Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

”A të kam mungu”, Kushtrimi pyet Xhenetën. Finalistja e BBVK3: Ke mashtru

By: redi
8 January 2026 at 20:59

Xheneta Fetahu ka hyrë në shtëpinë e BBVK-së për një periudhë 24-orëshe, me një mision nga Vëllai i Madh. Me të hyrë brenda, ajo ka trazuar ujërat mes banorëve të tjerë. Labi ka lënë të nënkuptohet se ajo dhe Kushtrimi kanë një histori së bashku, detajet e së cilës nuk janë bërë ende të ditura. Një tension mes tyre është ndjerë sot, teksa dyshja komunikonte brenda shtëpisë në prani të banorëve…

Source

Blushi debat me kryebashkiaken Mersini: I latë la ujë dhe i përzutë me polici

By: redi
8 January 2026 at 20:46

Tedi Blushi i kërkoi kryebashkiakes së Vlorës, Bruna Mersini, që t’i kërkojë falje qytetarëve vlonjatë sepse janë lënë pa ujë dhe janë përzënë me polici nga protesta. “Në prag të ndërrimit të viteve, Vlora ishte në katastrofë dhe emergjencë. A do i kërkoni falje qytetarëve të Vlorës, jo vetëm se i latë pa ujë, por edhe se përdorët policinë për të shuar protestën e tyre të ligjshme?

Source

Zjarr i frikshëm në tregun e rrobave të përdorura tek ”5 Maji”, dikush e ka piketuar për Kulla!

By: redi
8 January 2026 at 20:30

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi mes tezgave, ndërsa tymi i dendur ka krijuar panik te tregtarët dhe qytetarët e pranishëm. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Afër zjarrit masiv ndodhen edhe tre pallate banimi. Në vendngjarje kanë mbërritur…

Source

Dalja e Lumit Vjosa nga shtrati përmbyt edhe fshatin Mifol

By: redi
8 January 2026 at 20:22

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka përmbytur edhe fshatin Mifol në Vlorë, ku uji ka arritur në kuotat mbi argjinaturë, duke rrezikuar banesat në atë zonë. Me situatën gjithnjë e më kritike, shtabi i Emergjencavë të Vlorës, i mbledhur në Novoselë, njoftoi urdhrin e evakuimit. Forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile, që prej paradites, u angazhuan në ndihmë të banorëve të bllokuar në banesat e…

Source

Digjen disa magazina, zjarri vijon aktiv. Në rrezik disa biznese përreth

By: redi
8 January 2026 at 20:07

Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Flakët janë të mëdha duke rrezikuar dhe disa biznese pranë tregut. Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, ndërkohë që në vend janë mbledhur dhe shumë qytetarë të zonës që ndodhen në panik.

Source

Spartak Ngjela tregon nëse do të kemi një qeveri teknike

By: redi
8 January 2026 at 19:49

Avokati Spartak Ngjela nuk e sheh të mundur krijimin e një qeverie teknike. Kjo vjen nëse dy forcat kryesore politike PS-PD do të kenë të barazuar deputetët 50% me 50% në Parlament. ”Ka një rregull qeveria teknike. Qeveria teknike formohet kur dy forcat politike në parlament janë shumë pranë njëra-tjetrës. Ose kur kanë barazuar deputetët, 50 % me 50 %. Nëse jemi 50% dhe 50%

Source

Moti i keq në Devoll, nënprefekti tregon zonat më problematike

By: redi
8 January 2026 at 19:39

Në Bashkinë e Devollit situata më problematike nga reshjet ka qenë në fshatin Progër. Të dhënat u bënë publike nga nënprefekti i Devollit Henrik Rusi, sipas të cilit aktualisht po punohet për rregullimin e argjinaturës së lumit të Oshticës. ”Për sa i përket Bashkisë së Devollit Situatë më problematike ka qenë në Progër, niveli i ujit ka rënë me ndërprerjen e reshjeve. Në Cangonj dhe Mançurisht…

Source

VIDEO/ Policia Rrugore në terren: Gomat dimërore dhe zinxhirët të detyrueshme në zonat malore

By: redi
8 January 2026 at 19:06

Policia Rrugore apelon që drejtuesit e automjeteve që të përdorin goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse ndërsa në mjaft zona temperaturat kanë rënë nën zero dhe ka reshje bore. Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore në Rrugën e Arbrit, për të parë nga afër situatën dhe për të komunikuar me punonjësit e Policisë që janë të angazhuar në këtë aks rrugor…

Source

VIDEO/ Vijon protesta e qytetarëve tek Bashkia Durrës, përplasje të forta me policinë

By: redi
8 January 2026 at 18:34

Dhjetëra qytetarë në Durrës po protestojnë këtë mbrëmje në sheshin kryesor, duke hedhur thirrje kundër Bashkisë dhe qeverisë ”Rama 4” si shkaktarë kryesore të situatës dhe dëmeve që kanë pësuar. Nuk kanë munguar edhe thirrjet “Poshtë qeveria”, “Poshtë kryeministri” apo “Durrësi në ujë”. Protestuesit i janë drejtuar Bashkisë por aty janë penguar nga Policia Bashkiake duke u përplasur fizikisht…

Source

Përmbytjet në vend, BE në Shqipëri: Po ndajmë informacion dhe pamje satelitore me autoritetet

By: redi
8 January 2026 at 18:21

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka njoftuar se po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në disa zona. Përmes një postimi në rrjetet sociale, thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus. Njoftimi i plotë Delegacioni…

Source

E deleguara e Amerikës takon Brahon dhe Ketën në SPAK: Mbështetje kundër krimit dhe trafikut të narkotikëve

By: redi
8 January 2026 at 18:01

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka takuar kreun e ri ti SPAK-ut, Klodjan Braho dhe kreun e BKH, Joni Keta. VanHorn ka takuar edhe ish-kreun Altin Dumani, dhe prokurorë të tjerë të SPAK. Ambasada thekson se gjatë takimit me Brahon edhe Ketën, Vanhorn ka theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të…

Source

Zv/kryeministrja Balluku mbledh strukturat e zonës së Jugut për përmbytjet

By: redi
8 January 2026 at 17:53

Ulja e nivelit të lumit Vjosë në Memaliaj në 6.5 m është një lajm mjaft pozitiv për të gjithë rajonin e jugut. Këtë tha nga Gjirokastra zv.kryeministrja Belinda Balluku, pas përfundimit të mbledhjes që zhvilloi me strukturat drejtuese të qarkut Gjirokastër. Lidhur mbi problematikën prej dekadash që krijohet në aksin Gjirokastër-Tepelenë, Balluku tha se qeveria do të ndërhyjë falë një plani për…

Source

Vdekja e punonjësit për shkak të motit, Sako: Ka ndodhur jashtë orarit të punës

By: redi
8 January 2026 at 17:44

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako thotë se 35 persona janë evakuar në Katund të Ri dhe 55 të tjerë në Sukth, për shkak të përmbytjeve. Sako foli edhe për vdekjen e punonjësit të komunales, 54-vjeçari Astrit Hysenaj, i cili dyshohet se humbi jetën për shkak të motit të keq. Kryebashkiakja tha se sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur jashtë orarit të punës. ”…

Source

Kryebashkiaku Ndreu: E para është krimi i batërdinë së urbanizimit pa asnjë kriter…

By: redi
8 January 2026 at 17:35

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka bërë një analizë evidentuese të shkaqeve që shumë qytete të vendit përmbyten masivisht dhe lehtësisht sa herë që shtohen reshjet e shiut. ”Të gjithë kemi faj! Banorët që derdhën lekët dhe nuk menduan se çfarë i priste, por që as nuk ua shpjegoi kush. Shteti rrumpallë që i la të bënin si të donin. Ne që nuk po gjejmë dot si të zgjidhet ky lemsh…

Source

VIDEO/ Xheneta Fetahu futet në Big Brother për të pastruar

By: redi
8 January 2026 at 16:59

Xheneta Fetahu ka hyrë në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4”, për një qëndrim të përkohshëm prej 24 orësh. Kur e panë Xhenetën, reagimet e banorëve ishin të menjëhershme, shumica mbetën të shtangur dhe të habitur, duke mos e pritur një rikthim kaq të papritur. Ky rikthim i Xhenetës pritet të sjellë momente të forta dhe dinamika të reja në shtëpi, ndërsa shikuesit do të ndjekin me padurim çdo…

Source

”Deskalim propogandistik”, Basir Çollaku reagon për paraqitjen e ministrave në Durrës

By: redi
8 January 2026 at 16:41

Fotot e publikuara gjatë vizitave zyrtare në zonat e prekura nga përmbytjet në Durrës kanë ngjallur diskutime dhe kritika në opinionin publik, për shkak të mënyrës se si janë paraqitur përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe pushtetit vendor. Basir Çollaku ka publikuar foton ku shfaqet zyrtarët. ”Deskalim propogandistik. I patë fotot? Ministri i drejtësisë shkon te burgu i Durrësit me komplet…

Source

Ambasada e Amerikës paralajmëron përkeqësim të situatës, thirrje qytetarëve të shmangin zonat me rrezik

By: redi
8 January 2026 at 16:33

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, vijon që të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Në një postim të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës bëhet e ditur se përmbytjet mund të ndodhin pa…

Source

❌
❌