Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Main stream

19:58 “Kush e ka fajin për vjedhjen e zgjedhjeve?!” Salianji në Lezhë: Të çlirojmë potencialin e demokratëve, nuk mund të ecim qorrazi pas humbjeve

By: Monika
18 January 2026 at 19:58

Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur këtë herë në qytetin e Lezhës, ku mbajti një fjalim kritik dhe thirrës për reflektim brenda forcës opozitare.

Në fjalën e tij, Salianji vlerësoi rolin e demokratëve të Lezhës, duke theksuar se janë pikërisht strukturat dhe baza që kanë mbajtur gjallë Partinë Demokratike dhe frymën e shpresës në të gjithë vendin. Sipas tij, Lezha meriton respektin e PD-së, të opozitës dhe të gjithë Shqipërisë për sakrificat e bëra ndër vite.

Salianji ngriti shqetësime të forta mbi arsyet pse PD vijon të mbetet në opozitë, pavarësisht skandaleve të qeverisë, duke kërkuar që të flitet hapur për humbjet zgjedhore dhe përgjegjësitë konkrete. Ai vuri në pikëpyetje mënyrën e përpilimit të listave, humbjet e përsëritura në disa qarqe dhe faktin që, sipas tij, shpesh promovohen humbësit, ndërsa demokratët aktivë dhe luftarakë mbeten të margjinalizuar.

Duke bërë thirrje për ndryshim qasjeje, Salianji theksoi se PD nuk mund të ecë përpara nëse nuk çlirohet potenciali i demokratëve dhe nëse vijon politika e justifikimeve dhe ankesave. Ai u shpreh se është koha për të reaguar dhe për t’i thënë “jo” një politike që, sipas tij, vetëm sa e mban opozitën në vendnumëro./mxh

19:47 “Pres ta takoj në Davos këtë javë”/ Shefi i NATO-s zhvillon bisedë telefonike me Trump për Groenlandën

By: Monika
18 January 2026 at 19:47

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me Groenlandën. Në reagimin e tij, Rutte shprehet se më vonë gjatë javës do të takohet me Trump në Davos.

“Fola me Presidentin e SHBA-së në lidhje me situatën e sigurisë në Groenlandë dhe Arktik. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë dhe mezi pres ta shoh në Davos më vonë këtë javë”, shkroi Rutte në një postim në platformën “X”.

Disa shtete anëtare të NATO-s kanë sugjeruar se përpjekja e Trump për të zotëruar Groenlandën kërcënon të gjithë aleancën e NATO-s.

Ndërkohë një ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trumpo njoftoi se do të vendosë tarifa të reja për një sërë vendesh evropiane që eksportojnë mallra në SHBA, duke filluar nga 1 shkurti.

Trump tha se këto do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës nga SHBA-të.

Në postimin e tij në Truth Social, Trump u shpreh se vendeve si Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do t’u ngarkohet një tarifë prej 10% për çdo mall të dërguar në SHBA. Më 1 qershor, kjo do të rritet në 25%, ka njoftuar presidenti amerikan./mxh

19:36 “Po sillet me qytetarët si pushtues”/ Berisha: Shtatë rezoluta ndërkombëtare denoncuan qeverisjen e Edi Ramës

By: Monika
18 January 2026 at 19:36

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e organizuar ditën e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Berisha u shpreh gjatë se vendi po qeveriset nga një qeveri që sillet ndaj qytetarëve si një pushtues.

Ai u shpreh se PD nga ana tjetër është një parti që mbron interesin kombëtare. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se shtatë rezoluta ndërkombëtare, denoncuan qeverisjen e kryeministrit Edi Rama dhe atë që ai e quan “farsë elektorale”.

“Vendi qeveriset nga një regjim që sillet ndaj pasurive dhe buxhetit të qytetarëve si një pushtues i keq. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë të lodhur dhe të mërzitur. Ftoj çdo demokrat dhe çdo qytetar të mos harrojnë se geni i demokratëve është geni i njerëzve të pamposhtur. Demokratët kanë faktuar së të pamundurën e bëjnë të mundur.
Kanë faktuar se janë dhe mbeten besnikë të vlerave dhe të vërtëtave që besojnë. PD është partia që ndau epokat, sistemet dhe është parti e interesit kombëtar. Ju nuk pranuat që idealet tuaja të tregtoheshin. U bë gjithçka të na fusnin pesë pash nën tokë, se ne çdo ditë denonconim një regjim që çdo ditë vidhte qytetarët dhe bashkëpunonte me kartelet e drogës. Një regjim që pasuritë përrallorë i shndërroi në mallkim për qytetarët, vendosi taksat më të mëdha ndaj qytetarëve. Bëri që fëmijët të mos ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri por të marrin rrugët e fitores. Përjetuam një kalvar por ne nuk u mposhtëm. Sepse mbronim të vërtetat. Nga partia më e izoluar në botë, sot jemi partia më e mbështetur. Në 14 muaj u firmosën 7 rezoluta nga të gjitha partitë simotra në Europë dhe botë, të cilat sigurojnë mbështetje për PD. Denoncoi narkoregjimin e Edi Ramës, farsën elektorale, plaçkitjen që u bën qytetarëve, narkoshtetin e Edi Ramës”, tha Berisha./mxh

19:28 Foltorja në Kombinat/ Alimehmeti: Shtetin e ka kapluar e keqja, kjo është arsyeja pse të gjithë duhet të ngrihemi

By: Monika
18 January 2026 at 19:28

Turi i foltores të PD-së është ndalur ditën e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Anëtari i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti mbajti fjalën e tij në takim, ku tha se vendin e ka kapluar e keqja dhe se të rinjtë po largohen çdo ditë nga vendi.

Ai tha se për këto arsye është e rëndësishme pjesëmarrja në protestën e 24 janarit. Alimehmeti u shpreh se strujturat e PD-së, qytetarët dhe drejtuesit e partisë duhet të bëhen të gjithë bashkë për të arrirë fitoren.

“Këtë shtet e ka kapluar komplet e keqja. Jemi të kapur nga narkotrafiku dhe të rinjtë po iki nga mëngjesi deri në darkë dhe prandaj duhet të ngrihemi. Për këtë arsye protesta e 24 janarit është e rëndësishme. Duhet të punojmë të gjithë bashkë. Të largojmë bashkë këtë krikë që ka kapur këtë vend. Dhe kjo arrihet vetëm duke qenë në shembull korrektese dhe organizimi. Me besim, punë dhe unitet jam i bindur se PD i ka aftësitë e saj për t’ja dalë”, tha Alimehmeti./mxh

19:17 Machado i dhuroi Trump medaljen e Çmimit Nobel për Paqen/ Reagon sërish Instituti Norvegjez

By: Monika
18 January 2026 at 19:17

Instituti Norvegjez i Nobelit ka dalë me një tjetër reagim mbi statusin e Çmimit Nobel për Paqen. Reagimi vjen mes debatit publik pas një takimi në Uashington, ku udhëheqësja e opozitës venezueliane Maria Corina Machado i dhuroi në mënyrë simbolikë çmimin e saj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Trump e pranoi publikisht dhuratën dhe e mbajti medaljen që iu dha, duke shkaktuar diskutime nëse një çmim Nobel mund të transferohet.

Në reagimin e fundit, Instituti Norvegjez theksoi se Çmimet Nobel nuk mund të transferohen ose rishpërndahen. Gjithashtu theksohet se komiteti i Fondacionit Nobel për Paqen duhet të ruajë vlerën e tij thelbësore, e cila përqendrohet kryesisht në ruajtjen e dinjitetit të Çmimeve Nobel për Paqen dhe administrimin e tyre.

Komiteti i Nobelit deklaroi qartë se fondacioni mbështet testamentin e Alfred Nobelit dhe ndjek kushtet dhe rregullat e tij. Për më tepër, instituti tha qartë se Çmimi Nobel për Paqen nuk është i transferueshëm./mxh

19:08 Miniç dorëhiqet/ Në Republikën Sërpska hapet rruga për formimin e qeverisë së re

By: Monika
18 January 2026 at 19:08

Deputetët e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska miratuan dorëheqjen e Savo Miniçit nga funksioni i kryetarit të Qeverisë së Republikës Sërpska RS), me ç’rast u përmbyll seanca e 29-të e jashtëzakonshme e parlamentit, njofton RTRS.

Së shpejti pritet të mblidhet Kolegji i Kuvendit Popullor, në të cilin do të përcaktohet data dhe rendi i ditës i seancës së ardhshme të jashtëzakonshme, për zgjedhjen e Qeverisë së re të RS-së.

Miniç më 15 janar e ka kthyer mandatin, ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës Sërpska, Ana Tërstiç Babiç, e ka njoftuar se do të propozohet sërish për mandatar.

Miniçi u emërua kryeministër nga Kuvendi Popullor i RS-së më 2 shtator të vitit të kaluar. Mandatin për formimin e Qeverisë ia kishte dhënë dhjetë ditë më herët Millorad Dodik.

Ky veprim ishte i kontestueshëm për një grup deputetësh të Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), të cilët më 9 shtator paraqitën një apelim në Gjykatën Kushtetuese të BeH për vlerësimin e asaj vendimmarrjeje.

Konkretisht, Dodikut në fillim të gushtit i ishte hequr mandati i presidentit të RS-së, pasi Gjykata e BeH e kishte dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burg (të cilin ai më pas e bleu) dhe me gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve politike, prandaj ai as nuk mund të propozonte Miniqin për mandatar.

Sipas Kushtetutës së entitetit, presidenti i RS-së i propozon Kuvendit Popullor kandidatin për kryetar të Qeverisë.

Koalicioni qeverisës në RS atëherë pohonte se mandatarin e kishte propozuar Dodik, si president i entitetit, ndonëse ai formalisht-juridikisht nuk ishte më në atë funksion pas aktgjykimit të formës së prerë dhe vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor të BeH, me të cilin atij i ishte hequr mandati.

Dodik atëherë vazhdonte të pretendonte se ishte president i RS-së, por më vonë ndryshoi qëndrim dhe Kuvendi Popullor i RS-së e emëroi Anën Tërstiç Babiçin, këshilltaren e tij shumëvjeçare, si ushtruese detyre të këtij funksioni.

Gjykata Kushtetuese e BeH tashmë në nëntor të vitit të kaluar ka diskutuar për kushtetutshmërinë e Qeverisë së re të RS-së, por ka theksuar se vendimin do ta marrë në seancën e radhës, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme.

Çfarë thotë Kushtetuta e RS-së?

Presidenti i Republikës propozon kandidatin për kryetar të Qeverisë brenda afatit prej 10 ditësh nga dita e miratimit të dorëheqjes, votimit të mosbesimit ose përfundimit të mandatit të Qeverisë së mëparshme për shkak të shpërndarjes ose shkurtimit të mandatit të Kuvendit Popullor.

Qeveria e re duhet të zgjidhet brenda afatit prej 40 ditësh nga dita e propozimit të kandidatit për kryetar të Qeverisë së re./mxh

18:58 Fusha më e madhe e naftës në duart e qeverisë/ Ushtria siriane merr disa territore të kontrolluara nga kurdët

By: Monika
18 January 2026 at 18:58

Ushtria siriane, brenda dy ditësh, e ndihmuar nga milicia fisnore, ka dëbuar forcat kurde nga sipërfaqe të gjera të Sirisë veriore që i kanë mbajtur për më shumë se një dekadë.

Midis qyteteve dhe qytezave që raportohet se kanë rënë është Raka, dikur kryeqyteti famëkeq i të ashtuquajturit Kalifat i Shtetit Islamik (ISIS). Fusha më e madhe e naftës së Sirisë është gjithashtu nën kontrollin e qeverisë për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Çfarë çoi në këtë përballje?

Sulmi i papritur në zonat e kontrolluara nga kurdët vjen pas përleshjeve në fillim të këtij muaji në qytetin e Alepos dhe fshatrat përreth, episodet e fundit në një përballje të tensionuar midis qeverisë qendrore dhe SDF-së. SDF është një grup i mbështetur nga SHBA-ja që nuk ishte pjesë e aleancës rebele që rrëzoi diktatorin sirian Bashar al-Assad në vitin 2024.

Të premten, SDF-ja ra dakord të tërhiqet nga zona e Alepos në bregun lindor të lumit Eufrat, lëshimi i parë territorial që i ka bërë qeverisë së re.

Por duke filluar nga e shtuna, ushtria siriane hyri në zona që nuk mbuloheshin nga marrëveshja dhe forcat kurde duket se janë tërhequr në rrëmujë. Përparimi i ushtrisë siriane në disa rajone i ka privuar SDF-në nga kontrolli si mbi pasurinë minerale ashtu edhe mbi tokën e pasur bujqësore.

Çfarë kanë sekuestruar forcat siriane?

Ushtria dhe fiset aleate kanë marrë pjesën më të madhe të provincave të Alepos, Rakës dhe Deir Ezzorit, të cilat kufizohen me Irakun, dhe milicitë arabe kanë bërë gjithashtu përparime në provincën Hasakah të kontrolluar nga kurdët.

Gjatë këtij procesi, trupat kanë marrë kontrollin e dy digave hidroelektrike në Eufrat, sipas Ministrisë Siriane të Energjisë. Më e madhja prej tyre siguron pjesën më të madhe të ujit të pijshëm të vendit dhe, pasi të rinovohet, mund të sigurojë rreth 900 megavat energji elektrike.

Ushtria siriane ka marrë gjithashtu kontrollin e fushave të naftës dhe gazit në provincën Deir Ezzor, duke përfshirë më të madhen, të quajtur al-Omar, si dhe fushat al-Tanak dhe Conoco, sipas zyrtarëve./mxh

18:48 Martesa e re e Bleros/ Flet ish gruaja, Teuta!

By: Monika
18 January 2026 at 18:48

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka folur hapur për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, këngëtarin Blero Muharremi, përmes një mesazhi të përcjellë në emisionin “Zanat”. Me tone reflektuese dhe të pjekura, ajo ndau mendimet e saj mbi ndarjen, duke vënë theksin te respekti, mirëkuptimi dhe përgjegjësia emocionale.

Duke iu rikthyer një periudhe të vështirë të jetës së saj, Teuta e përshkroi ndarjen si një proces të dhimbshëm, por njëkohësisht transformues. Ajo theksoi se vendimi për t’i dhënë fund martesës, gati 12 vite më parë, ishte i domosdoshëm për të dy, duke sjellë rritje personale dhe vetëdije më të madhe.

Sipas saj, ndarja nuk duhet parë domosdoshmërisht si dështim, por si një mundësi për të ecur përpara në mënyrë më të shëndetshme. “Askush nuk hyn në martesë me idenë e ndarjes, por njerëzit dhe rrethanat ndryshojnë,” shprehet aktorja, duke nënvizuar se qëndrimi në një marrëdhënie që nuk funksionon është ajo që mund të kthehet në problem.

Një aspekt që Teuta e vlerëson si thelbësor është bashkëpunimi me Bleron për hir të vajzës së tyre. Ajo thekson se prindërimi i përgjegjshëm duhet të jetë prioritet absolut dhe se ndarja nuk duhet të shndërrohet në armiqësi, sidomos kur në mes është mirëqenia e një fëmije. Sipas saj, vendosja e interesit të vajzës mbi gjithçka tjetër ka qenë zgjedhja më e drejtë./mxh

18:33 Si të përballesh me “idiotët”? Psikologët tregojnë strategjitë që funksionojnë! (Lifestyle)

By: Monika
18 January 2026 at 18:33

Të gjithë i kemi hasur: njerëz që provokojnë, nënvlerësojnë apo lodhin mendërisht pa ndonjë arsye të qartë. Por si duhet vepruar me ta? Psikologjia moderne ka një përgjigje të qartë: jo duke u përballur, por duke u menaxhuar me zgjuarsi.

Sipas studimeve të psikologjisë sociale, përpjekja për t’i bindur njerëzit me sjellje irracionale përmes logjikës shpesh është e kotë. Hulumtime nga Universiteti i Stanford-it tregojnë se këta individë veprojnë kryesisht të udhëhequr nga emocionet, jo nga arsyetimi racional, çka e bën konfliktin edhe më të ashpër.

Një tjetër element kyç është vendosja e kufijve. Studime të publikuara në Journal of Applied Psychology theksojnë se njerëzit që shprehin qartë çfarë tolerojnë dhe çfarë jo, përjetojnë më pak stres dhe ruajnë më mirë ekuilibrin emocional. Me fjalë të thjeshta: nuk ke pse shpjegohesh pafund me dikë që nuk dëgjon.

Psikologët theksojnë gjithashtu se sjelljet përçmuese shpesh nuk kanë lidhje personale me ne. Ato burojnë nga pasiguri, frustrim apo nevoja për dominim. Mos-e-personalizimi i situatës është një nga strategjitë më të shëndetshme për vetëmbrojtje mendore.

Një studim i Universitetit të Kalifornisë sugjeron se shmangia e konflikteve të panevojshme përmirëson ndjeshëm shëndetin mendor. Jo çdo debat duhet fituar dhe jo çdo provokim meriton përgjigje. Ndonjëherë, heshtja është zgjedhja më elegante.

Në fund, ekspertët këshillojnë përdorimin e humorit ose distancës emocionale. Këto teknika ndihmojnë në uljen e stresit dhe ruajtjen e kontrollit. Sepse, siç theksojnë psikologët, inteligjenca emocionale nuk qëndron te reagimi i fortë, por te aftësia për të mos u përfshirë. Mesazhi është i qartë: nuk ke pse t’i ndryshosh të tjerët. Mjafton të dish si të mbrosh veten./mxh

18:18 Njihet për bukurinë natyrale, Selena Gomez befason fansat me “selfie-n” pa make-up!

By: Monika
18 January 2026 at 18:18

Selena Gomez ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një selfie ku shfaqet pa grim, duke vënë në pah bukurinë e saj natyrale. Pamja e thjeshtë dhe autentike u prit me reagime pozitive nga fansat.

Edhe pse prej vitesh është në qendër të vëmendjes, këngëtarja vazhdon të befasojë me freskinë dhe formën e saj, duke dëshmuar se koha nuk ka ndikuar aspak në sharmin e saj.

E veshur me një kanotierë të bardhë dhe me një buzëqeshje të ëmbël, Selena përcolli pozitivitet dhe energji të mirë, duke fituar edhe një herë zemrat e ndjekësve të saj./mxh

Spektakël golash në Kupën FA për femra: Liverpool, United dhe City sigurojnë kualifikimin

By: nik
18 January 2026 at 19:14

Liverpool, Manchester City dhe Manchester United siguruan të gjitha kalimin në raundin e pestë të Kupës FA për Femra, në një fundjavë ku u shënuan plot 55 gola në 12 ndeshje. Liverpool, që po has vështirësi në ligën kryesore, shpërtheu duke shënuar gjashtë gola kundër London Bees, me pesë lojtare të ndryshme në listën e golashënueseve, përfshirë debutueset Denise O’Sullivan dhe Martha Thomas.

Source

Me blerjet e reja, Liverpooli gjen shkëndijën, por sfida kryesore mbetet

By: nik
18 January 2026 at 19:13

Fitorja e fundit e Liverpoolit në Kupën FA ka ndezur shpresat për një kthesë në një sezon të vështirë, pas një serie prej 12 ndeshjesh pa fitore në Women’s Super League dhe pozicionit të fundit në tabelë me vetëm katër pikë. Një humbje shkatërruese 9-1 ndaj Chelseat në Kupën e Ligës muajin e kaluar kishte lënë klubin në pikën më të ulët, por triumfi 6-0 ndaj London Bees në raundin e katërt të…

Source

Groenlanda, burim kritikash të reja për Trumpin nga Partia Republikane

By: nik
18 January 2026 at 19:11

Thirrjet e Donald Trumpit për Shtetet e Bashkuara që të marrin ose të blejnë Groenlandën kanë ndezur kritika të reja nga Partia Republikane, me disa anëtarë që shprehen se kjo mund të dëmtojë SHBA-në ekonomikisht ose të tendosë aleancën ushtarake të NATO-s. Senatorët republikanë Thom Tillis dhe Lisa Murkowski, pjesë e një grupi dypartiak që udhëtoi në Danimarkë për të diskutuar shqetësimet në…

Source

Shtëpia e Bardhë do të korrigjojë faljen e Trump për ish-guvernatoren e Puerto Rikos

By: nik
18 January 2026 at 19:10

Uashington — Falja presidenciale e Donald Trump për ish-guvernatoren e Puerto Rikos, Wanda Vázquez Garced, nuk përfshiu të gjitha çështjet penale me të cilat ajo është përballur, duke bërë që Shtëpia e Bardhë të planifikojë një korrigjim nga një masë paraprake e tepërt, sipas një zyrtari të dielën. Dokumenti i faljes specifikonte vetëm një rast, “United States v. Vazquez-Garced, et al., 3:22-CR…

Source

17:58 Pas divorcit me Nicole Kidman, Keith Urban në një romancë të re

By: Monika
18 January 2026 at 17:58

Keith Urban raportohet se ka nisur të bashkëjetojë me një partnere të re, vetëm pak kohë pas divorcit të bujshëm nga Nicole Kidman.

Sipas thashethemeve, partnerja e re e tij është këngëtarja e muzikës country, Karley Scott Collins, por përfaqësuesit e tyre nuk kanë komentuar ende mbi këto raportime.

Ndërkohë, fëmijët e çiftit duket se nuk e kanë pritur mirë këtë zhvillim të ri në jetën e këngëtarit.
“Kam dëgjuar se Keith ka dikë në jetën e tij, dhe kjo është arsyeja pse vajzat po e mbështesin publikisht mamanë e tyre. Madje, njerëzit mendojnë se ata po jetojnë bashkë. Shiko, vajzat adoleshente i duan shumë baballarët e tyre, ndaj ka një arsye pse duket sikur janë tre kundër një,” i tha një burim Daily Mail-it, duke iu referuar dy vajzave të ish-çiftit.
Sipas të njëjtit burim, vajzat e dyshes janë më të pranishme gjatë daljeve publike të aktores, gjë kjo që nuk e shihnim kaq shpesh më parë.
“Sa herë që i shikon, janë duke i mbajtur dorën njëra-tjetrës ose duke ecur krah për krah. Duket si ‘ne kundër botës’,” tha burimi.

Keith Urban, po punon për një album ndarjeje në Nashville, i cili sipas medieve, mund të jetë mbi një rrëfim të ndjerë rreth fundit të historisë së dashurisë me Nicole Kidman.

Divorci i tyre u finalizua më herët këtë muaj, pas gati dy dekadash martesë.
Më herët, një burim kishte deklaruar për Page Six se Nicole Kidman “nuk e donte ndarjen dhe po përpiqej ta shpëtonte martesën”, ndërsa çifti raportohet se jetonte i ndarë që nga fillimi i verës 2025./mxh

17:47 Fitore me dedikim për presidentin që ndërroi jetë, Fiorentina triumfon mes dhimbjes

By: Monika
18 January 2026 at 17:47

Fiorentina mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Bolognas, në duelin e javës së 21-të në Serinë A.

Vetëm pak orë pas ndarjes nga jeta të presidentit të tyre, Rocco Comisso, skuadra nga Firence triumfoi 2-1 në transfertë.

Një sukses, që merr vlerë të madhe pas ngjarjeve të fundit, ndërsa ishte padiskutim, një dedikim për të ndjerin.

Sa i përket ndeshjes, Mandragora zhbllokoi takimin në minutën e 19-të, ndërsa Piccoli dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë.

Bologna u zgjua vetëm në fund të takimit, ku ngushtoi diferencat me Fabbianin.

Me këtë sukses, Fiorentina ngjitet në vendin e 18-të me 17 pikë të grumbulluara, ndërsa Bologna mban vendin e tetë me 30 pikë./mxh

17:37 “Rrëfim i javës në imazhe”/ Spiropali ndan pamje nga vizita zyrtare në Ukrainë, nderimi nga Zelensky

By: Monika
18 January 2026 at 17:37

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e saj zyrtare në Kiev të Ukrainës. Spiropali shprehet se gjatë kësaj vizite pa më nga afër lodhjen e shtetasve ukrainas nga lufta.

Ndër të tjera, ministrja bën më tej me dije se u nderua nga presidenti Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I.

Postimi i plotë:

Rrëfim i javës në imazhe.
Në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër, gjatë vizitës sime zyrtare në Ukrainë pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve. Pashë fytyra luftëtarësh që mbajnë plagë të dukshme e të padukshme. Familje që jetojnë me mungesa. Prindër që jetojnë me frikën e çdo ditë. Fëmijë që rriten më shpejt se mosha e tyre.
Brenda kësaj dhimbjeje dhe qëndrese të paepur, u nderova nga Presidenti Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I.
Ky nder dhe kujtim i paharrueshëm, ma shtojnë përulësinë dhe përgjegjësinë. Për të folur, për të vepruar dhe për të qëndruar çdo ditë në shërbim të vendit tim dhe të vlerave që na bashkojnë./mxh

17:26 Avioni në Indonezi u zhduk nga radarët/ Gjendet trupi i një prej pasagjerëve, mister fati i të tjerëve

By: Monika
18 January 2026 at 17:26

Trupi i pajetë i një pasagjeri që ishte në avionin që u zhduk nga radarët në Indonezi, është gjetur ditën e sotme. Aeroplani me 10 persona në bord, një ATR 42-500, që i përkiste grupit të Transportit Ajror të Indonezisë, i cili ishte ngritur nga Yogyakarta për në Makassar, humbi të gjitha kontaktet me kontrollin e trafikut ajror të shtunën në zonën Maros, Kelibia Jugore.

Ekipet e të dërguara në vendngjarje gjetën trupin e avionit, pjesën e pasme dhe dritaret, tha gjatë një konference për shtyp Muhammad Arif Anwar, kreu i agjencisë së kërkim-shpëtimit në Makassar.

“Trupi i pajetë i një burri u gjet gjithashtu… në një thellësi prej rreth 200 metrash në një përrua, pranë rrënojave të avionit”, u shpreh zyrtari.
Andi Sultan, një tjetër zyrtar lokal i shpëtimit, konfirmoi zbulimin e një trupi dhe tha se ai do të nxirret nesër për shkak të kushteve të këqija të motit në zonë.

Në aeroplan ishin tre punonjës të Ministrisë së Çështjeve Detare dhe Peshkimit, të cilët ishin në një mision mbikëqyrjeje ajrore, si dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Autoritetet fillimisht kishin deklaruar se në bordin e avionit ndodheshin tetë anëtarë të ekuipazhit, por më vonë deklarata u ndryshua.

Në total, më shumë se 1000 persona janë të përfshirë në operacionet për gjetjen e trupave të tjerë. Bangun Naëoko, një oficer i ushtrisë, u tha gazetarëve se operacionet e shpëtimit po kryheshin me vështirësi për shkak të terrenit të ashpër dhe mjegullës.

Kreu i Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (KNKT) të Indonezisë, Soerjanto Jahjono, tha se bazuar në gjetjet fillestare të agjencisë, avioni u rrëzua në shpatin e malit.

“Kjo quhet fluturim i kontrolluar në terren. Piloti arriti ta kontrollonte avionin dhe përplasja nuk ishte e qëllimshme”, tha Soerjado për mediat lokale.
Hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e rrëzimit. Dyshohet se avioni kishte probleme teknike, por ishte konsideruar i aftë për fluturim para fluturimit për në Makassar. Ky lloj avioni nga prodhuesi franko-italian ATR përdoret përgjithësisht për fluturime lokale dhe rajonale dhe ka kapacitet për të transportuar 42 deri në 50 pasagjerë./mxh

17:15 Gjermania tenton tërheqjen nga Botërori 2026…si presion ndaj presidenti Trump, për aneksimin e Groenlandës

By: Monika
18 January 2026 at 17:15

Plani i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur kontroll mbi Groenlandën ka shkaktuar një reagim të fortë në qarqet politike gjermane.

Jürgen Hardt, zëdhënësi i politikës së jashtme i grupit parlamentar CDU/CSU dhe një person i besuar i ngushtë i Kancelarit Friedrich Merz, nuk e përjashtoi mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës FIFA 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kjo u raportua nga Welt, shkruan UNN.

Hardt deklaroi se një bojkot i turneut mund të jetë një “masë ekstreme” për të detyruar administratën Trump të heqë dorë nga pretendimet e saj ndaj territorit danez. “Ne e kuptojmë sa e rëndësishme është kjo Kupë Bote për Trumpin”, – theksoi politikani në një koment për Bild.

Tensionet u përshkallëzuan pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, e cila rriti frikën e evropianëve rreth realitetit të kërcënimeve të Trump për të përdorur forcën për të aneksuar ishullin strategjik.

Kritika ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Ndërkohë, ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, kritikoi ashpër kreun aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë me “The Guardian”.

Platini akuzoi ish-zëvendësin e tij për besnikëri të tepruar ndaj “të pasurve dhe të fuqishmëve” dhe e quajti stilin e tij të menaxhimit autoritar. “Fatkeqësisht, pas pandemisë, Infantino po bëhet gjithnjë e më shumë një autokrat. Ai e humbi lojën. Tani ka më pak demokraci në FIFA sesa gjatë kohës së Blatterit,” – ka deklaruar Platini.

Kritikat kanë të bëjnë gjithashtu me vendimin e FIFA-s për t’i dhënë Donald Trump një “Çmim të Paqes” të ri, të cilin shumë e shohin si një favorizim politik ndaj udhëheqësit amerikan në mes të politikës së tij të jashtme agresive./mxh

17:07 Tarifat e Trump për shkak të Groenlandës/ Meloni: Fola me presidentin, i thashë se ishte gabim

By: Monika
18 January 2026 at 17:07

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, lidhur me vendimin e tij për të vendosur tarifa ndaj 8 vendeve evropiane për shkak të vendosjes së trupave në Groenlandë.

“Unë besoj se vendosja e tarifave të reja do të ishte një gabim. Fola me Donald Trump disa orë më parë dhe ia thashë mendimin tim”, u tha kryeministrja italiane gazetarëve në Seul, ku ndodhet për një vizitë.
Meloni tha gjithashtu më tej se zhvilloi një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili sipas saj i ka konfirmuar se Aleanca ka filluar të merret me këtë çështje./mxh

❌
❌