhet në korsinë e përcaktuar për kthim majtas.

Pra, edhe sikur të mos kishte asnjë automjet tjetër dhe semafori të ishte i gjelbër, shoferi nuk mund ta kryejë këtë manovër nga një korsi që nuk është e destinuar për kthim majtas.

Si duhet të veprojë shoferi?

Për ta kryer kthimin në mënyrë të rregullt, shoferi duhet së pari të kalojë në korsinë e majtë, të paraparë për kthim majtas.

Më pas duhet t’u japë përparësi automjeteve të tjera, nëse ato lëvizin dhe kanë të drejtë kalimi, dhe vetëm atëherë ta kryejë kthimin në mënyrë të sigurt.

Kjo tregon se rregullat e trafikut nuk kufizohen vetëm te drita e semaforit apo përparësia e kalimit. Po aq i rëndësishëm është edhe përdorimi i saktë i korsive.

Pse automjetet e tjera nuk hyjnë në kryqëzim?

Një detaj tjetër i rëndësishëm është sjellja e shoferëve që vijnë nga ana e sipërme e kryqëzimit. Edhe pse kanë dritën e gjelbër, ata nuk hyjnë brenda kryqëzimit, sepse rruga përtej tij është e bllokuar.

Ky është veprim i drejtë. Po të futeshin në kryqëzim pa pasur mundësi ta vazhdonin lëvizjen, do të mbeteshin në mes të tij, duke bllokuar trafikun dhe duke krijuar një situatë edhe më të rrezikshme.

Përfundimi

Kjo enigmë na kujton se në trafik shpesh janë detajet ato që vendosin.

Në këtë situatë, vetura e kaltër nuk guxon të kthehet majtas, jo për shkak të automjeteve nga e djathta, por sepse nuk ndodhet në korsinë e duhur për kthim majtas.

Pozicionimi i saktë në korsi është po aq i rëndësishëm sa respektimi i semaforit dhe i përparësisë së kalimit. /Telegrafi/

  •  

Vizita e Zelenskyt në Londër dërgon një mesazh të qartë mbështetjeje për Ukrainën, thotë kryeministri britanik



Kryeministri Andy Burnham ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është "me Ukrainën 100%", ndërsa Volodymyr Zelensky u bë vizitori i parë ndërkombëtar i kryeministrit që nga hyrja në Nr. 10.

Burnham tha se vizita e presidentit ukrainas ishte projektuar për të "dërguar një mesazh shumë të qartë" në lidhje me mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.

"Thënë thjesht, Volodymyr, dua që ju të dini se ne ju mbështesim, mund të mbështeteni tek unë dhe mund të mbështeteni tek ne. Mund të mbështeteni te Mbretëria e Bashkuar për aq kohë sa të duhet", tha ai në një bazë detare në Portsmouth të hënën.

Ndërkohë, Zelensky tha se marrëdhënia e Ukrainës me Mbretërinë e Bashkuar ishte "më e fortë se kurrë", transmeton Telegrafi.

Duke iu drejtuar Zelensky-t, Burnham tha: "Unë personalisht jam me ju 100%, Z. President, dhe do ta respektoj çdo angazhim që ky vend ka bërë ndaj Ukrainës plotësisht".

Burnham shtoi se kishte ndërmend të vizitonte Ukrainën "së shpejti" pas "takimit shumë të ngrohtë" midis palës.

Kryeministri njoftoi gjithashtu ndarjen e pronës intelektuale që qëndron pas sistemit të ri të luftës elektronike "Stone Cloak" të Mbretërisë së Bashkuar, duke i mundësuar Ukrainës të prodhojë teknologjinë në shkallë të gjerë.

"Kjo do t'i ndihmojë ata të godasin objektivat e tyre dhe të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të ukrainasve", tha Burnham.

Bllokuesit e Stone Cloak janë me madhësinë e një tableti kompjuteri dhe janë projektuar për të bllokuar zbulimin e çdo droni me të cilin janë të pajisur.

Ministria e Mbrojtjes tashmë u ka dhënë mijëra pajisje forcave ukrainase për të forcuar operacionet e tyre me dronë.

Downing Street tha se pas vendosjes së saj në Ukrainë, teknologjia do të integrohet në gjeneratën e ardhshme të armëve me rreze të gjatë veprimi të Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo tha se kjo do të përfshinte Projektin Brakestop, një program qeveritar për të zhvilluar raketa lundrimi me kosto të ulët - armë të drejtuara vetëlëvizëse që fluturojnë si avionë normalë për pjesën më të madhe të fluturimit të tyre.

Gjatë vizitës së së hënës, të dy udhëheqësit u takuan gjithashtu me më shumë se 200 personel ushtarak ukrainas, të cilët kanë kaluar tre javët e fundit duke marrë pjesë në një stërvitje detare në Mbretërinë e Bashkuar.

Stërvitja Sea Breeze synon forcimin e aftësive të luftimit dhe masat kundër minave në Detin e Zi.

Burnham tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Ukrainën për të arritur një "armëpushim të plotë dhe pa kushte".

"Ne do të vazhdojmë presionin, duke nxitur një armëpushim dhe një rifillim të negociatave, të cilat duhet të kenë Ukrainën në tryezë dhe të përfshijnë një zë të fortë edhe për Evropën."

Mbështetja e Britanisë për Ukrainën ka qenë e vazhdueshme që nga pushtimi i Rusisë katër vjet më parë, dhe Mbretëria e Bashkuar ka angazhuar 25 miliardë paund fonde për përpjekjet e vendit në luftim.

Në një nga telefonatat e tij të para pasi u bë kryeministër të hënën e kaluar, Burnham foli me Zelenskyn dhe e ftoi atë të vizitonte Mbretërinë e Bashkuar "sa më shpejt të jetë e mundur".

Zelensky shkroi në X pak më vonë: "Unë vërtet e vlerësoj që mbështetja për Ukrainën dhe popullin tonë do të mbetet e palëkundur."

Paraardhësi i Burnham, Sir Keir Starmer, vizitoi Kievin në ditën e tij të fundit të plotë si udhëheqës i Partisë Laburiste.

Gjatë atij udhëtimi, ai njoftoi fonde të reja me vlerë 255 milionë funte (300 milionë euro) për luftën e Ukrainës kundër Rusisë dhe iu dha Urdhri i Lirisë i Ukrainës.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar për ndryshimet në udhëheqje në Britani dhe në Francë vitin e ardhshëm, Zelensky tha: "Sigurisht që kam frikë nga ndryshimet, sigurisht që kemi frikë sepse jemi në luftë çdo ditë.

Por përsëri përparësia është marrëdhënia midis kombeve, jo vetëm midis njerëzve. Jam i sigurt se këto marrëdhënie nuk do të ndryshojnë, ose duhet të bëjmë çmos që të mos humbasim marrëdhënie kaq të mira".

"Shpresoj që nuk do t'i humbasim kurrë marrëdhëniet e forta me Mbretërinë e Bashkuar gjatë ose pas luftës." Sir Keir u përgjigj: "Nuk do t'i humbasim", shtoi ai. /Telegrafi/

  •  

Boho është kthyer, por krejt ndryshe: Romantikë, feminitet dhe një dozë elegance



Ajo që dikur dukej e çlirët dhe pak e pakujdesshme, tani po rikthehet me një fytyrë shumë më të rafinuar

Që kur Chemena Kamali mori drejtimin kreativ të Chloé në vitin 2024, boho është rikthyer në një version më të rafinuar, me tone të tokës, dantellë, punime me grep dhe silueta të lehta.

Këtë verë, fustanet boho janë ndër pjesët kryesore të sezonit. Nga modelet e gjata e të valëzuara te ato të shkurtra me detaje romantike, Chloé, Zimmermann dhe Etro i kanë sjellë ato në një formë më elegante, moderne dhe të përshtatshme edhe për qytet.

Si duket boho modern?

Versioni i ri i këtij stili mbështetet te detajet që krijojnë një pamje femërore dhe të çlirët: skaje me dantellë, materiale të tejdukshme, pala të valëzuara, punime me grep dhe nuanca natyrale si bezhë, krem, kafe dhe ngjyrë rëre.

Në vend të aksesorëve të mëdhenj dhe shumë të dukshëm, stilistët sugjerojnë një qasje më të thjeshtë – bizhuteri të arta, rripa lëkure në tone kafe, çanta kamoshi dhe çizme në stil kauboj, transmeton Telegrafi.

Pesë mënyra për të veshur fustanin boho këtë verë

1. Minifustan i punuar me grep + detaje kamoshi

Nëse nuk jeni adhuruese e stilit klasik boho, kjo është mënyra më e lehtë për ta futur atë në garderobë. Minifustani i punuar me grep i jep veshjes teksturë dhe freski verore, ndërsa detajet kafe prej kamoshi, si çanta, rripi ose sandalet, krijojnë ekuilibrin ideal.

Kombinimi duket i çlirët, por njëkohësisht modern, pa e tepruar me zbukurimet.

2. Fustan me dantellë + bizhuteri të arta

Detajet romantike janë ndër elementet kryesore të boho-s së ri. Zgjidhni modele me skaje dantelle, byrynxhyk ose qëndisje të imëta.

Një byzylyk i gjerë i artë, një varëse e thjeshtë ose një unazë më e dukshme mund t’i japin veshjes një prekje më elegante. Belin mund ta theksoni me një rrip kamoshi.

3. Fustan i thjeshtë + çizme kamoshi deri te gjuri

Për ato që preferojnë minimalizmin, mjafton një minifustan i thjeshtë me një detaj të vogël boho, si rruaza ose rripa të zbukuruar.

Çizmet prej kamoshi deri te gjuri dhe disa byzylykë të artë mund ta ndryshojnë plotësisht pamjen.

4. Fustan kafe prej byrynxhyku + aksesorë të theksuar

Kafeja, kremi, roza pudër dhe ngjyra e rërës përfaqësojnë shumë mirë trendin modern boho. Materialet e lehta prej byrynxhyku japin ndjesinë e freskisë dhe elegancës, veçanërisht në ditët e nxehta.

Për një pamje më të spikatur mund të shtoni syze të mëdha dielli, një shami në flokë ose një rrip interesant që thekson siluetën.

5. Fustan kafe + pantallona të bardha

Një nga kombinimet më interesante të sezonit është veshja e fustanit mbi pantallona. Përveçse duket moderne, kjo mënyrë ju lejon ta vishni fustanin e preferuar veror krejt ndryshe.

Një fustan i shtresuar në ngjyrë çokollate mbi xhinse ose pantallona të bardha krijon kontrast të fortë, ndërsa një rrip i gjerë në bel i jep pamjes prekjen përfundimtare boho.

Boho i kësaj vere nuk është thjesht rikthim në të kaluarën, por një interpretim i ri i stilit të lirë, romantik dhe femëror. Mjaftojnë disa detaje të zgjedhura me kujdes që garderoba të marrë atë frymë të çlirët, por elegante, që pritet ta shënojë sezonin. /Telegrafi/

  •  

Emma Roberts thyen traditën, befason me fustan të zi në dasmë



Aktorja Emma Roberts ka zbuluar arsyen pse vendosi të veshë një fustan të zi në festën pas dasmës së saj me aktorin Cody John, duke thënë se donte të thyente traditën dhe të sillte diçka ndryshe.

Për ceremoninë martesore, Roberts veshi një fustan elegant në ngjyrë të bardhë-krem, të punuar me mëndafsh, ndërsa për festën e mbrëmjes u shfaq me një kombinim të zi, të përbërë nga një korse pa rripa prej dantelle Chantilly dhe një fund deri poshtë gjurit.

“Në festën pas dasmës më pëlqeu ideja e një fustani të zi. Na pëlqen të bëjmë diçka paksa të papritur”, tha ajo në një intervistë për Vogue.

Foto: Backgrid

Pamja e saj ishte frymëzuar nga një koleksion i stilistes Monique Lhuillier i vitit 2004, por me disa ndryshime për ta bërë më të përshtatshme për të kërcyer gjatë festës.

Roberts tha se e pëlqeu këtë veshje sepse kishte një stil të përjetshëm, që mund të dukej njësoj elegant edhe pas shumë vitesh.

Foto: Getty Images

Emma Roberts dhe Cody John u martuan të shtunën në pronën e familjes së dhëndrit në Sun Valley, Idaho.

Në ceremoni, aktoren e shoqëroi drejt altarit djali i saj pesëvjeçar, Rhodes, teksa mes të ftuarve ishte edhe tezja e saj e famshme, Julia Roberts.

Foto: Getty Images

Çifti konfirmoi lidhjen e tyre në vitin 2022 dhe u fejuan në korrik të vitit 2024. /Telegrafi/

  •  

Autostrada Kërçovë-Ohër me kosto rekord



Ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore” do të ndihmohet ndër të tjerash financiarisht edhe me huazime nga kompanitë e tjera shtetërore për të shlyer një pjesë të këstittë kredisë ndaj kompanisëkreditorit kinez.Me fjalë tjera, në pritje të rishikimit të buxhetit, Qeveria po merr hua për të shlyer borxhet e saj. Para dy javësh, në një seancë, Qeveria vendosi të marrë një kredi pa interes prej 7 milionë eurosh nga M-Nav. Ose thënë ndryshe, për të paguar për autostradën Kërçovë – Ohër, në një seancë qeveritare më 14 korrik, u miratuan miratime që “Rrugët Shtetërore” të marrë kredi nga “Navigacioni Maqedonas”, Lotaria Shtetërore dhe operatori i transmetimit të energjisë elektrike MEPSO. Kryeministri thotë se qeveria po i përdor ato për të shlyer borxhet e prapambetura nga kreditë bankare.

“Fondet do të përdoren për të shlyer një kredi ndaj bankës kineze për autostradat dhe të njëjtat fonde do t’u kthehen kompanive në gusht. Pra, është thjesht një procedurë e zakonshme që është bërë shumë herë në të kaluarën, në mënyrë që në gusht këto fonde t’i kthehen M-nav, Lotarisë Maqedonase dhe MEPSO-s”, tha kryeministri HristijanMickoski.

Përndryshe, në fillim të prillit u tha se 175 milionë eurot e nevojshme për vazhdimin e financimit të autostradës Kërçovë – Ohër u siguruan nga Komercijalna Banka, Stopanska Banka – Shkup, NLB Banka, Sparkasse Banka dhe Halk Banka. Kjo pasoi pas ndërprerjes së financimit nga Banka kineze Exim. Në pranverë, në një përpjekje për të përshpejtuar zbatimin, së fundmi u nënshkrua një aneks i tetë i marrëveshjes me Sinohydro, me vlerë 186 milionë euro, duke rritur më tej strukturën finançiare të projektit. Më parë, Banka Kineze Exim e Kinës refuzoi të miratonte 175 milionë euro shtesë, për shkak të garancive të mëparshme se nuk do të nevojiteshin fonde të reja. Tani financimi posigurohet nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.

Aneks i ri i Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, do të mundësojë përfundimin e punimeve ndërtimore në autostradën që është në ndërtim e sipër, ndërsa afati i rishikuar për përfundim është 31 maji 2027, që parashikon edhe 151 ditë për marrjen e lejes së përdorimit të autostradës.

Financimi shtesë është për aktivitetet që u njoftuan për stabilizimin e rrëshqitjeve të dheut duke ndërtuar 14 galeri, duke instaluar tampona elastikë, duke ndërtuar rrugë paralele hyrëse që nuk ishin planifikuar të lidhnin zonat e populluara, si dhe për një qendër kontrolli për tunelet.

Fillimisht, për ndërtimin ishin planifikuar 374 milionë euro, por me anekset që janë shtuar me kalimin e viteve, kostoja e autostradës është rritur ndjeshëm dhe deri më tani janë realizuar pothuajse 560 milionë euro, ose mbi 93 përqind e shumës së planifikuar për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër. Nëse shuma e paguar deri më tani është më e madhe se 93 përqind e shumës së planifikuar, atëherë shuma përfundimtare, sipas parashikimeve të mëparshme, duhet të kishte arritur në afër 600 milionë euro. Nëse kësaj shume prej rreth 600 milionë eurosh i shtohen edhe 186 milionë euro nga aneksi i tetë i ri, ndërtimi i autostradës po i afrohet limitit prej 800 milionë eurosh.

Në ndërkohë, Revizioni Shtetëror thekson mungesën e një qasjeje sistematike dhe analitike dhe gatishmërinë e pamjaftueshme në planifikimin, projektimin, ndërtimin dhe rikonstruksionin e pjesëve rrugore në të gjithë vendin, gjë që shkaktoi rritje të vlerës së kontratave të lidhura dhe zgjatje të afatit për ndërtimin/rikonstruksionin e seksioneve.

Në raporte, arsyet kryesore për ngadalësimin e ndërtimit të seksionit, përveç mangësive të projektit, përmenden edhe: shpronësimi i vonuar për shkak të marrëdhënieve juridike të pazgjidhura pronësore, si dhe shpronësimi shtesë i tokës për shkak të nevojës së shfaqur për të zbutur prerjet e shpateve, nevoja për dislokim të objekteve të infrastrukturës mbitokësore dhe nëntokësore (linjat e energjisë elektrike, linjat e transmetimit dhe komunikimit të energjisë, instalimet e ujësjellësit dhe kanalizimeve), si dhe objektet individuale banimi dhe tregtare që përkojnë me gjurmën e seksionit, miratimi i landfilleve të reja në terren, për shkak të rritjes së gërmimeve të pritura në prerje gjatë zbutjes së shpateve të paqëndrueshme dhe numrit të pamjaftueshëm të personelit teknik, mekanizimit dhe pajisjeve të ofruara nga kontraktues.(koha.mk)

  •  

Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës



Është zbardhur dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili tre ditë më parë vrau prindërit e saj, ndërsa më pas mori peng për disa orë ish-partneren, përpara se t’i jepte fund jetës.

Anila Hoxha, Rozalinda ka rrëfyer për marrëdhënien e saj me Buzin, arsyet e ndarjes dhe momentet e frikshme të ngjarjes së rëndë.

Ajo ka treguar se lidhja mes tyre kishte nisur disa vite më parë, por sipas saj, problemet në marrëdhënie e çuan drejt vendimit për t’u ndarë në vitin 2024. Sakaq, Rozalinda nuk ka dhënë detaje në lidhje me paratë, që dyshohet të kenë qenë një nga arsyet që çuan në fundin tragjik.

“Në vitin 2020 kemi shpallur fejesën dhe kemi krijuar hyrje-dalje familjare. Lidhja jonë ka vazhduar deri në vitin 2024, kohë në të cilën unë kam kërkuar të ndahem nga ai, por Refiti nuk ka pranuar. Arsyeja ka qenë sepse ai kishte një jetë të çrregullt, nuk ishte i përqendruar te lidhja jonë, kishte qenë jashtë shtetit në burg dhe të gjitha këto nuk më përshtateshin mua.”

Rozalinda ka deklaruar se prindërit e saj ishin në dijeni të problemeve në këtë marrëdhënie dhe se nuk kishin qenë dakord për lidhjen që në fillim.

“Këto gjëra i dinin edhe prindërit e mi, të cilët nuk kanë qenë dakord për këtë lidhje që në fillim.”

Në lidhje me momentin e sulmit në banesë, Rozalinda ka rrëfyer se ishte duke fjetur kur dëgjoi një zhurmë të fortë, që e ngjau me një krismë arme.

“Kam qenë duke fjetur gjumë në dhomën time, kurse prindërit e mi kanë qenë në dhomën e tyre. Kam dëgjuar zhurmë të fortë që më është dukur si krismë arme dhe kam dalë në korridor të shikoj se çfarë kishte ndodhur.”

Sipas dëshmisë së saj, në korridor ajo ka parë Refit Buzin me armë në dorë dhe babain e saj të shtrirë në tokë.

“Kur dola kam parë shtetasin Refit Buzi në korridor, me një armë të gjatë si ato të gjahut në dorë, si dhe kam parë babain tim Kosta Plaka të shtrirë përmbys te hyrja e dhomës, i mbuluar me gjak.”

Ajo ka treguar se ka tentuar t’i marrë armën, por situata është përshkallëzuar dhe Buzi e ka marrë me forcë nga banesa.

“Unë i kam kapur armën dhe po e mbaja, por Refiti bërtiste: ‘Do t’ju vras të gjithëve’. Më shtyu dhe më qëlloi me grusht, theu derën e dhomës sime dhe aty jam plagosur me copa xhami në trup.”

Më tej, ajo ka treguar se është marrë me forcë dhe është larguar nga banesa bashkë me të.

“Më mori me forcë e më hipi te makina. Momenti kur më mori me forcë nga shtëpia deri kur kam hipur në makinë nuk më kujtohet, sepse kam qenë shumë e tronditur.”

Gjatë negociatave me policinë për dorëzimin e tij, sipas dëshmisë së Rozalindës, është zbuluar edhe një detaj tjetër. Ajo ka treguar se Buzi ishte zbathur dhe gjatë komunikimit me autoritetet ai ka thënë se këpucët ia kishte dhënë asaj.

Sipas saj, gjatë negociatave prokurori e ka pyetur: “Vetëdorëzohu, pse je zbathur?”, ndërsa ai është përgjigjur: “I hoqa, ia dhashë… Ia dhashë asaj t’i veshë, se e mora zbathur.”

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat dhe motivet që çuan në tragjedinë me tre viktima./Top Channel

  •  

Akullore me avokado dhe shije lehtë pikante



Avokadoja dhe arrat shqeme i japin një strukturë të butë e kremoze, limeta sjell freski, ndërsa një sasi e vogël erëze pikante krijon një kontrast interesant në fund

Përbërësit:

  • 1 avokado e pjekur
  • 200 g arra shqeme
  • 4 lugë gjelle sheqer
  • lëkura e grirë dhe tuli i 1 limete
  • 200 ml ajkë e ëmbël
  • pak vaj ulliri
  • ½ lugë çaji erëz pikante, ose më pak sipas shijes

Përgatitja:

Piqini lehtë arrat shqeme (arrat indiane) në një tigan pa yndyrë, vetëm për disa minuta, derisa të marrin aromë, duke pasur kujdes të mos digjen.

Lërini të ftohen dhe më pas vendosini në blender së bashku me avokadon, sheqerin, lëkurën dhe tulin e limetës, ajkën e ëmbël, pak vaj ulliri dhe erëzën pikante.

Përziejini derisa të përftoni një masë plotësisht të njëtrajtshme dhe kremoze.

Provojeni përzierjen. Akullorja duhet të jetë mesatarisht e ëmbël, ndërsa shija pikante duhet të ndihet vetëm lehtë në fund. Prandaj, erëzën pikante është më mirë ta shtoni gradualisht.

Vendoseni përzierjen në frigorifer që të ftohet mirë. Më pas kalojeni përsëri në blender dhe përpunojeni derisa të bëhet edhe më kremoze.

Hidheni në një enë të përshtatshme dhe vendoseni në ngrirje derisa të arrijë fortësinë e dëshiruar.

Para servirjes, lëreni disa minuta në temperaturën e dhomës që të zbutet pak.

Mund ta shërbeni me disa pika vaj ulliri cilësor sipër.

Rezultati është një akullore kremoze, e freskët dhe pak pikante – një kombinim i pazakontë që ia vlen të provohet.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.

  •  

'Të ruajtura në rafte', drejtori i shërbimeve funerale në Britani përballet me burgim për trupat e pakrematizuar



Një drejtor i shërbimeve funerale në Britani u përball me një dënim të mundshëm me burg të hënën, për një skandal që pa trupat e lënë "të ruajtur në rafte" dhe të pakrematizuar, ndërsa të afërmve iu dha hiri i njerëzve të tjerë, duke nxitur thirrje për rregullim më të rreptë të industrisë së funeraleve.

Pasi mori një informacion, policia kontrolloi ambientet e shtëpisë funerale të Robert Bush dhe gjeti 31 trupa në frigorifer që duhej të ishin djegur muaj më parë, përfshirë një foshnjë të vdekur, trupi i të cilit kishte qenë atje për gati dy vjet.

Ata gjetën gjithashtu më shumë se 100 grupe hiri, transmeton Telegrafi.

"Kishte trupa të ruajtur në rafte në të dy anët e dhomës", tha avokati në Gjykatën e Hull në Anglinë verilindore.

"Shumica dërrmuese ishin të zbuluara dhe në gjendje të ndryshme dekompozimi", shtoi ai.

Në intervistën e tij të parë policore, Bush tha se kishte hasur probleme me fluksin e parave sepse "njerëzit nuk paguanin gjithmonë" dhe se kishte borxhe prej rreth 90,000 funte (104,000 euro).

Ai tha se kishte vështirësi të përballonte pagesat e qirasë dhe besonte se kishte rreth 30 trupa në njërën nga shtëpitë e tij të varrimit, pesë ose gjashtë prej tyre "të kohëve të fundit" dhe në pritje të kremimit.

Megjithatë, prokurori hodhi poshtë vështirësitë financiare si një shpjegim për atë që kishte ndodhur.

Më shumë se 3 milionë funte (3.5 milionë euro) u paguan në biznes midis marsit 2017 dhe prillit 2024, ndërsa çdo kremim kushtoi rreth 500 funte (580 euro), tha prokurori Richard Paxton.

"Bush zgjodhi të mos merrej me ato trupa që i ishin besuar, por të vepronte siç zgjodhi dhe të shpenzonte paratë për veten dhe të tjerët", tha ai, duke shtuar se Bush ishte përfshirë në "shpenzime personale të tepërta".

Rasti ka ripërtërirë gjithashtu shqyrtimin e rregullimit të industrisë së funeraleve. Në Angli dhe Uells, drejtorët e funeraleve mund të operojnë pa licencë, ndërsa kushdo është i lirë të krijojë një biznes funerali.

Skocia prezantoi një Kod Praktik të Drejtorëve të Shërbimeve Funerale në mars të vitit 2025.

Bush, i cili drejtonte Legacy Independent Funeral Directors në Hull, gëzonte besimin e familjeve të të pikëlluarve, por i keqtrajtonte ata në një "shkallë pothuajse industriale", tha Paxton.

Policia nisi një hetim në mars të vitit 2024 pasi mori një informacion në lidhje me shqetësimet për "të ndjerin" në shtëpinë e funeralit.

Më shumë se 100 viktima pritet të japin deklarata gjatë seancës së dënimit.

Bush ka pranuar dhjetëra akuza, duke përfshirë parandalimin e varrimit të ligjshëm dhe të denjë, vjedhjen dhe mashtrimin.

Katër nga akuzat për mashtrim lidhen me paraqitjen e rreme të hirit grave si mbetjet e fëmijëve të tyre të palindur. /Telegrafi/

  •  

FIFA zgjodhi golin më të mirë të Kupës së Botës, mjeshtëria që kënaqi botën e futbollit



FIFA ka shpallur zyrtarisht golin e reprezentuesit të Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral, si golin më të bukur të Kupës së Botës 2026.

Me këtë vlerësim, mbrojtësi i majtë bëhet futbollisti i parë nga një përfaqësuese afrikane që fiton këtë çmim prestigjioz në historinë e Kampionateve Botërore.

Cabral e fitoi çmimin falë një supergoli të realizuar në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales ndaj Argjentinës. Në vazhdime, ai kaloi me mjeshtëri Alexis Mac Allisterin me një driblim të shkëlqyer, përpara se të lëshonte një goditje të saktë nga skaji i zonës, duke mposhtur portierin Emiliano Martínez.

The goal that stole your hearts all the way to the top. 💙⚽️
Sidny Lopes Cabral is your Hyundai Goal of the Tournament winner at the FIFA World Cup 2026! 🌟#FIFAWorldCup #Hyundai #HGOTT #HyundaiGOTT2026 @Hyundai_Global pic.twitter.com/jeZ7kqI1CG
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 27, 2026


Megjithëse Kepi i Gjelbër u eliminua në fund pas një autogoli të pafat në minutat e fundit të kohës shtesë, paraqitja e tij historike deri në mesin e 16 skuadrave më të mira të botës, në debutimin e parë në Kupën e Botës, do të mbetet një nga surprizat më të mëdha të turneut.

Tashmë, goli spektakolar i Sidny Lopes Cabral ka marrë edhe vlerësimin më të lartë individual nga FIFA, duke hyrë përgjithmonë në historinë e Kampionateve Botërore si goli më i bukur i edicionit 2026. /Telegrafi/

  •  

Rama ndërpret marrëveshjen me BIRN për hapësirën në “Grand Hotel”, Xharra e akuzon për hakmarrje



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Komuna ka ndërprerë marrëveshjen me BIRN-in për shfrytëzimin e hapësirës publike në “Grand Hotel”, duke e lidhur këtë vendim me mungesën e, siç ka thënë ai, “sqarimeve për çështjen thelbësore rreth faqes Lule Gjeli”.

Vendimi i Ramës ka nxitur reagimin e drejtoreshës së BIRN Kosovës, Jeta Xharra, e cila ka akuzuar kryetarin e Prishtinës se po hakmerret ndaj Kallxo.com për shkak të raportimeve kritike ndaj punës së tij.

Xharra ka deklaruar se Kallxo.com ka raportuar vazhdimisht për përmbajtjet e rreme të publikuara nga faqja “Lule Gjeli”, duke thënë se mediumi i saj ka qenë ndër të parët që ka denoncuar këtë profil pasi ai nisi publikimin e lajmeve të pavërteta.

“Përparim Rama ka vendosur me na u hakmarr për shkak se kemi publikuar 13 Krypometra, pra 13 artikuj, që tregojnë se faqja Lule Gjeli rren”, ka shkruar Xharra.

Sipas saj, reagimi i Ramës ka ardhur pas një diskutimi që ajo e ka pasur me të lidhur me kritikat ndaj një raportimi të Kallxo.com për përmbytjen nga reshjet në rrugën “Agim Ramadani”.

Xharra ka thënë se në njoftimin zyrtar të pranuar nga Drejtoria e Pronës së Komunës së Prishtinës nuk përmendet çështja e “Lule Gjelit” dhe as kritikat ndaj raportimit të Kallxo.com, por vetëm argumentohet se projekti nuk është përfunduar sipas dinamikës së paraparë.

Ajo ka kundërshtuar që ndërprerja e marrëveshjes të ndikojë në funksionimin e muzeut “Reporting House”, duke e cilësuar atë si një projekt me rëndësi për qytetarët e Kosovës.

“Prishtinës i duhet muzeu Reporting House, të cilin e kanë vizituar mbi 23 mijë vizitorë, ndërsa gjysma e tyre janë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga gjithë Kosova”, ka shkruar Xharra.

Sipas saj, ky muze ka plotësuar një boshllëk në prezantimin e historisë së rezistencës paqësore dhe të armatosur të Kosovës, përmes materialeve arkivore, fotografive, xhirimeve dhe punimeve artistike.

Duke folur për çështjen e “Lule Gjelit”, Xharra ka thënë se Kallxo.com nuk e ka mohuar asnjëherë se në vitin 2020 ka publikuar një autor me pseudonimin “Lule Gjeli”, por ka sqaruar se publikimi me pseudonim ishte bërë për shkak të kërkesës së autorit, i cili kishte pretenduar se mund të humbiste vendin e punës.

“Por, në momentin që ky profil nisi me publikimin e rrenave, ne jemi të parët që e kemi denoncuar dhe si pasojë e këtyre denoncimeve jemi sulmuar në vazhdimësi me lajme të rreme nga ky profil”, ka deklaruar ajo.

Xharra ka vlerësuar se një artikull i publikuar në vitin 2020 nuk mund të jetë arsye për ndërprerjen e mbështetjes ndaj një projekti kulturor në vitin 2026.

Ndërkohë, kryetari Përparim Rama nuk ka dhënë detaje të tjera për vendimin, përveç arsyetimit të tij se BIRN dhe Kallxo.com nuk kanë ofruar sqarime për çështjen që lidhet me “Lule Gjelin”.

  •  

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit, ministri Hoxha takon homologun kroat: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin



Deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe të ministres së tij, Snezhana Paunoviq, për spastrimin etnik të Kosovës, u dënuan ashpër nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në një konferencë nga Tirana me homologun e Kroacisë, shefi i diplomacisë shqiptare u ndal te kjo çështje.

“Theksuam rëndësinë e veçantë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky proces nuk mund të ndërtohet mbi revizionizmin historik, mohimin e fakteve, lartësimin e kriminelëve të luftës apo përmes retorikave nacionaliste, përçarëse dhe deklaratave të papranueshme që relativizojnë, justifikojnë ose u japin jehonë krimeve të luftës dhe politikave të dënuara si nga drejtësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga ndërgjegjja njerëzore”, tha Hoxha.

Ministri Ferit Hoxha iu përgjigj drejtpërdrejt deklaratave të Vuçiqit për marrëveshjen ushtarake mes Tiranës, Zagrebit dhe Prishtinës.

“Çdo angazhim i yni, koordinim dypalësh, tripalësh apo më shumë nuk duhet të shqetësojë askënd e as të përdoret nga askush, në rajon apo jashtë tij, për të justifikuar militarizimin e vendit e shoqërisë e aq më pak për t’i fryrë zjarreve të rrezikshme të luftërave dhe për të rikthyer thirrjet arkaike për fitore e përkatësi territoriale. Asnjë përpjekje për të ringjallur ndasitë e së kaluarës, për të ushqyer tensione apo për të penguar proceset e pajtimit dhe bashkëpunimit nuk do të mund ta tërheqë zvarrë rajonin dhe as të cenojë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, tha Hoxha.

Marrëveshja trepalëshe e sulmuar shumë nga Serbia u komentua dhe nga ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq-Radman, i cili foli për thellim të bashkëpunimit rajonal, por edhe mes dy vendeve mike./Top Channel

  •  

Sam Asghari e pranon: Njerëzit do të më njohin gjithmonë si ish-bashkëshortin e Britney Spears



Aktori dhe modeli, Sam Asghari, ka pranuar se beson se publiku do ta identifikojë gjithmonë si ish-bashkëshortin e Britney Spears, pavarësisht suksesit që po ndërton në Hollywood.

Në një intervistë për Page Six, Asghari tha se nuk mendon se do të vijë ndonjëherë një moment kur njerëzit të ndalojnë së pyeturi për këngëtaren, me të cilën ishte në lidhje për gjashtë vjet dhe i martuar për gati dy, deri në vitin 2024.

Megjithatë, ai theksoi se aktualisht është i përqendruar te projektet e tij profesionale dhe nuk ndjek lajmet e botës së showbizit.

Britney dhe Sam

Duke komentuar situatën e Britney Spears, ai u shpreh se fokusi i tij kryesor është situata në Iran, vendi i tij i lindjes, dhe puna që po zhvillon si aktor.

Asghari theksoi se nuk ka asnjë pendesë për të kaluarën me Spears, duke shtuar se ajo periudhë, pavarësisht sfidave, ndikoi në jetën e tij.

“E kaluara është e kaluar. Nuk do të ankohem kurrë për diçka që ma ka ndryshuar jetën, qoftë për mirë apo për keq”, u shpreh ai.

Pas divorcit të finalizuar në fund të vitit 2024, Asghari ka nisur një kapitull të ri në jetën personale.

Sam dhe Britney

Ai është në një lidhje me agjenten e pasurive të paluajtshme Brooke Irvine, me të cilën jeton në Los Angeles dhe thotë se është shumë i lumtur.

Në aspektin profesional, Asghari po ndërton karrierën e tij si aktor.

Ai luan rolin e Victorit në filmin e ri “The Gentleman Thief”, ku ndan skenën me John Travolta. /Telegrafi/

  •  

Agjenti i Shërbimit Sekret amerikan akuzohet për krime në rrahje



Një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe dy burra të tjerë janë arrestuar dhe akuzuar për krime të dhunshme në zonën e Miamit, ku autoritetet thonë se ata kryen rrahje brutale si pjesë e një rituali ngacmimi të vëllazërisë në prill që la dy persona të shtruar në spital me lëndime të rënda.

Një nga burrat e akuzuar, 29-vjeçari Marquez Christopher Pinder, punon në zyrën e Shërbimit Sekret në Miami dhe përshkruhet në një urdhër arresti si "dekan i premtimeve" për një degë të vëllazërisë Kappa Alpha Psi në Miami, transmeton Telegrafi.

Shërbimi Sekret tha se po bashkëpunon me hetuesit dhe e ka lënë Pinderin në pushim administrativ. Ai u lirua nga burgu pasi pagoi një garanci prej 75,000 dollarësh të hënën dhe përballet me akuzën para një gjyqtari më 24 shtator.

Të tre burrat u akuzuan javën e kaluar pasi policia zbuloi prova për "incidente të dyshuara ngacmimi që përfshijnë rrahje të zgjatura dhe të përsëritura me shkopinj dhe rrema", tha zyra e prokurorit të shtetit të Qarkut Miami-Dade në një njoftim për shtyp.

Policia tha në dokumentet e gjykatës se një student i diplomuar i Universitetit të Miamit dhe një i ri tjetër kishin lëndime që mund të kishin qenë fatale nëse nuk do të ishin trajtuar. Njëri kishte nevojë për transplante lëkure në të pasmet e tij dhe pësoi dëmtime në veshka, thanë dokumentet, ndërsa tjetri kishte një tub të vendosur në trake për ta ndihmuar të merrte frymë.

Akuzat kundër tre burrave përfshijnë akuza për ngacmim seksual me një armë vdekjeprurëse, rrahje të rënduar me dëmtime të rënda trupore dhe tentativë vrasjeje.

"Në Florida, ngacmimi seksual është abuzim dhe është një krim. Viktimat e saj shpesh shtrihen në varret e tyre dhe në shtretërit e spitalit", tha Katherine Fernandez Rundle, prokurore e shtetit për Qarkun Miami-Dade, në një deklaratë të dielën.

Një avokat i Pinder, Justin Beckham, nuk iu përgjigj menjëherë mesazheve telefonike dhe email-eve që kërkonin koment të hënën. Të dhënat e gjykatës dhe të burgut nuk listuan avokatët për dy burrat e tjerë.

Pinder ka punuar si agjent i Shërbimit Sekret që nga viti 2023, konfirmoi të hënën zëdhënësi i agjencisë Matt Fagiana.

“Çdo sjellje e keqe do të adresohet shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme pas përfundimit të procesit hetimor dhe gjyqësor”, tha në një deklaratë Michael Townsend, agjenti special përgjegjës për zyrën në terren të Shërbimit Sekret në Miami.

Një zëdhënës i Kappa Alpha Psi nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi telefonik të lënë në selinë e vëllazërisë në Filadelfia.

Sipas urdhrit të arrestit të Pinder, studenti i diplomuar i tha policisë se ai dhe një i ri tjetër ishin rrahur në të pasme nga Pinder dhe të pandehurit e tjerë gjatë katër netëve në fillim të prillit në një apartament dhe një shtëpi jashtë kampusit.

Rrëmuja filloi kur viktimat nuk arritën t'u përgjigjeshin saktë pyetjeve në lidhje me vëllazërinë dhe historinë e saj, tha një hetues policie në një urdhër arresti të paraqitur në gjykatë. /Telegrafi/

  •  

Revolucion në futbollin anglez: Rregulli i ri i jep fund simulimit të lëndimeve të portierëve



Futbolli anglez po përgatitet të prezantojë rregulla të reja që synojnë të eliminojnë të ashtuquajturat “pauza taktike” dhe abuzimin me ndërhyrjet mjekësore nga portierët gjatë ndeshjeve.

Sipas udhëzimeve të reja, nëse gjyqtari lejon hyrjen e stafit mjekësor në fushë për të trajtuar portierin, trajneri i skuadrës do të ketë vetëm 10 sekonda kohë për të caktuar një lojtar nga fusha që duhet të largohet përkohësisht.

Lojtari i përzgjedhur do të qëndrojë jashtë fushës për një minutë, duke bërë që skuadra e tij të luajë me një futbollist më pak gjatë kohës që portieri merr ndihmën mjekësore.

🚨 𝗡𝗘𝗪: The goalkeeper injury “tactical timeout” rule is coming to English football.

If the referee allows medical staff onto the pitch to treat a goalkeeper, their coach will have 10 seconds to nominate an outfield player who must leave the pitch for one minute.

If no… pic.twitter.com/ecnh5S7dkz
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) July 27, 2026

Rregullorja e re parashikon gjithashtu ndëshkim për skuadrat që nuk bashkëpunojnë. Nëse trajneri nuk arrin të caktojë një lojtar brenda afatit prej 10 sekondash, atëherë kapiteni i ekipit do të largohet automatikisht për një minutë nga fusha.

Kjo masë vjen si reagim ndaj një praktike që është bërë gjithnjë e më e zakonshme në futbollin modern, ku disa portierë shtrihen në fushë pa pasur domosdoshmërisht një dëmtim serioz, veçanërisht në momentet kur kundërshtari është duke kërkuar të përshpejtojë lojën.

Në këto raste, pushimet mjekësore shpesh janë përdorur nga skuadrat si një mundësi për të fituar kohë, për t’u dhënë trajnerëve mundësi të komunikojnë me lojtarët dhe për të prishur ritmin e kundërshtarit.

Me këtë ndryshim, autoritetet e futbollit anglez synojnë të ruajnë vazhdimësinë e lojës dhe të reduktojnë simulimet apo përdorimin taktik të ndërprerjeve mjekësore. /Telegrafi/

  •  
❌