Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në dalje të qytetit të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Vlera Krasniqi, zyrtare për informimin në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Sot rreth orës 13:25, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën ‘Dah Polloshka’ në drejtim Gjakovë–Prizren.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”, tha ajo.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar me hetime deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast "Hetim i vdekjes" dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjorë. /Telegrafi/
Gjykata Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj, ka shpallur aktgjykimin ndaj të pandehurit E.R., i cili është dënuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, me pasojë vdekjen e tre personave.
Gjyqtari i vetëm gjykues, Leotrim Gashi, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, e ka shpallur fajtor E.R., sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë të datës 18 qershor 2025.
Vepra penale për të cilën është dënuar parashihet nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafët 8 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që parasheh dënim nga një deri në tetë vjet burgim.
Gjykata i ka shqiptuar të pandehurit dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vjet e gjashtë muaj, si dhe dënim plotësues ndalim të drejtimit të automjeteve të kategorisë B për një periudhë prej dy vjetësh.
Ky ndalim do të fillojë të zbatohet pas përfundimit të vuajtjes së dënimit me burgim.
Sipas aktakuzës, më 26 janar 2025, rreth orës 18:45, në rrugën rajonale Mitrovicë–Pejë, në fshatin Qubrel të Komunës së Skenderajt, E.R. nga pakujdesia nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke shkelur dispozitat e Ligjit për Trafikun Rrugor. Si pasojë, ai kishte humbur kontrollin mbi automjetin, kishte kaluar në shiritin e kundërt dhe ishte përplasur me një veturë VW Golf IV.
Nga ky aksident kishin pësuar lëndime fatale A.G., G.G. dhe Z.G., ndërsa lëndime të rënda trupore kishte pësuar vetë i pandehuri, pasagjerët e tij D.E. dhe B.H., si dhe pasagjeri i veturës tjetër, fëmija L.G.
Arsyetimi i plotë i aktgjykimit pritet t’u dorëzohet palëve me vendimin e shkruar, ndërsa ndaj këtij aktgjykimi ekziston e drejta e ankesës brenda afatit ligjor, duke filluar nga dita e pranimit të tij.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Durrës, te Ura e Dajlanit. Një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke përfunduar rreth 30 metra poshtë saj.
Si pasojë e aksidentit, pasagjerja 18-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Po ashtu janë plagosur edhe dy këmbësorë, raporton euronews.al.
“Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te Ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Nga burime thuhet se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e lëndimeve të marra në dy aksidente (raste të ndara) të para disa dite kanë ndërruar jetë në spital dy persona.
Njëri aksident kishte ndodhur në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë, më 30 dhjetor 2025, ndërkaq aksidenti tjetër kishte ndodhur në fshatin Slivovë të Prishtinës, më 3 janar.
Raporti i policisë:
Rr. Sokol Sopi, Prishtinë 30.12.2025 – 16:45. Më 09.01.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte në tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Fsh. Slivovë, Prishtinë 03.01.2026 – 14:33. Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, më 10.01.2026 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e së martës në Bresje të Fushë Kosovës, ku një këmbësor është goditur për vdekje.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur”, tha ajo.
Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në fshatin Greme të Ferizajt.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, pasagjerja e veturës një femër rreth 19 vjeçe, ka humbur jetën dhe vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
"Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes", ka thënë Veseli.
Shoferi i automjetit, një mashkull 20-vjeç, ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet aktualisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, si dhe një ekip zjarrfikësish, për të ekzaminuar rrethanat e aksidentit.
"Për të gjitha veprimet policore është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes", tha ai. /Telegrafi/
Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 00:50 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.
85-vjeçari Isuf Obrazhda, u godit nga një veturë.
Si pasojë e lëndimeve të rënda, viktima u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, është konfirmuar vdekja e tij.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve.
Rasti po hetohet nga organet kompetente si aksident komunikacioni me fatalitet, për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Një këmbësor është goditur për vdekje të martën në orët e vona në Graçanicë.
Në raportin policor bëhet e ditur se vozitësi është arrestuar pasi dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin.
“Graçanicë / 23.12.2025 – 23:30. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Një vetaksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë – kamion, i cili është rrokullisur”, ka deklaruar Kelani.
Sipas tij, si pasojë e këtij vetaksidenti, drejtuesi i kamionit ka humbur jetën. “Vdekjen e drejtuesit të kamionit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka shtuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës.
Kelani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor si dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët janë marrë me trajtimin e rastit.
Në fund, Policia e Kosovës ka apeluar për respektimin e rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në komunikacion.
“Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, ka përfunduar Kelani. /Telegrafi/
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të martën pasdite në rrugën nacionale N223 në Leposaviq, ku janë përfshirë dy automjete me ngasës meshkuj kosovarë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20.
Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjerë, derisa një nga pasagjerët e lënduar ka ndërruar jetë në spital.
"Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjer. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident njëri nga pasagjerët e lënduar ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Telegrafi
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet rreth shkaqeve të aksidentit janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Ka vdekur 26-vjeçari i cili ishte në gjendje kritike pas aksidentit të ndodhur në Leposaviq.
Lajmin e ka konfirmuar Erduan Baliqi, shef i planifikimit në Operativën Rajonale Mitrovicë–Veri të Policisë së Kosovës, duke bërë të ditur se ka vdekur i lënduari i cili ishte në gjendje kritike.
Ndryshe, në këtë aksident të lënduar mbetën edhe katër persona të tjerë.
Aksidenti kishte ndodhur në mes dy veturave në hyrje të Leposaviqit.
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 32-të, ndërsa dyshohet se një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.
Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40.
“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, bëri të ditur Krasniqi.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2 të Rrogozhinës, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet gjatë manovrës së kthimit në rrugicën e lagjes.
Sipas Policisë, mjeti drejtohej nga F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, i cili është shoqëruar menjëherë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore në këtë aksident tragjik, raporton tch.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Rahovec-Suharekë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më datë 12 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin, është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion.
Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i automjetit, mashkull 58-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka shtuar se menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, të cilat kanë siguruar perimetrin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit.
“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve”, ka shtuar Bytyqi. /Telegrafi/
Një milioner rus i kriptovalutave ka vdekur pasi Lamborghini i tij shpërtheu në flakë pasi u rrokullis.
Alexei Dolgikh, 36 vjeç, po drejtonte tre miq në Lamborghini Urus-in e tij prej gati 330,000 funtesh me shpejtësi 150 kmh, kur u përplas në një autostradë në Moskë, transmeton Telegrafi.
Pamjet e kamerave të kontrollit treguan biznesmenin duke humbur kontrollin, duke mos arritur të bënte një kthesë dhe duke u përplasur me muret mbrojtëse në orën 1:30 të mëngjesit.
Dolgikh dhe pasagjeri Ivan Solovyov vdiqën në përplasjen përgjatë autostradës ndërkombëtare, tha policia për agjencinë ruse të lajmeve TASS.
Një burim policor shtoi: "Ekspertët po punojnë aktualisht për këtë dhe shkaku i saktë do të përcaktohet gjatë hetimit".
Prokurorët kanë marrë përsipër hetimin që atëherë.
Dolgikh ishte futur në listën e zezë nga bankat ruse në muajt e fundit mes akuzave për pastrim parash, sipas mediave të shumta ruse.
Ai është gjobitur 586 herë, kryesisht për gjoba për shpejtësi, në 15 muajt e fundit që nga blerja e Lamborghinit, raportoi media ruse 24CMN.
Makina e Dolgikh u përfshi në një të shtënë të profilit të lartë në shtator të vitit të kaluar në Patriarch’s Ponds, një lagje e pasur në Moskë.
Një grindje jashtë restorantit Aist përfundoi kur një burrë, Dmitry Kh, nxori një pistoletë dhe qëlloi në ajër.
Kur u largua nga vendi i ngjarjes me një Lamborghini që më vonë u zbulua se ishte në pronësi të milionerit të kriptovalutave. Kh u arrestua pak më vonë.
Dolgikh u paraqit vullnetarisht në stacionin e policisë për të mohuar çdo shkelje. Nuk u ngritën akuza kundër tij.
Ai është tregtari i dytë rus i kriptovalutave i profilit të lartë që ka vdekur në javët e fundit.
Roman dhe Anna Novak, të cilët u zhdukën në Emiratet e Bashkuara Arabe muajin e kaluar, u gjetën të copëtuar në një shkretëtirë.
Ata u panë për herë të fundit para se të udhëtonin për të takuar 'investitorë të paidentifikuar' pranë një liqeni në vendpushimin malor Hatta të Dubait.
Tre persona janë arrestuar dhe do të mbeten në paraburgim deri më 28 dhjetor. /Telegrafi/
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli, ku një person ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore, përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident tragjik”, tha Hoxha.
Policia ka apeluar për kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve, respektim të rregullave të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë, veçanërisht në kushte të vështira atmosferike, kur reshjet dhe dukshmëria e kufizuar rrisin rrezikun e aksidenteve.
Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “UÇK” në Rahovec, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë që drejtohej nga një mashkull kosovar.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Fillimisht ai ka marrë ndihmën e parë në QKMF-në e Rahovecit, por më pas është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës, ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Edhe drejtuesi i veturës ka pësuar gjithashtu lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Telegrafi/