Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

“Korridori 8”, lotet që mbyllen këtë vit/ ARRSH synon Elbasani deri te tuneli i Librazhdit dhe Elbasan-Peqin

By: Fax Web
16 January 2026 at 20:33

Brenda këtij viti parashikohet përmbyllja e punimeve në disa lote të Korridorit VIII rrugor.

Përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar bënë me dije për TV SCAN, se në drejtimin nga Elbasani në Qafë – Thanë, përveç lotit I, që aktualisht është i përfunduar, pritet edhe përmbyllja e fazave II, III dhe V. Së bashku me të parën, këto faza përfshijnë segmentin, që nis nga Labinot – Fushë, deri në qytetin e Librazhdit.

Më specifikisht faza V parashikon ndërtimin e tunelit, teksa është e ndarë në dy segmente, njëri prej të cilëve fillon pikërisht pas urës së Murrashit, që shënon fundin e fazës III, duke bërë që 2 fazat të lidhen me njëra – tjetrën.

Në drejtimin nga Elbasani në Qafë – Thanë në total janë 8 kontrata që mbulojnë një gjatësi prej 26 km dhe në lotet e tjerë punimet do të jenë në vazhdim.

Ndërkaq, brenda vitit 2026 pritet edhe përmbyllja e 6 loteve të tjerë të korridorit 8, por në drejtimin nga Elbasani – Drejt Rrogozhinës, që mbulojnë rreth 20 km, nga 40.7 km që është në total.

Edhe në këto segmente ecuria e punimeve është e ndryshme, por autoritetet kanë deklaruar se punimet kryhen me lehtësi për shkak të terrenit fushor si dhe për faktin se janë segmente tërisht të rinj dhe nuk pengohen nga trafiku, sikurse ndodh në pjesën tjetër të këtij korridori.

Pas përfundimit të punimeve ky aks do të jetë rrugë e kategorisë B, interurbane me nga 2 korsi në secilin krah, ndërsa referuar dokumenteve shpejtësia e lejuar do të jetë në intervalin 90 – 140 km/orë.

“Republika Islamike do të bjerë”/ Djali i shahut të fundit të Iranit: Duhet “sulm kirurgjikal” ndaj Gardës Revolucionare

By: Fax Web
16 January 2026 at 20:27

Reza Pahlavi, djali në mërgim i shahut të fundit të Iranit, u ka bërë thirrje fuqive botërore të mbështesin protestuesit iranianë për rrëzimin e qeverisë, duke deklaruar se është i bindur se “Republika Islamike do të bjerë, jo nëse, por kur”.

Udhëheqësi i opozitës, me bazë në SHBA, kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të shënjestrojë udhëheqjen e Gardës Revolucionare të Iranit, duke thënë se kjo do të “lehtësonte detyrën tonë dhe do të parandalonte humbje të mëtejshme të jetëve”.
Ai bëri thirrje për një “sulm kirurgjikal” ndaj infrastrukturës së komandës dhe kontrollit të Gardës Revolucionare.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), që nga fillimi i protestave më 28 dhjetor, të paktën 2,595 protestues janë vrarë, përfshirë 17 fëmijë. Gjithashtu janë raportuar 164 viktima nga forcat e sigurisë ose të lidhura me qeverinë, si dhe 21 civilë të papërfshirë. Mbi 22,000 protestues të tjerë janë arrestuar.
Sipas “BBC“, protestat filluan si reagim ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe rënies së monedhës, por u shndërruan shpejt në thirrje kundër regjimit klerikal dhe udhëheqësit suprem, Ali Hosseini Khamenei. Demonstruesit kanë brohoritur slogane si “Vdekje diktatorit” dhe “Khamenei do të rrëzohet këtë vit”.

 

Qeveria iraniane i ka cilësuar protestat si “trazira” të nxitura nga armiqtë e vendit. Autoritetet kanë reaguar me forcë vdekjeprurëse dhe kanë vendosur një ndërprerje pothuajse totale të internetit dhe komunikimeve që nga 8 janari, duke e bërë të vështirë verifikimin e informacionit nga brenda Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Teheranin kundër vrasjes së protestuesve, duke deklaruar se SHBA-të do të ndërmarrin “masa shumë të forta” nëse ekzekutimet vazhdojnë. Ai tha më vonë se i ishte raportuar se “vrasjet kanë ndaluar”, por nuk përjashtoi veprimet ushtarake. Në përgjigje, kryetari i parlamentit iranian paralajmëroi se çdo sulm amerikan do t’i bënte objektiva legjitime Izraelin dhe bazat ushtarake amerikane në rajon.

SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar kanë reduktuar personelin në bazën ajrore Al-Udeid në Katar, duke e cilësuar këtë si një masë paraprake.

Duke folur në një konferencë shtypi në Uashington, Pahlavi pretendoi se pjesë të aparatit të sigurisë iraniane kanë refuzuar të shtypin protestat dhe se regjimi ka sjellë luftëtarë nga milici të huaja për të shuar demonstratat. Ai u bëri thirrje gjithashtu fuqive globale të rrisin presionin ekonomik, të dëbojnë diplomatët iranianë, të kërkojnë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe të mundësojnë internet satelitor, përfshirë Starlink, për popullin iranian.

“Me ose pa ndihmën e botës, regjimi do të bjerë,” tha Pahlavi. “Por do të bjerë më shpejt dhe më shumë jetë do të shpëtohen nëse fjalët kthehen në vepra.”

Ai u zotua se do të kthehej në Iran dhe paraqiti një plan për hartimin e një kushtetute të re. I pyetur për udhëheqjen e ardhshme të vendit, Pahlavi tha se vendimi i takon popullit iranian dhe se ai mbështet një sistem demokratik të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, liritë individuale dhe integritetin territorial të Iranit.

Babai i tij, shahu i fundit i Iranit, u rrëzua nga pushteti gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979, duke i hapur rrugë vendosjes së regjimit aktual shiit.

425 euro nga janari dhe 500 nga korriku/ Hyn në fuqi vendimi për pagën minimale në Kosovë

By: Fax Web
16 January 2026 at 20:07

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zyrtarizuar rritjen e pagës minimale për të gjithë punëtorët me orar të plotë, duke e ndarë procesin në dy faza gjatë vitit 2026. Me këtë vendim, pagat minimale përcaktohen në 425 euro bruto nga janari dhe 500 euro bruto nga korriku.

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pagës minimale ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shënuar një nga ndryshimet më të rëndësishme në politikat e punësimit të viteve të fundit.

Rritja do të zbatohet në dy faza gjatë vitit 2026, me qëllim që të lehtësohet përshtatja e sektorit publik dhe privat ndaj standardeve të reja të pagës.

Sipas vendimit zyrtar me numër 10/273, të datës 31 tetor 2025, e nënshkruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, paga minimale për punë me orar të plotë do të jetë 425 euro bruto duke filluar nga 1 janari 2026. Në fazën e dytë, që hyn në fuqi më 1 korrik 2026, paga minimale do të rritet në 500 euro bruto.

Vendimi detyron Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Inspektoratin e Punës të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij në kohë dhe mënyrë të plotë.

Ky ndryshim vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh dhe kërkesash nga sindikatat e punëtorëve për përshtatje të pagës minimale me inflacionin dhe koston e jetesës.

Qeveria ka deklaruar se synon që me këtë vendim të përmirësojë mirëqenien e punëtorëve dhe të forcojë standardet e tregut të punës në vend.

Paga minimale në Kosovë deri më tani ka qenë ndër më të ultat në rajon, prandaj rritja e saj pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në fuqinë blerëse të qytetarëve dhe në përmirësimin e kushteve të punës.

Megjithatë, disa përfaqësues të sektorit privat kanë kërkuar mbështetje shtesë nga Qeveria, duke paralajmëruar se bizneset e vogla dhe të mesme mund të përballen me vështirësi financiare në fazën e parë të zbatimit.

Nga ana tjetër, organizatat sindikale e kanë mirëpritur vendimin, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv drejt drejtësisë sociale dhe vlerësimit më të lartë të punës së ndershme.

Sipas tyre, ky vendim duhet të pasohet me masa shtesë për kontroll të çmimeve dhe për mbrojtjen e punëtorëve nga shkeljet e mundshme të ligjit të punës.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe zbatimi i tij do të monitorohet nga institucionet përkatëse.

Protestat në Minnesota vazhdojnë, Trump: Mos më detyroni të ndërhyj

By: Fax Web
16 January 2026 at 19:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi udhëheqësit në Minnesota se mund të ndërhyjë nëse protestat vazhdojnë për shkak të aktiviteteve të zbatimit të ligjit për emigracionin.

Në Minnesota, shkatërruesit, agjitatorët dhe kryengritësit janë, në shumë raste, profesionistë të paguar mirë”, shkroiruan Trump në “Truth Social”.

Guvernatori dhe Kryetari i Bashkisë nuk dinë çfarë të bëjnë, e kanë humbur plotësisht kontrollin dhe aktualisht po bëhemi të pa dobishë. Nëse, dhe kur të jem i detyruar të veproj, do të zgjidhet shpejt dhe efektivisht”, vijon presidenti i SHBA.

Trump nuk tha se do ta përdorte Aktin e Kryengritjes për të dërguar ushtrinë në Minesota. Një ditë më parë, ai tha se do ta përdorte ligjin nëse do të ishte e nevojshme për t’i dhënë fund shpejt absurditetit që po ndodh në atë shtet dikur të madh.

VIDEO/ Silvinho e përmendi për Kombëtaren shqiptare, argjentinasi ndryshon skuadër

By: Fax Web
16 January 2026 at 19:41

Tomas Guidara, një nga emrat e përmendur nga trajneri Silvinho për Kombëtaren, ka ndryshuar skuadër duke firmosur së fundmi për Lanus.

Pas eksperiencës me Huracan, 29-vjeçari do të mbetet sërish mbetet në elitën e futbollit argjentinas.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fundin e vitit 2028.

Me origjinë arbëreshe, por që ka luajtur vetëm në Argjentinë, Guidara asnjëherë nuk është ftuar nga Shqipëria edhe pse emri i tij është përmendur disa herë.

Garda blindon dyert e Kryeministrisë, para protestës së Adriatik Lapajt

By: Fax Web
16 January 2026 at 19:39

Një ditë para protestës së Adriatik Lapajt dhe aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”, shërbimi i Gardës ka blinduar godinën e Kryeministrisë.

Sic shihet nga pamjet, punonjës të Gardës kanë vendosur veshje metalike në fasadën e godinës.

“Asnjë taksë për RTSH-në”/ Asociacioni i Gazetarëve reagon ndaj Ramës: Dështimi nuk mund ti faturohet vetëm institucionit

By: Fax Web
16 January 2026 at 19:33

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama ku hodhi kritika të forta ndaj Radio Televizionit Publik Shqiptar duke e quajtur një.

Sipas kreut të qeverisë, RTSH duhet të shqyrtojë disa opozione siç janë mbyllje, riformatimi, privatizimi, ose dhe partneritetit, sepse sipas Ramës, nuk duhet të vijojë më siç është, ndryshe nuk do të ketë më taksë për televizionin.

LEXO EDHE: “Kemi dështuar me televizionin publik…”/ Rama për RTSH-në: Nuk i meritojnë taksat e shqiptarëve

AGSH deklaron se, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin mediatik dhe të drejtën e publikut për informim.

Deklarata e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim të thellë lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama mbi Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), të bëra më 16 janar, ku televizioni publik u cilësua si “dështim” dhe u hodhën në tavolinë opsione ekstreme si mbyllja, privatizimi apo partneriteti.

AGSH vlerëson se retorika politike që stigmatizon median publike dhe sugjeron zgjidhje drastike, pa një analizë të thelluar dhe pa garanci për pavarësinë editoriale, cenon parimet themelore të shërbimit publik mediatik dhe standardet evropiane për lirinë e medias.

Televizioni publik nuk është thjesht një ndërmarrje financiare, por një institucion i interesit publik që duhet të garantojë informim të paanshëm, kulturë, edukim dhe akses të barabartë për qytetarët.

Është e papranueshme që përgjegjësia për dështimet strukturore të RTSH-së t’i faturohet vetëm institucionit, duke anashkaluar faktin se për vite me radhë ndërhyrjet politike, emërimet e kontestuara, mungesa e transparencës dhe paqëndrueshmëria financiare edhe përmes abuzimit të të emëruarve politikë kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e tij.

Refuzimi i financimit publik si mjet presioni politik përbën një rrezik serioz për pavarësinë e medias publike.

AGSH thekson se çdo reformë e RTSH-së duhet të ndërtohet mbi dialog të gjerë me gazetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët e medias, duke respektuar praktikat më të mira evropiane dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare.

Opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin mediatik dhe të drejtën e publikut për informim.

Asociacioni I Gazetarëve të Shqipërisë për vite me radhë ka bërë thirrje për reforma të thella në RTSH, që lidhen kryesisht me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues e më pas me Drejtorin e Përgjithshëm, si dhe një reformë e brendshme strukturore.

“Nuk janë shumë, u them jepni dorëheqjen”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

By: Fax Web
16 January 2026 at 19:37

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, i cili tha gjatë takimit me kryetarët e degëve se, “Individë të caktuar, të cilët për hir të bizneseve të tyre kanë bashkëpunuar me kundërshtarin tonë, ata nuk kanë vend në mënyrë absolute në Partinë Demokratike. Ata të shkojnë tek partia e tyre e krimit. Se të flirtosh me partinë e krimit është krim ndaj opozitës. S’janë të shumtë, aq sa janë. Të tjerë, të tjerë, të cilët zemërimi, prish se jeni këtu. Zemërimi, nuk i lejoi të ngrihen mbi zemërimin e tyre dhe të gjejnë forca të angazhohen në betejën në fushatë elektorale”.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se, askush nuk mund të jetë mbi Kushtetutën e PD-së, të miratuar me votë nga anëtarësia.

Në fund të reagimit të tij, Salianji njofton edhe Foltoren e rradhës, këtë të dielë në qytetin e Lezhës.

Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje.
Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese. Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin.
Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese.
Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”.
Do vazhdoj të përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese.
Shihemi të Dielën në Lezhë“, shkruan Salianji në reagimin e tij.

“Çfarë, ti nuk dole dot mbi zemërimin tënd, kupton apo jo? Prandaj të lutem, merr një pauzë, qetësohu, je, mbetesh ti, po mendo njëherë, se nuk të ka borxh partia ty, edhe gabim po të ketë bërë, se unë nuk them se ka patur një drejtësi maksimale në, në, në përcaktimin e listave e të tjerë e të tjerë. Po dhe gabim, ti s’mund të reagojë kurrë me një indiferencë, sikur nuk po zhvillohet në një kohë kur ishte e gjithë, e gjithë anëtarësia jote në betejë. Edhe këta, aq sa janë, nuk janë shumë, u them që tani, jepni dorëheqje.

Në të mirën tuaj, nuk do zgjidhen në forume. Jo, nuk mund të zgjidhen. Sepse nuk dolët dot mbi zemërimin ju. Ndaj dhe kjo, kjo analizë, pra bëhet me qëllimin më të mirë, për të ripërtërirë forcat, për të ripërtërirë drejtimet në Partinë Demokratike. Por kjo nuk mund të bëhet, nuk mund të marri kurrë, nuk mund të marri kurrë karakterin që duam, në qoftë se ne nuk verifikojmë, identifikojmë çdo anëtar dhe anëtare të kësaj partie. Konstatoj një tendencë jo të favorshme ndaj primareve”.

Kështu do të shprehej ndër të tjera kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimit me kryetarët e degëve në rrethe.

LEXO EDHE: Protesta e 24 Janarit/ Berisha mbledh kryetarët e degëve: 2026-a, viti i provës së madhe

“Duhet të kemi 100, jo 140 deputetë”/ Rama paralajmëron ndryshime kushtetuese: Në fund të mandatit…

By: Fax Web
16 January 2026 at 18:26

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformë të re kushtetuese, me fokus në fund të këtij mandati parlamentar.

Gjatë fjalës së tij në mbyllje të takimit me Grupin Parlamentar të PS, Rama theksoi se është koha për të ngritur një grup nismëtar që do të ketë në fokus pikërisht këtë, ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri ripërsëriti edhe njëherë nevojën, sipas tij, që parlamenti ka për t’u zvogëluar në numër.

“Duhet të mendohet përveç të tjerësh edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshime kushtetuese. Ne e kemi shtruar qysh në krye të këtij mandati nevojën që parlamenti i Shqipërisë të zvogëlohet në numër. Kemi një parlament me 140 vetë dhe fare mirë mund të jetë me 100 vetë, gjë që do ta mirëpriste publike, gjë që do të racionalizonte forcat dhe burimet. Ka edhe aspekte të tjera që duhen rivizituar nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, dinë çfarë lexojnë, kur vjen puna te Kushtetuta e Shqipërisë.

Duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces. Natyrisht është shumë më tepër se sa një reformë zgjedhore, apo reformë territoriale. Kërkon shumë më tepër hapësirë, angazhim, burime etj. Por duhet nisur kjo punë. Ambicia jonë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë një reformë kushtetuese”, tha Rama.

LEXO EDHE: “Deputetët e shumicës, si spektatorë teatri”/ Rama: Do ndërpriten “orët me forcë”, fund rrugaçërisë në Parlament

VIDEO/ SPAK dhe BKH, kontroll në pallatin luksoz në Tiranë

By: Fax Web
16 January 2026 at 19:41

Në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet italiane, Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme disa kontrolle një ambient të marrë me qira në “Alban Tower, godinë që ndodhet përballë Kishës Ortodokse në Tiranë.

Siç mëson Fax News, kontrollet kanë për qëllim gjetjen e materialeve apo sendeve të tjera me vlerë, lidhur me një hetim për mashtrim përmes call center-ave.

Kontrollet në disa objekte vijojnë prej mëngjesit të sotëm pas marrjes së aprovimit nga GJKKO.

Në orët në vijim pritet të dalin më shumë informacione mbi këto kontrolle.

“Roja e Arktikut”, NATO operacion për Groenlandën?

By: Fax Web
16 January 2026 at 18:13

NATO po diskuton mënyrat për uljen e tensioneve politike mes Danimarkës dhe SHBA-së mbi të ardhmen e Groenlandës, dhe një prej tyre është krijimi i një misioni të aleancës, të pagëzuar si “Roja e Arktikut”.

Propozimi u diskutua në Bruksel pas interesimit të hapur të SHBA për Groenlandën, përfshirë edhe deklarata që nuk përjashtojnë përdorimin e forcës.

NATO-ja ka përvojë me misione të ngjashme si “Roja e Baltikut” dhe “Roja e Lindjes”, të cilat konsiderohen të suksesshme.

Disa vende evropiane, përfshirë Belgjikën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, mbështesin rritjen e angazhimit të aleancës në Arktik, sidomos për shkak të interesimit në rritje të Rusisë dhe Kinës, ndërsa shkrirja e akullit po hap rrugë të reja detare.

Megjithatë, ka rezerva të mëdha praktike dhe politike.

Një mision i tillë do të kërkonte shumë anije, trupa me përvojë në kushte arktike dhe miratimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s.

Zyrtarë të lartë ushtarakë e konsiderojnë iniciativën të parakohshme dhe paralajmërojnë se do të merrte muaj për t’u realizuar.

Përveç vendeve nordike dhe Kanadasë, ka pak trupa që kanë përvojë në veprimin në kushte të ashpra arktike. Prandaj, në operacionin e tanishëm të udhëhequr nga Danimarka, “Operacioni Qëndrueshmëria e Arktikut”, në dhe rreth Groenlandës, marrin pjesë trupa nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Holanda dhe Norvegjia.

Dhe, ndonëse jo të gjithë duhet të kontribuojnë, të gjithë duhet ta japin pëlqimin për të nisur një mision të tillë. SHBA-ja tashmë ka prani ushtarake në Groenlandë dhe marrëveshje ligjore që e lejojnë zgjerimin e saj.

Ndërkohë, bisedimet mes Uashingtonit dhe Kopenhagës po vazhdojnë, me synimin për të gjetur një kompromis që mund të përfshijë një rol më të madh të NATO-s.

Shumë diplomatë besojnë se presioni amerikan është pjesë e një taktike negociuese për ta shtyrë Europën të investojë më shumë dhe më shpejt në mbrojtje, përtej fokusit tradicional në krahun lindor.

“Deputetët e shumicës, si spektatorë teatri”/ Rama: Do ndërpriten “orët me forcë”, fund rrugaçërisë në Parlament

By: Fax Web
16 January 2026 at 17:45

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur fjalën mbyllëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar, që ka nisur prej paradites së sotme në Pallatin e Brigadave dhe ku marrin pjesë edhe ministrat e kabinetit.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se, procesi i negociatave nuk mund të përballet me këtë numër seancash parlamentare, duke kërkuar që të konsiderohet mundësia për rritjen e seancave të parlamentit.

Një gjë është shumë e qartë dhe besoj që është më e qarta nga të gjitha. Ky vit që nis dhe viti i ardhshëm do të kenë një ngarkesë si asnjëherë më parë në Kuvendin e Shqipërisë dhe si asnjëherë më pas. Numri i ligjeve që do duhet të kalojnë në filtrin dhe pastaj në seancën e vendimmarrjes së Kuvendit do të jetë më i larti ndonjëherë për shkak të procesit të negociatave. Nga ana tjetër na duhet siç thamë të jemi sa më cilësorë në këtë proces. Kjo shton nevojën për të rritur angazhimin, orët e punës dhe për të konsideruar mundësinë e rritjes së seancave të parlamentit. Nuk është i përballueshëm ky proces me këtë numër seancash”, tha Rama.

Më pas, ai pati edhe një mesazh për opozitën duke deklaruar se nuk do të lejohet më marrja e fjalës me forcë dhe pengmarrja e seancave plenare.

“Duhet ta ritheksoj që në ndarjen e mandateve në kuvend, diferenca është e madhe, në ndarjen e orëve të fjalës në Kuvend, po të shikosh duket ikur jemi në një parlament 1 me 49. Orët e vëna në dispozicion për opozitën janë anomalish shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare në parlamentet e BE. Nuk po them ti ulim orët opozitës, me ketë them që duhet të shikojmë sesi do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim. Në shkeljet ë plotë të etikës parlamentare duke përdorur procedurën për të marrë peng publikun për 1 ose 2 orë kur fillon kuvendi, dhe për të pushuar sallën e parlamentit duke i vendosur deputetët e shumicës,  në pozitën e tyre që janë aty si spektatorë të një teatri balte.

Në asnjë parlament demokratik në asnjë parlament të BE nuk i lejohet asnjë force politike. Rregullorja e parlamenti nuk është e shkruar në gurë, bazuar tek praktikat e BE, duhet ndërhyrë menjëherë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë për fjalën pengmarrje”, tha Rama.

Protesta e 24 Janarit/ Berisha mbledh kryetarët e degëve: 2026-a, viti i provës së madhe

By: Fax Web
16 January 2026 at 17:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur pasditen e sotme, kryetarët e degëve ku në fokus të diskutimeve është protesta e radhës e opozitës, që do të zhvillohet më 24 janar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh ndër të tjera se, viti 2026 është viti i provës së madhe.

“Ky është viti i provës së madhe”, u tha Berisha kryetarëve të degëve.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ky takim, kjo mbledhje ka dy qëllime kryesore të një rëndësie shumë të madhe. Jemi mbledhur sot për përgatitjet që duhet të bëjmë për datën 24 janar. Për secilin prej jush, për secilin prej jush, për çdo anëtar dhe anëtare të Partisë Demokratike, për çdo opozitare dhe opozitar, duhet të ketë të qartë se ky është viti i provës së madhe, ky është viti i sfidës më të madhe që kemi patur ndonjëherë në jetën tonë politike, ky është viti më përcaktues për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ne nisim këtë vit pasi në një betejë të pabarabartë, në një betejë të vështirë, ne kemi dalë, ja kemi dalur të paraqesim me sukses para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të vërtetat dramatike të narko-shtetit, të diktaturës autoritare apo autokracisë elektorale të Edi Ramës.

Nuk ka qenë një gjë e thjeshtë, ka qenë një gjë shumë e vështirë për faktin se siç e dini, propaganda koprolalike që ai ka ndërtuar në vend duke vendosur në kontroll mbi 90% të mediave kundrejt pagesave, kundrejt ryshfeteve, për të mashtruar qytetarët shqiptarë dhe për të glorifikuar të keqen, për të mbrojtur krimin, vjedhjen, drogën dhe farsën elektorale, po atë mashtrim ai u ka ndërmarrë, duhet thënë gjithashtu, jo pa sukses në komunitetin ndërkombëtar.

Me lobimin e tij dhjetëra, qindra miliona euro në zyrtarë të ndryshëm të llojit McGonigal, Mogherini, Coldea e të tjerë, e të tjerë, lista e tyre sigurisht shumë e gjatë dhe ne nuk e dimë, por këta i marrim vesh se i nxjerrin aksidentet.

Ai ka bërë gjithçka, ka krijuar një mburojë rreth aktivitetit të tij kriminale si drejtues, patron i organizatës kriminale shtetërore më të rrezikshme të Europës, që është qeveria e tij. Ne arritëm në shtatë rezoluta ndërkombëtare në një hark kohor 14 mujor, të miratuara dhe të firmuara nga të gjitha partitë e spektrit politik tonë në Europë, në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Arritëm të paraqesim me vërtetësi tiparet e shëmtuara kryesore të narko-diktaturës së Edi Ramës, diktaturës autoritare të tij. Arritëm t’u faktojmë botës se ky demon pushteti ka të përqëndruara në duart e tij në mënyrë antikushtetuese dhe anti-ligjore pushtete më shumë se diktatori i fundit komunist në Shqipëri.

Se ky demon pushteti kontrollon në çdo qelizë, nëpërmjet lidhjeve me krimin dhe drogën, pushtetin në Shqipëri. Arritëm të faktojmë se ky është një armik i egër i pluralizmit që përdor Dumanët e tij kundër pluralizmit politik në Shqipëri, përdor Dumanët e tij si liçencë për krime të shëmtuara elektorale.

Arritëm t’u faktojmë të tjerëve lidhjet e tij me Sinaloan e Meksikës, me grupe të tjera trafikantësh në Shqipëri, në Europë dhe në botë.

MESAZHET/ “Je femra më e bukur e fshatit”! Si Altin Meçe përndiqte motrën e policit

By: Fax Web
16 January 2026 at 17:13

Merr rrjedhë tjetër ngjarja e mbrëmjes së 10 janarit në fshatin Vjosë, të bashkisë Fier, ku Ylli Meçe, 81 vjeç dhe djalin e tij Altin Meçe, u dhunuan brenda banesës së tyre.

Për këtë ngjarje, familja Meçe akuzoi Fredi Lamajn, punonjës policie.

Ndërsa sot, motra e efektivit ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me akuzat e bëra nga shtetasi Altin Mecaj, i cili ka deklaruar në media se është dhunuar për shkak të një “like” në rrjetet sociale.

Ndërkohë ajo ka publikuar edhe mesazhet që ka marrë prej Meçajt, duke thënë se e ka denoncuar për përndjekje, pasi i shkruante vazhdimisht dhe i shprehte dashurinë.

Reagimi i plotë:

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta. Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë. Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.

Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.
Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.

Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,
Motra e Fredi Lamaj

FOTO-EMRI/ I kërkoi 8 mijë euro klientit për të ndikuar te drejtësia, GJKKO dënon avokatin

By: Fax Web
16 January 2026 at 16:55

Avokati Besart Logu është dënuar me 2 vite burgim nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) pasi akuzohet se i mori 8 mijë euro një klienti për të ndikuar te drejtësia në favor të tij.

Dënimi me burg i Logut është konvertuar me 2 vite e 8 muaj shërbim prove.

Gjithashtu, avokatit i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej 9 muajsh.

VENDIMI I GJKKO:

Aksident me disa të plagosur në Peshkopi-Maqellarë, dy prej tyre me helikopter drejt Tiranës

By: Fax Web
16 January 2026 at 16:36

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Peshkopi-Maqellarë, pranë fshatit Dovolan.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërsa dy prej të plagosurve janë transportuar me helikopter drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

 

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimi i ri ushtarak/ Gjermania nis pyetësorët e rekrutimit! Për meshkujt, përgjigjia është e detyrueshme

By: Fax Web
16 January 2026 at 16:24

Ushtria gjermane, “Bundeswehr”, ka nisur dërgimin me postë të pyetësorëve të parë për sistemin e ri të rekrutimit ushtarak, konfirmoi një zëdhënës për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (dpa).

Pyetësorin e rekrutimit do ta marrin të gjithë meshkujt dhe femrat që mbushin moshën 18 vjeç, si hapi i parë për të vlerësuar aftësinë si dhe motivimin e tyre për shërbimin ushtarak.

Sipas kushtetutës gjermane, shërbimi ushtarak është i detyrueshëm vetëm për meshkujt, prandaj ata janë të detyruar ta plotësojnë formularin e pyetësorit.

Për gratë shërbimi ushtarak është vullnetar, prandaj ato mund t’i plotësojnë formularët vetëm nëse dëshirojnë.

Plotësimi i pyetësorit bëhet online përmes një kodi QR.

Vullnetarët e parë pritet të fillojnë shërbimin ushtarak në muajt në vijim.

Ligji për Shërbimin Ushtarak hyri në fuqi më 1 janar

“700,000 femra dhe meshkuj të lindur në vitin 2008 ose më vonë do të marrin këto ditë një pyetësor”, njoftuan Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe Inspektori i Përgjithshëm Carsten Breuer në një urdhër ditor drejtuar trupave në fillim të vitit. Ligji i ri për rekrutimin e detyruar hyri në fuqi më 1 janar.

Gjermania po i përgjigjet kështu kërcënimitnga Rusiadhe ndryshimeve që rezultojnë në objektivat e NATO-s. Bundeswehri numëron momentalisht 180,000 ushtarë aktivë. Me rekrutimet e reja pritet që atyre t’u shtohen edhe 80,000 vetë në 260.000. Përveç kësaj Bundeswehri synon të ketë edhe 200,000 burra dhe gra si rezervistë.

Toyota, lider global i automjeteve për për të gjashtin vit rradhazi

By: Fax Web
16 January 2026 at 16:16

Gjiganti japonez i automjeteve “Toyota” konfirmohet lider për vitin 2025, duke ruajtur pozicionin e saj si prodhuesi i makinave me vëllimet më të larta të shitjeve për të gjashtin vit rradhazi.

Sipas të dhënave të publikuara, midis janarit dhe nëntorit, prodhuesi japonez i makinave regjistroi 10.32 milionë automjete në nivel global, ndërsa rivali i tij kryesor, Volkswagen, shiti 8.98 milionë njësi.

Jemi shumë krenarë që realizuam edhe një tjetër performancë të fortë shitjesh në Europë gjatë vitit 2025, çka dëshmon qasjen tonë multi-pathway. Kemi vijuar të prezantojmë modele të reja dhe tërheqëse, mes tyre Aygo X Hybrid, RAV4 i ri, si dhe modelet 100% elektrike pa emetime Toyota C-HR+ dhe Urban Cruiser, ndërsa produkte të tjera të reja do të vijnë gjatë vitit 2026″, shprehet Till Conrad, Zëvendëspresident Ekzekutiv për Shitjet në “Toyota Motor Europe”.

Performanca e markave dhe modeleve

Toyota

Toyota shiti 1,143,963 automjete gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, duke ruajtur pozicionin e markës së dytë më të shitur të automjeteve të pasagjerëve në Europë.

Yaris Cross ishte makina më e shitur në segmentin B-SUV, me 11% pjesë tregu. Modelet më të shitura të markës përfshijnë gjithashtu Yaris, Corolla, Toyota C-HR, RAV4 dhe Aygo X.

Përqindja e automjeteve të elektrifikuara të Toyota-s arriti në 76%, me rritje 5% nga viti në vit. Shitjet e automjeteve 100% elektrike u rritën me 53%, duke arritur në 51,919 njësi, ndërsa plug-in hybrid u rritën me 91%, në 71,845 automjete, të nxitura nga kërkesa e lartë për Toyota C-HR Plug-in Hybrid.

Toyota Professional

Toyota Professional vazhdoi rritjen, me 158,270 automjete të shitura në 2025, ose +19% krahasuar me një vit më parë.

Kërkesa e fortë për Hilux solli një rritje prej 20%, me 46,101 automjete të shitura.

Gama e furgonëve Proace Family, e zgjeruar me PROACE Max në segmentin Heavy Duty, shënoi gjithashtu një rritje prej 19%, me kërkesë të lartë për versionet elektrike me bateri.

  • Shitje totale Toyota: 1,143,963 (+1%)

  • Modelet më të shitura:

    • Yaris Cross (200,477)

    • Yaris (167,019)

    • Corolla (gama) (155,643)

    • Toyota C-HR (143,166)

    • Aygo X (98,838)

    • RAV4 (91,277)

  • Shitje të elektrifikuara: 868,080 (+5%)

  • Modelet elektrike kryesore:

    • Yaris Cross Hybrid (200,471)

    • Yaris Hybrid (166,535)

    • Toyota C-HR Hybrid/Plug-in Hybrid (143,166)

    • Corolla Hybrid (128,544)

    • RAV4 Hybrid/Plug-in Hybrid (89,420)

  • Toyota Professional: 158,270 (+19%)

  • Përqindja e makinave elektrike:

    • Europë Perëndimore: 78%

    • Europë Lindore*: 60%

    • Total: 76%

Arratisja e Ndocit/ Arrestohet Indrit Cërloj, dy ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit

By: Fax Web
16 January 2026 at 15:34

Një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është vënë sot në pranga.

Arrestimi lidhet me arratisjen e të paraburgosurit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Altin Ndoci, që edhe sot vazhdon të mos dihet se ku ndodhet.

Po ashtu, është arrestuar edhe Ylfete Sema, Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, ndaj të cilës është dhënë masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Njoftimi i Policisë:

“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës.

Ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”.

Cërloj ishte emëruar në krye të Burgut Durrës në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pas arratisjes së Ndocit, mesditën e së martës, erdhi edhe shkarkimi i zinxhirit komandues të IEVP Durrës”.

Konkretisht:

• Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

• Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

• Aulon Quku – Kryeinfermier;

• Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Altin Ndoci, emër i njohur për drejtësinë, u arratis tre ditë më parë nga spitali i Durrësit ku ishte dërguar për të kryer një ekzaminim shëndetësor.

Shoqërimi u bë me ambulancën e burgut jashtë standardeve të sigurisë, madje edhe pa pranga në duar.

Pasi ka goditur 2 policët që e shoqëronin ai arriti të dilte jashtë Spitalit të Durrësit, aty ku e priste një automjet tip “Audi A7”,  me të cilin është larguar në drejtim të paditur.

Prej vitit 2020 Ndoci ndodhej i izoluar në qendrën e paraburgimit të Durrësit, i akuzuar për disa vepra të rënda penale.

Dhunimi i babë e bir nga polici në Fier, motra e të akuzuarit : E pavërtetë! Më ka ngacmuar dhe përndjekur

By: Fax Web
16 January 2026 at 15:19

Motra e Fredi Lamajt ka reaguar për herë të parë publikisht, duke mohuar akuzat e bëra në media nga shtetasi Altin Mecaj, sipas të cilave vëllai i saj dyshohet se e ka dhunuar.

Ajo hedh poshtë akuzat duke deklaruar se e ka kallëzuar për përndjekje.

E motra thekson se Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe se kjo, sipas saj, mund të faktohet. Reagimi vjen pas disa ditësh deklaratash publike të Altin Mecajt, të cilat ajo i cilëson si të pavërteta dhe denigruese.

Reagimi i plotë:

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta. Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë. Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.

Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.
Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.

Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,
Motra e Fredi Lamaj

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 10 janarit rreth orës 23:30, në fshatin Vjosë, Njësia Administrative Cakran, Bashkia Fier, ku persona të armatosur kanë sulmuar brenda banesës së tyre Ylli Meçen, 81 vjeç, dhe djalin e tij Altin Meçe, emigrant prej vitesh në Gjermani.

LEXO EDHE: “Motra jote është e madhe, nuk është e vogël”/ Ja si nisi konflikti! Dëshmia e të dhunuarit në Fier

❌
❌