Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

​Avokati Bytyqi dorëzon kallëzim penal ndaj Belisar Jezercit, anëtar i “Lëvizjes së Deçanit”

20 January 2026 at 13:43


Në Prokurorinë Speciale të Kosovës, avokati Asdren Bytyqi dorëzoi kallëzim penal ndaj Belisar Jezercit, anëtar i “Lëvizja e Deçanit”, duke e akuzuar atë për thirrje të vazhdueshme për shfarosje dhe spastrim etnik ndaj myslimanëve shqiptarë.

Të martën, Bytyqi kërkoi që Prokuroria Speciale të ngreh aktakuzë për grupin “Lëvizja e Deçanit” dhe paraburgim për Belisar Jezercin.

“I njëjti në vazhdimësi, mirëpo veçanërisht me qëndrimin e tij publik në rrjetin e tij social në Facebook, me statusin e fundit ku bën thirrje për shfarosjen, përkatësisht spastrimin etnik të të gjithë myslimanëve shqiptarë nga territoret e Dardanisë, ashtu siç i thotë ai... Ky është një akt i paprecedent, një çmenduri e cila i ka kaluar nivelet e lirisë së shprehjes dhe e cila në një shoqëri të tillë, që me Kushtetutë thuhet që liria e shprehjes përcaktohet që liria e shprehjes kufizohet në rast se ajo bie ndesh me sigurinë publike dhe interesin publik. Ky zotëri ka vepruar kësisoj duke nxitur dhe duke bërë thirrje masive për largimin e popullatës myslimane shqiptare nga territoret e Iliridës. Ky kallëzim penal është shembull dhe model që ne nuk do të ndalemi dhe jo vetëm ndaj këtij, po dhe të gjithë atyre provokatorëve të tjerë të Serbisë, që janë pjesë e lëvizjes për rikthim, përkatësisht Lëvizjes së Deçanit, të cilët në vazhdimësi tentojnë që të provokojnë dhe nxisin urrejtje dhe përçarje ndërfetare dhe ndëretnike në mesin e shqiptarëve”, deklaroi Bytyqi.

Avokati, Asdren Bytyqi deklaroi se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë ligjore karshi këtyre individëve, derisa theksoi se kallëzimi penal i sotëm është një veprim edhe karshi Prokurorisë Speciale, raporton KP.

Ai shpreson që ky institucion do të ngritë aktakuzë për grupin “Lëvizja e Deçanit”.

“Ky kallëzim penal është edhe një lloj veprimi ndaj Prokurorisë Speciale, e cila aq sa është prokurori e cila kujdeset për vendosjen e drejtësisë, po ashtu është institucion i cili ushtron shumë më shumë politikë sesa në realitet drejtësi. Sepse në këto raste, në rastet kur individë të caktuar të përkatësisë myslimane shkruajnë statuse dhe nxisin urrejtje, pa i arsyetuar, pa të drejtë ndaj individëve të caktuar ose grupeve të caktuara, menjëherë arrestohen dhe menjëherë iniciohen procedura sipas detyrës zyrtare. Kurse ndaj grupit të Deçanit, ky institucion ka politikë selektive, pra nuk mban drejtësi dhe i vë veshët në lesh dhe nuk i intereson fare dhe i mbyll të gjitha dosjet dhe nuk merr asnjë lloj veprimi të shpejtë, duke ditur që ky rast është një rast i paprecedent ku bëhet thirrje për shfarosjen, përkatësisht spastrimin etnik të gjithë popullatës myslimane shqiptare. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale që ta kryejë detyrën e saj që ia përcakton Kushtetuta dhe ligji dhe të marrë veprimet e duhura dhe të presim drejtësi prej saj, përkatësisht aktakuzë”, theksoi avokati Bytyqi.

Bytyqi tha se në Prokurorinë Speciale kanë dorëzuar 25 prova materiale dhe presin nga ky institucion i drejtësisë të marrë masa të menjëhershme për paraburgim të Belisar Jezercit.

“Ne presim që ky institucion, duke ditur që i kemi dorëzuar diku afër 25 prova materiale përkatësisht qëndrime të zotëriut Belisar dhe qëndrimeve të përgjithshme të cilat janë të organizuara dhe të sinkronizuara të Lëvizjes së Deçanit… Presim që Prokuroria Speciale të marrë masat e menjëhershme dhe ne kemi kërkuar që edhe të paraburgoset i njëjti, përkatësisht të caktohet edhe ndonjëra nga masat e sigurimit të të pandehurit deri në zhvillimin e procedurës. Për arsye se në rast se i njëjti tolerohet, jam i bindur që do të vazhdojnë jo vetëm me këtë intensitet, po dhe me një intensitet më të ashpër, sepse kjo është një politikë e sponsorizuar nga ana e Serbisë dhe armiqve të vendit tonë”, u shpreh ai. /Kp/

“Barna për shërimin e fëmijëve me autizëm”, reagon PRAK për rastin në Gjilan: Mos të trajtohet si incident i izoluar, por si një fenomen alarmant

20 January 2026 at 12:29


Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj raportimeve në media se një individ në Gjilan dyshohet se ka ofruar barna për “shërimin” e fëmijëve me autizëm.

PRAK thekson se ky rast nuk duhet trajtuar vetëm si një incident i izoluar apo si përgjegjësi individuale penale, por si një fenomen alarmant që nxjerr në pah dështime serioze sistemike në mbrojtjen e pacientëve, veçanërisht të fëmijëve dhe familjeve në situata të ndjeshme emocionale dhe sociale.

Lexoni të plotë reagimin:

Lidhur me rastin e pretendimeve për “shërimin e autizmit” dhe rrezikimin e shëndetit të fëmijëve

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) shpreh shqetësim të thellë lidhur me raportimet e publikuara nga media për rastin në Gjilan, ku një individ dyshohet se ka ofruar “trajtime” për autizëm, përfshirë përdorimin e substancave të destinuara për kafshë, duke i paraqitur ato si terapi shëruese për fëmijë.

Ky rast nuk duhet trajtuar vetëm si një incident i izoluar apo si përgjegjësi individuale penale, por si një fenomen alarmant që nxjerr në pah dështime serioze sistemike në mbrojtjen e pacientëve, veçanërisht të fëmijëve dhe familjeve në situata të ndjeshme emocionale dhe sociale.

Së pari, ky fenomen lidhet drejtpërdrejt me mungesën e shërbimeve të mjaftueshme, të qasshme dhe të integruara për fëmijët me çrregullime të zhvillimit, përfshirë autizmin. Kur sistemi publik nuk ofron mbështetje të strukturuar, terapi të vazhdueshme, orientim profesional dhe informim të saktë, qytetarët mbesin të vetmuar dhe të dëshpëruar duke u bërë lehtësisht pre e pretendimeve të rreme dhe mashtruese.

Së dyti, kemi të bëjmë me mungesë të kontrollit efektiv institucional dhe mbikëqyrjes së praktikave pseudo-mjekësore, veçanërisht në hapësirat informale dhe online, ku individë pa licencë dhe pa përgjegjësi profesionale promovojnë “trajtime” të rrezikshme, pa u ndëshkuar në kohë.

Së treti, niveli i ulët i edukimit shëndetësor dhe informimit publik mbi çrregullimet e spektrit të autizmit krijon terren për dezinformim. Autizmi nuk është sëmundje që “shërohet”, por një gjendje që kërkon ndërhyrje multidisiplinare, mbështetje afatgjate dhe respektim të dinjitetit të fëmijës dhe familjes.

PRAK e mirëpret reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe konfirmimin e Policisë së Kosovës se rasti është duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Këto hapa janë të domosdoshëm, por jo të mjaftueshëm nëse mbesin vetëm reagim pas faktit.

Shëndeti i fëmijëve nuk mbrohet vetëm me hetime pasi dëmi ka ndodhur, por me parandalim, rregullim dhe mbikëqyrje aktive.

PRAK kërkon që ky rast të shërbejë si pikë kthese dhe bën thirrje për:

- Veprim të shpejtë dhe transparent institucional, me informim publik për epilogun e rastit dhe masat e marra.

- Forcim të mekanizmave të inspektimit shëndetësor dhe ndërsektorial, për të identifikuar dhe ndaluar praktikat e rrezikshme pseudo-mjekësore.

- Zgjerim dhe strukturim të shërbimeve publike për fëmijët me autizëm, përfshirë diagnostikimin e hershëm, terapitë dhe mbështetjen për familjet.

- Fushata të vazhdueshme të edukimit shëndetësor, në bashkëpunim me organizatat e pacientëve dhe shoqërinë civile, për të luftuar dezinformimin.

- Vendosje të qartë të përgjegjësisë ligjore për çdo individ që mashtron dhe rrezikon shëndetin e fëmijëve nën petkun e “trajtimeve alternative”.

PRAK rithekson se e drejta për shëndet, siguri dhe trajtim të bazuar në shkencë është e panegociueshme, dhe se mbrojtja e pacientëve, veçanërisht e fëmijëve duhet të jetë prioritet real, jo vetëm deklarativ.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë mbetet e gatshme të kontribuojë për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen. /Telegrafi/

U kanos nga ish i dashuri, i dyshuari la një fishekë dhe i tha “e kam për burrin e motrës suaj”

20 January 2026 at 10:49


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur të dielën, në ora 15:30, ku një grua u kanos nga ish i dashuri.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është kanosur nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari i kishte lënë viktimës një fishekë të kalibrit 7.65 mm për të cilin i kishte thënë që e ka për burrin e motrës së juaj”, thuhet në raport.

I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Vjedhja në një argjendari në Prishtinë, Policia jep detaje

20 January 2026 at 10:36


Të hënën në Prishtinë persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda në lokali, ndërsa kanë vjedhur ari dhe një pistoletë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, të hënën në ora 10:00, ndërkaq Policia e ka cilësuar si vjedhje të rëndë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar brenda lokalit nga kanë vjedhur ari dhe një pistoletë (për të cilën pronari posedonte leje)”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime

20 January 2026 at 10:30


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 20 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 688 nga 2,557 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/51), Gjakovë (15/145), Gllogoc (7/73), Gjilan (13/130), Dragash (57/57), Istog (6/62), Kaçanik (45/45), Klinë (6/63), Fushë Kosovë (6/62), Kamenicë (5/50), Mitrovicë e Jugut (10/102), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/85), Novobërdë (2/23), Obiliq (3/33), Rahovec (8/78), Pejë (14/139), Podujevë (11/110), Prishtinë (26/262), Prizren (235/235), Skenderaj (72/72), Shtime (34/34), Shtërpcë (2/17), Suharekë (9/89) dhe Ferizaj (63/152).

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 6 komuna.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në 10 komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, vetëm nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Pas vendimit të dytë të KQZ-së, më 19 janar 2026, në proces të rinumërimit do të përfshihen edhe vendvotimet tjera të këtyre komunave. /Telegrafi/

Policia heton një rast të vdekjes në QKUK

20 January 2026 at 10:25


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po heton një rast të vdekjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“QKUK-Prishtinë 19.01.2026 – 20:00. Më datë 20.01.2026 rreth orës 01:37 derisa ishte në tretman mjekësor në QKUK, viktima mashkull kosovar, raportohet se i njëjti ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raport.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

AMP godet bastet sportive, masa sigurie për gjashtë punonjës policie

20 January 2026 at 08:23


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë), në kuadër të operacionit të koduar “Last Bet” dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masa sigurie ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi, të dyshuar për organizim dhe favorizim të veprimtarisë së paligjshme të basteve sportive, duke shpërdoruar detyrën.

Në njoftim thuhet caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se të dyshuarit duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e lotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.

Lexoni njoftimin:

AMP ekzekuton masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi

Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar:

Masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

▶️ Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

▶️ Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

▶️ Shtetasi I.T., banues në Tiranë

Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

▶️ Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

▶️ Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

▶️ Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

▶️ Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Në funksion të veprimeve procedurale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511�Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”. /Telegrafi/

Në mbështetje të Osmanit edhe për një mandat të dytë, veprimtari shqiptaro-amerikan Bajraktari: Për mua Kosova është mbi gjithçka

20 January 2026 at 08:07


Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari ka ndalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani, si presidente e vendit edhe për mandat.

Bajraktari, i cili ishte përfolur në publik si kandidat i mundshëm për president të Kosovës, përmes një video në Facebook u ka bërë thirrje deputetëve, të pozitës dhe opozitës që të votojnë Osmanin edhe për një mandant.

“Për 5 vite presidentja Vjosa Osmani ka punuar ngushtë me komunitetin shqiptaro- amerikanë dhe me miqtë tanë në Uashington.

Punën që kemi nisur së bashku nuk duhet të ndalet, objektivi është i qartë, anëtarësimi i Kosovës në NATO, prandaj unë e përkrahu fuqishëm edhe një mandat të dytë për presidenten Osmani.

Për pesë vjet presidentja Osmani ka përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe ka forcuar lidhjen me SHBA. Tani më shumë se kurrë nga duhet institucione të forta, koordinim me aleatë dhe lidership që e njeh procesin.

Kosova nuk fiton asgjë nga përçarjet, bllokadat apo zgjedhjet e reja. U bëj thirrje deputetëve, pozitë e opozitë votojeni presidenten Osmani për mandat të dytë në krye të shtetit”, thotë Bajraktari. /Telegrafi/


Votat rinumërohen, koha për institucionet shkurtohet

20 January 2026 at 07:40


Në kohën kur dukej se Kosova po shkonte drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, procesi zgjedhor u kthye disa hapa prapa.

Zbulimi i mospërputhjeve serioze në votat e kandidatëve për deputetë e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta.

Vendimi i marrë më 19 janar pasoi rinumërimin e pjesshëm nga java e kaluar, gjatë të cilit u evidentuan shkelje dhe dallime të theksuara, si dhe thirrjet e vazhdueshme të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile për një rinumërim tërësor të votave, shkruan Evropa e Lirë.

Për vëzhguesit e proceseve zgjedhore dhe zhvillimeve politike në Kosovë, ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të votës, por njëkohësisht hap rrezikun e vonesave të gjata procedurale dhe të një krize të mundshme institucionale.

Roli i KQZ-së dhe mundësitë për përshpejtim

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se zvarritja e rinumërimit përtej javës së parë të shkurtit mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe, rrjedhimisht, në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Ai thekson se rinumërimi i votave pasohet edhe me procedura të tjera ligjore, përfshirë afatin prej dhjetë ditësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) - çka e ngushton edhe më shumë hapësirën kohore për përmbylljen e procesit.

Megjithatë, sipas tij, gjithçka mund të përshpejtohet nëse KQZ-ja rrit kapacitetet teknike dhe njerëzore për rinumërim.

“Kësisoj, besoj se me një dinamikë të tillë, KQZ-ja mund të vijojë me rinumërim të plotë... sepse deri më tash janë rinumëruar gati 600 kuti të votimit, që nënkupton se mbeten edhe rreth 2 mijë të tjera. Në rast se dyfishohet numri i tavolinave për rinumërim, procesi mund të përmbyllet më shpejt”, shpjegon Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Pasojat e mundshme

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thekson se zbardhja e çdo manipulimi eventual të votave duhet të jetë prioritet i institucioneve të rendit dhe ligjit.

Sipas tij, keqpërdorimet e votave ngrenë dyshime serioze se ato mund të kenë ndodhur pa udhëzime nga strukturat e partive politike.

Duke iu referuar përvojës së zgjedhjeve të 9 shkurtit - pas të cilave formimi i institucioneve u zvarrit për disa muaj, për të përfunduar me zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor - Muhaxhiri paralajmëron se partitë politike mund t’i shfrytëzojnë afatet ligjore për bllokada të reja institucionale.

“... sepse edhe partitë duhet të sqarohen për çështjen e komisionerëve, për çështjen e manipulimit të votave. Do të krijohen pengesa të mëdha përbrenda partive - gjë që, pastaj, do të ndikojë edhe në dobësimin e tyre në raport me krijimin e koalicioneve të mundshme, ose të ndonjë strategjie në raport me Qeverinë [e ardhshme] dhe zgjedhjen e presidentit”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

“Politikanët kosovarë e kanë dëshmuar se kanë kapacitete të pafundme për bllokada dhe për krijimin e pengesave në funksionimin normal të institucioneve. Prandaj, rreziku që kjo situatë të përsëritet mbetet real”, shton ai.

Të dy analistët paralajmërojnë se nëse zinxhiri i vonesave vazhdon - nga rinumërimi tek ankesat, certifikimi dhe konstituimi i Kuvendit - vendi mund të përballet me një krizë të thellë institucionale, duke përfshirë edhe rrezikun për zgjedhjen e presidentit të ri.

Afatet ligjore dhe rreziku për zgjedhjen e presidentit

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i ri duhet të zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Presidentes Vjosa Osmani, mandati i skadon më 4 prill, që do të thotë se afati për zgjedhjen e presidentit të ri ose të Osmanit edhe për një mandat të ri është 4 marsi.

Cakolli paralajmëron se në situatën aktuale, me vonesat që pritet të shkaktojë rinumërimi dhe procedurat pasuese, Kuvendi mund të mos arrijë të konstituohet deri në atë kohë, “e lëre më të zgjidhet Qeveria e re dhe të votohet presidenti i ardhshëm”.

Shqetësim të ngjashëm ndan edhe Muhaxhiri.

“... do të hyjmë në një kaos ligjor, sepse as Kushtetuta e Kosovës nuk e parasheh një skenar të tillë. Do të futemi në një tunel pa asnjë dritë, sepse askush nuk do të ketë mundësi institucionale ta zhbllokojë situatën”, thekson Muhaxhiri.

Ai shton se krijimi ose jo i një krize të tillë institucionale mbetet “në ndërgjegjen e partive politike”, të cilat mund të ndikojnë në përshpejtimin ose vonesën e të gjitha procedurave.

Si mund të shmanget kriza?

Ekspertët e proceseve zgjedhore paralajmërojnë se për të shmangur një krizë institucionale, partitë politike duhet t’i përshpejtojnë procedurat e rinumërimit dhe të shmangin përdorimin e afateve për bllokada.

Sipas tyre, edhe presidentja e vendit dhe partitë duhet të sigurojnë koncensus për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Përndryshe, vonesat në këto procese, theksojnë ata, mund të kenë edhe pasoja ekonomike për Kosovën.

Në këtë aspekt, rreziku më i madh lidhet me mosmiratimin e buxhetit të shtetit deri më 28 shkurt.

Pas kësaj date, nuk mund të merren vendime për lëvizje të mjeteve financiare, përfshirë pagat, pensionet dhe pagesat për kategoritë sociale.

Në rrezik mund të vihen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë dritën jeshile nga Kuvendi.

Për shembull, afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes me Bankën Botërore, e cila parasheh financimin e politikës zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër, është 13 shkurti.

“Barra e përgjegjësisë bie mbi vetë partitë politike, sepse, fundja, vetë KQZ-ja është trup politik i përbërë prej tyre. Vendimet për udhëheqjen dhe përmbylljen e procedurave sa më shpejt që është e mundur, janë në diskrecionin e tyre”, përfundon Cakolli.

Moti në Shqipëri, vranësira të dendura dhe shi

20 January 2026 at 07:22


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura, ndërkaq reshjet e shiut pritet të bëhen prezentë në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Në juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 3-4 ballë. /Telegrafi/



Moti sot, mëngjesi me ngrica – rekomandohet kujdes i shtuar në trafik

20 January 2026 at 07:15


Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell, ndërsa mëngjesi parashihet të jetë me mjegull dhe ngrica.

IHK rekomandon kujdes të shtuar për pjesëmarrësit në trafik.

Instituti tutje bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin -9 deri -7 C, ndërkaq ato maksimale nga 1 deri °5C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

By: E S
18 January 2026 at 21:02

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është shpallur zyrtarisht. Mbi një vit pas nisjes së protestave studentore dhe tensioneve politike, presidenti Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, pa dhënë një afat të saktë, duke lënë të mundshme mbajtjen e tyre mes muajve tetor dhe dhjetor.

Analistët politikë vlerësojnë se ka një “dritare mundësie” për ndryshim pushteti në Beograd. Politologu Dushan Spasojeviç thekson se për herë të parë qeveria dhe opozita kanë mbështetje të përafërt në sondazhe, duke e bërë reale mundësinë e humbjes së pushtetit nga qeveria aktuale. Megjithatë, Vuçiç paralajmëron se qeveria ka burime dhe përvojë për të përballuar krizën politike.

Studentët kthejnë protestat në fushatë zgjedhore
Që nga fundi i vitit 2025, lëvizja studentore ka ndryshuar strategji. Pas rënies së intensitetit të protestave, studentët fokusohen në përgatitjen për zgjedhje: kanë zgjedhur kandidatë, hapur zyra elektorale, trajnuar vëzhgues zgjedhorë dhe hartuar program politik.

Nisma “një student në çdo fshat” synon të rrisë besimin e qytetarëve, të mobilizojë elektoratin dhe të sfidojë narrativën e mediave pranë qeverisë. Aktivistë si Danilo Erdeljan dhe Sonja Haxhdjukoviç udhëtojnë në të gjithë vendin, duke besuar se sa më vonë të mbahen zgjedhjet gjatë vitit 2026, aq më shumë forcohet lëvizja e tyre.

Mbështetje në rritje, presion shtetëror
Mbështetja për studentët po rritet. Më 28 dhjetor, lëvizja arriti të mbledhë rreth 400 mijë firma në mbi 500 pika në më shumë se 100 qytete të Serbisë, duke u parë nga shumë qytetarë si një alternativë politike afatgjatë.

Ndërkohë, qeveria ka ashpërsuar qëndrimin: mes presioneve ndërkombëtare dhe rrezikut të sanksioneve amerikane ndaj kompanisë energjetike NIS, e kontrolluar nga Rusia, Vuçiç po vonon zgjedhjet, edhe me koston e përkeqësimit të krizës.

Raportohet se qindra punonjës të sektorit publik janë larguar, disa për lidhje familjare me protestuesit, dhjetëra studentë janë nën hetim për “kërcënim të rendit kushtetues” dhe disa kanë ikur jashtë vendit. Universitetet po vendosen gjithashtu nën kontroll më të rreptë shtetëror, përfshirë financimin e centralizuar.

Pavarësisht presioneve, studentët mbeten të vendosur. Ata e cilësojnë këtë periudhë si një “maratonë” drejt zgjedhjeve, duke besuar se ato përfaqësojnë një mundësi reale për ndryshim politik në Serbi.

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

By: E S
18 January 2026 at 20:55

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sonte lidhur me manipulime të supozuara të votës në disa komuna, duke akuzuar struktura të caktuara për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në dëm të kandidatëve të rinj dhe reformues.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se vota nuk është marrë kandidatëve të rinj për shkak të gabimeve të tyre, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk i përshtaten një politike të ndërtuar mbi interesa personale.

“Parisit, dhe jo vetëm atij, por dhe politikanëve tjerë të rinj, ua tjetërsuan votën. Jo sepse gabuan, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk u përshtaten atyre që e kanë kthyer politikën në strehë interesi. Kur goditet një i ri në politikë, nuk goditet vetëm një emër; goditet ideja e një gjenerate që beson te e ardhmja. Mbi të gjitha, goditet reforma”, shkruan ai.

Abdixhiku ka theksuar se LDK, krahasuar me partitë e tjera, ka më së paku parregullsi, por pikërisht për këtë ka përgjegjësi të dyfishtë ndaj qytetarëve dhe reformës brenda partisë.

Ai ka paralajmëruar se pas mbajtjes së Kuvendit të LDK-së do të ketë pasoja konkrete për ata që kanë cenuar procesin zgjedhor, jo vetëm në aspektin ligjor dhe publik, por edhe përgjegjësi politike brenda partisë.

“Prandaj, pasoja do të ketë. Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka kërkuar gjithashtu veprim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë, duke theksuar se çdo shkelës i ligjit duhet të marrë përgjigjen e merituar.

“Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, ka shkruar ai.

Në përfundim, Abdixhiku ka kërkuar rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet, duke theksuar se vota nuk duhet të tjetërsohet dhe duhet të mbrohet.

“Dhe për të hequr çdo dyshim, KQZ duhet të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet. Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhë. Vota nuk tjetërsohet. Vota mbrohet”, ka përfunduar kryetari i LDK-së.

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

By: E S
18 January 2026 at 20:48

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku mbajti një fjalim të ashpër kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se PD ka qenë dhe mbetet në mbrojtje të pluralizmit dhe vlerave demokratike.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka denoncuar çdo ditë atë që ai e quajti “narkoregjimi i Edi Ramës”, një regjim që sipas tij vjedh qytetarët, bashkëpunon me krimin e organizuar dhe ka shndërruar pasuritë e vendit në një mallkim për shqiptarët. Ai theksoi se qeveria ka vendosur taksa të rënda, ka nxitur largimin masiv të të rinjve nga vendi dhe ka rrezikuar jo vetëm Shqipërinë, por edhe sigurinë më gjerë.

“Ne nuk mbronim individë, por të vërteta dhe vlera universale. Ju mbrojtët opozitën, pluralizmin dhe gjërat më të çmuara që ka një komb,” u shpreh Berisha, duke vlerësuar qëndresën e demokratëve përgjatë viteve të fundit, pavarësisht presioneve dhe izolimit politik.

Kryedemokrati theksoi se PD ka kaluar nga një periudhë izolimi ekstrem në një fazë të re mbështetjeje ndërkombëtare, duke përmendur miratimin e shtatë rezolutave nga partitë simotra në Europë dhe botë brenda 14 muajve, të cilat sipas tij dënojnë regjimin e Edi Ramës, farsën elektorale dhe shtypjen e pluralizmit.

Berisha u shpreh i bindur se demokratët do ta “arkivojnë regjimin e Edi Ramës”, ashtu siç kanë përballuar të këqijat e mëdha të së shkuarës. Ai theksoi se PD është sot në betejë për të dëshmuar se qeveria përdor paratë publike, krimin dhe bandat për të deformuar vullnetin e qytetarëve, duke e shndërruar votën në mjet grabitjeje dhe korrupsioni.

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

By: E S
18 January 2026 at 20:39

Njëri nga ekspertët e politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janiq, ka thënë që në mars ose prill Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paraqesin një dokument për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shtuar se dokumenti në fjalë nuk do të jetë non-paper, dhe kjo i ka frikësuar serbët.

“Pra, në muajin prill, më së largu në muajin maj, është prezantuar draft-marrëveshja për njohjen reciproke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Janiqi në podkastin DLZ.

“Le të më sqarojë dikush, edhe pse nuk duhet të më sqarojë asgjë, sepse kam biseduar me Gjuriqin dhe kurrë më…”.

“Çfarë kanë bërë administrata, e kush është ministri i Punëve të Jashtme? Çfarë ka bërë ai në Uashington nëse nuk e ka në duar këtë tekst që po bëhet një kohë të gjatë?”

“Po ju them që në muajin mars ose prill do të prezantohet dokumenti, prandaj ata po frikësohen, sepse kur kemi zgjedhur mënyrën e emërimit e kemi quajtur non-paper”.

“Ata frikësohen nga kjo sikur gjarpri kur e sheh bretkosën. Kjo nuk do të jetë non-paper dhe po punohet seriozisht në pikat më të larta. E njëra prej pikave është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

By: E S
18 January 2026 at 20:21

Mesazhi i Donald Trump drejtuar aleatëve evropianë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen për çështjen e Groenlandës u përforcua nga Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, i cili argumentoi se Evropa është “shumë e dobët” për të siguruar sigurinë e saj.

Duke folur në emisionin për NBC News, Bessent duket se minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për të anuluar marrëveshjen tregtare të arritur vitin e kaluar me administratën Trump, duke vënë në dukje se presidenti amerikan po përdor ndikimin strategjik si levë për të arritur qëllimet e tij.

“Para së gjithash, marrëveshja tregtare nuk është finalizuar dhe një veprim emergjent mund të jetë krejtësisht i ndryshëm nga një marrëveshje tjetër tregtare”, tha ai të dielën, duke shtuar se Trump po “përdor fuqitë emergjente për ta bërë këtë”.

Të shtunën, Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 10% për produktet nga tetë vende evropiane nga 1 shkurti, me një rritje të parashikuar në 25% në qershor nëse nuk arrihet një marrëveshje për “blerjen e Grenlandës”.

Zhvillimi shkaktoi reagime të forta, me Presidentin Francez Emmanuel Macron që e quajti masën “të papranueshme” dhe deklaroi se do të bënte thirrje për aktivizimin e mekanizmit më të fortë hakmarrës të BE-së.

Bessent paraqiti një arsyetim më të gjerë për pretendimin e SHBA-së për Groenlandën, duke përmendur konkurrencën gjeopolitike në rritje në Arktik, planet e Trump për të vendosur mburojën raketore “Kupola e Artë”, por edhe varësinë e mëparshme të Evropës nga Rusia, e cila – siç tha ai “financoi operacionet ruse kundër Ukrainës”.

I pyetur nëse qëndrimi i Trump ndaj Evropës është një taktikë negociuese, ministri amerikan la të kuptohej se presidenti nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e tij: “Evropianët rrezatojnë dobësi, Shtetet e Bashkuara rrezatojnë forcë.”

“Presidenti beson se siguria e shtuar nuk mund të ekzistojë pa qenë Groenlanda pjesë e Shteteve të Bashkuara”, tha Bessent.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të udhëheqësve evropianë se një veprim amerikan për të blerë Groenlandën mund të çojë në shpërbërjen e NATO-s, pas më shumë se 70 vjetësh, Bessent e përshkroi këtë dilemë si “të rreme”.

“Udhëheqësit evropianë do ta pranojnë atë dhe do ta kuptojnë se kanë nevojë për ombrellën e sigurisë së Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

By: E S
18 January 2026 at 20:13

Në kuadër të 558-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë ka sjellë për publikun një dokument historik të rrallë: hartën portulane të vitit 1455 të hartografit zyrtar të Papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto.

Siç shkruan Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, në këtë dokument të rrallë hartografik, me impakt në gjithë oborret e Europës dhe Azisë, emri “Scandre Beco” – Skanderbeg, shfaqet si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga trysnia osmane në rritje.

“Një rast i jashtëzakonshëm ky që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e qytetërimit Europian në shek. XV. Një burim i pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe historinë e kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re”, komenton ministri.

Sipas tij, ekzemplari i certifikuar dhe i dhuruar nga Biblioteca Nazionale Centrale di Roma do të jetë nga sot pjesë e pandarë e eksperiencës së vizitorëve të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, në Krujë.

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

By: E S
18 January 2026 at 20:04

Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e tij të takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur këtë herë në qytetin e Lezhës, ku mbajti një fjalim kritik ndaj lidershipit të PD-së dhe mënyrës se si po trajtohen demokratët.

Salianji theksoi se shqetësimi kryesor nuk janë vetë demokratët që reagojnë, por lidershipi që nuk i dëgjon dhe nuk prodhon ide për t’i përfaqësuar ata. “E shohim si 5 fantastikët që rrinë në lidershipin e PD nuk dëgjojnë shqetësimet e demokratëve. Shqetësim janë ata që nuk dëgjojnë, jo demokrati i thjeshtë, është lidershipi që nuk dëgjon demokratët, nuk është shqetësim pse mblidhemi nga salla në sallë me shumë, por shqetësim është pse lidershipi i PD është braktisur. Shqetësim nuk janë idetë tona, por është mungesa e ideve të tyre që po braktisin demokratët,” u shpreh ai.

Ai kritikoi ashpër lidershipin e PD-së, duke e përshkruar si të larguar nga baza dhe të fokusuar te privilegjet e veta, ndërkohë që demokratët vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Salianji theksoi se forca e PD-së vjen nga vota dhe mbështetja e anëtarësisë, dhe se asnjë lider nuk mund të pengojë bashkimin e demokratëve për të sfiduar qeverinë aktuale.

“Çfarë është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët dhe mace përballë qeverisë? Demokratët janë të fortë, rrinë në këmbë dhe nuk ka forcë që ndalon bashkimin e tyre,” përfundoi Salianji.

Ervin Salianji iu përgjigj nga Lezha deklaratave të Sali Berishës se ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga Kryesia e PD.

Salinji tha se Statuti i PD nuk njeh përjashtim për mendimin ndryshe.

Mesazhi i Salianjit ishte për Berishën duke i kujtuar se Statuti i PD parashikon largimin e lidershipit kur humb zgjedhjet.

Ervin Salianji: Shqetësim janë ata që duan të përjashtojnë demokratët se nuk japin llogari. Ne duam të largojmë Edi Ramën. Ne kërkojmë zgjidhnje, fatkeqësisht lidershipi jonë kërkon privilegjeve. Ne do ta ndryshojmë PD-në, asnjë nuk na largon ne, asnjë forcë përveç forcës që vjen nga vota, nga demokratët, nga mbështetja.

Ç’është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët, mace me qeverinë? Anëtarësia përjashton lidershipin me votë dhe jo e kundërta. Kërkojmë të largojmë Ramën, lidershipi i PD bën sikur sillet si tigër me demokratët, por pas çdo palë zgjedhje bëjnë mjau-mjau përballë qeverisë. Ç’është kjo? Demokratët nuk ka forcë që i ndalon, demokratët janë të fortë për t’u përballur, nuk ka forcë që e ndalon bashkimin e demokratëve në çdo cep të Shqipërisë nëse vendoset në themel meritokracia. Edi Rama nuk mundet duke përjashtuar demokratët, por duke krijuar garë, votë, mundësi për të ecur përmes meritës, këto duhet të prevalojnë në partinë tonë.

Akush nuk na largon nga PD. Ne kemi pyetjen e thjeshtë. Çfarë ju pengon ju “pesëshja” e lidershipit që ta bëjmë PD-në fituese? Sepse lidershipi është në pushtetin e opozitës. Por në vend që të përdoret pushteti për të shkatërruar PD-në dhe demokratët, duhet të përdoret pushteti për të larguar Edi Ramën.

Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe, PD është demokratizuar me statut. Statuti të largon vetëm për një arsye, jo nga mpartia, por të largon nga lidershipi nëse humbet zgjedhjet. PD e ka fuqinë për të përfshirë njerëz të rinj”- tha ai.

Në pjesën përmbyllëse të fjalimit të tij, Salianji theksoi rëndësinë e mesazhit që qytetarët i japin Partisë Demokratike dhe opozitës në përgjithësi. “Kjo sallë është mesazh për një sistem që po bie nën peshën e korrupsionit të vet, por është edhe një mesazh për ne, sepse njerëzit presin më shumë nga PD: guxim, qartësi dhe fitore,” u shpreh ish-deputeti, duke e cilësuar takimin si një mbrëmje frymëzuese për demokratët e Lezhës.

Salianji bëri thirrje për bashkim të demokratëve dhe të gjithë popullit opozitar rreth PD-së, duke nënvizuar nevojën për rotacion dhe për të rikthyer normalitetin në vend. “Të bashkojmë demokratët, popullin opozitar rreth saj, të sjellim rotacionin. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim pa frikë, pa ndalim. Koha e ndryshimit ka ardhur dhe nuk do ndalojmë asnjë moment. Ky është premtimi im para jush,” përfundoi ai, ndërsa i dha fund fjalës me brohorima dhe mesazhe për fitore.

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

By: E S
18 January 2026 at 19:47

Sadetja dhe Agroni janë njohur me dashuri në vitin 2011 dhe kanë krijuar një familje të bukur me tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Si shumë shqiptarë, Agroni ishte emigrant në Greqi dhe më vonë, iu bashkua edhe Sadetja me fëmijët, gjithnjë me përpjekjen që të krijonin një të ardhme më të mirë për ta.

“Më 18 prill 2024, çdo ëndërr jona u shua”, shprehet Sadetja në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Një parandjenjë nuk e linte të qetë Sadeten, por as vetë Agronin. Në shtëpi gjithçka dukej në gjendjen e vet të zakonshme, por një ‘hije’ endej në mendjen e tyre.

Sadete: Më datë 18 unë e Goni shkojmë të punojmë si çdo ditë. Punonim nga ora 6 e mëngjesit deri në 12 të darkës. Goni ishte duke e parandier çdo gjë që do të vinte momenti që ai s’do të ishte mirë.

Ardit Gjebrea: Por ai nuk kishte gjë fizikisht?

Sadete: Jo, jo, gjendja e Gonit ishte…Goni s’ishte ankuar kurrë. Shkojmë te shtëpia, i gjejmë fëmijët krejt mirë. Çdo natë i kemi gjetur në gjumë, atë natë ishin duke na pritur të tre fëmijët.na kishin shtruar tavolinën sikur të ishte ndoshta e fundit darkë që do të hanim të gjithë bashkë. U ulëm, fjetëm,unë nuk kam fjetur tërë natën, vetëm mendoja diçka do t’i ndodhë familjes sime, e kisha atë parandjenjën, por nuk e kuptoja akoma se çfarë do të ndodhte. Zgjohet Goni krejt mirë, na bën mëngjesin si për fëmijët, si për mua. Në momentin kur ai merr rrobat e niset të vishet, veç më thotë “Sadete, unë nuk jam mirë.” Lëvizte duart e këmbët si të ishte duke i dalë shpirti. Ai kaloi trombozë dhe hemorragji në mes të kokës. Kur shkoj te spitali unë, kishte kaluar direkt në koma. Sa e çoj atje, vjen doktori e më thotë “Agroni ka mbaruar, nuk kam shpresa për të sepse është në momentet e fundit, ne s’kemi rrugëzgjidhje, ne do t’i bëjmë një gjilpërë, Goni i ikur se i ikur është. Ajo është diçka që jeton ose ikën direkt.” Unë u thashë bëni çfarë të doni, përpara se Goni mos të më ikë.

Në disa foto, shihet gjendja e Agronit para dhe pas këtij episodi që ndryshoi jetën e gjithë familjes. Në foton e parë, ai është shëndoshë e mirë dhe i lumtur krah familjes. Në të dytën, gjendet në shtratin e spitalit ku njeriu i fuqishëm e i shëndetshëm i ka lënë vendin një trupi të drobitur, të dobët e me tuba.

Sadete: Këtu ka qenë pas 4 muajsh se në fillim ka qenë edhe më keq. Më thotë doktori “hajde foli Gonit që ta kuptojmë a e pranoi trupi i Gonit gjilpërën apo jo.” Shkoj dhe i thashë Gonit vetëm kaq: Goni, mos më lër vetëm dhe tre fëmijët mos i lër jetimë! Goni në atë moment vetëm ka lëvizur gishtat. Më thotë doktori “shko merr letrat në shtëpi dhe Gonin, po marrim helikopterin ta çojmë në Athinë.” Kur shkoj te shtëpia, në makinë them do e mbaj veten që fëmijët mos të kuptojnë gjë. Më del vajza para dhe më thotë “ma, ku është babi im?” Aty s’munda ta mbaj dot veten. Vetëm qanim të tre te dera e shtëpisë.

Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

By: E S
18 January 2026 at 19:38

Peshkimi është ‘shtylla kurrizore’ e ekonomisë së Groenlandës, me prodhimet e detit që përbëjnë mbi 90% të eksporteve të saj totale. Po ashtu Groenlanda merr subvencione të mëdha nga qeveria daneze.

Pra, çfarë e bën vendin ekonomikisht tërheqës?

Në vitet e fundit, ka pasur një interes në rritje për burimet natyrore të Groenlandës, duke përfshirë mineralet e rralla të tokës, uraniumin dhe hekurin. Ajo gjithashtu mund të ketë rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi.

Më parë këto burime kanë qenë të paaksesueshme për shkak të klimës së ashpër të Arktikut, por shkrirja e akullit ka hapur rrugë të reja transporti detar, të cilat mund ta bëjnë më të lehtë peshkimin dhe nxjerrjen e mineraleve.

Burimet minerale të vlefshme kanë qenë një fokus kyç i Presidentit Trump në vende të tjera, përfshirë edhe në ndërveprimet e tij me Ukrainën. Megjithatë, Presidenti i SHBA-së ka përsëritur dëshirën e tij për të blerë Groenlandën për sigurinë kombëtare të Amerikës.

Më shumë se një herë, ai e ka përshkruar kërcënimin që percepton nga fuqitë rivale, duke thënë se “nëse nuk e marrim Groenlandën, Rusia ose Kina do ta marrin atë”.

❌
❌