Një vit pasi u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar, prezantuesja e dashur e talk show-t dhe komediana Ellen DeGeneres dhe bashkëshortja e saj Portia de Rossi u panë përsëri në Shtetet e Bashkuara.
Çifti tërhoqi vëmendjen e publikut kur u shfaqën në Montecito, ku shumë veta vunë re se Ellen dukej dukshëm më e dobët, gjë që shkaktoi menjëherë shqetësim tek fansat e saj.
Ellen, 67 vjeç, i mbante flokët e saj të shkurtër bjonde karakteristike, por figura e saj e hollë tërhoqi vëmendjen, duke bërë që shumë njerëz të shqetësoheshin për shëndetin e saj.
Prezantuesja mbante veshur një këmishë gri me printime poshtë një xhakete blu të errët dhe xhinse klasike, ndërsa ajo mbante veshur atlete. Gruaja e saj mbante veshur një pulovër ngjyrë bezhë dhe xhinse blu të gjera.
Kthimi i tyre në SHBA i habiti fansat, duke pasur parasysh se ata u zhvendosën në Mbretërinë e Bashkuar një vit më parë për të shmangur atë që ata i quajtën "rreziqet" e Amerikës së Trump. Kohët e fundit u spekulua se ata mund të kalonin kohë me familjen dhe miqtë në SHBA gjatë festave.
Ellen ishte një nga emrat më të mëdhenj në televizionin amerikan për 30 vjet, falë emisionit të saj të ditës, si dhe serialit komik të viteve 1990 me të njëjtin emër, dhe prezantueses së çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy. /Telegrafi/
Emri Kardashian është ndër më të njohurit në botë, një mbiemër që lidhet me famë globale, media dhe ndikim kulturor. Pak kush e di se rrënjët armene të kësaj familjeje lidhen, edhe pse në mënyrë të largët, edhe me Shqipërinë. Pikërisht këtu hyn historia e Toros Shahnnaian, një shqiptaro-armen që ka lidhje familjare të largëta me familjen Kardashian–Jenner.
Përmes linjës armene të Robert Kardashian, babait të Kim Kardashian, Torosi ndan me Telegrafin një origjinë të përbashkët historike, edhe pse jo një raport të drejtpërdrejtë familjar.
Edhe pse kjo afërsi nuk ka qenë pjesë e përditshmërisë së tij, Torosi e sheh rëndësinë e saj më shumë në plan simbolik sesa personal, sidomos në mënyrën se si Kim Kardashian ka folur publikisht për identitetin armen.
Kim Kardashian ishte pritur me nderime të larta nga presidenti armen Armen Sarkissian gjatë vizitës së saj në vendin e origjinës në vitin 2019 (Foto: Getty)
"Gjyshi im vjen nga Kars në Turqi dhe ka banuar ne Yozgat, pot tashmë janë vendosur në Stamboll ku kushërinjtë e mi jetojnë atje aktualisht. Po ashtu dhe Kardashian ka origjinë nga prindër etnikë armenë nga Kars, tani Turqi, të quajtur "Hanna" (Shaharian), dhe kjo është lidhja e largët farefisnore që kemi", tregoi Toros.
Shpjegimi i origjinës armene të Kim Kardashanit (Foto: Wikipedia)
Kim Kardashian ka ngritur vazhdimisht zërin për Armeninë dhe origjinën e saj, duke e bërë këtë identitet të dukshëm në arenën ndërkombëtare dhe duke i dhënë një peshë që shkon përtej botës së showbiz-it.
"Kim për ne është një Armene famshme ajo ka viziton Armeninë shpesh herë. Këtë vit ajo ishte në Venecia ku unë jetoj. Ishte e ftuara e miliarderit Jeff Bezos, ajo u rikthyhe në Festivalin e Filmit të Venecias dhe vizitoi Kishën Apostolike Armene. Për fat të keq isha shumë jashtë Italisë kur ajo vizitoi Kishën. Vizita è saj ishte një rikthim në shtëpi, priftërinjtë që jetojnë e pritën si vajzë shtëpie ajo ngeli e kënaqur, shijoji reçelin e trëndafilit dhe mori dhe me vete. Publikoi në instagramin e saj foto të Kishës Armene që u dhurua nga Republika e Venedikut në vitin 1717", tha Toros.
Kim Kardashian kishte ndarë me ndjekësit në Instagram fotografi nga vizita e saj në Kishën Apostolike Armene në Venecia (Foto: Kim Kardashian/InstaStory)
Fatkeqësisht ai ende nuk ka pasur rastin që të takojë nga afër Kim Kardashianin, por megjithatë e ka të qartë se çfarë do t'i thotë po t'i jepet mundësia që të takohet me të.
"Shiko nëse do u takonim do t'i tregoja që gjyshërit tanë vijnë nga i njëjti qytet, gjyshi i saj kishte jgyshen me mbiemrin tin. Dp t'i fliska se si në Shqipëri dhe Kosovë të duan shumë dhe të ndjekin lëvizjet e tua", tregon shqiptaro-armeni.
“Ne nuk jemi minoritet, jemi një me shqiptarët”
Toros Shahnaian (Foto: Top Channel)
Pas lidhjes me një nga familjet më të famshme në botë, rrëfimi i Toros Shahnnaian kthehet aty ku ai e ndien veten më të rrënjosur: te identiteti i tij shqiptaro-armen dhe historia e komunitetit armen në Shqipëri.
“Identiteti im është unik dhe jo vetëm i imi, por i të gjithë komunitetit armen që ka jetuar dhe vazhdon të jetojë në Shqipëri”, thotë Totoros Shahnaian për Telegrafin.
Ai kujton se komuniteti armen ka ardhur në Shqipëri që në vitin 1915, duke ndërtuar një bashkëjetesë të qëndrueshme me popullin shqiptar për më shumë se një shekull.
“Komuniteti armen në Shqipëri ka ardhur që në vitin 1915, pra përpara 110 vjetësh. Nga fëmijëria mbaj mend se kemi jetuar në harmoni të plotë me popullin shqiptar dhe nuk kemi pasur kurrë asnjë divergjencë, nuk kemi ndjerë kurrë asnjë paragjykim si të huaj”, thotë Totoros Shahnaian për Telegrafin.
Presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Ilir Meta në vitin 2021, vlerësoi me Titullin “Martir i Demokracisë” të dënuarin politik dhe veprimtarin e spikatur për demokraci dhe të drejtat e njeriut, Isahak Toros Shahnaian (pas vdekjes)
Sipas tij, kjo ndjenjë përkatësie nuk ka ardhur nga asimilimi, por nga afërsia natyrore mes dy komuniteteve.
“Ne jemi ndjerë po aq shqiptarë sa edhe armenë, jo për shkak të ndonjë asimilimi të supozuar, por për shkak të afërsisë që kemi pasur me shqiptarët”, thotë Totoros Shahnaian për Telegrafin.
Torosi thekson se integrimi nuk ka cenuar kurrë ruajtjen e identitetit armen.
“Jemi integruar në Shqipëri pa humbur asnjë element të identitetit armen. Kemi ndarë të njëjtat halle me shqiptarët, kemi kaluar të njëjtat vuajtje, kemi pasur të njëjtat gëzime”, thotë Totoros Shahnaian për Telegrafin.
Para se të bëheshin të famshme në botën e telvizionit, Kardashian-Jenner që aso kohe kishin një llogari të përbashkët në rrjetet sociale - mbanin kontakte të afërta me kushërinjtë e tyre të largët (Foto: Arkiv)
Një kapitull i dhimbshëm i kësaj historie lidhet me periudhën e diktaturës, e cila preku drejtpërdrejt familjen e tij.
“Edhe në kohën e diktaturës, kur babai im u dënua dhe kreu 20 vjet burg politik, vuajtëm njësoj si shqiptarët. Nuk kemi parë ndonjë trajtim tjetër për arsye të kombësisë”, thotë Totoros Shahnaian për Telegrafin.
Ai shton se armenët nuk kanë qenë vetëm bashkëjetues, por edhe kontribuues aktivë në shoqërinë shqiptare.
“Shumë armenë kontribuuan në shumë fusha të shoqërisë, dhe nga ana tjetër shoqëria shqiptare i nderoi”, thotë Totoros Shahnaian për Telegrafin.
Në vitin 2021, Kim Kardashian kishte bërë homazhe në memorialin e Gjenocidit Armen në Jerevan me rastin e 100 vjetorit të përkujtimit (Foto: Instagram)
Për Torosin, harmonia ka qenë aq e fortë, sa edhe në çështjet kombëtare shqiptare qëndrimet kanë qenë të njëjta.
“Edhe për çështjet patriotike të kombit shqiptar, armenët kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si i gjithë opinioni publik shqiptar. Mendojmë ashtu siç mendon çdo shqiptar”, thotë Totoros Shahnaian për Telegrafin.
Ai është i prerë në përkufizimin e komunitetit të tij.
“Ne nuk jemi minoritet. Ne jemi një me shqiptarët duke ruajtur me shumë fanatizëm identitetin armen”, thotë Totoros Shahnaian për Telegrafin.
Publiku shqiptar e njeh Toros Shahnnaian edhe si ish-banor të edicionit të katërt të Big Brother Albania, një eksperiencë që ai e sheh si pjesë të rrugëtimit të tij, por jo si përcaktim përfundimtar.
Sot, Torosi shprehet se është në një fazë tjetër të jetës, më reflektive dhe më e përqendruar te roli i individit në shoqëri, përtej spektaklit televiziv.
"Big Brother-i të jep mundësinë të njohësh më shumë njerëz, por dhe fama ka çmimin e saj. Duhet të punosh për ditë ose të jesh prezent kudo. Big-u ishte eksperiencë shumë e bukur, vazhdoj të jap opinione herë pas here në Top Channel, raporti me gazetarë është perfekt".
Planet për të ardhmen dhe politika
Familja Shahnnaian e dekoruar nga Presidenti Ilir Meta në vitin 2021 (Foto: Presidenca Shqiptare)
Në pjesën e fundit të bisedës, Toros Shahnnaian flet hapur për të ardhmen dhe për një rikthim të mundshëm në angazhimin politik.
“Nëse Doktor Berisha merr pushtetin do të rikthehem në politikën shqiptare. Mbështesim PD dhe interesat e mia janë t’i shërbejmë kombit shqiptar”, thotë Totoros Shahnaian për Telegrafin.
Një dëshirë personale mbetet ende e parealizuar për të.
“Nuk kam qenë për vizitë as në Armeni dhe as në Turqi për të takuar kushërinjtë e mi. Shpresoj sa më shpejt”, thotë Totoros Shahnaian për Telegrafin.
Ai përmend edhe zhvillimet e fundit mes dy vendeve, të cilat i sheh si një mundësi për të realizuar këtë udhëtim.
“Turqia dhe Armenia kanë njoftuar bashkërisht se kanë rënë dakord të thjeshtojnë procedurat e vizave duke filluar nga 1 janari 2026. Qytetarët e të dy vendeve do të jenë në gjendje të marrin viza elektronike falas”, thotë Totoros Shahnaian për Telegrafin.
Me një histori që lidh Shqipërinë, Armeninë dhe një nga familjet më të famshme në botë, Toros Shahnnaian sjell një rrëfim ku identiteti nuk është kufi, por urë. Një histori që nis me Kardashianët, por përfundon aty ku ai e ndien veten më fort: te përkatësia shqiptare dhe rrënjët armene që i mban gjallë. /Telegrafi/
Këngëtarja dhe arkitektja e njohur Eliza Hoxha ka njoftuar se në këtë legjislaturë nuk do të jetë pjesë e Kuvendi të Kosovës, ku ka shërbyer si deputete që nga viti 2019.
Artistja, e cila ka ushtruar mandatin e deputetes nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës për tri legjislatura, garoi në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 21. Përkundër një fushate intensive dhe mjaft të përkushtuar, Eliza Hoxha nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të hyrë sërish në Kuvend.
Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, ajo falënderoi të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur ndër vite, duke theksuar se angazhimi i saj politik dhe civil ka pasur si synim përmirësimin e legjislacionit, forcimin e proceseve demokratike dhe adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.
Hoxha kujtoi edhe punën e saj si deputete në kuadër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se është deputetja e vetme në historikun e Kuvendit të Kosovës e vlerësuar me çmimin “Joanat e Kosovës” për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi – 2023, për angazhimin e saj në mbrojtje të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, përfshirë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, veçanërisht në çështjet e diskriminimit, arsimit, punësimit dhe integrimit kulturor.
“Këtë herë, përkundër mbështetjes me mbi 13 mijë vota, nuk do të jetë e mundur të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës. Gjithsesi, do të mundohem që rolin tim ta ushtroj në kapacitete të tjera për të mirën e vendit, ashtu si kam bërë përherë”, ka shkruar interpretuesja e hitit "Rruga e Zemrës".
Në fund të reagimit, Eliza Hoxha uroi kolegët e saj nga radhët e PDK-së për suksesin në zgjedhje dhe u dëshiroi një rrugëtim të mbarë në legjislaturën e re, duke theksuar se angazhimi i saj për demokraci dhe për një Kosovë më të mirë do të vazhdojë edhe jashtë Kuvendit. /Telegrafi/
Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi ka shënuar një rezultat të rëndësishëm në zgjedhjet qendrore të mbajtura në dhjetor 2025, duke u renditur e 16-ta me radhë në listën e VV-së për nga numri i votave, një pozicionim që ka tërhequr vëmendje të madhe në skenën politike dhe publike.
Sipas rezultateve zyrtare, Edona Llalloshi ka marrë 35,973 vota deri më tani, duke lënë pas një sërë figurash të njohura politike dhe ministra aktualë të Lëvizjës Vetëvendosje. Renditja e saj vjen para disa emrave të dëshmuar të VV-së si: Fitore Pacolli, Dimal Basha, Agim Bahtiri, Adriana Matoshi e Salih Zyba.
Ajo ka lënë prapa me vota edhe ministrat në detyrë si: Artanë Rizvanolli Berisha (mbi 24 mijë vota), Arbërie Nagavci (mbi 22 mijë vota) e Rozeta Hajdari (mbi 18 mijë vota).
Lista e 16 deputetëve më të votuar të VV-së deri më tani (Foto: Kerol.li)
Lista kryesohet nga Albin Kurti me 357,312 vota deri më tani, i ndjekur nga Glauk Konjufca (mbi 277 mijë) dhe Albulena Haxhiu (mbi 147 mijë), ndërsa pozicioni i 16-të i Edona Llalloshit e vendos atë në mesin e figurave më të votuara të këtyre zgjedhjeve, përpara shumë politikanëve me përvojë të gjatë institucionale.
Rezultati i saj shihet si dëshmi e mbështetjes së gjerë qytetare dhe e ndikimit që ajo gëzon përtej skenës muzikore, duke reflektuar besimin e elektoratit në figura publike me profil të fortë shoqëror dhe kulturor.
Përkrahësit e saj e kanë cilësuar këtë renditje si një sukses të madh personal dhe politik, duke theksuar se votat e marra tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët. /Telegrafi/
Qeveria franceze ka konfirmuar dhe mbrojtur vendimin e saj për t'i dhënë shtetësi franceze aktorit George Clooney dhe gruas së tij Amal Clooney, duke thënë se vendi është i kënaqur t'i mirëpresë ata si qytetarë të rinj.
Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme (Quai d'Orsay) tha se çifti Clooney kaloi nëpër një proces rigoroz të shtetësisë që përfshinte kontrolle sigurie, intervista rregullatore në prefekturë dhe pagesën e pullave tatimore.
"Jemi të kënaqur, si shumë francezë, të mirëpresim George dhe Amal Clooney në komunitetin kombëtar", thuhet në deklaratë.
Reagimi i qeverisë pasoi debatin publik të nxitur nga lajmi se George dhe Amal Clooney, së bashku me binjakët e tyre tetëvjeçarë Alexander dhe Ella, ishin pranuar si shtetas francezë.
Foto: Instagram
Zëvendësministrja e Brendshme, Marie-Pierre Vedrenne, tha në një intervistë radiofonike me Franceinfo se dhënia e shtetësisë "dërgon mesazhin e gabuar".
Sipas Variety, ajo paralajmëroi për çështjen e drejtësisë dhe standardet e dyfishta të mundshme në procedurat për marrjen e shtetësisë. Megjithatë, ajo shtoi se mund të jetë krenare që George Clooney ka aplikuar për shtetësi, duke theksuar nevojën për të qenë i kujdesshëm në mesazhet që i dërgohen publikut.
Ministri i Brendshëm Laurent Nunez konfirmoi se familja Clooney fitoi shtetësinë me dekret, pra me një vendim të autoritetit publik. Sipas gazetës Le Monde, Nunez e përshkroi këtë akt si një mundësi të madhe për vendin. Portali Politico raportoi se procedura u iniciua me sugjerimin e Ministrit të Punëve të Jashtme.
Presidenti Donald Trump komentoi gjithashtu lajmin, duke e quajtur dhënien e shtetësisë franceze "lajm të mirë" në platformën Truth Social dhe duke i quajtur George dhe Amal protagonistët më të këqij politikë të të gjitha kohërave.
Foto: Instagram
Clooney iu përgjigj kësaj deklarate, duke thënë se pajtohej plotësisht me presidentin aktual dhe shtoi se ai do ta “bënte Amerikën përsëri të madhe”, duke aluduar në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit.
Nga rruga, George dhe Amal Clooney kanë jetuar në Francë që nga viti 2021, kur blenë një pronë atje. Përveç një shtëpie fshatare në Francë, George Clooney zotëron prona në Angli, një vilë në liqenin Como në Itali dhe një pronë pranë familjes së tij në Kentucky.
Në një intervistë për Esquire në tetor, Clooney tha se jeton me familjen e tij në një fermë në Francë dhe përshkroi ndryshimet midis fëmijërisë së tij dhe jetës së fëmijëve të tij, duke theksuar se ata bëjnë një jetë më të thjeshtë dhe më të strukturuar. /Telegrafi/
Aktori amerikan Mickey Rourke u filmua në një paraqitje të rrallë publike jashtë shtëpisë së tij në Los Angeles, ku tërhoqi vëmendjen e publikut me pamjen e tij të panjohur, ndërsa në të njëjtën kohë përballej me dëbim të mundshëm për shkak të një borxhi të madh për qira të papaguar.
Aktori u filmua duke dalë nga shtëpia e tij për të marrë një porosi ushqimore. Ai fillimisht mori një qese me ushqime dhe pastaj dy qese letre me ushqime nga dyqani. Rourke, i cili është 73 vjeç, duket pothuajse i panjohur në foto - me kokë të rruar dhe një pamje të pazakontë mode.
Ai kishte veshur një pulovër me vija shumëngjyrëshe, një tuta vjollcë dhe çorape të bardha, dhe rreth qafës kishte një gjerdan me kryq me rruaza dhe një shall me pika.
— (@)
Më herët këtë javë, media amerikane raportoi se Rourke po përballej me dëbim të mundshëm nga shtëpia e tij në Los Angeles për shkak të, sipas dokumenteve të gjykatës, gati 60,000 dollarëve qira të papaguar. Sipas raportit, më 18 dhjetor atij iu dorëzua një urdhër tre-ditor për të paguar borxhin ose për të lënë pronën.
Qiraja mujore thuhet se është 7,000 dollarë dhe borxhi total në kohën kur u lëshua njoftimi ishte 59,100 dollarë. Njoftimi u la në pronë dhe u dërgua me postë sepse, siç pretendohet, "nuk u gjet asnjë person i moshës dhe gjykimit të duhur" në shtëpi.
Mickey Rourke u bë i famshëm në Hollywood gjatë viteve 1980 në filma si "Heaven's Gate", "Body Heat" dhe "Diner". Ai fitoi statusin e një aktori kryesor të errët dhe karizmatik në prodhimet "9½ Weeks", "Angel Heart", "Barfly" dhe "The Pope of Greenwich Village".
Në filli të viteve 1990, ai e la aktrimin për t'iu përkushtuar boksit profesionist, por bëri një rikthim të madh në vitin 2008 me rolin e tij si një mundës i dështuar në filmin "The Wrestler", për të cilin fitoi një Glob të Artë dhe u nominua për një Oscar.
Në prill të vitit 2025, ai u shfaq edhe në shfaqjen "Celebrity Big Brother UK", por u përjashtua nga shfaqja për shkak, siç deklaruan producentët, "sjelljeje kërcënuese dhe agresive". /Telegrafi/
Banorja Saranda Hoda, e njohur si Sasa, është larguar nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke u bërë banorja e radhës që i jep fund rrugëtimit të saj në këtë format.
Sasa ka lënë shtëpinë me vetëdëshirë, duke sqaruar se vendimi i saj lidhet me arsye shëndetësore. Ajo ka bërë të ditur se gjatë muajit janar duhet të kryejë disa vizita mjekësore jashtë Kosovës, të cilat i ka të planifikuara prej kohësh.
Gjatë deklarimit të saj, Sasa theksoi se nuk e ndiente më veten plotësisht prezente dhe e përfshirë në dinamikën e lojës brenda shtëpisë, çka e shtyu të marrë vendimin për t’u tërhequr nga gara.
“E ndjeva që nuk jam më këtu me mendje dhe me shpirt, ndaj vendosa të largohem vetë”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se shëndeti dhe mirëqenia personale kanë qenë prioritet mbi vazhdimin e lojës.
Largimi i saj është pritur me reagime të ndryshme nga banorët dhe publiku, ndërsa produksioni e ka respektuar vendimin e marrë. Mbetet të shihet se si ky largim do të ndikojë në dinamikat e mëtejme të shtëpisë dhe në zhvillimet e ardhshme të spektaklit. /Telegrafi/
Bukuroshja shqiptare Agnesa Vuthaj po kalon një nga periudhat më të bukura dhe më të veçanta të jetës së saj.
Ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël se është shtatzënë dhe në pritje të një bebushi. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Agnesa është shfaqur duke zbuluar barkun e rrumbullakosur, duke përcjellë emocione pozitive dhe gëzim për këtë kapitull të ri në jetën e saj.
Videon ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin domethënës: “Viti kur një dëshirë është e realizuar”, një fjali që ka prekur ndjekësit dhe ka nxitur reagime të shumta pozitive në komente.
Lajmi është pritur me urime të shumta nga fansat, miqtë dhe figura publike, të cilët i kanë shprehur asaj mbështetje dhe gëzim për pritjen e ëmbël. Agnesa Vuthaj, e njohur për elegancën dhe prezencën e saj publike, po e ndan këtë moment të rëndësishëm me shumë natyrshmëri dhe emocion.
Ky njoftim shënon një etapë të re në jetën personale të saj, ndërsa ndjekësit presin me kureshtje të mësojnë më shumë rreth këtij rrugëtimi të bukur drejt mëmësisë. /Telegrafi/
Netflix përjetoi përsëri një bllokim të sistemit, këtë herë menjëherë pas publikimit të episodit të fundit të "Stranger Things", duke e bërë shikimin e finales së shumëpritur një përvojë frustruese për një numër të madh fansash në të gjithë botën.
Seriali "Stranger Things" përfundoi më në fund në prag të Vitit të Ri, pas pesë sezonesh që u transmetuan gjatë pothuajse një dekade.
Episodi i fundit i sezonit të pestë, i titulluar "Kapitulli Tetë: Ana e djathtë lart", u publikua në orën 5 pasdite sipas orës PT, por menjëherë pas kësaj, platforma e Netflix ndaloi së funksionuari siç duhet.
Një numër shikuesish raportuan se nuk mundën ta fillonin episodin dhe në vend të kësaj morën një mesazh në ekranet e tyre që shkruante: "Diçka shkoi keq. Na vjen keq, po kemi probleme me kërkesën tuaj. Do të gjeni shumë për të eksploruar në faqen kryesore".
Supozohet se ndërprerja ndodhi për shkak të një numri jashtëzakonisht të madh përdoruesish që përpiqeshin të shikonin finalen e serialit në të njëjtën kohë, gjë që mbingarkoi serverat e platformës.
Reagimet në rrjetet sociale ishin të trazuara. Tifozët shprehën pakënaqësinë e tyre sepse u penguan të shikonin episodin që supozohej të zbulonte fatin e të gjithë personazheve kryesorë pas betejës së tyre të fundit me të keqen Vecna.
Ata ishin veçanërisht të frustruar sepse ishte fundi i shumëpritur i një prej serialeve më të njohura të Netflix.
Interesante është se në të njëjtën kohë u shfaqën komente edhe nga shikues që e kishin parë tashmë episodin dhe shprehën zhgënjim me përmbajtjen e tij, gjë që i habiti disa njerëz që Netflix e kishte hequr fare atë.
Të tjerë theksuan se, duke pasur parasysh historinë e problemeve të ngjashme gjatë premierave të mëdha, ky skenar nuk duhet të kishte ardhur si surprizë.
Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit u publikua në tre pjesë. Pjesa e parë, e cila përbëhej nga katër episode, u publikua më 26 nëntor, ndërsa pjesa e dytë me tre episode u publikua ditën e Krishtlindjeve. Pjesa e tretë përbëhej nga një episod i gjatë i publikuar në prag të Vitit të Ri, pikërisht ai që shkaktoi një kolaps të ri teknik të platformës.
Për shkak të frikës nga problemet teknike, disa nga fansat më të përkushtuar vendosën të shmangnin Netflix dhe ta shikonin finalen në kinema, duke blerë bileta për shfaqjet e episodit të fundit.
Kjo nuk është hera e parë që Netflix përballet me probleme të tilla. Platforma u ndërpre një muaj më parë, kur u publikuan episodet e pjesës së parë të sezonit të pestë. Në atë kohë, shërbimi i transmetimit tha në një deklaratë për The Hollywood Reporter se "disa anëtarë përjetuan shkurtimisht një problem me transmetimin në pajisjet televizive, por shërbimi u rivendos për të gjitha llogaritë brenda pesë minutash". /Telegrafi/
Një tjetër moment tensioni është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Fjolla Morina është shfaqur e acaruar ndaj Hygerta Sako, në lidhje me programin e transmetuar sot.
Gjatë diskutimit, Fjolla ka kërkuar hapur më shumë respekt, duke theksuar se ndihet e nënvlerësuar jo vetëm si banore e formatit, por edhe në raport me rrugëtimin e saj profesional. Ajo ka reaguar me tone të drejtpërdrejta, duke kërkuar që të respektohet kontributi dhe karriera e saj artistike.
“Ju lutem pak respekt për mua, për karrierën time, për gjërat e mia”, është shprehur Fjolla, duke e bërë të qartë pakënaqësinë e saj ndaj mënyrës se si është trajtuar.
Situata ka krijuar diskutime brenda shtëpisë, ndërsa reagimi i Fjollës ka nxitur komente edhe jashtë saj, me publikun që ndjek me vëmendje çdo zhvillim dhe përplasje mes banorëve dhe figurave të përfshira në format.
Mbetet të shihet nëse kjo përplasje do të ndikojë në dinamikat e mëtejme të lojës dhe në raportet mes Fjollës Morinës dhe Hygerta Sakos, ndërkohë që tensionet në shtëpinë më të famshme në Kosovë duket se po rriten nga dita në ditë. /Telegrafi/
Rita Ora ka qenë një nga figurat më të spikatura të natës së ndërrimit të viteve, teksa ka shkëlqyer me gjashtë paraqitje të ndryshme glamuroze gjatë moderimit të spektaklit të famshëm amerikan “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve”, të mërkurën mbrëma.
Këngëtarja 35-vjeçare iu bashkua prezantuesit Ryan Seacrest për vitin e tretë radhazi, duke udhëhequr traditën vjetore të festimeve në Times Square për publikun e New Yorkut, shkruan DailyMail.
Gjatë orëve të fundit të vitit 2025, Rita sfidoi temperaturat e ulëta me një sërë veshjesh elegante, përfshirë pallto gëzofi, kombinime me print leopard dhe një paraqitje të guximshme me veshje tërësisht prej lëkure të zezë.
Dita nisi herët për Ritën, e cila u shfaq në Midtown me një fustan mini saten ngjyrë vjollcë, që theksonte këmbët dhe kishte një pjesë të sipërme me dantellë transparente.
Ajo e kombinoi pamjen me taka të larta rozë, një pallto të gjatë gëzofi, një varëse të madhe ari në formë zemre dhe një çantë saten blu.
Në momentin që u drejtua drejt prapaskenës, këngëtarja tentoi të mbante një profil më të ulët, duke u shfaqur me një hoodie kamuflazhi, shall gri, syze dielli dhe pantallona sportive të zeza, të kombinuara me atlete dhe një pallto të gjatë me astar gëzofi.
Me nisjen e spektaklit në orën 20:00 sipas kohës lokale, Rita u shfaq në skenë krah Ryan Seacrest me një veshje elegante ngjyrë të bardhë dimërore, që përfshinte një pulovër me jakë të lartë, pantallona të përshtatura, pallto të njëjtë dhe një shall të thurur që i jepte pamjes finesë.
Flokët bionde i kishte stiluar në onde të mbledhura, ndërsa pamjen e kompletoi me çizme të bardha, doreza lëkure dhe vathë argjendi të mëdhenj. Gjatë mbrëmjes, ajo dhe Seacrest mirëpritën edhe ekipin e bejsbollit Savannah Bananas, duke u veshur me uniforma të verdha sportive dhe duke kërcyer së bashku në skenë.
Më vonë, Rita ndryshoi sërish stil, duke veshur një pallto gëzofi me print leopard, të kombinuar me buzëkuq të kuq dhe vathë ari.
Një tjetër paraqitje e saj përfshinte një pulovër të zezë, çizme të njëjta dhe një pallto të bardhë gëzofi, të shtrënguar në bel me një rrip të trashë të zi.
Ajo ndryshoi edhe stilin e flokëve, duke kaluar nga onde elegante në një stil më minimalist dhe të drejtë.
Për një nga paraqitjet e fundit të natës, këngëtarja u shfaq me një xhakete bomber prej lëkure të zezë dhe pantallona të drejta të së njëjtës linjë, të kombinuara me çizme të bardha me taka.
Ndërkohë, Seacrest u shfaq me një smoking elegant, të kompletuar me një xhaketë kadifeje të kuqe.
Festimet në Times Square u kurorëzuan me performancën kryesore të Diana Ross, si dhe me interpretime nga emra të njohur si Post Malone, Demi Lovato, Chappell Roan dhe artistë të tjerë.
Përtej skenës, Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për sukseset financiare. Sipas dokumenteve të fundit financiare, kompanitë e saj Ora Live dhe Ora Multi Services kanë gjeneruar 4.8 milionë paund fitim brenda një viti, duke e çuar pasurinë neto të këngëtares në rreth 31 milionë paund.
Ajo vazhdon të jetë aktive në televizione si The Voice UK, The X Factor dhe The Masked Singer, si dhe në aktrim, ndërsa ka ndërtuar një portofol të gjerë bashkëpunimesh me marka të njohura të modës, bukurisë dhe industrisë së pijeve.
Së fundmi, Rita ka theksuar se nuk dëshiron të kufizohet vetëm si muzikante, duke folur për fuqizimin e grave dhe thyerjen e kufijve profesionalë gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Detin e Kuq, ku u shpreh se është “gjithmonë duke mësuar dhe duke eksploruar fusha të reja”. /Telegrafi/
Netflix ka publikuar një dramë të re festive, "Goodbye June", me regji nga Kate Winslet.
Është një histori emocionuese për një familje, dhe filmi është gjithashtu i veçantë sepse në të morën pjesë një nënë dhe një bir. Winslet drejtoi skenarin e shkruar nga djali i saj, Joe Anders.
Ngjarja fillon kur June, e luajtur nga Helen Mirren, rrëzohet në shtëpinë e saj në Londër. Familja mëson lajmin shkatërrues se kanceri i June është përhapur dhe ajo mund të mos jetojë për të parë Krishtlindjet.
June e pranon situatën e saj, ndërsa bashkëshorti i saj Bernie, i luajtur nga Timothy Spall, mezi tregon ndonjë reagim. June e kupton se mund t'i përdorë ditët e saj të fundit për të shëruar plagët e vjetra familjare.
"Goodbye June" flet për prioritetet, kujdesin për të dashurit dhe bashkimin si mburojë kundër problemeve të jetës. Sipas Decider, regjisorja Kate Winslet u përqendrua në performancën e aktorëve. Ajo mblodhi një ekip që i jep peshë të veçantë materialit të plotë. Qasja e saj regjisoriale është e përmbajtur me theks në një ton të ndershëm që shmang ekzagjerimin.
Kritikët e filmit kanë mendime të ndara, kështu që disa e lavdërojnë emocionin dhe aktrimin e saj, ndërsa të tjerë e përshkruajnë atë si shumë patetik. Siç shkruan The Guardian, shumë pajtohen se filmi është larg titujve më të këqij të disponueshëm në shërbimet e transmetimit.
Ata vlerësuan veçanërisht kastin e talentuar dhe të vërtetat universale rreth jetës dhe vdekjes. Kritikët deklaruan gjithashtu se "Goodbye June" ofron një ekuilibër të arsyeshëm ngrohtësie dhe trishtimi dhe meriton lotët që do të ngjallë te shikuesit. /Telegrafi/
Këngëtarja Tuna ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me fotografitë e publikuara nga nata e Vitit të Ri, ku është shfaqur me një paraqitje elegante, provokuese dhe tejet glamuroze.
Në imazhet e ndara në Instagram, Tuna pozon në një ambient luksoz, e veshur me një fustan transparent me motive dantelle dhe një shall me gëzof në nuanca të errëta, duke kombinuar sensualitetin me stilin klasik.
Pamja e saj plotësohet nga këpucët me taka të larta dhe grimi i sofistikuar, ndërsa pozat e zgjedhura reflektojnë vetëbesim dhe elegancë.
Foto: Tuna Sejdi/Instagram
Fotografitë janë shoqëruar me mbishkrimin ironik “Babagjysh… nejse”, një frazë që ka nxitur reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë komentuar me komplimente për paraqitjen dhe stilin e saj unik.
Postimi është pritur me mijëra pëlqime dhe komente, duke e kthyer atë në një nga më të komentuarit e natës festive.
Foto: Tuna Sejdi/Instagram
Fotografitë nga nata e Vitit të Ri vijnë si një tjetër dëshmi e lidhjes së fortë që ajo mban me publikun dhe interesit të vazhdueshëm që ngjall çdo paraqitje e saj. /Telegrafi/
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është shfaqur së fundmi në një dalje të thjeshtë dhe të qetë në Londër, në shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner, vetëm pak ditë pas festimeve të Vitit të Ri.
Çifti u fotografua gjatë një shëtitjeje me qenin e tyre në rrugët e kryeqytetit britanik, duke treguar një anë më intime dhe të zakonshme të jetës së tyre larg skenës dhe tapetit të kuq, shkruan DailyMail.
Dua Lipa ishte veshur në mënyrë sportive dhe komode, ndërsa Callum Turner kishte zgjedhur një stil casual, duke reflektuar qetësi dhe harmoni mes tyre.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të famës së tyre, por edhe për mënyrën natyrale dhe diskrete me të cilën çifti po e jeton këtë fazë të re të marrëdhënies.
Të dy janë shfaqur të buzëqeshur dhe të relaksuar, duke shijuar momentet e thjeshta të përditshmërisë.
Fejesa e Dua Lipës dhe Callum Turner u bë publike kohë më parë, duke u kthyer në një nga lajmet më të komentuara në botën e showbiz-it.
Megjithatë, pavarësisht interesimit të madh mediatik, çifti ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes së tepërt publike.
Dalja e tyre e fundit në Londër vjen si një dëshmi se, përtej suksesit global dhe angazhimeve profesionale, Dua Lipa dhe Callum Turner po i japin përparësi qetësisë, intimitetit dhe kohës së kaluar së bashku. /Telegrafi/
Stefon Diggs, ylli i New England Patriots dhe partneri i reperes Cardi B, me të cilën së fundmi ka mirëpritur një fëmijë, po përballet me akuza të rënda për dhunë ndaj kuzhinieres së tij personale. Ai raportohet se është akuzuar për tentativë mbytjeje dhe sulm, lidhur me një incident që thuhet se ka ndodhur më 2 dhjetor.
Sipas një raporti policor që, siç thuhet, ka siguruar New York Post, kuzhinierja ka deklaruar se lojtari 32-vjeçar e ka goditur dhe e ka shtrënguar në fyt deri në humbje të vetëdijes, në shtëpinë e tyre në Dedham, e cila vlerësohet rreth 2.5 milionë dollarë. Ajo pretendon se Diggs e ka qëlluar në fytyrë pas një debati që kishte të bënte me pagesën e saj.
Në një nga mesazhet që Diggs dyshohet se ia ka dërguar, thuhej: “Unë nuk do të të paguaj. Nuk jam i detyruar. Nuk më intereson. A je e çmendur?”.
Në raportin policor më tej theksohet: “Burri më pas ka tentuar ta mbytë duke përdorur bërrylin e tij rreth qafës së saj. Ajo tha se ai gjendej pas shpinës së saj, me dorën e mbështjellë rreth qafës”.
Sipas deklarimeve të saj, ajo ka ndier vështirësi në frymëmarrje dhe ka menduar se mund të humbiste ndjenjat. Ndërsa përpiqej të largohej, ai – sipas saj – ka shtrënguar edhe më fort. Në atë moment, thuhet se ai e ka hedhur mbi shtrat, duke i thënë diçka të ngjashme me: “E dija.” Kur ajo i ka kujtuar se ende nuk ishte paguar, ai është përgjigjur “gënjeshtra” dhe është larguar nga dhoma.
Nga ana tjetër, avokati i Diggs, David Meier, ka deklaruar se futbollisti “i mohon kategorikisht këto akuza”.
“S janë të vërteta, janë të pabazuara dhe nuk janë hetuar kurrë — sepse nuk kanë ndodhur,” u shpreh Meier. “Koha dhe motivi i këtyre pretendimeve janë plotësisht të qarta: ato vijnë si rezultat i një mosmarrëveshjeje financiare mes punëdhënësit dhe punëmarrëses, e cila nuk është zgjidhur sipas dëshirës së saj. Stefon mezi pret që e vërteta të qartësohet në gjykatë,” shtoi ai. /Telegrafi/
Komediania Kathy Griffin ka zbuluar detaje të reja rreth vëllait të saj të ndjerë Kenneth, duke thënë se donte ta vriste atë pasi mësoi se ai ishte pedofil.
Në një video të re në YouTube, ajo shpjegoi se si e përballoi zbulimin traumatik që i shënoi fëmijërinë.
Griffin, e njohur për performancat e saj në skenë dhe rolet në shfaqje si "Seinfeld", kaloi vite duke fshehur anën e errët të familjes së saj. Ajo tha se ishte vetëm 10 vjeçe kur mësoi se vëllai i saj më i madh ishte një ngacmues seksual i fëmijëve.
"Ishte një gjë shumë e vështirë, e cila padyshim shkaktoi shumë përçarje në familjen time", tha ajo më parë në podkastin "The Skinny Confidential".
Komediania shprehu gjithashtu simpatinë e saj për prindërit e saj dhe shpjegoi se ku qëndron empatia e saj më e madhe.
"Kam shumë empati për mamin dhe babin tim sepse e di që babai im nuk e abuzoi vëllanë e tij, ai u abuzua nga një trajner dhe një prift. Megjithatë, kam më shumë empati për viktimat e tij", tha ajo.
Në një video të re, Griffin ndau detaje tronditëse dhe zbuloi se vëllai i saj, përveçse abuzues, bënte edhe një jetë shkatërruese.
"Vëllai im më i madh, Kenneth, i cili tani ka vdekur, ishte i varur nga kokaina, jetonte në rrugë, ishte shumë i dhunshëm. Me shumë mundësi kishte një sëmundje mendore të padiagnostikuar që padyshim nuk shkonte mirë me kokainën e fortë", tha ajo.
Pasi mësoi nga ish-gruaja dhe e dashura e Kennethit se ai ishte abuziv fizikisht, dhe nga një partner tjetër se kishte abuzuar me një djalë dhe një vajzë për të cilët ajo nuk dinte, Griffin vendosi të ndërmerrte veprime. Ajo thotë se telefononte policinë rreth një herë në javë, por asgjë nuk doli nga raportimet e saj. Ajo pretendon se oficerët i thanë se nuk mund të bënin asgjë derisa viktimat të paraqiteshin. Pas kësaj, frustrimi dhe dhimbja e çuan në mendime të errëta.
"Doja ta vrisja sepse e vetmja gjë që mendoja ishin ata fëmijë. Të kesh një vëlla më të madh pedofil është diçka që nuk e harron kurrë. Nuk e kapërcen dot", tha ajo.
Për shkak të gjithë kësaj, Griffin thekson se ajo refuzoi ta shihte vëllanë e saj, gjë që bëri që familja t’i festonte festat veçmas.
"Nuk do të ulem në një dhomë me Kennethin një herë në vit dhe të sillem sikur ai nuk është pedofil që rreh gratë", shpjegoi ajo.
Kenneth Griffin vdiq nga mbidoza në vitin 2001. /Telegrafi/
Gjatë një momenti të zakonshëm në shtëpi, teksa po pastronte, Alba ka hapur një bisedë me Arditin rreth temës së marrëdhënieve dhe meshkujve në përgjithësi.
Duke folur hapur dhe pa doreza, ajo pranoi se është e zhgënjyer dhe se aktualisht nuk dëshiron të krijojë njohje të reja.
“As nuk dua ta njoh asnjë mashkull dhe nuk dua të jem me asnjë mashkull, se ma kanë sjellë në majë të hundës”, u shpreh Alba, duke treguar se përvojat e mëparshme i kanë lënë një shije të hidhur.
Deklarata e saj ngjalli kuriozitet dhe reagime mes banorëve, ndërsa mbetet të shihet nëse qëndrimi i saj do të ndryshojë me kalimin e kohës apo do të mbetet po aq i prerë. /Telegrafi/
Një moment i hareshëm ka ndodhur së fundmi në shtëpi, kur Londrimi ka shijuar muzikën e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”, duke u lëshuar krejtësisht në ritëm.
Teksa ai vazhdonte të vallëzonte me energji dhe humor, Elijona nuk e la pa e ngacmuar me një koment që bëri të qeshnin edhe banorët e tjerë.
“Më bukur se ti nuk vallëzojnë as femrat”, u shpreh ajo, duke vlerësuar lëvizjet e tij dhe duke e kthyer skenën në një moment argëtimi për të gjithë.
Rrugëtimi i Stelës dhe skandalet e tregut imobiliar në Shqipëri. Për herë të parë prononcohet realtor Stela Tata, që e ndërtoi karrierën e saj mes Tiranës, Irakut dhe New York-ut.
Eraldo: Stela, më thuaj: pse tani? Pse ishte pikërisht ky momenti që ti pranove të japësh një intervistë publike?
Stela: Së pari, faleminderit për ftesën për intervistë, është kënaqësi për mua të intervistohem nga ju. Së dyti, arsyeja që unë kam zgjedhur të flas në këtë moment është sepse mendoj se kam arritur një farë pjekurie dhe kam ndërtuar një karakter më të fortë. Kjo si pasojë e eksperiencave të mia sociale dhe profesionale midis kulturave të ndryshme, si shqiptare, europiane, lindje e mesme dhe perëndimore, ku jam stacionuar sot si agjente imobiliare. Është një kompleksitet faktorësh që më kanë bërë të ndihem gati tani dhe mendoj që është një temë shumë e gjatë për ta përmbledhur në një përgjigje. Megjithatë, dua të them që vjen një moment ku ti e ndien së brendshmi që je gati, dhe për mua ky ishte momenti.
Eraldo: Stela, njerëzit që do të na lexojnë duan të dinë të vërtetën: Pse u largove nga Tirana, nga Shqipëria? Çfarë ndodhi?
Stela: Është temë delikate kjo, pasi prek jo vetëm një brez, por më shumë. Por meqë po më kërkohet e vërteta dhe unë e ndiej detyrimin moral për ta thënë… Pasi u ktheva nga Gjermania pas studimit të gjuhës gjermane, u riktheva në Shqipëri. Aty studiova për degën Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Është një degë shumë e bukur dhe të rrit goxha pritshmëritë mbi të ardhmen profesionale, por realiteti shqiptar nuk përputhet me këto pritshmëri. Pasi përfundova studimet Bachelor, fillova të aplikoja në disa vende. Madje, në shumë vende kam shkuar me referim, por nuk mora asnjë përgjigje. Kjo situatë zgjati gati një vit. Ky lloj realiteti më rëndoi emocionalisht. Ky ka qenë momenti kur më lindi ideja të aplikoja për punësim jashtë vendit tim. Meqë e vërteta duhet thënë, le ta themi: unë, pasi aplikova në një kompani turke për air conditioning & fans, u kualifikova direkt. Edhe pse e dhimbshme për t’u thënë, u prita shumë herë më mirë nga të panjohur sesa nga të njohur. Një pjesë të karrierës sime, rreth dy vite, e kam kaluar në Kurdistan — Irak (2012–2014). Ka qenë një vend në zhvillim, po bëheshin shumë ndërtime. Jeta sociale dhe profesionale ka qenë e këndshme për mua, jam ndjerë e mirëpritur në detaj. Vetëm temperaturat shkonin deri në 60 gradë, dhe kjo e vështirësonte qëndrimin. Jo shumë e bukur për t’u thënë, por e vërtetë: vende të tjera, edhe jo shumë të përparuara, e kanë tregun e punës më të konsoliduar. Mund të punësohesh vetëm nga një aplikim online, nëse plotëson kriteret. Tregu i punës në Shqipëri për mua ishte i padrejtë, por kjo është eksperiencë subjektive — nuk dua ta përgjithësoj. Unë prapë shpresoj për vendin tim dhe uroj të ndryshojë.
Eraldo: E dëgjojmë shpesh këtë fenomen në Shqipëri: nepotizmi, miku… Si ka qenë përvoja jote në New York?
Stela: Eh, duhet thënë: New York-u është shumë ndryshe. Ka vështirësi, por vështirësia është që duhet të përgatitesh shumë. Punësimi lidhet drejtpërdrejt me aftësitë e individit dhe jo me cilën parti je apo fëmija i kujt je. Procesi fillon dixhitalisht, çka të jep një lloj sigurie. Por New York-u është New York; nuk dua të jem e padrejtë me tregun e punës në Shqipëri.
Eraldo: Nëse do t’i rendisje eksperiencat e tua, cila ka qenë më e bukura dhe cila më e vështira?
Stela: Ndër eksperiencat më të bukura është New York-u. Tregu i punës më ka sfiduar me retail, sales, office admin, etj. Ke shumë opsione — je ti që zgjedh. Pas kësaj rendis Irakun. Kanë qenë eksperienca të vlefshme dhe më kanë rritur shumë. Nuk dua ta quaj eksperiencë të keqe, por duhet të them të vërtetën: eksperienca jo më e mira ka qenë vendi im. Ndoshta ka qenë koha e gabuar.
Eraldo: Le të bëhemi pak më specifik: Ku ndryshon Tirana nga New York-u në tregun imobiliar?
Stela: Kjo temë është delikate. Tregu imobiliar në Shqipëri ndryshon radikalisht nga ai në New York. Në Shqipëri, ligji që rregullon këtë profesion lë për të dëshiruar. Ky vakum ligjor prek si klientin, ashtu edhe agjentin.
Eraldo: Mund të na japësh një shembull konkret?
Stela: Në New York nuk mund të hapë çdokush një agjenci imobiliare — kërkon buxhet, përgjegjësi dhe standarde. Kontratat janë të detajuara dhe sigurojnë palët. Nëse ndodh ndonjë dëm, kompania e zgjidh shpejt dhe klienti është i sigurt. Në Tiranë, shpesh klientët mbeten “në mes të rrugës”, ndërsa agjentët humbasin kredibilitet. Të mendosh që një agjenci merr 40–60% vetëm për databazë dhe zyra — kjo është aspak profesionale. E vetmja e përbashkët Tiranë–NY është rritja e çmimeve. Për ta përmbledhur: Shqipërisë i mungon rregullatori ligjor dhe integriteti i agjencive.
Eraldo: Çfarë sugjeron për agjencitë dhe agjentët në Shqipëri?
Stela: Për agjencitë: nëse duan biznes solid, të marrin shembuj solidë. Nëse ligji ka vakum — ta mbushin me integritet.
Për agjentët:
Të informohen mbi ligjin e kontratave.
Të trajnohen në komunikim dhe proces.
Të njohin terrenin dhe projektet.
Të mos dorëzohen.
Të bashkëpunojnë me agjenci integriteti.
Eraldo: Stela, një pyetje që publiku e ka pasur kuriozitet: Çfarë të lidh ty me Parashqevi Simakun?
Stela: Lidhja ime me Parashqevi Simakun ka nisur një vit më parë, kur mamaja ime e takoi rastësisht në Manhattan. Që atëherë kemi krijuar një lidhje shumë të ngushtë. Takohemi shpesh dhe jemi pranë saj. Ajo ka një shpirt të bukur — dhe është kënaqësi ta mbështesim.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e djeshme, pasi gazetari Elton Tozaj është dhunuar brutalisht në autostradën Tiranë–Durrës.
Vetë Tozaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet me shenja të dukshme dhune në fytyrë, pas goditjeve të marra. Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa shqetësimi është rritur pas njoftimit të familjes për gjendjen e tij shëndetësore.
Sipas familjarëve, gazetari ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Situata konsiderohet delikate, pasi Tozaj po lufton për të mos humbur shikimin, çka e bën këtë ngjarje edhe më alarmante.
Foto: Elton Tozaj/InsatStory
Në një reagim publik, familja e gazetarit ka dhënë detaje mbi sulmin, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë–Durrës dhe se autorët e dhunës janë tashmë të identifikuar. Ajo që ka ngjallur më shumë reagime është kërkesa e familjes që një personazh i njohur i showbiz-it, i cili sipas tyre frekuenton personat e përfshirë në ngjarje, të distancohet publikisht dhe të sqarojë lidhjen që ka me një vajzë të përmendur në kontekstin e incidentit në zonën Ura–Patok–Kodra e Diellit.
“Eltoni po lufton për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të rikthehet pranë nesh si më parë,” thuhet në mesazhin prekës të familjes.
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e gazetarëve dhe nevojën për hetim të plotë e transparent, ndërsa pritet reagimi i institucioneve për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve. /Telegrafi/