Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 2026Main stream

18:00 Si ta forconi sistemin imunitar në 7 ditë

By: Klara
26 January 2026 at 18:00

Nuk duhen ndryshime të mëdha. Për t’i dhënë organizmit më shumë mbrojtje ndaj stresit, lodhjes dhe faktorëve të jashtëm, mjaftojnë disa gjeste të vogla të përditshme.

Dimri është periudha kur sistemi imunitar vihet më shumë në provë. I ftohti, ajri i thatë dhe kalimet e shpeshta nga ambientet e ngrohta në temperatura të ulëta krijojnë kushtet ideale për ftohjet dhe gripin. Në të njëjtën kohë, ritmet e shpejta, gjumi i pamjaftueshëm dhe ngarkesa mendore bëjnë që trupi të punojë pa pushim. Shpesh e kuptojmë sa shumë po mbajmë mbi shpinë vetëm kur lodhja na “mbyll” energjinë.

Forcimi i mbrojtjes imunitare nuk do të thotë të izolohesh nga bota apo të mbyllesh në shtëpi nën batanije. Përkundrazi, lidhet më shumë me stilin e jetesës dhe me zakone të thjeshta që e ndihmojnë trupin të reagojë më shpejt dhe më mirë. Janë hapa të vegjël, të realizueshëm për këdo, që mund të bëjnë diferencë edhe brenda vetëm shtatë ditësh.

E hënë, nis nga vetja
Gjesti
Sapo zgjohesh, pi një gotë ujë të vakët dhe bëj tre frymëmarrje të thella, duke i kushtuar vëmendje trupit dhe mënyrës si ndihesh në mëngjes.

Pse bën mirë
Uji në mëngjes e rihidraton trupin pas orëve të gjumit dhe mbështet funksionet qelizore e metabolizmin. Zgjedhja e ujit të vakët nuk është vetëm çështje rehatie. Në traditat orientale si Ayurveda dhe Mjekësia Tradicionale Kineze, uji i ngrohtë konsiderohet aleat për “pastrim” dhe për ruajtjen e ekuilibrit. Kur kjo kombinohet me frymëmarrje të thella, aktivizohet sistemi nervor parasimpatik që ndihmon relaksimin, duke krijuar një bazë më të mirë për energjinë dhe mbrojtjen e organizmit gjatë ditës.

E martë, ushqe energjinë
Gjesti
Shto të paktën një ushqim “të gjallë” në ditë, për shembull kos ose kefir.

Pse bën mirë
Ushqimet e fermentuara si kosi, kefiri dhe të ngjashme janë të pasura me lëndë ushqyese dhe probiotikë, mikroorganizma që ndihmojnë florën intestinale të qëndrojë në ekuilibër. Një zorrë e shëndetshme është kyçe jo vetëm për tretjen, por edhe për sistemin imunitar. Një mikrobiotë e balancuar mbështet mbrojtjet natyrore dhe mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit. Për më tepër, përmes boshtit zorrë tru, ky ekuilibër mund të ndikojë edhe te humori, energjia dhe mirëqenia mendore.

E mërkurë, lëviz butë
Gjesti
Ec, bëj stretching ose yoga për 15 deri në 20 minuta, pa synuar performancë apo rezultate të mëdha.

Pse bën mirë
Lëvizja e lehtë ka ndikim të thellë te trupi dhe mendja. Ecja dhe yoga përmirësojnë qarkullimin, rrisin furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese në inde dhe ndihmojnë muskujt e kyçet të mbeten fleksibël. Nuk bëhet fjalë për sforco intensive, por për aktivitet të moderuar që e mbështet sistemin imunitar pa e lodhur organizmin. Njëkohësisht, ul stresin, çliron tensionin dhe përmirëson humorin.

E enjte, kërko dritën
Gjesti
Edhe në dimër, përpiqu të ekspozohesh ndaj dritës natyrale, qoftë edhe me një shëtitje të thjeshtë jashtë.

Pse bën mirë
Drita është aleate e vërtetë për trupin dhe mendjen. Dielli ndihmon në prodhimin e vitaminës D, e rëndësishme për kockat, muskujt dhe mbrojtjen imunitare. Gjithashtu, ndikon në balancën hormonale duke rregulluar ciklin gjumë zgjim, energjinë dhe oreksin. Drita natyrale ndihmon edhe humorin, sepse lidhet me rritjen e serotoninës. Edhe pak minuta në ajër të pastër ulin stresin, përmirësojnë përqendrimin dhe të japin një ndjesi të menjëhershme mirëqenieje.

E premte, fuqia e pushimit
Gjesti
Krijo një ritual të vogël në mbrëmje. Fike ekranin, përgatit një çaj të ngrohtë dhe kalo disa minuta me frymëmarrje të ngadaltë e të vetëdijshme, për ta përgatitur trupin dhe mendjen për gjumë.

Pse bën mirë
Gjumi nuk është vetëm pushim. Është momenti kur sistemi imunitar rigjenerohet, duke forcuar mbrojtjet natyrore dhe duke ndihmuar riparimin e qelizave e indeve. Ulja e ekspozimit ndaj dritave të forta dhe stimulimit digjital e ndihmon trurin të qetësohet, duke përmirësuar cilësinë e gjumit. Një ritual i thjeshtë mbrëmjeje, me ritëm të ngadalësuar dhe frymëmarrje të qetë, ul stresin dhe ankthin dhe e bën zgjimin e ditës tjetër më të lehtë.

E shtunë, lehtëso mendjen
Gjesti
Dediko çdo ditë 5 minuta për të marrë frymë ngadalë, ose për të shkruar çfarë do të lësh pas: mendime, tensione, shqetësime.

Pse bën mirë
Stresi kronik është një nga “hajdutët” kryesorë të energjisë imunitare. Kur trupi është vazhdimisht nën presion, mbrojtjet dobësohen dhe rritet predispozita për viruse dhe inflamacion. Vetëm pak minuta me fokus te frymëmarrja ose te rrjedha e mendimeve ndihmojnë në uljen e kortizolit, hormonit të stresit, duke sjellë qetësi. Ky gjest i vogël mbështet sistemin imunitar dhe përmirëson ekuilibrin emocional.

E diel, vlerëso qëndrueshmërinë tënde
Gjesti
Merr një moment për të pranuar çfarë ke bërë këto ditë, edhe nëse nuk ka qenë perfekte.

Pse bën mirë
Vetëkritika e vazhdueshme mund të kthehet në armik të heshtur të mirëqenies. Stresi dhe frustrimi dobësojnë mbrojtjet imunitare, ulin energjinë dhe dëmtojnë motivimin. Ndërsa të pranosh progresin tënd, edhe kur është i papërsosur, forcon besimin dhe mban një ekuilibër më të shëndetshëm emocional. Të njohësh atë që ke arritur pa gjykim nuk do të thotë të kënaqesh me pak, por të ndërtosh një bazë pozitiviteti dhe rezistence që ushqen mendjen dhe trupin, pikërisht atë që i duhet sistemit imunitar për të funksionuar më mirë./KM

17:52 Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA/ Shkon në 17 numri i të vdekurve, mes tyre dhe një 16-vjeçare

By: Klara
26 January 2026 at 17:52

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 17 persona të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike.

Viktima janë raportuar në Nju Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas, mes tyre edhe një 16-vjeçare.

Më shumë se 10 mijë fluturime janë anuluar, ndërsa shkollat dhe rrugët në mbarë vendin janë mbyllur. Reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës kanë shkaktuar kaos në transport dhe shërbime, duke prekur veçanërisht zonat qendrore dhe lindore të SHBA-së.

Sipas parashikimeve, bora do të nisë të pakësohet gjatë ditë së sotme, por temperaturat shumë të ulëta do të vazhdojnë të prekin pjesët qendrore dhe lindore të vendit. Paralajmërimet e Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS) shtrihen nga Teksasi në jug deri në Anglinë e Re në verilindje.

Stuhia ka pasur ndikim edhe në Kanada. Në Toronto, Aeroporti Pearson regjistroi të dielën reshje rekord dëbore, duke shkaktuar vonesa dhe anulime fluturimesh.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës ndërsa kushtet e motit mbeten të vështira./K.M

17:50 KPA konfirmon në detyrë prokurorin e Vlorës

By: Klara
26 January 2026 at 17:50

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të rrëzojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të konfirmojë në detyrë prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 53/2024, datë 20.12.2024 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 805, datë 07.10.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 805, datë 07.10.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.01.2026”,-thuhet në njoftimin nga KPA.

Më 7 Tetor 2024, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit kishte vendosur shkarkimin e prokurorit Xhemal Saliaj nga detyra, si rezultat i procesit të rivlerësimit, për arsye që lidhen me konstatime të pasaktësi në deklarimet e pasurisë dhe çështje të tjera të vlerësimit./K.M

17:41 Fruti i Murgut, përfitimet e shumta në gatim dhe mjekësinë tradicionale

By: Klara
26 January 2026 at 17:41

Last Updated on 26/01/2026 by Klara

Fruti i murgut është emri tjetër për Luo Han Guo, një frut tropikal që rritet në jug të Kinës dhe ka përdorime të gjata në gatim dhe mjekësi tradicionale.

Ky frut ka nivela të larta antioksidantësh, të cilat mbrojnë qelizat nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira, molekula që lidhen me plakjen dhe sëmundjet kronike.

Studiuesit e kanë shqyrtuar strukturën e tij kimike dhe kanë identifikuar terpenoide, flavonoide dhe aminoacide që mund të mbështesin shëndetin, duke përfshirë potencialisht protezimin e qelizave, shëndetin kardiovaskular dhe funksione metabolike.

Dietologët sugjerojnë se përbërësit e këtyre frutave mund të bashkëveprojnë me receptorë antioksidesh dhe procese biologjike që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe rritjen e mbrojtjes qelizore./K.M

17:30 “Kam humbur aftësinë për të folur”: Amber Heard flet për gjyqin me Johnny Depp

By: Klara
26 January 2026 at 17:30

Gjatë një interviste në dokumentarin “Silenced”, Amber Heard, rikujtoi gjyqin me Johnny Depp dhe u shpreh se pas tij kishte humbur aftësinë për të folur publikisht.

“Kjo nuk ka të bëjë me mua. Kam humbur aftësinë për të folur. Nuk jam këtu për të treguar historinë time. Nuk dua ta tregoj. Në fakt, nuk dua më të përdor zërin tim. Ky është problemi,” u shpreh aktorja.

Ky dokumentar trajton mënyrën se si burrat e akuzuar përdorin paditë për shpifje si një mjet ligjor për të frikësuar apo për të detyruar gratë që të mos flasin publikisht për abuzimin që kanë përjetuar.

Gjyqi mes Amber Heard dhe Johnny Depp përfundoi në vitin 2022 dhe dëmet që sipas aktores shkaktoi ishin shumë të mëdha.

"Kam humbur aftësinë për të folur": Amber Heard

“Rezultati i atij gjyqi varej nga pjesëmarrja ime dhe jeta ime varej nga mënyra se si ai gjyq do të përfundonte.”

Gjatë gjyqit, aktorja kuptoi se gjithë urrjetja që po merrte ishte pikërisht për shkak se ajo zgjodhi të fliste publikisht. Çdo gjë sipas saj po shkonte keq, sepse ajo kishte zgjedhur të tregonte të vërtetën e saj.

“Nëse njerëzit reagojnë me urrejtje ndaj meje, kjo tregon se gratë ndëshkohen kur flasin. Nuk e kuptoja që gjërat mund të bëheshin edhe më keq për mua thjesht sepse zgjodha të flisja.”

"Kam humbur aftësinë për të folur": Amber Heard

Përplasjet ligjore mes aktorëve filluan pasi Amber Heard e akuzoi Johnny Depp për dhunë në familje. Krahas saj, një artikull u publikua nga The Sun, ku aktori cilësohej si bashkëshort dhunues. Fill pas tyre, aktori paditi për shpifje ish-bashkëshorten dhe gazetën në Britaninë e Madhe, por gjyqi u fitua prej këtyre të fundit.

Më vonë, në SHBA, aktori ngriti sërish padi për shpifje ndaj saj ku kërkonte dëmshpërblim mbi një tjetër artikull dhe kësaj here çështja u fitua prej tij.

Pas gjyqit, Amber Heard u shpërngul në Madrid ku jeton me fëmijët e saj./KM

11:00 Destinacioni i kësaj vere është Taormina

By: Klara
26 January 2026 at 11:00

Taormina, perla e Siçilisë, është vendi ideal për ata që kërkojnë bukuri natyrore, kulturë dhe një luks të qetë mesdhetar – një destinacion që nuk vizitohet thjesht, por përjetohet.

Umberto, rruga kryesore që përshkon qytetin e vjetër, e mbushur me butikë elegantë, galeri arti, bare karakteristike dhe restorante ku shijohet kuzhina autentike siciliane. Duke ecur përgjatë saj, zbulohet ritmi i qetë i jetës lokale, mes aromës së kafesë dhe zhurmës së lehtë të bisedave.

Një nga simbolet absolute të qytetit është Teatri Antik Grek, një nga teatrot më mbresëlënës në Europë, jo vetëm për historinë, por edhe për pamjen unike që ofron drejt detit dhe malit Etna. Ky vend është ideal për të përjetuar koncerte, apo thjesht për të ndalur dhe admiruar peizazhin.

Sa i përket plazheve, Taormina ofron disa nga më piktoresket e zonës. Isola Bella, një ishull i vogël i lidhur me tokën nga një shirit rëre, është ndoshta më ikoniku – perfekt për not, “snorkeling” dhe fotografi. Plazhi i Mazzarò-s dhe Spisone janë alternativa të shkëlqyera për ata që kërkojnë ujëra të kristalta dhe “beach club-e” elegante.

Taormina është destinacioni ideal për udhëtarët që kërkojnë romancë, kulturë dhe bukuri natyrore, një qytet që të fton ta shijosh ngadalë, mes historisë, detit dhe një elegance të përjetshme./KM

10:50 Berisha dhe Vokshi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kreu i PD: Vijon beteja kundër narkoshtetit

By: Klara
26 January 2026 at 10:50

Last Updated on 26/01/2026 by Klara

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet sot në selinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Strasburg të Francës, së bashku me deputeten Albana Vokshi.

Në një videomesazh për qytetarët, Berisha deklaroi se opozita po vijon betejën e saj kundër narkoshtetit dhe keqqeverisjes së Edi Ramës, duke theksuar se kjo betejë po e çon kauzën e saj në arenën ndërkombëtare dhe në vëmendjen e institucioneve europiane.

Mesazhi:

Mirëmëngjes, miq! Një përshëndetje të përzemërt nga selia e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, ku jemi sot këtu bashkë me Albana Vokshin, për të vazhduar betejën tonë kundër narkoshtetit dhe Ramaduros. Ditë të mbarë të gjithëve!/K.M

10:40 Jamarbër Malltezi paraqitet në SPAK

By: Klara
26 January 2026 at 10:40

Last Updated on 26/01/2026 by Klara

Dhëndri i kreut të PD-së, Jamarbër Mallteszi është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Malltezi është paraqitur në SPAK në kuadër të zbatimit të masës {“Detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se ndaj tij është vendosur masa “Detyrim paraqitje” për çështjen “Partizani”./K.M

10:30 “Pinte dhe më dhunonte, por e doja!”/ Vrau të dashurën dhe i vuri zjarrin banesës për të fshehur gjurmët, prokuroria mbyll hetimet

By: Klara
26 January 2026 at 10:30

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin I.S. për veprën penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79/e i Kodit Penal ndaj viktimës K.T.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1064, viti 2025, rezultoi se në lagjen nr.1 në qytetin e Pogradecit kishte rënë zjarr në një banesë dhe dyshohej një viktimë, e identifikuar më vonë si shtetasja K.T.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ku u gjetën disa vatra zjarri, si dhe nga këqyrja e parë e kufomës, në trupin e së cilës u konstatuan shënja dhune. Ndërsa në tualetin e banesës, të vendosura në një qese mbeturinash u gjetën një dorezë thike, një teh thike, një thikë tjetër me bisht druri dhe një teh thike të ndotur me lëndë të kuqërremtë të ngjashme me të gjakut.

Në përfundim të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor u konkludua se dëmtimet që i janë shkaktuar shtetases K.T., janë me mjete të fortë prerës. Shkaku i vdekjes ka qënë si pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, aktet dhe burimet e provave të përftuara, rezulton se, shtetasi nën hetim I.S. ka patur një marrëdhënie dashurie me viktimën. Ai shkonte shpesh në banesën e saj, rreth 2-3 herë në javë dhe marrëdhënia e tyre ka zgjatur për më shumë se 3 vjet. Nga rezultatet e këqyrjes së pamjeve filmike të marra nga subjektet përreth vendit të ngjarjes është konstatuar se shtetasi I.S. ka shkuar në banesën e viktimës në orën 22:48 sipas pamjeve filmike dhe pas kësaj ore nuk është konstatuar asnjë lëvizje tjetër deri në orën 03:58 sipas orës së kamerës dhe 04:58 sipas orës reale, moment kur shtetasi I. S., ka hedhur qeset në koshin e mbeturinave.

Në referim të akteve të ekpertimeve biologjike vlerësuese dhe krahasuese, ka rezultuar se shtetasja K. T. është vrarë me thikat që janë gjetur në një qese në tualetin e banesës së saj, të cilat përmbanin gjak dhe fije floku që i përkisnin viktimës. Ka rezultuar se në xhepin e pasëm të pantallonave të shtetasit I.S. është konstatuar gjaku i viktimës.

Në përfundim, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, janë përftuar akte dhe burime provash që provojnë se shtetasi I.S., ka vrarë në rrethana që i kanë shkaktuar mundime të veçanta viktimën K.T. dhe duhet të përgjigjet penalisht për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës, parashikuar nga neni 79, shkronja (e) të Kodit Penal./K.M

10:20 Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë, arrestohet në Dubai anëtari i grupit të Rrajava (EMRI)

By: Klara
26 January 2026 at 10:20

I kërkuar nga SPAK si pjesë e grupit të Rrajave, Bujar Sefa është arrestuar në Dubai. Ky grup akuzohet për trafikimin e 2.4 ton marijuanë e kokainë.

Njoftimi i plote

Vijon operacioni i koduar “The Ëanted”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë, kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Ëanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:

-B. S. alias B. X., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi B. S. alias B. X. akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.

Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri./K.M

10:00 Disa mënyra si të përdorin më pak telefonin (lifestyle)

By: Klara
26 January 2026 at 10:00

Nga pajisje që bllokojnë aplikacionet, te kthimi te telefonat “jo smart”, nëntë njerëz rrëfejnë çfarë funksionoi vërtet për të ulur skrollimin dhe për t’u kthyer më të pranishëm.

Shumë kohë më parë, para se përzierja e Reels, TikTok dhe X ta bënte të vështirë shkëputjen nga ekrani, autorja e këtij rrëfimi gjendej në një festë kur DJ i zgjati telefonin për të shtuar një këngë në listë. Gjëja e parë që i ra në sy ishte fakti se Spotify ishte bardhë e zi. DJ shpjegoi se kishte aktivizuar modalitetin “grayscale” për ta bërë skrollimin më pak tërheqës për trurin. Autorja e provoi menjëherë dhe, për një periudhë, funksionoi.

Por me kalimin e kohës, siç ndodh shpesh me zakonet, truri gjen rrugëdalje. Bardhë e zi nuk e ndaloi më “telefonin në shtrat”, as dëshirën për të kontrolluar pafund lajme të rënda, përmbajtje të prodhuara me inteligjencë artificiale dhe opinione të ndezura. Megjithatë, dëshira për t’u larguar nga ekranet u bë më e fortë se kurrë, sepse në vend të jetës reale, dita rrezikonte të rrëshqiste në video pa vlerë dhe skrollim pa fund.

Kështu, në vitin 2026, vendimi ishte i thjeshtë: të dëgjohej ajo “zëri i brendshëm” që të kujton se ke vetëm një jetë dhe nuk do ta kalosh online. Jo me perfeksion, por me përpjekje të vetëdijshme. Autores i hyri një sërë strategjish, nga një pajisje fizike që bllokon aplikacione, te vendosja e një orari të prerë mbrëmjeje pa ekran, dhe aktivizimi i “Mos shqetëso” për periudha të gjata.

Më poshtë janë këshillat që, sipas njerëzve që ia dolën vërtet, funksionojnë më mirë.

1. Blloko aksesin te aplikacionet, fjalë për fjalë
Disa njerëz thonë se zgjidhja më e fortë nuk është “më shumë vullnet”, por një pengesë reale. Një pajisje si Brick, që e bllokon hyrjen në aplikacione derisa ta riaktivizosh manualisht, u ka dhënë ndjesinë e lirisë sepse ua heq tundimin nga duart. Ideja është e thjeshtë: nuk ke akses derisa të kthehesh në shtëpi, ose derisa të vendosësh vetë ta “hapësh” sërish.

Për ata që punojnë në media dhe rrjete sociale, kjo pengesë fizike u duk më efikase se kufijtë e brendshëm të telefonit, sepse varësia nga aplikacionet shpesh i gjen mënyrat për t’i anashkaluar rregullat.

2. Bëje fizikisht të vështirë përdorimin e telefonit
Disa e kanë zgjidhur duke e bërë përdorimin e telefonit të pakëndshëm, jo me ndëshkim, por me prag praktik. Një konsulente e bukurisë dhe teknologjisë tha se vendos një mbajtëse në kyçin e dorës: nëse nuk lëviz dot mirë kyçin dhe gishtat, nuk skrollon dot. Të tjerë e mbajnë telefonin larg, qëllimisht. Në zyrë e lënë në tavolinë. Në shtëpi, në një dhomë tjetër. Kur duhet të çohesh për ta marrë, truri shpesh heq dorë.

3. Kthehu te mjete shumë më pak “smart”
Një gazetare bukurie tregoi se mbajti për një kohë të gjatë një model të vjetër telefoni dhe përdor ende telefon fiks. Për të, çelësi nuk është të shpenzosh para për aplikacione kundër varësisë, por të ndërrosh atë që e mbush kohën: hobi, aktivitete me duar, kohë me njerëz, libër në letër, film pa ndërprerje.

Një shkrimtare dhe redaktore rrëfeu se përdori një telefon me kapak për nëntë muaj. Fjeti më mirë, ishte më e pranishme, më kreative. Marrëdhëniet u bënë më të vërteta, sepse kërkonin përpjekje reale. Më pas u kthye te smartphone vetëm për prakticitetin e mesazheve, por pa rrjete sociale dhe me bllokim gjatë orarit të punës.

4. Vendos kufij që nuk ke si t’i shkelësh
Disa njerëz u lodhën nga truket e vogla, modaliteti bardhë e zi, aplikacione të ndryshme, lënie telefoni në shtëpi, dhe gjetën diçka më “të hekurt”: ta bëjnë telefonin të mërzitshëm dhe kufijtë të pakalueshëm.

Një zgjidhje ishte vendosja e një kodi prindëror mbi aplikacionet e rrjeteve sociale. Ti ke një limit ditor dhe nuk mund ta tejkalosh, sepse nuk e ke kodin. Për dikë tjetër, ndryshimi erdhi nga një paketë e thjeshtë: fshiu aplikacionet, çaktivizoi njoftimet, dhe e la telefonin në dhomë tjetër. Vetë akti i të ngriturit për ta marrë, bën diferencë.

5. Përdor smartphone si mjet, jo si argëtim
Një studente e ciklit të dytë tha se e “kthyen” telefonin në objekt funksional. Ajo e riorganizoi ekranin fillestar që t’i ngjante një telefoni të vjetër, hoqi elementët që të ftojnë të rrish brenda aplikacioneve dhe e përsërit këtë rregullim herë pas here. Kjo e ndihmoi të mos e përdorë telefonin si televizor të xhepit, por si vegël për gjërat e nevojshme.

Çfarë del në fund nga këto rrëfime
Pika e përbashkët nuk është motivimi, por struktura. Njerëzit që e ulën vërtet kohën në telefon nuk u mbështetën vetëm te “do ta bëj”, por krijuan pengesa, rutina dhe zëvendësime konkrete: një bllokim fizik, një distancë fizike, një kufi i pakapërcyeshëm, ose një telefon më pak tërheqës./KM

09:50 Tërmeti i fortë godet Kinën, sa ishte magnituda

By: Klara
26 January 2026 at 09:50

Provinca kineze Gansu është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 gradë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit raportohet se ishte në një thellësi prej 10 kilometrash dhe në një distancë prej tre kilometrash nga Dijanga. Paraprakisht nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale./K.M

09:40 Venezuelë/ Nën presionin e SHBA, të paktën 80 të burgosur politikë u liruan të dielën

By: Klara
26 January 2026 at 09:40

Të paktën 80 të burgosur politikë u liruan të dielën në Venezuelë, ku procesi i lirimit të tyre është duke u zhvilluar, nën presionin e Uashingtonit, njoftoi organizata joqeveritare Foro Penal.

Drejtori i organizatës, Alfredo Romero, shkroi në një postim në platformën X se 80 të burgosur janë liruar nga burgjet në të gjithë vendin dhe të tjerë mund të lirohen brenda ditëve.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës , Delcy Rodriguez, tha të premten se 626 të burgosur janë liruar deri më tani, por nuk dha një afat kohor për lirimin e pjesës tjetër.

Megjithatë, nga 8 janari deri më sot, Foro Penal kishte konfirmuar vetëm lirimin e 156 të burgosurve politikë. Rodriguez tha se të hënën do të kontaktojë Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, për t’i kërkuar OKB-së të verifikojë listat e emrave të atyre që janë liruar nga burgu deri më tani në vendin e saj./K.M

 

09:30 Kreu 11 grabitje, 7 prej tyre duke përdorur pistoletë lodër, pranga 30-vjeçarit në Tiranë!

By: Klara
26 January 2026 at 09:30

Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi.

Ky shtetas ka kryer vjedhje në një karburant, në një market, si dha ka grabitur 4 taksistë, ku ka përdorur një pistoletë lodër.

Ai ka vjedhur edhe në katër raste, në markete e banesa. Ndërkaq, 30-vjeçari dyshohet se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij.

Në momentin e arrestimit nga policia, ky shtetas ka qenë i shoqëruar nga një 42-vjeçar, në banesën e të cilit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armë gjahu, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe aparat celular. Policia është vënë në ndjekje të 42-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Lezhë

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Koordinimi”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i një serie vjedhjesh nën kërcënimin e armës.

Gjatë vitit 2025 dhe janarit të këtij viti, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, ndër to 7 nën kërcënimin e armës.

Gjithashtu, 30-vjeçari dyshohet se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, hetimeve të thelluara për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të ndodhura përgjatë vitit 2025 dhe janarit 2026, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, Komisariatit të Policisë Lezhë, Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksioni i Mbështetjes Operacionale i DVP Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e dytë të operacionit “Koordinimi”.

Si rezultat i fazës së dytë të operacionit, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u bë e mundur kapja në Tiranë e shtetasit E. N., alias E. Ll., 30 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kanosja”, si autor i 11 vjedhjeve (dy karburanteve, një dyqani dhe 4 taksistëve nën kërcënimin e armës, ku dyshohet se ka përdorur një pistoletë lodër, si dhe ka kryer edhe 4 vjedhje të tjera, në markete e banesa).

Në momentin e ndalimit, 30-vjeçari ka qenë në shoqërinë e shtetasit G. D., 42 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë, ku gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armë gjahu, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe aparat celular.

42-vjeçari u procedua penalisht për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. L., i dyshuar si bashkëpunëtor i 30-vjeçarit.

Identifikimi i autorëve u bë gjatë fazës së parë të këtij operacioni, të zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme./K.M

09:20 “Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua nga Xhuliano Halili

By: Klara
26 January 2026 at 09:20

Vrasja e 49-vjeçarit Jani Aliaj brenda burgut të sigurisë së lartë në Koridhalo ka marrë një kthesë të re. Hetimet e autoriteteve greke kanë ngritur dyshime të forta se autor i krimit mund të jetë Xhuliano Halili, 44 vjeç, nga Tepelena, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas burimeve hetimore, Halili ndodhej në të njëjtin sektor me viktimën dhe në qeli pranë tij. Ai rezulton i plagosur gjatë ngjarjes, çka ka shtuar dyshimet se ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasje.

Fillimisht, përgjegjësinë për krimin e mori përsipër një i burgosur grek, 27-vjeçari Kristos Vardhuniotis, i cili iu vetëdorëzua policisë duke deklaruar se ishte autori. Megjithatë, autoritetet kanë vënë re se në trupin e tij nuk ka shenja përleshjeje, ndërsa i vetmi i dëmtuar fizikisht në vendngjarje ishte Xhuliano Halili.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se brenda komunitetit të burgjeve është përfolur që në orët e para pas ngjarjes se Halili është autori real, ndërsa i burgosuri grek dyshohet se është paguar ose kërcënuar për të marrë përsipër fajin. Këto informacione kanë shtyrë policinë greke të thellojë hetimet dhe të rishikojë versionin fillestar të ngjarjes.

Ndërkohë, burime të tjera bëjnë me dije se Jani Aliaj ishte përmendur prej vitesh në dosje hetimore si person i dyshuar për përfshirje në përplasjet e të ashtuquajturës “Mafia greke”, megjithëse këto dyshime nuk u provuan kurrë zyrtarisht.

Xhuliano Halili, i njohur edhe me nofkën “Niko”, konsiderohet si një prej personazheve më të rrezikshëm të botës së krimit në Greqi. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje me pagesë. Në vitin 2011, në Kalamata, ai akuzohet se vrau Fillim Mesajan dhe djalin e tij të mitur, një krim i porositur për larje hesapesh nga krimineli grek Vasilis Varelas.

Në vitin 2018, Halili u arratis nga Porti i Pireut gjatë transferimit drejt burgut, por u kap pak orë më vonë. Në qershor të vitit 2024, brenda po të njëjtit burg të Koridhalos, ai vrau Alfons Ndocin dhe plagosi një tjetër të burgosur, një ngjarje që dyshohet se ishte porositur nga jashtë.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes së Jani Aliajt dhe për të përcaktuar autorin e vërtetë të krimit./K.M

09:10 “Fatih” përjashtohet nga “Një Dashuri”, reagon pas vendimit: Edhe unë kam bërë një gabim

By: Klara
26 January 2026 at 09:10

Aktori i njohur turk Doğukan Güngör, i cili luante rolin e Fatih Ünal në serialin hit “Një dashuri”, është larguar zyrtarisht nga seriali pasi testi i drogës i ka rezultuar pozitiv.

Në mostrat e flokëve dhe gjakut të aktorit janë zbuluar kanabis (esrar) dhe kokainë. Pas publikimit të rezultateve, kompania ka marrë vendim të prerë që aktori të mos shfaqet më në ekran.

Aktori ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të papritur.

Sapo kam mësuar se, me vendimin e marrë nga drejtuesit e Show TV, jam larguar nga seriali televiziv “Kızılcık Şerbeti”, në të cilin kam punuar me pasion të madh për 4 sezone, për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur.

 

Në këtë jetë, çdokush mund të bëjë gabime; edhe unë kam bërë një gabim. Por me sinqeritet dhe ndershmëri kam deklaruar, si para Prokurorisë ashtu edhe para opinionit publik, se jam tërhequr nga ky gabim dhe jam thellësisht i penduar, duke hedhur hapat e parë drejt një jete të pastër.

Me besimin se “ka edhe një të mirë në çdo të keqe”, pas ngjarjes së fundit ia kisha kushtuar plotësisht veten punës sime dhe i kisha premtuar vetes se do të jetoja një jetë të pastër. Por këtë mbrëmje, me këtë lajm të keq që mora papritur, pashë edhe unë, si të gjithë, se sa të pamëshirshëm mund të jenë disa njerëz dhe institucione kur marrin vendime. Ndërkohë që në këtë jetë nuk jam as i pari dhe as i fundit që ka bërë një gabim.

Këta njerëz dhe institucione të pamëshirshme, që nuk besojnë se secili meriton një shans të dytë, i lë ballë për ballë me ndërgjegjen e tyre dhe ia lë në dorë Zotit.

Megjithatë, dua ta theksoj qartë për opinionin publik se unë jam në këmbë, i fortë, dhe duke e mbajtur premtimin që i kam dhënë vetes për një jetë të pastër, shumë shpejt do të jem sërish me ju, dashamirësit e mi, në projekte edhe më të bukura.

Në këto ditë të vështira, falënderoj nga zemra të gjithë miqtë që kanë qenë pranë meje, dashamirësit e mi të dashur që nuk ma kanë kursyer dashurinë dhe familjen time të shtrenjtë. Mirë që ekzistoni…

Me respekt dhe dashuri,
Doğukan GÜNGÖR/K.M

09:01 Fundoset trageti në jug të Filipineve, 15 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

By: Klara
26 January 2026 at 09:01

Last Updated on 26/01/2026 by Klara

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi një traget me më shumë se 350 persona në bord u fundos në orët e para të së hënës pranë një ishulli në jug të Filipineve, njoftuan autoritetet lokale. Roja bregdetare bëri të ditur se 28 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Trageti M/V Trisha Kerstin 3, i cili transportonte pasagjerë dhe mallra mes ishujve, ishte nisur nga qyteti-port i Zamboangës drejt ishullit Jolo në provincën Sulu, me 332 pasagjerë dhe 27 anëtarë të ekuipazhit. Sipas rojës bregdetare, mjeti pësoi probleme teknike dhe u fundos pak pas mesnatës.

Ngjarja ndodhi në kushte të mira atmosferike, rreth një milje detare (1.8 kilometra) larg fshatit ishullor Baluk-Baluk në provincën Basilan, ku fillimisht u dërguan shumë nga të mbijetuarit, tha komandanti i rojës bregdetare, Romel Dua, për agjencinë Associated Press. Ai shtoi se në bord ndodhej edhe një oficer sigurie i rojes bregdetare, i cili ishte i pari që dha alarmin për nisjen e operacioneve të shpëtimit dhe që arriti të mbijetojë.

Në operacionet e kërkim-shpëtimit po marrin pjesë anije të rojës bregdetare dhe të marinës, një avion vrojtimi, një helikopter Black Hawk i forcave ajrore, si dhe dhjetëra varka peshkimi, tha Dua.

Guvernatori i provincës Basilan, Mujiv Hataman, bëri të ditur se disa pasagjerë dhe dy trupa u transportuan në qytetin Isabela, kryeqendrën provinciale.
“Po presim 37 persona në port. Fatkeqësisht, dy prej tyre janë të vdekur”, deklaroi Hataman për Associated Press. Sipas rojes bregdetare, 316 pasagjerë janë shpëtuar, ndërsa janë gjetur të paktën 15 trupa.

Shkaku i fundosjes së tragetit nuk është ende i qartë dhe autoritetet kanë nisur hetimet. Dua theksoi se trageti ishte kontrolluar para nisjes nga porti i Zamboangës dhe nuk kishte shenja mbingarkese.

Aksidentet detare janë të shpeshta në arkipelagun e Filipineve për shkak të stuhive të shpeshta, mjeteve të amortizuara, mbipopullimit dhe zbatimit të dobët të rregullave të sigurisë, veçanërisht në provincat e largëta.

Në dhjetor të vitit 1987, trageti Dona Paz u fundos pasi u përplas me një cisternë karburanti në Filipinet qendrore, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 4 mijë e 300 personave, aksidenti detar më vdekjeprurës në kohë paqeje në botë./K.M

08:50 Vdekja e Alex Pretti përçan politikën, Shtëpia e Bardhë në krah të agjentëve, republikanët kërkojnë hetim të pavarur

By: Klara
26 January 2026 at 08:50

Last Updated on 26/01/2026 by Klara

Protestat për vdekjen e Alex Prettit janë shtrirë edhe në qytete të tjera amerikane, pavarësisht stuhisë që ka goditur 22 shtete dhe temperaturave nën zero. Përplasja politike vazhdon mes autoriteteve shtetërore dhe atyre federale, siç u pa të dielën në Minneapolis nga dy konferencat “rivale” për shtyp ” të guvernatorit Tim Walz dhe Gregory Bovino-s, komandantit të Policisë Kufitare.

Bovino ua ka atribuar vdekjen e Prettit politikanëve lokalë dhe të tjerëve që “shpifin ndaj forcave të rendit” dhe ka akuzuar “turma të dhunshme” se kanë penguar të shtunën arrestimin e një krimineli; ai deklaroi për CNN se agjentët e tij janë “viktimat e vërteta”, se Pretti donte t’i sulmonte dhe se ata janë zhvendosur diku tjetër “me detyra administrative”. Ndërkaq, Ëalz dënoi fushatën e shpifjeve kundër viktimës.

Edhe shefi i policisë lokale, e cila tani po mbështetet nga 20 rezervistë të Gardës Kombëtare, akuzon agjentët federalë, duke thënë se vitin e kaluar njerëzit e tij kanë sekuestruar 900 pistoleta nga rrugët dhe kanë arrestuar qindra kriminelë, “pa qëlluar asnjëherë”. Një pediatër dëshmoi në gjykatë se njerëzit e Bovinos hezituan kur ai u ofrua t’i jepte ndihmë Prettit dhe i kërkuan të shihnin licencën e tij mjekësore.

Kështu, versioni mbi vdekjen e Prettit varet nga ajo se cili nivel qeverisës thotë të vërtetën. Por risia është se një grup i vogël republikanësh, si senatori Bill Cassidy nga Luiziana, kërkon një hetim të pavarur nga autoritetet federale së bashku me ato shtetërore, të cilat deri tani janë lënë jashtë: “Besueshmëria e ICE-it dhe e Departamentit të Sigurisë Kombëtare është në rrezik”.

Republikanë të tjerë, senatori Thom Tillis dhe guvernatori i Oklahomës Kevin Stitt, nuk e kritikojnë Trump-in, por “zyrtarë të tunduar për ta mbyllur hetimin para se të hapet” ose që “e këshillojnë keq” presidentin. Stitt tha se “te shumë amerikanë, ajo që po shohim në televizion po shkakton shqetësime të thella” dhe se ata nuk e kuptojnë “qëllimin përfundimtar”: “Nëse synimi është arrestimi i çdo personi që nuk është qytetar, kjo nuk është ajo që duan”.

Ekziston edhe fakti se, për të justifikuar vrasjen e Prettit, fillimisht një zyrtar i Drejtësisë dhe më pas drejtori i FBI-së, Kash Patel thanë se ai kishte me vete një armë dhe se nuk lejohet mbajtja e saj në protesta të tilla (ndërkohë që disa vunë në dukje se në protestat MAGA shpesh shumë persona janë të armatosur). Këto deklarata prekën sidomos një tel të ndjeshëm për konservatorët, Amendamentin e Dytë: kjo nuk u pëlqeu deputetëve të djathtë Thomas Massie dhe Marjorie Taylor Greene, as edhe lobit të fuqishëm të armëve, NRA-së, e cila kërkon “të mos bëhen përgjithësime” dhe që hetimet të vazhdojnë.

Greene deklaroi se është 100% pro deportimit të emigrantëve të paligjshëm, por se “të mbash ligjërisht një armë nuk është e njëjta gjë me ta përdorur apo tundur atë”; ajo mbrojti gjithashtu të drejtën për të protestuar dhe për të filmuar forcat e rendit. Bovino tha për CNN se mbrojtjet e Amendamentit të Dytë nuk zbatohen “kur kryhet kryengritje, sulm, vonesë, pengim dhe kur u vihet pengesë agjentëve për të zbatuar ligjin”, dhe këmbënguli se Pretti po “tundte” një armë, por nuk ofroi prova.

Edhe çifti Obama ka ndërhyrë, duke thënë se ajo që po ndodh në Minnesota duhet të jetë “një kambanë alarmi për çdo amerikan, pavarësisht përkatësisë partiake, sepse shumë nga vlerat tona themelore si komb janë gjithnjë e më shumë nën sulm”.

Por Bovino këmbëngul se misioni i tij vazhdon për “t’i bërë qytetet e Minnesotës dhe të Amerikës një vend më të sigurt”. Ministrja e Drejtësisë Pam Bondi ka ofruar të tërheqë agjentët nëse Minnesota heq dorë nga roli i saj si “strehë” për migrantët, siç e përsëriti Trump në një postim në Truth, dhe nëse i dorëzon listat zgjedhore dhe lejon hetime mbi “mashtrimet shtetërore”, por Ëalz e ka refuzuar këtë. Ndërkohë, senatorët demokratë synojnë të bllokojnë të premten ligjin e buxhetit që financon edhe Sigurinë Kombëtare, çka mund të çojë në një tjetër mbyllje të administratës publike./K.M

08:40 Zbulohen 3 “shtëpi bari” në Shkodër/ Ndalohen 4 punonjës të OSHEE-së, në pranga një 35-vjeçar

By: Klara
26 January 2026 at 08:40

Last Updated on 26/01/2026 by Klara

Policia e Shkodrës ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba.

Si rezultat janë ndaluar 4 punonjës të OSHEE-së si dhe është vënë në pranga një 35-vjeçaar, i cili dyshohet se kishte përshtatur ambinete për kultivim.

Po ashtu është shpallur në kërkim një 36-vjeçar. Efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar bimë të dyshuara kanabis, material bimor, llamba, aspiratorë dhe filtra ajri.

Njoftimi i policisë

Malësi e Madhe / Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 8”. Shkon në 13 numri i rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”.

Vihet në pranga një 35-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 36-vjeçar, të cilët dyshohet se kishin përshtatur 3 ambiente në fshatin Boriç i Madh për të kultivuar bimë narkotike me pajisje elektrike, të cilat i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Ndalohen edhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe procedohet penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, strukturat e specializuara ne DVP Shkoder ne bashkepunim ne Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe të mbështetura nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjen dhe përpunimin e tyre për shitje.

Si rezultat, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 8”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi; Xh. C., 24 vjeç, banues në Zagorë; F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Rashkullaj; dhe F. K., 58 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. S., 57 vjeç, punonjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar 3 ambiente (1 banesë dhe 2 stalla) në fshatin Boriç i Madh, të cilat ishin përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis. Nga kontrollet në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Vijon puna intensive për kapjen e 36-vjeçarit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./K.M

08:30 11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

By: Klara
26 January 2026 at 08:30

Një stuhi e rrezikshme dimërore ka përfshirë SHBA-në duke lënë të paktën 11 persona të vdekur dhe qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike. Mediat amerikane bëjnë të ditur se i ftohti vdekjeprurës do të vazhdojë gjatë gjithë javës.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NËS), shkollat ​​dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar, ndërsa kushtet kërcënuese për jetën shtrihen nga Teksasi në Anglinë e Re.

Mbi 17,000 fluturime janë anuluar gjithsej gjatë kësaj stuhie. Shkollat ​​në qytetet kryesore kanë anuluar mësimet ose kanë kaluar në mësim në distancë për të hënën. 15 shtete përballen me një shtresë bore që arrin 30 cm ose më shumë.

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse

Gati 90 milionë njerëz janë nën vrojtime ose paralajmërime për të ftohtë ekstrem, duke ngjallur frikë tek ata që janë pa strehë, apo pa energji elektrike për ditë të tëra.

Akulli dëmtues i la pa energji elektrike mbi 1 milion klientë në të gjithë Atlantikun e Mesëm dhe Jugun. Ndërprerjet mund të zgjasin me ditë të tëra në Nashville, Misisipi i cili goditur rëndë dhe më gjerë.

Borë dhe breshër i dendur ka rënë në autostradën ndërshtetërore 95 të verilindjes, me disa qytete, përfshirë Bostonin, që prisnin reshjet më të mëdha të borës në vite.

Ajri arktik që po vjen pas kësaj stuhie dimërore do t’i përkeqësojë efektet e tij shumë kohë pasi ajo të ketë mbaruar.

Nga më shumë se 1 milion klientë që humbën energjinë elektrike të dielën, disa mund të mbeten duke u dridhur pa ngrohje, ndërsa temperaturat e ulëta bien në 10 dhe 20 gradë Celsius. Për më tepër, tubat mund të fillojnë të shpërthejnë për shkak të mungesës së ngrohjes.

I ftohti ekstrem me akull dhe borën, do ta bëjë më të vështirë për ekipet të rivendosin energjinë elektrike, pasi temperaturat e ulëta do të vazhdojnë gjatë gjithë javës së ardhshme./k.m

❌
❌