Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Main stream

Rritje pagash dhe shtesë për vjetërsi për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor

By: redi
6 February 2026 at 17:52

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në strukturën e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor, si dhe për ata që punojnë në strukturat shëndetësore të Forcave të Armatosura, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Policisë së Shtetit. Sipas vendimit të ri, shtesa për vjetërsi në punë ndryshohet duke u rritur gradualisht sipas viteve të shërbimit: 0.6% për 10 vitet e para, 0.8%

Source

Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Fier, kompania i jep shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë

By: redi
6 February 2026 at 17:19

Këtë të premte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka miratuar ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë eletrike fotovoltaike në Fier. Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se centrali do të ndërtohet në zonën Sheq-Marinas të Bashkisë Fier nga shoqëria “SOLEN ENERGY”, SH.P.K. Po ashtu centrali në fjalë nuk është objekt koncesionar. Njoftimi i Qeverisë: MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT…

Source

”Duaje Perëndinë tënde me gjithë zemër”, ja çfarë detyrash shtëpie i jepte profesori nxënësve

By: redi
6 February 2026 at 17:10

Mësuesi i anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Gustav Majer”, Tiranë, ka predikuar fenë e Jehovait me nxënësit e arsimit bazë. Ai shfrytëzonte orën e mësimit për të diskutuar tema fetare. Ndonëse shquhej si mësues i përgatitur në njohuritë e lëndës, kishte prindër pa dijeni mbi rastin ose të kënaqur me rezultatet e notave. Me video për dashurinë hyjnore për Zotin dhe detyra në fletore për nxënësit…

Source

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO jep vendimin për 5 të pandehurit

By: redi
6 February 2026 at 16:53

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë 5 persona të akuzuar për “korrupsion në zgjedhje”, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme. Asnjëri prej tyre nuk rrezikon të burgoset, për shkak se GJKKO ka pezulluar dënimet me burg dhe dhënë për ta dënime alternative, Shërbim Prove dhe punë në interes të publikut. Ata në bashkëpunim me…

Source

Këshilli i Ministrave miraton indeksimin me 2.5% të pagave. Përfitojnë gjyqtarët, prokurorët e Presidenti

By: redi
6 February 2026 at 16:37

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre në disa kategori të administratës publike për vitin 2026. Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës dhe të pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, si edhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës…

Source

RTSH dhe RAI bashkëpunim të ngushtë, Vasili: Hap drejt standardeve europiane të medias

By: redi
6 February 2026 at 16:20

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit mes RTSH dhe RAI-t, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e medias publike. Marrëveshja u nënshkrua këtë të premte në ambientet e RAI në Romë dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve institucionale mes dy transmetuesve publikë. Lajmi u bë i…

Source

Intervista nga Kryemadhi, reagon Meta: Jam në gjendje të mirë shëndetësore, i hapur të flas për Top News

By: redi
6 February 2026 at 16:10

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me shqetësimet e shprehura për gjendjen e tij shëndetësore, duke theksuar se ndodhet në gjendje të mirë. Reagimi erdhi pasi sot në Top News, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi e përmendi në këtë intervistë. Sipas tij, mungesa e ndjekjes së transmetimeve live ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së energjisë…

Source

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, Këshilli i Mandateve refuzon të mblidhet pa një vendim nga GJK. Ish-deputeti Koçi: Nuk qëndron

By: redi
6 February 2026 at 16:04

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi thotë se Këshilli i Mandateve nuk duhet të presë një vendim nga Gjykata Kushtetuese për t’u mbledhur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Për të çështja që Kushtetuesja po shqyrton, është e ndryshme nga kërkesa e SPAK, e për pasojë nuk ka sens refuzimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit.

Source

Rama poston fotot: Avancojnë punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës, imazh më dinjitoz dhe estetik për qytetin

By: redi
6 February 2026 at 15:47

Kryeministri Edi Rama tregon se vijon puna në kantierin pranë Urës së Bahçallëkut në Shkodër. Ai shkruan se punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës do të përmirësojnë infrastrukturën rrugore, rritjen e sigurisë për qarkullimin dhe krijimin e një imazhi më dinjitoz e estetik për qytetin. ”Vijon puna në kantierin pranë Urës së Bahçallëkut në Shkodër, një nga nyjet më të rëndësishme të…

Source

Nënkryetarja e Kuvendit, Spahiu: Vendimi për Ballukun vendos një vijë ndarëse për pushtetet

By: redi
6 February 2026 at 15:40

Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS-së Klodiana Spahiu, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Ballukun do të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve. “Është shumë e drejtë që anëtarët e që ne kemi, si grup i mazhorancës, kanë kërkuar që të presin këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese për t’u bërë një mbledhje e ardhshme e Këshillit të Mandateve. Mendoj që do të…

Source

Rinasi ndër rritjet më të larta post-pandemike në Europë, i pari në Ballkan

By: redi
6 February 2026 at 15:32

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mbyllur një tjetër vit fantastik, duke u rikonfirmuar ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në Europë krahasuar me periudhën e parapandemisë, vitin 2019. Referuar të dhënave të publikuara nga ACI Europe, Airports Council International Europe, që përfaqëson më shumë se 600 aeroporte në 55 vende, të analizuara nga Ekofin.al, numri i pasagjerëve që kanë…

Source

Përrenjtë dalin nga shtrati, përmbytet Qeparoi, baltë dhe inerte në disa akse

By: redi
6 February 2026 at 15:24

Himara është përfshirë nga një valë reshjesh me intensitet shumë të lartë, duke shkaktuar vërshime të përrenjve, të cilët kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë dhe mjedise të tjera. Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në Qeparo, ku vërshimi i ujit ka shkaktuar përmbytje në banesa, rrugë dhe oborre. ”Intensiteti i lartë i reshjeve, në një kohë shumë të shkurtër…

Source

Berisha: Duke mbrojtur Ballukun kryeministri Rama po rrezikon procesin e integrimit në BE

By: redi
6 February 2026 at 15:17

Sali Berisha thotë se me mbrojtjen që po i bëhet zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë po kërcënohet integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Për të kryeministri Edi Rama në kundërshtim flagrant me të gjitha zotimet që rrjedhin nga procesi i integrimit, po fakton se ai për interesa të pushtetit të tij është i aftë të marrë çdo vendim pavarësisht…

Source

Në rolin e opinionistes në Big Brother Albania Vip 5, Kryemadhi për ftesën: Si një parajsë

By: redi
6 February 2026 at 15:06

Pjesë e politikës që prej rinisë, dhe për herë të parë Monika Kryemadhi është ulur si oponioniste në ”Big Brother Albania Vip 5”. Ajo tha se në fillim kur mori propozimin mendoi se ishte tallje, ndërsa shtoi se ftesa ishte me shumë drita, si një parajsë. Kryemadhi vlerësoi ambientin gjatë spektaklit, ndërsa shtoi se nuk e kishte menduar pozitivitetin me të cilën rrethohet në skenë. ”Vetëm ‘make…

Source

Mozzik pa maskë dhe brutal, kënga ”Diss” që kthen akuzat në armë kundër vetes

By: redi
6 February 2026 at 10:44

Reperi Mozzik ka ndezur debate të forta me EP-në e re “Gimme 5”, por pika më e nxehtë mbetet pa dyshim kënga “Diss” një sulm frontal jo ndaj rivalëve, por ndaj vetvetes. Në vend që të fshihet pas mbrojtjes apo justifikimeve, ai zgjedh rrugën më të vështirë: përballjen. Me një rrëfim brutal, të zhveshur nga çdo filtër apo romantizim, Mozzik mbledh një nga një akuzat, thashethemet…

Source

Debati për pagën e magjistratëve, Ulsi Manja: Sistemi i pagave nuk mund të jetë një listë dëshirash

By: redi
5 February 2026 at 22:06

Debati për rritjen e pagave të magjistratëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka mbërthyer vendin. Nga njëra anë janë magjistratët që kërkojnë rritjen e pagës së tyre, ndërsa nga ana tjetër është kryeministri Edi Rama që e quan këtë kërkesë absurde. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ftuar në ”Top Story” ka sqaruar zanafillën e këtij debati. ”Kam ndjekur debatin sepse vij nga sistemi i…

Source

Dervishi: Asnjë nga bashkitë e vendit nuk gjeneron të ardhura për të mbajtur veten

By: redi
5 February 2026 at 22:01

Gazetari Lutfi Dervishi thotë se sot në Shqipëri asnjë nga bashkitë nuk e mban dot veten. ”Nëse do të bëjmë një reformë, pyetja e parë është kjo: sa bashki kemi ne nga 61 bashkitë, që e mbajnë veten, gjenerojnë të ardhura dhe e mbajnë veten? Asnjë. E dyta, a mendojmë ne që do të jetë një pushtet autonom? Në Shqipëri votojmë vetëm për kryetarët e bashkive. Kryetari i bashkisë është i vetmi…

Source

Yesterday — 5 February 2026Main stream

Gazetarja Metushi jep të dhëna të forta: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

By: redi
5 February 2026 at 21:42

Gazetarja Bleona Metushi flet për arrestimet e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme shqiptare të kthyera nga Tajlanda. Ajo sqaroi se kompania “Sokolaj” ka blerë mbetjet nga shoqëria “Kurum”. Për këto mbetje, organi i akuzës ngre dyshimet se të dyja kompanitë ishin në dijeni se këto mbetje ishin të rrezikshme, paçka se në dokumente figuronte ndryshe. “Prokuroria e Durrësit thotë se në verën…

Source

Lapaj: Kam pasur dy ftesa bashkëpunimi nga ana e Ramës

By: redi
5 February 2026 at 21:36

Kreu i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tregon se ka patur dy ftesa bashkëpunimi nga ana e Ramës, pas zgjedhjeve të 11 majit, por pas refuzimit ai shton se kryeministri u hakmor duke miratuar ligjin e “Avokatit të Popullit”. ”Kur ndodhi telenovela e verës që ky e stisi, pasi mori 83 mandate dhe pasi dërgoi njerëz të më bindte të bëhesha me të dhe pasi unë refuzova në emër të ekipit që të mos…

Source

❌
❌