Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

Vjosa Osmani synon një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

By: redi
29 December 2025 at 16:56

Vjosa Osmani ka bërë të ditur se synon të kandidojë sërish për postin e presidentes së vendit. Ajo e ka konfirmuar këtë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se pret fillimisht formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve. Osmani ka paralajmëruar se në periudhën në vijim do të zhvillojë bisedime me akterë të ndryshëm politikë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për…

Source

Rama zhvillon nesër konferencën e fundvitit me gazetarët

By: redi
29 December 2025 at 16:51

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër ( 30 dhjetor) konferencën e fundvitit me gazetarët. Rama do të bëjë një pasqyrë të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim. Në fokus të konferencës për shtyp pritet të jenë çështje të rëndësishme si rritja ekonomike, zhvillimi i turizmit dhe investimet infrastrukturore. Po ashtu…

Source

Mbi 14 mijë dosje në Gjykatën e Lartë, kryetari Sadushi: Një gjyqtar jep 429 vendime në vit

By: redi
29 December 2025 at 16:30

Gjykata e Lartë ka dhënë gjatë këtij viti afro 19 vendime në ditë, duke përfshirë ditët e pushimit. Kryetari Sokol Sadushi, thotë se këto shifra nuk janë normalitet dhe as ofrojnë zgjidhje në kohë për qytetarin. “Ulja e backlog në 61%, duke e reduktuar në 14 081 çështje. Vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë 6876 vendime. Çdo gjyqtar ka dhënë mesatarisht 429 vendime në vit. Këto shifra nuk janë…

Source

Gjesti thyen heshtjen pas tragjedisë, ka një lajm të gëzueshëm për fansat

By: redi
29 December 2025 at 16:22

Fituesi i ”Big Brother Albania Vip 4”, artisti Gjesti ka folur për herë të parë pas tragjedisë familjare që pësoi me humbjen e vëllait, Eldionit në muajin shtator. Me disa mesazhe mjaft emocionale, Gjesti ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë kësaj kohe të errët. Ai falënderoi secilin prej tyre për mesazhet motivuese, dashurinë e pakursyer dhe dhuratat…

Source

U vra sapo hyri në pallat pas shpërthimit të fuqishëm, historia me fisin Çekorja

By: redi
29 December 2025 at 16:19

67-vjeçari Hysni Ymeri, i cili vdiq pas shpërthimit në Shkodër, është vëllai i një personi të dënuar me burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë në Shkodër. Në vitin 1995 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i Hysni Ymerit. Pas asaj ngjarje autori është arrestuar nga policia e cila e zbardhi atë vrasje dhe është dënuar nga gjykata. Ndërkohë disa vite më pas sipas burimeve dy…

Source

Meta kallëzon në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

By: redi
29 December 2025 at 16:00

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar kallëzim penal në SPAK ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose. Sipas shkresës, Qose ka shpërdoruar detyrën në disa raste, me veprimet apo mosveprimet e tij, duke i cënuar të drejtat dhe liritë Ilir Metës. Për të provuar faktin penal, Meta bashkëngjitur kërkesës ka dërguar edhe rekomandimin e Avokatit të Popullit…

Source

Betohen ushtarakët e rinj të Forcave të Armatosura, presidenti Begaj: Paqja dhe siguria duan përkushtim

By: redi
29 December 2025 at 15:34

450 kadetë të Akademisë së Forcave të Armatosura u betuan si efektivë të rinj të Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në një ceremoni ku Presidenti Bajram Begaj paralajmëroi për sfida të shtuara të sigurisë. “Paqja dhe siguria nuk janë të mirëqena. Ato kërkojnë përkushtim, vigjilencë dhe sakrificë çdo ditë”,-tha Begaj, duke vënë në dukje angazhimin e Shqipërisë në misionet e NATO…

Source

4 ditë pa ujë, qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

By: redi
29 December 2025 at 15:24

Qytetarët në Vlorë prej 4 ditësh janë përballur me mungesën e ujit të pijshëm. Në protestën e sotme ata u shprehën të revoltuar duke thënë se nuk do të lëvizin derisa të vij uji. “Kemi katër ditë pa ujë. Një avaz do vijë sot, do vij nesër S’kemi ku të lahemi, ikim në fshat, lahemi nëpër liqene nëpër përronj”, tha një qytetar. Një pensionist tha se nuk po ia dalin dot me të blerë ujin në dyqan.

Source

Ditmir Bushati: Kosova si burim shprese

By: redi
29 December 2025 at 15:15

Nga Ditmir Bushati Pa para lumë, pa luks, pa koncerte që i paraprijnë tubimeve, pa artistë që performojnë muzikë tallava nëpër tribuna politike (edhe pse kanë artisët më të ndjekur nga të rinjtë), por me tubime politike të ngjashme për nga serioziteti me vendet e botës demokratike, Kosova po ndrin si rast shprese në rajon. Në rajonin tonë u bë kohë që zgjedhjet kanë humbur rëndësinë.

Source

Before yesterdayMain stream

Gazetarja: Kanë ardhur zyrtarët e FBI dhe DEA-s

By: redi
27 December 2025 at 21:53

Gazetarja Anduela Ndreu thotë se politika shqiptare do të tronditet. ”Fakti që këtu kanë ardhur zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s amerikane po trondit dhe do të trondisë politikën në Shqipëri”, tha Ndreu. Për të protestat janë një mekanizëm shumë i mirë që i shërben demokracisë, por nuk rrëzohet qeveria me to. ”Protestat janë një mekanizëm shumë i mirë që i shërben demokracisë, i shërben vendit…

Source

Situata e agravuar, Angelo debaton me banorin: Të shpëtuam ne, do të kishe dalë me Zarf të Zi

By: redi
27 December 2025 at 21:45

Një nga situatat më të forta në këtë ”Big Brother Albania Vip 5” ishte shpërthimi i Ilrit pas një situate shaka të bërë nga Juxhini. Me këtë ngjarje u hap edhe ky Prime i kësaj të shtune. liri: Të tallesh me një burrë 55-vjeç, turp të qoftë. Angelo: Nuk ma merrte mendja se mund të agravonte deri në këtë pikë. Juxhin: Unë e nisa për shaka, nuk e dija që do merrte këto përmasa.

Source

Bllokohet qarkullimi, trafik i rënduar në aksin Lezhë–Milot

By: redi
27 December 2025 at 21:29

Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të automjeteve në akset rrugore që përshkojnë qarkun e Lezhës. Mbrëmjen e kësaj të shtune është krijuar trafik i rënduar në superstradën Lezhë–Milot, e ne disa raste kaos total në qarkullim. Policia Rrugore ka shtuar prezencën në terren, duke u vendosur në disa pika kyçe, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe garantimin e sigurisë…

Source

Udinese ”i rrëmben” barazimin Lazios

By: redi
27 December 2025 at 21:21

Lazio barazon 1-1 ndaj Udineses në ndeshjen e luajtur në Friuli. Pavarësisht rasteve në pjesën e parë, mungoi goli. Sfida u zhbllokua në minutën e 80-të, me Vecinon që dërgoi në festë tifozërinë mysafire. Udine realizoi në fund me Davied, i cili shënoi dhe i dhuroi 1 pikë ekipit. Lazio është në vendin e tetë. Udinese është në vendin e 10-të.

Source

Zelensky mbërrin në Kanada para bisedimeve me Trump

By: redi
27 December 2025 at 21:12

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Kanada për bisedime në rrugën drejt një takimi me Presidentin amerikan, Donald Trump, disa orë pasi Rusia bombardoi Kyiv-in me dronë dhe raketa, në sulmin e fundit mbi kryeqytetin. Rusia gjithashtu pretendoi të kishte arritur fitore të reja në terren, duke marrë nën kontroll dy qytete në lindje të Ukrainës, Myrnograd dhe Guliaipole.

Source

Dëmtimi i linjës së furnizimit me ujë në Vlorë, vijon puna për riparimin

By: redi
27 December 2025 at 20:37

Po vijon puna për riparimin e defektit në linjën 1000 e cila furnizon qytetin e Vlorës. Punonjësit e ujësjellësit të Vlorës po punojnë edhe përgjatë mbrëmjes për të vënë në punë linjën kryesore të qytetit. Është gjetur për momentin një zgjidhje provizore, e cila nuk është e përhershme: po bëhet zëvendësimi i pjesës së dëmtuar. Duhet investim për zgjidhje afatgjatë. Pas festive të fundvitit pritet…

Source

Debate dhe shpërthime të forta, kush do të jetë i eliminuari i parë në BBVA5?

By: redi
27 December 2025 at 20:20

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ”Big Brother Albania Vip 5” ka hapur dyert. Plot 18 banorë janë futur në shtëpi dhe tashmë janë në garë për të fituar Çmimin e Madh, duke nisur një rrugëtim që pritet të jetë i mbushur me emocione, sfida dhe përballje. Shpërthimi i Ilirit Pse u ndezën gjakrat në shtëpi? Miri-Selin, çfarë po ndodh mes tyre? Kush do të jetë i eliminuari i parë?

Source

Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

By: redi
27 December 2025 at 20:03

Armando Broja luajti titullar në ndeshjen Burnley-Everton, që u mbyll pa gola. Ekipi i sulmuesi shqiptar ishte më këmbëngulës për të gjetur golin, por nga 16 goditjet e realizuara, asnjë nuk gjeti kuadratin e portës. Broja luajti 88 minuta, duke i lënë vendin më pas Flemmingut. Burnley i Armando Brojës renditet në vendin e 19, me 12 pikë.

Source

VIDEO/ PD shkon në Surrel, disa deputetë protestë afër banesës së Ramës

By: redi
27 December 2025 at 19:52

Deputetët e PD-së, Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD zhvilluan këtë mbrëmje një protestë në Surrel. Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”, ata bënë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës. “Edvin, ke shpërngulur 1.2 milionë shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin.

Source

Principe International luxury dhe Rilindja e re urbane e Tiranës, një hub strategjik mes real estate të luksit. Emra të mëdhenj dhe zhvillimit territorial

By: redi
27 December 2025 at 19:47

Selia e Principe International Luxury në rrugën ”Mihal Grameno” në Tiranë, konfirmohet si zemra rrahëse e një operacioni të paprecedentë në tregun imobiliar shqiptar. Në një kontekst ku Tirana kandidon për t’u bërë një nga kryeqytetet evropiane më dinamike, kompania njofton një fazë të re operative: jo vetëm ndërmjetësim i nivelit të lartë, por një rol si advisor (këshilltar) strategjik krahas…

Source

Berisha me demokratët në Korçë: PD më e fortë se kurrë, zgjedhjet ishin farsë elektorale

By: redi
27 December 2025 at 19:27

Nga takimi me demokratët në Korçë, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë për deformim të zgjedhjeve dhe shkelje të rënda të votës së lirë. Gjatë turit të “Foltores”, Berisha theksoi se opozita ka dokumentuar, me mijëra prova se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë qenë të lira e të ndershme, por “farsë elektorale”. “Sot ne vijmë pasi u kemi faktuar shqiptarëve dhe botës, me dokumente, me mijëra…

Source

❌
❌