Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

“Mbledhja e Komisionit për reformën territoriale është nul”, Boçi: PD kërkon konsensus, s’ka marrëveshje politike me Ramën

By: Fax Web
2 February 2026 at 16:50

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar se, forca e tij politike nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

Ai tha se thirrja e mbledhjes me “ultimatum” nga Taulant Balla është e papranueshme dhe shkel normat e bashkëpunimit brenda komisionit.

Boçi, i cili është bashkëkryetar i komisionit, theksoi se nuk ishte njoftuar për mbledhjen dhe se grupi i PD-së nuk bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama në nivele që konsiderohen si marrëveshje politike.

Unë jam i detyruar të respektoj etikën dhe ta njoftoj bashkëkryetarin për gatishmërinë e grupit të PD dhe anëtarëve të komisionit për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme dhe nuk duhet paragjykuar. Duhet të ketë konsensus, jo marrëveshje me mazhorancën”, tha Boçi.

 

 

Ai gjithashtu shtoi se në Grupin Parlamentar të PD-së diskutimet zhvillohen në mënyrë demokratike dhe secili deputet ka mundësinë të shprehë mendimin e tij, duke theksuar se qëndrimi i PD-së mbetet i unifikuar dhe i orientuar nga konsensusi brenda partisë.

LEXO EDHEEMRAT/ Debat në Grupin e PD për bojkotin e Komisioneve, disa deputetë kundër. Tërhiqet Berisha

EMRAT/ Debat në Grupin e PD për bojkotin e Komisioneve, disa deputetë kundër. Tërhiqet Berisha

By: Fax Web
2 February 2026 at 16:23

Debate në mbledhjen e mbyllur të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, teksa disa deputetë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit për bojkotin e reformave zgjedhore dhe territoriale.

 

Mes deputetëve që kanë kërkuar pjesëmarrjen në komisionet përkatëse janë Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Bujar Leskaj Bledi Himçi, Enno Bozdo, Luan Baçi dhe Arjan Ndoja.

Ata kanë argumentuar se pjesëmarrja në proceset e reformës është e nevojshme.

 

Në këto kushte kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se do jetë kryesia që do marrë vendimin final.

 

Sot ishte afati i fundit që opozita të merrte pjesë në komisione, dhe pas vendimit të bojkotit, të martën në seancë plenare do të diskutohet kërkesa e grupit parlamentar socialist për  për ndryshimin e përbërjes të këtij komisioni dhe heqjen e paritetit të opozitës në drejtim.

 

Persida Shkrepa, drejtuesja e re e Institutit të Ndërtimit, Balluku: Përvoja e saj, një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni

By: Fax Web
2 February 2026 at 16:18
Persida Shkrepa është drejtuesja e re e Institutit të Ndërtimit.
Në një postim në rrjetet sociale, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shprehet se, përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend.
“Suksese Persida Shkrepa në këtë detyrë dhe sfidë të re, në drejtimin e Institutit të Ndërtimit.
Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, shkruan Balluku në postimin e saj.

Seanca për Veliajn, gjyqtarja tërhiqet për vendim

By: Fax Web
2 February 2026 at 15:20

Është mbyllur këtë të hënë shqyrtimi paraprak i çështjes penale që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa gjyqtarja Etleva Deda është tërhequr për vendimmarrje lidhur me kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Procesi është shtyrë për shkak të kërkesës për përjashtimin e gjyqtares, duke iu dhënë Veliajt afati ligjor 5-ditor për të depozituar formalisht kërkesën. Seanca e radhës është caktuar më 9 shkurt.

Seanca paraprake gjyqësore është shoqëruar me debate mes palëve.

Avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku, ka kërkuar sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, duke argumentuar se nuk ka pasur mundësi të plotë për shqyrtimin e materialeve proceduriale.

Nga ana tjetër, avokati i Veliajt, Artan Gjermeni, ka kërkuar që gjykata të shprehet qartë se kush duhet të paraqesë konkluzionet përfundimtare, avokatja e caktuar kryesisht apo avokati i zgjedhur më herët nga vetë i pandehuri.

Gjermeni ka theksuar se, pavarësisht se mandati i tij është revokuar nga klienti, ai mbetet i detyruar procedurialisht të paraqitet në gjykatë deri në momentin kur avokatja kryesisht të marrë zyrtarisht funksionet.

Pas debateve, prokuroria ka kërkuar vijimin e procesit me paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Në këtë moment, avokati Artan Gjermeni është larguar nga salla e gjyqit.

Më pas, edhe kryebashkiaku Erion Veliaj është larguar nga ambientet e gjykatës, duke kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, si dhe të avokates së caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku.

Rama: Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

By: Fax Web
2 February 2026 at 15:17

Mozaiku i Tiranës është nominuar për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily.

Lajmin ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas kreut të qeverisë, projekti, i realizuar nga SONarchitects, përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore.

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Projekti “Mozaiku i Tiranës – Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga SONarchitects, përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore. Ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës, si një shembull të dialogut mes historisë dhe së tashmes”, shkruan Rama në postimin e tij.

VIDEO/ Tentoi të vidhte në 2 banesa, kapet “mat” në Kavajë 25-vjeçari nga Saranda

By: Fax Web
2 February 2026 at 15:15

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Kavajë në kuadër të operacionit policor të koduar “Houses.

Ai u kap nga efektivët e policisë, sapo kishte vjedhur 5 ora dhe 3 unaza në një banesë tjetër.

Më 1 shkurt, 25-vjeçari kishte tentuar të vidhte në dy banesa në fshatin Blerimaj.

I riu nga Saranda ka qenë dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Finalizohet operacioni i koduar “Houses”, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve.

Më 1 shkurt, tentoi të vidhte në 2 banesa, kapet menjëherë sapo kishte vjedhur disa aksesorë, në një banesë tjetër, 25-vjeçari.

25-vjeçari, banues në Sarandë, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Sekuestrohen aksesorët e vjedhur (5 ora dhe 3 unaza).

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë finalizuan operacionin e koduar “Houses”, si rezultat i të cilit u zbardhën tri vjedhje/tentativa për vjedhje në banesa.

Gjithashtu, u kap menjëherë pas kryerjes së një vjedhjeje, dje, në një banesë në lagjen nr. 2, shtetasi G. D., 25 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, dje, ka tentuar të vjedhë edhe në 2 banesa, në fshatin Blerimaj.

Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 25-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

“E gjithë bota pret protestën tonë”, Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard

By: Fax Web
2 February 2026 at 15:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat se opozita po shkon drejt “ngujimit në bulevard” dhe se protesta e tyre po pritet nga Europa dhe bota.

Ai tha se shumë qytetarë i kanë kërkuar të mos largohen nga bulevardi pa largimin e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kjo është një rrugë e pashmangshme.

Berisha akuzoi ashpër qeverinë dhe e cilësoi “Rilindjen” si organizatë kriminale, duke përmendur edhe emra konkretë që sipas tij duhet të ishin para drejtësisë.

Sipas tij, vendimmarrja dhe përgjegjësitë lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin Rama, ndërsa shtoi se situata aktuale është dëshmi e degradimit të shtetit.

“Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë. Të themi të vërtetën. Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të sigurt. Ndaj dhe pikërisht ky moment duhet të jetë çështje e diskutimit tonë të gjerë me qytetarët, me mbështetësit tanë, me anëtarët tanë dhe popullin opozitar.

Galeria e Ergys Agasit, është galeria më e shëmtuar e shtetit. Ajo do të hyjë në histori si dëshmia më e tmerrshme e degradimit, degjenerimit total të organizatës kriminale që quhet rilindje.

Kjo vetëm e vetën se Agasi ishte Rama, jo për arsye tjetër. Se çfarë ishte Agasi? Ishte Rama që vriste pam-pam-pam. Ishte Rama që përdoret oficerët e policisë për të ekzekutuar në mes të sheshit, të aeroportit të Tiranës. Ishte Rama që urdhëronte të dërgoheshin tek Suel Çela pengjet e marra për t’ua thyer kockat atje, që të hiqnin dorë nga tenderat. Ishte Rama që bën që të jetë i lirë sot. Ergys Agasi jep urdhra njëlloj si më parë. Njëlloj. Po, absolutisht. Përcakton, merr vendime se është Rama. Se normalisht, ai duhet të jetë në burg.

Përkundrazi, atë e mbron Ergysi i policisë që quhet Ilirjan Proda, përfaqësues kryesor i karteleve. Pra, që të mos e zgjasim më tej, gjithçka është në duart e qytetarëve. Gjithçka është në duart e të rinjve shqiptarë, e studentëve, e të rinjve punëtorë, e gjimnazistëve. Dhe unë kam shumë besim.

E gjithë Europa pret protestën tonë. E gjithë bota pret protestën tonë. I kanë përcjellë protestat me simpatinë më të madhe, me vlerësimin maksimal. Ndaj dhe ne do të vazhdojmë misionin, misionin e përmbysjes së kësaj narkodiktaturë dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët”, tha ndër të tjera Berisha.

Protesta e rradhës kombëtare e Partisë Demokratike është caktuar në 10 shkurt.

“Dosja Epstein”, ish-presidentja e Kosovës mohon çdo përfshirje: Vetëm një korrespondencë elektronike të palëve të treta

By: Fax Web
2 February 2026 at 14:54

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar ndaj raportimeve që përfshijnë emrin e saj në dosjen “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pavërteta.

Në një postim në Facebook, Jahjaga shpjegon se gjatë kohës sa mbante detyrën nuk ka pasur kurrë njohje, takim apo kontakt me Epstein. Përmendja e emrit të saj në disa media, sipas saj, lidhet vetëm me një email mes palëve të treta dhe nuk dëshmon lidhje personale.

Ish-presidentja sqaron gjithashtu se termi “Presidenti i Kosovës” në këtë korrespondencë nuk i referohet asaj personalisht dhe nuk përbën kërkesë për takim.

Reagimi i plotë:

“Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein”  janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.

Në këtë email te palëve të treta përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk përmendet kërkesa për takim në emër të tij apo të saj.

Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te vërehet lehtë nga dokumentet.

Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani”.

Reagimi i ish-presidentes vjen pas publikimit, më 29 janar, të mijëra dokumenteve të dosjes Epstein nga autoritetet amerikane.

Në mesin e tyre ndodhet edhe një e-mail i vitit 2012, ku një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, përmend “Presidentin e Kosovës” në një kontekst të përgjithshëm, pa emër konkret dhe pa prova për ndonjë takim të zhvilluar.

Në atë periudhë, detyrën e Presidentes së Kosovës e ushtronte Atifete Jahjaga, çka ka nxitur spekulime dhe raportime mediatike, të cilat ajo i ka hedhur poshtë kategorikisht.

Milani heziton, Juventusi gati të ‘rrëmbejë’ sulmuesin e Crystal Palace

By: Fax Web
2 February 2026 at 14:50

E ardhmja e Jean-Philippe Mateta është kthyer në një mister të vërtetë në orët e fundit të merkatos.

Edhe pse sulmuesi i Crystal Palace dukej shumë pranë Milanit, operacioni ka ndalur për shkak të dyshimeve mbi gjendjen fizike të lojtarit.

Stafi mjekësor i kuqezinjve ka udhëtuar drejt Londrës për të vlerësuar gjurin e francezit, pasi raportimet e fundit tregojnë se ai mund të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.

Ky hezitim i Milanit ka rikthyer në garë Juventusin.

Bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi dhe për këtë janë gati të tejkalojnë ofertën e Milanit, e cila ishte 30 milionë euro.

Edhe pse agjenti i lojtarit ndodhet në Milano, gjithçka mbetet e hapur deri në momentin e fundit të merkatos.

Cristiano Ronaldo në grevë

By: Fax Web
2 February 2026 at 14:43

Befasi në Arabinë Saudite! Cristiano Ronaldo është i vendosur që të mungojë në ndeshjen e radhës së Al Nassr, e planifikuar për këtë të hënë kundër Al-Riyadh, e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit saudit.

Motivi nuk ka të bëjë me gjendjen fizike të lojtarit, duke marrë në konsideratë duelin kundër kampionëve të Al Ittihad, të drejtuar nga Sergio Conceiçao, që do të zhvillohet të premten e ardhshme.

Gazeta sportive portugeze “A Bola” raporton se arsyeja, ndryshe nga sa ishte raportuar fillimisht nga shtypi saudit, nuk ka të bëjë aspak me gjendjen fizike të sulmuesit portugez.

Ronaldo është i pakënaqur me menaxhimin që Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite po ndjek në klubin që ai përfaqëson prej tre vitesh. Kjo ka të bëjë veçanërisht me diferencimin në trajtim që po u bëhet rivalëve të Al Hilal të Simone Inzaghit, të cilët gjithashtu menaxhohen nga i njëjti fond.

Ronaldo ankohet për një “mungesë investimesh” te Al Nassr.

Trajneri Jorge Jesus nuk ka marrë përforcimet që ka kërkuar dhe prova për këtë është fakti se i vetmi lojtar i afruar në këtë merkato dimërore ka qenë Haydeer Abdulkareem, një mesfushor irakian 21-vjeçar.

Përshtatja me klimën, Shqipëria me përgatitjen më të dobët në rajon

By: Fax Web
2 February 2026 at 14:35

Shqipëria ka përgatitje nën nivelin bazë dhe shumë më pas rajonit në përshtatjen e sistemit të saj arsimor dhe tregut të punës me tranzicionin e gjelbër.

Fondacioni Europian për Trajnimet që kujdeset për kapitalin njerëzor jashtë BE-së e vlerësoi Shqipërinë negativisht në përgatitjen e forcës punëtore për ekonominë e gjelbër.

Tranzicioni me karbon të ulët po riformëson ekonomitë në të gjithë fqinjët e BE-së dhe Azinë Qendrore. Ndërsa sistemet e energjisë ndryshojnë, industritë po përshtaten dhe komunitetet po përjetojnë ndryshime të thella në punë.

Raporti i Fondacionit Europian të Trajnimit “Fuqizimi i Tranzicionit të Drejtë në Fqinjët e BE-së dhe Azinë Qendrore” për 25 vende, mes tyre edhe Ballkani Perëndimor, vlerëson se Shqipëria nuk është as në fazat e para të përgatitjes dhe në këtë mënyrë rrezikon t’i lërë punëtorët dhe komunitetet të papërgatitura për tranzicionin.

Shqipëria rezulton pozitivisht vetëm në dy kriteret e para, që lidhen me njohjen e përgjithshme të ndikimeve sociale dhe të punësimit nga ndryshimet klimatike dhe me përmendjen e nevojave të reja apo në ndryshim të fuqisë punëtore për shkak të tranzicionit të gjelbër.

Dokumentet strategjike shqiptare e pranojnë në parim se tranzicioni klimatik ka pasoja sociale dhe kërkon përshtatje të tregut të punës, por nuk ka asnjë planifikim dhe zbatim praktik.

Në pothuajse të gjitha kriteret e tjera, Shqipëria vlerësohet negativisht. Analiza tregon se Shqipëria nuk i referohet nevojës për rikualifikim apo përmirësim aftësish të punëtorëve në sektorët që preken nga tranzicioni i gjelbër, nuk e trajton rolin e arsimit dhe zhvillimit të aftësive si instrument për parashikimin e nevojave të tregut të punës dhe nuk identifikon grupe specifike që kanë nevojë për mbështetje të synuar, si të rinjtë, gratë, migrantët apo personat me aftësi të kufizuara.

Tranzicioni i gjelbër në dokumentet shqiptare konceptohet kryesisht si një proces mjedisor dhe teknik, jo si një transformim socio-ekonomik.

Gjithashtu Shqipëria nuk parashikon as buxhete konkrete apo angazhime financiare për investime në aftësi dhe trajnime në kuadër të tranzicionit të gjelbër, as role të qarta institucionale për ministritë apo agjencitë përgjegjëse. ETF vë në dukje se nuk ka një arkitekturë politike dhe institucionale që ta lidhë tranzicionin klimatik me zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Në krahasim me vende si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia, që shfaqin më shumë elemente pozitive ose pjesërisht të përfshira, Shqipëria del si një nga vendet më pak të përgatitura në aspektin social të tranzicionit të gjelbër./Monitor

Salianji vijon takimet me demokratët në Fier: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin

By: Fax Web
2 February 2026 at 14:21

Ish-deputeti Ervin Salianji vijon turin e takimeve të tij me demokratët në të gjithë vendin, në kuadër të komunikimit të drejtpërdrejtë me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike.

Këtë herë, Salianji ka njoftuar në rrjetet sociale se do të zhvillojë një takim në qytetin e Fierit, ku fton gjithë demokratët e zones në një bisedë të hapur. Takimi synon të shërbejë si një hapësirë dialogu mbi situatën politike dhe sfidat aktuale të opozitës dhe veçanërisht Partisë Demokratike.

Aktiviteti do të mbahet të martën, më 3 shkurt, në orën 17:00, në Kinoteatrin e Fierit.

Më poshtë postimi i plotë i Salianjit në rrjetet sociale:

Nesër shihemi në 📍Fier, tek Kinoteatri i qytetit, ora 17:00! ✌🏻
Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet.
Ju pres për të ndarë ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike.
Shihemi nesër!

Nga “shpërblimi” te shkarkimi, Ina Bello largohet nga drejtimi i Tatimeve të Durrësit për performancë të dobët

By: Fax Web
2 February 2026 at 14:19

Performanca e dobët në punë, ka sjellë shkarkimin nga detyra të Ina Bellos, drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës. Ky vendim lidhet me performancën e dobët në drejtimin e institucionit dhe me mosrealizimin e objektivave të vendosura nga administrata qendrore tatimore.

Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Durrës konsiderohet një nga strukturat më të rëndësishme në vend, për shkak të volumit të lartë të aktivitetit ekonomik dhe peshës që ka në mbledhjen e të ardhurave buxhetore.

Pikërisht për këtë arsye, çdo problem në drejtimin e saj reflektohet drejtpërdrejt në rezultatet financiare dhe në funksionimin e administratës tatimore në terren.

Sipas burimeve, gjatë periudhës së drejtimit të Ina Bellos janë konstatuar mangësi në arritjen e treguesve të performancës, në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe në eficiencën e kontrolleve tatimore. Këto elemente kanë çuar në vlerësimin se drejtoria nuk ka funksionuar në nivelin e pritshëm.

Largimi i saj vjen në një kohë kur administrata tatimore është nën presion për të rritur të ardhurat, për të luftuar informalitetin dhe për të garantuar trajtim të barabartë për biznesin. Në këtë kontekst, ndryshimet në drejtimin e strukturave rajonale shihen si pjesë e një procesi më të gjerë riorganizimi dhe rritjeje të kontrollit mbi performancën e drejtuesve.

Burimet thanë se Ina Bello u katapultua si drejtoreshë Tatimesh në Durrës, pasi u keqpërdor për të goditur biznese të caktuara. Bello iu shërbeu eprorëve të saj, duke keqpërdorur funksionin si inspektore në Tatimet e Tiranës dhe për këtë keqpërdorje u shpërblye me postin e drejtoreshës së Tatimeve në Durrës.

Por, mesa duket, shërbimi dhe keqpërdorja nuk ishin të mjaftueshme për t’i garantuar asaj jetëgjatësi në këtë detyrë.

Berisha me grupin e PD: Do vazhdojmë misionin e përmbysjes së kësaj diktature dhe kthimit të votës së lirë!

By: Fax Web
2 February 2026 at 13:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbyllje të fjalës së tij para grupit parlamentar ditën e sotme (2 shkurt), tha se misioni i opozitës me protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e diktaturës së instaluar nga Edi Rama dhe deri në rikthimin e votës së lirë.

Teksa akuzoi mazhorancën dhe qeverinë për skandalet e panumërta, përfshi dy më të mëdhatë me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe AKSHI, ai shtoi se “e gjithë Evropa dhe Bota po pret protestën tonë”.

“E gjithë Evropa pret protestën tonë. E gjithë bota pret protestën tonë. I kanë përcjellë protestat me interesin maksimal, ndaj edhe ne do vazhdojmë misionin, misionin e përmbysjes së kësaj diktature dhe rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve”, u shpreh kreu i selisë blu gjatë mbledhjes.

Opozita sot bojkotoi Reformën Territoriale, teksa mazhoranca ka paralajmëruar se do prishi parimin e paritetit në seancën e nesërme të Kuvendit, ku pritet të marrë shumicën.

Berisha tha se Ergys Agasi i Policisë është Ilir Proda, i zgjedhur nga krimi i organizuar dhe përfaqësues i tyre.

Ai foli për “kryengritje paqësore”, ndërsa nxiti drejtësinë për hetime të thelluara dhe veprime më të forta.Berisha theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët përmes bisedave, sqarimeve dhe debateve, duke akuzuar qeverinë për përdorim të propagandës. Berisha e cilësoi këtë propagandë si “toksike”, ndërsa mediat që, sipas tij, mbështesin qeverinë, i akuzoi për “glorifikim të skajshëm”.

“Duhet t’i kundërvihemi propagandës në takime me qytetarët dhe të denoncojmë propagandën e turpshme të mediave që paguhen nga qeveria”, tha Berisha, duke kërkuar mobilizim maksimal të strukturave të PD-së në ditët në vijim.

 

“Dosja Balluku ka vetëm një zgjidhje”, Berisha: Rama, arkitekti i sistemit të korrupsionit

By: Fax Web
2 February 2026 at 13:37

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se dosja në ngarkim të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e Edi Ramës.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha e cilësoi Ramën si  “arkitektin” e sistemit të korrupsionit në vend, por sipas tij, sikurse në diktaturë, drejtësia nuk mund t’u afrohet për ta hetuar.

“Java fillon në kushtet e një diktature në të cilën de facto Edi Rama ka asgjësuar drejtësinë, ka asgjësuar institucionin e akuzës për faktin e vetëm sepse nga ky institucion, një prokuror guxoi të hetojë dosjen e tij. Çdo orë, çdo ditë që kalon për çdo shqiptar bëhet e qartë se dosja Balluku është dosja Rama.

Dhe se dosja Balluku ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e Ramës. Dhe ajo që është pozitive, është se këtë e ka kuptuar çdo shqiptar. Unë e vlerësoj shumë punën që keni bërë ju me zgjedhësit, përpjekjet tuaja, takimet e rëndësishme dhe përpjekjet serioze, por u garantoj se zemërimi i qytetarëve po shkon në përmasa të papërmbajtura. Ka një revoltë të brendshme shpirtërore tek njerëzit e thjeshtë, të cilët e shohin se edhe ajo shpresë që kishin tek drejtësia për ndëshkimin e korrupsionit, u shua.

Ata kuptuan se shkaku, autori, arkitekti i sistemit të korrupsionit në Shqipëri e ka emrin Edi Rama. Ata kuptuan se njëlloj si në një diktaturë, drejtësia nuk mund t’i afrohet atij.
Qytetarët po e kuptojnë, dhe e kanë kuptuar, se vjedhja e pasurive të tyre dhe fondeve publike për Edi Ramën është një normalitet. E konsideron veten si padron të tyre. Javën e kaluar Edi Rama u damkos në këshillin e Evropës.

Para asaj audience në të cilën përfaqësohen të gjitha parlamentet e Evropës, vendeve anëtare të BE, NATO-s e vendeve të tjera, mund t’u pohoj me garanci të plotë se balozi i zi, personazhi më i zi, në këtë sesion ishte Edi Rama.”, u shpreh Berisha.

Debate në seancën paraprake të Veliajt, avokatja e caktuar kryesisht kërkon kohë për t’u njohur me aktet e dosjes! Kryebashkiaku kërkon përjashtimin e saj

By: Fax Web
2 February 2026 at 13:35

Seanca paraprake gjyqësore për çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar me debate.

Gjatë seancës, avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku, ka kërkuar sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, duke argumentuar se nuk ka pasur mundësi të plotë për shqyrtimin e materialeve proceduriale.

Nga ana tjetër, avokati i Veliajt, Artan Gjermeni, ka kërkuar që gjykata të marrë një vendim të qartë lidhur me atë se kush duhet të paraqesë konkluzionet përfundimtare,  avokatja kryesisht apo avokati i zgjedhur më herët nga vetë Veliaj.

Gjermeni ka theksuar se, ndonëse mandati i tij është revokuar nga klienti, ai mbetet i detyruar procedurialisht të paraqitet në gjykatë deri në momentin që avokatja kryesisht të marrë zyrtarisht funksionet.

Pas debateve mes palëve, prokuroria ka kërkuar që procesi të vijojë me dhënien e konkluzioneve përfundimtare. Në këtë moment, avokati Artan Gjermeni është larguar nga salla e gjyqit.

Pas daljes së Gjermenit nga ambientet e gjykatës, është larguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, si edhe të avokates kryesisht, Valentia Teodoresku.

 

Operacion antidrogë në Milano, kapen 70 kg hashash dhe 75 mijë euro cash! Në pranga shqiptari dhe rumuni

By: Fax Web
2 February 2026 at 13:20

Policia italiane ka çmontuar një tjetër grup të trafikut të drogës i përbërë nga ekstrakomunitarë dhe që dyshohet se drejtohej nga shqiptarë.

Një ngarkesë prej 70 kilogramësh hashash të cilësisë së mirë dhe 75 mijë euro cash u sekuestruan, ndërsa në pranga ranë 2 persona; një shqiptar dhe një rumun.

Aktiviteti organizohej kryesisht në banesa dhe në një garazh të kthyer në laborator, ku bëhej përpunimi i saj.

Policia tha se aksioni u shtri kryesisht në Bergamo, por edhe në zonat e Milanos, i nisur prej 26 janarit, ku u krye një tjetër goditje me sasi kanabisi dhe valutë të konsiderueshme të sekuestruar, si dhe 2 shqiptarë të prangosur si përgjegjës.

Një kontroll rutinë u shndërrua në një sekuestrim të madh të shtunën pasdite në zonën Fulvio Testi të Milanos. Oficerët e Stacionit të Policisë Greco Turro ndaluan dy të rinj, një 21-vjeçar dhe një 26-vjeçar me precedentë kriminalë, në Via Giolli, të cilët po drejtonin një makinë me gomë të shpuar. Sjellja e dy burrave dhe disa mospërputhje në shpjegimet e tyre i shtynë oficerët të hetonin më tej.

Greqia goditet nga tërmeti, nuk ka raportime për dëme! Ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra

By: Fax Web
2 February 2026 at 12:52

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore, po për fat të mirë pa raportime për të lënduar apo viktima.

Lëkundjet sizmike u regjistruan pranë Kalavryta dhe ishin me magnitudë 3.6 Rihter. Autoritetet thanë se tërmeti ra në orën 12:35 me atë lokale me kishte një thellësi fokale prej 15 km.

Konkretisht, sipas analizës së Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 3.6 Rihter u përqendrua 9 kilometra në veriperëndim të qytetit të Kalavryta dhe pati një thellësi fokale prej 15.8 km.

kalavryta

Tërmeti u ndje edhe në zona të tjera të Akaisë. Nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar nga tërmeti.

Akuza për shpërdorim detyre, SPAK çon në gjyq kryetarin e bashkisë së Tropojës

By: Fax Web
2 February 2026 at 12:12

SPAK ka kaluar për gjykim çështjen e Rexhë Byberajt, kryetari i bashkisë Tropojë. Byberaj dyshohet se ka shpërdoruar më shumë se një herë detyrën, ai do të përballet me togat e Gjykatës së Posaçme.

Sipas SPAK ai ka kryer veprime dhe mosveprime në mospërmbushje të rregullt të detyrës, gjatë procesit për hapjen e rrugëve, sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.
Krimin e dyshuar ai e ka kryer në bashkëpunim me numrin dy të tij Abedin Kërrnaja.

 

 

Mblidhet sot “Territorialja”, paralajmëron Balla: Nëse demokratët mungojnë, marrim mekanizma zhbllokues

By: Fax Web
2 February 2026 at 12:02

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla në një prononcim për media ka deklaruar se në rast se demokratët nuk reflektojnë dhe nuk marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale që mbahet ditën e sotme, në seancën e radhës në Kuvend, që mbahet nesër, do të ndërmerren mekanizma për të zhbllokuar situatën.

Kjo nënkupton ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm, ku PS do të ketë një anëtar më shumë.

 

Balla: Nuk jam natyra e njerëzve që bëjnë ultimatume por kam bërë një kërkesë për grupin e PD që të reflektojnë për detyrimin për të zbatuar vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit për Territorialen. Kemi rënë dakord kemi ngritur një komision nën parimin e bashkëdrejtimit dhe barazisë. Çdo shkresë kërkon dy firma nga bashkë kryetarët. 3 muaj që nga ngritja e komisionit, deputetët e PD nuk lejohen nga lidershipi të marrin pjesë në mbledhje.
Besoj që sot në mbledhjen e komisionit jo vetëm deputetët e opozitës të jenë prezent por edhe të marrin detyra që nesër në seancën e Kuvendit të mos jemi të detyruar të vendosim mekanizmat zhbllokues të situatës. Shpresoj në reflektim, por nëse nuk ka dhe Shqipëria është e detyruar të marrë një Reformë të zgjeruar Zgjedhore.

❌
❌