Bashkia Elbasan në terren: Të gjitha rrugët në fshatra të hapura, punë intensive për përballimin e situatës
Bashkia Elbasan bën të ditur se të gjitha rrugët në fshatrat e territorit të saj janë aktualisht të hapura dhe të qarkullueshme, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike. Gjatë gjithë ditës janë angazhuar intensivisht strukturat e bashkisë me 5 fadroma, 2 borëpastruese, 4 kamionë, 3 foristrada dhe dhjetëra punonjës, duke punuar pa ndërprerje për pastrimin dhe mbajtjen hapur të akseve rrugore.