Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo po e konsideron seriozisht pensionimin nga futbolli vitin e ardhshëm.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë që ka fituar thuajse të gjitha trofetë në futboll është duke konsideruar të ardhmen, ndërsa një nga opsionet më të mundshme është largimi nga Al Nassr si dhe t’i “varë këpucët”.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur Ben Jacobs, Ronaldo pritet të largohet nga Al Nassr në verën e vitit 2027 dhe po konsideron seriozisht pensionimin nga futbolli.
Në bazë të raportimit, Ronaldo tashmë ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me klubin arab, me këta të fundit që po shpresojnë ta mbajnë duke i ofruar përqindje në aksionet e skuadrës.
Arabia Saudite po shpreson ta mbajë Ronaldon si ambasador, si dhe t’i jap plotë 15 për qind të aksioneve të Al Nassr, aty ku do të bëhet drejtuesi i klubit, një objektiv që portugezi e ka shprehur publikisht disa herë.
Cristiano Ronaldo is likely to leave Al Nassr in the summer of 2027, and the five-time Ballon d’Or winner could potentially retire from football.
Even if he extends by a further year, plans are being put in place to prevent a sharp decline in global interest when… pic.twitter.com/n5r3duQgA3 — The Nassr Tribune™️ (@AlNassrTribune) January 22, 2026
Kujtojmë, Ronaldo aktualisht është i fokusuar për ta fituar titullin në Arabinë Saudite, si dhe Kupën e Botës me kombëtaren e Portugalisë, trofeu i vetëm që ende nuk e ka shijuar.
Përpos tyre, ish ylli i Real Madridit ka bërë të qartë se ka për objektiv të bëhet golashënuesi i parë që shkon në shifrën e 1 mijë golave./Telegrafi
Shifrat e Cristiano Ronaldos në karrierën e tij janë thjesht mbresëlënëse dhe vazhdojnë të shkëlqejnë edhe në moshën 40-vjeçare.
Ylli portugez konfirmoi edhe një herë klasin e tij të jashtëzakonshme në ndeshjen e sotme, ku Al Nassr udhëtoi për t’u përballur me Damacun dhe fitoi 2-1.
Në minutën e 50-të, Ronaldo përfundoi një aksion të shkëlqyer me një gol të bukur, duke vulosur fitoren e ekipit të tij dhe duke shënuar golin e tij të 960-të në karrierë.
Kjo shifër e afron superyllin portugez vetëm 40 gola larg nga arritja historike e 1000 golave.
Ronaldo ka shkruar histori me secilin klub ku ka luajtur. Ai shënoi 5 gola me Sportingun, 145 me Manchester Unitedin, 450 me Real Madridin dhe 101 me Juventusin në nivel klubesh. Me Al Nassrin, ku aktualisht vazhdon karrierën e tij, ka regjistruar 116 gola.
Në nivel kombëtar, me Portugalinë, Ronaldo ka realizuar gjithsej 143 gola, duke e bërë atë një nga golashënuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.
Çfarë e bën këtë arritje edhe më të jashtëzakonshme është fakti se Ronaldo e ka arritur këtë shifër në një karrierë që tashmë ka kaluar dy dekada dhe vazhdon të performojë në nivele të larta, duke treguar se mosha nuk është kufizim për një legjendë të vërtetë. /Telegrafi/
Policia në Funchal, vendlindjen e Cristiano Ronaldos, është në kërkim të një burri që i vuri flakën një statuje të futbollistit legjendar portugez dhe u mburr për këtë në rrjetet sociale.
Incidenti ndodhi në Funchal në ishullin e Madeirës, dhe videoja e postuar në rrjetet sociale tregon një të ri që lyen me benzinë një statujë prej bronzi të Ronaldos dhe më pas e ndez atë me një çakmak.
Ky akt vandalizmi u “përfundua” nga i riu me një koreografi vallëzimi me një këngë rep, dhe ai e përfundoi duke i treguar statujës gishtin e mesëm.
"Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit", thuhet në përshkrimin e klipit.
Flakët u shuan shpejt, ndërsa policia është në kërkim të autorit.
“Autori i këtij krimi është identifikuar, ai njihet për kryerjen e veprave të ngjashme”, njoftoi policia.
Statuja prej bronzi e Ronaldos, 3.3 metra e lartë, u përurua në fund të vitit 2014 në Funchal, dhe në ceremoni morën pjesë vetë Ronaldo dhe familja e tij.
Në janar të vitit 2016, pasi Messi fitoi Topin e tij të pestë të Artë, vandalët shkruan "Messi" dhe numrin "10" me të kuqe në pjesën e pasme të statujës, dhe pas këtij incidenti, statuja u zhvendos në vendndodhjen e saj aktuale, pranë muzeut të Ronaldos. /Telegrafi/
Instagram user 'zaino.tcc.filipe' filmed himself setting fire to Cristiano Ronaldo's statue outside the CR7 Museum in Funchal.
Madeira's PSP (Public Security Police) says it is "trying to identify the perpetrator of the crime of damage." pic.twitter.com/qUt70chEqq — NassrXtra (@NassrXtra1) January 21, 2026
Cristiano Ronaldo ka dalë fitues në çështjen ligjore kundër Juventusit lidhur me pagat e papaguara, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje që zgjati për disa vite mes palëve.
Siç raporton La Gazzetta dello Sport, gjyqtari i punës në Torino, Gian Luca Robaldo, ka rrëzuar apelimin e paraqitur nga Juventusi, duke konfirmuar se klubi bardhezi nuk ka të drejtë të rikuperojë shumën prej 9.8 milionë eurosh të paguara tashmë ndaj yllit portugez.
Çështja lidhet me pagat e prapambetura të Ronaldos gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Pas largimit nga Juventusi në vitin 2021 për t’u rikthyer te Manchester United, sulmuesi portugez pretendoi se klubi i detyrohej gjithsej 19.6 milionë euro.
Në vitin 2023, Ronaldo e çoi çështjen në arbitrazh.
Në prill të vitit 2024, paneli i arbitrazhit vendosi që Juventusi duhej t’i paguante Ronaldos gjysmën e shumës së kërkuar, pra 9.8 milionë euro, duke argumentuar se marrëveshja private mes klubit dhe lojtarit, e cila ishte gjithashtu nën hetim nga autoritetet italiane, nuk përmbante firmën e vetë Ronaldos.
Juventusi e apeloi këtë vendim, por me vendimin e fundit të gjykatës së punës, u konfirmua se klubi nuk ka bazë ligjore për të kërkuar kthimin e shumës së paguar.
Përveç kësaj, bardhezinjtë do të duhet të mbulojnë edhe shpenzimet ligjore të procesit.
Sipas burimeve, vendimi nuk do të ketë ndikim në bilancin financiar të Juventusit, pasi shuma ishte paguar dhe ishte reflektuar tashmë në pasqyrat financiare të sezonit 2023/24.
Megjithatë, Juventusi pritet të analizojë me kujdes vendimin për të vlerësuar nëse ekzistojnë baza për një sfidë të mëtejshme ligjore. /Telegrafi/
Sulmuesi i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, ka shënuar gol ndaj Al Hilalit në ndeshjen e javës së 14-të të Ligës Profesionale Saudite, duke arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij legjendare.
Ylli portugez hapi rezultatin në minutën e 42-të, pasi finalizoi një aksion të ndërtuar bukur nga ekipi i tij, me Kingsley Coman që asistoi për golin parë.
Ky realizim i dha Al Nassr epërsinë në një nga përballjet më të shumëpritura të sezonit në Arabinë Saudite.
Por loja në pjesën e dytë ndryshojë, me Al Hilal që shënoi tri herë, me Al Daësarin, Kannon dhe Ruben Neves, për fitoren e kampionit në fuqi, që përforcojnë vendin e parë me 38 pikë, ndërsa Al Nassr mbetet në vendin e dytë me 31 pikë.
Ky gol ishte i 959-ti në karrierën profesionale të Ronaldos, duke dëshmuar edhe një herë jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e tij të jashtëzakonshme në nivelet më të larta të futbollit.
Nga ky total, 817 gola i ka shënuar në nivel klubesh, ndërsa 142 gola me fanellën e Kombëtares së Portugalisë. /Telegrafi/
Al Nassr renditet në vendin e dytë, katër pikë pas Al Hilal, kundërshtar që e viziton këtë pasdite (e hënë).
Një humbje mund t’i shuhë praktikisht shpresat për titullin e parë të Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite.
Al Nassr, që kryesoi kampionatin gjatë gjithë sezonit deri dy javë më parë, luan sot një ndeshje vendimtare.
Seria negative me një barazim dhe dy humbje e ka zbritur katër pikë pas Al Hilal, ndërsa një tjetër disfatë do ta çonte diferencën në shtatë.
Në këtë skenar, titulli i parë i Ronaldos në Arabinë Saudite do të largohej edhe më shumë.
Jorge Jesus ka nevojë për versionin më të mirë të Cristiano Ronaldos për të mbajtur gjallë garën për kampionatin.
Edhe pse portugezi ka shënuar katër gola në pesë ndeshje pas rikthimit nga pauza e Kupës Arabe, forma e tij është ende larg kulmit.
Në ndeshjen e fundit ndaj Al Qadsiah, mungesa e ndikimit të tij u ndje qartë, ndërsa lojtari që krijoi më shumë rrezik në fazën sulmuese ishte Joao Felix, tek i cili Al Nassr mbështet shpresat gjithashtu këtë pasdite.
Nga ana tjetër, Simone Inzaghi, tashmë pa Joao Cancelon, i cili është pranë transferimit te Barcelona, rikthen Theo Hernandezin pas pezullimit.
Al Hilal disponon një repart ofensiv shumë të frikshëm, me Marcos Leonardo, Darwin Nunez, Salem Al Dawsari dhe Malcom.
Duhet kujtuar se disa emra të rëndësishëm mungojnë për shkak të Kupës së Afrikës, si Sadio Mane te Al Nassr dhe Bono e Koulibaly te Al Hilal.
Kjo ndeshje është jetike për Cristiano Ronaldon.
Sot, ai luan jo vetëm për sezonin e Al Nassr, por edhe për mundësinë reale për të fituar titullin e tij të parë në nivel klubesh pas pesë vitesh. /Telegrafi/
Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, mund të zhvillojë një ndeshje lamtumire në stadiumin “Santiago Bernabeu” pas përfundimit të karrierës së tij, raporton Defensa Central.
Sipas burimit, ende nuk ka një vendim përfundimtar, por janë duke u diskutuar disa detaje për të organizuar një ceremoni të denjë për një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Real Madridit.
Një nga opsionet e shqyrtuara është organizimi i një ndeshjeje miqësore në nder të Ronaldos në Chamartin, ku Real Madridi dhe Al-Nassr do të përballeshin mes tyre.
Në këtë skenar, portugezi do të luante nga një pjesë për secilën skuadër, në një format të ngjashëm me ndeshjen e lamtumirës së Raul Gonzalez.
Gjithashtu, po merret në konsideratë edhe një alternativë tjetër: përfshirja e Sporting Lisbonës.
Në këtë rast, Cristiano Ronaldo do të kishte mundësinë të luante për të dy klubet, atë ku nisi karrierën e tij profesionale dhe klubin ku shkroi një pjesë të madhe të historisë së tij futbollistike.
Në sezonin aktual, 40-vjeçari portugez ka zhvilluar 14 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka regjistruar dy asistime. /Telegrafi/
Çdo dimër, tregu i futbollistëve të lirë ofron një mori talentesh. Emra me peshë, përvojë dhe një entuziazëm konkurrues, të gatshëm për të nisur një aventurë të re pa pasur nevojë që klubi blerës të shpenzojë ndonjë euro për tarifë transferimi.
Me kalibrin e lojtarëve që janë aktualisht në dispozicion, 11-shja ideale titullarë e futbollistëve të lirë do të ishte vërtet mbresëlënëse.
Gazeta Marca ka përpiluar një përzgjedhje prej njëmbëdhjetë yjesh që formojnë një formacion të veçantë... dhe një ekip plot mundësi.
Midis shtyllave, një portier klasik. Manuel Neuer mbetet një shkëmb, një kapiten me një zë të vendosur dhe një vështrim të ftohtë. Një kampion i gjithçkaje me Gjermaninë dhe Bayern Munich, autoriteti i tij ende ankoron çdo mbrojtje. Ai nuk kërcen më siç bënte një dekadë më parë, por leximi i tij i lojës, komanda e tij dhe përvoja e tij e mbajnë një hap përpara.
Mbrojtja nxjerr në pah përvojë dhe forcë. Në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, Dani Carvajal mishëron besueshmërinë në futboll: mbi 400 ndeshje dhe 26 tituj me Real Madridin dëshmojnë autoritetin e tij në netët e mëdha, megjithëse dëmtimet e fundit e kanë penguar.
Boshti qendror do të zihej nga Antonio Rudiger dhe Kalidou Koulibaly, një partneritet i fortë si shkëmbi. Gjermani dominon në situatat një-me-një; senegalezi, në ajër. Dy mbrojtës të kalibrit të turneve të mëdha, të forcuar nga finalet dhe betejat me tension të lartë.
Mesfusha është ndërtuar mbi ekuilibër dhe talent. Leon Goretzka mishëron ritmin e punës, hapin dhe vrapimet nga thellësia; një lojtar i palodhur që futet në zonë dhe nuk ngurron kurrë.
Krahas tij, Bernardo Silva i drejton fijet me një qartësi të pakrahasueshme. Portugezi e interpreton ritmin, duke përshpejtuar ose duke bërë pauza sipas nevojës, dhe ofron zgjidhje aty ku të tjerët shohin vetëm probleme. Me to, skuadra fiton qëllim dhe rrjedhshmëri.
Në sulm, dinamit. Në njërën anë, Sadio Mane, me mbi 100 gola në Ligën Premier dhe shok skuadre i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, mbetet një makth për çdo mbrojtës të krahut. Shpejtësia, instinkti dhe shpirti i tij garues janë ende të pazvogëluara.
Në anën tjetër, Paulo Dybala, ai lojtar i butë me këmbë të majtë që duket se e ka të gjithë fushën të hartuar në kokën e tij. Një lojtar lidhës, i paparashikueshëm dhe vdekjeprurës midis vijave, argjentinasi ruan prekjen magjike që vendos ndeshjet.
Në mesfushë, ka edhe yje të lirë si Modric, i cili në Itali tashmë po merret në konsideratë për një rinovim kontrate me Milanin pas sezonit të tij të suksesshëm pavarësisht se është 40 vjeç.
Dhe në sulm, dy golashënues. Karim Benzema, fituesi i Topit të Artë 2022, kombinon qetësinë e një veterani me talentin e tij të zakonshëm. Pranë tij, ose duke alternuar me të, është Robert Lewandowski, i cili, pavarësisht pasigurisë së kontratës me Barçën, vazhdon të shënojë rekorde golash. Si një opsion i tretë, Dusan Vlahovic: një sulmues ike me një të ardhme ende të pashkruar.
Njëmbëdhjetë lojtarë të lirë që, pa asnjë tarifë transferimi, krenohen me tituj të Ligës së Kampionëve, çmime të Topit të Artë, cilësi lidershipi dhe mbi 1,200 gola në emrin e tyre.
Një ekip me cilësi të provuar, me një të kaluar dhe të tashme të artë, që do të bënte çdo klub ambicioz të ëndërronte të bënte një hap të menjëhershëm përpara. /Telegrafi/
Ndeshja mes Al Ettifaq dhe Al Nassr përfundoi në barazim 2-2, duke shënuar herën e parë që ekipi i Riadit nuk fitoi këtë sezon në Ligën Profesionale Saudite.
Joao Felix dhe Cristiano Ronaldo shënuan dy golat e Al Nassr, duke intensifikuar garën për Këpucën e Artë, por Gio Wijnaldum dhe skuadra e Al Ettifaq barazuan rezultatin me dy gola, duke shpëtuar ndeshjen për vendasit.
Ronaldo e shënoi golin në minutën e 67-të, kur një gjuajtje nga Felix u devijua me shpinë nga Ronaldo brenda zonës, e që ishte goli i dytë dhe i epërsisë për Al Nassr.
CON LA ESPALDA
Cristiano Ronaldo llega a su gol 957 en su carrera profesional.
Ronaldo vazhdon t’i afrohet edhe më shumë synimit për ta arritur shifrën e 1000 golave në karrierë. Ylli portugez i futbollit të martën shënoi golin e e 957.
Ndeshja u karakterizua nga dominimi i Al Nassr në pjesën e dytë, por mungesa e përfundimit dhe kundërsulmet e shpejta të Al Ettifaq lanë rezultatin 2-2 deri në fund. /Telegrafi/
Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se nuk po e mendon pensionimin dhe e ka bërë objektiv që të bëhet lojtari i parë në histori që shënon 1 mijë gola në karrierë.
Ylli portugez e fitoi çmimin “Lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme” gatë “Globe Soccer Awards”, ku ndër të tjera konfirmoi se nuk po e mendon pensionimin.
“Është vështirë për mua që të vazhdoj të luaj, por pasioni mbetet shumë i lartë për mua. Jam ende shumë i motivuar... për këtë arsye edhe po luaj”.
“Gjithmonë dua të luaj futboll, të fitoj trofe, të shënoj gola. Dua të vazhdoj tutje”.
“Ju e dini cili është synimi im. Dua të fitoj më shumë trofe dhe të arrij numrin që të gjithë e dini”.
“Do ta arrij atë numër sigurisht... nëse nuk kam lëndime, inshallah”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Ronaldo pritet të merr ftesë edhe nga Portugalia për Kupën e Botës 2026, trofeu i vetëm që pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka shijuar./Telegrafi/
Një nga më të mirët e të gjitha kohërave, portugezi Cristiano Ronaldo synon të bëhet lojtari i parë në histori që shënon 1,000 gola në futbollin profesionist.
Në karrierën e tij të jashtëzakonshme deri më tani, ai ka shënuar 955 gola, dhe i mungojnë 45 për këtë shifër të jashtëzakonshme.
Këtë verë, ai e zgjati kontratën me Al-Nassr dhe do të luajë në Arabinë Saudite të paktën deri në vitin 2027, gjë që është më se e mjaftueshme për të arritur numrin magjik.
Trajneri portugez Roberto Martinez beson se qëllimi i Ronaldos nuk është të shënojë një mijë gola.
"Ai është në një moment të mirë në karrierën e tij dhe e ka arritur këtë sepse jeton në moment. Sekreti i tij është të jetë më i miri sot dhe të shijojë çdo ditë. Pra, numri do të jetë pasojë e ditës kur ai vendos të dalë në pension", përfundoi Martinez.
Ndryshe, Ronaldo gjatë karrierës së tij ka luajtur për Sporting Lisbonën, Manchester Unitedim (dy herë), Real Madridin, Juventusin dhe Al-Nassr. /Telegrafi/
Al-Nassr po përballet me një ndalim të ri transferimesh të vendosur nga FIFA, pak para hapjes së afatit kalimtar të janarit.
Organi qeverisës i futbollit botëror përditësoi regjistrin e tij të premten dhe e vendosi klubin saudit në një listë të atyre që u ndalohet të regjistrojnë lojtarë të rinj, me sanksionin që do të fillojë më 19 dhjetor.
Ndryshe nga dënimet e zakonshme që zbatohen për një numër të caktuar afatesh kalimtare, FIFA ka deklaruar se ndalimi i Al-Nassr do të zgjasë "derisa të revokohet", gjë që sjell shumë pasiguri për klubin në mes të planifikimit për pjesën e dytë të sezonit.
Kjo paqartësi ka shkaktuar shqetësim në Riad, dhe situata është komplikuar më tej nga fakti se Al-Nassr nuk është i vetmi klub i prekur, me klube të tjera të Superligës Saudite në listën e sanksioneve të FIFA-s, të tilla si Al Shabab, Damac dhe Al Riyadh.
🚨💣
Al Nassr is banned from registering new players by FIFA. 🟡❌
This was because the club did not pay an installment for the signing of Aymeric Laporte from Manchester City.
The debt is around 9 million euros and was due on August 31.
Kjo nuk është hera e parë që klubi nga Riadi e ka gjetur veten në këtë situatë. Në korrik 2023, vetëm disa muaj pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos, Al-Nassr u përball me një ndalim të ngjashëm.
Problemi në atë kohë buronte nga detyrimet e papaguara që lidheshin me transferimin e Ahmed Musës nga Leicester City në vitin 2018. Musa mbërriti në një transferim prej rreth 16 milionë eurosh, por FIFA më vonë vendosi që Al-Nassr nuk kishte paguar bonusin prej rreth 500 mijë eurosh për klubin anglez.
Pavarësisht paralajmërimeve, borxhi nuk u pagua në kohë, duke rezultuar në një ndalim. Klubi më pas reagoi shpejt, duke paguar rreth 2 milionë euro dhe FIFA e hoqi sanksionin.
Mbetet për t'u parë nëse historia do të përsëritet, por ky precedent sugjeron se problemi ka të ngjarë të jetë përsëri financiar. /Telegrafi/
Marcelo Brozovic, 33 vjeç, u largua papritur nga Interi në verën e vitit 2023, në kulmin e karrierës së tij, dhe u transferua te Al Nassr i Arabisë Saudite.
Ky veprim erdhi mes largimit masiv të yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror drejt Lindjes së Mesme, dhe as lojtari i kombëtares kroate nuk mundi t’i rezistonte ofertës prej miliona eurove.
Në klubin e Cristiano Ronaldos, ku ai ndan dhomën e zhveshjes me emra si Sadio Mane, Kingsley Coman dhe Joao Felix, Brozovic nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me vlerë plot 75 milionë euro. Pjesa më e madhe e kësaj shume është paguar tashmë, duke pasur parasysh se kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
Për momentin, nuk ka indikacione se janë duke u zhvilluar negociata për të zgjatur bashkëpunimin, por nuk mungon interesi nga klubet e tjera, kështu që është një mundësi realiste që Brozovic të qëndrojë në Lindjen e Mesme, ku me sa duket bën një jetë mjaft të lehtë dhe të qetë.
Një video e Brozovicit duke luajtur lojëra online dhe duke pirë cigare u shfaq së fundmi në mediat sociale. Një përdorues e paralajmëroi atë se trajneri Jorge Jesus mund të reagonte ndaj pirjes së tij të duhanit, por ish-mesfushori i Interit nuk u shqetësua shumë. Në stilin e tij karakteristik, Brozovic murmuriti diçka dhe vazhdoi, duke thithur një cigare tjetër.
Edhe pse një nga lojtarët më të mirë të Al Nassr, Brozovic ende nuk ka fituar një trofe të rëndësishëm me klubin gjatë kohës të tij. Megjithatë, Al Nassr është aktualisht në vendin e parë në kampionatin saudit. Ish-lojtari i Dinamo Zagrebit dhe Interit ka bërë 99 paraqitje për klubin saudit, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë 20 asistime.
Largimi i tij për në Arabinë Saudite hapi çështjen e statusit të tij në ekipin kombëtar kroat. Në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar, ishte e qartë se largimi nga futbolli evropian la gjurmë në lojën e tij. Brozovic nuk ishte më në një nivel të lartë, kështu që vendosi t'i jepte fund karrierës së tij me ekipin kombëtar me 99 paraqitje.
Tre medalje mbetën në vitrinën e pasur përfaqësuese, argjendi dhe bronzi nga kampionatet botërore dhe argjendi nga Liga e Kombeve, duke mbyllur kështu një nga kapitujt më të ndritshëm të ekipit kombëtar modern kroat. /Telegrafi/
Chelsea ka humbur një nga mundësitë më të mëdha në historinë e saj, pasi në vitin 2003 refuzoi të nënshkruante me një Cristiano Ronaldo vetëm 18-vjeçar nga Sporting Lisbona për shumën modeste prej 3 milionë funte.
Këtë zbulim e ka bërë agjenti veteran Barry Silkman, i cili ka folur për The Telegraph. Sipas tij, marrëveshja ishte praktikisht e kryer me përfaqësuesin e Ronaldos, Jorge Mendes, por drejtuesit e Chelseat vendosën ta refuzonin transferimin, pavarësisht se klubi ishte në fillimet e epokës së re nën pronësinë e Roman Abramovich.
“E kisha bërë marrëveshjen me Jorge Mendesin. Por Chelsea tha jo. Cristiano Ronaldo kushtonte 3.5 milionë euro”.
Kjo shifër, e konfirmuar nga vetë Silkman, do ta kishte sjellë në “Stamford Bridge” një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, për një çmim që sot duket pothuajse i pabesueshëm.
Vendimi i Chelseat konsiderohet si një nga momentet më të famshme “çfarë do të kishte ndodhur po të…” në historinë e Ligës Premier. Vetëm disa muaj më pas, Manchester United ndërhyri dhe e transferoi talentin portugez për 12.2 milionë funte, duke i hapur rrugën një karriere legjendare nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.
Ndërkohë, Chelsea e asaj kohe, ende në fazat e para të revolucionit të Abramovich, zgjodhi të përqendrohej në objektiva të tjerë, duke humbur kështu shansin për të siguruar shërbimet e një futbollisti që më vonë do të shndërrohej në një ikonë globale të futbollit./Telegrafi/
Inigo Martínez e ka bërë të qartë objektivin e tij: të kthehet te Barcelona në afatin kalimtar të janarit. Pas gjashtë muajsh në Al Nassr, qendërmbrojtësi spanjoll po kërkon një huazim që do t'i lejonte të vishte përsëri ngjyrat e Blaugranave dhe të kontribuonte me përvojën e tij në mbrojtjen e klubit.
Lojtari 34-vjeçar është i bindur se dëshira e tij për t'u rikthyer do të përmbushet, veçanërisht me trajnerin Hansi Flick që është i gatshëm ta mirëpresë atë përsëri për të forcuar mbrojtjen.
Barcelona po vlerëson aktualisht kërkesën e Inigo Martinez për t'u rikthyer. Qendërmbrojtësi spanjoll po i bën presion klubit Al Nassr që ta lërë të shkojë, duke argumentuar se përvoja dhe lidershipi i tij do të ishin vendimtare në pjesën e fundit të sezonit.
Flick, i vetëdijshëm për problemet mbrojtëse të ekipit, është i etur për rikthimin e një lojtari që e ka vërtetuar vlerën e tij sezonin e kaluar, kur Barça fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Ai është një element kyç në kuptimin e planit mbrojtës të trajnerit gjerman dhe funksionimin e vijës së tij sulmuese.
Martinez ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon për Al Nassr, duke shënuar një gol, dhe kontrata e tij skadon në vitin 2026. Ai synon të kthehet te Barcelona në formë huazimi, madje duke premtuar të zgjasë angazhimin e tij për një vit tjetër në mënyrë që klubi të mund të mbështetet tek ai deri në fund të sezonit dhe kështu të përforcojë mbrojtjen me një qendërmbrojtës me përvojë që luan me këmbën e majtë, diçka që trajneri e ka kërkuar së fundmi.
Huazimi, një rrugë për t'u rikthyer te Barcelona
Menaxhmenti sportiv i Barcelonës po shqyrton mundësinë e rikthimit të Inigo Martinez pa angazhuar burime të konsiderueshme në tregun e transferimeve.
Huazimi i qendërmbrojtësit spanjoll do të adresonte nevojën urgjente për një mbrojtës me këmbë të majtë, ndërsa do të lironte edhe fonde për pozicione të tjera strategjike.
Dëshira e vetë Inigo-s për t'u rikthyer forcon mundësinë e një marrëveshjeje të shpejtë nëse Al Nassr pranon largimin e tij të përkohshëm.
Kthimi i Martinez te Barcelona jo vetëm që përfaqëson përvojë dhe lidership, por edhe një zgjidhje të menjëhershme për një ekip që ka vuajtur nga paqëndrueshmëria mbrojtëse në muajt e parë të sezonit.
Ekipi ka nevojë për një lider në mbrojtje për të konkurruar për të gjitha titujt në fund të sezonit. Flick vlerëson veçanërisht njohjen e qendrës mbrojtëse me stilin e Barcelonës dhe aftësinë e tij për t'u përshtatur shpejt, gjë që do të garantonte një ndikim pozitiv që nga momenti që ai bashkohet. /Telegrafi/
Sulmuesi i Al-Nassr, Joao Felix, ka zbuluar në detaje arsyet që e shtynë të largohej nga futbolli europian për t’u transferuar në Arabinë Saudite, një lëvizje që ka marrë vëmendje të madhe në botën e futbollit.
Sipas tij, motivi më i fortë ishte qëndrueshmëria dhe këmbëngulja që klubi saudit tregoi për ta transferuar.
“Faktori kryesor ishte dëshira e qartë dhe këmbëngulëse e klubit për të më transferuar. E vërteta është se gjatë tre viteve të fundit kam dëshiruar të kthehem te Benfica dhe ua kam përcjellë vazhdimisht këtë agjentëve të mi. Megjithatë, asnjëherë nuk pati interes serioz”, u shpreh ai.
Felix shtoi se as aspektet financiare e as ato të negociatave për kartonin nuk ishin pengesat që e mbajtën larg Lisbonës. Sipas tij, ajo që mungoi ishte vullneti i klubit për ta rikthyer.
“Kthimin tim nuk e penguan as çështjet e kartonit e as ato të pagës. Ajo që mungoi ishte vullneti nga ana tjetër”.
“Ndërsa Al Nassr tregoi vendosmëri të madhe gjatë afatit të fundit kalimtar”, theksoi lojtari, duke bërë të qartë se vlerësoi qasjen dhe seriozitetin e klubit saudit.
Futbollisti u bashkua me Al Nassr në korrik, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij dhe deklaratat e tij tregojnë se vendimi ishte më shumë emocional dhe profesional sesa ekonomik./Telegrafi/
Ish-ministri saudit i Sportit, Princi Abdullah bin Mosaad, ka dhënë një verdikt të ashpër për shpenzimet marramendëse të Ligës Saudite, duke deklaruar se vetëm Cristiano Ronaldo e meriton pagën e tij gjigante mes të gjithë yjeve të huaj të ardhur në vend.
Duke folur në programin “Fi Al-Marama” të “Al-Arabiya”, princi – i cili e drejtoi dikasterin e sportit nga viti 2014 deri në 2017, para revolucionit financiar që përfshiu kampionatin – theksoi se kontrata e portugezit me vlerë rreth 211 milionë dollarë në vit te Al Nassr është plotësisht e justifikuar për shkak të vëmendjes globale që ai i sjell ligës dhe vendit.
“Ronaldo është i vetmi lojtar i huaj që vlen pagën që merr për shkak të ekspozimit që i jep ligës dhe Arabisë Saudite”.
Cristiano Ronaldo
Ndër të tjera shtoi se pjesa më e madhe e emrave të tjerë të mëdhenj “janë të paguar shumë më tepër sesa meritojnë”.
Sipas tij, rritja e numrit të të huajve – me deri në tetë lojtarë të lejuar në listën e ndeshjes – ka bërë që futbollistët vendas të kthehen në “figura dytësore”, gjë që po ndikon drejtpërdrejt në rënien e cilësisë së kombëtares saudite, vetëm nëntë vjet para organizimit të Kupës së Botës 2034 në vend.
Princi Abdullah kërkoi reforma urgjente dhe një ristrukturim të qartë strategjik. Ai propozoi uljen e menjëhershme të numrit të lojtarëve të huaj nga tetë në shtatë, rritjen masive të investimeve në akademitë e të rinjve dhe angazhimin e trajnerëve me nivel të lartë botëror për zhvillimin e moshave./Telegrafi/
Rivaliteti midis Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos rihap një debat të vjetër se kush është më i miri nga dy legjendat.
Dhe ndërsa shumë tifozë ndikohen nga personalitetet e tyre, metodat e stërvitjes ose numri i titujve, të tjerë kërkojnë t'i krahasojnë ata statistikisht. Ndërsa i afrohen fazës së fundit të karrierës së tyre, Leo sapo ka vendosur një rekord që CR7 do ta ketë të vështirë ta thyejë, por ylli portugez nuk është shumë larg.
Messi shkëlqen në MLS, por CR7 bën të njëjtën gjë në Arabinë Saudite
23 nëntori do të mbahet mend nga tifozët e futbollit si një ditë e madhe në sport. Në një ndeshje kundër Al Khaleej në xhiron e nëntë të Ligës së Arabisë Saudite , Cristiano Ronaldo dha një shfaqje të vërtetë dhe vërtetoi se është ende i fortë në moshën 40 vjeç. Me një gol me goditje biçiklete , ai vulosi fitoren dhe shtoi golin e fundit në fitoren 4-1 të ekipit të tij.
Disa orë më vonë, ishte radha e Lionel Messit. Duke luajtur në gjysmëfinalet e Playoff-eve të MLS 2025 , Inter Miami vulosi një fitore 4-0 ndaj FC Cincinnati, me kapitenin argjentinas që kontribuoi me një gol dhe tre asiste. Duke vepruar kështu, ai e udhëhoqi ekipin në Finalen e Konferencës Lindore, duke shtuar një rekord tjetër në karrierën e tij.
Me gjashtë gola dhe gjashtë asiste, Messi u bë lojtari me më shumë kontribute në gola (12) në një edicion të vetëm të Playoff-eve të MLS , diçka që CR7 ka pak gjasa ta arrijë. Dhe jo për shkak të mungesës së talentit.
Arsyeja e vërtetë është se, pasi ka nënshkruar një kontratë me Al Nassr për dy vjet të tjera deri në qershor 2027, në moshën 42 vjeç, ai nuk ka gjasa të vendosë të luajë në ligën amerikane dhe t'ia rrëmbejë këtë arritje Leos. Megjithëse me të, nuk i dihet kurrë .
Ndërkohë, Cristiano dhe Al Nassr po përgatiten të përballen me FC Istiklol Dushanbe në javën e pestë të fazës së grupeve të Kupës AFC .
Nga ana tjetër, Leo dhe Inter Miami do të presin New York City FC në finalen e së shtunës, më 29 nëntor.
Ditët e Robert Lewandowskit si qendërsulmuesi i parë i Barcelonës duken të numëruara, me drejtuesit e klubit të bindur në heshtje se kontrata e 37-vjeçarit, e cila skadon në qershor 2026, nuk do të rinovohet.
Burime brenda klubit konfirmojnë se plani strategjik i bordit është ulja e moshës mesatare të skuadrës dhe freskimi i repartit të sulmit.
Kjo do të thotë se legjenda polake, pavarësisht se mbetet vdekjeprurës këtë sezon, po shihet gjithnjë e më shumë si pjesa e fundit e një epoke që do të mbyllet verën e ardhshme.
Pa një rinovim në tryezë, Lewandowski është i lirë të negociojë me klube të huaja nga 1 janari 2026 dhe interesimi është tashmë i madh.
Raportime të shumta pretendojnë se pesë klube janë pozicionuar për ta marrë me parametër zero.
Robert Lewandowski
Fenerbahce janë më proaktivët, të gatshëm të largojnë Youssef En-Nesyri në janar, ndërsa Milan e sheh si një opsion të përballueshëm financiarisht.
Atletico Madrid dhe Diego Simeone mbeten admirues të vëmendshëm, ndërsa Manchester United e shqyrtoi lëvizjen, por u tërhoq për shkak të pagës së tij bruto prej 32 milionë euro.
Nga gjitha këto klube, Al-Nassr ka ofruar paketën financiare më të pasur të parë deri më tani në futbollin arab, megjithëse Lewandowski vazhdon t’i japë përparësi qëndrimit në Evropë./Telegrafi/