Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

22:59 Protesta/ Shkullaku: Opozita ose të thellojë reagimin, ose të thotë se nuk është për këtë punë

By: Monika
26 January 2026 at 22:59

Analisti Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestën kombëtare të opozitës që u mbajt më 24 janar përpara Kryeministrisë.

Shkullaku tha se policia me sjelljen e saj ndaj protestuesve tregoi qartë se kishte marrë urdhër të shpërndante protestën me çdo kusht.

Ndërkohë më tej, analisti tha se opozita duhet të vendosë nëse do të thellojë reagimin e saj ose duhet të tërhiqet nga protestat.

“Kishte turma policësh që turreshin dhe godisnin kë kishin afër. Gjuanin me gaz edhe mbi trupa njerëzish. Urdhri ishte e qartë, ishte kaotik. Ishte shpërndajeni protestën me çdo kusht, me çdo mjet me çdo formë. Shikoni arrestimet që ndodhën mbrapa. U shoqërua një 10-vjeçar, u tërhoqën zvarrë njerëz në moshë, u goditën gra. Policia ka qëlluar edhe mbi gazetarët. Sulmi i pakuptimtë me valë goditëse mbi njerëzit.

Këto janë shenja që: e para ka një panik, ndërsa e dyta i takon opozitës. Qëndrimi i Berishës në tribunë shkaktoi kaosin te forcat e rendit.Opozita ka shumë element që duhet ti vërë në provë ose do të rikthehet te rituali i përhershëm. Opozita është e dënuar, ose duhet të thellojë reagimin, ose duhet të thotë se nuk është për këtë punë se i ka provuar të gjitha”, tha Shkullaku./mxh

22:44 “PD ka frikë nga Mërtiri, jo më të rrëzojnë Ramën”/ Klevis Balliu nuk pranon të dalë në emision me Ergys Mërtirin

By: Monika
26 January 2026 at 22:44

Ylli Rakipi deklaroi se PD nuk do të përfaqësohej nga asnjë eksponent, pasi i ftuari Klevis Balliu kishte kërkuar, pas urdhrit të partisë, largimin nga studio të analistit Ergys Mërtiri, kërkesë që Rakipi nuk e ka pranuar.

Moderatori sqaroi se të gjithë eksponentët e PD janë të mirëpritur në studio, por nuk mund të përcaktojnë panelin.

Ylli Rakipi: Pasi mori leje te drejtori i Komunikimit, Balliu kërkoi përjashtimin nga emisioni të Ergys Mërtirit. Duke qenë se këto kushte nuk mund të pranohen, Klevisi nuk është sot në studio.

Nikoll Lesi: Fakti që akuzojnë analistët dhe në vend të shkojnë me vrap deputetët në çdo studio, për të përçuar dhe për të mbrojtur idenë e opozitës… Me habit Klevisi, lidershipi duhet të cojë njerëzit në të gjithë mediat. Por kjo është mënyra e vjetër e lidershipit, edhe me atë flamurin që tundte në protestë…

Andi Tela: Opozita nuk ka luksin të zgjedhë, duhet të dalë kudo. Edhe një sekondë, edhe një minutë, duhet të shfaqen. Të përballen.

Enton Abilekaj: Nuk i takon PD-së të merret i paguan apo jo Rama analistët, kjo nuk i takon PD-së, kjo ka të bëjë me besueshmërinë te publiku. PD duhet të ndajë qëndrimet ndaj mediave. Nëse mendon se mediat janë të shitura, mund ti bojkotojë dhe të përdorë rrjetet sociale. Por nëse shkon në mediat, artileria e rëndë e Ramës, dhe nuk vijnë në studio të tjera…

Ergys Mërtiri: Unë kam qenë me PD kur kishte përballë Ramën, kam protestuar te Teatri. Kur këta u ndanë unë nuk bëhesha dot me Berishën, sepse e kam kritikuar që kur ishte në pushtet./mxh

22:36 “Të enjten i jep votën, të shtunën thua të rrëzojmë”/ Murrizi: Protesta e PD, tentativë për të ndezur zjarr në një ferrë të lagur

By: Monika
26 January 2026 at 22:36

Last Updated on 26/01/2026 by Monika

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestën kombëtare të opozitës para Kryeministrisë.

Murrizi tha se pritshmëritë e protestës u ngritën shumë lart dhe nuk u arrit asgjë. Ish-deputeti shtoi ndër të tjera e protesta e 24 janarit ishtë më shumë tubim sesa protestë.

“Protesta lidhet me rëndësinë e individëve që mbajnë fjalën në protestë. Nëse e ngremë pritshmërinë në qiell para protestës, dhe pastaj bëhet dy orë fjalime dhe cerek orë protestë. Dhe pastaj demokratët, militantët që janë thirrur për të rrëzuar Ramën shkojnë në ship, dhe do ti ftosh prap më 20 shkurt hajdeni sërish. Kjo nuk besoj se është serioze për një forcë politike që ka qeveris vendin 13 vjet. Opozita ka mision sa herë të mundet të protestojë për të rreshtuar faktorin opozitar dhe pastaj pjesën gri që besojnë në kauzat për të cilat opozita del në protestë. Megjithëse ajo nuk ishte protestë ishte tubim. Nuk ishte protestë sa kohë ka valle pogonishte dhe ka skenar se do flasë Hasani e Hyseni. Rrëzimi i qeverisë vjen nga shqiptarët më mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Kjo protestë ishte tentativë për të ndezur zjarr në një ferrë të lagur. Sepse ti i jep votën Ramës të enjten dhe më fton mua si militant ta rrëzoj të shtunën”, tha ish-deputeti./mxh

22:28 Akord mes palëve, gati firma për Fermin Lopez

By: Monika
26 January 2026 at 22:28

Fermin Lopez dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2031.

Mesfushori spanjoll ishte pranë largimit gjatë verës së kaluar për arsye financiare. Lojtari refuzoi largimin dhe vendosi të qëndrojë në skuadër.

Gjatë këtij sezoni, ai ka pasur një rendiment të lartë me 10 gola dhe 10 asistime në të gjitha kompeticionet.

Paraqitjet e tij bindën drejtuesit e Barcelonës të propozojnë një kontratë të re afatgjatë. Marrëveshja e re zgjat dy vite më shumë se kontrata aktuale.

Aktualisht ekziston vetëm një dakordësi verbale. Firmosja zyrtare mund të ndodhë në ditët në vijim./mxh

22:17 En Nesyri lë Juventusin “thatë”, italianët i rikthehen objektivit të vjetër

By: Monika
26 January 2026 at 22:17

Juventusi e konsideron të mbyllur negociatën për Youssef En-Nesyri, siç konfirmoi Giorgio Chiellini para ndeshjes ndaj Napolit.

Pavarësisht kësaj, Fenerbahçe do të bëjë një përpjekje të fundit për të bindur lojtarin të pranojë ofertën e bardhezinjve. Dy klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim me pagesë 5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje prej 19 milionë euro plus bonuse.

Sulmuesi maroken nuk është i bindur nga formula e transferimit dhe ka kërkesa më të larta financiare. Gjithashtu, ai preferon një rikthim te Sevilla.

Në këtë situatë, Juventus po vlerëson sërish pistën Jean-Philippe Mateta. Crystal Palace ka refuzuar ofertën e parë të bardhezinjve. Negociatat mbeten të hapura./mxh

22:09 Izraeli merr edhe trupin e fundit të pengut nga Rripi i Gazës, përfundon faza e parë e Planit të Paqes

By: Monika
26 January 2026 at 22:09

Izraeli ka identifikuar dhe marrë nga Rripi i Gazës edhe eshtrat e pengut të fundit, njoftoi sot ushtria izraelite.

Ky zhvillim përmbush një kusht kyç për kalimin në fazën e dytë të planit të paqes për Gazën, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe i nënshkruar në tetor.

”Përfaqësues të ushtrisë kanë njoftuar familjen e pengut të ndjerë, rreshterit të klasit të parë Ran Gvili, se i afërmi i tyre është identifikuar dhe do të kthehet për t’u varrosur”, thuhet në një postim të ushtrisë në Telegram.

Sipas njoftimit, Gvili ”ra në luftime në mëngjesin e 7 tetorit 2023 dhe trupi i tij u rrëmbye dhe u dërgua në Rripin e Gazës”.

”Me këtë, të gjithë pengjet janë kthyer nga Rripi i Gazës në shtetin e Izraelit”, thuhet më tej në deklaratën e ushtrisë.

Më herët këtë muaj, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff deklaroi se plani i paqes po hynte në fazën e dytë./mxh

Yesterday — 26 January 2026Main stream

21:55 Debati i nxehtë në Big Brother: Mateo dhe Miri përplasën: Ik se ma shpife!

By: Monika
26 January 2026 at 21:55

Debati mes Mateo-s dhe Mirit ka shpërthyer sërish në Big Brother. Dy konkurrentët kanë patur një konfrontim gati në fizik, duke hedhur akuza të ashpra dhe fjalë ofenduese ndaj njëri-tjetrit.

Shkëndija e konfliktit duket se ka nisur nga temat personale, përfshirë historinë e Mateo-s me Brikenën, ku Miri nuk ka hezituar të ngacmojë. Në një moment, Mateo u përgjigj ashpër:

“I shpifur, sa i pështirë që je, njeri i fëlliqur. Mu largo nga rruga. Sa i shëmtuar që je në shpirt.”

Përplasjet e tyre nuk kanë munguar që nga fillimi i lojës, duke i bërë ata rivalë të hapur brenda shtëpisë. Tani, të ndarë në grupe dhe në garë për çmimin prej 100 mijë eurosh, tensioni mes Mateo-s dhe Mirit duket se nuk do të shuhet shpejt./mxh

21:47 Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

By: Monika
26 January 2026 at 21:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Qipro, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi ishte prekur nga gripi A.

Sipas mediave vendase, e mitura u trajtua fillimisht në spitalin e përgjithshëm të Limasolit, por pasi gjendja u përkeqësua, u transferua në kujdes intensiv.

Sipas mjekëve që e trajtuan, shkaku i vdekjes ishte dështimi i shumëfishtë i organeve, si pasojë e gripit A./mxh

21:37 Gruaja i kërkoi bosit të drogës që t’i ekzekutojë ish-burrin, zbulohen mesazhet tronditëse

By: Monika
26 January 2026 at 21:37

Detaje tronditëse janë zbuluar në Gjykatën e Kurorës në Winchester, ku po zhvillohet gjyqi për vrasjen brutale të Danny Cahalane, i cili humbi jetën pasi u sulmua me acid në shtëpinë e tij në Plymouth. Sipas prokurorisë, ish-bashkëshortja e tij, Paris Wilson, i kishte dërguar një mesazh kërcënues vetëm katër ditë para sulmit fatal.

“Të uroj ty dhe të dashurës tënde të përfundoni me acid në fytyrë”, thuhet se i kishte shkruar ajo viktimës. Më 21 shkurt 2025, dy persona hynë në banesën e Cahalane dhe i hodhën acid sulfurik, duke i shkaktuar djegie të rënda në të gjithë trupin. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë dhjetë javë më vonë, më 3 maj 2025, si pasojë e plagëve “tmerrësisht të rënda”.

Prokuroria pretendon se Paris Wilson, nënë e një fëmije dhe ish-punonjëse e shërbimit të provës, i kishte zbuluar vendndodhjen e ish-bashkëshortit Ryan Kennedy-t, të njohur si “Frost”, një trafikant droge me bazë në Dubai. Kennedy dyshohet se kishte organizuar sulmin pasi Danny i detyrohej rreth 120 mijë paund, para që ai kishte humbur në lojëra fati nga fitimet e një rrjeti kriminal.

Prokurorja Joanne Martin KC tha se Wilson pranoi të bashkëpunonte me Frost me bindjen se do të përfitonte financiarisht. “Ajo e bëri këtë sepse do të paguhej dhe sepse mendonte se Danny e meritonte të lëndohej,” u tha në gjykatë.

Gjykata dëgjoi se përpara sulmit fatal, Danny kishte marrë kërcënime të vazhdueshme për vdekje. Në një nga mesazhet, Frost i shkruante: “Do të vdesësh. Do t’u paguaj që të t’i nxjerrin sytë”.

Më 19 janar 2025, u raportua edhe një tentativë rrëmbimi, kur tre burra tentuan ta nxirrnin Danny-n nga makina e tij. Ai arriti të largohej, i përshkruar nga dëshmitarët si “i tmerruar dhe me sy të zgurdulluar”.

Prokuroria theksoi se Wilson ishte e vetmja që mund ta dinte vendndodhjen e saktë të viktimës ditën e sulmit, pasi ai po sillte vajzën e tyre në shtëpinë e saj atë mëngjes. Në mesazhe drejtuar nënës së saj, Wilson shprehej se ishte e shqetësuar për “karmën”, por se Danny “e meritonte” atë që po i ndodhte.

Më 21 shkurt 2025, dy autorë hynë në banesën e Danny Cahalane dhe e sulmuan me acid sulfurik, duke i shkaktuar djegie fatale. Prokuroria tha se nuk ka asnjë dyshim se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, ose të paktën për synim për të shkaktuar dëmtime jashtëzakonisht të rënda.

Paris Wilson mohon akuzat për vrasje, pjesëmarrje në aktivitete të krimit të organizuar, tentativë rrëmbimi, plagosje të rëndë me dashje dhe vrasje pa dashje. Në gjyq janë gjithashtu edhe nëntë të pandehur të tjerë, të gjithë duke mohuar akuzat ndaj tyre./mxh

21:25 Mesfushori largohet nga Flamurtari, drejt kalimit te rivalët e Superiores

By: Monika
26 January 2026 at 21:25

Valentino Murataj është larguar nga Flamurtari. Mesfushori dhe klubi vlonjat kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Kështu Murataj ka dalë lojtar i lirë dhe është në kërkim të një aventure të re për karrierën e tij.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se futbollisti mund të rikthehet te Partizani, pjesë e të cilëve ka qenë edhe në të kaluarën.

Murataj u largua nga Partizani në verën e vitit 2024, për të kaluar te Flamurtari në Kategorinë e Parë./mxh

21:16 U përfol te Skënderbeu, Uerdi Mara firmos me skuadrën e re

By: Monika
26 January 2026 at 21:16

Mesfushori Uerdi Mara është rikthyer te skuadra e Dinamo Batumit në Gjeorgji, vetëm 25 ditë pas largimit të tij nga ky klub.

26-vjeçari, i cili ishte shpallur lojtar i lirë në fillim të janarit, ka nënshkruar një kontratë të re që e mban lidhur me kampionët gjeorgjianë edhe për dy vitet e ardhshme.

Mara iu bashkua fillimisht Dinamo Batumit në shkurt të vitit 2024 në formë huazimi, përpara se klubi të blinte kartonin e tij nga turqit e Kaciorengucu në mars të vitit 2025 për shifrën e 30 mijë eurove. Gjatë sezonit të kaluar, ai ishte një pikë kyçe e formacionit, duke shënuar 5 gola dhe dhuruar 6 asiste.

Megjithëse pati interes nga disa klube të Kategorisë Superiore në Shqipëri, përfshirë edhe ish-ekipin e tij Skënderbeun, mesfushori zgjodhi të vijojë karrierën jashtë vendit në një ambient që e njeh mirë./mxh

21:15 VIDEO/ Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

By: Monika
26 January 2026 at 21:15

Last Updated on 26/01/2026 by Monika

Tre banesa janë përfshirë nga flakët.mbrëmjen e së hënës në lagjen Loni Dhamo në Lushnje.

Banesat e përfshira nga zjarri fare pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Lushnjes.

Sapo janë shfaqur flakët e para banorët kanë njoftuar zjarrfikësit të cilët kanë shkuar me urgjencë të shoqëruar dhe nga dhjetëra efektivë policie. Asnjë nga banorët nuk është lënduar dhe kanë dalë në kohë nga banesat.

Një vajzë është dërguar në spital me ambulancë pasi ishte ndjerë keq nga tymi i dendur.

Zjarrfikëset ende punojnë r të shuar zjarrin ndërsa e kanë bën kontroll për të.mos u përhapur në banesa të tjera. Dy prej banesave janë shkrumbuar totalisht dhe një pjesërisht e djegur.

Sipas shefit të zjarrfikësve të lushnjes dyshohet për zjarr aksidental, por do të presim ekspertizën për më shumë./mxh

0627ae8a-a3b4-4c18-8a5d-68e2d799f037

21:08 “Në një moment do të largohemi”/ Zbutet ‘Trump’, presidenti i SHBA: Mund të tërheqim forcat kundër emigracionit

By: Monika
26 January 2026 at 21:08

Në një intervistë telefonike me Wall Street Journal , presidenti Donald Trump u shfaq i hapur ndaj idesë së tërheqjes autoriteteve federale të emigracionit nga Minneapolis , por pa specifikuar një afat kohor.

“Në një moment, ne do të largohemi . Ata kanë bërë një punë fenomenale”, tha presidenti amerikan.

Ai ka njoftuar se po dërgon “carin kufitar” të administratës së tij, Tom Homan, në Minnesota, ndërsa janë shtuar thirrjet për një hetim të plotë për vrasjen e Aleks Preti të shtunën dhe protestat kanë marrë përmasa të mëdha.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e ka mbështetur publikisht Homan dhe thotë se ai do të largojë “të huajt e dhunshëm, kriminelë dhe të paligjshëm” nga rrugët e Minnesotas.

Ndërkohë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, thotë se presidenti ka “besim të plotë” tek Noem, ndërsa ligjvënësit republikanë ushtrojnë presion mbi administratën Trump për të hetuar në mënyrë më të plotë vdekjen e Prettit.

Pretti, një shtetas 37-vjeçar amerikan, u qëllua për vdekje të shtunën gjatë një përplasjeje me Patrullën Kufitare, vrasja e dytë në Minneapolis nga agjentë federalë këtë muaj.

Noem pretendon se Pretti iu afrua oficerëve të Patrullës Kufitare me një “pistoletë gjysmëautomatike” dhe “reagoi me dhunë”, por autoritetet lokale e kundërshtojnë këtë version të ngjarjeve./mxh

20:57 Sulmi në Banjskë/ Rutte: NATO pret që Beogradi të përcaktojë përgjegjësinë

By: Monika
26 January 2026 at 20:57

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ngjarjet në Kosovë, përfshirë sulmin në Banjskë dhe sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në pranverën e vitit 2023.

“Kam një marrëdhënie personale me presidentin [e Serbisë]Aleksandar Vuçiç. Njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë”, tha Rutte.
Këto deklarata Rutte i bëri gjatë adresimit në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), ku po ashtu konfirmoi mbështetjen për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Rutte po ashtu theksoi se NATO-ja është e përkushtuar ndaj situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të lejojë krijimin e një vakumi të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të rritura viteve të fundit dhe incidenti më i rëndë u regjistrua shtatorin e vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Në këmbimet e zjarrit që pasuan u vranë tre sulmues serb.

Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Këtij incidenti të armatosur i paraprinë protesta në veri të Kosovës të mbajtura në maj të po atij viti. Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë në Zveçan.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët lokalë.

Për ngjarjet në Zveçan, janë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra persona, dhe disa janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë. NATO-ja ka kërkuar që përgjegjësit për të dyja rastet të përballen me drejtësinë.

Për Grenlandën dhe raportet me Trumpin

Gjatë diskutimit në AFET, temë ishte edhe marrëveshja që Rutte arriti javën e kaluar me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilën, siç u njoftua, i është mundësuar presidentit amerikan të heqë dorë nga kërcënimi për vendosjen e tarifave shtesë ndaj disa vendeve evropiane dhe për marrjen nën kontroll të Grenlandës.

Para ligjvënësve evropianë, Rutte prezantoi dy drejtime veprimi kur është fjala për sigurinë e Grenlandës dhe Arktikut: përpjekjet kolektive të NATO-s për forcimin e mbrojtjes ushtarake dhe ekonomike kundër ndikimit rus dhe kinez në Arktik si dhe bisedimet dypalëshe midis Danimarkës, Grenlandës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se presidenti amerikan ka të drejtë për çështjen e Arktikut. Ai tha se bëhet fjalë për mbrojtje kolektive, pasi, sipas tij, rrugët detare po hapen.

“Kina dhe Rusia po bëhen gjithnjë e më aktive. Duhet t’i përballemi këtij problemi”, tha Rutte.
Ai konfirmoi përkushtimin e plotë të presidentit amerikan ndaj NATO-s dhe i dërgoi një mesazh aleatëve evropianë se “vetëm mund të ëndërrojnë” se mund të mbrohen vetë pa Shtetet e Bashkuara.

Javën e kaluar, Trump tha se ka arritur me Rutten pajtueshmëri për kornizën e marrëveshjes për Grenlandën. Para kësaj, gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik në Davos, udhëheqësi amerikan tha se donte bisedime të menjëhershme për ta blerë Grenlandën.

Ai e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për marrjen e këtij ishulli. Trump ka argumentuar se Grenlanda i duhet për sigurinë kombëtare./mxh

19:59 Trafiku i qenieve njerëzore, operacion global i Interpolit, 3,744 të arrestuar në 119 vende

By: Monika
26 January 2026 at 19:59

Një operacion global i koordinuar nga INTERPOL ka çuar në mbrojtjen e 4,414 viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore dhe zbulimin e 12,992 migrantëve të parregullt në 119 vende.

Operacioni Liberterra III (10 deri më 21 nëntor 2025) pa arrestimin e 3,744 të dyshuarve, përfshirë më shumë se 1,800 për vepra penale të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës së migrantëve, bazuar në raportimet fillestare nga vendet pjesëmarrëse.

Gjatë operacionit, agjencitë e zbatimit të ligjit mobilizuan më shumë se 14,000 oficerë, duke kryer mbikëqyrje në pikat e nxehta dhe bastisje të synuara, si dhe kontrolle të përforcuara kufitare.

Autoritetet hapën më shumë se 720 hetime të reja, shumë prej të cilave janë në vazhdim.

Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Valdecy Urquiza, tha se “niveli i veprimeve zbatuese nxjerr në pah bashkëpunimin e fortë, por tendencat më të gjera që janë zbuluar janë po aq të rëndësishme. Rrjetet kriminale po evoluojnë, duke shfrytëzuar rrugë të reja, platforma dixhitale dhe popullata të cenueshme. Identifikimi i këtyre modeleve u lejon zbatuesve të ligjit të parashikojnë kërcënimet, të prishin rrjetet më herët dhe të mbrojnë më mirë viktimat.”

Skemat e mashtrimit të nxitura nga trafikimi mbeten një shqetësim serioz në Azi dhe Afrikë, por mekanizmat e përmirësuar të inteligjencës, zbulimit dhe shqyrtimit po rezultojnë në më shumë arrestime dhe qindra viktima që riatdhesohen.

Ndërsa shfrytëzimi seksual mbetet shumë i raportuar, puna e detyruar dhe kriminaliteti i detyruar po rriten, me skllavërinë në familje dhe heqjen e organeve që zbulohen gjithashtu.

Rastet që përfshijnë viktima nga Amerika dhe Azia në Afrikë tregojnë për ndryshimin e dinamikës së trafikimit, në kontrast me modelet e vëzhguara historikisht të viktimave afrikane që trafikohen jashtë vendit.

Modelet e migrimit në Amerikë janë përmbysur kryesisht, me shtetasit e Amerikës së Jugut që tani udhëtojnë drejt jugut përmes Amerikës Qendrore.

Ka presion të vazhdueshëm përgjatë rrugëve detare të Atlantikut dhe Mesdheut, veçanërisht nga Afrika Perëndimore dhe e Veriut drejt Evropës.

Autoritetet po përdorin gjithnjë e më shumë monitorimin online për të zbuluar dhe ndjekur rrjetet e trafikimit dhe kontrabandës.

Trafikimi i qenieve njerëzore dhe kontrabanda e migrantëve vazhdojnë të jenë të lidhura ngushtë me krime të tilla si mashtrimi me dokumente, pastrimi i parave dhe trafikimi i drogës.

Për të mbështetur kontrollet në kohë reale mbi bazën e të dhënave të INTERPOL-it, për të ndarë inteligjencën dhe për të lëshuar Njoftime të INTERPOL-it, u krijuan katër njësi koordinimi operativ në Algjeri, El Salvador, Laos PDR dhe Mbretërinë e Bashkuar. Operacioni Liberterra III përfitoi gjithashtu nga bashkëpunimi i gjerë me organizatat partnere, autoritetet kombëtare dhe organizatat joqeveritare.

Mashtrimi i nxitur nga trafikimi: një model kriminal i vetëqëndrueshëm

Autoritetet kryen veprime të shumta kundër qendrave të dyshuara të mashtrimit në Azi, veçanërisht në Myanmar, ku një bastisje e vetme zbuloi rreth 450 punëtorë në një kompleks. Pajisjet elektronike të lidhura me aktivitetin e mashtrimit, duke përfshirë 18,800 telefona celularë dhe më shumë se 300 kompjuterë, u sekuestruan. Autoritetet gjithashtu përqendruan përpjekjet në shqyrtimin dhe riatdhesimin e qindra viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore nga veprimet e mëparshme, duke përfshirë një grup prej 125 shtetasish indianë.

Në Afrikë, autoritetet në Benin, Burkina Faso, Kongo, Bregun e Fildishtë, Ganë, Senegal dhe Sierra Leone raportuan veprime të gjera kundër rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore në stilin piramidale, duke çuar në shpëtimin e më shumë se 200 viktimave dhe ndërprerjen e qendrave të shumta të rekrutimit dhe shfrytëzimit. Këto skema, specifike për Afrikën Qendrore dhe Perëndimore, përfshijnë rekrutimin e viktimave nën pretekste të rreme për punë jashtë vendit, duke ngarkuar “tarifa rekrutimi” të tepruara, dhe më pas duke i detyruar ata të rekrutojnë miq ose anëtarë të familjes në këmbim të kushteve të përmirësuara.

Pas rezultateve operative janë mijëra histori individuale vuajtjesh dhe qëndrueshmërie, duke përfshirë fëmijë që punojnë në një fabrikë qelqi në Belize, një vajzë të re të shitur te një burrë 73-vjeçar në El Salvador dhe një djalë tetëvjeçar të rrëmbyer për heqje organesh në Mozambik. Mbështetja e secilës viktimë ishte një përparësi kryesore operative, me ata që u identifikuan të vendoseshin nën kujdesin mbrojtës të shërbimeve mjekësore dhe sociale, ose OJQ-ve sipas nevojës.

Në Spanjë, autoritetet shkatërruan një rrjet kriminal që trafikonte gra për shfrytëzim seksual përmes salloneve të bukurisë dhe salloneve të masazhit në Barcelonë dhe Marbella, duke identifikuar 21 viktima. Gratë, kryesisht me origjinë kolumbiane, i ishin nënshtruar mbikëqyrjes së vazhdueshme, abuzimit dhe ishin detyruar të shlyenin borxhe prej 6,000 eurosh (7,000 dollarë amerikanë) përmes prostitucionit. Të njëjtat ambiente përdoreshin edhe për shitje droge.

Në Kosta Rika, autoritetet arrestuan një burrë të njohur si “El Gordo”, i akuzuar për presion ndaj vajzave të mitura nga një kolegj teknik për të regjistruar video eksplicite. Partnerja e të dyshuarit, një mësuese në të njëjtin institucion, u arrestua gjithashtu, pasi autoritetet besojnë se ajo ia lehtësoi aksesin për të rekrutuar viktima të tjera.

Autoritetet kazake identifikuan një mënyrë veprimi ku rrjetet e trafikimit maskonin aktivitetet e tyre si një shërbim taksish. Grupet përdornin dhunë dhe frikësim për të detyruar viktimat të prostituoheshin në sauna të shumta. Policia sekuestroi para të gatshme, armë, karta bankare dhe disa automjete, dhe zbuloi një skemë pastrimi parash të përdorur për të blerë pasuri të paluajtshme dhe asete.

Autoritetet në Mali identifikuan 47 gra nigeriane që ishin trafikuar në vend për shfrytëzim seksual.

Policia e Skocisë mbrojti një shtetase rumune të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar me premtime të rreme punësimi dhe të nënshtruar shfrytëzimit seksual. E transportuar nëpër Evropë, më pas e sjellë në Skoci me traget, dokumentet e saj të identifikimit u mbajtën sapo mbërriti në Dundee.

Fitime të mëdha, rrugë të rrezikshme

Autoritetet bllokuan disa raste të trafikut përmes mjeteve detare, me rrezik të lartë që përfshinin grupe të mëdha migrantësh që udhëtonin në anije të mbipopulluara me pajisje minimale sigurie. Vetëm një rast përfshinte 245 migrantë që niseshin nga Senegali, meepisode të mëtejshme të regjistruara në brigjet e Guinea-Bissau, Marokut dhe Algjerisë.

Duke vepruar mbi bazën e inteligjencës, autoritetet algjeriane kapën një varkë të madhe prej gome, që mbante 71 persona të kombësive të ndryshme, përfshirë shtatë të mitur. Tre individë dyshohet se janë lehtësuesit. Autoritetet sekuestruan pajisje komunikimi, para në dorë dhe telefona celularë, dhe hetimet janë duke vazhduar për të çmontuar rrjetin më të gjerë dhe financimin e tij.

Në Brazil, autoritetet çmontuan një rrjet transnacional të kontrabandës së migrantëve të lidhur me Pakistanin, Afganistanin, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara, duke arrestuar të dyshuarin kryesor, duke vendosur kufizime udhëtimi dhe duke ngrirë 5.94 milionë BRL (1.1 milionë dollarë amerikanë) në asete, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, automjete, anije, avionë dhe kriptovaluta.

Ndërsa ndalonin automjete në kufirin me Moldavinë, zyrtarët rumunë skanuan një kamion hyrës të deklaruar se mbante pjesë metalike. Një skanim, megjithatë, zbuloi armë ushtarake të fshehura, duke përfshirë raketahedhës, granatahedhës, municione dhe komponentë dronësh luftarakë. Dy individë u ndaluan në Moldavi, ndërsa shoferi u mbajt në Rumani. Ndërsa rasti nuk ishte i lidhur drejtpërdrejt me veprat penale të migracionit, ai nxjerr në pah se si të njëjtat rrugë shfrytëzohen për forma të ndryshme të kontrabandës.

Në Peru, autoritetet çmontuan “Los Zorritos del Norte”, një grup kriminal të dyshuar për kontrabandën e 30 migrantëve venezuelianë, përfshirë gjashtë të mitur, në Kili. Arrestimet u kryen si rezultat i bashkëpunimit me një kompani autobusësh, duke theksuar rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit me sektorin privat.

Në Mbretërinë e Bashkuar, autoritetet vazhduan një program të suksesshëm me sektorin e logjistikës, duke vendosur oficerë në zonat e pushimit për të angazhuar shoferët e kamionëve, për të identifikuar rreziqet, për të mbledhur informacione dhe për të promovuar raportimin anonim.

Mes mbi më shumë se 100 vende dhe territore që u bën pjesë e këtij mega operacioni rezulton dhe Shqipëria, ndonëse nuk ka ende ndonjë informacion për ndonjë rezultat konkret që lidhet me të./mxh

19:47 Lumi më i vjetër në botë ka ekzistuar para dinosaurëve

By: Monika
26 January 2026 at 19:47

Edhe pse mund të duket se lumenjtë janë një element i përhershëm i peizazhit, në realitet cikli i tyre i jetës është relativisht i shkurtër. Megjithatë ka përjashtime dhe një nga më të mahnitshmit është Lumi Finke në Australi.

Shkencëtarët e vlerësojnë moshën e tij në 300 deri në 400 milionë vjet, që do të thotë se ky lum ka ekzistuar para se dinosaurët të shfaqeshin në Tokë dhe mund të përshkruhet me siguri si lumi më i vjetër në botë.

Vlerësimi i moshës së Lumit Finke (i njohur si Larapinta nga popujt indigjenë) ishte një proces kompleks. Shkencëtarët kombinuan ndryshimet në kursin e maleve përreth dhe në kthesat e lumit me analizat e përbërjes kimike të shtratit të lumit si dhe studimet e izotopeve radioaktive.

Lumi më i vjetër në botë ka ekzistuar para dinosaurëve

Victor Baker, një gjeomorfolog në Universitetin e Arizonës, shpjegon se dëshmia kryesore që konfirmon historinë jashtëzakonisht të gjatë të lumit është një fenomen i quajtur “drainazh ndër-aksial”.

Nën kushtet e zakonshme, lumenjtë nuk gdhendin forma të vështira shkëmbore por zgjedhin rrugë më të lehta përgjatë tyre. Por në rastin e Lumit Finke dhe vargmalit MacDonnell, lumi gdhend drejtpërdrejt përmes kodrave, diçka që tregon se ai u formua para se malet të ngriheshin, një proces që ndodhi gjatë orogjenezes së Alice Springs, midis 450 dhe 350 milionë vjet më parë.

Lumi më i vjetër në botë ka ekzistuar para dinosaurëve

Për pjesën më të madhe të vitit, Lumi Finke është i vështirë për t’u dalluar. Klima e thatë dhe e nxehtë e brendësisë së Australisë i jep asaj një karakter ndërprerës, nën kushte jo të favorshme, ai shfaqet si një varg depresionesh të izoluar të mbushura me ujë. Megjithatë, ai kurrë nuk zhduket plotësisht dhe ekzistenca e tij mbështetet edhe nga kushtet specifike tektonike: kontinenti australian ka qenë shumë stabil për 100 milionë vitet e fundit, pa lëvizje të mëdha tektonike dhe pa akullnajë gjatë periudhës së Pleistocenit. Falë kësaj, sistemi i Lumit Finke ka arritur të mbijetojë dhe të zhvillohet pa ndërprerje të mëdha gjatë kohës./mxh

19:39 “Shpërthen” pas daljes nga shtëpia, ish-banorja e “Big Brother Vip” paralajmëron padi penale!

By: Monika
26 January 2026 at 19:39

E ftuar në emisionin “Fan Club”, ish-banorja e eliminuar mbrëmjen e së shtunës nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa, foli hapur mbi eksperiencën e saj në reality show, teksa vëmendja është përqendruar te deklaratat e forta që ajo bëri në lidhje me lajmet dhe aludimet e publikuara gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Lorna ka bërë të ditur se do të ndjekë rrugën ligjore, duke paralajmëruar padi civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj, të cilin e akuzon për shpifje dhe përhapje të informacioneve të rreme që, sipas saj, kanë cenuar rëndë figurën dhe moralin e saj.

Gjatë intervistës, ish-banorja u shpreh se ndaj saj janë hedhur akuza të pabazuara, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, duke theksuar se nuk do t’i lërë pa përgjigje ligjore. Më tej, Lorna sqaroi edhe zërat që kanë qarkulluar në media për marrëdhëniet e saj me disa prej banorëve të “Big Brother VIP”. Ajo tha se disa deklarata janë keqinterpretuar dhe deformuar, duke theksuar se njohjet e saj me disa persona brenda shtëpisë kanë qenë thjesht miqësore.

“Është thënë se unë kisha diçka me një prej personazheve kryesore të ‘BBV’. Ne njihemi prej vitesh, por mes nesh nuk ka pasur kurrë asgjë më shumë”, tha ajo, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje romantike apo histori të fshehtë.

Deklaratat e Lornës kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse paralajmërimi i saj për ndjekje ligjore do të konkretizohet në ditët në vijim./mxh

19:27 Përmendi vdekjen e vëllait të Gjestit, DJ Gimbo ia pret shkurt Rogertit: “Mos e hap këtë temë”!

By: Monika
26 January 2026 at 19:27

Një moment i ndjeshëm është regjistruar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”, ku Rogerti ka prekur një temë shumë delikate që lidhet me jetën personale të Gjestit, duke e vendosur DJ Gimbon në një situatë të vështirë. Gjatë një bisede para kamerave, Rogerti i rikujtoi DJ Gimbos një tragjedi familjare që ka shënuar jetën e Gjestit. Duke qenë se Gëzim Blakaj, emri i vërtetë i DJ Gimbos, është mik i ngushtë i këngëtarit dhe ka qenë pranë tij në momentet më të rëndësishme, situata u bë menjëherë e ndjeshme.

Reagimi i DJ Gimbos ishte i menjëhershëm, teksa ai u shpreh qartë se nuk dëshironte që kjo temë të hapej, duke treguar shqetësim dhe siklet për mënyrën se si u trajtua çështja. Biseda mori menjëherë vëmendjen e publikut, duke ngjallur diskutime të shumta për kufijtë e privatësisë brenda shtëpisë së famshme.

Rogerti: “Si ka mundësi, normal që ndodhi fatkeqësia e Gjestit.”

DJ Gimbo: “Leje bre vëlla.”

Rogerti: “Më ka ardhur shumë keq.”

DJ Gimbo: “Nuk e kam qejf këtë temë, sidomos para kamerave hiç hiç të bëj muhabet.”

Reagimi i DJ Gimbos u pa nga publiku si një përpjekje për të ruajtur privatësinë dhe respektin ndaj dhimbjes së mikut të tij, duke theksuar se jo çdo histori personale duhet të trajtohet në sy të kamerave./mxh

19:19 Stuhia e dëborës në SHBA/ Rrëzohet avioni privat, 7 viktima dhe 1 i plagosur

By: Monika
26 January 2026 at 19:19

Një avion privat u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor-it, shteti Maine, SHBA, teksa po ngrihej në ajër gjatë një stuhi dimërore.

Avioni ishte një Bombardier Challenger 600 i vogël me 8 persona në bord, përfshirë ekuipazhin.

Sipas raportimeve paraprake nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), 7 persona kanë humbur jetën nga ngjarja.

Një person është plagosur rëndë dhe po merr trajtim mjekësor.

Aeroplani u rrëzua e më pas kapërceu në pistë dhe mori flakë, sipas raportimeve nga mediat amerikane.

Hetimi fillestar është nisur nga FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit.

Ngjarja ndodhi gjatë një stuhie dimërore të rëndë që ka prekur pjesë të mëdha të zonës veri-lindore të SHBA-së, duke shkaktuar borë, bllokim të aeroportit dhe vështirësi të tjera të trafikut ajror./Mxh

17:57 Përçarje në të djathtën britanike, Braverman bashkohet me Farage

By: Monika
26 January 2026 at 17:57

Deputetja britanike Suella Braverman, ish-ministre e Brendshme, i është bashkuar zyrtarisht partisë populiste Reform UK të drejtuar nga Nigel Farage, duke u bërë një nga figurat më të njohura konservatore që largohet nga Partia Konservatore.

Gjatë prezantimit të saj në një tubim elektoral, Braverman akuzoi ish-partinë e saj se ka gënjyer votuesit për politikat e emigracionit dhe për premtimin për t’u larguar nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Partia Reform UK, sipas sondazheve, renditet aktualisht përpara si të Laburistëve të kryeministrit Keir Starmer, ashtu edhe Konservatorëve të drejtuar nga Kemi Badenoch, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2029, që mund të trondisin sistemin dy-partiak që ka dominuar Britaninë për më shumë se një shekull.

Edhe pse për momentin Reform UK mbetet një forcë e vogël në Dhomën e Komunave, kalimi i Braverman rrit numrin e deputetëve të saj në tetë, krahasuar me mbi 400 deputetë që ka Partia Laburiste. Ajo ndjek shembullin e Robert Jenrick, i cili u bashkua me Reform UK në fillim të këtij muaji.

“Britania është vërtet e thyer”, deklaroi Braverman në krah të Nigel Farage. “Ose vazhdojmë në rrugën e dobësimit dhe dorëzimit, ose e rregullojmë vendin tonë”, u shpreh ajo, duke akuzuar Konservatorët se kanë mashtruar publikun për largimin nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Braverman, 45 vjeçe, ish-juriste, shërbeu për një vit si ministre e Brendshme në qeverinë e ish-kryeministrit Rishi Sunak, por u shkarkua pasi doli kundër qëndrimit zyrtar të partisë për Konventën Europiane. Ajo ka argumentuar se dalja nga kjo konventë është e domosdoshme për të pasur kontroll më të fortë mbi emigracionin.

Partia Reform UK ka deklaruar se, nëse vjen në pushtet, do të largohet nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke e bërë emigracionin një nga pikat kyçe të programit të saj politik./mxh

❌
❌