TIRANË- Për herë të dytë pa kaluar tre vjet, gjyqtarët kanë kërkuar sërish rritje rroge. Kryeministri Edi Rama ka reaguar për këtë çështjen, ndërsa ka treguar me shifra konkrete se cilat janë kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve.
Sipas Ramës, kërkesa e gjyqtarëve është absurde dhe me këtë qasje po tentojnë t’i imponohen dy institucioneve të tjera, qeverisë dhe Parlamentit. Shefi i qeverisë pohoi se pret nga Gjykata Kushtetuese, ta frenojë këtë lëvizje të gjyqtarëve, pasi në të kundërt, do të ishte një njollë turpi për vendin,
“Gjykata Kushtetuese publikoi përpara ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish, edhe ata me probleme ligjore të paregjistruara, gjithsesi, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese, që t’iu rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me Gjykatën Kushtetuese, lë tejet për të dëshiruar. Nuk është çështje personash, por ja si flet njëri, unë jam gjykatës karriere, kuptoj nga politika, jeta shoqërore, nga të gjitha.
Nga ana e kryeministrit u anatemua, u anatemua ideja që këta njerëz mund të përdorin fuqinë e tyre për të shkelur mbi dy pushtetet e tjera. Mendova këtë, që edhe ne të zgjuar jemi. E kam bërë kërkesën personalisht. Ky i thotë gjykatës, thashë ta bëjmë tinëz këtë punë, qeveria e kishte mendjen te zgjedhjet jo te ne, t’i merrnim shqiptarëve nga taksat, 37 milionë euro të tjera. Gjyqi është gjyq në fund të fundit thotë, se nëse të tjerët janë dhe nuk janë, ne të tjerët që jemi në shumë punë të tjera, gjykatësit janë vet zot dhe vet shkop. Jemi koshientë thotë për nivelin e pushtetit ekzekutiv, të demokracisë. Po për çfarë niveli të demokracisë bën gjyqtari me ironi.
Dua që ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri pagat e gjykatësve sot , janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi, Ndërkohë janë dyfish më larta se sa pagat në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Në 2016, gjykatësit I ngritëm mbi presidentin, mbi deputetët, mbi të gjithë të tjerët për t’ju dhënë sinjal të fortë të vullnetit për pasur jo vetëm një drejtësi të pavarur, por dhe gjykatës që të ndjehen të respektuar dhe të mbështetur duke marrë paga super.
Gjykatësit kërkojnë 1800 euro rritje për gjyqtarin e shkallës së parë, 2000 euro për gjyqtarin e Apelit dhe 3000 euro rritje për gjykatësit e SPAK, plus BKH. SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt natyrisht. Jemi në një situatës ku gjykatësit duan të imponohen mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi dy pushtete e tjera dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre. Shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese të mos ia lë këtë njollë turpi Shqipërisë dhe mos të na detyrojnë të marrim ilaçe të tjera”, tha ai.”, tha ai.