❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Main stream

“Vdekje diktatorit! Kjo Ă«shtĂ« beteja e fundit!” PĂ«rhapen protestat nĂ« Iran, autoritetet ndĂ«rpresin internetin

By: E S
9 January 2026 at 14:54

Turma të mëdha protestuesish marshuan përmes Teheranit dhe qyteteve të tjera iraniane, në atë që duket të jetë një prej shfaqjeve më të mëdha të forcës nga kundërshtarët e regjimit të ajatollahëve në vite. Video të shpërndara në rrjete sociale tregojnë demonstratat në Teheran dhe në qytetin verilindor të Mashhadit, mbrëmjen e së enjtes, ku pati edhe zjarrvënie të disa automjeteve.

Megjithatë, shumica e protestave ishin paqësore, ndërsa autoritetet ndërprenë aksesin në internet dhe linjat telefonike në mbarë vendin, shkruan A2 CNN. Protestuesit dëgjohen teksa kërkojnë të zemëruar rrëzimin e liderit suprem, Ajatollahut Ali Khamenei, dhe rikthimin e Reza Pahlavit, djali në ekzil i ish-shahut, i cili u ka bërë thirrje mbështetësve të dalin në rrugë.

“RroftĂ« shahu” apo “Kjo Ă«shtĂ« beteja e fundit, Pahlavi rikthehu!” ishin sloganet e manifestuesve. TĂ« tjerĂ« bĂ«rtisnin “Vdekje diktatorit” apo “Mos kini frikĂ«, jemi tĂ« gjithĂ« sĂ« bashku”.

Pahlavi, babai i të cilit u rrëzua nga pushteti gjatë Revolucionit Islamik në vitin 1979 dhe që jeton në Uashington, ka vlerësuar guximin e protestuesve. Ai ka falënderuar presidentin Trump për mbajtjen përgjegjëse të regjimit dhe u ka kërkuar liderëve europianë të bëjnë të njëjtën gjë.

Trazirat, që vijojnë prej 12 ditësh në Iran, janë nxitur nga zemërimi për krizën ekonomike dhe inflacionin, dhe janë përhapur në më shumë se 100 qytete në 31 provinca të Iranit. Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut, me bazë në SHBA, ka bërë të ditur se të paktën 34 protestues, 5 prej të cilëve fëmijë, dhe 8 pjesëtarë të personelit të sigurisë janë vrarë, ndërsa gati 2 300 persona janë arrestuar. Sipas një grupi monitorues për të drejtat humanitare në Iran, me bazë në SHBA, viktimat janë 45, mes të cilëve 8 fëmijë.

“Nuk besoj se Trumpi do nisĂ« njĂ« aksion nĂ« GroenlandĂ«â€, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbĂ«shtesja!

By: E S
9 January 2026 at 14:43

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka hedhur poshtë idenë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Groenlandë, duke e cilësuar të papranueshme dhe të padobishme për këdo.

“Nuk besoj nĂ« hipotezĂ«n qĂ« SHBA-tĂ« tĂ« nisin njĂ« aksion ushtarak nĂ« GroenlandĂ«, tĂ« cilin nuk do ta mbĂ«shtesja” dhe “qĂ« nuk do t’i shĂ«rbente askujt”, kĂ«shtu u shpreh kryeministrja Giorgia Meloni, pavarĂ«sisht se Trump ka lĂ«nĂ« tĂ« kuptojĂ« se po e shqyrton njĂ« opsion tĂ« tillĂ«.

Sipas saj, hipoteza e një ndërhyrjeje për të marrë kontrollin e Groenlandës është përjashtuar si nga Rubio ashtu edhe nga vetë Donald Trump.

“UnĂ« besoj se administrata Trump, me metodat e saj shumĂ« tĂ« ashpra, po vĂ« nĂ« dukje rĂ«ndĂ«sinĂ« strategjike tĂ« GroenlandĂ«s pĂ«r interesat dhe sigurinĂ« e saj. ËshtĂ« njĂ« zonĂ« ku veprojnĂ« shumĂ« aktorĂ« tĂ« huaj dhe mendoj se mesazhi i SHBA-ve Ă«shtĂ« se nuk do tĂ« pranojnĂ« ndĂ«rhyrje tĂ« tepruara nga aktorĂ« tĂ« jashtĂ«m.”, shtoi ajo.

Mes tĂ« tjerash, Meloni shtoi se shpesh nuk Ă«shtĂ« dakord me Trumpin, duke theksuar se e drejta ndĂ«rkombĂ«tare duhet mbrojtur: “Ka shumĂ« gjĂ«ra pĂ«r tĂ« cilat nuk jam dakord me Trump, pĂ«r shembull besoj se e drejta ndĂ«rkombĂ«tare duhet mbrojtur gjerĂ«sisht. Kur nuk jam dakord, ia them atij, nuk kam vĂ«shtirĂ«si.”

Kryeministrja italiane nĂ«nvizoi se synimi i saj Ă«shtĂ« tĂ« forcojĂ« marrĂ«dhĂ«niet me partnerĂ«t evropianĂ« dhe atlantikĂ«, duke parĂ« mĂ« shumĂ« “dritat sesa hijet” e bashkĂ«punimit.

“Drejtimet e politikĂ«s sonĂ« tĂ« jashtme janĂ« Bashkimi Evropian dhe Aleanca Atlantike, siç kujtoi edhe Presidenti Mattarella para disa ditĂ«sh. ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« tĂ« mbajmĂ« distancĂ« nga Amerika? TĂ« dalim ndoshta nga NATO, tĂ« heqim bazat ushtarake amerikane, tĂ« sulmojmĂ« McDonalds? Le tĂ« flasim pĂ«r gjeopolitikĂ«, unĂ« kĂ«rkoj dritat mĂ« shumĂ« sesa hijet e marrĂ«dhĂ«nies sĂ« ItalisĂ« me partnerĂ«t evropianĂ« dhe atlantikĂ«.”, pĂ«rfundoi Meloni.

Kjo deklaratĂ« e Melonit, vjen pasi ShtĂ«pia e BardhĂ« ka konfirmuar se presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij po shqyrtojnĂ« opsione pĂ«r tĂ« blerĂ« GroenlandĂ«n dhe se pĂ«rdorimi i ushtrisĂ« amerikane Ă«shtĂ« “gjithmonĂ« njĂ« opsion”.

Moti i keq/ Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën: Ja zonat që rrezikojnë

By: E S
9 January 2026 at 14:34

Reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta, kanë krijuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit, duke ndikuar në qarkullimin rrugor, furnizimin me energji elektrike dhe sigurinë e banorëve, kryesisht në zonat malore dhe pranë lumenjve.

NĂ« njoftimin e bĂ«rĂ« nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se nĂ« qarku GjirokastĂ«r paraqet situatĂ«n mĂ« problematike. NĂ« bashkinĂ« GjirokastĂ«r ka prezencĂ« dĂ«bore nĂ« njĂ«sinĂ« administrative Picar, ndĂ«rsa lumi Drino i Ă«shtĂ« afruar trupit tĂ« rrugĂ«s, duke kĂ«rkuar ndĂ«rhyrje tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r forcimin e argjinaturĂ«s. NĂ« disa fshatra si Odrie, LunxhĂ«ri dhe Zagori, po punohet pĂ«r lirimin e akseve tĂ« bllokuara dhe tĂ« njĂ« ure tĂ« vogĂ«l nĂ« aksin Krinë–Tranoshisht–SaraqinishtĂ«. NĂ« bashkinĂ« Dropull, ura e GlinĂ«s mbetet problematike, ndĂ«rsa po punohet pĂ«r lirimin e akseve Pogon–Dropull dhe Zagori–LibohovĂ«.

Në qarkun Lezhë, reshjet e dëborës kanë prekur edhe zonat e ulëta, përfshirë qytetin e Lezhës, ku riparimi i argjinaturës së dëmtuar në lumin Drojë është përfunduar. Qarku Vlorë shfaq përmirësim të rënies së prurjeve në lumin Vjosë, ndërsa nënkalimi në fshatin Bishan mbetet i bllokuar, por pa dëmtime banesash, vetëm ujë në oborre.

Në Elbasan dhe Peqin, dëbora dhe ngricat kanë bllokuar disa akse rurale, ndërsa në Dibër, forcat e emergjencës civile po punojnë për lirimin e akseve me prezencë akulli dhe rrëshqitje dherash. Ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në njësitë administrative Bulqizë, Klos, Dibër dhe Lurë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se Forcat e Armatosura, Mbrojtja Civile, policia dhe shërbimet bashkiake janë të angazhuara në terren për përballimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit. Banorëve të zonave të prekura u bëhet thirrje të shmangin lëvizjet e panevojshme, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të raportojnë çdo emergjencë.

NJOFTIM MBI SITUATEN E KRIJUAR SI PASOJE E MOTIT TE KEQ NE VEND

Reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta kanë krijuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit, duke ndikuar në qarkullimin rrugor, furnizimin me energji elektrike dhe sigurinë e banorëve, kryesisht në zonat malore dhe pranë lumenjve.

Qarku Gjirokastër paraqet situatën më problematike.
NĂ« BashkinĂ« GjirokastĂ«r ka prezencĂ« dĂ«bore nĂ« njĂ«sinĂ« administrative Picar, ndĂ«rsa lumi Drino nĂ« aksin GjirokastĂ«r–TepelenĂ« i Ă«shtĂ« afruar trupit tĂ« rrugĂ«s, gjĂ« qĂ« ka kĂ«rkuar ndĂ«rhyrje tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r forcimin e argjinaturĂ«s. NĂ« disa fshatra: Odrie, LunxhĂ«ri dhe Zagori po ndĂ«rhyhet nĂ« disa akse rrugore tĂ« bllokuara dhe nĂ« njĂ« urĂ« tĂ« vogĂ«l nĂ« aksin Krinë–Tranoshisht–SaraqinishtĂ«.
NĂ« BashkinĂ« Dropull, ura e GlinĂ«s mbetet problematike, ndĂ«rsa po punohet pĂ«r lirimin e akseve: Pogon–Dropull, Zagori-LibohovĂ« tĂ« bllokuar nga dĂ«bora.
Puna e forcave nĂ« terren po vijon edhe nĂ« aksin PĂ«rmet–Dogana e Tre Urave Ă«shtĂ« i bllokuar si dhe nĂ« njĂ«sinĂ« administrative FrashĂ«r dhe disa fshatra pĂ«rreth, ku ka problematika pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« dĂ«borĂ«s.
NĂ« BashkinĂ« Memaliaj ka problematika tĂ« shkaktuar nga lumi VjosĂ« nĂ« tokat bujqĂ«sore, ndĂ«rsa nĂ« TepelenĂ« qarkullimi nĂ« aksin Tepelenë–GjirokastĂ«r realizohet vetĂ«m me njĂ« korsi nĂ« zonĂ«n “Shkalla e ZezĂ«â€.

Qarku LezhĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga reshje dĂ«bore edhe nĂ« zona tĂ« ulĂ«ta, pĂ«rfshirĂ« qytetin e LezhĂ«s. Strukturat pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r mbajtjen hapur tĂ« akseve rrugore. ËshtĂ« pĂ«rfunduar riparimi i argjinaturĂ«s sĂ« dĂ«mtuar nĂ« lumin DrojĂ«.

Qarku Vlorë paraqet një përmirësim sa i përket rënies së prurjeve në lumin Vjosë. Nënkalimi në fshatin Bishan është i bllokuar, por nuk raportohen banesa të përmbytura, vetëm prezencë uji në oborre.

Qarku Elbasan po përballet me dëborë dhe ngrica në zonat malore të bashkive Elbasan dhe Peqin, ku disa akse rurale janë bllokuar nga dëbora dhe rrëshqitjet e dherave. Mjetet dhe punonjësit janë në terren për normalizimin e situatës.

Qarku Dibër mbetet një nga zonat më të prekura gjithashtu. Forcat e emergjencave civile po punojnë në disa akse me prezencë të akullit apo rrëshqitje dherash. Ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë në njësitë administrative Bulqizë, Klos, Dibër dhe Lurë. Disa segmente rrugore janë aktualisht të pakalueshme, por forcat e policisë janë në terren për të orientuar qarkullimin.

Forcat e Armatosura, strukturat e mbrojtjes civile, policia e shtetit, shërbimet bashkiake, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes janë të angazhuara në terren me mjete dhe personel për përballimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit.

U bëhet thirrje banorëve të zonave të prekura të shmangin lëvizjet e panevojshme, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të raportojnë çdo emergjencë pranë strukturave përkatëse.

Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen me thikë, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

By: E S
9 January 2026 at 14:26

Policia e TiranĂ«s ka finalizuar operacionin policor tĂ« koduar “Intervent”, duke arrestuar autorin e dyshuar tĂ« njĂ« vjedhjeje me dhunĂ« tĂ« ndodhur njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« njĂ« market nĂ« zonĂ«n e Yzberishtit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes, kanë identifikuar dhe kapur në Rrugën e Qelqit shtetasin E. T. (T), 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga marketi, duke kanosur me thikë punonjësen e biznesit.

Sipas policisë, i arrestuari rezulton me precedent penal për vjedhje me dhunë. Gjatë ngjarjes, punonjësja e marketit është dëmtuar në dorë nga mjeti prerës, në momentin kur ka tentuar të ndalojë autorin. Ajo ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën.

Tryeza e opozitĂ«s/ Hasimja ia thotĂ« nĂ« sy BerishĂ«s: S’keni besueshmĂ«ri, bashkĂ«punoni me PS-nĂ« nĂ« kurriz tĂ« partive tĂ« vogla

By: E S
9 January 2026 at 14:18

Politologu Ermal Hasimja, i pranishëm në takimin e thirrur nga Sali Berisha me partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, u shpreh se problemi kryesor i opozitës në tërësi është mungesa e besueshmërisë së qytetarëve.

Sipas tij, nĂ«se opozita do tĂ« kishte besueshmĂ«ri te qytetarĂ«t, “lufta” e saj kundĂ«r qeverisĂ« sĂ« Edi RamĂ«s do tĂ« ishte mĂ« e lehtĂ«.

Kritika shprehu nĂ« veçanti edhe pĂ«r PartinĂ« Demokratike, teksa tha se nuk mund tĂ« duket sikur po bashkĂ«punon me PartinĂ« Socialiste pĂ«r tĂ« ndryshuar Kodin Zgjedhor nĂ« kurriz tĂ« partive tĂ« vogla, dhe mĂ« pas t’i ftojĂ« kĂ«ta tĂ« fundit pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar kundĂ«r qeverisĂ«.

“Problemi kryesor qĂ« ka sot opozita, jo thjesht PD, Ă«shtĂ« besueshmĂ«ria. NĂ«se nĂ« çdo vend evropian normal me demokraci sot, do tĂ« mjaftonte jo njĂ« opozitĂ« jo e shkĂ«lqyer por thjesht njĂ« normale qĂ« regjimet e kĂ«tij lloji tĂ« fshiheshin jo thjesht nga pushteti por edhe nga historia. Nga ana tjetĂ«r, besoj se opozita nĂ« tĂ«rĂ«si s’e ka luksin qĂ« tĂ« shmangĂ« nga rradhĂ«t e veta ose tĂ« krijojĂ« konflikte tĂ« brendshme, hiq ndonjĂ« rast si puna e marksistĂ«e tĂ« Arlind Qorrit dhe LĂ«vizja BashkĂ«.

Mendoj qĂ« PD dhe tĂ« tjerat duhet tĂ« mblidheshin dhe tĂ« diskutojnĂ« jo me hartime e poezi, problemet i dimĂ« shumĂ« mirĂ«. Çështja Ă«shtĂ« qĂ« nĂ«se do tĂ« ketĂ« njĂ« bashkĂ«punim, duhet ndĂ«rtuar mbi bazĂ«n e njĂ« diçkaje konkrete, propozimi konkret. SĂ« pari, çështja e zgjedhjeve tĂ« lira e tĂ« ndershme. Pika e dytĂ«, çështja e mbrojtjes dhe mbĂ«shtetjes tĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«. KĂ«tu PD Ă«shtĂ« me luhatje megjithatĂ« kĂ«to kohĂ«t e fundit kam konstatuar se ka njĂ« qĂ«ndrim mĂ« pozitiv.

Sot institucionet mĂ« tĂ« besueshme janĂ« tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Do s’do PD, Shehaj e Lapaj, sot institucionet mĂ« tĂ« besueshme janĂ« kĂ«to, dhe bashkĂ«punimi me partitĂ« e tjera Ă«shtĂ« çështje domosdoshmĂ«rie. Nga 150 mijĂ« votat qĂ« kanĂ« marrĂ« partitĂ« e reja tĂ« vogla, janĂ« vota qĂ« nuk do tĂ« shkonin kurrĂ« te e djathta. Sepse janĂ« vota tĂ« tĂ« majtĂ«ve tĂ« zhgĂ«njyer. Kjo Ă«shtĂ« edhe njĂ« arsye tjetĂ«r se pse votat e kĂ«tyre partive janĂ« tĂ« nevojshme dhe shumĂ« mirĂ« qĂ« iu bĂ« ftesa atyre. PD duhet tĂ« tregojĂ« edhe njĂ« nivel besueshmĂ«rie dhe parimor mĂ« tĂ« lartĂ«.

Nuk ka nevojĂ« qĂ« PD ta lejojĂ« veten qĂ« tĂ« shfaqet bashkĂ«punuese me PS pĂ«r ndryshimin e kodit zgjedhor nĂ« kurriz tĂ« tĂ« voglave dhe mĂ« pas t’i ftojĂ« kĂ«to parti tĂ« vogla pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar. NĂ«se PD Ă«shtĂ« e sinqertĂ« te bashkĂ«punimi, Ă«shtĂ« akoma nĂ« kohĂ«, le ta vazhdojĂ« kĂ«tĂ« njĂ« hap mĂ« tutje. Le tĂ« ndryshojĂ« ndryshimin e Kodit zgjedhor qĂ« do tĂ« çonte nĂ« eliminimin e kĂ«tyre partive tĂ« vogla. NĂ«se PD do tĂ« mbante njĂ« qĂ«ndrim tĂ« tillĂ«, do t’i shtonte besueshmĂ«ri PD.”, tha Hasimja.

Ngricat shkaktojnë probleme në Dibër, vështirësi për lëvizjen e automjeteve, autoritetet apel drejtuesve për kujdes

By: E S
9 January 2026 at 14:09

Kanë vijuar reshjet e borës në qarkun Dibër, duke shkaktuar probleme kryesisht në zonat e thella malore. Temperaturat që kanë zbritur nën zero gradë kanë krijuar vështirësi në rrugët rurale, ku prezenca e akullit e bën të rrezikshme lëvizjen e mjeteve.

Probleme nga ngricat raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, ku në disa segmente ka prezencë të borës dhe akullit. Vështirësi në qarkullim ka në aksin Fushë-Bulqizë, Maqellarë, si dhe në njësinë Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku automjetet lëvizin me kujdes të shtuar.

Situata paraqitet më problematike në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Muhurr, Trebisht, Ostren, si dhe në disa fshatra të thella të qarkut Dibër, ku reshjet e borës dhe akulli kanë vështirësuar qarkullimin.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore, veçanërisht në zonat problematike.

Bllokohet shkarkuesi nĂ« aksin Pogradec–QafĂ« ThanĂ«, vijon puna pĂ«r hapjen e njĂ« korsie emergjence pĂ«r makinat

By: E S
9 January 2026 at 14:01

Reshjet e shumta tĂ« shiut dhe prurjet nga kodrat pĂ«rreth kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« pĂ«rroi i fshatit Gur i Kuq tĂ« dalĂ« gjatĂ« nga shtrati i tij, pĂ«r shkak tĂ« sasisĂ« sĂ« madhe tĂ« aluvioneve qĂ« ka sjellĂ« situatĂ« e cila vijon prej dy ditĂ«sh. Dalja nga shtrati e pĂ«rroit ka sjellĂ« gjithashtu bllokimin e shkarkuesit nĂ« aksin nacional Pogradec–QafĂ« ThanĂ«.

Prej dy ditësh vijon puna për normalizimin e situatës ndërsa qarkullimi i mjeteve në një segment rreth 100 metra kryhet vetëm me një korsi.

Prej tre ditĂ«sh po punohet pĂ«r hapjen e njĂ« korsi emergjente drejt njĂ«sisĂ« administrative Dardhas, pasi rruga Ă«shtĂ« shembur dhe kalimi i mjeteve Ă«shtĂ« i pamundur. TĂ« bllokuara mbeten gjithashtu aksi Kakaç–Grunjas, si pasojĂ« e rrĂ«shqitjeve tĂ« dheut, si dhe aksi Kalivaç–DunicĂ« pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n arsye.

Si pasojë e këtyre bllokimeve, në fshatrat Dunicë dhe Grunjas ditën e sotme nuk është zhvilluar procesi mësimor, pasi mësuesit nuk kanë mundur të mbërrijnë në shkolla për shkak të pamundësisë së kalimit të mjeteve, bën me dije Zyra Arsimore Pogradec.

Edhe në segmentin e Unazës së Pogradecit situata mbetet problematike, shembja e rrugës në një gjatësi prej 50 m vijon të jetë rrezik i shtuar për mjetet dhe lëvizja bëhet vetëm me 1 korsi.

Prurjet e lumenjve janë ulur ndjeshëm për shkak të ndërprerjes së reshjeve ndërsa pasojat e lëna pas duken të rënda si në rrugë ashtu edhe në sipërfaqe bujqësore që janë përfshirë nga ujërat e vrullshëm.

“Na erdhi lumi menjĂ«herĂ«â€, banorĂ«t e Ferrasit tĂ« tronditur: Na mori gjithçka, ushqimet janĂ« nĂ«n ujĂ«

By: E S
9 January 2026 at 13:54

Dalja e ujërave të Vjosës nga shtrati ka shkaktuar përmbytje të mëdha në Fier dhe Mallakastër, duke lënë qindra hektarë tokë bujqësore dhe dhjetëra banesa nën ujë.

Situata më e rëndë është në fshatin Ferras, ku pothuajse gjysma e fshatit është e mbuluar nga uji.

PĂ«rmbytja i ka gjetur banorĂ«t tĂ«rĂ«sisht tĂ« papĂ«rgatitur, sikurse tregojnĂ« pĂ«r gazetaren e RTSH , Laureta Roshi, banorĂ«t shprehet se “na erdhi lumi menjĂ«herĂ«, nuk e prisnim. ZumĂ« dyert, por kaloi mbi 1 metĂ«r, kaloi mbi pritĂ«n qĂ« kishin bĂ«rĂ«. Nuk po na shikojnĂ« me sy. Ushqimet e mia janĂ« nĂ«n ujĂ«. Kuzhina ka rĂ«nĂ« nga lagĂ«shtira”, rrĂ«fen njĂ« banor i zonĂ«s, duke treguar dĂ«shpĂ«rimin e tij.

Ajo tregon se shumë familje nuk u larguan nga banesat, edhe pse niveli i ujit arriti mbi një metër.

Ata u përpoqën të shpëtonin çfarë të mundnin dhe të mos linin vetëm bagëtitë, të cilat i nxorën në rrugë.

NjĂ« tjetĂ«r banor shprehet i tronditur: “Uji na hyri nĂ« shtĂ«pi, na mori gjithçka. Nuk kemi ku tĂ« shkojmĂ«, jemi tĂ« detyruar tĂ« qĂ«ndrojmĂ« kĂ«tu”.

Komisionet e verifikimit të dëmeve kanë dalë në terren që në mëngjes për të evidentuar pasojat. Banorët shpresojnë në përfitimin e dëmshpërblimeve, duke pohuar se kjo përmbytje është shumë më e rëndë se ato të mëparshmet.

“Kjo herĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e madhe se çdo pĂ«rmbytje tjetĂ«r qĂ« kemi parĂ«. Uji na ka marrĂ« gjithçka”, thotĂ« njĂ« banor i Ferrasit.

Në disa banesa niveli i ujit arrin deri në 40 centimetra, duke e bërë të pamundur hyrjen. Sipas emergjencave civile, në Prefekturën e Fierit janë nën ujë 200 hektarë tokë bujqësore, ndërsa 18 persona janë evakuuar.

Ekipet e emergjencave dhe punonjës të bashkisë pritet të ndërhyjnë me mjete të rënda për pastrimin e kanaleve anës rrugëve të brendshme të fshatit, bllokimi i të cilëve nuk lejon largimin e ujit.

Ndërkohë, niveli i prurjeve në Vjosë ka nisur të bjerë dhe ujërat po tërhiqen gradualisht.

Arqile Koça zgjidhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm

By: E S
9 January 2026 at 13:43

Prokurori Arqile Koça është zgjedhur zëvendësprokuror i Përgjithshëm.

EmĂ«rimi e tij nĂ« kĂ«tĂ« pozicion Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nga kryeprokurori, Çela, pas miratimit nga mbledhja e trupĂ«s sĂ« prokurorĂ«ve nĂ« ProkurorinĂ« e PĂ«rgjithshme.

Marrëveshja me Danimarkën, Dibrani: Të burgosurit e parë pritet të vijnë në Kosovë më 2027

9 January 2026 at 14:34


Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani thotë se në vjeshtën e vitit 2027 do të pranohen të burgosurit e parë nga shteti danez.

Ai njofton se ka filluar trajnimi i grupit të parë të stafit me rregulla të sistemit të burgjeve në Danimarkë. Në intervistën për KosovaPress, ai thekson se nuk kanë interes për marrëveshje me shtete të tjera për transferimin e të burgosurve në Kosovë.

Ai gjithashtu flet për rastet e parandalimit të kontrabandës brenda burgjeve, por edhe përfshirjen e zyrtarëve korrektues në këto raste.

Në këtë intervistë, drejtori Ismail Dibrani thekson se drejtor i burgut në Gjilan do të jetë Rasim Selmani, po ashtu njofton se është zgjedhur edhe guvernatori nga shteti danez.

“ËshtĂ« vjeshta e vitit 2027 kur do tĂ« pranohen tĂ« burgosurit e parĂ« nga shteti danez. KĂ«shtu qĂ« atje janĂ« duke bashkĂ«punuar ngushtĂ« grupet teknike tĂ« dy shteteve, sepse janĂ« tĂ« themeluara dy komitete drejtuese nga shteti i KosovĂ«s dhe shteti i DanimarkĂ«s, tĂ« cilĂ«t janĂ« duke hartuar planet se si do tĂ« funksionojĂ« ky burg. Ka filluar trajnimi i stafit, sepse ju e dini qĂ« atje do tĂ« respektohet rendi shtĂ«piak danez, ka filluar trajnimi i grupit tĂ« parĂ«... Shumica e stafit qĂ« do tĂ« punojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« burg do tĂ« trajnohet nĂ« DanimarkĂ« sipas rregullave dhe sistemit danez tĂ« burgjeve. PĂ«rveç aspektit tĂ« pĂ«rfitimit tĂ« praktikave mĂ« tĂ« mira tĂ« sistemit danez, ne do tĂ« kemi mundĂ«si qĂ« kĂ«to praktika t’i implementojmĂ« edhe nĂ« burgje tĂ« tjera, ato praktika qĂ« janĂ« edhe nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin tonĂ«â€, deklaron ai.

Dibrani thotë se në këtë burg nuk do të vendosen të burgosur me rrezikshmëri shumë të lartë, persona të dënuar për terrorizëm apo të burgosur me probleme të rënda të shëndetit mendor.

KosovaPress mëson edhe Belgjika, Franca dhe Britania e Madhe kanë bërë kërkesë për marrëveshje për transferimin e të burgosurve në Kosovë.

MegjithatĂ«, Dibrani shpreh kundĂ«rshtinĂ« e tij, duke thĂ«nĂ« se “nuk do tĂ« ishte e rrugĂ«s qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« ta ngarkojmĂ« vetĂ«n”.

“Si ShĂ«rbim Korrektues nuk kemi interes qĂ« tĂ« lidhim marrĂ«veshje tĂ« tjera pĂ«r shumĂ« arsye. Po, ka pasur shumĂ« kĂ«rkesa prej shumĂ« shteteve tĂ« Bashkimit Evropian, por qĂ« rekomandimi i ShĂ«rbimit Korrektues tĂ« KosovĂ«s do tĂ« jetĂ« jo marrĂ«veshje tĂ« reja sepse kemi mjaft punĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« me kĂ«to institucione, me kĂ«ta tĂ« burgosur qĂ« kemi tĂ« shtetasve tanĂ«. Dhe nuk do tĂ« ishte e rrugĂ«s qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« ta ngarkojmĂ« vetĂ«n edhe me tĂ« burgosur tĂ« shteteve tĂ« tjera”, shton ai.

Buxheti i vitit të ardhshëm parasheh rreth tetë milionë euro për investime kapitale për Shërbim Korrektues të Kosovës.

Drejtori i ShKK-së, Ismail Dibrani thotë se kanë planifikuar ndërtimin e burgut të Lipjanit dhe Qendrës Korrektuese në Prizren.

“Planifikohet ndĂ«rtimi i burgut tĂ« Lipjanit, QendrĂ«s Korrektuese pĂ«r gram por qĂ« Ă«shtĂ« projekt tre vjeçar. NdĂ«rtimi i QendrĂ«s sĂ« Paraburgimit dhe QendrĂ«s Korrektuese nĂ« Prizren, pĂ«r momentin Ă«shtĂ« vetĂ«m QendĂ«r e Paraburgimit, por atje Ă«shtĂ« planifikuar qĂ« tĂ« ndĂ«rtohet edhe njĂ« qendĂ«r por qĂ« do tĂ« jetĂ« me disa nivele ku atje do tĂ« kenĂ« mundĂ«si vendosen edhe tĂ« burgosurit qĂ« kanĂ« dĂ«nim tĂ« plotfuqishĂ«m, kjo pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar edhe lĂ«vizjet e familjarĂ«ve nga Dragashi, Prizreni, Gjakova, Rahoveci dhe komuna tĂ« tjera”, tregon Dibrani nĂ« intervistĂ«n pĂ«r KosovaPress.

Në anën tjetër, Dibrani bën të ditur se gjatë tri viteve të fundit janë regjistruar mbi 600 raste të parandalimit të kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.

“Kemi pasur numĂ«r mĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« kontrabandĂ«s qĂ« kemi hasur brenda institucioneve korrektuese dhe kemi pasur rritje tĂ« numrit tĂ« parandalimeve. VetĂ«m nĂ« tri vitet e fundit kemi mbi 600 raste tĂ« parandalimit tĂ« kontrabandĂ«s krahasuar me vitet tjera, nĂ« periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« ku kemi pasur 100 raste tĂ« parandalimit tĂ« kontrabandĂ«s. Natyrisht rezultat dhe sukses i jashtĂ«zakonshĂ«m ka qenĂ« edhe mbĂ«shtetja e madhe qĂ« kemi pasur edhe qeveria.

Siç e dini Ă«shtĂ« themeluar edhe institucioni pĂ«e trajtimin e personave me nevoja tĂ« veçanta, me mbĂ«shtetjen e qeverisĂ«, AmbasadĂ«s Amerikane, partner kryesor strategjik gjatĂ« kĂ«saj periudhe kemi pasur EULEX-in, KĂ«shillin e EvropĂ«s, OSBE-n qĂ« na kanĂ« ndihmuar nĂ« shumĂ« trajnime, hartimin e legjislacionit sekondar dhe nĂ« ngritjen profesionale tĂ« stafit, sepse organizohen me dhjetĂ«ra punĂ«tori apo pjesĂ«marrĂ«s janĂ« me qindra zyrtarĂ« tĂ« cilĂ«t ju kanĂ« nĂ«nshtruar kĂ«tyre trajnimeve”, thotĂ« ai.

Të burgosurit përdorin metoda të ndryshme për futjen e kontrabandës, përfshirë përmes familjarëve, trupit, ushqimit, por edhe mjeteve më të sofistikuara si dronët.

Në disa raste ndihmohen edhe nga zyrtarë korrektues, por sipas Dibranit këto raste janë në ulje.

“FatmirĂ«sisht viteve tĂ« fundit ky numĂ«r ka ardhur duke u zvogĂ«luar edhe si rezultat i masave, kemi pasur raste kur edhe mbikĂ«qyrĂ«sit e lartĂ«, por edhe oficerĂ«, jo nĂ« numĂ«r tĂ« madh janĂ« arrestuar, janĂ« edhe sot nĂ« vuajtje tĂ« dĂ«nimit por ka raste qĂ« edhe janĂ« nĂ« procedura. Por, fati i mirĂ« qĂ« ky numĂ«r ka ardhur nĂ« vazhdimĂ«si duke u zvogĂ«luar dhe numri mĂ« i madh tash ju e dini qĂ« ka shumĂ« metoda. Kemi problemin e dronĂ«ve, metoda mĂ« tĂ« sofistikuara pĂ«rmes tĂ« cilave tĂ« burgosurit tentojnĂ« tĂ« fusin kontrabandĂ«n brenda. Po ashtu, edhe kur nga jashtĂ« tentojnĂ« tĂ« hedhin kontrabandĂ« brenda mureve, ku ata pastaj gjatĂ« aktiviteteve arrijnĂ« t’i fusin edhe brenda.

Por, natyrisht janĂ« shumĂ« mĂ«nyra dhe metoda ku tĂ« burgosurit arrijnĂ« dhe gjejnĂ« rrugĂ« edhe nĂ« burgjet me sigurinĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« botĂ« ka kontrabandĂ«. Por neve jemi duke bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje maksimale qĂ« kjo dukuri tĂ« zvogĂ«lohet. Jemi nĂ« konsultim edhe me institucionet tjera tĂ« sigurisĂ« qĂ« tĂ« sigurojmĂ« edhe anti-dron por edhe pajisje tĂ« tjera tĂ« penguesve tĂ« valĂ«ve, tĂ« cilĂ«t na i mundĂ«sojnĂ« shumĂ« mĂ« lehtĂ« qĂ« siguria nĂ« institucionet tona tĂ« ngritet edhe mĂ« tepĂ«r”, shprehet Dibrani.

ShĂ«rbimi Korrektues i KosovĂ«s gjatĂ« vitit tĂ« kaluar Ă«shtĂ« vlerĂ«suar me Çmimin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« EkselencĂ«s nga Organizata NdĂ«rkombĂ«tare e Burgjeve dhe ShĂ«rbimeve Korrektuese (ICPA), pĂ«r projektin “Rehabilitimi GjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s dhe Kujdesi ShĂ«ndetĂ«sor”.

Dibrani thotë se të burgosurit po përfshihen në programe rehabilituese, të cilat ndikojnë risocializimin e tyre.

“Kemi fituar çmimin e ekselencĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« radhitemi nĂ« vendin e parĂ«, krahas Singaporit, krahas KanadasĂ«, krahas FinlandĂ«s, nĂ« trajtimin shĂ«ndetĂ«sor dhe nĂ« reformĂ«n e programeve rehabilituese. Kemi arritur rekorde sa i pĂ«rket programeve rehabilituese sepse vetĂ«m vitin qĂ« po e pĂ«rfundojmĂ« tani [viti 2025], kemi arritur tĂ« nĂ«nshkruajmĂ« me dhjetĂ«ra marrĂ«veshje tĂ« bashkĂ«punimit me shumĂ« organizata vendore dhe ndĂ«rkombĂ«tare dhe si rezultat i kĂ«saj Ă«shtĂ« rritur edhe numri i pjesĂ«marrjes sĂ« tĂ« burgosurve nĂ« kĂ«to programe rehabilituese.

VetĂ«m gjatĂ« kĂ«tij viti [viti 2025] kemi afĂ«r 600 persona qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« programe rehabilituese, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kemi listĂ« tĂ« pritjeve, ku tĂ« burgosurit janĂ« nĂ« pritje pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« programe rehabilituese”, pĂ«rfundon ai.

Në gjitha qendrat korrektuese në Kosovë janë mbi 1750 të burgosur, prej tyre janë 1100 të dënuar dhe 600 të paraburgosur. Ndërkaq, kapaciteti në të gjitha burgjet e Kosovës është 2200 shtretër. /KP/

Vdes Ali Sadriu, ish-ministër i Financave

9 January 2026 at 14:22


Ka ndërruar jetë ish-ministri i Financave, Ali Sadriu në moshën 75 vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Sadriu e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Ali Sadriu ishte nga fshati Davidovc, komuna e Shtimes. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Ferizaj. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Ali Sadriu ishte gjithashtu iniciator, bashkĂ«themelues dhe aktivist i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s (LDK) nĂ« Shtime, qĂ« nga themelimi gjatĂ« viteve 1989–2000.

Ai ishte deputet i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s nĂ« disa legjislatura si dhe ministĂ«r nĂ« QeverinĂ« e parĂ« tĂ« pasluftĂ«s, nĂ« MinistrinĂ« e EkonomisĂ« dhe Financave (2002–2004). /Telegrafi/

DurrĂ«si i pĂ«rmbytur “skenĂ« krimi”!

9 January 2026 at 14:07


NjĂ« pikĂ« loti i shkon ndĂ«r mjekĂ«r pĂ«r t’i rĂ«nĂ« nĂ« ujin e ndotur qĂ« pĂ«rplaset valĂ«-valĂ« nĂ« katin e parĂ« tĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« saj. “E zeza unĂ«. MĂ« iku mundi, djersa familjes. NĂ« atĂ« shtĂ«pi kam edhe jetĂ«n e burrit qĂ« mĂ« vdiq nĂ« Greqi duke punuar. Erdhi e mĂ« mori uji gjithçka. E zeza unĂ«, e mjera unĂ«â€, pĂ«rsĂ«rit nĂ«n traumĂ«n e dukshme, Lumie Muçaj, gruaja 57-vjeçare qĂ« jeton prej 26 vitesh nĂ« zonĂ«n e ish-kĂ«netĂ«s nĂ« DurrĂ«s.

“PĂ«rmbytja nuk na erdhi nga Zoti, por nga shteti, unĂ« jam Socialiste”, ndĂ«rhyn nga ballkoni i katit tĂ« dytĂ« njĂ« e moshuar, qĂ« pas çdo fjalie ankese ripĂ«rsĂ«rit se socialiste Ă«shtĂ« dhe se tani “shteti tĂ« vendosi dorĂ«n nĂ« zemĂ«r”, shkruan Faktoje.al

Mbi 840 familje në zonën e ish-kënetës janë nën ujë, me dëme të mëdha kryesisht në elektroshtëpiake, pasi vërshimi i ujërave të ndotur (ujërat e shiut të bashkuara me ujërat e zeza dhe mbetje nafte) ndodhi në harkun kohor 15-20 minuta, duke mos u lënë mundësi që të lëviznin orendi dhe pajisjet e tjera. Nga Porto-Romano, deri në thellësi të qytetit të Durrësit përmbytjet janë katastrofike.

Pyetja qĂ« kĂ«rkon pĂ«rgjigje mĂ« shumĂ« se nga ekspertĂ« duhet tĂ« vijĂ« nga Prokuroria e DurrĂ«sit, e cila po diskuton hapjen e hetimeve kryesisht pĂ«r akuzĂ«n: “shkatĂ«rrim i pronĂ«s me pasoja tĂ« rĂ«nda; dhe shpĂ«rdorim detyre”. Kjo nisur edhe nga fakti se nĂ« duar ka njĂ« rast tĂ« rĂ«ndĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigje. NjĂ« 54-vjeçar punonjĂ«s i ndĂ«rmarrjes komunale Plazh DurrĂ«s, u gjet i mbytur nga polumbarĂ«t nĂ« njĂ« kanal kullues pranĂ« zonĂ«s sĂ« Plepave.

Hidrovor mbi kuota

Ankesa kudo, bashkĂ« me pikĂ«pyetjen nga erdhi kjo fatkeqĂ«si, nga Zoti, natyra tĂ« cilĂ«t DurrĂ«sin e pĂ«rmbytĂ«n nga padija apo interesat e vogla tĂ« treshes; pushtet qendror-pushtet lokal-biznes?!. “Mbyllja e hidrovorit tĂ« vjetĂ«r dhe spostimi i hidrovorit tĂ« ri nĂ« njĂ« kuotĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« kanĂ« sjellĂ« kĂ«tĂ« pasojĂ« katastrofike”-thotĂ« pĂ«r Faktoje.al, inxhnieri hidro dhe i porteve, Tomor Spahiu.

Dalja jashtĂ« funksionit e hidovorit tĂ« vjetĂ«r u bĂ« pĂ«r t’i hapur rrugĂ« ndĂ«rtimit tĂ« portit tĂ« ri tregtar, qĂ« sot shĂ«rben kryesisht pĂ«r çisternat e naftĂ«s. PĂ«r ekspertin Spahiu, por edhe shumĂ« studiues tĂ« tjerĂ«, kjo solli pasojĂ«n katastrofike qĂ« po kalon DurrĂ«si sot, por me gjasĂ« do e pĂ«rjetojĂ« nĂ« çdo kohĂ«. “Spostimi i hidrivorit u bĂ« pĂ«r t’i krijuar fasilitet Kastratit”, thekson Spahiu.

Historiku i hidrovorit të vjetër

DurrĂ«si Ă«shtĂ« njĂ« zonĂ« qĂ« preket nga pĂ«rmbytjet dhe jo pa qĂ«llim qĂ« nga viti 1928 funksiononin dy kanale tĂ« mĂ«dha kulluese. I pari shtrihej nga Vila e Zogut deri nĂ« Porto Romano, ndĂ«rsa i dyti nga ShĂ«n Avlashi deri nĂ« Plepa. “TĂ« dyja kĂ«to kanale janĂ« bllokuar. Nuk di me çfarĂ« logjike, me çfarĂ« ekspertize e me çfarĂ« qĂ«llimi ka ndodhur kjo situatĂ«â€, thotĂ« inxhinier Spahiu. Sipas tij, studimet e mĂ«parshme inxhinierike ishin tĂ« sakta dhe efikase, fillimisht nga austriakĂ«t ndĂ«rmjet luftĂ«s sĂ« ParĂ« BotĂ«rore, mĂ« pas nga italianĂ«t, sistemi komunist dhe vijuar deri katĂ«r vite mĂ« parĂ«. “DurrĂ«si nuk duhej tĂ« pĂ«rmbytej. PĂ«rveç dy kanaleve kryesore qĂ« u bllokuan njĂ« tjetĂ«r arsye madhore e pĂ«rmbytjeve Ă«shtĂ« spostimi i hidrovorit”, sugjeron Spahiu. Hidrovori i vjetĂ«r ishte nĂ« kuotĂ«n mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« DurrĂ«sit dhe tĂ«rhiqte tĂ« gjithĂ« sasinĂ« ujore, por tre vite mĂ« parĂ« hapĂ«sira e hidrovorit i kaloi kompanisĂ« Kastrati qĂ« do tĂ« niste aty ndĂ«rtimin e portit tĂ« ri tregtar, i cili sot shĂ«rben kryesisht pĂ«r ankorimin dhe mĂ« pas shkarkimin e cisternave tĂ« naftĂ«s dhe nĂ«nprodukteve tĂ« saj.

Hidrovori i ri është gati jo funksional

Pasi dhanĂ« pĂ«r zhvillim portual hapĂ«sirĂ«n e hidrovorit tĂ« vjetĂ«r, nĂ« nĂ«ntor 2021, Bashkia DurrĂ«s hapi garĂ«n pĂ«r ndĂ«rtimin e hidrovorit tĂ« ri. Me fondin 20.5 milionĂ« euro tre kompani, bashkim operatorĂ«sh, morĂ«n pĂ«rsipĂ«r ndĂ«rtimin e kĂ«saj vepre, por vendi ku do ngrihej edhe sot sjell çudi, sidomos nĂ« aspektin inxhinierik. “Hidrovori i ri Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« kuotĂ« tĂ« lartĂ«, Ă«shtĂ« pothuajse jo funksional”, thekson eksperti Spahiu. Gazetari Geri Emiri, drejtues i medias Afora dhe banor i DurrĂ«sit, tha pĂ«r Faktoje.al se investimet pĂ«r hidrovorin e ri, apo devijimi i kanaleve kulluese solli pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« situatĂ«s sĂ« pĂ«rmbytjeve.

“Investimet kanĂ« sjellĂ« devijime tĂ« kanaleve ekzistuese qĂ« megjithĂ«se ishin ndĂ«rtuar pĂ«r ujĂ«rat e shiut nga kodrat dhe tokat bujqĂ«sore, shĂ«rbejnĂ« edhe si “kanalizime tĂ« hapura” pĂ«r ujĂ«rat e pĂ«rdorura tĂ« zonave periferike tĂ« qytetit”, thotĂ« Emiri.

Investimet kanĂ« sjellĂ« devijime tĂ« kanaleve ekzistuese qĂ« megjithĂ«se ishin ndĂ«rtuar pĂ«r ujĂ«rat e shiut nga kodrat dhe tokat bujqĂ«sore, shĂ«rbejnĂ« edhe si "kanalizime tĂ« hapura" pĂ«r ujĂ«rat e pĂ«rdorura tĂ« zonave periferike tĂ« qytetit”

MĂ« tej shton se: “NdĂ«rtimi nga qeveria shqiptare dhe vendosja nĂ« funksion e njĂ« hidrovori tĂ« ri po nĂ« zonĂ«n e Porto-Romanos, nuk ka sjellĂ« pĂ«rmirĂ«sime tĂ« dukshme nĂ« pĂ«rballimin e pĂ«rmbytjeve nĂ« qytet, pĂ«rkundrazi qĂ« prej vitit 2025 ato po vijnĂ« dhe po zgjerohen nĂ« hartĂ«n e zonave qĂ« prekin”. “NĂ« disa hulumtime nĂ« Median Amfora ne kemi dokumentuar sesi UjĂ«sjellĂ«si i DurrĂ«sit qĂ« prej vitit 2013 ka marrĂ« mbi 150 milion euro kredi pĂ«r tĂ« investuar nĂ« rrjetin e ujĂ«sjellĂ«sit dhe tĂ« kanalizimeve, por dukshĂ«m nuk ka arritur qĂ« ta pĂ«rmirĂ«sojĂ« situatĂ«n nĂ« terren”, thotĂ« Emiri.

Pasoja

Si pĂ«r ironi, rruga “ShĂ«n Asti” (kleriku i parĂ« martir, i kryqĂ«zuar nga RomakĂ«t nĂ« vitin 78 pas krishtit, nĂ« DurrĂ«s), Ă«shtĂ« aq e pĂ«rmbytur sa pasojat notojnĂ« kudo. Uji i shiut, pĂ«rzier frikshĂ«m me ujĂ«ra tĂ« zeza dhe naftĂ«, ka nxjerrĂ« nĂ« sipĂ«rfaqe shapka fĂ«mijĂ«sh dhe lodrat e tyre, si shenjĂ« domethĂ«nĂ«se se pĂ«rveç pasojave ekonomike, pĂ«rhapja e infeksioneve tĂ« ndryshme nuk do jetĂ« nĂ« kohĂ« tĂ« largĂ«t.

“Ka pasur pĂ«rmbytje edhe mĂ« parĂ« por kurrĂ« si tani. Kam 30 vite kĂ«tu dhe nuk ka pasur pĂ«rmbytje tĂ« tillĂ«. Nuk ka mbetur mĂ« asgjĂ«. KanĂ« dalĂ« jashtĂ« pĂ«rdorimit gjithĂ« mobiliet, lavatriçe, frigorifer, sobĂ«, kuzhina e gjitha Ă«shtĂ« dĂ«mtuar. Bleva dhe divane tĂ« reja para vitit tĂ« ri, tani nuk pĂ«rdoren mĂ«. KatastrofĂ«â€, shprehet me dhimbje Albin Muçaj me origjinĂ« nga KukĂ«si, i ardhur qĂ« nĂ« vitin 1996 nĂ« DurrĂ«s, teksa pĂ«rsĂ«rit “shi ka rĂ«nĂ« gjithnjĂ«, edhe mĂ« shumĂ« se kĂ«to dy ditĂ« dhe nuk jemi pĂ«rmbytur kĂ«shtu”.

Ndodhemi në rastet kur nuk ka nevojë të trokasësh në dyert e lagura, pasi banorët të kërkojnë secili për hesap të tij për të treguar me ngulm dëmet. Halli është i përbashkët. Arsyeja që dëmet janë vërtetë shumë të mëdha lidhet me shpejtësinë e përmbytjes ku brenda 20 minutash uji kapërceu mbi 60 centimetra në të gjithë katet e para.

“Kam dĂ«me shtĂ«pie komplet. DhjetĂ« mijĂ« euro mobilie mĂ« janĂ« shkatĂ«rruar. Makina iku, shtĂ«pia iku, kush do mi shpĂ«rblejĂ« mua kĂ«ta? U pĂ«rmbytĂ«m se bashkia hapi rezervuarin qĂ« tĂ« mos pĂ«rmbytej njĂ« lokal dhe ujin e hodhi nga banesat. Po ashtu mbyllĂ«n edhe hidrovorin e vjetĂ«r”, flet plot acarim Altin Priftit, ndĂ«rsa kĂ«mbĂ«zbathur vĂ«rtitet sa nĂ« oborrin e shtĂ«pisĂ« aq edhe buzĂ« rrugĂ«s duke kĂ«rkuar me ngul: “tĂ« vijnĂ« atĂ« tĂ« bashkisĂ«, ku janĂ«â€?. NĂ« njĂ« nga daljet e fundit, kryetarja e BashkisĂ« DurrĂ«s, Emiriana Sako dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro VĂ«ngu ia faturuan problemin reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut.

Qyteti nën ujë

NĂ« çdo rrugicĂ« qĂ« futesh pĂ«rballesh me tĂ« njĂ«jtat probleme. VetĂ«m ata banesa qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« ngritura tĂ« paktĂ«n 2 metra nga toka kanĂ« pĂ«suar mĂ« pak pĂ«rmbytje, nga ish-kĂ«neta, deri nĂ« afĂ«rsi tĂ« Burgut tĂ« DurrĂ«sit, pĂ«rmbytja vijon pĂ«r tĂ« tretĂ«n ditĂ« radhazi, ndĂ«rsa qyteti i DurrĂ«sit njohu njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« vogĂ«l tĂ« mĂ«rkurĂ«n, por prania e ujit edhe nĂ« zonĂ«n mĂ« tĂ« ngjeshur urbane vijon tĂ« jetĂ« problem. “Kam shumĂ« dĂ«me nĂ« shtĂ«pi, se e kam nĂ« kat tĂ« parĂ«. Makinat janĂ« dĂ«mtuar dhe nuk e merr me mend se çfarĂ« dĂ«mesh na ka shkaktuar kjo pĂ«rmbytje”, thotĂ« njĂ« qytetar pranĂ« zonĂ«s sĂ« Stadiumit tĂ« DurrĂ«sit.

“Kam tĂ« shkatĂ«rruar gjithĂ« dhomĂ«n e gjumit tĂ« djalit me lavatriçe, frigorifer, televizor dhe çdo gjĂ«. Jemi nĂ« katastrofĂ« tĂ« madhe. Nuk kemi as ujĂ« tĂ« pijshĂ«m”, thotĂ« pĂ«r Faktoje, Bektash Shahini, njĂ« tjetĂ«r banor i DurrĂ«sit. DĂ«mtime tĂ« shumta janĂ« kryesisht nĂ« automjete dhe bizneset e kateve tĂ« para, ndĂ«rsa ish-kĂ«neta ndodhet nĂ« situatĂ« katastrofike. Hidrovori nuk ka punuar deri nĂ« orĂ«n 12 dhe kĂ«tĂ« e dinĂ« tĂ« gjithĂ«. Kjo pĂ«rmbytje Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me nxjerrĂ« jashtĂ« komunitetin nga kĂ«tu dhe me e bĂ«rĂ« si 5 Majin nĂ« TiranĂ«, apo komunitete tĂ« tjera. As bashkia, as qeveria, as emergjanca nuk kanĂ« ardhur. Zoti vuftĂ« dorĂ« mbi ne, se pĂ«r shtet kemi mbaruar”, thotĂ« pĂ«r Faktoje, Mark Ndrea.

Zgjidhja pa zgjidhje

PĂ«r inxhinierin e njohur Tomor Spahiu zona e ish-kĂ«netĂ«s, por edhe e gjithĂ« pjesa urbane e DurrĂ«sit do kalojĂ« katastrofĂ« pas katastrofe edhe nĂ« vijim. “Duhet tĂ« rikthejnĂ« nĂ« funksion hidrovorin e parĂ«. Ai e mbante gjithĂ« DurrĂ«sin. Po ashtu emergjente Ă«shtĂ« hapja e dy kanaleve kryesore kulluese. MĂ«nyra sesi Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar hidrovori i ri nuk vlen. Situata Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«, flas edhe si ekspert por edhe si banor i kĂ«tij qyteti”, thotĂ« Spahiu, ndĂ«rsa e mbyll: “Ai qĂ« po e paguan Ă«shtĂ« populli”.

“Ai qĂ« po e paguan Ă«shtĂ« populli”

Prokuroria Durrësit pritet syrtarisht të dalë me njoftim për hapje të hetimeve, ndërsa situata vijon të jetë mjaft e rëndë, pavarësisht angazhimit të strukturave lokale dhe disa mjeteve të ushtrisë.

Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

9 January 2026 at 13:42


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës.

Në raportin policor thuhet se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore.

“GjakovĂ« / 1998-1999. Ekipet policore nĂ« koordinim me IML-nĂ« dhe njĂ«sitet tjera kompetente kanĂ« hasur nĂ« mbetje eshtĂ«rore, tĂ« cilat dyshohet se i pĂ«rkasin sĂ« paku njĂ« individi-personi, qĂ« figuron nĂ« listĂ«n e personave tĂ« zhdukur gjatĂ« luftĂ«s sĂ« fundit nĂ« KosovĂ« 1998-1999”, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/

Sindikata e Policisë: Familjet e policëve të rënë në detyrë kanë mbetur pa pagesë për muajin dhjetor

9 January 2026 at 12:08


Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me siç thonë mos-pagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës për muajin dhjetor.

Në reagim thuhet se përkundër që Drejtoria e Financave ka bërë kërkesa zyrtare për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 290,000 euro, deri më tani këto mjete nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave.

“Si pasojĂ«, familjet e policĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« detyrĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« njĂ« kategori e shenjtĂ« dhe e respektuar pĂ«r vendin tonĂ«, kanĂ« mbetur pa pagesĂ« edhe pas pĂ«rmbylljes sĂ« vitit.

Kjo situatĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme dhe e dhimbshme, duke marrĂ« parasysh sakrificĂ«n sublime tĂ« kĂ«tyre familjeve, tĂ« cilat kanĂ« dhĂ«nĂ« bijtĂ« dhe bijat e tyre pĂ«r sigurinĂ« e vendit tonĂ«, ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Sindikata e Policisë së Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Ministrisë së Financave, që sa më parë të gjejnë zgjidhje dhe të realizojnë pagesat e mbetura, në mënyrë që të mos cenohet dinjiteti dhe mirëqenia e këtyre familjeve.

“Sakrifica e policĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« detyrĂ« nuk duhet dhe nuk guxon tĂ« harrohet”, thuhet tutje. /Telegrafi/

OEK: Zjarri në Comodita, humbje e madhe për ekonominë

9 January 2026 at 12:01


Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur keqardhjen e thellë për zjarrin që përfshiu një pjesë të objektit të kompanisë 'Comodita Home' në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

OEK thotë se ky incident përbën një humbje të madhe jo vetëm për kompaninë 'Comodita' dhe 'Devolli Corporation', por edhe për ekonominë e Gjakovës dhe të gjithë Republikës së Kosovës, duke marr parasysh rolin e rëndësishëm që ky grup ka në zhvillimin ekonomik, punësimin dhe kontributin fiskal në vend.

“Duke pasur parasysh se Devolli Group Ă«shtĂ« ndĂ«r taksapaguesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nĂ« KosovĂ« dhe njĂ« nga shtyllat kryesore tĂ« sektorit privat, Oda Ekonomike e KosovĂ«s i bĂ«n thirrje QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s qĂ« tĂ« ofrojĂ« mbĂ«shtetje institucionale dhe financiare, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kjo kompani tĂ« rikuperohet sa mĂ« shpejt dhe tĂ« vazhdojĂ« aktivitetin e saj afarist.

Oda Ekonomike e KosovĂ«s qĂ«ndron pranĂ« kompanisĂ« Comodita dhe Devolli Group, duke shprehur mbĂ«shtetje tĂ« plotĂ« nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r rikuperim dhe vazhdim tĂ« aktivitetit tĂ« tyre afarist. OEK Ă«shtĂ« e bindur se kjo kompani do ta tejkalojĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« kontribuojĂ« fuqishĂ«m nĂ« zhvillimin ekonomik tĂ« vendit”, thuhet nĂ« reagim.

OEK rithekson rëndësinë e mbrojtjes së bizneseve dhe infrastrukturës ekonomike si faktorë kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës. /Telegrafi/

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re

9 January 2026 at 11:51


Tashmë ka përfunduar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, duke shënuar kështu përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, por sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka marr 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse).

Partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

MĂ« poshtĂ« mund t’i gjeni emrat e 120 deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, tĂ« legjislaturĂ«s sĂ« 10-tĂ«.

DeputetĂ«t e LVV-sĂ«: ALBIN KURTI; GLAUK KONJUFCA; ALBULENA HAXHIU; HEKURAN MURATI; DONIKA GËRVALLA- SCHWARZ; XHELAL SVEÇLA; HAJRULLA ÇEKO; AVNI DEHARI; MIMOZA KUSARI LILA; EJUP MAQEDONCI; SHQIPE MEHMETI SELIMI; ANDIN HOTI; ARBEN VITIA; SARANDA BOGUJEVCI; EDONA LLALLOSHI; ALBAN BAJRAMI; MEFAIL BAJQINOVCI; NEZIR KRAKI; ARMEND MUJA.

RUFKI SUMA; ADRIANA MATOSHI; JETA STATOVCI; ARDIAN GOLA; HAXHI AVDYLI; ADELINA GRAINCA; BLERIM GASHI; ALBENA RESHITAJ; FATOS GECI; AGIM BAHTIRI; TAULANT KELMENDI; ARTANE RIZVANOLLI BERISHA; FITORE PACOLLI DALIPI; DIMAL BASHA; ARBËR REXHAJ; LABINOTË DEMI MURTEZI; ARBËRESHË KRYEZIU HYSENI; ARTAN ABRASHI; ARJETA FEJZA; HYSEN DURMISHI; ARBËRIE NAGAVCI; ENVER HALITI; LIZA GASHI; VALON RAMADANI; ADNAN RRUSTEMI; JETON RAKA; FATMIRE KOLLÇAKU; ARSIM ADEMI; DRITA PAJAZITI; ROZETA HAJDARI; SALIH ZYBA; FITIM HAZIRI; FJOLLA UJKANI; ILIR KËRÇELI; SYLEJMAN MEHOLLI; VIGAN QORROLLI; VALON HOTI; NAIM BARDIQI.

DeputetĂ«t e PDK-sĂ«: BEDRI HAMZA; ARIAN TAHIRI; PËRPARIM GRUDA; URAN ISMAILI; SALA JASHARI; VLORA ÇITAKU; ENVER HOXHAJ; ARBEN MUSTAFA; NAIT HASANI; RRAHMAN RAMA; GANIMETE MUSLIU; EMAN RRAHMANI; KUJTIM GASHI; ELMI REÇICA; ARTAN BEHRAMI; XHAVIT HALITI; BESA KABASHI RAMAJ; MERGIM LUSHTAKU; FERAT SHALA; BLERTA DELIU KODRA; ARIANA MUSLIU SHOSHI; ARBNORE SALIHU.

DeputetĂ«t e LDK-sĂ«: LUMIR ABDIXHIKU; HYKMETE BAJRAMI; UKË RUGOVA; AVDULLAH HOTI; DOARSA KICA XHELILI; KUJTIM SHALA; ANTON QUNI; ARMEND ZEMAJ; LUTFI HAZIRI; JEHONA LUSHAKU SADRIU; JANINA YMERI; BESIAN MUSTAFA; ADELINA THAQI META; FADIL HADERGJONAJ; ERMAL SADIKU.

DeputetĂ«t e AAK-sĂ«: RAMUSH HARADINAJ; DAUT HARADINAJ; BESNIK TAHIRI; BEKË BERISHA; TIME KADRIJAJ; ALBANA BYTYQI.

DeputetĂ«t e ListĂ«s Serbe: SLAVKO SIMIQ, IGOR SIMIQ, LILJANA STEFANOVIQ, MILAN KOSTIQ, NEMANJA BISHEVAC, ZLATAN ELEK, MILJANA NIKOLIQ, SRDJAN POPOVIQ, VERICA ÇERANIQ.

Deputeti i PartisĂ« “PĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ«â€: NENAD RASHIQ.

Deputetët e komuniteteve tjera joserbe: FIKRIM DAMKA, FATMA TAQI, RASIM DEMIRI, EMILIJA REXHEPI, ELBERT KRASNIQI, DUDA BALJE, VETON BERISHA, ARTAN ASLLANI, ADEM HOXHA, ERXHAN GALUSHI. /Telegrafi/

AUV izolon 15 kilogramë djathë Mozzarela, i dyshuar për praninë e mundshme të aflatoksinës

9 January 2026 at 10:55


Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin se, në prani të zyrtarëve të AUV-së dhe të palës përkatëse, dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, është realizuar izolimi i produktit djathë Mozzarella Bufalo në peshë prej 15 kilogramë, i prodhuar nga qumështi i buallicës me origjinë nga Italia, i dyshuar për praninë e mundshme të aflatoksinës M1.

Në njoftimin e AUV-it thuhet se ky produkt është prodhuar nga kompania Caseificio Coop "La Contadina" në Itali dhe importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe dhe së shpejti do të fillojë procesi i asgjësimit të këtij produkti.

“Ky veprim ndĂ«rmerret me qĂ«llim garantimin e sigurisĂ« shĂ«ndetĂ«sore tĂ« konsumatorĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« siguruar respektimin e standardeve tĂ« cilĂ«sisĂ« ushqimore.

Edhe pse Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« po ballafaqohet me njĂ« mungesĂ« tĂ« inspektorĂ«ve, ajo mbetet e pĂ«rkushtuar nĂ« monitorimin e vazhdueshĂ«m tĂ« tregut dhe zinxhirit ushqimor. AUV-ja vazhdon tĂ« zbatojĂ« masa parandaluese dhe kontrolluese pĂ«r tĂ« garantuar qĂ« konsumatorĂ«t nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s tĂ« kenĂ« nĂ« dispozicion ushqim tĂ« sigurt, tĂ« shĂ«ndetshĂ«m”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Zjarri në fabrikën e Comodita-s, Sveçla: Dëme të konsiderueshme materiale, AME pritet të përcaktojë saktë shkakun

9 January 2026 at 10:47


Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot theksoi se gjatë ditëve të fundit vendi është ballafaquar me vërshime në disa komuna.

Sveçla në një postim në Facebook ka përmendur edhe zjarrin në fabrikën e dyshekëve të Comodita-s në Gjakovë, gjersa tha se falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna shtesë, përveç atyre të Gjakovës, si dhe përkushtimit dhe angazhimit të tyre vetëmohues, zjarri u lokalizua.

Ai tha se Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave mbetet të përcaktojnë saktë shkakun e këtij zjarri, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Lexoni të plotë postimin:

Gjatë ditëve të fundit, vendi ynë është ballafaquar me vërshime në disa komuna. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave është mobilizuar me kapacitetet e saj maksimale për ta tejkaluar këtë situatë sa më shpejt dhe sa më lehtë.

Përveç vërshimeve, zjarrfikësit janë ballafaquar edhe me zjarre të përmasave të ndryshme. Një ndër to ishte edhe zjarri në fabrikën e dyshekëve në Gjakovë. Falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna shtesë, përveç atyre të Gjakovës, si dhe përkushtimit dhe angazhimit të tyre vetëmohues, zjarri u lokalizua. Tashmë mbetet që ekipet profesionale të AME-së të përcaktojnë saktë shkakun e këtij zjarri, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin pjesëtar të AME-së, secilin zjarrfikës dhe anëtar të ekipeve të kërkim-shpëtimit, secilin pjesëtar të FSK-së, institucionet lokale, si dhe secilin qytetar për angazhimin dhe solidaritetin e treguar këto ditë, në ndihmë të të prekurve dhe në minimizimin e dëmeve nga këto fatkeqësi. /Telegrafi/

Raportoi se ia grabitën çantën ku kishte 3 mijë euro, Policia heton rastin

9 January 2026 at 10:29


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i është grabitur çanta me forcë.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në ora 20:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona tĂ« pa njohur nga vetura me forcĂ« i kanĂ« grabitur çantĂ«n e krahut”, thuhet nĂ« raport.

Sipas ankuesit, në çantë kishte 3000 euro, 180 dollarë dhe disa kartela telefonike.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore. /Telegrafi/

Dy shtetas të Shqipërisë ia kërkuan 40 mijë euro, Policia heton rastin e detyrimit në Prishtinë

9 January 2026 at 10:15


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të detyrimit në Prishtinë.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 4 janar në ora 18:30.

“MĂ« 08.01.2026 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona tĂ« dyshuar shtetas tĂ« ShqipĂ«risĂ« me datĂ«n e cekur kanĂ« shkuar tek shtĂ«pia e tij dhe i kanĂ« kĂ«rkuar qĂ« brenda njĂ« afati kohor (deri me 11.01.2026) t’i dĂ«rgoj 40.000 € para tĂ« gatshme nĂ« shtĂ«pinĂ« e njĂ«rit nga tĂ« dyshuarit”, thuhet nĂ« raport.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore. /Telegrafi/

❌
❌