Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Main stream

MPB: Janë dërguar emaile të rreme në emër të drejtorit të BSP-së dhe nga Njësia për Siguri Kibernetike

21 January 2026 at 18:10


Ministria e Brendshme po merr raportime nga qytetarët për një mesazh me email që kanë marrë, gjoja në emër të Drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, ku jepen udhëzime brenda 24 orëve për të shkuar në një stacion policie ose për të dërguar një email kthimi, sepse gjoja, marrësi i mesazhit është subjekt i hetimeve penale për një sërë krimesh të sajuara që ai nuk i ka kryer, siç janë pornografia e fëmijëve, pedofilia dhe trafikimi i drogës.

Qëllimi është që marrësi i mesazhit të regjistrohet përmes emailit dhe të japë të dhënat e tij personale, njoftojnë sot nga Ministria e Brendshme.

"Ministria e Brendshme i informon qytetarët se ky është një mesazh i rremë që nuk është dërguar nga Byroja e Sigurisë Publike - Ministria e Brendshme dhe as nga Departamenti për Krimin dhe Sigurinë Kibernetike. Këto emaile janë një përpjekje klasike për mashtrim ku qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të qytetarëve me qëllim keqpërdorimin e tyre të mëtejshëm.

Ftesat drejtuar qytetarëve për procedura hetimore nga Ministria e Brendshme nuk dërgohen me email dhe nëse këto mesazhe lexohen me kujdes, menjëherë mund të vërehen gabime në tekst, në kuptimin e faktit se është bërë me një përkthim të dobët në internet, kështu që kuptimi i përmbajtjes së mesazhit tregon se është i dyshimtë, ose më saktë - një mashtrim", thuhet në njoftimin e MPN-së./Telegrafi/

Aksident trafiku në magjistralen Deve Bair - Kriva Pallankë, humb jetën një shtetas i Kosovës

21 January 2026 at 13:23


MPB njofton se ka ndodhur një aksident magjistralen Deve Bair - Kriva Pallankë, në të cilën ka humbur jetën shoferi i kamionit, shtetas i Kosovës.

"Më 21.01.2026, në orën 04:50, në NJPB Kriva Pallankë është denoncuar se në rrugën magjistrale Vendkalimi Kufitar Deve Bair - Kriva Pallankë, në zonën e f. Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues "Skania" me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, doli nga rruga dhe ra në greminë.

Nga lëndimet e pësuara në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë shoferi N.H., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi", thonë nga MPB./Telegrafi/

Një person nga Gostivari ka denoncuar se i janë keqpërdorur të dhënat e tij personale

21 January 2026 at 11:46


SPB Tetovë njofton se një person ka denoncuar se i janë keqpërdorur të dhënat e tij personale.

"Më 20.01.2026 në DPB Gostivar, një 72-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se i janë keqpërdorur të dhënat e tij personale.

Sipas denoncimit, gjatë marrjes së një vërtetimi për të ardhurat e realizuara nga Drejtoria e të Hyrave Publike, ai ka vërejtur se në dosjen e tij janë regjistruar fitime nga lojërat e fatit në vlerë prej 74.294 denarëve për vitin 2024, të cilat ai nuk i ka tërhequr kurrë.

Siç është denoncuar, ai dyshon se punonjësit në një bastore sportive kanë shfrytëzuar të dhënat e tij nga letërnjoftimi për t'u paguar fitime personave të tretë dhe për shkak të këtyre të ardhurave fiktive ai është përballur edhe me shkurtime financiare të pensionit të tij në Itali. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit", njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Yesterday — 20 January 2026Main stream

Toshkovski: Është ulur numri i viktimave në aksidentet rrugore që nga fillimi i periudhës provuese të "Safe City" në Shkup

20 January 2026 at 21:01


"Jam krenar për qytetarët sepse kemi pasur një ulje drastike të numrit të viktimave në aksidentet rrugore në Shkup që nga fillimi i periudhës provuese të “Safe City”, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

“Dua t’i falënderoj qytetarët sepse ata vërtetuan se pa penalizime arritën të ulin numrin e vdekjeve nga 11 në dy vdekje në periudhën dhjetor-janar, krahasuar me dhjetor 2024-janar 2025. Numri i qytetarëve të lënduar në territorin e SPB Shkup për këto 50 ditë që funksionon “Safe City” është ulur me 35 përqind”, tha ministri Toshkovski.

Ai theksoi se qëllimi i projektit “Safe City” është të rrisë kulturën e sigurisë së qytetarëve dhe si rezultat, të ketë sa më pak shkelje të trafikut, sa më pak lëndime dhe më e rëndësishmja, sa më pak viktima njerëzore.

“Filluam me 100,000 shkelje në ditë, por tani ato janë drastikisht më pak. Megjithatë, është ende një numër i madh”, tha Toshkovski.
Ai shpjegoi se “Safe City” do të sanksionojë katër shkelje.

“Sistemi “Safe City” do të zbulojë kalimin në semafor të kuq, tejkalimin e shpejtësisë, parkimin e papërshtatshëm dhe automjetet e paregjistruara. Është shumë e rëndësishme të dimë se kemi pasur këtë përfitim të kamerave inteligjente për 15 vjet. Ministria e Brendshme i ka përdorur ato për më shumë se 15 vjet në kuadër të aktiviteteve të saj operative dhe kriminale në aspektin e zbulimit të krimeve të kryera. Sigurisht, kamerat do të përdoren edhe për krime specifike që duhet të zbulohen”, theksoi Pançe Toshkovski.

Publikoi video duke vozitur 293 km/h, policia e gjen dhe e gjobit shoferin nga Shkupi

20 January 2026 at 18:11


Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori i Çështjeve të Komunikacionit dhe Njësiti Mobil për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor ka marrë masa dhe veprime operative përkatëse pas publikimit të videos në rrjetet sociale ku shihet një person i cili drejton një automjet udhëtarësh me shpejtësi prej 293 kilometrash në orë në autostradën Shkup-Gjevgjeli, pranë Negotinës, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km/orë.

"Pas veprimeve të ndërmarra, personi që drejtonte automjetin është identifikuar, gjetur dhe thirrur. Në lidhje me ngjarjen, personi A.D. (36) nga fshati Elovë, rrethina e Shkupit është sanksionuar në përputhje me dispozitat ligjore".

"Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, me qëllim ruajtjen e sigurisë së të gjithë qytetarëve", thonë nga MPB.

MPB: Qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mos hapin mesazhe të rreme të dërguara gjoja nga "Safe City"

20 January 2026 at 16:04


Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se në periudhën e kaluar është vërejtur dukuria e sulmeve "phishing", të cilat realizohen përmes porosive të rreme SMS, porosive elektronike, ueb-faqeve dhe porosive në rrjetet sociale.

Mesazhet e rreme supozohet se vijnë nga Departamenti i Automjeteve Motorike si njoftim nga sistemi "Safe City" dhe në to është shënuar një link i rremë përmes të cilit qytetarët ridrejtohen që të bëjnë pagesën për shkeljen e supozuar rrugore.

"U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit, të mos hapen linket dhe porositë e dyshimta, të mos ndahen asnjëherë të dhënat personale, siç janë numrat e kartave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë përmes kanaleve të paautorizuara, të verifikojnë adresën e dërguesit - institucionet dhe kompanitë zyrtare përdorin domene zyrtare, të përdorin autentifikimin dy faktorësh (2FA) për mbrojtje shtesë të llogarive të tyre dhe të denoncojnë porosi të dyshimta tek institucionet kompetente ose në bankën kompetente. Njoftimet SMS për kundërvajtjen e kryer duhet të jenë nga dërguesi "MVR-SC". Teksti duhet të përmbajë domosdoshmërisht targën e automjetit që ka kryer kundërvajtjen, dhe linkun në formatin si në vijim: https://safecountry.mvr.gov.mk...".

"Sektori i Krimit Kompjuterik në Ministrinë e Punëve të Brendshme vazhdon të hetojë në mënyrë aktive dhe të marrë masa për zbulimin dhe sanksionimin e kryerësve të këtij lloji mashtrimi", thonë nga MPB.

Sot fillon testimi i "Safe City" në Shkup

20 January 2026 at 09:46


Në kuadër të projektit "Safe City" prej sot e deri më 31 janar do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i aparateve të vendosura (kamerave) për mbikëqyrje në trafik. Testimet do të realizohen çdo ditë, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi, nuk do të qarkullojnë derisa zgjat procedura.

Në javën e parë të periudhës së paraparë, aktivitetet do të zbatohen ekskluzivisht në lokacione me kamera të vendosura në rajonin e Qytetit të Shkupit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve t’i respektojnë kufizimet e përkohshme, të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të papenguar dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Before yesterdayMain stream

Emërimi i kryeshefit në Ohër, Iseni: Ndonjëherë është problematike të gjejmë personin adekuat

19 January 2026 at 22:47


Zv. ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni dha detaje për emërimin e kryeshefit në Ohër, i cili mbulon edhe Strugën, Kërçovën dhe Dibrën.

Iseni në "Click Plus" për këtë tha se ndonjëherë është problematike të gjejmë personin adekuat, por shtoi se me sistematizimin e ri që do të bëhet do të kërkohet që sërish ai pozicion t’u takojë shqiptarëve.

“Kjo ka ndodhur para 8 muajsh, normalisht në pamundësi për të gjetur në atë sektor përfaqësues shqiptar, jemi dakorduar që në kombinim të ati pozicioni të marrim pozicione tjera, kështu që ndoshta kemi përfituar pozicione tjera siç janë sektor të tjerë”, tha Astrit Iseni.

Iseni foli edhe për “Safe City” ku bëri të ditur se gjobat do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Tutje zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni deklaroi se në MPB janë avancuar 300 shqiptarë.

Tre të mitur sulmohen nga disa persona me maska në Shkup

19 January 2026 at 21:30


MPB njofton se një 37-vjeçare ka denoncuar se djali i saj dhe dy shokët e tij janë sulmuar nga disa persona në Shkup.

"Më 18.01.2026, në orën 13:15, E.O. (37) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Maxharit, Shkup, djali i saj i mitur, i cili ishte së bashku me edhe dy shokë të tij dhe kishin shkuar në stadiumin e futbollit “Boris Trajkovski” për të ndjekur një ndeshje futbolli, është sulmuar fizikisht nga disa persona me maska, me shumë gjasë gjithashtu të mitur.

Sulmuesit kanë përdorur edhe sende të forta, ndërsa dy prej tyre e kanë incizuar ngjarjen me telefon mobil", thonë nga MPB.

Ndërron jetë një person në Strumicë, ka rënë në një puset

19 January 2026 at 17:48


MPB informon se dje në Stacionin Policor të Strumicës është marrë një njoftim se në fshatin Radiçevë, Strumica, është gjetur i ndjeri K.G. (66) nga i njëjti fshat.

"Informacionet janë se ai pa dashje ka rënë në një puset në oborrin e tij", njoftojnë nga SPB Strumicë.

Në deklaratë shtohet se një mjek ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa inspektimi është kryer nga një ekip i SPB e Strumicës./Telegrafi/

Ndalohet një person në Kumanovë, dyshohet për vjedhje

19 January 2026 at 16:00


MPB njofton se është ndaluar një person nga Kumanova, i cili dyshohet për vjedhje.

"Më 18.01.2026 në orën 16:30, oficerët e policisë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar A.R. (26) nga Kumanova.

Ai dyshohet se në periudhën e kaluar ka vjedhur disa sende nga shtatë automjete pasagjerësh në Kumanovë.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse", njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

MPB: Këtë javë do të bëhet testimi dhe kalibrimi i kamerave të "Safe City" në Shkup

19 January 2026 at 14:55


Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit "Safe City", në periudhën nga 20.01. (e martë) deri më 31.01. (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit.

Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.Nga MPB thonë se gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura.

"Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën e qytetit të Shkupit".

"U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të pandërprerë dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara", thonë nga MPB.

Ndalohet një person nga rrethina e Strumicës, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

19 January 2026 at 14:27


MPB Maqedoni njofton se pardje (17.01.2026) në fshatin Balldovc i Vjetër, rrethina e Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria Xh.A. (25) nga fshati -Nova Maalla, rrethina e Strumicës.

Siç thonë nga MPB, ai kërkohej me urdhërarrest bazuar në urdhrin e gjykatës për të vazhduar vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 10 muaj për veprën e kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" sipas nenit 215 të Kodit Penal.

"Personi u shoqërua në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu -Strumicë që të vuajë dënimin deri në fund", thonë nga MPB.

Maqedoni, 54 sanksione për shpejtësi të tejkaluar në mbarë vendin

18 January 2026 at 20:10


Sot (18.01.2026) në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 18:00, Sektori i Çështjeve të Komunikacionit në Departamentin e Policisë së Uniformuar dhe Njësiti Mobil i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor realizuan një aksion kontrollues në territorin e të gjithë vendit, për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, me ç’rast u sanksionuan 54 shoferë.

Prej tyre, pesë automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, ndërsa tre automjete lëviznin me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në këtë rast, të gjithë 54 shoferët e sanksionuar tejkaluan kufirin e shpejtësisë jashtë vendbanimit.

U sanksionuan edhe tetë shoferë për lloje të tjera kundërvajtjesh komunikacioni. Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë në ditët vijuese. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrsve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Iseni: Për një vit e gjysmë janë avancuar 300 shqiptarë në polici

17 January 2026 at 20:01


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në intervistën “1+1” në TVM2 duke folur për projektin “Safe City”, ka thënë se insistohet që nga fillimi që njoftimet me SMS nga policia të arrijnë edhe në gjuhën shqipe.
Kjo sipas tij është folur edhe në takimin e fundit të liderëve të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski, të cilën e ka hapur njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami.
“Meqë ka pasur edhe kërkesa tjera në lidhje me ‘Safe City’ që janë adresuar periudhën e fundit, ajo që duhet të japim përgjigje është se SMS porositë vijnë në gjuhë maqedone. Për neve kjo normalisht paraqet problem dhe duhet ta ngrisim këtë çështje më lart. Në takimin e fundit të liderëve është diskutuar edhe kjo që SMS-të për gjobat të vijnë edhe në gjuhën shqipe, ku njëri nga liderët e VLEN e ka ngritur këtë çështje si shumë të rëndësishme”, ka thënë Iseni.
Sipas tij, janë dakorduar edhe pikat e mëparshme në lidhje me përfaqësimin e gjuhës shqipe siç është ajo te uniformat, veturat dhe gjithkund tjetër që këto të rregullohen në bazë të kushtetutës.
“Qëndrojmë decid në këtë dhe unë kam ngritur zërin që nga fillimi që çdo material madje që del nga kabineti im të jetë në dygjuhësi dhe jemi duke u munduar që të sanojmë problemet e qeverisjes së kaluar”, ka theksuar Iseni.
Lidhur me avancimin e shqiptarëve në pozita udhëheqëse në MPB, Iseni ka thënë se në këtë aspekt qëndrojmë shkëlqyeshëm.
“Për një vit e gjysmë janë avancuar rreth 300 shqiptarë, pra sa u përket avancimeve në pozita, ka prej ish zv/ministrave që për një periudhë katërvjeçare nuk kanë arrit t’i arrijnë dhjetëra. Është për lëvdatë, por nuk kemi bërë shumë reklamë apo piar dhe kemi lënë që veprat të flasin vetë”, ka nënvizuar numri dy i MPB-së, Astrit Iseni.

Ndalohet 57-vjeçari nga Tetova, ka incizuar 18 vjeçaren

17 January 2026 at 10:39


Siç njoftojnë nga MPB, sot është arrestuar 67 vjeçari nga Tetova i cili për një periudhë të gjatë ka shqetësuar 18 vjeçaren. Siaps raportit policor, ai ka ndjekur atë dhe ka incizuar me telefon mobil.
"Pardje rreth orës 12:10, në rrugën 'Jadranska', zyrtarët policorë kanë arrestuar E.I (57), pas denoncimit të mëhershëm. Në denoncim është theksuar se 57 vjeçari vazhdimisht ka ndjekur vajzën pa lejen e saj", thuhet në raportin e policisë.
Nga SPB Tetovë njotojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet denoncim./Telegrafi/

Incident në Malin Sharr, me makinën për rrafshimin e borës transportonin ilegalisht pasagjerë

16 January 2026 at 22:58


Pesë makina për rrafshimin e borës, të cilat transportonin në mënyrë të paligjshme pasagjerë, janë zbuluar në Malin Sharr, njoftojnë nga Parku Kombëtar i Malit Sharr.

Gjatë kontrollit në terren, në kohën e kryerjes së detyrave zyrtare, rojet e parkut, u penguan nga operatori përmes lëvizjes së makinave për rrafshimin e borës, duke ua pamundësuar kryerjen e detyrave dhe duke ua rrezikuar jetën.

Nga Parku Kombëtar bëjnë të ditur se gjatë kontrollit është konstatuar se operatori që i posedon këto mjete nuk kishte lidhur kontratë apo marrëveshje përkatëse me parkun, ashtu siç parashihet me Vendimin për regjimin e lëvizjes së mjeteve motorike në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr dhe me Planin e menaxhimit të parkut.

Pas incidentit, është dorëzuar kallëzim në Ministrinë e Brendshme, si dhe në Inspektoratin për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor./TV21/

MPB: Prej 20 deri 31 janar do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i kamerave të "Safe City"

16 January 2026 at 16:33


Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit "Safe City", në periudhën nga 20 janar (e martë) deri më 31 janar (e shtunë) do të kryhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve të instaluara të mbikëqyrjes së trafikut (kamerave).

Testet do të kryhen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

"Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjeteve në vendet ku kryhet testimi nuk do t'u lejohet të kalojnë ndërsa procedura është në zhvillim e sipër. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në vendet me kamera të instaluara në zonën e qytetit të Shkupit".

"U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim që të sigurohet zbatimi i qetë dhe i sigurt i aktiviteteve të planifikuara", thonë nga MPB.

Aksident trafiku në rrugën Manastir-Prilep, lëndohet një person

16 January 2026 at 14:19


MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Manastir-Prilep në të cilën është lënduar një person.

"Më 15.01.2026, në orën 23:32, SPB Manastir pranoi informacionin se në rrugën rajonale Manastir - Prilep, një automjet udhëtarësh "Ford Eskort" me targa të Prilepit, i drejtuar nga F.B. (25) nga Prilepi, kishte dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore shoferi, të konstatuara në Spitalin Klinik të Prilepit. Ekipi i inspektimit nga SPB Manastir këqyri situatën në vendngjarje", thonë nga MPB.

Një grua nga Shkupi dyshohet se është mashtruar nga një person në një shumë prej 95.400 denarësh

16 January 2026 at 11:45


Më 14.01.2026, një grua 54-vjeçare nga një fshat afër Shkupit raportoi në SPB Shkup se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 95.400 denarësh.

Sipas raportit, gjatë vitit të kaluar ajo i kishte paguar paratë disa herë sepse ai i kishte thënë se mund ta ndihmonte të blinte një apartament në Shkup dhe të punësonte vajzën e saj si doganiere.

Siç raportohet, pas një kohe ai pushoi së iu përgjigjur telefonatave të saj, pas së cilës ajo e kuptoi se ishte mashtruar.

❌
❌