Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

By: E S
2 February 2026 at 20:52

Grupi parlamentar Multietnik ka rikonfirmuar mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti 3.

Në legjislaturën e dhjetë, ky grup do të jetë në përbërje të 8 deputetëve, dy nga komuniteti turk, dy nga ai boshnjak, dhe nga një nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe serb. Ergul Mazrek dhe Fatma Taçi nga KDTP, Emilja Rexhepi dhe Rasim Demiri nga NDS e VAKAT, Elbert Krasniqi nga IRDK, Artan Asllani nga PSA, Nenad Rashiq nga SPO dhe Erxhan Galushi nga LPRK do të renditen krah partisë më të madhe.

Kryetari i IRDK, njëherazi ministër në detyrë, Elbert Krasniqi, konfirmoi për A2 CNN se votat e tyre do të jenë për Albin Kurtin. Tashmë përpos 57 deputetëve të saj, Lëvizja Vetëvendosje llogarit edhe në 8 deputetët e komuniteteve duke siguruar kështu të paktën 65 vota në mazhorancën e re pas zgjedhjeve të dhjetorit.

“Qeveria e ardhshme është e qartë që mund të themelohet shumë lehtë sapo të bëhet certifikimi i zgjedhjeve menjëherë mund të thirret seanca konstituitive, edhe përsa i përket procedurave të seancës konstituitive janë shumë vendime të Gjykatës Kushtetuese ndoshta me përjashtim të nënkryetarit serb të gjitha të tjerat janë të qartësuara që mund të kryhen shumë shpejtë”, tha analist Adrian Zeqiri.

Ndonëse nuk pritet të ketë vështirësi më formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re, me urgjencë pritet të miratohet edhe buxheti i këtij viti. Marrëveshjet ndërkombëtare do të kërkojnë 80 vota dhe ato pritet të sillen në seancë para çështjes së presidentit. ADRIAN ZEQIRIANALIST POLITIK

“Ka gatishmëri prej opozitës që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat e kanë dëmtuar shumë Kosovën. Buxheti mund të kalohet me 61 vota prej partisë më të madhe. Partia më e madhe nuk ka nevojë për partnerë koalicioni përveçse me komunitetet joserbe. Është shumë e qartë. Çështja vjen të presidenti që vjen në agjendë në fund të shkurtit”, vijoi analsit Zeqiri.

Në Kuvendin e Kosovës janë 20 ulëse të rezervuara për komunitetet. Përpos grupit që do të mbështesë Kurtin, 9 deputetë i përkasin Listës Serbe, ndërsa janë edhe deputetja boshnjake Duda Balje, deputeti tjetër egjiptian Veton Berisha dhe ai i komunitetit goran Adem Hoxha.

Projekti i plotë/ Arbjan Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

By: E S
2 February 2026 at 20:45

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, në një intervistë për Top News, ka shpjeguar rrugën që do të ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit.

Ai theksoi se komisioni, ku aktualisht janë vetëm anëtarët e Partia Socialiste, do të ndahet në tre grupe pune, të cilat do të zhvillojnë dëgjesa në nga katër qarqe secili. Sipas Maznikut, në këto dëgjesa do të përfshihen banorët, përfaqësues të bizneseve, stafe akademike dhe aktorë të tjerë lokalë. Më pas, të dhënat e mbledhura do të analizohen për të vlerësuar se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon në strukturën aktuale të bashkive.

“Janë dy shtyllat kryesore ku do të punohet: eficienca e bashkive dhe shërbimet që ato ofrojnë,” tha Mazniku. Sipas tij, parimi themelor është që shërbimet të jenë sa më pranë qytetarëve, bashkë me mundësinë reale për t’i ofruar ato në mënyrë funksionale.

“Duhet parë se ku është pika më e afërt e bashkimit në këtë proces dhe nëse një strukturë e caktuar është realisht e aftë ta ofrojë shërbimin,” u shpreh ai.

Sa i përket negociatave me Partia Demokratike për përfshirjen e opozitës në reformë, Mazniku deklaroi se PD nuk është paraqitur në tre mbledhje radhazi, ndërsa e njëjta situatë është konstatuar edhe në Konferencën e Kryetarëve.

“Nuk kemi kohë për të humbur. Ose reforma mbyllet në korrik, ose shtyhet pas vitit 2027, duke humbur një dekadë të tërë procesin,” tha ai.

Mazniku shtoi se reforma territoriale lidhet ngushtë me procesin e integrimit europian, pasi ekziston rreziku i humbjes së financimeve. “Në vende të tjera u janë dashur deri në 10 vite për të përfituar fondet për bashkitë. Ka financime për bashkitë, por ato nuk jepen automatikisht. Fillimisht projekti shkon në Bashkimi Europian, por nëse nuk ke kapacitetet, nuk mund të çosh projekte të zbatueshme. Nëse e bëjmë reformën sot, pas dy ose tre vitesh bëhemi gati për t’i përthithur këto fonde,” përfundoi Mazniku.

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

By: E S
2 February 2026 at 20:38

Në lidhje me ngjarjen në Rrilë, ku mbeti i plagosur berberi Sokol Daci, policia ka ndaluar punonjësin Besart Kovaçi, patrullë e përgjithshme në policinë vendore të Lezhës, për veprën penale moskallëzim krimi. Kovaçi ndodhej brenda berberhanes gjatë atentatit dhe ka qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të autorëve.

Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë të ditur se Kovaçi ishte shoqëruar nga Merando Nikulaj, nip i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra kryesore e sulmit.

Në ambientet e berberhanes u gjetën 16 gëzhoja pistolete, nga të cilat disa dyshohet se i përkasin armës së përdorur nga Kovaçi. Një gëzhojë tjetër që nuk i përket të njëjtës armë të efektivit ka ngritur dyshime për përdorimin e një armë të dytë në këtë shkëmbim zjarri.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy automjete që mbërrijnë para berberhanes, një Audi dhe një Passat. Prej tyre zbresin 7 persona, dy me kallashnikov, por edhe 3 të tjerë duket që kanë armë zjarri. Në drejtim të berberhanes u qëlluan mbi 30 plumba, tre prej të cilëve plagosën Sokol Dacin.

Policia dyshon se Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, pasi shihet në pamjet filmike duke u larguar me vështirësi. Ai ende nuk është shoqëruar, ndërsa po kryhen kontrolle në banesa dhe biznese për gjetjen e tij.

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

By: E S
2 February 2026 at 20:31

Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.

Mësohet se një mjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në një greminë.

Drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

By: E S
2 February 2026 at 20:25

Avokati Spartak Ngjela, i cili më parë ka qenë ministër Drejtësie në kohën kur PD ishte në pushtet, ka sulmuar ashpër Sali Berishën, duke e quajtur si “antishqiptar të vjetër”.

I ftuar në Report TV, teksa komentonte zhvillimet politike dhe braktisjen e komisioneve parlamentare nga Partia Demokratike, Ngjela hodhi akuza të forta ndaj Berishës, teksa tha se po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë.

“Pyetja bëhet: përse hyn në zgjedhje, nxjerr deputetët dhe më pas nuk rri në parlament? Kjo është kërkesë nga armiqtë e Shqipërisë. Përse, budallenj na di Saliu ne? O është antishqiptar i vjetër, ose ia kërkojnë forcat antishqiptare. Nuk ka rrugë tjetër,” tha ai.

Ndërsa për aksionin e opozitës, avokati tha se deputetët nuk duhet të largohen nga Parlamenti.

“Pati konflikt të brendshëm. Si ka mundësi të shkëputesh nga Parlamenti kur të ka zgjedhur populli? Deputeti i popullit nuk mund të largohet nga Parlamenti. Kur largohen, fyejnë shqiptarët. Saliu është njeri që nuk kuptohet se për kë luan, por ata bravo që e detyruan” tha Ngjela.

Sa i përket SPAK, Ngjela tha se Prokuroria e Posaçme nuk drejtohet nga shqiptarët dhe theksoi se lufta kundër korrupsionit po drejtohet nga ndërkombëtarët.

“SPAK nuk drejtohet nga ne. Ndihmën e kanë dhënë ndërkombëtarët, edhe ekspertizën, edhe pagesën, për të na shpëtuar nga korrupsioni. Nëse nuk na shpëtojnë kështu, do të mbetemi gjithë jetën,” deklaroi avokati.

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

By: E S
2 February 2026 at 20:19

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom.

Sipas informacioneve paraprake, emigrantët ishin fshehur në një ndërtesë në afërsi të Teqesë së Qatromit, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën.

Menjëherë pas njoftimit nga policia kufitare, në vendngjarje mbërriti ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë shtuar nga Policia Kufitare e Korçës, me qëllim jo vetëm evidentimin e emigrantëve të paligjshëm, por edhe identifikimin e personave që ndihmojnë këta shtetas për të lëvizur drejt Tiranës apo qyteteve të tjera të vendit.

Kontrollet në zonë vijojnë, ndërsa emigrantët po dërgohen drejt Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Korçë për veprime të mëtejshme.

“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

By: E S
2 February 2026 at 20:12

Kryeministri i Groenlandës shprehet disi më optimist lidhur me dialogun e hapur me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë shfaqur interes për të marrë nën kontroll ishullin e Arktikut, por përsëriti qartë qëndrimin se “Groenlanda as nuk blihet, as nuk shitet”.

Kreu i qeverisë së Groenlandës deklaroi gjithashtu se pret “rezultate konkrete” nga bisedimet që kanë nisur me SHBA-në.

“Dialogu ka filluar dhe Naalakkersuisut (qeveria e Groenlandës) do të punojë me vendosmëri për të arritur rezultate konkrete”, deklaroi para parlamentit Inatsisartut kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen.

Takimi i parë i grupit të punës për çështjen e Groenlandës u mbajt më 28 janar në Uashington, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga Danimarka, Groenlanda dhe Shtetet e Bashkuara.

Një ditë më pas, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi se takimi “shkoi mirë, në një klimë dhe mënyrë shumë konstruktive”.

“Jam pak më optimist sot (të enjten) krahasuar me një javë më parë”, u shpreh ai.

Sipas Nielsenit, i cili së bashku me kryeministren daneze është takuar me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, bisedimet me administratën Trump do të zhvillohen paralelisht me forcimin e “dialogut të ngushtë me vendet perëndimore” dhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

“Nuk jemi vetëm dhe jemi të mbrojtur. Të gjitha vendet e BE-së na mbështesin”, theksoi ai.

Ai rikujtoi edhe një herë, si çdo herë që rikthehet propozimi i presidentit Trump për marrjen e kontrollit të këtij territori autonom të Danimarkës, se “Groenlanda as nuk blihet, as nuk shitet”.

Si Danimarka ashtu edhe Groenlanda kundërshtojnë çdo formë transferimi të sovranitetit.

Negociatat mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara po zhvillohen pasi Trump deklaroi se nuk do të përdorë forcë ushtarake për të marrë ishullin e Arktikut, i cili është pjesë e NATO-s.

Kërcënimet e presidentit amerikan lidhur me Groenlandën kanë shkaktuar një nga krizat më serioze në historinë e Aleancës Atlantike që nga themelimi i saj në vitin 1949.

Megjithatë, udhëheqësi amerikan deklaroi se kishte rënë dakord për një “kornizë” me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Deri më tani, shumë pak detaje konkrete janë bërë publike për përmbajtjen e saj.

Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

By: E S
2 February 2026 at 20:04

Mbështetësit shqiptarë dhe polakë që do të ndjekin gjysmëfinalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026 midis Polonisë dhe Shqipërisë më 26 mars në “PGE Narodowy” të Varshavës, tani mund të njohin kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse.

Sipas raportimit nga “Sport.pl”, shitja e biletave do të fillojë më 9 mars.

Kategoritë:

Biletat e Kategorisë 1 do të kushtojnë 240 PLN (përgjatë vijave anësore të fushës);
Biletat e Kategorisë II do të jenë në dispozicion për blerje për 180 PLN;
Biletat e Kategorisë III kushtojnë 120 PLN (pas portave);
biletat familjare (kujdestari dhe fëmija deri në 12 vjeç) do të kushtojnë 100 + 60 PLN.
Megjithatë, sektori për vizitorët (Shqipërinë) ende nuk është e qartë se sa do të kushtojë.

Më 26 mars, “PGE Narodowy” pritet të shndërrohet në një atmosferë elektrizuese, ku shqiptarët dhe polakët do të krijojnë një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli dhe emocionesh.

Ekipi fitues nga kjo ndeshje do të kualifikohet në finale, më 31 mars, dhe ku përballë do të ketë një nga Suedia ose Ukraina.

“Shikojini këta ‘trimat’ që sjellin rrezik aksidentesh!”, Balla ndan pamjet nga parkimet dysh në rrugët e Tiranës

By: E S
2 February 2026 at 19:57

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga rrugët e Tiranës, ku makinat luksoze janë parkuar dysh, duke bllokuar gjithçka përreth.

Në pamje dallohet qartë se në njërin krah bllokohen kazanët e mbeturinave, duke mos i lënë punonjësit e pastrimit të bëjnë punën e tyre, ndërsa në anën tjetër mbyllet rruga, duke krijuar trafik dhe rrezik për aksidente.

“Shikojini, shikojini këta “trimat” në njërin krahë bllokojnë kazanët, duke pamundësuar punonjësit t’i pastrojnë, nga krahu tjetër bllokojnë rrugën, duke sjellë trafik apo rrezik incidentesh rrugore” shkruan Balla.

Postimi i Ballës vjen vetëm pak ditë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, ku parkimi dysh nuk shihet më si shkelje e vogël. Nëse nga ky parkim pengohen ambulancat, zjarrfikëset apo shërbime të tjera emergjente, parashikohet edhe dënim me burg deri në një vit.

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

By: E S
2 February 2026 at 19:49

President Donald Trump po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi. Lajmi, sipas Euractiv, u dha të dielën nga ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Ann Guilfoyle gjatë prezantimit të dokumentarit të ri të Melania Trump në kryeqytetin grek.

“E di që presidenti do të vijë, dhe mezi pres që të dy ata, përfshirë Melaninë, të vijnë e të vizitojnë Greqinë. Do të ishte një nder i jashtëzakonshëm për Greqinë” tha ajo.

Guilfoyle nuk dha një datë konkrete dhe as nuk sqaroi nëse Trump do të ndalet edhe në vende të tjera të rajonit, si Izraeli, Qiproja apo Turqia, të gjitha me peshë strategjike për SHBA.

Njoftimi për vizitën e president Donald Trump ka peshë politike për Europën Juglindore, një rajon i përfshirë prej vitesh në tensione për kufijtë detarë, veçanërisht mes Greqisë dhe Turqisë, si edhe për burimet energjetike në Mesdheun Lindor.

Që nga rizgjedhja e Trump, kompanitë amerikane kanë shtuar investimet për kërkime gazi dhe nafte në rajon. Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Ann Guilfoyle, e ka cilësuar Greqinë si një aktor kyç në të ardhmen energjetike të Europës. Ndryshe nga shumë vende të BE-së, Athina përputhet me qëndrimin e Trump për rritjen e importeve të gazit të lëngshëm nga SHBA.

Në të njëjtën kohë, Greqia ka ringjallur bashkëpunimin me Izraelin dhe Qipron, duke forcuar koordinimin në fushën e mbrojtjes dhe energjisë. Ky afrimitet po ndiqet me shqetësim në Ankara, ku ekziston frika se ky bosht mund të ndryshojë balancat e fuqisë në rajon.

Megjithatë, pas vitesh tensione në Detin Egje, ka sinjale për një ulje të toneve mes Greqisë dhe Turqisë. Javën e kaluar, dy vendet nisën një dialog politik të nivelit të lartë, që pritet të çojë në një takim mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në gjysmën e parë të shkurtit.

Paralelisht, Turqia lëshoi njoftime detare NAVTEX për aktivitete në zona të kontestuara, të cilat Greqia i hodhi poshtë si të pavlefshme ligjërisht dhe si përpjekje për presion politik. Deputeti grek Angelos Syrigos deklaroi se këto lëvizje synojnë të pengojnë takimin Mitsotakis–Erdoğan.

Interesi në rritje i SHBA për potencialin energjetik të rajonit mund të ndryshojë ekuilibrat dhe të shtyjë rivalët e vjetër drejt një zgjidhjeje politike. President Donald Trump dhe Erdoğan shihen si liderë me një kuptim të përbashkët për balancat lokale të fuqisë, ndërsa Turqia, ndryshe nga Greqia, i është bashkuar nismës së Trump për “Bordin e Paqes”.

Në këtë kuadër, mund të ketë zhvillime edhe për kërkesën e Turqisë për t’u rikthyer në programin e avionëve luftarakë F-35, nga i cili u përjashtua në vitin 2019 pas blerjes së sistemit rus S-400. Ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barrack, ka deklaruar se kjo çështje mund të zgjidhet brenda katër deri në gjashtë muajve, duke theksuar marrëdhënien e mirë mes dy presidentëve. Greqia dhe Izraeli kanë kundërshtuar hapur një rikthim të tillë.

Turqia mbetet gjithashtu një faktor kyç në politikën amerikane për Sirinë, ku president Donald Trump ka nënvizuar lidhjet e ngushta me Erdoğan dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në veri të vendit, një zonë që ka njohur ndryshime të balancës pas ofensivave të mbështetura nga Ankaraja.

Yesterday — 1 February 2026Main stream

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

By: E S
1 February 2026 at 21:00

Publikimi i mesazheve në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka hedhur dritë mbi disa emra politikanësh nga Kosova.

Në një nga email-et e vitit 2012, përmendet edhe Behgjet Pacolli. Email-i, i datës 19 shtator 2012 dhe i dërguar nga konsulli i Kosovës në Tajlandë, Mom Luang Rajadasari Jayankura, i drejtohej Jeffrey Epstein dhe përmbante titullin: “Kush është Behgjet Pacolli?”.

“Përshëndetje Jeffrey, princesha dëshiron që t’i të shohësh këtë video,” thuhet në mesazhin e dërguar nga “Daniel”, ku përfshihej edhe një link nga YouTube, i cili nuk është më i aktiv. Konsulli i Kosovës në Tajlandë i sugjeronte Epstein-it: “Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt.”

E njëjta konsulle shfaqet edhe në një tjetër email të vitit 2012, ku përmendej edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pa e përmendur emrin direkt: “Mirë se vini në Paris. Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë,” thuhej në mesazh.

Mom Luang Rajadasari Jayankura ka deklaruar më parë se ka luajtur një rol aktiv në njohjen e Kosovës nga Tajlanda dhe se ka lobuar edhe për njohjen nga vende të tjera.

Kjo është video që përmendet në email dhe rezulton i fshirë:

https://www.youtube.com/watch?v=zxFpocuNB1I

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

By: E S
1 February 2026 at 20:52

Laureta ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” vëllezërit e saj sepse është e shqetësuar se çfarë do të bëhet me nënën e tyre.

Përballë saj gjendet Namiku, ndërsa i pranishëm në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, është edhe vëllai i madh, Astriti. Kur ai hyn në studio, të dy përplasen me fjalë të rënda, ndërsa Laureta e quan “palaço”.

Laureta thotë se nëna, e cila është nën përgjegjësinë e Namikut që është kujdesur më shumë për të, ka mbetur në rrugë. Ajo thotë se e ka gjetur nënën jashtë.

Laureta: Unë erdha të takoj nënën si çdo fëmijë që vjen të takojë nënën dhe kur erdha, e gjeta nënën jashtë. Dyert e shtëpisë të mbyllura, porta e mbyllur, kuzhina e mbyllur, mos të kishte ku të gatuante, ku të jetonte. Mbi të gjitha, ia kemi plotësuar dhe kushtet, sot na ndalohet të vijmë te nëna. Kam ardhur një çikë shpesh, këtë e di, siç shkon fëmija te nëna.

Namik: Po faji im ku është këtu more?

Laureta: Faji është yti sepse ti e ke marrë përsipër nënën!

Namik: Po çfarë ka ndodhur, si mundën ta bënin këtë gjë?

Laureta: Ti e ke marrë përsipër nënën! Unë vij dhe e gjej nënën përjashta, me shi, me të ftohtë, mes dimrit! Erdhi për të vdekur në Shqipëri dhe kur vjen puna na e nxjerrin në rrugë! Ka rritur 7 fëmijë nëna jote, sot ja ku gjendet!

Namik: Motër e dashur, më duket se po bën ca akuza koti!

Laureta: Ti do të mbash përgjegjësi!

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

By: E S
1 February 2026 at 20:44

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës, është përfshirë së fundmi në dokumentet e publikuara që lidhen me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

Në vitin 2004, Jagland kishte deklaruar se një pjesë e madhe e qeverisjes së Kosovës ishte nën kontrollin e mafias dhe kishte thënë se “Kosova prodhon pak gjëra të tjera përveç krimit”. Ai kishte përmendur gjithashtu se pjesa më e madhe e opiumit të prodhuar në Afganistan kalonte përmes Kosovës, duke nënvizuar nevojën për alarmin ndërkombëtar.

Në vitin 2010, Jagland kishte kërkuar hetime më të thella për akuzat ndaj kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me trafikim të paligjshëm të organeve, duke u mbështetur në raportin e Dick Marty.

Së fundmi, dokumentet e publikuara nga dosja Epstein zbulojnë se emri i Jaglandit përmendet në shkëmbime email-esh që lidhen me plane udhëtimi në ishullin privat të Epsteinit, pranë Virgin Islands, gjashtë vjet pas dënimit të Epsteinit për tentim të blerjes së shërbimeve seksuale nga të mitur.

Emailet tregojnë detaje të planifikimit të udhëtimit, transportit dhe personave që do të prisnin Jaglandin dhe familjen e tij, megjithatë, një email i datës 11 prill njofton se udhëtimi u anulua. Jagland justifikoi anulimin duke përmendur situatën me aneksimin e Krimesë nga Rusia, sipas raportimit të Dagbladet.

Gjithashtu, dokumentet tregojnë se gjatë vizitës së tij në Shqipëri më maj 2012, Jagland kishte komunikuar me Epsteinin përmes emailit, duke shkruar: “Jeffrey, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë (Shqipëri), vajza të mrekullueshme.”

Sipas Departamentit të Drejtësisë në SHBA, komunikimi i Jaglandit me Epsteinin ishte i vazhdueshëm, pa përmbajtur akuzë penale ndaj ish-sekretarit të KiE-së, por dëshmon për kontakte dhe shkëmbime informacioni mes tyre.

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

By: E S
1 February 2026 at 20:35

Një shtetas shqiptar ka dalë përpara Gjykatës Magjistrale të Westminster-it në Londër, së bashku me pesë ish-kolegë britanikë, ish-oficerë emigracioni, nën dyshimin për përfshirje në një skemë kriminale të grabitjes së emigrantëve që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

I akuzuari është Besmir Matera, 36 vjeç, i lindur në Fushë Lurë të Dibrës, i cili sipas dokumenteve hetimore kishte ndryshuar mbiemrin nga Cuku në Matera për të përfituar azil dhe më pas shtetësinë britanike. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me pesë oficerë të tjerë, ka vjedhur para dhe sende me vlerë nga emigrantët gjatë periudhës 1 gusht 2021 – 6 dhjetor 2022.

Përveç akuzës për konspiracion në vjedhje, Matera përballet edhe me akuza për pastrim parash dhe abuzim me detyrën. Hetimi i Home Office ka zbuluar, sipas prokurorisë, një sërë mashtrimesh që nga momenti i aplikimit për azil e deri te marrja e nënshtetësisë britanike.

Prokurorja Rosalind Earis deklaroi se Matera kishte përdorur emër, mbiemër, vendlindje dhe kombësi të rreme për të përfituar lejen e qëndrimit të përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 2003–2004. Ai akuzohet gjithashtu se ka marrë në mënyrë të paligjshme patentë drejtimi dhe më pas pasaportë britanike, duke përdorur të dhëna të falsifikuara.

Sipas aktakuzës, Matera ka shfrytëzuar dokumentet britanike të përfituara me mashtrim për të ndërtuar një profil të besueshëm dhe për t’u punësuar në UK Border Agency, Agjencinë Britanike të Kufirit.

Besmir Matera dhe pesë ish-kolegët e tij janë liruar me kusht dhe pritet të paraqiten sërish në gjykatë më 26 shkurt.

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

By: E S
1 February 2026 at 20:21

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka lëshuar sot një paralajmërim të prerë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se çdo sulm ndaj vendit të tij do të ndizte një flakë që do të përfshinte të gjithë Lindjen e Mesme.

Deklarata vjen në një moment kur SHBA-të po forcojnë ndjeshëm praninë ushtarake në rajon, duke rritur frikën për një përplasje të armatosur.

“Amerikanët duhet ta dinë se nëse fillojnë një luftë, këtë herë do të jetë një luftë rajonale,” citohet të ketë thënë Khamenei nga agjencia gjysmë-zyrtare Tasnim.

Diplomaci nën hijen e armëve

Pavarësisht retorikës së ashpër, kanalet diplomatike duket se nuk janë mbyllur plotësisht. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi më herët se Irani është në “diskutime serioze”, duke shpresuar për një zgjidhje të pranueshme.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, konfirmoi për CNN se, edhe pse besimi ndaj SHBA-së si partner është humbur, shkëmbimi i mesazheve përmes vendeve të treta po lehtëson bisedime “frytdhënëse”. Edhe zyrtari i lartë i sigurisë, Ali Larijani, bëri me dije se një kornizë për negociata po përparon.

Kushtet e Trump për të shmangur konfliktin janë të qarta: “Së pari, jo armë bërthamore. Dhe së dyti, ndaloni së vrari protestuesit.”

Manovra në Ngushticën e Hormuzit

Tensioni është i lartë në Ngushticën e Hormuzit, arteria kryesore energjetike e botës ku kalon 20% e naftës globale . SHBA ka dislokuar aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln në Detin Arabik, një lëvizje që Khamenei e minimizoi si përpjekje për frikësim.

Ndërkohë, raportimet për stërvitje detare iraniane me “zjarr të vërtetë” kanë krijuar konfuzion. Ndërsa pritej që stërvitja të niste të dielën, Garda Revolucionare (IRGC) mohoi planet për një aksion të tillë, pas paralajmërimeve amerikane kundër “sjelljeve të pasigurta”.

Bilanci tragjik i protestave

Sfondi i këtij konflikti ndërkombëtar është situata e rëndë e brendshme në Iran. Organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë shifra tronditëse viktimash nga shtypja e protestave anti-qeveritare.

Agjencia HRANA (SHBA) konfirmon mbi 6,300 të vrarë dhe po heton 17,000 vdekje të tjera.

IHR (Norvegji) paralajmëron se numri final mund të kalojë 25,000 viktima.

Khamenei i cilësoi trazirat si një “grusht shteti të shtypur”, duke akuzuar protestuesit për sulme ndaj institucioneve.

Situata rëndohet më tej nga shpërthime të mistershme në qytetet Bandar Abbas dhe Ahvaz, të cilat autoritetet i kanë cilësuar si “rrjedhje gazi”, pavarësisht spekulimeve për sabotim apo shënjestrim të komandantëve ushtarakë.

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

By: E S
1 February 2026 at 20:12

Zyra statistikore e Bashkimit Europian, Eurostat, ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet me çmimet më të lira në Europë sa iu takon hoteleve dhe restoranteve për vitin 2024.

Për të bërë një krahasim të kostove të kontinentit europian, Eurostat ka vendosur mesataren në 100. Kjo do të thotë që nëse restorantet dhe hotelet kushtojnë mesatarisht 100 euro në BE, indeksi tregon se sa do të kushtonte e njëjta shportë në secilin vend.

Por për të shpenzuar në Shqipëri nevojiten vetëm 52 euro.

Sipas të dhënave të publikuara në një artikull të rrjetit televiziv ndërkombëtar Euronews, Zvicra është vendi më i shtrenjtë për restorante dhe hotele midis 37 vendeve të kontinentit. Një shportë standarde e këtyre shërbimeve kushton 171 euro në Zvicër, 71% më e lartë se mesatarja e BE-së.

Në vendet e tjera me bregdet mesdhetar, Kroacia është afër nivelit prej 100 eurosh, ndërsa Qiproja dhe Malta janë pak më të lira.

Për një krahasim rajonal, vendet nordike janë përgjithësisht më të shtrenjta për restorantet dhe hotelet, ndërsa vendet e Europës Perëndimore gjithashtu kanë tendencë të jenë mbi mesataren.

Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca janë të gjitha në ose mbi pragun referues prej 100 eurosh të BE-së.

Në të kundërt, Europa Lindore dhe Ballkani janë dukshëm nën mesataren e BE-së prej 100 eurosh.

Megjithatë, krahasuar me vendet e rajonit, sërish Shqipëria renditet ndër më të ulëtat, ku lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, e cila rezulton me çmimet më të ulëta, 50% nën mesataren e BE-së, në 50 euro.

Në Europën Jugore, Portugalia, Spanja dhe Greqia janë dukshëm më të lira se mesatarja e BE-së, megjithëse Italia bën përjashtim.

Kjo renditje do të ndikojë në rritjen e sa më shumë turistëve në Shqipëri, ku të huajt, veç çmimeve të lira, po preferojnë edhe plazhet e rivierës shqiptare, që cilësohen si Maldivet e Europës. 2025 u konsiderua si një vit i suksesshëm për turizmin, pasi vendin tonë e vizituan mbi 12 milionë vizitorë.

Çmimet sipas vendeve

Maqedoni e Veriut – 50 Euro
Shqipëria – 52 Euro
Francë – 110 Euro
Gjermania – 112 Euro
Belgjika – 124 Euro
Holanda – 125 Euro
Irlanda – 129 Euro
Zvicra – 171 Euro

ÇMIMET NË RAJONIN E BALLKANIT

Maqedoni e Veriut – 50 Euro
Shqipëria – 52 Euro
Mali i Zi – 66 Euro
Serbia – 68 Euro
Greqia – 86 Euro
Kroacia – 95 Euro

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

By: E S
1 February 2026 at 19:53

Sipas The Daily Mail të Londrës, që i referohet ekspertëve të shërbimeve sekrete, Jeffrey Epstein, financier pedofil amerikan i gjetur i vdekur në një qeli të një burgu në Nju Jork në 2019, drejtonte operacionin më të madh seksual për të vënë në kurth njerëz të fuqishëm të botës, në emër të ish-KGB-së ruse, në kohën kur u ofronte gra për shërbime seksuale.

Publikimi i 3 milionë dosjeve bën më të besueshme pretendimet e zyrtarëve të lartë të sigurisë se Epstein punonte për Moskën, e ndoshta edhe për Izraelin, kur lehtësonte kontakte të dyshimta me gra dhe vajza për disa nga njerëzit më të fuqishëm të botës.

Në fashikujt e nxjerra përfshihen, sipas tabloidit britanik, 1.056 dokumenta ku përmendej presidenti rus Putin dhe në 9.629 i referoheshin Moskës. Epstein duket se ka siguruar edhe audiencë me Putin pas shpalljes së tij fajtor për krime dhe pedofili në vitin 2008.

Burimet që i referohet The Daily Mail thonë se kjo shpjegon edhe pse ish-financieri amerikan bënte një jetë mjaft ekstravagante dhe të pasur, edhe pse nuk ka evidenca dokumentare që e lidhin Putin dhe spiunazhin e tij drejtpërdrejtë me aktivitetet e paligjshme të Epstein.

Por burimet që i referohet tabloidi britanik pretendojnë se ndërkohë që shërbimet sekrete amerikane “monitoronin” lidhjet ruse të Epstein për vite me radhë, ekuivalentët e tyre britanik ishin hezitues për shkak të lidhjeve të ish-financierit amerikan me ish-princin Andrew, djalin e Mbretëreshës.

Sipas ekspertëve të inteligjencës amerikane, ata besojnë se Epstein ishte përfshirë në botën e spiunazhit përmes lidhjeve të biznesit me Robert Maxwell, ish-manjatin e mediave, që në fakt kishte lidhje intime me vajzën e tij, Ghislaine Maxwell, e cila është duke vuajtur 20 vjet burg për trafikim seksual të fëmijëve dhe vepra të tjera penale të lidhura me ish-të dashurin e saj, financierin amerikan Epstein.

Maxwell ndërroi jetë njësoj si Epstein, në rrethana misterioze, ku trupi i ish-manjatit të mediave u gjet në ujërat e Oqeanit Atlantik në vitin 1991, pasi dukej sikur kishte rënë nga jahti në ujërat e oqeanit. Burimet e sigurisë, sipas The Daily Mail, besojnë se ish-manjati i medias Maxwell ishte rekrutuar nga rusët në vitet 1970, kur punonte për ekstradimin e hebrenjve rusë në Izrael me përfshirjen e shërbimit sekret izraelit, Mossad-it.

Ndërkohë, një dokument tjetër zbulon se FBI-ja kishte paralajmëruar se Epstein besohej të ishte edhe spiun i Mossad-it izraelit, pasi ishte i afërt me ish-kryeministrin izraelit Ehud Barak dhe ishte trajnuar si spiun i izraelitëve në kohën kur Barak ishte kryeministër i Izraelit.

The Daily Mail shkruan edhe për lidhjet e Epstein me njerëz të afërt të Presidentit Trump dhe kontaktet e tij me politikanë të tjerë evropianë, si ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, norvegjezin Jagland, duke i sugjeruar t’i kalonte një mesazh Putinit për atë se si të trajtonte Presidentin amerikan Trump, shkruan tabloid britanik Daily Mail këtë të diel.

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

By: E S
1 February 2026 at 19:44

Një vajzë 18-vjeçare humbi jetën pasi u shty në shina nga një emigrant sudanez në një sulm të rastësishëm në stacionin e metrosë Wandsbek Markt në Hamburg, Gjermani.

Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 22:00. Viktima, Fatemeh D., u tërhoq dhe u shty nga Ariop A., 25 vjeç, i cili gjithashtu humbi jetën pas përplasjes me trenin. Autoritetet konfirmuan se nuk kishte asnjë lidhje të mëparshme mes tyre.

Lajmi ka tronditur komunitetin dhe familjarët e vajzës kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale. Në Instagram, nëna e saj postoi një foto të Fatemeh duke mbajtur lule, duke shkruar: “Bija ime është një engjëll.” Në një tjetër postim emocional shtoi: “O vajza e bukur.” Një tjetër homazh përfshinte një përmbledhje videosh me mbishkrimin: “Natën e kaluar desha të të përqafoja.”

Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi kishte një histori të dhunshme dhe ishte në radar të autoriteteve. Ai ishte arrestuar disa ditë më parë për sulm ndaj oficerëve të policisë, por më pas u lirua.

Autoritetet thonë se ai kishte hyrë në Gjermani në mes të vitit 2024 përmes një programi humanitar dhe jetonte në një akomodim tip kontainer në Hamburg.

Dëshmitarët thanë se autori po tregonte sjellje të çrregullta pak minuta para sulmit tragjik, ndërsa i bërtiste viktimës: “Do të të marr me vete”.

Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë

By: E S
1 February 2026 at 18:52

Autoritetet në Kosovë kanë ndaluar të dielën 34 prej 43 të intervistuarve, të cilët dyshohen për manipulim të votave të kandidatëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur të dielën se ka urdhëruar Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës që të intervistojë kryesuesit e Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Veriut, Mitrovicë të Jugut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Ditëve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë intervistuar qindra njerëz nëpër komuna të ndryshme, dhe kanë ndaluar dhjetëra, nën dyshimet e njëjta.

Përgjatë procesit të rinumërimit, votat për disa kandidatë ndryshuan – me raste deri në 6 mijë për një individ – ndërsa ato për partitë nuk u cenuan.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.

Për disa zyrtarë shtetërorë, ky ka qenë “procesi më i komprometuar zgjedhor” në Kosovë, pasi vendi është lavdëruar shpesh nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për organizim të proceseve zgjedhore të drejta dhe transparente.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka përfunduar procesin e rinumërimit të premten në mbrëmje, ndërsa i ka publikuar rezultatet përfundimtare të nesërmen.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, ndërsa partia serbe ka thënë se do të ushtrojë ankesë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se palët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e ankesës për 48 orë pas shpalljes së rezultateve.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë përmes një postimi në Facebook se KQZ-ja ka kryer shkelje, fillimisht duke shpallur rezultate pa u konsumuar afati ligjor për ankesa, dhe më pas duke shpallur rezultate “të pjesshme”.

“Cilido anëtar që votoi kundër ose abstenoi, nëse kishte dyshime reale për rezultatet, ishte ai që duhej të ankohej. Situata nuk zgjidhet me votim politik brenda KQZ-së dhe as duke bllokuar ose lejuar rezultate sipas interesave të momentit. Por, duke e ditur se çfarë do të ishte epilogu ligjor nga një ankesë potenciale në PZAP apo Supreme, disa zgjodhën ta shtyjnë edhe një episod të kësaj shfaqjeje të pakuptimtë politike”, ka thënë Cakolli.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe dhe një ulëse, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Pas certifikimit të rezultateve, hapet rruga për formim të institucioneve të reja.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re.

Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave./Marrë nga REL

Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

By: E S
1 February 2026 at 18:40

Drejtori i ARRSH Ami Kozeli ka folur për shembjen e shpatit te Malit në Dragostunjë, e cila vazhdon të mbajë të bllokuar mijëra njerëz në rrugë prej 8 orësh.

“Shembja është fenomen natyror”, thotë Kozeli. Ai mohoi në mënyrë kategorike të kenë ndikuar punimet, edhe pse hapja e re kalon pikërisht mbi malin që është shembur dhe mjetet e rënda çdo ditë punojnë mbi të.

Pasi konstatoi me sy të lirë, Kozeli tha se duket qe mali është i mbingopur nga uji.

❌
❌