Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Main stream

“Ka ardhur dita ‘O Sot, O Kurrë'”/ Meta: Drejtësia dhe integrimi kanë armikun më të betuar Narko-recidivistin Rama

By: Fax Web
9 February 2026 at 20:37

Kur turpi nuk ka më turp nga turpi çdo gjë mund të dëgjosh“.

Kështu e nis postimin e tij të fundit Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Referuar ngjarjeve të fundit të aktualitetit në vend, Meta nuk kursen kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ky nuk është recidivist vetëm për kapjen e drejtësisë, por edhe për bllokimin e integrimit europian. E harruat si e injoroi apelin e Bundestagut në maj 2019 për të mos bërë zgjedhje njëpartiake në mënyrë që të mos hapeshin negociatat në tetor 2019?”, shkruan Meta.

Sipas tij, ka ardhur koha për të ndaluar këtë njeri.

Tani ka ardhur dita “O Sot, O Kurrë!” për ta vendosur recidivistin përballë llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë dhe bllokimit te integrimit europian”.

Postimi i plotë:

𝐑𝐞𝐜𝐢𝐝𝐢𝐯𝐢𝐬𝐭𝐢 𝐯𝐞𝐭ë𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭 𝐢 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ësisë

Kur turpi nuk ka më turp nga turpi çdo gjë mund të dëgjosh. Sot rrëmbyesi i Reformës në Drejtësi, që nga zgjedhja antikushtetuese e Prokurorit të Përgjithshëm, Arta Marku në datë 18 dhjetor 2017 (me 69 vota nga 84 vota që sanksiononte Kushtetua e miratuar me 140 vota), që nga minimet që i bënte Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke e lënë Shqipërinë tre vite pa Gjykatë Kushtetuese, që nga shpikja e betimeve te Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që e mori përgjigjen në mitingun historik të 2 Marsit, që nga kapja e vettingut që e kontrolloi bashkë me Agaçin duke përjashtuar prokurorët e “Dosjes 184” të Dibrës, sot vendosi të kapë prapë drejtësinë.

Por tani, përmes ndryshimit të ligjeve në mënyrë të njëanshme, pas dështimit të kontrollit punëtor-fshatar (parlamentar) të SPAK-ut.

Po ky nuk është recidivist vetëm për kapjen e drejtësisë, por edhe për bllokimin e integrimit europian.

E harruat si e injoroi apelin e Bundestagut në maj 2019 për të mos bërë zgjedhje njëpartiake në mënyrë që të mos hapeshin negociatat në tetor 2019?

Prapë të njëjtën gjë po bën. Atëherë i mashtronte shqiptarët edhe me McGonigalët dhe Mogerinët e tij, por edhe me larvat pseudo-opozitare.

Tani ka ardhur dita “O Sot, O Kurrë!” për ta vendosur recidivistin përballë llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë dhe bllokimit te integrimit europian prej tij, që e nisi që me kushtin e Kryetarit të Qarkut të Fierit, që në vitin 2012.

Drejtësia dhe integrimi kanë armikun më të betuar Narko-recidivistin, që ka tmerr nga drejtësia dhe nga vota e popullit.
Çdo gjë që nuk e ble dot, e llahtaris recidivistin, ndaj popullin dhe zemërimin popullor ai e ka frikë pa fund.

VIDEO/ Motori me 113 km/orë përplaset fuqishëm me makinën

By: Fax Web
9 February 2026 at 20:30

Një aksident i rëndë rrugor, ku u përfshinë një motoçikletë dhe një kamionçinë, ka ndodhur në një autostradë në qytetin Bursa të Turqisë, duke u kthyer në një ngjarje tronditëse që u filmua nga kamera e vendosur në kaskën e motoçiklistit.

Pamjet tregojnë se motoçikleta po lëvizte me një shpejtësi prej rreth 113 km/orë, ndërsa drejtuesi nuk ndërmerr asnjë veprim për të ngadalësuar.

Për pasojë, ai përplaset me forcë me një automjet që ishte ndalur për shkak të trafikut.

Sipas mediave turke, pavarësisht dhunës së përplasjes dhe pamjeve dramatike, motoçiklisti ka shpëtuar për mrekulli, duke pësuar vetëm fraktura në krahë. Ai është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale për shkak të ashpërsisë së përplasjes dhe faktit se drejtuesi i motoçikletës i mbijetoi ngjarjes.

Donti ti zhvaste pronat ish-bashkëshortes/ Ish-ministri rus pas “kontratave për zjarrvënie” në Greqi

By: Fax Web
9 February 2026 at 20:22

Një ish-zyrtar i lartë shtetëror rus, i cili madje ka shërbyer si Ministër dhe Kryetar Bashkie i një zone urbane pranë Moskës, duket se është nxitësi i zjarrvënieve të ndodhura më 19 janar në një që punishte zdrukthëtarie dhe zyrë “real estate” në Hania.

Zbërthimi i rrjetit, i cili me sa duket ka marrë urdhra nga Rusia, ishte shkaku i operacionit të madh policor në Hania dhe Selanik, për të identifikuar autorët, të cilët u përpoqën të digjnin dy biznese.

Rasti zbuloi sfondin e një plani të organizuar kriminal, me përmasa ndërkombëtare dhe tentakula që arrinin deri në Rusi, ku ish-agjenti shtetëror i kishte caktuar një “kontratë zjarrvënieje” një grupi grekësh, të cilët në fund dogjën punishten në Hania.

Pikërisht pranë biznesit që u dogj në janar 2026, ndodhej Zyra e Pasurive të Paluajtshme e ish-gruas së rusit, e cila gjithashtu rrezikonte të bëhej një rrezik zjarri.

“Kontrata e zjarrvënies” dhe plani i pasurive të paluajtshme

Plani pas “kontratës së zjarrvënies” përfshinte shantazhe dhe një përpjekje për të zhvatur pasurinë e paluajtshme të ish-gruas së politikanit rus, e cila sipas informacioneve ka jetuar në Hania vitet e fundit dhe ka blerë disa prona.

Kur Departamenti i Zjarrfikësve dhe Policia filluan hetimin e zjarrit në biznesin e mobiljeve, misteri i çështjes filloi të zbulohej. Pas disa ditësh hetimesh, policia u përball me të dyshuar me të kaluar të rëndë kriminale.

Siç raportohet nga patris.gr, rusi i kishte vënë syrin pasurive të mëdha të patundshme që ish-partnerja kishte në zonë. Ai gjeti tre të rinj me një të kaluar jo të pastër dhe i urdhëroi ata t’i vinin flakën biznesit të mobiljeve që ndodhej pranë pronës së ish-partneres.

21-vjeçari, 24-vjeçari dhe 25-vjeçari, duke ndjekur udhëzimet e rusit, i vunë zjarrin dhe shkaktuan dëme të mëdha biznesit të një burri të pafajshëm, i cili zotëronte punishten e zdrukthëtarisë ngjitur.

Pas zjarrit, dyshohet se rusi kontaktoi ish-partneren e tij dhe e shantazhoi atë, duke i thënë se nëse ajo nuk do t’i shlyente pasuritë e saj të paluajtshme, atëherë ai do t’u vinte flakën edhe ndërtesave të saj.

Arrestimet në Hania dhe Selanik

Policia, pasi e kishte zbardhi çështjen, organizoi një operacion të madh policor në Kretë dhe Selanik, pasi informacioneve se dy nga tre autorët e rinj të krimit ishin larguar në Athinë.

Qëllimi i veprimit, sipas Policisë, nuk ishte thjesht të shkaktonte dëme materiale por të ushtronte presion brutal në mënyrë që gruaja të detyrohej të transferonte një pjesë të madhe të pasurisë së saj të paluajtshme, përcjell Faxweb.al.

Zjarrvënia, e cila shkaktoi trazira në komunitetin vendas, tani dyshohet të jetë një hallkë e një zinxhiri veprimesh të organizuara me motive të qarta financiare.

Autoritetet po i kushtojnë rëndësi të veçantë natyrës ndërkombëtare të çështjes , pasi po shqyrtohen lidhjet e mundshme me rrjete më të gjera kriminale jashtë Greqisë.

Njoftimi zyrtar i Policisë për rastin:

“Hetimi i plotë dhe hetimi paraprak nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Hanias rezultoi në hetimin e një rasti zjarrvënieje të qëllimshme në një biznes në Hania. Konkretisht, gjatë orëve të natës së datës 19.01.2026, një zjarr shpërtheu në një biznes në pronësi të një banori në një zonë të Bashkisë së Apokoronas, duke rezultuar në dëme materiale.

Sipas informacioneve, doli në pah se zjarri kishte shpërthyer për shkak të zjarrvënies së qëllimshme, për të cilën u identifikuan tre grekë (21, 24 dhe 25 vjeç), të cilët vepruan me urdhër të një të huaji. Më 07.02.2026 oficerët e policisë së Shërbimit të mësipërm kryen kërkime të njëkohshme ligjore në zonat e Hanias dhe Selanikut, ku u gjetën dhe u arrestuan grekët e lartpërmendur të akuzuar.

Përveç kësaj, kundër të huajit të mësipërm u ngrit një çështje penale për tentativë zhvatjeje ndaj një të huaji, me qëllim transferimin e një sasie të madhe pasurie të paluajtshme tek ai”.

Kush është ish-ministri rus i përfshirë?

Sipas informacioneve, personi i përfshirë është Rafgat Altynbaev, i lindur në Naberezhnye Chelny.

Ai është diplomuar në Institutin e Teknologjisë Kimike Kirov Kazan në vitin 1971.

Nga viti 1971 deri në vitin 1975, Altynbaev punoi si inxhinier i lartë në departamentin e mekanizimit të ndërtimit të shoqatës së prodhimit Kamgesenergostroy. Më pas ai mbajti pozicionin e sekretarit të komitetit të departamentit të ndërtimit të qytetit të shoqatës së prodhimit Kamgesenergostroy.

Nga viti 1975 deri në vitin 1990, Altynbayev mbajti poste partiake dhe administrative.

Nga një instruktor në departamentin organizativ të Komitetit të Qytetit Naberezhnye Chelny të PKBS-së, ai u ngrit në pozicionin e Sekretarit të Dytë të Komitetit të Qytetit Brezhnev.

Nga viti 1990 deri në vitin 1999, Altynbayev shërbeu si Kryetar i Këshillit të Qytetit të Deputetëve të Popullit dhe Drejtor i Administratës së Naberezhnye Chelny. Nën udhëheqjen e tij, qyteti fitoi vazhdimisht konkursin “Qyteti më i Ruajtur në Rusi”. Vetë Altynbayev u njoh si një nga dhjetë kryetarët më të mirë të bashkive në Rusi.

Në vitin 1999, Altynbaev u emërua Zëvendës Ministër i Bujqësisë i Federatës Ruse.

Altynbayev ka qenë anëtar i Këshillit të Federatës që nga viti 2001. Përgjegjësitë e tij përfshijnë kryesimin e Komitetit për Qeverisjen Vendore, pjesëmarrjen në reformën e Qeverisjes Vendore dhe hartimin e ndryshimeve në Buxhet.

Nga viti 2005 deri në vitin 2012, Altynbayev përfaqësoi Rajonin Ryazan në Këshillin e Federatës.

Altynbayev ka një doktoraturë në Sociologji dhe është vlerësuar me Urdhrin e Miqësisë dhe Medaljen e Trimërisë në Punë.

Kërkohen nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK/ Reagon Rama: Më duhet kohë të gëlltis…

By: Fax Web
9 February 2026 at 20:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Hagës për dënimin me nga 45 vite burg për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi për krime kundër njerëzimit.

Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!

Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m** që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike“, shkruan Rama.

LEXO EDHE“Ashpërsi e njëanshme”/ Prokuroria kërkon 180 vjet burg për ish-krerët e UÇK, Spiropali: Po e ndjekim me shqetësim të thellë

Në Hagë po vijon procesi i radhës kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, të cilët janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjatë seancës së sotme, Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e ka nisur fjalën e saj duke thënë se Gjykata Speciale është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”.

“Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe familjarët e tyre nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dalë në pah, prandaj pavarësisht kësaj kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time dhe të japin dëshmi para kësaj gjykate”.

Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Prokurorja West ka thënë se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”.

Qytetet më të preferuara për pensionistët e huaj

By: Fax Web
9 February 2026 at 19:58

Vlora dhe Saranda janë qytetet më të kërkuara nga pensionistët amerikanë, italianë dhe zviceranë për të jetuar në Shqipëri.

Lisa Spence jeton në Vlorë, ndërsa agjentët e pasurive të paluajtshme raportojnë një rritje të kërkesës për qira afatgjata nga amerikanët.

Për shumicën, periudha fillestare e qëndrimit varion nga 1 deri në 2 muaj, për të provuar mundësinë e jetës në Shqipëri, dhe më pas zgjedhin periudha më të gjata 1-2-vjeçare. Agjentët imobiliarë pohojnë se pensionistët amerikanë zgjidhnin prona me qira nga 350 deri në 400 USD në muaj, por në disa raste parapëlqehen edhe prona me qira mbi këto vlera.

Eron Çumani, nga “Saranda Property”, thotë se këtë vit është rritur numri i shtetasve amerikanë që po parapëlqejnë të qëndrojnë me qira në qytetin e Sarandës.

Çumani pohoi se arsyet për ardhjen e tyre janë të shumta, që nga qëndrimi proamerikan i popullit shqiptar, kostoja më e ulët e jetesës dhe qiratë e ulëta të apartamenteve krahasuar me çmimet në SHBA.

Sivjet ka pasur një ‘dallgë’ të ardhjes së shtetasve amerikanë që po kërkojnë qëndrim afatgjatë në Sarandë, përfshirë pensionistë, por edhe shtetas të moshave të ndryshme.

Së pari, shumë prej tyre po testojnë qëndrimin në Shqipëri, duke provuar të jetojnë një apo dy muaj, duke përfituar edhe nga lehtësia për mosaplikim për leje qëndrimi për një vit.

Pas periudhës së testimit vihet re që shumë prej tyre më pas kërkojnë për qëndrim më afatgjatë. Shumica e tyre qëndrojnë në apartamente me qira me çmime nga 350 euro deri në 400 euro në muaj. Zakonisht parapëlqehen zonat e periferisë të Sarandës, pasi çmimet e qirave janë të ulëta.

Arsyeja kryesore pse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri është siguria, pasi gjejnë një popull miqësor ndaj shtetasve amerikanë.

Shumë prej tyre shohin si avantazh qëndrimin për një vit pa leje qëndrimi në Shqipëri që mundëson legjislacioni shqiptar për shtetasit amerikanë. Ky avantazh po shfrytëzohet edhe nga shtetasit ukrainas.

Arsye tjetër, por mjaft e rëndësishme, është kostoja e ulët e jetesës dhe çmimet e qirave krahasuar me shtetet amerikane.

Ne kemi parë se si ka ndryshuar mënyra e jetesës për shumë prej të huajve që prej vitesh jetojnë në Sarandë. Fillimisht banojnë në shtëpi me qira, më pas disa prej tyre blejnë apartamente me çmime ekonomike, blejnë makina deri edhe mbajnë kujdestare për shtëpinë”.

Eron Çumani thekson se amerikanët parapëlqejnë qytete bregdetare që ofrojnë qetësi, klimë të mirë dhe infrastrukturë të mjaftueshme për jetesë. Kostoja e ulët e jetesës, klima, deti dhe mikpritja e banorëve lokalë janë faktorë që ndikojnë më shumë në vendimin e tyre për të jetuar në Shqipëri.

Por, përveç shtetasve amerikanë, ai thotë se në Sarandë po vijnë për të jetuar edhe pensionistë nga vende të Europës Perëndimore, si Zvicra apo Gjermania.

Nuk bëhet fjalë vetëm për pensionistë me të ardhura relativisht të ulëta, prej 1.500 apo 2.000 euro në muaj, por edhe për pensionistë të pasur, të cilët shfrytëzojnë mundësinë e tërheqjes së fondeve nga skemat private të pensionit.

Për shembull, një shtetas zviceran ka tërhequr një shumë prej rreth 350 mijë eurosh për të jetuar në Sarandë”, – shprehet Çumani.

Shqipëria po tërheq edhe pensionistët britanikë nga mostatimi i pensioneve dhe qiratë e ulëta

Përveç shtetasve amerikanë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i parapëlqyer edhe për pensionistët britanikë. Një artikull i publikuar më herët nga “MailOnline”, website i tabloidit të njohur britanik “Daily Mail”, thekson se arsyeja kryesore që tërheq pensionistët janë kostoja e ulët e jetesës, qiratë e përballueshme të apartamenteve dhe mungesa e taksimit mbi pensionet.

Ekspertët shpjegojnë se pensionistët britanikë mund të aplikojnë për “opsionin e dedikuar të vizave të daljes në pension të Shqipërisë për qytetarët jo anëtarë të BE”.

William Cooper, drejtor marketingu në kompaninë britanike të sigurimeve shëndetësore shpjegon se hapat përfshijnë marrjen e një vize ‘D’, e cila lejon qëndrim të zgjatur, dhe më pas aplikimin për leje qëndrimi përmes portalit e-Albania, duke paraqitur akomodimin, të ardhurat dhe sigurimin shëndetësor. Për të siguruar vizën, të ardhurat minimale mujore nga pensioni duhet të jenë të paktën 120,000 lekë (apo rreth 1,011 paund ose 1,271 USD).

Sipas ekspertëve të agjencive imobiliare në shkrim theksohet se qytetet më të preferuara për pensionistët britanikë janë Tirana, Vlora dhe Saranda.

Tirana ofron infrastrukturën më të mirë, investime të shumta dhe shërbime shëndetësore dhe arsimore, si dhe një stil jetese aktiv me kafene, bare dhe aktivitete kulturore. Një apartament 1+1 në qendër kushton 400-700 euro në muaj, ndërsa jashtë qendrës 250-500 euro.

Ndërsa çmimet e shitjes së pronave shkojnë nga 1,500 deri në 3,000 euro për metër katror.

Vlora përgjatë Rivierës shqiptare, më e qetë se Tirana, është një qytet me një komunitet në rritje dhe akses të lehtë në plazhet më të bukura.

Çmimet e pronave buzë detit variojnë nga 1,200-2,500 euro për metër katror, ndërsa qiratë janë 20-30% më të ulëta se në kryeqytet. Saranda, qyteti më i ngrohtë nga të tre, mbetet një destinacion i preferuar për pensionistët për bukurinë bregdetare.

Kostoja e jetesës në Shqipëri është rreth 11% më e ulët se në Spanjë, një destinacion tjetër popullor për pensionistët britanikë.

Një vakt në restorant mund të kushtojë 8-15 euro për person, kafeja rreth 1 euro, dhe një çift mund të shpenzojë 250-400 euro në muaj për ushqim, ndërsa energjia, uji dhe interneti rreth 100 euro”, theksohet në shkrim.

Më tej në artikull shkruhet se Shqipëria ka një sistem shëndetësor universal, i financuar nga kontributet e detyrueshme dhe vullnetare, i plotësuar nga buxheti i shtetit. Kujdesi privat shëndetësor ka njohur përmirësim të dukshëm, duke siguruar standarde të larta për banorët dhe pensionistët e huaj.

Ekspertët dhe pensionistët e huaj vlerësojnë se Shqipëria ofron një kombinim unik: kosto të ulët, cilësi të lartë jetese, klimë e këndshme dhe komunitete mikpritëse, duke e bërë atë një opsion tërheqës për jetesën pas daljes në pension. /Monitor

“Nesër, beteja për integrimin e Shqipërisë në BE”/ Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

By: Fax Web
9 February 2026 at 19:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi nga foltorja që zhvillon çdo javë opozita nga Kryeministria se kreu i qeverisë ka sfiduar Europën me vendimin që mori sot Partia Socialiste. Sipas tij, mazhoranca është e gatshme të japë integrimin europian, për të mbrojtur veten.

Sipas tij, kjo është një arsye e fortë që nesër, qytetarët ti bashkohen protestës kombëtare të Opozitës.

“Tani, një bajloz i zi, një organizatë kriminale, do t’u mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë, shtetin ligjor, Kushtetutën, për të mbrojtur paratë e krimit, vilat, apartamentet, kontot bankare brenda dhe jashtë. Shqiptarë, a do pranoni ju këtë? Kurrë”, tha Berisha. 

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Miq, në Bruksel, Edi Ramës do i transmetohej një mesazh: Mos pengo drejtësinë se ne të mbyllim derën.
Ishte i thjeshtë. Sot në mëngjes Edi Rama u përgjigj: më mbyllni derën se lëkurën time nuk e shes kurrë, se Lubinë nuk e dorëzoj, se po të dorëzoj Lubinë, duhet të dorëzoj veten time. Pra, sonte çdo shqiptar ndodhet para këtij kërcënimi të tmerrshëm, madhor.

LEXO EDHE: “Foltore” një ditë para protestës kombëtare, Berisha: Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert e Europës

Edi Rama me vendimin e sotëm u tha shqiptarëve se integrimin e japim, por korrupsionin nuk e dorëzojmë. Por veten tonë, lëkurën tonë nuk e dorëzojmë. Në këtë kuadër, protestat tashmë janë jetike dhe vendimtare për të shpëtuar atë ëndrrën që nuk ishte vetëm e jona, nuk është vetëm e jona, nuk ishte vetëm e studentëve të viteve ’90, por atë ëndërr që ishte e formësuar nga Rilindja jonë, të cilët për Shqipërinë parajsë, konsideronin ta shihnin zonjë mdis kombeve të tjera evropiane.

Kjo ëndërr e Rilindjes u bë ëndërr e rinisë shqiptare në vitet ’90, u bë motiv kryesor i asaj në luftën kundër diktaturës komuniste. Në ndjekje të saj, PD, lokomotivë e proceseve të integrimit, ia doli të firmosë MSA-në. Ia doli të liberalizojë vizat. Ia doli të marrë rekomandimin për statusin e kandidatit. Pra, ne ishim lokomotiva e integrimit në BE. Programi ynë ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE. Pas çlirimit të Kosovës, interesi ynë kombëtar, ylli ynë polar është integrimi i Shqipërisë në BE.

Tani, një bajloz i zi, një organizatë kriminale, do t’u mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë, shtetin ligjor, Kushtetutën, për të mbrojtur paratë e krimit, vilat, apartamentet, kontot bankare brenda dhe jashtë. Shqiptarë, a do pranoni ju këtë? Kurrë. Ndaj dhe nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE, për dyert e hapura të Shqipërisë. Nesër, mesazhi ynë është një dhe vetëm një, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve, se fatin e Enver Hoxhës do kesh edhe ti për së gjalli”.

Kujtojmë se nesër, ora 17:00, opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare. Ndërkohë sot, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri me dije se  pezullimi nuk është një parashikim kushtetues, ndaj socialistët do të bëjnë ndryshime ligjore, duke nënkuptuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

LEXO EDHE: Protesta e Opozitës, Policia: Ja rrugët që bllokohen nesër në Tiranë

Gazetarja publikon VIDEON/ Polici nxjerr armën e shërbimit gjatë sherrit

By: Fax Web
9 February 2026 at 19:25

Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar një ngjarje të pazakontë, ku sipas saj një efektiv policie është përfshirë në një sherr, jashtë orarit të punës.

Në pamjet e publikuara, polici shfaqet me pistoletë në dorë duke kërcënuar.

“Jam polic unë ore budallenj, e nxjerr koburen kur të dua!”, shkruan gazetarja krahas videos, pa specifikuar se për cilin qytet dhe zonë bëhet fjalë.

Lala shton me ironi dhe kritikë ndaj autoriteteve: “Ilir Proda ku je? Apo ke halle të tjera?  Edhe zaptuesit e hapësirave publike duhen ndëshkuar, se janë kthyer në gjobevënës”.

Bitcoin sërish në “pikatë”/ Frikë e madhe mes investitorëve të kriptomonedhave

By: Fax Web
9 February 2026 at 19:22

Rënia e ndjeshme e Bitcoin ka ngjallur frikë tek investitorët e kriptomonedhave.

Që nga fillimi i vitit, çmimi i Bitcoin-it ka rënë me 28% dhe shqetësimi se mund të bjerë nën nivelin 63.295 dollarë, po trondit tregjet globale ku është shtuar ndjeshëm presioni i shitjeve është përhapur ndjeshëm.

Duket se pasiguria politike lidhur me politikën monetare të Shteteve të Bashkuara ka kontribuar në nervozizmin e investitorëve dhe në rritjen e luhatjeve në tregje.

Ekspertët thonë po ashtu se dobësimi i  aksioneve të teknologjisë dhe paqëndrueshmëria në tregjet e floririt dhe metaleve të tjera po ndikojnë negativisht edhe kriptomonedhat.

Ata paralajmërojnë se paqëndrueshmëria pritet të zgjasë edhe në periudhën në vijim.

Kjo pikiatë e çmimit në nivelin më të ulët të 16 muajve të fundit, vjen pavarësisht mbështetjes personale dhe publike të presidentit amerikan Donald Trump për kriptomonedhat si dhe faktit që jo më larg se tetorin e 2025-sës,  Bitcoin kishte mbërritur një rekord historik prej 122.200 dollarësh.

Ata që kanë investuar më shumë seç duhet, kanë marrë hua të tepërta ose kanë supozuar se çmimet vetëm rriten, tani po përballen me realitetin e paqëndrueshmërisë së tregut dhe rrezikut,” tha për Reuters ekonomisti Joshua Chu.

Investitorët ishin inkurajuar nga angazhimi i Trump-it në sektor dhe mbështetja e tij e hapur për kriptomonedhat, si edhe nga premtimet për lehtësimin e legjislacionit. Bitcoin është kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, një formë parash digjitale që nuk kontrollohet nga një institucion financiar qendror.

Një nga veprimet e para të Trump-it pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025 ishte një urdhër ekzekutiv për ta bërë SHBA-në “kryeqytetin botëror të kriptomonedhave”.

I kryesuar nga McAllister/ Një delegacion i Parlamentit Europian me mision në Shqipëri më 17 shkurt

By: Fax Web
9 February 2026 at 19:19

Në Qershor 2025 Kryetari i PD Sali Berisha, deklaroi nga Brukseli se kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, kishte paralajmëruar dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri nga ky komision, duke e cilësuar këtë si “një mbështetje të madhe për përpjekjet e shqiptarëve për demokraci”.

Unë e përshëndes këtë vendim të kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian si një mbështetje e madhe për përpjekjet e shqiptarëve për demokraci… Në qoftë se në harkun kohor të 24 orëve, njoftohen dy misione faktmbledhëse, kjo tregon se Shqipëria tashmë është një emergjencë…”, deklaronte Berisha.

Ndërkohë, sipas asaj që raporton Syri, delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme (AFET) në Parlamentin Europian David McAllister, shoqëruar nga 8 europarlamentar nga të gjitha forcat politike, do të mbërrijë në Shqipëri në datën 17 Shkurt 2026, në një mision 2 ditor.

Gjatë këtij misioni, delegacioni i lartë i Parlamentit Europian pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, me organet e drejtësisë dhe shoqërinë civile.

Në fokus të këtij misioni pritet të jenë zgjedhjet dhe problematikat që vetë Parlamenti Europian konstatoi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimet më të fundit politike, si dhe rruga e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përbërja e delegacionit:

  1. David McALLISTER – Kryetar i AFET (Germany, EPP)
  2. Michael GAHLER – Koordintar i EPP në AFET (Germany, EPP)
  3. Marco TARQUINIO – Anëtar Zëvendësues i AFET, Kryetar i Delegacionit të përbashkët BE-Shqipëri (Itali, S&D)
  4. Marta TEMIDO – Anëtar i AFET (Portugal, S&D)
  5. Tonino PICULA – Anëtar i AFET (Croatia, S&D)
  6. Susanna CECCARDI – Anëtar Zëvendësues i AFET (Itali, PfE)
  7. Şerban Dimitrie STURDZA – Anëtar Zëvendësues i AFET (Romania, ECR)
  8. Marjan ŠAREC – Anëtar Zëvendësues i AFET (Slovenia, Reneë)
  9. Stanislav STOYANOV – Koordinator i ESN në AFET (Bulgaria, ESN)

“Foltore” një ditë para protestës kombëtare, Berisha: Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert e Europës

By: Fax Web
9 February 2026 at 18:54

Një ditë para protestës kombëtare të 10 Shkurtit, Partia Demokratike dhe aleatët e saj u ndalën sërish para kryeministrisë për të vijuar me “Foltoren” e rradhës.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se,

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, por edhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qytetare dhe qytetarë guximtarë, njerëz të sakrificës që për të mbrojtur të vërtetat që besoni, protestoni këtu çdo të hënë dhe jo vetëm për veten tuaj,për familjen tuaj, por jeni zëdhënës të mbarë shqiptarëve. Jeni zëdhënës të qytetarëve të lirë dhe në këtë aspekt jeni frymëzim për çdo shqiptar!

Të dashur miq, motivet e protestës sot janë të pafundme. Qeveria ka humbur çdo legjitimitet. Ajo është fryt i farsës elektorale, i shkelmimit mbi vullnetin tuaj, mbi votën tuaj. Ajo është fryt i krimit monstruoz të përmasave evropiane dhe botërore, karteleve më të zeza të drogës që helmojnë çdo ditë me mallin e tyre, me të cilin pasurohet, fëmijët e Europës dhe jo vetëm. Protesta është e ligjshme ndaj një qeverie që nga mëngjesi gjer në darkë vetëm vjedh qytetarët e saj. Një qeveri që nuk ka asnjë legjitimitet dhe duhet shporrur një ditë e më parë.

Protesta është e ligjshme, është jetike kundër një qeverie, e cila në 13 vite varfëroi çdo vit e më shumë shqiptarët.
Në 13 vite, ajo bëri që ata sot të jenë qytetarët më rrogëulët dhe me pensionet më të ulëta në rajon. Ajo bëri me vjedhjet që bëri, që gjysma e tyre të jenë në varfëri ose rrezik varfërie. Gjysma e tyre të mos ushqejnë dot si duhet fëmijët e tyre. Protesta është e ligjshme e cila në një farë mënyrë po shkreton këtë komb sa asgjë tjetër në historinë e tij nga vitet 1300 gjer sot. Po i largon shqiptarët nga Shqipëria.

Por sonte ne jemi këtu për të bërë thirrje për protestë çdo shqiptari, edhe për zhvillimin dramatik që Edi Rama në mbrojtje të vjedhjeve të tij, ka vendosur t’i presë Shqipërisë rrugën e Europës. Ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert e Europës.

Miq, dy ditë më parë ai u ftua të shkonte në Bruksel për t’i komunikuar këto që ne kërkojmë sot, shtetin ligjor, heqjen e imuniteteve, gjykimin e korrupsionit.

VIDEO/ 1.5 ton kokainë e fshehur në pllaka mermeri, 3 të arrestuar në Spanjë

By: Fax Web
9 February 2026 at 18:34

Policia spanjolle, në bashkëpunim me autoritetet braziliane, ka shkatërruar një organizatë kriminale të përfshirë në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës, e cila fshihej brenda pllakave dhe produkteve të mermerit të importuara nga Brazili në Spanjë.

Operacioni i përbashkët mes Policisë Kombëtare të Spanjës, degës së mbikëqyrjes doganore të agjencisë tatimore (SVA) dhe Policisë Federale të Brazilit çoi në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e rreth 1.500 kilogramëve kokainë, raportojnë mediat spanjolle. 

Hetimet nisën në nëntor, pasi autoritetet zbuluan veprimtari të dyshimtë që lidhej me importimin e tavolinave, banakëve dhe lavamanëve prej mermeri nga Brazili.

Pas analizave të detajuara, u konstatua se narkotikët ishin fshehur brenda materialit të mermerit, ndërsa trafikantët kishin përdorur aromatizues ajri dhe parfume për të maskuar erën e drogës gjatë transportit.

Sipas policisë, grupi kriminal testonte paraprakisht rrugët detare të transportit për të verifikuar nëse ato ishin nën mbikëqyrje policore. Më pas, ngarkesat transportoheshin me avion drejt Aeroportit Adolfo Suárez Madrid-Barajas dhe shpërndaheshin me rrugë tokësore në depo të ndryshme industriale në Spanjë.

Ngarkesa u dërgua më pas në një depo industriale në Vilanova i la Geltrú, pranë Barcelonës, ku njësitë speciale spanjolle GEO dhe GOES ndërhynë dhe kryen një bastisje. Gjatë operacionit u sekuestruan 250 kilogramë kokainë të shpërndarë në mbi 200 pako, si dhe një furgon, një kamion, disa telefona celularë dhe para në dorë.

Dy persona u arrestuan në vendngjarje, ndërsa policia bën të ditur se ata tentuan të shkatërronin telefonat e tyre kur u përballën me forcat e rendit. Një anëtar i tretë i grupit u identifikua dhe u arrestua më vonë në kuadër të hetimit.

Të dyshuarit janë paraqitur para gjykatës nën akuzat për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

“Ashpërsi e njëanshme”/ Prokuroria kërkon 180 vjet burg për ish-krerët e UÇK, Spiropali: Po e ndjekim me shqetësim të thellë

By: Fax Web
9 February 2026 at 18:04

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku Prokuroria kërkoi burg ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në deklaratën e saj, Spiropali thekson se kohëzgjatja e paraburgimit, e cila ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, si dhe natyra e akuzave të ngritura, ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin e masave, respektimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor dhe të drejtave themelore të njeriut.

Sipas saj, kjo situatë po ushqen gjithnjë e më shumë perceptimin e një trajtimi të njëanshëm të çështjes, veçanërisht kur krahasohet me mungesën e përgjegjësisë penale për shumë nga krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullsisë civile të Kosovës, të cilat mbeten ende të patrajtuara.

Duke iu referuar rolit historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Spiropali thekson se ajo ishte një lëvizje çlirimtare e mbështetur gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare, në përballje me një regjim që ushtroi dhunë sistematike, spastrim etnik dhe krime të dokumentuara ndaj popullsisë civile.

Reagim i Spiropalit:

“Po ndjekim me shqetësim të thellë zhvillimet e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku Prokuroria paraqiti propozimin e dënimeve ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kohëzgjatja e paraburgimit, që tashmë ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, dhe natyra e akuzave të ngritura ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Kjo situatë ushqen gjithnjë e më shumë perceptimin e një ashpërsie të njëanshme në trajtimin e kësaj çështjeje, sidomos kur krahasohet me mënyrën se si janë trajtuar përgjegjësit e aparatit shtypës të regjimit serb.

Edhe sot, shumë nga krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullsisë civile të Kosovës mbeten të patrajtuara dhe pa përgjegjësi të plotë penale. Kjo pabarazi në ndjekjen e drejtësisë rrezikon të krijojë ndjesinë e standardeve të dyfishta dhe të cenojë besimin e publikut në drejtësinë ndërkombëtare.

Ne besojmë se drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e paanshme, e balancuar dhe e mbështetur në prova të pakontestueshme, pa krijuar perceptimin e trajtimeve selektive ndaj palëve të përfshira në konflikt. Drejtësia që perceptohet si e njëanshme rrezikon të dëmtojë besimin publik dhe të lërë plagë të reja në një rajon që ka nevojë për pajtim të qëndrueshëm.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje çlirimtare që gëzoi mbështetjen e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare në përballje me një regjim që ushtroi dhunë sistematike, spastrim etnik dhe krime të dokumentuara gjerësisht ndaj popullsisë civile. Çdo proces gjyqësor që trajton individë të asaj lufte duhet të ruajë me kujdes dallimin thelbësor midis përgjegjësisë individuale penale dhe karakterit historik të luftës për liri.

Gjykata ka sot një përgjegjësi të veçantë për të garantuar që procesi të mos lejojë që gjuha dhe qasja e Prokurorisë të prekin padrejtësisht luftën çlirimtare, historinë e pavarësisë dhe dinjitetin e atyre që luftuan për liri. Vetëm një vendim i drejtë, i bazuar në prova dhe në standardet më të larta të drejtësisë, mund të largojë hijen e rëndë që këto qëndrime kanë hedhur mbi kujtesën historike të një lufte të drejtë.

Shqipëria riafirmon se drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin, jo për të krijuar narrativa që rishkruajnë historinë ose relativizojnë përgjegjësitë e njohura ndërkombëtarisht për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ne theksojmë rëndësinë që procedurat të përmbyllen brenda një afati të arsyeshëm dhe me respekt të plotë për standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti i rajonit ndërtohen mbi drejtësi të besueshme, që forcon paqen dhe jo perceptime padrejtësie.

Republika e Shqipërisë do të vijojë ta ndjekë me vëmendje këtë proces dhe mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të shtetit të së drejtës, drejtësisë ndërkombëtare dhe dinjitetit të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës”.

Sot nis faza përmbyllëse e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të flasin para togave të zeza, sa i takon akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës 1998-1999.

Prokuroria pretendon se ata kryen ndalime arbitrare, tortura, vrasje dhe përndjekje, përfshirë edhe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Akt-akuza u konfirmua në tetor 2020, gjykimi filloi në prill 2023 dhe deri tani janë paraqitur qindra dëshmi.

Me përfundimin e deklaratave nga të gjitha palët, trupi gjykues do të tërhiqet për vendimin përfundimtar.

VIDEO/ Shkelma dhe grushta, mësuesi sherr me nxënësin

By: Fax Web
9 February 2026 at 18:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ku mësuesi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit.

Siç duket në pamjet e bëra virale, mësuesi gjuan me shuplakë disa herë nxënësit, e më pas ai ia kthen me shkelm, ku dhe nis një përleshje mes tyre.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se ndaj mësuesit është lëshuar urdhër për ndalimin 48 orë.

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm, “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

By: Fax Web
9 February 2026 at 17:51

Nga Anri Bala

Për të kuptuar qartë se çfarë ka ndodhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, na duhet të kthehemi pak në kohë, për disa ngjarje thelbësore që kanë ndodhur, në atë që duhet të ishte institucioni më i lartë i garantimit të ndarjes dhe balancës së pushteteve dhe presioni i drejtpërdrejtë që i ndodhi anëtarëve të institucionit nga media, disa orë para se gjykata të jepte vendimin për pezullimin apo jo të zv. Kryeministres Belinda Balluku.

Disa muaj më parë, një skandal me komunikime të papërshtatshme dhe intime, të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese me një vartësen e tij u publikuan në media. Mendohet se pjesë e këtij skandali ka qenë gjyqtari Gent Ibrahimi dhe një vartësja e tij, bashkëshortja e një zyrtari të lartë të Partisë Demokratike. Ne si media nuk e botuam skandalin, sepse në lojë nuk ishin orekset e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me vartëset e tyre, por se qëllimi ishte më i madh se një aferë jashtëmartesore.

Në fakt korrespondenca mes gjyqtarit dhe vartëses, u publikua në kohën kur në shqyrtim ishte “Legjitimiteti i përgjimeve Sky Ecc dhe Enchrochat”, ku Gjykata do të dilte me një vendim për t’i shpallur të vlefshme apo të pavlefshme ato. Pra këtu nisën presionet e para të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, përmes frekuencës së mbajtjes së mbathjeve poshtë apo lartë shalëve të tyre.

Nga ky presion u vu në lëvizje Prokuroria e Posaçme, e cila përmes një urdhri të paligjshëm të kreut të sotëm të SPAK Klodian Braho, në atë kohë prokuror, vendosi të përgjonte pa një vendim gjykate, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sipas pretendimeve të Klodian Brahos, ndaj gjyqtarëve, dyshohet se është ushtruar ndikim, në këmbim të përfitimeve të paligjëshme. E thënë troç, Prokuroria e Posaçme dyshonte se gjyqtarë të Kushtetueses po korruptoheshin kundrejt parave për të dhënë një arsyetim, pra jo vendim, sepse vendimi ishte dhënë për legjitimitetin, por arsyetim për përdorimin e përgjimeve, që mund të ndikonte në proceset penale.

Ky përgjim ishte një tjetër skandal, sepse anëtarët e Kushtetueses gëzojnë garanci të shtuara pavarësie dhe nuk mund të përgjohen pa një vendim gjykate ,pasi është vepër penale. Por kjo pak rëndësi kishte për SPAK! Qëllimi ishte që përmes këtij përgjimi, të kishte presion të shtuar tek anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për të vendosur “Pro SPAK” për legjitimitetin e përdorimit të bisedave Sky Ecc dhe Enchrochat në hetimet penale.

Me të drejtë do pyesni ju, çfarë lidhje kanë shalët e Gentit, përgjimi i SPAK me vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut?!

Gjatë mbledhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për vendimin e pezullimit të Ballukut, dolën në media disa “kanakarë” të Prokurorisë së Posaçme, si gazetarja Anduena Llabani, e cila nga studio e “News 24”, bëri presion të hapur ndaj gjyqtarëve duke thënë publikisht:

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, janë në monitorim të plotë nga ndërkombëtarët dhe nga SPAK, pikërisht në lidhje me disa veprime abuzive qe kanë treguar në raport me elementë të politikës shqiptare, çfarë do të thotë që mund të jenë të kompromentuar në votën e zonjës Balluku.”, duke nënkuptuar se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë nën përgjim nga SPAK, sepse në thelb janë anëtarë që korruptohen lehtë, janë të ndikueshëm nga politika dhe pavarësia nuk ekziston në këtë institucion, por për hir të presionit të ndërkombëtarëve dhe SPAK, “detyrohen” të mos bëjnë gabime në vendimarrje.

Vazhdon më tej: “Ka informacione të tjera se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, që kanë dhe shumicën e votave, janë kontaktuar drejtpërsëdrejti nga zonja Balluku, vetëm e vetëm që të kenë kuorumin e votave!”, pra sipas gazetares po tentohet deformimi i vullnetit të anëtarëve të Kushtetueses nga Balluku, që s’është e vërtetë, pasi SPAK do fërkonte duart po ta kishte një provë të tillë kundër zv Kryeministres, e cila po tenton të deformoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke korruptuar anëtarë të gjykatës, që është vepër e rëndë penale.

Sipas gazetares: “Ka informacione të tjera që Gjykata Kushtetuese, ka dhe anëtarë të pablerë, ose të pabindur, të cilët kanë kundërshtuar dhe janë te prirur të japin vendimin që arsyetojnë në përputhje të Kushtetutës dhe sipas saj kanë kundërshtuar zonjën Balluku, madje këto janë me emra konkretë”?!

Këtu gazetarja flet për emra konkret të personave të cilët kanë pasur debat me Ballukun që të votojnë pro saj, ku përmend gjyqtarin Gent Ibrahimi, pasi në retorikë më mbrapa përmend edhe përgjimin e paligjshëm të SPAK të bërë ndaj tij, për arsyetimin e vendimit të legjitimitetit të përgjimeve Sky Ecc dhe Enchrochat.

Këtu kap kulmin sulmi: “Nëse këto 3 elementë vërtetohen, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mund të shohim edhe goditjen e Gjykatës Kushtetuese nga SPAK. Ndaj mos u habisni që edhe njëri prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të dali dhe me pranga nga ai institucion!”.

Kjo deklaratë publike është një presioni i hapur para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndaj një anëtari të saj, siç është Gent Ibrahimi, për të ndikuar në vendimin kundër Ballukut dhe në favor të SPAK.

Presioni funksionoi, pasi njësoj si gazetarja dhe SPAK kishte dijeni ndoshta nga “monitorim-përgjimi”, se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ishin 5 me 3 në favor të Belinda Ballukut dhe kundër pezullimit. Por shantazhi i hapur që i’u bë Gent Ibrahimit, se mund të dalësh me pranga në duar nga aty, është sa i turpshëm dhe i rrezikshëm.

Ta marrim për një moment të vërtetë pretendimet e gazetares së SPAK, se Gent Ibrahimi u kontaktua nga Belinda Balluku të jepte një vendim pro saj. Nëse Prokuroria e Posaçme e kishte këtë informacion për ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga Balluku, që është vepër penale, shpërdorimit të detyrës nga Ibrahimi, që është vepër penale, pse nuk ngre akuza për këta të dy?

Për një organ hetimi, është më i rëndësishëm për të provuar fajësinë e veprës penale të kryer nga dy zyrtarët më të lartë të ekzekutivit dhe gjyqësorit, apo për të marrë një vendim pro oreksit të tyre që është pezullimi nga detyra i një zyrtari, që nuk ndikon fare tek procedimi penal i SPAK ndaj Ballukut?

Pse prokurorë të SPAK e lanë në mes konsumimin e një vepre penale, thjesht për të marrë një votë PRO tyre në Kushtetuese?

Pra, a është shpërdorim detyre të Prokurorëve të Posaçëm, duke përjashtuar për një moment që kanë përgjuar një anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, sërisht pa vendim gjykate, por këtë po ja “falim” se e kanë bërë në emër të “drejtësisë”, por a po bëjnë padrejtësi kur e kanë të provuar veprën penale dhe nuk kanë hapur çështje për Ballukun dhe Ibrahimin?

A duhet të shqetësohemi ne se media po i bën presion të hapur, organit më të lartë të Gjyqësorit, për llogari të SPAK? Sepse ajo që bëri gazetarja nuk ishte raportim i ngjarjeve, pas vendimit, apo një analizë mbi ç’ka ndodhur, por para tij… duke influencuar drejtpërdrejt përmes presionit vendimin e një gjyqtari të Kushtetueses dhe duke e intimiduar me këshillën… të bënte kujdes pasi ata kishin provat kundër tij dhe se mund të arrestohej menjëherë nga SPAK, nëse do vendoste në favor të Ballukut.

A do kishte guxim një gazetarë të sulmonte dhe bënte presion të hapur ndaj një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, po të mos kishte mbështetjen e SPAK?

Ku mund të ankohet një gjyqtarë i Kushtetueses, se një gazetare e mbështetur nga SPAK po i bënë presion drejtësisë, që të jap një vendim pro organit të akuzës?

A duhet të shqetësohemi ne, se në një kohë kur Gjykata Kushtetuese ka vakancë dhe nuk e plotëson dot kuorumin me 9 anëtarë, një gjyqtarë si Gent Ibrahimi është i shantazhueshëm “qoftë për lekët apo qoftë për brekët” duke u bërë faktor për një krizë institucionale?

Në një kohë kur Prokuroria vendos për fatin e dosjeve të saj, përmes influencës së drejtpërdrejt të prokurorëve tek gjytarët e posaçëm dhe përmes shantazhit duke përdorur përgjime të paligjshme, pra pa vendim gjykate për askënd, a mund ta klasifikojmë SPAK si organ inkuizicioni dhe jo drejtësie, ashtu sikurse shumë media, analistë dhe politolog e kanë quajtur deri tani… “Republikë Prokurorësh”

Prandaj është domosdoshmëri që Rama ta kërkoj drejtësinë në Strasburg, për vendimin pa vendim të pezullimit të Ballukut, sepse atje nuk ka gazetarë që mund t’i bëjnë presion gjyqësorit para një vendimi dhe as prokuror që përgjojnë në mënyrë të paligjshme gjyqtarët, për t’i shantazhuar vetëm pse ata do guxonin “të dilnin nga rrjeshti” i ëndrrave të tyre, duke mos i lejuar as ta mendojnë se jetojmë në një “Republikë Prokurorësh” dhe se fjalën e fundit të fajësisë e ka vetëm gjykata. /Ekskluzive.al

LEXO EDHE“SPAK duhet të jetë i mbikqyrur”, Avokati për rastin “Ballukun”: Ja pse prokurori Prençi luajti politikë

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare

By: Fax Web
9 February 2026 at 17:47

Një në tre shqiptarë e konsideron ekonominë e vendit si një mjedis të pasigurt.

Ky është shqetësimi që ngrihet nga raporti i fundit i “Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal”, i cili nxjerr në pah një hendek të thellë mes shifrave zyrtare të rritjes dhe asaj që ndjejnë qytetarët në xhepat e tyre.

Sipas anketimit të fundit të Barometrit të Ballkanit, 33.5% e shqiptarëve deklarojnë se nuk ndjejnë siguri në ekonominë e vendit të tyre.

Ky grup qytetarësh e sheh të ardhmen me dyshim, i ndikuar nga rritja e kostove të jetesës, paqëndrueshmëria e tregut si dhe korrupsioni. Por shoqëria shqiptare duket e ndarë më dysh.

Ndërsa një e treta është e pasigurt, 16.3% janë neutralë, dhe rreth 50% e popullsisë shprehen se ndihen të sigurt, duke krijuar një kontrast të fortë social që tregon për një ndarje të madhe të fuqisë blerëse në vend.

Për ekspertët, fakti se një e treta e popullsisë nuk beson te ekonomia e vendit mbetet edhe burimi kryesor i emigrimit, duke bërë që rrugët e Europës të mbeten alternativa e vetme për sigurinë që nuk e gjejnë në shtëpi.

Por Shqipëria nuk është vetëm në këtë pesimizëm për sigurinë ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Bosnje-Hercegovina kryeson listën me 33.9%, e ndjekur nga Serbia me 33.7%.

Këto tre shtete formojnë atë që ekspertët e quajnë “trekëndëshi i ankthit ekonomik” në Ballkan.

Ndryshe paraqitet situata në Kosovë. Megjithëse me një ekonomi më të vogël në volum, qytetarët e saj janë më optimistët e rajonit. Vetëm 16.8% e kosovarëve thonë se ndihen të pasigurt ekonomikisht, një shifër kjo që është sa gjysma e asaj të Shqipërisë.

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pozicionohen në mes, me një nivel pasigurie që luhatet nga 23 deri në 24%.

Ish-ministri: “Wizzair”, një kompani grabitqare që zhvat qytetarët me kosto të fshehta

By: Fax Web
9 February 2026 at 17:43

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kompanisë ajrore Wizzair për abuzim dhe mungesë transparence me çmimet e biletave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj rendit disa nga tarifat që, sipas tij, po përdoren si mekanizma ndëshkues ndaj udhëtarëve dhe po rrisin ndjeshëm koston reale të udhëtimit.

Sipas tij, kostot e fshehta që aplikon Wizzair, e rrisin çmimin real të biletave në mënyrë të konsiderueshëm nga ai që u thuhet qytetarëve.

Malaj nënvizon se shërbimet online, në rastet kur kompania ka sportele fizike në aeroport, duhet të jenë një opsion alternativ dhe jo një mjet penalizimi financiar për udhëtarët.

Veç kostove të check-in, Wizz Air aplikon tarifë deri në 80 euro për një valixhe shtesë deri në 20 kilogram, që sipas Malajt është disproporcionale dhe në shumë raste më e lartë se vetë çmimi i biletës.

Sipas ish-ministrit, këto kosto shtesë e rrisin çmimin real të biletës me 35 deri në 60 për qind, duke mashtruar konsumatorin në momentin e blerjes dhe duke krijuar një perceptim të rremë për çmimin final të udhëtimit.

Për shkak të këtyre praktikave abuzive, Malaj ka denoncuar dhe pasivitetin e autoriteteve shtetërore që duhet të mbrojnë konsumatorët nga praktikat e pandershme dhe grabitqare të kompanive.

“SPAK duhet të jetë i mbikqyrur”, Avokati për rastin “Ballukun”: Ja pse prokurori Prençi luajti politikë

By: Fax Web
9 February 2026 at 17:32

Këtë të hënë, 9 shkurt, u mblodh në Kryesinë e Kuvendit grupi parlamentar i Partisë Socialiste ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku, kjo e fundit e pezulluar nga detyra si ministre dhe zv.kryeministre.

Sa i takon çështjes “Balluku”, kryeministri thekseoi se, grupi i PS-së do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion, referuar këtu faktit që nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm për marrjen e një vendimi nga gjyqtarët e Kushtetueses.

Për të komentuar këto zhvillime, i ftuar në Fax News ishte avokati i njohur Gylsen Zhllima.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë ka nevojë për ndërhyrje kushtetuese dhe se, SPAK duhet të jetë i mbikqyrur procedurialisht dhe institucionalisht.

Zhllima: Për mendimin tim duhen bërë ndërhyrje kushtetuese. Unë bëj apel, nga ana profesionale flas, që politikanët të futen në parlament, të rishikojnë kushtetutën por me një kusht: qytetarët shqiptarët të vendosin dhe të votojnë në një referendum por mendimi im është që SPAK nuk duhet të jetë i pambikqyrur procedurialisht dhe institucionalisht. Është i vetmi institucion në Republikën e Shqipërisë që nuk e kontrollon askush. Unë dua një institucion që nesër të futet një tjetër institucion i pavarur të bëjë kontroll. Dhe sot, ju e dini, që prokurori me prokurorin e SPAK arrestojnë njëri tjetrin. Duhet të bëjmë tani shpikje, shqiptare, jo e huaj…

Mua nuk më intereson tani as Rama, as Meta, as Berisha. Mua më intereson që qytearët shqiptarë të mos bëhen statistika. E dini sa njerëz janë fut kot në burgje për korrupsion? Se kanë shkëmbyer një mesazh. Statistika për këta zyrarët e lartë është shumë e vogël por qytetarët shqiptarë mos futen për gjëra koti në burg. SPAK duhet të monitorohet.

Të rikthehet pse jo, edhe Prokurori i Përgjithshëm që të marrë tagër, që nesër prokurorët e tjetër të arrestojnë prokurorët e SPAK-ut. Pse ndodh kjo që, vetëm prokurorët e SPAK mund të arrestojnë njëri-tjetrin dhe asnjë nuk mund ti arrestojë ata? Pra ai prokuror aty të abuzojë me ligjin. Kush do e ndalojë atë? Kur ka pakt me kolegun dhe bashkëpunojnë në dosje të ndryshme dhe ja dinë sekretin njëri tjetrit.

Politika shqiptare dhe komisioni “Xhafa” të zgjohen nga gjumi dhe të veprojnë nga ana proceduriale, ligjore. Në rast se një personi i jep pushtet të pakontrollueshëm ai abuzon me pushtetin. Nuk mund ti japësh ti kryetarit të një inst apo një prokurori kontroll aboslut. I vetmi sot në vendin tonë është SPAK. Këta mund të arrestojnë GJKKO, Apelin, Gjykatën e Lartë e gjithë këta të tjerët dhe këta të tjerë jo. Këta qënkan shenjtorë.

Gazetarja: SPAK nuk arrestoi dot zv.kryeministren…

Zhllima: Prokurori luajti politikë. Pra, Prençi luajti politikë. Në vend që të shkonte ta kërkonte që në fillim detyrim paraqitje e mori të pandehur. Shkoi në fund fare dhe bëri pezullimin. Më fal o zotëri, nuk të kemi vënë aty të bësh politikë. Ti aty je për të kërkuar ndjekjen penale. Dhe ka inst dhe gjykata që e autorizojnë apo jo. Ti nuk mund të pezullosh zv.kryeministren dhe ministren…

INTERVISTA E PLOTË:

Tragjedia e familjes Kola, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri/ Do të prehen në Shqipëri

By: Fax Web
9 February 2026 at 17:30

Tragjedia që i mori jetën një familjeje shqiptare javën e kaluar në Itali ka prekur opinionin publik. Brenda vetëm dy ditësh, mbi 75 mijë euro janë mbledhur në platformën “GoFundMe” për familjen Kola, që ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Porcari, në provincën e Luccas, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit – i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.

Fushata e ndihmës është iniciuar nga Durim Kola, vëllai i Arti Kolës, 48 vjeç, një prej viktimave të ngjarjes së rëndë. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportimin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore. Shuma e mbetur do t’u vijë në ndihmë familjarëve të viktimave në këtë moment të vështirë.

Dhjetëra qytetarë kanë shprehur solidaritetin e tyre përmes donacioneve që variojnë nga 50 deri në 500 euro, duke dëshmuar mbështetje të gjerë për familjen e goditur nga kjo humbje e pazakontë.

Hetimet

Prokuroria e Luccas ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Kaldaja dyshohet se ishte e re dhe se ishte instaluar nga vetë pronari i banesës.

Ndërkohë, priten rezultatet e analizave toksikologjike për katër viktimat, të cilat pritet të jenë vendimtare për vijimin e hetimeve. Pas përfundimit të procedurave ligjore, trupat do të kthehen në Shqipëri për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Rikthehet Kupa e Shqipërisë, sfidat çerekfinale premtojnë spektakël

By: Fax Web
9 February 2026 at 17:24

E marta dhe e mërkura rikthen Kupën e Shqipërisë, ku do të luhen ndeshjet e para çerekfinale.

Të martën, në stadiumin “Adush Muçaj”, Bylisi do të presë Vllazninë në duelin e parë, ku ballshiotët do të tentojnë surprizën. Në anën tjetër, kuqeblutë vijnë në një moment mjaft pozitiv, duke numëruar shtatë fitore radhazi mes Kupës dhe kampionatit.

Po të martën, në orën 16:30, Teuta do të presë Egnatian në stadiumin “Niko Dovana”. Një duel i fortë, ku të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në gjysmëfinale.
Teuta vjen në këtë sfidë pas një periudhe jo shumë të mirë, ndërsa Egnatia u rikthye te fitorja në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Flamurtarit.
Të mërkurën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera çerekfinale. Në orën 13:30, Tirana do të përballet me Dinamon në stadiumin “Selman Stërmasi”. Pas barazimit në kampionat, skuadrat vijnë në këtë sfidë me synimin për të marrë maksimumin dhe për të tentuar fitoren.

 

Elbasani do të presë Partizanin, me ndeshjen e programuar të nisë në orën 16:30. Pritet një përballje spektakolare, ku të dyja ekipet synojnë një rezultat pozitiv për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Sfidat:

Bylis-Vllaznia, stadiumi “Adush Muçaj” (e martë, 13:30)

Teuta-Egnatia, stadiumi “Niko Dovana” (e martë, 16:30)

Tirana-Dinamo City, stadiumi “Selman Stermasi” (e mërkurë, 13:30)

AF Elbasani-Partizani, stadiumi “Elbasan Arena” (e mërkurë, 16:30)

“Pengjet” që zhvatën AKSHI-n/ Gerond Meçe dhe Daniel Shima, kapot e skemës që po pastrojnë miliona euro

By: Fax Web
9 February 2026 at 16:43

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka qenë një “minierë ari” për drejtuesit, sekserët apo edhe vetë biznesmenët, duke e kthyer institucionin “pararojë” të qeverisë në një gangrenë të madhe të fondeve publike.

Aksioni i SPAK në muajin dhjetor të vitit 2025, ka qenëi cunguar, pasi goditi një pjesë të personave të përfshirë.

Drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj Hava Delibashi po hetohen me masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërkohë që masë sigurie ka edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, si dhe biznesmenët Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta.

A janë vetëm këta emra personat përgjegjës për zhvatjen e parave publike? A ka nonjë grup tjetër kriminal që ka vepruar te AKSHI?!

VoxNews ka siguruar informacione nga disa institucione se dy “pengjet” e dosjes së ASKHI-t, ish-nëndrejtori Daniel Shima dhe biznesmeni Gerond Meçe, po tentojnë me të gjitha mënyrat për të pastruar paratë që zhvatën nga tenderat. Të dy, bashkë ose veç e veç, kanë krijuar një rrjet kompanish, duke xhiruar sa te njëra e te tjetra dhjetëra miliona euro.

Para, gjatë apo pas aksionit të SPAK-ut, Shima dhe Meçe kanë krijuar kompani të reja, kanë bërë transaksione, blenë e shitën prona, morën leje ndërtimi, kanë kryer blerje apo shitje kuotash si dhe akte dhurimi. Ka dyshime të forta se të gjitha këto veprime po bëhen me një qëllim; pastrimin e parave!

Skema e të dyve ka filluar pas sulmeve të hakerave iranianë, teksa qeveria vendosi që të përforcojë sigurinë dixhitale. Tre vitet e fundit, fondet e AKSHI-t janë dyfishuar, duke tenderuar mbi 100 milionë euro në vit.

Përfituesi më i madh i këtyre procedurave ka qenë payshim kompania “Advanced Business Solution”, me pronar Gerond Meçen, teksa Daniel Shima ka qenë nëndrejtor. Sipas të dhënave zyrtare, të hulumtuara nga redaksia jonë, ABS i Meçes ka përfituar vitet e fundit shifrën e frikshme të rreth 40 milionë eurove.

Faksimile: Kontrata e dhurimit të aksioneve nga Gerond Meçe te nëna e tij Shegush Meçe

Aktualisht, aksionet e kësaj firme janë ende në emër të 75 vjeçares Shegush Meçe, e lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë. Një lëvizje për t’ia hedhur “fajin” nënës së tij të moshuar, teksa hetimet e Prokurorisë së Posaçme duhet të përqendroheshin te ABS dhe jo te “bijat” e tij. Por, hapja e kompanive apo edhe transaksionet nga njëra kompani në tjetër gjithmonë lënë gjurmë.

Nëse do të shohësh tenderat e AKSHI-t, Meçe konkuronte me ABS-në që ia kaloi nënës. Por, paralelisht, ai hapi edhe një tjetër kompani, të quajtur “Artificial Intelligence Business Solutions”, duke kaluar në këtë firmë dhjetëra miliona euro. Të dhënat që ka siguruar VoxNews flasin se nga ABS te AIBS, gjatë 5 viteve të fundit, kanë kaluar rreth 15 milionë euro.

Faksimile: Bilanci i kompanisë AIBS në pronësi të Gerond Meçes

Në qershor të muajit 2025, disa javë para se të merrej “peng” nga grupi i Beqirit dhe Agasit, Gerond Meçe do të deklaronte bilancin e kompanisë së dytë, AIBS. Ai shkruan në dokumente se ka dalë me një fitim prej 630 mijë eurosh, ndërkohë që ndau një divident në shumën e 1.7 milionë eurove, nga fitimet e mëparshme.

Të dhënat e tatimeve flasin se ajo kompani, megjithëse nuk fitonte tendera, xhironte dhjetëra miliona euro, me pretekste “punë IT-je”. Kalimet e këtyre pagesave nga njëra dorë në tjetrën, dyshohet se janë bërë për të pastruar paratë e tenderave të AKSHI-t, duke u xhiruar më pas në kompani të afërta me Meçen apo edhe me drejtuesit e AKSHI.

Informacionet e lartpërmendura janë nga disa burime dhe dokumente zyrtare. Në to shihet qartë se “pengu”, Gerond Meçe, ka lëvizur miliona euro. Hetimet e mëpasshme të Prokurorisë së Posaçme mund të zbulojnë shumëçka, nëse mes Meçes apo Shimës ka pasur lidhje, nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe ku përfunduan dhjetëra miliona euro, nga taksat e shqiptarëve./ Marrë nga “Voxnews

❌
❌