“Mbledhja e Komisionit për reformën territoriale është nul”, Boçi: PD kërkon konsensus, s’ka marrëveshje politike me Ramën
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar se, forca e tij politike nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.
Ai tha se thirrja e mbledhjes me “ultimatum” nga Taulant Balla është e papranueshme dhe shkel normat e bashkëpunimit brenda komisionit.
Boçi, i cili është bashkëkryetar i komisionit, theksoi se nuk ishte njoftuar për mbledhjen dhe se grupi i PD-së nuk bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama në nivele që konsiderohen si marrëveshje politike.
“Unë jam i detyruar të respektoj etikën dhe ta njoftoj bashkëkryetarin për gatishmërinë e grupit të PD dhe anëtarëve të komisionit për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme dhe nuk duhet paragjykuar. Duhet të ketë konsensus, jo marrëveshje me mazhorancën”, tha Boçi.
Ai gjithashtu shtoi se në Grupin Parlamentar të PD-së diskutimet zhvillohen në mënyrë demokratike dhe secili deputet ka mundësinë të shprehë mendimin e tij, duke theksuar se qëndrimi i PD-së mbetet i unifikuar dhe i orientuar nga konsensusi brenda partisë.
LEXO EDHE: EMRAT/ Debat në Grupin e PD për bojkotin e Komisioneve, disa deputetë kundër. Tërhiqet Berisha