Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Main stream

Qeveria propozon Ervin Meten dhe Jonida Priftin për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

6 February 2026 at 18:38

Nga Gazeta ‘SI’- Qeveria ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë dy emra për anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe parashikon që zgjedhja të bëhet përmes votimit në Kuvend. Kandidatët e propozuar janë Jonida Prifti dhe Ervin Mete.

Ervin Mete ka qenë më herët pjesë e kabinetit qeveritar “Rama”, duke drejtuar Ministrinë e Financave dhe duke mbajtur edhe postin e zëvendësministrit.

Më herët, Mete ka drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, ku ka kontribuar në zhvillimin dhe mbikëqyrjen e tregjeve financiare jobankare dhe në përafrimin e legjislacionit financiar me standardet e Bashkimit Europian.

The post Qeveria propozon Ervin Meten dhe Jonida Priftin për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë appeared first on Gazeta Si.

Vendimi i qeverisë/ 2.5% indeksim page për administratën, presidentin dhe gjyqtarët e prokurorët

6 February 2026 at 18:29

Nga Gazeta ‘SI’– Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin e pagave me 2.5% për mbi 144 mijë punonjës të administratës publike, me efekt përfshirë edhe pagën e muajit janar, si masë për të amortizuar inflacionin. Për këtë rritje janë parashikuar rreth 100 milionë euro për administratën qendrore dhe vendore.

Indeksimi do të zbatohet nga 1 janari 2026 edhe për Presidentin e Republikës, gjyqtarët, prokurorët, Gardën, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe personelin shëndetësor, ndërsa priten vendime edhe për arsimin dhe pushtetin vendor.

Pas indeksimit, paga e Presidentit rritet në 435.625 lekë në muaj, ndërsa paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë bëhet 156.825 lekë/muaj.

Në sektorin shëndetësor, përveç indeksimit 2.5%, ndryshon edhe mënyra e llogaritjes së vjetërsisë në punë. Skema e re e ndan vjetërsinë në tre fashë: 0.6% për çdo vit për 10 vitet e para, 0.8% për 10 vitet pasuese dhe 1% në vit për periudhën 21–30 vite përvojë, duke e bërë rritjen më progresive dhe të lidhur me eksperiencën profesionale.

The post Vendimi i qeverisë/ 2.5% indeksim page për administratën, presidentin dhe gjyqtarët e prokurorët appeared first on Gazeta Si.

Foto të pazakonta gjatë javës

6 February 2026 at 14:33

Fotot të pazakonta nga e gjithë bota këtë javë.

Një pjesëmarrës i shoqërisë kulturore Bloco das Latinhas, duke krijuar kostume dhe aksesorë nga kanaçet e aluminit të ricikluara, l gjatë festimeve të Karnavaleve në Salvador, Brazil

Kërcimtarët nga Papua Guinea qëndrojnë pranë një avioni të Air Niugini, përpara një performance në Singapore Airshow, në Qendrën e Ekspozitës Changi, Singapor.
Banorët vozitin makinat e tyre dhe bëjnë ski mbi një rezervuar uji të ngrirë në lumin Dnipro, i njohur si Deti i Kievit, në rajonin e Kievit, Ukrainë.

Një pamje nga droni tregon shtëpi të vendosura përgjatë skajit të një shkëmbi pas një rrëshqitjeje toke në Niscemi, Siçili, Itali.

Një elefant detar i rritur verior (Mirounga angustirostris), i njohur me nofkën “Panchito”, në Compostela, Meksikë.

Një pamje nga droni tregon shtëpi-barka dhe anije charter të ankoruara në një piramidë të ngrirëEldenburg Marina, për shkak të temperaturave vazhdimisht nën zero, në Waren, Gjermani
Një atraksion turistik me shëtitore pjesërisht të ngrirë pranë American Falls shihet nga Niagara Falls, Ontario, Kanada.

Një atraksion turistik me shëtitore pjesërisht të ngrirë pranë American Falls shihet nga Niagara Falls, Ontario, Kanada.

The post Foto të pazakonta gjatë javës appeared first on Gazeta Si.

Studimi/ Paratë e pista në Shqipëri kanë fryrë çmimet e pronave me 30%

6 February 2026 at 12:45

Nga Gazeta ‘SI’ – Sektori i ndërtimit në Shqipëri, përveç se shihet si motori kryesor i ekonomisë së vendit, është kthyer edhe në “lavatriçen” e preferuar të parave të pista.

Një raport i Fondacionit Friedrich Ebert (FES) për vitin 2025 zbulon se çmimet e pronave në vend, janë fryrë me 20–30% mbi vlerat reale, për shkak të injektimit të fondeve të pista. Vetëm në tre vitet e fundit, sektori ka përthithur mbi 1.6 miliardë euro të dyshimta dhe ka deformuar tregun imobiliar duke krijuar një iluzion rritjeje ekonomike që nuk reflekton realitetin dhe duke lënë jashtë tregut të blerjes familjet me të ardhura mesatare dhe të ulëta.

Një analizë nga Global Initiative against Transnational Organized Crime (GI-TOC) sqaron se për këtë proces, përdoren huatë bankare dhe hipotekore, ku kreditë shlyhen herët përmes depozitave të vogla për të fshehur origjinën e parave. Vetëm trafiku i drogës llogaritet të fusë deri në 500 milionë euro në vit në këto struktura. Parashikimet e GI-TOC sugjerojnë se në dy vitet e ardhshme, rreth 2 miliardë euro të tjera mund të kanalizohen drejt ndërtimit, duke shtyrë çmimet e pronave deri në 35% mbi vlerat reale.

Transformimi i pastrimit të parave është gjithashtu drejt digjitalizimit. Kriptovalutat dhe teknologjitë fintech pritet të jenë të përfshira në 40–50% të rasteve, ndërsa mashtrimet online nga call center-at mund të evoluojnë në skema të drejtuara nga inteligjenca artificiale, duke gjeneruar mbi 100 milionë euro në vit (Europol, 2026).

Studime të tjera, përfshirë raportin e ALTAX, theksojnë se sofistikimi i pastrimit të parave në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Teknologjitë e reja, pjesëmarrja e profesionistëve ligjorë dhe sektoret e luksit kanë krijuar mundësi të reja për formalizimin e fondeve të dyshimta.

Pse ndërtimi?

Ndërtimi mbetet sektori më i favorizuar, falë flukseve të mëdha financiare, vlerave të larta të transaksioneve dhe mungesës së transparencës.

Një problem shtesë është zinxhiri i paqartë i aktorëve. Kompanitë ndërtuese, zhvilluesit dhe nënkontraktorët formojnë një rrjet kompleks, ku gjurmimi i fondeve bëhet pothuajse i pamundur.

Një tjetër element kritik është zinxhiri i paqartë i aktorëve, ku gjurmimi financiar humbet mes kompanive ndërtuese, zhvilluesve dhe nënkontraktorëve. Sektori imobiliar funksionon përmes një rrjeti kompleks subjektesh, që e bën të vështirë identifikimin e përgjegjësive.

Rol të rëndësishëm luajnë edhe profesionet e licencuara, si noterët, avokatët dhe zhvilluesit, të cilët, përmes mungesës së vigjilencës ose përfshirjes aktive, formalizojnë transaksione pa verifikim real të origjinës së fondeve.

Në këtë kontekst, sipas të dhënave të World Economics (2025), ekonomia informale në Shqipëri arrin 27.9% të GDP-së, ose rreth 18.9 miliardë dollarë në terma PPP, duke e renditur vendin ndër më problematikët në Europë për nivelin e informalitetit.

The post Studimi/ Paratë e pista në Shqipëri kanë fryrë çmimet e pronave me 30% appeared first on Gazeta Si.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve të shqetësuar për ekonominë, njësoj sa vendet në krizë urie dhe politike

6 February 2026 at 10:58

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria renditet mes 15 vendeve në botë ku ekonomia perceptohet si problemi kryesor i shoqërisë. Sipas matjeve të Gallup, 58% e shqiptarëve e identifikojnë ekonominë si shqetësimin më madhor, kryesisht për shkak të pagave të ulëta, çmimeve të larta dhe nivelit të ulët të standardit të jetesës.

Këto faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në përballimin e nevojave bazë dhe krijojnë pasiguri të vazhdueshme ekonomike për një pjesë të madhe të popullsisë.

Në renditjen globale, Shqipëria pozicionohet në vendin e pestë, pas Malauit, një shtet që përballet me rrezik të lartë urie, Bolivisë dhe Venezuelës, të cilat po kalojnë kriza të thella politike dhe ekonomike, si dhe Turqisë, e cila po lufton me nivele të larta inflacioni. Ky pozicionim e vendos Shqipërinë në të njëjtin grup me vende që përjetojnë vështirësi strukturore serioze, pavarësisht dallimeve në kontekstin politik apo social.

Gallup argumenton se njerëzit që jetojnë në vendet me të ardhura më të ulëta kanë më shumë gjasa sesa ata në vendet me të ardhura më të larta ta përmendin ekonominë si problemin kryesor të vendit të tyre.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se shqetësimi ekonomik është veçanërisht i theksuar te të rinjtë. Në nivel global, 34% e atyre që e rendisin ekonominë si problem kryesor i përkasin grupmoshës 15–34 vjeç, duke reflektuar vështirësitë e kësaj kategorie në aksesin në punësim të qëndrueshëm, paga të mjaftueshme dhe perspektivë afatgjatë për përmirësim të standardit të jetesës.

The post Më shumë se gjysma e shqiptarëve të shqetësuar për ekonominë, njësoj sa vendet në krizë urie dhe politike appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 5 February 2026Main stream

Përmbaruesit shitën skrapin e shtetit 1.2 mln euro, për borxhet private të Bankers Petroleum

5 February 2026 at 15:25

Në 13 dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier urdhëroi kompaninë Bankers Petroleum që t’i paguante rreth 600 mijë dollarë paga, ish drejtorit të saj Leonidha Çobo për largimin e tij nga puna.

Me vendimin e gjykatës në dorë dhe urdhrin përkatës të ekzekutimit, zoti Çobo kontraktoi një zyrë përmbarimore për të mbledhur borxhin nga Bankers. Zyra e quajtur Private Enforcement Group tentoi të gjejë para të Bankers në bankat shqiptare, por pa sukses.

Kompania kineze që shfrytëzon naftën shqiptare prej vitesh nuk ka asnjë llogari aktive në Shqipëri, me qëllim që të mos i ekzekutojnë dot borxhet e shumta që ka akumuluar ndaj kreditorëve privat, por edhe detyrimet ndaj shtetit. Për pagesat e domosdoshme që duhet të kryente brenda vendit, Bankers së bashku me bankën Raifeisen kishin nritur një skemë kriminale, përmes një overdrafti, që sipas ligjit nuk mund të ekzekutohej nga kreditorët.

Të gjendur para këtij fakti, përmbaruesit gjetën një metodë tjetër për të marrë paratë e klientit të tyre; bllokuan skrapin në fushën e Patos Marinzës. Por kishte një problem. Skrapi nuk ishte i Bankers, pasi sipas marrëveshjes koncesionare çdo aset në fushë është pronë e shtetit.

Vjedhje e pasurisë publike me forcë
Pasi përmbaruesit bllokuan skrapin e shtetit për ta shitur me qëllim që të merrnin paratë, që Bankers duhet t’i paguante ish drejtorit të saj, dikush lajmëroi institucionet. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nisi një shkresë zyrtare në drejtim të Bankers Petroleum dhe zyrës së përmbarimit, ku i parlajmëronte se skrapi ishte pronë e shtetit dhe të drejtat e pronësisë së shtetit shqiptar nuk mund të cënoheshin për të shlyer borxhet e kompanisë.

Ekskluzive/ Vjedhje 1.2 mln euro, përmbaruesit shitën skrapin e

Shkresa e AKBN

“Në nenin 11.1.1 të Marrëveshjes Hidrokarbure parashikohet se asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat janë krijuar në këtë liçencë marrëveshje dhe marrëveshje hidrokarbure, bëhen pronë e AKBN pas përfundimit të marrëveshjes hidrokarbure, mbylljes së saj, ose në momentin e mbulimit të tyre si kosto hidrokarbure,” shkruhet në shkresën që AKBN i nisi Bankersit dhe zyrës së përmbarimit.

Ekskluzive/ Vjedhje 1.2 mln euro, përmbaruesit shitën skrapin e

Në fund të shkresës AKBN e paralajmëron edhe më shprehimisht përmbaruesin që të mos ekzekutojë detyrimet e Bankers ndaj klientit të tij duke shitur skrapin, që është pasuri e shtetit.

“Pjesa e aseteve që i është dhënë në përdorim kompanisë Bankers Petroleum është pronë e shtetit shqiptar dhe si e tillë nuk mund t’i nënshtrohet procedurave përmbarimore me qëllim shlyerjen e detyrimeve, që kjo kompani u ka kreditorëve të saj” thuhet në shkresën e AKBN.

Shkresa që AKBN i nisi kompanisë kineze dhe përmbaruesit mban datën 7 prill të vitit të kaluar. Por përmbaruesit nuk e vunë ujin në zjarr hiç edhe pse u paralajmëruan zyrtarisht se po shisnin pasurinë e shtetit për të mbledhur borxhet e një kompanie private.

Dy javë pasi u paralajmëruar nga AKB, përmbaruesi zhvilloi ankandin për shitjen e skrapit. Vetë ankandi është një histori tjetër e madhe vjedhje.

Vjedhje me bekimin e drejtuesve të Bankers
Ndonëse u paralajmërua zyrtarisht nga AKBN të mos e shiste skrapin, përmbaruesi i kontraktuar nga Leonidha Çobo e shpalli ankandin. Në përfundim të tij, skrapi iu shit kompanisë Shkëlqimi 07, kompanisë në pronësi të ish kryetarit të bashkisë së Ballshit, Shkëlqim Kapllanaj. Dhe skrapi i shtetit u shit për një copë bukë.

Ekskluzive/ Vjedhje 1.2 mln euro, përmbaruesit shitën skrapin e

Shkëlqimi 07 e bleu skrapin me një çmim sa gjysma e çmimit të këtij produkti në treg. Vlera totale e skrapit që mori kjo kompani ishte 1.2 milionë euro. Por ajo i pagoi përmbaruesit vetëm 600 mijë euro, aq sa borxhi që Bankers duhet t’i paguante Leonidha Çobos.

Dy burime të mirëinformuara për çështjen dhe të pavarura nga njëri tjetri i thanë Kapitalit se shitja e skrapit me atë çmim u bë me bekimin e drejtuesve të kompanisë. Fundja Bankers ishte më e fituara nga kjo vjedhje. Pagoi borxhet e veta duke shitur pasurinë e shtetit.

Dhe kjo është vetëm një nga rastet e pafundme se si shqiptarët janë vjedhur brutalisht në Patos-Marinzë. Edhe pse në këta rast, vjedhja ka qenë haptazi dhe duke e ulur në gjunjë shtetin dhe ligjin./Kapitali.al

The post Përmbaruesit shitën skrapin e shtetit 1.2 mln euro, për borxhet private të Bankers Petroleum appeared first on Gazeta Si.

Një Call Center do të bëhet bankë në Shqipëri

5 February 2026 at 14:32

Nga Gazeta ‘SI’ – Në fund të vitit 2025, në Bankën e Shqipërisë mbërriti një aplikim i pazakontë dhe bordi duhet të mendohet mirë. Shoqëria JET Bank ka kërkuar që të licencohet si banka e parë digjitale në Shqipëri por në hapësirën publike ka shumë pak informacion mbi aktivitetin, strukturën apo historikun e saj.

Teksa procesi i miratimit final është ende në zhvillim, në media nisën të publikohen informacione që ngritën pikëpyetje mbi profilin dhe aktivitetin e aksionerëve të bankës së re digjitale, të cilët mesa duket nuk u gjendën rastësisht në Shqipëri.

Jet Bank apo Banka Jet është tashmë pronë e Jet Holdings BV, me seli në Amsterdam dhe ka gjashtë shoqëri aksionare (pas shitjes së aksioneve nga pronari fillestar Idan Avishai), raportuar nga revista “Monitor”. Pesë nga këto janë me seli në Izrael, përveç Constador LTD, e cila është e regjistruar në Qipro dhe mban pjesën më të madhe të aksioneve, 71.5%.

Louis Grant Silver, drejtor i Constador LTD, aksioneri kryesor i bankës së parë digjitale në Shqipëri, rezulton se ka një karrierë të suksesshme në investimet në valutë të huaj, njohur si Forex. Ai shërben ende si drejtues aktiv në Fortrade Limited, që operon në këtë aktivitet.

Ortaku i tij, Oliver Hemmer, rezulton dhe drejtues i Fortrade Cyprus, filiali qipriot i Fortrade.

Idan Avishai, ish-pronari i Jet Bank (në regjistrin tregtar ai rezulton ende pronar përfitues), del po ashtu i lidhur me Fortrade dhe me eksperiencë të gjatë në këtë aktivitet.

Një platformë mashtrimi

Lidhja jorastësore me Shqipërinë është se Fortrade, është njëra nga kompanitë që ka operuar ilegalisht në Shqipëri, në fushën e Forex apo siç njihet gjerësisht, skema mashtrimi nëpërmjet Call Center. Pak vite më parë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri, u detyrua të bënte një njoftim zyrtar, duke theksuar se ka aktivitet të palicencuar. Atëkohë, AMF njoftonte qytetarët të ishin të kujdesshëm për një skemë të mundshme mashtrimi, pasi çdo transaksion me këtë shoqëri ishte i paligjshëm!

Përdorues të platformës raportojnë humbje të konsiderueshme: një investitore ka pretenduar se Fortrade i bllokoi 20.000 dollarë fitim, duke i lejuar të tërhiqte vetëm një pjesë të vogël nëpërmjet kanaleve jobankare, ndërsa pjesa tjetër nuk iu kthye kurrë. Të tjerë raportuan humbje prej 13.000 dollarësh ose 2.000 euro, duke ndjekur udhëzimet e kompanisë për investime të supozuara fitimprurëse. Një përdorues tjetër tha se nuk mund të aksesonte llogarinë e tij, por pagonte vazhdimisht tarifat e platformës pa përfituar shërbim.

Roli i Oliver Hemmer shtrihet edhe në një tjetër skandal të madh në tregun Forex, platformën 4XFX, e cila operonte me baza në Europën Lindore dhe Afrikën Lindore. Hetimet treguan se fondet e investitorëve përfundonin në një bankë në Rumani nën kontrollin e Hemmerit, duke e bërë këtë një nga skemat mashtruese më të mëdha që ka prekur Europën, Kanadanë dhe Australinë.

Nga tregu spekulativ te sistemi bankar

Ndërsa është e qartë se pronarët e bankës JET janë ekspertë të investimeve në bursë, nuk është e qartë eksperienca e tyre në sektorin bankar.

JET ka marrë miratimin paraprak dhe pret të licencohet përfundimisht, por vetëm pasi të përmbushë kushtet, njësoj si bankat tradicionale. Dy nga këto kushte janë kredibiliteti dhe reputacioni; të panjohura për JET përshkak të mungesës së aktivitetit dhe krijimit vetëm pak muaj para se të aplikonte në Shqipëri për një licencë.

Pamje nga mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ku u dha miratimi paraprak për JET Bank, 3 dhjetor 2025

Pronarët e JET, jo domosdoshmërisht kanë shkelur ligjin duke punuar në FOREX, por ky aktivitet është nga natyra spekulativ dhe i rrezikshëm, që i hap rrugën dhe skemave abuzive e mashtruese për fitime të qëndrueshme. Thënë kjo, ka një shqetësim real që të njëjtët njerëz që kanë spekuluar (dhe mashtruar) të marrin në dorë kredi e depozita të qytetarëve, qoftë për çështje profesionalizmi apo çështje imazhi.

Nga ana tjetër, një bankë digjitale vjen me një risk të madh operacional. Varësia totale ndaj teknologjisë e ekspozon këtë bankë ndaj sulmeve kibernetike. Pastrimi i parave po ashtu duket një rrezik i mundshëm, duke qenë se kontakti dhe verifikimi fizik mungojnë, apo brishtësia e sistemeve digjitale që mund ta lehtësojë kalimin e parave të pista në sistem. Për këtë arsye, procesi i licencimit nuk është thjesht një procedurë teknike, por një vendim që prek drejtpërdrejt besimin në sistemin bankar dhe sigurinë e kursimeve të qytetarëve.

The post Një Call Center do të bëhet bankë në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

A ndihmon vërtet në rritjen e flokëve vaji i rozmarinës? Ja çfarë thonë ekspertët

5 February 2026 at 14:32

Në TikTok mund të keni parë pafund video të njerëzve që thonë se vaji i rozmarinës i ka ndihmuar të rrisin flokët dhe t’i bëjnë ato më të shëndetshme.

Por këto veti magjike të rozmarinës, në fakt nuk janë dhe aq të vërteta…sipas ekspertëve.

“Humbja e flokëve është e vështirë dhe e tejmbushur me ngarkesë emocionale, që zakonisht lë hapësirë për konkluzione të ekzagjeruara”, thotë Oma Agbai, profesoreshë e dermotalogjisë dhe rënies së flokëve në Universitetin mjekëorë të Kalifornias.  

Patjetër disa mund të shohin një farë ndryshimi, por jo diçka e ngjashme me trajtime mjekësore të përshtatshme.

Çfarë është vaji i rozmarinës dhe çfarë mund të bëjë për flokët tua?

Vaji i rozmarinës është një vaj esencial i nxjerrë direkt nga kjo bimë dhe përdoret gjerësisht në produktet e flokëve dhe lëkurës. Kjo sepse ka veti anti-inflamatore dhe anti0mikrobiale, që ndikojnë pozitivisht në qarkullimin e gjakut dhe në mirëmbajtjen e skalpit, duke suportuar rritjen e flokëve.

Edhe pse nuk ka shumë prova shkencore për rikthimin e flokëve nga rozmarina, studimet i japin një meritë modeste, sidomos ato në gjendje e alopecisë, humbja lokale ose totale e qimeve, kudo në trup.  “Por nuk është magji!”, thote Adam Friedman, profesor i dermatologjisë në shkollën mjekësore të Uashingtonit.

Alopecia androgenetike (rrallimi i flokëve i shkaktuar nga hormonet) ndikohet pjesërisht nga hormonet që quhen androgenë. Kur nivelet e këtyre hormoneve janë të larta ose ekziston një ndjeshmëri e shtuar ndaj një androgjeni të quajtur dihidrotestosteron (DHT) për shkak të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë, folikulat e flokëve mund të tkurren, duke prodhuar flokë më të hollë dhe duke shkurtuar ciklin e rritjes së flokëve. Trajtimet që reduktojnë DHT mund të ngadalësojnë humbjen e flokëve sipas modelit, dhe disa studime sugjerojnë se vaji i rozmarinës mund të ketë një aftësi të kufizuar për ta bërë këtë.

Në një studim me minj, vaji i rozmarinës duket se pengonte një enzimë që konverton testosteronin në DHT. Disa studime sugjerojnë gjithashtu se rozmarina mund të reduktojë aftësinë e DHT-së për t’u lidhur me receptorët e androgenëve, që është mënyra se si hormoni ndikon në folikulat e flokëve, tha Friedman.

Por ekstrakti i rozmarinës nuk është provuar në studime të reduktojë rënien apo humbjen e flokëve ose të rrisë rritjen e flokëve në ndonjë mënyrë domethënëse apo të besueshme, tha Friedman. Dhe nuk ka asnjë provë të fortë që mund të trajtojë forma të tjera të humbjes së flokëve si telogen effluvium, një lloj rënieje e tepruar e flokëve e shkaktuar nga stresi, sëmundja ose shtatzënia; alopecia areata, humbje e njollosur e flokëve lidhur me çështje autoimune; ose alopecia me skarifikim, që shkakton humbje të përhershme të flokëve nga inflamacioni dhe indet e shëruara, tha ai.

Pse disa njerëz mendojnë se vaji i rozmarinës ndihmon rritjen e flokëve?
Shumica e bujës ka të bëjë me një studim të rastësishëm të vitit 2015 që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Ky studim tregoi se një solucion topical me vaj rozmarine ishte po aq efektiv sa 2% minoksidil, ose Rogaine, i cili është studiuar gjerësisht dhe lidhet me rritjen e flokëve tek disa njerëz, në trajtimin e alopecisë androgenetike tek meshkujt.

Friedman dhe dermatologë të tjerë vunë re se përmirësimet në numrin e flokëve, mënyra se si studiuesit matën suksesin, ishin modeste dhe se studimi mungonte disa elementë themelorë të dizajnit që priten në provat klinike moderne. Ai kishte një kampion relativisht të vogël prej 100 burrash, i ndoqi për vetëm gjashtë muaj dhe, më e rëndësishmja, nuk kishte një grup placebo, “duke e bërë të pamundur të përcaktohej nëse ndonjëra nga trajtimet ishte vërtet efektive ose nëse të dy grupet përjetuan luhatje natyrale të ciklit të flokëve,” tha Friedman.

Studimet ndryshojnë sa i përket pastërtisë, fuqisë dhe përzierjeve që përmbajnë vaj rozmarine, duke e bërë të vështirë nxjerrjen e përfundimeve të forta mbi efektivitetin e vajit, tha Friedman.

Mund të jetë gjithashtu një çështje perceptimi për ata që besojnë fuqishëm te vaji i rozmarinës. Vaji mund të bëjë që flokët të duken më shkëlqyes dhe të ndihmojë në parandalimin e thyerjes, duke rezultuar në dukjen e flokëve më të trasha, tha Shari Lipner, profesore e dermatologjisë klinike në Ëeill Cornell Medicine. Edhe pa trajtim, humbja e flokëve nga kushtet e zakonshme si telogen effluvium shfaqet dhe zhduket, dhe njerëzit që fillojnë të përdorin vaj rozmarine gjatë kulmit të rënies së flokëve do të vënë re që flokët e tyre rimëkëmben gjatë disa muajve — me ose pa trajtim, tha ajo.

Pasi vaji i rozmarinës mund të ndihmojë rritjen e flokëve të paktën deri në një shkallë të caktuar, mund të jetë një trajtim i arsyeshëm shtesë për disa persona me humbje flokësh, veçanërisht për ata që nuk e tolerojnë minoksidilin, por nuk është një zëvendësim i trajtimeve mjekësore të provuara klinikisht, tha Paradi Mirmirani, dermatologe dhe specialiste e çrregullimeve të flokëve në Kaiser Permanente, Vallejo, Kaliforni.

Edhe pse nuk ka shumë kërkime që rekomandojnë një mënyrë ideale për përdorimin e vajit të rozmarinës për çështjet e flokëve, një metodë e përgjithshme është të përzieni disa pika vaj rozmarine me një vaj bazë si kokosi ose jojoba për të reduktuar çdo rrezik irritimi dhe pastaj ta masazhoni në skalpin tuaj.

Vaji i rozmarinës zakonisht tolerohet mirë “me minimal irritim,” tha një përmbledhje e literaturës për vajin në përgjithësi.

A ndihmojnë ndryshimet në stilin e jetës kundër humbjes së flokëve?
Përveç vajit të rozmarinës, një dietë e ekuilibruar, gjumi, ushtrimi dhe menaxhimi i stresit janë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm, dhe të flokëve, si dhe identifikimi dhe korrigjimi i çdo mungese ushqyese që mund të kontribuojë në humbjen e flokëve, si hekuri, zinku, vitamina D ose proteina, tha Agbai.

Kufizoni gërshetat e forta, bishtalimet dhe zgjatjet, pasi ato mund të çojnë në një lloj tjetër alopecie, alopecie të tërheqjes, që shkakton humbje flokësh nga stresi konstant mbi folikulat.

Dhe trajtimi i gjendjeve inflamatore të skalpit si dermatiti seborrheik mund të reduktojë rënien, tha Agbai.

Çfarë funksionon për rritjen e flokëve?
Produktet natyrale si vaji i rozmarinës zakonisht rekomandohen vetëm si ndihmës, ose “shokë të trajtimit,” për mjekimet e provuara, tha Friedman.

Për humbjen e flokëve sipas modelit, dermatologët rekomandojnë trajtime të mbështetura nga prova për rritjen e flokëve:

Minoksidil: Minoksidil oral dhe topical, ose Rogaine, janë studiuar në prova të mëdha të kontrolluara dhe janë treguar si trajtim efektiv për humbjen e flokëve. Ndërsa minoksidil oral është i miratuar nga FDA për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, përdorimi i dozës së ulët për humbjen e flokëve është jashtë etiketës, dhe si minoksidil oral ashtu edhe topical, veçanërisht formulimi 5%,  lidhen me rritje të dukshme të flokëve tek meshkujt dhe femrat me alopeci androgenetike.

Finasterid: Finasteridi oral, i miratuar për trajtimin e alopecisë androgenike tek meshkujt, ka treguar në prova klinike se rrit numrin e flokëve dhe përmirëson pamjen e përgjithshme të flokëve duke reduktuar DHT.

Spironolakton: Spironolaktoni oral dhe topical është studiuar më shpesh tek gratë për rikuperimin e alopecisë. Në provat klinike, ishte më efektiv kur përdorej së bashku me trajtime konvencionale të tjera si minoksidil, dhe jo si terapi e vetme.

Dutasterid: Një inhibitor më i fuqishëm i 5-alfa, dutasteridi përdoret gjithashtu jashtë etiketës për trajtimin e alopecisë androgenike tek meshkujt dhe femrat dhe ka treguar në studime se redukton DHT dhe arrin një rritje të dukshme të numrit të flokëve krahasuar me grupet placebo.

Kujtoni, me mjekime natyrale apo të përshkruara për humbjen e flokëve, çdo përfitim do të humbasë sapo trajtimi të ndërpritet, thanë ekspertët.

Gjithashtu, pasi këto mjekime për rritjen e flokëve kanë përdorime të tjera, minoksidil për presion të lartë gjaku, finasterid për prostatë të zmadhuar, spironolakton për mbajtje të lëngjeve, për shembull, ato mund të ndërveprojnë me ilaçe të tjera ose të shkaktojnë efekte anësore, kështu që konsultohuni me mjekun tuaj para se t’i përdorni për humbjen e flokëve./Washington Post

The post A ndihmon vërtet në rritjen e flokëve vaji i rozmarinës? Ja çfarë thonë ekspertët appeared first on Gazeta Si.

10 filmat që duhet të shikoni gjatë muajit shkurt

5 February 2026 at 12:45

Nga Margot Robbie dhe Jacob Elordi në një interpretim kontrovers të klasikut të Brontë deri te krijimi më i ri i serisë horror për vrasës serialë, këto janë filmat që ia vlen të shihen këtë muaj.

1. Cold Storage
David Koepp është një nga skenaristët më aktivë të Hollivudit. Ai ka shkruar filma si Mission: Impossible, Spider-Man, disa thrillers të fundit të Steven Soderbergh (Kimi, Presence dhe Black Bag) dhe disa që kanë thyer rekorde si ai i Steven Spielberg si War of the Worlds dhe Disclosure Day. Koepp gjithashtu ka shkruar dy romane, duke përfshirë Cold Storage në 2019, i cili tani është adaptuar në film, një horror dhe komedi. Joe Keery dhe Georgina Campbell luajnë rolet e dy rojeve të sigurisë në një magazinë vetë-shërbimi me një sekret të rrezikshëm. Nën tokë gjenden mbetjet e një baze ushtarake të braktisur ku një kërpudhë mutante mbahej nën kontroll nga temperatura pothuajse e ngrirë. Me ngrohjen e planetit, kërpudha është zgjuar dhe po shkatërron gjithçka që prek, duke i kthyer njerëzit në zombie. A mund një ekspert ushtarak i luajtur nga Liam Neeson ta shpëtojë situatën?

Dalja në kinema: 6 shkurt.

2. The President’s Cake
Irak, 1997. Presidenti Saddam Hussein po përgatitet të festojë 60-vjetorin, dhe populli irakian duhet ta bëjë të njëjtën gjë, qoftë me dëshirë apo jo. Lamia, një vajzë nëntë vjeçare, duhet të bëjë një tortë për shokët e klasës, por pas viteve të sanksioneve amerikane, ajo dhe gjyshja nuk kanë mjete të mjaftueshme për të blerë vezë, miell e sheqer. Ato shkojnë në qytet për të bartered ose huazuar gjithçka që mundin, por Lamia ndahen nga gjyshja dhe duhet të mbijetojë vetëm, me vetëm pulën e saj shoqëruese. Filmi i Hasan Hadi ofron një pamje prekëse nga sytë e një fëmije mbi jetën në një shtet totalitar në rënie.

Dalja në kinema: 6 shkurt.

3. Pillion
Në kinema në SHBA për Ditën e Shën Valentinit, Pillion është një dramë romantike-komedi me një qasje të veçantë. Harry Melling luan Colin, një punonjës i rezervuar i parkimit që jeton një jetë të qetë duke kënduar me babanë e tij në një quartet harmonik. Ai takon Ray (Alexander Skarsgård), kreun e një bande motoçiklistësh, dhe fillon një lidhje intensive. A është kjo çlirim apo shfrytëzim? Filmi eksploron tema të pikëllimit dhe përkatësisë duke mos humbur fokusin emocional.

Dalja në kinema: 6 shkurt.

4. Wuthering Heights
Emerald Fennell, e njohur për Promising Young Woman dhe Saltburn, adaptuar romanin e Emily Brontë. Margot Robbie dhe Jacob Elordi luajnë rolet kryesore. Filmi është interpretuar si një reagim emocional ndaj romanit, i “primal, seksual dhe unik”.

Dalja në kinema: 11–13 shkurt në kinema ndërkombëtare.

5. GOAT
Një film animacion i Sony-t për Will, një dhi adoleshente që dëshiron të shkëlqejë në “roarball” (sport si basketbolli). Problemi është se Will është shumë më i vogël se shokët e tij të skuadrës. Filmi është bashkëprodhim me yllin e NBA, Stephen Curry.

Dalja në kinema: 11–13 shkurt në kinema ndërkombëtare.

6. Good Luck, Have Fun, Don’t Die
Gore Verbinski rikthehet me një komedi thriller shkencore ku Sam Rockwell luan një burrë që udhëton në kohë nga e ardhmja për të shpëtuar njerëzimin nga një AI i jashtë kontrollit.

Dalja në kinema: 13 shkurt.

7. How to Make a Killing
Një adaptim i një komedie britanike të vitit 1949. Glen Powell luan Becket Redfellow, një i ri që vendos të “prunojë” disa anëtarë të pasur të familjes për të trashëguar pasuri. Filmi ka një satirë mbi të pasurit amerikanë dhe shpërblimet që ndjekin krimin.

Dalja në kinema: 20 shkurt.

8. Scream 7
Neve Campbell rikthehet si Sidney Prescott. Kevin Williamson rikthehet si skenarist dhe regjisor. Këtë herë ngjarjet zhvillohen në një qytet të vogël amerikan ku një vrasës i maskuar shfaqet përsëri.

Dalja në kinema: 27 shkurt.

9. EPiC: Elvis Presley in Concert
Baz Luhrmann sjell materiale të pa shfaqura nga koncertet e Elvis-it në Las Vegas në vitet ’70, duke rikrijuar një film koncerti që tregon fuqinë e performancës së tij.

Dalja në kinema: 27 shkurt.

10. Dreams
Michel Franco sjell një dramë romantike të errët me Jessica Chastain si një grua e pasur në San Francisco që përpiqet të mbështesë artin në Meksikë, por përballet me kufizime të rrepta të filantropisë.

Dalja në kinema: 27 shkurt.

The post 10 filmat që duhet të shikoni gjatë muajit shkurt appeared first on Gazeta Si.

Apokalipsi i ardhshëm i kriptomonedhave

5 February 2026 at 12:31

Para një viti, presidenti me pro-kripto në historinë e SHBA-së, sapo u rikthye në pushtet. Ardhja e dytë e Donald Trump u pa si një agim i ri për kriptomonedhat, me shumë evangjelistë që parashikonin se Bitcoin do bëhej “ari digjital” dhe se do vlerësohej 200 mijë dollarë në fund të vitit.

Siç premtoi, Trump, bëri shumë për kriptot dhe rregullimin e tyre. Ai nënshkroi dhe aktin që rregullonte stablecoins (GENIUS), kriptomonedhat e mbështetura në valutë, loboi për miratimin e aktit të tregtimit të kriptove në një mjedis ligjor të rregulluar (CLARITY), përfitoi personalisht nga marrëveshjet e kriptove dhe reklamoi një kriptomonedhë-meme të vetes së tij.

Kriptot duhet të përfitonin nga risqet makro dhe gjeopolitike, si rritja e borxheve apo deficiteve, zhvlerësimit të dollarit, lufta tregtare dhe tensioni në rritje midis SHBA-së, Kinës, Iranit etj. Por këto ndihmuan arin të rritej jo kriptot.

Ari digjital ra me 6% gjatë 2025-s dhe deri ëm tani ka rënë 35% nga piku i tetorit, kur Trump u zgjodh president.

Sa herë që ari ka pësuar rritje të fortë si reagim ndaj trazirave tregtare ose gjeopolitike gjatë vitit të kaluar, Bitcoin ka rënë ndjeshëm. Ai është larg të qenit një mburojë; përkundrazi, është një mënyrë për të  shfrytëzuar rrezikun, duke treguar një korrelacion të fortë me asete të tjera me rrezik, si aksionet spekulative.

Të quash Bitcoin ose çdo mjet tjetër kripto si “monedhë” ka qenë gjithmonë e kotë. Ai nuk është as njësi llogarie, as mjet i shkallëzueshëm pagese, as ruajtës i qëndrueshëm l i vlerës. Edhe pse El Salvador e bëri Bitcoin ligjërisht monedhë, ai përbën më pak se 5% të transaksioneve për mallra dhe shërbime. Kripto nuk është as një aset, pasi nuk ka rrjedhë të të ardhurave, funksion apo përdorim industrial ose në botën reale (ndryshe nga ari dhe argjendi).

17 vjet pas lançimit të Bitcoin, i vetmi opsion më i pranueshëm në kripto është stablecoin: një version digjital i parave tradicionale, të cilat industria financiare dhe bankare i ka digjitalizuar dekada më parë. Por mbetet për t’u parë, nëse paratë digjitale dhe shërbimet financiare duhet të jenë mbi blockchain apo në platforma tradicionale. Por 95% e parave dhe shërbimeve digjitale të quajtura “blockchain” janë blockchain vetëm në emër. Ato janë private, jo publike; qendrore, jo të decentralizuara; me leje, jo pa leje; dhe të verifikuara nga një grup i vogël autentifikuesish të besuar (si në financat dhe bankat digjitale tradicionale) dhe jo nga agjentë të decentralizuar në juridiksione pa sundim ligji.

Financa e vërtetë e decentralizuar kurrë nuk do të arrijë në shkallë të madhe. Asnjë qeveri serioze,  madje as administrata Trump nuk do të lejojë anonimitet të plotë të transaksioneve monetare dhe financiare, sepse kjo do të ishte një avantazh për kriminelë, terroristë, shtete të pakonsoliduara, aktorë jo-shtetërorë, trafikantë njerëzish, hajdutë dhe shmangës të taksave.

Për më tepër, portofolet digjitale dhe bursat e rregulluara duhet të ndjekin rregullat standarde kundër pastrimit të parave dhe “njofto klientin tënd” (AML/KYC). Kjo do të thotë se nuk është e qartë nëse transaksionet në blockchain-e private dhe me leje janë më të lira se në sistemet tradicionale, sidomos tani që sistemet bankare klasike ofrojnë pagesa në kohë reale dhe mjete më të shpejta për qartësim. Pra, e ardhmja e parasë dhe e pagesave nuk pritet të jetë një revolucion dramatik siç premtonin adhuruesit e kriptove, por një evolucion gradual i sistemit financiar. Rënia e fundit e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera tregon edhe njëherë sa e paqëndrueshme është kjo klasë pseudo-asetesh.

Sa i përket GENIUS Act, ky ligj krijoi terrenin për një eksperiment tjetër të rrezikshëm të “bankës së lirë”, si ai që përfundoi keq në shekullin XIX, dhe mund të quhet me ironi Reckless Idiot Act (Ligji i Idiotëve të Papërgjegjshëm). Sipas këtij ligji, stablecoin-et nuk rregullohen si banka të ngushta (që merren vetëm me depozita dhe pagesa), që do të thotë se depozitat dhe pagesat nuk ndahen nga kreditimi dhe investimet më të rrezikshme, dhe as nuk kanë qasje në lender-of-last-resort ose sigurimin e depozitave që ofrojnë bankat qendrore.

Në praktikë, gjithçka që do të duhej për të shkaktuar një panik financiar dhe një bank run është që disa individë të papërgjegjshëm në shtete pseudo-libertariane të SHBA-ve të keqinvestojnë fondet e tyre ose t’i vendosin depozitat në institucione të dobëta, si Silicon Valley Bank. Ashtu si në shekullin XIX, qasja aktuale e SHBA-ve, për shkak të lakmisë dhe paaftësisë së Trump, dhe ndikimit të industrisë kripto të korruptuar, është receta për paqëndrueshmëri financiare dhe ekonomike.

Lufta e fundit midis bankave reale dhe industrisë kripto mbi CLARITY Act është një shembull tjetër që tregon se Trump nuk kupton bazat e financës dhe të parasë. Çështja nuk është se bankat duan të ruajnë pothuajse monopolin e tyre mbi transaksionet. Në një sistem bankar me rezervë fraksionale, bankat bëjnë dy gjëra: menaxhojnë pagesa dhe krijojnë kredi, duke kthyer depozitat afatshkurtra në kredi afatgjata. Kjo do të thotë se ato ofrojnë një shërbim semi-publik shumë të vlefshëm.

Depozitat afatshkurtra nuk paguajnë interes, sepse janë pothuajse ekuivalente me para të gatshme. Megjithatë, industria kripto po kërkon që stablecoin-et të paguajnë interes – drejtpërdrejt ose indirekt përmes bursave – gjë që do të minonte themelet e sistemit bankar që ne marrim të mirëqenë.

Kështu, kemi dy mundësi: ose ndryshojmë rrënjësisht sistemin financiar, duke ndarë pagesat nga krijimi i kredive (përmes bankave të ngushta për pagesat dhe institucioneve financiare për kreditë), ose ndalojmë stablecoin-et të paguajnë interes dhe të ndërhyjnë tek bankat.

Kjo është një çështje politike dhe e stabilitetit financiar, dhe pak njerëz e marrin seriozisht. Jamie Dimon, kryetar dhe CEO i JPMorgan Chase, po ngre alarmin për këto ndryshime që kërkon industria kripto, ndërsa Brian Armstrong i Coinbase është krejtësisht i gabuar kur i minimizon këto shqetësime. Nëse Trump ka këshilltarë që nuk janë të korruptuar nga paratë e kriptos, shpresohet që ata t’i shpjegojnë se si funksionon sistemi bankar para se interesat personale të shkatërrojnë themelet e tij. Sekretar i Thesarit, Scott Bessent, po dëgjon?/Project Syndicate

The post Apokalipsi i ardhshëm i kriptomonedhave appeared first on Gazeta Si.

Investitorët po tërhiqen nga Bitcoin dhe ari

5 February 2026 at 10:59

Bitcoin po tregtohet rreth 71.000 dollarë këtë të enjte, një rritje e lehtë pas disa ditëve të ëvshtira për kriptomonedhën.

Bitcoin ra me 7% në 24 orët e fundit, me investitorët që largoheshin nga asetet e rrezikshme. Kjo rënie ndodhi njëkohësisht me presion të ri në metalet e çmuara, ku argjendi u ul deri në 17%, duke vazhduar një kthesë të dhimbshme pas rritjes rekord të muajit të kaluar.

Ari gjithashtu humbi vlerë, duke treguar se sa shpejt po shuheshin tregjet spekulative në të gjitha sektorët. Pas rënies historike të të premtes, ari ra 9%, duke u pozicionuar në 4,926.9 dollarë për onz, ndërsa argjendi humbi afërsisht 30%, duke arritur në 79.6 dollarë për onz. Kjo rënie e ashpër u lidh nga investitorët me nominimin e Kevin Warsh si kryetar i ardhshëm i Federal Reserve, ndërsa luhatjet e mëtejshme treguan se metalet e çmuara vazhdojnë të jenë pre e volatilitetit të lartë..

Në tregun e kriptomonedhave, rikthimi mbi 71.000 dollarë duket më shumë si mbulimi i pozicioneve të shkurtra sesa një valë e re blerësish. Volumet e tregtimit mbeten të larta, por kërkesa në tregun spot ka dobësuar, sipas analistëve.

Gjithashtu, bilancet e stablecoin-eve në bursat e kriptove po ulen, duke sugjeruar se kapitali i ri po qëndron më shumë jashtë tregut sesa po hyn me forcë në momentet e rënies.

Pasiguria makroekonomike vazhdon të ndikojë në besimin e investitorëve. Ata po rishikojnë pritshmëritë për normat e interesit në SHBA, për shkak të spekulimeve mbi udhëheqjen e Federal Reserve dhe rrezikun e një dollari më të fortë, që zakonisht ushtrojnë presion mbi asete si Bitcoin, që varen nga likuiditeti i lehtë.

Disa kompani mbeten të kujdesshme. Galaxy Digital ka paralajmëruar se, pa një katalizator të qartë, Bitcoin mund të rikthehet në nivele më të ulëta nëse shitjet rifillojnë.

Të tjerët besojnë se pjesa më e madhe e rënies tashmë ka kaluar, me vlerësime që sugjerojnë një minimum potencial në rangun e 60,000 deri 65,000 dollarëve./Coindesk

The post Investitorët po tërhiqen nga Bitcoin dhe ari appeared first on Gazeta Si.

Në dhjetor fluksi i parave në Shqipëri, rekord historik. Shtohet cash-i

5 February 2026 at 10:25

Nga Gazeta ‘SI’ – Në fund të vitit 2025, paraja jashtë sistemit bankar arriti një nivel rekord. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në muajin dhjetor, 483 miliardë lekë ndodheshin jashtë sistemit, me një rritje prej 16 miliardë lekësh krahasuar me nëntorin, ose 3.4% më shumë në terma mujorë.

Që nga fillimi i vitit, paraja cash në qarkullim është shtuar me rreth 60 miliardë lekë, ose afërsisht 15%, duke reflektuar një zgjerim të ndjeshëm të përdorimit të parasë jashtë bankave.

Me hyrjen e vitit 2026, qeveria miratoi një paketë masash kufizuese ndaj përdorimit të parasë cash, në kuadër të nismës që synon reduktimin gradual të saj. Prej 1 janarit, individët nuk lejohen të kryejnë blerje me vlerë mbi 500 mijë lekë në para në dorë, ndërsa bizneset ndalohen të kryejnë transaksione cash mbi 100 mijë lekë me subjekte të tjera.

Një tjetër element kyç i kuadrit të ri ligjor është detyrimi për pajisjen me terminale POS për të gjitha bizneset, veçanërisht ato të sektorëve të shërbimit, akomodimit, transportit dhe tregtisë, me qëllim lehtësimin e pagesave elektronike. Bizneset në këta sektorë kanë afat deri më 31 maj 2026, ndërsa për subjektet e tjera afati përfundon më 31 dhjetor 2026.

Paralelisht, edhe treguesit e tjerë monetarë sinjalizojnë një rritje të likuiditetit në ekonomi, si brenda ashtu edhe jashtë sistemit bankar. Agregati M3, i njohur si paraja e gjerë, u rrit në 1.97 trilionë lekë në dhjetor, nga 1.92 trilionë lekë që ishte një muaj më parë.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në dhjetor 2025, agregati M1 (paraja jashtë korporatave depozituese, së bashku me llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të rezidentëve jobanka, pa përfshirë qeverinë) u shtua me rreth 37 miliardë lekë krahasuar me nëntorin, duke arritur në 967.7 miliardë lekë.

Ndërkohë, agregati M2, që përfshin paratë jashtë korporatave depozituese dhe depozitat me afat në lekë të rezidentëve jobanka, u rrit me 36 miliardë lekë brenda një muaji, duke arritur vlerën e 1.194 trilionë lekëve.

Rritja e parasë në qarkullim në fund të vitit duket se lidhet me një kombinim faktorësh, përfshirë sezonalitetin e shpenzimeve të festave të fundvitit, si edhe një reagim paraprak të individëve dhe bizneseve ndaj masave kufizuese për përdorimin e parasë cash, të cilat qeveria kishte paralajmëruar që në muajt e mëparshëm. Po ashtu, përqendrimi i shpenzimeve kapitali të qeverisë në muajin e fundit të vitit, ndikon drejtëpërdrejtë në fluksin e parasë në vend.

The post Në dhjetor fluksi i parave në Shqipëri, rekord historik. Shtohet cash-i appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Banka e Shqipërisë detyron bankat të tregojnë kursin e këmbimit në tërheqjet nga ATM apo pagesat me kartë

4 February 2026 at 11:43

Nga Gazeta ‘SI’- Banka e Shqipërisë ka hedhur për konsultim disa ndryshime rregullatore për kursin e këmbimit në rastet e tërheqjeve të parave nga bankomati apo pagesat me kartë POS.

Banka qendrore i detyron bankat tregtare që të shprehin në përqindje (mark-up), diferencën mes kursit të këmbimit të aplikuar nga operatorët dhe kursit zyrtar më të fundit të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Ky informacion duhet t’i bëhet i ditur klientit përpara se të iniciohet transaksioni i pagesës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo masë synon të eliminojë praktikat ku kostoja e këmbimit fshihet pas shumës finale të debituar, duke i dhënë konsumatorit një pasqyrë të qartë mbi marzhin që po paguan.

Operatorët e pagesave do të duhet gjithashtu ta publikojnë këtë përqindje në platforma elektronike lehtësisht të aksesueshme, në mënyrë që klientët të mund të krahasojnë kostot mes ofruesve të ndryshëm të shërbimeve.

Projektrregullorja vendos detyrime të reja edhe për subjektet që ofrojnë këmbim valutor në ATM dhe në pikat e shitjes (POS). Përpara çdo transaksioni, klienti duhet të informohet qartë.

për shumën që do t’i paguhet përfituesit në monedhën e përdorur prej tij;

për shumën që do të debitohet nga llogaria e paguesit në monedhën e llogarisë.

Ky informacion duhet të shfaqet drejtpërdrejt në pajisjen ku kryhet transaksioni, duke reduktuar hapësirën për keqkuptime ose kosto të papritura.

Sipas projektrregullores, bankat do të jenë të detyruara t’u dërgojnë klientëve njoftime elektronike për pagesat ose tërheqjet në ATM të denominuara në lek, kur llogaria është në monedhë tjetër. Minimalisht, një njoftim i tillë duhet të dërgohet të paktën një herë në muaj.

Të gjitha informacionet mbi tarifat dhe kursin e këmbimit duhet të ofrohen falas, në mënyrë neutrale dhe të kuptueshme. Klientëve u njihet gjithashtu e drejta për të zgjedhur nëse dëshirojnë ose jo të marrin këto njoftime elektronike.

Vendimi parashikohet të hyjë në fuqi më 1 dhjetor 2027 dhe pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si konsumatorët informohen dhe mbrohen nga kostot e fshehura në këmbimet valutore.

The post Banka e Shqipërisë detyron bankat të tregojnë kursin e këmbimit në tërheqjet nga ATM apo pagesat me kartë appeared first on Gazeta Si.

Izraelitët do të ndërtojnë qendër të dhënash në Kashar. 8 ha tokë ‘falas’ dhe asnjë taksë

4 February 2026 at 10:29

Nga Gazeta ‘SI’ – Një kompani izraelite do të ndërtojë një qendër të dhënash në Shqipëri, për 100 mln euro, pranë Tiranës.

Qendra do të bazohet në procesorët grafikë Robin Nvidia-s dhe do të ketë një kapacitet fillestar prej 32 megavatësh, me mundësi zgjerimi deri në 100 megavatë.

ADC, kompania izraelite, është në pronësi të përbashkët të Happy Technologies (80%), një kompani e specializuar në kibernetikë dhe teknologji kompjuterike, në pronësi të Roi Shaposhnik, Noam Frank, Shlomi Avni dhe Itai Melchior, dhe kompanisë konsulente për qendrat e të dhënave DIT (20%), e drejtuar nga ekspertët Zvika Friedman, Nir Poltorak dhe Dan Carmi.

Leje brenda 60 ditësh dhe energji e gjelbër

Si projekt qeveritar në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për BE, investimi ka përfituar kushte të përshpejtuara. Leja e ndërtimit i është dhënë kompanisë brenda vetëm 60 ditësh, ndërsa objekti po ndërtohet në një sipërfaqe prej 4.5 hektarësh tokë shtetërore (me opsion për edhe 3.25 hektarë shtesë) në zonën e lirë ekonomike TEDA, e cila po zhvillohet në perëndim të Tiranës.

Infrastruktura e komunikimit dhe e energjisë elektrike është ndërtuar paraprakisht, ndërsa kompania lokale e energjisë po ndërton një nënstacion të dedikuar në territorin e projektit. Kompania Kombëtare e Energjisë Elektrike e Shqipërisë do të furnizojë qendrën me energji të gjelbër nga burime hidroelektrike.

Në aspektin financiar, ADC ka siguruar një linjë kredie nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila mbulon 75% të kostos totale të projektit.

Edhe pse ndërtimi nuk ka përfunduar ende, qendra e të dhënave ka siguruar tashmë tre klientë të mëdhenj: kompaninë shqiptare të teknologjisë Infosoft, një kompani gjermane të ruajtjes së të dhënave dhe një institucion qeveritar shqiptar, identiteti i të cilit mbetet konfidencial.

Sipërmarrësit e projektit shohin si potencial kyç për fazën e zgjerimit kërkesën në rritje nga klientë europianë dhe amerikanë për qendra përpunimi të inteligjencës artificiale, të furnizuara me energji të gjelbër. Sipas tyre, qendrat e të dhënave në Europë po shërbejnë gjithnjë e më shumë si alternativë ndaj atyre në SHBA, ku zhvillimi i infrastrukturës së re po përballet me ngërçe në ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe të kapaciteteve energjetike.

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Shqipërisë janë forcuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht pas sulmit kibernetik iranian ndaj Tiranës në vitin 2022, pas të cilit Shqipëria nisi të përdorë teknologji izraelite të sigurisë kibernetike për mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.

Gjatë luftës, raportet mes dy vendeve u ngrohen edhe më tej, ndërsa Shqipëria u dallua si një nga aleatet më të afërta të Izraelit në Europë. Kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi Izraelin në kulmin e luftimeve dhe, në fjalimin e tij në OKB, dënoi Hamasin dhe mbajti simbolin e verdhë në mbështetje të lirimit të pengjeve.

Një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, kompania izraelite Elbit Systems nënshkroi një kontratë për furnizimin e ushtrisë shqiptare me sisteme artilerie dhe dronë.// Globes

The post Izraelitët do të ndërtojnë qendër të dhënash në Kashar. 8 ha tokë ‘falas’ dhe asnjë taksë appeared first on Gazeta Si.

Një shërbëtore pa dinjitet

3 February 2026 at 20:52

Nga Auron Tare

Sa e turpshme, kur të arrestojnë, nuk të arrestojnë as me emrin tënd, por me emrin e atyre që të kanë përdorur.

Këto fjalë më erdhën në mendje sot në mëngjes, ndërsa në telefon më mbërritën disa mesazhe me titullin: “Arrestohet drejtoresha e Mirela Kumbaros”. Një titull që u shfaq për pak ne mediat kryesore dhe më pas u hoq me shpejtësi., sikur dikush të kishte dhënë urdhër që emri i bashkëpunëtores më të afërt të ministres të fshihej nga çdo titull.

Në fakt, zonja e arrestuar nuk është një emër i panjohur për ata që njohin fushën e Trashëgimisë Kulturore. Në vitin 2014, nga një ish punonjëse sporteli në Bashkinë e Tiranës, pa ndonjë profil profesional apo kualifikim të spikatur, u përpoq të siguronte një vend pune në administratën e re. Nuk u konsiderua nga askush deri sa papritur, u katapultua nga ministrja e atëhershme e Kulturës në një nga postet më të rëndësishme për kulturën kombëtare: Drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Në këtë detyrë, ajo u shndërrua në firmëtaren e bindur të çdo vendimi që i kërkohej, leje për prishjen e vilave historike në funksion të pallateve, për rrafshimin e Teatrit Kombëtar duke e shpallur “pa vlerë”, për ndërtimin e një kafeje në Akropolin e Butrintit, për heqjen e monumenteve nga lista e mbrojtjes dhe për shumë vendime të tjera që kanë dëmtuar rëndë zinxhirin e trashëgimisë kulturore.

Me zellin e një shërbyeseje pa personalitet institucional, firmoste çdo kërkesë që i vinte, duke u kujdesur njëkohësisht edhe për përfitimet e veta. Për “besnikërinë” e treguar, ajo udhëtoi pas ministres Kumbaro në çdo ministri ku kjo e fundit u emërua, kësaj here si Drejtoreshë e Mjedisit, duke firmosur leje, licenca dhe vendime që favorizonin shkatërrimin e mjedisit.

Asnjëherë nuk u njoh si një administratore në shërbim të komunitetit, të taksapaguesve, të trashëgimisë kulturore apo të mjedisit, detyra që i ishin besuar në emër të interesit publik.

E përfolur për përfshirje aktive në shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, për vendime të dëmshme ndaj mjedisit, e hetuar për një projekt të BE-së mbi monitorimin e cilësisë së ajrit, sot ajo ndodhet e arrestuar për fshehjen e mbetjeve të rrezikshme.

Ky është një nga personazhet që kanë administruar dhe “mbrojtur” trashëgiminë tonë kombëtare, mjedisin tonë dhe së fundmi edhe cilësinë e arsimit në Shqipëri.

Sot, për zonjën në fjalë, një fund pa lavdi por edhe nje sherbetore pa dinjitet.

The post Një shërbëtore pa dinjitet appeared first on Gazeta Si.

Mbetjet e rrezikshme në portin e Durrësit/ Arrestohen 33 punonjës të Kurum (emrat)

3 February 2026 at 19:27

Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie në lidhje me mbetjet e rrezikshme të konfiskuara një vit më parë.

Nga këto 26 janë arrest me burg dhe 7 masa arresti në shtëpi.

Pas analizave të kryera për mbetjet e rrezikshme të konfiskuara në Portin e Durrësit rreth një vit më parë, autoritetet dyshojnë se ato përmbajnë substanca të rrezikshme.

Masat e sigurisë për të cilat policia e shtetit po vijon ekzekutimin

Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg

Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg

Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg

Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg

Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak

Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg.

The post Mbetjet e rrezikshme në portin e Durrësit/ Arrestohen 33 punonjës të Kurum (emrat) appeared first on Gazeta Si.

Të drejtat mbi pronën/ Shqipëria përmirësohet në renditje, por mbetet pas fqinjëve

3 February 2026 at 14:16

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka shënuar përmirësime të lehta në renditjen e indeksit të pronës, por ende mbetet pas vendeve fqinje. Për vitin 2025, vendi renditet i 71-ti nga 126 shtete, një përparim prej 9 vendesh krahasuar me vitin e kaluar. Vlerësimi total i Shqipërisë është 4.7 pikë, një rritje modeste prej 0.2 pikësh nga 2024-a.

Indeksi bazohet në disa indikatorë kryesorë, dhe pika më e dobët për Shqipërinë është pavarësia juridike, ku vendi vlerësohet me vetëm 4.4 pikë. Ky nën-indikator përfshin aspektet ligjore, taksat mbi pronën dhe të ngjashme. Nga ana tjetër, Shqipëria merr 4.7 pikë për të drejtën e pronës fizike dhe 5.1 pikë për pronën intelektuale.

Nga rajoni, Shqipëria renditet e fundit. Mali i Zi kryeson me vendin e 56-të, Maqedonia e Veriut renditet e 57-a, ndërsa Serbia e 60-a. Në rang botëror, Luksemburgu mban vendin e parë për të drejtën e pronës fizike, ndërsa për pronën intelektuale, udhëheq Shtetet e Bashkuara.

Indeksi thekson se e drejta e pronës është gurthemel për një shoqëri të lirë dhe një ekonomi të qëndrueshme.

The post Të drejtat mbi pronën/ Shqipëria përmirësohet në renditje, por mbetet pas fqinjëve appeared first on Gazeta Si.

A po trajtohet Shqipëria si ekspozitë arkitekture ku jetojnë zombi?!

3 February 2026 at 13:49

Nga Gazeta ‘SI’ – Në Shqipëri ka kohë që flitet për ndërtimin e godinave të bukura, por jo për leverdinë e tyre ekonomike. Dhjetra shumëkatëshe janë miratuar dhe disa prej tyre tashmë kanë kapur retë me forma të ndryshme, por askush nuk pyet për ndikimin që këto projekte kanë në jetën e përditshme të qytetarëve, në pasurinë e tyre apo në mundësinë për të blerë një banesë. Arkitektura e bukur po shndërrohet në një armë vizuale që imponon energji dhe imazh, por nuk sjell përfitime reale.

Ka ardhur koha të shtrohen pyetje të forta, pa u ndikuar nga imazhi i shfrenuar që disa arkitektë po japin, duke nxjerrë Shqipërinë jashtë kontekstit të vërtetë ekonomik. Ky fenomen tregon se arkitektura po vret – jo fizikisht, por mendërisht dhe ekonomikisht, duke konsumuar pasurinë, energjinë dhe ambiciet e qytetarëve.

Revolucioni urban artistik i Ramës vs të tjerëve

Kryeministri Edi Rama ka udhëhequr personalisht këtë revolucion urbanistik, që është për tu admiruar nga forma, por jo për funksion real. Pak ditë më parë ai deklaroi:
“Për një vend si Shqipëria, arkitektura e mirë është një prani frymëzuese, është një burim energjie shtesë për shoqërinë dhe për mënyrën se si e parashikojmë të ardhmen tonë.”

Mirëpo, kryeministri kritikat i sheh vetëm në aspektin e dyshimit, që ngrihen për ndoshta pastrim parash nga aktivitete kriminale etj. “Këta njerëz që bëjnë këto komente janë prodhues kokoshkash. Ata thjesht bëjnë kokoshka për njerëzit që shkojnë në film, dhe një ditë më pas ajo që mbetet është filmi, jo kokoshka”-tha Rama

I kënaqur për numrin e arkitektëve me famë ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri, Rama është optimist se vendi ynë do të ketë yllin e tij në arkitekturë shumë shpejt.

Mirpo kokoshkat nuk prodhohen vetëm nga kundërshtarët, por nga vetë arkitektët, të cilët po zhveshin projektet nga funksioni dhe dobia reale për qytetarët.

Pak kohë më parë, arkitekti zviceran Christian Kerez krahasoi Shqipërinë me Kinën e fillimit të viteve 2000, duke thënë: “Ndjen një energji dhe vitalitet, që nuk është abstrakte, por mund ta ndjesh në jetën e përditshme.” Kerez po punon në ndërtimin e kullës “Sima”, në zonën e Selitës në kryeqytet, 27 kate.

Kokoshkat e arkitektit

Një ekonomist nuk mund ta falë këtë krahasim, sepse është një miopi e pastër që e sheh arkitekturën të shkëputur: Kina zhvilloi arkitekturën dhe ndërtimin për shkak të një baze ekonomike të fuqishme, jo anasjelltas. Kina e asaj kohe kishte PBB nominale prej rreth 1.2 trilion dollarë dhe rritje vjetore 8–11%, dhe ishte në një cikël industrial dhe eksportues masiv. Shqipëria sot ka PBB nominale prej 26 miliardë dollarë dhe rritje ekonomike 3.9%, pa baza industriale apo eksportuese për të mbështetur urbanizimin e shpejtë. Arkitektura shqiptare po zhvillohet pa kontekstin ekonomik dhe social të Kinës, duke e bërë energjinë vizuale një “vrimë” që konsumon burime, por nuk kthen mirëqenie.

Në fillim të viteve 2000, Kina krijonte 7.5–8 milion vende pune çdo vit, dhe papunësia urbane ishte vetëm rreth 4%. Shqipëria, në kontrast, ka një treg pune të fragmentuar, ku 40% e të punësuarve nuk marrin pagë formale, dhe shumë të rinj detyrohen të emigrojnë për të gjetur punë, ndërsa 84% e emigracionit lidhet me arsye pune. Dyfish i Kinës janë shqiptarë të papunë. Ndërsa Kina përdori ndërtimin për të fuqizuar njerëzit dhe ekonominë, Shqipëria po sheh ndërtesa ikonike pa krijuar mundësi reale për qytetarët. Kjo është arsyeja pse arkitektura krijon imazh, por zhduk mundësitë reale.

Barcelona Tower nga agjencia spanjolle  Bofill Taller de Arquitectura

Çmimet e apartamenteve dhe fuqia blerëse

Një nga pasojat më të dukshme të urbanizimit vizual në Shqipëri është ndryshimi i çmimeve të pasurive të paluajtshme. Sipas Numbeo 2025, një familje mesatare shqiptare duhet të punojë 16.3 vite të ardhura mesatare për të blerë një apartament mesatar, ndërsa në Tiranë kjo shkon deri në 18 vite. Krahasuar me vendet e rajonit, në Maqedoninë e Veriut duhen 12.5 vite, dhe në Europën Perëndimore, qytete si Brukseli kërkojnë 6.5 vite, Vjena 11.1 vite dhe Zyrihu 12 vite. Fuqia blerëse e shqiptarëve nuk mbështet këto projekte, dhe arkitektura e bukur po kthen ëndrrën e pronësisë në një makth të paarritshëm. Shqipëria mbetet ndër vendet e fundit të Europës dhe botës, për aftësinë paguese të popullsisë së saj. FMN e rendit në vendin e 85-të, në botë për të ardhurat për frymë dhe fuqinë blerëse.

Kubi i Bllokut, Stefano Boeri

Pasojat e urbanizimit vizual

Sipas ekspertëve, ndërtesat ikonike kërkojnë kosto të larta mirëmbajtjeje, ndërsa infrastruktura, hapësirat e gjelbra dhe transporti publik mbeten të papërfunduara. Urbanizimi i bazuar mbi pamje konsumon energjinë qytetare dhe financiare, duke e bërë jetesën më të vështirë dhe qytetin më pak funksional. Ndërsa turizmi sezonal dhe punësimi i përkohshëm mund të sjellë pak fitime, ai nuk kompenson pasojat e humbjes së mundësive për qytetarët vendas.

A nuk është Tirana e sotme me mjaft trafik, pak hapësira urbane të përbashkëta, kosto të larta parkimi, pamundësi reale në rimodelimin e rrjeteve elektrike dhe hidrike etj., pikërisht sinteza e këtyre pasojave?

Kur arkitektura të vret

Në vend që të krijohen qytetet që rrisin mirëqenie dhe zhvillojnë kapacitete njerëzore, Shqipëria po kthehet në një “ekspozitë vizuale”, ku energjia dhe ideja e qytetarëve shpërndahet në forma që nuk kanë kuptim për jetën e përditshme. Nëse ky trend vazhdon, Shqipëria nuk do të jetë vetëm pas ekonomikisht, por edhe pas mendërisht. Arkitektura për pamje po “shkrin” energjinë, idetë dhe ambiciet e qytetarëve, duke i kthyer ata në zombi urbanë, spektatorë të vendit të tyre.

Hora vertikale nga OODA

Sa për fillim debati

Për të shmangur një krizë urbanistike që ka nisur dhe për të kthyer energjinë e qytetarëve në zhvillim real, Shqipëria ka nevojë për arkitektë që kuptojnë ekonominë dhe ndikimin e projektit mbi jetën e përditshme. Projekte të vogla, të fleksibël dhe të konvertueshme, që mund të përshtaten sipas nevojave reale të qytetarëve, janë më të dobishme sesa ndërtesat e mëdha dhe ikonikë. Fokusimi duhet të jetë te turizmi me vlerë të shtuar, që gjeneron punësim dhe fitime reale, dhe te qytetet për banorë, jo vetëm për investitorë dhe imazh.

Por nëse kjo qasje e deritashme nuk ndryshon, atëherë xhevahiret e arkitektëve si Christian Kerez nuk janë më kokoshka, por bomba.

The post A po trajtohet Shqipëria si ekspozitë arkitekture ku jetojnë zombi?! appeared first on Gazeta Si.

‘Diskriminim social në strehim’/ Eurostat: Shqiptarët jetojnë në banesa të mbipopulluara

3 February 2026 at 12:22

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria renditet e dyta në Europë për numrin e njerëzve që jetojnë në banesa të “mbipopulluara”. Sipas të dhënave të Eurostat, 57% e popullsisë jeton në banesa me hapësirë të pamjaftueshme për numrin e personave që banojnë aty. Vetëm Mali i Zi ka një normë më të lartë, rreth 62%, ndërsa Holanda regjistron nivelin më të ulët në Europë, vetëm 4.6%.

Më shumë se një fenomen tradicional, ky tregues është pasojë e mungesës së një strehimi të përballueshëm ekonomikisht.

Një tregues tjetër shqetësues është diskriminimi në kërkimin e strehimit. Rreth 3% e personave në rrezik varfërie  në Shqipëri, kanë raportuar se kanë përjetuar diskriminim gjatë përpjekjeve për të gjetur një banesë. Edhe pse kjo përqindje mund të duket e ulët, ajo mbetet më e lartë se në disa vende fqinje si Serbia, Kroacia, Turqia, Italia dhe Greqia. Kjo reflekton jo vetëm barrierat ekonomike, por edhe pengesat sociale që përballen individët më të prekshëm në tregun e strehimit.

Norma më e lartë e diskriminimit raportohet në Zvicër, Spanjë e Belgjikë; vende që po përballen me rritje të fortë të kërkesës për strehim, turizmit dhe çmimeve të pronës.

The post ‘Diskriminim social në strehim’/ Eurostat: Shqiptarët jetojnë në banesa të mbipopulluara appeared first on Gazeta Si.

Qeveria propozon sigurim të detyrueshëm jo vetëm për tërmetet, por edhe përmbytjet

3 February 2026 at 10:39

Nga Gazeta ‘SI’ – Sigurimi i detyrueshëm për banesat pritet të zgjerohet, duke përfshirë edhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, përveç atyre nga tërmetet. Qeveria ka ndryshuar skemën e parashikuar, duke shtuar edhe këtë rrezik natyror në projektligj, pak javë pasi dhjetëra qytete të Shqipërisë u gjendën nën ujë.

Sipas nismës ligjore, qëllimi i sigurimit është dëmshpërblimi i qytetarëve për dëmet që këto katastrofa natyrore mund t’u shkaktojnë banesave të tyre. Përfshirja e përmbytjeve në skemë pritet të shoqërohet edhe me rritje të primit të sigurimit, niveli i të cilit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Për administrimin e skemës do të krijohet Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet. Ky fond do të ketë në përgjegjësi sigurimin jo vetëm të banesave, por edhe të ambienteve brenda tyre që përdoren si njësi shërbimi, zyra apo për qëllime të tjera të ngjashme.

Edhe pse skema parashikohet të jetë shtetërore, projektligji i lë hapësirë edhe kompanive private të sigurimit. Ato do të veprojnë si ndërmjetës, duke ofruar produktin e sigurimit për qytetarët dhe duke ia transferuar pagesat Fondit Kombëtar, kundrejt një komisioni.

Për shtresat sociale në nevojë, parashikohet që primi i sigurimit të financohet nga shteti. Sigurimi i detyrueshëm do të mbulojë vetëm dëmet në pronë dhe jo dëmet që lidhen me jetën e individëve.

Në të njëjtin projektligj, qeveria thekson se qytetarët që refuzojnë të lidhin kontratën e sigurimit të detyrueshëm do të penalizohen me kufizim të aksesit në shërbime publike, përfshirë shërbimet kadastrale, shërbimet elektronike përmes portalit e-Albania, si dhe shërbimet e ofruara nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

The post Qeveria propozon sigurim të detyrueshëm jo vetëm për tërmetet, por edhe përmbytjet appeared first on Gazeta Si.

❌
❌