Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Main stream

Detaje të reja, si u arrestua i riu nga Kosova në Shqipëri – agjentët e infiltruar i blenë dy pistoleta

8 February 2026 at 20:57

Pas arrestimit të Dugagjin Berishës, 27 vjeç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Barriera”, detaje të reja janë zbardhur detaje të reja mbi mënyrën se si u dokumentua aktiviteti i tij i trafikimit të armëve.

Sipas informacionit të siguruara nga Balkanweb, efektivët e Komisariatit nr. 4 kishin marrë informacion se Berisha do të udhëtonte drejt Tiranës dhe më pas në zonën e Freskut për të shitur pistoletat e sekuestruara më parë. Ai është mbajtur nën vëzhgim që nga kalimi në Pikën Kufitare të Morinit, ku hyri në territorin e Shqipërisë me makinën tip “Volkswagen”.

Policia njofton se më parë, me përdorimin e agjentëve të infiltruar, i ka blerë Berishës 2 pistoleta në Fresk, për të dokumentuar aktivitetin e tij kriminal. Ky veprim u krye për të mbledhur prova konkrete të trafikimit të armëve dhe për të ndaluar shpërndarjen e tyre në tregun e paligjshëm.

Nga hetimet paraprake rezulton se Berisha dyshohet të ketë kryer veprime të ngjashme edhe më herët, duke treguar për një aktivitet të vazhdueshëm të trafikimit të armëve zjarri drejt zonës së Tiranës.

Materialet procedurale dhe provat e mbledhura iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia vijon hetimet për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në rrjetin e trafikimit të armëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje të reja, si u arrestua i riu nga Kosova në Shqipëri – agjentët e infiltruar i blenë dy pistoleta appeared first on Sinjali.

Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë

8 February 2026 at 20:46

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e shpalli Ukrainën “armik” të Hungarisë gjatë një fjalimi në një tubim më 7 shkurt.

Orban, i parë gjerësisht si aleati më i ngushtë i Kremlinit në Bashkimin Evropian, ka sulmuar vazhdimisht Kievin dhe Brukselin gjatë gjithë luftës së plotë të Rusisë kundër Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja.

Duke folur në një tubim në qytetin hungarez Szombathely më 7 shkurt, Orban kritikoi Ukrainën për kërkesën që BE të ndalojë importet e energjisë së lirë ruse.

“Kushdo që thotë se ky është armik i Hungarisë, atëherë Ukraina është armiku ynë”, tha ai.

Deklaratat e tij vijnë menjëherë pasi Këshilli i BE-së miratoi planet për të ndaluar blerjet e gazit rus deri në vitin 2027.

Hungaria dhe Sllovakia – të dyja vende miqësore me Moskën që mbeten shumë të varura nga gazi rus – e kanë kundërshtuar vendimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë appeared first on Sinjali.

Dhunimi i avokatit Cakrani, reagon Meta: 2 banditët duhet të vendosen para ligjit sa më shpejt

8 February 2026 at 20:24

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi ka reaguar lidhur me dhunimin e avokatit të tij, Kujtim Cakrani. Meta dënoi sulmin teksa theksoi se autorët të cilët i cilësoi si banditë duhet të dalin para ligjit.

‘Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.

Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.

Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët,’ shkruan Meta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunimi i avokatit Cakrani, reagon Meta: 2 banditët duhet të vendosen para ligjit sa më shpejt appeared first on Sinjali.

AUV tërheq nga tregu disa produkte Aptamil për foshnje

8 February 2026 at 20:17

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar për tërheqjen urgjente nga tregu të disa produkteve ushqimore për foshnje të markës APTAMIL, pas konfirmimit të pranisë së toksinës Cereulide, e cila paraqet rrezik serioz për shëndetin.

Sipas AUV-së, njoftimet janë pranuar përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) dhe lidhen me produkte të prodhuara në Gjermani, Holandë dhe Irlandë.

Njoftimi i plotë:

AUV njofton për tërheqjen nga tregu të disa produkteve ushqimor për foshnje APTAMIL

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) njofton opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar disa njoftime lidhur me praninë e toksinës Cereulide në produkte të qumështit formulë për foshnje të markës APTAMIL, të prodhuara në Gjermani, Holandë dhe Irlandë.

Njoftimet zyrtare nga RASFF janë: njoftimin me nr. 2026.0663, që ka të bëjë me praninë e toksinës Cereulide në formulën për foshnje të prodhuar në Gjermani, njoftimin nr. 2026.1018, që ka të bëjë me praninë e toksinës Cereulide në produktet e prodhuara në Holandë si dhe njoftimi nr 2026.1017, që ka të bëjë me praninë e toksinës Cereulide në formulat për foshnje dhe në formulat për qëllime mjekësore të prodhuara në Irlandë.

Për shkak të nivelit të rrezikut të konsideruar serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese UNION sh.p.k., Vushtrri, është duke ndërmarrë masat e menjëhershme për tërheqjen ekëtyre produkteve nga tregu.

AUV u bën thirrje të gjitha bizneseve që të ndërpresin menjëherë shitjen e këtyre produkteve, ndërsa konsumatorët që posedojnë produkte të tilla të mos i përdorin ato dhe t’i kthejnë në pikat përkatëse të shitjes.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AUV tërheq nga tregu disa produkte Aptamil për foshnje appeared first on Sinjali.

Në dy javët e ardhshme mbahet fjala përfundimtare në rastin në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

8 February 2026 at 20:11

Deklaratat përmbyllëse në gjykimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit do të nisin që nga e hëna dhe do të zgjasin deri të më 18 shkurt.

Nga 9 deri më 18 shkurt, në Dhomat e Specializuara do të shpalosen fjalët përfundimtare të prokurorisë dhe ekipeve mbrojtëse në rastin më të madh të Speciales. Të hënën dhe të martën pritet deklarata përmbyllëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe e Mbrojtësit të Viktimave. 

Të mërkurën fjalën përfundimtare e nis mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, e një ditë më vonë edhe ajo e Rexhep Selimit. Krejt në fund të javës, të premten, fjala përfundimtare e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Më 17 shkurt, kur Kosova e feston ditëlindjen e saj të 18-të, si dhe një ditë para përmbylljes së paralajmëruar të gjykimit është paralajmëruar marsh paqësor nga organizata joqeveritare “Liria ka emër” në Prishtinë për të shprehur mbështetje për katër të akuzuarit në Hagë. Protesta janë organizuar edhe më herët – në Prishtinë, Shkup, Tiranë, Hagë dhe Strasburg.

“Liria ka Emër” njofton dhe njëkohësisht fton qytetarët e Kosovës në marshin në të madh që ka parë ndonjëherë vendi ynë, një marsh paqësor, dinjitoz dhe gjithpërfshirës, një marsh për drejtësi dhe jo politikë. Një marsh jo kundër dikujt, por dinjitetin e Kosovës, për të vërtetën dhe për respektimin e sakrificës mbi të cilën është ndërtuar liria jonë”, tha Ismail Tasholli, drejtor i OJQ-së “Liria ka Emër”. 

Aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, përmban dhjetë akuza. Sipas aktakuzës, krimet janë kryer në periudhën prej marsit të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Në dy javët e ardhshme mbahet fjala përfundimtare në rastin në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së appeared first on Sinjali.

Aksidenti në Osek Hylë të Gjakovës, lëndohen dy persona

8 February 2026 at 19:21

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete, të dielën në fshatin Osek Hylë të Gjakovës, sot rreth orës 15:00, raportoi Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Policia, e cila ka njoftuar se si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë

Ajo ka thënë se dy persona kanë marrë trajtim mjekësor

“Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete”.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti në Osek Hylë të Gjakovës, lëndohen dy persona appeared first on Sinjali.

Shqipëria mbështet kërkesat e studentëve për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

8 February 2026 at 19:12

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përgëzuar studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

“Përgëzojmë studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi”, shkruan Spiropali.

Sipas saj, dialogu konstruktiv, zgjidhjet institucionale dhe respektimi i të drejtave të njeriut mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe për përmirësimin e standardeve demokratike në vend.

Spiropali ka vlerësuar gjithashtu gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqipëria mbështet kërkesat e studentëve për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut appeared first on Sinjali.

Dënohet me 6 vjet burgim në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

8 February 2026 at 18:51

Narges Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, është dënuar me gjashtë vite burg në Iran.

Lajmi u bë i ditur nga avokati i aktivistes për të drejtat e njeriut.

Ditët e fundit, Mohammadi kishte nisur një grevë urie në burgun iranian ku mbahet e ndaluar, si formë proteste kundër asaj që ajo e konsideron një ndalim të paligjshëm.

Avokati i saj, Mostafa Nili, deklaroi për AFP se dënimi me gjashtë vite burg është dhënë nga një gjykatë iraniane. Akuza ndaj aktivistes, sipas tij, është “bashkim dhe bashkëpunim për kryerjen e veprave penale”, një formulim që në praktikë nënkupton akuzë për komplot.

Përveç dënimit me burg, vendimi parashikon edhe ndalim daljeje nga vendi për një periudhë dyvjeçare. Avokati shtoi se fituesja e Nobelit ka marrë gjithashtu një dënim shtesë prej një viti e gjysmë burg për aktivitet propagandistik, si dhe detyrim që për dy vite të qëndrojë në qytetin Khosf, në provincën lindore të Jugut Khorasan.

Narges Mohammadi u arrestua më 12 dhjetor 2025, gjatë ceremonisë mortore të Khosrow Alikordit, një avokat i angazhuar për të drejtat e njeriut, i cili u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta. Javët e fundit, aktivistja është mbajtur në izolim në burgun e Mashhadit.

Në burg, disa ditë më parë, Mohammadi nisi grevën e urisë për të protestuar kundër ndalimit të saj, që e cilëson të paligjshëm. Ajo kërkonte kushte më të mira paraburgimi, të drejtën për të komunikuar me telefon, për të takuar avokatët e saj dhe për të pranuar vizita.

Edhe në të kaluarën, Mohammadi ka kaluar periudha të gjata në burg. Ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për luftën e saj mbi 20-vjeçare për të drejtat e njeriut, veçanërisht për të drejtat e grave.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Oslo, Nobelin e tërhoqën fëmijët e saj binjakë, Kiana dhe Ali Rahman, atëherë 17 vjeç. Ata lexuan mesazhin që nëna e tyre kishte nxjerrë fshehurazi nga burgu i Evin-it: “Populli iranian, me këmbëngulje, do ta kapërcejë represionin dhe autoritarizmin. Mos dyshoni, kjo është e sigurt.” 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dënohet me 6 vjet burgim në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi appeared first on Sinjali.

Lufta hibride: Rusia presion psikologjik trupave gjermane të vendosura në Lituani

8 February 2026 at 18:43


Forcat ruse po depërtojnë në territorin e BE-së dhe NATO-s përmes taktikave të luftës hibride, përfshirë mbikëqyrje, shkelje të hapësirë ajrore dhe operacione psikologjike, duke përdorur teknologjinë digjitale.

Të tilla praktika i përjetoi një ushtar gjerman i vendosur në Lituani, i cili vetëm para pak kohësh, kur iu përgjigj një thirrjeje në telefonin celular dëgjoi zërin e tij gjatë një bisede të zhvilluar vetëm pak orë më parë.

“Një shoku im telefonoi në shtëpi, foli për gjysmë ore dhe më pas mori një telefonatë nga një numër i panjohur. Ai u përgjigj dhe dëgjoi bisedën që kishte zhvilluar më parë, të regjistruar”, ka treguar oficeri Joshua Krebs në librin e tij “Brenda Ushtrisë Gjermane”.

Krebs i quajti këto praktika përgjimi intimiduese dhe të çuditshme.

Forcat e armatosura evropiane, përfshirë ato gjermane, po përballen me aktivitete hibride të ngjashme në vendet e tyre.

Dronë janë përdorur për të spiunuar sistemet evropiane të mbrojtjes, si atë “Heshta 3”, si dhe stërvitjet e brigadës gjermane të tankeve numër 45, në Lituani.

Vitin e kaluar, një mjet ajror mbikëqyrës rus u konstatua në hapësirën ajrore bjelloruse gjatë stërvitjes “Ujku i Hekurt” të trupave gjermane në Lituani.

Inspektori i përgjithshëm i ushtrisë gjermane, gjenerali Carsten Breuer e cilësoi incidentin një provë të kërcënimit real që i kanoset vendit baltik.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius theksoi se lufta hibride përbën një shqetësim të veçantë për Lituaninë, kur priti homologun lituan në Berlin në fund të janarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lufta hibride: Rusia presion psikologjik trupave gjermane të vendosura në Lituani appeared first on Sinjali.

Tjetër gol nga Xherdan Shaqiri, Baseli fiton me përmbysje ndaj Zurichut

8 February 2026 at 18:38

Basel ka shënuar fitore me përmbysje në shtëpi ndaj Zurichut, në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit zviceran.

Zurich deri në minutën e fundit të ndeshjes ishte në epërsi prej 0-1, sidoqoftë Baseli realizoi dy gola të vonshëm për ta realizuar rikthimin e madh.

Xherdan Shaqiri u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e barazuar rezultatin (90) – VIDEO.

Ndërsa, Salah në minutën e fundit shënoi pas asistimit të Bacanin për t’ia siguruar vendasve pikët e plota (90+6′).

Vlen të ceket se përpos Shaqirit, nga minuta e parë luajti edhe mesfushori Dion Kacurri, i cili pësoi një lëndim në minutën e 63-të dhe si pasojë la fushën.

Ndërkohë, te Zurichu paraqitje të plotë bënë dyshja Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi.

Baseli kësisoj renditet në pozitën e katërt me 39 pikë derisa Zurichu në vendin e nëntë me 25 sosh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tjetër gol nga Xherdan Shaqiri, Baseli fiton me përmbysje ndaj Zurichut appeared first on Sinjali.

Vazhdojnë problemet në termocentrale, pas rikthimit të njësisë A5 – shkyçet nga operimi njësia B1

8 February 2026 at 18:19

Korportata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B1 është shkyçur nga operimi pasi janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në sistemin e gypit brenda kaldajës.

Sipas KEK-ut shkyçja është bërë pas pamundësisë që të vazhdohet operimi i sigurt i kësaj njësie.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton opinionin publik se sot, gjatë ditës, në njësinë B1 të Termocentralit Kosova B janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës, të paraqitura rreth orës 10:00. Pas vlerësimit teknik dhe për shkak të pamundësisë për të vazhduar operimin e sigurt, si rezultat i harxhimeve të larta të ujit dhe rrezikut për dëmtime më të mëdha teknike, është vendosur që njësia B1 të shkyçet nga operimi para orës 18:00, si masë parandaluese për ruajtjen e integritetit të njësisë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

KEK-u ka informuar në këtë njoftim po ashtu se edhe pas ndaljes së njësisë B1, furnizimi me energji elektrike është i siguruar dhe operimi vazhdon në mënyrë stabile me 4 njësi gjeneruese, e që sipas KEK-ut mbulon 87.6% të kërkesës totale për konsum. Pjesa e mbetur është siguruar përmes importit.

Ndërkohë gjatë ditës, Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se pas gati një jave u kthye në operim njësia A5 e Termocentralit Kosova A.

Edhe kjo njësi ishte ndalur nga operimi për shkak të një rrjedhjeje në sistemin gypor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vazhdojnë problemet në termocentrale, pas rikthimit të njësisë A5 – shkyçet nga operimi njësia B1 appeared first on Sinjali.

Shkak i një defekti, furnizimi me ujë të pijshëm ndërpritet përkohësisht në Skenderaj

8 February 2026 at 18:10

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët e Skenderajt se do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të kompanisë në Facebook, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin kryesor të furnizimit, që ndodhet në Kllinën e Mesme.

KRU “Mitrovica” u kërkon qytetarëve mirëkuptim deri në sanimin e defektit në fjalë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkak i një defekti, furnizimi me ujë të pijshëm ndërpritet përkohësisht në Skenderaj appeared first on Sinjali.

Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme

8 February 2026 at 17:46

Gjatë javës së ardhshme moti në Kosovë pritet të jetë i ndryshueshëm. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës parashihet mot i vranët, me intervale me diell, por edhe me reshje shiu.

Të hënën vende-vende do të ketë riga shiu dhe në përgjithësi do të mbizotërojë mot i vranët. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 10 gradë celsius, ndërsa minimalja pritet të zbresë deri në 0 gradë.

Të martën moti pritet të jetë po ashtu i vranët, por edhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihet të ketë ngrica. Temperatura minimale pritet të lëvizë mes 1 dhe 4 gradë celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 9 gradë celsius.

Edhe të mërkurën pritet të jetë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperatura minimale parashihet të zbresë deri në 1 gradë celsius derisa maksimalja pritet të arrijë deri në 12 gradë celsius.

Të enjten pritet të jetë mot i vranët po ashtu dhe vende-vende me riga shiu. Temperatura pritet të jetë në 2 gradë celsius ndërsa maksimalja parashihet të arrijë deri në 12 gradë celsius.

Mot i vranët dhe me riga shiu pritet të jetë edhe të premten. Maksimalja parashihet të jetë 9 gradë ndërsa minimalja mund të zbresë deri në 3 gradë celsius.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme appeared first on Sinjali.

Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e Evropës në karate

8 February 2026 at 17:11

Lanika Rexhepi është shpallur nënkampione e Evropës në karate.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Karatesë, duke thurur fjalë të forta për sportisten e tyre.

“Ky rezultat pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e Lanika Rexhepit në sportin e karatesë”, thuhet në postimin e federatës në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e Evropës në karate appeared first on Sinjali.

“Liria ka Emër” thërret marshin historik më 17 shkurt: “Drejtësi, jo politikë” për krerët e UÇK-së

8 February 2026 at 17:01

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka shpallur sot mobilizim të gjerë qytetar për datën 17 Shkurt, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin “Drejtësi, jo politikë”. Në një konferencë për media, përfaqësuesit e platformës, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, njoftuan se ky organizim vjen në një moment kritik, kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë po hyn në fazën e tij finale.

Organizatorët theksuan se ky marsh është një domosdoshmëri për të mbrojtur dinjitetin e luftës çlirimtare dhe të vërtetën historike të Kosovës.

Ismail Tasholli, një nga përfaqësuesit e platformës, e cilësoi marshin e 17 Shkurtit si një përgjigje qytetare ndaj tendencave për të rishkruar historinë. Ai ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e asaj që ai e quajti “marshin më të madh që ka parë ndonjëherë vendi ynë”.

“Liria ka Emër fton të gjithë qytetarët e Kosovës në marsh qytetar, paqësor, dinjitoz dhe gjithëpërfshirës. Në marsh për drejtësi dhe jo për politikë. Në marsh jo kundër dikujt, por për dinjitetin e Kosovës, për të vërtetën dhe për respektimin e sakrificës mbi të cilën është ndërtuar liria jonë,” deklaroi Tasholli.

Ai shtoi se ky moment kërkon pjekuri dhe unitet, duke nënvizuar se Kosova nuk mund të qëndrojë pasive përballë zhvillimeve që prekin themelet e shtetësisë së saj.

“Ky marsh nuk është akt i emocioneve të çastit – është akt vetëdije kolektive. Është përgjigje qytetare ndaj një procesi që do të hyjë në fazën e tij më vendimtare. Është mesazh i qartë që Kosova nuk është spektatore e fatit të saj,” përfundoi ai.

Në të njëjtën linjë, ish-deputetja dhe përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, vuri theksin te rëndësia e kontekstit në proceset gjyqësore. Ajo argumentoi se drejtësia nuk mund të jetë e verbër ndaj realitetit të asaj se kush ishte agresori dhe kush viktima në luftën e Kosovës.

“Ne besojmë se drejtësia nuk mund të jetë e shkëputur nga e vërteta historike. Besojmë se proceset juridike nuk mund të lexohen pa kontekst, pa realitetin e asaj se çfarë ka ndodhur,” tha Hoxha.

Zonja Hoxha bëri thirrje që marshit t’i bashkohen të gjitha shtresat e shoqërisë, duke e cilësuar atë si një zë të bashkuar kundër heshtjes së imponuar.

“Marshi që po e thërrasim është i qytetarëve. Është marsh i fëmijëve, familjeve, të rinjve, intelektualëve, punëtorëve – është marsh i veteranëve… Është marshi i një shoqërie që nuk pranon të reduktohet në narrativa të padrejta,” shtoi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Liria ka Emër” thërret marshin historik më 17 shkurt: “Drejtësi, jo politikë” për krerët e UÇK-së appeared first on Sinjali.

Zhdukja e ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë, familjarët do të paguajnë

8 February 2026 at 16:51

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth kërkesave për shpërblim për kthimin e sigurt të Nancy Guthrie, siç raporton CNN, rrëmbyesi ose rrëmbyesit e supozuar kanë kërkuar 6 milionë dollarë dhe kanë kërcënuar jetën e Guthrie nëse afati i orës 5 pasdite të së hënës nuk respektohet, duke cituar një shënim shpërblimi të dërguar në stacion.

Letra e supozuar të shpërblimit të dërguara në KGUN dhe media të tjera kërkonin miliona në Bitcoin në këmbim të kthimit të saj.

Fëmijët e Nancy Guthrie bënë thirrje për kthimin e nënës së tyre në mediat sociale, duke thënë: “Ne do të paguajmë”.

Autoritetet kanë thënë se vendimi për të paguar çdo shpërblim të supozuar varet nga familja Guthrie.

“Ne jemi në komunikim me familjen dhe ndërsa këshillojmë dhe rekomandojmë nga një perspektivë e zbatimit të ligjit, çdo veprim i ndërmarrë për çdo shpërblim vendoset përfundimisht nga familja“, u tha gazetarëve javën e kaluar agjenti special i FBI-së, Heith Janke.

Zyrtarët po hetojnë vërtetësinë e një mesazhi të dytë të dërguar në KOLD të premten në lidhje me Nancy Guthrie. Shënimi përfshinte informacione të ndjeshme dhe asnjë afat kohor, sipas një prezantuesi në media.

Ende nuk ka të dyshuar të emëruar, ndërsa kërkimi për Nancy Guthrie hyn në ditën e tetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhdukja e ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë, familjarët do të paguajnë appeared first on Sinjali.

BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në vitin 2025

8 February 2026 at 16:31

Remitancat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.42 miliard eurosh, duke shënuar një rritje prej 4.4% ose rreth 60 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Muaji dhjetor mbetet ende me të dhëna preliminare dhe pritet të finalizohet në fund të shkurtit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pjesa më e madhe e remitancave ka ardhur nga Gjermania me rreth 39% të totalit.

Pas saj renditen Zvicra me 17.5%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.2%, Austria me 4.2%, Italia me 3.9%, ndërsa Belgjika dhe Franca me nga 3.4%.

Sa i përket mënyrës së dërgimit të parave, rreth 55% e remitancave janë transferuar përmes agjencive për transfere të mjeteve, 17% përmes bankave dhe 28% përmes kanaleve të tjera. Kjo strukturë ka mbetur pothuajse e njëjtë si në vitin paraprak.

Mesatarja mujore e remitancave ishte rreth 117.9 milionë euro, ndërsa prurjet më të mëdha u regjistruan në muajt korrik, gusht dhe dhjetor, kryesisht për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë gjatë sezonit të verës dhe festave të fundvitit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në vitin 2025 appeared first on Sinjali.

Ushtria e Kosovës në provën finale

8 February 2026 at 16:28

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka vazhduar pa u ndalur.

Ky konsensus institucional ka siguruar vazhdimësi në tranzicion, investime të qëndrueshme dhe përafrim të pandërprerë me standardet e NATO-s.

Sipas gjeneralit në pension Naim Haziri, i cili ka ndjekur nga afër disa faza të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kjo forcë operon sot sipas doktrinave moderne të luftës, ka kapacitete funksionale për rreziqet aktuale dhe pritet të përmbyllë tranzicionin në ushtri deri në vitin 2028 – në përputhje me afatet e planit fillestar.

“Jam shumë optimist, edhe pse kjo është faza më e rëndësishme e ngritjes së Forcës. Aktualisht po zhvillohen kapacitetet ajrore dhe po forcohen regjimentet luftarake, me elemente mbështetëse të operacioneve. Jam i bindur se FSK-ja do t’i arrijë kapacitetet e plota operacionale në kohën e parashikuar dhe do të jetë një forcë kredibile, e ndërveprueshme me të gjitha ushtritë e NATO-s”, thotë Haziri për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Ky rrugëtim nisi në vitin 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që hapën procesin dhjetëvjeçar të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri me kapacitete të plota.

Në atë kohë, NATO-ja – e pranishme në Kosovë me mision paqeruajtës që nga paslufta – e cilësoi këtë vendim si “të papërshtatshëm në kohë”, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, ndryshe prej saj, Shtetet e Bashkuara e mbështetën këtë hap, duke e cilësuar tranzicionin e FSK-së si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin e tyre për të mbështetur zhvillimin e saj profesional.
Hashim Thaçi, atëkohë president i Kosovës dhe komandant suprem i FSK-së, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është rezultat i një shekulli sakrificash.

“I siguroj të gjitha komunitetet në Kosovë, e veçanërisht komunitetin serb, se FSK-ja do të vazhdojë t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike”, tha Thaçi në dhjetor të vitit 2018.

Diskursi institucional – FSK-ja si forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës – u ruajt i pandryshuar edhe nën presidencën e Vjosa Osmanit.

“Djemtë dhe vajzat e Forcës sonë janë të gatshëm për ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë – Republikës së Kosovës – në çdo pëllëmbë të tij”, tha Osmani në dhjetor të vitit 2022.

FSK-ja, edhe sot, duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, për të operuar në pjesën veriore të vendit, ku popullata shumicë është serbe.

Ky kufizim operacional u vendos nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2013, përmes një letre të dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe mbetet në fuqi.

Radio Evropa e Lirë pyeti Presidencën e Kosovës nëse po shqyrton rishikimin e obligimit për leje nga KFOR-i për operimet e FSK-së në veri, në prag të përmbylljes së transformimit të saj në ushtri, por deri tani nuk mori përgjigje.

I kontaktuar nga REL-i, një zëdhënës i NATO-s tha vetëm se “që nga viti 2016, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s – i cili është i ndarë nga KFOR-i – ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të mandatit të saj fillestar të mbrojtjes civile, përmes ndërtimit të kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit të trajnimeve”.
Ndër vite, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në një sërë misionesh dhe aktivitetesh rajonale e ndërkombëtare, kryesisht në kuadër të operacioneve humanitare, trajnuese dhe paqeruajtëse.

Së fundmi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se FSK-ja do të marrë pjesë edhe në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Aktualisht, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në proces është shqyrtimi i formës dhe kapacitetit, me të cilin do të mund të kontribuohet në këtë forcë paqeruajtëse.
Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla, konfirmon se FSK-ja ka përmbushur tashmë objektivin për 5.000 trupa të rregullta, ndërsa mbetet ende për t’u plotësuar komponenti rezervë prej 3.000 pjesëtarësh.

Megjithëse përbërja e plotë e armatimit të FSK-së nuk është bërë publike, pajisjet e konfirmuara zyrtarisht variojnë nga automjetet e blinduara deri te dronët.

Sipas Sylës, kapacitetet janë ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe armatimi e pajisjet janë në përputhje me standardet e NATO-s.

“Aleatët nga të cilët kemi blerë armatim, përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Kroacinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë e të tjera. Sot, në këtë stad të ngritjes, por edhe nesër kur t’i kemi kapacitetet e plota, ne do të jemi të gatshëm të ofrojmë siguri”, thotë Syla për Exposenë.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka shënuar rritje të ndjeshme viteve të fundit, duke u trefishuar nga 67.3 milionë euro në vitin 2021 në 207.8 milionë euro vitin e kaluar.

Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2027 e identifikon qartë Serbinë dhe pretendimet e saj territoriale si kërcënimin kryesor për sigurinë kombëtare.

Që nga fillimi, krijimi i ushtrisë së Kosovës ka hasur në kundërshtime të forta nga Serbia – vendi që, gjatë pesë vjetëve të fundit, ka shpenzuar më së shumti për ushtrinë në gjithë Ballkanin Perëndimor. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Prishtinën se “po u bie daulleve të luftës” dhe po rrezikon komunitetin serb.

Ky diskurs ka ushqyer rezistencë të vazhdueshme në mesin e komunitetit serb ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, veprimeve të forcave të sigurisë dhe shtrirjes së autoritetit shtetëror, sidomos në veri. Kulmi i kësaj përplasjeje ka qenë sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në vitin 2023.

Një ushtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me djalin e saj në kazermën “Adem Jashari”.
Sipas gjeneralit në pension, Naim Haziri, Serbia mbetet kërcënimi kryesor si ushtarak, ashtu edhe joushtarak, për Kosovën. Ai përmend në mënyrë të veçantë edhe kërcënimet hibride, përfshirë sulmet kibernetike, por thekson se FSK-ja, edhe tash, ka kapacitete të mjaftueshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

“Kur një ushtri mbrohet dhe një ushtri sulmon, atëherë proporcioni i forcave është varësisht inxhinierisë që përgatitet, tre me një, pesë me një, tetë me një… Dhe FSK-ja, me kapacitetet që sot i ka, është e gatshme që në çdo kohë ta mbrojë integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thotë Haziri.

Megjithatë, ai thekson nevojën për investime më të mëdha në personelin e FSK-së, duke nënvizuar se mirëqenia e tij është faktor kyç për efektivitetin dhe gatishmërinë e forcës.

“Mendoj se ka hapësirë të bëhet më shumë për personelin. Në fazën e dytë, investimet kanë qenë të fokusuara në blerje të armatimit, por nuk duhet përjashtuar as investimi në personel, në mënyrë që pjesëtarët të jenë më të motivuar për përgjegjësitë që i ushtrojnë”, thotë ai.

Pagat në FSK ndryshojnë sipas gradave – me më të ulëtat për rekrutët e rinj dhe më të lartat për nënkolonelët dhe gjeneralët. Ligji e lejon largimin vullnetar të pjesëtarëve, dhe të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se braktisjet ndodhin çdo vit – me një rritje të ndjeshme midis viteve 2021, kur u larguan 50 ushtarë, dhe 2023, kur numri i tyre arriti në 134.
Zëvendësministri në detyrë, Shemsi Syla, thekson rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë për të siguruar trajnimin dhe pajisjet për ushtarët. Ai shton se FSK-ja ka arritur t’i integrojë të gjitha komunitetet në radhët e veta, ndonëse sfiduese mbetet pjesëmarrja e komunitetit serb.

“Problemin më të madh na e kanë shkaktuar serbët. Me kërcënime e me shantazhe, kanë arritur t’i largojnë disa pjesëtarë. Në konkurset që kemi shpallur, ka pasur vazhdimisht të interesuar, por vazhdon të ketë frikë”, thotë Syla.

Falë bashkëpunimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe standardeve të NATO-s, Syla thotë se FSK-ja është qysh tash e përgatitur të bashkohet me Aleancën – një synim i shprehur që nga fillimi i transformimit. Të njëjtin qëndrim e mbështet edhe gjenerali në pension, Naim Haziri.

“Kosova është shumë më e fuqishme saqë mendohet dhe shihet nga dikush – në të gjitha aspektet”, sipas tij.

E, nga NATO-ja konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se aleanca “ofron kontribute të rëndësishme ushtarake për Kosovën”, por se “rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike”. Ndaj, “NATO-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja” për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë… edhe pse ky proces mbetet i bllokuar prej kohësh, pa përparime që do ta nxirrnin nga vendnumërimi disavjeçar./ REL

The post Ushtria e Kosovës në provën finale appeared first on Sinjali.

Mustafa: Problemet shëndetësore m’u krijuan kur isha kryeministër, qeverisa me gaz lotsjellës

8 February 2026 at 16:26

Ish-kryeministri Isa Mustafa tha se nuk ka “asnjë ambicie” që të kthehet në politikë, ndërsa foli për problemet e tij shëndetësore.

“Kam edhe probleme shëndetësore të cilat… s’mundem unë tash me ato probleme… S’kam dashtë edhe kryetar i LDK-së viteve të fundit me ndejtë, e lëre më tash”, tha ai në një intervistë për KosovaPress.

Mustafa tha se ka probleme shëndetësore të krijuara gjatë kohës kur ai qeveriste me vendin, duke përmendur aktet e atëhershme opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së Albin Kurtit e cila shprehte kundërshtimin edhe përmes gazit lotsjellës.

“Unë s’kam problem me kokën, s’kam problem me mendimin, s’kam problem me analizën, por me sëmundjen tjetër që e kam origjinale, e kam çështje që m’u ka kriju prej një presioni të madh që e kam pasë sa kam qenë kryeministër i këtij vendi, se unë më shumë kam qeveris me gaz lotsjellës, me bombë, me bombola gazi, me akte të dhunimit të shtëpisë sime e të kalljes së shtëpisë…”

“S’mundem me ia paramendu vetes të hyj unë edhe njëherë në atë valle me njerëz të tillë të cilët s’kanë marrë, asnjëri s’ka marrë as dënime, as kritika meritore për atë”, tha Mustafa.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mustafa: Problemet shëndetësore m’u krijuan kur isha kryeministër, qeverisa me gaz lotsjellës appeared first on Sinjali.

Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë

8 February 2026 at 16:16

Zyrtarë ukrainas thanë se të paktën tre persona u vranë nga sulmet ruse gjatë natës, që kishin në shënjestër ndërtesa banimi në qytetin lindor Kramatorsk.

Sulmet e 8 shkurtit përfshinë bomba të rënda, thanë zyrtarët, armë që Rusia i ka përdorur për të shkatërruar si pozicionet ukrainase në vijën e frontit, ashtu edhe zonat e banuara.

Gati 20 persona u plagosën në sulmet e orëve të para të mëngjesit, njoftoi Policia Kombëtare.

Në total, Rusia lëshoi më shumë se 400 dronë dhe raketa në lokacione anembanë vendit, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një postim në Telegram, ai u ankua se armët ruse vazhdojnë të pajisen me pjesë dhe komponentë të importuar nga jashtë, ndërsa njoftoi masa të reja që synojnë ndërprerjen e furnizimeve me këto pjesë.

Së bashku me Slovianskun, Kramatorsku është një nga dy qytetet kryesore që Ukraina ende i kontrollon në rajonin lindor të Donjeckut. Të dy konsiderohen “qytete-fortesa”, thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës në këtë rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë appeared first on Sinjali.

❌
❌