Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 January 2026Main stream

Ndryshimi i temperaturave dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë

By: Fax Web
10 January 2026 at 20:52

Temperatura e lartë tek të vegjlit dhe vështirësia për të menaxhuar bënë që prindërit ti drejtohen menjëherë urgjencës pediatrike.

Mjekët thonë se numri i fëmijëve që paraqiten në urgjencë është mbi 200.

“Mbizotëron temperatura e lartë 39 grade celsius”, tha Albert Lama për Top Channel.

Virusi respirator sinsicial ka rritur numrin e fëmijëve të shtruar në spital. Ndërkohë që nuk mbeten pas viursi A i gripit me dy nëntipet e tij Ah1 n1 dhe Ah2 N3 por edhe virusi B. Fëmijët janë të prekur edhe nga Sars Cov 2. Fluksi më i madhe i fëmijëve që paraqiten në urgjencë janë orët e pasdites së vonë dhe nata.

Mjeket u kërkojnë prindërve mos të paraqiten menjëherë në urgjencë kur konstatojnë temperaturë tek fëmijët pasi deri në tre ditë mund ta menaxhojnë në kushte shtëpi duke u konsultuar me mjekun. Për shkak se bashkëqarkullojnë disa viruse dhe viroza kur paraqitesh në urgjencë pritja në radhë mund të bëjë që fëmijës t’i mbivendoset një tjetër infeksion respirator duke komplikuar më shumë gjendjen  shëndetësore të fëmijës.

Kalaja tregon pasojat e përmbytjeve në fshatin Miliska të Thumanës/ VIDEO

By: Fax Web
10 January 2026 at 20:16

Drejtuesi i Departamentit për Mbrotjen e Familjes në Partinë Demokratike, Aulon Kalaja ka folur lidhur me situatën aktuale nga përmbytjet në fshatin Miliska, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë.

Kalaja ka vijuar me denoncimet e tij nga terreni, duke u shprehur se ai pasojë e reshjeve është përmbytur Fushë-Kruja dhe zonat përreth ditët e fundit.

Në një video të postuar në rrjete sociale, Kalaja tregon se si fushat e grurit, rrugët dhe shtëpitë janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut. Ndërkohë, banorët e prekur, tregojnë për Kalanë edhe pasojat e përmbytjeve.

Një qytetar tha për Kalanë se argjentura është e çarë.

Prokurori i SPAK-ut, Belinda Balluku dhe “gjyqi” në panele i disa gazetarëve!

By: Fax Web
10 January 2026 at 18:47

Nga Vladimir Muçaj

Në një shtet të së drejtës, funksionimi i drejtësisë nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet nga perceptimet mediatike, aq më pak nga debatet emocionale të paneleve televizive që shpesh e zëvendësojnë analizën juridike me retorikë politike. Rasti i znj. Belinda Balluku ka nxjerrë në pah një fenomen shqetësues: zhvendosjen e “gjykimit” nga sallat e gjykatave në studio televizive, ku disa gazetarë kanë marrë rolin e prokurorit, gjyqtarit dhe ekzekutuesit, pa asnjë përgjegjësi ligjore.

Është paradoksale dhe në të njëjtën kohë absurde mënyra se si një proces hetimor, ende i papërfunduar dhe pa një vendimmarrje gjyqësore përfundimtare, trajtohet si faj i provuar në opinionin publik. Media, e cila në parim duhet të informojë dhe jo të dënojë, në disa raste ka kaluar çdo kufi profesional, duke u bërë më e konsumuar dhe më pak e besueshme sesa vetë politika që pretendon të kritikojë.

Rregulli themelor i shtetit të së drejtës është i qartë: prokurori heton, mbledh prova dhe, nëse çmon se ka elementë të veprës penale, e dërgon çështjen në gjykatë. Vetëm gjykata ka kompetencën kushtetuese për të vlerësuar fajësinë ose pafajësinë e një individi. Deri në atë moment, çdo person gëzon prezumimin e pafajësisë, një parim ky themelor që nuk mund të cenohet nga titujt mediatikë apo nga opinionet personale të komentatorëve televizivë.

Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja: si është e mundur që kërkohen masa izoluese ndaj znj. Balluku, ndërkohë që hetimi, sipas vetë deklarimeve, vijon ende në terren për mbledhjen e provave? Kjo qasje kontradiktore jo vetëm që krijon konfuzion në opinionin publik, por rrezikon të minojë besimin tek procesi i rregullt ligjor, duke i dhënë përparësi spektaklit mbi substancën juridike.

Opinioni publik i informuar, ai që e kupton funksionimin minimal të ligjit dhe institucioneve, pret që të prevalojë logjika juridike dhe jo interpretimet selektive apo emocionet e servirura në panele mediatike. Drejtësia nuk mund të administrohet nga studio televizive, as të diktohet nga qëndrime personale të individëve që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pasojat e fjalës së tyre.

Mbështetja ndaj znj. Belinda Balluku në këtë fazë nuk është mbështetje politike, por mbrojtje e parimeve themelore të shtetit të së drejtës. Është mbrojtje e prezumimit të pafajësisë, e ndarjes së pushteteve dhe e rolit ekskluziv të gjykatës për të dhënë drejtësi. Çdo devijim nga këto parime na afron më shumë me gjyqin popullor sesa me drejtësinë moderne që synojmë të ndërtojmë.

Si përfundim, drejtësia nuk ka nevojë për zhurmë, por për prova; nuk ka nevojë për panele, por për gjykata; nuk ka nevojë për opinione të nxituara, por për vendime të arsyetuara. Respektimi i këtyre parimeve është detyrim institucional dhe qytetar, sot për znj. Balluku dhe nesër për këdo tjetër. Vetëm kështu mund të pretendojmë se po ndërtojmë një shtet ku ligji sundon mbi emocionin dhe drejtësia mbi spektaklin.

Kukësi nën reshje të dendura: disa fshatra ende pa energji, rrëshqitje dheu vështirësojnë qarkullimin

By: Fax Web
10 January 2026 at 17:05

Në qarkun e Kukësit, furnizimi me energji elektrike është rikthyer pothuajse në të gjithë zonat, përveç disa fshatrave të Njësisë Administrative Bytyç, ku konkretisht Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë vazhdojnë të jenë pa energji. Gjithashtu, pa furnizim janë edhe fshatrat Llugaj dhe Pac në Njësinë Administrative Llugaj, si dhe fshati Çerem në Njësinë Administrative Margegaj në bashkinë Tropojë.

Ndërkohë, zonat e ulëta të Kukësit mbeten nën ndikimin e reshjeve të dendura të shiut. Kjo ka shkaktuar problematika serioze në rrugët nacionale dhe bashkiake, ku janë regjistruar rrëshqitje të dheut, rënie gurësh, inertesh dhe dherash, duke bllokuar disa segmente dhe vështirësuar qarkullimi

Punonjësit e emergjencave dhe autoritetet lokale janë në terren duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal. Banorët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e rrezikuara.

VIDEO/ Gjadri: Berisha u përpoq të privatizonte Kaskadën e Drinit! Do të ishte katastrofë nëse…

By: Fax Web
10 January 2026 at 16:40

Djali i inxhinierit të shquar Egon Gjadri, Ervini, tregoi se pas shitjes së dy hidrocentraleve të Bistricës, Ulzës dhe atij të Shkopetit, u bënë përpjekje për të shitur edhe Kaskadën e Drinit në vitet kur Sali Berisha ishte Kryeministër.

Gjadri tha se privatizimi i Kaskadës së Drinit do të ishte fundit i energjetikës shqiptare.

“Babai u skandalizua kur e mori vesh. Në këto kushte që jemi sot për shkak të luftës në Ukrainë, nuk mund të imagjinohet si do të ishte situata nëse Kaskada e Drinit do të privatizohej. Do të ishte katastrofë, fundi i energjetikë shqiptare” – tha Ervin Gjadri për Rudina Xhungën.

Në vitin 2013 kur Berisha privatizoi nē mënyrë arbitrare hidrocentralet e Bistricës, Ulëzës dhe Shkopetit, kaskada e Drinit ishte burimi kryesor i prodhimit të energjisë në vend, duke kontribuar në rreth 87% të energjisë elektrike të prodhuar.

Kryesia vendos, më 24 janar mbahet protesta kombëtare e PD-së

By: Fax Web
10 January 2026 at 14:48

Tashmë është zyrtare nga Kryesia e PD-së! Më 24 janar do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike.

Siç u pohua dhe më herët në lidhje me këtë datë, tashmë ajo është bërë zyrtar

Mbi datën në fjalë është diskutuar sot në Kryesi, e cila më pas vendosi përfundimisht. Kujtojmë se në daljen e tij publike për mediat pak ditë më parë Berisha tha se protesta do të mbahej para datës 20 shkurt.

Berisha: Kryesia do përcaktojë datën e protestës së ardhshme! Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie

By: Fax Web
10 January 2026 at 14:17

Kryetari i PD Sali Berisha tha se kryesia do përcaktojë datën e protestës së ardhshme! Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e vazhdueshme

Është diskutuar dhe menduam që të jetë kryesia sepse domosdoshmëria e protestave, pra koha për protestë ka kaluar në fakt, duhet të përcaktojmë datën e protestës së ardhshme, duke theksuar edhe njëherë, rruga e vetme… se duhet të jemi shumë të ndershëm dhe të kthjellët…. rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie është kalimi në protestë të vazhdueshme.
Në vlerësimin tim, variantet e tjera janë iluzive.
Nëse besojmë se Edi Ramën do ta marrin me vete dosjet dhe krimet e tij, ne gabohemi, dhe nuk duhet të gabohemi.
Edi Rama do keqpërdorë të gjithë pushtetin për t’u mbrojtur.
Në qoftë se ne ai presim që ai të bëhet përgjegjës nga drejtësia, të themi e SHBA, që ka motiv të plotë, qoftë me dosjen e Bilalit, qoftë me dosjen e McGonigalit, përsëri ne nuk jemi realistë, pasi ky proces dhe ky problem është i komplikuar, nuk është një problem i thjeshtë.
Por ata që duhet t’i përvishen Edi Ramës duhet të jenë qytetarët shqiptarë.
Unë mendoj se zhvillimet janë pozitivë në krahun e opozitës.
Janë shtatë rezoluta që damkosin Edi Ramën njëlloj sa Maduron.
Juve u kujtohet, në San Paolo, pika e parë e rendit të ditës ishte Venezuela, pika e dytë ishte Shqipëria, për ngjashmëritë që ka Maduro me Ramaduron.
Kam bindjen se partnerët tanë, kudo, nga këto zhvillime, do të arrijnë në konkluzione të drejta për rrezikshmërinë e madhe që paraqet Edi Rama në pushtet.

Ishte dënuar me 6 vite burgim për trafik emigrantësh, ekstradohet nga Gjermania 51-vjeçari

By: Fax Web
10 January 2026 at 14:09

Interpol Tirana njofton: “Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar me 6 vite burgim.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden/Gjermani, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Përmbledhje e ngjarjes:

Më datë 31.10.2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, janë kapur në një automjet 15 shtetas të huaj (emigrantë të paligjshëm).

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbadn/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”.

Berisha: Rama ka kapur çdo pushtet. Gjykatës Kushtetuese ia ka imponuar vendimin për Lubi Ballukun

By: Fax Web
10 January 2026 at 13:39

Gjate fjales se tij ne mbledhjen e kryesise se partise Berisha u shpreh se  Rama ka kapur çdo pushtet. Gjykatës Kushtetuese ia ka imponuar vendimin për Lubi Ballukun

Siç jeni njoftuar kjo mbledhje thirret për të diskutuar lidhur me zhvillimet në vend, aksionin opozitar dhe betejën tonë për përmbushjen e misionit të PD-së, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.
Ne mblidhemi sot në kushtet e një emergjence të vërtetë politike, emergjence të vërtetë natyrore, të gjithanshme.
Siç del, Edi Rama ka hequr çdo maskë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.
Ai de facto ka kryer një grusht shteti, duke marrë pushtetin e parlamentit, bllokuar funksionimin e parlamentit, detyrimin kushtetues të këtij institucioni për të shqyrtuar kërkesat e organeve të drejtësisë për heqjen e imunitetit dhe masa të tjera ndaj personave me imunitet.
Edi Rama ka dëshmuar tashmë para të gjithë shqiptarëve se Belinda Balluku është ai, dhe se Belinda apo Lubia është thjesht një shërbëtore e verbër e tij.
Shqiptarët tashmë e kanë shumë të qartë nga dokumente të pakundërshtueshme që ai përpiqet t’i injorojë se autori i vërtetë i tunelit të Llogarasë, me një kosto de facto 93 milionë euro se sa ç’ishte ofruar, apo me dokumente 50 milionë euro më të madhe se sa ishte oferta e dytë e kompanisë që ndërtoi tunelin.
Shqiptarët e mësuan dhe e morën vesh se ndarja e 13 kilometrave në 14 lote të Unazës së Madhe të Tiranës, në të cilën ka lot në rikonstruktim që ka shkuar deri në 32 milionë euro, është totalisht urdhër dhe diktim i Edi Ramës.
U duk që në fillim, nuk kishte më asnjë diskutim, se Rama do përdorte në mënyrë antikushtetuese të gjitha mjetet për të mbrojtur veten e tij.
Por, siç i thonë asaj fjale që jo çdo e keqe vjen vetëm për të keqe, ky rast shërbeu për të marrë fajësinë publikisht ai me vendimet e tij para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.
Vetëm një autokrat, një diktator autokrat mund të imagjinojë, mund t’i lejojë vetes veprimet që i lejoi Edi Rama në rastin Balluku, që është faktikisht rasti Rama.
Në historinë e këtij shteti, 35 vitet e fundit, nuk ekziston asnjë rast i vetëm që të jenë refuzuar kërkesat e prokurorisë për heqjen e imunitetit.
Janë arrestuar kryeministra, janë arrestuar zëvendëskryeministra, janë vënë në ndjekje penale ministra dhe zëvendësministra, por nuk është menduar ndonjëherë që ekzekutivi duhet të bllokojë sistemin e drejtësisë.
Me veprimet e tij, faktikisht ai po asgjëson totalisht këtë sistem në raport me shtetin dhe administratën.
Gjykatën Kushtetuese, siç e patë, e kapi në mënyrë barbare.
I imponoi gjykatës të marrë kompetencat kushtetuese të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë.
Në asnjë germë, në asnjë nen të legjislacionit shqiptar nuk po parashikohet që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë masa sigurie para shqyrtimit të tyre nga sistemi i drejtësisë në tre shkallë. Në asnjë nen.
Ky i imponoi gjykatës të marrë pushtetin e gjykatave të tjera në mënyrën më antikushtetuese.
Gjykata Kushtetuese firmosi licencën për vjedhje, manipulime, falsifikime të tjera të Edi Ramës dhue Lubi Ballukut, ndërkohë që po shqyrton çështjen.
Çfarë çështje do shqyrtojë? Do shqyrtojë çështjen që pezulloi.
Ata e pezulluan masën e sigurimit.
Çfarë fytyre kanë ata të marrin vendim tjetër përveç atij që kanë marrë?
Pra, de facto, duke bllokuar parlamentin dhe duke u imponuar gjykatës një vendim që do nxijë në analet e drejtësisë shqiptare në të gjithë kohërat, Edi Rama ka marrë çdo pushtet dhe nuk pranon zbatimin e drejtësisë.
Tregon se për atë nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë, nuk ka organe drejtësie.

MIE: Qarkullim normal në akset kryesore dhe stabilizim i furnizimit me energji

By: Fax Web
10 January 2026 at 12:02

Strukturat në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë vijuar ndërhyrjet edhe gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme në të gjitha zonat ku janë evidentuar problematika si pasojë e kushteve të motit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se në të gjithë territorin e vendit grupet e punës kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore, si dhe për të garantuar furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për abonentët.

Reshje dëbore raportohen në zonat e Tropojës, Kukësit, Dibrës, Korçës, Shkodrës dhe Pukës, ndërsa kontraktorët janë në gatishmëri me mjete, staf dhe kripë, duke bërë të mundur që qarkullimi rrugor të jetë përgjithësisht normal.

Problematika janë evidentuar në disa segmente rrugore, si në aksin Qafë Dushk-Sevaster, ku po kryhet pastrim dherash dhe qarkullimi vijon me një korsi në kilometrat 10-11, si dhe në aksin Berat-Çorovodë, në zonën e Bogovës, ku ka pasur rënie gurësh dhe shembje të murit pritës dhe po punohet për pastrimin e rrugës.

Aksi Përmet-Çarshovë, në zonën e Petranit, është i hapur me një korsi pas ndërhyrjes provizore, ndërsa në segmentin Valare-Erind-Çajup vijon puna për stabilizimin e një shkarjeje aktive në kilometrin 7+600.

Në aksin Korçë-Dardhë, në kilometrin 9, është konstatuar shkarje anësore e trupit të rrugës dhe situata po monitorohet nga autoritetet përkatëse.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, situata paraqitet më e stabilizuar, megjithëse disa fidera vijojnë të jenë jashtë pune, kryesisht në zonat e thella malore, ku dëbora vështirëson transportin e bazës materiale.

Të gjitha linjat 35 kV dhe nënstacionet janë në punë, ndërsa rrjeti i transmetimit funksionon normalisht, me të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV në operim. Brigadat e linjave dhe të nënstacioneve janë në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Në kaskadën e Drinit, prurjet natyrore regjistrohen në nivele të kontrolluara, të cilat llogariten rreth 1400 metra kub në sekondë në HEC-in e Fierzës, 500 metra kub në sekondë në HEC-in e Komanit dhe 60 metra kub në sekondë në HEC-in e Vaut të Dejës.

Në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, në qarkun e Vlorës situata është përmirësuar, ndërsa në fshatin Trevllazër, pompa është stakuar për arsye sigurie dhe furnizimi për banorët po realizohet me orare, duke menaxhuar ujin nga depot.

Në qarkun e Fierit është vënë në funksion stacioni i pompimit në Kafaraj dhe pritet të nisë furnizimi me ujë në të gjithë qytetin e Fierit.

Qarqet e tjera të vendit nuk raportojnë problematika në këtë drejtim.

Ndërkohë, portet e vendit vijojnë aktivitetin normalisht. Në Portin e Durrësit operimet po zhvillohen pa probleme në të gjithë terminalet, ndërsa edhe në portet e Vlorës dhe Sarandës nuk raportohen vështirësi.

Po ashtu, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” vijojnë normalisht.

Protestat kundër regjimit të mullahëve në Iran hyjnë në javën e dytë. Khamenei kërcënon protestuesit

By: Fax Web
10 January 2026 at 11:57

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i quajti protestuesit antiqeveritarë vandale të cilët përpiqen t’i bëjnë qejfin presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim  të parë për protestat që kanë shpërthyer në të gjithë Iranin, Khamenei deklaroi se e gjithë bota duhet ta dijë se Republika Islamike erdhi në pushtet përmes gjakut të disa qindra mijëra njerëzve të ndershëm dhe nuk do të tërhiqet përballë atyre që e mohojnë këtë. Më vonë, në komentet e bëra në një tubim mbështetësish dhe të transmetuara në televizionin shtetëror, Khamenei e perforcoi qëndrimin e tij, duke thënë se Irani nuk do të hezitojë të merret me “elementët shkatërrues”.

Irani gjithashtu i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke fajësuar SHBA-në për shndërrimin e protestave në atë që i quajti “akte të dhunshme dhe vandalizëm të përhapur” në Iran.

Protestat, të cilat hynë në javën e dytë, shpërthyen për shkak të ekonomisë dhe janë shndërruar në më të mëdhatë në vite – duke çuar në thirrje për t’i dhënë fund Republikës Islamike.
Të paktën 65 protestues dhe 14 anetare te personelit te sigurise janë vrarë, sipas grupeve të të drejtave të njeriut. Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara akuzoi SHBA-në për “ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit përmes kërcënimeve, nxitjes dhe inkurajimit të qëllimshëm të paqëndrueshmërisë dhe dhunës”, në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit.

Klos detaje të reja nga aksidenti/ Ky është 30-vjeçari  që e mori rrjedha e përroit

By: Fax Web
10 January 2026 at 11:48

Ky është 30-vjeçari Jurgen Karaj, personi që rezulton i zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer ra në një përrua në fshatin Dars të Klosit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur mjeti tip “Audi” me targa angleze humbi kontrollin dhe përfundoi në ujë.

Së bashku me Karajn në makinë ishte edhe 24-vjeçari Andi Llosha, drejtuesi i automjetit. Llosha ka arritur të dalë vetë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa dyshohet se Karajn e ka marrë rrjedha e përroit.

Policia e ka arrestuar 24-vjeçarin, pasi ai u largua nga vendngjarja pa njoftuar autoritetet dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit që ndodhej ende në automjet.

Testi i alkoolit e ka nxjerrë atë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt vijojnë .

Shqipëria renditet në vendin e 81 në botë për përdorimin e IA

By: Fax Web
10 January 2026 at 11:38

Shqipëria renditet në vendin e 81 në nivel global në “Government AI Readiness Index” të publikuar nga “Oxford Insights”, duke u vlerësuar pozitivisht në disa nga shtyllat kryesore të gatishmërisë ndaj inteligjencës artificiale.

Sipas Agjencisë për Medie dhe Informim, vendi shënon rezultate të mira në adoptimin e inteligjencës artificiale (IA) në shërbimet publike (68.95 pikë), qeverisjen (51.67 pikë) dhe zhvillimin e infrastrukturës (48.44 pikë).

Në të njëjtën kohë, Shqipëria vlerësohet ndër vendet më aktive për sa i takon digjitalizimit, për emërimin e Diellës si ministrja e parë e Inteligjencën Artificiale.

Po ashtu vlerësohet edhe për miratimin e Strategjisë së parë Kombëtare për inteligjencën artificiale në muajin gusht, hapa që forcojnë më tej kornizën institucionale dhe strategjike të vendit në këtë fushë.

Rrëshqitje dherash në rrugën Elbasan–Gjinar, bllokohet për 1 orë qarkullimi rrugor

By: Fax Web
10 January 2026 at 11:34

Rruga Elbasan–Gjinar u bllokua paraditen e sotme për rreth një orë, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut gjatë kësaj jave. Aktualisht është bërë e mundur hapja e një korsi për të rikthyer qarkullimin në këtë aks ku zakonisht gjatë fundjavës ka fluks të shtuar për shkak të numrit të madh të vizitorëve që shkojnë për turizëm dimëror malor.

Situata problematike u regjistrua rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Bllokimi i aksit rrugor ka sjellë vështirësi për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve, pasi kjo rrugë është lidhja kryesore e disa fshatrave të zonës së Shpatit me qytetin e Elbasanit.

Në terren po ndërhyjnë ekipe të ASHP të bashkisë Elbasan dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për pastrimin e inerteve dhe normalizimin e qarkullimit.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të informohen për gjendjen e rrugës, pasi reshjet e shiut vijojnë të mbajnë të lartë rrezikun për rrëshqitje të tjera dherash në zonë.

Berisha: Populli iranian drejt fitores mbi diktaturën teokratike

By: Fax Web
10 January 2026 at 11:25

Kryetari i PD, Sali Berisha, shpreh mbështetje për protestat masive në Iran kundër regjimit teokratik të ajetullahëve. Ai thekson se kryengritja po përballet me dhunë të rëndë shtetërore dhe dhjetëra viktima, duke dënuar ashpër represionin e autoriteteve iraniane.

Berisha thekson gjithashtu qëndrimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe shpreh solidaritetin e PD-së me popullin iranian në përpjekjen për liri dhe demokraci.

Deklarata e plotë

Deklaratë e Partisë Demokratike.

Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike të Teheranit.

Prej dy javësh në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit, populli iranian është ngritur në protesta të fuqishme kundër regjimit obskurantist të ajetullahëve. Organizata e Muxhahedinëve të Popullit, opozita më e fuqishme e popullit iranian që lufton prej dekadash për një Iran të lirë dhe demokratik, po udhëheq këtë kryengritje të fuqishme. Në disa qytete të vendit pushteti është në duart e kryengritësve. Ajetullahët kanë marrë mercenarë nga vende të tjera. Garda Islamike dhe mercenarët kanë hapur zjarr kundër protestuesve dhe deri sot janë mbi 44 martirë të rënë për lirinë dhe dinjitetin e kombit të tyre.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar ajetullahët: “Mos qëlloni, se do t’ju qëllojmë.”
PDSh, duke dënuar me forcën më të madhe dhunën dhe terrorin shtetëror të regjimit diktatorial obskurantist të Teheranit ndaj kryengritësve, ju uron kryengritësve trima fitoren për një Iran të lirë, demokratik dhe sovran.

Pajisja me pasaporta informon ministria: Mund të rinovojnë dokumentat në çdo zyrë IdentiTek

By: Fax Web
10 January 2026 at 11:16

Tashmë qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri

Me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), procedura mund të kryhet pranë çdo zyre aplikimi të IdentiTek në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht njësisë ku qytetarët janë të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ky lehtësim synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si dhe reduktuar kohën e kostot e lëvizjes.

Nga ky ndryshim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar përpara vitit 2012. Këto aplikime do të vijojnë të kryhen vetëm në zyrat sipas vendbanimit të qytetarëve, në përputhje me procedurat në fuqi.

Karta e identitetit tërhiqet pranë zyrës së aplikimit, ndërsa pasaporta biometrike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku bëhet aplikimi.

IdentiTek mbetet i angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë, përmes zgjidhjeve që vendosin në qendër nevojat e tyre dhe lehtësojnë aksesin në shërbimet e identifikimit.

Rama: Forcat e Armatosura të angazhuara për mbrojtjen e qytetarëve nga përmbytjet

By: Fax Web
10 January 2026 at 11:16

Moti i keq me reshje intensive shiu dhe bore që ka përfshirë vendin prej disa ditësh ka shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga ndërhyrjet që po kryhen përgjatë 24 orëve nga strukturat shtetërore për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo situatë.

Ndërkohë, sipas kryeministrit, “puna po vijon për përballimin e situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit”.

Për përballimin e situatës së përmbytjeve, efektivë të Forcave të Armatosura janë dislokuar në zonat e prekura me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave nga situatat emergjente.

Aktualisht, mbi 155 efektivë, 37 mjete dhe 7 motopompa janë angazhuar në qarqet Vlorë, Fier, Durrës dhe Gjirokastër, si dhe në zona të tjera ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja.

Ndërkohë autoritetet po punojnë edhe për pastrimin e akseve rrugore në zonat malore ku reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar problematika.

Në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, autoritetet qendrore dhe vendore po vijojnë punën në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

Deri tani në rang vendi regjistrohen 1587 banesa në praninë e uji, ndërsa janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje.

Kamëz/ Magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false, një turk në pranga

By: Fax Web
10 January 2026 at 11:10

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Brands 2”, duke zbuluar në Kamëz një magazinë ku stampoheshin veshje dhe këpucë të kontrabanduara me logo false të markave të njohura ndërkombëtare.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi turk O. S., 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk M. K., 50 vjeç, ndërsa 3 punonjëse të magazinës u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi sasi të mëdha veshjesh dhe këpucësh, makineri lazeri, printimi dhe stampimi, stampa dhe logo të markave të njohura, si dhe një celular dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Sipas Policisë, mallrat dyshohet se kishin shmangur detyrimet doganore dhe përdoreshin pajisje për falsifikimin e logove.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Vijon puna për kapjen e 50-vjeçarit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale:
“Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

Autobot me karburant përfshihet nga zjarri në Rrugën e Kombit, rrezik shpërthimi

By: Fax Web
10 January 2026 at 11:03

Një trailer-autobot që transportonte karburant është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit, në kilometrin e 34-të të autostradës.

Flakët shpërthyen në pjesën e pasme të mjetit dhe situata u konsiderua me rrezik të lartë, për shkak të sasisë së madhe të karburantit që ndodhej në depozitë. Zjarri u lokalizua dhe u fik pa u përhapur në rezervuarët e karburantit, duke shmangur një shpërthim të mundshëm.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit.

Reshjet në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Situata më problematike, në Gjirokastër! Ja akset e bllokuara

By: Fax Web
10 January 2026 at 11:00

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një përditësim mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e motit të keq, ku reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta, kanë shkaktuar problematika të shumta në disa qarqe. Më të prekura janë zonat malore dhe ato pranë lumenjve, ku janë evidentuar vështirësi në qarkullimin rrugor, furnizimin me energji elektrike dhe sigurinë e banorëve.

Sipas njoftimit zyrtar, Qarku Gjirokastër paraqet situatën më problematike. Në Bashkinë Gjirokastër ka prezencë dëbore në Njësinë Administrative Picar, ndërsa lumi Drino në aksin Gjirokastër–Tepelenë i është afruar trupit të rrugës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për forcimin e argjinaturës. Po ashtu, po punohet për hapjen e disa akseve rrugore të bllokuara në zonat Odrie, Lunxhëri dhe Zagori, si dhe për riparimin e një ure të vogël në aksin Krinë–Tranoshisht–Saraqinishtë.

Në Bashkinë Dropull, ura e Glinës mbetet problematike, ndërsa vijon puna për lirimin e akseve Pogon–Dropull dhe Zagori–Libohovë, të bllokuara nga dëbora. Situatë e vështirë paraqitet edhe në Bashkinë Përmet, ku aksi Përmet–Dogana e Tre Urave është i bllokuar, si dhe në Njësinë Administrative Frashër dhe fshatrat përreth për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Në Bashkinë Memaliaj raportohet gërryerje e tokave bujqësore nga lumi Vjosë, ndërsa në Tepelenë qarkullimi në aksin Tepelenë–Gjirokastër, në zonën e quajtur “Shkalla e Zezë”, realizohet vetëm me një korsi.

Qarku Lezhë është përfshirë nga reshje dëbore edhe në zonat e ulëta, përfshirë qytetin e Lezhës. Strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri për mbajtjen hapur të akseve rrugore, ndërsa është përfunduar riparimi i argjinaturës së dëmtuar në lumin Drojë. Në Qarkun Vlorë raportohet përmirësim i situatës sa i përket prurjeve të lumit Vjosë. Nënkalimi në fshatin Bishan mbetet i bllokuar, por nuk ka raportime për banesa të përmbytura, vetëm prezencë uji në oborre. Qarku Elbasan po përballet me dëborë dhe ngrica në zonat malore të bashkive Elbasan dhe Peqin, ku disa akse rurale janë bllokuar nga dëbora dhe rrëshqitjet e dherave. Mjetet dhe punonjësit ndodhen në terren për normalizimin e situatës.

Edhe Qarku Dibër mbetet ndër zonat më të prekura. Forcat e emergjencave civile po ndërhyjnë në disa akse me prezencë akulli dhe rrëshqitje dherash, ndërsa ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në njësitë administrative Bulqizë, Klos, Dibër dhe Lurë. Disa segmente rrugore janë aktualisht të pakalueshme, por policia ndodhet në terren për orientimin e qarkullimit.

❌
❌