Aktori amerikan, Timothy Busfield, është liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohet në liri, pasi gjykata në New Mexico vendosi se rreziqet në këtë çështje mund të menaxhohen përmes kushteve të rrepta të lirimit.
Vendimi u mor pas një seance dy-orëshe, ku u vlerësua se nuk ka prova për një model sjelljeje kriminale apo shkelje të mëparshme të urdhrave gjyqësore.
Gjykata i vendosi Busfieldit masa të rrepta, përfshirë ndalimin e kontaktit me viktimat e dyshuara dhe të miturit, ndalimin e armëve, alkoolit dhe drogës, si dhe detyrimin për t’u paraqitur rregullisht në gjykatë.
Foto: YouTube
Aktori përballet me akuza për kontakt seksual me të mitur dhe abuzim me fëmijë, të lidhura me dy djem 11-vjeçarë gjatë xhirimeve të serialit “The Cleaning Lady”.
Ai u dorëzua vullnetarisht më 13 janar dhe i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si të rreme.
Ndërkohë, pas publikimit të urdhrit të arrestit, doli edhe një pretendim tjetër për ngacmim seksual nga viti 2001, të cilin Busfield dhe avokati i tij e kanë mohuar, duke theksuar se nuk është provuar dhe lidhet me ngjarje shumë të vjetra. /Telegrafi/
Noam Bettan do të përfaqësojë Izraelin në edicionin e 70-të të Festivalit të Këngës në Eurovision, i cili do të mbahet në Vjenë këtë maj.
Ai fitoi konkursin "HaKokhav HaBa".
I njëjti e filloi karrierën e tij muzikore gjatë shërbimit të detyrueshëm ushtarak në IDF dhe tërhoqi vëmendjen e publikut vendas në vitin 2018 pasi fitoi vendin e tretë në konkursin "Aviv".
Në vitin 2024, publikoi këngën "Pokeach Einayim", teksti i së cilës u shkrua nga komandanti i IDF-së, Yaron Oree Shay, i cili u vra në një sulm të Hamasit më 7 tetor 2023.
Artisti deklaroi se ishte shumë krenar, falënderoi audiencën dhe tha se kishte pasur shumë ulje-ngritje në këtë udhëtim.
"Mesazhi im për Evropën është të përgatitet. Do të sjellim një këngë lavdërimi, do të sjellim gjithçka që kemi. Do të sjellim dritë dhe dashuri dhe do të bashkohemi", theksoi ndër tjerash.
Siç dihet, Islanda, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja u tërhoqën nga Festivali i Këngës në Eurovision sepse Izraelit iu lejua të konkurronte.
Mbrëmja e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Albania 5 u karakterizua nga emocione dhe surpriza të njëpasnjëshme, por momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ndodhi në fund të spektaklit.
Pas hyrjes së një banori të ri në shtëpi, i cili u prezantua në mënyrë ironike sikur të ishte i dashuri i Lornës, banorja vendosi të reagonte në lidhje me ketë.
Ajo përfitoi nga momenti për të bërë një urim të veçantë për ditëlindjen e partnerit të saj, duke zbuluar për herë të parë identitetin e tij.
Lorna tregoi se partneri i saj quhet Dren dhe më pas u zbulua se bëhet fjalë për një reper shqiptar.
Dren Kaleci prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe zhvillon karrierën e tij artistike.
Foto: Instagram
Urimi u bë me rastin e ditëlindjes së tij të 39-të dhe u shoqërua me fjalë të ndjera, duke treguar se pavarësisht distancës fizike, lidhja e tyre mbetet e fortë.
Ky moment emocional u prit me interes të madh nga publiku dhe banorët, duke hedhur më shumë dritë mbi jetën personale të banores pasi ka qenë më e rezervuar. /Telegrafi/
Banorja ia përmendi disa herë: "Marre duhet me të ardh".
Ajo më pas hyri brenda shtëpisë u fut në tualet dhe filloi të qante me të madhe.Gjatë bisedës me të tjerët, Benita theksoi se nuk e priste një gjë të tillë prej Klodit. /Telegrafi/
Në lidhje me këtë u bë një reagim edhe nga Instagrami i Brikenës, i cili siç shihet menaxhohet nga familja.
Reagimi i plotë (pa ndërhyrje):
"Ndjejmë përgjegjësi të sqarojmë një parim të thjeshtë: fjala e dhënë nuk është temë loje dhe çështjet e jetës personale nuk përdoren për strategji apo përfitim publik.
Kur dy persona bien dakord që e kaluara të mos diskutohet, ajo marrëveshje duhet të respektohet, pavarësisht rrethanave të lojës.
Vendimet që pasojnë janë pasojë e thyerjes së këtij parimi, jo e emocioneve apo interesave momentale.
Të qenit figurë publike nënkupton përgjegjësi dhe transparencë në atë që është publike, por nuk e shfuqizon të drejtën për privatësi dhe as nuk e justifikon hapjen e detajeve personale që nuk i shërbejnë askujt.
E kaluara private nuk është material loje.Ne zgjedhim të mos hyjmë në detaje dhe as të drejtojmë gishtin.
Qëndrimi ynë është mbrojtje e privatësisë dhe e dinjitetit, jo sulm ndaj askujt.
Si familje, qëndrojmë në mbrojtje të një parimi bazë: fjala e dhënë respektohet dhe kufijtë personalë nuk tejkalohen për strategji apo vëmendje. Respekt për të gjithë". /Telegrafi/
Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë treguar më shumë nga historia e tyre e njohjes rreth katër vite më parë.
Banori tha se shkaku që ata nuk kanë vazhduar njohjen ishte pasi kanë ndërhyrë njerëz nga ana e modeles.
Ai tha se familjarët e saj në një formë e kanë penguar dhe i kishin pre rrugën në momentin që shkoi të takonte.
Foto: YouTube
"Kur Mateo ka hyrë ia kemi dhënë dorën njëri-tjetri, dhe thamë që këtu jemi në lojë, ai takim mbet para katër viteve. Kur ai shkon te Kristi dhe e hap diskutimin, jep detaje që unë nuk jam dakord, kur e pyes më thotë jo nuk e kam thënë", u shpreh ajo.
Tutje tha: "Më ka mashtruar, në Prime thotë po. Unë jam ndjerë keq, kam prit të më flasë ose të më thoshte ndonjë gjë për këtë temë. Kurrsesi nuk e kam bërë për tu hakmarrë që e çova në nominim, nuk dua ta ul, është çun shumë i mirë".
Foto: YouTube
Mateo nga ana tjetër deklaroi: "Problemi është që unë nuk e kam prit reagimin e Brikenës në këtë mënyrë. Kam dashur t’ia lë asaj hapësirën të tregojë se çfarë ka ndodhur, nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Ka pasur një puthje. Ka qenë një takim ku janë shkëmbyer puthje. Familjarët e Brikenës kanë ndërhyrë, problemi është që ne jemi njohur në Instagram dhe aty Brikena më ka befasuar nga mënyra se si fliste".
"Është e njëjta Brikenë si atëherë dhe sot. Pas shumë kohësh kemi folur bashkë, ka qenë pëlqim nga të dyja anët, jemi takuar në Prishtinë ku shkëmbyem edhe puthje. Ditën tjetër kam shkuar ta takojë, kur isha duke pritur më tha do presësh diku tjetër jo këtu ku kam banesën".
"Unë sorollatesha derisa të vinte Brikena, aty më pret rrugën një makinë, më afrohet dikush të xhami dhe më tha çfarë e ke ti Brikenën. Unë u shtanga, duke folur me atë, i them e kam shoqe. Më tha a e di babai i saj që ti frekuentohesh me Brikenën, i thashë kam ardhur thjesht ta takoj. Në atë moment, ai telefonon babanë e Brikenës, ma kalon mua në telefon, i thashë që ne vetëm sapo kemi filluar të njihemi. Më thanë lëre këtu këtë gjë, kur u shkëputem më thotë Brikena hajde më merr, i thash kështu më ndodhi. Më tha hajde pa merak, kur ika prapë ta takoj më ndodh prapë e njëjta skenë".
"Pastaj vjen daja e saj më tha çfarë do ti këtu. Më tha jo mos e tako, merr të atin në telefon dhe më tha lërë këtë muhabet. U vura para një përgjegjësie që nuk e mbaja dot. Nuk mund ta merrnim këtë përgjegjësi. I binte të trashnim muhabetet pa filluar akoma. Më pas kemi folur për pak dhe pastaj vendosëm të ndalojmë së foluri", theksoi ndër të tjerash Mateo. /Telegrafi/
Tensionet brenda familjes Beckham vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e mediave.
Sipas burimeve pranë familjes, Victoria Beckham dyshohet se ka shkaktuar një situatë të sikletshme dhe emocionale për nusen e djalit të saj, aktoren Nicola Peltz, gjatë dasmës së saj me Brooklyn Beckham.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në momentin kur këngëtari Marc Anthony u ngjit në skenë për të prezantuar vallëzimin e parë të çiftit, një moment i planifikuar paraprakisht si një çast intim dhe romantik për nusen dhe dhëndrin.
Foto: EPA-EFE
Por atmosfera ndryshoi papritur kur Marc Anthony ftoi Brooklynn të kërcejë me “gruan më të bukur në sallë”, duke thirrur në skenë Victorian.
Ajo iu afrua djalit të saj, e përqafoi dhe u shfaq shumë e afërt me të, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
Burimi pohon se ky veprim ia zbehu Nicolas momentin e saj më të rëndësishëm të mbrëmjes.
E prekur emocionalisht, ajo u largua nga salla në lot, ndërsa familja Beckham vazhdoi festën, në kontrast me familjen e saj, e cila mbeti e rezervuar.
Miqtë e Nicolas u përpoqën ta bindnin të rikthehej në ceremoni, por ajo u kthye vetëm më vonë, me shenja të dukshme trishtimi dhe mbeti e mërzitur gjatë gjithë mbrëmjes.
Deri më tani, Victoria dhe David Beckham nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve. /Telegrafi/
Aktori amerikan, Kiefer Sutherland, u arrestua më 14 janar në Los Angeles për një incident me një shofer i cili ofron shërbime transporti pasagjerësh nëpërmjet një platforme dixhitale dhe burimet nga Policia tani po zbulojnë detaje të reja të sulmit të dyshuar fizik.
Siç konfirmuan burimet për ABC News, Sutherland dyshohet se "e ka goditur shoferin disa herë dhe është përpjekur ta mbytë" ndërsa drejtonte makinën.
Shoferi i tha policisë se, nga frika për sigurinë e tij, ai iku me vrap nga makina për t'iu larguar aktorit.
Foto: EPA-EFE
Sipas informacioneve në dispozicion, shoferi nuk pësoi ndonjë lëndim që do të kërkonte ndërhyrje mjekësore.
Dëshmitarët e incidentit, i cili ndodhi më 12 janar, pohojnë se Sutherland ishte nën ndikimin e alkoolit dhe se shoferi kërkoi ndihmë ndërsa përpiqej të arratisej.
Policia deklaron se në automjet ishte instaluar një kamerë, e cila mund të përmbajë pamje të një pjese të incidentit, të cilat mund të kenë rëndësi në procedurat e mëtejshme.
Edhe pse aktori nuk është akuzuar ende, Zyra e Prokurorit të Qarkut të Los Angelesit i tha ABC News se akuzat mund të ngrihen muajin tjetër, pas paraqitjes së tij të planifikuar në gjykatë.
Sutherland u arrestua me dyshimin për kërcënime serioze dhe u lirua nga paraburgimi pasi pagoi një garanci prej 50,000 dollarësh. Ai është planifikuar të paraqitet në gjykatë më 2 shkurt. /Telegrafi/
Brooklyn Beckham po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me motrën e tij 14-vjeçare Harper Beckham, pavarësisht se është 'grindur' me pjesën tjetër të familjes së tij.
Qëndrimi i tij ndaj motrës më të vogël është i ndryshëm nga qëndrimi që ka ndaj prindërve të tij, Victoria dhe David Beckham dhe ai dëshiron ta mbrojë atë nga grindjet familjare, sipas një burimi.
Ai vazhdoi duke thënë se situata bëhet më e vështirë nga fakti që ajo jeton me ta dhe se Brooklyn Beckham dëshiron të jetë në marrëdhënie të mira me të gjithë në familje përveç prindërve të tij.
Foto: EPA-EFE
"Kjo është arsyeja pse ai ende flet me gjyshërit e tij dhe e ka bërë këtë që nga fillimi i gjithë kësaj", shtoi burimi për Daily Mail.
Brooklyn shkaktoi një ortek reagimesh në rrjetet sociale dje pasi akuzoi Victorian dhe Davidin se ia kishin sabotuar martesën me Nicola Peltz.
Pretendon se sjellja e tyre ua prishi dasmën.
Ndër të tjera, tha se Victoria kërceu në mënyrë të papërshtatshme për të dhe kështu prishi momentin e veçantë që ai duhej të kishte me gruan e tij. /Telegrafi/
Më pas tregoi edhe lidhjen me prindërit, veçanërisht me të ëmën dhe për atë se si vendosi të shpërngulej në Prishtinë.
Rrëfimi i plotë (pa ndërhyrje):
"Si fmi kam qenë shumë i lumtur pozitiv, kam pasur qejf të ndihem gjallë të bëj gjëra që më kanë pëlqyer në të njëjtën kohë nuk kam mundur ta shijoj fëmijërinë shumë sikur me u rrit para kohës e kemi pas fermën tonë, prej një moshe shumë të vogël që t'i ruaj lopët me i ndihmu nënës babait në vend se të luaj të kënaqem nuk jam pishman as edhe një herë, por si fëmijë e meriton me shiju fëmijërinë.
Kam filluar të punoj si 7-8 vjeç dhe deri në moshën 22-vjeçare kam jetuar një rutinë të njëjtë gjithmonë me shpresën se kur po ndërron diçka, gjithmonë e kam ditur se i përkas jetës së katunit.
Ka pasur raste që më është dashur të zgjohem herët në mëngjes me i mjel lopët, me u pastru me shku në shkollë tani me i rujt.
Ka qenë ngarkesë që s'kam mundur ta shpreh me askënd. Nga fëmijëria kisha dashur të përjetoj si fëmijë e jo të rritem para kohës.
Me nënën ka qenë një person që e kam pasur për gjithçka. Ka qenë, shok, nënë, babë.
Nëna është forca ime dhe është problem të flas me të. Babai ka qenë i fokusuar shumë te puna si të arrij të bëj diçka më mirë, e kam ndjerë një farë zbrazëtie mungese që s'kam mundur t'ia them kurrë.
Lidhjen me babanë sot e kam shumë shumë mirë, por kam qenë më i ftohtë.Adoleshenca ka qenë periudha kur e kam zënë veten duke menduar për ëndrrat e mia, e kam ditur qëllimin në jetë.
Në fshat kam jetuar deri në moshën 21-vjeçare dhe ka qenë një moment që kam thënë është bërë boll.
Puna që e kam bërë nuk më ka kënaqur, kam ardhur në Prishtinë.
I vetmi person që meriton me ia dëshmu çka si tek është vetja ime.
Deri tash Big Brother për mua është eksperienca më e bukur, e kam përjetuar një fëmijëri.
Më ka mësuar të jetoj 100 për qind ashtu si do, pa marrë parasysh nëse paragjykohesh". /Telegrafi/