Balluku/ Presidenca: Një instrument kontrolli që nuk është parashikuar nga Kushtetuta, s’mund të marrë “jetë” nga praktikat juridike
TIRANË– Përfaqësuesi i Presidencës, Ilirjan Rusmali, tha se nëse një instrument kontrolli nuk është parashikuar nga Kushtetuta, atëherë ai s’mund të marrë “jetë” nga praktikat juridike si në rastin Balluku.
Ai thekson se kjo normë duhet zgjidhur qartësisht nga Gjykata Kushtetuese.
“Diskutimi që kemi sot është: ka forcën sistemi gjyqësor që të ndikojë në këtë vullnet politik nëpërmjet mekanizmave procedural këtë besoj do ta zgjidhni ju, duke marrë në konsideratë rastin konkret. Debati ka lidhje me këtë: mekanizmat procedural a ushtrohen dot në instrumente kontrolli dhe balance, nëse shndërrohen në të tilla, ato bëhen problematikë.
Sistemi ynë kushtetues i ka hequr ekzekutivit çdo instrument kontrolli mbi gjyqësorin, zero. Në vlerësimin tonë, parashikohen zero instrumente kontrolli nga gjyqësori tek pushtetet e tjera.
Reforma e pushtetit gjyqësor e soli një mekanizëm të vetëqeverisjes gjyqësorit dhe praktikisht pikat e kontaktit midis pushteteve të tjera dhe gjyqësorit u reduktuan në minimum. Në procedurën e emërimit përfshihen edhe Kuvendi dhe presidenti, por vullneti i tyre është minimal. E drejta për të zgjedhur 1 në 3 kandidatë.
Situata e krijuar, ku nuk ka mekanizma kontrolli dhe balance mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, e bën akoma të të ndjeshme këtë situatë faktin që mekanizmat proceduralë penalë të mos përdoren si instrumente, kur e themi këtë, të mos përdoren fare si instrumente.
Një instrument kontrolli që nuk është parashikuar nga Kushtetuta, nuk mund të marrë jetë nga praktika juridike, ky është mendimi ynë nëse biem dakord me parimin e gjësë”, tha ai./abcnews.al