Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

Kapet në flagrancë në Durrës: Arrestohet një i dyshuar për vjedhje targash

2 February 2026 at 10:56

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar 36-vjeçar, E.Q., gjatë operacionit të koduar “Targat” në Durrës.

Ai dyshohet për vjedhje të targave nga automjete në Durrës, përfshirë edhe dy targa nga Kosova.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, Policia gjeti dhe sekuestruar mjete të përdorura për vjedhje, si kaçavida, pinca, thikë, doreza dhe kapuç.

Sipas hetimeve, i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje targash edhe në dy automjete të tjera muajt e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet në flagrancë në Durrës: Arrestohet një i dyshuar për vjedhje targash appeared first on Sinjali.

Podujeva nën hetim nga Prokuroria: Dyshohet për dallavere në votat e 28 dhjetorit

2 February 2026 at 10:41

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, për mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për shkelje të të drejtave të votimit.

Dyshohet për mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë pas përfundimit të numërimit në komunën e Podujevës.

Prokuroria dhe Policia theksojnë përkushtimin e tyre në luftën kundër kriminalitetit dhe respektimin e ligjit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Podujeva nën hetim nga Prokuroria: Dyshohet për dallavere në votat e 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 34-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Rahovecit

2 February 2026 at 10:27

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Dejn të Rahovecit, ku humbi jetën në rrethana tragjike duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij, sot i jepet lamtumira e fundit të ndjerit Nevruz Krasniqi (34 vjeç).

Ceremonia mortore do të mbahet sot në ora 15:00 në varrezat tek Dy Tyrbet (Lagjja e Berishve) në Dejn.

E pamja do të mbahet për tre ditë në shtëpinë e të ndjerit.

Për këtë tragjedi ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, duke bërë të ditur se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:30, familjarët kanë dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë viktimën Nevruz Krasniqi, rreth 35 vjeç.

Sipas informatave nga burimet e sigurta, viktima ishte duke prerë një lis të gjatë në oborrin e shtëpisë së tij, kur gjatë punës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 34-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Rahovecit appeared first on Sinjali.

Forcat shqiptare dhe FSK vijojnë kërkimet në lumin Mat për personin e zhdukur

2 February 2026 at 10:08

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, ka njoftuar se po vazhdojnë pa ndërprerje kërkimet në lumin Mat për gjetjen e trupit të një personi të zhdukur pas një aksidenti automobilistik.

Operacioni po zhvillohet nga efektivë të B3K të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në bashkëpunim me një ekip të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe solidaritet të plotë me familjen në këtë moment të vështirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Forcat shqiptare dhe FSK vijojnë kërkimet në lumin Mat për personin e zhdukur appeared first on Sinjali.

Komuna e Prishtinës intervenon në rrugën “Mon Balaj” pas vështirësive nga bora

2 February 2026 at 10:02

Komuna e Prishtinës ka publikuar një video nga rruga “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave, e cila mbrëmë u bë vështirë e kalueshme për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të borës.

Edhe pse ky segment rrugor është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës, Komuna ka bërë të ditur se ka intervenuar dy herë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Nga Komuna theksojnë se do të vazhdojnë veprimet në koordinim me Policinë e Kosovës, duke ndërmarrë çdo masë të nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë në qarkullim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Prishtinës intervenon në rrugën “Mon Balaj” pas vështirësive nga bora appeared first on Sinjali.

Katërshja e UÇK-së drejt fundit të procesit gjyqësor në Hagë

2 February 2026 at 09:46

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në rifillimin e procesit më të madh gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po shkon drejt fundit të gjykimit, ku më 9 shkurt pritet të fillojnë seancat me fjalët përfundimtare të palëve.

Nga 9 deri më 18 shkurt, Prokuroria e Specializuar, trupi gjykues dhe mbrojtja e të akuzuarve do të thonë fjalët e tyre. Në fund, të drejtën për fjalim e kanë edhe katër të akuzuarit, ku secili do të ketë në dispozicion 20 minuta për të dhënë versionin e tij mbrojtës. Në prag të këtyre seancave, avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini, tha se mbrojtja ka kryer punën e saj me dëshmitarë të fuqishëm.

“Mbrojtja do ta paraqesë fjalën përfundimtare. Mbrojtja e ka strategjinë e saj të qartë: nuk ka ekzistuar përgjegjësia komanduese dhe nuk ka ekzistuar e ashtuquajtura ndërmarrje e përbashkët kriminale. Këtë teori mbrojtja e vërtetoi duke thirrur dëshmitarët e saj, të cilët po ashtu vërtetuan se këto dy baza të përgjegjësisë penale nuk përkojnë me katërshen e akuzuar”, tha Qerkini për RTK-në.

Pas fjalëve përfundimtare, janë në dispozicion 90 ditë për vendimin e shkallës së parë për rastin “Thaçi e të tjerët”. Lirimin e tyre e presin edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. “Me vullnetin më të madh presim lirimin e bashkëluftëtarëve tanë, sepse asnjë faj nuk e kanë, të paktën sa i përket luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta për çlirimin e vendit nga një pushtues që s’ka lënë gjë të zezë pa ia bërë popullit tënd nuk është krim; përkundrazi, është nder dhe respekt që mund t’ia bësh kombit tënd. Prandaj, të njëjtën punë e kanë kryer ata burra që sot i kemi në Hagë”, deklaroi Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL të UÇK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Katërshja e UÇK-së drejt fundit të procesit gjyqësor në Hagë appeared first on Sinjali.

Zelensky konfirmon bisedime të reja trepalëshe, Rusia intensifikon sulmet

2 February 2026 at 09:42

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se raundi i radhës i bisedimeve trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe ShBA-së do të mbahet më 4 dhe 5 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai tha se tashmë ekziston një marrëveshje për zhvillimin e takimit.

Këto bisedime vijnë në një kohë kur Rusia ka shtuar sulmet ajrore vdekjeprurëse ndaj objekteve civile në Ukrainë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky konfirmon bisedime të reja trepalëshe, Rusia intensifikon sulmet appeared first on Sinjali.

Messi i jep dritën jeshile Galatasarayt, projekt special përpara Botërorit 2026

2 February 2026 at 09:39

Galatasaray ka ndezur entuziazmin e tifozëve pas një deklarate bombastike të komentatorit turk Levent Tüzemen, i cili tha se Lionel Messi ka dhënë “dritën jeshile” për një projekt të veçantë me klubin nga Stambolli.

Sipas tij, bëhet fjalë për një angazhim 4-mujor me 12 ndeshje, me kusht që Messi të luajë vetëm në Stamboll.

Thuhet se ylli argjentinas e sheh këtë si përgatitje për Kupën e Botës 2026 dhe ka refuzuar një ofertë nga Al Hilal. Nëse transferimi realizohet, pritet një pritje madhështore historike në aeroport.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Messi i jep dritën jeshile Galatasarayt, projekt special përpara Botërorit 2026 appeared first on Sinjali.

Aksidenti mes tri veturave në Shakovicë të Podujevës, katër të lënduar

2 February 2026 at 09:18

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Shakovicë të Podujevës, ku janë përfshirë tri automjete.

Rastin për gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar”, deklaroi Ahmeti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti mes tri veturave në Shakovicë të Podujevës, katër të lënduar appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Podujevë – i dyshuari pranon ushtrimin e dhunës, ndalohet për 48 orë

2 February 2026 at 08:51

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 01.02.2026 në fshatin Balloc të Komunës së Podujevës.

Sipas informatave, rreth orës 13:15 Stacioni Policor në Podujevë ka pranuar njoftim për incidentin. Viktima, I.P., është dërguar fillimisht për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

I dyshuari, N.P., është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë deklarimit, ai ka pranuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke pretenduar se veprimi ka ndodhur pasi, sipas tij, ishte sulmuar fillimisht nga viktima.

Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar edhe dy djemtë e çiftit. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe trajtimit mjekësor që po vazhdon, viktima nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë në këtë fazë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Dhunë në familje” dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Podujevë – i dyshuari pranon ushtrimin e dhunës, ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive|Tentim vrasja në Mitrovicë: Ky është 55-vjeçari që dyshohet se qëlloi me armë dhe plagosi një person

2 February 2026 at 08:40

Një rast i rëndë i tentim vrasjes është regjistruar në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka përdorur armë zjarri duke plagosur një tjetër.

Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari është Çerkin Kurti (56- vjeçar), i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës Florent Haliti (56- vjeçar), duke e plagosur në këmbën e majtë.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt 2026, rreth orës 13:30, në rrugën “Ilaz Kodra”, në lagjen Vaganicë të Mitrovicës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe më pas në QKUK, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Policia ka arrestuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe krim-teknika, duke sekuestruar prova materiale dhe intervistuar dëshmitarë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti fillimisht është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, por pas hetimeve është rikualifikuar në veprat penale “Lëndim trupor” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive|Tentim vrasja në Mitrovicë: Ky është 55-vjeçari që dyshohet se qëlloi me armë dhe plagosi një person appeared first on Sinjali.

Yesterday — 1 February 2026Main stream

Kapet 54-vjeçari me 75 kg marihuanë në Igumenicë

1 February 2026 at 15:17

Policia greke ka arrestuar 54-vjeçarin Bujar Xhibo nga Delvina, pasditen e djeshme, teksa po përpiqej të kalonte kufirin me 74.8 kg marihuanë.

Droga ishte fshehur në tre çanta në automjetin e tij dhe po transportohej nga kufiri i gjelbër në territorin grek.

Xhibo, një person me precedentë penalë, iu sekuestrua gjithashtu një telefon celular.

Ky është një rast tjetër i një sërë sekuestrimesh droge që po vijnë nga Shqipëria, me mbi 775 kg marijuanë të kapura që nga shtatori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet 54-vjeçari me 75 kg marihuanë në Igumenicë appeared first on Sinjali.

Izraeli dhe Kosova festojnë pesë vjet marrëdhënie diplomatike

1 February 2026 at 15:13

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka uruar dy shtetet me rastin e pesëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Në një postim në rrjetin social X, Ziv ka theksuar rëndësinë e këtij përvjetori dhe ka shprehur dëshirën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u vendosën më 1 shkurt 2021, dhe janë zhvilluar gjatë këtyre pesë viteve në fusha të ndryshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli dhe Kosova festojnë pesë vjet marrëdhënie diplomatike appeared first on Sinjali.

Tre skiatorë shkaktojnë oreke bore në Brezovicë, një prej tyre lëndohet

1 February 2026 at 15:01

Tre skiatorë kanë hyrë për të skijuar jashtë pistave zyrtare në Brezovicë, duke shkaktuar një oreke bore.

Njëri prej skiatorëve është lënduar gjatë incidentit.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë policinë, por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre skiatorë shkaktojnë oreke bore në Brezovicë, një prej tyre lëndohet appeared first on Sinjali.

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën për lirim të Erion Veliajt nga paraburgimi

1 February 2026 at 14:48

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zbutje të masës së paraburgimit.

Veliaj kërkoi lirim duke theksuar se paraburgimi ishte kthyer në një instrument dënimi pa gjyq.

Gjatë seancës, ai e akuzoi atë për mungesë të kushteve ligjore dhe refuzoi avokaten, duke pretenduar se nuk e njihte çështjen e tij.

Avokati i Veliajt, Sokrat Gjermeni, argumentoi për zbutjen e masës, por kërkesa u rrëzua.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën për lirim të Erion Veliajt nga paraburgimi appeared first on Sinjali.

Atifete Jahjaga përmendet në dosjen e Jeffrey Epstein

1 February 2026 at 14:34

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmendet në një email të publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me dosjen e Jeffrey Epstein.

Emaili, i dërguar nga një person me emrin “Daniel”, sugjeron një takim mes Jahjagës dhe princeshës nga Tajlanda në New York, pranë Kombet e Bashkuara.

Nuk dihet nëse ky takim ka ndodhur.

Dosja përfshin miliona faqe dokumentesh dhe materialesh rreth aktiviteteve të Epstein, me emra dhe informacione të viktimave të fshira për arsye të privatësisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Atifete Jahjaga përmendet në dosjen e Jeffrey Epstein appeared first on Sinjali.

34 kryesues zgjedhorë ndalohen për 48 orë në Mitrovicë për dallavere votash

1 February 2026 at 14:29

Një aksion i Krimeve Ekonomike është zhvilluar sot në rajonin e Mitrovicës, ku janë identifikuar dhe proceduar komisionerë zgjedhorë të dyshuar për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se deri tani janë intervistuar shumica prej 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit

Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, konfirmoi për Gazetën Sinjali se 34 prej tyre janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Falsifikimi i votave”.

Tutje, Preteni shtoi se ata dyshohen për manipulim të rezultateve zgjedhore.

“43 kryesues janë arrestuar ku 34 prej tyre janë ndalur për 48-orë, ata dyshohen për për veprën penale “Falsifikimi i votave””, thuhet në konfrimim.

Në mëngjes, Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për një aksion të Krimeve Ekonomike në rajonin e Mitrovicës, ku komisionerët zgjedhorë dyshohen për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, ky aksion nuk është i izoluar, por është pjesë e një operacioni më të gjerë në nivel vendi, i cili ka nisur disa ditë më parë.

Gazeta Sinjali do të raportojë ekskluzivisht për emrat e të dyshuarve dhe masat konkrete që do të ndërmerren nga organet e drejtësisë, sapo të konfirmohen zyrtarisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 34 kryesues zgjedhorë ndalohen për 48 orë në Mitrovicë për dallavere votash appeared first on Sinjali.

Katër të lënduar nga rënia e gurëve në rrugën Pejë-Kuqishtë

1 February 2026 at 14:25

Policia e Pejës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali aksidentin e rëndë në rrugën Pejë-Kuqishtë, ku një gur i madh ka rënë mbi një veturë që ishte në lëvizje.

Në automjet ndodheshin katër persona, një burrë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Fatmirësisht, lëndimet e tyre nuk janë të rënda dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në rrugën pejë në kilometrin e tetë ka ndodhur ngjarja, Por, fatmirësisht, të lënduarit nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe familja është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Katër të lënduar nga rënia e gurëve në rrugën Pejë-Kuqishtë appeared first on Sinjali.

Xhaka dërgon mesazh tifozëve të Sunderlandit, rikthimi i tij pritet në tri javë

1 February 2026 at 14:10

Granit Xhaka, kapiteni i Sunderlandit, ka dërguar një mesazh inkurajues për tifozët e klubit, teksa vazhdon rehabilitimin nga dëmtimi në kyçin e këmbës.

Ai konfirmoi se po intensifikon punën për t’u kthyer në fushë, megjithatë, rikthimi i tij pritet të ndodhë pas rreth tri javësh.

Xhaka do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Burnleyt, ndërkohë që trajneri Régis Le Bris ka theksuar përparimin e tij në procesin e rikuperimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhaka dërgon mesazh tifozëve të Sunderlandit, rikthimi i tij pritet në tri javë appeared first on Sinjali.

Tensione në Torino gjatë protestës, një polic sulmohet me çekiç

1 February 2026 at 13:54

Torino u shndërrua mbrëmjen e së premtes në një skenë kaosi, kur një grup protestuesish sulmoi brutalish një efektiv policie dhe shkatërroi pajisje gazetarësh.

Ngjarja ndodhi në Corso Regina Margherita, ku dhuna përshkallëzoi me djegien e kazanëve mbeturinash dhe sulme me gurë dhe fishekzjarrë ndaj forcave të rendit.

Kryeministrja Giorgia Meloni e dënoi ashpër incidentin, duke theksuar se shteti nuk do të tërhiqet përballë grupeve ekstremiste. Po ashtu, sulmi ndaj gazetarëve të Rai-së u dënua nga korporata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tensione në Torino gjatë protestës, një polic sulmohet me çekiç appeared first on Sinjali.

❌
❌