❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

20:57 Transfertat kombëtare në Euro u rritën për të tretin vit radhazi në 2025

By: EL
16 January 2026 at 20:57

Last Updated on 16/01/2026 by EL

Transfertat kombëtare në Euro u rritën për të tretin vit radhazi në 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar në sistemin kombëtar të pagesave në Euro, AIPS Euro, u kryen 399 mijë transferta në monedhën europiane.

Transfertat në euro janë rritur me 22.7% krahasuar me vitin 2024. Në vlerë, transfertat për vitin e kaluar arritën në pothuajse 6.33 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 21.3%.

Megjithëse transfertat ndërbankare në Lekë ngelen ende dominuese (veçanërisht pagesat në vlerë të vogël), ritmi i rritjes së tyre është më i ulët krahasuar me rritjen e transfertave në Euro.

Kështu, numri i veprimeve në sistemin e klerimit të pagesave me vlerë të vogël në Lekë (AECH) vitin e kaluar u rrit me 19.3% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i transaksioneve në sistemin e pagesave me vlerë të madhe në Lekë (AIPS) u rrit lehtë me 0.8% krahasuar me vitin 2024. Në vlerë, volumi i transaksioneve në sistemin AECH u rrit me 54.8%, ndërsa në sistemin AIPS në Lekë vlera e transaksioneve u rrit me 9.5%.

Rritja e shpejtë e numrit dhe volumit të transfertave në Euro duket të jetë një efekt i rritjes së prurjeve valutore në ekonomi dhe veçanërisht shtim në numrin e transaksioneve të lidhura me turizmin. Ky është gjithashtu tregues i një euroizimi të lartë të pagesave në ekonominë shqiptare.

Sistemi i pagesave AIPS Euro filloi funksionimin nĂ« janar tĂ« vitit 2022, me qĂ«llimin uljen e kostove tĂ« transfertave bankare nĂ« monedhĂ«n europiane. Para ngritjes sĂ« kĂ«tij sistemi, transfertat kombĂ«tare nĂ« Euro mund tĂ« bĂ«heshin vetĂ«m nĂ«pĂ«rmjet pĂ«rdorimit tĂ« llogarive qĂ« bankat shqiptare kanĂ« nĂ« banka korrespondente jashtĂ« vendit. Kjo rrugĂ« krijonte vonesa nĂ« kohĂ« dhe, mbi tĂ« gjitha, kosto shumĂ« mĂ« tĂ« larta krahasuar me transfertat nĂ« LekĂ«. Komisionet e larta bĂ«nin qĂ« shumĂ« shpesh klientĂ«t e sektorit bankar t’i zhvendosnin fondet nga njĂ«ra bankĂ« tek tjetra nĂ«pĂ«rmjet tĂ«rheqjeve dhe derdhjeve cash nĂ« arkĂ«.

Sistemi AIPS Euro solli një ulje të ndjeshme të komisioneve dhe një rritje të përdorimit të kanaleve bankare për transfertat kombëtare në Euro.

NĂ« veçanti, ndryshimet e miratuara vitin e kaluar nĂ« rregulloren “PĂ«r funksionimin e sistemit AIPS EURO pĂ«r shlyerjen e transfertave vendase pĂ«r klientĂ« nĂ« Euro”, parashikojnĂ« ulje tĂ« mĂ«tejshme nivelit tĂ« komisioneve qĂ« klientĂ«t e sektorit financiar do tĂ« paguajnĂ« pĂ«r kryerjen e transfertave nĂ« Euro.

Rregullorja e re ul nivelin e komisionit minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat në sistemin AIPS Euro, në 4 euro, nga 6 euro që ishte më parë.

Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.

Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.

Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro. Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar./Monitor

08:40 “Çdo vit kostoja pĂ«r taksapaguesit rritet”/ Inceneratori i TiranĂ«s merr 1,4 miliardĂ« lekĂ« mĂ« 2025, totali arrin nĂ« 92 milionĂ« euro

By: Klara
16 January 2026 at 08:40

Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktive me rreth 1,4 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, sipas Open Data, ndërkohë që totali i fondeve publike të transferuara deri më tani ka arritur në 9,1 miliardë lekë rreth 92 milionë euro.

Fondet janë alokuar teksa objekti kryesor i kontratës, ndërtimi dhe funksionimi i inceneratorit, nuk është realizuar.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave i kanë pohuar Monitor më parë se, pagesat kryhen mbi bazën e faktit se kontrata PPP nuk është shpallur e pavlefshme dhe vazhdon të jetë ligjërisht në fuqi. Në këto kushte, ministria argumenton se ka detyrim të zbatojë kontratën dhe të kryejë pagesat e parashikuara, pavarësisht se objekti i saj nuk është realizuar.

Pagesat nuk lidhen drejtpĂ«rdrejt me ekzistencĂ«n e inceneratorit, por me ofrimin e asaj qĂ« nĂ« kontratĂ« quhet “shĂ«rbim i integruar i menaxhimit tĂ« mbetjeve”.

Kontrata për ndërtimin e inceneratorit është reduktuar në depozitim të mbetjeve në landfill, pa proces incinerimi, pa rikuperim energjie dhe pa teknologjinë që përbën thelbin e projektit me PPP.

MegjithatĂ«, kontrata Ă«shtĂ« hartuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« tillĂ« qĂ« shteti paguan njĂ« tarifĂ« fikse vjetore, e cila nuk kushtĂ«zohet nga pĂ«rfundimi i investimit. Kjo do tĂ« thotĂ« se kompania pĂ«rfiton fonde publike edhe nĂ« mungesĂ« tĂ« impiantit, mjafton tĂ« deklarojĂ« se Ă«shtĂ« nĂ« “gatishmĂ«ri” pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimit.

Në terma të menaxhimit të financave publike, kjo bie ndesh me parimin bazë të eficiencës dhe të pagesës kundrejt rezultatit. Rreziku i projektit, që në një PPP normale duhet të mbahet kryesisht nga privati, është transferuar pothuajse plotësisht te shteti.

Çdo vit qĂ« kalon pa ndĂ«rprerje ose rinegocim tĂ« kontratĂ«s, kostoja pĂ«r taksapaguesit rritet, pa asnjĂ« pĂ«rmirĂ«sim nĂ« trajtimin e mbetjeve urbane.

Aktualisht kompania e inceneratorit të Tiranë është në sekuestro administrohet nga Agjencia për administrimin e Pasurive të Sekuestruara.

Në këtë fazë Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara nuk është pronare e pasurive që administron. Ajo vepron si kujdestare e përkohshme për pasuri që janë nën sekuestro preventive, pra për pasuri që ende nuk janë konfiskuar me vendim të formës së prerë.

Kjo do të thotë se, ligjërisht, shteti nuk i konsideron këto pasuri si të vetat, por thjesht si asete që duhet të ruhen dhe të mos humbasin vlerë deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Në këtë kuadër aktiviteti ekonomik i Integrated lejohet të vazhdojë dhe të ardhurat që krijohen nuk trajtohen si të ardhura buxhetore. Ato regjistrohen në llogaritë e vetë shoqërisë së sekuestruar dhe përdoren për shpenzime operative, paga, detyrime kontraktore ose mbahen të bllokuara financiarisht në pritje të një vendimi përfundimtar. /Monitor/K.M

08:20 Kursi i këmbimit valutor, 16 janar 2026

By: Klara
16 January 2026 at 08:20

Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 83.7 lekë.

Euro blihet me 96.2 lekë dhe do të shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane blihet me 102.9 lekë dhe shitet me 104 lekë.

Paundi britanik blihet me 110.6 lekë dhe shitet me 111.6 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.3 lekë në blerje dhe me 60.5 lekë në shitje./K.M

Kursi i këmbimit, e premte, 16 janar 2026

08:10 INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari

By: Klara
16 January 2026 at 08:10

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315.

Pavarësisht rritjes së tetorit, për 10 mujorin 2025, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë në rënie. Për periudhën janar-tetor ishin gjithsej 4345 persona që kërkuan azil, me një rënie prej 29.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 11 mijë aplikime për 10 mujorin, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.

Ndërsa kërkesat për azil për 10 mujorin janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.

Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.

Europa

Në tetor 2025, 62 010 aplikantë për herë të parë për azil (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 28% krahasuar me tetorin 2024 (86 470) dhe një rritje prej 6% krahasuar me shtatorin 2025 (58 495).

Ndërkohë, u regjistruan edhe 14 495 aplikantë të përsëritur, që përfaqësojnë një rritje prej 80% krahasuar me tetorin 2024 (8 075) dhe një ulje prej 10% krahasuar me shtatorin 2025 (16 185).

Grupi më i madh i azilkërkuesve nga Venezuela

Në tetor 2025, venezuelianët ishin grupi më i madh i personave që kërkuan azil (8 140 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (5 920), bangladeshasit (3 400) dhe sirianët (2 915).

Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania morën 74% të aplikantëve për herë të parë

Spanja (12 885), Italia (12 650), Franca (11 245) dhe Gjermania (8 815) regjistruan numrin më të lartë të aplikantëve për azil për herë të parë, duke përfaqësuar 74% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Në tetor 2025, kishte 13,8 aplikantë për herë të parë për azil për çdo 100 mijë banorë në BE. Krahasuar me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2025), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (58,1), e ndjekur nga Qiproja (33,9) dhe Spanja (26,3).

1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil

Në tetor 2025, gjithsej 1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE. Numri më i lartë i të miturve të pashoqëruar vinte nga Somalia (245), Egjipti (215), Eritrea (200), Afganistani (190) dhe Venezuela (180).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215)./Monitor/K.M

08:00 ShqipĂ«ria do t’i nĂ«nshtrohet pas 12 vitesh programit tĂ« vlerĂ«simit tĂ« sektorit financiar

By: Klara
16 January 2026 at 08:00

ShqipĂ«ria do t’i nĂ«nshtrohet pas 12 vitesh njĂ« Programi tĂ« plotĂ« VlerĂ«simi tĂ« Sektorit Financiar (FSAP), i realizuar bashkĂ«risht nga Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar dhe Banka BotĂ«rore.

Anke Weber, shefe e misionit tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, u shpreh nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor” se vlerĂ«simi do tĂ« kryhet gjatĂ« vitit 2026 dhe do analizojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« thelluar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e sektorit financiar ndaj goditjeve, do tĂ« identifikojĂ« cenueshmĂ«ritĂ« e fshehura dhe do tĂ« vlerĂ«sojĂ« efektivitetin e rregullimit dhe mbikĂ«qyrjes financiare, duke siguruar qĂ« sistemi financiar i ShqipĂ«risĂ« tĂ« mbetet i fortĂ« pĂ«rballĂ« sfidave nĂ« zhvillim.

Programi i Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP), i themeluar në vitin 1999, është një vlerësim gjithëpërfshirës dhe i thelluar i sektorit financiar të një vendi.

Në ekonomitë e zhvilluara, FSAP kryhet nga FMN-ja, me fokus në vlerësimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar, cilësinë e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës, si dhe kapacitetin për të menaxhuar dhe zgjidhur krizat financiare.

Në ekonomitë në zhvillim, FSAP kryhet së bashku me Bankën Botërore.

Bazuar në gjetjet e tyre, programet FSAP prodhojnë rekomandime me natyrë mikro dhe makroprudenciale dhe rekomandime mbi nevojat e zhvillimit, të përshtatura sipas rrethanave specifike të vendit.

Programi FSAP vjen në një moment kur Shqipëria ka avancuar më tej në procesin e integrimit europian. Në veçanti, vitet në vazhdim do të jenë të rëndësishme për përafrimin e plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator me atë të Bashkimit Europian.

Në fund të vitit të kaluar, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, paralajmëroi se në periudhën 2026-2027, kuadri ligjor dhe rregullator i sektorit bankar do të përafrohet plotësisht me atë të Bashkimit Europian. Guvernatori tha se, në këtë proces, është i domosdoshëm mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i industrisë bankare, në mënyrë që ndryshimet të adoptohen drejt dhe përfitimet të materializohen sa më shpejt.

Ndërkohë, duke iu referuar programit FSAP, Sejko tha se ky vlerësim do të shërbejë si një certifikatë ndërkombëtare për cilësinë e kuadrit të përgjithshëm ligjor dhe nënligjor, praktikave të mbikëqyrjes dhe administrimit të rrezikut për veprimtarinë financiare, duke evidentuar njëkohësisht boshllëqet dhe duke orientuar drejt përmirësimeve të nevojshme.

Rekomandimet e FSAP 2013

Programi i fundit FSAP për Shqipërinë u zhvillua në vitin 2013, ndërsa FMN i publikoi gjetjet dhe rekomandimet kryesore në fillim të vitit 2014.

Në atë periudhë, sektori financiar në vend ndodhej në rrethana të ndryshme nga sot, veçanërisht nën trysninë e krizës së kredive me probleme./K.M

Yesterday — 15 January 2026Main stream

07:30 Kursi i këmbimit valutor,15 janar 2026

By: Klara
15 January 2026 at 07:30

Last Updated on 15/01/2026 by Klara

Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë.

Euro blihet me 96.2 lekë dhe do të shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 110.6 lekë dhe shitet me 111.6 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.2 lekë në blerje dhe me 60.4 lekë në shitje.

Kursi i këmbimit, e enjte, 15 janar 2026/ Euro dhe dollari në

Before yesterdayMain stream

17:59 “KanĂ« ndryshuar fashat e pagave”, Tatimet: Ja sa bĂ«het rroga minimale dhe ajo maksimale

By: EL
14 January 2026 at 17:59

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar zyrtarisht ndryshimin e niveleve të pagave referencë në vend, një masë që ka hyrë në fuqi që nga fillimi i këtij viti.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë ditën e sotme, duke filluar nga data 1 janari 2026, niveli i pagës minimale në shkallë vendi pëson një rritje të ndjeshme, duke u fiksuar në vlerën 50,000 lekë në muaj.

Përveç rritjes së pragut minimal, Tatimet bëjnë me dije se ka ndryshuar edhe kufiri i sipërm. Paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore tashmë do të jetë 186,416 lekë.

Kjo do të thotë se çdo pagë bruto mbi këtë vlerë, do të paguajë sigurime shoqërore vetëm mbi bazën e këtij tavani të ri.

“Nga 1 janari 2026 rritet paga minimale dhe maksimale. Paga minimale mujore bĂ«het 50,000 lekĂ«, ndĂ«rsa paga maksimale pĂ«r efekt tĂ« llogaritjes sĂ« kontributeve shoqĂ«rore do tĂ« jetĂ« 186,416 lekĂ«.” njofton DPT-ja.

DPT sqaron se ky vendim ka shtrirje tĂ« gjerĂ«. “Ndryshimet vlejnĂ« pĂ«r tĂ« punĂ«suarit, vetĂ«punĂ«suarit dhe punonjĂ«sit e papaguar tĂ« familjes,” citohet nĂ« njoftimin zyrtar. Bizneset dhe ekonomistĂ«t duhet tĂ« reflektojnĂ« kĂ«to ndryshime nĂ« listĂ«pagesat e para tĂ« vitit 2026 qĂ« do tĂ« dorĂ«zohen brenda kĂ«tij muaji./et

17:27 Banka Botërore: Rritja ekonomike në Shqipëri, 3.5% në vitin 2026

By: EL
14 January 2026 at 17:27

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen edhe gjatë vitit 2026, por me një ritëm më të moderuar, në një mjedis rajonal dhe global që po përballet me pasiguri të larta. Në raportin më të fundit, Banka Botërore vlerëson se ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% në vitin 2026, nga 3.7% në 2025.

Ritmi i rritjes në Shqipëri mbetet mbi mesataren e Europës dhe Azisë Qendrore, e cila parashikohet në 2.4%.

Për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, rritja ekonomike do të mbështetet kryesisht nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe investimet publike, ndërsa eksportet dhe sektori i ndërtimit pritet të përballen me sfida.

“NdĂ«rsa inflacioni po ulet gradualisht, kushtet financiare mbeten sfiduese pĂ«r shumĂ« ekonomi. Borxhi publik i lartĂ« kufizon aftĂ«sinĂ« e qeverive pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur rritjen. Pa reforma tĂ« qĂ«ndrueshme, perspektiva pĂ«r rritje afatgjatĂ« mbetet e brishtĂ«. Politikat e kujdesshme fiskale dhe monetare janĂ« thelbĂ«sore nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«.”

Banka Botërore vlerëson se pa rritje më të fortë ekonomike, vendet në zhvillim, përfshirë edhe Shqipërinë, do ta kenë të vështirë të krijojnë vende të reja pune dhe të përmirësojnë standardin e jetesës për popullsinë në rritje.

“PĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur rritjen dhe punĂ«simin, nevojiten reforma strukturore dhe investime nĂ« produktivitet. Forcimi i institucioneve dhe pĂ«rmirĂ«simi i klimĂ«s sĂ« biznesit janĂ« vendimtare. Pa kĂ«to masa, diferencat nĂ« tĂ« ardhura me vendet e zhvilluara do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« thellohen. Rritja mĂ« e fortĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar sfidat sociale.”

Banka Botërore paralajmëron se rritja e ngadaltë globale dhe pasiguria gjeopolitike mund të kufizojnë flukset e kapitalit dhe investimet private./et

BB: Ekonomia e Shqipërisë, rritje 3,5% në 2026

14 January 2026 at 15:09

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Banka BotĂ«rore vlerĂ«son se ekonomia shqiptare do tĂ« vijojĂ« trendin pozitiv edhe nĂ« vitin 2026, me njĂ« rritje prej 3,5%, duke konfirmuar projeksionin e saj tĂ« mĂ«parshĂ«m dhe duke e pozicionuar ShqipĂ«rinĂ« mbi mesataren e vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.

NĂ« raportin “Global Economic Prospects”, Banka BotĂ«rore parashikon se i njĂ«jti nivel rritjeje, 3,5%, do tĂ« ruhet edhe gjatĂ« vitit 2027, duke reflektuar qĂ«ndrueshmĂ«ri makroekonomike dhe ecuri pozitive tĂ« sektorĂ«ve kryesorĂ« tĂ« ekonomisĂ«.

Sipas institucionit financiar ndërkombëtar, mesatarja e rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vitin 2026 parashikohet në 3,1%, pas një performance më të moderuar në vitin 2025. Në këtë kontekst, Shqipëria renditet ndër ekonomitë me rritje më të lartë në rajon.

Raporti evidenton se edhe Kosova pritet të regjistrojë normën më të lartë të rritjes, me 3,8% në vitin 2026 dhe 3,9% në vitin 2027. Ndërkohë, ekonomia e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës parashikohet të rritet me rreth 3%, ajo e Malit të Zi me 3,2%, ndërsa Kroacia me 2,9%.

Vlerësimet e Bankës Botërore pasqyrojnë pritshmëri pozitive për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, në një mjedis rajonal dhe global të karakterizuar nga pasiguri dhe ritme të moderuara rritjeje. /j.p/

 

The post BB: Ekonomia e Shqipërisë, rritje 3,5% në 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

22:47 ShqipĂ«ria nĂ« “top 10” shtetet me çmimin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« naftĂ«s nĂ« botĂ«

By: Monika
13 January 2026 at 22:47

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Europë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës.

Në pikat e karburanteve një litër naftë kushton mesatarisht 170 lekë, me kursin aktual të këmbimit 2.09 dollarë.

Në Ballkanin Perëndimor, në vendin e dytë renditet Serbia me një litër naftë që shitet për rreth 1.92 dollarë në pikat e karburanteve. Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën, lënda djegëse në Shqipëri kushton gati 2-fish më shumë.

“Krahasuar me KosovĂ«n, MaqedoninĂ« apo Malin e Zi ka shumĂ« diferencĂ«. Jemi shumĂ« mĂ« tĂ« shtrenjtĂ«â€, janĂ« shprehur disa drejtues automjetesh.

Në Evropë, çmim më të shtrenjtë të naftës e ka Zvicra, Lihtenshtejni, Danimarka dhe Islanda. Shqipëria, e renditur e pesta ndërkohë le pas shtete si Irlanda apo Monako e njerëzve më të pasur të botës. Në botë është Hong-Kongu shteti me çmimin më të lartë për një litër naftë, mbi 3.56 dollarë.

“Na ka ikur truri. JanĂ« rritur çmimet. Nuk Ă«shtĂ« e kĂ«ndshme po
 ShumĂ« tĂ« shtrenjta nĂ« krahasim me rrogat qĂ« marrim”, thanĂ« disa drejtues automjetesh.

Çdo litĂ«r naftĂ« qĂ« shitet nĂ« pikat e karburanteve Ă«shtĂ« e pĂ«rbĂ«rĂ« nga çmimi me tĂ« cilin lĂ«nda djegĂ«se blihet nĂ« bursa dhe taksat e tarifat qĂ« aplikohen nga qeveria. NĂ« bursĂ«, çmimi i naftĂ«s sĂ« papĂ«rpunuar ka rĂ«nĂ« nĂ« 689 dollarĂ« pĂ«r ton, nga 750 qĂ« ishte njĂ« muaj mĂ« parĂ«. Po ashtu, dollari vijon tĂ« zhvlerĂ«sohet. Çmimet e karburanteve rrjedhimisht do duhej tĂ« ishin mĂ« tĂ« lira.

“I bĂ«jmĂ« thirrje kryeministrit tĂ« hapi rafineritĂ« qĂ« tĂ« ulet çmimi. JanĂ« çmimet mĂ« tĂ« larta nĂ« vitet e fundit”, u shprehĂ«n disa drejtues automjetesh, pĂ«rcjell A2 CNN.

Shqipëria importoi vitin e shkuar më shumë karburant se kurrë më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në harkun e muajve janar-nëntor u blenë nga jashtë mbi 671 mijë tonë karburant./mxh

07:40 Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

By: Klara
13 January 2026 at 07:40

Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje, ndërsa ngricat e dy ditëve të fundit kanë dëmtuar rëndë fidanët e sezonit të hershëm në zonat me bujqësi intensive në qarqet e Beratit, Lushnjës, Fierit.

Ngricat ne ditën e parë të vitit, përmbytjet dhe sërish ngricat e dy ditëve të fundit i kanë dhënë goditje finale prodhimit më bujqësi intensive.

Ministria e Mbrojtjes raportoi se deri dje ishin përmbytur rreth 13 mijë hektarë tokë. Në zonat me bujqësi intensive të Myzeqesë, përmbytjet e fundit kanë prekur drejtpërdrejt fshatra të njohur për serat dhe prodhimin e hershëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në struktura, fidanë dhe tokë bujqësore.

Në territorin e Lushnjës, më të goditurat kanë qenë zona si Plug, Karavasta e Re dhe Krutje, ku uji ka hyrë në parcela me sera plastike, duke i mbajtur për ditë të tëra nën ujë dhe duke dëmtuar prodhimin e perimeve të stinës së hershme. Në këto fshatra, serat kanë përqendrim të lartë dhe furnizojnë eksportin.

Në Fier përmbytjet kanë prekur fshatra me traditë në kultivimin në sera, si Hoxhara, Suk 1 dhe Kallm i Madh. Në këto zona, uji ka mbuluar jo vetëm tokën bujqësore, por edhe rrugicat lidhëse dhe kanalet anësore, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë të fermerëve për shpëtimin e serave, pohojnë fermerët. Dëmet nuk janë kufizuar vetëm te prodhimi aktual, por edhe te përgatitja e tokës për ciklin e ardhshëm të mbjelljeve.

Mariglen Ziu një fermer që kultivon sipërfaqe të mëdha me sera në Samaticë tha se në qarkun e Beratit, përmbytjet kanë prekur veçanërisht fshatra përgjatë ultësirës dhe afër lumenjve, si Otllak, Velabisht dhe Kozare, ku toka me sera dhe kultura perimore ka mbetur e përmbytur për periudha të zgjatura. Kjo ka sjellë kalbje të rrënjëve, humbje të fidanëve dhe, në shumë raste, nevojën për të rifilluar të gjithë ciklin e prodhimit nga e para, tha fermeri. Ngricat e dy ditëve të fundit dëmtuan të gjitha bimët e tjera që nuk ishin të mbuluara nga uji tha ai.

Gjithashtu dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur. Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.

Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.

Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi. Vitin e kaluar eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh.

Humbjet nga përmbytjet dhe ngricat janë më të mëdha se kapaciteti financiar i një familjeje bujqësore. Fermerët shqiptare as marrin subvencione dhe as nuk janë të siguruar kështu që janë ekspozuar totalisht ndaj humbjeve. Në vendet e BE-së, një pjesë e primit të sigurimit mbulohet nga shteti, duke e bërë sigurimin të përballueshëm. Në Shqipëri, kjo mungesë e mbështetjes e lë fermerin të vetëm përballë klimës. /Monitor/K.M

07:30 Kursi i këmbimit valutor, 13 janar 2026

By: Klara
13 January 2026 at 07:30

Last Updated on 13/01/2026 by Klara

Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 82.1 lekë dhe shitet me 83.1 lekë.

Euro blihet me 96.1 lekë dhe do të shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane blihet me 102.9 lekë dhe shitet me 104 lekë.

Paundi britanik blihet me 110.5 lekë dhe shitet me 111.5 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59 lekë në blerje dhe me 60.2 lekë në shitje./K.M

Kursi i këmbimit, e martë, 13 janar 2026

07:20 Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve/ Kur nis zbatimi

By: Klara
13 January 2026 at 07:20

Last Updated on 13/01/2026 by Klara

Presidenti i RepublikĂ«s dekretoi ligjet e paketĂ«s fiskale, duke pĂ«rfshirĂ« ligjet “PĂ«r marrĂ«veshjen e Paqes Fiskale”, “PĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â€ ndryshimet nĂ« TVSH-nĂ« pĂ«r rimbursimin e TVSH-sĂ« 10% tĂ« fermerĂ«ve etj.

Dekretimi dhe më pas botimi në Fletoren Zyrtare i ligjeve të paketës fiskale i hap rrugë zbatimit të tyre nga administrata tatimore. Ndërsa zbatimi i plotë nis pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe miratimit të akteve nënligjore përkatëse.

Nga 7 ligjet e paketĂ«s fiskale nĂ« Fletoren Zyrtare Ă«shtĂ« botuar vetĂ«m ligji pĂ«r “RivlerĂ«simin e Pasurive tĂ« Paluajtshme”.

NdĂ«r ligjet qĂ« kanĂ« nxitur pritshmĂ«ri tĂ« larta nga bizneset, pavarĂ«sisht rezervave tĂ« shprehura nga institucionet ndĂ«rkombĂ«tare, janĂ« ligjet pĂ«r MarrĂ«veshjen e Paqes Fiskale dhe “PĂ«r fshirjen e detyrimeve tĂ« papaguara nĂ« tatime dhe dogana”.

Janë të shumta bizneset që po kërkojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, por kërkesat e tyre po refuzohen nga inspektorët tatimore, për shkak të mungesës së akteve nënligjore për zbatimin e tyre.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor së do të nisë zbatimin e këtyre ligjeve, pas dekretimit të tyre nga Presidenti i Republikës, botimit në Fletoren Zyrtare, si dhe miratimi i akteve nënligjore përkatëse, që përcaktojnë procedurat për zbatimin e tyre.

Edhe Ministria e Financave sqaroi për Monitor se ligjet hyjnë në fuqi pas dekretimit të tyre nga Presidenti dhe botimit në Fletoren zyrtare, ndërsa udhëzimi për zbatimin e ligjit për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana duhet të miratohet brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa udhëzimi për Marrëveshjen e Paqes Fiskale duhet të miratohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi.

Konkretisht nĂ« ligjin “PĂ«r MarrĂ«veshjen e Paqes Fiskale”, pĂ«rcaktohet se hyn nĂ« fuqi 15 ditĂ« pas botimit nĂ« Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet deri nĂ« vitin tatimor 2028. Shtrirja e efekteve zgjat deri nĂ« 2028, pasi marrĂ«veshja do tĂ« zbatohet pĂ«r njĂ« vit tatimor, por me tĂ« drejtĂ« rinovimi pĂ«r dy vite tatimore tĂ« tjera.

Gjithashtu në ligj përcaktohet se procedurat për hartimin dhe përmbajtjen e propozimit të marrëveshjes, mënyrat e komunikimit me tatimpaguesin dhe konfirmimin elektronik, regjistrimin dhe ruajtjen e marrëveshjes në regjistrin elektronik tatimor, si dhe trajtimin e rasteve të refuzimit, mospranimit apo pavlefshmërisë së saj, do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Edhe procedurat për Përfundimi i vlefshmërisë së Marrëveshjes së Paqes Fiskale do të zbatohen sipas procedurave që do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Sipas ligjit Marrëveshja e Paqes Fiskale përfundon në rastet kur: tatimpaguesi ndryshon llojin e veprimtarisë së deklaruar; nuk realizon rritjen mbi 18% të fitimit të tatueshëm; pezullon ose ndërpret përfundimisht aktivitetin ekonomik; kryen shkelje të përsëritura të detyrimeve tatimore që cenojnë ndershmërinë fiskale; nuk paguan detyrimet sipas marrëveshjes; nuk përmbush kushtet e parashikuara në nenin 6 të ligjit; realizon rritje të fitimit të tatueshëm mbi 50% gjatë vitit tatimor përkatës, krahasuar me vitin paraardhës.

Procedura e aplikimit për Marrëveshjen e Paqes Fiskale

Ligji pĂ«rcakton se marrĂ«veshja e paqes Fiskale mes biznesit dhe administratĂ«s tatimore do tĂ« kryhet nĂ«pĂ«rmjet aplikimit qĂ« bĂ«het nga tatimpaguesi pĂ«rmes platformĂ«s elektronike “e-filing”, brenda afatit pĂ«r dorĂ«zimin e deklaratĂ«s vjetore tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« vitit paraardhĂ«s. PĂ«r vitin e parĂ« tĂ« zbatimit, afati pĂ«rcaktohet me udhĂ«zim tĂ« Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Tatimeve.

Propozimi i marrĂ«veshjes hartohet nga administrata tatimore dhe i komunikohet tatimpaguesit nĂ«pĂ«rmjet platformĂ«s “e-filing”, duke pĂ«rmbajtur vlerĂ«n e fitimit tĂ« tatueshĂ«m dhe normat e detyrimit tatimor pĂ«r periudhĂ«n pĂ«rkatĂ«se.

Tatimpaguesi ka të drejtë ta pranojë ose refuzojë propozimin deri më 15 prill. Me pranimin dhe nënshkrimin elektronik, marrëveshja konsiderohet e lidhur dhe ka efekt ligjor për vitin tatimor përkatës. Tatimpaguesi ka detyrimin të deklarojë dhe të paguajë detyrimin tatimor sipas marrëveshjes, ndërsa mosrespektimi i saj trajtohet si shkelje tatimore.

Ligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore

Ligji “PĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore e vendore dhe tĂ« detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â€ hyn nĂ« fuqi 15 ditĂ« pas botimit nĂ« Fletoren Zyrtare. Brenda 15 ditĂ«ve nga hyrja nĂ« fuqi, ministri pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r financat nxjerr udhĂ«zimin pĂ«r zbatimin e ligjit. Ky ligj i shtrin efektet nga 1 janar 2026 deri mĂ« 31 dhjetor 2026.

Ligji “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 92/2014 “PĂ«r tatimin mbi vlerĂ«n e shtuar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar hyn nĂ« fuqi 15 ditĂ« pas botimit nĂ« Fletoren Zyrtare.  Zbatimi i kĂ«tij ligji do tĂ« sjellĂ« kompensimin 10% tĂ« TVSH -sĂ« pĂ«r fermerĂ«t pĂ«r shitjet e mallrave bujqĂ«sore qĂ« ata do tĂ« bĂ«jnĂ« nĂ« grumbulluesit, pĂ«rpunuesit apo agrobizneset e certifikuara. Kompnesimi do tĂ« bĂ«het nĂ«pĂ«rmjet autofaturave tĂ« lĂ«shuara nga blerĂ«sit e mallrave bujqĂ«sore.

-Shpalljen e ligjit nr. 86/2025, “PĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â€.

-Shpalljen e ligjit nr. 83/2025, “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 87/2019, “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 83/2025, “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 87/2019, “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 82/2025, “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshim nĂ« ligjin nr. 9632, datĂ« 30.10.2006, “PĂ«r sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 79/2025, “PĂ«r disa ndryshime dhe shtesa nĂ« ligjin nr. 9920, datĂ« 19.5.2008, “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 80/2025, “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 92/2014, “PĂ«r tatimin mbi vlerĂ«n e shtuar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar””./Monitor/K.M

07:00 Shfrytëzimi i kapaciteteve në industri ra përsëri në tremujorin e fundit 2025

By: Klara
13 January 2026 at 07:00

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin prodhues pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e fundit të vitit 2025. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, bizneset e sektorit të industrisë raportuan përsëri tkurrje të kapacitetit prodhues, njëlloj si tremujorin e tretë.

Shfrytëzim më të ulët të kapaciteteve prodhuese raportuan edhe bizneset e sektorit të ndërtimit. Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve u rrit në sektorin e shërbimeve dhe atë të tregtisë.

Treguesi i shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve ka shfaqur në përgjithësi një ecuri në rënie gjatë vitit të kaluar. Në vija të përgjithshme, kjo përputhet edhe me një ngadalësim të ritmeve të rritjes ekonomike gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT treguan se për 3-mujorin e tretë të vitit ekonomia shqiptare u rrit me 3.75%.

Mbështetur në të dhënat e deritanishme paraprake, për nëntë muajt e parë të vitit ekonomia shqiptare u rrit në masën 3.7%, në ngadalësim nga rritja prej afërsisht 4% e vitit 2024.

Ekonomia shqiptare vazhdon të vuajë rënien e sektorëve të saj prodhues. Bujqësia dhe industria janë në rënie prej disa tremujorësh radhazi. Kjo rënie u konfirmua edhe në tremujorin e tretë 2025, kur INSTAT raportoi se prodhimi bruto në sektorin e bujqësisë ra me 1.7%, ndërsa në atë të industrisë me 4.8%. Rritja ekonomike e vendit u mbështete kryesisht nga shërbimet e lidhura me turizmin, ndërtimi dhe nga rritja e pagave në sektorin publik.

Në një prononcim për Monitor, Banka e Shqipërisë vlerësonte në fund të 2025 se rritja ekonomike aktualisht ndodhte pranë vlerësimit të saj për potencialin afatmesëm të këtij treguesi.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë thekson se viti 2025 vijoi të ilustrojë disa probleme strukturore të ekonomisë shqiptare. Në veçanti, baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk është e plotë ndërsa tregu i punës po shfaq mungesa në rritje, si pasojë e tendencave të pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe e mospërputhjes së pjesshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe atyre të disponuara nga punëmarrësit.

Në analizën sektoriale, Banka e Shqipërisë nënvizon se rritja ekonomike e dy viteve të fundit ka pasqyruar zgjerimin e sektorit të ndërtimit dhe të shërbimeve, ky i fundit me një kontribut pa diskutim primar nga të ardhurat e turizmit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai bujqësisë kanë shënuar rënie të aktivitetit.

Nga këndvështrimi i Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri pasqyron si faktorë tranzitorë ashtu edhe faktorë më të qëndrueshëm strukturorë.

Faktorët tranzitorë, sipas saj, kanë natyrë të dyfishtë. Kërkesa për turizëm në rajon e Shqipëri ka pasur një rritje të shpejtë, rritje e cila ka sjellë zgjerimin e sektorit të shërbimit dhe ndërtimit, në përgjigje të nevojave për zgjerimin e kapaciteteve akomoduese. Përkundrejt tyre, kërkesa për artikuj industrialë ka qenë relativisht e dobët dhe çmimet në rënie, sidomos në segmentet tradicionale të eksportit shqiptar. Gjithashtu, rritja e kërkesës në dy sektorët e mësipërm ti vendosë ata në pozita mjaft konkurruese në tregjet e brendshme të punës e të kapitalit, çka ka vështirësuar më tej pozicionin e sektorit të bujqësisë e të industrisë.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se maturimi i sektorit të turizmit në një horizont afatmesëm dhe balancimi më i mirë i kërkesës dhe ofertës në ekonomi, do të pasqyrohen në një zbutje të këtyre presioneve gjatë dy viteve në vijim.

Nga ana tjetër, faktorët strukturorë pasqyrojnë një kombinim të problemeve specifike të sektorëve të industrisë dhe të shërbimit, të cilët kanë si emërues të përbashkët shkallën relativisht të ulët të produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë në tregjet botërore. Adresimi i këtyre problemeve, sipas Bankës së Shqipërisë, kërkon vëmendje, si nga vetë bizneset private që ushtrojnë aktivitetet në këta sektorë, ashtu edhe reforma të mëtejshme strukturore, të cilat ndihmojnë në rritjen e produktivitet të përgjithshëm të ekonomisë shqiptare./ Monitor/ K.M

15:43 KLSH: Në 3 dekada vendi ka humbur 2.5 mld $ nga përmbytjet, 15 mijë banesa të shkatërruara në 30 vite

By: EL
12 January 2026 at 15:43

Last Updated on 12/01/2026 by EL

Më pak na kushtojnë investimet për tu mbrojtur, sesa dëmet që na sjellin fatkeqësitë natyrore. Gati 2.5 miliardë dollarë ka humbur vendi në 3 dekada nga përmbytjet thuhet në një auditim të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku ka trajtuar gjithë përmbytjet e 2024-ës në Vlorë.

“VetĂ«m nĂ« vitet e demokracisĂ« nĂ« tre dekada humbjet ekonomike tĂ« shkaktuara nga pĂ«rmbytjet pĂ«rllogariten nĂ« rreth 2,5 miliardĂ« dollarĂ«. Pra, kushtojnĂ« mĂ« lirĂ« masa paraprake investuese pĂ«r parandalimin e pĂ«rmbytjeve se sa pritje e ndodhjes sĂ« tyre dhe mĂ« tej marrja e masave riparuese dhe eliminimi i pasojave”, thuhet nĂ« auditim.

Prej vitit 1995 deri në 2021 vendi është përballur me 8 përmbytje të mëdha thuhet në auditim, ku u shkatërruan rreth 15 mijë banesa, nga më shumë se 85 mijë hektarë të përmbytura. Por dëmi nuk ishte vetëm kaq, pasi mijëra hektarë tokë e mbjellë u shkatërrua, mijëra bagëti ngordhën e qindra biznese u dëmtuan.

Gjithashtu në auditim thuhet se menaxhimi i ujërave është përkeqësuar për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese dhe uljes së kapacitetit të hidrovorëve.

“Pritet qĂ« situata tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet akoma mĂ« shumĂ« pĂ«r shkak tĂ« ndryshimeve klimatike, tĂ« cilat reflektohen me fenomene moti ekstreme”, vijon auditimi, duke ngritur edhe problemin e ndĂ«rtimeve pa leje, pasi sipas KLSH janĂ« rreth 3285 ndĂ«rtime pa leje nĂ« infrastrukturĂ«n ujitĂ«se, kulluese dhe tĂ« mbrojtjes nga pĂ«rmbytja.

“ËshtĂ« e pashmangshme nevoja pĂ«r rritjen e investimeve dhe asistence nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«, pĂ«rndryshe situata do tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohej gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«â€, thuhet nĂ« auditim.

NdĂ«rkohĂ« vetĂ« Ministria e Mjedisit nĂ« ‘Planin KombĂ«tar pĂ«r PĂ«rshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026-2036’ theksonte se pĂ«r shkak tĂ« kĂ«rcĂ«nimeve qĂ« vijnĂ« nga klima qofshin pĂ«rmbytje, tĂ«rmete apo zjarre ShqipĂ«ria mund tĂ« humbasĂ« 7% tĂ« Prodhimit KombĂ«tar nĂ«se nuk reagon nĂ« kohĂ«.

Për të parandaluar humbje në përmasa të tilla thuhej në këtë plan, nevojiten investime 9.8 miliardë dollarë, në sisteme kullimi, argjinatura, rezervuarë, teknologji mbrojtëse ndaj ngjarjeve ekstreme, apo në ngritje të sistemeve të informacioni./e.t

Demi: Investimet kapitale janë motori i zhvillimit, 2026 vit vendimtar

12 January 2026 at 08:14



Qeveria e re e Kosovës, sipas analistit të politikave Agron Demi, duhet ta shfrytëzojë vitin 2026 për të vendosur themele të qarta zhvillimore dhe për të shmangur politikat afatshkurtra që nuk prodhojnë rezultate të qëndrueshme.

NĂ« “PĂ«rballje Podcast”, me kryeredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu, Demi theksoi se fokusi i institucioneve tĂ« reja duhet tĂ« jetĂ« funksionalizimi i shtetit dhe orientimi drejt reformave qĂ« ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« ekonomi dhe shoqĂ«ri.

- YouTube www.youtube.com

Sipas tij, prioriteti i parë duhet të jetë stabiliteti institucional dhe miratimi në kohë i buxhetit.

“Miratimi i buxhetit Ă«shtĂ« pika e parĂ« dhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, sepse pa tĂ« bllokohen pagesat dhe funksionimi normal i shtetit”, tha Demi, duke nĂ«nvizuar se vonesat politike krijojnĂ« kosto tĂ« drejtpĂ«rdrejta ekonomike.

Në aspektin e zhvillimit ekonomik, Demi vlerësoi se Qeveria e re duhet të rikthejë vëmendjen te investimet kapitale dhe projektet zhvillimore.

“Investimet kapitale kanĂ« qenĂ« pĂ«r vite motor i zhvillimit ekonomik, krijimit tĂ« vendeve tĂ« punĂ«s dhe rritjes afatgjatĂ«â€, u shpreh ai, duke shtuar se pa projekte konkrete infrastrukturore Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« flitet pĂ«r zhvillim real.

Një tjetër fokus i domosdoshëm, sipas Demit, është digjitalizimi i administratës publike dhe modernizimi i shërbimeve shtetërore.

“Digjitalizimi duhet tĂ« ndikojĂ« mĂ«nyrĂ«n se si funksionon shteti – nga arsimi dhe shĂ«ndetĂ«sia, te projektet kapitale dhe raporti i qytetarĂ«ve me institucionet”, tha ai shkruan Telegrafi.

Foto:Ridvan Slivova

Demi theksoi gjithashtu se arsimi dhe inovacioni duhet të trajtohen si shtylla të zhvillimit afatgjatë. Sipas tij, ndryshimet teknologjike dhe zhvillimi i inteligjencës artificiale po e transformojnë tregun global të punës, ndaj Kosova duhet të përgatisë kapitalin njerëzor për këto sfida.

“Nuk kemi luksin tĂ« vazhdojmĂ« me politika tĂ« vjetra nĂ« njĂ« botĂ« qĂ« po ndryshon kaq shpejt”, u shpreh ai.

Në përmbyllje, Demi tha se suksesi i Qeverisë së re do të matet me aftësinë për të kaluar nga menaxhimi i përditshëm drejt një vizioni zhvillimor.

“KĂ«to janĂ« vitet kur duhet tĂ« vendosen themelet pĂ«r dekadat e ardhshme, sepse vendimet e sotme do ta pĂ«rcaktojnĂ« zhvillimin e KosovĂ«s nĂ« tĂ« ardhmen”, pĂ«rfundoi ai. /Telegrafi/.

07:50 Kursi i këmbimit valutor, 12 janar 2026

By: Klara
12 January 2026 at 07:50

Last Updated on 12/01/2026 by Klara

Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë.

Euro blihet me 96.1 lekë dhe do të shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 110.4 lekë dhe shitet me 111.4 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.1 lekë në blerje dhe me 60.3 lekë në shitje./K.M

Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri

12 January 2026 at 04:24
Mora shkas nga njĂ« postim i gazetarit tĂ« njohur Mustafa Nano qĂ« shumĂ« ndryshe nga tĂ« tjerĂ« nuk pĂ«rton disa tĂ« verteta ti thotĂ« troç dhe te njerĂ«z qĂ« nĂ« jo pak raste i ka mbĂ«shtetur hapur. Thelbi i postimit tĂ« tij lidhej me tezĂ«n qendrore qĂ« mbahet si postulat nĂ« shkollat e lidershipit, ajo 


10:30 Solovova e BERZH: Shqipëria ka nevojë për politika aktive për rikthimin e talenteve

By: Kesjana
10 January 2026 at 10:30

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka mbetur e fortë vitet e fundit, e mbështetur kryesisht nga turizmi, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.

Megjithatë, ky model po shfaq kufizimet e tij, ndërsa ekonomia përballet me sfida strukturore si mungesa e diversifikimit, produktiviteti i ulët dhe emigrimi i lartë i fuqisë punëtore të kualifikuar.

NĂ« kĂ«tĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, Ekaterina Solovova, PĂ«rfaqĂ«suese Rezidente e BankĂ«s Europiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim (BERZH) nĂ« ShqipĂ«ri, thekson se tranzicioni drejt njĂ« modeli ekonomik mĂ« tĂ« balancuar, tĂ« bazuar nĂ« investime nĂ« kapital njerĂ«zor, inovacion dhe ekonomi tĂ« gjelbĂ«r, Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r zhvillimin afatgjatĂ«.

Ajo nënvizon gjithashtu se pa përmirësime të dukshme në qeverisje dhe në klimën e biznesit, Shqipëria rrezikon të humbasë avantazhin e saj demografik, duke e bërë rikthimin dhe tërheqjen e talenteve një nga sfidat më kritike për të ardhmen ekonomike të vendit.

Si e vlerësoni performancën e ekonomisë shqiptare në vitin 2025?

Rritja ekonomike mbeti e fortë në gjysmën e parë të vitit 2025, ndonëse u moderua lehtë krahasuar me një vit më parë, me Prodhimin e Brendshëm Bruto që u zgjerua me 3.6% në terma vjetorë.

Kjo rritje u nxit kryesisht nga turizmi, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Pavarësisht tkurrjes në disa sektorë, si industria dhe bujqësia, si edhe sfidave të konkurrueshmërisë të shkaktuara nga forcimi i monedhës, konsumi qeveritar dhe eksportet e shërbimeve vijuan të mbështesin një rritje të gjerë në ekonomi.

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua, i ndihmuar nga përmirësimi i performancës në të gjithë komponentët e tij, ndërsa flukset e Investimeve të Huaja Direkte arritën një nivel rekord, të përqendruara kryesisht në sektorët financiarë dhe të pasurive të paluajtshme.

Vlerësojmë se rritja e PBB-së mbeti në nivele të ngjashme edhe në gjysmën e dytë të vitit dhe parashikojmë një rritje prej 3.5% për të gjithë vitin 2025.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për vitin 2026? Cilat janë potencialet dhe rreziqet kryesore për ekonominë?

Parashikojmë që rritja ekonomike e moderuar të vijojë në afatin e shkurtër, megjithëse rreziqet mbeten të pranishme.

Rritja e PBB-së pritet të arrijë në 3.5% në vitin 2026, me presione në kahun negativ që vijnë nga kërkesa e dobët në Eurozonë dhe nga përkeqësimi i konkurrueshmërisë së jashtme, si pasojë e rritjes së pagave dhe forcimit të Lekut.

Në të kundërt, ka disa faktorë pozitivë, që mund të mbështesin perspektivën ekonomike, përfshirë vijimin e reformave strukturore, përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, mundësitë për financim nga BE përmes Instrumentit të Rritjes, si dhe performancën e qëndrueshme të sektorit të turizmit.

Në afatin e shkurtër, turizmi, ndërtimi dhe konsumi privat pritet të mbeten motorët kryesorë të rritjes. Megjithatë, mbështetja e vazhdueshme në këta sektorë e rrit ekspozimin e ekonomisë ndaj goditjeve të jashtme.

Nëse ky model vazhdon, Shqipëria rrezikon të përballet me brishtësi më të lartë ekonomike dhe me mungesë diversifikimi të burimeve të rritjes.

Procesi i anëtarësimit në BE, ndërkohë, ofron një mundësi të vlefshme për të riorientuar modelin e rritjes drejt shtysave më të qëndrueshme, si rritja e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendas, zhvillimi i një ekonomie të bazuar në dije dhe zgjerimi i kapaciteteve eksportuese.

ShfrytĂ«zimi me sukses i kĂ«saj mundĂ«sie mund t’i mundĂ«sojĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« arrijĂ« njĂ« afrim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« tĂ« ardhurave me BE-nĂ« dhe tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« strukturĂ« ekonomike mĂ« rezistente.

Realizimi i këtij transformimi kërkon zbatimin e vazhdueshëm të reformave gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara mirë, veçanërisht në fushat që lidhen me klimën e biznesit dhe qeverisjen.

Përparimi domethënës në këto drejtime është thelbësor për të çliruar plotësisht përfitimet e integrimit europian dhe për të siguruar zhvillim ekonomik afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se administrata publike ka dhënë kontributin kryesor në rritjen ekonomike dy vitet e fundit. Si e vlerësoni këtë tendencë dhe cili është rekomandimi juaj për një model ekonomik të nxitur nga produktiviteti në afatin e mesëm e të gjatë?

Një zhvillim i tillë ka karakter të përkohshëm, pasi lidhet me korrigjimin e fundit të niveleve të pagave në sektorin publik, dhe pritet që ndikimi i tij të zbehet me kalimin e kohës. Ekonomia shqiptare udhëhiqet kryesisht nga sektori privat, i cili pritet të mbështesë rritjen ekonomike në afatmesëm dhe afatgjatë.

Megjithatë, zgjerimi i fundit ekonomik po nxitet kryesisht nga sektorët e turizmit dhe të pasurive të paluajtshme, duke ngritur disa shqetësime për shkak të performancës së dobët të vërejtur në industrinë përpunuese dhe bujqësi.

Edhe pse sektori i turizmit, i cili ka njohur një zhvillim të shpejtë vitet e fundit, pritet të mbetet një shtyllë kryesore e rritjes ekonomike në të ardhmen e afërt, kjo varësi vë në pah nevojën për një strukturë më të balancuar të ekonomisë.

Provat empirike tregojnë se investimet, në kuptimin e tyre më të gjerë, lidhen në mënyrë të qëndrueshme me rritjen e produktivitetit.

Ekonomia shqiptare mund të ketë përfitime të mëdha nga rritja e investimeve në kapitalin njerëzor, përparimin teknologjik dhe inovacionin, zhvillimin e një ekonomie më të gjelbër, si dhe nga forcimi i qeverisjes.

Investime të tilla strategjike do të krijonin kushtet për një tranzicion gradual drejt një modeli rritjeje më të qëndrueshëm, duke mbështetur zhvillimin e turizmit me vlerë më të lartë të shtuar dhe zgjerimin e sektorëve me produktivitet dhe vlerë të shtuar më të lartë.

BERZH ka qenë aktive në financimin e projekteve të energjisë diellore në Shqipëri. Si e vlerësoni potencialin e këtij segmenti? Sa e përgatitur është infrastruktura mbështetëse për të përballuar zgjerimin e shpejtë të investimeve fotovoltaike në vend?

Shqipëria ka një potencial shumë të mirë për zhvillimin e energjisë diellore, falë pozicionit të favorshëm gjeografik dhe nivelit të lartë të rrezatimit diellor, faktorë që vijojnë të tërheqin interes të fortë dhe në rritje nga investitorët.

BERZH ka qenë një partner zhvillimi afatgjatë i Shqipërisë në sektorin e energjisë dhe ka luajtur një rol kyç në forcimin e sigurisë energjetike të vendit, si përmes asistencës në politika, ashtu edhe përmes investimeve të synuara.

Megjithëse potenciali është i konsiderueshëm, integrimi në shkallë të gjerë i burimeve të rinovueshme kërkon infrastrukturë të përshtatshme. Pavarësisht përparimit të dukshëm të viteve të fundit, kapaciteti i rrjetit dhe fleksibiliteti i sistemit mbeten sfida kryesore.

Për këtë arsye, qasja jonë kombinon financimin e projekteve të prodhimit nga burimet e rinovueshme me investime në infrastrukturën kritike mbështetëse, përfshirë mbështetjen për operatorët kombëtarë të shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë.

Një shembull konkret është paketa e financimit të lidhur me qëndrueshmërinë që BERZH i ka ofruar këtë vit OSHEE-së.

Duke ristrukturuar detyrimet afatshkurtra në financim më të qëndrueshëm afatgjatë, kjo paketë ndihmoi në çlirimin e investimeve për përmirësime thelbësore të rrjetit të shpërndarjes, duke rritur qëndrueshmërinë e sistemit dhe duke lehtësuar integrimin e niveleve më të larta të energjisë së rinovueshme.

Paralelisht, kemi punuar ngushtë me operatorin e sistemit të transmetimit, OST, përmes dy projekteve të bashkëpunimit teknik të financuara me grante të Bashkimit Europian:

(i) projekti i parë synon mbylljen e unazës së rrjetit kombëtar të transmetimit dhe modernizimin e nënstacionit të Fierit, aktualisht një nga zonat më të mbingarkuara për energjinë fotovoltaike në vend; dhe

(ii) projekti i dytë mbështet zhvillimin e një linje të re ndërkufitare transmetimi me Kosovën, duke forcuar lidhjet rajonale dhe duke rritur fleksibilitetin për flukset e energjisë së rinovueshme.

Përtej investimeve në infrastrukturën fizike, ne vijojmë të mbështesim zhvillimin e kuadrit politik dhe të tregut që mundëson këtë tranzicion.

Përmes nismave si Programi për Përshpejtimin e Tregut të Energjisë së Rinovueshme (REMA), Banka ka ndihmuar tashmë autoritetet në dhënien e rreth 800 MW kapacitet të ri nga burimet e rinovueshme, përmes skemës së kontratave që kompensojnë diferencën (CfD)[1].

Duke parë përpara, faza e ardhshme e tranzicionit të gjelbër energjetik të Shqipërisë do të kërkojë fleksibilitet më të madh të sistemit, përfshirë integrimin e zgjidhjeve të magazinimit të energjisë, si hidrocentralet me pompim (sisteme që ruajnë energjinë elektrike) dhe sistemet e magazinimit me bateri (BESS).

Shqipëria ndodhet në një pikë kritike: e pasur me potencial të lartë të energjisë së rinovueshme, por njëkohësisht përballë kufizimeve infrastrukturore që kërkojnë investime të konsiderueshme në kapacitetin e rrjetit dhe stabilitetin e sistemit.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ruhet momentumi dhe tĂ« sigurohet qĂ«, me kombinimin e duhur tĂ« reformave tĂ« politikave, investimeve strategjike dhe partneriteteve tĂ« forta, ShqipĂ«ria tĂ« arrijĂ« tĂ« shfrytĂ«zojĂ« plotĂ«sisht potencialin e saj energjetik tĂ« rinovueshĂ«m dhe tĂ« pozicionohet si njĂ« qendĂ«r rajonale e energjisĂ«.

Si do ta vlerĂ«sonit ecurinĂ« e hekurudhĂ«s TiranĂ« – DurrĂ«s dhe projekteve tĂ« tjera hekurudhore nĂ« ShqipĂ«ri?

Dua të theksoj që në fillim se projektet e mëdha infrastrukturore janë, në vetvete, komplekse. Ato kërkojnë përgatitje të gjera, koordinim mes shumë aktorëve, si dhe menaxhim të kujdesshëm të ndikimeve mjedisore dhe sociale. Po ashtu, ato kërkojnë financime të konsiderueshme, çka do të thotë se zbatimi i tyre shtrihet zakonisht në disa vite.

Projekti i parĂ« hekurudhor — linja TiranĂ« – DurrĂ«s — kĂ«rkoi njĂ« punĂ« tĂ« konsiderueshme paraprake, pĂ«r shkak tĂ« gjendjes sĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« rrjetit hekurudhor nĂ« ShqipĂ«ri. I konceptuar fillimisht disa vite mĂ« parĂ«, projekti ka evoluar nĂ« pĂ«rmbajtje dhe shtrirje me kalimin e kohĂ«s.

Falë përpjekjeve të përbashkëta të BERZH-it, partnerëve ndërkombëtarë dhe institucioneve shqiptare, kapacitetet institucionale të Hekurudhave Shqiptare janë forcuar ndjeshëm, duke përfituar nga përvoja dhe mësimet e nxjerra nga ky projekt i parë.

Ky përmirësim i kapaciteteve ka përshpejtuar përgatitjen e projekteve pasuese. Sot janë tashmë në proces rehabilitimi tre linja hekurudhore sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, të mbështetura nga financimi i Bashkimit Europian, BERZH-it dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI).

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, sektori hekurudhor i ShqipĂ«risĂ« shĂ«noi hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«rpara gjatĂ« vitit 2025. Linja TiranĂ« – DurrĂ«s po avancon me ritme tĂ« shpejta, me pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« punimeve infrastrukturore tĂ« pĂ«rfunduara dhe me ndĂ«rtimin e stacioneve qĂ« ka nisur nĂ« tĂ« gjitha pikat.

NdĂ«rkohĂ«, po vijon rehabilitimi i segmenteve VorĂ« – Hani i Hotit dhe DurrĂ«s – RrogozhinĂ«, ndĂ«rsa disa projekte tĂ« tjera janĂ« nĂ« fazĂ« pĂ«rgatitore.

BERZH dhe partnerët e saj jo vetëm që po ofrojnë financim, por po kontribuojnë edhe në ndërtimin e kapaciteteve institucionale brenda Hekurudhave Shqiptare, për të realizuar projekte që përmbushin standardet ndërkombëtare.

Kjo asistencë teknike po përshpejton zbatimin dhe po hap tregun hekurudhor. Këto zhvillime dëshmojnë angazhimin e fortë të BERZH-it për modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Shqipërisë dhe për forcimin e lidhshmërisë rajonale.

Njëkohësisht, ky progres tregon se si bashkëpunimi me institucionet financiare ndërkombëtare dhe forcimi i kapaciteteve institucionale mund të çojnë në zbatim më të shpejtë dhe projekte më ambicioze.

Si e vlerësoni performancën e projekteve tuaja në Shqipëri? Cilët sektorë i konsideroni më premtues për financim dhe mbështetje në të ardhmen?

Gjatë pesë viteve të fundit, duke punuar ngushtë me partnerët shqiptarë, BERZH ka zgjeruar ndjeshëm mbështetjen për ekonominë shqiptare.

Kemi investuar 920 milionë euro nga fondet tona në mbi 100 projekte, ndërsa kemi mobilizuar gjithashtu më shumë se 300 milionë euro grante nga Bashkimi Europian për të mbështetur investime dhe asistencë teknike.

Me rëndësi të veçantë është fakti se mbi 50% e investimeve janë orientuar për projekte të sektorit privat.

Këto përpjekje kanë sjellë përmirësime të dukshme në infrastrukturë, në qeverisjen ekonomike dhe në konkurrueshmërinë e sektorit privat.

NĂ« sektorin e energjisĂ«, gjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« fundit kemi mbĂ«shtetur katĂ«r ankande konkurruese pĂ«r energjinĂ« e rinovueshme — tre pĂ«r energjinĂ« diellore dhe njĂ« pĂ«r energjinĂ« e erĂ«s — duke shtuar mbi 800 MW kapacitet tĂ« ri, pĂ«rfshirĂ« financimin e parkut tĂ« parĂ« diellor nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« Karavasta.

NĂ« infrastrukturĂ«, kemi kontribuar nĂ« avancimin e reformĂ«s hekurudhore dhe kemi siguruar financim pĂ«r rehabilitimin e linjave VorĂ« – Hani i Hotit dhe DurrĂ«s –RrogozhinĂ«.

Në sektorin bankar, përmes programit AATSF (Albanian Agribusiness and Tourism Support Framework), kemi mobilizuar 180 milionë euro kredi për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në agrobiznes dhe turizëm, duke kombinuar financimin me këshillim profesional.

Viti 2025 ishte jashtĂ«zakonisht aktiv pĂ«r BERZH-in nĂ« ShqipĂ«ri. Ne akorduam 218 milionĂ« euro financim nĂ« 30 projekte nĂ« sektorĂ« tĂ« ndryshĂ«m — njĂ« nivel rekord angazhimi. VeçanĂ«risht, gjysma e kĂ«tij financimi u drejtua pĂ«r projekte tĂ« infrastrukturĂ«s sĂ« qĂ«ndrueshme, kryesisht nĂ« hekurudha dhe energji.

Pjesa tjetër prej 50% u fokusua në forcimin e NVM-ve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit privat, përmes bankave partnere ose financimit të drejtpërdrejtë.

Duke parë përpara, mbështetja për ekonominë e gjelbër, axhendën e lidhshmërisë dhe përgatitjen e sektorit privat për integrimin europian do të mbeten prioritete kryesore.

Do të fokusohemi në realizimin e projekteve të energjisë së rinovueshme nga ankandet konkurruese, forcimin e rrjetit elektrik dhe të sistemeve të shpërndarjes, si dhe në investime në zgjidhje për magazinimin e energjisë.

KĂ«to pĂ«rpjekje do t’i mundĂ«sojnĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« integrojĂ« plotĂ«sisht kapacitetet e reja diellore dhe tĂ« erĂ«s, tĂ« rrisĂ« sigurinĂ« energjetike dhe tĂ« pozicionohet si njĂ« eksportuese e ardhshme e energjisĂ«.

Përtej sektorit të energjisë, do të vijojmë të mbështesim rehabilitimin e rrjetit hekurudhor dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë në zhvillimin e infrastrukturës kritike të ujësjellës-kanalizimeve dhe menaxhimit të mbetjeve.

Në sektorin privat, angazhimi ynë për të përmirësuar aksesin në financim mbetet i fortë. Ne do të zgjerojmë partneritetet me bankat vendase dhe do të zbatojmë programe të synuara si SME Reboot dhe Go Digital, së bashku me instrumente të ndarjes së riskut për të nxitur kreditimin dhe konkurrueshmërinë.

Gjithashtu, po shqyrtojmë mundësinë e financimit të drejtpërdrejtë për projekte të mëdha korporative, përfshirë zgjerime ndërkufitare të kompanive shqiptare dhe anasjelltas.

Të dhënat e fundit për Shqipërinë tregojnë emigrim të lartë te qytetarët me arsim të lartë dhe norma relativisht të ulëta kthimi, një sfidë e ngjashme edhe në vende të tjera të rajonit dhe më gjerë. Si krahasohet Shqipëria me vendet që përballen me të njëjtën prirje dhe cilat qasje nga këto përvoja do të mund të ishin të dobishme për forcimin e mbajtjes dhe tërheqjes së talenteve në Shqipëri?

Në fakt, Raporti i fundit i Tranzicionit i BERZH-it nënvizon se, mes personave me arsim të lartë në Shqipëri, pothuajse një e katërta janë larguar, ndërsa relativisht pak persona me arsim të lartë kanë ardhur nga vende të tjera.

Kjo prirje vihet re në shumë ekonomi të Europës në zhvillim në përgjithësi dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku vetëm pak vende (si Bosnja dhe Hercegovina) kanë edhe norma më të larta emigrimi të personave me arsim universitar.

Përvoja e vendeve të tjera, nga Polonia deri në Meksikë, sugjeron se, teksa kushtet përmirësohen dhe të ardhurat rriten, bilanci i migracionit neto ndryshon gradualisht. Individët e arsimuar kthehen në numër më të madh dhe punonjësit e kualifikuar fillojnë të synojnë të lëvizin drejt vendit nga shtete të tjera.

Sfida për politikëbërësit është të krijojnë kushtet e duhura për ata që kthehen me ide, aftësi dhe kapital të fituar jashtë vendit, kushte që u mundësojnë të jenë sa më produktivë.

Duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera, disa masa praktike për të nxitur kthimin e personave të kualifikuar mund të përfshijnë, për shembull, regjistrim të përshpejtuar të biznesit për emigrantët e kthyer, lehtësime tatimore dhe skema bashkë-investimi, ku shteti ose institucionet mbështetëse përputhin kapitalin e tyre me kontribute shtesë.

Po aq të rëndësishme, në mos edhe më shumë, janë masat që synojnë forcimin e mëtejshëm të qeverisjes dhe përmirësimin e klimës së biznesit në përgjithësi./monitor.al/kb

16:18 Prurjet/ KESH shet 18.944 MWh energji me vlerë 1.1 mln euro

By: EL
9 January 2026 at 16:18

Last Updated on 09/01/2026 by EL

Për shkak të reshjeve masive dhe prurjeve të mëdha në kaskadën e Drinit, është rritur ndjeshëm prodhimi i energjisë elektrike, për pasojë KESH ka kryer ankandin e parë të shitjes.

KESH njofton se ka shitur 18,944 megavat energji me çmim mesatar 57.64 euro megavati.

Shitja është bërë e ndarë në 4 lote, çmimi më i ulët për megavat ishte 38.69 euro dhe më i larti 73.39 euro. Ne total vlera e energjisë se shitur arriti në rreth 1.1 milionë euro./e.t

❌
❌