Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Main stream

Merxhanoski: Një fëmijë dy vjeç dhe një 30-vjeçar janë në rrezik për jetë

1 January 2026 at 12:42


Nata e ndërrimit të moteve ishte e furishme në Klinikën Kirurgjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup. Dy pacientë janë në rrezik për jetë, një fëmijë 2 vjeç që është goditur nga plumbi i armës së zjarrit dhe një 30-vjeçar që ka rënë nga lartësia.

“Kemi tre pacientë të politraumatizuar që kanë ardhur, kanë rënë nga lartësia. Pacient 30 vjeç, për arsye të panjohura, është lajmëruar për këtë pacient se ka rënë. Është në gjendje me rrezik për jetë. Është kryer operacion në shtyllën kurrizore dhe momentalisht ndodhet në Klinikën Intensive.

Në Neurokirurgji është pranuar një pacient 16 vjeç nga Shtipi, gjithashtu ka rënë nga lartësia. Fëmijë me të dhëna të panjohura, 2 vjeç, gjithashtu është pranuar në Kujdes Intensiv me projektil kokë nga arma e zjarrit. Nuk kemi të dhëna për ngjarjen, gjithashtu është në rrezik për jetë”, tha mes tjerash Igor Merxhanoski, drejtor i Klinikës së Traumatologjisë, përcjell "TV21".

Mes tjerash Merxhanoski njoftoi se janë regjistruar edhe 8 sulme fizike, një lëndim me thikë dhe një lëndim tjetër me armë në Prilep, te një pacient nga Shkupi, ndërsa janë kryer intervenime te 8 pacientë që janë lënduar nga mjetet piroteknike.

Gjorgjievski: Çdo fëmijë i porsalindur është një shpresë dhe detyrim i përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

1 January 2026 at 12:10


Evgenija Kamçeva e vogël është foshnja e parë e lindur në Shkup këtë vit të ri. Ajo lindi pikërisht në mesnatë, duke e mirëpritur kryeqytetin në vitin 2026 me një lajm të bukur dhe simbolik - fillimin e një jete të re dhe shprese të re.

Kryetari i Qytetit së Shkupit, Orce Gjorgievski, e ndau ngjarjen e gëzueshme në rrjetet sociale, duke i uruar të porsalindurit Evgenija shëndet, një fëmijëri të lumtur dhe një jetë të mbushur me dashuri, dinjitet dhe mundësi.

“Çdo fëmijë i porsalindur është një shpresë dhe detyrim i përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, një shtet më të sigurt dhe një shoqëri më të fortë”, tha Gjorgjievski, duke shtuar se viti i ri duhet të jetë një vit i jetëve të reja, gëzimit dhe buzëqeshjeve.

Ai gjithashtu i dërgoi urime të sinqerta nënës Emilija, me urime për shëndet të mirë, lumturi dhe sukses, duke theksuar se Evgenija është fillimi më i bukur i vitit të ri për Shkupin.

Në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair mbrëmë kanë lindur dy vajza binjake

1 January 2026 at 11:43


Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu njoftoi se në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair në mesnatën e ndërrimit të moteve kanë lindur dy vajza binjake.

Këtë deklaratë Aliu e dha gjatë vizitës në Qendrën Klinike në Shkup, ku autoritetet vizituan foshnjën e parë që lindi në Klinikën e Gjinekologjisë, Evgenija Kamçevën.

“Viti 2026 na filloi mirë, për shkak se kemi tre lindje, tre vajza. Në traditën tonë vajzat janë mirëqenie për shoqërinë, kështu që uroj që viti 2026 të jetë vit i mirëqenies”, tha mes tjerash Aliu duke shtuar se do të vizitojnë edhe binjaket në Klinikën e Gjinekologjisë në Çair. (Tv21)

Sot mbushen 14 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Maqedonisë, Kiro Gligorov

1 January 2026 at 11:21


Sot mbushen 14 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov.

Gligorov vdiq më 1 janar 2012, në shtëpinë e tij në Shkup në moshën 94 vjeç.

Ai lindi më 3 maj 1917 në Shtip dhe luajti një rol aktiv në procesin e pavarësisë së vendit dhe njohjes ndërkombëtare të tij.

Ndalohet një 29-vjeçar në Veles, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

1 January 2026 at 10:59


Më 01.01.2026 në orën 04:55, oficerët e Policisë së Velesit ndaluan Z.J. (29) nga Velesi.

Më parë, në rrugën "Dimitar Vlahov" në Veles, ai u përplas me një shtyllë metalike ndriçimi me një automjet pasagjerësh "Seat" me targa të Velesit.

Gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin, u përcaktua se ai po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.66 promil alkool në gjak.

Në vitin 2025, nga taksat rrugore në Maqedoni janë mbledhur mbi 67 milionë euro

1 January 2026 at 10:31


Nga pagesa e taksave rrugore, që nga fillimi i vitit të kaluar e deri më 23 dhjetor, është realizuar një qarkullim prej 4.158.914.362 denarësh ( 67.624.624 euro).

“Sipas qarkullimit të deritanishëm të realizuar, viti 2025 do të jetë rekord, duke pasur parasysh faktin se deri më 23.12.2025 qarkullimi total i realizuar tashmë është rritur krahasuar me vitin 2024, i cili ishte rekord, dhe është më i lartë për mbi 71 milionë denarë, ndërsa muaji dhjetor ende nuk ka përfunduar. Deri më 23.12.2025 është realizuar qarkullim në vlerë prej 4.158.914.362,00 denarësh ( 67.624.624 euro)”, informoi Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPRSH).

Ai thekson se të ardhurat nga pagesa e taksave kanë shënuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Pasqyra e qarkullimit total të realizuar nga pagesa, shitja e pajisjeve elektronike, rimbushja e pajisjeve elektronike, pagesa e biletave për patarinë e papaguar, si dhe mjetet e arkëtuara përmes platformës Open Balkan (që nga vera e vitit 2023), tregon se në vitin 2020 janë arkëtuar 34.029.562 euro, në vitin 2021 46.401.122 euro, në vitin 2022 53.242.070 euro, në vitin 2023 62.077.966 euro, ndërsa në vitin 2024 66.463.963 euro.

Nga NPRSH bëjnë të ditur se, pas thirrjes për krijimin e një rrjeti më të gjerë të disponueshmërisë për blerjen dhe rimbushjen e pajisjes M-TAG, është lidhur kontratë për shitje, shpërndarje dhe pagesë të pikë pagesës me pajisje për pagesë elektronike (tag) me personat juridikë A1 Maqedonia dhe Telekomi i Maqedonisë.

“Aktualisht po realizohet integrimi i softuerëve aplikativë ndërmjet NPRSH-së dhe personave juridikë për vënien në funksion të shërbimeve të kërkuara me M-TAG“, informojnë nga NPRSH.

Kuvendi në qershor miratoi ndryshime në Ligjin për rrugët publike, me të cilat u krijua baza ligjore për shpalljen e një thirrjeje për zgjedhjen e operatorit për vendosjen e një rrjeti shitjeje me pakicë në të gjithë vendin për rimbushjen e pajisjeve elektronike – M-karta dhe M-tag.

Kjo aktualisht bëhet vetëm në ambientet e NPRSH-së. Përvojat në shtetet e tjera tregojnë se me këtë mënyrë shitjeje, pajisjet elektronike për pagesën e rrugëve janë bërë më të qasshme për përdoruesit dhe se numri i tyre është rritur. Priten përfitime në përshpejtimin e qarkullimit të trafikut në stacionet e pagesës, rritjen e efikasitetit të tyre, përmirësimin e sigurisë në trafik, uljen e keqpërdorimeve dhe rritjen e kënaqësisë së përdoruesve.

Në Kodrën e Diellit temperaturat arritën deri në -15 gradë celsius

1 January 2026 at 09:56


Temperatura më të ulëta këtë mëngjes janë regjistruar në Kodrën e Diellit me -15 gradë celsius.

Siç raportohet nga DPHM, -14 gradë janë matur në Berovë, -12 në Mavrovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Manastir, -11 në Pretor dhe Ohër, -10 në Shkup - Petrovec, Prilep, Tetovë, Demir Kapi, Veles, Shtip dhe Pozharanë, -9 në Strumicë dhe Gjurishtë, -8 në Shkup - Zajçev Rid, Vinicë dhe Kavadar dhe -4 gradë në Gjevgjeli.

Temperatura maksimale sot priten të jenë nga -1 deri në 6 gradë./Telegrafi/

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

1 January 2026 at 09:20


Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

"Komunikacioni në rrugën drejt vendkalimit kufitar Qafë Thanë vazhdon të jetë i ndërprerë", thonë nga LAMM./Telegrafi/

Nga sot rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni

1 January 2026 at 08:54


Nga sot (1 janar 2026) hynë në fuqi vendimi i KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Komisioni Rregullator për Energjetik më herë kanë njoftuar se rritje të çmimit të energjisë elektrike do të ketë në tri blloqet.

"KRRE ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë të rritet me 2.45%. Për bllokun e dytë rritja është 2.87%, ndërsa për bllokun e tretë, rritja e çmimit do të jetë 3.32%. Për tarifën e lirë të energjisë elektrike rritja do të je për 2.50%", njoftuan nga KRRE.

Kryetari i KKRE, Marko Bislimoski njoftoi se shumica e amvisërive kanë konsum vetëm në bllokun e parë.

"63.86% e amvisërive kanë konsum vetëm në bllokun e parë dhe në një tarifë të lirë. Kjo është 517.400 familje. 20.97% ose 169,900 amvisëri kanë konsum në bllokun e parë dhe të dytë, ndërsa 1.73% e familjeve kanë konsum në tre blloqet", njoftoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski./Telegrafi/

Foshnja e parë për vitin 2026 në Maqedoni është vajzë

1 January 2026 at 08:24


Pikërisht në mesnatë, në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, lindi foshnja e parë e vitit të ri.

Foshnja e parë e porsalindur në Maqedoni në Vitin e Ri 2026 është vajzë.

"Një princeshë lindi në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë", njoftuan nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë në faqen e saj në Facebook.

Foshnja lindi saktësisht në mesnatë në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë./Telegrafi/


Moti sot në Maqedoninë e Veriut

1 January 2026 at 08:08


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe diell.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin -13 deri 15, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga -1 deri 6 gradë celsius.

Të premten moti pritet të jetë me vranësira dhe i ftohtë me temperatura ndër zero./Telegrafi/

Yesterday — 31 December 2025Main stream

Prokuroria ka ngritur aktakuzë për 7 persona dhe 13 kompani në Maqedoni, kërkohet konfiskim i pasurive

31 December 2025 at 16:11


Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë kundër 7 personave dhe propozim penal për 3 persona fizikë dhe 13 kompani, për mashtrime masive me kthimin e TVSH-së.

Të akuzuarit, pronarë dhe menaxherë kompanish, përdorën fatura fiktive shitje të supozuar të pasurive të patundshme dhe përfituan në mënyrë të paligjshme mbi 22 milionë euro nga buxheti.

Paratë e përfituara u lëvizën mes personave juridikë për të fshehur origjinën, ndërsa një pjesë përdorej për blerje prone, shlyerje kreditesh dhe pagesa të tjera.

Prokuroria ka kërkuar konfiskim të pasurive të përfituara nga krimi dhe ka propozuar masa sigurie për të akuzuarit, përfshirë vazhdimin e paraburgimit për disa prej tyre.

Kallëzim penal ndaj dy personave në Koçan, dyshohen për veprat penale "vjedhje" dhe "dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik"

31 December 2025 at 15:43


NJPB Koçan ka ngritur kallëzim penal kundër O.S.A. (42) nga Shtipi për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale "vjedhje" dhe dy vepra penale "dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik" dhe kundër D.T. (39) nga Koçani për veprën penale të vazhdueshme "ndihmë" në lidhje me veprën penale "dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistem kompjuterik".

"I denoncuari i parë, më 04.10.2024, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar në ambientet e Qendrës së Dializës në Koçani dhe nga një dollap i mbyllur u ka marrë dy punonjësve një portofol me para, dy pagesa bankare dhe dokumente personale.

Po atë ditë, i denoncuari i dytë i ka ndihmuar të denoncuarit të parë, duke i përdorur kartat e pagesës të cilat ua kishin marrë personave dhe ka tërhequr të holla në një shumë të përgjithshme prej 40.300 denarësh", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Mite Stefovskin në krye të këshillit të Komunës së Strugës, AKI-ja akuzoi për marrëveshje të fshehta

31 December 2025 at 15:13


Mendi Qyra dhe VLEN lëshuan pe përballë OBRM-PDUKM-së dhe nga sot Mite Stefovski nga partia e Mickoskit është kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Strugës. OBRM-PDUKM për më shumë se dy muaj insistonte që kryetari i këshillit të jetë nga radhët e saj, në të kundër kërcënonte me largim nga koalicioni me VLEN në nivel lokal. Përveç dhjetë këshilltarëve të VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së, votuan edhe tre këshilltarët nga lista e ish-kreut të Strugës Ramiz Merko, si dhe këshilltari nga “E Majta”.

Stefovski premtoi punë në përputhje me rregulloren dhe ligjet. Ai nuk deshi të komentojë se çfarë qëndron pas mbështetjes nga lista e Merkos.

„Nuk do të përgjigjem në komente të tilla. Siç e patë, mbështetja erdhi nga shumë grupe të ndryshme, parti, këshilltarë të pavarur, përfaqësues të partive që nuk janë në asnjë marrëdhënie koalicioni. Megjithatë, vetëdija dhe përgjegjësia për të zhbllokuar punën e Këshillit mbizotëruan mbi interesat e ngushta partiake dhe kësaj here duhet të vazhdojmë me punë normale, sepse qytetarët e presin këtë nga ne”, deklaroi Mite Stefovski – kryetar i Këshillit të Komunës së Strugës.

Sot të gjithë struganët panë qartë se në Këshillin e Komunës së Strugës dhe në vetë komunën funksionon koalicion i ri mes OBRM-PDUKM-së, partisë “E Majta”, VLEN-it dhe të ashtuquajturës “Lista Merko”, akuzuan nga grupi i këshilltarëve të AKI.

Nga VLEN mohojnë se ekziston ndonjë marrëveshje e fshehtë. Pas zgjedhjes së kryetarit u miratuan edhe pikat e tjera, ndër të cilat edhe buxheti për vitin 2026. /Alsat/

Nikolloski: Pas më shumë se 60 vitesh, legalizohet Aeroporti i Ohrit

31 December 2025 at 14:36


Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski sot njoftoi se pas më shumë se 60 vitesh, Aeroporti i Ohrit "Shën Apostulli Pali" është legalizuar në kadastër dhe do të marrë certifikatë pronësie.

"Pas më shumë se 60 vitesh, Aeroporti i Ohrit është legalizuar!

Në ditën e fundit të vitit 2025, dua të ndaj lajmin e shkëlqyer se Aeroporti i Ohrit, i cili funksionon që nga vitet 1970, më në fund është legalizuar!

Vitin e kaluar, një ekip nga Ministria e Transportit, SHA "Aerodromi" dhe "TAV", së bashku me Kadastrën, Prokurorinë e Shtetit, Zyrën e Pronës dhe Çështjeve Ligjore dhe institucione të tjera qeveritare punuan me përkushtim për të regjistruar më në fund Aeroportin e Ohrit "Shën Apostulli Pali" në kadastër dhe për të marrë më në fund një certifikatë pronësie për këtë objekt strategjik", shkruan Nikolloski./Telegrafi/


MF-Maqedoni: Vitin 2026 e presim me financa publike të stabilizuara dhe siguri më të madhe ekonomike

31 December 2025 at 14:13


Vitin që e lamë pas ishte një vit pune serioze, vendime të kujdesshme dhe qëllim të qartë, stabilizimin e financave publike dhe mbrojtjen e sigurisë ekonomike dhe të qytetarëve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

"Në vitin 2026 vazhdojmë me menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike, përkrahjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e kushteve për investime të reja. Ky ishte mesazhi i ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në fjalimin e saj të fundvitit.

Vitin që e lamë pas ishte një vit pune serioze, vendime të kujdesshme dhe qëllim të qartë – stabilizimin e financave publike dhe mbrojtjen e sigurisë ekonomike të shtetit dhe të qytetarëve.

Me menaxhim të përgjegjshëm, politikë fiskale të disiplinuar dhe kontroll të shpenzimeve publike, arritëm t’i stabilizojmë financat publike.

Mbajtëm nën kontroll deficitin, ruajtëm likuiditetin e buxhetit dhe përforcuam besimin në sistemin financiar.

Paralelisht, investuam me përgjegjësi - në mbrojtjen shëndetësore, arsim, infrastrukturë dhe projekte kapitale që përforcojnë ekonominë dhe mbrojnë standardin e jetesës së qytetarëve.

Këto rezultate nuk janë të rastësishme. Ato janë fryt i vizionit të qartë, vendimeve të vështira por të nevojshme dhe angazhimit të përbashkët për stabilitet dhe qëndrueshmëri.

Vitin që vjen e presim me shumë siguri. Viti i ardhshëm do të jetë më i qëndrueshëm dhe më stabil – me vazhdimin e konsolidimit fiskal, përkrahjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e kushteve për investime të reja. Qëllimi ynë janë financat publike stabile që do të jenë bazë për një standard më të mirë jetese dhe të ardhme të parashikueshme", thonë nga Ministria e Financave./Telegrafi/

Kapen mbi 40 mijë fishekzjarre në Bllacë, parandalohet kontrabanda me mjete piroteknikë

31 December 2025 at 13:41


Mbi 40 mijë copë fishekzjarre janë sekuestruar në pikën kufitare të Bllacës, duke u parandaluar futja e tyre e paligjshme në Maqedoninë e Veriut.

Rasti u zbulua gjatë një kontrolli të një automjeti me targa zvicerane, ku doganierët konstatuan se e gjithë hapësira e makinës ishte e mbushur me mjete piroteknike. Nga hetimet rezulton se fishekzjarrët ishin blerë në Prishtinë dhe synohej të kontrabandoheshin në vend.

Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj një shtetasi nga Gostivari për tregti të paautorizuar të materieve eksplozive, kumtoi Drejtoria e Doganave.

Autoritetet paralajmërojnë se përdorimi i piroteknikës ilegale paraqet rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

ESHS: Në vitin 2025, qytetarët në Maqedoni kanë shpenzuar më shumë për mish dhe produkte të qumështit

31 December 2025 at 13:11


Sipas të dhënave nga "Vjetari Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025" i Entit Shtetëror të Statistikave, shuma më e madhe e buxhetit familjar shkon për mish, përkatësisht 38.397 denarë, e ndjekur nga qumështi dhe produktet e qumështit dhe vezët, të cilat kërkonin 30.411 denarë.

Mbi 50 përqind e buxhetit të brendshëm të familjeve në vend gjatë këtij viti ishte menduar ekskluzivisht për ushqim dhe pije. Të dhënat e fundit nga "Vjetari Statistikor 2025" i Entit Shtetëror të Statistikave zbulojnë se një familje mesatare shpenzonte rreth 159.750 denarë në vit për ushqim dhe pije.

Sipas statistikave, shuma më e madhe e buxhetit familjar shkon për mish, 38.397 denarë, e ndjekur nga qumështi dhe produktet e qumështit dhe vezët, të cilat kërkonin 30.411 denarë. Këtë vit, familjet shpenzuan 25.079 denarë për produkte drithërash, 21.373 denarë për perime, 9.932 denarë për fruta dhe 7.409 denarë për sheqer dhe çokollatë. Më pak para shpenzohen për peshk, vetëm 4.369 denarë.

Raporti thotë se një familje mesatare konsumoi deri në 172.3 kilogramë bukë dhe 64 kilogramë patate.

Nga perimet, domatet u konsumuan më shumë, 33 kilogramë secila, dhe specat - 30.4 kilogramë, ndërsa fasulet mbeten një zgjedhje tradicionale me pothuajse 15 kilogramë në vit./Telegrafi/

Parkim falas në Qendër të Shkupit për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve

31 December 2025 at 12:44


Parkingjet në Komunën Qendër gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Më 01.01.2026 (e enjte) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga PE POC do të jenë falas për të gjithë qytetarët. Tarifat e rregullta të parkimit në parkingje dhe lëshimi i kontratave në Drejtorinë e PE POC do të rifillojnë më 02.01.2026 (e premte) me orar normal pune.

Gjatë festave të Krishtlindjeve më 06.01. (e martë), 07.01. (e mërkurë) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga NP "Parkingjet e Komunës Qendër" do të jenë falas për qytetarët. Tarifat e rregullta të parkimit dhe lëshimi i kontratave në Drejtori do të rifillojnë më 08.01.2026 (e enjte) me orar normal pune.

Depoja "Pajak" e shërbimit NP "POC" do të funksionojë 24/7 gjatë festave, si dhe parkingjet e mbyllura "Dilajla" me pagesë automatike dhe "Trgotekstil", ku pagesa do të bëhet sipas regjimit të rregullt./Telegrafi/

Ish-drejtori i burgut të "Shuto Orizares", dënohet me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare

31 December 2025 at 12:12


Gjykata Themelore Penale e Shkupit shpalli vendimin në rastin me KOK nr. 98/25, i cili ka të bëjë me abuzimet e kryera nga punonjësit e në burgun e "Shkupit". Gjykata i shpalli të akuzuarit fajtorë për veprat penale për të cilat u ngarkoheshin, duke vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Ish-drejtori i Burgut të Shkupit në Shuto Orizare, Filip Andov – Sokol, është dënuar me tetë muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Gjykata përcaktoi se vepra penale është kryer në bashkëpunim dhe në kohëzgjatje të zgjatur.

I akuzuari P.A., gjithashtu për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, u dënua me një dënim me kusht prej gjashtë muajsh burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryen një krim të ri brenda dy viteve nga data e plotfuqishmërisë së vendimit.
I akuzuari Gj.R. u shpall fajtor për krimin e kryerjes së pakujdesshme të detyrës në shërbim dhe u dënua me një dënim me kusht prej tre muajsh burgim, me një periudhë prove prej një viti. I njëjti sanksion, një dënim me kusht prej tre muajsh burgim me një periudhë prove prej një viti, iu shqiptua nga gjykata edhe të pandehurit S.P. për të njëjtin krim.

Për të akuzuarin T.N., i cili u akuzua për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe për punë të pakujdesshme në shërbim, gjykata caktoi një sanksion të vetëm – dënim me kusht prej tetë muajsh burgim, i cili nuk do të zbatohet nëse nuk kryen një krim të ri në tre vitet e ardhshme.

I akuzuari E.O. u dënua për punë të pakujdesshme në shërbim dhe u dënua me dënim me kusht prej gjashtë muajsh burgim, me një periudhë prove prej dy vitesh, ndërsa i pandehuri K.V. mori një dënim me kusht prej tre muajsh burgim me një periudhë prove prej një viti.

Vendimi nuk është përfundimtar dhe palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Shkupit./Telegrafi/

❌
❌