Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Main stream

“Nuk manovrova dot!”/ Aksident në Lushnje, shoferi përplas një kalë, përfundon në spital gruaja e tij

By: M C
8 February 2026 at 18:54

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat në Lushnje, ku një mjet tip BMW është përplasur me një kalë.

Mësohet se, për pasojë kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Sipas Policisë Rrugore të Lushnjes, drejtuesi i mjetit është shprehur se nuk ka pasur mundësi të manovronte për të shmangur aksidentin.

The post “Nuk manovrova dot!”/ Aksident në Lushnje, shoferi përplas një kalë, përfundon në spital gruaja e tij appeared first on Albeu.com.

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

By: M C
8 February 2026 at 17:52

Mëngjesi i sotëm ka nisur pak i zhurmshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Teksa Rogerti po debatonte me Mateon, ndërhyn Luizi duke thënë se nuk është zgjuar ende kolegu i këtij të fundit.

Ndërkohë Mateo nisi duke e thumbur në lidhje me rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku i kujtoi historinë e dashurisë dhe sëmundjen që përmendi.

“Nuk ke histori dashurie këtë vit në Big Brother”, i tha Mateo dhe Luizi iu kundërpërgjigj: “Ja ku është me Artanin”.

Më pas Mateo i kthehet duke e pyetur “do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?” dhe Luizi me qetësi i përgjigjet: “Po”.

Mateo: Më bëhet qejfi që ta ka fut fort Tani dje

Rogerti: A të pëlqeu? Si ma ka futur?

Mateo: Ti duhet ta kuptosh që servili bën ça i thua ti, po servili nuk ka mend

Rogerti: E vërtetë, aty jam me ty, të ul kapelen. Ai është ku fryn era, e kam thënë. Dhe e dinë shumë mirë se si ndihem për të, aq.

Mateo: Tani i ka ra flladi andej nga Luizi

Rogerti: Nuk kam punë me të, edhe badigardi me byrek në dorë te puna, po për momentin është pa punë

Luizi: Nuk i është çuar kolegu akoma

Rogerti: Po i vjen, e di kush është?

Mateo: Për histori dashurie në Big Brother kemi Luizin. Po nuk ke histori dashurie këtë vit

Mateo: Nuk ke histori dashurie këtë vit

Luizi: Kush e tha, ja ku jemi unë e Tani

Mateo: Po sëmundje do shpikësh ndonjë tjetër?

Rogerti: Atë që e ke, e ke, të paktën na e thuaj, që të vijmë me të pa me orar, njeri me të rënë kokës e tjetri me të fërkuar, e ke aty. I fërkon këmbët Tani mirë, mi ka fërkuar dhe mua.

The post Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos appeared first on Albeu.com.

Tjetër fitore për kryeministren e parë grua në Japoni, partia e Sanae Takaichit mund opozitën në zgjedhje dhe fiton 2/3-tën e parlamentit

By: M C
8 February 2026 at 17:34

Partia në pushtet e Japonisë, e udhëhequr nga Kryeministrja Sanae Takaichi, fitoi lehtësisht në zgjedhjet e parakohshme të ditës së sotme.

Transmetuesi kombëtar raportoi se Partia Liberal-Demokrate (LDP), së bashku me aleatin e saj Partinë Ishin, siguruan më shumë se dy të tretat e vendeve në Dhomën e Ulët, deri në 328 nga 465 vende.

Kjo shumicë e rritur i jep LDP-së mundësinë të anashkalojë Dhomën e Lartë, ku partia nuk ka shumicë.

Kryeministrja e parë femër e vendit vendosi të shkojë në zgjedhje për të rinovuar mandatin e saj, vetëm katër muaj pasi mori drejtimin e LDP-së. Ajo madje ishte zotuar të jepte dorëheqjen nëse partia e saj nuk arrinte të siguronte shumicën, duke i bërë zgjedhjet e parakohshme një rrezik të madh.

Popullariteti i vetë Takaichi-t ka ofruar ndihmë të konsiderueshme, pasi vlerësimet e miratimit të qeverisë së saj janë ende mbi 70%.

Është një sukses që bie ndesh me dy paraardhësit e saj, nën të cilët partia humbi shumicën parlamentare për shkak të skandaleve të korrupsionit dhe rritjes së shpenzimeve.

Në vitin 2024, LDP humbi shumicën në të dyja dhomat e parlamentit dhe aleanca e saj dhjetëvjeçare me partinë Komeito u shemb. Komeito madje bashkoi forcat me Partinë Kushtetuese Demokratike të Japonisë për të formuar bllokun më të madh të opozitës në parlament. Në këtë kontekst, Takaichi dhe LDP u përballën me një opozitë më të bashkuar se në të kaluarën.

BBC kujton se aleancat e udhëhequra nga LDP kanë qeverisur Japoninë për pjesën më të madhe të historisë së saj të pasluftës.

Zgjedhjet u mbajtën në mot të keq, me anulime të shërbimeve të trenave dhe trageteve. Është e rrallë që zgjedhjet të mbahen në dimër në Japoni hera e fundit ishte 36 vjet më parë.

The post Tjetër fitore për kryeministren e parë grua në Japoni, partia e Sanae Takaichit mund opozitën në zgjedhje dhe fiton 2/3-tën e parlamentit appeared first on Albeu.com.

Taulant Seferi shkëlqen te Bodrumspor, gol dhe asist në fitoren 0-5 ndaj Demirspor

By: M C
8 February 2026 at 17:30

Jo vetëm Arlind Ajeti, por te Bodrumspor shkëlqen edhe Taulant Seferi. Sulmuesi kuqezi ka realizuar gol në sfidën ndaj Demirspor, takim ky i fituar 0-5.

29-vjeçari Seferi ka luajtur 23 ndeshje në këtë sezon, ndërsa ka shënuar 13 gola dhe numëron 4 asiste. Seferi u transferua te Bodrumspor në gusht të vitit 2024 dhe ka kontratë deri në 2027-tën.

The post Taulant Seferi shkëlqen te Bodrumspor, gol dhe asist në fitoren 0-5 ndaj Demirspor appeared first on Albeu.com.

Shkarkohet nga detyra shefi i Urgjencës së Elbasanit

By: M C
8 February 2026 at 17:05

Një vendim i papritur ka tronditur ditët e fundit Spitalin Rajonal Elbasan. Drejtoria e spitalit ka shkarkuar nga detyra Dr. Ergys Micin shefin e Urgjencës së Elbasanit, një nga shërbimet më të ndjeshme dhe jetike për qytetin.

Mici njihet nga kolegët dhe pacientët si një profesionist me përkushtim të lartë, i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në menaxhimin e rasteve emergjente dhe në funksionimin e shërbimit të urgjencës në spitalin rajonal. Gjatë viteve të drejtimit të tij, ai është vlerësuar për korrektësi profesionale dhe prezencë të vazhdueshme në punë.

Vendimi për shkarkimin sipas burimeve nga brenda spitalit, është bërë pa një shpjegim të qartë profesional.
Lëvizja ka ngritur shumë dyshime, sidomos në një moment kur shërbimi i urgjencës konsiderohet një nga më kritikët për qytetarët.

Vendimi bëhet edhe më i dyshimtë për shkak se, sipas informacioneve nga brenda spitalit, shefi i ri i Urgjencës rezulton të jetë aktualisht specializant në Tiranë dhe gjatë orarit të punës ndodhet jashtë Elbasanit.
Kjo ka shtuar pikëpyetjet mbi mënyrën se si po menaxhohet një shërbim që kërkon prezencë dhe përgjegjësi të plotë në çdo moment.
Deri tani, Drejtoria e Spitalit Rajonal Elbasan nuk kanë dhënë një shpjegim publik të detajuar mbi arsyet konkrete të këtij vendimi, ndërsa brenda stafit flitet për një shkarkim të padrejtë dhe të nxituar.
Në një kohë kur qytetarët kërkojnë stabilitet dhe profesionalizëm në shërbimet jetike, ky vendim pritet të vazhdojë të prodhojë pakënaqësi në shërbimet ndaj qytetarëve.

The post Shkarkohet nga detyra shefi i Urgjencës së Elbasanit appeared first on Albeu.com.

Selin ‘the queen’ përballë Luizit: Big-un e fitoj unë

By: M C
8 February 2026 at 16:55

Fituesi i edicionit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Banorët e këtij edicioni të pestë mendojnë se ai tashmë është një banor zyrtar aty, por në fakt do të qëndrojë vetëm pak ditë.

Por hyrja aty duket se ka vënë në lëvizje banorët, madje edhe vetë Luizi i ka ngacmuar ato me pyetje nga më të ndryshmet që kanë lidhje me lojën.

Luizi: Kush mendon ti që e fiton “Big Brother” dhe pse pikërisht Artani?

Selin: Unë mendoj që e fiton “Big Brother” Selin the queen

Luizi: Këtë ‘the queen’ ku e more?

Artani: E ka marrë, vetë quajtur

Artani: Këtu janë ashtuquajtur të gjithë

Selin: Mendoj se edhe Artani mendon kështu. Thuaj Artan se vetë e ke thënë

Luizi: Po pyesja se kush të ka shtuar këtë ‘queen’

The post Selin ‘the queen’ përballë Luizit: Big-un e fitoj unë appeared first on Albeu.com.

Britania e tronditur nga skandali Epstein dhe lidhjet me ish ministrin Mandelson, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të Keir Starmer

By: M C
8 February 2026 at 16:30

Morgan McSweeney, shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, dha dorëheqjen të dielën, raportuan mediat britanike, duke e lidhur largimin e tij me ish ministrin dhe ish ambasadorin Peter Mandelson, të cilit iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein.

Sky News raporton se shumë deputetë laburistë e kishin fajësuar McSweeney për përzgjedhjen e Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse Mandelson u shkarkua nga detyra shtatorin e kaluar, ai është vënë nën presion të ri pas zbulimeve nga dosjet e Jeffrey Epstein që sugjerojnë se ai ka ndarë informacione konfidenciale me financierin e dënuar për pedofili ndërsa ishte sekretar biznesi.

Këto prova kanë çuar në pikëpyetje rreth vendimit të Starmer për të emëruar Mandelson në postin më të lartë diplomatik.

Më herët, autoritetet vendase kanë ushtruar kontrolle edhe në pronat e Mandelson, lidhur me hetimet që po kryhen nëse ish ministri ka arritur që t’i japë edhe informacione sekrete të qevëerisë financierit amerikan, të dënuar për pedofili.

The post Britania e tronditur nga skandali Epstein dhe lidhjet me ish ministrin Mandelson, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të Keir Starmer appeared first on Albeu.com.

Ushtria e Kosovës drejt përmbylljes së tranzicionit dhe standardeve të NATO-s

By: M C
8 February 2026 at 16:29

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka vazhduar pa u ndalur.

Ky konsensus institucional ka siguruar vazhdimësi në tranzicion, investime të qëndrueshme dhe përafrim të pandërprerë me standardet e NATO-s.

Sipas gjeneralit në pension Naim Haziri, i cili ka ndjekur nga afër disa faza të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kjo forcë operon sot sipas doktrinave moderne të luftës, ka kapacitete funksionale për rreziqet aktuale dhe pritet të përmbyllë tranzicionin në ushtri deri në vitin 2028 – në përputhje me afatet e planit fillestar.

“Jam shumë optimist, edhe pse kjo është faza më e rëndësishme e ngritjes së Forcës. Aktualisht po zhvillohen kapacitetet ajrore dhe po forcohen regjimentet luftarake, me elemente mbështetëse të operacioneve. Jam i bindur se FSK-ja do t’i arrijë kapacitetet e plota operacionale në kohën e parashikuar dhe do të jetë një forcë kredibile, e ndërveprueshme me të gjitha ushtritë e NATO-s”, thotë Haziri për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Ky rrugëtim nisi në vitin 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që hapën procesin dhjetëvjeçar të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri me kapacitete të plota.

Në atë kohë, NATO-ja – e pranishme në Kosovë me mision paqeruajtës që nga paslufta – e cilësoi këtë vendim si “të papërshtatshëm në kohë”, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, ndryshe prej saj, Shtetet e Bashkuara e mbështetën këtë hap, duke e cilësuar tranzicionin e FSK-së si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin e tyre për të mbështetur zhvillimin e saj profesional.

Hashim Thaçi, atëkohë president i Kosovës dhe komandant suprem i FSK-së, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është rezultat i një shekulli sakrificash.

“I siguroj të gjitha komunitetet në Kosovë, e veçanërisht komunitetin serb, se FSK-ja do të vazhdojë t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike”, tha Thaçi në dhjetor të vitit 2018.

Diskursi institucional – FSK-ja si forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës – u ruajt i pandryshuar edhe nën presidencën e Vjosa Osmanit.

“Djemtë dhe vajzat e Forcës sonë janë të gatshëm për ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë – Republikës së Kosovës – në çdo pëllëmbë të tij”, tha Osmani në dhjetor të vitit 2022.

FSK-ja, edhe sot, duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, për të operuar në pjesën veriore të vendit, ku popullata shumicë është serbe.

Ky kufizim operacional u vendos nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2013, përmes një letre të dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe mbetet në fuqi.

Radio Evropa e Lirë pyeti Presidencën e Kosovës nëse po shqyrton rishikimin e obligimit për leje nga KFOR-i për operimet e FSK-së në veri, në prag të përmbylljes së transformimit të saj në ushtri, por deri tani nuk mori përgjigje.

I kontaktuar nga REL-i, një zëdhënës i NATO-s tha vetëm se “që nga viti 2016, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s – i cili është i ndarë nga KFOR-i – ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të mandatit të saj fillestar të mbrojtjes civile, përmes ndërtimit të kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit të trajnimeve”.

Ndër vite, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në një sërë misionesh dhe aktivitetesh rajonale e ndërkombëtare, kryesisht në kuadër të operacioneve humanitare, trajnuese dhe paqeruajtëse.

Së fundmi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se FSK-ja do të marrë pjesë edhe në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Aktualisht, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në proces është shqyrtimi i formës dhe kapacitetit, me të cilin do të mund të kontribuohet në këtë forcë paqeruajtëse.

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla, konfirmon se FSK-ja ka përmbushur tashmë objektivin për 5.000 trupa të rregullta, ndërsa mbetet ende për t’u plotësuar komponenti rezervë prej 3.000 pjesëtarësh.

Megjithëse përbërja e plotë e armatimit të FSK-së nuk është bërë publike, pajisjet e konfirmuara zyrtarisht variojnë nga automjetet e blinduara deri te dronët.

Sipas Sylës, kapacitetet janë ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe armatimi e pajisjet janë në përputhje me standardet e NATO-s.

“Aleatët nga të cilët kemi blerë armatim, përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Kroacinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë e të tjera. Sot, në këtë stad të ngritjes, por edhe nesër kur t’i kemi kapacitetet e plota, ne do të jemi të gatshëm të ofrojmë siguri”, thotë Syla për Exposenë.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka shënuar rritje të ndjeshme viteve të fundit, duke u trefishuar nga 67.3 milionë euro në vitin 2021 në 207.8 milionë euro vitin e kaluar.

Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2027 e identifikon qartë Serbinë dhe pretendimet e saj territoriale si kërcënimin kryesor për sigurinë kombëtare.

Që nga fillimi, krijimi i ushtrisë së Kosovës ka hasur në kundërshtime të forta nga Serbia – vendi që, gjatë pesë vjetëve të fundit, ka shpenzuar më së shumti për ushtrinë në gjithë Ballkanin Perëndimor. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Prishtinën se “po u bie daulleve të luftës” dhe po rrezikon komunitetin serb.

Ky diskurs ka ushqyer rezistencë të vazhdueshme në mesin e komunitetit serb ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, veprimeve të forcave të sigurisë dhe shtrirjes së autoritetit shtetëror, sidomos në veri. Kulmi i kësaj përplasjeje ka qenë sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në vitin 2023.

Sipas gjeneralit në pension, Naim Haziri, Serbia mbetet kërcënimi kryesor si ushtarak, ashtu edhe joushtarak, për Kosovën. Ai përmend në mënyrë të veçantë edhe kërcënimet hibride, përfshirë sulmet kibernetike, por thekson se FSK-ja, edhe tash, ka kapacitete të mjaftueshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

“Kur një ushtri mbrohet dhe një ushtri sulmon, atëherë proporcioni i forcave është varësisht inxhinierisë që përgatitet, tre me një, pesë me një, tetë me një… Dhe FSK-ja, me kapacitetet që sot i ka, është e gatshme që në çdo kohë ta mbrojë integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thotë Haziri.

Megjithatë, ai thekson nevojën për investime më të mëdha në personelin e FSK-së, duke nënvizuar se mirëqenia e tij është faktor kyç për efektivitetin dhe gatishmërinë e forcës.

“Mendoj se ka hapësirë të bëhet më shumë për personelin. Në fazën e dytë, investimet kanë qenë të fokusuara në blerje të armatimit, por nuk duhet përjashtuar as investimi në personel, në mënyrë që pjesëtarët të jenë më të motivuar për përgjegjësitë që i ushtrojnë”, thotë ai.

Pagat në FSK ndryshojnë sipas gradave – me më të ulëtat për rekrutët e rinj dhe më të lartat për nënkolonelët dhe gjeneralët. Ligji e lejon largimin vullnetar të pjesëtarëve, dhe të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se braktisjet ndodhin çdo vit – me një rritje të ndjeshme midis viteve 2021, kur u larguan 50 ushtarë, dhe 2023, kur numri i tyre arriti në 134.

Zëvendësministri në detyrë, Shemsi Syla, thekson rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë për të siguruar trajnimin dhe pajisjet për ushtarët. Ai shton se FSK-ja ka arritur t’i integrojë të gjitha komunitetet në radhët e veta, ndonëse sfiduese mbetet pjesëmarrja e komunitetit serb.

“Problemin më të madh na e kanë shkaktuar serbët. Me kërcënime e me shantazhe, kanë arritur t’i largojnë disa pjesëtarë. Në konkurset që kemi shpallur, ka pasur vazhdimisht të interesuar, por vazhdon të ketë frikë”, thotë Syla.

Falë bashkëpunimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe standardeve të NATO-s, Syla thotë se FSK-ja është qysh tash e përgatitur të bashkohet me Aleancën – një synim i shprehur që nga fillimi i transformimit. Të njëjtin qëndrim e mbështet edhe gjenerali në pension, Naim Haziri.

“Kosova është shumë më e fuqishme saqë mendohet dhe shihet nga dikush – në të gjitha aspektet”, sipas tij.

E, nga NATO-ja konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se aleanca “ofron kontribute të rëndësishme ushtarake për Kosovën”, por se “rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike”. Ndaj, “NATO-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja” për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë… edhe pse ky proces mbetet i bllokuar prej kohësh, pa përparime që do ta nxirrnin nga vendnumërimi disavjeçar./REL

The post Ushtria e Kosovës drejt përmbylljes së tranzicionit dhe standardeve të NATO-s appeared first on Albeu.com.

Do të përfundoj lufta në Ukrainë në qershor? Zelensky: SHBA po nxit një zgjedhje

By: M C
8 February 2026 at 16:08

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se SHBA-të duan që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor, duke shtuar se të dyja palët janë ftuar në Amerikë për bisedime javën e ardhshme, raporton BBC.

“Amerika propozoi për herë të parë që dy ekipet negociuese Ukraina dhe Rusia të takohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndoshta në Miami, brenda një jave. Ne konfirmuam pjesëmarrjen tonë”, tha ai.

Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Uashingtoni apo Moska. Megjithatë Trump ka bërë presion për t’i dhënë fund konfliktit që nga rikthimi i tij në detyrë.

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të mëtejshme të energjisë elektrike gjatë kushteve të ngrirjes.

Në komentet e publikuara dje, Zelensky u tha gazetarëve se çfarë kishte ndodhur gjatë raundit të dytë të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të në Abu Dhabi, të cilat përfunduan të premten pa raportime për ndonjë përparim.

Ai u shpreh se “çështjet e vështira mbetën të vështira”, duke përfshirë lëshimet territoriale që Ukraina është nën presion për t’i bërë.

Sipas Zelensky palët diskutuan, për herë të parë, mundësinë e një takimi trepalësh midis udhëheqësve.

I pyetur nëse ishte dhënë një afat kohor për një marrëveshje, udhëheqësi ukrainas u përgjigj: “Amerikanët thonë se duan të bëjnë gjithçka deri në qershor”.

The post Do të përfundoj lufta në Ukrainë në qershor? Zelensky: SHBA po nxit një zgjedhje appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 8 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

By: M C
7 February 2026 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Ditën e sotme do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, ndërsa për beqarët mund të shfaqet dikush që do t’ju tërheqë vëmendjen. Komunikimi në marrëdhëniet personale është çelësi, ndaj mos ngurroni të flisni hapur për ndjenjat tuaja. Në punë, mund të hasni disa pengesa të vogla, por me durim dhe vendosmëri do t’i kapërceni lehtësisht. Shëndeti kërkon më shumë kujdes, veçanërisht në aspektin e pushimit dhe ushqimit të shëndetshëm. Financat do të jenë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme. Nëse keni planifikuar të investoni, është mirë të prisni edhe disa ditë. Mos lejoni që stresi t’ju ndikojë në vendimmarrje, merrni kohën tuaj për çdo hap të rëndësishëm.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot do të ndjeni nevojën për më shumë ndjeshmëri dhe afërsi në marrëdhënien tuaj, duke ju bërë të vlerësoni më shumë partnerin. Beqarët mund të marrin një ftesë të papritur, e cila mund të sjellë emocione të reja. Në ambientin e punës, përqendrohuni tek detajet dhe shmangni konfliktet me kolegët. Një projekt i rëndësishëm mund të kërkojë përkushtim të shtuar, por do të sjellë rezultate pozitive nëse jeni të durueshëm. Kujdesuni për shëndetin emocional dhe mos shpërfillni sinjalet që trupi juaj ju dërgon. Financat janë të stabilizuara, por është mirë të rishikoni buxhetin për të shmangur ndonjë shpenzim të panevojshëm. Qëndroni të hapur ndaj mundësive të reja që mund të paraqiten papritur.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në marrëdhënie, dita e sotme do të jetë e mbushur me pasion dhe mirëkuptim, duke ju ndihmuar të forconi lidhjen tuaj. Për beqarët, një takim i rastësishëm mund të kthehet në diçka më shumë. Në planin profesional, do të keni mundësinë të shfaqni aftësitë tuaja dhe të merrni vlerësim nga eprorët. Kjo është një ditë e mirë për të nisur projekte të reja ose për të kërkuar bashkëpunime. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik. Financat janë në rritje, por shmangni rreziqet e mëdha dhe mos u nxitoni për të marrë vendime të rëndësishme monetare. Mbani një qasje të balancuar ndaj çdo situate që do të përballeni sot.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Sot do të ndjeni nevojën për të sqaruar disa keqkuptime në marrëdhënien tuaj, ndaj bisedoni hapur me partnerin. Beqarët do të kenë mundësi të reja për njohje, por duhet të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet që bëjnë. Në punë, mund të hasni sfida që kërkojnë zgjidhje kreative, prandaj mos hezitoni të propozoni idetë tuaja. Një koleg mund të kërkojë ndihmën tuaj, dhe bashkëpunimi do të sjellë përfitime për të dy palët. Shëndeti kërkon vëmendje, veçanërisht në aspektin e stresit dhe pushimit të mjaftueshëm. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni huatë ose investimet e rrezikshme. Kujdesuni për veten dhe mos i lini pas dore nevojat tuaja personale.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Marrëdhëniet do të jenë në qendër të vëmendjes sot, me mundësi për thellim të ndjenjave dhe harmonizim të raporteve. Për beqarët, një takim i papritur mund të sjellë emocione të forta. Në punë, do të ndiheni të motivuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi të reja. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë nëse ndiheni të mbingarkuar, bashkëpunimi do të jetë çelësi i suksesit. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni të pushoni mjaftueshëm dhe të ushqeheni rregullisht. Në aspektin financiar, mund të merrni disa lajme të mira që do t’ju lehtësojnë situatën. Qëndroni pozitivë dhe shfrytëzoni mundësitë që ju ofrohen sot.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Dita e sotme sjell qetësi dhe harmoni në marrëdhënie, duke ju lejuar të shijoni momente të bukura me partnerin. Beqarët kanë shanse të takojnë dikë që i përputhet shumë mirë, nëse janë të hapur ndaj njohjeve të reja. Në punë, përqendrohuni në përfundimin e detyrave të lëna pezull dhe mos ia lini asgjë rastësisë. Një koleg mund t’ju ofrojë ndihmë të vlefshme, ndaj mos hezitoni ta pranoni. Shëndeti kërkon më shumë kujdes ndaj ushqimit dhe aktivitetit fizik. Financat janë të mira, por është mirë të shmangni shpenzimet impulsive. Planifikoni mirë çdo hap dhe mos merrni vendime të nxituara sot.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Sot mund të ndiheni pak të largët në marrëdhënien tuaj, prandaj mundohuni të kaloni më shumë kohë cilësore me partnerin. Për beqarët, është një ditë e favorshme për të nisur njohje të reja, veçanërisht nëse janë të hapur ndaj eksperiencave të ndryshme. Në punë, do të hasni sfida që kërkojnë qetësi dhe logjikë për t’u zgjidhur. Përqendrohuni tek prioritetet dhe mos u shpërqendroni nga detajet e vogla. Shëndeti mund të ndikohet nga stresi, ndaj përpiquni të gjeni momente relaksimi gjatë ditës. Financat janë të balancuara, por mos u mbështetni shumë tek të ardhurat e ardhshme. Bëni kujdes me menaxhimin e buxhetit dhe mos merrni përsipër më shumë se ç’mund të përballoni.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Harmonia në çift do të jetë e dukshme sot, duke ju dhënë mundësinë të forconi ndjenjat dhe të krijoni plane të përbashkëta për të ardhmen. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush që i impresionon me intelektin dhe komunikimin e tyre. Në punë, do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja organizative dhe të merrni vlerësim nga kolegët ose eprorët. Mos lini pas dore detyrat më të vogla, pasi ato mund të bëhen të rëndësishme më vonë. Shëndeti është në gjendje të mirë, por kujdesuni për balancimin e orareve të punës dhe pushimit. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të bëni plane afatgjata. Investoni më shumë në zhvillimin tuaj personal sot.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në marrëdhënie, mund të hasni disa keqkuptime të vogla, por me pak përpjekje do të arrini të riktheni harmoninë. Beqarët mund të ndihen të pavendosur në lidhje me ndjenjat e tyre, ndaj është mirë të mos nxitohen. Në punë, mund të shfaqen mundësi të reja për avancim, por kërkohet përkushtim dhe punë e palodhur. Mos hezitoni të merrni përsipër projekte të reja që mund të sjellin përfitime në të ardhmen. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e teproni me lodhjen fizike. Financat kanë nevojë për menaxhim të kujdesshëm, shmangni shpenzimet e panevojshme. Planifikoni mirë çdo hap për të pasur sukses në të gjitha fushat.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Dita e sotme sjell ngrohtësi dhe mirëkuptim në marrëdhëniet tuaja, duke e bërë komunikimin më të lehtë me partnerin. Për beqarët, një miqësi e vjetër mund të shndërrohet në diçka më shumë. Në punë, do të ndjeni një rritje të motivimit dhe do të arrini të përfundoni me sukses detyrat që keni marrë përsipër. Mos hezitoni të kërkoni këshilla nga kolegët më me përvojë, pasi mund të përfitoni shumë. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni pushimin dhe relaksimin. Financat janë të stabilizuara, por është mirë të shmangni riskun e lartë. Qëndroni të përqendruar në objektivat tuaja dhe mos u shpërqendroni nga zhurmat e jashtme.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Sot do të ndiheni më të hapur për të shprehur ndjenjat tuaja, duke përmirësuar marrëdhëniet me partnerin ose duke krijuar lidhje të reja. Beqarët kanë shanse të mëdha për të njohur persona interesantë në ambiente të reja. Në punë, mund të merrni një propozim të papritur që mund të ndryshojë rrjedhën e karrierës suaj. Jini të hapur ndaj ndryshimeve dhe përfitoni nga mundësitë që ju ofrohen. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik dhe kujdesuni për ushqimin. Financat janë në përmirësim, por është mirë të kurseni për të ardhmen. Sot është një ditë e mirë për të bërë plane afatgjata dhe për të vendosur objektiva të reja.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Marrëdhëniet do të kërkojnë më shumë vëmendje dhe mirëkuptim sot, prandaj tregohuni të durueshëm me partnerin. Për beqarët, mund të shfaqet një mundësi e papritur për të filluar një lidhje të re. Në punë, përqendrohuni në detyrat që keni në duar dhe shmangni shpërqendrimet e panevojshme. Një bashkëpunim i ri mund të sjellë përfitime të mëdha nëse jeni të hapur ndaj ideve të reja. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me lodhjen mendore. Financat janë të qëndrueshme, por është e rëndësishme të rishikoni prioritetet tuaja financiare. Mos merrni vendime të nxituara dhe mendoni mirë para se të ndërmerrni hapa të mëdhenj.

The post Horoskopi 8 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Netanyahu takohet me Trump për të diskutuar programin bërthamor iranian dhe kufizimet raketore

By: M C
7 February 2026 at 23:34

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të zhvillojë këtë të mërkurë një takim me presidentin Donald Trump. Fokusi i bisedimeve do të jetë programi bërthamor me Iranin, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Takimi vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani duken të gatshëm të vazhdojnë me një raund të dytë bisedimesh, për programin bërthamor të Teheranit. Sipas zyrës së Netanyahut, kryeministri izraelit beson se çdo negociatë duhet të përfshijë kufizime të qarta në programin balistik iranian, si dhe fundin e mbështetjes për të ashtuquajturin bosht iranian.

Mediat shkruajnë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani mbajtën ditën e parë të bisedimeve indirekte në Oman të premte. Kjo duke u fokusuar në programin bërthamor të Iranit. Pas përfundimit të kontakteve, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se vendi i tij nuk ka ndërmend të heqë dorë nga e drejta për të pasuruar uraniumin.

Netanyahu fillimisht ishte planifikuar të vizitonte Uashingtonin më 18-22 shkurt, por takimi u shty dhe u zhvendos një javë më parë me kërkesë të kryeministrit izraelit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Axios.

The post Netanyahu takohet me Trump për të diskutuar programin bërthamor iranian dhe kufizimet raketore appeared first on Albeu.com.

Protesta në Milano/ 5 mijë persona kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike! Raportohen sulme me armë ndaj policisë

By: M C
7 February 2026 at 23:19

5 mijë persona kanë protestuar ditën e sotme në Milano, kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, ceremonia hapëse e së cilës u mbajt ditën e djeshme. Pjesë e protestës ishin aktivistë nga qendrat sociale, grupet studentore, shoqatat për të drejtat e strehimit dhe sindikatat.

La Reppublica shkruan se marshimi u hap me disa pankarta, përmes të cilave protestuesit dënonin prerjen e pemëve, në disa zona ku do zhvillohen lojërat. Marshimi rifilloi duke kaluar në Piazza Gabrio Rosa dhe më pas në Viale Martini. Protestuesit qëlluan me fishekzjarre furgonët e policisë. Policia u përgjigj duke përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës.

Nga kjo ngjarje, është raportuar gjithashtu edhe një sulm me armë ndaj policisë. Një grup protestuesish me kapuçë dhe helmeta shkruan drejt unazës lindore të qytetit, ndërkohë që vazhdonin të hidhnin bomba tymi dhe fishekzjarre. Pesë protestues janë ndaluar deri më tani nga policia italiane. Ata janë dërguar në komisariat pas përleshjeve me policinë në zonën e Corvettos.

The post Protesta në Milano/ 5 mijë persona kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike! Raportohen sulme me armë ndaj policisë appeared first on Albeu.com.

“Çika jem!”/ Dy banorët në dhomën e rrëfimit, Selin: Isha në studio, më mbyllët sytë dhe kur i hapa Gimbo më propozoi

By: M C
7 February 2026 at 23:17

Një raport i mirë mes Selin dhe Gimbos tashmë është parë dhe kuptuar nga të gjithë banorët dhe publiku.

Por çfarë ka mes tyre?

“Unë vi tregoj një ëndërr me sinqeritet te Vëllai i Madh, tani e sheh gjithë Shqipëria. ‘unë kisha ardhur të prezantoja Bigun për dy ditë, më mbyllin sytë dhe Gimbo më propozon’…”, tha Selin teksa fliste për ëndrrën që ka parë.

“Është diçka shumë e mirë dhe unë ndihëm shumë mirë më këtë vajzë. Me heq mërzinë. Kjo e di kur jam unë nervoz, dhe unë e di kur ajo është nervozë”, tha ai.

“Qasjen e kam shumë të sinqertë, e vlerësoj dhe… s’di çfarë të them se më ikën fjalët (qesh). Ndihem mirë më të,” tha Selin.

The post “Çika jem!”/ Dy banorët në dhomën e rrëfimit, Selin: Isha në studio, më mbyllët sytë dhe kur i hapa Gimbo më propozoi appeared first on Albeu.com.

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Me Mirin kam lojën, me Gimbon jetoj

By: M C
7 February 2026 at 22:55

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është i vetmi banor që nuk do donte të linte shtëpinë, duket se ka ndryshuar dinamikën brenda shtëpisë dhe në lojën e saj me Mirin.

“Me Mirin kam lojën, me Gimbon jetoj”, është shprehur Selin.

Miri është ‘ankuar’ se duke kaluar kohë me Gimbon, humbet ‘vëmendja’ dhe koha nga loja që ai ka me Selin, ndërsa kjo e fundit thotë se ka parë qëndrime kontradiktore prej tij.

“Unë me Selin rri edhe për lojë edhe për të jetuar”, tha Miri.

“Duke u kthyer të Prime i parë, një person që i detyrohesha një shpjegim është Gimbo dhe e kam bërë. Sa për Gretën, nuk kam thënë që e dua jashtë, por kam thënë që i vetmi person që nuk dua të lërë shtëpinë është Mirin sepse më të e kam lojën. S’më pëlqen që Miri paska thënë që unë dua të luaj lojën dyshe. Kur ka ardhur Gimbo kam parë te Miri disa situata që nuk më kanë pëlqyer dhe këto ia kam thënë në sy dhe jo të dhoma e rrëfimit”, tha Selin.

“Te Prime i kaluar, unë e kuptoj pozitën e Selin gjatë asaj bisede me Mirin, por kuptoj dhe pyetjen tendencioze nga Miri. Mirin e pengon koha në lojën e tij. Ndoshta jam ndier dhe pak keq gjatë atij klipi, por e di pse Selin ia ka thënë atë përgjigje. Unë jam i drejtë dhe shumë i sinqertë. Më ka ardhur keq për disa situata më Mirin se mund të vinte vetë të mi thonte disa gjëra. Unë veproj dhe luiaj siç më thotë zemra jo siç më thonë hienat. Selin është një femër shumë e butë shpirtërisht dhe mundohet mos të prishë një balancë mes Mirit dhe meje. Por Miri duhet ta dijë, që do apo nuk do ai, kështu është muhabeti”, tha Gimbo.

The post Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Me Mirin kam lojën, me Gimbon jetoj appeared first on Albeu.com.

Gjatë janarit u finalizuan 107 operacione policore, në pranga 498 persona

By: M C
7 February 2026 at 22:33

Policia e Shtetit publikoi sot një bilanc të punës së kryer gjatë muajit janar. Policia njoftoi se gjatë muajit janar u finalizuan 107 operacione policore dhe u vunë në pranga 498 autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

Sipas policisë, 17 operacione janë finalizuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për goditjen e rrjeteve globale të trafiqeve, kapjen e pjesëtarëve të grupeve/organizatave kriminale, si dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Disa prej këtyre shtetasve kishin falsifikuar identitetin për t’iu fshehur drejtësisë;

Gjithashtu policia bëri të ditur se janë sekuestruar rreth 186 kg kanabis, rreth 3 kg kokainë, sasi ekstazie, sasi heroine, 3855 bimë/fidanë kanabisi, 2528 fara kanabisi, si dhe mijëra pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Sipas policisë janë sekuestruar gjithashtu edhe “41 armë zjarri, 21 armë gjahu dhe sportive, 2 granata dhe municion luftarak; 7 automjete të trafikuara, dhjetëra ora luksoze, 3 pajisje GPS, dhe maska; 183 000 euro të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar, ilaçe të skaduara dhe produkte të kontrabanduara (veshmbathje, si dhe produkte estetike dhe elektronike); rreth 20 milionë lekë, 2 sipërfaqe toke në Dhërmi, 3 shoqëri tregtare, 2 automjete dhe llogari bankare, asete të veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve, mashtrimit kompjuterik dhe prostitucionit”.

Policia nënvizoi se “janë zbuluar 13 ambiente të mbyllura në Lezhë, Malësi të Madhe, Vau i Dejës, Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe Tiranë, ku kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave; 5 ambiente ku luheshin lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri; 3 ambiente në qarkun Tiranë, ku magazinoheshin veshje të kontrabanduara dhe/ose stampoheshin me logo false të markave ndërkombëtare; kazino dhe bilardo ku shiteshin lëndë narkotike, në Lezhë dhe në Mat; banesë dhe lokal në Fier, ku babë e bir mbanin arsenal armësh zjarri dhe armë shpërthyese, sasi të madhe municioni dhe mbi 17 kg lëndë narkotike; grupe kriminale në Tiranë, që shitnin dhe trafikonin armë dhe drogë të fortë (kokainë)”.

Gjithashtu sipas policisë janë parandaluar ngjarje kriminale që mund të kryheshin në Durrës dhe në Tiranë nga 3 shtetas që lëviznin të armatosur; përshkallëzimi i 3 konflikteve me armë zjarri dhe mjete prerëse, në Vlorë, Velipojë dhe Gramsh; ngjarje kriminale me armë zjarri, në një familje në Tepelenë; 11 tentativa për të kaluar kufijtë me para të padeklaruara, me burime të dyshimta; trafikimi nga Gjirokastra në Greqi i 44 pakove me 34 kg kanabis; trafikimi në Itali i një arme zjarri, nëpërmjet PKK Rinas.

Policia njoftoi më tej se janë zbardhur vrasje me eksploziv, me armë zjarri ose me send të fortë (çekiç), në Shkodër, Dibër dhe Tiranë, si dhe 4 plagosje dhe 1 aksident me pasojë.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë 2 fushata sensibilizuese për të mbrojtur qytetarët nga platforma false për pagesën e masave administrative (gjobave) dhe për marrjen e kredive, që synonin të merrnin dhe të keqpërdornin të dhënat personale dhe të ardhurat në kartat bankare. Hetimet për këto raste janë në vijim.

Më tej, sipas policisë janë finalizuar 21 operacione për parandalimin/zbardhjen e vjedhjeve; 17 goditje në fushën e kontrabandës; 11 operacione kundër ushtrimit të prostitucionit; 8 goditje kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit; 3 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të shkojnë ilegalisht në shtetet e BE-së.

Gjithashtu, 3 departamente të Policisë së Shtetit kontribut në megaoperacionin “Liberterra III”, që goditi 1800 rrjete në mbarë botën, të implikuara në këtë veprimtari kriminale dhe në forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.

Për shkak të motit të keq, me reshje dëbore dhe shiu, shërbimet e Policisë qëndruan në gatishmëri në të gjithë vendin, duke iu shkuar në ndihmë qytetarëve për orientim dhe, në disa raste, për evakuimin e tyre.

Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas shërbimit të përforcuar gjatë ditëve me mot të keq, të pajisura me mjete bashkëkohore, vijuan monitorimin në të gjitha akset e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe menaxhimin e trafikut.

“Gjatë muajit janar u vunë në pranga 197 drejtues mjetesh, nga të cilët 135 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 62 për drejtim mjeti pa leje drejtimi; u pezulluan 216 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë; u vunë 93 011 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga të cilat 3 934 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e masës administrative maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit. Policia Rrugore e Durrësit goditi 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë nga drejtues që drejtonin automjetet në gjendje të dehur”, njoftoi policia.

Në pikat e kalimit kufitar, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe analizave të riskut, shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan dhe goditën gjatë muajit janar: 45 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 18 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false, 8 raste të trafiqeve dhe 2 raste të vjedhjeve.

The post Gjatë janarit u finalizuan 107 operacione policore, në pranga 498 persona appeared first on Albeu.com.

Jonida Shehu rrëfen dhimbjen e humbjes së prindërve: I shkruaja mamit në telefon nga malli

By: M C
7 February 2026 at 22:22

Në një rrëfim për jetën e saj, Jonida Shehu ka folur në “S’e luan topi” dhimbjen e humbjes së prindërve.

“Isha 23 vjeç kur humba babanë, sapo kisha përfunduar studimet dhe kisha nisur punën. Babi ishte i diagnostikuar me kancer megjithatë ne nuk e kishim menduar që do ikte. Mendonim se çdo gjë do kthehej në normalitet. Të gjitha gjërat u kthyen përmbys dhe kundër nga ç’kisha imagjinuar unë. U deshën shumë vite që gjërat të shkonin në vendin e tyre. Më pas motra jetonte në Prishtinë, vëllai në SHBA, dhe unë mbeta vetëm me mamin”, tregon ajo për humbjen e të atit.

Por pak vite më pas ajo do të humbiste edhe nënën, një dhimbje e madhe për gazetaren.

“Nuk e kam përtypur vdekjen e tim ati… vdekja e nënës më bëri të relaksohesha nga pesha e vdekjes dhe të kisha një kuptim tjetër për vdekjen, sepse kam jetuar çdo ditë të jetës sime me frikën e vdekjes. Me frikën që ‘po kur të ndodhë që ime më të mos jetë?’. Kur kam humbur mamin gjëja që kam vuajtur më shumë është kur mbyllja punën, sepse ishte personi i parë që merrja në telefon. Ka pasur disa momente që ngaqë më mungonte shumë prania e saj, i kam rënë telefonit të saj dhe i shkruaja. I shkruaja që më ka marrë malli, që jam mirë…”, rrëfen ajo mes lotësh.

The post Jonida Shehu rrëfen dhimbjen e humbjes së prindërve: I shkruaja mamit në telefon nga malli appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 7 February 2026Main stream

“Kam vetëm 2 miq dhe 12 armiq”, prej së martës në dhomën e reflektimit, Rogerti: Ata janë xhelozë në lojën time, sepse kam lëvizur shtëpinë

By: M C
7 February 2026 at 21:53

Prime-i i sotëm ka nisur me debate në shtëpinë e Big Brother, kjo pasi është bërë një lidhje direkte mes banorëve të shtëpisë dhe Rogertit që ndodhej në dhomën e reflektimit.

Përmes një klipi u sollën disa momente gjatë kësaj jave, ku rogerti ka patur mundësinë që të takojhë 3 banorë dhe prej tyre vetëm Seelin ka shkuar për ta takuar, ndërkohë që dy të përzgjadhurit e tjerë prej tij, Stenaldo dhe Mal nuk kanë shkuar.

Rogerti është shprehur se në atë shtëpi ai ka 12 armiq dhe vetëm dy miq që janë Tani dhe Luela.

Pjesë nga debati:

Stenaldo: Për natyrën që kam unë, një zgjedhje si ajo që bëra më rri mirë, më shkon.

Selin: Rogertit nuk i mjafton një dhomë reflektimi për të reflektuar.

Rogerti: Është e vështirë për të kuptuar dinamikën e shtëpisë. Por i kam marrë vesh copa copa. Këtu kam armiq 12 veta, përveç 2 vetave. Artanin dhe Juelën i kam miq, të tjerët i kam armiq në kuptimin e plotë të fjalës. Ata janë xhelozë në lojën time, sepse kam lëvizur shtëpinë si kurrë më parë. Arsye tjetër është enigma ime: e keqi, i shpifuri dhe i miri. I bëj thirrje lojërave që të kujdesen nga Miri sepse është i vetmi që po i vë në lëvizje, me mua është vetëm Tani dhe Juela. Na ka lidhur vetëm shpirti i bardhë.

Stenaldo: Për Rogertin ngelem pa fjalë kur e dëgjoj. Një personazh që do të fitojë BBV, nuk ka limit, nuk mendohet dy herë, ka pikësynim të godasë tjetrin. Rogerti le të vijë dhe me mua do të luftojë këtu çdo sekondë.

The post “Kam vetëm 2 miq dhe 12 armiq”, prej së martës në dhomën e reflektimit, Rogerti: Ata janë xhelozë në lojën time, sepse kam lëvizur shtëpinë appeared first on Albeu.com.

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

By: M C
7 February 2026 at 21:09

AMP ka arrestuar kryeinspektorin e shërbimit zjarrfikës në Elbasan. Aio u arrestua, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 15:47.

Njoftimi i AMP-së

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, Kyreinspektor A. B., me detyrë pranë MZSH-së Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 15:47, gjatë drejtimit të mjetit të tij (jashtë shërbimit), është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan në aksin Cërrik – Elbasan, ku pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.87 mg/l. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al. Për ankesa me ëhatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

The post Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, transportohet me urgjencë drejt spitalit drejtuesi i motomjetit

By: M C
7 February 2026 at 20:48

Një aksident rrugor ka ndodhur minutat e fundit pranë Lungomares në Vlorë. Një automjet ka përplasur një motor që po lëvizte në të njëjtin drejtim. Si pasojë e përplasjes, është lënduar drejtuesi i motorit, i cili nuk mbante kaskë mbrojtëse.

Ai është transportuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Shërbimet e Policisë dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Policia po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, transportohet me urgjencë drejt spitalit drejtuesi i motomjetit appeared first on Albeu.com.

Tha se e larguan nga familja për “shkak” të së ëmës, trondit daja i Elijonës të BBVK: Pse nuk e përmend dhunën që ka ushtruar babi yt?

By: M C
7 February 2026 at 20:24

Banorja e Big Brother Vip Kosova Elijona, gjatë mbrëmjes së fundit ndau me publikun një histori personale të pa bërë publike më parë.

Ajo ndau një periudhë të vështirë të fëmijërisë dhe ndarjen nga familja. Elijona tregoi se problemet nisën kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke theksuar ndryshimet mes rregullave shkollore dhe ligjore në Gjermani, ku jetonte atë kohë, dhe Kosovës. Sipas saj nëna e saj ishte vonuar ta merrte nga shkolla dhe e “kishte harruar” për shkak të angazhimeve me motrën e saj, teksa ka shtuar se mësuesit atje dhe po ashtu shërbimet sociale i kishin konsideruar detyrat e saj të papërfunduara shpesh herë një problem serioz.

Por jashtë shtëpisë nuk është menduar kështu, e kjo nga vet daja i banores. Pasi në rrjetet sociale ka qarkurlluar në “screenshot” e një komenti të bërë nga daja i saj i cili e ka qëuajtur versionin e dhënë prej saj si të pavërtëtë.

Daja i saj Valon Zhubaj, është shprehur në komentin e tij se largimi i Elijonës dhe vëllait të saj nga familja ishte pasojë e dhunës së ushtruar nga babai ndaj fëmijëve dhe nënës së tyre, gjë e cila çoi edhe në divorc.

“Dhuna të cilën babi yt e ka ushtru pa ndërpre ndaj mamit tënd dhe juve që çoi deri te divorci atë se përmend!? Shkaktari kryesor pse ti dhe vllau jeni larguar nga familja je ti dhe babi yt. Krejt rrëfim i pavërtetë”, ka shkruar Zhubaj në koment.

Ndërkohë Elijona kujtojmë se është shgprehur më parë: “Mami ka harruar disa herë të më marrë nga shkolla dhe detyrat nuk i bëja. Kjo ishte arsyeja pse nga shkolla ishin të shqetësuar. Jam ndjerë shumë e pambrojtur kur më kanë marrë, kërkoja mamin. Më prezantuan me një grua dhe më thanë: kjo është familja e re. Unë kërkoja të kontaktoja me familjen, por më thoshin se nuk kishte mundësi”

The post Tha se e larguan nga familja për “shkak” të së ëmës, trondit daja i Elijonës të BBVK: Pse nuk e përmend dhunën që ka ushtruar babi yt? appeared first on Albeu.com.

❌
❌