Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Main stream

Specialja reagon pas letrës së Avokatit të Popullit për dokumentet serbe në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

By: D Marku
13 January 2026 at 19:52

Gjykata Speciale ka reaguar pas pranimit të letrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelajt, lidhur me pranimin e dokumenteve që burojnë nga autoritetet serbe në rastet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në reagimin e saj, Gjykata Speciale thekson se vendimi për pranimin e provave nuk nënkupton automatikisht peshën apo besueshmërinë që do t’u jepet atyre gjatë vendimmarrjes finale, raporton Insajderi.

Sipas Gjykatës, gjatë hartimit të aktgjykimit, Trupi Gjykues vlerëson secilën provë individualisht, duke e shqyrtuar atë në kontekst të tërësisë së provave të administruara gjatë gjykimit.

“Gjatë shqyrtimit nëse janë vërtetuar pretendimet faktike, trupi gjykues bën një vlerësim dhe peshim tërësor duke i marrë provat në tërësi. Rregullorja nuk lejon që verdikti i fajësisë të bazohet vetëm në provat e një dëshmitari që Mbrojtja nuk ka pasur mundësinë ta marrë në pyetje”, thuhet në reagim.

Po ashtu, Gjykata Speciale thekson se pranimi i një prove nuk do të thotë domosdoshmërisht se ajo do të përdoret si bazë për aktgjykimin përfundimtar.

“Në fund të gjykimit, gjykatësit vlerësojnë secilën provë në kontekst të provave të pranuara dhe përcaktojnë peshën dhe besueshmërinë që do t’u jepet atyre”, thuhet më tej.

Ky reagim vjen pasi Avokati i Popullit ka shprehur shqetësime serioze lidhur me pranimin e dokumenteve zyrtare që, sipas tij, pretendohet se burojnë nga autoritetet serbe, të cilat kanë ushtruar juridiksion mbi territorin e Kosovës pas qershorit të vitit 1999.

Në letrën e tij, Qelaj ka theksuar se kjo periudhë përkon me vendosjen e administratës së përkohshme ndërkombëtare të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, gjatë së cilës funksionimi i institucioneve gjyqësore serbe në Kosovë ka qenë i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare.

“Rrjedhimisht, pranimi i këtyre dokumenteve ngre shqetësime serioze si për ligjshmërinë e tyre, përfshirë sipas së drejtës ndërkombëtare publike, ashtu edhe për besueshmërinë e tyre provuese”, thuhet në letrën e Avokatit të Popullit.

The post Specialja reagon pas letrës së Avokatit të Popullit për dokumentet serbe në rastin e ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Albeu.com.

E TRISHTË / Këngëtari i njohur shqiptar humb motrën në moshë të re

By: D Marku
13 January 2026 at 19:09

Një lajm i trishtë ka tronditur së fundmi botën e artit dhe muzikës shqiptare. Këngëtari i njohur i muzikës live, Marsel Selita, ka humbur motrën e tij në një moshë të re, një humbje e parakohshme që ka sjellë dhimbje të madhe për familjen Selita.

Lajmin e hidhur, Marseli e ka ndarë vetë me ndjekësit e tij përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. Me pak fjalë, por plot ndjenjë, këngëtari ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të motrës, duke treguar edhe një herë anën e tij njerëzore dhe të ndjeshme. Postimi ka prekur zemrat e shumë ndjekësve, të cilët kanë reaguar menjëherë me komente ngushëllimi dhe mbështetje.

Marsel Selita është një nga emrat më të njohur të muzikës live në Shqipëri, i vlerësuar për zërin, energjinë në skenë dhe lidhjen e fortë me publikun. Për vite me radhë, ai ka qenë i pranishëm në mbrëmje muzikore, evente dhe koncerte, duke fituar respektin e kolegëve dhe dashurinë e publikut.

Në këto momente të vështira, jo vetëm ndjekësit, por edhe kolegë nga bota e artit i janë bashkuar dhimbjes së tij, duke i shprehur ngushëllime dhe duke i qëndruar pranë këngëtarit dhe familjes së tij. Humbja e një motre është një plagë e rëndë, dhe kjo periudhë mbetet tejet e dhimbshme për Marselin.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Selita dhe i urojmë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

The post E TRISHTË / Këngëtari i njohur shqiptar humb motrën në moshë të re appeared first on Albeu.com.

Prishtina do të ngrejë “Shtëpinë e Arbëreshëve”

By: D Marku
13 January 2026 at 17:42

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi sot se, kryeqyteti do të ketë një “shtëpi të arbëreshëve”.

“Arbëreshët nuk janë thjesht kujtesë e së shkuarës, por frymëzim për të ardhmen, shembull i rrallë i dashurisë për gjuhën, rrënjët dhe dinjitetin”, u shpreh Përparim Rama dhe si të tillë, ata e meritojnë të kenë në Prishtinë një hapësirë ku historia nuk harrohet, por jeton.

Kryekomunari Rama priti në një takim, drejtuesen e projektit “Made in Arbëria”, Geri Ballo si edhe aktivisten arbëreshe Lucia Martino, të cilat i propozuan atij realizimin e një ëndrre: Shtëpisë Arbëreshe në Prishtinë, një vend ku gjuha e kultura arbëreshe të jetojë për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe këdo që do të dojë ta njohë.

Duke e pranuar propozimin, Rama u shpreh se në këtë shtëpi do të bashkohen arti, kultura, vlerat shpirtërore dhe gastronomia arbëreshe.

“Kryeqyteti e ndjen për nder dhe përgjegjësi të jetë strehë e kësaj trashëgimie fisnike”, u shpreh kryetari i Komunës Prishtinë.

The post Prishtina do të ngrejë “Shtëpinë e Arbëreshëve” appeared first on Albeu.com.

Surprizë në Big Brother VIP Albania: Alketa Vejsiu opinioniste!

By: D Marku
13 January 2026 at 17:35

Alketa Vejsiu ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale pas një postimi të bërë ditën e djeshme, ku u shfaq krah moderatorit Ledion Liço. Fotoja e publikuar u shoqërua me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët menjëherë nisën të hamendësonin mbi arsyen që bëri bashkë dy nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar.

Sipas burimeve të vipmagazine.al, kjo dalje e përbashkët nuk ka qenë e rastësishme. Alketa Vejsiu pritet të shfaqet sonte në spektaklin Big Brother VIP Albania, ku do të ulet në karrigen e opinionistes. Ajo do të zëvendësojë përkohësisht Arbër Hajdarin, i cili mungon në mbrëmjen e sotme për arsye ende të padeklaruara publikisht.

Burimet bëjnë me dije se ky zëvendësim do të jetë vetëm për një natë dhe nuk bëhet fjalë për ndryshime të përhershme në panelin e opinionistëve të formatit. Megjithatë, prania e Alketës në këtë rol ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut, duke qenë se ajo është një nga moderatoret më të spikatura dhe me përvojë të gjatë në televizion.

Alketa Vejsiu njihet për analizat e drejtpërdrejta, stilin e saj karakteristik dhe aftësinë për të ndezur debat në studio, çka pritet të sjellë një energji ndryshe në spektaklin e kësaj mbrëmjeje. Ndërkohë, Ledion Liço, si moderator i Big Brother VIP Albania, vijon të jetë në qendër të vëmendjes për mënyrën se si po drejton një nga sezonet më të ndjekura të formatit.

Mbetet për t’u parë se si do të pritet kjo lëvizje nga publiku dhe nëse prania e Alketës do të sjellë dinamika të reja në debatet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

The post Surprizë në Big Brother VIP Albania: Alketa Vejsiu opinioniste! appeared first on Albeu.com.

Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë një shëtitje të qetë dimri, ndërsa duken më të dashuruar se kurrë në një park të Londrës

By: D Marku
13 January 2026 at 17:19

Aktori i njohur Callum Turner, u shfaq këtë fundjavë në një shëtitje të thjeshtë me qenin në Londër, krah të fejuarës së tij Dua Lipa, vetëm pak ditë pasi u pretendua se roli i agjentit 007 në filmin e ri të james Bond tashmë është i tij dhe se këngëtarja pritet të shkruajë këngën tematike të filmit të ri.

Burime për DailyMail kanë bërë të ditur se Callum, i cili konsiderohet favorit absolut për ta pasuar Daniel Craigun, u ka thënë miqve të tij se roli tashmë i është konfirmuar.


Një burim i afërt me yllin e “Fantastic Beasts” ka deklaruar: “Ai po e tregon kudo. Callum është Bondi i ri, është konfirmuar. Të gjithë në rrethin e tij po flasin për këtë. Është sekreti më i keq i ruajtur në qytet”.

Nëse Callum, 35 vjeç, merr zyrtarisht pistoletën ikonike Walther PPK të 007-s, producentët e Amazon mund të mbyllin një marrëveshje “dy në një” edhe me Duan, duke i besuar asaj këngën e re për titrat hyrës dhe mbyllës të filmit.

Mes këtyre thashethemeve, çifti u pa duke kaluar kohë së bashku në një shëtitje në një ditë të ftohtë londineze.

Dua u shfaq elegante si gjithmonë me një pallto trench ngjyrë krem dhe syze dielli, ndërsa Callum ishte veshur trashë me një xhaketë të zezë dhe kapele.

Dua, 30 vjeçe, e cila më herët kishte realizuar këngën “Swan Song” për filmin fantastiko-shkencor “Alita: Battle Angel” në vitin 2019, është e etur të bëhet pjesë e universes së Bondit, duke ndjekur hapat e Adele, Billie Eilish dhe Sam Smith.

The post Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë një shëtitje të qetë dimri, ndërsa duken më të dashuruar se kurrë në një park të Londrës appeared first on Albeu.com.

“Çfarë lloj femre je ti që thua s’di ku kam varrin e babait”- Ina përplaset me Stelinën

By: D Marku
13 January 2026 at 15:47

Gjatë lojës së rezistencës, Ina Aderi dhe Stelina, kanë pasur një përplasje të fortë me njëra-tjetrën.

Ato kanë debatuar ashpër duke përfshirë edhe histori nga jeta personale.

Ina i ka kujtuar një ngjarje me të atin, ndërsa Stelina i tha se ka hyrë në mes të një çifti – përfshirë lidhjen e saj me Keijsin.

Pjesë nga biseda:

Ina: Ti ke thënë që kur ka ndërruar jetë im atë nuk e di ku e ka varrin.

Stelina: Vetëm kaq di publiku. Se si janë gjërat jashtë dhe cila është arsyeja që unë nuk flas me tim atë nuk e di.

Ina: E mohon babanë tënd.

Stelina: Ti nuk e kupton pse, nuk e kupton pse. Nuk do të arrish të kuptosh. Ti je femër e përkëdhelur dhe je mësuar të hysh ndërmjet çifteve.

Ina: Po më ka përkëdhelur familja ime.

The post “Çfarë lloj femre je ti që thua s’di ku kam varrin e babait”- Ina përplaset me Stelinën appeared first on Albeu.com.

Filloi në Kinë dhe tani po përhapet kudo! Aplikacioni i ri për njerëzit e vetmuar

By: D Marku
13 January 2026 at 15:14

Një aplikacion me një emër të pazakontë dhe paksa makabër, por me një qëllim të thjeshtë, ka arritur të bëhet viral në Kinë, duke përfituar nga një nevojë reale në megaqytetet moderne.

Aplikacioni quhet ‘Are you dead’ dhe funksionon si një kontroll dixhital sigurie: çdo dy ditë, përdoruesit i kërkohet të shtypë një buton për të konfirmuar që është mirë. Nëse kjo nuk ndodh, aplikacioni njofton personin e caktuar si kontakt emergjence, duke paralajmëruar se diçka mund të jetë e gabuar.

Edhe pse u lançua në maj të vitit të kaluar, në javët e fundit ka parë popullaritet të madh, veçanërisht në mesin e të rinjve që jetojnë vetëm në qytetet kineze. Rezultati? Është bërë aplikacioni me pagesë më i popullarizuar në vend.

Sipas shifrave të cituara nga mediat kineze dhe një raporti të BBC-së, deri në vitin 2030 numri i njerëzve që jetojnë vetëm në Kinë mund të arrijë në 200 milionë. Pikërisht kësaj audience i drejtohet aplikacioni, i cili e përshkruan veten si “një shoqërues diskret sigurie” për punëtorët, studentët ose këdo që ka zgjedhur të jetojë vetëm.

Në mediat sociale kineze, përdoruesit raportojnë se aplikacioni u ofron atyre një ndjenjë sigurie . “Ata që jetojnë vetëm, në çdo fazë të jetës së tyre, kanë nevojë për diçka të tillë“, komentoi një përdorues, ndërsa të tjerë flasin hapur për frikën se mos diçka ndodh pa e vënë re askush.

Midis tyre është Wilson Hou, 38 vjeç, i cili punon në Pekin larg familjes së tij. “Jam i shqetësuar për idenë se diçka mund të më ndodhë dhe askush nuk do ta dijë”, thotë ai, duke shpjeguar se si e ka caktuar nënën e tij si kontakt emergjence.

Megjithatë, emri i aplikacionit nuk i ka shpëtuar kritikave. Disa e konsiderojnë shumë të errët ose edhe ogurzi, duke sugjeruar alternativa më neutrale ose pozitive. Kompania që qëndron pas aplikacionit, Moonscape Technologies, ka thënë se po e shqyrton seriozisht ndryshimin e emrit.

Në nivel ndërkombëtar, aplikacioni njihet si Demumu dhe renditet lart në listat e aplikacioneve me pagesë në vende si SHBA-ja, Singapori dhe Australia.

Me një kosto prej vetëm 8 juanësh (rreth 1 euro), “Are You Dead?” filloi si një projekt i vogël nga një grup të rinjsh nën 30 vjeç dhe tani po evoluon në një ide premtuese teknologjike. Në fakt, ekipi tashmë po shqyrton krijimin e një aplikacioni të ngjashëm për të moshuarit, në një vend ku më shumë se 20% e popullsisë është mbi 60 vjeç.

Nevoja për aplikacione që mbështesin njerëzit që jetojnë vetëm është absolutisht reale, sipas ekspertëve të demografisë sociale.

Wei-Jun Jean Yeung, profesoreshë e demografisë sociale në Universitetin Kombëtar të Singaporit, i thotë Financial Times se ndryshimet sociale dhe demografike po çojnë me shpejtësi në një rritje të familjeve me një person. “Rënia e lindshmërisë, rritja e jetëgjatësisë, rënia e martesave dhe rritja e divorceve po krijojnë një realitet që favorizon jetesën vetëm”, shpjegon ajo. “Shqetësimi është real.”

Ky trend pasqyrohet qartë në të dhënat zyrtare: në vitin 2024, Kina regjistroi vitin e tretë radhazi të rënies së popullsisë, ndërsa tashmë në vitin 2023 humbi titullin e vendit më të populluar në botë ndaj Indisë.

Një nga tre bashkëkrijuesit e rinj të aplikacionit, i cili prezantohet vetëm si Lyu, shpjegoi për mediat lokale se audienca që ata synojnë janë kryesisht të rinj që jetojnë vetëm në qendra të mëdha urbane, me theks të veçantë te gratë rreth moshës 25 vjeç. Këta janë njerëz që shpesh përjetojnë ndjenja të forta vetmie për shkak të mungesës së komunikimit të përditshëm, por gjithashtu shqetësohen për mundësinë e ndodhjes së diçkaje të papritur pa e kuptuar askush.

Biao Xiang, një studiues në Institutin Max Planck për Antropologji Sociale, vëren se shumë të rinj në Kinë u rritën duke besuar se përmbushja e qëllimeve të tyre do të çonte në mënyrë të pashmangshme në sukses. Por një ekonomi e ngadalësuar dhe mundësitë e kufizuara të punësimit e kanë shkatërruar këtë premtim. Në këtë klimë, regjistrimi në një aplikacion të tillë vepron si një shprehje e qetë pesimizmi për disa.

The post Filloi në Kinë dhe tani po përhapet kudo! Aplikacioni i ri për njerëzit e vetmuar appeared first on Albeu.com.

Dolce zbulon se Limi i pëlqen prej kohësh, i kërkoi një shoqes që t’ia gjente kontaktin

By: D Marku
13 January 2026 at 14:48

Gjatë orëve të vona në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, banorët Dolce dhe Limi përjetuan një moment të veçantë, duke shkëmbyer puthjen e tyre të parë.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve brenda shtëpisë dhe ka nxitur diskutime mes banorëve.

Pas puthjes, Dolce i rrëfeu ndjenjat e saj Londrimit, duke treguar se Limi i pëlqen prej kohësh.

Ajo zbuloi se gjatë kohës kur Limi kishte qenë pjesë e një formati tjetër, i kishte kërkuar shoqes së saj që ‘ta gjente’.

“I thashë: e dua atë”, rrëfeu Dolce.

E njëjta i tha se e kishte fiksim, por që më pas i kishte humbur kontakti dhe nuk kanë pasur ndonjë raport.

Limi tani duket i fiksuar pas Dolces ndonëse u shpreh që historia me Alba Pollozhanin është mbyllur.

The post Dolce zbulon se Limi i pëlqen prej kohësh, i kërkoi një shoqes që t’ia gjente kontaktin appeared first on Albeu.com.

Brikena “thumbon” Mateon: Më pëlqejnë meshkujt me bark, jo ata të palestrës

By: D Marku
13 January 2026 at 14:19

Gjatë sfidës së buxhetit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, një bisedë mes Brikenës dhe Mateos ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut, për shkak të deklaratave të sinqerta rreth shijeve në lidhje me pamjen fizike. Brikena u shpreh hapur se preferencat e saj kanë ndryshuar dhe se tashmë nuk i pëlqejnë meshkujt e palestruar, por ata që kanë një pamje më natyrale. Ajo theksoi se sot i kushton më shumë rëndësi anës së brendshme sesa asaj të jashtme.

Në këtë diskutim, Mateo ndërhyri me humor, duke thënë:

“As mua nuk më pëlqejnë femrat që kanë vithe.(qesh)”

Ndërsa Brikena reagoi duke sqaruar qartë pozicionin e saj:

“Përzotin më kanë ndryshuar shijet. Tani më pëlqejnë çunat që nuk bëjnë shumë palestër. Nuk e shikoj më pjesën e jashtme, shikoj më shumë pjesën e brendshme. (qesh) Ti ke shijet e tua, un të miat. Unë po flas për veten, jo për ty.”

Mateo, disi dyshues ndaj fjalëve të saj, u mjaftua me një reagim të shkurtër:

“Po o Brikena po.”

Ndërkohë, zhvillimet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë marrë një kthesë të fortë emocionale pas Prime-it të së shtunës, ku këngëtari Stine vendosi të largohej përfundimisht nga gara. Që në fillim të spektaklit, ai deklaroi se nuk kishte më arsye për të qëndruar dhe se kishte marrë vendimin për t’u larguar.

The post Brikena “thumbon” Mateon: Më pëlqejnë meshkujt me bark, jo ata të palestrës appeared first on Albeu.com.

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

By: D Marku
13 January 2026 at 12:49

Shorti i gjysmëfinaleve të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest ka përcaktuar si do të ndahen performancat e shteteve në dy netët gjysmëfinale. Ceremonia u mbajt në Rathaus të Vjenës. 30 nga 35 transmetuesit janë lejuar të konkurrojnë në gjysmëfinale, ku secila do të mirëpresë 15 performanca.

Në gjysmëfinalen e parë të 12 majit, shtetet performuese janë:

Gjeorgjia (GPB)
Portugali (RTP)
Kroacia (HRT)
Suedia (SVT)
Finlanda (YLE)
Moldavia (TRM)
Greqia (ERT)
Mali i Zi (RTCH)
Estonia (ERR)
San Marino (RTV)
Poloni (TVP)
Belgjika (RTBF)
Lituania (LRT)
Serbia (RTS)
Izraeli (KAN)

Në gjysmëfinalen e dytë të 14 majit, shtetet performuese janë:

Armenia (AMPTV)
Rumania (TVR)
Zvicra (SRG SSR)
Azerbajxhani (Ictimai)
Luksemburgu (RTL)
Bullgaria (BNT)
Çekia (CT)
Shqipëria (RTSH)
Danimarka (DR)
Qipro (CyBC)
Norvegjia (NRK)
Malta (PBS)
Australia (SBS)
Ukraina (Suspilne)
Letonia (LSM)

Renditja e saktë e konkurrimit për dy gjysmëfinalet do të përcaktohet në fund të marsit. Shqipëria do të përfaqësohet në “Austria Arena” me këngën “Nan” nga Alis Kallaçi. Pas bashkimit të votimit të publikut dhe jurisë, vendet e 10-shes kryesore të çdo gjysmëfinaleje do t’u bashkëngjiten në finalen e madhe 5 vendeve të kualifikuara më parë. Finalja do të mbahet më 16 maj. Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria janë të kualifikuara automatikisht në finale, por duhet të transmetojnë dhe të votojnë në një nga netët gjysmëfinale.

The post Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh në Iran tani? Vrasje masive, 2,000 viktima nga protestat

By: D Marku
13 January 2026 at 12:17

Të paktën 2,000 protestues, përfshirë fëmijë, janë vrarë gjatë më shumë se dy javësh protestash në Iran, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA. Vrasjet masive thuhet se kanë ndodhur kryesisht gjatë dy netëve radhazi, 8 dhe 9 janar.

Iranianët kanë dalë vazhdimisht në rrugë gjatë 17 viteve të fundit për të protestuar kundër qeverisë së tyre autoritare, por demonstratat që po zhvillohen aktualisht konsiderohen më të mëdhatë dhe më të dhunshmet deri më tani. Ashtu si në shtypjet e mëparshme, forcat e sigurisë i janë përgjigjur protestave me polici anti-trazirë, gaz lotsjellës dhe municion luftarak.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë në mbështetje të protestuesve, por deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim konkret.

Pse po protestohet në Iran?

Shkaku kryesor i protestave është kolapsi ekonomik. Më 28 dhjetor, monedha iraniane, riali, ra në nivelin rekord prej 1.48 milion për dollar amerikan, duke shkaktuar protesta fillestare nga tregtarët në pazarin qendror të Teheranit, të cilët thanë se nuk mund të vazhdonin më aktivitetin e tyre. Shumë shpejt, qytetarë të zakonshëm iu bashkuan demonstratave, ndërsa fuqia blerëse e tyre po zhdukej nga ora në orë.

Me rritjen e demonstratave, kërkesat kaluan nga ndihma ekonomike në thirrje të hapura për përmbysjen e Republikës Islamike. Regjimi teokratik, në pushtet që nga viti 1979, konsiderohet thellësisht jopopullor nga një pjesë e madhe e popullsisë prej rreth 90 milionë banorësh. Analistët fajësojnë keqmenaxhimin dhe korrupsionin e përhapur, ndërsa theksojnë se situata u përkeqësua ndjeshëm pas rivendosjes së sanksioneve ndërkombëtare në shtator për shkak të programit bërthamor të Iranit.

Zemërimi publik është ushqyer gjithashtu nga kufizimet e rrepta sociale, përfshirë kontrollin e veshjes dhe sjelljes personale. Këto politika shkaktuan protesta masive edhe në vitin 2022, pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim.

A lidhen protestat me sulmet e Izraelit dhe SHBA-së?

Jo drejtpërdrejt. Izraeli, i cili konsiderohet armik ekzistencial nga udhëheqësit iranianë, shënjestroi objekte ushtarake iraniane dhe, me mbështetjen e bombarduesve amerikanë, dëmtoi rëndë infrastrukturën bërthamore të vendit. U vranë gjithashtu komandantë të lartë dhe u goditën objektiva simbolike të regjimit.

Konflikti 12-ditor dobësoi më tej Teheranin, veçanërisht pas goditjeve ndaj grupeve të mbështetura nga Irani si Hezbollah në Liban dhe Hamas në Gaza, duke e lënë regjimin politikisht më të brishtë.

A ka një udhëheqje të protestave?

Protestat nuk duket se janë të organizuara nga një grup i vetëm dhe, si në vitet 2017, 2019 dhe 2022, ato shpërthyen spontanisht. Mungesa e një lidershipi formal lidhet me arrestimin sistematik të figurave të shoqërisë civile.

Megjithatë, Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje nga jashtë vendit për një kryengritje të përgjithshme dhe është pritur pozitivisht nga disa protestues. Ai ka deklaruar se nuk synon rikthimin e monarkisë, por dëshiron të shërbejë si figurë bashkuese drejt një demokracie laike.

Kush e drejton Iranin?

Fuqia reale në Iran qëndron te Ajatollah Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit, i cili është në pushtet që nga viti 1989. Tani 86 vjeç, ai ka mbajtur një profil të ulët pas luftës së fundit dhe përflitet për probleme shëndetësore.

Ndryshe nga liderë të tjerë autoritarë, Khamenei nuk përballet me akuza penale ndërkombëtare, por sipas dokumenteve amerikane të vitit 2024, struktura të inteligjencës iraniane janë përfshirë në komplote kundër Trumpit.

Pse SHBA-ja është kundër Iranit?

Marrëdhëniet mes dy vendeve u prishën pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, i cili rrëzoi monarkinë e mbështetur nga SHBA-ja. Armiqësia u thellua pas pushtimit të Ambasadës Amerikane në Teheran dhe mbajtjes peng të diplomatëve për 444 ditë.

Përpjekjet për reformë në vitet 1990 dhe 2000 u shtypën nga kleri konservator, ndërsa protestat masive të vitit 2009 u përballën me dhunë brutale, duke shënuar fundin e shpresave për ndryshim paqësor.

The post Çfarë po ndodh në Iran tani? Vrasje masive, 2,000 viktima nga protestat appeared first on Albeu.com.

Diagnostikimi i mbesës me leukemi, Dolce rrëfen momentin prekës!

By: D Marku
13 January 2026 at 11:46

Mbrëmjen e kaluar, banorja e “BBVK”, Dolce ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke rrëfyer publikisht betejën e mbesës së saj me leukeminë. Me lot në sy, ajo tregoi se si një lajm i papritur ndryshoi gjithçka për familjen e tyre.

Dolce tregoi edhe momentin kur mori telefonatën nga vëllai i saj, derisa pranoi se kjo situatë e ka mpirë emocionalisht:

“Mbesa u diagnostikua me leukemi. Ka një vit që bën kimioterapi vajza. Fillimi ka qenë nga ato momente kur të duket sikur jeta jote mbaron, çdo gjë përfundon. Të jesh i fortë për shumë gjëra dhe të vjen një moment që je i paaftë, nuk ke forcë dhe, kur bëhet fjalë për shëndetin e mbesës tënde, ti nuk mund të bësh asgjë. Më merr vëllai në telefon dhe më thotë se vajza është diagnostikuar me leukemi. Mundoja t’i thoja: mos ki frikë.

“Filluan t’i binin flokët, i kishte kaçurrela, i binin te jastëku. Isha mërzitur për vajzën, por isha akoma më e mërzitur për vëllain tim. Unë nuk e shikoja dot, nuk e di si ta shpjegoj. Po e shikoja te mbesa ime një gjë kaq të rëndë. Unë jam fikur, nuk kam emocione, mundohem të gëzohem, por më duket se ka mbaruar çdo gjë derisa ta shoh që ajo ka bërë më mirë. Ajo është më mirë. Është duke u shëruar. Tani ndihem e vdekur brenda, do të lind për së dyti kur të bëhet mirë mbesa”.

The post Diagnostikimi i mbesës me leukemi, Dolce rrëfen momentin prekës! appeared first on Albeu.com.

Gruaja e Labinot Rexhës sqaron publikisht spekulimet që qarkulluan për fëmijë jashtë martese!

By: D Marku
13 January 2026 at 11:36

Gruaja e Labinot Rexhës ka reaguar publikisht për herë të parë ndaj thashethemeve që qarkullojnë prej kohësh në media dhe rrjete sociale, sipas të cilave bashkëshorti i saj pretendohet se ka një fëmijë me një shtetase serbe. Ajo i ka mohuar kategorikisht këto zëra, duke theksuar se është plotësisht e bindur se bëhet fjalë për një histori të pavërtetë.

Sipas saj, Labinoti e ka sqaruar këtë çështje disa herë me të njëjtin version, por situata është zmadhuar dhe është shfrytëzuar, veçanërisht pas hyrjes së tij në formatin “Big Brother”. Ajo theksoi se familja ka qenë në dijeni të kësaj historie që në fillim, por ka zgjedhur të mos reagojë për të mos i dhënë më shumë vëmendje një çështjeje që, sipas saj, nuk qëndron.

“Na ka shqetësuar shumë si familje. Nuk kam dashur të jap arsye shtesë apo të hyj në detaje, sepse nëse ai vetë nuk e ka pranuar, nuk kemi pse të dalim ne”, u shpreh ajo. Sipas saj, kjo situatë ka ndikuar negativisht te familjarët e Labinotit, të cilët janë ndier shumë keq nga komentet dhe spekulimet.

Ajo shtoi se është përpjekur t’i shmangë bisedat e gjata rreth kësaj teme dhe se Labinoti është i qetë, pasi e di të vërtetën. “Jam shumë e sigurt për këtë”, theksoi ajo.

Edhe vetë Labinot Rexha ka dhënë të njëjtin version, duke sqaruar se historia lidhet me kushëririn e tij. Ai jeton prej vitesh me partneren Lauretën dhe së bashku kanë dy djem.

The post Gruaja e Labinot Rexhës sqaron publikisht spekulimet që qarkulluan për fëmijë jashtë martese! appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 12 January 2026Main stream

“Ti do Selin, ke rënë në dashuri”/ Miri u PËRGJIGJET banorëve: Dua krevatin, lekët…

By: D Marku
12 January 2026 at 19:40

Për herë të parë, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” janë përballur me Mirin në lidhje me raportin e tij me Selin.

Mateo iu drejtua këngëtarit duke i thënë se ka rënë në dashuri me Selin dhe i ka dalë situata nga kontrolli.

Nga ana tjetër Miri i përgjigjet duke i thënë se ‘është xheloz për gjithçka në shtëpi që do ai’.

“Të dhemb? Dua Lore, dua Selin, dua krevatin, dua lekët, dua Big Brother, i dua të gjitha”.

Miri: Fytyra jote më e bukur ma

Mateo: Ku ke fytyrë ti, e ke shpirtin e zi

Miri: Unë e kam një fytyrë të paktën, keq po e kam, ti nuk ke fare, ti je në autobus.

Mateo: E kam parë se je xheloz

Miri: Unë bëhem xheloz për gjithçka në shtëpi që e dua unë

Mateo: E do atë domethënë? E the që e dashke? E pranove

Miri: Për gjithçka që dua unë. Bëhem xheloz për gjithçka që dua unë

Mateo: E do pra? Të lumtë, të paktën e pranove

Miri: Të dhemb? Dua Lore, dua Selin, dua krevatin, dua lekët, dua Big Brother, i dua të gjitha

Mateo: Ti do Selin, ti ke rënë në dashuri këtu brenda, të ka dalë situata nga kontrolli

Mateo: Aaa, ça lidhje ka, domethënë qenka se ke rënë në dashuri? Deliron sa herë shikon atë

Miri: Unë bëhem xheloz për çdo gjë se dua Big Brother.

The post “Ti do Selin, ke rënë në dashuri”/ Miri u PËRGJIGJET banorëve: Dua krevatin, lekët… appeared first on Albeu.com.

Chalamet mposht DiCaprion në Golden Globe Awards

By: D Marku
12 January 2026 at 19:36

Aktori Timothée Chalamet ishte ndër fituesit kryesorë të ceremonisë së këtij viti të Golden Globe Awards, ku u nderua me çmimin për aktorin më të mirë në një film muzikor ose komedi për rolin e tij në filmin Marty Supreme.

Chalamet fitoi çmimin duke lënë pas emra të njohur të kinemasë si Leonardo DiCaprio dhe George Clooney. Ndërkohë, filmi One Battle After Another, me protagonist DiCaprion, rezultoi më i vlerësuari i mbrëmjes, duke fituar katër çmime, përfshirë filmin më të mirë muzikor ose komedi dhe regjinë më të mirë.

Aktorja irlandeze Jessie Buckley u shpall aktorja më e mirë në rol kryesor në dramë për filmin Hamnet, i cili surprizoi gjithashtu duke fituar çmimin për filmin më të mirë dramatik.

The post Chalamet mposht DiCaprion në Golden Globe Awards appeared first on Albeu.com.

Gruaja e Labinot Rexhës hyn në BBVK, sqaron thashethemet për lidhjen me serben

By: D Marku
12 January 2026 at 19:14

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Kosova 4 pritet të jetë tejet emocionues dhe plot surpriza për publiku. Në shtëpinë më të famshme në vend do të hyjë bashkëshortja e Labinot Rexhës, e cila do të ketë rastin të sqarojë publikisht thashethemet që qarkullojnë për artistin.

Sipas mediave, Labinoti është përfolur për një lidhje të supozuar me një serbe, me të cilën thuhet se ka edhe një fëmijë. Ndërkohë, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë rrëfimin e saj emocional, i cili pritet të pushtojë të gjitha platformat sociale dhe të sjellë një tjetër dimension të jetës private të artistit në sy të të gjithëve.

Përveç kësaj, spektatori do të ketë mundësi të ndjekë edhe dinamika të tjera brenda shtëpisë, si momentet mes Albës dhe Limit, të cilat gjithashtu priten me shumë interes. Lidhjet, intrigat dhe emocioni do të jenë në qendër të vëmendjes, duke bërë që nata e sotme të jetë një nga më të komentuarat.

Spektakli premton të sjellë zbulime surprizë, debate të forta dhe momente emocionuese, ndërsa banorët e BBVK 4 do të ballafaqohen me situata të paparashikueshme dhe të diskutueshme. Publiku mbetet i zhytur në pritje për të parë se si do të reagojë bashkëshortja e Labinot Rexhës dhe si do të ndikojë kjo në dinamikën e shtëpisë.

Me emocione, të papritura dhe rrëfime personale, BBVK 4 vazhdon të mbajë audiencën të lidhur pas ekranit, duke bërë që çdo natë të jetë e paparashikueshme.

The post Gruaja e Labinot Rexhës hyn në BBVK, sqaron thashethemet për lidhjen me serben appeared first on Albeu.com.

Stelina e kishte parë videon e Keijsit dhe Inës?! Françeska Murati e nxjerr zbuluar

By: D Marku
12 January 2026 at 17:53

Një zhvillim i papritur pas Prime-t të fundit të “Big Brother VIP” ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sinqeritetin e Stelinës, duke trazuar jo vetëm shtëpinë, por edhe opinionin publik jashtë saj.

Gjatë spektaklit, Stelina u përball me një nga momentet më vendimtare të lojës, teksa hapi “Kutinë e Pandorës”, e cila përmbante një të mirë dhe një të keqe. Ana pozitive ishte shfaqja e një videoje komprometuese ku Keijsi shihej duke u puthur me Inën, një klip që supozohej t’i jepte asaj qartësi mbi situatën sentimentale. Ndërsa ana negative ishte përballja e drejtpërdrejtë në lojë me Inën.

Pas shfaqjes së videos, Stelina deklaroi para publikut se e kishte pasur një parandjenjë për atë që po ndodhte, por theksoi se deri në atë moment “nuk e kishte parë me sytë e saj” skenën në fjalë. Pikërisht kjo deklaratë ka vënë në lëvizje reagimin e fortë të opinionistes së “Fan Club”, Françeska Murati.

Përmes disa postimeve në Instastory, Françeska publikoi biseda private me Stelinën, të cilat datojnë para hyrjes së saj në shtëpinë e BBVIP. Në mesazhet e 29 dhjetorit, Françeska i kishte dërguar Stelinës pikërisht videon e Keijsit dhe Inës, duke e mbështetur emocionalisht. Përgjigjja e Stelinës ishte e prerë: “E kam parë. Faleminderit”.

Ky fakt bie ndesh drejtpërdrejt me deklaratën e saj gjatë Prime-t, duke hedhur dyshime se reagimi i Stelinës ishte pjesë e një strategjie loje. Françeska e shoqëroi publikimin me një mesazh thumbues: “Loja të bëjnë me njëri-tjetrin, po jo me ne”, duke lënë të kuptohet se publiku është mashtruar.

The post Stelina e kishte parë videon e Keijsit dhe Inës?! Françeska Murati e nxjerr zbuluar appeared first on Albeu.com.

Endri thyen për herë të parë heshtjen për Benitën

By: D Marku
12 January 2026 at 17:38

Pas një romance që ka zgjatur plot pesë vite, ka ardhur më në fund reagimi i parë publik nga Endri, (ish)partneri i Benitës, e cila aktualisht po përjeton eksperiencën e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Edhe pse deri tani kishte zgjedhur heshtjen totale, duket se emocionet dhe zhvillimet e fundit e kanë shtyrë Endrin të japë një sinjal të qartë për publikun.

Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi Prive By Liberta Spahiu konfirmoi ekskluzivisht identitetin e tij, duke zbuluar emrin e partnerit misterioz që Benita kishte mbajtur larg vëmendjes mediatike. Një zbulim që ndezi rrjetin dhe rriti ndjeshëm interesin e publikut për historinë e tyre.

Endri ka zgjedhur një mënyrë diskrete, por shumë domethënëse për të reaguar: një “like” në rrjetet sociale. Komenti që mori miratimin e tij ishte i shkurtër, por mjaft i fortë emocionalisht: “Qoja Benitës nji dron” – një thirrje e fansave për një gjest romantik që do të trondiste qiellin e shtëpisë së BBVK.

Ky veprim nuk duket aspak i rastësishëm. Vetëm një ditë më parë, Benita preku zemrat e publikut kur shpërtheu në lot pasi dëgjoi një këngë të lidhur me Endrin. Mes emocioneve, ajo rrëfeu mallin e madh dhe dashurinë që ende ndjen për të, duke lënë të kuptohet se ndjenjat nuk janë shuar.

Tashmë, të gjithë sytë janë nga Endri dhe nga qielli mbi shtëpinë më të famshme në Kosovë. A do ta kthejë ai këtë “like” në një gjest të madh dashurie? A do të fluturojë vërtet droni i shumëpërfolur? Publiku pret me padurim kapitullin e radhës të kësaj historie që po mbërthen emocionet e të gjithëve.

The post Endri thyen për herë të parë heshtjen për Benitën appeared first on Albeu.com.

Fansat në “shok”! Pse Kristy Scott kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj pas 12 vitesh martesë

By: D Marku
12 January 2026 at 17:23

Divorci i Kristy Scott nga Desmond Scott, ka lënë fansat e tyre të habitur. Ajo që dukej si një martesë perfekte në rrjetet sociale u shemb papritur para syve të ndjekësve të tyre. Megjithatë, ajo që i tronditi edhe më shumë fansat ishin pretendimet se ndarja erdhi pasi Desmond dyshohet se e tradhtoi Kristyn. Tashmë, shumë ndjekës po e lidhin divorcin e tyre edhe me bindjet fetare të çiftit si Dëshmitarë të Republikës.

Prej vitesh, Kristy dhe Desmond ishin ndër çiftet më të dashura në rrjet, duke i ndarë momentet familjare dhe të përmbajtjes me ndjekësit e tyre. Por fundjava e kaluar shënoi fundin e gjithës së tyre, mes akuzave se Desmond e kishte tradhtuar.

Zhurma nuk lidhej vetëm me tradhtinë, por edhe me kontekstin fetar. Sipas shumë ndjekësve, mësimet e Dëshmitarëve të Republikës lejojnë divorcin vetëm në atë që është caktuar, mjekët në rastin e tradhtisë, ose asaj quhet “imoralitet seksual”.

Sipas dokumenteve të gjykatës në Harris County, Texas, Kristy Scott ka përmendur pabesinë si arsye për kërkesën e divorcit. Kjo ka forcuar bindjen e fansave se vendimi i saj lidhet me normat fetare të besimit që ata dyshohet se ndjekin. Disa mendojnë se tradhtia e Desmondit jo vetëm që çoi në ndarje, por edhe i dha Kristyt një bazë fetare për të kërkuar divorcin.

Kristy dhe Desmond Scott u martuan në vitin 2014 dhe ndërtuan një prani të fortë në rrjetet sociale, duke e ndarë jetën familjare me dy djemtë e tyre, Vance dhe Westin. Pas 11 vitesh martesë, Kristy paraqiti dhjetorin 30 për divorc më 2025. Në dokumente, se si ajo e Desmondit “kanë shuar çdo mundësi reale për pajtim”, duke sinjalizuar fundin e deklaruar të martesës.

Më 10 janar 2026, Desmond kërkoi falje publike ndaj Kristyt, familjes dhe mbështetjes së tyre, duke thënë se në fund të vitit 2025 kishte dashur të ndahej dhe kishte folur me Kristyn për këtë. Ai pranoi se kishte bërë “zgjedhje për të cilat nuk është krenar”, pa përmendur fjalën “tradhti”.

Fansat e vunë re shikimin e Desmondit në postimet e Kristyve që nga fundi i vitit 2025, kur ajo filloi të publikonte video personale dhe të stilit të saj, në vend të koncepteve të ndryshme. Për shumë ndjekës, kjo ndarje ishte një tronditje e madhe.

The post Fansat në “shok”! Pse Kristy Scott kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj pas 12 vitesh martesë appeared first on Albeu.com.

❌
❌