Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

“Opozita, faktor në largimin e shqiptarëve nga vendi”, Nura: Kur s’je alternativë qeverisëse, nuk ke kryer detyrën tënde!

5 January 2026 at 23:43

Analisti Artur Nura vlerëson se Berisha ka një ndryshim taktike në raport me drejtuesin e ri të SPAK-ut, ndërsa tensionet personale me Altin Dumanin mbeten, veçanërisht lidhur me politikat e paraburgimit që kërkojnë përmirësim ligjor.

Nura thekson se çështjet në shqyrtim duhet t’i lihen vendimit të gjykatës, e cila disponon më shumë prova dhe dokumente se opinioni publik.

“SPAK-u po bën një punë serioze, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme që i ka bërë Berisha në mënyrë konstante. Tani ka një taktikë të re me drejtuesin e ri të SPAK-ut, ku kërkon të mbajë një dialog. Me Dumanin vazhdon të ketë një inat personal, ku mund të ketë të drejtë sa i përket politikave të paraburgimit, për të cilat duhet që ligjvënësit të rregullojnë reformën në drejtësi, në mënyrë që të ketë një politikë më efikase.

Meta vazhdon të kërkojë një masë më të lehtë, duke argumentuar se, sipas tij, nuk ka më rrezik për presion apo për prishjen e provave. Megjithatë, duhet të presim, pasi gjykata ka më shumë dokumente sesa ne. Duhet një vendim edhe për familjarët e atyre që nuk jetojnë më pas 21 Janarit; për ta, gjykata duhet të marrë një vendim, pasi ata ishin të pafajshëm në një protestë demokratike dhe demokracia e njeh protestën si një element pozitiv.”

Analisti Nura shtoi se opozita nuk po ofron alternativa reale politike, duke mos përmbushur nevojat e qytetarëve dhe duke kontribuar në largimin e shqiptarëve nga vendi.

“Opozita nuk ofron alternativa dhe nuk paraqet një qasje të re. Trembëdhjetë vite pushtet e konsumojnë një forcë politike dhe qytetarët nuk po gjejnë një alternativë që të sjellë një qasje të re për ata që vijnë në pushtet. Nëse nuk ofron alternativë, nuk ke kryer detyrën tënde dhe nuk ke justifikuar nevojat e qytetarëve. Opozita është një nga aktorët që po nxit shqiptarët të largohen nga vendi.”, tha Nura. / abcnews.al /

Shqiptarët, optimistë për 2026/ Zëri i Shqiptarëve: 55.8 për qind mendojnë se ky vit do jetë pozitiv

5 January 2026 at 23:18

Shqiptarët janë më shumë optimistë për vitin 2026 se sa për 2025. Sondazhi i parë i ABC NEWS “ZËRI I SHQIPTARËVE” për vitin e ri, tregon se 54.7% e qytetarëve mendojnë se 2025 ishte pozitiv për familjet e tyre, kurse 55.8% mendojnë se 2026 do të jetë më i mirë.

Sa për Shqipërinë, optimizmi I tyre kthehet ne realizem. 43.2% mendojnë se viti 2025 ishte pozitiv për vendin, kurse 50.1% besojnë se 2026 do të jetë më pozitiv.

Përqindja e atyre që mendojnëse viti 2026 do të jetë negativ, është thuajse i njëjtë me ata të vitit 2025. Kryesisht, janë evidentuar votues demokratë të cilët si 2025, si 2026 dhe si 12 vite te tjera, I la dhe i gjeti në opozitë.

Por pse shqiptarët janë optimist për vitin 2026?

Shumica dërrmuese e tyre, janë të kënaqur nga qasja e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. 47.8% janë ndikuar nga rritja e pagave dhe pensioneve.

29% nga investimet e qeverisë në sektorë të ndryshëm.

Kurse optimistët e SPAK për luftën ndaj korrupsionit, tashme janë në minorancë, dhe zënë vetëm 17.3%.

Optimizmi i shqiptarëve për Shqipërinë rritet, por besueshmëria për partitë politike bie.

Partia Socialiste e cila drejton qeverinë, ka një rënie prej 8%, nga 51.2 në zgjedhjet e 11 majit në 44.2% sot.

E njëjta rënie edhe për Partinë Demokratike me 8%, nga 34.3 në 26.3%, si dhe për partitë aktuale të vogla opozitare, nga 13.5% në 5.5%.

Por, nëse PS vijon të mbetet mazhorancë edhe me kaq, dhe PD vijon të tkurret si partia më e madhe opozitare, partitë e reaj duket se janë drejt shuarjes, pa u rritur akoma. Rritet pritshmeria e shqiptarëve rritet vetëm tek krijimi i një partie të re.

24% e tyre presin, dhe në rast se ndodh, do të ishte një lajm i keq si për të rinjtë si për të vjetrit e politikës, por veçanërisht për Berishën, i cili aktualisht po mban vendin e dytë komod me vetëm 26%.  / abcnews.al /

Berisha, vit i ri, avaz i vjetër…/ Kthehet ku e la në 2025, por me pak njerëz

5 January 2026 at 23:13

Viti i ri, avaz i vjeter. Berisha u kthye aty ku e la, para kryeministrise, vetem se me me pak njerez. Pak, por sa.

“Ja dielli, doktor të rrosh, shyqyr që të kemi”

Lajmi per kapjen e Maduros, ka entuziazmuar demokratet ne Tirane, ndaj dhe Berisha si dielli u mundua ti japë disa rreze shpresë këtë natë të vetëve.

“Presidenti Trump, nga dje gjer sot, ka përsëritur se ti Maduro je i pari, të tjerë do vijnë pas teje dhe u ka dërguar mesazhe njëri pas tjetrit. E vërteta është se ky akt solli ngricë të madhe, tmerr, terror dhe ferr në Surrel. Edi Rama ngriu, e kyçi dje podkastin e tij ‘Mashtrojmë’, s’e çeli një fjalë goje.”

Por shpejt i zbriti me kembe ne toke. Trump ka deltat, Berisha ka qëndrestarët.

“Natyrisht do ti them këtu se ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë Deltat tona. Ja ku i kemi Deltat që do zbarkojnë në Surrel. Ja ku i ke Deltat.  Këta Delta që i ke këtu para, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Atje do i kesh.”

Sepse Berisha e di se Shqipëria është pak larg, po aq sa vetë oqeani te cilin ai nuk kalon dot. Trump momentalisht është i zënë me Grenlandën, Meksikën, Kubën dhe Kolumbinë.

Dhe vështirë se Trump tani e dëgjon, kur doktorit në Tiranë nuk i përgjigjet as Lapaj. Kësaj radhe e injoroi, e la vetëm me një karrige e një çadër shiu.

Romanca në distancë duket se ka përfunduar. Cadren ka te drejte ta ngreje vetem pd. Dhe per kete doktorin e ndihmon cdo dite policia, qe ia shkul ate lapajt sapo ai perpiqet ta ngreje.

“Vetëm Rama kishte të drejtë të vendoste çadër, jo unë, se ai e vendosi precedentin e çadrës, jo unë”

Presidenti Maduro në Gjykatë/ Trump: Moment i jashtëzakonshëm në histori

5 January 2026 at 23:03

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi paraqitjen e Nicolas Madurós në gjykatë si një “moment të jashtëzakonshëm në histori”. Trump foli këtë mbrëmje për partnerin amerikan NBC News menjëherë pas seancës së liderit venezuelian në një gjykatë amerikane.

Në intervistë, gazetarja e NBC, Kristen Welker, e pyeti nëse SHBA-ja është në luftë me Venezuelën. Presidenti u përgjigj prerë: “Jo, nuk jemi.” Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në luftë kundër individëve që shesin droga, duke theksuar se ky është fokus i veprimtarive të tyre dhe jo një konflikt me shtetin venezuelian.

Komentet e Trump vijnë në një kohë kur çështja e Nicolas Madurós ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, duke ngjallur debate mbi rolin e SHBA-së në Amerikën Latine dhe mbi veprimet e saj ligjore ndaj liderëve të huaj. Deklarata e tij nënvizon se administrata e tij e konsideron çështjen e narkotikëve prioritet kombëtar, duke e ndarë nga çdo konflikt ushtarak direkt me Venezuelën.

/ abcnews.al /

Yesterday — 5 January 2026Main stream

Viti i Ri/ Sondazhi: Ja arsyet e shqiptarëve optimistë për Shqipërinë në vitin 2026

5 January 2026 at 22:35

Janë disa arsye që bëjnë shqiptarët optimistë për vitin që sapo ka nisur. 952,000 e tyre thonë se kanë pritshmëri pozitive për 2026 për Shqipërinë, dhe për këtë ky target grup ka disa arsye.

Së pari rritja e pagave dhe pensioneve, më tej investimet e qeverisë në sektorë të ndryshëm dhe të tjerët kanë pritshmëri në luftën e SPAK ndaj korrupsionit. 56 000 shqiptarë listojnë arsye të tjera të optimizmit të tyre.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Kampioni i përpunuar është, 1234 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë anonime nga të anketuarit, ndërsa marzhi i gabimit statistikor përllogaritet +/- 2.8%.

Si është pritshmëria për Shqipërinë në vitin 2026? Si i përgjigjen shqiptarët sondazhit

5 January 2026 at 22:32

952,000 apo 50.1% e të anketuarëve në sondazhin ‘Zëri i Shqiptarëve’, mendojnë se 2026 do të jetë një vit pozitiv edhe për Shqipërinë, krahas familjeve të tyre.

Si është pritshmëria juaj për Shqipërinë në vitin 2026? Ishte pyetja për të cilën u kërkua një përgjigje në sondazh mes tre alternativave, pozitive, diku në mes dhe negative.

Pritshmëri negative për vendin gjatë 2026 kanë 38.5% ose në një ekstrapolim të shifrave 731,000. Ndërsa të dyzuar janë rreth 217,000 shqiptarë.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Kampioni i përpunuar është, 1234 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë anonime nga të anketuarit, ndërsa marzhi i gabimit statistikor përllogaritet +/- 2.8%.

/ abcnews.al /

Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

5 January 2026 at 22:09

“Na duhet Groenlanda për sigurinë ndërkombëtare. Na duhet. Me patjetër”. Presidenti amerikan Donald Trump riktheu kërcënimet ndaj ishullit që i përket Danimarkës. Një ditë pas operacionit që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro dhe pas njoftimit tronditës për dëshirën për të “marrë kontrollin” e Venezuelës, derisa të ketë një tranzicion të rregullt, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për Groenlandën, një deklaratë që ka shkaktuar reagimin e kryeministres daneze, Mette Frederiksen.

Rëndësia gjeostrategjike

Rajoni i mbuluar me akull po merr gjithnjë e më shumë rëndësi gjeostrategjike. Bëhet fjalë për ishullin më të madh në botë, që për nga shtrirja është katër herë më i madh se Franca, por i mbuluar në 80% nga hapësira të bardha. Ai është kthyer në një element qendror në balancën globale të fuqisë mes shteteve të mëdha, SHBA-ve, Rusisë, Kinës dhe Europës, jo vetëm për burimet e tij minerare, por sidomos për pozicionin gjeopolitik.

Që nga marrja e detyrës në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta bërë Groenlandën amerikane. Para Krishtlindjeve të vitit 2024 ai deklaroi se kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute për sigurinë kombëtare dhe lirinë në botë. Tani ai rikthehet sërish në ofensivë. Reagimi i irrituar i Kopenhagenit, si edhe i kryeqyteteve të tjera europiane, pritet të jetë i menjëhershëm, me Parisin në krye, që ka denoncuar deklaratat, si një formë imperializmi.

Çfarë përfaqëson Groenlanda për SHBA-të

Groennlanda është një territor autonom, ku drejtësia, politika monetare, politika e jashtme, mbrojtja dhe siguria varen drejtpërdrejt nga Kopenhageni. “Megjithatë, duke qenë se kryeqyteti i saj është më afër New York-ut sesa Kopenhagenit, Groenlanda bën qartësisht pjesë në zonën e interesit të Shteteve të Bashkuara”, ka vënë në dukje historiania Astrid Andersen nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare. Këto vlerësime janë pasqyruar edhe nga disa media ndërkombëtare.

“Gjatë luftës, kur Danimarka u pushtua nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara morën kontrollin e Groenlandës. Në një farë kuptimi, ato nuk janë larguar kurrë”, shpjegon studiuesja.

Konkurrenca me Kinën

Ambiciet e Shteteve të Bashkuara lidhen drejtpërdrejt me konkurrencën strategjike me Kinën. Pekini është shumë i pranishëm në ishull. Ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e disa aeroporteve dhe ka siguruar të drejta për disa miniera, përfshirë edhe në jug të ishullit, veçanërisht një minierë uraniumi. Sipas disa analistëve, Kina është bërë zëdhënëse e kërkesës për pavarësi të banorëve të Groenlandës.

Për këtë arsye, edhe administrata Biden ka ndërmarrë një veprim politik mjaft të fuqishëm për të kufizuar ndikimin kinez dhe, si pasojë, ka hapur një përfaqësi diplomatike në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës.

Tokat e rralla, burimet dhe rrugët arktike

Interesi amerikan është edhe ekonomik, për shkak të pranisë në ishull të shumë burimeve natyrore, si hidrokarburet, tokat e rralla dhe lëndët e para. Këto janë minerale kritike për tranzicionin energjetik dhe për përpjekjet për të përballuar emergjencën klimatike. Groenlanda është një vëzhgues i drejtpërdrejtë i këtyre ndryshimeve, për shkak të shkrirjes së vazhdueshme të akullnajave, të cilat po hapin rrugë të reja arktike për lundrim.

“Kjo situatë mund të përbëjë një rrezik në nivel gjeopolitik ndërkombëtar dhe do ta kthente ishullin në një terren konflikti shumë të vështirë për Europën, ku përballen Kina dhe Shtetet e Bashkuara”, shpjegon Angela Stefania Bergantino, profesoreshë e Ekonomisë në Universitetin e Barit dhe eksperte e gjeopolitikës, veçanërisht e rolit të Groenlandës.

“Groenlanda përfaqëson një pikë strategjike ushtarake jashtëzakonisht të rëndësishme për SHBA-të, një element që nuk duhet nënvlerësuar dhe që mund të ndikojë ndjeshëm në kontekstin gjeopolitik, edhe për zhvillimet e viteve të ardhshme”, shton ajo.

Një nga bazat më të rëndësishme të NATO-s ndodhet në Groenlandë dhe menaxhohet drejtpërdrejt nga amerikanët.

Trump kërkon Groenlandën, “ Nuk do pranohet nga europianët!”, Veliu: Bota, si në periudhën e Luftës së Ftohtë

5 January 2026 at 21:43

Pas Venezuelës dhe kërcënimeve ndaj Kolumbisë, Trump nuk kurseu as ambicien për Groenlandën.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lulzim Veliu, thotë se europianët nuk pranojnë që Groenlanda të jetë pjesë dhe reagimi i kryeministrit britanik tregon për herë të parë një qëndrim të qartë të Mbretërisë së Bashkuar kundër Amerikës.

Sipas Veliut, situata aktuale ngjason me periudhën e Luftës së Ftohtë, ku Rusia dhe Ukraina janë në përplasje, ndërsa kjo e fundit mbështetet nga vendet e Europës. Ai shton se Kina po provokon me Tajvanin, i cili ka 80 për qind të rezervave globale për prodhimin e mikroçipave, gjë që për SHBA-në është e papranueshme.

“ Trump kërkon Groenlandën, një gjë e tillë nuk pranohet nga europianët, dhe pamë një reagim të shpejtë nga kryeministri i Britanisë, ku për herë të parë kemi një qëndrim të qartë të Mbretërisë së Bashkuar kundër SHBA-së.

Situata ngjason me periudhën e Luftës së Ftohtë, ku nga njëra anë janë Rusia dhe Ukraina, ndërsa kjo e fundit mbështetet nga vendet e Europës. Ndërkohë, Kina provokon me Tajvanin, gjë që për Amerikën është e papranueshme. Tajvani njihet për rezervat e mëdha të mineraleve, ku 80 për qind e rezervave për prodhimin e mikroçipave ndodhen në këtë ishull.” , tha Veliu.

/ abcnews.al /

Maduro në ‘prangat amerikane’/ Minxhozi: As narkotikët, as nafta! SHBA-në e shqetëson ndikimi i Kinës në Venezuelë…

5 January 2026 at 20:30

Analisti Skënder Minxhozi thotë se veprimet e Donald Trump nga lufta kundër narkotikëve te tarifat ndaj Meksikës, Kanadasë dhe presioni mbi Panamanë tregojnë një vijimësi të qartë në politikën e tij të jashtme.

Sipas tij, përplasja me Venezuelën është pjesë e një vizioni më të gjerë që ndërthur Doktrinën Monroe me politikën e tarifave, të cilat Trump synon t’i zbatojë plotësisht deri në vitin 2026. Minxhozi thekson se në rastin e Madurës çështja nuk lidhet as me narkotikët dhe as me naftën, por me praninë dhe ndikimin e Kinës.

 “ Ka një vazhdimësi që ka nisur me luftën kundër narkotikëve. Kur Trump kërcënoi Meksikën dhe Kanadanë me tarifa, e bëri këtë për shkak të kalimit të fentanilit, ndërsa Meksika mbetet shteti kryesor i tranzitit të drogës. Në gusht nisën kërcënimet ndaj Panamasë: në portin hyrës dhe dalës, një kompani kineze zotëronte portin dhe kinezët u detyruan të bien dakord, duke ia kaluar aksionet një kompanie amerikane.

Në shtator nisi përplasja me Venezuelën. Këtu ndodhemi përballë një vizioni ku Trump ka marrë Doktrinën Monroe dhe doktrinën e tarifave dhe synon t’i zbatojë ato në terren në vitin 2026. Që nga hyrja e Trump në Zyrën Ovale, tarifat ndaj vendeve të botës së tretë kanë ndryshuar dy deri në tre herë.

Në rastin e Madurës, nuk bëhet fjalë për çështje narkotikësh, pasi Venezuela ka vetëm rreth 15 për qind peshë në tregun e narkotikëve amerikanë. Nuk është as çështje rezervash nafte; çështja kryesore është Kina.” , tha Minxhozi. / abcnews.al /

Epoka e re e Venezuelës/ Krisafi: SHBA si superfuqi po kërkon të kthejë hegjemoninë e saj

5 January 2026 at 20:23

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledjon Krisafi, thotë se Doktrina Monroe nuk është zbatuar prej vitesh dhe se pasojat e saj kanë qenë kryesisht gjeopolitike. Sipas tij, Donald Trump po përpiqet të rikthejë hegjemoninë amerikane, duke u fokusuar veçanërisht te prania kineze në Amerikën Latine dhe në Venezuelë. Krisafi thekson se politika e jashtme e Trump karakterizohet nga një qasje e drejtpërdrejtë, ndryshe nga ajo e ndjekur nga Biden apo Obama.

 “Thuhej se Doktrina Monroe nuk po zbatohej prej shumë kohësh; për pasojë, efektet kishin qenë më tepër gjeopolitike sesa policore. Shtetet e Bashkuara e kanë ndërtuar statusin e tyre si superfuqi duke qenë hegjemonë, dhe ajo që po bën Trump është përpjekja për ta rikthyer këtë hegjemoní. Së dyti, ai po fokusohet te Kina, ndërkohë që zyrtarë kinezë ndodheshin ende në Venezuelë, dhe logjika e tij është se po kalohet drejt zbatimit në terren të Doktrinës Monroe.

Trump ndjek një qasje të drejtpërdrejtë në politikën e jashtme; kemi një rikthim te një stil më i drejtpërdrejtë, ndryshe nga qasja e ndjekur nga Biden apo Obama.”  / abcnews.al /

Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor

5 January 2026 at 19:24

Astronomët kanë njoftuar se mund të kenë gjetur dëshmi për ekzistencën e një planeti të nëntë në sistemin tonë diellor, shumë përtej orbitës së Neptunit, sipas “Sciencealert”. Zbulimi bazohet në analiza të të dhënave infra të kuqe të mbledhura dekada më parë, të cilat tregojnë praninë e një objekti të madh dhe shumë të ftohtë që lëviz ngadalë në hapësirë. Objekti i dyshuar është identifikuar duke krahasuar të dhëna nga sateliti amerikan IRAS i vitit 1983 dhe misioni japonez  i vitit 2006.

Në këto të dhëna u vu re një sinjal i dobët termik që kishte ndryshuar pozicion me kalimin e 28 viteve, një tregues i mundshëm i një orbite rreth Diellit. Sipas vlerësimeve, ky trup qiellor mund të ndodhet në një distancë prej 500 deri në 700 njësish astronomike nga Dielli, duke e bërë atë jashtëzakonisht të largët. Nëse konfirmohet si planet, ai mund të ketë një masë 7 deri në 17 herë më të madhe se ajo e Tokës dhe një temperaturë ekstreme shumë nën zero, çka shpjegon pse është kaq i vështirë për t’u zbuluar.

Ky zbulim lidhet ngushtë me misteret e Kuiper Belt, një rajon përtej Neptunit i mbushur me trupa akullnajorë. Prej vitesh, astronomët kanë vërejtur se disa prej këtyre objekteve kanë orbita të çuditshme dhe të grupuara, gjë që sugjeron ndikimin gravitacional të një planeti të madh të padukshëm. Karakteristikat e planetit të mundshëm e afrojnë atë me Uranin dhe Neptunin, të ashtuquajturit gjigantë akullnajorë, të cilët kanë atmosfera të pasura me hidrogjen, helium dhe metan.

Për shkak të distancës dhe temperaturës së ulët, teleskopët infra të kuqe mbeten mjeti kryesor për zbulimin e tij. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se provat aktuale nuk janë ende përfundimtare. Nevojiten vëzhgime të reja dhe të vazhdueshme për të konfirmuar lëvizjen orbitale të objektit dhe për të përjashtuar mundësinë që ai të jetë një burim i largët në sfond. Nëse konfirmohet, ky zbulim do të ndryshonte ndjeshëm kuptimin tonë për strukturën e sistemit diellor dhe do të rikthente zyrtarisht idenë se Dielli ynë ka nëntë planetë, duke hapur një kapitull të ri në astronomi.

 

NATO merr në mbrojtje Groenlandën pas deklaratave të Trump

5 January 2026 at 18:55

Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful tha se Groenlanda i përket Danimarkës dhe se aleanca e NATO-s mund të zhvillojë bisedime për të forcuar mbrojtjen e saj nëse është e nevojshme.

Deklarata erdhi pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, një perspektivë që ka alarmuar aleatët e NATO-s dhe që ka fituar më shumë peshë pasi Trump zbatoi kërcënimin e tij për të rrëzuar udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro.

Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës, një ambicie që e shprehu për herë të parë në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.

Duke folur me gazetarët në Lituani, Vanderful tha se Gjermania kishte pikëpyetje në lidhje me largimin e Maduros dhe theksoi se populli venezuelian duhet të përcaktojë të ardhmen e vendit të tij përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ministri theksoi gjithashtu se Groenlanda është pjesë e Danimarkës.

“Dhe meqenëse Danimarka është anëtare e NATO-s, Groenlanda, në parim, do të jetë nën kujdesin e NATO-s për mbrojtjen e saj. Dhe nëse ka kërkesa të mëtejshme për forcimin e përpjekjeve mbrojtëse në lidhje me Groenlandën, atëherë duhet ta diskutojmë këtë brenda kornizës së Aleancës”, përfundoi Vanderful pa dhënë hollësi mbi natyrën e këtyre bisedimeve.  / abcnews.al/

Maduro deklarohet i pafajshëm / Dalja e parë para gjykatës së New York, bashkë me gruan. Njihet me akuzat

5 January 2026 at 18:33

Nikolas Maduro, presidenti I Arrestuar i Venezueles se bashku me bashkeshorten e tij Cilia Flores u paraqit kete te hene per tu njohur me Akuzat kunder tyre ne Gjykaten e Distriktit Jugor te Nju Jorkut ne Manhatan. Maduro dhe bashkeshortja e tij u derguan ne Gjykate Nen masa te rrepta sigurie nga nje makine e blinduar ushtarake , me pranga ne Duar dhe Dhjetera oficere te forcave Delta qe I Shoqeronin.

Komunikimi I Akuzave ndaj Maduros dhe bashkeshortes se tij  nuk u transmetuan drejtperesedrejti nga Mediat Amerikane ndryshe nga mberritja e tyre ne gjykate.
Associatet Press raporton se Nicolas Maduro dhe Bashkeshotja e tij Cilia Flores  vetedeklarua I pafajshem sipas nje deklarate qe iu dorezua gjykates nga Avokati I tyre . 63 vjeçari I cili tha se ishte rrembyer ne menyre brutale perseriti here pas here perballe trupes Gjykuese se ai nuk kishte kryer asnje Krim dhe se ishte nje njeri I mire. Maduor vijoi te insistonte se ai eshte Presideni i venezueles dhe se dicka e tille nuk kishte ndryshuaer.Njesoj si Presidenti I Arrestuar edhe bashkeshortja e tij Cilia Flores vijoi te pretendonte ne Gjykate se ajo ishte zonja e pare e Venezueles.

Pas arrestimit te Maduros dhe bashkeshortes se tij ne oret e para te se Shtunes, Prokurorja e pergjithshme e SHBA Pam Bondi njoftoi akuzat qe rendonin ndaj ciftit duke perfshire narko terrorizëm, import kokaine, zotërim të pajisjeve shkatërruese dhe mitralozëve dhe plane për t’I zotëruar këto armë në dëm të Shteteve të Bashkuara.   Paraqitja e tyre peprara gjykates ne seancen degjimore qe zgjati 30 minuta konsiderohet një procedurë e shkurtër dhe formale, gjatë se cilës ciftit maduro iu lexuan akuzat kunder tyre. Megjithatë ky hap konsiderohet fillimi I një beteje të gjatë ligjore në Shtetet e Bashkuara.

Çështja e ciftit Maduro  i është caktuar gjyqtarit federal 92-vjeçar Alvin Hellerstein, i cili u emërua dhe u konfirmua nga Presidenti Bill Clinton në vitin 1998. Hellerstein ka kryesuar çështje që rrjedhin nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, si dhe çështje të tjera që përfshijnë terrorizmin dhe sigurinë kombëtare.  Teksa Maduro dhe bashkeshortja e tij  ndodheshin brenda  Gjykates per tu njohur me akuzat  dhjetera protestues u mblodhen jashte godines se Drejtesise ne nje protest duke e quajtur arrestimin e 63 vjecarit te paligjshem. Associated press shkruan se shumica e qytetareve qe moren pjese ne kete proteste ishin qytetare nga Venezuela, Kuba dhe Kolumbia.

  / abcnews.al /

Berisha e nis aty ku e la / Në bulevard, pa mbështetës për rrëzimin e qeverisë

5 January 2026 at 18:15

Demokratët e nisin këtë vit të ri me një traditë të vjetër, foltoret e çdo të hëne. Pasditen e sotme, përpara Kryeministrisë, po mbahet foltorja e shtatë radhazi, ku nuk ka ndryshim nga foltoret e vitit 2025, si për shkak të pjesëmarrjes, ashtu edhe të figurave që janë pjesë e saj.

Gazetari Andon Kello raportoi se ka një numër edhe më të vogël pjesëmarrësish, ndonëse ende nuk ka nisur foltorja nr. 7. Për fillimin e foltores nuk ka surpriza, pasi ato nisin me vonesë, në momentin kur Berisha vjen në podium. Deri në këto momente, të pranishëm janë sekretari i PD-së, Flamur Noka, dhe nënkryetari Boçi.

Edhe në vitin 2026 nuk do të kemi një bashkim mes Berishës dhe Lapajt, ku ky i fundit e ka zhvendosur protestën e ditës së sotme në orën 19:00, për të mos pranuar bashkimin me Berishën.

/ abcnews.al /

Before yesterdayMain stream

Epoka e re në Venezuelë, “Nuk lidhet me naftën apo narkotrafikun”/ Krisafi: Maduro kërcënim për SHBA, duan të vendosin hegemoninë amerikane

3 January 2026 at 15:20

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledjon Krisafi, ka deklaruar se lëvizjet e SHBA-së në Amerikën Latine nuk lidhen me naftën apo narkoterorizmin, por me zbatimin e doktrinës amerikane për të parandaluar ndikimin e aktorëve të tjerë. Sipas Krisafit, qëllimi kryesor është rivendosja e hegemonisë amerikane në rajon. Ai shton se dokumentet e fundit tregojnë se SHBA synon të mbajë kontrollin mbi burimet strategjike të naftës, duke parandaluar përdorimin e tyre nga Rusia, Kina dhe vende të tjera.

“Ishte një kërcënim ose mund të kërcënonte sigurinë e SHBA-së, ndaj ishte një lëvizje e tyre. Nuk ka lidhje as me naftën, as me narkoterorizmin; ka të bëjë me doktrinën amerikane, sipas së cilës në Amerikën e Veriut dhe të Jugut nuk duhet të ketë ndikim nga të tjerët. Venezuela, nga marrëdhëniet me Rusinë, e kishte kundërshtuar këtë.

Në dokumentin e fundit ishte shkruar se SHBA do të rivendosë doktrinën Monroe, dhe kjo tregon mënyrën sesi zbatohet një doktrinë e tillë. Më pas vihet fokusi tek nafta, Venezuela ka burimet më të mëdha të naftës në botë, por nuk besohet se SHBA ka interes ta shfrytëzojë drejtpërdrejt; interesi i tyre është që nafta të mos përdoret nga Rusia, Kina ose vende të tjera. Qëllimi është rivendosja e hegemonisë amerikane.”  / abcnews.al /

BE: Tranzicion paqësor në Karakas/ Kallas: Maduros i mungonte legjitimiteti

3 January 2026 at 14:55

Sulmet ushtarake Amerikane ndaj Venezuelës sollën reagimet e dhjetëra shteteve ku disa prej tyre dënuan këtë lëvizje të Washingtonin zyrtar dhe të tjerë kërkuan që të mos ketë përshkallëzim të tensioneve. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për punë të jashtme Kaja Kallas deklaroi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio si dhe me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Karakas.

Kallas tha se Brukseli po monitoron nga afër situatën në Venezuelë ndërsa shtoi se Unioni 27 anëtarësh e kishte theksuar prej kohës se Maduros I mungonte legjitimiteti. Kallas bëri thirrje për një tranzicion paqësor të pushtetit.

Ministria e  Jashtme Ruse dënoi sulmin duke thënë se Shtetet e Bashkuara kishin kryer një akt agresioni kundër Venezuelës. Sipas Moskës lëvizjet e Washingtonit ishin thellësish shqetësuese ndërsa dhtoi se pretekstet e përdorura nga Amerika për të kryer sulmet ishin të pabaza.Ne deklaraten e saj Ministria e Jashtme Ruse beri thirrje qe Venezueles ti garantohet e drejta per te percaktuar fatin e saj pa nderhyrje te jashme, duke perfshire edhe nderhyrjet shkaterruese ushtarake.

Udheheqsi Suprem I Iranit Ayatollah Ali Khamenei leshoi nje deklarate kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes duke shkruar se Venezuela nuk duhet te dorezohet dhe duhet te nxjerre gjoksin e Rezistences perballe Shteteve te Bashkuara qe kerkojne te imponojne me force nje qeveri te kontrolluar prej tyre ne kete Shtet.

Presidenti I Kolumbise Gustavo Petro I cili eshte kthyer ne nje armik te administrates se Donald Trump shkroi ne X se vendi I tij denon sulmin Amerikan ndersa riafirmon angazhimin e saj te pakushtezuar ndaj parimeve te percaktuara ne Karten e OKB, vecanerisht ne lidhje me respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial te Venezueles. Ne mesin e vendeve te cilat reaguan ku disa prej tyre denuan sulmin dhe te tjere kerkuan ulje te Tensioneve, pati edhe nga ato Shtete qe u ofruan ne rolin e Negociatoreve. Ministria  e Jashtme e Spanjes beri thirrje per ulje te tensioneve ndersa shtoi se Madriti zyrar ishte I gatshem te ofrohej si negociator mes paleve per te arritur nje zgjidhje paqesore mbi krizen aktuale.

Ne mesin e Shteteve qe Denuan Sulmet Amerikane ne Venezuele ishe edhe Kili me presidentin e ketij Shteti qe I konsideroi te parpanueshme sulmet ushtarake ndaj nje vendi Sovran dhe te pavarur.  / abcnews.al /

Përfshihet nga flakët një banesë/ Elbasan, nuk ka të lënduar, dyshohet aksidental

3 January 2026 at 14:21

Një banesë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Elbasan. Sakaq, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental.  / abcnews.al/

 

NBA, dominojnë Luka e Lebron/ LA Lakers fitojnë sërish falë dy superyjeve të tyre kryesorë

3 January 2026 at 13:54

Nuk dihet nëse do të jenë gjithmonë në këtë formë. Kur njëri nga yjet është 41 vjeç rreziku është I madh që të ketë hapa falsë, por gjithsesi mbrëmja e fundit në NBA ishte e mrekullueshme.

Luka Doncic dhe Lebron Xhejms ishin protagonistë të mëdhenj dhe Lejkërsat arritën fitoren e radhës, 128-121 ndaj Memfisit. Kampioni nga Sllovenia shënoi 34 pikë, ndonëse gjysmat I pati nga vija e gjuajtjeve të lira, ndërsa “Mbreti” I basketbollit shtoi 31 pikë.

Lebron vendosi një rekord pasi u bë I pari lojtar në NBA mbi 40 vjeç që shënon mbi 30 pikë në një ndeshje. Doncic shtoi 8 asistë dhe 6 topa në tabela, ndërsa veterani pati 9 topa në tabela e 6 asistë. Dueli ishte i fortë në Kaliforni, edhe pse Memfisit I mungonin 6 lojtarë të rëndësishëm.

Miqtë ishin afër deri në periudhën e katërt, kur falë dyshes së madhe, Lejkërsat patën rezultatin e pjesshëm 12-2. Liqenasit padyshim që e pretendojnë titullin këtë vit, edhe pse konkurrenca do të jetë e ashpër.

Kanë 21 fitore e 11 humbe në Perëndim, pranë San Antonios e Hjustonit, dhe baraz me Denverin. Oklahoma kampione në fuqi mbetet larg, por Doncic është shënuesi më I mirë I edicionit të rregullt, pra mund ta ndihmojë skuadrën të bëjë mrekullinë.  / abcnews.al /

❌
❌