Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 2026Main stream

Çfarë i ndodhi kryedemokratit? E lajmëroi vetë, Sali Berisha mungon në “Foltoren” e PD-së

By: M C
26 January 2026 at 19:53

Opozita sërish u rikthye në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, teksa sot u mbajt “Foltorja” e radhës përballë Kryeministrisë.

Tubimi zgjati vetëm 26 minuta, teksa mbajtën fjalën disa qytetarë, zyrtarë dhe deputetë të PD-së.

Por ajo që ra në sy është mungesa e kryedemokratit Sali Berisha, i cili sot nuk ishte i pranishëm në “Foltoren”, të cilën e paralajmëroi në rrjetet sociale.

Arsyeja e mungesës së Berishës në këtë tubim, lidhen me faktin se kryedemokrati ka udhëtuar në Strasburg për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Partia Demokratike mbajti protestën kombëtare, ku fjalën përmbyllesë e mbajti Berisha.

The post Çfarë i ndodhi kryedemokratit? E lajmëroi vetë, Sali Berisha mungon në “Foltoren” e PD-së appeared first on Albeu.com.

345 milionë lekë për partitë politike në 2026/ KQZ miraton fondin, PS përfiton shumën më të madhe

By: M C
26 January 2026 at 19:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin total prej 345.6 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2026.

Shuma ndahet sipas formulës ligjore, duke kombinuar përfaqësimin parlamentar, votat e marra në zgjedhje dhe një pjesë të barabartë bazë për çdo subjekt.

Sipas tabelës së shpërndarjes të siguruar nga Ora News, Partia Socialiste përfiton shumën më të madhe me 166,067,986 lekë, e ndjekur nga Partia Demokratike me 81,187,402 lekë.

Diferenca reflekton peshën elektorale dhe përfaqësimin e secilës forcë politike, ku 70% e fondit lidhet me rezultatet zgjedhore, 20% shpërndahet sipas kritereve shtesë ligjore, ndërsa 10% ndahet në mënyrë të barabartë.

Partitë më të vogla përfitojnë shuma dukshëm më të ulëta, kryesisht nga komponenti bazë i financimit.

Shumica e tyre marrin rreth 5.8 milionë lekë, ndërsa disa subjekte me përfaqësim apo mbështetje më të madhe elektorale arrijnë mbi 8–10 milionë lekë.

Ndërkohë, subjektet pa përfaqësim të gjerë parlamentar përfitojnë vetëm pjesën fikse.

Kështu, nga rreth 10 milionë lekë përfitojnë Partia e Lirisë dhe Partia Socialdemokrate, ndërsa rreth 8 milionë lekë përfiton Mundësia, 7 milionë lekë Shqipëria Bëhet dhe 6 milionë lekë Lëvizja Bashkë.

Nga rreth 5 milionë lekë përfitojnë PDIU, PBDNJ, PR, PAA, PDK, FRD dhe PBKD, ndërsa nga rreth 4 milionë lekë përfitojnë Nisma Thurje dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës.

The post 345 milionë lekë për partitë politike në 2026/ KQZ miraton fondin, PS përfiton shumën më të madhe appeared first on Albeu.com.

Investimet izraelite në rritje/ Shqipëria trefishon eksportet drejt Izraelit në 2025

By: M C
26 January 2026 at 19:14

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit po reflektohen edhe në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, krahas atyre politike e diplomatike

Te dhenat zyrtare te INSTAT tregojne se kompanite shqiptare eskportuan gati 3 here me shume mallra ne Izrael gjate vitit 2025. Nga 386 milionë lekë eksporte që ishin në vitin 2024 ato jane zgjeruar ne rreth 1 miliarde leke

Ne krahasim me eksportet, importet rezultojne ne vlera me te medha. Gjate vitit te kaluar kompanite izraelite sollen ne shqiperi mallra ne vleren e rreth 2.6 miliardë lekëve.

Ndonese nje shifer ne renie ne krahasim me vitin 2024 ku importet arriten masen e 4.8 mld leke serisht Izraeli ka sjelle me shume mallra sesa ka marre nga Shqiperia .

Ndër nëngrupet kryesore që dominojnë tregtinë mes dy vendeve janë produktet ushqimore, pijet dhe duhani, mineralet dhe lëndët djegëse, si dhe tekstilet

Investimet e huaja Po ashtu pesuan rritje te ndjeshme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 9-mujorin e vitit 2025, investimet izraelite në Shqipëri arritën në rreth 19.3 milionë euro.

Në këtë kontekst, takimi i fundit në Tel Aviv mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Izraelit merr një rëndësi të veçantë. Te dy liderët theksuan se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie miqësore dhe një histori të veçantë bashkëjetese dhe solidariteti mes popujve

IMPORTET NGA IZRAELI

Në vitin 2024: 4,8 Miliardë Lekë

Në vitin 2025: 2,6 Miliardë Lekë

EKSPORTET DREJT IZRAELIT

Në vitin 2024: 386 milionë lekë

Në vitin 2025: 1,08 miliardë lekë

Diferenca + 697 milionë lekë më shumë

The post Investimet izraelite në rritje/ Shqipëria trefishon eksportet drejt Izraelit në 2025 appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Dafina Zeqiri shfaqet në super formë gjashtë muaj pas lindjes, ka humbur 45 kilogramë

By: M C
26 January 2026 at 18:46

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, ku ka ndarë një foto para pasqyrës, duke treguar fizikun e saj pas lindjes.

Në përshkrimin e postimit, Dafina ka zbuluar se kanë kaluar gjashtë muaj nga lindja dhe se ka arritur të humbasë 45 kilogramë.

Artistja, e njohur për sinqeritetin dhe transparencën me ndjekësit, ka befasuar me përkushtimin, disiplinën dhe rikthimin në formë.

Postimi u interpretua gjithashtu si një mesazh motivues për nënat e reja, duke treguar se rikuperimi pas lindjes kërkon kohë, durim dhe përkujdesje ndaj vetes.

Zeqiri vazhdon të jetë aktive si në muzikë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente personale dhe profesionale me publikun e saj të gjerë.

E njëjta ndërkaq është rikthyer menjëherë në muzikë, me projekte të reja.

Gjithashtu duhet theksuar se këtë periudhë ka mbajtur edhe koncerte e mbrëmje muzikore.

The post FOTO/ Dafina Zeqiri shfaqet në super formë gjashtë muaj pas lindjes, ka humbur 45 kilogramë appeared first on Albeu.com.

DOKUMENTET/ SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, ministrja tenton të emëroj mikeshën e bashkëpunëtores së saj të ngushtë në Komisionin e Prokurimit Publik

By: M C
26 January 2026 at 18:28

Megjithëse Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për dy çështje tenderash dhe nën hetim për gjithsej 11 procedura, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë po tenton një emërim të ri personal, të konsideruar me gjasë problematik, në Komisionin i Prokurimit Publik (KPP).

Emri që po diskutohet si kreu i KPP-së është ai i Irma Drobonikut, e cila më herët ka mbajtur funksionin e Sekretares së Përgjithshme të KPP, në periudhën kur institucioni drejtohej nga Jonaid Myzyri. Myzyri është pezulluar nga detyra me kërkesë të SPAK dhe është i marrë pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Burime jozyrtare pohojnë se Irma Droboniku ka lidhje të afërta personale dhe profesionale me Viola Haxhiademi, deri para pak ditësh Sekretare e Përgjithshme dhe krahu i djathtë i Ballukut.

Dokumente zyrtare të siguruara tregojnë se Droboniku ka një njohje mbi 20-vjeçare me Haxhiademin dhe Ballukun, si dhe kanë punuar së bashku në Bashkinë e Tiranës dhe në Albcontrol SHA.

Sipas burimeve jozyrtare, dy javë më parë, SPAK ka kryer veprime procedurale, përfshirë sekuestrim telefoni dhe kontroll banese, ndaj Irma Drobonikut dhe Viola Haxhiademit, në kuadër të hetimeve që lidhen me çështjet për të cilat po hetohet edhe Balluku.

Deri në këto momente, SPAK nuk ka bërë një njoftim publik zyrtar për këto veprime, ndërsa mësohet se Irma Droboniku është nën hetim për dy nga 11 rastet për të cilat po hetohet Balluku.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet mbi procedurat e prokurimit publik, ndërsa çdo lëvizje në KPP shihet si me ndikim të drejtpërdrejtë në proceset aktualisht nën hetim.

Dokumentet administrative të publikuara tregojnë se Irma Droboniku:

• në vitin 2006 konfirmohet dhe promovohet si nëpunëse civile në Bashkinë e Tiranës;

• në vitin 2014 emërohet në Albcontrol SHA si Shefe e Sektorit të Asistencës Ligjore, përmes urdhri të firmosur;

• në vitin 2018 emërohet Drejtore e Drejtorisë Juridike në Albcontrol SHA;

• në vitin 2021 emërohet Sekretare e Përgjithshme e Komisionit të Prokurimit Publik, gjatë drejtimit të institucionit nga Jonaid Myzyri.

The post DOKUMENTET/ SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, ministrja tenton të emëroj mikeshën e bashkëpunëtores së saj të ngushtë në Komisionin e Prokurimit Publik appeared first on Albeu.com.

Rritet bilanci: Të paktën 17 viktima nga stuhia dimërore në SHBA, ja cilat janë zonat më të prekura

By: M C
26 January 2026 at 17:51

Një stuhi e fuqishme ka goditur së fundmi SHBA-të, duke lënë pas 17 viktima dhe qindra mijëra të tjerë pa energji elektrike.

Sipas BBC, mësohet se viktima janë shënuar në zonat si: Nju Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas.

Sakaq, mësohet se më shumë se 1000 fluturime se janë anuluar dhe shkollat ​​dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur.

Sipas parashikuesve të motit, bora pritet të pakësohet gjatë së hënës, por megjithatë pjesët qendrore dhe lindore të SHBA-së do të jenë shumë të ftohta.

The post Rritet bilanci: Të paktën 17 viktima nga stuhia dimërore në SHBA, ja cilat janë zonat më të prekura appeared first on Albeu.com.

A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

By: M C
26 January 2026 at 17:32

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 17 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 2 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

The post A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Albeu.com.

“Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”/ Rama: Thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për një rrugë drejt paqes

By: M C
26 January 2026 at 17:05

Rama iu bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për një rrugë drejt paqes. Nga Parlaminti izraeliot, kreu i qeverisë uroj që dy kombet të jenë bashkë për njerëzimin dhe paqen. Gjithashtu Rama uroj që palestinezët të jetojnë me dinjitet me vendet e tyre.

“Fjalët e një martiri arab për paqen, dua të mbyll me fjalët e një martiri për hebre për paqen. Ju bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve kudo që jetojnë, ju bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe, të shkojmë drejt një rruge të re për paqen. Palestinezët jetofshin me dinjitet me vendet e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”, tha Rama.

The post “Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”/ Rama: Thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për një rrugë drejt paqes appeared first on Albeu.com.

“Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm”/ Rama në Parlamentin izraelit: Na merrni floririn, por jo hebrenjtë

By: M C
26 January 2026 at 16:52

Kryeministri i vendit tha në Parlamentin izraelit se të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm. Rama deklaroi se trashëgimia shqiptare lidhet dhe daton shekuj më parë, që kur refugjatët izraelitë kërkonin strehim pranë saj. Rama tha se gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan zyrtarët e tyre, shqiptarët thanë ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’.

“Dua që këto shembuj historik t’i sjell për të siguruar ata që mbajnë një pikëpamje komplet ndryshe nga e imja për Gazën se shqiptarët sjellin një mësim shumë të mirë se çfarë është e aftë të sjellë ideologjia. Ka një histori që lidh dy popujt tanë. Trashëgimia jonë lidhet dhe daton shekuj më parë, qëkur refugjatët izraelitë kërkonin strehim në tokën tonë.

Gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan zyrtarët e tyre, dërguan Nombaherin te populli shqiptar, shqiptarët thanë: ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’. Kjo nuk është një legjendë.

Për të shpjeguar këtë mrekulli që kanë bërë shqiptarët, përshkruhet me një fjali: ‘Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’. Të tradhtosh mikun, është krimi më i pafalshëm që mund të ndodhë”, tha ndër të tjera Rama.

The post “Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm”/ Rama në Parlamentin izraelit: Na merrni floririn, por jo hebrenjtë appeared first on Albeu.com.

Hamasi i hap rrugë fazës së dytë të planit të paqes, Izraeli merr eshtrat e pengut të fundit në Gaza

By: M C
26 January 2026 at 16:07

Ushtria izraelite thotë se ka rikuperuar trupin e pengut të fundit të mbetur në Gaza. Ajo kishte qenë në kërkim të Ran Gvilit që nga fillimi i armëpushimit me Hamasin në tetor, dhe siç raportohet, ajo sapo ka ndodhur.

Hamasi duhej t’i kthente të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, brenda 72 orëve nga hyrja në fuqi e armëpushimit. Njëzet pengje izraelite të gjallë dhe trupat e 27 pengjeve të vdekur izraelitë dhe të huaj u dorëzuan, por gjatë disa javëve të fundit Hamasi tha se ende nuk kishte qenë në gjendje ta gjente Gvilin.

Të dielën, Izraeli tha se do të rihapte pikën kyçe kufitare të Gazës me Egjiptin sapo të përfundonte operacioni për të gjetur dhe kthyer Gvilin. Rikthimi i trupit të Gvilit i hap rrugën Izraelit dhe Hamasit për të avancuar në fazën e dytë të planit të paqes të Donald Trump.

Ajo synon të përfshijë rindërtimin dhe demilitarizimin e plotë të Gazës, duke përfshirë çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze. Izraeli kishte rezistuar të vazhdonte përpara derisa u gjet Gvili.

“Sipas informacionit dhe inteligjencës që kemi në dispozicion, rreshter major (i rez.) Ran Gvili … një luftëtar komando i Yamam, 24 vjeç në kohën e vdekjes së tij, ra në betejë mëngjesin e 7 tetorit 2023 dhe trupi i tij u rrëmbye në Rripin e Gazës”, tha Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

The post Hamasi i hap rrugë fazës së dytë të planit të paqes, Izraeli merr eshtrat e pengut të fundit në Gaza appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 26 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
25 January 2026 at 23:48

Dashi

Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do linde asnjë mosmarrëveshje ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah kështu qe mos kini merak. Beqaret do realizojnë disa takime shume te bukura te cilat do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Financat do i menaxhoni me përkujdes dhe maturi, prandaj gjendja do mbetet e mire.

Demi

Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nga momenti ne moment mund te përballeni me mosmarrëveshje ne çift. Beqaret do kërkojnë me ngulm një person qe ta kenë ne krah, por fati nuk do jete ne anën e tyre. Do ju duhet ende te prisni. Perspektivat ne planin financiar do jene te mira, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Binjaket

Nëse nuk doni te mërziteni, mundohuni te tregoheni realiste dhe te mos ëndërroni me shume sesa duhet ne jetën sentimentale. Vetëm kështu do ndiheni te qete. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do jete ne dorën e tyre zgjedhja. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume kujdes e maturi, te paktën derisa gjendja te filloje te stabilizohet.

Gaforrja

Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do mundohet ne çdo moment t’ua beje qejfin. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë nëse duan qe gjerat t’iu ecin mire. Dita pritet te jete e favorshme. Buxheti do jete i mire, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Luani

Te dashuruarit do kalojnë çaste fantastike pranë atyre qe kane ne krah dhe do ndihen shpesh si neper ëndrra. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një lidhje edhe pse mundësitë do i kenë pafund. Terreni ne sektorin financiar do jete i minuar kështu qe duhet te bëni shume kujdes me çdo shpenzim.

Virgjeresha

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te mos e kundërshtoni për çdo gjë partnerin sepse përndryshe mund te keni probleme serioze. Beqaret do jene ne humor dhe gati te ndryshojnë statusin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni shpenzimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e mire serish.

Peshorja

Nuk do jete një dite e lehte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni qe te qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke dhe te mos kërkoni gjera te pamundura. Beqaret do jene gjithë kohës te disponueshem dhe do pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Shume shpejt gjerat kane për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar nuk është momenti te bëni çmenduri.

Akrepi
Do jeni shume objektive sot ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do iu ecin sipas planeve. Nuk do ndiheni për asnjë çast te lënë pas dore. Beqaret do jene ne kërkim te dashurisë deri ne minutën e fundit te ditës. Gjithçka do ndodhe ne momentin qe ata me pak e presin. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta stabilizoni shume shpejt situatën.

Shigjetari

Dite e qete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do mirëkuptoheni me partnerin tuaj dhe gjerat do ju realizohen si i kishit menduar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do i beje qe t’iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te mëdha ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet.

Bricjapi

Dite shume e përshtatshme kjo e sotmja për te shprehur te gjitha ndjenjat qe keni përkundrejt partnerit tuaj. Ne mbrëmje emocionet do jene edhe me te mëdha se zakonisht. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Financat do jene goxha delikate, prandaj do bëni mire te mos shpenzoni pa u menduar për pasojat.

Ujori

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ketë te tjera ide lidhur me një çështje dhe kjo do krijoje ndonjë debat. Beqaret do jene te papërqendruar dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Për financat do jete përgjithësisht dite pozitive dhe pa probleme. Do kryeni investimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Peshqit

Dite goxha delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë partnerit dhe ne çdo moment do debatoni me te. Beqaret nuk do jene aspak te dhënë pas krijimit te një lidhjeje sepse edhe ashtu si janë do ndihen mire. Merkuri do ju nxite te jeni me te kthjellet dhe me te matur ne planin financiar. Gjerat do ecin për mrekulli.

The post Horoskopi 26 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Iran/ Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000

By: M C
25 January 2026 at 23:36

Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat e fundit ka vazhduar të rritet dhe mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti.

Mbikëqyrësi i të drejtave digjitale, NetBlocks, tha më 25 janar se janë bërë 400 orë pre kur u ndërpre qasja në internetit në Iran, duke shtuar se “rritje të shkurtra të lidhjes me rrjet” mund ta krijojnë një përshtypje të rreme për rikthim më të gjerë të internetit.

Sipas saj, mjetet e anashkalimit si VPN-të kanë mundësuar komunikim të kufizuar në internet.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ndërprerja e internetit e ka bërë shumë të vështirë për protestuesit për t’u organizuar dhe e ka kufizuar rrjedhën e informacionit, duke e bërë të vështirë verifikimin e viktimave në mënyrë të pavarur.

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e së cilës Radio Evropa e Lirë i ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme në Iran në fillim të këtij muaji, thotë se numri i konfirmuar i të vdekurve tani është 5.459, ndërsa numri i viktimave ende nën hetim është 17.031.

Megjithatë, një raport i publikuar nga revista Time thotë se numri i viktimave në protestat në Iran mund të kalojë 30.000, sipas dy zyrtarëve të lartë iranianë të Shëndetësisë me të cilët ajo ka folur.

Raporti, i publikuar më 25 janar, thotë se shumica e vdekjeve kanë ndodhur më 8–9 janar, kur goditja e qeverisë ndaj protestave mbarëkombëtare arriti kulmin. Për shkak të censurës së madhe dhe ndërprerjes së zgjatur të internetit, shifrat e raportuara për viktimat e protestave nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Shifrat e raportuara nga Time bien ndjeshëm ndesh me numrin zyrtar të viktimave prej 3.117 të shpallur nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit, por përputhen më shumë me vlerësimet ndërkombëtare.

Kombet e Bashkuara kanë sugjeruar një numër dukshëm më të lartë viktimash, dhe Mai Sato, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, tha më 22 janar se numri i civilëve të vrarë mund të kalojë 20.000.

Gjithashtu janë bërë pulbike hollësi shtesë mbi numrin e protestuesve të lënduar gjatë shtypjes.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, ISNA raportoi se Qasem Fakhrayi, drejtori i Spitalit Farabi në Teheran, tha se numri i pacientëve me dëmtime në sy nga plumbat e gomës u rrit në rreth 1.000 më 9 janar, krahasuar me rreth 55 raste në ditët paraprake. Gati 200 persona të lënduar u transferuan në spitale të tjera për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Maryam Sabbaghi, kryeinfermierja e spitalit, tha se të gjitha shtretërit ishin të zënë, barela u huazuan nga një institucion tjetër dhe pacientët u vendosën në korridore.

Ndikimi ekonomik i ndërprerjes së internetit është rritur gjithashtu.

Majidreza Hariri, kreu i Dhomës së Tregtisë Iran–Kinë, tha se tregtarëve u është lejuar të kenë qasje në internet vetëm 20 minuta në ditë nën mbikëqyrje zyrtare, një nivel që, sipas tij, është i pamjaftueshëm për zhvillimin e biznesit.

Ali Hakim-Javadi, kreu i Organizatës së Tregtisë së Kompjuterëve të Iranit, tha se ndërprerja po shkakton humbje ditore prej 20–30 trilionë rialësh (18–28 milionë dollarë me kursin aktual të tregut të lirë).

Ndërkohë, Këshilli Koordinues i Shoqatave të Sindikatave të Mësuesve ka publikuar emrat e më shumë se 40 studentëve që, sipas tij, janë vrarë gjatë shtypjes, duke cituar informacion të marrë nga burime të besueshme. Organizata ombrellë e sindikatave të pavarura të mësuesve në Iran thotë se lista do të përditësohet gradualisht.

Dhuna ka nxitur kritika edhe nga një klerik i lartë sunit brenda Iranit. Molavi Abdolhamid Esmailzehi, imam i faljes së xhumasë në Zahedan, i quajti vrasjet “masakër sistematike”.

“Kjo tragjedi ka krijuar një përçarje të thellë dhe të pariparueshme midis popullit të Iranit dhe qeverisë”, tha ai./REL

The post Tragjedia në Iran/ Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000 appeared first on Albeu.com.

Plas sherri në BBVK, Limi i “hakërrehet” Albës dhe i hedh bluzën në fytyrë

By: M C
25 January 2026 at 23:13

Situata është paraqitur e tensionuar në Big Brother Vip Kosova, ku një debat verbal edhe fizik ka ndodhur mes Lim Hotit dhe Albës.

Teksa kanë qënë duke folur Limi i ka hedhur një bluzë në fytyrë Albës duke i bërtitur: “Ik mi andej ik, më ler rehat… budalle”

Kujtojmë se debatet mes tyre në shtëpinë e Big Brother kanë qënë të vazhdueshme, pasi sipas asaj që kanë thënë kanë patur një lidhje intime jashtë, por Limi pas puthjes me Dolcen e ka “nxehur” më shumë situatën mes të dyve

The post Plas sherri në BBVK, Limi i “hakërrehet” Albës dhe i hedh bluzën në fytyrë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 25 January 2026Main stream

Rama në Izrael: Nova Site, një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes

By: M C
25 January 2026 at 22:46

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael me rastin e pjesëmarrjes së tij në konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në llogarinë e tj në Facebook, ai ka postuar foto nga vizita e tij në Nova Site në Izrael, në memorialin e viktimave të Festivalit Nova, një monument që përkujton viktimat e masakrës së festivalit muzikor Nova gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023

Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Kryeministri u shpreh se Nova Site është edhe stacioni i parë, duke shtuar se është kthyer në një tempull reflektimi për jetën urrejtjen dhe çmimin e paqes.

Ditën e nesërme, me 26 janar, ora 11:00, Rama do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve dhe një deklaratë për shtyp. Ndërkohë bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, në shoqërinë e bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

“Nova Site, Izrael Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë. Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes”, shkruan ai.

The post Rama në Izrael: Nova Site, një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes appeared first on Albeu.com.

‘Je puthur në buzë me Edi Ramën?’/ Ilir Vrenozi kap në befasi Mimoza Ahmetin, ja si përgjigjet poetja

By: M C
25 January 2026 at 22:26

Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, poetja Mimoza Ahmeti komentoi puthjen mes Brikenës dhe Mateos, e pretenduar nga ky i fundit.

Duke sjellë një rrëfim personal mbi mënyrën se si ajo e percepton një situatë të tillë, Ahmeti u kap në befasi nga pyetja e Iliri Vrenozit, i cili e pyeti nëse ishte puthur ndonjëherë në buzë me kryeministrin Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Ahmeti: Për puthjen kam një variant, thashethemet janë hapur. Herën e parë tregova një histori për njërin që më donte dhe ishit kuriozë.

Po ai më rrëmbeu puthjen ndërkohë që unë nuk isha dakord dhe për më tepër që s’më pëlqeu fare.

Se ndodh ta rrëmbesh po ndoshta dhe të pëlqen. Dhe unë nuk e konsideroja puthje, ndërsa ai po.

Shoku i tij më tha ‘jeni puthur’. Unë i thashë ‘jo’, sepse nuk e konsideroja. Sepse kemi përfytyrimet dhe shijet.

Përveç se ma rrëmbeu, se ishte dhe puthja e parë, unë mbeta pa numër. Kështu që puthja e parë u dogj, isha 16 vjeçe.

Vrenozi: Mos më thuaj që je puthur me Edi Ramën?!

Ahmeti: Ah sikur.. (qesh) po nuk ishte. Përveç kësaj më la një shije fizike shumë të keqe. Bleva pastën e parë të dhëmbëve, të dytën… Isha e revoltuar nga shija e pakëndshme.

The post ‘Je puthur në buzë me Edi Ramën?’/ Ilir Vrenozi kap në befasi Mimoza Ahmetin, ja si përgjigjet poetja appeared first on Albeu.com.

Pajtohen Limi dhe Alba, shkëmbejnë puthje dhe përqafime

By: M C
25 January 2026 at 21:49

Dyshja e shumëpërfolur, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

Ka qenë banori që i ka kërkuar Albës një përqafim, të cilin e pranoi dhe dukej shumë e lumtur për këtë.

Më pas Limi nuk u përmbajt dhe shihet teksa e mban në krahë konkurrenten e Big Brother.

Siç shihet, ata po tentojnë të rikthejnë marrëdhënien e tyre sikur më parë.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta edhe nga banorët e tjerë, të cilët ngelën të befasuar.

Situata vjen pak ditë pasi Limi kërkoi një distancim nga Dolce, me të cilën krijoi një raport të afërt me puthje e përqafime.

Mbetet për t’u parë ngjarja e tyre në ditët në vijim, nëse do të ribashkohen.

The post Pajtohen Limi dhe Alba, shkëmbejnë puthje dhe përqafime appeared first on Albeu.com.

Ditë të mira për Venezuelën, lirohen 80 të bugosur politikë gjatë ditës së sotme

By: M C
25 January 2026 at 21:19

Të paktën 80 persona të cilët konsideroheshin të burgosur politikë janë liruar këtë të dielë si pjesë e një procesi lirimi që është në vazhdim në Venezuelë.

Alfredo Romero, drejtori i grupit venezuelian të të drejtave të njeriut “Foro Penal” tha se ata u liruan nga burgjet në të gjithë vendin dhe ka të ngjarë të ketë lirime të tjera. Ndërkohë presidentja e përkohshme e Vnezuelës, Delcy Rodriguez, tha të premten se 626 persona janë liruar nga burgu, por ajo nuk specifikoi afatin kohor të lirimeve të raportuara. Megjithatë, Foro Penal, para të dielës, kishte konfirmuar lirimin e vetëm 156 të burgosurve politikë në Venezuelë që nga 8 janari.

Rodriguez shtpi se do të ketë një telefonatë me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Volker Turk, për t’i kërkuar OKB-së të verifikojë listat e personave të liruar deri më tani.

The post Ditë të mira për Venezuelën, lirohen 80 të bugosur politikë gjatë ditës së sotme appeared first on Albeu.com.

Grida Duma rrëfim për jetën personale: Kam ndalur së bëri sakrifica, lëshova njerëz në vitin që lamë pas

By: M C
25 January 2026 at 20:54

Grida Duma ka bërë një nga rrëfimet më personale deri më tani në bisedën me Bora Zemanin në Grida Duma Podcast. Për herë të parë, ajo foli hapur për një fazë të rëndësishme të jetës së saj, duke e përshkruar vitin që lamë pas si një periudhë qartësie dhe çlirimi emocional.

“Për herë të parë nuk kam pasur asnjë siklet të lëshoj,” u shpreh Duma, duke treguar se ka ardhur një moment në jetën e saj kur mbajtja e gjërave, njerëzve apo situatave nuk është më domosdoshmëri, por zgjedhje e vetëdijshme. Sipas saj, jo çdo gjë që mbahet është vlerë dhe jo çdo lëshim është humbje.

Në rrëfimin e saj, Grida Duma thekson se me rritjen personale vjen edhe aftësia për të dalluar se cilat marrëdhënie dhe situata “rrinë mirë” pranë teje dhe cilat kthehen në peshë. “Vjen një pikë ku nuk investon më përtej vetes. Gjërat rrinë ose nuk rrinë vetë,” shpjegon ajo.

Bora Zemani, nga ana e saj, e përforcon këtë ide duke e quajtur procesin e lëshimit si një “pastrim” të domosdoshëm që ndodh në një fazë të caktuar të jetës. Një pastrim që sjell lehtësi, rehati dhe një raport më të shëndetshëm me veten.

The post Grida Duma rrëfim për jetën personale: Kam ndalur së bëri sakrifica, lëshova njerëz në vitin që lamë pas appeared first on Albeu.com.

Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikësve

By: M C
25 January 2026 at 20:37

Era e fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Si pasojë e reshjeve dhe erës, disa pisha janë rrëzuar në rrugën për në Zvërnec, duke bllokuar trafikun për automjetet.

Shërbimet e Zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zhvendosur pemët dhe për të rifilluar normalisht qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët në zonat e prekura.

The post Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikësve appeared first on Albeu.com.

Marrëdhënia SHBA- BE në tension ! Rusia kërkon ‘hise’ në Kosovë

By: M C
25 January 2026 at 20:35

Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj. Nga kundërshtimi i intervenimit të NATO-s më 1999, te krahasimi me Krimenë e aneksuar dhe bllokimi i njohjeve ndërkombëtare, Moska ka luajtur vazhdimisht rolin e kundërshtarit të shtetësisë së saj.

Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur.

Këtë javë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, konfirmoi se Moska ka hapur kanale komunikimi me Shtetet e Bashkuara për zhvillimet në Ballkan dhe se është e gatshme t’i thellojë ato. Ai, gjithashtu, la të kuptohet se edhe amerikanët duan të angazhohen.

“Ne kemi më shumë mundësi për të komunikuar me SHBA-në [sesa me BE-në] për Ballkanin – veçanërisht për Bosnje e Hercegovinën dhe vendet e tjera të rajonit. Kontaktet e tilla po vazhdojnë. Ato ende nuk kanë sjellë rezultate pozitive ose të qarta. Por, ne jemi të hapur për këto kontakte dhe, mësa mund të gjykoj, edhe kolegët tanë amerikanë janë të gatshëm t’i zhvillojnë”, tha Lavrov.

Radio Evropa e Lirë pyeti Departamentin amerikan të Shtetit nëse SHBA-ja po diskuton me Rusinë për Kosovën, Bosnjën apo vendet e tjera të Ballkanit, si koordinohet me Evropën dhe si e vlerëson rolin e Moskës në rajon, por nuk mori asnjë përgjigje që nga 20 janari.

Bashkimi Evropian theksoi se nuk mund t’i konfirmojë shkëmbimet e mundshme mes palëve të treta.

“BE-ja është partneri kryesor politik, ekonomik dhe strategjik i Ballkanit Perëndimor dhe është plotësisht e angazhuar në rajon”, tha një zëdhënës i bllokut për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria në detyrë e Kosovës nuk i komentoi deklaratat e Lavrovit, por kryeministri Albin Kurti, në një ngjarje në Davos, paralajmëroi për kërcënimin e tërthortë që i vjen Kosovës nga Rusia përmes Serbisë – të dyja shtete që s’e njohin pavarësinë e saj.

“Kushdo që ndihmon fqinjin tonë verior në përpjekjet për të na destabilizuar, na shkakton probleme edhe neve. Kërcënimi ynë më i afërt në këtë drejtim është Federata Ruse”, tha Kurti.

Në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka një rol aktiv, kryesisht përmes lidhjeve të saj me Serbinë dhe Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa ndikimi i saj në vende të tjera, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, mbetet më i kufizuar dhe shpesh indirekt.

Përmes dezinformatave, medias proruse dhe ndikimit energjetik, Moska synon të ngadalësojë integrimin euroatlantik, të shtojë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të sfidojë interesat e SHBA-së dhe BE-së.

Parlamenti Evropian ka miratuar disa rezoluta që i dënojnë këto praktika dhe kërkojnë reagim të koordinuar nga Bashkimi Evropian dhe vendet partnere.

Një raport i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i publikuar në vitin 2024, nënvizon se “një nga qëllimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është të parandalojë rreshtimin e Serbisë krah Perëndimit. Një mënyrë për ta arritur këtë, është mbështetja e vendosur e qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës dhe pengimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në gati katër vjetët e fundit – prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës – Moska është përballur me një mur sanksionesh ekonomike dhe izolimi diplomatik nga Perëndimi.

Së fundmi, disa prej këtyre pengesave kanë nisur të zbuten, veçanërisht pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar në Alaskë, si dhe bisedimeve pasuese mes zyrtarëve të të dyja vendeve për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë.

Shumë prej udhëheqësve evropianë, nga ana e tyre, kanë mbajtur qëndrime më të forta dhe nuk kanë dhënë sinjale lehtësimi ndaj Rusisë. Por, raportet transatlantike i kanë tensionuar edhe një varg çështjesh tjera – nisur nga situata në Gazë deri tek ambiciet amerikane për Grenlandën – duke e bërë skenën ndërkombëtare më të paparashikueshme se kurrë.

“E dua Evropën dhe dua ta shoh mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump në Forumin Ekonomik Botëror, që u mbajt këtë javë në Davos.

Për Ivanа Stradnerin, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, çarja transatlantike është një “ëndërr e bërë realitet për Moskën”, pasi i jep asaj mundësinë t’i shfrytëzojë krizat në Ballkan dhe të bëjë llogari për Ukrainën. Ndër vendet më të cenueshme është Bosnje dhe Hercegovina.

“… për shkak të grupeve të ndryshme fetare dhe etnike. Kjo krijon një pikë fërkimi që Rusia mund ta shfrytëzojë për të përshkallëzuar krizën – me ndihmën edhe të udhëheqësit serb, Millorad Dodik – dhe më pas për ta qetësuar situatën. Këtë do ta përdorte si kartë për negociata, duke i thënë Perëndimit se, nëse nuk do që konflikti të përhapet më tej, ai duhet të negociojë me Rusinë”, thotë Stradner për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se Rusia do që ta paraqesë SHBA-në si palë reale negociuese dhe BE-në si të parëndësishme. Ai e konsideron ndarjen transatlantike si tejet të rrezikshme dhe kundërproduktive për frenimin e Rusisë.

Sipas tij, heqja e sanksioneve ndaj Dodikut e ka afruar qëndrimin e SHBA-së me interesat e Moskës në Bosnje e Hercegovinë – ndonëse Departamenti amerikan i Shtetit ka sqaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se ky vendim është marrë pas tërheqjes së autoriteteve të Republikës Sërpska nga një sërë ligjesh të vlerësuara si antikushtetuese.

Kupchan i interpreton deklaratat e Lavrovit si një sinjal të hapjes më të madhe të Uashingtonit ndaj Moskës, krahasuar me Brukselin, dhe si pjesë e një modeli më të gjerë, ku politika amerikane përkon pa dashje me synimet ruse në Ballkan.

“Duke qenë se Dodiku është prorus dhe duke pasur parasysh se Rusia favorizon paqëndrueshmërinë në rajon – gjë për të cilën njihet edhe Republika Sërpska – kjo, në njëfarë mënyre, i vendos Uashingtonin dhe Moskën në të njëjtën vijë kur bëhet fjalë për Bosnje e Hercegovinën”, thotë Kupchan për Exposenë.

Kupchan vlerëson se dialogu i SHBA-së me Rusinë për Ukrainën është i nevojshëm, por paralajmëron se në Ballkan bashkëpunimi me Moskën duhet shmangur, pasi interesat e saj janë “diametralisht të kundërta” me ato amerikane.

“Partner kryesor i Amerikës në Ballkan është Bashkimi Evropian, jo Rusia. Për këtë arsye, ajo që duhet parë, është një bashkëpunim dhe diplomaci shumë më e intensifikuar mes SHBA-së dhe BE-së, edhe pse është e vështirë tani, duke pasur parasysh se marrëdhëniet SHBA-Evropë, në këtë pikë, nuk janë në një gjendje të mirë”, thotë Kupchan.

Ai beson se Kosova është në radarin e Trumpit dhe se administrata e tij do ta shtyjë Prishtinën dhe Beogradin drejt përparimit në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, por vlerëson se Rusia mund të përpiqet ta pengojë këtë proces, pasi “synon të ruajë unitetin pan-ortodoks në rajon”.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë në gatishmëri ndaj përpjekjeve të mundshme ruse “për të ndezur trazira të reja”.

E, Stradner ndan një mendim më ndryshe – Kosova është pjesë e një tabloje më të gjerë gjeopolitike, por nuk përbën fokusin kryesor të Rusisë.

“Besoj se situata në Kosovë, sa i përket sigurisë, është më e mirë se disa vite më parë. Dhe, gjëja e fundit që duan tani Shtetet e Bashkuara është një përshkallëzim i pakontrolluar”, thotë Stradner.

Megjithatë, sipas Stradnerit, Kosova nuk mund të harrojë kurrë se në Serbi dhe Bosnje gjenden bastionet kryesore të ndikimit rus. Përveç lidhjeve politike, Moska disponon në këto dy vende edhe leva presioni dhe shantazhi – nisur nga kontrolli mbi energjinë dhe gazin, deri te ndikimi ekonomik dhe mediatik – të cilat përdoren për të ruajtur hapësirën e saj strategjike dhe për të influencuar rajonin.

“Kosova duhet të zhvillojë lidhje shumë më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe të jetë jashtëzakonisht diplomatike dhe e mençur në qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara”, thotë Stradner.

Edhe BE-ja, sipas Stradnerit, duhet të tregojë lidership të vërtetë në Ballkanin Perëndimor, ku, deri më tash, nuk ka qenë edhe aq efektive.

Por, me fjalët e saj, është koha kur të gjithë jemi si ato “macet që ndjekin lazerin” – reagojmë pa pushim ndaj ngjarjeve që lëvizin shpejt, pa kontroll real dhe pa një ide të qartë se çfarë vjen më pas. Ndërkohë që drita na mban të mbërthyer në lojën e saj, bota nuk pret./REL

The post Marrëdhënia SHBA- BE në tension ! Rusia kërkon ‘hise’ në Kosovë appeared first on Albeu.com.

❌
❌