Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

'Kemi bërë shumë përparim', thotë Trump, pas takimin me Zelenskyn e Ukrainës

28 December 2025 at 23:13


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përshkroi takimin e tij të fundit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, si "të shkëlqyer" pas gati tre orësh bisedimesh.

"Patëm një takim të mrekullueshëm. Diskutuam shumë gjëra", tha Trump në një paraqitje të përbashkët me Zelenskyn në Mar-a-Lago, Florida, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

"Mendoj se po i afrohemi shumë, ndoshta shumë afër", tha Trump, duke shtuar se "kemi bërë shumë përparim në përfundimin e asaj lufte".

Kjo deklaratë e tij ishte nga disa të bëra nga presidenti i SHBA-së, teksa bashkë me homologun ukrainas po flisnin me gazetarët pas takimit të tyre në Mar-a-Lago.

Trump, duke thënë se beson që një marrëveshje paqeje është “afër” për Ukrainën, përshkroi “një nga dy çështjet shumë të vështira” që mbeten.

Ai nuk pranoi të jepte një përqindje për kushtet që ishin rënë dakord, por tha se mund të jetë afër 95%.

Ai pranoi se fati i rajonit lindor të Donbasit, të cilin Rusia i ka kërkuar Ukrainës dorëzimin, mbeti një çështje e pazgjidhur.

Në anën tjetër, Zelensky ka filluar uke falënderuar Trumpin "për një takim të shkëlqyer në këtë vend të mrekullueshëm".

Ai tha se ekipet sot diskutuan "të gjitha aspektet e kornizës së paqes" dhe thotë se plani i paqes me 20 pika është "90% i dakordësuar".

"Ne ramë dakord që garancitë e sigurisë janë një moment kyç në arritjen e paqes së qëndrueshme dhe ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë në të gjitha aspektet", ka shtuar ai.

Një bisedë midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë ishte zhvilluar para konferencës së përbashkët ndërmjet tyre.

Siç thuhej më tej, Zelensky dhe Trump folën me udhëheqësit në një telefonatë ndërsa dy presidentët u takuan në Florida për të diskutuar propozimin e fundit të paqes për Ukrainën.

Telefonata thuhet se zgjati mbi një orë dhe udhëheqësit diskutuan "hapat konkretë" për t'i dhënë fund luftës, shkroi Presidenti finlandez Alexander Stubb në një postim në X.

Pjesëmarrësit në komunikim përfshinin udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Norvegjisë, si dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe presidentin e Komisionit Evropian, shkroi Stubb.

"Ne të gjithë po punojmë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", tha Stubb. /Telegrafi/

Yesterday — 28 December 2025Main stream

Trump mendon që Putini e ka seriozisht paqen këtë herë, ndërsa Zelensky mbërrin në takimin mes tyre në Florida

28 December 2025 at 20:00


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur për takimin e tij me presidentin e SHBA-së Donald Trump në vendpushimin Mar-a-Lago në Florida.

Bisedimet vijnë menjëherë pas një sulmi masiv rus ndaj Kievit dhe pas muajsh përpjekjesh diplomatike të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës.

Dhe Trump thuhet se ka thënë se mendon që Putini është serioz për paqen këtë herë, ndërsa Zelensky mbërriti për takimin mes tyre.

Pas arritjes së tij, të dy udhëheqësit shtrënguan duart dhe u ndalën për foto ndërsa Trump ka pranuar disa pyetje nga gazetarët përpara takimit të tyre.

Në këtë drejtim, i pyetur nëse mendon që Putini është serioz për paqen këtë herë, Trump tha: “Po, po. Mendoj se është, mendoj se të dy janë”.

Ai shtoi në përgjigje të një pyetjeje tjetër: “Duhet të bëjmë një marrëveshje, duhet ta bëjmë... Mendoj se të dy presidentët duan të bëjnë një marrëveshje”.

Trump tha se beson që janë në fazat përfundimtare të bisedimeve dhe se një fund "i shpejtë" i luftës mund të jetë i mundur, duke shtuar: “Ose do të mbarojë ose do të vazhdojë për një kohë të gjatë, dhe miliona njerëz të tjerë do të vdesin. Dhe askush nuk e dëshiron këtë”.

Trump përsëriti se ata do të flasin edhe me udhëheqësit evropianë pas takimit të tyre të sotëm, dhe të dy udhëheqësit më pas u kthyen dhe hynë brenda Mar-a-Lago për të filluar bisedimet e tyre. /Telegrafi/

Zelensky synon ta përfundojë "planin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë" në takimin me Trumpin

28 December 2025 at 17:05


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të ulet me Donald Trump të dielën dhe do të kërkojë të sigurojë vulën e miratimit të presidentit amerikan për një propozim të ri për t'i dhënë fund konfliktit gati katërvjeçar me Rusinë.

Plani 20-pikësh, i cili doli nga javë të tëra negociatash intensive SHBA-Ukrainë, nuk ka miratimin e Moskës, dhe takimi ballë për ballë në Florida vjen pas një sulmi masiv rus me raketa dhe dronë ndaj Kievit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Takimi, që do të organizohet nga Trump në rezidencën e tij Mar-a-Lago, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të jetë takimi i tyre i parë ballë për ballë që nga tetori, kur presidenti amerikan refuzoi të miratonte kërkesën e Zelenskyt për raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi.

Zelenskyy tha të dielën se Kievi po bënte gjithçka për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, por se në fund të fundit sigurimi i paqes do të varet nga partnerët e tij.

“Këto janë disa nga ditët diplomatike më aktive të vitit dhe shumë gjëra mund të zgjidhen para Vitit të Ri dhe ne po bëjmë gjithçka për këtë, por nëse do të ketë vendime varet nga partnerët”, shkroi ai në aplikacionin Telegram në komentet para bisedimeve në Florida me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Ai shtoi se partnerët e Ukrainës duhet të rrisin presionin mbi Moskën “në mënyrë që rusët të ndiejnë pasojat e agresionit të tyre”.

Ai tha gjithashtu gjatë një ndalese në Kanada të shtunën se shpresonte që bisedimet të ishin “shumë konstruktive” dhe tha se udhëheqësi rus Vladimir Putin kishte treguar qëllimet e tij me sulmin e fundit në kryeqytetin ukrainas.

“Ky sulm është përsëri përgjigja e Rusisë ndaj përpjekjeve tona për paqe. Dhe kjo tregoi vërtet se Putini nuk dëshiron paqe”, tha ai.

Zelenskyy zhvilloi një konferencë telefonike ndërsa ishte në Kanada me udhëheqësit evropianë të cilët, sipas kancelarit gjerman Friedrich Merz, premtuan mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e tij për paqe.

Rusia ka akuzuar Ukrainën dhe mbështetësit e saj evropianë se po përpiqen të “shkatërrojnë” një plan të mëparshëm të ndërmjetësuar nga SHBA-ja për të ndaluar luftimet. /Telegrafi/

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sulme përpara bisedimeve për paqe

28 December 2025 at 14:52


Moska dhe Kievi akuzuan njëri-tjetrin për sulme ajrore gjatë natës, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump do të presë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Florida për të diskutuar planin e paqes me 20 pika për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi në një deklaratë se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 25 dronë ukrainas, 12 prej të cilëve u rrëzuan mbi rajonin Samara, pranë kufirit me Kazakistanin fqinj.

Sekretari i Shtypit i Agjencisë Federale Ruse të Transportit Ajror, Artem Korenyako, tha gjatë natës se ishin vendosur kufizime të përkohshme për mbërritjet dhe nisjet e aeroplanëve në aeroportin ndërkombëtar të Samarës.

Kufizimet më vonë u hoqën.

Autoritetet lokale në Samara dhe rajonet e tjera të përmendura në deklaratën ruse, përkatësisht Belgorod, Kursk, Saratov, Volgograd dhe Rostov, nuk raportuan viktima ose dëme në infrastrukturë.

Më shumë se 300 fluturime janë vonuar ose anuluar në aeroportet Vnukovo dhe Sheremetyevo të Moskës.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi 30 nga 48 dronë të llojeve të ndryshme të lëshuar nga Rusia.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës raportoi një zjarr në një ndërtesë banimi dhe dëme në një ndërtesë liceu në qytetin jugor të Odesës si pasojë e një sulmi gjatë natës, por pa të vrarë ose të lënduar.

Guvernatori i Odesës, Oleh Kiper, specifikoi se zjarri u shkaktua nga një dron që goditi çatinë e një ndërtese banimi me dy kate.

“Informacioni mbi viktimat po sqarohet. Shërbimet përkatëse po punojnë në vendngjarje”, shtoi Kiper.

Raportimet vijnë ndërsa Trump do të presë Zelenskyn në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, më vonë sot, për të diskutuar planin e paqes të propozuar nga SHBA-ja për konfliktin që po zgjat pothuajse katër vjet dhe garancitë e sigurisë.

Presidenti ukrainas mbërriti në SHBA të shtunën pas një vizite në Kanada, ku Otava njoftoi një paketë të re ndihme ekonomike për Kievin.

Ndërsa një plan me 28 pika, i bërë publik në nëntor, u propozua fillimisht nga pala amerikane për të dhënë fund konfliktit, diskutimet e mëtejshme kanë çuar në hartimin e një kuadri të rafinuar me 20 pika. /AA/

Zelensky: Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri

28 December 2025 at 14:08


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar se tani janë disa nga ditët diplomatike më aktive të vitit dhe "shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri".

Ai shtoi gjithashtu se brenda një jave, Rusia nisi më shumë se 2,100 dronë, rreth 800 bomba dhe 94 raketa, transmeton Telegrafi.

"Ekipet tona të riparimit, punonjësit e energjisë dhe ndihmësit e parë të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës po punojnë fjalë për fjalë 24/7 për të mbrojtur jetët dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike.

“Por është po aq e rëndësishme që sanksionet kundër Rusisë të funksionojnë, që të gjitha format e presionit politik për agresionin e saj të zbatohen, që Ukraina të marrë raketa mbrojtëse ajrore dhe që të gjithë të finalizojmë formatet e hapave që do t'i japin fund kësaj lufte dhe do të garantojnë sigurinë", shtoi lideri ukrainas.

Ndryshe Zelensky pritet të takohet sot me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin shpreson të diskutojë çështjen për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme. /Telegrafi/

Ky vend në Ukrainë i mban zogjtë të sigurt nga lufta

28 December 2025 at 13:23


Kur i afrohesh oborrit të bukur të shtëpisë së Viktor Shelvinskit, mezi mund ta besosh se ai shërben si strehë për qindra zogj të të gjitha llojeve.

Por shpejt, porta e hyrjes ia hap rrugën një kopshti të gjerë të mbushur me zogj me forma dhe madhësi të ndryshme, ku jetojnë lejlekë, bufa, fazanë e papagaj.

Shelvinsky, një veteriner 48-vjeçar, ka ndërtuar qendrën e rehabilitimit Free Wings (Vilni Kryla) rreth shtëpisë së tij në periferi të Lvivit.

Ai kujdeset për afërsisht 470 zogj — disa të gjetur të plagosur në natyrë dhe të tjerë të besuar në kujdesin e Shelvinskyt nga pronarët e tyre për shkak të rrethanave të luftës.

Streha e mirëmbajtur, e mbushur me cicërima të gjalla dhe shkurre të gjelbra — madje edhe në motin e zymtë të dhjetorit — qëndron si një dëshmi e njerëzimit në Ukrainën e kohës së luftës.

Shelvinsky jeton me gruan e tij, Yuliia, dhe djalin e tyre të vogël, Zhenia.

Dyshja praktikisht drejton vetë rezervatin e zogjve — të vendosur në Kozhychi, një fshat i vogël në Ukrainën perëndimore, disa kilometra në perëndim të Lvivit — me pak ndihmë nga prindërit e Viktorit.

Çifti u takua nëpërmjet një zogu. Në muajin e parë të pushtimit në shkallë të plotë, Yuliia gjeti një qukapik në kopshtin e shtëpisë së saj në Oblastin e Kievit. Ai nuk mundi të fluturonte pasi u përplas me kokë në dritaren e saj.

Të gjente një veteriner që i njeh mirë zogjtë ishte e vështirë në javët e para kaotike të luftës së përgjithshme. Kërkimi i saj për këshilla në internet e çoi te Viktori.

Bëhet e ditur se streha “Free Wings”, e themeluar nga Shelvinsky 29 vjet më parë, është shtëpia e 63 specieve të ndryshme, nga kafshët shtëpiake ekzotike te zogjtë që gjenden zakonisht në pyjet dhe malet e Ukrainës.

Disa zogj vinin nga rajonet në vijën e frontit; pronarët ose kalimtarët i dërgojnë kur munden, në raste të tjera, Viktori dhe Julia organizojnë transportin e tyre.

Shumë kafshë kanë fraktura kockash dhe lëndime në kokë.

Shumica lirohen përsëri në natyrë pasi kujdesen për to deri në rikuperimin e shëndetit të tyre, ndërsa të tjerat qëndrojnë aty praktikisht përgjithmonë.

Disa lëndime janë pasojë e drejtpërdrejtë e luftës. Shelvinsky tregon një buf që ia solli një ushtar nga sektori verior i Sumyt i frontit.

Ushtarët e gjetën zogun me një krah të lënduar pasi u ngatërrua në një rrjetë anti-dron — një situatë jo aq e rrallë këto ditë, vëren Shelvinsky.

Por jo të gjithë zogjtë u dërguan në strehë me plagë fizike.

“Nuk ka rëndësi nëse ka ndonjë lëndim”, tha Shelvinsky.

Si shembull, Shelvinsky prezanton Conorin, një papagall mashkull i cili ndan një kafaz me shoqëruesen e tij femër, Varvarën.

Conori, siç shpjegon veterineri, i përkiste një oficeri ushtarak 50-vjeçar, prandaj zogu ndonjëherë përdor terminologji ushtarake si "plus-plus" — një version ukrainas i "roger that" që përdoret gjatë bisedave në radio.

Pasi pronari u vra në një sulm me dron rus në Dnipro, Conor ra në depresion të rëndë, sipas Shelvinskyt.

Gruaja e pronarit e gjeti veten të paaftë të kujdesej për zogun, i cili ende fliste me zërin e ushtarit të vrarë.

Conor ndërroi duar disa herë përpara se të përfundonte në strehën e Free Wings, ku gjendja e tij

Ndryshe, verën e kaluar Shelvinsky ndërtoi rrugën për ta bërë strehën më të arritshme për vizitorët e saj, shumë prej të cilëve janë veteranë, përfshirë ata në karrige me rrota ose që përdorin proteza pasi kanë humbur gjymtyrë në luftë.

Vizitorë të tjerë gjatë vitit përfshijnë studentë, veterinerë, artistë dhe familje me fëmijë.

Me shpërthimin e pushtimit në shkallë të plotë , vendi u bë një shtëpi e përkohshme për refugjatët që iknin nga armiqësitë, të cilët dërguan zogjtë, qentë dhe macet e tyre.

Strehimi dhe ushqyerja e kafshëve gjatë kohës së luftës është një betejë e vështirë.

Shelvinsky shpjegon se vetëm papagallët konsumojnë rreth 300 kilogramë ushqim në muaj.

Vullnetarë të huaj dhe ukrainas dhurojnë ushqim për qendrën e rehabilitimit, përfshirë UAnimals , një OJQ e themeluar në vitin 2016 që tani përqendrohet në shpëtimin e kafshëve nga rajonet e vijës së frontit.

Herë të tjera, vizitorët dërgojnë diçka për të ndihmuar. /Telegrafi/

Ukrainasit godasin bazat ruse në Krime, bombardojnë edhe depon ku ruheshin dronët detar

28 December 2025 at 10:33


Operatorët ukrainas të dronëve kanë goditur një numër objektesh ushtarake të forcave ruse në Krimenë e pushtuar.

Në këto sulme përfshihet edhe bombardimi i një magazine ku ruheshin dronët detar të ushtrisë së Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.

Sipas komandantit Robert “Madyar” Brovdi, sulmi ishte organizuar prej kohësh dhe se në të kanë marrë pjesë njësi të shumta.

Gjithqka u zhvillua në vendbanimin Chornomorske, ku u godit radari Valdai dhe një pikë kontrolli dhe një kompleks të radarëve tjerë zbulues.

Përveç kësaj, u godit një bazë për ruajtjen dhe lëshimin e anijeve detare pa pilot në Chornomorske.

Sulme me dronë nga ukrainasit janë bërë të zakonshme, dhe një prej armëve më të “efektshme” që po i shkaktojnë humbje të mëdha forcave ruse. /Telegrafi/

Zelensky thotë se Rusia 'nuk dëshiron paqe', përpara takimit në Florida me Trumpin

28 December 2025 at 08:52


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Florida sot, për raundin e fundit të bisedimeve që synojnë t'i japin fund gati katër viteve të luftës me Rusinë.

Dyshja do të diskutojë një version të përditësuar të një plani paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, të cilin Moska ende nuk e ka mbështetur, si dhe propozime të veçanta për garancitë e sigurisë nga SHBA-ja.

Takimi i tyre në shtëpinë e Trump në Mar-a-lago vjen pas bombardimeve intensive ruse të Kievit gjatë fundjavës, të cilat presidenti ukrainas tha se janë dëshmi se Moska "nuk dëshiron paqe".

Breshëria 10-orëshe me raketa dhe dronë që synonin kryeqytetin e Ukrainës vrau dy persona dhe la 32 të tjerë të plagosur, thanë autoritetet lokale, transmeton Telegrafi.

Zelensky pritet të ngrejë çështje të sigurisë dhe lëshimeve territoriale për Ukrainën në takimin e tij të së dielës me Trump, të cilat janë të dyja çështje për të cilat Rusia më parë nuk ka qenë e gatshme të bëjë kompromis.

Ata do të diskutojnë gjithashtu planin e ri të paqes me 20 pika, një version i rishikuar i planit të mëparshëm me 28 pika të hartuar nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili u pa gjerësisht si shumë i favorshëm për Rusinë.

Kontrolli i Donbasit lindor të Ukrainës ka qenë një pikë e rëndësishme pengese në bisedimet deri më tani, por Zelensky tani ka thënë se një "zonë e lirë ekonomike" mund të jetë një opsion.

Moska aktualisht kontrollon rreth 75% të rajonit të Donetskut dhe rreth 99% të Luhanskut fqinj. Rajonet njihen kolektivisht si Donbas.

Kremlini nuk ka komentuar ofertën e Zelensky-t për të tërhequr trupat nga rajoni lindor i Donbasit, nëse edhe Rusia tërhiqet.

Por të shtunën, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Ukraina "nuk po nxitonte ta zgjidhte këtë konflikt në mënyrë paqësore", sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Putin shtoi se nëse Kievi nuk donte ta zgjidhte konfliktin në mënyrë paqësore, Rusia do t'i arrinte objektivat e saj ushtarakisht.

Presidenti ukrainas ka shprehur optimizëm në lidhje me draftin e ri të planit të paqes, duke e përshkruar atë si "një dokument themelor për përfundimin e luftës".

Të premten, ai u tha gazetarëve se plani me 20 pika ishte 90% i përfunduar: "Detyra jonë është të sigurohemi që gjithçka është 100% gati".

Por në një intervistë me Politico, Trump paralajmëroi se Zelensky "nuk ka asgjë derisa unë ta miratoj".

Trump shtoi se priste të shihte draftin e ri të dielën.

"Mendoj se do të shkojë mirë me të. Mendoj se do të shkojë mirë me [Vladimir] Putin", tha Trump në intervistë, duke shtuar se pret të flasë me presidentin e Rusisë "së shpejti".

Pas takimeve me kryeministrin kanadez Mark Carney, Zelensky tha se sulmi i fundit i Moskës ndaj Kievit ishte "përgjigjja e Rusisë [ndaj] përpjekjeve tona për paqe dhe kjo tregon vërtet se Putini nuk dëshiron paqe".

Zelensky gjithashtu mori një telefonatë me udhëheqësit evropianë për të diskutuar "prioritetet" diplomatike përpara takimit të tij me Trump, duke shtuar se "nevojiten pozicione të forta" për të ecur përpara me planin.

Kiev ka "mbështetjen e plotë" të udhëheqësve evropianë dhe të NATO-s, sipas kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Zyrtarët ukrainas thanë se sulmi i fundit i Rusisë ndaj Kievit shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike, me 40% të ndërtesave të banimit në Kiev dhe lagjet përreth të mbetura pa ngrohje.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se armë precize me rreze të gjatë veprimi u përdorën për të synuar objektet e energjisë, të cilat ajo pretendonte se po përdoreshin "në interes të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe ndërmarrjeve të kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës".

Rusia drejtoi pothuajse 500 dronë dhe 40 raketa drejt Kievit, duke synuar infrastrukturën energjetike dhe civile, sipas zyrtarëve ukrainas.

Fotografitë treguan vrima të hapura në ndërtesa apartamentesh dhe shtëpi në flakë pas sulmeve.

Blloku i apartamenteve të gazetares së BBC-së, Anastasiya Gribanova, u godit, duke lënë disa shtëpi në nivelet më të larta të ndërtesës shumëkatëshe në flakë. Gribanova, e cila ishte në ashensorin e ndërtesës në atë kohë, mbeti e padëmtuar.

Sulmi pa Poloninë, e cila ndan një kufi 530 km të gjatë me Ukrainën perëndimore, të vinte në gatishmëri avionët e saj luftarakë, sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe zbulimin me radar.

Më vonë të shtunën në mëngjes, ajo arriti në përfundimin se nuk kishte pasur shkelje të hapësirës ajrore të vendit.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin kapur dhe shkatërruar pothuajse 200 dronë ukrainas mbi disa rajone ruse, përfshirë tetë mbi Moskë. /Telegrafi/

Von der Leyen për takimin Trump–Zelenskyy: Mirëpresim çdo përpjekje për një paqe

By: Elva
27 December 2025 at 22:30

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar përpara takimit të paralajmëruar mes presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se Bashkimi Evropian mbështet çdo iniciativë që synon arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, von der Leyen […]

The post Von der Leyen për takimin Trump–Zelenskyy: Mirëpresim çdo përpjekje për një paqe appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Zelensky mbërrin në Kanada, takohet me kryeministrin Carney përpara takimit me Trump

By: Elva
27 December 2025 at 21:15

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në qytetin Halifax të Kanadasë, ku është pritur nga kryeministri kanadez Mark Carney, në kuadër të një vizite zyrtare që paraprin takimin e tij me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Sipas njoftimit të bërë nga zyra e presidentit ukrainas, takimi me Carney do të fokusohet në bashkëpunimin strategjik mes […]

The post Zelensky mbërrin në Kanada, takohet me kryeministrin Carney përpara takimit me Trump appeared first on BoldNews.al.

Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbrojtur kufijtë nga Rusia

27 December 2025 at 22:42


Polonia planifikon të investojë më shumë se dy miliardë euro në ndërtimin e fortifikimeve të përparuara kundër dronëve përgjatë kufijve të saj lindorë, me të gjithë sistemin që pritet të përfundojë brenda 2 vitesh.

Ky veprim vjen në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj ndërhyrjes masive të dronëve rusë në hapësirën ajrore polake në fillim të këtij viti, gjë që rriti ndjenjën e pasigurisë së vendit.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes ka konfirmuar një afat kohor ambicioz për projektin, i cili do të forcojë ndjeshëm mbrojtjen e krahut lindor të Evropës, raporton The Guardian.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Cezary Tomczyk zbuloi detajet e sistemit të ri mbrojtës në një intervistë në Varshavë.

"Ne presim të kemi aftësitë e para të sistemit në rreth gjashtë muaj, ndoshta edhe më herët. Dhe i gjithë sistemi do të përfundojë në 24 muaj", tha Tomczyk.

Ai shpjegoi se sistemet e reja do të integrohen me një linjë më të vjetër mbrojtëse të ndërtuar një dekadë më parë dhe do të përfshijnë shtresa të shumëfishta mbrojtjeje - nga mitralozë, topa dhe raketa deri te një sistem bllokimi të dronëve.

Tomczyk theksoi gjithashtu sfidat e përdorimit të armëve të tilla në kohë paqeje.

"Disa prej tyre janë të destinuara për përdorim vetëm në kushte ekstreme ose lufte. Për shembull, këto mitralozë me shumë tyta janë të vështira për t'u përdorur në kohë paqeje sepse çdo gjë që ngrihet lart duhet të bjerë poshtë", tha ai.

Shkaku për përshpejtimin e planeve ishte një incident në shtator, kur më shumë se një duzinë dronësh të dyshimtë rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

Kjo çoi në mbylljen e aeroporteve, ngritjen e aeroplanëve luftarakë dhe, kur dronët u rrëzuan, ndërtesat në tokë u dëmtuan gjithashtu.

Ministri i Jashtëm Radosław Sikorski tha në atë kohë se sulmet, të cilat përfshinin dronë pa municion, ishin përpjekja e Rusisë "për të testuar pa filluar një luftë".

Projekti do të financohet kryesisht nga fondet evropiane përmes programit të kredisë për mbrojtjen SAFE (Veprimi i Sigurisë për Evropën), me kontribute nga buxheti shtetëror polak.

Gjatë luftës gati katërvjeçare në shkallë të plotë në Ukrainë, Polonia po përgatitet gjithnjë e më shumë për konflikt të mundshëm, e përballur me një rritje të sabotimeve dhe sulmeve zjarrvënëse që autoritetet polake i kanë lidhur me agjencitë ruse të inteligjencës.

Qeveria planifikon të trajnojë qindra mijëra qytetarë për aftësi mbijetese, ndërsa shumë prej tyre i nënshtrohen edhe trajnimit ushtarak vullnetar.

Përveç murit kundër dronëve, Polonia po forcon edhe kufijtë e saj tokësorë me Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit, si pjesë e projektit "Mburoja Lindore".

Tomczyk njoftoi se në secilën komunë kufitare do të ndërtohen qendra të posaçme logjistike me pajisje për të bllokuar kufirin, të gatshme për përdorim brenda pak orësh.

"E vërteta është se për sa kohë që Ukraina mbron veten dhe lufton kundër Rusisë, Evropa nuk është në rrezik lufte në kuptimin konvencional dhe të ngushtë të fjalës. Në vend të kësaj, ne do të përballemi me provokime dhe sabotime", tha Tomczyk.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse Perëndimi lejon që Rusia të fitojë në Ukrainë, Kremlini së shpejti mund t'i drejtohet Evropës.

Polonia tashmë i ka rritur shpenzimet e saj për mbrojtjen në 4.7% të GDP-së, një nga normat më të larta në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Zelensky në Kanada për takime vendimtare për Ukrainën

27 December 2025 at 19:59


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Halifax, Nova Scotia, për bisedime me kryeministrin kanadez Mark Carney.

Dyshja do të diskutojë luftën në Ukrainë dhe më vonë do të zhvillojë një telefonatë me disa nga aleatët kryesorë të Ukrainës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.

Pas telefonatës, Zelensky do të shkojë në Florida, ku do të takohet me Donald Trumpin nesër.

Carney falënderoi Zelenskyin për takimin me të në Kanada në "këtë moment vendimtar në procesin e paqes".

"Ne kemi kushtet, mundësinë, për paqen e drejtë dhe të qëndrueshme", tha ai.

Por ai shton se kjo kërkon një “Rusi të gatshme”, të cilën e dënon për një sulm “barbar” gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës.

Zelensky e pranoi se ishte një natë “shumë e vështirë” për Kievin dhe tha se sulmet janë “përgjigjja e Rusisë ndaj përpjekjeve për paqe”.

"Kjo tregon se Putini nuk dëshiron paqe", shtoi ai.

"Ne duam paqe. Ai është njeri i luftës", sipas Zelenskyt.

Më pas, Carney njoftoi ndihmë të mëtejshme ekonomike për Ukrainën në formën e 2.5 miliardë dollarëve.

“Kjo do ta ndihmojë Ukrainën të zhbllokojë financimin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar”, tha Carney. /Telegrafi/

Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa energji elektrike

By: Elva
27 December 2025 at 18:08

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, po përballet me ndërprerje masive të energjisë elektrike pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të vendit. Sipas kompanisë më të madhe private të energjisë në Ukrainë, DTEK, rreth 500 mijë familje në Kiev kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e bombardimeve të fundit. Autoritetet bëjnë me dije […]

The post Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

Ukrainasit publikuan pamje nga aksionet në Krime dhe Donetsk, shkatërrohen sistemet e radarëve rusë

By: Rovena
27 December 2025 at 17:28

Dronët ukrainas kryen një sulm të koordinuar ndaj disa objektivave ushtarake ruse në territoret e okupuar të rajonit të Donetskut dhe në Krim, njoftuan Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Sistemeve të Papilotuar (SBS) të ushtrisë ukrainase.

Operacioni, i udhëhequr nga operatorët e dronëve të SBS-së, kishte për qëllim dobësimin e kapaciteteve komanduese, logjistike dhe të spiunazhit të Rusisë në disa lokacione kyçe.

Sipas raportit të Shtabit të Përgjithshëm, forcat mbrojtëse ukrainase goditën në orët e hershme të mëngjesit disa njësi logjistike dhe speciale ruse. Forcat e Sistemeve të Papilotuar publikuan një video që tregon sulmet, duke njoftuar se ato u kryen nga Qendra e tyre e 1-rë e Veçantë, me ndihmën e dy njësi të tjera nën komandën e Robert “Hungari” Brovdit.

Në rajonin e Donetskut u godit një vendkomandimi dhe zona e vendosjes së Brigadës së 14-të të Posaçme të Forcave të Armatosura Ruse (GRU) në Berdyansk, e cila u përshkrua nga Shtabi i Përgjithshëm si një “koncentrim i personelit”.

Gjithashtu u shkatërrua një magazinë në Kachkarsk, e identifikuar si “magazinë logjistike e Regjimentit të 228-të të Këmbësorisë Motorizuese ruse”. Në Truzhenka u godit një bazë për riparimin e pajisjeve ushtarake, përkatësisht një “magazinë karburanti dhe lubrifikantësh që i përket brigadës së veçantë logjistike ruse”.

Në Krim të okupuar, dronët e SBS-së synuan dy objektiva ushtarake. Njëri prej tyre ishte sistemi radarik Nebo-SVU, i cili në pamjet e publikuara shihet i mbuluar me kupolë mbrojtëse.

Sulmi i dytë dëmtuar vendin ku ishin vendosur anijet e shpejta të zbarkimit të Flotës së Detit të Zi të Rusisë, dhe pamjet tregojnë momentin e goditjes së njërit prej anijeve.

Zelensky përpara takimit me Trumpin: Këto janë vijat tona të kuqe

27 December 2025 at 18:23


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara takimit të tij të planifikuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha se Kievi nuk do të njohë asnjë lëshim territorial apo kontroll rus mbi Centralin Bërthamor të Zaporizhzhya (ZNPP).

Duke folur gjatë një konference për shtyp online, Zelensky tha gjithashtu se do të vizitojë Kanadanë gjatë rrugës për në SHBA .

“Aktualisht jemi në një aeroplan për në Florida, SHBA. Gjatë rrugës, do të ndalojmë në Kanada”, tha Zelensky.

Lideri ukrainas konfirmoi një takim me kryeministrin kanadez Mark Carney.

“Unë dhe ai planifikojmë të komunikojmë në internet me udhëheqësit evropianë, të diskutojmë të gjitha çështjet, të ndajmë detajet e dokumenteve që do të shqyrtojë me presidentin e SHBA-së dhe të ngremë të gjitha çështjet e ndjeshme”, shtoi ai.

Duke komentuar takimin e planifikuar në Florida, Zelensky sqaroi se ka të ngjarë të zhvillohet me praninë e mediave.

Ndërsa tha se ende nuk e di nëse qasja e mediave do të jetë në fillim apo në fund të takimit, ai konfirmoi se takimi do të jetë publik.


Zelensky:

Ukraine has clear “red lines” — these are its territories and the Zaporizhzhia Nuclear Power Plant.

Ukraine will not legally recognize the occupation under any circumstances. pic.twitter.com/TfMBArTIf9
— Clash Report (@clashreport) December 27, 2025


Zelensky shtoi se ekipi negociator i Ukrainës për takimin me Trumpin përfshin Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, Rustem Umerov, Ministrin e Ekonomisë, Oleksiy Sobolev, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Andriy Hnatov, Këshilltarin e Zyrës Presidenciale, Oleksandr Bevz dhe Zëvendësministrin e Parë të Jashtëm, Serhiy Kyslytsia.

Sipas Zelenskyt, të dyja palët para së gjithash po punojnë për një plan për prosperitetin e ardhshëm të Ukrainës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me "vijat e kuqe" të Ukrainës në negociata dhe kompromiset e mundshme, Zelensky theksoi se disa çështje janë të panegociueshme.

“Padyshim që ka vija të kuqe për popullin ukrainas sot… Këto përfshijnë territoret tona dhe Centralin Bërthamor të Zaporizhzhisë”, tha ai.

Ai shtoi se qeveria do të konsultohet me popullin ukrainas përpara se të marrë ndonjë vendim të rëndësishëm, duke deklaruar: “Populli i Ukrainës është ai kryesor.”

Zelensky theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme evropiane për Ukrainën.

"Ne nuk kemi mjaftueshëm sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe kjo është e qartë për të gjithë. Ata i kanë marrë të gjitha detajet nga ne. Nevojiten dërgesa sistematike të sistemeve dhe raketave - më shumë raketa - sepse Rusia po sulmon me një numër gjithnjë e në rritje të dronëve dhe raketave”, tha ai. /Telegrafi/

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

By: Rovena
27 December 2025 at 16:08

Agjencitë kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë thanë se po hetojnë akuza për blerje votash nga anëtarë të parlamentit dhe se shërbimet e sigurisë po pengonin përpjekjet për të kryer kontrolle.

Hetimi, i lajmëruar më 27 dhjetor, ishte më i fundit në një seri hetimesh nga dy agjencitë, Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës, që kanë tronditur politikën e brendshme në Ukrainë.

Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e njohur si SAPO tha se hetuesit e saj kishin identifikuar me dyshim “një grup kriminal të organizuar” që përfshinte deputetë aktualë në Verhovna Rada, parlamentin ukrainas.

Anëtarët e grupit, sipas SAPO-s, kanë marrë përfitime të paligjshme në këmbim të votave të tyre në parlament.

Por, detaje të mëtejshme mbi këto akuza nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit, e njohur si NABU, tha se hetuesit e saj po pengoheshin teksa tentonin të hynin në ndërtesat administrative të përdorura nga deputetët.

Agjencia e ngarkuar me sigurimin e deputetëve, Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes, i mohoi akuzat, duke i thënë shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se rojet thjesht po verifikonin identitetin e hetuesve.

“Fakti është se punonjësit e NABU-s po përpiqen të sjellin persona të panjohur ose të pakuptueshëm në territorin e regjimit, në territorin e institucionit shtetëror”, tha zëdhënësi i shërbimit, Oleksiy Morozov.

Të themeluara në vitin 2015 si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse që synonin çrrënjosjen e korrupsionit të rrënjosur prej kohësh, të dyja agjencitë kanë ndërtuar reputacion për kryerjen e hetimeve politikisht të ndjeshme, si dhe për luftën për të ruajtur pavarësinë e tyre nga entitete të tjera të zbatimit të ligjit.

Një hetim mbi ryshfete në sektorin e energjisë, përfshirë financimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore për infrastrukturën e rrjetit elektrik, doli në pah publikisht muajin e kaluar, kur zyrtarët kundër korrupsionit bastisën zyra në Kiev.

Ky hetim, i cili është ende në proces e sipër, çoi përfundimisht në shkarkimin nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të Andriy Yermak, shefit të tij të kabinetit prej kohësh dhe një figure kyçe ndërmjetëse në negociatat e paqes me Shtetet e Bashkuara. Shkarkimi i Yermakut erdhi në një moment të vështirë për Zelenskyyn. Akuzat i kanë njollosur reputacionin e tij brenda vendit dhe kanë shtuar presionin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, diçka që presidenti ukrainas e ka kundërshtuar për shkak të ligjit ushtarak dhe luftës së gjithanshme të Rusisë kundër Ukrainës./REL

Ukrainasit publikuan pamje nga aksionet në Krime dhe Donetsk - shkatërrohen sistemet e radarëve rusë

27 December 2025 at 15:55


Dronët ukrainas kryen një sulm të koordinuar ndaj disa objektivave ushtarake ruse në territoret e okupuar të rajonit të Donetskut dhe në Krim, njoftuan Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Sistemeve të Papilotuar (SBS) të ushtrisë ukrainase.

Operacioni, i udhëhequr nga operatorët e dronëve të SBS-së, kishte për qëllim dobësimin e kapaciteteve komanduese, logjistike dhe të spiunazhit të Rusisë në disa lokacione kyçe.

Sipas raportit të Shtabit të Përgjithshëm, forcat mbrojtëse ukrainase goditën në orët e hershme të mëngjesit disa njësi logjistike dhe speciale ruse. Forcat e Sistemeve të Papilotuar publikuan një video që tregon sulmet, duke njoftuar se ato u kryen nga Qendra e tyre e 1-rë e Veçantë, me ndihmën e dy njësi të tjera nën komandën e Robert "Hungari" Brovdit.

- YouTube www.youtube.com

Në rajonin e Donetskut u godit një vendkomandimi dhe zona e vendosjes së Brigadës së 14-të të Posaçme të Forcave të Armatosura Ruse (GRU) në Berdyansk, e cila u përshkrua nga Shtabi i Përgjithshëm si një "koncentrim i personelit".

Gjithashtu u shkatërrua një magazinë në Kachkarsk, e identifikuar si "magazinë logjistike e Regjimentit të 228-të të Këmbësorisë Motorizuese ruse". Në Truzhenka u godit një bazë për riparimin e pajisjeve ushtarake, përkatësisht një "magazinë karburanti dhe lubrifikantësh që i përket brigadës së veçantë logjistike ruse".

Në Krim të okupuar, dronët e SBS-së synuan dy objektiva ushtarake. Njëri prej tyre ishte sistemi radarik Nebo-SVU, i cili në pamjet e publikuara shihet i mbuluar me kupolë mbrojtëse.

Sulmi i dytë dëmtuar vendin ku ishin vendosur anijet e shpejta të zbarkimit të Flotës së Detit të Zi të Rusisë, dhe pamjet tregojnë momentin e goditjes së njërit prej anijeve. /Telegrafi/

Armëpushim 60-ditor, kusht për mbajtjen e referendumit të paqes në Ukrainë

27 December 2025 at 13:19


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të vendosë planin e presidentit amerikan, Donald Trump për paqen në Ukrainë në një referendum kombëtar, nëse arrihet një armëpushim prej të paktën 60 ditësh.

Në një intervistë për Axios, lideri ukrainas theksoi se plani i homologut amerikan përfshin disa lëshime të dhimbshme territoriale nga Ukraina lindore dhe se synon të përmirësojë kushtet e tij për të mbrojtur interesat e vendit.

Sipas tij, nëse nuk arrihet një marrëveshje e qëndrueshme mbi territorin, mënyra më demokratike për vendimmarrje do të jetë plebishiti kombëtar.

Zelensky gjithashtu ka shprehur shpresën se takimi i planifikuar me Trumpin në Mar-a-Lago do të mundësojë një kuadër përfundimtar për mbarimin e luftës, duke përfshirë edhe garanci të sigurta ndërkombëtare.

Ai ka paralajmëruar se mbajtja e një referendumi në një vend të shkatërruar nga lufta paraqet sfida të mëdha, prandaj armëpushimi i gjatë është i domosdoshëm për një votim të sigurt dhe legjitim.

Ky zhvillim vjen në një moment kritik të bisedimeve për paqen dhe shihet si një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes diplomatike të konfliktit në Ukrainë. /Telegrafi/

Raportohet se është vrarë komandanti rus që luftonte në krah të ukrainasve

27 December 2025 at 09:59


Komandanti i Korpusit Vullnetar Rus në radhët e ukrainasve raportohet se ka vdekur.

Komandanti Denis Kapustin, i njohur më mirë me nofkën “WhiteRex”, i cili luftoi për Ukrainën, është vrarë në frontin e luftës.

Sipas informacionit paraprak, ai u vra në frontin e Zaporizhias pas një sulmi me dron FPV.

⚡ RVC commander Denis Kapustin reported dead

Media report the death of Denis Kapustin, commander of the Russian Volunteer Corps.

According to preliminary information, he was killed on the Zaporizhzhia front after an FPV-drone strike.

In 2024, a Russian court sentenced… pic.twitter.com/LQqGpXh6Dy
— NEXTA (@nexta_tv) December 27, 2025

Në vitin 2024, një gjykatë ruse e dënoi Kapustinin me burgim të përjetshëm në mungesë, për organizimin e një ndërhyrjeje ndërkufitare nga forcat ukrainase në rajonin e Bryanskut të Rusisë gjatë vitit 2023.

Ky incident thekson tensionet e vazhdueshme dhe rrezikun në vijën e frontit, ndërsa sulmet me dron dhe veprimet e forcave të ndryshme vazhdojnë të ndikojnë në situatën në Ukrainë dhe zonat përreth kufirit rus.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 gjersa ka pasur shumë vullnetarë ndërkombëtarë që kanë luftuar në dyja krahët. /Telegrafi/

Satelitët zbulojnë sekretin rus - raketat supersonike po vendosen në një bazë të braktisur ushtarake në Bjellorusi

27 December 2025 at 08:00


Satelitët kanë kapur imazhe që tregojnë se Rusia mund të ketë vendosur sisteme raketash të reja hipersonike Oreshnik në një bazë ajrore të braktisur në pjesën lindore të Bjellorusisë, thanë dy studiues amerikanë që analizuan materialet nga satelitët.

Sipas ekspertëve, këto raketa janë të afta të mbajnë lëndë shpërthyese edhe bërthamore dhe kanë rreze veprimi të llogaritur deri në 5500 kilometra, gjë që do t’i mundësonte Moskës të arrinte objektiva në mbarë Evropën.

Vlerësimi i studiuesve përputhet në masë të madhe me vlerësimet e komunitetit të inteligjencës së SHBA-së, thanë burime të paidentifikuara për Reuters.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur qartë synimin për të vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi, por deri tani vendndodhja e saktë nuk ishte bërë publike.

Analiza e imazheve satelitore nga kompania Planet Labs tregoi struktura që përputhen me një bazë strategjike raketash, dhe studiuesit thanë se janë rreth 90 për qind të sigurt se lëshuesit mobilë të sistemit Oreshnik janë vendosur në një bazë ajrore të vjetër pranë qytetit Krichev, rreth 307 km në lindje të Minskut.

Në nëntor të vitit 2024, Rusia testoi një version të armatosur me konvencionale të raketës Oreshnik kundër një objekti në Ukrainë, dhe Putini ka deklaruar se raketat janë të vështira për t’u kapur për shkak të shpejtësisë së tyre të jashtëzakonshme.

Ekspertë të pavarur shohin vendosjen e këtyre raketave si një shtysë diplomatike dhe shtrënguese, duke rritur presionin mbi NATO-n, sidomos në mesin e diskutimeve për furnizime ushtarake për Ukrainën, ndërsa kjo lëvizje shihet më shumë si përpjekje politike sesa thjesht ushtarake. /Telegrafi/

❌
❌