Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Main stream

Një 18-vjeçar dyshohet se kishte planifikuar vrasje natën e Vitit të Ri, FBI njofton se ka parandaluar një sulm të ISIS

2 January 2026 at 20:14

FBI ka njoftuar të premten se ka parandaluar një komplot për të sulmuar një dyqan ushqimor në Karolinën e Veriut në natën e Vitit të Ri, duke arrestuar një person që zyrtarët thanë se ishte i frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik dhe ishte i lidhur me militantë ekstremistë.

Christian Sturdivant, 18 vjeç, u akuzua për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste të huaj.

Sturdivant u arrestua nga agjentët të mërkurën. Në deklaratën e FBI-së thuhej se Sturdivant ishte nën hetim që nga muaji i kaluar pas informacionit se në një llogari bëheshin postime mbështetëse ndaj IS-it, që më vonë llogaria u lidh me të arrestuarin.

Sipas deklaratës, Sturdivant ishte nën vëzhgimin e FBI-së që nga viti 2022, sa ishte i mitur, pasi zyrtarët kishin mësuar se kishte qenë në kontakt me pjesëtarë të IS-it në Evropë dhe i ishin dhënë udhëzime të vishej zi dhe të kryente sulme me një çekiç.

Bora përfshin qarkun e Shkodrës/ Automjetet bllokohen në segmente të ndryshme, policia dhe borëpastrueset në terren

2 January 2026 at 19:46

Gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore.

Bllokimet janë evidentuar në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut.

Aktualisht, në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor.

Sipas raportimeve, mbi 200 mjete tentojnë të lëvizin në drejtim të Koplikut. Lëvizja është rivendosur në sajë të ndërhyrjes në terren, ku ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.

Prefekti i Qarkut është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm mes strukturave përgjegjëse për normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në këtë kuadër, apelohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë.

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

2 January 2026 at 19:36

Reshjet e dendura të borës dhe shiut përfshinë sot zonat malore të vendit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga puna në terren e strukturave përgjegjëse në veri të vendit për pastrimin nga bora dhe hedhjen e kripës në akset rrugore.

Rama thekson se këto struktura janë në gatishmëri maksimale në zonat malore.

“Pavarësisht kushteve atmosferike, strukturat përgjegjëse janë në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri”, tha Rama.

ARRSH dhe Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin goma dimri ose zinxhirë, të lëvizin me shpejtësi minimale në zonat me reshje dhe të respektojnë distancat e sigurisë.

Tragjedia në Zvicër, 5 ditë zi/ Nis identifikimi i viktimave të zjarrit në resortin e skive

2 January 2026 at 19:00

Shkaku i zjarrit tragjik në Crans Montana të Zvicrës ishin fishekzjarrët e vendosur në shishet e shampanjës, nga të cilat u përhapën më pas flakët.

Fishekzjarrët ishin në një moment shumë afër tavanit, gjë që çoi në incidentin tragjik, ku zjarri u përhap shumë shpejt.

Autoritetet konfirmuan se bari në resortin e skive kishte më shumë se një dalje emergjence, por shumë njerëz nuk ishin në gjendje t’i gjenin dhe krijuan kaos për në derën kryesore.

Nga zjarri tragjik humbën jetën të paktën 47 persona dhe 119 të tjerë janë nëpër spitale, ku po marrin trajtim për plagët e djegieve.

Autoritetet kanë filluar tashmë të identifikojnë viktimat, edhe pse për disa prej trye do të duhen ditë ose javë të tëra, për shkak të djegieve të shumta.

Viktima e parë që u identifikuar Emanuele Galeppini. Adoleshenti 17 vjeçar ishte një lojtar golfi, ndërsa shumë të rinj të tjerë mbetën të plagosur.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, teksa zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se numri I viktimave mund të rritet.

Zvicra shpalli pesë ditë zie në kujtim të viktimave, jetët dhe ëndrrat e të cilëve u prenë në mes.

Rasti është një nga tragjeditë më të rënda me të cilat Zvicra është përballur dhe një hetim është duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shtetet Europiane kanë ofruar ndihmë për Zvicrën, teksa mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe shtetas të huaj, ndër ta italiane dhe francezë.

/abcnews.al/

Shënojnë Asani dhe Mehmeti/ Ylli kuqezi realizon golin e njëmbëdhjetë sezonal në Iran

2 January 2026 at 18:44

U treguan të shkëlqyer.

Dy futbollistë shqiptarë e nisën vitin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gola.

Këta janë Jasir Asani dhe Anis Mehmeti.

Asani shkëlqeu në një ndeshje për titull në Ligën Profesioniste të Iranit, ndërsa ekipi i tij, Esteglal, mundi kryesuesen e kampionatit, Sepahan.

Sfida u mbyll 2-1 për miqtë dhe shqiptari I lindur në Shkup realizoi për 1-0 në minutën e 10-të, me suksesin që u arrit në sekondat e fundit të shtesës.

Fitorja bëri që Esteglal të ngjitej në vendin e tretë në renditje, 5 pikë prapa Sepahanit, pra me shpresa të plota për titull.

Asani ka 7 gola në ligën profesioniste të Iranit, dhe në total kë 11 rrjeta duke përfshirë edhe Championsin e dytë të Azisë dhe Kupën e Iranit.

U shkëlqyer edhe Anis Mehmeti.

Futbollisti ofensiv i krahut që luan në kategorinë e dytë angleze, ishte protagonist në festivalin e golave që Bristol Siti mbajti ndaj Portsmuthit në fushën e vet.

Fitorja ishte 5-0 dhe Mehmeti realizoi golin e dytë në 24’.

Ylli shqiptar që ka mbi dy vjet e gjysmë që nuk thirret në kombëtare, ka 8 gola në Championship në 25 ndeshje, duke qenë shënuesi më I mirë I ekipit.

Bristol gjithsesi ka shumë punë për të pretenduar ngjitjen në elitë, ndonëse Mehmeti këtë mund ta sigurojë pavarësisht fatit të ekipit.

Atentati me tritol në Shkodër/ Etleva Delia: Djali i viktimës dëshmoi se nuk kishin konflikte. Hetimet janë intensive, pistat kryesore…

2 January 2026 at 18:18

Etleva Delia, autore e “Gjërat Tona” në një intervistë në “Tirana Live”, ABC News, foli për vrasjen e ndodhur n Shkodër më 29 dhjetor 2025, ku mbeti i vrarë Hysni Ymeri.

Ngjarja u zbardh nga policia dhe u vunë në pranga 4 persona. Gjatë intervistës, gazetarja Delia tha se të arrestuarit janë vënë në vëzhgim nga grupi hetimor në një ambient dhe aty është konstatuar se ata kanë folur me njëri tjetrin.

Gjithashtu theksoi se janë gjetur veshjet që autori i dyshuar ka përdorin kur ka vendosur lëndën eksplozive.

“Nga provat materiale dyshohet se mund të ketë qenë diku tek 100 gram lëndë plasëse. Viktima apartamentin e kishte në katin e katërt dhe dëmtimet më të mëdha i ka pasur në kokë dhe njërin nga krahët. Ka arritur të shkojë i gjallë në spital, por më pas nuk ia ka dalë. Duke qenë se ishin katër persona dhe kanë pasur role të ndryshme. Dikush ka vëzhguar shënjestrën, dikush ka vënë lëndën plasëse dhe pavarësisht se sipas policisë të katër personat që janë arrestuar janë të paguar. Nuk është se ishin ata personat që kishin konflikt, por mund të jenë paguar nga persona të tjerë.  Djali i viktimës pretendon se ai ati nuk kishte konflikte, por nga ana tjetër janë hapur disa dosje të vjetra. Disa familjarë të tij rezultojnë të përfshirë në disa krime. Motivi i gjakmarrjes nuk përjashtohet si pistë hetimi…Edhe një i afërm tjetër akuzohet për vrasjen e një mjeku në Shkodër. Të gjitha këto po hetohen për të hedhur më shumë dritë. Viktima nuk rezulton me precedent penalë. Të arrestuarit nuk rezultojnë me precedentë të rëndë penalë…Hetimet janë intensive…”, tha ajo.

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur nga konkurrenca – bashkëpunojmë me brende globale si Amazon, Shell, Lidl, Interspar dhe të tjerë!

2 January 2026 at 19:34

Brendi Prince Caffe, si një ndër më cilësorët në rajon, është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes bashkëpunimeve të drejtpërdrejta me brende prestigjioze dhe partnerë strategjikë të nivelit të lartë, përfshirë Amazon, Lidl, Interspar, Shell, Kaufman, Konzum, dhe të tjerë.

Bashkëpunimet ndërkombëtare të Prince Caffe dhe shtrirja e saj në tregje të reja janë në rritje të vazhdueshme, si rezultat i drejtpërdrejtë i besimit të partnerëve globalë dhe i përkushtimit të pakompromis ndaj cilësisë.

Për ta arritur dhe ruajtur këtë nivel, Prince Caffe dhe të gjitha produktet e saj përcjellëse posedojnë dhe operojnë në përputhje të plotë me certifikatat më të larta ndërkombëtare të cilësisë, sigurisë dhe standardit, duke përmbushur kërkesat e tregjeve evropiane dhe ndërkombëtare.


Lajmi i rremë, i cili pretendon se në produktin Prince Caffe është gjetur një substancë e palejueshme, është plotësisht i pavërtetë dhe i pabazuar në fakte.

“Bazuar në mënyrën dhe qëllimin e shpërndarjes së këtij pretendimi, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se bëhet fjalë për një veprim të porositur nga konkurrentë në treg, me synim dëmtimin e reputacionit të brendit.” – thuhet në reagimin e brendit.

Prince Caffe u ka bërë thirrje të gjitha mediave, institucioneve dhe palëve të përfshira që raportimi mbi çështje të tilla të bëhet në përputhje me profesionalizmin, etikën gazetareske dhe verifikimin e fakteve, duke shmangur publikimin e informacioneve të pavërtetuara.

Me këtë rast, Prince Caffe dëshiron t’i falënderojë të gjithë konsumatorët dhe bashkëpunëtorët besnikë, të cilët për mbi 20 vjet kanë treguar besim të palëkundur ndaj produkteve tona.

“Nuk është hera e parë që prodhimet e njësive të Devolli Corporation përballen me fushata të qëllimshme për njollosje të imazhit publik. Megjithatë, përgjigjja jonë mbetet e njëjtë. transparencë, përputhshmëri ligjore dhe cilësi e dëshmuar ndërkombëtarisht”. – përfundon reagimi. /Klankosova.tv






 

VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Meksikën. Momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

2 January 2026 at 17:30

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë ka goditur Meksikën.

Sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve të Gjeoshkencës, epiqendra e tërmetit ndodhej në Guerrero, Meksikë.

Ndërsa thellësia ishte prej 10 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë në shumë lagje, gjithashtu presidentja Claudia Sheinbaum u detyrua të ndërpresë konferencën e përditshme për shtyp.

Presidentja njoftoi më pas se kishte komunikuar me guvernatoren e Guerrero-s dhe se nuk dukej të kishte raportime për dëme serioze.

 

 

🔴#LATEST — Mexican President Sheinbaum abruptly pauses her press conference as 6.5-magnitude earthquake shakes Mexico City pic.twitter.com/0YRqLo8XPi

— Türkiye Today (@turkiyetodaycom) January 2, 2026

 

#Sismo: de Magnitud de 6.5 a 4 km NNW de Rancho Viejo, #Mexico.

🔸Algunas imágenes de como se vivió el sismo.

🗓2026-01-02
⏰13:58:18 (UTC)

📍16.902°N 99.303°W

🔸Profundidad: 35.0 km #EG #Georiesgos #Temblor #Terremoto #hoy #urgente #earthquake #quake #Jishin pic.twitter.com/bYlK7kxvfO

— ESPECIGEST (@ESPECIGEST) January 2, 2026

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

2 January 2026 at 17:20

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Sulmet ndodhën disa ditë para një mbledhjeje të planifikuar të qeverisë libaneze, ku komandanti i ushtrisë pritet t’i raportojë kabinetit për largimin e pranisë ushtarake të Hezbollahut nga zona pranë kufirit me Izraelin, raporton AP.

Sipas mediave shtetërore libaneze, sulmet ajrore goditën disa zona në jug të Libanit, përfshirë rajonin e njohur si “Apple Province” dhe periferitë e fshatrave Ansar dhe Zrariyeh. Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore kanë goditur objekte infrastrukturore të Hezbollahut në disa zona të Libanit jugor.

Lufta e fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut nisi më 8 tetor 2023, një ditë pas sulmit të militantëve të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor, kur Hezbollahu lëshoi raketa drejt Izraelit në shenjë solidariteti me Hamasin

Zelensky njofton kreun e ri të shërbimit të Inteligjencës Ushtarake në Ukrainë

2 January 2026 at 16:48

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës, Oleg Ivasenko është emëruar nga Volodymyr Zelensky, në krye të shërbimit të inteligjencës ushtarake të vendit.

“Nga sot, Oleg Ivasenko do të vazhdojë t’i shërbejë shtetit tonë dhe të kryejë detyra për të kufizuar praninë e personelit ushtarak rus në pozicionet e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës”, tha Zelensky në një postim në mediat sociale.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas njoftoi një ndryshim në udhëheqjen e Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të vendit, një pozicion që më parë mbahej nga Serhiy Dainenko.

Zelensky tha se i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Igor Klimenko të propozojë kandidatë për këtë pozicion, pasi kërkon të ndryshojë qasjen ndaj funksionimit të shërbimit.

Ndotja e ujit të pijshëm në Indi, 10 viktima. Mbi 1 mijë persona raportohen me probleme shëndetësore

2 January 2026 at 16:37

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 1,400 banorë po përballen me probleme serioze shëndetësore pas alarmit të ngritur për ndotjen e ujit të pijshëm.

Ngjarja raportohet në zonën Bhagirathpura të qytetit Indore në shtetin Madhya Pradesh, në Indinë qendrore.

Sipas autoriteteve lokale, kriza duket se është shkaktuar kur u zbulua një rrjedhje në një tubacion kryesor uji pranë një stacioni policie në zonë.

Sipas zyrtarit administrativ Shravan Verma, shërbimet përkatëse janë mobilizuar menjëherë, duke dërguar ekipe mjekësore për kontrolle shtëpi më shtëpi.

Në të njëjtën kohë, tableta klori po u shpërndahen banorëve me qëllim kufizimin e ngarkesës në ujë dhe parandalimin e rasteve të reja.

VIDEO/ Krimi në familje, “punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

2 January 2026 at 16:13

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Orikum. 50-vjeçari Llogora Xhebroi dhunoi për vdekje gruan e tij Sose Xhebroi rreth 40 vjeçe dhe më pas vrau veten në garazhin e banesës së tij me armë zjarri.

Fqinjët kanë folur për ABC News, duke u shprehur të tronditur nga ngjarja.

“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kanë pasur një biznesin e tyre një lokal aty punonin. Punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet një prej fqinjëve.

Gruaja u gjet në banesë pa shenja jete. Ka qenë një nga fëmijët që ka lajmëruar ambulancën dhe qendrën shëndetësore të Orikumit.

Pas transportimit të trupit të pajetë të gruas në spital, 52-vjeçari ka qëlluar vetën me pistoletë të cilën dyshohet se e mbante në garazh aty ku edhe i ka dhënë fund jetës.

Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

2 January 2026 at 15:33

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka shpallur vitin 2026 një “vit të përshpejtimit polak”, duke premtuar se do të ndërtojë “ushtrinë më të fuqishme në Evropë”, do të rrisë investimet në infrastrukturë dhe do të mbajë qëndrim më të ashpër ndaj krimit.

Në një takim të vitit të ri, siç raporton “TVP World”, Tusk tha se qeveria e tij do të përshpejtojë zgjerimin ushtarak, do të nisë projekte të mëdha infrastrukturore dhe do të vazhdojë atë që e quajti “ripolonizim” dhe rindërtim të industrive kryesore, përfshirë sektorin e mbrojtjes.

“Ne do të përshpejtojmë ndërtimin e ushtrisë më të fuqishme në Evropë. Ne do të përshpejtojmë investimet e mëdha në infrastrukturë. Ky do të jetë një vit i zhvillimit strategjik të shpejtë në Detin Baltik”, tha Tusk.

Ai gjithashtu njoftoi planet për të vendosur një rregull të rreptë “Polonia e para” në prokurimin publik.

Tusk premtoi masa më të ashpra kundër krimit, duke theksuar se autoritetet do të “ashpërsojnë masat kundër kriminelëve të të gjitha llojeve”, përfshirë tregtarët e drogës, politikanët e korruptuar dhe ata që ai i përshkroi si militantë pro-rusë.

“Kushdo, pa përjashtim, që shkel ligjin do të pendohet shumë vitin e ardhshëm”, tha ai duke shtuar se Polonia do të bëhet “një oazë e sigurisë”.

Krimi në familje në Orikum/ Burri vrau gruan dhe më pas veten, ky është çifti i bashkëshortëve, prindër të dy fëmijëve 

2 January 2026 at 15:22

Një ngjarje e rëndë trondit këtë të premte Vlorën. Një krim në familje u raportua në Orikum.

50-vjeçari Llogoa Xhebroi dhunoi për vdekje gruan e tij Sose Xhebroi rreth 40 vjeçe dhe më pas vrau veten në garazhin e banesës së tij me armë zjarri.

ABC News ka siguruar foton e çiftit të bashkëshortëve.

Mësohet se gruaja është gjetur në banesë pa shenja jete. Ka qenë një nga fëmijët që ka lajmëruar ambulancën dhe qendrën shëndetësore të Orikumit.

Pas transportimit të trupit të pajetë të gruas në spital, 52-vjeçari ka qëlluar vetën me pistoletë të cilën dyshohet se e mbante në garazh aty ku edhe i ka dhënë fund jetës.

 

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, 18 dhe 16 vjeçe. Sipas informacioneve, çifti kishin pasur edhe më parë konflikti me njëri tjetrin dhe ishin në proces divorci. Gjithashtu mësohet se kishin një lokal në Orikum ku edhe punonin së bashku.

Before yesterdayMain stream

“Opozita nuk po prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Edi Rama merr 10 deputetë më shumë

29 December 2025 at 23:43

Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se kreu i PD Sali Berisha nuk frymëzon më.

Ai theksoi se edhe në Foltoren e mbajtur mbrëmjen e kësaj të hënë, numri i mbështetësve ishte mjaft i ulët.

“Në këto 12 vite Berisha duket se nuk gjeti një zëvendësues, sipas tij. Tani Berisha nuk po arrin dot të gjejë askënd dhe mendon që partinë të hipotekojë, apo ta noterizojë, ta lërë trashëgimi të familjes së tij. Kjo është skandaloze”, tha ai.

Gjithashtu gazetari Fatos Mahmutaj, u shpreh kritik ndaj opozitës duke u shprehur se ka mbërritur në fundit e saj.

“Askush nuk e ndjek më Berishën…Ndërsa marshimi i PD në Surrel, është bërë meme e jashtëzakonshme me Inteligjencë Artificiale. Opozita është bërë qesharake, për të ardhur keq. Ka mbërritur në fundin e saj. Edhe nëse Edi Rama shpall zgjedhjet, jam i bindur se do të fitojë 10 deputetë më tepër. Kjo opozitë nuk ka më asgjë për ta ndjekur”, tha ai.

Berisha e mbyll 2025 i vetëm/ Rudhet edhe më shumë numri i pjesëmarrësve në “Foltore”

29 December 2025 at 23:13

Berisha e mbylli këtë 2025, thuajse i vetëm. Me një grusht militantësh në bulevardin e ftohtë të kryeministrisë. Nga familja, e shoqëroi vetëm dhëndri, nga partia, vetëm Belind Këlliçi, dhe pse ky me disa metra distancë.

Salianji i vetëpërjashtuar nuk i vjen më, kurse i përzgjedhuri Tiku sërish nga sheshi i iku.

Por doktori të gjithë i injoroi, mjaftojnë aq sa kanë mbetur.

“Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare”

Rama Kurtin e uroi, kurse Berisha për Kurtin kishte vetëm një krahasim, mungoi një urim.

“Kryeministri i Kosovës nuk ka sipërmarrje kopsht si Edi Rama, përkundrazi qeveria atje lufton fort për veprimtarinë më transparente, ndaj edhe zhvillon dy palë zgjedhje brenda një viti, zgjidh çdo krizë, çdo problem në mënyrën më demokratike. “

Protesta kësaj radhe zgjati pak, sa një pjesë ndeshje futbolli. Ndoshta militantët s’kishin marrë masat ndaj të ftohtit, por doktori i paralajmëroi, do jetë dimër i gjatë.

“Miq, ne mbyllim sot protestën tonë për të filluar vitin po me protesta. Edhe njëherë u uroj shqiptarëve kudo që janë gëzuar vitin 2026.”

Edhe këtë vit Berisha e mbyll me pak veta në shesh, me një kontrast i madh i një partie më e madhja opozitare. Por numrat nuk kanë më rëndësi, rëndësi ka që doktori mbetet nr.2 në politikë, dhe nr.1 i pamposhtur në Partinë Demokratike.  Në këtë të fundit. për 35 vjet rresht. Sali Berisha renditet kështu i dyti pas Enver Hoxhes, i cili e mbylli llogarite me këtë jetë, pasi qëndroi në krye të partisë së punës për fiks 40 vjet.

Por shëndeti i Sali Berishës premton thyerje rekordi politik në vitin 2030, kur bota do këtë avancuar aq shume sa do ketë çuar raketa në mars, ndërsa Shqipëria me pak fat do ketë kthyer një faqe të rëndësishme të historisë.

/abcnews.al/

Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026

29 December 2025 at 23:00

Italia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën edhe vitin e ardhshëm, pasi qeveria e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni miratoi sot një dekret që autorizon dorëzimin e vazhdueshëm të armëve dhe pajisjeve ushtarake për Kievin.

Italia konsiderohet një nga partneret më të besueshme të Ukrainës brenda NATO-s.

Megjithatë, vendimi për vazhdimin e ndihmës ushtarake në 2026, që ishte parashikuar të miratohej në fillim të dhjetorit, u shty pas kundërshtimeve nga një nga partnerët e koalicionit.

Partia populiste e djathtë “Lega”, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini, kërkoi ndryshime në tekst për të theksuar më shumë ndihmën civile dhe që dorëzimi i armëve të shënohej qartë si për qëllime mbrojtjeje.

Më pas qeveria ra dakord për ndryshime të vogla gjuhësore pa ndryshuar në mënyrë të ndjeshme përmbajtjen e dekretit, i cili gjithashtu parashikon zgjatjen e lejeve të qëndrimit për disa ukrainas në Itali.

“Avaria ishte shumë e madhe”/ Ministri i Mbrojtjes: Përpjekje gjithë shtetërore për riparimin e defektit

29 December 2025 at 22:32

Ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i Vlorës Pirro Vengu ka qenë i pranishëm në zonën ku edhe po punohet për riparimin e defektit që shkaktoi mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë.

Autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës, ndërsa ministri Vengu tha se me materialet që kanë mbërritur nga Turqia pritet edhe të vendoset në funksion të plotë furnizimi me ujë.

“Përpjekja është gjithështetërore, me në krye Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, një skuadër nga mbarë vendi, 13 inxhinierë që kanë bërë të gjithë verifikimin e dëmeve dhe që në orët e para ka nisur puna për parandalimin e dëmeve të mëtejshme. Nuk është momenti për të thënë më tepër tani, puna vazhdon. Jemi shpresë plotë që me mjetet që kanë ardhur nga Turqia të vendoset në funksion të plotë. Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje të qytetit, nuk do reshtim deri sa të kthehet në normalitet të plotë, por edhe që të mos kemi situata të tilla në të ardhmen”, tha ai.

❌
❌