Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 January 2026Main stream

Çmimet “katastrofale” dhe reduktimet e përditshme – Kurti: KEK-u në një moment historik

1 January 2026 at 18:01

Kryeministri në detyrë dhe i rizgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka ndalur lavdërimet për KEK-un dhe “qëndrueshmërinë e energjisë elektrike” në vend.

Sot, gjatë ditës, u raportua për protesta si pasojë e mungesës së rrymës prej disa ditësh në Mamushë, ndërkohë që ankesat për çmimet e rrymës nuk kanë ndalur dhe reduktimet kanë qenë të pashmangshme edhe gjatë natës të ndryshimit të moteve.

Megjithatë, Kurtit nuk duket se i ka lënë “fort përshtypje” situata.

Ai sot, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, tha se Korporata Energjetike e Kosovës ndodhet në një moment historik transformimi.

“Korporata Energjetike e Kosovës ndodhet në një moment historik transformimi. Investimet tejkalojnë 500 milionë euro, për ta bërë këtë ndërmarrje moderne, të qëndrueshme dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian”, shkroi Kurti në postimin e bërë sot.

Ai gjithashtu ka falënderuar punonjësit e KEK-ut:

“Falënderoj punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për punën dhe profesionalizmin, dhe Bordin e Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbikëqyrjen dhe përkrahjen për KEK-un në këto projekte transformuese. KEK-u sot po forcon themelet e energjisë së të ardhmes: një KEK më i fortë, më modern, më i sigurt dhe më i gjelbër, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të brezave që vijnë”, përfundoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çmimet “katastrofale” dhe reduktimet e përditshme – Kurti: KEK-u në një moment historik appeared first on Sinjali.

Përditësimi i fundit – Pritje jo më të gjata se 15 minuta në pikat kufitare

1 January 2026 at 17:59

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikat kufitare në vend nuk janë të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të reja për pikat kufitare.

Pritjet për të dalë nga Kosova nuk janë më të gjata se 15 minuta, konkretisht në Merdarë.

Ndërsa në pikat e tjera, pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta.

Edhe për pjesën e hyrjeve në vend, pritjet nuk janë më shumë se 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përditësimi i fundit – Pritje jo më të gjata se 15 minuta në pikat kufitare appeared first on Sinjali.

Djali i princeshës në gjyq për përdhunim dhe dhunë në familje, rriten denoncimet në Norvegji

1 January 2026 at 17:59

Organizata më e madhe për shëndetin e grave në Norvegji raporton se ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të grave që denoncojnë dhunën në familje dhe sulmet seksuale, në prag të gjyqit për përdhunim ndaj një anëtari të familjes mbretërore. Sipas organizatës, rasti ka nxitur gra të tjera të flasin dhe ka ndihmuar në “thyerjen e tabuve”.

Marius Borg Høiby, 28 vjeç, djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, pritet të dalë në gjyq në shkurt. Ai përballet me 32 akuza, përfshirë katër raste përdhunimi, dhunë në familje ndaj një ish-partnereje dhe filmim të paligjshëm të disa grave pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.

Avokati i tij, Petar Sekulic, ka deklaruar se Høiby i mohon të gjitha akuzat për abuzim seksual dhe shumicën e akuzave për dhunë. Sipas tij, klienti do të paraqesë versionin e vet të ngjarjeve në mënyrë të detajuar para gjykatës.

Høiby është djali i princeshës së kurorës Mette-Marit dhe njerku i tij është princi i kurorës Haakon, mbreti i ardhshëm i Norvegjisë. Nëse shpallet fajtor për akuzat më të rënda, ai rrezikon deri në 10 vjet burg.

May Britt Buhaug, sekretare e përgjithshme e organizatës Sanitetskvinnene, tha se qendrat e tyre kanë vënë re një rritje të grave që kërkojnë ndihmë pas përvojave të dhunës dhe sulmeve seksuale, dhe se ky trend pritet të vazhdojë edhe gjatë gjyqit.

“Shtimi i vëmendjes mediatike për raste si ai i Høiby-t e bën më të lehtë për gratë të kërkojnë ndihmë. Kjo është diçka pozitive, sepse hapja publike ndihmon në thyerjen e tabuve”, tha Buhaug.

Sipas statistikave të Qendrës Norvegjeze për Studime mbi Dhunën dhe Stresin Traumatik, një në dhjetë gra në Norvegji ka përjetuar dhunë serioze nga partneri i saj intim.

Buhaug theksoi se, edhe pse rasti është tragjik, ai mund të ndihmojë në thyerjen e heshtjes që rrethon dhunën në familje dhe përdhunimin.

Ndërkohë, një libër i ri dhe kontrovers, botimi i të cilit Høiby u përpoq ta ndalonte pa sukses, pretendon se ai ka shitur personalisht drogë në rrugët e Oslos. Këto akuza janë mohuar nga Høiby.

Skandalet kanë forcuar edhe zërat republikanë në Norvegji. Mbreti aktual, Harald V, është 88 vjeç dhe sundon që nga viti 1991. Për shkak të ligjit të vjetër të trashëgimisë, trashëgimtar i fronit është djali i tij i dytë, Haakon, dhe jo vajza e madhe, Märtha Louise.

Craig Aaen-Stockdale, drejtues i grupit “Norvegjia si Republikë”, tha se anëtarësia e organizatës së tij është trefishuar gjatë dy viteve të fundit, kryesisht për shkak të akuzave ndaj Høiby-t.

“Në një shoqëri demokratike dhe barazitare si Norvegjia, familja mbretërore ka qenë prej kohësh e mbrojtur nga kritikat. Por tani shumë norvegjezë po e rishikojnë qëndrimin e tyre ndaj saj”, tha ai.

Sipas tij, skandali ka dëmtuar seriozisht reputacionin e anëtarëve më të rinj të familjes mbretërore dhe mund të çojë në një situatë të vështirë për institucionin e monarkisë.

Nga ana tjetër, Torgeir Pedersen Krokfjord, bashkautor i librit që ngre akuzat për drogën, tha se familja mbretërore vazhdon të gëzojë mbështetje të gjerë dhe se ka dalë relativisht e paprekur nga kjo krizë, shkruan Euronews.al.

“Duhet të ketë qenë jashtëzakonisht e vështirë për ta të përballen me gjithë këto probleme, sidomos duke pasur parasysh edhe sfidat shëndetësore”, u shpreh ai.

Pallati mbretëror dhe avokati i Høiby-t janë kontaktuar për koment, por nuk kanë dhënë ende një përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Djali i princeshës në gjyq për përdhunim dhe dhunë në familje, rriten denoncimet në Norvegji appeared first on Sinjali.

Vazhdon Premier League, ndeshje interesante që nga sot

1 January 2026 at 17:56

Që nga sot e me plot befasi, PremierLiga vazhdon për vitin 2026

Me fillim nga ora 18:30, kampioni në fuqi, Liverpooli, do të përballet me Leeds United në shtëpi.

Në të njëjtën orë, Crystal Palace do të luajë ndaj Fulhamit në një tjetër duel interesant të javës.

Ndërkohë, nga ora 21:00, Manchester City do të udhëtojë drejt Sunderlandit për t’u përballur me skuadrën vendase në “Stadium of Light”, ekip që këtë sezon ka treguar paraqitje mjaft të mira.

Në ndeshjen tjetër që nis po në të njëjtën orë, Tottenham Hotspur do të udhëtojë për t’u përballur me Brentfordin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vazhdon Premier League, ndeshje interesante që nga sot appeared first on Sinjali.

Bullgaria transformohet ekonomikisht: Euro merr vendin e levës

1 January 2026 at 16:09

Bullgaria ka hyrë sot në eurozonë, duke adoptuar zyrtarisht euron si monedhë kombëtare, një hap historik që kombinon përkatësinë evropiane me ruajtjen e identitetit kombëtar.

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitar Radev, tha se euro nuk është vetëm një ndryshim financiar, por edhe një mesazh politik dhe shoqëror. Ai theksoi se leva, simbol i historisë bullgare, nuk zhduket, por përfaqëson trashëgimi kombëtare së bashku me monedhat evropiane.

Monedhat e reja ruajnë figurat historike si Kalorësi i Madarës, Shën Ivani i Rilës dhe Paisiusi i Hilendarit, si dhe mbishkrimin “Zoti e ruajt Bullgarinë”, duke treguar se identiteti kombëtar dhe trashëgimia kulturore mbeten të paprekura, edhe në epokën e euros.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bullgaria transformohet ekonomikisht: Euro merr vendin e levës appeared first on Sinjali.

Aksidenti tragjik që mori tre jetë në Gjirokastër, këta janë viktimat e rastit

1 January 2026 at 15:27

Aksidenti tragjik qe ndodhi orët e para të këtij viti të ri kalendarik në Gjirokastër mori tre jetë.

Personat që shihen në foto janë Anxhelo Ruçi (27 vjeç), Klejdi Myftari (24 vjeç) dhe Martin Dulaj (25 vjeç), të cilët humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin “Gjirokastër–Tepelenë”.

Anxhelo Ruçi dhe Klejdi Myftari po udhëtonin me një automjet Volksëagen, me targa AB 797 VP, kur u përplasën fort me një automjet tjetër tip Mercedes-Benz. Si pasojë, të dy humbën jetën në vendngjarje. Në automjetin tjetër ndodhej Martin Dulaj, i cili ndërroi jetë gjithashtu në vend, si dhe e fejuara e tij Ardisa Demiri (19 vjeçe), e cila mbeti e plagosur rëndë, shkruan Zëri.

E reja është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm, dhe po mbahet nën monitorim intensiv.

Anxhelo Ruçi ishte djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti tragjik që mori tre jetë në Gjirokastër, këta janë viktimat e rastit appeared first on Sinjali.

11 yje, një shifër marramendëse: Formacioni që vlen 1.35 miliardë

1 January 2026 at 15:21

Përditësimi i fundit i Transfermarkt për dhjetorin 2025 ka publikuar një formacion imagjinar me vlerë rreth 1.35 miliardë euro, duke reflektuar qartë prirjet e reja të futbollit modern, ku dominojnë mosha e re dhe ndikimi i menjëhershëm në lojë.

Në portë renditet Gianluigi Donnarumma, i cili me 45 milionë euro mbetet portieri më i shtrenjtë në treg. Reparti mbrojtës përbëhet nga Achraf Hakimi, William Saliba, Pau Cubarsí dhe Nuno Mendes, një kombinim i forcës mbrojtëse dhe kontributit ofensiv.

Mesfusha udhëhiqet nga Vitinha, Jude Bellingham dhe Pedri, një treshe me vlerë mbi 400 milionë euro, që përfaqëson kreativitetin dhe kontrollin e lojës në nivelin më të lartë.

Në sulm, vëmendja përqendrohet te Lamine Yamal, i cili vetëm 18 vjeç ka arritur vlerën 200 milionë euro, i shoqëruar nga Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior, duke formuar një treshe sulmuese elitare.

Befasia e madhe e këtij formacioni mbetet mungesa e Erling Haaland, i cili, pavarësisht se ruan të njëjtën vlerë tregu si Mbappé, mbetet jashtë për shkak të kritereve të moshës dhe konkurrencës pozicionale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 11 yje, një shifër marramendëse: Formacioni që vlen 1.35 miliardë appeared first on Sinjali.

Pas vdekjes së Dacit – Ali Ahmeti vlerëson kontributin e tij në shtetformimin e Kosovës

1 January 2026 at 14:44

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-kryeparlamentarit dhe akademikut Nexhat Daci.

Ahmeti ka theksuar se Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj.

“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, akademik Nexhat Dacit. Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka vlerësuar rolin e Dacit në proceset kyçe shtetformuese të Kosovës, duke theksuar se urtësia dhe pjekuria e tij politike ishin vendimtare në rrugën drejt pavarësisë.

“Akademik Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e tij. U prehtë në paqe”, ka përfunduar Ahmeti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas vdekjes së Dacit – Ali Ahmeti vlerëson kontributin e tij në shtetformimin e Kosovës appeared first on Sinjali.

SHBA-ja ia zgjat licencën e punës NIS-it

1 January 2026 at 14:13

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë zgjatur licencën për punë Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) deri më 23 janar, njoftoi ministrja e energjetikës së Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq.

“Kjo do të thotë që rafineria në Pançevë pas 36 ditësh do të mund të vazhdojë punën”, shkroi ajo në Instagram më 31 dhjetor 2025.

Që nga fillimi i tetorit, kompania më e madhe e naftës në Serbi, NIS, ndodhet nën sanksione të Zyrës për Kontrollin e Pasurisë së Huaj (OFAC) të Departamentit amerikan të Thesarit, për shkak të pronësisë shumicë ruse.

Për shkak të pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, më 2 dhjetor u mbyll Rafineria e Pançevës, e vetmja në Serbi.

JANAF: Jemi të gatshëm për furnizim të pandërprerë të rafinerisë

Për shkak të sanksioneve amerikane u ndërpre edhe transporti i naftës përmes naftësjellësit JANAF nga Omishlli deri në Pançevë, naftë e cila për në NIS dërgohet nga Kroacia me anije.

Më 31 dhjetor, JANAF njoftoi se administrata amerikane ka lëshuar licencën për vazhdimin e transportit të naftës për NIS-in, e cila do të vlejë deri më 23 janar 2026.

“JANAF në bashkëpunim me Qeverinë e Kroacisë, ka marrë licencën që lejon deri më 23 janar 2026 pjesëmarrjen në aktivitetet që janë të zakonshme dhe të nevojshme për transportin e naftës në përmbushje të marrëveshjes për transportin e naftës së papërpunuar me kompaninë NIS”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

JANAF e mirëpriti vendimin e OFAC-ut dhe theksoi se është “plotësisht i gatshëm menjëherë të sigurojë transportin e pandërprerë dhe furnizimin e rafinerisë në Pançevë me naftë të papërpunuar”.

“Gjithashtu shpresojmë në përfundimin e shpejtë të negociatave midis NIS dhe partnerëve potencialë për blerjen e pjesës ruse në këtë kompani, duke përmbushur kështu kushtet e përcaktuara nga regjimi i sanksioneve,” njoftoi JANAF.

RTS: Deri më 23 janar mund të përfundojnë negociatat me MOL-in hungarez

SHBA-ja insiston që kompanitë ruse të dalin nga pronësia e NIS-it, pjesa e të cilit aktualisht është 56.2%, shkruan REL.

Radiotelevizioni i Serbisë (RTS), duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, ka raportuar se deri më 23 janar mund të përfundojnë negociatat e aksionarëve rusë të NIS-it me kompaninë hungareze MOL.

Qeveritarë serbë kishin bërë më parë me dije se këto negociata janë në zhvillim e sipër.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi më 19 dhjetor se Rusia “ka ide” se si dhe në çfarë drejtimi mund të zgjidhet çështja e Industrisë së Naftës së Serbisë dhe se një dialog i tillë me Serbinë është në zhvillim.

Autoritetet amerikane në fund të dhjetorit i kanë zgjatur afatin Industrisë së Naftës së Serbisë për shitjen e pronësisë ruse. Megjithatë, ky vendim nuk e autorizon NIS-in të operojë gjatë negociatave për gjetjen e një pronari të ri kryesor potencial.

Qëllimi i sanksioneve ndaj NIS-it është të pengojë Rusinë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për të financuar pushtimin e Ukrainës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja ia zgjat licencën e punës NIS-it appeared first on Sinjali.

Abdixhiku: Daci, prej figurave më të rëndësishme shkencore dhe shtetformuese

1 January 2026 at 13:56

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar akademikun Nexhat Daci, pas vdekjes së tij.

Abdixhiku ka thënë se Kosova humbi një prej figurave të saj më të rëndësishme shkencore dhe shtetformuese.

Sipas tij, Daci Daci ishte jo vetëm mendje e ndritur e vendit, por edhe zë i përgjegjësisë publike, i dinjitetit qytetar dhe i përkushtimit të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës.

“Sot Kosova humbi një prej figurave të saj më të rëndësishme shkencore dhe shtetformuese. Akademik Nexhat Daci ishte jo vetëm mendje e ndritur e vendit, por edhe zë i përgjegjësisë publike, i dinjitetit qytetar dhe i përkushtimit të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës. Gjatë gjithë jetës së tij ai qëndroi në shërbim të dijes, institucioneve dhe të së ardhmes së vendit tone”, shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot Kosova humbi një prej figurave të saj më të rëndësishme shkencore dhe shtetformuese. Akademik Nexhat Daci ishte jo vetëm mendje e ndritur e vendit, por edhe zë i përgjegjësisë publike, i dinjitetit qytetar dhe i përkushtimit të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës. Gjatë gjithë jetës së tij ai qëndroi në shërbim të dijes, institucioneve dhe të së ardhmes së vendit tonë.

Si profesor, akademik dhe drejtues institucionesh, ai kontribuoi thellë në zhvillimin e arsimit të lartë, të shkencës dhe të mendimit akademik në Kosovë. Ndërsa si personalitet publik, si Kryetar Kuvendi. la gjurmë në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe në rrugëtimin tonë shtetformues.

Me respekt të thellë nderojmë jetën, veprën dhe trashëgiminë e tij. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Daci, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe për gjithë Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Qoftë i paharruar kujtimi për Akademik Nexhat Dacin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku: Daci, prej figurave më të rëndësishme shkencore dhe shtetformuese appeared first on Sinjali.

Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e madhe për Kosovën

1 January 2026 at 13:34

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së akademikut e politikanit të mirenjohur, Nexhat Daci.

Sipas Haradinajt, Kosova humbi sot një personalitet të shquar të jetës akademike dhe institucionale.

“Kosova humbi sot një personalitet të shquar të jetës akademike dhe institucionale. Ndarja nga jeta e akademikut Nexhat Daci është humbje e madhe për vendin. Do të kujtohet përherë për urtësinë, vizionin shtetformues dhe përkushtimin e palëkundur ndaj Kosovës. Kisha nderin që bashkë me të dhe Presidentin Rugova, të bashkëpunonim ngushtë në ditët më të ndjeshme të shtetndërtimit të vendit”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e madhe për Kosovën appeared first on Sinjali.

Vdes Daci, Kurti: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

1 January 2026 at 13:05

Pikëlluese ka ardhur lajmi se Nexhat Daci, ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka ndërruar jetë në ditën e parë të vitit 2026.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e Dacit.

“Ai ishte një nga figurat kryesore dhe më aktive në skenën politike në Kosovë mes viteve 2001 dhe 2011, kur si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj nga viti 2007, si themelues dhe kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë. Si anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 200”, shkroi Kurti.

Daci, i lindur më 26 korrik 1944 në Tërnoc të Bujanocit, pati një karrierë të pasur akademike dhe shkencore, duke u zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe duke drejtuar këtë institucion dy herë.

Daci, një nga figurat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës, la pas një trashëgimi të shquar si politikan, akademik dhe lider institucional.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdes Daci, Kurti: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës appeared first on Sinjali.

Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në Zvicër

1 January 2026 at 12:50

Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur dhe afër 100 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një bar ku po festohej për Vitin e Ri në një resort luksoz të skijimit në Zvicër, bëri të ditur policia zvicerane më 1 janar.

Ministria e Jashtme e Italisë tha se informacionet nga policia zvicerane tregojnë për afër 40 të vdekur, por policia nuk ishte më specifike, duke përdorur shprehjen “dhjetëra” gjatë një konference për media lidhur me këtë ngjarje.

Zjarri shpërtheu në orën 01:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në një bar të quajtur “Le Constellation” në resortin në jugperëndim të Zvicrës.

Disa nga viktimat janë nga vende të tjera, tha Stephane Ganzer, shefi i sigurisë për kantonin Valais. Autoritetet njoftuan se janë mobilizuar dhjetë helikopterë dhe 40 autoambulanca, shkruan REL.

Policia kishte thënë më herët se shumë persona po trajtoheshin për djegie. Shumica e të plagosurve janë në gjendje të rëndë, tha Mathias Reynard, kreu i qeverisë të kantonit. Njësia e kujdesit intensiv në spitalin e Valaisit është e mbushur dhe pacientët po transferohen diku tjetër, shtoi ai.

Zona është mbyllur plotësisht dhe mbi Crans-Montana është vendosur një zonë e ndalim-fluturimit, tha policia përmes një njoftimi.

Autoritetet zvicerane thanë se shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

Prokurorja Beatrice Pilloud tha më vonë se shpërthimi po trajtohet si zjarr dhe jo si sulm, duke shtuar se autoritetet po përpiqen t’ua dorëzojnë trupat e viktimave familjeve të tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në Zvicër appeared first on Sinjali.

Pas vdekjes së Dacit, Osmani: U angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi

1 January 2026 at 12:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur trishtimin e saj për humbjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, duke e cilësuar atë si një personalitet të veçantë. Ajo theksoi se Daci dha një kontribut të madh në krijimin e shtetit të Kosovës me dijen, maturinë dhe vizionin e tij.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit, akademikut dhe profesorit të nderuar Nexhat Daci. Ai ishte një personalitet i jashtëzakonshëm që bashkoi dijen shkencore me angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit”, ka shkruar Osmani.

Ajo po ashtu ka theksuar rolin e Dacit gjatë periudhës më të vështirë për Kosovën, sidomos gjatë viteve të nëntëdhjeta, ku ai kontribuoi aktivisht në kauzën për liri dhe pavarësi si një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova. “Kontributi i tij shumëdimensional në ndihmën e shtetit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë,” përfundoi Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Pas vdekjes së Dacit, Osmani: U angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Kurti: Ndryshimet në kabinetin e ri do të jenë minimale

31 December 2025 at 19:32

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se përbërja e qeverisë së re nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Ai ka shtuar se është e nevojshme të priten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe të bëhet një mbledhje e Kryesisë së Vetëvendosjes për të konfirmuar emrat.

“Na duhet të presim certifikimin e plotë të rezultateve. Na duhet një mbledhje në Kryesi të Vetëvendosjes… Do të jetë përbërja identike, nuk mund ta them dot tani. Nuk besoj që mund të ketë ndryshime të mëdha,” tha Kurti.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Kurti ka njoftuar se do të takohet me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, për të diskutuar mundësitë. Ai theksoi se për të zgjedhur presidentin, kërkohen 80 deputetë të pranishëm në Kuvend.

“Do të kemi një takim me presidenten Osmani dhe do diskutojmë mundësitë përpara, sepse na duhet të qëndrojmë 80 veta në sallë,” tha ai.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Vetëvendosje ka fituar 49.41% të votave dhe pritet të ketë 56 deputetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti: Ndryshimet në kabinetin e ri do të jenë minimale appeared first on Sinjali.

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë një vit suksesi për Kosovën

31 December 2025 at 19:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin që po mbyllet dhe angazhimin për një të ardhme më të sigurt dhe të zhvilluar.

Në mesazhin e saj, Osmani vlerësoi vitin 2025 si një periudhë sfidash, por edhe përparimesh të dukshme në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ajo theksoi se vendi ka treguar vendosmëri në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit shtetëror, duke u dëshmuar faktor stabiliteti dhe besueshmërie në arenën ndërkombëtare.

Presidentja përmendi edhe kontributin e punëtorëve, policëve, ushtarakëve, mësuesve, mjekëve, të rinjve, grave dhe mërgatës shqiptare në sfidat e vitit që po lëmë pas.

Për vitin 2026, Osmani tha se Kosova hyn me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta, duke përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e sigurisë, avancimin e pozitës ndërkombëtare, mbështetjen e familjeve dhe rinisë, si dhe zhvillimin ekonomik.

Në përfundim, ajo uroi shëndet, paqe dhe begati për qytetarët, duke theksuar: “Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për secilin prej jush dhe për Republikën tonë. Gëzuar Vitin e Ri për Kosovën dhe qytetarët e saj!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë një vit suksesi për Kosovën appeared first on Sinjali.

Ambasadori britanik: Urime për një vit të mbushur me paqe, mundësi e shpresë

31 December 2025 at 19:26

Ndërsa vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i motive, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2026.

Ai ka uruar për një vit të ri me harmoni, lidhje më të forta mes komuniteteve e angazhim të përbashkët për drejtësi dhe për prosperitet për të gjithë.

“Ndërsa mirëpresim vitin 2026, u dërgoj urimet e mia më të ngrohta të gjithëve në Kosovë për një vit të mbushur me paqe, mundësi dhe shpresë. Urojmë që ky vit i ri të sjellë harmoni, lidhje të forta midis komuniteteve dhe një angazhim të përbashkët për drejtësi dhe prosperitet për të gjithë.”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ambasadori britanik: Urime për një vit të mbushur me paqe, mundësi e shpresë appeared first on Sinjali.

Mirditë: Arrestohet i kërkuari ndërkombëtarisht për 71 vjedhje në Itali

31 December 2025 at 19:25

Policia e Mirditës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Shtetasi i arrestuar është 35-vjeçari, Martin Zheri, i cili u kap në qytetin e Rrëshenit teksa lëvizte si pasagjer në një automjet. Ai u ndalua dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali.

Zheri është i akuzuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një grup kriminal që ka kryer 71 vjedhje dhe tentativa vjedhjesh me armë gjatë vitit 2023 në banesa në katër rajone të Italisë.

Gjykata e Milanos në vitin 2024 i caktoi Martin Zherit masën e sigurisë “Arrest në burg” për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim prone, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Po ashtu, policia ka proceduar penalisht shtetasin G.N., 37 vjeç, i cili drejtonte automjetin me të cilin lëvizte Zheri, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët e saj për finalizimin e procedurës së ekstradimit të Martin Zherit drejt Italisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Mirditë: Arrestohet i kërkuari ndërkombëtarisht për 71 vjedhje në Itali appeared first on Sinjali.

Alonso në provë të rëndë: 3 finale që mund të vendosin fatin e tij

31 December 2025 at 19:23

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, është nën presion në nisje të vitit 2026, pasi “Los Blancos” mbyllën vitin 2025 me tri fitore. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit e shohin këtë periudhë si një seri “tre finale” për të vendosur të ardhmen e tij.

E para është ndeshja kundër Real Betis në Santiago Bernabeu, ku çdo dështim mund të rrisë distancën me Barcelonën. E dyta është gjysmëfinalja e Superkupës ndaj Atletico Madridit, ndeshje që mund të përcaktojë qëndrimin e tij në stol. Nëse kalon Atleticon, finalja kundër fituesit të Barcelona-Athletic Club do të jetë vendimtare.

Çdo humbje mund të kërcënojë qëndrimin e tij në Madrid, sidomos pas dëmtimit të Mbappé.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alonso në provë të rëndë: 3 finale që mund të vendosin fatin e tij appeared first on Sinjali.

Arrestohet i dyshuari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

31 December 2025 at 18:31

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Arrestimi është realizuar nga njësiti FAST i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari dyshohet për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara nga ligjet gjermane. Pas arrestimit, me aktvendim nga prokurori kujdestar, ai është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për t’u ndjekur më pas me procedurat ligjore përkatëse.

Ky arrestim është pjesë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprave penale ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/



The post Arrestohet i dyshuari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar appeared first on Sinjali.

❌
❌