Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Main stream

“Edhe Stambolli përjetoi një situatë filmash apokaliptikë”, Rama: Kemi gati planin me skenarët e dëmshpërblimit

By: Fax Web
11 January 2026 at 09:57

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ka kaluar një javë tejet të vështirë për shkak të reshjeve intensive të shiut dhe dëborës.

Ai theksoi  se situata nuk ka qenë një fenomen i izoluar vetëm në Shqipëri, por ka prekur një zonë të gjerë të Evropës Juglindore, nga Italia dhe Greqia deri në Ballkan dhe Turqi.

“Kjo javë ka qenë tejet e ngarkuar me reshje e me dëborë, një gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë, e cila nuk ka prekur thjesht Shqipërinë për ndonjë arsye të lidhur me vendin tonë, nga ato arsyet që ziejnë në 700 tenxheret politike mediatike të mexhelisit shqiptar, por ka prekur një hartë të tërë nga Italia në Greqi, nga Mali i Zi në Kosovë e deri lart në Serbi, në Kroaci, e nga Maqedonia e Veriut e deri në Turqi, ku Stambolli përjetoi një situatë filmash apokaliptikë, ku i njëjti i ftohtë, i njëjti shi, e njëjta dëborë e të njëjtat përmbytje e bllokime, kanë krijuar të njëjtën situatë psikologjike për njerëzit”, tha Rama në podkastin e tij flasim.

Rama siguroi se qeveria do të qëndrojë pranë të gjithë qytetarëve të prekur nga përmbytjet, duke garantuar mbështetje për banesat, bagëtitë dhe dëmet e tjera të shkaktuara.

“Ai bëri të ditur se ekipet e verifikimit janë në terren që nga dita e parë, ndërsa Ministria e Financave ka përgatitur skenarët për dëmshpërblimin e të dëmtuarve, në pritje të përfundimit të vlerësimeve.

Kjo është motoja ime dhe e jona sa herë fatkeqësi të ndryshme godasin vendin e njerëzit, që nga tërmeti shkatërrues i mijëra e mijëra shtëpive e deri tek sikleti rrënues i një familjeje të goditur nga uji, zjarri apo nga ndonjë fatkeqësi tjetër. 

Dhe dua t’u përcjell përsëri, të dëmtuarve nga kjo goditje e fatkeqësisë kësaj here, se ne do t’i qëndrojmë me të njëjtin dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik çdo detyrimi ndaj tyre, qoftë për banesat, qoftë për gjënë e gjallë.

Puna jonë intensive nuk mbyllet me përmirësimin e situatës së motit, por do të vazhdojë me riparimin e dëmeve në infrastrukturë dhe të çdo dëmi në familjet e prekura nga uji. Ekipet tona të verifikimeve janë në terren që nga dita e parë, ndërkohë që Ministria e Financave e ka të përgatitur tanimë të gjithë planin me skenarët e dëmshpërblimit. Presim rezultatin përfundimtar të verifikimeve për të kaluar në fazën e dëmshpërblimeve. 

E mos harroni, kur ne erdhëm në qeveri, në malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e sotëm të fatkeqësive, ishin edhe dy kodra të larta borxhesh nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. 

Ne i shlyem një më një ato borxhe për ata njerëz dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit e këtij vendi, sepse erdhëm për të ndërtuar një Shqipëri tjetër dhe kjo është Shqipëria tjetër, që nuk i le vetëm njerëzit e saj. Kurrë më”, u shpreh Rama.

Disa akse dhe rrugë të bllokuara, situatë problematike në qarkun e Dibrës

By: Fax Web
11 January 2026 at 09:53

Moti gjatë natës në qarkun e Dibrës është shoqëruar me reshje dëbore, të cilat në Preshkopi kanë arritur nga 13-25-40 cm, ndërsa vijojnë aktualisht reshje të pakta dëbore.

Situata paraqitet e qetë dhe me problematika si më poshtë:

Bashkia Klos

Nga dëbora disa rrugë fshatrash në njësitë Xibër dhe Gurrë, janë me prani dëbore dhe lëvizet me zinxhir.

Bashkia Bulqizë

Në Trebisht, Ostren, trashësia e dëborës 25 cm ku ka rrugë të fshatrave me qendrat Administrative të bllokuara.

Rruga Ura e Cetenecit – Ostren, në segmentin  Klenje-Ostren e bllokuar.

Ka mungesë energjie elektrike në njësinë Trebisht.

Në Martanesh, rrugët e fshatrave me qendrat Administrative të bllokuara.

Bashkia Dibër

Nga reshjet e dëborës, janë të bllokuara qendrat Administrative me akset kryesore, njësitë Selisht dhe Lurë.

Të bllokuara janë edhe rrugët e fshatrave me qendrat administrative në njësitë Lurë, Selisht, Luzni.

Ka mungesë energjie elektrike në Njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Reç, Zall Dardhë e Lurë.

Bashkia Mat

Rruga rurale që lidh qendrën Administrative me aksin kryesor e dëmtuar dhe shumë e rrezikuar për të izoluar gjithë njësinë.

Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme normalisht, ndërsa në segmentet Peshkopi-Vasie, Ura e Çerenecit- Steblevë, si dhe Qafë Bualli-Krastë në disa vende me zinxhir.

Aksi rrugës së Arbrit duhet me goma dimërore. Nga Operatorët kontraktor po punohet me mjete e lëshim kripe duke i mbajtur të gjitha rrugët të kalueshme.

Furnizimi me energjinë elektrike është në normalitet. Furnizimi me ujin e pijshëm është në normalitet.

Rama: Prurjet marramendëse të plastikës në lumenj janë kriminale!

By: Fax Web
11 January 2026 at 09:49

Për kryeministrin Edi Rama një nga faktorët kryesore të përmbytjeve si pasojë e reshjeve të shiut është edhe faktori njerëzor.

Rama ngriti shqetësimin e hedhjes së plastikës, duke shkaktuar grumbullime në sasi të këtyre materialeve.

Kryeministri u shpreh se si qeveri do të marrin masa të reja, nga sensibilizimi deri tek gjobat për ata qe hedhin mbetje vend e pa vend.

“Përtej vorbullës atmosferike, ndryshimit klimatik, sasisë së reshjeve që në katër ditë ishte sa mesatarja e muajit janar, pra 30 ditëve reshje, në pesë vitet e fundit, faktori njerëzor ka peshën e vet. Ka peshën e vet për mirë ose për keq, njësoj siç edhe infrastruktura ka peshën e vet për mirë ose për keq. Jo për t’i ndalur, por për t’i bërë më të kontrollueshme, këto masa të jashtëzakonshme reshjesh dëbore dhe prurjesh. Ndërkohë që, ne si qeveri, jemi të qartë për nevojën e vazhdimit te investimeve në sistemin mbrojtës të vendit, unë nuk e di fare sinqerisht se si i bëhet harbutërisë ekstreme ndaj natyrës që manifestojmë orë e çast ne si popull! Po troç, ne si popull!

Prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë në këto raste, janë të frikshme, janë të neveritshme, janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës. Hedhja rrugëve e shisheve dhe qeseve plastike, si të ishte ky vend, jo atdheu ynë i përbashkët, po një kosh plehrash në një territor që s’na përket me të cilin s’kemi lidhje, ku, kudo ku na teket, lëshojmë si lopa bajgat, mbetjet e konsumit tonë, është diçka, që e mbulon tamam me bajga flamurin e pavarësisë tonë si shtet, librin e historisë së përpjekjeve tona shekullore si komb për të jetuar në shtetin tonë, fytyrën e secilit prej nesh si njerëz të këtij populli e si qytetarë të Europës, që mbajmë emrin shqiptar, të cilin e mbajmë me të drejtë me krenari në shumë raste, të cilin e ndiejmë me të drejtë si vërtetë fjalën kyçe që na bën të ndihemi krenarë kur je në stadium, por të cilin e përdhosim, emrin shqiptar, duke përdhosur Shqipërinë, duke përdhosur natyrën e Shqipërisë, duke përdhosur fytyrën e Shqipërisë.

Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet, duke rritur përpjekjet për sensibilizim, informim, por edhe ndëshkim po ashtu. Por në të gjitha rastet është e domosdoshme që gjithësecili të ftillohet sepse kjo që ndodh dhe ajo që i bëjmë ne Shqipërisë, duke hedhur një shishe plastike apo duke hedhur një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, KRIM”, tha Rama ne podkastin e tij “Flasim”.

U aksidentua dhe dyshohet se e mori rrjedha e përroit, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit

By: Fax Web
11 January 2026 at 09:24

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë në Klos.

Operacionit të kërkimit i janë bashkuar edhe forcat speciale “Shqiponja”, si dhe efektivë të ushtrisë, të cilët po punojnë intensivisht në zonë në bashkëpunim me strukturat vendore.

Gjatë ditës së djeshme, kërkimet u përqendruan përgjatë shtratit të lumit Mat dhe vijuan për disa orë, por u ndërprenë pas rënies së errësirës. Ato kanë rifilluar sërish në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në operacion janë angazhuar gjithashtu familjarë të të riut, si edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë autoritetet në terren.

Ngjarja

Sipas policisë, mjeti tip “Audi” me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars. Shofer ka qenë shtetasi me iniciale A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos, i cili ka rezultuar se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

24-vjeçari dyshohet se pas aksidentit është larguar nga vendngjarja dhe nuk ndihmuar 30-vjeçarin Jurgen Karaj të dalë nga mjeti, i cili sipas bluve, dyshohet se ka qenë në makinë me të riun.

Trupi i Jurgen Karaj ende nuk është gjetur, ndërsa dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Bora ‘pushton’ zonat malore, Rama publikon pamjet: Borëpastrueset në terren

By: Fax Web
11 January 2026 at 09:18

Sot, në 11 janar 2026, vendi ynë është dominuar nga reshjet e dendura të dëborës, në zona malore.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje, nga borëpastruese, që kanë pastruar dëborën, gjatë natës.

“Mirëmëngjes. Me punën që vijon, si dhe me falënderimin për të gjitha ekipet e angazhuara këto ditë në mot të keq, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Temperaturat e ulëta gjatë natës, kanë bërë që në zonat malore të vendit, të bien reshje shiu e dëbore.

Reshje dëbore në Rrugën e Kombit

By: Fax Web
11 January 2026 at 08:59

Rruga e Kombit është përfshirë nga moti i keq, teksa është mbuluar nga dëbora.

Raportohet për reshje dëbore mbi 300 metër. Pavarësisht situatës së motit, situata mbetet nën kontroll, teksa ka borëpastruese në terren.

Autoritetet rekomandojnë shoferët, që të përdorin goma dimërore ose zinxhirë.

Rritet niveli i ujit në Erzen, si paraqitet situata nga moti në Durrës

By: Fax Web
11 January 2026 at 08:58

Situata në Qarkun Durrës paraqitet e qetë mëngjesin e datës 11 janar 2026, me mot kryesisht të kthjellët dhe reshje shiu me intensitet të ulët gjatë natës.

Strukturat operacionale dhe ato të emergjencave civile janë në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të pandërprerë në të gjitha bashkitë. Lumi Erzen ka shënuar rritje të nivelit të ujit dhe ndodhet në kuota maksimale, por po mbahet nën vëzhgim të plotë, ndërsa lumenjtë Ishëm, Gjole dhe Zezë janë në kuota normale.

Në Bashkinë Krujë është konstatuar prani bore në zonat malore të Cudhise, ndërsa në Bashkinë Shijak furnizimi me energji elektrike është rikthyer dhe situata mbetet nën kontroll.

 

Kryeministri Rama ndan foto nga puna në terren: Falenderim për ekipet në këto ditë

By: Fax Web
11 January 2026 at 08:52

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel foto në rrjetet sociale, ku shfaqet puna që po vijon në terren pavarësisht kushteve të vështira atmosferike. Krahas pamjeve, Rama thekson vazhdimësinë e punës dhe angazhimin e institucioneve.

Në mesazhin e tij, kryeministri shpreh gjithashtu falënderime për të gjitha ekipet e angazhuara gjatë këtyre ditëve me mot të keq, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e tyre në kushte të vështira.

Ushtria amerikane godet objektivat e Shtetit Islamik në Siri

By: Fax Web
11 January 2026 at 08:50

Shtetet e Bashkuara dhe forcat e tyre partnere kanë kryer sulme ajrore në shkallë të gjerë kundër objektivave të grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) në Siri, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom).

Sipas Centcom, sulmet u urdhëruan të shtunën nga presidenti amerikan Donald Trump dhe janë pjesë e operacionit të quajtur Operation Hawkeye Strike. Ato përbëjnë një hakmarrje për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj forcave amerikane në Siri më 13 dhjetor.

Centcom theksoi se sulmet kishin për qëllim luftimin e terrorizmit dhe mbrojtjen e forcave amerikane dhe aleate në rajon. “Mesazhi ynë mbetet i qartë: nëse dëmtoni ushtarët tanë, do t’ju gjejmë dhe do t’ju eliminojmë kudo në botë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’i shpëtuar drejtësisë,” thuhet në deklaratën e Centcom.

Sipas një zyrtari amerikan që foli për CBS News, gjatë operacionit u përdorën mbi 90 municione precize kundër më shumë se 35 objektivave, me pjesëmarrjen e mbi 20 avionëve luftarakë. Në sulme u angazhuan avionë të tipit F-15E, A-10, AC-130J, dronë MQ-9, si dhe avionë jordanezë F-16.

Vendndodhja e saktë e sulmeve dhe numri i viktimave ende nuk janë bërë të ditura.

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shkroi në rrjetin social X se “ne nuk do të harrojmë kurrë dhe nuk do të tërhiqemi”, duke iu referuar veprimeve ushtarake.

Administrata Trump e shpalli për herë të parë Operation Hawkeye Strike në dhjetor, pasi një militant i ISIS-it vrau dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil amerikan në një pritë në Palmira, në qendër të Sirisë. “Kjo nuk është fillimi i një lufte, por një deklaratë hakmarrjeje,” deklaroi Hegseth në atë kohë.

Para sulmeve të fundit, forcat amerikane kishin vrarë ose arrestuar gati 25 anëtarë të ISIS-it në 11 misione të zhvilluara mes 20 dhe 29 dhjetorit. Misioni i parë i operacionit, më 19 dhjetor, përfshiu një “sulm masiv” të forcave amerikane dhe jordaneze ndaj më shumë se 70 objektivave në Siri qendrore, duke përdorur avionë luftarakë, helikopterë sulmues dhe artileri.

Siria ndodhet në një gjendje të brishtë që prej rrëzimit të regjimit të presidentit Bashar al-Assad në dhjetor të vitit 2024, çka i dha fund një lufte civile 13-vjeçare. Aktualisht, vendi drejtohet nga Ahmed al-Sharaa, i njohur edhe si Abu Mohammed al-Jolani, pas marrjes së pushtetit nga grupi i tij rebel.

Edhe pse i dobësuar ndjeshëm, ISIS vazhdon të jetë aktiv në Siri, duke kryer kryesisht sulme kundër forcave të udhëhequra nga kurdët në verilindje të vendit gjatë vitit 2025.

Rritet sërish niveli i Vjosës pranë Urës së Mifolit, shkon në 7.45 metra

By: Fax Web
11 January 2026 at 08:49

Rritet sërish niveli i lumit, prurjet me intensitet për shkak të reshjeve. Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje në orët në vijim.

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut të Mifolit.

Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka arritur në 7 metra. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, që pritet të arrijë deri në 8.5 apo 9 metra në orët në vijim.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa banorët në zonat pranë shtratit të lumit janë në gatishmëri për marrjen e masave parandaluese.

Yesterday — 10 January 2026Main stream

Përshkallëzohen protestat në SHBA, pas vrasjes së 37-vjeçares nga agjenti amerikan

By: Fax Web
10 January 2026 at 22:16

Protesta masive kundër autoriteteve të emigracionit janë mbajtur në Portland dhe në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara, në përshkallëzimin e tensioneve pasi 37-vjeçarja Renee Good u vra të mërkurën në veturën e saj nga një agjent federal i imigracionit.

Protestuesit e mbledhur në parkun Elizabeth Caruthers në Portland kërkuan që t’u jepet fund operacioneve të autoriteteve antiemigracion në qytet. Kërkesë të njëjtë shprehën edhe protestuesit në Minneapolis.

Tensionet lidhur me politikat amerikane kundër emigracionit u rritën pasi, veç një ditë pas vrasjes së Goodit në Minneapolis, një oficer federal kufitar i qëlloi dhe i plagosi një burrë e një grua në një automjet, e të cilët Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare i identifikoi si shtetas të Venezuelës.

Që atëherë, shpërthyen protesta në qytete, teksa të tjera janë paralajmëruar edhe për të shtunën vonë dhe të diel. Vrasja dhe plagosjet ndodhën pasi agjentë të ICE-së kanë nisur operacion kundër emigrantëve pa dokumenta.

“Hidrovori në Durrës jashtë funksionit”/ Xhixho: Si mund të përmbytet Gjirokastra? Korrupsioni problemi kryesor

By: Fax Web
10 January 2026 at 22:12

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Erisa Xhixho ka dënuar situatën e përmbytjeve në vend. Ajo thekson se Shqipëria ndodhet përballë kësaj situate të rëndë për shkak të korrupsionit qeveritar.

Shembulli më flagrant thotë ajo është rasti i Durrësit, ku hidrovori një investim prej 19 mln euro sot nuk kryen asnjë funksion. Dhe për më tepër, nënvizon Xhixho u pagua nga taksat e qytetarëve.

Reagimi:

Shqipërinë nuk po e përmbytin reshjet. Po e përmbyt korrupsioni qeveritar. Çdo shi i zakonshëm kthehet në emergjencë kombëtare, sepse paratë publike nuk shkojnë për parandalim, por për abuzim. Shembulli më flagrant është hidrovori i Durrësit, një investim 19 milionë euro, që sot rezulton i paaftë të kryejë funksionin për të cilin u pagua nga taksat e qytetarëve. Si mund të përmbytet Gjirokastra, veçse nga neglizhenca, paaftësia dhe korrupsioni? Banesa, biznese dhe rrugë nën ujë, ndërsa qeveria fshihet pas motit, duke shmangur përgjegjësinë. Nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme, sepse nuk ka asnjë vullnet për të dëmshpërblyer qytetarët për dëmet e shkaktuara. Heshtja institucionale është zgjedhje politike. Problemi nuk është natyra. Problemi është mungesa e menaxhimit, korrupsioni në tendera dhe investimet fantazmë që dështojnë sapo bie shi. Qytetarët paguajnë miliona, por marrin përmbytje. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore. Është dështim i qëllimshëm i qeverisë.

Lapaj njofton datën e protestës së radhës: Para Kryeministrisë, për dorëheqjen e Ramës

By: Fax Web
10 January 2026 at 22:10

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Protesta do të mbahet të shtunën më 17 janar në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Ai nënvizon se kjo protestë është kundër pushtetit të korruptuar, qeverisë kriminale duke theksuar që gjithashtu kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Njoftimi

Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë masivisht te Kryeministria!

Kundër hajdutërisë;

Kundër pushtetit që edhe kur përmbytemi nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore;

Kundër largimit nga atdheu;

Për dorëheqjen e Edi Ramës!

“Dëme deri në 1 milion euro”, Tabaku denoncon braktisjen e bizneseve pas zjarrit te ish-Uzina Dinamo

By: Fax Web
10 January 2026 at 21:15

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar nga tregu pranë ish-Uzinës “Dinamo”, i njohur si tregu i 5 Majit, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar mbi 100 biznese dhe magazina, duke lënë pa të ardhura dhjetëra familje shqiptare.

Në një deklaratë nga vendngjarja, Tabaku theksoi se dëmi ekonomik është masiv dhe se shumë biznese familjare kanë humbur mallra me vlerë nga qindra mijëra deri në 1 milion euro. Sipas saj, edhe pse kanë kaluar orë nga ngjarja, bizneset e prekura nuk kanë pasur ende asnjë kontakt nga institucionet shtetërore.

Deputetja e PD kërkoi masa të menjëhershme nga qeveria, duke nisur nga një bilanc i plotë i dëmeve dhe i punonjësve të prekur, si dhe hartimin urgjent të një pakete mbështetëse për biznesin e vogël.

Ajo theksoi se kjo paketë duhet të përfshijë heqjen e taksave dhe detyrimeve doganore për rifurnizimin e mallrave, si dhe mbështetje financiare për rimëkëmbjen.

Sipas saj, zjarri në tregun e 5 Majit nuk është vetëm një tragjedi materiale, por një goditje e rëndë sociale për dhjetëra familje shqiptare, të cilat rrezikojnë të mbeten pa asnjë burim të ardhurash në mungesë të një reagimi të shpejtë institucional.

Deklarata e plotë:

“Akoma nuk janë shuar flakët dhe akoma ndihet era e rëndë e dëmit te bizneset e djegura të tregut pranë ish-Uzinës “Dinamo”.

Bëhet fjalë për mbi 100 biznese dhe magazina që strehonin mallrat e më shumë se 100 bizneseve të tjera, të cilat janë shkrumbuar plotësisht.

Pronarët e këtyre bizneseve janë kryesisht biznese familjare, njerëz që kanë investuar në to jetën, punën, sakrificën dhe gjithçka kanë pasur. Janë familje të tëra që jetonin nga të ardhurat e këtyre bizneseve.

Edhe sot, teksa flasim, ata nuk kanë ende një bilanc të qartë të dëmit. Shumë prej tyre më tregojnë se mallrat e magazinuara kishin vlerë nga 300–400 mijë euro, ndërsa për disa biznese dëmi shkon deri në 1 milion euro.

Deri më tani, asnjë përfaqësues i shtetit nuk ka shkuar për t’i pyetur për vlerën e mallit, për punonjësit apo për atë që do të ndodhë nesër me familjet që sot kanë parë të shkrumbohet e ardhmja e tyre.

Është e domosdoshme që të merren masa të menjëhershme për të krijuar një bilanc të qartë të të gjitha bizneseve të dëmtuara dhe të punonjësve që punonin aty.

Qeveria shqiptare duhet patjetër të paraqesë një paketë masash konkrete: duke nisur nga heqja e të gjitha taksave dhe detyrimeve doganore për bizneset që do të duhet të rifurnizohen me produkte të njëjta, por njëkohësisht edhe masa mbështetëse financiare.

Biznesi i vogël është shtylla e ekonomisë shqiptare. Ashtu siç janë hequr taksa për bizneset e mëdha dhe janë dhënë favore fiskale për klientët e qeverisë, sot është radha që dora e shtetit të shtrihet për biznesin e vogël.

Shumë prej tyre sot janë në kufirin minimal të mbijetesës: dyert janë mbyllur dhe bashkë me to është mbyllur edhe e ardhmja e shumë familjeve që deri dje jetonin nga këto të ardhura”.

Ndryshimi i temperaturave dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë

By: Fax Web
10 January 2026 at 20:52

Temperatura e lartë tek të vegjlit dhe vështirësia për të menaxhuar bënë që prindërit ti drejtohen menjëherë urgjencës pediatrike.

Mjekët thonë se numri i fëmijëve që paraqiten në urgjencë është mbi 200.

“Mbizotëron temperatura e lartë 39 grade celsius”, tha Albert Lama për Top Channel.

Virusi respirator sinsicial ka rritur numrin e fëmijëve të shtruar në spital. Ndërkohë që nuk mbeten pas viursi A i gripit me dy nëntipet e tij Ah1 n1 dhe Ah2 N3 por edhe virusi B. Fëmijët janë të prekur edhe nga Sars Cov 2. Fluksi më i madhe i fëmijëve që paraqiten në urgjencë janë orët e pasdites së vonë dhe nata.

Mjeket u kërkojnë prindërve mos të paraqiten menjëherë në urgjencë kur konstatojnë temperaturë tek fëmijët pasi deri në tre ditë mund ta menaxhojnë në kushte shtëpi duke u konsultuar me mjekun. Për shkak se bashkëqarkullojnë disa viruse dhe viroza kur paraqitesh në urgjencë pritja në radhë mund të bëjë që fëmijës t’i mbivendoset një tjetër infeksion respirator duke komplikuar më shumë gjendjen  shëndetësore të fëmijës.

Kalaja tregon pasojat e përmbytjeve në fshatin Miliska të Thumanës/ VIDEO

By: Fax Web
10 January 2026 at 20:16

Drejtuesi i Departamentit për Mbrotjen e Familjes në Partinë Demokratike, Aulon Kalaja ka folur lidhur me situatën aktuale nga përmbytjet në fshatin Miliska, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë.

Kalaja ka vijuar me denoncimet e tij nga terreni, duke u shprehur se ai pasojë e reshjeve është përmbytur Fushë-Kruja dhe zonat përreth ditët e fundit.

Në një video të postuar në rrjete sociale, Kalaja tregon se si fushat e grurit, rrugët dhe shtëpitë janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut. Ndërkohë, banorët e prekur, tregojnë për Kalanë edhe pasojat e përmbytjeve.

Një qytetar tha për Kalanë se argjentura është e çarë.

Prokurori i SPAK-ut, Belinda Balluku dhe “gjyqi” në panele i disa gazetarëve!

By: Fax Web
10 January 2026 at 18:47

Nga Vladimir Muçaj

Në një shtet të së drejtës, funksionimi i drejtësisë nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet nga perceptimet mediatike, aq më pak nga debatet emocionale të paneleve televizive që shpesh e zëvendësojnë analizën juridike me retorikë politike. Rasti i znj. Belinda Balluku ka nxjerrë në pah një fenomen shqetësues: zhvendosjen e “gjykimit” nga sallat e gjykatave në studio televizive, ku disa gazetarë kanë marrë rolin e prokurorit, gjyqtarit dhe ekzekutuesit, pa asnjë përgjegjësi ligjore.

Është paradoksale dhe në të njëjtën kohë absurde mënyra se si një proces hetimor, ende i papërfunduar dhe pa një vendimmarrje gjyqësore përfundimtare, trajtohet si faj i provuar në opinionin publik. Media, e cila në parim duhet të informojë dhe jo të dënojë, në disa raste ka kaluar çdo kufi profesional, duke u bërë më e konsumuar dhe më pak e besueshme sesa vetë politika që pretendon të kritikojë.

Rregulli themelor i shtetit të së drejtës është i qartë: prokurori heton, mbledh prova dhe, nëse çmon se ka elementë të veprës penale, e dërgon çështjen në gjykatë. Vetëm gjykata ka kompetencën kushtetuese për të vlerësuar fajësinë ose pafajësinë e një individi. Deri në atë moment, çdo person gëzon prezumimin e pafajësisë, një parim ky themelor që nuk mund të cenohet nga titujt mediatikë apo nga opinionet personale të komentatorëve televizivë.

Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja: si është e mundur që kërkohen masa izoluese ndaj znj. Balluku, ndërkohë që hetimi, sipas vetë deklarimeve, vijon ende në terren për mbledhjen e provave? Kjo qasje kontradiktore jo vetëm që krijon konfuzion në opinionin publik, por rrezikon të minojë besimin tek procesi i rregullt ligjor, duke i dhënë përparësi spektaklit mbi substancën juridike.

Opinioni publik i informuar, ai që e kupton funksionimin minimal të ligjit dhe institucioneve, pret që të prevalojë logjika juridike dhe jo interpretimet selektive apo emocionet e servirura në panele mediatike. Drejtësia nuk mund të administrohet nga studio televizive, as të diktohet nga qëndrime personale të individëve që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pasojat e fjalës së tyre.

Mbështetja ndaj znj. Belinda Balluku në këtë fazë nuk është mbështetje politike, por mbrojtje e parimeve themelore të shtetit të së drejtës. Është mbrojtje e prezumimit të pafajësisë, e ndarjes së pushteteve dhe e rolit ekskluziv të gjykatës për të dhënë drejtësi. Çdo devijim nga këto parime na afron më shumë me gjyqin popullor sesa me drejtësinë moderne që synojmë të ndërtojmë.

Si përfundim, drejtësia nuk ka nevojë për zhurmë, por për prova; nuk ka nevojë për panele, por për gjykata; nuk ka nevojë për opinione të nxituara, por për vendime të arsyetuara. Respektimi i këtyre parimeve është detyrim institucional dhe qytetar, sot për znj. Balluku dhe nesër për këdo tjetër. Vetëm kështu mund të pretendojmë se po ndërtojmë një shtet ku ligji sundon mbi emocionin dhe drejtësia mbi spektaklin.

Kukësi nën reshje të dendura: disa fshatra ende pa energji, rrëshqitje dheu vështirësojnë qarkullimin

By: Fax Web
10 January 2026 at 17:05

Në qarkun e Kukësit, furnizimi me energji elektrike është rikthyer pothuajse në të gjithë zonat, përveç disa fshatrave të Njësisë Administrative Bytyç, ku konkretisht Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë vazhdojnë të jenë pa energji. Gjithashtu, pa furnizim janë edhe fshatrat Llugaj dhe Pac në Njësinë Administrative Llugaj, si dhe fshati Çerem në Njësinë Administrative Margegaj në bashkinë Tropojë.

Ndërkohë, zonat e ulëta të Kukësit mbeten nën ndikimin e reshjeve të dendura të shiut. Kjo ka shkaktuar problematika serioze në rrugët nacionale dhe bashkiake, ku janë regjistruar rrëshqitje të dheut, rënie gurësh, inertesh dhe dherash, duke bllokuar disa segmente dhe vështirësuar qarkullimi

Punonjësit e emergjencave dhe autoritetet lokale janë në terren duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal. Banorët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e rrezikuara.

VIDEO/ Gjadri: Berisha u përpoq të privatizonte Kaskadën e Drinit! Do të ishte katastrofë nëse…

By: Fax Web
10 January 2026 at 16:40

Djali i inxhinierit të shquar Egon Gjadri, Ervini, tregoi se pas shitjes së dy hidrocentraleve të Bistricës, Ulzës dhe atij të Shkopetit, u bënë përpjekje për të shitur edhe Kaskadën e Drinit në vitet kur Sali Berisha ishte Kryeministër.

Gjadri tha se privatizimi i Kaskadës së Drinit do të ishte fundit i energjetikës shqiptare.

“Babai u skandalizua kur e mori vesh. Në këto kushte që jemi sot për shkak të luftës në Ukrainë, nuk mund të imagjinohet si do të ishte situata nëse Kaskada e Drinit do të privatizohej. Do të ishte katastrofë, fundi i energjetikë shqiptare” – tha Ervin Gjadri për Rudina Xhungën.

Në vitin 2013 kur Berisha privatizoi nē mënyrë arbitrare hidrocentralet e Bistricës, Ulëzës dhe Shkopetit, kaskada e Drinit ishte burimi kryesor i prodhimit të energjisë në vend, duke kontribuar në rreth 87% të energjisë elektrike të prodhuar.

Kryesia vendos, më 24 janar mbahet protesta kombëtare e PD-së

By: Fax Web
10 January 2026 at 14:48

Tashmë është zyrtare nga Kryesia e PD-së! Më 24 janar do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike.

Siç u pohua dhe më herët në lidhje me këtë datë, tashmë ajo është bërë zyrtar

Mbi datën në fjalë është diskutuar sot në Kryesi, e cila më pas vendosi përfundimisht. Kujtojmë se në daljen e tij publike për mediat pak ditë më parë Berisha tha se protesta do të mbahej para datës 20 shkurt.

❌
❌