Një rast i dhunës në familje është raportuar pas mesnatës në Fushë Kosovë, ku një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij, pasi ky i fundit nuk i kishte dhënë para.
Rasti ka ndodhur më 16.01.2026 rreth orës 01:00, në Rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, ku viktima, A. P, ka deklaruar se djali i tij i mitur, A.P, ka kërkuar para nga ai, por pasi nuk i janë dhënë, ka reaguar me sjellje agresive.
Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari e ka goditur një herë me grusht, e më pas është larguar nga shtëpia.
Viktima ka thënë se nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor, si dhe nuk ka kërkuar strehim, pasi do të kthehet në shtëpinë e tij.
Ndërkohë, i dyshuari e ka pranuar veprimin, duke deklaruar se ndihet i penduar për atë që ka ndodhur.
I mituri është intervistuar në prani të Qendrës për Punë Sociale, avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurores për të mitur është ndaluar për 24 orë, duke u dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Skenderaj.
Dy persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, pasi gjatë një kontrolli rutinë në Pikën e Kontrollit të Automjeteve në fshatin Grabovc, policia ka gjetur dy armë zjarri, karikatorë dhe municion, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 22:50, në rrugën “Guri i Plakës” në fshatin Grabovc, ku është ndaluar një veturë Mercedes.
Gjatë kontrollit, te shoferi i dyshuar është gjetur një revole e tipit “SIG SAUER”, me:
• karikator .45 ACP
• 8 fishekë .45 ACP
Ndërkohë, brenda veturës është gjetur edhe një revole tjetër e tipit “ZASTAVA”.
Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari ka deklaruar se arma e tipit “Zastava” i përket shokut të tij, ndërsa dy armët dyshohet se kanë pasur leje shenjëtarisë.
Të dyshuarit janë:
• Niman Babaj
• Petrit Leku rreth 40 vjeç
Pas shoqërimit në Stacionin Policor Obiliq, të dy janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• armët e zjarrit
• karikatorët
• fishekët
• lejet përkatëse
Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Njësia e Hetimeve në Vushtrri ka zhvilluar një aksion operativ në dy lokacione, ku gjatë bastisjes në fshatin Duboc janë sekuestruar armë zjarri dhe municion, mëson Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve, aksioni është realizuar pas informatave të pranuara nga strukturat relevante policore, fillimisht në fshatin Gojbulë, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Më pas, veprimet janë zhvendosur në fshatin Duboc, ku janë hasur dy persona të dyshuar dhe është kryer bastisja në objektet përkatëse.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar:
• 1 pushkë gjysmë automatike (cal. 10)
• 1 armë gjuetie dytytëshe
• 1 armë me tytë të shkurtër cal. 9 mm
• 1 karikator i armës me tytë të shkurtër
• Municion i llojeve të ndryshme (gjithsej 28 fishekë)
• 1 çantë për vendosjen e karikatorëve
Të dyshuarit në këtë rast janë:
• Lutfi Zymeri rreth 42 vjeç
• Arianit Ahmeti rreth 20 vjeç
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit Kujdestar, njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Një incident serioz është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Malishevë, ku dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht në hyrje të Stacionit Policor, mëson Gazeta Sinjali.
Burime të besueshme bëjnë të ditur se rreth orës 20:00, derisa mbikëqyrësi i ndërrimit ishte duke biseduar me disa persona lidhur me një rast të mëhershëm, situata ka eskaluar dhe të dyshuarit kanë kaluar në sulm.
Sipas informatave, katër persona dyshohet se e kanë sulmuar papritmas mbikëqyrësin e ndërrimit dhe një zyrtare policore, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të zyrtarëve të tjerë policorë.
Sinjali mëson se pas ndërhyrjes, situata është vënë nën kontroll, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar brenda stacionit, ku janë mbajtur për procedura.
Të dyshuarit në këtë rast janë: Fair Hoti rreth 52 vjeç, Fatian Hoti rreth 20 vjeç, Arton Hoti rreth 39 vjeç, Flamur Hoti rreth 27 vjeç.
Dy zyrtarët policorë të përfshirë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra gjatë sulmit.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa me vendim të tij, katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Një rast serioz që lidhet me substanca narkotike është zbuluar në qytetin e Vitisë, ku një person ka përfunduar në pranga pasi është kapur me kokainë dhe marihuanë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burime të besueshme.
Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 19:00, në rrugën “2 Korriku” në Viti, ku njësitet policore kanë ndaluar dhe kontrolluar të dyshuarin Alban Misini.
Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe sekuestruar: 0.54 gram kokainë, 14.8 gram marihuanë.
Pas kësaj, rasti është trajtuar nga njësitet kompetente për hetimin e narkotikëve në rajonin e Gjilanit, të cilët kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore, përfshirë edhe kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Një përleshje e rëndë mes të miturve ka ndodhur dje në Gllogoc, ku njëri nga të lënduarit ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë, mëson Gazeta Sinjali nga burime të besueshme.
Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 12:30, ku disa të mitur të dyshuar kanë sulmuar dy të mitur të tjerë, duke i goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.
Ngjarja dyshohet se është përsëritur edhe pak më vonë, në parkingun e automjeteve afër lokalit “Relax”, ku të njëjtit të dyshuar kanë vazhduar sulmin ndaj viktimave, kësaj here edhe me mjete të forta, ku dyshohet edhe përdorimi i thikës.
Si pasojë, njëri nga të dëmtuarit, F.K. rreth 17 vjeç , ka pësuar plagë prerëse në kokë dhe në krahun e djathtë, duke u dërguar për trajtim në QKUK, ku edhe posedon raport mjekësor.
Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprime hetimore, ndërsa pas intervistimit dhe në konsultim me organet e drejtësisë, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.
Një person i kërkuar me urdhërarrest është ndaluar mbrëmjen e së enjtes në pikën kufitare Hani i Elezit, mëson Gazeta Sinjali nga burime të besueshme.
Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 18:50, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar personin Sokol Ahmeti rreth 46 vjeç nga fshati Resinovc, Komuna e Lipjanit, në bazë të një urdhërese nga Gjykata në Lipjan.
Burimet bëjnë të ditur se pas ndalimit është njoftuar gjyqtari i lëndës, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet në Qendrën e Ndalimit deri në mëngjes.
I njëjti është shoqëruar dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit dhe pritet të dalë para Gjykatës së shpejti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet dhe të lënduar është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Komoran, në rrugën Komoran Caralevë.
Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 19:30, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ajet Syla, ndërsa janë lënduar disa persona të tjerë.
Automjeti i parë, Audi A4 ngjyrë hiri, drejtohej nga një i mitur, i cili ka mbetur i lënduar. Në këtë veturë kanë pësuar lëndime edhe dy të mitur pasagjerë.
Automjeti i dytë, Citroen Nemo ngjyrë e bardhë, drejtohej nga Bastri Syla, i cili gjithashtu ka mbetur i lënduar, ndërsa pasagjeri Ajet Syla ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar në QMF Komoran, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori për të mitur.
Shoferi i dyshuar, i mitur, është ndaluar dhe rasti po trajtohet nga njësia e hetimeve të trafikut.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e gruas që humbi jetën në fshatin Gracë të Vushtrrisë, pasi shtëpia e saj u përfshi nga zjarri.
Viktima është Mileva Ristic, e cila dyshohet se ka mbetur brenda objektit në momentin kur flakët kanë kapluar shtëpinë, për shkaqe që ende nuk dihen.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore lokale dhe rajonale, zjarrfikësit, eksperti i pavarur i zjarreve si dhe njësia e mjekësisë ligjore, ndërsa pas ekzaminimit fillestar, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshuar” dhe hetimet janë në vazhdim.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë dy javëve të para të vitit 2026, në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar gjithsej 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, si pjesë e angazhimeve të Policisë për rritjen e sigurisë rrugore.
Sipas Policisë, një nga shkeljet më të shpeshta mbetet tejkalimi i shpejtësisë, veçanërisht në kushtet e sezonit dimëror. Po ashtu, shqetësues mbetet edhe numri i automjeteve të paregjistruara, ku gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 353 automjete që kanë qarkulluar pa regjistrim dhe pa kontroll teknik, duke paraqitur rrezik serioz për sigurinë në trafik.
Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, edhe pse nga data 1 janar deri më 14 janar 2026, ka qenë duke vepruar në zbatimin e planit operativ “Sezoni Dimëror”, për shkak të kushteve atmosferike, zyrtarët policorë në koordinim me zyrtarët e Ministrisë përkatëse dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, janë angazhuar në rregullimin dhe menaxhimin e trafikut rrugor, veçanërisht në zonat ku është vështirësuar qarkullimi.
Paralelisht me këto angazhime, është punuar edhe në rritjen e sigurisë në trafik. Vetëm gjatë dy javëve të para të këtij viti, në rajonin e Prishtinës, janë shqiptuar 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Përveç tejkalimit të shpejtësisë, sidomos në kushtet e dimrit, nga statistikat e grumbulluara, sfidë mbetet një numër i madh i automjeteve të paregjistruara, gjithsej 353, gjë kjo që paraqet një problem serioz për sigurinë në trafik, pasi këto automjete qarkullojnë në rrugë pa kontrollim teknik.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare.
Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta pothuajse në të gjitha pikat kufitare.
Kurse sa i përket hyrjeve në Kosovë, pritjet janë po të njejta sikur edhe daljet nga 3 deri në 5 minuta.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vendosur si prioritet transferimin e yllit të Manchester Cityt, Erling Haaland, gjatë verës së vitit 2026.
Real Madridi aktualisht po kalon një periudhë të vështirë në aspektin sportiv, dhe drejtuesit e klubit kanë nisur analizat për të gjetur shkaqet e kësaj krize dhe për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetarit të njohur Florian Plettenberg, që është një burim i besueshëm, objektivi kryesor i klubit është asgjë tjetër përveç Haaland, i cili vazhdon të briljojë te Manchester City.
Në bazë të këtij raportimi, Perez e sheh norvegjezin si “shpëtimtari” i Real Madridit, megjithatë është në dijeni se klubi madrilen nuk do ta ketë të lehtë një afrim të tillë.
Haaland ka kontratë afatgjatë me Cityn dhe një nënshkrim i mundshëm padyshim do ta tejkalonte shifrën prej 150 milionë eurove.
Mirëpo, lajmi pozitiv për gjigantin spanjoll është se Haaland nuk do ta refuzonte kalimin në “Santiago Bernabeu”, pasi e sheh Realin si klubi i ëndrrave është fans tepër i madh i futbollit spanjoll.
Mbetet të shihet nëse do të realizohet një transferim i tillë që padyshim do të niste një epokë të re galaktikësh te klubi më i madh në botë.
Ballkani mbetet një rajon i brishtë përballë ndryshimeve të mëdha gjeopolitike. Fred Fleitz, ish zv.asistent i Presidentit Donald Trump dhe Shef i Kabinetit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, pranoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli se ekziston potencial për konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se ka potencial për konflikt, por me udhëheqjen e Grenellit është mbajtur një sy i vazhdueshëm mbi situatën”, tha ai.
“Besoj se është në interesin e presidentit Trump që, së bashku me ambasadorin Grenell, të mbajnë një sy mbi situatën në këtë rajon. E di që ai është një mik shumë i mirë i shqiptarëve, por për këtë çështje mund të flisni drejtpërdrejt me ambasadorin Grenell”, shkruan A2CNN.
Gjatë vitit të kaluar, Trump ka deklaruar disa herë se ka arritur të parandalojë një konflikt Kosovë-Serbi, duke e futur këtë në listën e luftërave që mundi të ndalte, si ajo mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Pakistanit dhe Indisë, e të tjera.
Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, ka deklaruar se ia ka dorëzuar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë. Ajo e shpjegoi këtë veprim si një njohje të angazhimit të Trumpit për lirinë e Venezuelës.
“Mendoj se sot është një ditë historike për ne, venezuelasit,” tha Machado, pas takimit të saj të parë personal me Trumpin. Ky takim ka ndodhur disa javë pasi forcat amerikane kapën presidentin venezuelian Nicolás Maduro në Karakas dhe e akuzuan atë për trafikun e drogës, sipas raportimeve të BBC.
Trump shprehu mirënjohjen e tij në një postim në mediat sociale, duke thënë se ky veprim ishte “një gjest i mrekullueshëm respekti të ndërsjellë”, transmeton Sinjali.
Megjithatë, presidenti amerikan ka refuzuar të mbështesë Machadon si udhëheqësen e re të Venezuelës, pavarësisht se lëvizja e saj pretendoi fitoren në zgjedhjet e kontestuara gjerësisht të vitit 2024.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Durrës, te Ura e Dajlanit. Një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke përfunduar rreth 30 metra poshtë saj.
Si pasojë e aksidentit, pasagjerja 18-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Po ashtu janë plagosur edhe dy këmbësorë.
“Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Nga burime thuhet se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit, shkruan Euronews.al.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, si: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (7), Gjilan (13), Dragash (57), Istog (6), Kaçanik (44), Klinë (5), Fushë Kosovë (3) dhe Mitrovicë e Jugut (3).
Nga rezultatet e deritanishme prin VV-ja me 46.16%, duke u pasuar nga PDK 20.94% e LDK e treta me 11.16% dhe AAK ka marr 5.06%.
Shtetet e Bashkuara mbështesin “popullin trim të Iranit” dhe presidenti Donald Trump “ka theksuar qartë se të gjitha opsionet janë në tavolinë për ta ndaluar masakrën”, tha të enjten ambasadori i ShBA-së në OKB, Mike Waltz, në Këshillin e Sigurimit.
Trump ka kërcënuar vazhdimisht me mundësinë e ndërhyrjes për të mbështetur protestuesit në Iran, ku raportohet se mijëra njerëz janë vrarë gjatë shtypjes së protestave kundër regjimit të klerikëve.
Megjithatë, të enjten, Trump u shfaq më i kujdesshëm, duke theksuar se i ishte thënë që vrasjet ishin duke u ndalur dhe besonte se nuk kishte plane për ekzekutime të nivelit të lartë nga autoritetet iraniane.
Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara i hodhi poshtë pretendimet e Iranit se protestat janë “komplot i huaj për të qenë pararendëse të veprimeve ushtarake”.
“Të gjithë në botë duhet të dinë se regjimi [iranian] është më i dobët se kurrë më parë, prandaj po e çon përpara këtë gënjeshtër, për shkak të fuqisë së popullit iranian në rrugë. Ata janë të frikësuar. Po frikësohen nga populli i vet”, tha diplomati amerikan, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Në anën tjetër, zëvendësambasadori iranian në OKB, Gholamhossein Darzi, tha se vendi i tij nuk kërkon përshkallëzim apo konfrontim dhe e akuzoi ambasadorin amerikan se po zgjedh “gënjeshtra, shtrembërim të fakteve dhe një fushatë të qëllimshme dezinformuese për ta fshehur përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendit të tij në çuarjen e trazirave në Iran drejt dhunës”, transmeto Sinjali.
“Sidoqoftë, çfarëdo akti i agresionit i drejtpërdrejtë apo i tërthortë do të ballafaqohet me një kundërpërgjigje vendimtare, proporcionale dhe të ligjshme. Ky nuk është kërcënim, është një deklaratë e realitetit ligjor”, shtoi ai.
Sot do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin “Banjska” ashtu siç ka qenë e caktuar paraprakisht.
Deri më tani procedura penale është veçuar vetëm për tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim: Bagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç dhe Dushan Maksimoviç.
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tyre është mbajtur më 17 prill 2025 ku të tre janë deklaruar të pafajshëm. Ata kishin mohuar fajësinë edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024. Në seancën e prillit, fjalën hyrëse e ka dhënë prokurori special, mbrojtja dhe pala e dëmtuar.
Aktakuza për këtë rast është ngritur më 11 shtator 2024 dhe ka të bëjë me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë, kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë atë me Serbinë.
Si pasojë e këtij sulmi, është vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku, si dhe janë rrezikuar jetët e zyrtarëve të tjerë policorë dhe të popullatës civile.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Yjet flasin për veprim, por ato gjithashtu kërkojnë strategji: jo gjithçka duhet të nxitohet. Në dashuri, dëshira për qartësi kthehet; ata që janë në një lidhje duhet të adresojnë një bisedë të kaluar, ndërsa ata që jetojnë vetëm mund të përjetojnë një takim intensiv, por të papritur. Sa i përket punës, ekziston një dëshirë për ndryshim, për të vërtetuar vlerën tuaj.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 16 janar 2026), yjet shpërblejnë durimin dhe konkretësinë. Në dashuri, keni nevojë për siguri: ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme forcojnë lidhjet e tyre, ndërsa ata që kanë dyshime nuk mund t’i injorojnë më ato. Sa i përket punës, ju po mbillni fara: rezultatet nuk janë të menjëhershme, por do të vijnë.
BINJAKËT
Mendja juaj është në garë dhe yjet favorizojnë komunikimin, takimet dhe idetë e reja. Në dashuri, ekziston dëshira për qetësi, por edhe rreziku për të thënë shumë ose shumë pak. Lidhur me punën, mund të merrni një propozim interesant.
GAFORRJA
Po përjetoni një kohë vetëanalize që po ju çon drejt rivlerësimit të marrëdhënieve, zgjedhjeve dhe prioriteteve. Në dashuri, është një kohë e së vërtetës: ajo që është autentike forcohet, ajo që nuk është, dobësohet. Lidhur me punën, mund të ndiheni të nënvlerësuar, por kini kujdes.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 16 janar 2026), pas një periudhe pasigurie, tani po rifitoni vetëbesimin dhe karizmën tuaj. Në dashuri, jeni në qendër të vëmendjes: pasione të forta, sqarime të rëndësishme dhe kthime të mundshme. Sa i përket punës, yjet tregojnë njohje, por vetëm nëse shmangni krenarinë e tepërt.
VIRGJËRESHA
Po pastroni veten, nga brenda dhe nga jashtë. Në dashuri, keni nevojë për stabilitet dhe veprime konkrete në vend të fjalëve. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, por mund të ndiheni të mbingarkuar: mësoni të delegoni detyra.
PESHORJA
Në dashuri ju thirret të zgjidhni: të qëndroni në zonën tuaj të rehatisë apo të dëgjoni atë që dëshironi vërtet. Marrëdhëniet janë çelësi, por nuk duhet ta harroni veten. Sa i përket punës, mund të lindin bashkëpunime interesante.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 16 janar 2026), yjet flasin për ndryshime të thella. Në dashuri, asgjë nuk është sipërfaqësore: ose gjithçka ose asgjë. Pasionet janë të forta, por edhe xhelozitë. Sa i përket punës, po përgatitni një lëvizje të madhe.
SHIGJETARI
Yjet ju nxisin të shikoni përpara me entuziazëm, duke lënë pas atë që ju ka rënduar. Në dashuri, dëshira për liri kthehet, por kini kujdes të mos e ngatërroni pavarësinë me distancën. Lidhur me punën, ju presin mundësi të reja, kontakte të huaja ose projekte të ardhshme.
BRICJAPI
Po përballeni me vendime të rëndësishme, veçanërisht në punë, ku puna juaj e palodhur po fillon të japë fryte. Në dashuri, jeni më të menduar se zakonisht: keni nevojë për kohë, për ta ndërtuar ngadalë. Energjia juaj është e qëndrueshme, por mos u sforconi shumë.
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 16 janar 2026), yjet ju ftojnë të thyeni modelin. Në dashuri, ka nevojë për dialog dhe liri: marrëdhëniet jokonvencionale favorizohen. Sa i përket punës, do të keni ide të shkëlqyera, por do t’ju duhet dikush që t’ju ndihmojë t’i realizoni ato.
PESHQIT
Yjet e përforcojnë ndjeshmërinë tuaj: në dashuri, jeni romantikë, por rrezikoni të idealizoni tepër. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë. Lidhur me punën, mund të ndiheni të hutuar, por një përgjigje do të vijë nëse dëgjoni intuitën tuaj.