Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 January 2026Main stream

Ndërron jetë 57-vjeçari në Tiranë, këmbësori u aksidentua nga autobusi

By: Fax Web
4 January 2026 at 10:50

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pasi është përplasur nga një autobus në zonën e Mulletit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” teksa këmbësori me iniciale Z. I., është përplasur nga autobusi.

“-N. H., 56 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobuzi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Protesta e “Shqiperia Bëhet” para kryeministrisë/ Policia publikon planin e masave: Ja ku do të bllokohet qarkullimi i automjeteve

By: Fax Web
4 January 2026 at 10:39

Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 12:00.

Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes;

-nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Policia e Tiranës apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim.

 

Franca dhe Britania e Madhe sulmojnë bazën e ISIS në Siri

By: Fax Web
4 January 2026 at 09:59

Avionët luftarakë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore i janë bashkuar avionëve francezë në një sulm të përbashkët ndaj një depoje nëntokësore armësh në Siri, të përdorur nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).

Objekti, i identifikuar nga inteligjenca, besohet se ruante armë dhe eksplozivë dhe ndodhej në malet në veri të Palmirës, një vend i lashtë në Sirinë qendrore.

“Avionët tanë përdorën bomba të drejtuara Paveway IV për të synuar një numër tunelesh hyrëse deri në objekt… treguesit fillestarë janë se objektivi u qëllua me sukses”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ky veprim tregon lidershipin tonë në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosmërinë për të qëndruar krah për krah me aleatët tanë, për të shuar çdo ringjallje të ISIS-it dhe ideologjive të tyre të rrezikshme dhe të dhunshme në Lindjen e Mesme”, tha Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey.

“Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e forcave tona të armatosura të përfshira në këtë operacion për profesionalizmin dhe guximin e tyre”, shtoi ai.

Në dhjetor, ushtria amerikane kreu atë që e quajti një “sulm masiv” kundër objektivave të ISIS-it në Siri , pasi një pritë vrau dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil në Palmyra.

Kombet e Bashkuara thonë se ISIS-i ka ende midis 5,000 dhe 7,000 luftëtarë në Siri dhe Irak.

Tentoi të kalonte lumin dhe e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari në Mat

By: Fax Web
4 January 2026 at 09:25

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit. 66-vjeçari Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Arrestimi i Maduros, Gjykata Supreme e Venezuelës emëron Delcy Rodriguez presidente të përkohshme

By: Fax Web
4 January 2026 at 09:20

Gjykata Supreme e Venezuelës ka urdhëruar që zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez të marrë përsipër kompetencat dhe detyrat e presidentes së përkohshme, pasi Shtetet e Bashkuara rrëzuan presidentin Nicolás Maduro.

Urdhri u njoftua të shtunën në mbrëmje, sipas orës lokale, duke arritur në përfundimin se Maduro ndodhet në një “pamundësi materiale dhe të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij”.

Sipas vendimit, Rodriguez do të “marrë dhe ushtrojë, si presidente në detyrë, të gjitha pushtetet, detyrat dhe aftësitë e natyrshme të detyrës së presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të kombit”.

Urdhri u lexua nga gjyqtarja Tania D’Amelio gjatë një seance të transmetuar nga kanali televiziv shtetëror VTV.

Kushtetuta e Venezuelës parashikon se, në rast të një mungese të përkohshme ose absolute të presidentit, detyrën e tij e merr automatikisht zëvendëspresidenti i vendit.

 

Kina i kërkon SHBA-ve lirimin “e menjëhershëm” të Maduros

By: Fax Web
4 January 2026 at 09:16

Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të lirojnë “menjëherë” presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij, të cilët ndodhen në paraburgim në SHBA, pasi u arrestuan nga forcat amerikane në kryeqytetin venezuelian Karakas.

“Kina i kërkon SHBA-ve të garantojë sigurinë personale të presidentit Maduro dhe bashkëshortes së tij, t’i lirojë ata menjëherë, të ndalë përpjekjet për të minuar regjimin venezuelian dhe ta zgjidhë këtë çështje përmes dialogut dhe negociatave”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Pekini ka reaguar ashpër edhe më herët, duke deklaruar se është “thellësisht i tronditur dhe dënon fuqishëm përdorimin e hapur të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran”.

Reagimi i Kinës vjen në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, pasi autoritetet amerikane konfirmuan se Maduro u transportua fillimisht me helikopter në Manhattan dhe më pas u dërgua në një burg federal në Brooklyn, nën masa të rrepta sigurie, sipas pamjeve të publikuara nga CNN.

Ndërkohë, në Karakas, Gjykata Supreme e Venezuelës ka vendosur që zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez të marrë përkohësisht drejtimin e vendit, duke ushtruar kompetencat e kreut të shtetit për të garantuar “vazhdimësinë administrative dhe mbrojtjen e kombit”. Megjithatë, gjykata nuk e ka shpallur Maduron përfundimisht të munguar nga detyra, një vendim që do të hapte rrugën për zgjedhje të reja brenda 30 ditëve.

Situata pritet të thellojë përplasjen diplomatike mes Uashingtonit, Pekinit dhe aleatëve të Venezuelës, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet e radhës.

Maduro me pranga në duar, po shfaqet i qetë në zyrat e DEA-s, përshëndet agjentët amerikanë dhe i uron Vitin e Ri

By: Fax Web
4 January 2026 at 09:12

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka mbërritur të dielën në Nju Jork, pasi u kap nga forcat amerikane gjatë një operacioni të zhvilluar në bazën e tij ushtarake në Karakas.

Sipas mediave amerikane, Maduro u shoqërua me pranga në duar drejt selisë së Agjencisë Amerikane kundër Drogës (DEA) në Manhattan, ku u dorëzua zyrtarisht autoriteteve federale.

#PATÉTICO. “Happy new year”, Nicolás Maduro llegó a las instalaciones de la DEA dándole el Feliz Año a los agentes que lo trasladaron a Nueva York. Ya está en el Brooklyn Detention Center dónde lo van a procesar y a leerle los cargos. pic.twitter.com/qbmW0ZmdlY

— Colombia Oscura (@ColombiaOscura) January 4, 2026

Në video, Maduro shihet i qetë dhe duke buzëqeshur, ndërsa u drejtohet agjentëve që e shoqëronin me përshëndetjen: “Mirëmbrëma, Gëzuar Vitin e Ri”.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale e tregojnë liderin venezuelian teksa futet në ambientet e DEA-s i shoqëruar nga dy agjentë.

 

 

Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit, nën petkun e dëborës

By: Fax Web
4 January 2026 at 09:06

Tyrbja e Abaz Aliut në lartësinë 2417 metra mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit ofron këtë fillim viti një pamje magjepsëse e mbuluar me “vellon” e dëborës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje fantastike nga Mali i Tomorit, ku nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe erës reshjet e borës kanë skalitur forma spektakolare në këtë vend të shenjtë.

E konsideruar një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh, Tyrbja e Abaz Aliut tërheq çdo vit qindra vizitorë.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar.

I veshur me petkun e borës këtë fillim janari, mali i Tomori fton të apasionuarit pas alpinizmit të kalojnë një ditë ndryshe në peizazhin e bardhë të kësaj lartësie.

Ndërsa çdo fundgushti Mali i Tomorit kthehet në vend pelegrinazhi për besimtarët bektashi, që kremtojnë festën më të rëndësishme të vitit.

VIDEO/ Dy gola në minutat e fundit, Barcelona fiton derbin e Katalonjës

By: Fax Web
3 January 2026 at 23:16

Barcelona u shkëput përkohësisht me shtatë pikë në krye të renditjes, pasi siguroi një fitore të vuajtur 2-0 në transfertë ndaj Espanjolit, në derbin e Katalonjës, duke i dhënë fund serisë prej pesë fitoresh radhazi të vendasve.

Intensiteti i lojës nuk ra në asnjë moment dhe, teksa Espanyoli shtyu përpara në kërkim të golit, u ndëshkua pesë minuta nga fundi nga një finalizim i bukur i Dani Olmos.

Zëvendësuesi tjetër, Robert Lewandovski, e bëri ndeshjen të sigurt falë punës së madhe të Fermin, ndërsa ky rezultat do të thotë se Espanjoli vazhdon të mos e mposhtë Barcelonën në RCDE Stadium.

Në fakt, katalanasit kanë dalë fitues në 10 nga 11 ndeshjet e tyre të fundit gjithsej.

Yesterday — 3 January 2026Main stream

VIDEO/ Rice bën heroin! Arsenal e nis me “këmbë të mbarë” 2026-ën

By: Fax Web
3 January 2026 at 20:53

Arsenal mori një fitore me peshë ndaj Bournemouth në këtë fillim viti në Premier League teksa e mundi me rezultatin 2-3 duke thelluar diferencën me skuadrat ndjekëse të tij në klasifikim.

Ishte Bournemouth ai që mori avantazhin që në minutën e 10 të sfidës me Evanilson. Arsenali reagoi dhe 6 minuta më vonë riktheu ekuilibrin në rezultat me golin e Gabriel.

Në minutat në vazhdim, Bournemouth u duk disi më kërkues, por skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, Bournemouth pati një mundësi shënimi me Brooks, por ky i fundit ishte i pasaktë. Menjëherë pas këtij momenti Topçinjtë ndëshkuan kundërshtarët teksa në minutën e 54 shënuan golin që përmbysi rezultatin në 2-1 në favor të tyre me Declan Rice.

Në minutën e 71, Declan Rice bëri që tifozët e Arsenalit të festojnë sërish teksa shënoi golin e 3 për Topçinjtë e Londrës, duke plotësuar edhe dygolëshin personal.

Por historitë nuk u mbyllën këtu, në të 81 minutë, Bournemouth rihapi llogaritë e ndeshjes teksa shkurtoi diferencën e në 2-3 me golin e shënuar nga Kroupi.

Gjithsesi deri në përfundim të ndeshjes, Bournemouth nuk mundi dot të bëjë më shumë dhe sfida u mbyll me rezultatin 3-2 për Arsenalin që shkon në 48 pikë duke e cuar në 6 pikë diferencën me Aston Villën dhe për momentin në 7 me Manchester City-n.

Hyrje të reja që do të trondisin banorët dhe një letër e pazakontë/ Çfarë pritet sot në Big Brother VIP 5

By: Fax Web
3 January 2026 at 20:41

Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka hapur dyert.

17 banorë janë në shtëpi dhe tashmë janë në garë për të fituar Çmimin e Madh, duke nisur një rrugëtim që pritet të jetë i mbushur me emocione, sfida dhe përballje.

Në ditën e 14 agravon situata.

Një letër e pazakontë pritet të mbërrijë në shtëpi.

Një ambient i pazbuluar dhe disa hyrje të reja që do të trondisin banorët.

Për të zbuluar këto dhe shumë të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”.

Rradhën e ka Kuba? Trump: SHBA-të do të drejtojnë Venezuelën derisa…

By: Fax Web
3 January 2026 at 20:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një konferencë për shtyp nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, ku ka folur për operacionin e gjerë ushtarak të SHBA-së në Venezuelë dhe kapjen e presidentit Nicolás Maduro.

Ai theksoi se administrata amerikane do të menaxhojë vendin “deri në momentin kur të mund të sigurohet një tranzicion i sigurt, i drejtë dhe i matur”, raporton CNN.

Trump shtoi se qëllimi i SHBA-ve është të shmangë përsëritjen e së njëjtës situatë, ku një tjetër figurë politike do të merrte pushtetin dhe vendi do të përfundonte sërish në krizë.

“Ne do të drejtojmë vendin deri në momentin kur të mund të kemi një tranzicion të sigurt, të drejtë dhe të matur. Nuk duam të përfshihemi në një situatë ku dikush tjetër merr pushtetin dhe përfundojmë sërish në të njëjtën gjendje.”, tha Trump.

Trump e përshkroi ndërhyrjen si “një sulm që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, duke theksuar se forcat amerikane goditën një fortese të fortifikuar ushtarake në zemër të Karakasit për të sjellë “diktatorin e jashtëligjshëm” para drejtësisë.

Sipas tij, “asnjë komb në botë nuk mund të arrinte atë që Amerika arriti dje”, duke nënvizuar se të gjitha kapacitetet ushtarake të Venezuelës u neutralizuan. Trump tha se operacioni u krye në mesnatë, në kushte errësire, pasi dritat e kryeqytetit ishin fikur, dhe e përshkroi si “të errët dhe vdekjeprurës, por Maduro u kap”.

Trump e konsideroi operacionin si një sukses historik, duke thënë se “asnjë komb në botë nuk mund të arrinte atë që Amerika arriti dje”. Ai theksoi se kapacitetet ushtarake të Venezuelës u neutralizuan plotësisht, ndërsa forcat amerikane, në bashkëpunim me agjencitë e rendit, e arrestuan Maduron në mesnatë, në kushte errësire dhe të rrezikshme.

Trump shtoi se trupat amerikane u përballën me rezistencë, por kundërshtarët u mbingarkuan dhe u neutralizuan shumë shpejt. “Ata e dinin që po vinim, por nuk mundën të na ndalonin,” deklaroi ai.

Presidenti amerikan nënvizoi se operacioni u krye pa viktima nga pala amerikane dhe pa humbje të pajisjeve ushtarake. “Nëse do të kishit parë atë që pashë unë mbrëmë, do të mbeteshit të impresionuar,” tha Trump.

Sa i përket të ardhmes së Venezuelës, Trump bëri të ditur se SHBA-të do të marrin drejtimin e vendit deri në momentin kur të sigurohet një tranzicion i sigurt dhe i drejtë. “Nuk duam që dikush tjetër të marrë pushtetin dhe të përfundojmë në të njëjtën situatë,” u shpreh ai.

Kreu i SHBA-ve shtoi se është gati për “një sulm të dytë” ndaj Venezuelës, por gjykon se nuk është ende e nevojshme një gjë e tillë.

Kush do e drejtojë Venezuelën?

Trump deklaroi se vendi do të administrohet nga një grup i caktuar nga SHBA-të, duke theksuar se nuk ka frikë të vendosë trupa në terren nëse është e nevojshme.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se kompanitë më të mëdha të naftës në SHBA do të investojnë miliarda dollarë për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar të energjisë, duke e kthyer sektorin e naftës në burim të ardhurash për vendin.

“Ne do të drejtojmë Venezuelën me një grup dhe do të sigurohemi që të drejtohet siç duhet.

Do të rindërtojmë infrastrukturën e naftës, gjë që do të kushtojë miliarda dollarë. Do të paguhet drejtpërdrejt nga kompanitë e naftës. Ato do të rimbursohen për atë që po bëjnë, dhe ne do ta bëjmë naftën të rrjedhë ashtu siç duhet. Siç e dini, prodhimi aktual është vetëm një rrjedhë e vogël krahasuar me potencialin që kanë.”, tha ai.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio e quajti Maduro “i arratisur nga drejtësia amerikane”, duke kujtuar se ai kishte pasur mundësi të shumta për të shmangur këtë përfundim, por zgjodhi të veprojë me papërgjegjësi.

Rubio konfirmoi gjithashtu se ka pasur kontakte me zëvendëspresidenten e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e cila është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-të.

A e ka Kuba radhën pas Venezuelës?

Trump nuk kurseu as kritika ndaj fqinjëve të Venezuelës, duke paralajmëruar presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro, për prodhimin e kokainës që dërgohet në SHBA, si dhe duke e cilësuar Kubën si një komb në dështim.

“Mendoj se Kuba do të jetë diçka për të cilën do të flasim, sepse Kuba është një komb në dështim tani.”, tha Trump.

VIDEO/ Penallti e humbur dhe shumë raste të shpërdoruara, Juventus ngec përballë Lecces

By: Fax Web
3 January 2026 at 20:18

Juventus nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në shtëpi përballë Lecces, në duelin e parë të vitit 2026.

Miqtë arritën të realizonin të parët me Banda në minutën 45+2, duke bërë që fragmenti i parë, të mbyllej me rezultatin 0-1.

Në startin e pjesës së dytë, trajneri Spalleti hodhi në fushë Edon Zhegrovën, ndërkohë që në minutën e 50-të, bardhezinjtë vendosën baraspeshën me McKannie.

Në minutën e 66-të, David kishte shansin e artë për të përmbysur takimin, teksa shpërdoroi një 11-metërsh që u ndal nga portieri Falcone.

Në këtë duel, Juventusi prodhoi plot 6 shanse të arta shënimi, por pa mundur të gjente fitoren. Ky ishte barazimi i gjashtë në 18 javë për Juventusin, që mban vendin e pestë me 33 pikë. Duelin e radhës “Zonja e Vjetër” do e luajë në transfertë ndaj Sasuolos.

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, rezultoi futbollisti që përshkroi më shumë kilometra nga të gjithë, duke u shndërruar në një maratonomak të vërtetë.

Reshje intensive shiu në qarqet Shkodër dhe Kukës, rrezik për përmbytje në zonat urbane

By: Fax Web
3 January 2026 at 19:45

Reshjet e shiut me intensitet të lartë do të përfshijnë vendin duke nisur nga pasditja e sotme dhe do të vijojnë edhe nesër (4 janar), kryesisht në veriun dhe jugun e Shqipërisë.

Sipas parashikimeve, në qarqet Shkodër dhe Kukës ekziston rreziku për vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë si dhe rrëshqitje dherash.

Instituti i Gjeoshkencave njofton se gjatë periudhës 3–7 janar 2026 priten reshje intensive, të cilat do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve të lumenjve Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Temperaturat për ditën e diel pritet të luhaten nga 13 deri në 17 gradë Celsius në zonat bregdetare, nga 10 deri në 18 gradë në zonat e ulëta dhe nga 4 deri në 12 gradë në zonat malore.

Njoftimi i Institutit te Gjeoshkencave;

‘Sot pasdite (e shtunë, dt. 03) dhe  nesër (e diel, dt. 04) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave (3 -7 Janar 2026) priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Reshjet

Sot pasdite (shtunë, dt. 03) dhe nesër (e diel, dt. 04) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperatura

Nesër (e diel, dt. 04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13/ 17 °C
në vendet e ulëta: 10 / 18 °C
në vendet malore:  4 / 12 °C

Era

Sot pasdite (shtunë, dt. 03) dhe nesër (e diel, dt. 04) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në veri.

Trump publikon foton e Nicolas Maduros pas arrestimit të tij, do të transferohet në Guantanamo

By: Fax Web
3 January 2026 at 19:41

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi fotot e para të presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, pas arrestimit të tij dhe të bashkëshortes nga forcat speciale amerikane Delta Force.

Në fotografi, Maduro shihet me sy të mbuluar dhe duar të lidhura, i ulur brenda një mjeti ajror ushtarak, i shoqëruar nga dy persona të veshur me uniforma kamuflazhi në të majtë dhe të djathtë. Ai mban veshur rroba me ngjyrë të çelët.

Fotot u bënë publike nga media venezueliane WRadio, ndërsa më herët Trump njoftoi në rrjetin social Truth Social se Maduro dhe bashkëshortja e tij janë ndaluar dhe janë transferuar jashtë vendit.

Sipas zyrtarëve amerikanë të intervistuar nga CBS News, arrestimi u krye nga njësia elite Delta Force, e cila njihet për operacionet e nivelit të lartë, përfshirë misionin e vitit 2019 që çoi në vdekjen e ish-udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Trump gjithashtu përmendi se Maduro ishte shpallur në kërkim nga SHBA që nga viti 2020 për trafikun e madh të drogës drejt Amerikës.

Në postimin e tij, presidenti Trump shkruante:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizuan me sukses një operacion të madh kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nikolas Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten, u arrestua dhe u transferua ajror jashtë vendit. Operacioni u krye në bashkëpunim me autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit. Detaje të mëtejshme do të publikohen. Sot në orën 11:00 do të mbahet një konferencë për media në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj!”

Aksident në Fier/ Makina përplas dy këmbësorë

By: Fax Web
3 January 2026 at 19:35

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Petovë pranë repartit të FNSH- së, ku një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh të cilët kanë pësuar lëndime nga goditja e fortë.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Presidentja e Parlamentit Evropian: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm

By: Fax Web
3 January 2026 at 19:29

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Venezuelë, duke theksuar në një postim në platformën X se “Venezuela do të jetë e lirë” dhe se populli i vendit “meriton të jetojë i lirë pas viteve të tëra të shtypjes”.

Metsola rikujtoi gjithashtu se Parlamenti Evropian nuk e njeh Nikolas Maduron si president të zgjedhur ligjërisht të Venezuelës, duke paralajmëruar se orët dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit.

Ajo shtoi se Parlamenti Evropian ka kërkuar gjithmonë respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare, mbështetje për demokracinë dhe njohjen e vullnetit të popullit venezuelian, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore dhe demokratike për vendin.

Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, tre të lënduar

By: Fax Web
3 January 2026 at 17:18

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz dhe një automjet tip Ford.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej mjeteve.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Prapaskenat/ Manaj telefonoi vetë presidentin e klubit dhe mori përgjigjen e pazakontë

By: Fax Web
3 January 2026 at 17:00

Rey Manaj duket se është mërzitur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku aktivizohet me Sharjah dhe shpreson që të kthehet në Turqi.

Lajmi është përhapur ditët e fundit në mediat turke, ku është mësuar për interesimin e futbollistit që të kthehet te Sivaspor, ku kaloi padyshim vitet më të mira të karrierës së tij.

Sulmuesi u transferua pak muaj më parë në klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe kundrejt pagesës së 2 milionë eurove, por tani dëshiron të ndërrojë kampionat, për të kaluar te një më cilësor se ai ku gjendet aktualisht, ku gjithsesi nuk ia ka dalë të lërë shenjë me paraqitjet e tij.

Në Turqi kanë zbuluar disa detaje rreth mundësisë së kthimit të Sivaspor, teksa raportohet se sulmuesi ka qenë ai që ka kontaktuar drejtuesit e ish-klubit të tij.

Sipas burimeve në Turqi, Manaj telefonoi presidentin Ozçoban dhe i tha së kërkonte të kthehej.

Presidenti iu përgjigj se klubi nuk mund të paguante për transferimin apo huazimin e tij. Ndaj vetëm nëse gjente vetë akordin për t’u larguar, Manaj ishte i mirëpritur në klubin e Sivaspor.

Pse kapja e Maduros dhe gruas së tij mund të ketë qenë e negociuar?

By: Fax Web
3 January 2026 at 16:51

– Nga Sara Gandolfi, Corriera Della Sera

“Ishte vetëm çështje kohe”, komentoi një burim i opozitës në mërgim. “Ne po e prisnim”.

Objektivi i padeklaruar, sipas analistëve, ka qenë gjithmonë ai: Nicolás Maduro, 63 vjeç, njeriu që ka qeverisur Venezuelën pa ndërprerje që nga viti 2013. Dhe të cilin Shtetet e Bashkuara e kapën dhe e nxorën nga vendi i tij – në një operacion sensacional të forcave speciale – natën e 3 janarit.

Sipas burimeve të opozitës venezueliane të intervistuara nga Sky News, operacioni i “kapjes” ishte në fakt një “dalje e negociuar” midis Maduros dhe Shteteve të Bashkuara. Dorëzimi i Gjelit Luftëtar.

Ata që e denigrojnë e quajnë “shofer kamioni”, edhe pse në realitet, në një jetë tjetër, ai ishte shofer autobusi dhe sindikalist. Ata që e duan e quajnë “el gallo pinto”, gjeli luftarak. Për Shtetet e Bashkuara, ai është një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë. Në gusht, ata e rritën shpërblimin për kokën e tij nga 25 milionë dollarë në 50 milionë dollarë: një shpërblim i ofruar kujtdo që ofron informacion që çon në arrestimin dhe gjykimin e tij në SHBA për “trafik droge dhe korrupsion”.

I kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, i hetuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit dhe pasi i ka mbijetuar një krize shkatërruese ekonomike (PBB-ja ra me 80% në një dekadë dhe është rritur përsëri që nga viti 2024), sanksioneve amerikane, pandemisë dhe skandaleve, presidenti-zot i Venezuelës, me mbështetjen e institucioneve që kontrollon qeveria e tij dhe mbrojtjen e gjeneralëve që ndajnë pushtetin (përfshirë pushtetin ekonomik) me të, tani është zot i Venezuelës.

Ai dështoi ta përfundonte mandatin e tij të tretë dhe për këtë arsye nuk do të bëhet, siç kishte shpresuar, kreu i shtetit me shërbimin më të gjatë në Venezuelë pas diktatorit Juan Vicente Gómez. Fati i tij, me shumë gjasa, është një qeli burgu në Shtetet e Bashkuara ose, në rastin më të mirë, një mërgim i gjatë. Ngritja e Maduros në pushtet ishte e shpejtë dhe tërësisht nën hijen e Hugo Chávez, nënkolonelit që nxiti “revolucionin e ri bolivarian”.

Ai u bë i njohur duke bërë fushatë për lirimin e tij pas grushtit të shtetit të tentuar që komandanti i parashutistëve organizoi në vitin 1992 kundër Presidentit Andrés Pérez. Chávez nuk e harroi atë dhe, pas lirimit nga burgu, ai e donte sindikalistin në krah të tij deri në fitoren e tij zgjedhore në vitin 1998. Maduro u bë Ministër i Jashtëm dhe më pas Zëvendëspresident dhe trashëgimtar i fronit.

Në paraqitjen e tij të fundit televizive, tashmë i konsumuar nga kanceri, Chávez tha “Votoni për të”. Kur vdiq, Maduro zuri vendin e tij si udhëheqës i vendit. Disa muaj më vonë, më 14 prill 2013, ai fitoi zgjedhjet presidenciale me më pak se dy pikë përqindjeje mbi kandidatin e opozitës Henrique Capriles. Që atëherë, ai nuk ka treguar shenja se do të heqë dorë nga pushteti.

Në vitin 2014, qeveria e Maduros shtypi me gjak protestat e studentëve, shpërndau Parlamentin në vitin 2017 për të krijuar një Asamble Kushtetuese më pajtuese dhe fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, në të cilat ua ndaloi kundërshtarëve të saj pjesëmarrjen dhe të cilat shumica e bashkësisë ndërkombëtare i konsideroi të paligjshme.

I paepur ndaj kritikave, “Gjeli Luftëtar” madje i mbijetoi një atentati: disa dronë të armatosur me eksplozivë e sulmuan atë gjatë një parade ushtarake. Mbi të gjitha, ai shtypi çdo kundërshtim brenda Partisë Socialiste të Bashkuar.

Deri më tani. Aleatët e tij më besnikë ishin ushtria, e cila kontrollon 12 nga 34 ministritë, përfshirë atë të Naftës, burimin kryesor të Venezuelës. Shtetet e Bashkuara – dhe agjentët e CIA-s – deri më tani kishin dështuar të minonin paktin midis regjimit dhe forcave të armatosura, të cilat në fakt drejtojnë së bashku vendin.

Sipas disa analistëve, ndoshta më romantikja, “pushtet i fshehur” i vërtetë në krah të Maduros është gruaja e tij, Cilia Flores, e cila në fund u kap me të. Një avokate në fushën penale dhe kongresiste, asaj i pëlqen të quhet “luftëtarja e parë” në vend të “zonjës së parë”. Ishte Chavez ai që i lidhi bashkë. Ata lanë bashkëshortët e tyre përkatës dhe filluan “të ndanin të njëjtën ëndërr”, tha Flores, e cila krijoi një rrjet shumë të fortë pushteti rreth burrit të saj.

E ashpër dhe e pamëshirshme “Cilia të do ose të urren, ajo nuk negocion”, thonë në Karakas. Djali i tyre, Nicolás Maduro Guerra, ose Nicolasito, një ish-kongresmen, është përmendur shpesh si një trashëgimtar i mundshëm politik i babait të tij. Fati i tij ka ndryshuar gjithashtu në orët e fundit.

Marrëdhënia e trazuar midis Venezuelës së pasur me naftë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila ka mbështetur prej kohësh disidencën kundër regjimit Chavist, megjithëse më me ndrojtje nën presidencat Demokratike, nuk është e re, as nuk është unike për këtë vit.

Megjithatë, përballja arriti kulmin këtë vit, menjëherë pas fillimit të mandatit të tretë presidencial të Nicolas Maduro-s, fituesit të vetëshpallur të zgjedhjeve të korrikut 2024, dhe inaugurimit të mëvonshëm të Donald Trump për mandatin e tij të dytë.

Pasi mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan deklaroi se nuk e konsideronte Maduro-n një udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e etiketoi bandën Tren de Aragua si një organizatë terroriste transnacionale. Në mars, tensionet midis dy qeverive u përshkallëzuan kur Shtetet e Bashkuara deportuan 238 migrantë venezuelianë, duke i etiketuar ata kriminelë, në Qendrën e Paraburgimit për Terrorizëm (CECOT) në El Salvador.

Në korrik, pas negociatave, Uashingtoni dhe Karakasi arritën një marrëveshje që çoi në riatdhesimin në Venezuelë të burrave të dërguar në CECOT dhe lirimin e 10 amerikanëve të ndaluar në Venezuelë.

Por po atë korrik, Departamenti i Thesarit akuzoi Maduro-n se drejtonte Kartelin e Diejve, një organizatë e dyshuar kriminale që, sipas Uashingtonit, është e përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Dhe pastaj në shtator, me vendosjen e anijeve, aeroplanëve dhe më pas të aeroplanmbajtëses më të madhe amerikane në Karaibe, gjoja për të luftuar trafikun e drogës. Që atëherë, forcat amerikane kanë kryer dhjetëra sulme kundër anijeve të dyshuara të trafikantëve të drogës, duke vrarë mbi 110 persona.

Pastaj erdhi sulmi me dron i CIA-s në një port, bastisja e parë në tokën venezueliane. Kjo kulmoi me fazën përfundimtare në Karakas dhe njoftimin e kapjes së Maduros dhe gruas së tij.

❌
❌