Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

Zarf i zi në shtëpi/ Keijsi thyen rregullat ndaj Vëllait të Madh, ndëshkohen të gjithë banorët

By: D Marku
12 January 2026 at 15:23

tjetër situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP 5 , pasi Vëllai i Madh ka dërguar një zarf të zi duke sinjalizuar një ndëshkim serioz për shkelje të rregullave. Kjo herë, në qendër të ka qene banori Keijsi.

Sipas njoftimit zyrtar, Keijsi ka shkelur rregullat duke mos iu bindur disa herë udhëzimeve të lidhura, ndërsa reagimet e tij janë quajtur si sfiduese dhe kundërshtur çka ka detyruar Vëllain e ndërhyjë me masa ndëshkuese.

Megjithatë, ky vendim nuk kanë prekur vetëm Keijsin. Për shkak të mosreagimit dhe heshtjes së banorëve të tjerë të cilët nuk kanë ndërhyrë për të qetësuar gjendjen apo për të respektuar rregullat e shtëpisë, Vëllai i Madh që ka një dënimim kolektiv. Si masa ndëshkuese, banorët e tyre janë hequr të gjitha cigaret një vendim që ka nga pakënaqësi dhe brenda shtëpisë. Përveç kësaj, është marrë edhe një masë tjetër e fortë: mbyllja e dhomës së gjumit e cila do të mbetet e mbyllur për një afat të pacaktuar.

Ky vendim ka marrë reagime të menjëhershme mes banorëve, duke rritur tensionin dhe duke prishur ekuilibrat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mbetet për t’u parë nëse ky sulmim do të ndikojë në veprimet e Keijsit dhe në ditët e tjera të banorëve në vijim.

The post Zarf i zi në shtëpi/ Keijsi thyen rregullat ndaj Vëllait të Madh, ndëshkohen të gjithë banorët appeared first on Albeu.com.

Trump në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigurisë për pritjen e njeriut më të fuqishëm në botë

By: D Marku
12 January 2026 at 15:20

Pas një mungese fizike vitin e kaluar, kur u kyç vetëm përmes videolidhjes, Donald Trump pritet të zbarkojë sërish në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Siç raporton gazeta zvicerane “Blick”, vizita e tij më 18 janar ka vënë në lëvizje një makineri gjigante sigurie, ku Shërbimi Sekret Amerikan dhe autoritetet zvicerane po përgatisin një dispozitiv mbrojtës të jashtëzakonshëm.

Ardhja e presidentit amerikan do të bëhet me avionin e mirënjohur “Air Force One”, një qendër komande fluturuese e pajisur me teknologjinë më të lartë mbrojtëse, përfshirë sisteme kundër raketave dhe mbrojtje nga impulset elektromagnetike.

Përgatitjet kanë nisur tashmë, teksa avioni i parë transportues me pajisje logjistike ka zbritur në Aeroportin e Zürichut të dielën.

Për të garantuar sigurinë maksimale, agjentët amerikanë pritet të marrin nën kontroll kullën e vrojtimit në Zürich gjatë uljes së avionit presidencial, ashtu siç kanë bërë edhe në vizitat e kaluara të Trumpit në vitet 2018 dhe 2020.

Nëse kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, Trump do të transportohet nga Zürichu drejt Davosit me helikopterë ushtarakë, të cilët shoqërohen gjithmonë nga mjete të tjera për të mbajtur të fshehtë vendndodhjen e saktë të presidentit.

Megjithatë, në rast moti të keq, në lojë hyjnë mjetet tokësore: limuzina e blinduar 9-tonëshe e njohur si “Bisha” (The Beast).

Kjo makinë është një fortesë e vërtetë, me xhama dhe dyer të trasha 15 centimetra, si dhe me rezerva të brendshme oksigjeni dhe gjaku të grupit të presidentit.

Përveç mbrojtjes fizike, delegacioni i Trumpit do të mbajë me vete edhe valixhen me kodet e autorizimit për sulme bërthamore.

Nga ana tjetër, ushtria zvicerane do të mobilizojë një numër të madh trupash për të siguruar zonën e Davosit, ndërsa forcat ajrore do të mbikëqyrin rreptësisht hapësirën ajrore, në koordinim të plotë me shërbimet sekrete amerikane.

The post Trump në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigurisë për pritjen e njeriut më të fuqishëm në botë appeared first on Albeu.com.

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, ai e asiston gjatë pastrimit

By: D Marku
12 January 2026 at 14:59

Limi dhe Dolce e nisën ditën e sotme me një moment të përbashkët në banjë, teksa u panë duke bërë dush së bashku.

Dyshja u shfaqën të afruar, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe duke biseduar lehtë mes tyre, ndërsa në sfond dëgjohej muzika që e bënte atmosferën edhe më të relaksuar.

Gjatë “aventurës së tyre”, në një moment Limi u pa duke e asistuar Dolcen, duke i fërkuar krahët dhe shpinën me një sfungjer, në një veprim që u duk spontan dhe i natyrshëm.

Kujdesi i tij vijoi edhe më poshtë, deri në zonën e ijëve, duke krijuar një situatë që nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat.

Pak momente më vonë, në banjë erdhi edhe Alba, ky moment ngjalli vëmendje të shtuar, duke marrë parasysh historinë e kaluar mes Albës dhe Limit.

Kujtojmë se Alba dhe Limi kanë qenë më herët në një lidhje, ndërsa banorja e ka bërë të qartë edhe gjatë këtij edicioni se ende ka ndjenja për të.

The post Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, ai e asiston gjatë pastrimit appeared first on Albeu.com.

Pse pamja e Kylie Jenner në Golden Globes i ngjall entuziazëm fansave?

By: D Marku
12 January 2026 at 13:47

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe për më shumë se një arsye.

Ndërsa ylli i njohur tërhoqi vëmendjen pasi mori një përshëndetje të përzemërt nga i dashuri i saj Timothée Chalamet gjatë fjalimit të tij fitues, ajo tërhoqi edhe më shumë vëmendje falë bizhuterive me diamant.

Lexo edhe :
U eliminua për herë të dytë nga “BBVK”, ç’po ndodh me Toney?
U eliminua për herë të dytë nga “BBVK”, ç’po ndodh me Toney?
13:09 12/01/26
Nicola Peltz fshin familjen Beckham nga jeta e saj me një ‘veprim goditës’
Nicola Peltz fshin familjen Beckham nga jeta e saj me një ‘veprim goditës’
12:32 12/01/26
E veshur me një fustan të denjë për Golden Globes nga Ashi Studio, Page Six raportoi se veshja e artë ishte e theksuar me bizhuteri të personalizuara Lorraine Schwarz me vlerë mbi 100 karat, të cilat përfshinin një palë vathë 75 karatësh dhe unaza të shumta.

Duke u dhënë miliona ndjekësve të saj në Instagram një pamje të pamjes së plotë, ylli i reality show-t ndau një pamje të vetes duke modeluar me fustanin dhe bizhuteritë përpara se të mbërrinte në ndarjen e çmimeve.

Për më tepër, sipërmarrësja 28-vjeçare nuk u paraqit në tapetin e kuq të eventit dhe u pa e ulur pranë të dashurit të saj, yllit të filmit, gjatë transmetimit televiziv.

Për më tepër, ajo e bëri nominimin kryesor të aktorit të filmit “Marty Supreme” edhe më të veçantë me një spërkatje të aromës së saj të fundit nga Kylie Cosmetics.

Kylie e showeroi Timothée-n në edicionin e 83-të të çmimeve Golden Globe, ku ai fitoi çmimin për Aktori më i Mirë në një Dramë për performancën e tij në Marty Supreme.

“Për prindërit e mi, për partneren time, të dua shumë”, tha ai duke iu drejtuar të dashurës së tij gjatë fjalimit të tij të pranimit të çmimit.

The post Pse pamja e Kylie Jenner në Golden Globes i ngjall entuziazëm fansave? appeared first on Albeu.com.

U eliminua për herë të dytë nga “BBVK”, ç’po ndodh me Toney?

By: D Marku
12 January 2026 at 13:33

Në “Prime”-n e së premtes, Toney është eliminuar nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” për herë të dytë, duke i dhënë fund përfundimisht rrugëtimit të tij në këtë edicion. Kujtojmë se herën e parë ai ishte larguar nga gara, por produksioni vendosi t’i jepte një shans të dytë për t’u rikthyer në shtëpi dhe për të vazhduar lojën. Ishin banoret ata qe vendosen te hiqnin nje shume te caktuar nga cmimi i madh, qe Toney te rikthehej.

Megjithatë, kjo mundësi nuk rezultoi e mjaftueshme, pasi Toney doli sërish si banori më pak i votuar nga publiku, në garë me banorët e tjerë. Vendimi duket se nuk është pritur mirë nga ai as këtë herë, duke lënë të kuptohet pakënaqësia e tij pas eliminimit.

Ndërkohë, duke hulumtuar në rrjetet sociale, vihet re se llogaria e tij në Instagram është mbyllur, çka ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta mes ndjekësve.

Ende nuk dihet nëse ky veprim është ndërmarrë si shenjë mospëlqimi ndaj rezultatit apo nëse Toney thjesht ka zgjedhur të qëndrojë disa ditë larg rrjeteve sociale për t’u shkëputur nga vëmendja publike pas daljes nga shtëpia e “BBVK”. Mbase ky eshte nje pushim qe Toney po ben nga rrjetet sociale, per t’u rikthyer me energji te reja, ne karriere.

The post U eliminua për herë të dytë nga “BBVK”, ç’po ndodh me Toney? appeared first on Albeu.com.

Nicola Peltz fshin familjen Beckham nga jeta e saj me një ‘veprim goditës’

By: D Marku
12 January 2026 at 12:42

Aktorja Nicola Peltz, bashkëshortja e Brooklyn Beckham, djalit të futbollistit legjendar britanik David Beckham, është sërish në qendër të vëmendjes së mediave pasi fshiu të gjitha gjurmët e familjes Beckham në platformën sociale Instagram.

Aktorja 31-vjeçare dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur të distancohen plotësisht nga ish-futbollisti dhe ish-modelja.

Aktorja e filmit “Transformers” fshiu disa postime nga rrjeti social Instagram ku modelja shoqërohej nga prindërit e partnerit të saj aktual, Brooklyn Beckham. Midis postimeve është një nga viti 2024, kur Victoria Beckham mbushi 50 vjeç dhe Nicola postoi një foto të të dyjave me një mesazh dashurie dhe përzemërsie.

Ky spastrim fotosh vjen disa ditë pasi bashkëshorti i saj, Brooklyn Beckham, thuhet se u tha prindërve të tij ta kontaktonin atë vetëm përmes avokatëve, duke u kërkuar atyre të ndalonin së komunikuari drejtpërdrejt me ta dhe të shmangnin çdo koment publik për të dhe gruan e tij në çdo media dixhitale apo intervistë.

Jeta familjare Beckham ka qenë një temë e përsëritur për vite me radhë në revistat e argëtimit, plot me polemika dhe histori që nuk janë vërtetuar kurrë plotësisht dhe shumë që nuk kanë dalë kurrë në dritë. Midis tyre është ajo e Brooklyn Beckham, i cili ka vendosur të distancohet plotësisht nga babai dhe nëna e tij pa asnjë arsye të dukshme.

Edhe pse David dhe Victoria Beckham i kanë kërkuar vazhdimisht djalit të tyre të madh të afrohen dhe të flasin duke kërkuar të jenë një familje pak më e bashkuar, duket se bashkëshorti i Nicola Peltz është i vendosur të qëndrojë larg prindërve të tij.

The post Nicola Peltz fshin familjen Beckham nga jeta e saj me një ‘veprim goditës’ appeared first on Albeu.com.

KQZ teknikisht e gatshme për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pret përfundimin e ankesave

By: D Marku
12 January 2026 at 11:54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është teknikisht i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, por ky hap do të ndërmerret vetëm pas përfundimit të plotë të procesit të të ankesave.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një deklaratë për Telegrafin.

Sipas Elezit, KQZ aktualisht është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave që kanë të bëjnë me administrimin e numërimit në Qendrat e Numërimit të Rezultateve (QNR), si dhe të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe zbatimit të tyre.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave për administrimin e numërimit në QNR, të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe të zbatimit të tyre, nëse këto vendime e detyrojnë ndonjë gjë KQZ-në. Vetëm pas kësaj, KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka sqaruar po ashtu se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk nënkupton përmbylljen e plotë të procesit zgjedhor, pasi ligji u jep të drejtë subjekteve politike dhe kandidatëve që të parashtrojnë ankesa edhe ndaj vetë rezultatit.

“Subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit, fillimisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e më pas çështja mund të procedohet deri në Gjykatën Supreme. KQZ është e obliguar të presë këto vendime, t’i zbatojë ato dhe vetëm pas kësaj të procedojë me certifikimin e rezultateve”, ka theksuar zëdhënësi i KQZ-së.

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se aktualisht nuk ka asnjë ankesë të paraqitur në këtë institucion lidhur me zgjedhjet.

“Lidhur me kërkesën tuaj, bazuar në informacionet nga Zyra për Menaxhimin e Lëndëve, aktualisht nuk ka ndonjë ankesë lidhur me Zgjedhjet, të paraqitur në Gjykatë Supreme”, ka deklaruar Antigona Uka-Lutfiu, udhëheqëse e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media.
Megjithatë, Uka-Lutfiu ka theksuar se nga Gjykata Supreme gjatë këtij viti është shqyrtuar një ankesë lidhur me zgjedhjet, e cila është refuzuar si e pabazuar.

Ndërsa deri në fund të vitit 2025, Gjykata Supreme ka pranuar gjithsej tri ankesa: dy prej tyre janë refuzuar si të pabazuara, ndërsa një ankesë është hedhur poshtë si e paraqitur jashtë afatit ligjor.

Ndryshe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), aktualisht në shqyrtim janë katër ankesa.

Procesi zgjedhor pritet të vazhdojë në përputhje me afatet ligjore, ndërsa KQZ ka theksuar se do të veprojë vetëm pasi të përmbyllen të gjitha procedurat ankimore dhe vendimet përkatëse të bëhen të plotfuqishme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten më 9 janar, ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

The post KQZ teknikisht e gatshme për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pret përfundimin e ankesave appeared first on Albeu.com.

Pamje shqetësuese në BBVK, Limi i drejtohet Albës me fjalë denigruese

By: D Marku
12 January 2026 at 11:30

Një episod i rëndë është regjistruar gjatë mbrëmjes së kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë Limi dhe Alba, cifti me i perfolur per momentin ne reality show.

Gjatë një bisede në dhomën e gjumit, situata mes tyre ka dalë jashtë kontrollit, duke u shndërruar në një përballje të ashpër verbale. Në pamjet që tashmë po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, Limi dëgjohet duke i drejtuar Albës fjalë fyese dhe urdhëruese, në përpjekje për ta bërë të heshtë.

Edhe pse audio nuk është plotësisht e qartë, disa nga shprehjet dallohen qartë, ndërsa gjuha e përdorur, kryesisht në anglisht, ka ngjallur reagime të forta për shkak të tonit denigrues dhe agresiv.

“Mos e bëjë të kalojë në nivel tjetër muhabeti, mos më trego ti mu Zotin tënd. Shhh!! You Motherfer, shut the f up. E din ti shumë mirë se çfarë po të them”, i tha ai Albës, ndersa kjo e fundit nuk reagoi.

Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë në publik, pasi sjellja dhe fjalori i përdorur nga Limi janë konsideruar të papranueshme dhe ofenduese, duke e vendosur Albën në një situatë të vështirë përballë kamerave dhe publikut.

The post Pamje shqetësuese në BBVK, Limi i drejtohet Albës me fjalë denigruese appeared first on Albeu.com.

I lidhur me Brikenën?! Atdheu reagon direkt në Fan Club, ja çfarë thotë ai

By: D Marku
11 January 2026 at 23:47

Olta Sheta ka qenë e ftuar ditën e sotme në Fan Club dhe gjatë diskutimit në studio, ajo deklaroi se Brikena ka pasur një lidhje me ish-konkurrentin e ‘Për’puthen’, Atdheun.

Pas kësaj deklarate në një lidhje telefonike, Atdheu ka reaguar duke thënë që mes tyre nuk ka pasur asnjë marrëdhënie dashurie dhe se ajo është një gocë e çiltër dhe e pastër.
“Është gocë e çiltër, e pastër, nuk është intrigante. Jam duke bërë tifo për të, nuk dua të gozhdohet në rrjet prandaj desha të reagoj që nuk ka pasur gjë” u shpreh Atdheu.

The post I lidhur me Brikenën?! Atdheu reagon direkt në Fan Club, ja çfarë thotë ai appeared first on Albeu.com.

Termometri zbret në -35 gradë Celsius në Lapland/ Mijëra turistë të bllokuar, shkak pezullimi i fluturimeve nga i ftohti ekstrem

By: D Marku
11 January 2026 at 23:14

Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Lapland të Finlandës, pasi një valë e pazakontë të ftohti ekstrem ka çuar në pezullimin e fluturimeve nga aeroporti i Kittilës.

Temperaturat kanë zbritur deri në -35 gradë Celsius, duke detyruar autoritetet të anulojnë të gjitha nisjet e planifikuara ditën e diel.
Fluturimet nga Kittila, që do të transportonin turistët drejt destinacioneve si Londra, Mançesteri, Bristoli, Parisi dhe Amsterdami, u anuluan për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Situata pritet të vijojë edhe të hënën, pasi agjencia meteorologjike finlandeze parashikon temperatura deri në -39 gradë Celsius, ndërsa fluturimi i parë i ditës është anuluar tashmë.

Sipas operatorit të aeroporteve Finavia, i ftohti ekstrem po e bën të pamundur shkrirjen e akullit nga avionët, ndërsa pajisjet e furnizimit me karburant dhe mirëmbajtjes në tokë rrezikojnë të ngrijnë. Lagështia e lartë në ajër po e përkeqëson më tej situatën, duke krijuar ngrica të rrëshqitshme.
Edhe pse Laplanda njihet për dimra të ashpër, temperaturat aktuale janë shumë më të ulëta se mesatarja sezonale, e cila zakonisht është rreth -14 gradë Celsius, me rënie sporadike deri në -30 gradë. Aeroporti i Kittilës shërben kryesisht turistët që vizitojnë vendpushimet e skive dhe Dritat Veriore, ndërsa aeroporti i Rovaniemit, më në jug, është një tjetër pikë e rëndësishme turistike. Edhe aty është raportuar anulimi i të paktën një fluturimi.
Fluturimet nga dhe drejt Kittilës janë anuluar edhe të premten dhe të shtunën, ndërsa moti i acartë ka rritur ndjeshëm rrezikun në rrugë. Autoritetet paralajmërojnë për kushte të rrezikshme akulli në rajon.
Ndërkohë, i ftohti ekstrem në Lapland vjen në një kohë kur një stuhi e fuqishme ka përfshirë Evropën Veriore, duke shkaktuar ndërprerje udhëtimesh dhe probleme serioze edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Në Angli raportohet për një viktimë nga rrëzimi i një peme, ndërsa rreth 100 mijë banesa mbetën pa energji elektrike në Francë

The post Termometri zbret në -35 gradë Celsius në Lapland/ Mijëra turistë të bllokuar, shkak pezullimi i fluturimeve nga i ftohti ekstrem appeared first on Albeu.com.

Protestat e dhunshme në Iran, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

By: D Marku
11 January 2026 at 22:52

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë u vra mbrëmjen e sotme në qytetin lindor të Mashhadit.

Gjenerali i brigadës Javad Keshavarz, përgjegjës për forcën kundër narkotikëve, humbi jetën në një sulm nga protestues të armatosur rreth orës 21:30 sipas orës lokale, sipas raportimeve.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë përleshje midis protestuesve dhe forcave të sigurisë gjatë natës.

Ngjarja ndodh ndërsa valët e protestave antiqeveritare në Iran vazhdojnë të përhapen në vend.

The post Protestat e dhunshme në Iran, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se braktisi fëmijët e mitur/ “Kurth nga ish-vjehrra”, reagon nëna: Nuk është vërtetë. Punoj për të paguar qiranë dhe për t’i ushqyer

By: D Marku
11 January 2026 at 22:30

Blerina Basha, nëna e tre fëmijëve, 5, 10 dhe 12 vjeç, tregon situatën e vështirë që po kalon si nënë e divorcuar prej pesë vitesh dhe përballjen me denoncimin e ish-vjehrrës.

“Nuk i braktisa. Isha në punë. Punoj si banakiere në një lokal dhe i lë të tre fëmijët bashkë kur shkoj në punë. Paguhem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë qiranë e shtëpisë. Nuk kam të ardhura të mjaftueshme për t’i rritur dhe ushqyer fëmijët, nuk mund të jem gjithmonë pranë tyre“, ka deklaruar ajo.
Blerina shpreh shqetësimin e saj për denoncimin nga ish-vjehrra, të cilin e quan një “kurth”.

“Si mund ta braktis fëmijët, kur unë vetë punoj për ta? Më ka hyrë pa leje në shtëpi dhe ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje. Nuk është e tolerueshme që të vijë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë në polici”, shton ajo.
Ajo shpjegon se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur fëmijët. “Babai i tyre ka qenë në burg në Itali për pesë vjet dhe ka paguar vetëm 180 mijë lekë të vjetra për fëmijët. Si mund t’i ushqej fëmijët me kaq pak? Unë nuk i braktis kurrë, jam nënë. Djali i dytë ka vuajtur nga epilepsia dhe kam shkuar në spitale për trajtim të gjatë. Tani është më mirë, dhe nuk do t’i lë kurrë fëmijët.”
Edhe faktin që nuk i ka dërguar fëmijët në shkollë kohët e fundit është sepse njëri prej tyre ka pasur një sëmundje ngjitëse, por tani është mirë.
Blerina në një komunikim telefonik tregon gjithashtu shqetësimin e saj për hetimet ndaj saj. “Më morën në pyetje në polici dhe dëgjova se mund të më marrin fëmijët. Por unë nuk do t’i lejoj kurrë të shkojnë në jetimore.”

The post Dyshohet se braktisi fëmijët e mitur/ “Kurth nga ish-vjehrra”, reagon nëna: Nuk është vërtetë. Punoj për të paguar qiranë dhe për t’i ushqyer appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 11 January 2026Main stream

“Mos ma thuaj më emrin”/ Keijsi debaton me Stelinën: Vazhdo fol nëpër cepa, bëhu si këta skuthat

By: D Marku
11 January 2026 at 21:33

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, midis Kejsit dhe Stelinës.

Dy banorët e Big Brother VIP 5 u konfliktuan pasi në ‘prime-n’ e djeshëm u fut Ina.
Gjatë spektaklit, Stelinës iu dha Kutia e Pandorës, të cilën ajo vendosi ta hapë dhe, për herë të parë, pa një video të Kejsit duke u puthur me një vajzë, e cila ishte Ina.

Kujtojmë se të tre banorët kanë qenë konkurrentë në Për’puthen, ku Kejsi dhe Stelina ishin çift, ndërsa Ina gjatë programit u bë shoqe me Kejsin.
Pjesë nga debati:
Keijsi: Di edhe shumë gjëra të tjera, po unë e mbaj gojën mbyllur, nuk jam si ti.
Stelina: Nuk ke nevojë ta mbash gojën mbyllur, thuaje. Do më flliqësh ti mua? O Keijsi, ti je i fëlliqur.
Keijsi: Me mua mbarove punë sot, sepse bëra një super gjest dje dhe ti nuk di ta vlerësosh.
Stelina: Ti je i fëlliqur.
Keijsi: Ti e ndjen vetë brenda vetes çfarë gabimesh ke bërë, prandaj reagon kështu, prandaj bëhesh agresive.
Stelina: Unë agresive?
Keijsi: Ti në lojë bëj çfarë të duash, por të mashtrosh, të përbaltësh mua, një gocë tjetër apo këdo që ka të bëjë lidhje me mua, nuk ta lejoj.
Stelina: Ju jeni të përbaltur vetë.
Keijsi: E përbaltur je ti që këtej thoje dashuria për Kejsin te “E Diell” edhe këtej shkoje edhe putheshe me Kristin.
Stelina: Unë nuk jam puthur me Kristin.
Keijsi: Gabimi më i madh që unë bëj është që lash prapë ndjenjat e mia para egos time, prapë gabim.
Stelina: Pse, unë ça bëra?
Keijsi: Ça bëre? Asnjë gjë nuk bëre, thjesht tregon veten sa herë të jep besim, ti e ke përdor edhe e ke keqpërdor.
Stelina: Mos ma ngri zërin mua!
Keijsi: Mos ma përmend më emrin!
Stelina: Nuk jam tu të lujt fare.
Keijsi: Je tu bo skema, u fute pas meje gënjeve për Mirin.
Stelina: Pse nuk i thua asaj gocës që po bën super skema, po vjen ma thua mua? Ajo na ka parë të dyve këtu.
Keijsi: Ça i them asaj, i them asaj. Ty s’ka ç’të duhet.
Stelina: Po normale, se e ke shoqe atë.
Keijsi: Po normale e kam shoqe, nuk më ka shitur ndonjëherë.
Stelina: Vazhdo, merru me shoqet.
Keijsi: Po me shoqen do merrem, se shoqja të respekton, jo si ty. Ti ke mungesë të theksuar të vetëbesimit. Vazhdo fol nëpër cepa, bëhu si këta skuthat, qaj andej.
Stelina: Unë nuk flas nëpër cepa.
Keijsi: Nga sot ti me mua nuk flet më përballë

The post “Mos ma thuaj më emrin”/ Keijsi debaton me Stelinën: Vazhdo fol nëpër cepa, bëhu si këta skuthat appeared first on Albeu.com.

Evropa solidarizohet me Iranin, zhvillohen protesta në Londër, Paris dhe Berlin

By: D Marku
11 January 2026 at 21:12

Qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë në kryeqytetet evropiane këtë fundjavë në solidaritet me protestuesit në Iran. Në Londër, protestuesit u mblodhën pranë Downing Street, rezidencës zyrtare të kryeministrit të Britanisë, Keir Starmer.

Disa valëvitnin flamuj iranianë të periudhës para-revolucionare, ndërsa të tjerë valëvitnin flamuj që mbanin logon e Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit.

Shumë njerëz mbanin pankarta me fotografi të Reza Pahlavi-t , djalit të shahut të fundit të Iranit.

“Populli iranian nuk e ka ndaluar protestën e tij. Ata dolën në rrugë dhe protesta është bërë edhe më e fortë”, tha për Reuters në protestë Leila Jazayeri, kryetare e Shoqatës së Grave Anglo-Iraniane në Mbretërinë e Bashkuar.

Një protestuese tjetër, e cila dha emrin Azadeh, tha se beson që ndryshimi demokratik duhet të vijë nga brenda Iranit.

“Populli iranian është ngritur përsëri në këmbë. Qeveritë perëndimore duhet të shprehin mbështetjen e tyre për popullin iranian dhe për protestat që ata po zhvillojnë në të gjithë vendin. Populli iranian duhet ta shohë vërtet këtë mbështetje përpara se të mobilizohet”, tha ajo.

Në Paris, njerëzit marshuan në një rrugë duke kënduar, duke luajtur muzikë dhe duke valëvitur flamurin e pararevolucionit të Iranit, i cili përmban një simbol luani. Disa valëvitnin edhe flamuj izraelitë.

Njerëzit dolën gjithashtu në rrugët e Berlinit në solidaritet me ata që protestojnë në Iran. Një person u pa duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Gratë, Liria e Jetës”, një referencë për lëvizjen protestuese të vitit 2022.

The post Evropa solidarizohet me Iranin, zhvillohen protesta në Londër, Paris dhe Berlin appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ 25 kilometra trafik, qytetarët “vërshojnë” në Dajtin e zbardhur nga bora, bllokohen për orë të tëra në rrugë

By: D Marku
11 January 2026 at 20:48

Pas ditësh të tëra me mot të keq, reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, kjo e diel me diell ka tërhequr mijëra qytetarë drejt Malit të Dajtit.

Bora që ka zbardhur malin është kthyer në magnet për familje, të rinj dhe turistë, duke e shndërruar zonën në destinacionin më të frekuentuar të fundjavës.

Megjithatë, fluksi i jashtëzakonshëm i vizitorëve ka sjellë edhe trafik të rënduar rrugor.

Aksesi drejt Dajtit është paralizuar pothuajse plotësisht, me radhë të gjata automjetesh që kanë krijuar trafik kilometrik.

Sipas pamjeve me dron, autokolonat shtriheshin deri në rreth 25 kilometra, duke e bërë udhëtimin drejt malit një sfidë të vërtetë për drejtuesit e mjeteve.

Jo vetëm ngjitja, por edhe kthimi nga Dajti është shoqëruar me vonesa të gjata dhe lodhje për vizitorët, të cilët janë përballur me orë të tëra pritjeje në trafik.

Pavarësisht kësaj, shumë prej tyre nuk kanë hequr dorë nga dëshira për të shijuar borën, ajrin e pastër dhe panoramën dimërore që ofron mali më i afërt me Tiranën.

The post VIDEO/ 25 kilometra trafik, qytetarët “vërshojnë” në Dajtin e zbardhur nga bora, bllokohen për orë të tëra në rrugë appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Prrenjas, fshati Rrajcë-Bardhaj 3 ditë pa drita

By: D Marku
11 January 2026 at 20:14

Prej tre ditësh banorët e fshatit Rrajcë Bardhaj në Bashkinë Prrenjas, kanë mungesë të energjisë elektrike.

Kjo shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe të moshuar, duke ndikuar në jetën e përditshme.

Ata thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet dhe për këtë arsye janë ngritur vetë për të bërë të mundur rilidhjen e telave të këputur.

Sipas banorëve të këtij fshati, kërkojnë të shqetësuar një zgjidhje nga autoritetet përkatëse për rikthimin e energjisë elektrike.

The post Moti i keq në Prrenjas, fshati Rrajcë-Bardhaj 3 ditë pa drita appeared first on Albeu.com.

ELBASANI NË NGRICË/ Rruga për Labinot Mal dhe Zavalinë qarkullohen vetëm me zinxhirë, -6 gradë Celcius

By: D Marku
11 January 2026 at 19:55

Të gjitha rrugët në njësitë administrative dhe fshatrat e Elbasanit janë aktualisht të hapura edhe pse janë të mbuluara nga dëbora.

Ekipet e Autoritetit Rrugor dhe Emergjencave Civile kanë punuar gjatë gjithë ditës për të garantuar qarkullimin e mjeteve.

Megjithatë, gjatë natës pritet që temperatura të bjerë deri në -6°C, duke sjellë rrezik të lartë për ngrica.

Akset Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Zavalinë kanë probleme dhe qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhirë.

Autoritetet bëjnë apel për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet dhe strukturat për shkak të ngricave.

The post ELBASANI NË NGRICË/ Rruga për Labinot Mal dhe Zavalinë qarkullohen vetëm me zinxhirë, -6 gradë Celcius appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Hiqej si shqiptar dhe trafikonte drogë, arrestohet në Kolumbi një shtetas zviceran me pasuri marramendëse. Kërkohej nga Interpoli

By: D Marku
11 January 2026 at 19:08

Më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, u arrestua shtetasi zviceran Vik Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol përmes një Njoftimi të Kuq, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës.

Hetimet tregojnë se i arrestuari kishte rol në koordinimin e dërgesave të drogës drejt vendeve evropiane, me fokus kryesor Spanjën.

Autoritetet zbuluan se ai përdorte dokumente identifikimi të shumta, përfshirë greke, spanjolle dhe belge, si dhe dokumente të siguruara në mënyrë të parregullt në Kolumbi.
Për t’iu shmangur kontrolleve të emigracionit dhe policisë, ai paraqitej si shtetas shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen.

Sipas autoriteteve, Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, e cila vepronte në shkallë të gjerë në disa shtete.

Ai konsiderohet si një figurë kyçe në një organizatë kriminale, me rol të rëndësishëm në koordinimin logjistik, infrastrukturën dhe funksionimin e laboratorëve klandestinë për përpunimin e kokainës dhe kanabisit, kryesisht në zonën Albalat de Taronchers, në Valencia të Spanjës.

Arrestimi u bë i mundur pas konfirmimit të pranisë së tij në territorin kolumbian nga Byroja Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it (NCB), pas rreth gjashtë muajsh hetime intensive të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar.

The post VIDEO/ Hiqej si shqiptar dhe trafikonte drogë, arrestohet në Kolumbi një shtetas zviceran me pasuri marramendëse. Kërkohej nga Interpoli appeared first on Albeu.com.

Protestat ‘e përgjakshme’ në Iran/ Rëndohet bilanci, rreth 500 të vdekur dhe mbi 10,000 arrestime

By: D Marku
11 January 2026 at 18:55

Mediat shtetërore në Iran raportojnë se dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë protestave të shkaktuara nga kriza ekonomike, ndërsa kryetari i Parlamentit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin me kundërpërgjigje në rast të një sulmi ndaj vendit.

Televizioni shtetëror iranian bëri të ditur të dielën se 30 policë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën në provincën Isfahan, ndërsa edhe gjashtë të tjerë janë vrarë në Kermanshah, në perëndim të vendit, gjatë trazirave të fundit.

Nga ana tjetër, agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se numri i përgjithshëm i forcave të sigurisë të vrara në mbarë vendin ka shkuar në 109 që nga nisja e protestave.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit njoftoi gjithashtu se një punonjës i saj ka humbur jetën gjatë një sulmi ndaj një ndërtese të ndihmës humanitare në qytetin Gorgan, kryeqendra e provincës Golestan.

Sipas mediave shtetërore, një xhami është djegur në qytetin Mashhad, në lindje të Iranit, mbrëmjen e së shtunës, duke shtuar më tej tensionet në vend.

Këto shifra viktimash vijnë në një kohë kur autoritetet iraniane po intensifikojnë përpjekjet për të shuar protestat më të mëdha të viteve të fundit. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë, të revoltuar nga rritja e ndjeshme e çmimeve, inflacioni dhe përkeqësimi i kushteve të jetesës.

Ministria e Brendshme deklaroi se “trazirat” po vijnë gradualisht drejt shuarjes, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm paralajmëroi se personat e përfshirë në dhunë mund të përballen edhe me dënimin me vdekje.

Të shtunën, Ali Larijani, një zyrtar i lartë i sigurisë, akuzoi disa protestues për akte ekstreme dhune, duke i krahasuar me veprimet e grupit terrorist ISIS, duke thënë se ata “kanë vrarë njerëz dhe i kanë djegur, njësoj siç vepron ISIS”.

Ndërkohë, profesori Hassan Ahmadian nga Universiteti i Teheranit, në një intervistë për Al Jazeera, deklaroi se protestat që nisën dy javë më parë u përshkallëzuan në dhunë të hapur të enjten, duke e cilësuar atë si “një nga ditët më të frikshme në Iran, përfshirë edhe Teheranin”.

The post Protestat ‘e përgjakshme’ në Iran/ Rëndohet bilanci, rreth 500 të vdekur dhe mbi 10,000 arrestime appeared first on Albeu.com.

Pesë minatorë të minierës së Trepçes bllokohen 9 orë nën tokë

By: D Marku
11 January 2026 at 18:10

Pesë pompistë kujdestarë të Ndërmarrjes “Trepça” kanë mbetur për disa orë brenda minierës si pasojë e problemeve teknike me furnizimin me energji elektrike.

Kryesindikalisti i Trepçës, Ibrahim Jonuzi, ka konfirmuar se punëtorët kanë qëndruar rreth 8–9 orë në vendet e tyre të punës, deri në stabilizimin e situatës.

“Janë pesë pompistë kujdestarë, të cilët kanë mbetur në vendet e tyre të punës në minierë për shkak të problemeve teknike me energjinë elektrike. Ata kanë qëndruar rreth 8–9 orë”, ka deklaruar Jonuzi.

Ai ka bërë të ditur se të gjithë pompistët kanë dalë nga miniera pa asnjë incident dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre. Sipas Jonuzit, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk raportohet për asnjë pasojë.

The post Pesë minatorë të minierës së Trepçes bllokohen 9 orë nën tokë appeared first on Albeu.com.

❌
❌