Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete sociale: Kapitull i ri, ju dua

By: D Marku
2 February 2026 at 18:25

Këngëtari nga Peja, Gjesti, është rikthyer pas një kohe të gjatë edhe në rrjete sociale.

Ai ka postuar një fotografi, në të cilën ka treguar se ka nisur edhe një kapitull të ri të jetës.

Kjo vjen pas tragjedisë në familje, ku vëllai i ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare nga një aksident me motoçikletë.

Pas rikthimit me këngën “Memories”, duket se artisti po kthehet edhe në normalitet.

“Kapitull i ri. Ju dua”, ka shkruar në postim.

Projekti që ia dedikoi vëllait ka mbledhur mbi tre milionë klikime në platformën YouTube.

Tani siç shihet do të ketë kthim edhe nëpër mbrëmje e koncerte, pavarësisht gjendjes së rënduar.

The post Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete sociale: Kapitull i ri, ju dua appeared first on Albeu.com.

Të ka mërzitur?, Selin pyet për ‘Kutinë e Pandorës’, Miri: Ke filluar të më njohësh

By: D Marku
2 February 2026 at 17:41

Në spektaklin e së shtunës, Miri u vendos përballë ‘Kutisë së Pandorës’, ku pasi u takua me vajzën e tij, mësoi për deklaratën që babai i Selin kishte dhënë për të disa ditë më parë në “Shqipëria Live”.

Pasi mësoi këtë, ai zgjodhi të mos e ndante me asnjë prej banorëve se si qëndron e vërteta.

Selin i është afruar Mirit edhe e ka pyetur nëse ai mund ta ndante me dikë tjetër se çfarë kishte ‘Kutia e Pandorës’, dhe nëse ishte mërzitur.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Miri: Të flihet gjumë? A ça je ti, ti vetëm mendon.

Selin: Po duhet menduar?

Miri: Unë e di se çfarë po mendon ti.

Selin: Çfarë? Për Kutinë e Pandorës.

Miri: Po po, çfarë për të vepruar.

Selin: Të kam pyetur 700 herë, ti këtë mund t’ja thuash kujt të duash ti, këtë punën e kutisë.

Miri: Po mund t’ja them edhe kujt dua unë.

Selin: Ok, pyeta, kaq.

Miri: Mund ta them kujt dua unë, mund të mos ja them askujt, ajo është e imja.

Selin: Ty të ka mërzitur?

Miri: Si duket?

Selin: Mendoj se të ka mërzitur.

Miri: Ke filluar të më njohësh, normale.

Selin: Mendoj.

Miri: Po prandaj duhet të mendosh më shumë edhe të veprosh më shumë, edhe të veprosh më shumë se sa të jetosh këtu, se nuk ka kohë për jetesë këtu. Ec në shtëpinë tënde.

The post Të ka mërzitur?, Selin pyet për ‘Kutinë e Pandorës’, Miri: Ke filluar të më njohësh appeared first on Albeu.com.

Zbulohet kur do të mbahet dasma e shumëpërfolur në BBVK

By: D Marku
2 February 2026 at 17:21

Kurioziteti i publikut rreth dasmës së paralajmëruar në Big Brother VIP Kosova më në fund është sqaruar.

Moderatori i spektaklit, Alaudin Hamiti, ka ndarë një lajm të rëndësishëm përmes rrjeteve sociale, duke konfirmuar se eventi i shumëpritur është shumë pranë.

Në një postim të publikuar gjatë natës në InstaStory, Alaudini ka bërë të ditur se ceremonia festive brenda shtëpisë do të zhvillohet gjatë kësaj jave, pa dhënë më shumë hollësi.

Njoftimi i tij ka mjaftuar për të ndezur menjëherë reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit e formatit, të cilët prej javësh kanë spekuluar për realizimin e kësaj dasme.

Megjithatë, moderatori ka zgjedhur të mos zbulojë asnjë detaj shtesë, duke lënë të hapur misterin rreth çiftit dhe mënyrës se si do të organizohet ceremonia, duke e ruajtur surprizën për episodet në vazhdim.

The post Zbulohet kur do të mbahet dasma e shumëpërfolur në BBVK appeared first on Albeu.com.

Benita e këshillon Elijonën: Mos e bëj gjoksin, nuk ia vlen fare

By: D Marku
2 February 2026 at 17:18

Benita Zena i ka dhënë një këshillë ditën e sotme (e hënë) Elijona Binakajt.

Teksa diskutonin në oborrin jashtë shtëpisë, banorja i tha Elijonës se nuk duhet të bëjë operacion gjoksin sepse nuk ia vlen.

“As mos e bëj nëse e ke ndërmend sepse nuk ia vlen”, i tha ajo.

Benita ndërkaq ka bërë disa ndërhyrje në dukje, përfshirë edhe gjoksin e të pasmet.

Në linjën e jetës, banorja ka treguar se ka qenë e bullizuar për pamjen si fëmijë.

E njëjta tani gjithashtu ka ndërhyrje edhe në fytyrë dhe ka bërë dhëmbët me diamant prej 15 mijë eurosh.

Shtëpia këto ditë ka qenë më e qetë pas daljes së Lim Hotit nga Big Brother, për arsye personale.

The post Benita e këshillon Elijonën: Mos e bëj gjoksin, nuk ia vlen fare appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në Oslo djali i Princeshës Mette-Marit, përballet me gjyqin për akuza të rënda

By: D Marku
2 February 2026 at 17:13

Vetëm pak ditë para se të dilte para drejtësisë për akuza të rënda për përdhunim, policia e Oslos arrestoi të dielën Marius Borg Højby, djalin e adoptuar të princit të kurorës së Norvegjisë. Ai akuzohet për sulm ndaj një gruaje, kërcënime me thikë si dhe për shkelje të një urdhri kufizues, duke e përfshirë sërish në një tjetër incident penal serioz.

Departamenti i Policisë së Oslos konfirmoi arrestimin përmes një deklarate zyrtare të hënën, duke bërë të ditur se 29-vjeçari u ndalua të dielën në mbrëmje. Sipas autoriteteve, incidenti i fundit ka ndodhur vetëm dy ditë para nisjes së gjyqit të tij për akuza të shumta për përdhunim, çka ka rënduar edhe më tej pozitën e tij ligjore.

Højby pritet të paraqitet këtë të martë në Gjykatën e Qarkut të Oslos, ku përballet me 38 akuza penale, përfshirë katër akuza për përdhunim, sulme fizike dhe kërcënime ndaj disa ish-partnerëve të tij. Prokuroria ka kërkuar paraburgim katër-javor, duke argumentuar se ekziston rrezik real për përsëritje të veprave penale dhe cenim të viktimave.

Sipas burimeve gjyqësore, i pandehuri ka pranuar disa akuza më të lehta, por ka mohuar kategorikisht akuzat më të rënda, veçanërisht ato që lidhen me dhunën seksuale. Ndërkohë, disa nga ish-partneret e tij kanë ngritur padi civile, ndërsa një vendim gjykate i ndalon atij çdo formë kontakti me to.

Në rast se shpallet fajtor, Marius Borg Højby rrezikon deri në 16 vite burg, sipas legjislacionit norvegjez. Procesi gjyqësor pritet të zgjasë deri në mesin e muajit mars dhe ka tërhequr vëmendje të madhe të opinionit publik dhe mediave në Norvegji, për shkak të natyrës së rëndë të akuzave dhe lidhjeve të tij me familjen mbretërore.

Çështja po zhvillohet në një klimë veçanërisht të ndjeshme për familjen mbretërore norvegjeze, pasi së fundmi dokumente të deklasifikuara nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara kanë zbuluar se nëna e tij, Princesha e Kurorës Mette-Marit, ka pasur kontakte të shumta me shkelësin e dënuar seksual Jeffrey Epstein gjatë periudhës 2011–2014. Edhe pse këto zbulime nuk lidhen drejtpërdrejt me çështjen penale të Højbyt, ato kanë shtuar presionin dhe vëmendjen publike ndaj familjes mbretërore.

The post Arrestohet në Oslo djali i Princeshës Mette-Marit, përballet me gjyqin për akuza të rënda appeared first on Albeu.com.

Alba fiksohet pas Limit, mban fotografinë dhe Stitch-in teksa ha ushqim, Hygerta: S’je mirë nga mendtë

By: D Marku
2 February 2026 at 16:26

Alba ka ndezur debat në shtëpi pasi hante ushqim me një shkop në dorë, të lidhur me një shirit të kaltër, duke mbajtur me vete Stitch-in dhe një fotografi të Limit, të cilën ajo e mori edhe pse nuk ishte e saj.

Labi thotë se fotografinë Limi ia kishte dhënë Labit, jo Albës.

Ajo u përplas edhe me Klodin dhe me të tjerët. Hygerta i thoshte se nuk ishte mirë dhe dukej si film horror, pasi Alba kishte stiluar flokët me dy bishta dhe grimin e kishte të çuditshëm.

Klodi shtoi më tej: “Të ishte e mbarë, ti respekton veten”.

Alba u shpreh: “S’e keni parë akoma horrorin. Do ta shihni të martën”.

Labi më tej ankohet duke thënë se e ka respektuar Albën dhe se sjellja e saj nuk është në rregull.

Alba i thotë: “Natën e mirë dhe mos më shqetëso duke ngrënë, o viktima e vogël skematike”.

The post Alba fiksohet pas Limit, mban fotografinë dhe Stitch-in teksa ha ushqim, Hygerta: S’je mirë nga mendtë appeared first on Albeu.com.

U përmend emri i saj në dosjen e Epstein, reagon Atifete Jahjaga

By: D Marku
2 February 2026 at 14:17

Ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka reaguar pasi në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet emri i saj.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Jahjaga ka shkruar: “Raportimet mediatike për ‘lidhjen time’ me dosjen ‘Epstein’ janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë”.

Tutje Jahjaga ka shkruar se përmendja e emrit të saj nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me të.

“Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar. Në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj. Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet”, ka shkruar Jahjaga.

Tutje ajo ka shkruar se: “Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani”.

The post U përmend emri i saj në dosjen e Epstein, reagon Atifete Jahjaga appeared first on Albeu.com.

Gabimi skenik i Cher në Grammy shpalli një artist të ndjerë si fitues

By: D Marku
2 February 2026 at 14:15

Një nga momentet më të sikletshme të Çmimeve Grammy të këtij viti ndodhi kur Cher , ndërsa prezantonte çmimin “Albumi i Vitit”, shpalli fitues Luther Vandross, një artist që ka vdekur prej dy dekadash, duke shkaktuar një moment heshtjeje dhe sikleti në sallë.

Incidenti ndodhi gjatë Çmimeve të 68-ta Grammy të dielën, më 1 shkurt, në Los Angeles. Cher ishte ngjitur në skenë për të prezantuar një nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes, por fillimisht dukej e hutuar ndërsa lëvizte drejt daljes përpara se të kthehej te mikrofoni për të shpallur rezultatin.

Duke lexuar emrin, ai shpalli fituesin si Luther Vandross, këngëtari i famshëm amerikan që vdiq në vitin 2005. Raporti shkaktoi siklet, pasi çmimi “Albumi i Vitit” iu dha përfundimisht këngës “Luther” nga Kendrick Lamar dhe SZA, të cilët ishin fituesit e vërtetë të kategorisë.

Ngatërresa duket se vjen për shkak të titullit të këngës, i cili i referohet emrit të Vandrosit dhe përfshin një pjesë nga puna e tij e mëparshme. Ky fakt çoi në njoftimin e gabuar.

Cher e kuptoi gabimin e saj pothuajse menjëherë dhe e korrigjoi në skenë, duke shpallur Kendrick Lamar dhe SZA si fituesit e vërtetë dhe duke kërkuar falje me një buzëqeshje. Publiku reagoi me duartrokitje, ndërsa fotografia u bë shpejt virale në rrjetet sociale, duke kapur një nga momentet më të përfolura të Grammy 2026

The post Gabimi skenik i Cher në Grammy shpalli një artist të ndjerë si fitues appeared first on Albeu.com.

Sa e pështirë’/ Përplasje mes Olsës dhe ish-banores: Kujton se na plas tr*pi për ty

By: D Marku
2 February 2026 at 13:45

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut me deklarata të forta lidhur me eksperiencën e saj në reality show. Gjatë intervistës në emisionin “Më prit të dielën”, ajo foli hapur për raportin e saj me produksionin. Pas aludimeve për favorizime brenda formatit, Jasmina zbuloi se ka marrë edhe një mesazh privat nga producentja Olsa Muhameti. Mesazhi ishte i shkurtër, por i drejtpërdrejtë:

“Sa e pështirë”, duke e akuzuar për mungesë mirënjohjeje.
Ajo publikoi përgjigjen e saj, duke theksuar se deklaratat nuk janë bërë për të tërhequr vëmendje apo për përfitime personale.

“Nëse do të kërkoja vëmendje, do ta kisha bërë pesë vite më parë dhe jo tani. Fjala mosmirënjohëse nuk më përket. Nuk kam thënë asgjë konkrete, e lashë qëllimisht në ajër duke përmendur vetëm ‘produksionin’, pa hyrë në detaje”, u shpreh ajo.

Sipas Jasminës, zgjedhja për të mos zbuluar gjithçka ka qenë e vetëdijshme, për të shmangur përmendjen e emrave dhe situatave specifike. Ndër rrëfimet më tronditëse ishte ai që lidhet me Dhomën e Rrëfimit, ku ajo pretendon se është përballur me gjuhë fyese nga ana e produksionit. Jasmina tregoi se i është drejtuar drejtpërdrejt me fjalë të rënda:

“Mendon se na plas tr*pi për ty?”
Ajo theksoi se mungesa e respektit ka qenë konstante dhe se një sjellje e tillë ishte e përditshme gjatë qëndrimit të saj në BBVK.

The post Sa e pështirë’/ Përplasje mes Olsës dhe ish-banores: Kujton se na plas tr*pi për ty appeared first on Albeu.com.

Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik në të gjithë Gjermaninë

By: D Marku
2 February 2026 at 12:42

Punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë sot në grevë për të kërkuar kushte më të mira pune duke shkaktuar ndërprerje të mëdha për udhëtarët, të cilët përballen edhe me rrugë të akullta.

Greva njëditore, e thirrur nga sindikata “Verdi”, ka bërë që që nga ora 03:00 të mos qarkullojnë autobusë, tramvaje dhe metro.

Sipas sindikatës, grevat kanë prekur të gjitha, përveç njërit, nga 16 landet federale të Gjermanisë.

Rreth 5 000 punonjës të transportit publik në landin verior të Saksonisë së Poshtme janë të përjashtuar nga greva për shkak të një marrëveshjeje që i ndalon të marrin pjesë në aksion.

Veprimi sindikal nuk prek shërbimet e udhëtimit në distanca të gjata, si dhe trenat rajonalë dhe ata periferikë, që veprojnë nga kompania shtetërore hekurudhore” Deutsche Bahn”.

Bisedime për marrëveshjen kolektive po zhvillohen me shoqatat lokale të punëdhënësve në të 16 landet.

“Verdi” kërkon përmirësime të ndjeshme të kushteve të punës për punonjësit e transportit publik, përfshirë uljen e orëve javore dhe kohëzgjatjes së turneve, periudha më të gjata pushimi, si dhe shpërblime më të larta për turnet e natës dhe fundjavës.

Sipas sindikatës, në landët e Bavarisë, Brandenburgut, Saarlandit dhe Turingisë, si dhe në rrjetin e metrosë së Hamburgut, në negociata janë në diskutim edhe rritjet e pagave.

“Prioriteti ynë është të arrijmë përparim në tryezën e negociatave”, tha kreu i ekipit negociator të “Verdi” Serat Canyurt.

“Kolegët tanë kanë gjëra më të mira për të bërë sesa të hyjnë në grevë në këtë mot ”, shtoi ai.

Pjesë të Gjermanisë janë goditur nga kushte të qëndrueshme dimërore, me temperatura nën zero dhe reshje dëbore, çka ka sjellë ndërprerje në transportin publik, përfshirë edhe Berlinin.

The post Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik në të gjithë Gjermaninë appeared first on Albeu.com.

Gjilan: Gruaja dyshohet se u shty drejt një akti ekstrem, në gjendje të rëndë shëndetësore

By: D Marku
2 February 2026 at 12:17

Një rast i rëndë ka ndodhur fundjavën që lamë pas në Gjilan, ku një grua dyshohet se u shtyt drejt vetëvrasjes, në rrethana e motive akoma të paqarta.

Fatmirësisht viktima ka shpëtuar, por me lëndime trupore. Ajo fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, por për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas informacioneve të para, posa ngjarja është denoncuar, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicuar rasti si ” Shtytja në vetëvrasje”.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Gjilanit.

Kjo vepër penale sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës me burgim, por nëse ka vetëm tentim, dënimi zbutet.

The post Gjilan: Gruaja dyshohet se u shty drejt një akti ekstrem, në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on Albeu.com.

Bad Bunny hyn në historinë e Grammy, fiton “Albumin e Vitit” në gjuhën spanjolle

By: D Marku
2 February 2026 at 11:49

Bad Bunny ka hyrë në histori në Çmimet Grammy, duke u bërë artisti i parë në 68 vite që fiton çmimin “Albumi i Vitit” me një album të kënduar tërësisht në gjuhën spanjolle.

Muzikanti portorikan u shpërblye për albumin e tij të gjashtë, “Debí Tirar Mas Fotos”, duke mposhtur emra të njohur si Lady Gaga, Kendrick Lamar dhe Sabrina Carpenter.

I emocionuar në skenë, Bad Bunny ia dedikoi çmimin emigrantëve, në një ceremoni ku shumë artistë ngritën zërin kundër politikave aktuale amerikane të imigracionit.

“Ky çmim është për të gjithë ata që u detyruan të lënë vendin e tyre për të ndjekur ëndrrat”, u shpreh ai.

Gjatë mbrëmjes, disa artistë shprehën hapur mbështetjen për emigrantët, ndërsa në tapetin e kuq u panë edhe mesazhe proteste kundër autoriteteve të imigracionit

Ndërkohë, Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas fituan çmimin “Kënga e Vitit” për “Wildflower”, duke e marrë këtë trofe për herë të tretë që nga viti 2020.
Në fjalën e saj, Eilish theksoi rëndësinë e reagimit dhe protestës në kohë të vështira, duke nënvizuar se zëri i artistëve dhe i njerëzve ka rëndësi.

Ceremonia e këtij viti u karakterizua jo vetëm nga fituesit, por edhe nga mesazhe të forta sociale dhe politike.

The post Bad Bunny hyn në historinë e Grammy, fiton “Albumin e Vitit” në gjuhën spanjolle appeared first on Albeu.com.

Të dy krijuan lidhje me Dolcen, Limi dhe Edi shfaqen bashkë pas Big Brother VIP Kosova

By: D Marku
2 February 2026 at 11:35

Një takim i papritur në orët e para të mëngjesit të së hënës ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.

Lim Hoti dhe Edi Kuçi, dy ish-konkurrentë të Big Brother VIP Kosova, janë parë bashkë në Prishtinë, duke surprizuar ndjekësit, sidomos për shkak të marrëdhënies jo gjithmonë të qetë që kishin gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Pamjet e publikuara kanë nxitur menjëherë reagime të shumta, pasi raporti mes Limit dhe Edit nuk ishte zhvilluar, pasi kur Limi hyri ne show, Edi u largua. Megjithatë, duket se jashtë kamerave, dinamika mes tyre ka marrë një drejtim tjetër, miqesor mesa duket.

Interesimi rritet edhe më shumë për shkak të një detaji të njohur për publikun: që të dy kanë pasur një lidhje me Dolcen, një nga banoret më të përfolura të edicionit të katërt të BBVK-së.

Kujtojmë se Dolce dhe Edi janë parë shpesh në momente afërsie gjatë qëndrimit në shtëpi, duke nisur ditën me përkëdhelje dhe skena intime që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ky takim i fundit ka shtuar kureshtjen e ndjekësve, të cilët po spekulojnë nëse bëhet fjalë për një sqarim mes dy ish-banorëve, një pajtim të mundshëm apo thjesht një takim rastësor.

The post Të dy krijuan lidhje me Dolcen, Limi dhe Edi shfaqen bashkë pas Big Brother VIP Kosova appeared first on Albeu.com.

Kush është i dashuri i Kim Kardashian? A është ylli i reality show-t në një lidhje me legjendën britanike të F1?

By: D Marku
2 February 2026 at 11:12

Legjenda e Formula 1, Lewis Hamilton, thuhet se është në një lidhje me yllin amerikan të reality show-t, Kim Kardashian. Sipas The Sun, kampioni shtatë herë i botës britanike në F1 dhe Kim Kardashian shijuan një fundjavë romantike në fshat. Dyshja shijoi një vakt intim dhe një masazh në çift në Cotswolds pasi sipërmarrësja amerikane udhëtoi nga Los Angeles me avionin e saj privat prej 100 milionë paundësh, raporton Manchester Evening News.

45-vjeçarja ndaloi në Estelle Manor në Oxfordshire e shoqëruar nga tre truprojat e saj, raporton botimi. Pretendohet se çiftit iu dha përdorimi ekskluziv i ambienteve të spa-së në klubin e vendit në Witney, Oxfordshire, përpara se të darkonin në një suitë private.

Një burim tha: “Gjithçka dukej shumë romantike. Kim dhe Lewis i shfrytëzuan të gjitha lehtësitë që ofroheshin. Ajo kishte dy truproja me vete dhe Lewis kishte një oficer afërt.”

“Lewis dhe Kim kanë vite që njihen, me ish-kampionin e botës që mban lidhje të ngushta edhe me ish-partnerin e Kim, Kanye West. Megjithatë, dyshja nuk ka pasur kurrë më parë një lidhje romantike’– thote burimi.

Ata u larguan nga aeroporti afërsisht në orën 11:00 dhe të dy u nisën me dy makinat me të cilat Kim kishte mbërritur nga aeroporti. Një kalimtar tha se mundi të shihte një nga oficerët e saj duke mbajtur çantën Birkin të yllit me vlerë 800,000 £ dhe diametër 50 cm, së bashku me tetë valixhe.

Kim dhe Lewis u takuan për herë të parë në vitin 2014, kur u fotografuan së bashku me ish-partnerët e tyre në GQ Men of the Year Awards në Londër. Lewis më pas ka krijuar një miqësi me motrën e Kim, Kendall Jenner, me supermodelen që e shoqëroi atë për një xhiro në Grand Prix të Miamit 2024.

The post Kush është i dashuri i Kim Kardashian? A është ylli i reality show-t në një lidhje me legjendën britanike të F1? appeared first on Albeu.com.

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Zemra juaj është një busull dhe kohët e fundit duket se po lëkundet midis …

By: D Marku
1 February 2026 at 23:48

DASHI

Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale, kështu që gjithçka do shkojë si e kishit ëndërruar. Lërini pas krahëve edhe ato që keni kaluar. Beqarët do i marrin gjërat më seriozisht dhe në çdo moment do e kërkojnë princin e tyre të kaltër. Financat do mbeten të qëndrueshme gjatë gjithë kohës. Asgjë dhe askush nuk do mund t’i trazojë ato.

DEMI

Venusi do ndikojë pozitivisht gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Më në fund do pajtoheni me personin që keni në krah dhe do e shihni me pozitivizëm të ardhmen. Beqarët do kenë disa takime, por në asnjë moment nuk do mendojnë të krijojnë menjëherë një lidhje. Në planin financiar tregohuni gjatë gjithë kohës të vëmendshëm, sepse përndryshe do keni vështirësi.

BINJAKËT

Ditë e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Si kurrë më parë do flisni hapur edhe për disa tema delikate. Beqarët do luajnë me zjarrin dhe ka rrezik të digjen rëndë. Gjërat e nxituara asnjëherë nuk dalin për mirë. Sektori i financave do jetë i animuar. Nuk priten aspak probleme dhe vështirësi të mëdha, megjithatë maturia duhet të mbizotërojë.

GAFORRJA

Ka rrezik që gjatë kësaj dite të ketë mjaft konflikte në jetën tuaj sentimentale. Marrëdhënia me partnerin do jetë delikate. Beqarët do ndihen gati për të filluar një histori dashurie dhe do i shohin me kujdes të gjitha mundësitë që do iu jepen. Edhe gjendja e të ardhurave do përmirësohet ndjeshëm, kështu që do jeni më të qetë kur të kryeni ndonjë shpenzim.

LUANI

Do tregoheni shumë të matur gjatë kësaj dite dhe nuk do lejoni të krijohet asnjë lloj problemi me personin që keni në krah. Beqarët do jenë nervozë dhe nuk do mund të fillojnë dot një lidhje serioze. Duhet të presin edhe pak kohë për të ndryshuar status. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet më tepër.

VIRGJËRESHA

Ata që janë në një lidhje nuk do ndihen të qetë gjatë kësaj dite. Të shumtë do jenë personat që do ju thonë histori nga më të ndryshmet në mënyrë që t’iu ngrenë dyshimet mbi partnerin. Mos ua bëni qejfin. Për beqarët ka shumë mundësi që një miqësi të përfundojë në diçka më shumë. Në planin financiar duhet të ndërmerrni disa rreziqe që gjendja më pas të rregullohet.

PESHORJA

Do ia njihni të gjitha cilësitë partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe gjithçka do shkojë për mrekulli mes jush. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do jenë të parezistueshëm dhe do marrin propozime nga më mbresëlënëset. Gjendja e të ardhurave do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar dhe kjo edhe falë ndihmës së disa familjarëve.

AKREPI

Do ndiheni mjaft xhelozë sot për atë që keni në krah dhe kjo mund të nxisë edhe debate të njëpasnjëshme. Asgjë nuk ka për të ecur si e kishit ëndërruar. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të filluar një lidhje dhe do iu bien me shkelm edhe mundësive të mira që do iu jepen. Në planin financiar perspektivat janë goxha të mira. Nëse hiqni para mënjanë, keni për t’u pasuruar shpejt.

SHIGJETARI

Do e ngrini në piedestal gjatë kësaj dite partnerin, sepse në fakt ai i meriton të gjitha. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar që sot e tutje. Beqarët do fillojnë aventura kalimtare të cilat do i bëjnë të ndihen mjaft mirë. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do lodheni pak duke marrë masa strikte, por rezultati do ju bëjë të ndiheni të qetë.

BRICJAPI

Mos ëndërroni gjëra të cilat partneri nuk do mund t’ua plotësojë dot sot, sepse do lëndoni veten tuaj. Jo gjithçka do jetë në dorën e tij. Beqarët do jenë sensualë dhe gati për të pranuar ftesat që do ju bëhen. Me shumë gjasë do fillojnë histori të bukura dashurie. Financat nuk do mbeten në gjendjen që ishin, pasi ndihma e një të afërmi do iu ndihmojë mjaft.

UJORI

Fatmirësisht kjo ditë nuk do jetë aspak e tensionuar për jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe gjërat do ecin për mrekulli. Beqarët do i mendojnë gjërat me kujdes dhe nuk do nxitohen të fillojnë menjëherë një lidhje. Në planin financiar bëjini mirë llogaritë në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet.

PESHQIT

Duhet të tregoheni sa më besnikë gjatë kësaj dite me atë që keni në krah, përndryshe situata mund t’iu ndërlikohet më tepër nga sa mund ta keni menduar ndonjëherë. Beqarët do kenë një ditë shumë të zakonshme dhe nuk do arrijnë të krijojnë dot një lidhje. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme, sepse gjendja do jetë goxha e qëndrueshme

The post HOROSKOPI I SË HËNËS/ Zemra juaj është një busull dhe kohët e fundit duket se po lëkundet midis … appeared first on Albeu.com.

Orë kritike për Iranin, a do të urdhërojë Trump sulmin? Mediat: SHBA-të me qasje diplomatike, të gatshme për takim me Teheranin

By: D Marku
1 February 2026 at 23:29

“Administrata Trump thuhet se i ka njoftuar zyrtarët iranianë, përmes “kanaleve të shumëfishta”, se është e hapur për mundësinë e një takimi për të negociuar një marrëveshje bërthamore”. Kështu i ka thënë një zyrtar i lartë amerikan portalit të lajmeve Axios, mes një rritjeje të konsiderueshme të pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Dy burime anonime rajonale kanë specifikuar se autoritetet në Turqi, Egjipt dhe Katar po punojnë për të organizuar një takim midis të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff dhe zyrtarëve të lartë iranianë.

Takimi pritet të zhvillohet këtë javë në Ankara. “Po bëjmë çmos”, tha një zyrtar anonim nga një prej tre vendeve.

Burime nga Shtëpia e Bardhë kanë sqaruar se Presidenti Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi mundësinë e sulmit ndaj Iranit dhe se ai mbetet i hapur për një zgjidhje të mundshme diplomatike.

The post Orë kritike për Iranin, a do të urdhërojë Trump sulmin? Mediat: SHBA-të me qasje diplomatike, të gatshme për takim me Teheranin appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 1 February 2026Main stream

Pak ditë nga Lojërat Olimpike Dimërore në Itali, Papa Leo thirrje për paqe: Duhen hapa konkretë për të ulur tensionet!

By: D Marku
1 February 2026 at 22:54

Papa Leo ka bërë thirrje për një armëpushim vetëm pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Itali.

Duke pasur parasysh konfliktet e shumta të armatosura në të gjithë botën, kreu i Kishës Katolike u bëri thirrje sot udhëheqësve të bëjnë veprime konkrete për të ulur tensionet dhe për të kërkuar dialog.

Lojërat e 25-ta Olimpike Dimërore fillojnë të premten dhe më pas do të zhvillohen Lojërat Paralimpike. Qytetet pritëse janë Milano dhe Cortina d’Ampezzo.

Teksa ka folur para dhjetëra mijëra besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit, Leo i cilësoi të dyja ngjarjet si “shenja të forta vëllazërie që frymëzojnë shpresë për një botë në paqe”. Ai u bëri thirrje politikanëve të ndjekin këtë shembull.

Ideja e një armëpushimi olimpik, të paktën një armëpushim gjatë garave, daton që nga kohërat e lashta. Megjithatë, thirrje të tilla rrallë merren parasysh.

Në vitin 2014, Lojërat Olimpike Dimërore u mbajtën në vendpushimin rus të Detit të Zi, Soçi, pak para se Rusia të pushtonte gadishullin ukrainas të Krimesë. Presidenti rus Vladimir Putin më pas urdhëroi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

The post Pak ditë nga Lojërat Olimpike Dimërore në Itali, Papa Leo thirrje për paqe: Duhen hapa konkretë për të ulur tensionet! appeared first on Albeu.com.

Aksidenti në qendër të Shkodrës, u përplas nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

By: D Marku
1 February 2026 at 22:27

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.

Një automjet ka përplasur humoristin Nexho Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, Shabani ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa rrethanat e aksidentit janë në hetim nga policia.

Policia Shkodër – Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksidenti në qendër të Shkodrës, u përplas nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani appeared first on Albeu.com.

Të shtënat në Lezhë, identifikohet i plagosuri, si paraqitet gjendja e 30-vjeçarit (EMRI)

By: D Marku
1 February 2026 at 22:04

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është shënuar këtë mbrëmje në qendër të Rrilës, në Lezhë.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur shtetasi Sokol Daci, rreth 30 vjeç.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

The post Të shtënat në Lezhë, identifikohet i plagosuri, si paraqitet gjendja e 30-vjeçarit (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌
❌