Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

Përmbytjet, gati paketa e dëmshpërblimeve/ Sefa: Dëmi pritet të jetë dhjetëra milionë euro

8 January 2026 at 14:31

TIRANË- Fatura financiare e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet përllogaritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit dhjetëra milionë euro.

Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i cili ishte i ftuar në emisionin “Money Report” në ABC News.

“Janë dhjetëra milionë euro nga dëmet e shkaktuar. Kostot për zonat e brendshme urbane është shumë herë më e lartë se ajo e zonave rurale, për shkak të aktivitetit.

Nga përllogaritja e dëmit paraprak do t’i kushtojë dhjetëra milionë euro buxheti të shtetit, madje dhe përtej parashikimeve që ka bërë edhe vetë qeveria.”, tha ai.

Ai u shprehsh e Shqipëria ka nevojë emergjente të investojë më shumë në masat që duhen ndërmarrë në përballimin e fatkeqësive të mundshme natyrore.

“Duhen bërë vlerësim edhe për kostot e parandalimit të fatkeqësive natyrore. Fondet e BE duhet të vihen në zbatim sa më parë. Duhen masa konkret parandaluese për fatkeqësitë natyrore”, tha ai.

Gjatë diskutimit në studio, eksperti vuri theksin te nevoja e ndryshimit të skemës së sigurimit të pronave. Ai thotë së sigurimi i pronave duhet konsideruar si një domosdoshmëri për cilindo qytetar.

“Nga mungesa e sigurimit të pronës, kostot e dëmit i paguan buxheti i shtetit ose e thënë ndryshe taksapaguesi. Nevoja për ndryshimin e skemës  së sigurimit dhe formës edhe nga fatkeqësitë natyrore nuk është vetëm e rëndësishme, por edhe imediate”, tha ai./abcnews.al

 

Ministrja Belinda Balluku mbledh Shtabin e Emergjencave Civile në Fier: Vjosa mbetet zona më problematike

8 January 2026 at 13:47

FIER- Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka mbledhur me urgjencë në Prefekturën e Fierit Shtabin e Emergjencave Civile, për të analizuar situatën e përmbytjeve në qarkun Fier.

Gjatë mbledhjes, Balluku theksoi se situata paraqitet problematike veçanërisht në zonën e lumit Vjosë, ku prurjet e larta kanë shkaktuar përmbytje dhe rrezik për zona të banuara dhe tokë bujqësore.

Ministrja kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat vendore dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave, duke theksuar nevojën për prezencë të vazhdueshme në terren dhe ndihmë konkrete për qytetarët e prekur, veçanërisht në Bashkinë Fier.

Po ashtu, Balluku udhëzoi që njësitë vendore që aktualisht nuk paraqesin problematika nga përmbytjet të vihen në dispozicion për të ndihmuar zonat më të prekura, me mjete, forca njerëzore dhe logjistikë, në funksion të përballimit të situatës së krijuar./abcnews.al

VIDEO/ Ministrja Belinda Balluku në Novoselë, zona e prekur nga vërshimi i ujërave

8 January 2026 at 13:00

VLORË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka mbërritur në Novoselë, zonë kjo, e cila është prekur nga përmbytjet pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati.

Numri dy i qeverisë po inspekton nga afër zonën, e cila është në alert të plotë.

Më herët në Novoselë u urdhërua evakuimi i menjëhershëm i banorëve, ndërsa autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët të jenë bashkëpunues me ekipet në terren.

Pas evakuimit, nis strehimi/ Banorët e Vlorës do të vendosen në konviktet e qytetit

8 January 2026 at 12:18

Strukturat vendore të emergjencave civile, Policia e Shtetit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, si edhe një ekip i Forcave të Armatosura, janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në gatishmëri të plotë për menaxhimin e çdo zhvillimi.

Deri më tani në Vlorë janë evakuuar rreth 200 krerë bagëti, ndërkohë që shërbimet shëndetësore ndodhen në lëvizje të pandërprerë, të gatshme për të ofruar asistencë në çdo moment.

Janë evakuuar 12 familje, ndërsa është përgatitur plani për evakuime të tjera. Kanalet kulluese janë pastruar dhe po kontrollohen vazhdimisht, ndërsa të gjitha strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë për të reaguar ndaj çdo nevoje të banorëve dhe për të garantuar sigurinë e tyre.

Banorët e evakuuar janë akomoduar në konviktet e qytetit, ndërkohë që po bashkëpunohet edhe me hotelet, me qëllim sigurimin e kapaciteteve shtesë të strehimit, në rast të rritjes së nevojave.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të bashkëpunojnë me strukturat në terren për menaxhimin sa më të mirë të situatës.

Lumi Erzen del nga shtrati, autoritetet në gatishmëri

8 January 2026 at 10:24

DURRËS- Lumi Erzen ka dalë nga shtrati. Gazetari i ABC News, Leonidha Musai, raportoi se dalja e tij pritet të sjellë pasojë në zonat përreth dhe konkretisht  pjesa më e rrezikuar është Katundi i Ri.

Një familje është evakuuar.

Në brendësi të qytetit situata po shkon drejt përmirësimit dhe uji ka nisur të tërhiqet nga rrugët dhe banesat. Autoritetet shtetërore janë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për t’ju ardhur në ndihmë banorëve.

Dallgë të forta në Sarandë/ Linja e tragetit drejt Korfuzit s’do të operojë, ndalohen edhe anijet të dalin në det

8 January 2026 at 10:15

Për shkak të motit të keq dhe i detit me dallgëzim 6 ballë sot nuk do të funksionojë linja e tragetit Korfuz- Sarandë dhe anasjelltas Sarandë -Korfuz. Njëherazi është ndaluar edhe dalja e anijeve të peshkimit në det.

Ndërkohë që era fryn me shpejtësinë 12m/s në drejtimin veri-perëndim, njofton Kapiteneria e Portit Sarandë. Rënia e temperaturave ka krijuar problem në zonën e Rrëzomës në Delvinë.

Për rrjedhojë për shkak të reshjeve të dëborës në qafën e Skërficës është krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Policia ndodhet në vend për të drejtuar lëvizjen e mjeteve me drejtim tunelin Delvinë-Kardhiq.

Në këto momente ka shkuar borëpastruesja për hapjen e rrugës. Sipas policisë së Sarandës për shkak se rruga Kardhiq është bllokuar dhe nuk lëvizin mjetet ka nisur edhe ketej të mos lejohet kalimi i tyre./abcnews.al

Zbardhen porositë/ Klodian Braho mban mbledhjen e parë si drejtues i SPAK

8 January 2026 at 10:03

TIRANË– Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues në Prokurorinë e Posaçme me të gjithë trupën e prokurorëve.

Fjala e Brahos në lidhje me objektivat që ai ka për drejtimin e institucionit ka qenë e shkurtër, ku i bëri me dije prokurorëve që duhet të angazhohen me dhënien e mendimeve për kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe mendime mbi marrëdhëniet që SPAK ka me Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.

Kreu i ri i SPAK ka dhënë edhe mesazhe në lidhje me mbarëvajtjen e proceseve hetimore në respektim të afateve. Të pranishëm kanë qenë të gjithë prokurorët, teksa mbledhja ka zgjatur rreth 20 minuta./abcnews.al

Reshjet e shiut/ Bashkia e Vlorës: Në Novoselë situata po rëndohet, banorët të shmangin lëvizjet e panevojshme

8 January 2026 at 08:52

Në njësinë administrative Novoselë të Bashkisë Vlorë situata po rëndohet për shkak të rritjes së nivelit të ujit, duke krijuar rrezik për banorët dhe pronat.

Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, thotë se ka angazhuar të gjitha kapacitetet në terren dhe ndodhet në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve, duke përfshirë evakuimin dhe masat për mbrojtjen e bagëtive.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.

Reshje shiu dhe bore në qarkun e Korçës, autoritetet në gatishmëri

8 January 2026 at 08:44

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje shiu dhe bore me intensitet të ndryshëm sipas zonave.

Bashkia Kolonjë

Në akset Ersekë–Leskovik dhe Ersekë–Korçë qarkullimi vijon normal, ndërsa në Gropat e Gëlqeres ka rrëshqitje të pjesshme të rrugës. Borëpastrueset dhe shërbimet e policisë janë në terren, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve për kujdes.

Bashkia Maliq

Lumi Devoll ka dalë nga shtrati në Sheqeras, ndërsa në Dunavec situata mbetet nën kontroll. Rrugët Maliq–Lozhan dhe Mesmal përballen me bllokime për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe rënies së gurëve. Rezervuarët po monitorohen dhe është hapur lëshuesi katastrofik në Leminot.

Bashkia Korçë dhe Devoll

Në Denas niveli i ujit ka rënë dhe nuk paraqet rrezik për banesat, ndërsa në njësinë Proger situata është më e rënduar për shkak të rritjes së prurjeve.

Bashkia Pogradec

 Rruga për në Dardhas është e pakalueshme, me mungesë energjie elektrike në fshatra dhe rrëshqitje rrugësh në Grunjaz. Situata në Nj.A. Çërravë dhe aksin Qukës–Qafë Plloçë po monitorohet dhe po merren masa për pastrimin e rrugëve.

Akset rrugore

Në Korçë–Ersekë, Ersekë–Leskovik dhe Boboshticë–Dardhë po bien reshje bore dhe po punohet për pastrim dhe kriposje. Aksi Korçë–Voskopojë është pastruar dhe kriposur, me qarkullim normal. Reshje shiu me intensitet të ulët raportohen në Bilisht–Miras dhe Zemblak–Goricë pa probleme në qarkullim.

Autoritetet e rendit dhe shërbimet e emergjencave civile po mbajnë situatën nën monitorim të vazhdueshëm dhe këshillojnë drejtuesit e mjeteve për lëvizje të kujdesshme.

Pas shiut vjen bora/ Verilindja zbardhet nga dëbora, vështirësi në disa akse rrugore

8 January 2026 at 08:18

Verilindja zbardhet nga dëbora. Reshjet nisen në orët e para të mëngjesit pas rënies së ndjeshme të temperaturave deri në minus 3 gradë Celsius.

Trashësia e dëborës varion nga 5 në 10 centimetra, por e shoqëruar me erë ka krijuar shtresa akulli në rrugë. Rruga e Kombit po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm dhe po trajtohet me kripë në të gjithë gjatësinë e saj.

Aktualisht nuk ka probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve në Rrugën e Kombit nga Morini në Rrëshen.

Në rrugët nacionale që lidhin Kukësin me Hasin, Peshkopinë, Pukën, Shishtavecin etj., ka vështirësi për shkak të shtresave të akullit. Po punohet nga kompanitë sipërmarrëse për trajtimin e tyre me kripë. Probleme ka edhe në rrugët rurale në Kukës, Has e Tropojë.

Policia rrugore është në terren dhe po këshillon drejtuesit e mjeteve për kufizimin e shpejtësisë dhe kontrollin e pajisjeve dimërore të mjeteve. Sipas Komisionit të Emergjencave Civile, nuk ka probleme që paraqesin emergjenca.

I gjithë territori i qarkut furnizohet normalisht me energji elektrike, përjashtuar njësinë administrative Bicaj në bashkinë e Kukësit, për të cilën po punohet nga grupet e punës të OSHE për riparimin e defekteve.

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore në qarkun Fier

8 January 2026 at 07:58

Në qarkun e Fierit situata paraqitet shqetësuese si pasojë e rritjes së vazhdueshme të niveleve të lumenjve, veçanërisht lumit Vjosë, i cili ka arritur në pikën kritike.

Sipas informacionit zyrtar, akset rrugore në të gjithë qarkun janë aktualisht të aksesueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje të plota.

Hidrovorët ndodhen në gatishmëri pune për të përballuar situatën.

Nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje, ndërsa situata më problematike paraqitet në lumin Vjosë. Në Urën e Mifolit, prurjet kanë kaluar mbi pikat e matjes, duke arritur nivelin kritik buzë më buzë përgjatë argjinaturës.

Si pasojë e prurjeve të larta, në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras janë përmbytur rreth 200 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave. Gjithashtu, raportohet për prezencë të lartë uji në 27 banesa në zonën Ferras–Cerven, të cilat ndodhen brenda sistemit mbrojtës të argjinaturës.

Probleme janë konstatuar edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, Njësia Administrative Frakull, prej nga realizohet furnizimi me ujë i qytetit të Fierit. Si masë paraprake, Ujësjellësi i Fierit ka stakuar disa nga pompat në puset pranë lumit Vjosë dhe po operon me kapacitet të reduktuar nga puse më të largëta, çka ka sjellë furnizim me ujë të kufizuar dhe me grafik për qytetin.

Të dhënat e marra nga pika e matjes në Urën e Memaliajt tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të situatës në orët në vijim, duke rritur rrezikun për përmbytje të tjera.

Situata po monitorohet në terren nga Institucioni i Prefektit dhe strukturat e Bashkisë Fier, të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të agravimit të mëtejshëm.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave të rrezikuara të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Vjosa arrin nivelin 9 metra në urën e Mifolit/ Mbi 100 hektarë tokë të përmbytura, evakuohen 13 banesa

8 January 2026 at 07:46

Niveli i lumit Vjosë ka shënuar rritje të ndjeshme, duke krijuar një situatë shqetësuese. Në stacionin matës të Memaliajt, niveli i ujit ka arritur në 7.5 metra, çka tregon se prurjet janë shumë të larta.

Ndërkohë, në urën e Mifolit, lumi ka shkuar në nivelin 9 metra, duke mbuluar plotësisht njësinë matëse dhe duke e bërë të pamundur monitorimin e saktë të situatës në atë pikë.

Si pasojë e prurjeve të mëdha, rreth 100 hektarë tokë janë përmbytur.

Autoritetet lokale raportojnë se deri tani janë evakuuar 13 banesa, që prej ditës së djeshme, për shkak të rrezikut të shtuar për jetën dhe pronën e banorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por situata mbetet kritike.

Lumi Vjosë paraqet rrezik serioz për përmbytje të mëtejshme nëse reshjet dhe prurjet e larta vijojnë edhe në orët në vazhdim. Strukturat e emergjencës janë në gatishmëri dhe u bëhet thirrje banorëve të zonave pranë lumit të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Në Las Vegas nis CES 2026, shfaqja më e madhe në botë e elektronikës për konsumatorët

8 January 2026 at 07:25

CES 2026, panairi më i madh i elektronikës për konsumatorët në botë, ka hapur dyert e tij në Las Vegas.

CES 2026 do të shfaqë teknologjitë më të fundit nga kompanitë globale dhe startup-et inovative për katër ditë.

Mijëra pjesëmarrës, përfshirë udhëheqës qeveritarë, drejtues të industrisë, investitorë dhe përfaqësues të medias ndërkombëtare, do të kenë mundësinë të përjetojnë teknologjitë e gjeneratës së ardhshme në Las Vegas.

Panairi, i cili do të paraqesë produkte inovative në fusha të tilla si inteligjenca artificiale, robotika, moda, shëndeti digjital, lëvizshmëria, energjia, aksesueshmëria dhe shumë të tjera, do të hapë gjithashtu rrugën për bashkëpunime globale.

Nga robotët humanoide te pajisjet e veshshme, teknologjitë e drejtimit autonom te pajisjet inteligjente shtëpiake, shumë produkte inovative që do të formësojnë teknologjitë e së ardhmes do të jenë në ekspozitë për vizitorët.

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

8 January 2026 at 07:20

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.

Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug.

Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Valëzimi në det i forcës 3-4 ballë.

 

Yesterday — 7 January 2026Main stream

Pasojat e përmbytjeve në vend/ Ministri i Bujqësisë për ABC News: Hidrovorët dhe kanalet kulluese janë në kapacitet të plotë

7 January 2026 at 14:31

SHQIPËRI- Reshjet e dendura të shiut dhe vërshimi i ujërave kanë shkaktuar probleme edhe në tokat bujqësore.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Andis Salla, në një komunikim me “Money Report” në ABC News  u shpreh se ekipet e punës janë në terren dhe po punojnë për përballimin e situatës.

Ai theksoi se hidrovorët dhe kanalet kulluese kanë qenë në funksion të plotë, por prurjet kanë qenë të shumta.

“Do bëjmë ndërhyrjet e nevojshme. Jemi në terren së bashku me ekipin e Ministrisë së Bujqësisë, Emergjencat Civile.

Në tokat bujqësore jemi duke ndërhyrë në disa argjinatura dhe në disa kanale kulluese.

Hidorvorët janë në kapacitet të plotë, kanë funksionuar gjatë gjithë kohës për thithjen e ujit. Po monitorojmë situatën në terren”, tha ai.

Ai theksoi se pas qetësimit të situatës do të verifikohen edhe dëmet në terren.

“Kanë qenë në pastrim nga bordet e kullimit, por reshjet kanë bërë që disa kanale të dalin nga shtrati.

Ne jemi në fazën e përballimit të situatës, pastaj do evidentojmë dëmet e shkaktuara ndaj bujqësisë.

Ekipet e Ministrisë së Bujqësisë janë në terren për të përballuar situatën dhe pasi të tërhiqen ujërat do të shikojmë pasojat”, tha ai./abcnews.al

Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë

7 January 2026 at 14:07

GJIROKASTËR– Bllokohet sërish aksi rrugor, që lidh Gjirokastrën me Tepelenën.

Një masiv shkëmbor është shkëputur nga shpati i malit duke rënë në rrugë.

Bllokimi ka rënë në zonën që njihet si “Shkalla e Zezë”./abcnews.al

Trafikoi automjetin e vjedhur në Gjermani/ Sekuestrohet “BMW M-8” me vlerë 140 mijë euro

7 January 2026 at 13:51

Policia vijon operacionin “Stolen Line” kundër trafikimit të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë vendit. Me rastin e fundit, shkon në 5 numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja e operacionit.

Në Vorë u sekuestrua një automjet tip BMW M-8, me vlerë rreth 140 mijë euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për rastin u procedua penalisht blerësi dhe drejtuesi i mjetit në momentin e ndalimit.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim shqiptari nga Kosova, rreth 42 vjeç, i dyshuar se ka trafikuar automjetin në Shqipëri me qëllim shitjen. Policia po punon për kapjen e tij.

Vrau mikun që t’i vidhte paratë/ Gjykata dënon me 25 vite burg Isuf Hasën

7 January 2026 at 12:41

Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka dënuar me 25 vite burgim të pandehurin Isuf Hasa, i cili vrau mikun e tij Xhemal Meta që ti vidhte një shumë parash. Ai u cilësua fajtor për akuzën “vjedhja me pasojë vdekjen”.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shëngjergj të Tiranës në datë 13 Janar 2025.

Viktima humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të forta në kokë, të cilat u shkaktuan nga mjete të forta si çekiçi.

Dy vëllezërit shqiptarë që po “çmendin” meraklinjtë e motorëve unikë artizanal

7 January 2026 at 12:23

Nga Londra, në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, vjen historia frymëzuese e Gazmend dhe Bujar Muharremit, dy vëllezër shqiptarë që kanë kthyer një pasion rinor në një biznes unik ndërkombëtar. Auto Fabrica, kompania e tyre e specializuar në ndërtimin artizanal të karrocerive dhe motoçikletave me porosi, sot është një emër i njohur në botën e dizajnit dhe mjeshtërisë së motorëve.
Gjithçka nisi thjesht, në një garazh në vitin 2011, si një ide për të ndërtuar një motoçikletë që nuk ekzistonte në treg dhe që vetë ata nuk mund ta përballonin financiarisht. Por ajo që dukej e pamundur, u kthye në mision jete.

Në vitin 2012, në Londër, lindi zyrtarisht Auto Fabrica, fillimisht një projekt i vogël, personal, që me kalimin e kohës la të fliste vetëm puna.
“Auto Fabrica është më shumë se punë, është identitet dhe mënyrë jetese,” shprehet Gazmendi. Çdo projekt konceptohet, dizajnohet, prototipohet dhe prodhohet nga zero, tërësisht me dorë, pa manuale apo formula të gatshme.

“Vështirësia më e madhe është fakti që gjithçka nis bosh. Duhet menduar, dizajnuar, testuar dhe ribërë disa herë,” tregojnë vëllezërit.
Sot, pas 13 vitesh në tregun britanik, Auto Fabrica numëron 26 prototipe të pashoqe. Pas lançimit të Type 1, bazuar në Kaëasaki, pasoi Type 2 mbi Yamaha, me një qëllim të qartë: të ndërtohej një motoçikletë që bashkon estetikën me funksionalitetin.

Vlerësimet për punën e tyre nisën të përhapen në mbarë botën, duke i bërë të njohur për stilin dallues, dizajnin dhe imazhin unik. Blerës të motorëve të tye unik të punuar totalisht në mënyrë artizanale janë kryesisht persona të pasur e “të fiksuar”, mes të cilëve dhe yje të kinemasë botërore.

Viti 2025, më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Norvegji

7 January 2026 at 12:20

Viti 2025 ka qenë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Norvegji, me një verë të shënuar nga një valë e fortë të nxehti dhe një fillimdimri të vonuar e jashtëzakonisht të butë, njoftoi sot Instituti Meteorologjik Norvegjez.

Si një tjetër tregues i çrregullimeve klimatike të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore, termometri arriti në 4,0 gradë Celcius më 22 dhjetor në Longyearbyen, kryeqendra e arkipelagut të Svalbardit në zemër të Arktikut, më shumë se në Sevilje (3,0 gradë Celcius)  apo Ankara (1,0 gradë Celsius) në të njëjtën ditë.

“Është një vit rekord”, deklaroi klimatologu Hans Olav Hygen nga Instituti Meteorologjik Norvegjez.

“Shumë zona të Norvegjisë përjetuan një verë jashtëzakonisht të nxehtë, me një valë të fortë të nxehti në korrik. Kjo, sigurisht, ndikon në bilancin e gjithë vitit. Për më tepër, para Krishtlindjeve pamë një fund vjeshte dhe një fillim dimri relativisht të butë”, shtoi ai.

Në shkallë kombëtare, temperaturat mesatare vitin e kaluar rezultuan 1,6 gradë Celcius mbi normalen (mesatarja e periudhës 1991–2020) dhe 2,8 gradë Celcius mbi nivelet e periudhës paraIndustriale (1871–1900), sipas Institutit

❌
❌