Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 2026Main stream

FOTO/ “Po humb 3,9 milionë euro”, mesazhi i Rei Manajt për largimin nga sheikët ndez rrjetin

By: Fax Web
26 January 2026 at 20:28

Një bashkëbisedim i një tifozi turk me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka pushtuar rrjetin në Turqi.

Nuk ka ardhur ende asnjë konfirmim nga palët, por mesazhi po përhapet gjerësisht meqë sipas tij, Manaj po bën një sakrificë shumë të rëndësishme financiare për t’u kthyer te Sivaspor.

Në mesazhet e shkëmbyera në “Instagram”, Manaj i përgjigjet me sa duket interesimit për një kthim të mundshëm në Turqi dhe situatës së negociatave.

Vëlla, të prish kontratën këtu, pasi ata kërkonin 3 milionë euro. Ndërsa unë u lashë 3,9 milionë euro të rrogës time për prishjen e kontratës dhe unë humb 3,9 vetëm për të ardhur te Sivas”, shkruhet në këtë mesazh të Manajt, i cili duket i gatshëm të largohet nga Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, përcjell “Panorama Sport”.

Më pas, ai vazhdon bashkëbisedimin e tij me një kërkesë specifike pas kthimit te Sivaspor.

Dua 2 mijë njerëz në aeroport”.

Vrasja e Arjan Spahiu, Alibej dëshmon online për gjykatën belge

By: Fax Web
26 January 2026 at 20:15

Bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej ka dhënë sot një dëshmi të gjatë për drejtësinë belge, përmes një video-projektori.

Alibej, ka dëshmuar në procesin që po zhvillohet për vrasjen e mikut të tij Arjan Spahiu, në Bruksel.

Dëshmia online për belgët gjatë kësaj të hëne në GJKKO ka zgjatur për rreth 4 orë, në praninë e prokurorit të SPAK Altin Dumani dhe gjyqtarit Erjon Bani.

Ardit (Arjan) Spahiu, u ekzekutua në vitin 2020 me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura në Bruksel, në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek.

Si porositës të krimit, prokurorët belgë akuzojnë të arrestuarin tashmë Franc Çopja.

LEXO EDHEMedia belge zbardh skemën e vrasjes së shqiptarit/ U tradhtua nga një shok, Franc Çopja festoi ekzekutimin

Sipas tyre, motivi i krimit është larja e hesapeve, pasi grupi Çopja kishte përplasje me kreun e klanit kundërshtar të drejtuar nga Erjon Alibej.

Ky i fundit i njohur me nofkën “Krymi”, mori drejtimin e grupit pas vrasjes së vëllait Endrit Alibej, i njohur me nofkën “Tarzani”, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”, dhjetorin e 2018.

Arjan Spahiu konsiderohej si financier i grupit, ndërsa ishte duke hetuar për llogari të Erjon Alibej mbi autorët e atentatit mafioz në Bradashesh.

Arjan Spahiu ishte viktima e radhës në përplasjen e ashpër mes dy grupeve kriminal, Alibej dhe Çopja, që nisi vite më parë me humbjen e një sasi prej 50 kg kokainë ne Britaninë e Madhe dhe dhunimin e një të riu atje, pasi dyshohej se e kishte grabitur drogën.

VIDEO/ “I fëlliqur, i pështirë”! Situata në BBV del jashtë kontrollit, Miri dhe Mateo përballje fytyrë më fytyrë

By: Fax Web
26 January 2026 at 19:56

Tensionet mes Mirit dhe Mateos kanë arritur kulmin në shtëpinë e Big Brother VIP, me dyshen që u përfshi në një debat të ashpër.

Ata qëndruan fytyrë për fytyrë, duke shkëmbyer akuza dhe ofendime personale, ndërsa situata degradoi shpejt në fjalor të papërshtatshëm.

Mateo nuk ngurroi ta sulmojë Mirit, duke e ngacmuar për historinë e tij të dashurisë me Brikena Selmanin.

“I shpifur, sa i pështirë që është, njeri i fëlliqur. Mu largo nga rruga. Sa i shëmtuar që je në shpirt”, u shpreh Mateo gjatë përplasjes.

Debati u shoqërua me ofendime të ndërsjella, duke detyruar banorët e tjerë të ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Miri dhe Mateo kanë qenë rivalë që nga fillimi i lojës, me përplasje të vazhdueshme dhe tensione të hapura.

Ata janë pozicionuar në kampe të kundërta, ndërsa gara për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Kokainë nga Franca deri në Australi, shtrirja befasoi edhe hetuesit/ Rrjeti i shqiptarëve del para gjykatës

By: Fax Web
26 January 2026 at 19:48

Një rrjet i madh i trafikut të kokainës u paraqit para gjyqtarëve në Vannes të Francës.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një bandë trafikantësh me një shtrirje ndërkombëtare që arrinte deri në Australi.

Sipas hetimeve, ky rrjet funksiononte në nivel shumë të lartë, me dërgesa të mëdha droge jashtë Francës.

Mes të pandehurve ka shqiptarë, të cilët luanin një rol qendror në organizimin dhe shpërndarjen e drogës. Ata siguronin lidhjet ndërkombëtare dhe koordinonin dërgesa që arrinin deri në Oqeani dhe Australi.

Një nga dërgesat më të mëdha, e cila tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, ishte 41 kg kokainë me një vlerë të afërsisht 3 milionë euro në treg.

Kjo tregon shkallën e jashtëzakonshme të veprimtarisë së rrjetit dhe fitimet kolosale që kishin përmes trafikut ndërkombëtar.

Rrjeti përdorte lidhje komplekse ndërkombëtare, me anëtarë që kishin detyra të ndara për sigurimin, transportin dhe shpërndarjen e drogës.

Organizimi ishte i sofistikuar për të shmangur kontrollet policore evropiane dhe për të dërguar drogën në tregje të largëta.

Hetimet dhe provat e grumbulluara tregojnë se ky rrjet ishte i paprecedent për zonën, duke pasur ndikim ndërkombëtar dhe duke përfshirë dërgesa me vlera miliona euro. Autoritetet franceze po përpiqen të ndëshkojnë të gjithë të përfshirët.

Ky rast tregon trafikun e organizuar ndërkombëtar ku shqiptarët luajtën rol kyç, me dërgesa që kapnin kontinente dhe me fitime kolosale.

Raporti i Ministrisë së Mbrojtjes: Lumenjtë dhe qarqet më të rrezikuar nga përmbytjet

By: Fax Web
26 January 2026 at 19:29

Nga 8 lumenjtë me impakt të madh në territorin e Shqipërisë, Vjosa, Semani, Drini dhe Buna janë 4 lumenj të cilësuar si katastrofikë për riskun e lartë të përmbytjeve.

Të dhënat bëhen të ditura nga raporti për vlerësimin e riskut të përmbytjeve nga lumenjtë, përrenjtë dhe çarjet e digave, i hartuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Në vend të pestë renditet Erzeni, me një risk të lartë për përmbytje në Shqipëri, i ndjekur nga Ishmi dhe Mati.

 

I vetmi që ka risk më të ulët për përmbytje përgjatë rrjedhës së tij është Shkumbini.

Vlora, Fieri, Berati dhe Shkodra janë katër qarqet me riskun më të lartë për përmbytje për shkak të daljes nga shtrati të përrenjve dhe lumenjve.

Siç duket nga harta, këto qarqe janë shënjuar me ngjyrë të kuqe për riskun katastrofik që ato mbartin për përmbytje, të ndjekura nga Durrësi me një risk të lartë.

Dibra, Kukësi dhe Korça janë qarqet me riskun më të ulët për përmbytje. Por për shkak të ndryshimeve klimatike, asnjë qytet nuk mbetet imun ndaj përmbytjeve.

Sipas ekspertëve, në Shqipëri ndryshimet klimatike po sjellin më pak reshje vjetore, por më shumë prurje, duke shkaktuar fillimisht thatësirë dhe më pas përmbytje.

Brenda muajit shkurt nis rivlerësimi i shtëpive dhe bizneseve

By: Fax Web
26 January 2026 at 19:22

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se ligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” ka hyrë në fuqi më 22 janar.

Gjatë një konference për shtyp, ministri sqaroi se udhëzimet përkatëse do të miratohen brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, për të mundësuar nisjen e procesit të rivlerësimit në mënyrë të qartë.

Ligji u miratua me Paketën Fiskale. Udhëzimet përkatëse pritet të miratohen shumë shpejt, brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, në mënyrë që të vijohet me procesin e rivlerësimit”, tha ai.

Deri më 31 dhjetor 2026 të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme do të kenë mundësinë të përfitojnë nga fushata e rivlerësimit të pronës me normë tatimore të reduktuar prej 5%, nga 15% që ishte.

Sipas parashikimeve ligjore, procesi i rivlerësimit mund të ndiqet përmes dy rrugëve.

Individët që planifikojnë ta nxjerrin pronën në treg gjatë periudhës 2026-2028 mund të zgjedhin rivlerësimin mbi bazën e vlerës reale të tregut, duke u mbështetur në një raport vlerësimi profesional, i cili përdoret më pas për aplikim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kjo mundëson që prona të rivlerësohet me vlerën maksimale që ofron tregu.

Por, qytetarët mund të aplikojnë për rivlerësim sipas çmimeve të referencës shtetërore, përmes platformës e-Albania, pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Pas dorëzimit të aplikimit, lëshohet fatura për tatimin mbi diferencën e vlerës së pronës, e cila paguhet në bankë dhe më pas ngarkohet në sistem për përfundimin e procedurës. Në përfundim të procesit, pronari pajiset me kartelën e re të pronës, ku pasqyrohet vlera e përditësuar.

Në kuadër të fushatës së rivlerësimit, pritet që tregu i pasurive të paluajtshme gjatë vitit 2026 të karakterizohet nga një ritëm më i ngadaltë i rritjes së çmimeve, krahasuar me dy vitet e fundit. Parashikohet gjithashtu që oferta e pronave të jetë më e lartë, duke krijuar më shumë alternativa për qytetarët.

Vlerësohet se një numër i konsiderueshëm pronash, përfshirë banesa, do të jenë subjekt i rivlerësimit, ndërsa pjesëmarrja në këtë proces mbetet në vullnetin e individëve.

Fushata e vitit 2026 konsiderohet si një mundësi për të përfituar nga lehtësia fiskale, pasi pas përfundimit të saj pritet rikthimi i normës standarde të tatimit prej 15% për transaksionet e pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë, kërkesat për rivlerësim të depozituara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë përpunuar deri më 31 dhjetor 2026, do të konsiderohen të vlefshme në kuadër të kësaj fushate, për sa kohë që pagesa e tatimit kryhet deri më 31 mars 2027.

“Xhelati i Gazës”/ Rama në Knesset: Nuk ka paqe pa çarmatosjen e Hamasit

By: Fax Web
26 January 2026 at 18:57

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të hënës një fjalim historik në parlamentin e Izraelit, ku tha se Shqipëria duhet të përdoret si busull orientimi dhe shembull bashkëjetese fetare.

Mes të tjerash, gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama bëri me dije se në vendin tonë, konkretisht në qytetin bregdetar të Vlorës, do të hapet një muze për të kujtuar veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë nga torturat e nazistëve.

Po ashtu, ai tha se edhe tunelet ku u torturuan pengjet izraelite nga Hamasi pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023, në të njëjtën mënyrë duhet të ruhen si shembull i bashkëjetesës kolektive.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi mbështetjen e Izraelit ndaj Shqipërisë gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit.

“Më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë.”, tha kryeministri duke bërë të ditur se Shqipëria nuk ka më marrëdhënie diplomatike me Iranin.

Rama falenderoi Izraelin duke thënë se e ka të vështirë ta besojë që e meriton pritjen.

Shqipëria si “busull” për botën, deklarata që u prit me duartrokitje

Kryeministri shqiptar vuri në dukje historinë e mbrojtjes së hebrenjve nga populli shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e cilësuar atë si një “busull për botën”. Ai kujtoi se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që doli nga lufta me më shumë hebrenj sesa kishte para saj dhe se asnjë prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve.

“Gjyshërit tanë zgjodhën  humanitetin, ata ruajtën cepin e vogël të humanizmit në Evropë, që po zhdukej dita ditës. Kjo histori nuk është një ornament i bukur për t’u parë, është një busull që duhet ta ndjekim, nëse duam të mbetemi të denjë”, tha kryeministri Edi Rama duke kujtuar se shqiptarët rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar jetët e izraelitëve.

“Do preferonim të vdisnim, para se të dorëzonim hebrenjtë tanë.”, tha Rama, një fjali që mori shumë duartrokitje nga të pranishmit në parlamentin izraelit.

“Hapim në Vlorë muzeun e hebrenjve”

Gjatë fjalimit, kryeministri njoftoi se në qytetin e Vlorës do të hapet një muze i dedikuar veprave të popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve, që nga shekulli XVI, me qëllim ruajtjen e kujtesës historike dhe edukimin e brezave të rinj.

“Me të njëjtën krenari do të hapim për herë të parë muzeun për veprat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë në Vlorë, në shek. 16, kur hebrenjtë që arratiseshin për t’i ishpëtuar shtypjes. Të rinjtë tanë dhe shumë vizitorë në vendin tonë, kushdo që të vijë nga vendet tuaja, të rinj dhe vizitorë, do të shohin këtë frymë dhe se çfarë është bërë për hebrenjtë.”, tha Rama.

“Hamasi, xhelati i Gazës”

Rama mbajti një qëndrim të fortë edhe ndaj konfliktit aktual në Gaza, duke deklaruar se “pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka paqe” dhe duke e cilësuar Hamasin si “xhelatin e Gazës”.

Ai sugjeroi që tunelet ku u torturuan dhe u vranë pengjet izraelite pas sulmit të 7 tetorit 2023 të ruhen si dëshmi historike, në funksion të kujtesës kolektive dhe paqes afatgjatë.

“Tani, më lejoni t’ju marr me vete shumë larg me Jeruzalemin. Është një tunel në qendër të Tiranës, i ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit, ose për t’iu strehuar nga ndonjë sulm, i ndërtuar nga një regjim që kishte frikë çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë që të kem.  Më ka ardhur keq që shumë media ndërkombëtare e kanë përshkruar Gazën si një burg në qiell të hapur por kanë harruar të tregojnë kush është xhelati. Ai është Hamasi.”, tha Rama.

Ai shtoi: “Sot ai tunel që përmenda pak më parë në Tiranë, është kthyer në një hapësirë për të kujtuar viktimat e atyre që ndërtuan tunelin. Në ato tunele që Hamasi vrau, torturoi pengjet izraelite, do të ruhen si pjesë e rikonstruktimit dhe rindërtimit të Gazës që të jetë një dëshmi e paqes afatgjatë që mund të arrihet dhe si shembull e memories kolektive dhe si shembull e memories kolektive që nuk duhet të harrojë të sjellë për të ardhmen vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve.”

Rama thirrje për paqe nga Knesset-i: Jepini një shans jetës!

Në një thirrje të drejtpërdrejtë për paqe, Rama u bëri apel të gjitha palëve që t’i japin fund dhunës, duke theksuar se paqja është e vetmja rrugë drejt suksesit dhe së ardhmes.

“Siç e hapa me fjalët e një martiri arab për paqen, dua ta mbyll me fjalët e një martiri izraelit, nga thellësia e zemrave tona ne u flasim të gjithë qytetarëve, atyre që jetojnë duke nisur që nga Judea… (përmend disa vende) edhe palestinezëve që t’i japin fund akteve të dhunës, t’i japin një shans të ri jetës, të ruajnë dhe të veprojnë me dinjitet njerëzor. Ne po hyjmë në një rrugë të re, që po hap rrugën për një erë të re paqeje. Amen!”, tha kryeministri Rama.

Sipas tij, jo vetëm në Izrael, por në të gjithë Lindjen e Mesme ka një dëshirë për paqe.

“Dua t’ju siguroj që s’kam ardhur këtu të jap leksione, vende të vogla si vendi im marrin leksione tërë kohën. Unë besoj fort që të kërkosh paqen, nuk do të thotë se sa e keqe është pala tjetër, por se sa besnik është dikush që i qëndron vlerave në të cilat beson. Paqja nuk është vetëm një mënyrë për të shkuar drejt të ardhmes, por është e vetmja mënyrë për të patur sukses. Izraeli nuk është më i vetëm në kërkesën e tij për t’u transformuar për të ardhmen. Në rajonin e Lindjes së Mesme nga qendrat kryesore të tij vërehet një nevojë dhe dëshirë e madhe për ndryshim.”, tha kryeministri Rama.

Fjalimi u shoqërua edhe me batuta, ku Rama tha se “hebrenjtë flasin gjatë, por ballkanasit flasin edhe më gjatë”, duke shkaktuar reagime pozitive në sallë.

Kryeministri foli edhe për identitetin fetar të Shqipërisë dhe të familjes së tij, duke theksuar se vendi ynë është shembull se si mund të jesh mysliman, i krishterë apo i çdo besimi tjetër dhe jo antisemit.

“I vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore, me më shumë hebrenj se sa në momentin kur nisi lufta, asnjë prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve. Askush më mirë Shqipëria nuk mund mund të sjellë shembullin si të jesh mysliman dhe jo antisemitik”, tha ai.

Në mbyllje të fjalimit, Rama uroi: “Lulëzoftë në përjetësi shteti i Izraelit dhe në dinjitet populli palestinez dhe të dyja kombet të jenë sëbashku në të ardhmen.”

Kryeministri Edi Rama përfundon nesër vizitën dy ditore në Jeruzalem, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Në këtë vizitë, kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Foltorja e sotme pa Berishën, Këlliçi: Dhuna e Ramës, shenja e fundit e një narkoshteti në rënie

By: Fax Web
26 January 2026 at 18:54

Partia Demokratike zhvilloi këtë të hënë foltoren e rradhës para Kryeministrisë, këtë herë pa kreun e saj Sali Berisha, i cili ndodhet për një vizitë pune në Parlamentin Europian.

Fjalën mbyllëse, në vend të tij, sot e mbajti deputeti Belind Këlliçi, i cili falenderoi qytetarët, avokatët dhe protestuesit, veçanërisht për mbrojtjen ligjore të 19 të rinjve të ndaluar pas protestës së 24 Janarit, ku policia sulmoi pa arsye protestuesit paqësor.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi akuzoi qeverinë dhe Edi Rama për përdorim të dhunës shtetërore, korrupsion, kapje të institucioneve, shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe krijim të një ‘narkoshteti’.

Ai u shpreh se, dhuna policore është vendim politik i Ramës dhe shenjë frike i regjimit nga reagimi qytetar.

Fjala e plotë e deputetit të PD, Belind Këlliçi: 

Demokratë, qytetarë, qëndrestarë.

Të nderuar doktor Berisha që sot na ndjek live nga Strazburgu, aty ku doktori ka shkuar për të përfaqësuar Shqipërinë në një takim shumë të rëndësishëm ditën e nesërme.

Dhe gjej rastin t’i rikthej çdo shqiptari që na ndjek sot në vëmendje një fakt historik që nuk e mohon dot as Edi Rama, as mediat e paguara të Rilindjes, as Karlo dhe as Mero. Shqipërinë në Këshill të Europës e anëtarësoi Partia Demokratike në 13 korrik të vitit 1995.

Dhe kjo është meritë e pamohueshme e kësaj force politike. Sado që të hedhin baltë, sado që të shpifin, sado që të paguhen nga paratë e inceneratorëve që nuk ekzistojnë për të linçuar opozitën dhe për të mohuar realitetin, faktet janë kokëforta dhe në fakt na tregojnë se çdo arritje në aspektin e integrimit europian, shoqëruar këtu jo vetëm me anëtarësimin në Këshill të Europës, por me anëtarësimin në NATO, me liberalizimin e vizave, është meritë e Partisë Demokratike dhe e doktor Sali Berishës.

Faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot. Faleminderit avokatëve që kanë bërë, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në këto dy net në mbrojtjen e të gjithë atyre qytetarëve, djemve të ndaluar në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme në dy netët e kaluara, për shkak të një proteste të jashtëzakonshme që i tronditi nga themelet pushtetin.

Faleminderit Eda Grimcit që foli e para dhe që prin trupën e avokatëve që kanë marrë në mbrojtje djemtë. Faleminderit atyre 19 djemve që janë sot duke kaluar natën në qeli. Ata guximtarë që do të ftoja çdo qytetar që është sot këtu, çdo demokrat që po na ndjek nga media që nesër në orën 10:30 paradite të na bashkohet pranë dhomës penale në Gjykatën e Tiranës për të bërë të mundur lirimin e këtyre djemve dhe kthimin e tyre në familjet e tyre, pranë të afërmve të tyre.

Të dashur qytetarë, dy netë më parë në këtë bulevard, në sytë e çdo shqiptari e të mediave ndërkombëtare, narkoshteti i Edi Ramës dëshmoi se është më i dobët se kurrë. Dhe e dëshmoi në fakt duke rrezikuar jetën e qytetarëve me dhunë, me një dhunë që buron nga humbja e kontrollit, nga frika dhe nga paranoja e fundit të pashmangshëm. Historia e ka treguar më shumë se një herë se kur pushteti fillon të godasë qytetarët e vet pa as edhe një arsye, i ka hyrë frika në palcë e sidomos frika për të dëgjuar qytetarët e saj.

Çarja e madhe ka filluar, sepse frika që mbollën mes njerëzve me metodat më tipike mafioze, tashmë u është kthyer të gjithëve mbrapsht. Ndaj gazi lotsjellës i skaduar, uji me piper, goditjet pa kursim edhe mbi minorenë, janë vendime politike dhe jo thjesht reagime policore.

Po po, janë vendime politike drejtpërdrejtë nga bunkeri i Surrelit, sepse një pushtet i konsumuar kriminal dhe i zhytur thellë në paranojë nuk përdor dhunën vetëm për të shpërndarë protestuesit, por edhe për të qetësuar veten, sepse ky është tashmë një refleks i njohur për këtë narko-regjim. Dhuna ka qenë programi i këtij sekti qysh se erdhën në pushtet. Janë kujdesur në mënyrë të përditshme t’ia nxijnë jetën shqiptarëve në çdo lloj mënyre.

T’i përzënë, t’i bëjnë të ndihen emigrantë në vend të vet, t’u marrin pronën, pasurinë, t’i vrasin me rrugët e pasigurta, me liçencat për krimin, me barnat e skaduara, me ajrin e helmuar dhe me ujin e papijshëm. Korrupsioni i kësaj bande mbrapa nesh ka marrë në fakt jetë njerëzish. I njëjti zinxhir policor që bashkëpunon me krimin, fiku dritat e rrugës që të mos dokumentohej dhuna të shtunën e protestës.

Njëherë zhdukin identifikimin nga uniforma, njëherë të marrin peng për llogari të aferave të pushtetit apo të bandave kriminale e njëherë të vrasin në rrugë duke fshehur armën e krimit. Veprimet antiligjore të atij reagimi të çmendur mbi njerëz janë zbatime të përpikta të urdhërave politikë nga shkelësi më i madh i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhunuesi i pashpirt i qytetarëve shqiptarë, kreu i narkoshtetit, Edi Rama.

Sepse dhunë është të qeverisësh pa llogaridhënie, dhunë është korrupsioni që nuk ndëshkohet, dhunë është të shkatërrosh drejtësinë, dhunë është grabitja dhe zhvatja me duar në xhepat e çdo qytetari shqiptar. Dhunë është të shkatërrosh shëndetësinë, arsimin dhe kulturën e një vendi. Dhunë është të blesh çdo media për të injektuar propagandë të helmtë në çdo orë të ditës dhe të natës. Dhunë është të detyrosh një brez të tërë e gjithë rininë e vendit të largohet nga vendi i tyre.

Ne kemi dokumentuar së bashku që të gjithë dhe denoncuar skandalet më të mëdha, duke i prirë betejës opozitare edhe në ditët më të vështira, atëherë kur në fakt korruptohej dhe kryeagjenti i FBI-së, miku i ngushtë i Edi Ramës, Charles McGonigal, atëherë kur blihej me vuajtjet e shqiptarëve çdo influencë kombëtare apo ndërkombëtare. Por edhe kur banditët dhe mafia kërcënonin nga luksi prej investitorësh strategjikë dhe majat e kullave që pastronin krime nga më monstruozet, veçse sundonte pa kundërshtarë Sulltani i Surrelit.

Ne i rezistuam asaj strategjie që donte shuarjen tonë si parti e shqiptarëve, si popull autokton, por sot nuk na ndal më asgjë. Përkundrazi, të forcuar si alternativë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve, të bashkuar në krye të betejës për t’i dhënë dërmën finale kësaj kërme politike, të diskredituar edhe ndërkombëtarisht, të izoluar nga qendrat vendimmarrëse, ne do t’i japim fund bashkë me ju normalizimit të dhunës shtetërore, shpopullimit, varfërimit dhe shpronësimit të qytetarëve shqiptarë.

Nuk na tremb dhuna e tyre, sepse është refleksi i fundit prej frikës nga zemrata e qytetarëve shqiptarë. Çfarë na duhet sot dashur miq? Këmbëngulje, këmbëngulje, këmbëngulje, qëndresë dhe besim se ky shtet përfundimisht ka hyrë në ditët e numërimit mbrapsht. Kjo nuk është çështje e një partie politike, as e fatit të saj, por është çështje dinjiteti dhe detyrimi ndaj të ardhmes së fëmijëve që meritojnë të jetojnë e të punojnë në begatinë e një vendi të bekuar nga natyra e të shpëtuar nga shqiptarët e mirë dhe të ndershëm.

Duke ju falënderuar të gjithëve, ju ftoj dhe njëherë që nesër në orën 10:30 të bashkohemi të gjithë te dhoma penale, Gjykata e Tiranës, për të qëndruar krahë atyre 19 heronjve, djemve protestues paqësorë në protestën e dy netëve të mëparshme. Faleminderit dhe me fitore, shihemi në protestën e radhës.

“Izraelitët dinë çfarë zgjedhin”, Netanjahu premton: Jemi gati të ndihmojmë Shqipërinë me çdo gjë

By: Fax Web
26 January 2026 at 18:39

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një fjalim në Knesset, ku sot ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, vlerësoi vendin tonë për mbështetjen e ofruar për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha se “Shqipëria ishte ishulli i paqes në oqeanin e të keqes”.

Gjatë fjalimit të tij, ai premtoi mbështetje financiare për Shqipërinë.

“Jemi gati t’ju ndihmojmë me çdo gjë. Mbështetje për siguri, luftën kundër terrorit, në teknologji, reformat tregtare dhe turizëm. Njerëzit izraelitë janë të zgjuar, e dinë çfarë shohin, çfarë zgjedhin dhe e kanë njohur si një destinacion turistik. Një vend i shkëlqyer për izraelitët dhe shohim një rritje gati me 1 mijë % që vijnë vizitojnë Shqipërinë, edhe falë shijes suaj estetike, po e bëni Shqipërinë më të bukur”, tha ndër të tjera Netanyahu.

LEXO EDHE: “Nuk u mblodhëm kurrë në mitingje kundër Izraelit”, Rama takon Netanjahun: Do mbështesim planin për Gazën

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet e 44-vjeçarit nga Tepelena, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek

By: Fax Web
26 January 2026 at 18:27

44-vjeçari nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, konsiderohet nga policia greke si një kriminelët më të rrezikshëm, që ka vepruar brenda dhe jashtë burgjeve.

Ai është akuzuar për të paktën 4 vrasje, 1 tentativë vrasje dhe po hetohet edhe për vrasjen e fundit të ndodhur brenda burgut “Koridhalos”.

Halili, ka vepruar të paktën dy herë nën urdhrat e kriminelit famëkeq grek, Vasilis Varelas. Ky i fundit, një dublant i filmave të aktorit të Hollywood, Chuck Norris në vitet ‘80, akuzohet për disa krime të rënda në Greqi, përfshirë trafik droge.

Si fillim ai e shtyu Halilin të vriste, ish-burrin e gruas së tij. Në 6 mars 2009, Halili qëlloi dy herë në kokë dhe një herë në gjoks ish-burrin e gruas së Varelas. Ngjarja ndodhi në Nea Filadelfia, por viktima pas disa operacioneve arriti t’i shpëtojë vdekjes.

Në 5 gusht 2009, ndaj viktimës u organizua një atentat tjetër në Igumenicë, por autorit, i cili e shënjestroi në kokë, i’u bllokua arma.

Teksa u akuzua për këtë krim, Halili u hetua edhe për vrasjen e datës 11 nëntor 2008 në Mikromani të Kalamatës, ku u ekzekutua punonjësi i një diskoje, 29-vjeçari Sotiri Psikopaida. Ai u qëllua katër herë me armë zjarri, një prej të cilave në kokë.

Në 29 nëntor 2011, përsëri nën urdhrat e Vasili Varelas, Halili ekzekutoi 35-vjecarin Fillim Mesaja dhe të birin e tij Oligert Mesaja, vetëm 2 vjeç e gjysmë, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Ngjarja ndodhi pranë lumit Pamiso në Mesinia. Halili qëlloi me çifte në kokë Fillimin ndërsa therri më pas Oligertin. Shkak ishte larja e hesapeve të Varelas me Mesajën.

Në vitin 2018 është arratisur nga Porti i Pireut teksa po transportohej drejt burgut. Bashkë me të u arratis edhe i dënuari Alfons Ndoci, por të dy u kapën shpejt nga policia.

Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, Xhuliano Halili vrau të burgosurin 35-vjecar Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjecarin Altin Vokrri. Vrasja e Ndocit, dyshohet se ishte porositur me pagesë nga jashtë.

 Vrasja e Jani Aliajt:

Shqiptari Jani Aliaj u vra me thikë në burgun Koridhalos në Greqi më 19 janar, duke mbyllur një zinxhir hakmarrje që kishte nisur që në fillim të viteve 2000.

Aliaj, 49 vjeç, u vra me një thikë të improvizuar me autorin që e goditi 2 herë në qafë.

Shqiptari ishte në kërkim prej 10 vitesh nga autoritetet shqiptare pasi gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiçon, në vitin 2016 në Tiranë.

LISTA/ Universitetet më të mira në botë për vitin 2026, në çdo fushë studimi

By: Fax Web
26 January 2026 at 18:20

Edhe institucionet më të mira të arsimit të lartë në botë kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta.

Për këtë arsye, në vitin 2025 Times Higher Education publikoi një renditje të universiteteve më të shquara për çdo fushë studimi, si plotësim i listës së tij vjetore të universiteteve më të mira në përgjithësi.

Ashtu si edhe në vitin 2025, Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) u rendit si universiteti më i mirë për arte dhe shkenca humane, për biznes dhe ekonomi, si edhe për shkencat shoqërore.

Universiteti i Oksfordit, i shpallur institucioni më i mirë në botë në përgjithësi në tetor, ka mbetur gjithashtu vendi më i mirë për të studiuar shkencat kompjuterike dhe mjekësinë, ndërsa Harvardi vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për inxhinieri dhe shkencat e jetës.

Megjithatë, edhe pse Universiteti i Stanfordit ka ruajtur pozicionin e tij si universiteti më i mirë për studimet e edukimit dhe për drejtësinë, ai nuk është më institucioni kryesor për psikologjinë. Në vitin 2026, ky titull i takon Universitetit të Kembrixhit.

Universitetet më të Mira në Botë – Renditja THE 2026

  1. University of Oxford – Mbretëria e Bashkuar
  2. Massachusetts Institute of Technology (MIT) – SHBA
  3. Princeton University – SHBA (baraz me Cambridge)
  4. University of Cambridge – Mbretëria e Bashkuar (baraz me Princeton)
  5. Harvard University – SHBA
  6. Stanford University – SHBA
  7. California Institute of Technology (Caltech) – SHBA
  8. Imperial College London – Mbretëria e Bashkuar
  9. University of California, Berkeley – SHBA
  10. Yale University – SHBA

Universitetet më të mira në botë për çdo fushë studimi në vitin 2026

  1. Arte dhe shkenca humane – MIT
  2. Biznes dhe ekonomi – MIT
  3. Shkenca kompjuterike – Universiteti i Oksfordit
  4. Studime të edukimit – Universiteti i Stanfordit
  5. Inxhinieri – Universiteti i Harvardit
  6. Drejtësi – Universiteti i Stanfordit
  7. Shkenca të jetës – Universiteti i Harvardit
  8. Mjekësi dhe shëndet – Universiteti i Oksfordit
  9. Shkenca fizike – Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë
  10. Psikologji – Universiteti i Kembrixhit

Kërcënimet për tarifa ndaj importeve, reagon sërish kryeministri kandez: Janë pjesë e strategjisë negociuese të Trump

By: Fax Web
26 January 2026 at 18:10

Kryeministri kanadez Mark Carney është përpjekur të minimizojë kërcënimet e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 100% ndaj importeve kanadeze, duke i cilësuar ato si pjesë të një strategjie negociuese në kuadër të marrëdhënieve tregtare.

“Së shpejti do të fillojmë negociatat, ose një rishikim të marrëveshjes sonë tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën (USMCA). Presidenti është një negociator me përvojë dhe mendoj se disa nga këto komente dhe qëndrime duhet të shihen në një kontekst më të gjerë”, deklaroi Carney, citojnë mediat kanadeze.

Donald Trump paralajmëroi të shtunën se SHBA do të vendosë “tarifa 100%” mbi importet nga Kanadaja, nëse Otava arrin një marrëveshje tregtare me Kinën. Kërcënimi erdhi pas njoftimit të Carney për një marrëveshje paraprake të arritur në Pekin në mesin e janarit.

Pavarësisht toneve të ashpra nga Uashingtoni, qeveria kanadeze duket e vendosur ta trajtojë situatën me qetësi, duke e konsideruar presionin tarifor si mjet negociues dhe jo si një masë të menjëhershme ndëshkuese.

15 muaj nga ndalimi i Metës, Blushi: As regjimi i Putinit nuk e arrestoi Navalnyn në këtë mënyrë

By: Fax Web
26 January 2026 at 17:50

Partia e Lirisë risjell edhe një herë në vëmendje formën se si policia prangosi ish presidentin Ilir Meta tetorin e vitit 2024, në hyrje të Tiranës.

Në një komunikatë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi hoqi paralele me pamjet e arrestimit të liderit opozitar rus, duke thënë se Meta u trajtua nga Rama më keq se Alexei Navalny nga Putini.

Kanë kaluar 15 muaj nga krimi shumë i rëndë shtetëror i rrëmbimit terrorist të Presidentit të Partisë së Lirisë dhe drejtësia vijon të heshtë me vetëdije. Kjo vërteton edhe njëherë se jemi përpara një situate krejt të paprecedent dhe shumë të rrezikshme për një shtet të së drejtës, e pakrahasueshme edhe me atë që ndodh në vende diktatoriale apo regjime autokratike. As regjimet më autoritare nuk i kanë lejuar vetes akte të tilla kriminale. As regjimi i Vladimir Putinit nuk e ka arrestuar Aleksei Navalnyn në këtë mënyrë, në mënyrë kaq brutale, barbare dhe mafioze. Përkundrazi, siç mund ta konstatoni lehtësisht regjimi autoritar i Putinit u kujdes në dukje të arrestonte Navalnyn me forca të rregullta policie, të identifikuara, që i paraqitën atij një urdhër-ndalimi, i lejuan të drejtën të prononcohej edhe për mediat e të takonte bashkëshorten e tij, u shoqërua pa dhunë, pa u tërhequr zvarrë, pra formalisht me procedura të rregullta. Por përpjekja për të mbuluar dhe për të kaluar në heshtje rrëmbimin mafioz të Ilir Metës, nuk mund të ndodhë dhe nuk mund të amnistohet kurrë”, u shpreh Blushi.
Blushi i bëri thirrje SPAK që të hetojë dhe të zbardhë menjëherë “të gjithë çetën kriminale që rrëmbeu Presidentin e saj”, fakt sipas tij i provuar edhe nga vetë Gjykata.

VIDEO/ Rreth 1,5 miliard euro për rinovimin por “Camp Nou” fut ujë me një shi të rënë

By: Fax Web
26 January 2026 at 17:31

Probleme serioze në stadiumin ikonë të Barcelonës, “Camp Nou”, gjatë ndeshjes me Real Oviedo, teksa reshjet e dendura të shiut zbuluan mangësitë e impiantit ende në ndërtim.

Barcelona triumfoi ndaj Real Oviedos në fushë, por atmosfera në tribunë dhe ambientet përreth u prish nga uji që rridhte brenda stadiumit.

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë qartë rrjedha uji që bien nga hapësira të hapura drejt zonave të kalimit të tifozëve.

Në disa korridore, uji u grumbullua në mënyrë të konsiderueshme, duke shkaktuar vështirësi për lëvizjen e të pranishmëve.

Gazetarët u detyruan të vishnin xhaketa kundër shiut dhe të përdornin çadra për të mbrojtur pajisjet e tyre elektronike, ndërsa sipas medias spanjolle Tribuna, as presidenti Joan Laporta dhe disa të ftuar VIP nuk ishin të mbrojtur nga reshjet, pavarësisht se ndodheshin në vendet korporative.

“Camp Nou” ndodhet në mes të një rinovimi gjigant me vlerë rreth 1.45 miliardë euro, ndërsa Barcelona u rikthye për të luajtur aty në muajin nëntor, edhe pse disa pjesë të stadiumit vijojnë ende të jenë në proces rikonstruksioni. Rikthimi i skuadrës në impiant ishte shtyrë me një vit për shkak të punimeve ndërtimore.

Megjithatë, presidenti Laporta u shpreh i qetë dhe optimist, duke theksuar se situata do të shërbejë për të identifikuar dhe rregulluar çdo problem të mbetur.

U lagëm të gjithë. E dinim që kjo mund të ndodhte, por në fund shiu shoqëroi fitoren. Ishte si një pagëzim me shi për Camp Nou-n. Stadiumi është ende në ndërtim dhe çdo problem që duhet rregulluar gjatë rrugës, do ta zgjidhim”, deklaroi Laporta.

Zgjedhjet në Kosovë, Prokuroria nis hetimet dhe për manipulim të votave në Drenas

By: Fax Web
26 January 2026 at 17:24

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen e informacioneve nën dyshimin e manipulimit me vota në Drenas.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, duke përcjellë në vazhdimësi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura me datë 28.12.2025, ka vërejtur mospërputhjet lidhur me rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të procesit të rinumërimit në komunën e Drenasit. Marrë parasysh këtë rrethanë prokurori i shtetit sot ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim grumbullimin e informatave dhe evidentimin e shkeljeve të mundshme nga personat përgjegjës, si dhe sigurimin e provave lidhur me këtë çështje”, njofton prokuroria.

 

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas rinumërimit të plotë të votave të kandidatëve për deputetë në këtë komunë ka mospërputhje me rezultatin e nxjerrë nga Qendra Komunale e Numërimit.

Nga manipulimi del se Fadil Demaku, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës i ka të shkruara 222 vota më shumë se sa që i ka marrë nga qytetarët.

 

Përveç për Demakun, votat e tjera të përshkruara me manipulim shkojnë maksimumi në 16 vota për Bedri Hamzën e PDK-së, 10 për Albin Kurtin e Vetëvendosjes e 13 për Naser Osmanin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që mund të konsiderohen edhe gabime gjatë numërimit fillestar.

EMRI/ KPA konfirmon në detyrë Prokurorin e Vlorës

By: Fax Web
26 January 2026 at 17:10

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 53/2024, datë 20.12.2024 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 805, datë 07.10.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 805, datë 07.10.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 7 tetor 2024, pasi u konkludua se nuk arriti nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë dhe se në vlerësimin tërësor kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia.

Vendimi u mor me votat e shumicës së trupës së KPK, të përbërë nga kryesuesja Alma Faskaj dhe anëtarja Xhensila Pine. Relatorja e çështjes, Pamela Qirko doli në pakicë duke çmuar se Saliaj arriti nivel të besueshëm për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se duhej konfirmuar në detyrë.

Saliaj e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Beratit, ku ka ushtruar dhe funksionin e drejtuesit.

Prej vitit 2013 e deri në shkarkimin nga detyra, Saliaj e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

“Nuk mund të isha më mirënjohës se kaq”, Rama para Parlamentit izraelit: Shqipëria, vendi që strehoi më shumë hebrenj!

By: Fax Web
26 January 2026 at 17:02

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij para Parlamentit të Izraelit.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria dhe shqiptarët duhet të gëzojnë respektin e shtetit të Izraelit për atë çfarë ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Po qëndroj në një foltore ku shumë të ftuar të tjerë kanë qëndruar para meje. Më duhet të rrëfehem se e kam të vështirë të besoj që meritoj një pritje të tillë. Por jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bën për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i izraelit. Ka edhe arsye të tjera përse gjunjtë e mi apo dridhen, për të qenë i sinqertë, e dija që do ishte edhe një test e folura ime këtu, po flas para një nga 5 njerëzve me aftësitë më të mëdha në botë. Falënderime më të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë. Mirënjohja ime më e thellë që më pritët sot këtu. Nuk mund të isha më mirënjohës se kaq”, tha Rama.

Rama foli edhe për Bordin e Paqes ku tha se, vendi ynë do të punojë në këtë dritare të re mundësie për paqe për popullin e Gazës.

Vij këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e Gazës dhe rajonin”.

Më tej, kreu i qeverisë foli edhe për bashkëjetesën fetare në Shqipëri.

Rama bëri me dije se në vend do të hapet një muze për veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë për t’i shpëtuar torturave.

Për tu kthyer tek fjalimi dhe zgjidhja im për tu prezantuar me fjalët e një lideri arab, kam mësuar se unë nuk jam një mysliman, jam katolik por gjysma ime më e mirë është myslimane. Paraardhësit tanë janë krishterë-ortodoksë. Nuk do të ishte një çudi që nëse djali im do të zgjidhte besimin hebre, por do t ishte po ashtu shumë pozitive të ishte mysliman apo i krishter. Kjo është një histori normale shqiptare. Ne kemi disa religjione, që e festojmë dhe e respektojnë njëri-tjetrin. Populli im me këto besime priti Papa Franceskun. Ati i shenjtë Francesku nuk e quajti bashkëjetesë fetare realitetin e Shqipërisë, por një bashkëvllazëri. Me të njëjtën krenari do të hapim muzeun për veprat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë në Vlorë. Të rinjtë tanë dhe të vizitorë të vendit tonë, kushdo që të vijë nga të rinjtë tuaj, që janë rritur me hapa dhe % të larta, do të shohin këtë frymë dhe se çfarë është bërë për hebrenjtë. Shqipëria është i vetmi në vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor më shumë sesa kur nisi lufta”, tha Rama.

VIDEO/ Çahet argjinatura detare në zonën e Divjakës, bizneset e zonës: Deti ka marrë 1800 metër tokë

By: Fax Web
26 January 2026 at 16:58

Kjo e hënë ka sjellë çarjen e argjinaturës detare në zonën e Divjakës.

Erërat e forta, deri në 8 ballë, krijuan dallgë tre metra lartësi, të cilat kanë sjellë edhe çarjen e argjinaturës.

Mbi 70 metër pjesë e argjinaturës ranore është gërryer dhe çarë nga deti, ndërsa ujërat e kripura kanë vërshuar drejt lagunës se Karavastasë dhe tokave bujqësore në zonën e Bedatit.

Ka patur disa herë investime në argjinaturë duke u spostuar gjithmonë drejt tokës lagunore, por kjo nuk ka penguar detin të shkatërrojë gjithçka.

Sipas bizneseve të zonës,  deti ka marrë 1800 metër tokë duke sjellë probleme në zhvillimin e aktivitetit turistik.

Ata thonë se, nëse nuk bëehen investime nga shteti ujërat detare po zhdukin jo vetëm plazhin dhe lagunën por po i afrohen edhe zonave të banuara.

Zona e plazhit të Adriatikut në Bedat është zhdukur si pasojë e erozionit detar. Ndërsa deti ka marrë përparësi drejt lagunës se Karavastasë duke u bërë njësh me të.

VIDEO/ SHBA në “epokën e akullnajave”! Të paktën 11 viktima nga stuhitë e fuqishme

By: Fax Web
26 January 2026 at 16:39

Një stuhi e fuqishme dhe e rrezikshme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani të paktën 11 viktima dhe duke lënë mijëra qytetarë pa energji elektrike.

Kushtet ekstreme të motit kanë paralizuar jetën e përditshme në shumë zona të vendit. Dhjetëra shkolla dhe rrugë janë mbyllur, ndërsa mbi 11 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve që Shërbimi Kombëtar i Motit i ka cilësuar si “kërcënuese për jetën”.

Temperaturat e ulëta, bora e dendur dhe akulli kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim dhe furnizim me energji.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga hipotermia në Luizianë, ndërsa viktima të tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në shtetet e Teksasit, Tenesit dhe Kansasit.

Autoritetet paralajmërojnë se rreziku mund të vazhdojë edhe për disa ditë për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe formimit të akullit të zi në rrugë.

Stuhia besohet se ka prekur mbi 180 milionë amerikanë, më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit.

Ekspertët e motit theksojnë se një nga rreziqet më serioze të stuhisë është akulli, i cili mund të dëmtojë pemët, të shkatërrojë linjat e energjisë elektrike dhe t’i bëjë rrugët jashtëzakonisht të rrezikshme për qarkullim. Ata mendojnë se ndryshimet klimatike mund të kenë ndikuar në ashpërsimin dhe intensifikimin e fenomeneve ekstreme të motit në të gjitha stinët.

VIDEO/ Interpol Tirana pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër trafikimit të qenieve njerëzore

By: Fax Web
26 January 2026 at 16:20

Dy grupe kriminale janë goditur nga një megaoperacion policor ndërkombëtar i koduar “Liberterra III”, ku u angazhuan rreth 14 specialistë të agjencive ligjzbatuese nga e gjithë bota, përfshirë edhe Interpol Tiranën që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm.

Megaoperacioni ishte rezultat i 720 hetimeve të iniciuara gjatë muajve të fundit të vitit 2025 dhe kishte në fokus goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual dhe/ose punë e kriminalitet të detyruar, si dhe luftën kundër lëvizjes së kundërligjshme të emigrantëve.

Gjatë periudhës së zhvillimit të operacionit, nga data 11 deri më 21 nëntor 2025, bashkëpunimi i ngushtë i 476 specialistëve të Policisë së Shtetit në Shqipëri, nga departamentet e Policisë Kriminale, Kufirit dhe Migracionit, si dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, bëri të mundur:

-goditjen e 2 grupeve aktive në veprimtaritë kriminale që goditi megaoperacioni “Liberterra III”;

-arrestimin e 27 shtetasve të përfshirë në këto veprimtari;

-sekuestrimin e 6 automjeteve dhe rreth 20 000 eurove, të përfituara nga këto veprimtari kriminale ose që iu shërbenin atyre;

-identifikimin dhe trajtimin konfrom ligjit, të 94 emigrantëve dhe 3 viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore;

-pjesëmarrjen në 3 skuadra të përbashkëta hetimore të krijuara në kuadër të megaoperacionit.

Përfaqësues të Drejtorisë së Interpolit ishin të pranishëm në Qendrën Operacionale në Kent, Angli, si dhe ndërvepruan me homologët nëpërmjet sigurimit të informacionit, shkëmbimit të shpejtë të tij dhe koordinimit të veprimeve operacionale.

Megaoperacioni “Liberterra III” u organizua nga Home Office e Mbretërisë së Bashkuar, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), dhe u mbështet nga Bashkimi Europian, INTERPOL, FRONTEX, agjenci ligjzbatuese në Kanada dhe ShBA, si dhe nga organizata ndërkombëtare me fokus pune emigracionin e kundërligjshëm.

Megaoperacioni çoi në arrestimin e mbi 3 mijë e 700 të dyshuarve

Në nivel global, megaoperacioni “Liberterra III” shënoi këto rezultate:

-goditjen e më shumë se 1800 rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe lëvizjes ilegale të emigrantëve;

-arrestimin e 3744 autorëve të dyshuar të këtyre veprimtarive kriminale;

-shpëtimin e 4414 viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore;

-identifikimin e 12 992 emigrantëve që kishin lëvizur në mënyrë të kundërligjshme, në 119 vende.

Interpol Tirana do të vijojë të bashkëpunojë ngushtë me partnerët, për finalizimin e goditjeve të tjera në kuadër të megaoperacionit “Liberterra III”, si dhe për finalizimin e operacioneve të tjera me efekt global, kundër krimit të organizuar.

❌
❌